You are on page 1of 2

Historiani gjerman, Peter Bartl (është nderuar në Tiranë me çmimin “Medalja e Mirënjohjes” nga

Presidenti) punon në universitetin e Mynihut.

Bartl, për dhjetëra vite me rradhë ka bërë hulumtime e studime historike për Shqipërinë, mes të
cilave, së fundi “Albania Sacra” për të cilin thotë: “Kam qenë shumë gjatë në arkivin e Vatikanit
në Romë dhe prej aty vjen punimi me dokumentat arkivore kishtare, që përmbajnë shumë edhe
mbi historinë jo vetëm kishtare, por edhe laike të shqiptarëve…”

Në një intervistë dhënë radios DW në Gjermani, Bartl pyetet ndër të tjera për rishikimet e
historisë shqiptare, nëse ajo ka nevojë për të përmirësuar diçka.

- Advertisement -

Dhe Bartl thotë ndër të tjera:

“Për shembull sundimi turk paraqitej gjatë sundimit komunist, ashtu si edhe më përpara, si koha
më e errët e Shqipërisë, gjë që nuk është krejt e drejtë dhe po punohet për ta korigjuar. Një
pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim. Shqiptarët ishin pjesë përbërëse e perandorisë
osmane. Ata kishin edhe pjesën e tyre në historinë osmane.

Ky përfaqësim ishte i madh në proporcion me numrin e popullatës shqiptare. Më shumë se 30


vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. Pastaj shqiptarët kanë qenë të përfaqësuar shumë
në ushtrinë osmane. Ata kanë luajtur pa dyshim një rol dhe sipas mendimit tim është e gabuar që
këto 450 vjet të fshihen nga historia e Shqipërisë dhe të bëhet, sikur shqiptarët s’kanë bërë asgjë
tjetër, veçse të shkundnin nga vetja sundimin turk. Kjo ka qenë kështu vetëm pjesërisht”.

Por si erdhëm deri te ajo që Bartl e quan “përfaqësim i madh”?

Në librin me titull “Kronikat e Tursun beut” jepet për herë të parë në gjuhën shqipe ajo që ka
ngjarë në Ballkan e në Shqipëri në kohët e para të sundimit otoman (shek XV) nën
këndvështrimin e literaturës zyrtare të perandorisë.

Autori rrëfen për ngjarje që i ka parë me sytë e vet dhe dëshmitë e tij rrëzojnë tezën e një pjese të
historiografisë europiane, sipas së cilës konvertimi i ballkanasve në fenë islame është bërë për
motive pragmatiste.

Në të vërtetë është ushtruar dhunë e fortë. Ja disa fragmente të librit botuar nga DITA:

“…Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në
karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca.
(…) Ata derra u nënshtruan dhe e pranuan zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse
të Sovranit.

(…) Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo
vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë
e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, i ekzekutonin.

(….) Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej
kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si kodra.

(…) Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u
mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë.

(…) Të shtyrë nga frika, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar
osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme”.

i.b. / dita

Shperndaje kte artikull


FacebookTwitter
4 Komente

 Kjo temë është e gjërë

You might also like