You are on page 1of 28

POTENCIALI MEMBRANOR

 Me potencial membranor kuptojmë diferencën në


numrin e kationeve dhe anioneve në të dy anët e
membranës,midis LBQ dhe LJQ.
a) Kur ngarkesat negative dhe pozitive në të dyja
anët e membranës janë të barabarta ,nuk ka
potencial membranor.(pika a te figura)
b) Kur ngarkesat e kundërta ndahen në të dy anët
e membranës ,ka potencial membranor.(pika b
te figura)
 Sa më I madh numri I ngarkesave në të dy anët e
membranës,aq më I madh potenciali.
 Potenciali membranor përcaktohet nga diferenca në
shpërndarje dhe përshkrueshmëri e Na,K dhe anioneve të
mëdha brëndaqelizore.Jonet e tjera janë të papërfillshme.
 Na * ka përqëndrimin më të madh jashtëqelizor ndërsa K*
dhe anionet kanë përqëndrimin më të madh brëndaqelizor
duke qënë se membrana është e papërshkrueshmë për
anionet ndërsa për K membrana zotëron kanale specifike
duke e rritur përshkrueshmerinë e saj për K 50-70 herë më
shumë se për Na.
 Pompa Na.-K ATP azë mban këtë diferencë përqëndrimesh.
FORCAT QË VEPROJNË NË MEMBRANËN
PLAZMATIKE

1. Efekti pompës Na-K


 Gjeneron 20% të potencialit membranor duke
pompuar 3 Na jashtë e duke futur 2 K brënda
që do të thotë më shumë jone dalin jashtë se
brënda.
 80% e potencialit membranor gjenerohet nga
difuzioni pasiv i K dhe Na drejt gradientit të
përqëndrimit.
2. EFEKTI LËVIZJES VETËM TË K
 Meqënëse membrana është e përshkrueshmë për
K, ky jon lëviz nga LBQ drejt LJQ dhe bashkë me
të lëvizin dhe ngarkesa të tjera pozitive,ndërkohe
mjedisi BQ bëhët më negativ duke qënë se
mbeten më shumë A- (aninone) pas daljes së K.
 Sa më shumë K të dalë jashtë në sajë të
gradientit të përqëndrimit,gradienti elektrik I
kundërt me të do të bëhët gjitnjë e më I mah
sepse membrana jashtë do të bëhët pozitive
ndërsa brënda ngelet negative.
 Kur këto dy forca të barazohen nuk do të ketë më
lëvizje të K.Potenciali do të ishte në gjëndje
ekuilibri-do të quhet Potencial ekuilibri për K
(EK)
 Potenciali ekuilibrit për K është gjithnjë
negativ ne vlerën – 90 mV(shenja – e vlerës
tregon mbizotërimin e ngarkesave në anën
e brëndshme të membranës)
3.EFEKTI I LËVIZJES VETËM TË NA
 Gradienti I përqëndrimit të Na e lëviz këtë jon
nga LJQ drejt atij BQ ( e kundërta e K),duke
rritur ngarkesat pozitive brënda membanës
kështu mbeten më tëpër ngarkesa negative
jashtë membranës,kryesisht në formën e Cl (e
njëjta situatë si me K)
 Difuzioni neto brënda do të vazhdojë deri sa të
vendoset Potenciali I ekuilibrit per Na (ENa)
që është në vlerën +60 mV (duke qënë se brënda
në qelizë ka më shume ngarkesa pozitive nga
influksi I Na)
NERVI DHE MUSKULI JANË INDE TË
