You are on page 1of 48

-1- -5-

Natën kur flinja, më tha shpirti: “Pi! U gdhi! Me Verë zemrën e zbardhëllonj
Në gjumë dhe në Varr s’ka lumëri; Përdhe çdo Fe të Natës e dërmonj:
Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa; Në Djall dërgonj Parajsën e përpjetë,
Ke shekuj që të flesh në qetësi”. Gërshetin me Llaut’ e lavdëronj.

-2- -6-
Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte, Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte: E pret me gas Natyra faqeshkruar,
“Çohuni, djem, e Verë sillnani, Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Se Fati na e tha lëngun sonte.” Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.

-3- -7-
Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli, Ja, Kup’ e Qiellit skuqet prej Agimit,
Besnikët jashtë thirrë “Portat çeli! Bilbili nisi këngën e dëfrimit
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli.” Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.

-4- -8-
A di përse këndesi po këndon Zgjohu! Mëngjesi me shigjet’ e grisi
Menatë dhe nga gjumi po të zgjon? Perden e Natës, Yjt’ i arratisi,
Që shkoi një ditë po të lajmëron, Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron. Çdo majë mali, pallati e lisi.
-9- -13-
O Engjëll faqedritë, ja u gdhi, Shiko luadhe, lule, bukuri,
Shtir Verë dhe këndo me ëmbëlsi! Lumenj kristali, kronj e brohori:
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan, Nga dimri Ferr prënvera Qiell na ndriti,
Qysh dimërojnë sot në Varrvërri. Gëzo mi Dhé Parajsën me Huri.

-10- -14-
Ja, Mars’i ri dëshirat na valon, Qesh Trëndafili e thotë: “Lulëzonj
Çdo shpirt i mënçur në Gërmadhën shkon Dhe botës bukurinë po ia shtonj:
Ku dor’ e Moisiut zbardh nga degët Pastaj e hap kuletën e mëndafshtë
Dhe frym’ e Krishtit tokën gjelbëron. Dhe përmbi kopsht thesarin po e shtronj”.

-11- -15-
Mbi lulet po pikojnë vesë retë, “Jam, thotë, lulja e Josefit t’ri
Dhe me një zë qiellor, Bilbil’ i shkretë: T’Egiptes, xhevahir, zemërflori:
Ah, Verë! Verë! Verë! Trëndafilit Ja edhe rrob’ e kuqe gjak, e çjerur
I lyp t’i skuqë faqëzën e zbehtë. Prej vllezërve dhe gruas Petefri”.

-12- -16-
Bilbili nëpër kopshtet në Prënverë Tufani kopshtin kur ma çkatërron
Sheh Lilin Kup’ e Trëndafilin Verë Dhe Rrot’ e Fatit shpresat m’i dërrmon,
Dhe thotë: “Puthuni e pihuni! Pështillem si burbuq’ i Trëndafilit,
S’e gjeni këtë ditë tjatër herë.” Po zemra gjak përbrenda më pikon.
-17- -21-
U dogja dhe u përvëlova: Verë! Në prehrin e Hurisë kur gëzohesh
Nga vrer’i lotëve u shova: Verë! Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:
Në Qelq rubin, e Dashur, dhe Llautën Kur pi kungatën shpirtrrëmbenjëse,
Dhe nga ky zjarr shpëtova: Verë! Përsipër Jetës, Vdekjes lartësohesh.

-18- -22-
Me Ver’ e Vajza, me Llaut’ e Valle, Te Shpell’ e Verës kemi hedhur mendjen,
Me Fyell e me Këngë po s’u çmalle, Dehemi, puthim për të mbledhur mendjen:
Jeta s’vlen hiç: Se pa këto nuk është C’pyet? Gjykim e tru na kanë rrjedhur,
Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle. Se Vajzat na e kanë vjedhur mendjen.

-19- -23-
Nga njëra dorë Trëndafil e Grua, “Pse s’pi më pak?” më thonë njerëzia,
Nga dora tjatër patsha Rrush e krua: “Për ç’arësye s’ka kufi Dollia?”
“Zotit – po thon’ – i ardhtë keq për mua!” Një: Faq’e Vajzës; dy: Rubin’i Verës,
Po as m’a fal pendimin, as ia dua. Ja shkaqe si kristal nga qartësia.

-20- -24-
Një Engjëll më tërhiqte në Xhami, Drit’ e Kungatës vlen çdo mbretri
Një Djall po më zvarrniste në Dolli; N’Evropë dhe n’Afrikë dhe n’Asi:
Po Ver’ e kuqe e fitoi davanë: Rënkim’i Vajzës mallëngjen më rëndë
Gërshet këtej – edhe andej Hardhi. Se çdo shamat’ e turmës në Xhami.
-25- -29-
Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje, E prisja! Si rrufeja më tronditi!
Dhe adhuroje si Altar prej Feje: E Dashura më shkoi, më neveriti:
Një qind Qabera s’vlejnë sa një Zemër; S’e çmoja kur e kisha… Ah, çma priti!
Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje. Në Ferrin nga Parajsa më vërviti.

-26- -30-
Si mjer’ ay që Dashuri s’ka ndjerë Rënkonj e psherëtij, se s’të kam pranë,
Dhe zemra s’i ka ndritur në prënverë: M’u çuar zëmra, vojtjet mënt s’më lanë,
Pa Ver’ e Dashuri çdo dit’ e shkuar Askujt s’ia qaj dot hallin, djall’ o punë:
Prej meje s’nëmërohet asnjëherë. Vrermjalt’ e flagëves’ e qiellhapsanë!

-27- -31-
S’ka hir apo shëmtim në Dashuri, Nga hidhërim’ i ndarjes jam përpirë,
Për Ferr e për Parajsë s’ka mërzi, Sa e sa herë zemra m’është grirë:
As për pallate a kasolle a shpella Ty natën të kujtonj e psherëtij,
As për mëndafsh a rrecka a stoli. Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirë.

-28- -32-
Kjo zemr’ e marr’ e mbytur në mjerime Kur s’dhëmp e s’shemp nuk është Dashuri,
Pa prerë vuan e lëshon rënkime: Pa Ferr s’gjen dot Parajsë dhe Huri:
Kur më dha Zoti Verë Dashurie, Kur zjarr’ e ke në gji, me nat’ e ditë
Ma mbushi kupën gjak prej zemrës sime. Sot ndrit me gas e nesër ndes më zi.
-33- -37-
Te rrug’ e Trëndafilit plot me gjëmba Selvia që më bëri skllav e mbret
Pikova gjak, u çora dhe u shëmba: Tani më nisi prapë muhabet;
Pa qindra plag’ e çpojtje s’qepet krehri Më qesh me buz’ e sy, se shpirti i thotë:
Në flokët e së Dashurës me dhëmba. “Bëje të mirën dhe e hith në det”.

-34- -38-
Zemrën me sy e dashura ma ndes, E dashura shkëlqeu, më vërboi,
Zemraqiri me flakën rron e vdes: Zemra më fliste gjuha më pushoi:
Te flak’ e bukur zemraflutur turret, Kush pa me sy tortyrë kësisoj?
Kurban e tëra digjet pa kujdes. Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.

-35- -39-
Me syrin bukuri e dritë çpall, Kush në Gërmadhen të ka prurë, kush?
Në zemrën Dashuri e zjarr më kall: Kush ta ka çfaqur natën mirë, kush?
Ti s’më vë re aspak ose më tall, Kush të ka fryrë të më ndezësh furrë
Kur unë pshertij për ty me mall. Nga Dashuria të sëmurë, kush?

-36- -40-
Zefire, fryre, syri im të pa, Në këtë Dhé pa prehje, pa pushim,
Nga gjoksi zemra m’iku dhe më la Jam lodhur me kërkim e udhëtim:
Dhe dyke fluturuar pas të ra: Të bukur Qiparis si ti s’kam parë,
Banesën sot në gjoksin tënt e ka. S’të kapërcen as hëna në shkëlqim.
-41- -45-
O ti mbi Dhé m’e zgjedhura Selvi, Sa kohë munt, e Dashur, ngushëllomë,
M’e shtrenjtë je se shpirt’ e syt’ e mi: Nga barr’ e vrerit zemrën lehtësomë;
Gjë më të çmuar se sa jeta s’ka; Se bukuria jote s’rron për jetë;
M’e çmuar një qind herë më je ti! Shpejt! Nesër zbresim që të dy në Llomë.

-42- -46-
Si në mëngjes burbuqi i vesuar Me buzët gjak, Sirenë, dehm’ e mpimë,
Me rrezet buzëqesh i ngushëlluar, Me dhëmbët e me thonjtë çirm’ e grimë:
Më ndrit me gas fytyra e përlotur Me krah’ e me gërshetë mbytm’ e shtrimë,
Kur zemrën ti ma ngroh me syt’ e shkruar. Me syt’ e tu të zjarrtë tretm’ e shkrimë!

