You are on page 1of 2

Strategjitë e të folurit dhe të dëgjuarit

Qëllimet e të folurit:
 për të informuar dikë;
 për të shprehur emocione;
 për të dhënë urdhra e udhëzime ose për të sugjeruar sjellje;
 për të shprehur e mbështetur pikëpamjet;
 për të bindur.

Tiparet e një folësi të mirë:


- Di të kontrollojë mirë emocionet në të folur.
- Di të flasë në “çastin e duhur”.
- Kupton interesin e dëgjuesve.
- Kuptohet nga ata që e dëgjojnë.
- Përmbush qëllimin e të folurit.

Qëllimet e të dëgjuarit:
- të qartësosh qëllimin e dëgjimit;
- të përgatitesh për atë që do të dëgjosh;
- të jesh i vëmendshëm për atë që dëgjon;
- të jesh i vëmendshëm për të kuptuar;
- të përvetësosh atë që dëgjon.

Një dëgjues i mirë:


- dëshiron të dëgjojë;
- kushton vëmendje të madhe;
-mban mend.
Teksti për t’u dëgjuar Qëllimi i të dëgjuarit
Një leksion historie Informim
Një kurs mbi përdorimin e kompjuterit Praktikim
Një përrallë Argëtim
Tregim për një udhëtim Kuriozitet
Radiokronika e një ndeshjeje futbolli Emocion, informim
Një konferencë mbi energjinë diellore Informacion
Horoskopi Parashikim
Një debat mbi SIDA-n Informim - pozicionim/ qëndrim
Emisioni i lajmeve në radio, i orës 7:30 Informim

Emisioni Cili dëshiron ta dëgjojë Qëllimi i të dëgjuarit


Nga njëra ndeshje në tjetrën Tifozët Të njohin rezultatet
Pentagram fëmijëror Fëmijët Të argëtohen
Një këngë për ty Dashamirës muzike Të argëtohet
Renditja muzikore Të rinjtë Kurioziteti
Realitet ekonomik Të interesuarit rreth ekonomisë Të analizojnë
Teatri në mikrofon Artdashësit Të marrin emocion
Moti sot dhe nesër Pushuesit Të parashikojnë
Lajmet Mosha e tretë Të informohet
Mesazhe zemre Të dashuruarit Të përjetojnë ndjesi

You might also like