You are on page 1of 1

Xhesika Zëra 23.05.

2022
Detyrë Portofoli 1

Ese Argumentuese

Tema: “Alpet kanë/nuk kanë mundesi të zhvillohen”

Alpet jane nje thesar i çmuar i Shqipërisë. Të ndodhura në veri të vendit duket sikur
ato fshihen por në fakt ato janë te izoluara prandaj duhen ndertuar më shumë rrugë.
Për mendimin tim alpet kanë mundësi zhvillimi ndonëse të mëdha ose dhe të vogla.
Si vjen kjo?
Alpet të përbëra kryesisht nga gëlqerore ofrojne minerale të shumta që mund të
shfrytezohen nga njerëz të duhur. Turzmi në alpe, në qoftë se i kushtohet kujdesi dhe
menaxhimi i duhur, do të jetë nje nga atraksionet më kryesore të Shqipërisë. Kjo gjë
vihet re dhe ne kohët e sotme ku alpet tërheqin shumë turistë me anë të relievit me
bukurinë mahnitëse e të rrallë ku mund te përmend Malesinë e Madhe, Thethin,
Luginat e Shalës dhe Valbonës, Malesinë e Gashit e shumë të tjera të cilat i lënë
vizitorët gojë-hapur dhe përveç ksaj mund të zhvillohen plot aktivitete sportive ku
kryesori është ski.
Klima nuk e favorizon për verën por gjatë dimrit klima i karakterizon ato, edhe pse
me ngrica të shumta. Pra të gjitha faktet më lart mund ti sjellin zhvillim të mëtejshem
turizmit ne alpe dhe këeshtu me kalimin e kohes alpet do dalin nga prapambetja.
Liqenet e lumenjtë e shumtë për ate zonë janë më se te mjaftueshëm për vlerat
turistike që mbartin. Në alpe përballemi me larmi të theksuar, pasuri ujore, pyjore e
lloje drunjsh, mjedis e klimë të pastër e peisazhe që siç e përmenda mundësojne
zhvillim turizmi por edhe të ekonomisë si asaj pyjore, blegtorisë dhe bletarisë si dhe
nje përfitim të energjisë. Në qoftë se ka një potencial që ndihmon zhvillimin kryesisht
është turizmi.
Nga ana tjetër gjithashtu kjo pozitë gjeografike i bën të vështira për tu arritur. Alpet
nuk shfrytezohen e nuk u njihen vlerat kudo pasi të gjithë janë te përqendruar në
rajonin perëndimor dhe mendojnë se përfitimi lryesor vjen nga ai por në fakt alpet
mund të jene mjaft te zhvilluara si rajoni perëndimor duke u bazuar në vlerat qe
kanë. Kjo mendoj se është një arsye që ato ndoshta nuk zhvillohen. Për këtë njerzit
duhet të shohin anën me pozitive e praktike te rajonit e të kuptojme rëndesinë e
atyre që kemi përballe. Mos harrojmë se janë vende si kto që përbejnë një shtet sa
më te zhvilluar.

You might also like