-43- -47-
Ti, që me faqe Rrushn’ e kapërcen, Me Bukë sa për shpirt, me Hën’ e Zanë,
Dhe që me zë Bilbilin e gënjen, Me Ver’ e Harp’ e Vjersha dhe ty pranë
Një sy i luan Mbretit t’Babilonës Në Pjergull të Gërmadhës jam m’i lumtur
Dhe mbretëresh’ e kulla ia rrëmben. Se në pallat a fron një qint Sulltanë.

-44- -48-
Për ty bënj be të hedh në det dhe nderin; “Sa bukur të jesh Mbret!” disa mejtojnë;
Në shkelça fjalën, shkelmin nem dhe vrerin: “Sa ëmbël në Parajsë!” ca besojnë:
Në mos mjaftoftë jeta ime e zezë, Ah, merr paran’ e that e ler kusurin,
Laj borxhin në të Funtmin Gjyq me Ferrin. Daullet, pompat lark le të gjëmojnë.
-49- Me vajzën në prënver’ e në lëndinë
Me këngën, me Llautën, me Dollinë
Në botë kotësira mos lakmo Dëfrenj: le të më shajnë; s’më ha malli!
Të mirat e të ligat ia harro: Këtu e gjej Parajsën, Perëndinë.
Kthjelloje zemrën si ky Qiell i kaltër,
Si Yll më ndrit, si Diell perëndo. -53-

-50- Me Ver’ e Valle, me Huri – në pastë,


Te vija në lëndin’ u shtri – në pastë,
Shpirti për ku m’u bë prej Perëndie? Dhe humbi fare Ferr’i zi – në pastë,
Për Qiell a Ferr? S’e di, po veresie Dhe ja, Parajsa na u gdhi – në pastë.
S’lë gas të saktë, Ver’ e Vajz’ e Këngë,
Për profka, ëndrra, prralla shenjtërie. -54-

-51- Një kupë Verë, mor Saki – ta puth!


Vajzën e bukur si selvi – ta puth!
Sa save që për Dhenë bëjnë rragë Atë gërshet si lak të zi ku kapet
Dhe save që për Qiell hedhin flagë, I urti plak e djal’i ri – ta puth!
Nga Kull’ e Natës Korbi u bërtet:
“Të çmëndur! S’ka as lart as poshtë çpagë!” -55-

-52- Nem kupën dhe këndo një melodi,


Me Engjëj dhe Bilbilë simfoni: E Taji në zijefet, mos i dëgjoni.
Se Vera qesh, këndon, kur rrjeth nga shishja
Dhe s’duhet pirë veç me brohori. -59-

-56- Eja, mbush Kupën e në zjarr gëzimi


Vërvit çdo vrer e helm të zi pendimi:
Me gjithë Trëndafijt’ Irami u shua, Se Shkab’ e Kohës Jetën na shkurton,
Qelqi magjik Xhamshid u çduk në prrua, Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.
Po prapë Vreshta Rrush rubin na nxjerr
Dhe kopshti lulëzon ku rrjeth një krua. -60-

-57- E Dashur, mbushma Kupën që kthjellon


Të sotmen nga vreri q’ikën, tmerr q’afron:
Shih, mijëra burbuqe lulëzojnë Po nesër? nesër nofta fryra, humba
Dhe erët mijëra përdhe rrëzojnë; Në shqotën ku e djeshmja fluturon.
Dhe ditët që na sjellin Trëndafilin
Xhamshid e Kaj-Kobad na i çkallmojnë. -61-

-58- Na fryri dita, mor Saki: sill Verë!


Jetën s’e shohim përsëri: sill Verë!
Po eni me Khajamin dhe ia shtroni Bota një her’ u mbyt në kataklizmë,
Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosrò harroni: Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verë!
Rustemi le t’ju ftonjë në kushtrim
-62- Në Nishapur ose në Babilon,
Me Kupën që tharton e ëmbëlson,
U bëra prapë djal’ i ri: sill Verë! Fletët e Jetës një nga një na bien
Kërcej me flag’ e lumëri: sill Verë! Dhe lëngu i saj pa reshtur na pikon.
S’ka gjë, në qoft’ e hidhur, mor Saki,
Si jeta ime në Persi: sill Verë! -66-

-63- Ah, mbushni Kupat! Zemra na thërret,


Se Koha nëpër këmbë po na shket:
Sakinjtë derdhin Ver’ e vala rrushi, E djeshmja vdiq, e nesërmja s’na gjen;
Në zemrat shuajn’ afsh’ e avull prushi: Ç’mërziti kur e sotmja ka lezet?
Lavdi, o Zot, se dhe këtë ballsam
Që na shëroi e me shëndet na mbushi. -67-

-64- Ditën e shkuar fare e harro


Dhe për të nesërmen mos u çkallmo:
Si merimanga vallë pse ta tjerim Gëzo një çast të lumtur, faqebardhë,
Perin e Jetës, kur pastaj e çtjerim? Dhe Jetën n’erë mos e çkatërro.
C’do të fitojmë kur aspak s’e dimë
Frymën që marrim jasht’ a do ta nxjerrim? -68-

-65- Për nesër mos u verdh sa pa e parë,


Të sotmen e gëzo, mor djal’ i mbarë:
Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokët
Që shkuan shtatë mijë vjet më parë. -72-

-69- Sa kohë po vazhdon kjo Jet’ e ngratë


Për qafe kape Qiparisn’ e gjatë.
Me Buzët trëndafilen shtatselvi Se nesër Mëmë-Dheu do t’të kapë
Këndo e nat’ e ditë zbras Dolli: Dhe posa të pushtoi s’të lëshon prapë.
Se nesër Vdekja fryn, të çthurr si lule
Dhe fletët t’i përmbjell në Dhe të zi. -73-

-70- Sa nga të dashurit mbi këtë bar


Që m’emëruan për trashëgimtar
Të shkuarat mos i kujto me lot I zbraznë Kupat rrotull nja dy herë
Dhe për të pritmet mos u loth më kot: Dhe heshtn’ e zbritnë një nga një në varr.
Sa kohë në luadhin je, kullot;
Nga drapr’ i Vdekjes nukë shpëton dot. -74-

-71- Më shkuan shokët! Vdekja pa mëshirë


M’i shtrydhi një nga një si Rrush në Tirë:
Buza që puth e Vera që po pi Festuam, pim’ e biseduam bashkë,
Vërtet mbarojnë dhe ato si hi: Pastaj u shtrin’ e thanë: “Lamtumirë!”
Po sot të paktën je një hi i gjallë,
Gëzohu sa s’kalon në Hiç të zi. -75-
Bregun e lumit ku tani po ngel,
Dhe ne, që sot dëfrejmë në lëndinë, Ah, pshtetu leht’ e but’ e mos e shkel,
Ku pleqtë na bekuan me Dollinë, Se s’di nga cila buz’ e bukur del.
Dhe ne në shtrat të dheut do të zbresim
Dhe do ta zbrazim vendin për risinë. -79-

-76- Ah, Trëndafili me prënverën shkon


Vjeshta risisë fletët ia rrëzon:
Si lot pikon nga Qiell’i mvrojtur shiu Bilbili, që në degët i këndon,
Sis’ i jep lules si një çilimiu; Ikën – e kush e di ku fluturon?
Nga varri bukën ia mëkon njeriu:
Bga pluhr’i tij kjo lul’e bukur mbiu. -80-

-77- Ah, pini dhe Khajamit shtjerini!


Profetët le të flasin, lërini!
M’i kuqi Trëndafil i çdo behari Një gjë ësht’ e vërtetë: Lulja vdes,
Nga toka mbin që piu gjak Qesari: Si lulëzon, – dhe profkat prejini!
Në gji të kopshtit manushaqja shket
Prej faqes Vajzës me ulli nga Varri. -81-

-78- Çdo shpresë që me flagë na përfshin


Shuhet e bëhet hi; a shkrepëtin
Dhe kjo lëndin’ e njomë që po çel Mbi kum të shkretëtirës si dëbora
Një or’ a dy – dhe menjëherë shkrin. -85-

-82- Ja, sot gas paske dhe shëndet: pastaj?


