You are on page 1of 1

Qeveria e Kosovës reagon sërish ndaj KE-

së: Liberalizimi me pasaporta serbe


qëllimkeq

Qeveria e Kosovës i ka reaguar sërish Komisionit Evropian sa i përket përpjekjeve


që Komisioni po bën për të lejuar serbët e Kosovës që me pasaporta të Serbisë të
udhëtojnë lirshëm në BE.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, këshilltari i zv/kryeministrit Besnik


Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se Republika e Kosovës ende nuk ka një përgjigje
zyrtare nga Bashkimi Evropian në lidhje me letrën e dërguar në muajin nëntor nga
zëvendëskryeministri Bislimi.

“Në vazhdimësi kemi theksuar se ky propozim i KE-së kontribuon negativisht në


integrimin e komunitetit serb krahas edhe interesit të tanishëm të lartë për pajisje
me pasaporta pas liberalizimit të vizave, por edhe kërkon të legjitimojë pasaporta
ilegale të cilat shkelin sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë
Kadiu.

Ai ka shtuar se si qeveri, do të vijojnë angazhimin në ndaljen e këtij propozimi, siç


theksoi, të dëmshëm e qëllimkeq, derisa ftojnë të gjithë qytetarët nga komuniteti
serb të vijojnë të aplikojnë e pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Më herët gjatë ditës zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të brendshme


Anitta Hipper, deklaroi se KE pret që të miratohet propozimi që edhe serbëve të
Kosovës me pasaporta të Serbisë t’i mundësohet lëvizja pa viza në zonën
Schengen.

You might also like