You are on page 1of 4

Zoti Granit!

Ju keni qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të specialistëve

suedezë që ngiten Kombinatin e Mjeksit. E ndjenit si i ndiqte ata sigurimi i
shtetit?
Unë kam qenë njëri nga bashkëpunëtorët, nuk mund të them se kam qenë
bashkëpunëtori më i afërt i inxhinierëve dhe teknologëve suedezë dhe që konstruktuan
Mjeksin. Profesioni, gjuha, por sidomos njohja me një pjesë të tyre gjatë kohës kur u
trajnuam në Suedi, më krijuan mundësinë të qëndroj gjatë e të konsultohem hap pas
hap me ta. Me plot gojën mund të them se u krijua një shoqëri e sinqertë, ku përveç
çështjeve të punës bisedonim dhe për shumëçka tjetër, kuptohet brenda kufizimeve të
një ballafaqimi me të huaj që vinin nga Perëndimi. E vërteta është se ata e ndjenin që i
gjurmonte policia e fshehtë, por nuk merakoseshin. Ndërkohë ne të tjerët që punonim
me ta e përjetonim si diçka delikate, për të cilën rezervoheshim të flisnim…
Pra, shërbimi nuk vigjilonte sigurinë e objektit dhe teknologjisë, por
marrëdhëniet intime të specialistëve suedezë…
Ky ishte dhe paradoksi më i madh në atë kohë paradoksesh. Njerëz pa identitet
raportonin deri në majën e shërbimit të fshehtë me kë ata bisedonin, çfarë lexonin e
me kë shoqëroheshin, çfarë raporte kishin me femrat e çfarë preferonin në kohën e
lire. Mbaj mend një skandal të atyre ditëve kur një ndërhyrje vulgare e zyrtarëve të
sigurimit shkatërroi jetën e një familje të mrekullueshme…
Dhe erdhi një ditë që regjimi ua numëroi në sy të gjitha këto dhe i largoi si të
padëshirueshëm…
Prapsi më të madhe nga kjo nuk kisha dëgjuar deri atëherë, por nuk dija si të veproja
se reagimi më i parë më çonte direkt në Burrel a Spaç. Ata më të mirët në botë për
teknologjinë e eksplozivëve që ngritën një gjigant në tërë në Shqipëri, duhej të iknin si
sabotatorë dhe agjent…
Kishte mbaruar konstruktimi i Mjeksit kur u larguan specialistët suedezë, më
saktë kishte filluar nga prodhimi i eksploziveve…
Ata i larguan kur punimet në kombinat ishin drejt fundit, për të mos thënë se kishin
mbaruar. Bile nga impiante të caktuara kishte filluar dhe prodhimi. Megjithatë,
ekspertiza e tyre duhej dhe në vijim se kishim të bënim me procese shumë të
rrezikshme e delikate. Pra, sipas nesh, kontributi i tyre ishte i domosdoshëm edhe për
disa kohë, por kush na pyeti. Në atë valë pështjellimi dilnin dita-ditës të panjohura e
procese që nuk shkonin sipas instruksioneve dhe të dhënave shkencore të katalogëve.
Të paktën sa isha unë aty me grupin e specialistëve bëmë çfarë është e mundur për të
shmangur rreziqet që përball hap pas hapi kjo teknologji. Dhe deri diku ia dolëm.
Kombinati filloi prodhimin e eksplozivëve që ishin shumë të kërkuara në tregun
ndërkombëtar. Filluam ndërkaq dhe eksportet…
Pra, largimi i suedezëve nuk krijoi ndonjë shqetësim për funksionimin e
Kombinatit…
Fakti se kombinati filloi nga prodhimi nuk do të thoshte se gjithçka ishte OK.
Ekspertiza e teknologëve suedezë ishte e domosdoshme për ecurinë e proceseve
komplekse të Kombinatit. Ata që urdhëruan largimin e tyre nuk kishin dijeni fare rreth
teknologjisë që u montua aty dhe veçorinë e produkteve që dilnin nga Mjeksi. E
vërteta është se largimi i tyre përdhunshëm solli probleme jo vetëm në funksionimin
normal të proceseve teknologjike në kombinat, por dhe premisa për ngjarje të
jashtëzakonshme…
Kur thoni premisa për ngjarje të jashtëzakonshme, çfarë keni parasysh?
Në fakt, teknologji të tilla kur nuk funksionojnë sipas rregullave shkencore sjellin
pështjellime, madje dhe shpërthime vrastare, siç ka pasur raste në portin e Libisë dhe
në një qytetet të Spanjës, ku janë shfarosur me dhjetëra e qindra objekte e pallate dhe
kanë vdekur me qindra njerëz. Diçka e tillë desh na ndodhi dhe ne me një sasi të
madhe ekzotoli, një lloj eksplozivi ky i cilësive shumë të larta. Një pakujdesi në
menaxhim e prodhimit të tij, mund të hidhte në erë gjithë qytetin e Elbasanit.
Ndërhyrja në çastet e fundit shmangu një tragjedi të paimagjinueshme…
Pra, një moment Elbasani ka qenë i rrezikuar nga një shpërthimin që do
shfaroste tërë qytetin…
Në çastet e fundit është bërë ndërhyrja me urdhër të Kryeministrit që shmangu
tragjedinë dhe shpëtoi Elbasanin…
Nga mungesa e kontrollit dhe mosndjekja e përpiktë e instruksioneve përkatëse, kishte
ndodhur që në një depozitë të vetme të përqendrohej një sasi prej 300 tonë ekzotol.
Pra, një mal eksploziv që mund të shpërthente nga çasti në çast. Ishte kjo periudha kur
unë kisha ikur nga Mjeksi dhe punoja në Institutin gjashtë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në fakt, rikthehesha herë pas here dhe në Mjeks.
Një ditë të bukur më kërkoi një tregtar çek që kishte ardhur për të importuar një sasi
ekzotoli. Ai u bë shkak që unë të shkoja në Kombinat. Aty konstatova çmendurinë me
mënyrën si ishte magazinuar gjithë ajo sasi ekzotoli në kundërshtim flagrant me
kërkesat teknologjike. Dhe aty për aty me duart në kokë dhashë alarmin. Mbaj mend
që ato çaste kam takuar në rrugë gazetarin Fahri Balliu dhe i kam thënë për rrezikun
që paraqet për Elbasanin.
Çfarë thua, ia bëri ai, mos je çmendur. Jo, jo, i thashë po më ndihmo të kontaktoj sa
më parë me Kryeministrin për të shmangur këtë rrezik të madh. I tronditur Fahriu më
pyeti dhe një herë se cila pjesë e qytetit ishte më e rrezikuar. I tërë qyteti, i thashë, ka
mbi krye një bombë bërthamore. Obobo, ia bëri, duke kujtuar që kishte dhe shtëpinë
në Elbasan. Ashtu siç ishte i tronditur Fahriu e transmetoi lajmin te Kryeministri që
operoi menjëherë duke shmangur një tragjedi të padëgjuar…