Ja, mot të patshim si simvjet: pastaj?
Në Dhe, o shpirt, të mirat si për Mbret Ja, qofsh i lumtur një qint vjet: pastaj?
Dhe gazet e dëfrimet plot lezet Ja, për çudi, dy qint si mbret: pastaj?
S’të janë veç si ves’ e lulevet,
Që ndrit menatë dhe pastaj humbet. -86-

-83- Dhe tre qint vjet të rrosh e plot me dritë,


Këtejza do të shkosh me lot një ditë,
Edhe ay që mbleth e shin flori Qofsh Mbret i lart’ a liparak i ngratë
Edhe ay q’e heth, e derth si shi, Në trap do të mbarosh pa mot i mpitë.
Kur vdesin nukë bëhen ar e mjaltë:
Po kalben, myken nënë Dhe të zi. -87-

-84- S’banojnë veç luanë dhe zhapi


Në sallat ku Xhamshidi u shtri, u pi:
Te ky Karvan – Saraj faqekëmbyer, Bahrami, që me lak onagre kapte,
Që netët edhe ditë ka për dyer, U lak, u kap në llom’ e pellgpusi.
Sulltanë pas sulltanëve u shtruan
Sa ish’ e thën’ – e iknë të pakthyer. -88-
Kështjella gjer në Qiell një herë ndriti Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump!
Dhe Mbretër e Qesarë brënda priti: Bahram u lavdërofsh, mbytesh e hump!
Përmbi gërmadha tani qyqja qan:
“Ku vajti, ah! ku? ku, ku zbriti?” -92-

-89- Ah, Rrot’ e Qiellit vrasëse, mizore,


Sa shtyp e shtrydh në Tirën shekullore:
Nga mur’i Tusit Korbi po vë re Ah, Dhe i Zi, në gji sa xhevahire,
Kafkën e Kaj-Kavusit tej përdhe Përpin, e sa dafina prej kurore!
Dhe kujës ia kërcet: Kaj, Kral i Ngratë,
Daullet dhe trumbetat ku m’i ke? -93-

-90- Ah, Zot, që botën me një urdhër themelove,


Sa e sa zemra copëtove e shove:
C’fitova nga të gjith’ andrallat? Hiç! Ç’burbuqe buzëkuqe, flokëzeza,
Dhe nga mundimet e vërdallat? Hiç! Pa lulëzuar në qivur m’i shtrove!
Sa para bën se sot jam Yll e Dritë
Kur shuhem nesër, shkonj me prrallat? Hiç! -94-

-91- O Racë Njerëzore e verbuar,


O Hiç, mbi Er’ e Pluhër e ndërtuar,
Aristotel ndriçofsh, ngrysesh e hump! O Hiç, e korkolitur mbi Avushën,
Qesar çdo fron zaptofsh, përmbysesh, hump! Përball’ e pas prej Hiçit e rrethuar!
-95- Pse pra mërziti për mjerim’ e zinë?
Kështu e bëri Zoti Njerëzinë:
Apo mos e harruat Historinë Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm,
Që Botës i dha Dritën, Diturinë, Vajtojnë pak e çduken në Greminë.
Se Zoti me ca Llom’ e Baltovinë
Sipas fytyrës s’Tij gatoi Njerinë? -99-

-96- Njeri, Margaritari i Krijesës,


Q’u shove nga tortyrat e Jetesës,
Krijesa zbardhëlloi, Parajsa leu, Pi Kupën e harrimit e të prehjes,
E para krijatyrë del nga Dheu: Çkulu nga pellgu i frikës dhe i shpresës.
Po pak qëndroj! Një drapër Vdekja kreu,
Adamn’ e shkret e korri, e rrëmbeu. -100-

-97- Përunjiu Fatit tiranik e vrer,


Pi Verë, mos përfill Parajs’ e Ferr:
Si en’ e bën me mend e thellësi, Linde nga Pluhuri, në Pluhrin kthehesh,
Kuror’ i thur me nder e me lavdi: Sa je mbi Pluhër, lagu, mos u ter.
Pastaj Poçari Kryeveprën kap
Dhe e dërmon përtokë, e bën hi. -101-

-98- Ah, kap e kap çdo gas e çdo dëfrim


Në Pluhër sa pa zbritur për pushim, Si Kupë bosh me kokën tatëpjetë.
Pluhër në Pluhër, nënë Pluhrin shtrirë,
Pa Ver’ e Këng’ e Grua – pa mbarim! -105-

-102- Kur të gjesh Verë, pije pa mejtuar,


Kur të gjesh Vajzë, puthe pa pushuar,
Pi, pi sa kohë ligjëron Bilbili, Se as për mjekrën tënde as për timen
Puth, puth sa ësht’ i çelur Trëndafili, S’kujdeset Zot’i Math i lavdëruar.
Dhe Kupën plot shafran pa drithm’ e zbras
Kur të ta japë natën Xhebraili. -106-

-103- Rrot’ e çkujdesur po vërtit Dynjanë,


Shenjtorët nuk ja shqitnë dot Davanë:
Një çast nga Pus’i Jetës të ngjërojmë Kij mendjen, nesër vdes, merr ëndrra fund,
Dhe para se të vdesim ta gëzojmë: Të piu varri, krimbat do t’të hanë.
Se Yjt’ u shuan dhe Karvani u gdhi
N’Agimn’ e Hiçit! – Oh, le të nxitojmë! -107-

-104- Lëviz, Khajam, se Kup’ e Vdekjes vjen,


Se Fati nënë Rrotë të mbërthen:
Pra, si Zambaku që me sy përpjetë Pi Lënk, puth Lule! Lart në Qiell s’i gjen!
Pret vesën gojëhapur lart nga retë, Se Feja me Parajsën të gënjen.
Ashtu dhe ti, se nesër u përmbyse
-108- Me mjekrën çdo Tavernë ta kam fshirë,
Parajsës i kam thënë: “Lamtumirë!
Mos u mërzit me punë Perëndie, E bukur je, po nukë bën për mua!”
As me andrralla e profka Njerëzije: Kërkomëni në Vreshtë dhe në Tirë.
Mbyti të gjitha në duman të Verës
Dhe loj me Trëndafij e Rrush Hardhie! -112-

-109- Për Ligjë kam për ditë të dëfrenj,


Për Besë kam çdo Fe ta kapërcenj;
Munxosi Qiejt’ e shurdhër që shkelmuan Kur mora nuse Jetën, s’deshi pajë;
Cdo lutje që të mjerët u drejtuan Më tha: “Gas patsh, atë pagesë vlenj”.
Dhe kap Dollin’ e përqafo Selvinë:
Kush na u kthye nga ata që shkuan? -113-

-110- E dini, o miq, se në kasollen time


Dasmë të re kam bërë me dëfrime:
Gjer kur, gjer kur do të përpiqemi, Tri her’ e ndava Fen’ e Arësyen
Me Fe e sherr Sheri të piqemi? Dhe mora nuse Rrushkën Serafine.
Më mirë lagemi me Lënk prej Rrushi
Se sa me vrer për hiç të ligemi? -114-

-111- Për Qënien dhe Mosqënien jam munduar


E Qiell e Dhe kam matur e peshuar:
Po që të gjitha i hodha n’erë! S’jam
I thellë veç në Verën e Kulluar. -118-

-115- Në Botë, dhe pa ditur as përse


As nga, po rrjedh pa dashur si rrëke,
Kur isha i ri, kujtonja se e gjeta Dhe jashtë saj si er’ e shkretëtirës,
Pallatin ku shkëlqente e Vërteta: Pa ditur ku, po frynj te Nat’ e Re.
Tani q’u mplaka di që s’dija gjë
E që s’di hiç nga Bota dhe nga Jeta. -119-

-116- Si zok nga pylli sterr’ u arratisa,


Për një fole në ferr’ e driz’ u grisa:
Kur isha i ri, me zell, me mall po milja Po prinjës që di Udhën gjëkunt s’gjeta,
Doktorë me Shenjtor’ e trobolitnja Nga dera q’u vërsula jashtë krisa.
Të thella argumente: po përherë
I marrë hyja dhe m’i marrë dilnja. -120-

-117- Me Ujë hiçi Balta m’u gatua,


Zemra me zjarr e vrer m’u përvëlua:
Me ta të Lartën Urtësi e mbolla, Fryra në Botë si një flag’ e marrë
Me dorën tim’e rrita, e pështolla, Dhe shkrumbi im në tym u çkatërrua.
Dhe kjo ish tërë pema që m’u fal:
“Si ujë zbrita, dhe si erë dolla!” -121-
Me gas ia nisim dhe me vaj ia presim:
Ç’fitoi me ardhjen time Gjithësia? Me lot e zjarr e vrer të përvëluar
Me ikjen a m’i prishet Bukuria? Në tym shpirt japim e në Varr po zbresim.
Përse me kaqë lot po vijm’ e ikim?
Pyes më kot, – s’përgjigjet Perëndia. -125-

-122- Këtu që nga padashur po kërcasim


Dhe që këtej pa dashur ku po shkasim?
Kur shoh një faqelule bukuri Kupë mbi Kupë Verë sillnani
Syengjëll, erëmyshk, e shtatselvi, Këtë mallkim ta mbytim e ta vrasim.
Pyes: Pse, Zot, këtë Huri e çove
Në këtë fushë plot me lot e zi? -126-

-123- Në Botë s’ndisnja, po s’më ke pyetur!