EKSITUESHME
 Qelizat nervore dhe muskulore kanë vecori ti nënshtrohen
ndryshimeve të shpëjta dhe të përkohshme të potencialit
membanor.
 Këto lëvizje të potencialit që shërbejnë si sinjal elektrik
paraqiten në dy forma;
1. Potencial I shkallëzuar(I vogël,lokal),që shërben si
sinjal në distancë të shkurtër.
2. Potencial Veprimi që sinjalizon në distancë të gjatë.
 Nervi dhe muskuli janë quajtur qeliza të eksitueshme
sepse në se nxiten janë të afta të prodhojnë sinjale
elektrike.
 Potenciali membranor konstant që ekziston kur një
qelizë e një indi të nxitshëm nuk shfaq ndryshim të
shejtë të potencialit,do të quhet Potencial Qetësie
(dhe pse vazhdimist ka rrjedhje të joneve)
POTENCIALI I SHKALLËZUAR
 Potenciali shkallëzuar është një ndryshim lokal I
potencialit membranor që shfaqet në shkallë të ndryshme
të madhësisë së fuqisë psh. Nga -70mV në -60mV (10 mV
shkalla e ndryshimit të potencialit ose nga -70mV në -
50mV (20 mV shkalla e ndryshimit të potencialit)
 Madhësia e ndryshimit të potencialit lidhet me madhësinë
e shkakut që e ka shkaktuar këtë ndryshim të potencialit.
 Kur potenciali I shkallëzuar ndodh lokalisht në
mëmbranën e qelizës nervore dhe muskulore,do të ketë
nje diferencë potenciali në këtë zonë ndërsa pjesa
tjetër e indit është ende në potencial qetësie.
 Korrentet në mënyrë pasive përhapen midis zonës që ka
pësuar ndryshim dhe zonës ngjitur me të në qetësi,brënda
dhe jashtë membranës.
POTENCIALI SHKALLEZUAR SHUHET NË
NJË DISTANCË TË SHKURTËR
 Si ne fig.korrenti do të
përhapet në të dyja anët midis
zonës aktive dhe asaj në qetësi
gjitur me të.Drejtimi përhapjes
është prej ngarkesave (+) drejt
atyre( -).
 Mqs korrenti prej rajonit të
aktivizuar rjedh për në LJQ
madhësia e Potencialit të
shkallëzuar fillon të humbasë
duke u larguar nga zona aktive
fillestare.
 Shpejtësia e përhapjes së PSH
është në mënyre dekremente(
duke u zvogëluar)
 Këto korentë shuhën shpejt me
largimin nga siti fillestar
prandaj shërbejnë si sinjal në
distancë të shkurtër.
POTENCIALI I SHKALLËZUAR
 Trasmetimi sinjalizues në distancë të shkurtër
nuk është pa vlerë në organizëm,ai ka rëndësi
kritike për trupin në këto raste:
1. Potenciali postsinaptik
2. Poenciali receptor
3. Potenciali pllakës fundore(sinapsi
neuromuskular)
4. Potenciali I valëve të ngadalshmë (muskulatura
e zorrëve)
POTENCIALI I VEPRIMIT
 është potenciali membranor i kundërt me atë të
qetësisë si rezultat i ndryshimeve të shpejta në
përshkrueshmërinë e membranës.
 Ndryshe nga potenciali i shkallëzuar ai ruan të
njëjtën forcë kur largohet nga siti fillestar.
 Përhapet gjatë gjithë membranës pa humbje.

