You are on page 1of 4

Marrëveshja Kosovë – Serbi, Material ekskluziv nga

burimet e vendimmarrjes ndërkombëtare!

AKTUALE LAJME NGA LUGINA

Marrëveshja Kosovë – Serbi, Material ekskluziv nga burimet e


vendimmarrjes ndërkombëtare!

LUGINA - LAJM 22 SHKURT, 2019

DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË


PROPOZUAR TË “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE
FQINJËSISË SË MIRË” NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS
Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash
nën ndërmjetësimin e ShBA-ve, RUSISË DHE FRANCËS !
1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje
firmosin TRAKTATIN E MIQËSISË dhe FQINJËSISË së mirë!
2. Të dyja shtetet e reja me kufijtë e rinj njihen mes veti dhe
bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë.
3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore
e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën:
Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok. Nga ana
serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual.
4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe –
Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë.
5. MITROVICA – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me
afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe
përfshin rrethin me kufijtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere
– Stari Tërg – Bajgor – Kçik i Madh – Koshutovë – Zupçe.
Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb,
një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-
së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me
50 asamblistë, të ndarë përgjysmë dhe 5 të huaj të caktuar
nga Administratori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë,
letërnjoftimet dhe
pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë.
Monedha që përdoret është EURO.
6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më
shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic
1
– Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac –
Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac –
Somolice.
Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë
përgjysmë, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh,
buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht.
Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe
Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin
edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të
dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.
7. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare:
Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE –
Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë.
8. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e ShBA-ve,
por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50
për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil
mbikëqyrës dhe këshillues.
9. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe
lëvizin lirshëm gjitha palët.
10. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që
ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka
– Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD).
11. Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në
Kosovë kalojnë: Vrapce, Svirce, Sijarina, Stara Banja, Marovc,
Tupallë, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe
Retkocerin.
12. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte.
13. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit
të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për
99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen
Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.
14. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare
me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet
dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe
gjermane për 99 vite.
15. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën
dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe
2
Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe
gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura.
16. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status
EKSTRATERRITOR (EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i
Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës.
Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i
Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si
KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri.
17. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË
INTEGRUARA me një kalim.
18. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit
2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030.
19. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5
miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime
strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2
miliardë euro.
20. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga
tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për
njëri- tjetrin.
21. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve,
qytetarët pavarësisht gëzojnë të drejtat respektive në të dyja
shtetet.
22. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-
së, BE-ja dhe NATO-ja.
Në negocim janë edhe tri çështje tjera:
1. Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si
Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale, kurse në OKB do ta
njoh si Kosovo, pra don ta regjistroj me dy emra.
2. Asnjë shtet nuk ka drejtë të bashkohet me shtetin tjetër, apo
territorin tjetër për 99 vjet (zgjidhet kriza në Bosnjë dhe
Hercegovinë dhe Maqedoni).
3. Palët obligohen që të kenë votë unanime në OKB për
çështjet e caktuara (për çështjet teknikisht ende të hapura).
Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbarojnë deri në datën
15 Maj 2019.

3
Marrëveshja finale firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik
2019.
Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e
bëjnë ratifikimin dhe i ndryshojnë Kushtetutat e tyre.
Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntor 2019.

You might also like