Në varr s’kërcisnja, po s’më ke pyetur!
Si flagë digjemi: Ku shuhemi? Zot, më zvarrise me pahir, se s’lintja
Si tym vërtitemi: Ku turremi? As rronja as vdisnja, po s’më ke pyetur!
Si fishkemi e shtrydhemi, kufoma
Në Llomë kllitemi: Ku mbruhemi? -127-

-124- Në Vijën që përshkruanj në Jetim


S’gjenj Pikënisje, s’gjenj Pikëmbarim:
Të kthjellët lindim dhe të mvrojtur vdesim, Nga arthmë s’pamë dhe ku vemi s’dimë,
Hiç krej, Hiç mezi, Hiçi përfundim. -131-

-128- S’përgjigjet Dheu as Deti që mban zi


Me vala t’errëta për Perëndi,
Një Qark, si un’ e ti, po përvijojmë, As Dit’ as Nat’ as Hën’ as Yjt’ as Qielli,
Që jemi lark e s’piqemi vajtojmë: S’përgjigjemi e heshtim un’ e ti.
Po në një Pikë po e mbyllim Qarkun
Dhe puthemi në Varr, në hiç pushojmë. -132-

-129- Dhe Qiellit rrotullonjës i thërrita


Dhe e pyeta: “Cila është Drita
Nga qëndr’ e Dheut në Qiell të Shtat’ u ngjita Për djemt’ e tu të humbur n’errësirë?”
Në fronin e Saturnit u avita “Një mendje e verbër!” tha një zë nga prita.
Dhe shume lithma e kolla zgjidha udhës
Po Fatin e Njeriut nuk e shqita. -133-

-130- Ahere Poçen po rrëmbenj si burrë


Dhe Zjarr e Shenjt’ e gjenj në këtë furrë;
Një derë ka që Çelësin s’ia gjejmë Ajo më pëshpëriti buzabuzës:
Dhe ka një Vel, me sy s’e kapërcejmë: “Pi, puth, se posa vdiqe, s’ngrihesh kurrë!”
Pak muhabet këtu, jo ti, jo unë,
Pastaj dhe un’ e ti në tym kërcejmë. -134-
Dhe Poçja e skalisur dhe e larë Lëfyti ish një kok’ e një Qezari
Ka rrojtur e ka bërë qef me barrë: Dhe dorëza nga dor’ e një lipsari!
Dhe buz’ e saj e ftohtë dhe e njomë
Sa puthje mund të japë dhe të marrë! -138-

-135- Dëndroje dorën, mor Poçar mizor,


Që garbe bën me trupin njerëzor:
Kjo Poçe, si dhe unë, qe njeri Shiko, Khosroit me çark ia shtype zemrën,
Q’u doq për një Gërshet e një Selvi: Dhe gishtin Feridunit mbretëror.
Kjo dorëz ishte krah; e përqafonte
Vajzën e rrallë plot me Dashuri. -139-

-136- Njëndizaj në qoshen jam penguar


Dhe ah! e theva Poçen e bekuar;
Një ditë, më të ngrysur në pazar Më tha: “Si je, kam qenë; dhe si jam,
Një poçe po artonte një Poçar; Ashtu dhe ti je nesër i dërrmuar”.
Dhe poçja gjuhëmpirë murmuriti:
“Ngadalë, vlla, e mos mer aqë zjarr!” -140-

-137- Dhe mos kujto se Jeta rregullon


Hesapin tënt e timin dhe mbaron;
Punonte në dyqan të tij Poçari, Flluska si ne ka Dete miriade,
Një Poçe po artonte nga pazari: Saki – Vigani derdh e s’nëmëron.
-141- Dhe kur më kot mbi Tokën e pakapur
Apo mbi Qiell, mbi derën e pahapur,
Kur un’ e ti të prehemi të mekur Sheh sot kur ti je ti, po nesër ç’bën
Do të vazhdonjë Bota e pavdekur, Kur s’je më ti, po hi në Hiç përhapur?
Që ardhjen ton’ e ikjen i përfill
Si val’ e detit rërën e përpjekur. -145-

-142- Do t’ikim doemos! Përse pra rrojmë


Dhe shpirtin me dëshira kot mundojmë?
Pas nesh kjo Botë tutje shkon një soj, Mbi Dhe pa punë kur na arratisi
Dhe ty dhe mua na harron një soj: Në Qiell shpëtim prej Tij si të shpresojmë?
S’e vuri re që diç mungon, kur s’ishim,
Kur vdesim, s’ndrron e s’ngel, vazhdon një soj. -146-

-143- Çudi, asnjë i vdekur s’dha një shenjë,


Asnjë s’u kthye Udhën të rrëfenjë
Mi Dhe e nënë Dhe gjum’ i paprerë, Për Ferrin, për Parajsën a për Hiçin,
Mi Dhe e nënë Dhe trupa të nderë; Po vet’ u dashka cilido t’a gjenjë!
Ah, Hiç kudo, e shkretëtir’ e Hiçit!
Si hije vijm’ e shkojmë në Skëterrë. -147-

-144- I varfëri nga mendja po beson


Që Shpirti krejt nga Trupi po ndryshon: Kur prapë jashtë paske për të fryrë?
Po Vera e përgënjeshtron e para,
Se Shpirt e Trup në Dehje i bashkon. -151-

-148- Dërgova Shpirtin lart në Qiell mbi retë


Dhe n’Errësirën posht’ e tatëpjetë:
Kur Shpirti muntka veten ta çlironjë M’u kthye pasi e zbuloi Mysterin;
Nga Trupi dhe në Qiell të fluturonjë, Më tha kështu: “Parajs e Ferr jam vetë”.
Nuk është trup e turp që Baltovina
Ta ndyj’ e ta burgos’ e ta verbojë? -152-

-149- Qiell. vizion dëshire të mbaruar,


Ferr, hij’e zez’ e Shpirtit përvëluar,
Si në një çergë ku pushon një grimë E hedhur n’Errësirën nga po dalim
Sulltani i drejtuar në Greminë: Dhe ku po zbresim për të perënduar!
Sulltani ngrihet, ikën, tenda çthurret
E thurret përsëri për më të rinë. -153-

-150- Kjo botë: Endrr’ e shkurtër që shikojmë;


Ky lumë; Gjyrm’ e lotit që lëshojmë;
Shpirt, i dënuar gjak për të pështyrë, Ferri: Shkëndij’ e zjarrit që kalojmë;
Për të duruar kot e kot tortyrë, Parajsa: çast’i prehjes që gëzojmë.
Në këtë Trup të ndyrë pse ke hyrë
-154- Mysterin sa e sa më kot po tarrë
Gjer sot asnjë përgjigje s’kanë marrë;
Shenjtorët dhe Doktorët, që bërtitnë Ç’gojë memece, Evë, puthe vallë
Më kot për të dy Botët, u vërvitnë Që na ke bërë shurdhër e të marrë?
Në Pluhur: fjalët ua mori era,
Me Baltën e me Llomën u nemitnë. -158-

-155- Një Vel Mysteri kemi për kufi,


Ta çpojë syri ynë s’ka fuqi:
Zbulimet, që Profetët na zbërthyen Në gjoks të Dheut jemi si në burg;
Dhe për këto mbi Kryqe u mbërthyen, Ajme! Sa e gjat’ e hidhur histori!
S’janë veç ëndërra që na rrëfyen
Pas gjumit – dhe pastaj në gjum’ u kthyen. -159-

-156- Nga Qielli e Vërteta nukë zbret,


Me Dij’e Shkencë Udha nuk iu gjet:
Arrinë gjer në kulm të Diturisë, Se Udhë s’ka, se s’na e kap dot truri
I ndrinë si pishtarë Njerëzisë: Dhe syri ynë gjurmën e humbet.
Po n’Errësirën Udhë s’çanë dot,
U mbytnë nëpër gropa t’arratisë. -160-

-157- C’e shtyri këtë Qiell të rrotullonjë


Dhe ç’dorë më në fund do ta dërrmonjë
S’gjendet në Botë kurrë kut ta masë,
S’gjendet asnjë kandar që ta peshonjë. -164-

-161- Kjo Botë me shkëlqime s’është hiç!