 Për të kuptuar gjithë proceset që ndodhin në


potencialin e veprimit është e nevojshme të
familjarizohemi me termat që do të përdorim në
vazhdim.
TERMA
 Polarizim-membrana ka potencial për shkak të
ndarjes së ngarkesave të kundërta.
 Depolarizim-potenciali membranor është I
reduktuar në krahasim me atë të qetësisë,duke
zbritur deri ne 0 mV.
 Hiperpolarizim-potenciali është më I madh se
potenciali I qetësisë.
 Repolarizim-membrana kthehet drejt gjëndjes
fillestare(potenciali I qetësisë) pasi është
depolarizuar.
NGJARJET QË NDODHIN NË POTENCIALIN E
VEPRIMIT.
1. Dihet qe potenciali membranor I qetësisë në një qelizë tipike
nervore është –70 mV.
2. Që të ndodhë potenciali I veprimit duhet një ngjarje
nxitëse që do te cojë ne depolarizim te membranës.
3. Ky depolarizim ecën ngadalë deri sa arrin një nivel kritik të
quajtur pragu I potencialit dhe që I korrenspondon -50
deri -55 mV. ( pra nga-70 mV që është PQ ngjitet deri -50,-
55mV).
4. Në këtë nivel pragu depolarizimi shpërthen dhe regjistrimi
potencialit tregon nje defleksion sipër drejt +30
mV.(hiperpolarizim)
5. Po kështu me shpejtësi potenciali kthehet në gjëndjen e
qetësise ndërsa membrana repolarizohet.
 Të treja këto ngjarje: Ndryshimi I shpejtë I potencialit
prej pragut,përmbysja e ngarkesës(nga -70 në +30 mN)
dhe kthimi në gjëndjen e qetësisë përbjëjnë
Potencialin e Veprimit.
NGJARJET QË NDODHIN NË POTENCIALIN E
VEPRIMIT NE MËNYRË SKEMATIKE.
NGJARJET NË POTENCIALIN E VEPRIMIT
 Gjatë potencialit të veprimit ndodhin ndryshime të
konsiderueshme në përshkrueshmërinë e membranës per
Na dhe K.( K jep kontribut shumë të rëndësishëm në PM të
qetësisë pasi membrana është më e përshkrueshme për K)
 Kanalet membranore kanë porta të cilat hapen dhe
mbyllen në varësi të rrethanave,
 Kanalet përbëhen nga proteina që I përshkrojnë gjithë
trashësinë e membranës,ndryshimi I formës së proteinave
bllokon ose lejon kalimin nëpër kanale.Kanalet paraqiten
në tre gjëndje:
1. Porta të mbyllura të afta për tu hapur.
2. Porta të hapura.
3. Porta të mbyllura të paafta për tu hapur.
KLASIFIKIMI I KANALEVE TË K
 Në varësi të nxitësve që shkaktojnë ndryshime të
konformacionit të kemi këto lloje kanalesh:
1. Kanale me porta voltazhi (happen/mbyllen
për tiu përgjigjur ndryshimeve te potencialit
membranor) fig (b)
2. Kanale me porta mesazherësh kimikë(
hapen/mbyllen në përgjigje të nje
neurotransmetuesi jashtëqelizor) fig(c)
3. Kanale me porta mekanike(happen/mbyllen
në përgjigje të nje molekule specifike)fig (d)
FIG B,C,D
NGARJET NE POTENCIALIN E VEPRIMIT
NGARJET NE POTENCIALIN E VEPRIMIT
 Le ti marrim me radhë ngjarjet e paraqitura në grafikun
më sipër.
 Në potencialin e qetësisë -70mV deri -90mV, shumë kanale
të K janë të hapura ndërsa shumica e kanaleve të Na janë
të mbyllura (membrana është shumë më e përshkrueshme
për K)
 Me fillimin e depolarizimit pas një ngjarjeje nxitëse fillojnë
të happen gjithnjë ë më shumë kanalet e Na dhe Na fillon
të hyjë në qelizë (ju lutem ndiqni me kujdes grafikun më
sipër-)
 Gradienti përqëndrimit si dhe ai elektrik favorizojnë hyrjen
e Na në qelizë.i cili ka ngarkesë pozitive,gjë që e
depolarizon edhe më shumë membranën.
NGARJET NE POTENCIALIN E VEPRIMIT
 Në potencialin e pragut shpërthen një rritje e
përshkrueshmërisë për Na(Pna),membrana bëhet
shum më e përshkrueshme për Na se për K.
 Ndërsa potenciali ulet progresivisht hapen
akoma më shumë kanalet e Na deri sa shkon ne
+30 mV
 Në këtë moment fillojnë të mbyllen kanalet e Na
duke u thyer në gjendje të inaktivizuar,nuk hyjnë
më qeiza të Na(
 Në të njëjtën kohë më inaktivizimin e kanaleve të
Na fillon rritet përshkrueshmëria për K
NGARJET NE POTENCIALIN E VEPRIMIT
 Kur potenciali arrin nivelin e pragut ndodhin tre ngjarje:
1. Hapja e vrullshme e kanaleve të Na
2. Mbyllja e ngadalshme e kanaleve të Na(për të ndaluar
rritjen e mëtejshmë të potencialit)
3. Hapja e ngadalshme e kanaleve të K,për tu rikthyer në
vlerat e qetësisë.
 Lëvizja e K me shpejtësi jashtë rivendos negativitetin e
qetësisë brënda qelizës dhe rikthen potencialin e qetësisë.
 Kështu faza ngjitëse e potencialit të veprimit ka të bëjë
me influksin e Na dhe faza zbritëse ka të bëjë me efluksin
eK
NGARJET NE POTENCIALIN E VEPRIMIT
NGARJET NE POTENCIALIN E VEPRIMIT
 Pompa Na-K vendos gradientët e përqëndrimit që
kanë ndryshuar gjatë potencialit të veprimit,pas
rivendosjes së potencialit membranor të qetësisë
shpërndarja e joneve është e crregulluar.Pompës
Na-K I duhet punë për të rivendosur gjëndjen
jonike të mëparshme.
 Potenciali I veprimit përhapet në të gjithë
membranën qelizore nëërmjet mekanizmave
special edhe nga një qelizë në tjetrën.
FALEMINDERIT
PUNOI:INVA ZOTAJ

You might also like