You are on page 1of 2

Bora dhe akullnajat

 Ç’ janë akullnajat?
 Akullnajat janë masa akulli që lëvizin e rrëshqasin.
 Cilat janë tiparet kryesore të akullnajave?
a- Akullnajat, atributin kryesor kanë lëvizshmërinë.
b- Ato gjithashtu karakterizohen nga plasticiteti dhe çarjet.
c- Lëvizja e akullnajës bëhet si lëvizja e ujit në lumë.
 Ç’ kushtet që duhet të plotësohen për formimin e akullnajave?
 Ekzistenca e borës së përhershme, është kushti kryesor.
 Bora e përhershme nënkupton grumbullime të mëdha të borës, që qëndrojnë gjatë
gjithë vitit dhe ku shtrest e saj zenë njëra tjetrën.
 Niveli mbi të cilin bëhet formimi i borës së përhershme quhet kufiri i borës së
përhershme
 Ç’ kushte duhet të plotësohen që të krijohet bora e përhershme:
a- gjatë gjithë vitit rreshjet të jenë të ngurta;
b- temperaturat e ajrit të jenë negative;
c- terreni i grumbullimit të borës të jetë në trajtë grope ose pak a shumë i sheshtë.
 Cilat janë fazat e formimit të akullnajave?
1- prania e borës së përhershme;
2- prania e shtresave të reja të borës, që ngjeshin shtresat e vjetra;
3- krijimi i firnit ( nga ngrirja e shkrirja e borës krijohet një borë kokrizore që quhet
firn);
4- krijimi i akullit, që është me strukturë kristalore, i fortë, kompakt dhe gati transparent;
( që të krijohet akulli duhet që mbi të të gjendet një shtresë bore prej të paktën 30 m e
trashë).
 Akullnajat përbëhen nga 3 pjesë:

1- sipërfaqja e firnit;
2- Kufiri i borës së përhershme;
3- gjuha e akullnajës.
 Akullnajat ndahen në 2 kategori:
1- akullnaja malore, që lëvizin nëpër lugina drejt pjerrësisë; ( kur nga drejtime të
ndryshme vijnë e bashkohen në një të vetme disa akullnaja malore nëpërmjet gjuhëve
të tyre, atëherë kjo quhet akullnajë e tipit luginor ose alpin).
2- akullnaja kontinentale, që lëvizin në të gjitha drejtimet.

Pyetje për përgjigje:


1- Listo karakteristikat bazë të ujërave freatike.
2- Listo karakteristikat bazë të ujërave arteziane.
3- Listo karakteristikat bazë të ujërave karstike.
4- Cilët janë faktorët që përcaktojnë lartësinë e kufirit të borës së përhershme.
Shpjegoji!
5- Në ç’ rrethana, gjuha e akullnajës do të jetë më e gjatë?
6- Pse akullnajat konsiderohen si forcë e jashtme? Ç’ lloj veprimtarish kryejnë
ato?

You might also like