Ky Qiell me Serafime s’është hiç!
Natyra ësht’ e mbetet një çudi, Ky fron i Jetës plot me ëndërrime
Enigmat nuk ia zgjidh dot asnjeri: Na varret mbi një qime, s’është hiç!
Askush s’del dot nga qarku i forcës s’tij,
Dhe mbetet mjeshtri plak çirak i ri. -165-

-162- Nga Rrot’ e Fat e Zot s’kuptova hiç


Dhe veç dyshimeve s’fitova hiç:
Qarkove tërë Tokën? S’është hiç! Për Dijen shtatëdhjetë vjet luftova,
Gërmove tërë Botën? S’është hiç! Më kot i humba, nuk zbulova hiç!
Thellove dokrra Feje, kokrra Shkënce,
Ia çmove Fatit Rrotën? S’është hiç! -166-

-163- Të paskan parë ca të shenjtëruar


Kur unë me qiri të kam kërkuar:
Në Hapësirën Dheu: koqe kumi! Bëj ç’mund, po je dhe mbetesh i mbuluar:
Dija dhe Shkënca jonë: fjalë lumi! S’të gjej gjëkunt: më ndje, Zot i Bekuar!
Njeriu, kafshët, lulet: flluska brumi!
Jeta dhe lufta jonë: ëndrra gjumi! -167-
Prapa kurtinës ku dramatizon
Ah, këtë copë rrojtje mos e nxi Të vjetrën lodër të përjetëshme,
Rrotull Mysterit – shpejt, mor djal’ i ri: Që vet’ e vepëron, Vet’ e shikon.
Një qime ndan Gënjeshtrën nga e Vërteta
Dhe përmi çë, të lutem, varesh ti? -171-

-168- Gazmorët që me Kupën po festojnë,


Shenjtorët që Xhamive vigjëllojnë
Një qime ndan Gënjeshtrën nga e Vërteta Në Det humbasin pa liman, pa funt;
Dhe Çelës një Elif të vetëm gjeta: Një rron e s’fle, të tjerët flen’ e shkojnë.
Gjeje dhe ti, si un’ i verbëri –
Dhe ndofta shkojmë drejt te Vetë Jeta. -172-

-169- Me mall e tërë bota e kërkon,


As kamës as i varfër s’e zbulon:
Rrjeth tinës në çdo dell, në çdo krijesë, Bërtet, po vesh’i shurdhër s’e dëgjon,
Dhe shkel si hidrargjir nga çdo kërkesë: Shkëndrit, po syr’i verbër s’e shikon.
Cdo formë merr; të gjitha format shuhen,
Ay s’po vdes – S’ka funt e s’ka mbaresë! -173-

-170- Qan pika: “Ah! Sa lark nga Deti jam!”


Dhe Det’i jetës qesh: “Më kot po qan;
Posa e devinojm’ e na shpëton Se tok të gjithë jemi Perëndia;
Një qime vetëm, Koha, po, na ndan. -177-

-174- Jemi një lodër shah me net’ e dit’


Ku Fati njerëzit si gur’ i qit:
Parad’ e zbrazët, ëndërr është Bota, Andejkëtej i lot, i vret’ i ther
Dhe s’gjëndet nga e qysh i kthehet Rrota: Dhe një nga një t’i hodhi në kutit.
Me Dehje dhe me Gas i zbukurohen
Illuzionet, gjepurat e kota. -178-

-175- Dhe topthi as për po as jo s’pyet,


Po fluturon për ku Lodrari e nget:
Nga vallë lint kjo Fantazmagori? Ay q’e heth në lëm’ e di përse –
S’tregohet dot, e vetëm kaqë di: Ay e di – Ay e di vërtet.
Ngrihet si re nga Det’i Gjithësisë,
Kthehet si shi në Detin pa kufi. -179-

-176- E Madhja Dorë shkruan me shkëndijë,


Dhe fletën ktheu: dhe asnjë fjal’ e vijë
Se lart e posht’ e rreth sa po shikojmë, Nuk ësht’ e mundur kurrë që të shuhet
Të gjitha një fener magjik formojnë Me lotë a me lutje a me dijë.
Me Diellin si një qiri në mest
Dhe ne përqark fantazma vijm’ e shkojmë. -180-
Doktorët, fillosofët le të flasin, Një kopsht për Trupn’ e Shpirtin m’u caktua,
Nga thonjt’ e Fatit nukë do të shkasin; Ashtu sikundër u predestinua.
S’jemi veç hallka në Zinxhir e s’mundim
As t’ikim, as ta thyejm’, as ta ngasim. -184-

-181- Çdo dell m’u tor prej Zotit me Hardhi;


Ah! le të llomotit ay Sufi:
Dhe ky çetur përmbys, ky Qiell i vrarë Un’ e kam gjetur Çelësin për Derën
Ku të burgosur rrojm’ e vdesim zvarrë: Ku leh ay me buj’ e patërdi!
Mos i kërkoni ndihm’ e sypërpjetë,
Se rop si ju vërtitet, mor të marrë! -185-

-182- Ç’m’u dirse e ç’m’u thave si skeleti


Për Pus Mysteri e Labyrinth Kësmeti!
Njeriu i funtm’ u mbrujt nga Balt’ e Parë, Në dorën tënde s’mbeti pllan i Botës;
Të korrët sot del nga e Para Farë: Allahu, kur e bëri, s’na pyeti.
Mëngjesi i parë i Krijesës shkroi
E funtmja ditë ç’gjë ka për të parë. -186-

-183- Ç’kërkon të gjesh nga rrodhi Bota?


Gëzo të sotmen, let belat’ e kota:
Qëkurse Gjithësia u krijua C’më qahesh? Zaret s’munt t’i loç
Dhe Qielli me gjith’ Yj kur u gatua, Veç se ashtu si t’i ka hedhur Rrota.
-187- Dinaku Fat po buzëqesh, kij mendjen!
Se befas me kamçik ta ngjesh, kij mendjen!
Kur vete mirë, lavdi pastë Zoti! Helm si sheqer të kllet në gojë shpesh,
Kur vete keq, më kot po derdhet loti: Mos e gëlltit, të vret rrebesh, kij mendjen!
S’pyetesh as për gaz as për vajtim;
Durim! – Kështu i Urti tha qëmoti. -191-

-188- Jetesa rregullisht pas Urtësisë


S’i ësht’ e mundur kurrë Njerëzisë:
Ka vetëm për të marrët lumëri, Se Zoti Fat me një kamçik në dorë
Për t’Urtët s’ka veç vrer e qesëndi, Na prin nëpër hendeket t’arratisë.
Pi Verën pra, e cila të marton
Me motrat Lumëri e Çmendëri. -192-

-189- Muzikën Qiellit nuk ia kam dëgjuar,


Buzën e qeshur nuk ia kam shikuar:
Shigjetat m’i pusho, o Fat, aman! Pa marrë frym’ i lumtur për një çast
Për plagët e miplagët nem derman! N’ Avushën prapë më ka qerthulluar.
Posa të marrë mpron, Baba, tamam,
Jam fjesht Yt bir, i urt’ i mënçur s’jam. -193-

-190- Me vrer për ditë Fati po na ndes,


S’jep gas që s’na e vjeth me interes: Nga thonjt’ e Fatit me tërbim u shqite.
Ta dinte i palinduri s’na lintte,
I linduri më mirë bën kur vdes. -197-

-194- U çqepa e u rropa, Zot, shëromë!


Nga Rrot e Kryq u ngopa, Zot, shpëtomë!
Pa prerë më ndjek këmba-këmbës nëma Një her’ e mir’ e tok, jo copra-copra,
Me lot vjen dita dhe pa prehje mbrëma: Si top me vrap te gropa sot shkelmomë!
Ta dinte ç’flamur helmi kish në bark,
S’më nxirte në mejdan askurrë mëma. -198-

-195- O Zot, më mirë shuaj nga tefteri


Shpirtin e një të ziu e të mjeri
Dritën ma nxive, Zot, zemrën ma theve, Sa sa ta rritësh pikë-pikë prruan
Gazin ma çore, shpresën ma rrëmbeve, Ku rrjedhin njerëzit si vala vreri.
Ujën që pi ma bëre vrer dhe erën
Që respironj në zjarr ma ktheve. -199-

-196- Sikur të merrte Engjëll’ i bekuar


Librën, që Fat’ i shkretë më ka shkruar,
Khajam, që Tendën e Mësimit rrite, Për ta rishkruar, për ta mirësuar
Në Furrën e Greminës ja ku zbrite; Ose më mirë fare për ta shuar!
Ta pret gërshër’ e Vdekjes pen’ e Jetës,
-200- Ah! Vera shkon në derë të myftinjve
Dhe Kryevegla n’arkë t’axhaminjve:
Të gjendej ah! Luadhi i Mëshirës, E Bukura e Dheut flë në shtrat
Ku t’arratisurit e Shkretëtirës T’eunukëve, në djep të çiliminjve!
Të preheshin, dhe qindra vjet pastaj
Të ngjalleshin, si lulet, pas dëshirës. -204-

-201- Mos qaj, or mik, mos u mërzit më kot,


Se Rrotën Botës nuk ia ndreqim dot:
Të kisha ah! fuqi prej Perëndie, Po rri mënjan’ i qet’ e bëj sehir
I jipnja shkelmin kësaj Gjithësie Shakatë që na bën i Madhi Zot.
Dhe krenja Botë tjatër ku të kishte
Çdo plotësim dëshire dhe lirie. -205-

