You are on page 1of 2

PANAIRI KOSOVA

IDE dhe INOVACION


1 – 5 Maj 2024 Pallati i Rinisë dhe Sporteve,
Prishtinë

Ekspozim: I produkteve, shërbimeve dhe ideve tuaja në një ambient të përshtatshëm me ngjarje të
shumta në qendër të Prishtinës.

Sponsorim: I panairit në tërësi ju mundëson një publicitet dhe qasje të një audience të gjerë të
vizitorëve direkt në panair ose online në internet dhe media tjera komunikimi.

Gara e ideve: Grupet e të rinjve do të garojnë me ide të ndryshme në fushat e përcaktuara. Ju mund të
bëheni Mentor ose Sponsor i një grupi garues ose të merrni pjesë në garë me ekipin tuaj.

Sponsor i ekipeve garuese: Ju mund të mbështetni një ekipe garuese të shkollave të mesme ose të larta
nga Kosova ose vendet tjera. Garat do të transmetohen live në internet dhe mediat tjera komunikimi.

Fushat e parapara për gara dhe ekspozim janë:

1. Inteligjenca Artificiale

2. Printim 3D

3. Makineri CNC, robotikë dhe automatizim

4. Teknologjia BlockChain

5. Ide për krijimin e ndërmarrjeve StartUp me përparësi të punësimit të rinjve dhe femrave

6. Internet of Things, Smart Home

7. Automatizimi në bujqësi

8. Ide për ruajtjen e mjedisit, riciklim dhe ekonomia cirkulare

9. Teknologjia e droneve

10. Ide me imagjinatë pa kufi

Organizatorët dhe sponsorët do të financojnë realizimin e prototipave dhe modeleve prezantuese.


Garuesit do të vlerësohen:

50% nga një komision i përbërë nga njerëz eminent të arsimit, shkencës dhe teknologjisë.
25% nga vizitorët në panair
25% nga votimi online përmes internetit

Tribuna: E prezantimeve dhe diskutimeve do të jetë aktive gjatë gjithë kohës së manifestimit dhe në të
do të marrin pjesë individë dhe grupe të ndryshme ku do të shpalosin idetë dhe vizionet e tyre
audiencës së gjerë.

Organizatorët:

Panairi Kosova shpk , Prishtinë

Ai Kosova shpk , Prishtinë

Studio Nr3 shpk , Tiranë

You might also like