You are on page 1of 1

Ariu polar klasifikohet si grabitqari më i madh bashkë me ariun kodiak që ekziston në botë.

Një ari polar


mashkull mund të arrijë një perimetër të kokës rreth 2,40m-2,60m por ka pasur raste që kanë matur
perimetër të kokës deri ne 3,40m. Lartësia nga toka deri te fundi i krahëve është 1,60m. Pesha e ariut
polar sillet prej 300 kg deri në 800 kg(mesatarja është 420 kg-500 kg).

Arinjtë më të vegjël polar jetojnë në Svalbard kurse arinjtë më të mëdhenj gjenden në ruggën e
beringut. Si të gjithë arinjtë ariu polar e ka një bisht të vogël 7 cm deri në 13 cm.

Përhapja

Arinjtë polar jetojnë gati vetëm në polin e veriut. Shumica e arinjve polar rrinë gati të gjithë vitin në
afërsi të brigjeve të detit ose nëpër akull për të gjuajtur foka.Më së shumti i pëlqejnë vendet ku ka frymë
dhe krijohen shumë valë sepse ashtu akulli çahet dhe krijohen disa vende pa akull. Në verë arinjtë polar
rrinë në skajet jugore të vendeve me akull lëvizës.

Një kohë të gjatë shkencëtarët kishin menduar se arinjtë polar janë udhëtues dhe udhëtojnë me lëvizjen
e akullit, por zbulimet më të reja tregojnë se ka shumë popullata arinjësh të cilat rrinë vetëm në një
vend.

Arinjtë polar jetojnë në këto toka:tokën e Svalbardit,në Siberinë veriore,në ishujt e Wrangel; Alaskës
veriore,në Kanada dhe në Groenlandë. Të vetëm janë gjendur edhe në Islandë dhe në tokën e re.

Përshkrimi trupor

Arinjte polar kane nje gezof te bute e bardhe i cili eshte thjesht nje nga menyrat se si mbrohen nga i
ftohti. Duke ditur qe kane nje peshe trupore te madhe, trupi i tyre ka krijuar shtresa te medha dhjamore
qe i mbron nga i ftohti i acarte i dimerit

You might also like