-201- Profetët le të lehin hu mi hu


Për Providenc’ e Perëndi me tru:
Të mirat Botës son’ ia studiova. Eni, me Poçen shtrojani këtu,
Kudo pa vënt, pa hie ia zbulova: Dhe losni me Atë që lot me ju.
Lavdi me Ty, o Zot! Të paktën unë
Nga çdo e mirë tutje u shkelmova. -206-

-203- U dashka që ta lë ballsamn’ e Verës


Nga frik’ e zez’ e vrerit të Skëterrës,
Ah, për shërbet’n e Qiellit që do t’pi
Kur të më thahen koskat prapa ferrës! -210-

-207- Ay që ka në zemër Urtësi


S’lë asnjë çast t’i shkonjë pa dobi;
Kurani thotë, Qielli ka Huri Po adhuron një Dashuri qiellore,
Të bukura dhe Verë me gosti: Dhe Kupën kap me Ver’ e zbras Dolli.
Posa pra ësht’ ashtu, o Perëndi,
Stërvitem që këtu e që tani! -211-

-208- Të Madhit Moamet i çon selam


Dhe e pyet Imami Omar Khajam:
Në qoftë se Parajsa jote s’qas “O Pejgamber, më thuaj, mor aman,
Veçse ata që lodhen me namas Pse dhallën bën hallall, Verën haram?
Dhe s’duan Ver’ e Vajza, pa dyshim
Asnjë njeri s’të hyn n’atë kafaz. -212-

-209- Përgjigjet Moameti me selam:


“S’më more vesh, Imam Omar Khajam!
Parajsa paska Vajza syshkëndija, Dhalla hallall për lolot, mor aman,
Me Ver’ e mjaltë, lum’ e kronj e vija; Verën për t’Urtët nuk e bëj haram!”
Saki, më sill një Kupë shpejt! Më mirë
Në dorë njëja sot se nesër mija. -213-
Se më largoi prej Zotit e prej Fesë,
Kur pi, disa besnikë plot me Shpresë, Po fajn’ e ka Sakiu: S’ia di vlerën;
Më thonë: “Vera ësht’ armik i Fesë”, Kur t’ia mësonjë, nukë do t’ma shesë.
O burrani, pra, Kupat mbushini
T’ia pimë gjakun qenit të pabesë! -217-

-214- Dëfrimet që kam dashur më verbuan,


Në sy të Botës krejt më turpëruan;
Posa e bëri Zoti në fillim, Ma mbytnë nderin në një Qelq të lik
Hardhinë pse m’a thurrni me ndalim? Dhe namin për një metalik ma shuan.
Thomëni, kur s’e njihni për besim,
Kush e ka vën’ atje këtë mallkim? -218-

-215- Dhe shpesh kam bërë be që të pendohem;


Po a jam esëll vallë kur betohem?
O vlla i mjerë, mos u mbyt në zi, Se, posa shoh Hardhi e Trëndafil,
Se vijës s’Vreshtës bëji Dashuri; Pendohem për pendimin që zotohem.
Nga nën’ e ëmbël rrodhi bij’ e keqe,
Po Bija ka më tepër bukuri. -219-

-216- Pjaniku nukë shpëton dot nga Vera.


Faqia iu nxi, ia mori namin era:
Vera, vërtet, më doli e pabesë, Saki, më sill ca Verë! Cip’ e çjerrur
Më s’qepet dot, as zbardhet dot Skëterra. -223-

-220- As Kisha, as Xhamia nuk më nxe,


Allahu më gatoi s’di me ç’hile;
Pa Verë, këtë Jetë nuk e rronj dot, Si grua pa lezet, Dervish pa Fe,
Pa kupë barrën, vrerin s’ia duronj dot; Në Qiell pa shpresë, dhe pa shtek mbi Dhe.
Jam mirë vetëm n’atë çast kur shokët
“Dhe njëzë!” thon’ – e unë s’mëkatonj dot. -224-

-221- Besnikëve në Kisha dhe Xhamia


U çthurret zemr’ e shpirt më çqetësira;
Kur s’pi, jam krejt i fishkur dhe i tharë, Po sa Sekretin e natyrës studiuan
Kur dehem, mbytem, bëhem pus i vrarë; S’i trëmp dot Qiell e Ferr me kotësira
Kërkonj pra mezin, Jetën çakërqef:
As that’ as qull, po lagur leht’ e larë. -225-

-222- Shpesh shpirti sulet nga kafazi t’ikë,


Nga Lloma në Liri pa fre, pa frikë;
Me Poçen n’sqetull, me Kuran në bres, Po thik’ e Sheriatit ia pret krahët
Kur drejt, kur shtrëmbër, kur për djall bares; Dhe e çalon, e ngrin, e mpin si pikë.
Ajme! S’kam Din e s’kam Iman e s’jam
As i Krishter’ as Mysliman as Putperes. -226-
Xhami e Kish’ e Tempull: robëri! Për ditë pesë herë Minaretë:
Këmban’ e Minare: një patërdi! Ay s’dëgjon. Vajtimet kot buçasin.
Dervish e Prift e Hoxh’ e Kryq e Hënë:
Pengime që të gjitha për Liri. -230-

-227- Disa bërtasin Dogma dhe Besime,


Të tjerë çfryjnë dokrra dhe mohime:
Në Labyrinth të Besëve kërkova, Po kujve u zbulohet e Vërteta?
Me Porosi e Dogma u qarkova; Askujt! S’qas pran’ as mu’ as ty kjo Trime.
Po u gënjeva; s’gjeta lule fare
Dhe vetëm driza t’egëra zbulova. -231-

-228- Si, qysh! Nga Hiçi i vdekur të na marrë


E të na japë Shpirt e të na varë
Fe kundër Fesh pa funt luftojnë, Zgjedhë mbi zverk për gazin e ndaluar
Rrobat e çjerra gjithënjë arrnojnë; Me zjarr e Ferr pa fund për çdo të shkarë?
I hodha që të gjitha tej e tutje,
Se Perëndinë s’e përfaqësojnë. -232-

-229- Si, qysh! Nga krijatyra të kërkonjë


Flori për Baltën e të na gjykonjë
“Allahu ësht’ i math!” çirren, këlthasin, Për borxhe që s’ia detyrojm’ aspak
Nga gjëm’ e tyre tunden e kërcasin E që s’ia lajmë dot! – O Djell, o Shkronjë!
-233- Ti hiqma Udhën, ti shpëtim rrëfemë
Ti çilma Derën, Zot, dhe përdëllemë:
Nga tmerr’i Perëndis’ e me pahir Ata që flasin n’emrin tënt gënjejnë;
Padrejtësinë nuk e quanj Hir; Nga thonjt’ e tyre, Perëndi, zbërthemë!
Sepse kur s’thom të Drejtën me çekan
S’qas dot në buzë Qelqin Xhevahir. -237-

-234- Vetëm fajtorët, ne, kemi besim


Që mirësia jote s’ka mbarim;
Adamin nga Parajsa pse, o Zot, Me një pendim, kush nuk e bën të keqen
E dbove kur na je mëshirëplot? Dhe kush e bën s’të kan’ asnjë ndryshim.
Për mëkatarët është Hiri Hir;
S’ke Hir kur na e jep me djers’ e lot. -238-

-235- Embël gjykon në Qiell Mëshir’ e gjërë,


Po s’më pëlqen kjo Drejtësi me vërë;
Mëshirë! Mbytem në mëkat, në llomë, E mira e pabërë s’ësht’ e bërë
Shpirti m’u err, o Perëndi, ndriçomë; E keq’ e bërë nuk ësht’ e pabërë.
Jo si çpërblim për vepra që s’bënj dot,
Po darovisht Parajsë, Hir dhuromë. -239-

-236- Që ke Mëshirë në Kuran e pashë


Dhe kurrë një mëkat pa bërë s’lashë: Po prapë turpi mbetet e s’pushon.
Më thua se më ndih në të këqia;
“Më keq se un’ a ka?” o Zot, të thashë. -243-

-240- Mëshirë lyp për shpirtin e burgosur


Mëshirë lyp për gjoksin e brengosur:
Të mirat një nga një m’i nëmëro, Fal dorën që Gërshetet përkëdhel
Të ligat togje-togje m’i spastro: Fal buzën që puth Qelqin e Xhindosur.
Ashtu më bëre dhe ashtu të dolla,
Mëshirë pra dhe Drejtësi trego. -244-

-241- A mundin farisjanët zemërngrirë


Për ty të bisedojn’ e për Mëshirë?
Khajami vark’ e fajeve e shtoi Na djek në Ferr me zjarr, o Zot, na thënke!
Dhe egjërën nga shpirti s’e qëroi: Gjetkë m’i shit ato! Të njoh më mirë!
Po s’dëshpërohet sa për Hir Qiellor,
Se Njënë kurrë Dy s’e nëmëroi. -245-

