You are on page 1of 3

REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT


DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE KORÇË
ZYRA ARSIMORE DEVOLL
SHKOLLA E MESME E BASHKUAR “ ABDULLA PROGRI “ PROGËR

PROJEKT KURRIKULAR
TEMA: Ekuacionet parametrike dhe polare të
drejtëzës dhe të konikeve

KLASA XII
VITI SHKOLLOR 2023 – 2024

LËNDA: MATEMATIKË

MËSUESI I LËNDËS

(BESNIK HOXHA)
TEMA: “Ekuacionet parametrike dhe polare të drejtëzës dhe të konikeve”
Sasia e orëve të planifikuara në planin mësimor 8 ore .

OBJEKTIVAT
1. Të gjithë nxënësit e klasës të jenë të aftë të shkruajnë ekuacionet parametrike dhe polare të drejtëzës dhe t’i
përdorin në situata të thjeshta matematikore, të lëndëve të tjera mësimore apo në situata jetësore, direkt apo
duke përdorur makinën llogaritëse të thjeshtë.
2. Të gjithë nxënësit të të jenë të aftë të shkruajnë ekuacionet parametrike dhe polare të rrethit dhe t’i përdorin në
situata matematikore, të lëndëve të tjera mësimore apo në situata jetësore, direkt apo duke përdorur makinën
llogaritëse të thjeshtë.
3. 90% e nxënësve të klasës të jenë të jenë të aftë të shkruajnë ekuacionet parametrike të elipsit, hiperbolës,
parabolës dhe t’i përdorin në situata matematikore, të lëndëve të tjera mësimore apo në situata jetësore, direkt
apo duke përdorur makinën llogaritëse të thjeshtë.
4. 70% e nxënësve të klasës të jenë të aftë të shkruajnë ekuacionin e përgjithshëm të konikeve në koordinata polare
dhe ta përdorin në situata matematikore, të lëndëve të tjera mësimore apo në situata jetësore, direkt apo duke
përdorur makinën llogaritëse të thjeshtë.

Njohuritë kryesore lëndore që do të përdoren


1. Ekuacioni i përgjithshëm i drejtëzës në planin kartezian. Ekuacioni i saj kur njihet një pikë dhe vektori drejtues.
2. Ekuacionet i rrethit kur njihet qendra dhe rrezja.
3. Ekuacionet kanonike të elipsit, hiperbolës, parabolës.
4. Vetia e vijës drejtuese të konikeve
5. Kuptimi i parametrit
6. Njohuri mbi koordinatat polare të pikës në plan.

Kontributet e mësuesve bashkëpunues


1. Mësuesi i fizikës (3 orë)
o Evidentimi i rasteve të përdorimit të kohës si parametër në lëndën në klasat e gjimnazit;
o Shtrim situatash që hasen dendur në këtë lëndë, duke kërkuar zgjidhje ekuacionesh parametrike;
o Trajektore lëvizje që shprehen thjeshtë me ekuacione në koordinata polare;
2. Mësuesi i teknologjisë (1 orë) - Detale me konture që përshkruhen thjeshtë duke përdorur koordinata polare

Partnerë në projekt
Prindërit e nxënësve të shkollës me profesione të tilla si inxhinierë, teknikë, arkitektë etj. Numri i nxënësve të
përfshirë në projekt: Të gjithë nxënësit e klasës.

Burimet kryesore të informacionit


1. Tekstet mësimore të matematikës (për klasat 9, 10, 11);
2. Tekstet mësimore të lëndëve tekniko-shkencore (për klasat 9, 10, 11);
3. Biseda me specialistë të profileve të ndryshme tekniko-shkencore dhe të ndërtimit;
4. Vëzhgime të dukurive natyrore, teknike e sociale;
5. Ndjekje emisionesh televizive adekuate (Discovery; Explorer etj);
6. Përdorim CD të posaçme;
7. Biseda me prindër për probleme jetësore (forma e lulishtes, forma e mobilieve etj).
Veprimtaritë kryesore

NR VEPRIMTARI AFATI PERGJEGJESI


1 Hartimi i një liste paraprake njohurish teorike. ORA 1 Mësuesit.
2 Hartimi i një liste paraprake burimesh informacioni (të
ORA 1 Mësuesi me nxënësit.
të gjitha llojeve).
3 Përcaktimi i detyrës konkrete për secilin nxënës ORA 2 Mësuesit.
4 Përdorimi nga nxënësit i literaturës mësimore të
ORA 2 Secili nxënës.
rekomanduar.
5 Takime për hapje horizonti me mësuesit e lëndëve
ORA 3 Mësuesit.
tekniko-shkencore.
6 Kërkim në burime të tjera informacioni. ORA 3 Secili nxënës.
7 Fillim i plotësimit të portofolit me gjetjet kryesore ORA 4 Secili nxënës.
8 Diskutim në klasë i gjetjeve kryesore, me evidentimin e
ORA 4 Mësuesi me nxënësit.
mangësive dhe të rrugëve për plotësim.
9 Hartimi i draftit përfundimtar individual nga secili
ORA 5 Secili nxënës.
nxënës.
10 Puna për hartimin e draftit përfundimtar përmbledhës
ORA 6 Mësuesi me nxënësit.
me gjetjet kryesore
11 Dorëzimi produktit përfundimtar(raportit) si edhe i
ORA 7 Nxënësit.
portofoleve të secilit nxënës.
12 2-3 nxënës të përzgjedhur
Prezantimi i raportit. ORA 8
nga klasa.

Produkti i pritshëm i projektit


Raport i argumentuar ku të përshkruhen ekuacionet kryesore parametrike e polare me të cilat nxënësit e kësaj
moshe hasen në këtë fazë të përvojës së tyre mësimore e jetësore, së bashku me rrugët optimale për të përdorur
ato sipas situatës.

Tematika e orëve të planifikuara në planin mësimor


1. Bisedë për ekuacionet parametrike;
2. Bisedë për koordinatat polare në plan;
3. Ndarja e detyrave për secilin nxënës, sëbashku me literaturën e rekomanduar mësimore;
4. Realizimi i bisedave me mësuesit e lëndëve tekniko-shkencore;
5. Diskutimi në klasë i rezultateve kryesore paraprake të arritura nga nxënësit;
6. Ripunimi i tezave kryesore në bazë të vërejtjeve të bëra;
7. Përzgjedhja e rezultateve kryesore për raportin përfundimtar;
8. Prezantimi i raportit.

Mënyra e vlerësimit të nxënësve


Bëhet sipas kritereve të pranuara e të shpallura, duke nxjerrë notën e nxënësit sipas formulës

N = 0.4*NK+0.6*NI
Ku NK është nota e klasës si grup, dhe HI është nota e nxënësit si individ.

You might also like