A keni pasur raste t’i takoni më vonë inxhinierët suedezë që bënë kombinatin e
Mjeksit?
Pas asaj rrëmuje që ndodhi me largimin e tyre, nuk kam pasur raste të takohem me ta,
me përjashtim të ndonjërit që e kam takuar rastësisht. Dhe kam folur me të gjëra e
gjatë, edhe për ato që kufizohesha atëherë për arsye që dihen. I kam treguar dhe për
ngjarjen me sasinë e ekzotolit që rrezikonte Elbasanin. Ai sa më dëgjoi vuri duart në
kohë dhe aty për aty shqiptoi vetëm dy fjalë: U ka ruajtur zoti! Çudia e tij ishte e
madhe, aq sa harroi të më fliste për përjetimet pas atij largimi brutal e të dhunshëm…
Me një fjalë pas asaj që ndodhi me largimin e tyre nuk keni pasur më kontakte..
Kam pasur një kontakt me njërin prej tyre në zyrën e Ilir Hoxhës, djalit të Enverit që
ishte drejtor i Institutit numër 6. Bugberker e quanin, ishte një nga ekspertët me
pozicionin më të rëndësishëm në hierarkinë e stafit të teknologjisë së eksploziveve të
Suedisë. Ai erdhi aty kur unë po bisedoja për diçka me Ilirin. Përshëndetje zoti Granit,
mu drejtua pa u përshëndetur akoma me drejtorin që rrinte në krye të tavolinës. Kjo i
bëri përshtypje Ilirit dhe i tha mysafirit që ndjehej mirë që njihej me mua, një nga
ekspertët më të njohur të fushës. Aty pastaj qëndruam gjatë duke folur për projektin
më të ri që kishte nisur për ngritjen e një uzine për predha në zonën e Pëllumbasit në
Tiranë…
Dhe një pyetje të fundit zoti Granit, cili ishte interesi i ekonomisë nga eksporti i
produkteve të Mjeksit?
Nuk bëhet fjalë për një fitim të madh para atij investimi disa miliona dollarësh.
Eksportet i bënim gati në kosto. Mbaj mend që kur u fut dollari në tregun shqiptar,
unë bërë një përllogaritje të çmimeve kundrejt valutës. Aty konstatova se “Makina-
Eksport” i kishte shitur gjatë tërë kohës eksplozivet TNT 800 dollarë për ton,
ndërkohë që Suedia eksportonte këto lloj produktesh me 1200 dollarë për ton.
Mungesa e leverdisë u bë shkas ta mbyllim prodhimin dhe eksportin e tyre. Prej andej
filluam eksportet me të baruteve me Kroacinë me çmimin 1200 dollarë për ton

You might also like