-242- Derën e Shpresës e kam mbyllur vetë,


S’dua të shoh njeri e rronj i shkretë:
Kundër së keqes shpirti më lëfton, Një Ndihmës vetëm kam, Ay e di,
Me turp e vrer mëkatet m’i kujton: Ay e di ç’kam vojtur nga kjo Jetë.
Kam shpresë se m’i fal Mëshira jote,
-246- Me baltë më gatove: ç’faj të kam?
Me lesh e li m’arnove: ç’faj të kam?
Me bindjen Mbretërin’ un’ a ta rrit? Mi ballë dhe të Mirën dhe të Ligën,
Me fajet Madhështin’ a ta çukit? Me urtësi m’i shkrove: ç’faj të kam?
Mos më punit, po falm’ – o Zot – se the
Q’i fal mëkatet shpejt – von’ i punit. -250-

-247- Me Llomë, dhe me Pluhër kur na kreve


Të Mirën dhe të Ligën na përzjeve:
Me gryk’ e zemër’ – o Zot – kur më krijove S’fëjejmë dot pa dijën tënd’e lejen;
Dhe Ver’ e Vajza ballazi më shtrove, Qysh nesër pra na ndjek në Ferr të Feve?
E dije pa dyshim që do t’u sulem:
S’kam faj! Kam bër’ ashtu si e caktove! -251-

-248- Kur t’erren Tok’ e Qiell nga Kijameti


Dhe të përmbyset Bota nga tërmeti,
Fytyrën Vajzës ia stolis me gas, E kap për rrobe Zotin e i thom:
Me Lule, Hën’ e Diell ma përqas. “S’të kemi faj! S’na dbon dot nga Xheneti!”
Pastaj më porosit të mos e ngas!
Tamam: përmbys Dollin’ e mos e zbras! -252-

-249- Vullnet përveç Vullnetit t’tij s’të ka,


Për vepërim Ay liri s’më la,
Si deshi Vetë, çdo gjë ësht’ e bëhet:
Kundër s’i vete dot, – a bën shaka. -256-

-253- O Ti, që njerëzit me Balt’ i tore


Dhe me Parajsë Gjarpërin na nxore,
Më la të verbër e më vuri trap Për çdo mëkat që faqen po na nxin
Në Labyrinth të Jetës në çdo çap: Epna e merrna ndjesë njerëzore!
Më shtyn të bie brenda dhe pastaj
Si mëkatar e si rebel më kap! -257-

-254- Më dhe të mjerit mua sqojtësirë


Të mjaftë sa të mbytem n’errësirë:
Rebel t’u sulkam, pse s’më shtyp për dhe? Po sikur t’ishe Vet – o Zot – njeri,
Në sterr’ u ngulkam, Dritë pse s’më dhe? A do ta deshe këtë tru të mpirë?
Parajsën si një rrogë kur e çkulkam,
Mëshirën, Mirësinë ku m’i ke? -258-

-255- Në nisje dorëhapur, buzëqeshur,


Me forc’ e me shkëlqim më pate ngjeshur:
O Ti, që me pusi dhe gracka thure Tani më çjerr e më përmbys përdhe!
Greminën e përlotur ku na prure, Përse? Ç’të bëra që më le të çveshur?
Që me predestinatën na mbërtheve,
Dënime për mëkate qysh na vure? -259-
Ay që s’mëkatoi a rroi? Më thuaj!
Jetën këtej, Vdekjen andej më dhe, O Zot, kur keq për keq ma kthen një lloj,
E nesër do t’më shtypësh nënë Dhe: Mos qënkemi të dy një soj? Më thuaj!
Veprën e bukur, Zot, përse e prish?
Në qoft’ e keqe, fajin Vet’ e ke. -263-

-260- Më linde pas dëshirës fuqiplote


Më le të mbytem nëpër llom’ e lote;
Për Vetëdije miriade vjet Tani tregomë ç’është më e fortë:
Më le në Botë. Si ma jep, ma pret: Mëkati im, apo Mëshira jote?
Kur dije q’e merr prapë, ç’ma dhurove?
Përse më ngjalle, kur pastaj më vret? -264-

-261- O Zot, barrën e Jetës lehtësoma


Nga syt’ e turmës çdo kusur mbuloma:
Zot, pse ma theve Poçen e skalisur? Nem paqen sot dhe pas Mëshirës sate
Zot, pse ma thave Kopshtin e stolisur? Kësulën, kokën nesër rrotulloma.
Tani më thuaj, cili ësht’ i dehur:
Un’ apo Ti, që sillesh si i krisur? -265-

-262- Ti, që sekretet na i di të gjithëve,


Që në shtrëngic’ e zi na ndih të gjithëve,
Kush rroi mbi Tok’ e s’mëkatoi? Më thuaj! Prit mbrojtjen dhe pendimin tim, o Perëndi,
Ti, që për hiç u fal Lavdi të gjithëve! -269-

-266- Kur Ramazani ish më të mbaruar


Dhe natën prisnin Hënën e gëzuar
Vinj në Xhami, po jo të të gënjenj; Në Furrën e Poçarit isha shtruar
Kur jam atje dëfrim në zemër ndjenj Prej Poçeve dhe Shtëmbave rrethuar.
Dhe ikënj shpresëplot; Vend më të mirë
Të lahem e të fle ku mund të gjenj? -270-

-267- Çudi! Si njerëz, mbledhur në pazar,


Ca poçe bisedonin plot me zjarr;
O Zot, nga vetja ime Ti shpëtomë! Dhe befas një prej syresh pa durim:
Te lartësia jote Ti afromë! “Kush është Poçe, tha, e kush Poçar?”
Esëll, të Mirën e të Ligën njoh:
Dua t’i mbyt e dehem! – Mëshiromë! -271-

-268- Një tjatër tha: “Ah, punën e dëfteu


Qëkur Ustaj nga Balta na zbërtheu:
Khajam, me shpirt e zëmër plot mallkim, Pra, duke qenë një Krijesë Dheu,
Që digjesh në Skëterr’ e në Vajtim, Andej na mori dhe andej na ktheu!”
Prej teje Zoti a kërkoi drejtim?
Cili je ti, që po m’i jep mësim? -272-
Një tjatër tha: “As foshnja pa gjykim Po lagmëni, vaditmëni me Verë,
S’e thyen enën që i dha dëfrim: Dhe ja, e mblodha veten pa vonim”.
Qysh pra Ay që na krijoi me mall
Po na dërmon, na çqyen me tërbim?” -276-

-273- Edhe kështu kur Poçet bisedonin,


Të gjitha Hënën prisnin e përgjonin;
Kësaj nuk iu përgjeq askush; po shtoi Dhe thirrën pasandaj me brohori:
Një poçe e shëmtuar dhe pa soj: “Vjen një Saki!” dhe Verën lavdëronin.
“Më tallin si të shtrëmbër; mos i dridhej
Ustajt të vëngër dora, kur m’artoi?” -277-

-274- O Zot, O Drit’ e Vetëm e Vërtetë,


Më lumërofsh a më dënofsh përjetë,
Një tjatër tha: “Na trëmbin me kazan, Me Ty kungonj më mirë në Tavernë:
Me Ferr e furr’ e Djall e me katran, Se në Xhami s’të puth – e s’rri dot qetë.
Me Gjyqe, me vërdalla: jane profka!
Se Zoti ka Mëshir’ e ka derman!” -278-

-275- E gjeti dhe e çpalli Shënt-Elliu


Burimn’ e Jetës q’ëndërroi njeriu
Një tjatër Poçe tha me psherëtim: Dhe ma tregoi: tani s’i çkulem dot!
“Mua më latë fare në harrim; Ver’ e Pavdekësisë më përpiu!
-279- Më thoni që do t’digjem në Skëterrën,
Se adhurova Dashurin’ e Verën:
Këtu paraja kallpe nukë shkon, Aspak! Ju kini vetëm një Ndërmjetës,
Se menjëherë fshesa e spastron; Unë kam dy: Kungatën edhe Verën.
Një Shenjt na thirri në Tavernë: “Pini!
S’ka Jetë tjatër! Vdekja na përgjon!” -283-

-280- Një plak të shenjtë, t’urt’ e mjekërgjatë


Kam parë që vraponte që menatë;
Në Jetë si mi Detin udhëtojmë I thashë: “Ku po shkon kështu, Uratë?”
Dhe shpejt a vonë mbytemi dhe shkojmë: Më tha: “N’Alltar për Mesh’ e për Kungatë”.
Po kemi Zotin midis nesh sa herë
Me Verën e bekuar po kungojmë. -284-

-281- Shoqe të bukura, shokë të zgjedhur,


Me Këng’ e Valle në Gërmadhen mbledhur,
S’do Trëndafili? – Gjëmin prap’ e kemi; Kungojm’ e puthemi me Dashuri,
Parajsa s’qas? – Në Ferr të lirë vemi: Përsipër Fes’ e Qiellit jemi hedhur.
Çfryn Minareja – Ja, gjëmon Këmbana,
N’Alltar Kungata pret në re prej kemi! -285-

-282- Rreth Qelqit u afroni: merrni, pini!


Rrushkat me mall kujtoni: merrni, pini! Kristali, lot i syrit, rreth të ngjeth.
Se Vreshta tha: “Ky është Gjaku im,
Q’u derth për ju! Kungoni: merrni pini!” -289-

-286- Rrush, Rrush, që me Logjikë absollute


Të gjitha sektet nëpër vrima i fute,
Mystikërisht me frikë iu afruam Rrush alkemist, që pisën na e zbardhe
Me Bes’ e Shpres’ e Dashuri kunguam: Dhe plumbin Jetës si flori ia zbute.
Nga Vetja ikm’ u tarm’ u transformuam,
Në Vreshtën e Vërtet’ u transplantuam. -290-

-287- Rrush, o Sulltan Mahmud, o Ngadhënuar,


Ti helmet e ti tmerret ke larguar
Te Shpell’ e Shenjtë, natën, nga Alltari Nga shpirti yn’ i ngrysur e i ndryshkur,
Një Engjëll dolli me stoli prej ari, Me shpatën tënde ti na ke shpëtuar.
Ngre lart Kungatën Vresht’ e Xhevair,
Ma zgjat – fjesht Rrush! – Puth Qiellin mëkatari! -291-

-288- Na fryn në zemër gas e ngrohtësi,


Na thurr mbi krye drit’ e bukuri,
Rrush, Ver’ e kuqe, si rubin që rrjeth, Na çkul nga dimr’i djeshm’ e brym’ e pritme,
Që qesh nga gryk’ e shishes kur të derth, Na thyen hekurit, na fal Liri.
Je gjak i zemrës që kërkon Çlirim,
-292- E ëmbël është Vera me Dolli,
E ëmbël Harpa, Vallja me Huri:
Sëlargu shtaz’ e ndyrë u afrua, I ëmbël është çdo besnik që s’pi
Sytym, xhybekatran, as burr’ as grua, Kur lark një mijë parasanga rri.
Na tha: “Vera prej Dinit u ndalua!”
Na theu Poçen dhe u shenjtërua!” -296-

-293- Me etjen Tavernarin e gëzonj


Dhe supet me mëkate i ngarkonj:
Mor Hoxh’ i egër, ma mbaro qërtimin, Kështu Mëshir’ e Zotit hyn në punë,
Mos m’ulëri në dasmën dhe dëfrimin: Se myshterinjtë gjithënjë ia shtonj.
Kap me tespie Qiellin dhe Bekimin,
Lermë Hurinë, Poçen dhe mallkimin. -297-

-294- Lus Verën, jam pjanik: po, ashtu jam!


Pagan e heretik: po, ashtu jam!
Mor Hoxhë, një gjë vetëm më dhuro, Të sajin më kujton çdo Fe: jo, s’jam!
Beko pa folur, mos më prediko: I Vetes jam besnik: po, ashtu jam!
Un’ ecij drejt, ti ecën fare shtrëmbër,
Se je i vëngër, sytë çap shëro! -298-

-295- Kam parë një hermit pa Ligj’ e Fe,


Syrgjyn nga Qielli dhe nga çdo Atdhe;
E njoha dhe pyeta duke qarë:
Më trim se ky, o Zot, në Bot’ a pe? -302-

-299- Të lik të bëjnë, kur fiton lavdi,


Dhe intrigan, kur rron në vetëmi:
Të vjetrit shok’ e miq më neveritnë, Qofsh pra Profet prej Qielli, Shënt-Elli,
Të rinjt’ ato të vjetrat përsëritnë: Më mirë mos u njih, mos njih njeri.
Tani kam hequr dorë nga çdo mik;
Kurrë Besnikë miq mi Dhe s’u rritnë. -303-

-300- Mos qas veç shokë t’Urtë në shtëpi,


Largohu nga të marrët pa kufi:
Ky mik i zemrës, ku më var çdo shpresë, Kur t’ep i marri mjaltë hidhe tej,
Hap sytë! t’ësht’ armiku m’i pabesë: Kur t’ep i Urti vrer, e merr, e pi.
Miq mos kërko në turmën posht’ e lart;
Të puthi kush? – Largohu pa vonesë! -304-

-301- Të marrët, të stolisur, syverbuar,


Që kurrë me kandilin e pashuar
Miq mos kërko nëpër pazaret kurrë; S’kanë kërkuar natën Drit’ e Shkencë,
Vrerin që s’ka shërim e pi si burrë: Asnjë të Madh s’na lanë pa çnderuar.
Më kot mos lyp nga miqtë ndihmë; hesht;
Prit buzëqeshur nga armiqtë gurë. -305-
Dhe drit’ e syrit t’madh të Perëndisë:
Rrëmbyen mall, memuriet e ar Qarku i Qënies qënka si Unazë
Dhe t’Urtin plak e t’urët shkencëtar Me vulë xhevair’ e Njerëzisë!
E quajnë Gjaur, se s’beson prralla,
Se s’qas mi supet, si ata, samar. -309-

-306- Kemi në Qiell një Ka me yj të shkruar


Dhe nënë Dhe një tjatër të mbuluar:
Çudi, që parësi e titulluar, Kështu në syt’ e Perëndisë jemi
Nga skllavëria kalbur, shtazëruar, Kope gomarësh prej dy Qesh rrethuar.
Kur shohin një të varfër po të lirë,
E quajn’ a t’marr’ a të mallkuar. -310-

-307- Te Bot’ e murme dhe e trubulluar


Dy farë shtazësh janë lumëzuar;
Nga Bot’ e Lartë një Myster m’u zgjith; Ata që paskan çdo gjësent zbuluar
Me ty, Njeri, Krijes’ e tër’ u thith: Dhe sa s’të kanë asgjësent mësuar.
Je djall a ëngjëll, shtaz’ a lule e pisë;
Je ç’dukesh; pamja me çdo gjë të lith. -311-

-308- Ari s’lint Mënt, po Mënt që bukë s’kanë


Në Kopsht të Dheut qajnë si n’hapsanë:
Njeriu qënka thelb’ i Gjithësisë Qesh Trëndafili se ka qesen plot,
Kur Vjollc’ e vafër kokën var mënjanë. -315-

-312- Lakmim’ i Trupit ngjan me qen të lik,


Që leh pa funt e gjumin na e fik:
A dini pse Zambakun dhe Selvinë Si dhelpër shket, si ljepur fle syhapur,
I quajmë symbole për Lirinë? Na çjerr, na copëton si ujk armik.
Kjo një qint duar ka, po s’vret e s’vjeth,
Ay me dhjetë gjuhë, s’e kafshon njerinë. -316-

-313- Në leqet e ambicjes mos u zir,


Nga thonjt’ e avaricjes mos u çirr;
Më mirë bukëthat’ e rrobëçquer I mprehtë zjarr, rrëke i shpejt’ u prir,
Me ujë rro, i lirë, poçethyer, Si pluhër n’erë mos u drith, u tir.
Se sa tiran prej skllevësh gjakpërlyer
A skllaf në zgjedhë shtypëse mbërthyer. -317-

-314- Sa kohë nerva, gjallësi gëzoni


Me burrëri dhe dinjitet qëndroni:
Mos e përdor për shtypje sqojtësinë, Përballni dhe armiq si Rustem Zalli,
Mbaj veten, zotëro me fre mërinë: Nga miq si Taj dhurata mos pranoni.
Në daç të shkosh në Paqen e përfuntme,
Goditje prit, po mos godit njerinë. -318-
Harxhova jetën kot nëpër këneta O Vajzë, sillmë Ver’ e lagm’ e puthmë,
Dhe asnjë pikë lumërie s’gjeta: Dhe prapë nem gëzimn’ e djalërisë.
Tani kam frikë se u mplaka, shkonj,
E s’provonj dot si duhet rrojtur jeta. -322-

-319- O Hën’ e shpirtit tim e pavenitur,


Ja, Hën’ e Qiellit del nga ret’ e ndritur:
Ah, nesër Botën plot shamat’ e lashë, Sa her
Nga qindra xhevahire njëz’ i dhashë:
Pa folur kanë mbetur qindra fjalë,
Se nuk’ i merrte vesh kjo Bot’ e trashë.

-320-

Ah, nesër ndahem mga e murmja Botë


Ku shkova një Jetesë krejt të Kotë;
Asnjë s’kam zgjidhur prej Enigmave;
Dyshimi më ka shtypur nënë rrotë.

-321-

Ah, nesër Fati do të na gremisë


Dhe çdukemi nga Kopsht’ i Dashurisë:

You might also like