You are on page 1of 4

ÇELËSI I ZGJIDHJES

TEZA 11 – E DREJTË PENALE

Përgjigjet:
1. Po/Jo (1 pikë secila pyetje). Shënoni me shenjën ( +) pohimin dhe , shenjën (-) mohimin.
Gjithsej 10 pikë.

a. A ndikohet gjykata në çastin e caktimit të dënimit penal ndaj të pandehurit nga vendi
ku është kryer vepra penale? +
b. A ndalon ligji ynë penal që pjestari i organizatës kriminale të përjashtohet tërësisht nga
dënimi penal? +
c. A urdhërohet nga gjykata që i pandehuri të mos drejtojë automjete, neni 37 I Kodit
Penal, sepse ajo çmon se ai, pasi ka kryer një vjedhje, ky dënim plotësues do të ketë
efekt parandalues? +
d. A përmban neni 82 i Kodit Penal, “vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë
psikike” elementin “kohë”? +
e. A është i qenësishëm për gjykatën identifikimi i motivit që ka shtyrë autorin e veprës
penale kur ai kryen vrasje me paramendim? –
f. A është pjesë përbërëse e nenit 7/a Juridiksioni Universal, korrupsioni aktiv i
nëpunësve të huaj, neni 244/a të Kodit Penal? –
g. A konsiderohet pjesë përbërëse e veprës penale të korrupsionit aktiv i personave që
ushtrojnë funksione publike, neni 244 Kodit Penal, përfitimi jomaterial? +
h. A ka përgjegjësi penale avokati që nuk kallëzon një krim që do të kryhet në të ardhmen
nga klienti i tij dhe që ka marrë dijeni nga shërbimi informues i zyrës së tij? –
i. A ka përgjegjësi penale motra e një autori vepre penale nëse ajo strehon atë pasika
kryer një krim me qëllim që ti shpëtojë kërkimit apo arrestimit nga policia? –
j. A do të konsiderohet vepër penale e vjedhjes rasti kur i pandehuri ka vjedhur një send,
jo nga pronari apo poseduesi i ligjshëm, por nga një person që më parë e kish vjedhur
atë? +

Bëni krahasimin
2. Të përbashkëtat dhe dallimet që përmbajnë konceptet e “dashjes së drejtpërdrejtë” dhe
“dashjes së tërthortë”.
Faji është një nga elementet e veprës penale. Quhet me faj personi që kryen veprën penale me
dashje ose nga pakujdesia. Në të gjitha rastet kur vepra penale kryhet me dashje autori i saj
konsiderohet penalisht përgjegjës. Në të drejtën penale “dashja” si element i anës subjektive
konsiderohet forma më e rëndë dhe më e zakonshme e fajit.
Dashje e drejtëpërdrejtë (Dolus Directus).
Vepra penale kryhet me dashje të drejtpërdrejtë në ato raste kur personi parashikon pasojat e
veprës penale dhe i dëshiron ardhjen e tyre. Parashikimi i pasojave të veprës penale nga autori
përfaqëson elementin intelektual të “dashjes së drejtpërdrejtë”. Parashikimi i pasojave nuk
është elementi i vetëm dhe mjaftueshëm që vepra penale të kryehet në këtë formë.
Përveç parashikimit të pasojave, autori duhet të dëshirojë edhe ardhjen e tyre. Dëshira e
ardhjes së pasojës së veprës penale prej autorit, përfaqëson elementin e dytë të dashjes së
drejtëpërdrejtë që është elementi volitiv.
Në dashjen e drejtpërdrejtë në të gjitha rastet gjenden të pranishme elementi intelektual i
parashikimit të pasojave dhe elementi volitiv i dëshirës së autorit për ardhjen e këtyre pasojave.
1
Dashja e tërthortë (Dolus indirectus).
Dashja e tërthorë i referohet rasteve kur autori megjithëse parashikon ardhjen e pasojave të
veprës penale, nuk e dëshiron atë, por me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre. Edhe në rastin e
përkufizimit ligjor të dashjes së tërthortë dalin sërish në pah dy element përbërës të saj.
Elementi i parë në këtë rast është elementi intelektual. Autori është i vetëdijshëm se nga
veprimi i tij shkakohet pasoja e veprës penale. Në këtë rast autori parashikon karakterin
shoqërisht të rrezikshëm të veprimeve ose mosveprimeve të tij, duke përfshirë edhe pasojat e
veprës penale. Parashikueshmëria e pasojës së veprës penale përbën elementin intelektual tek
dashja e tërthortë.
Elementi volitiv tek dashja e tërthortë identifikohet me situatën kur autori nuk e dëshiron
ardhjen e pasojës së veprës penale të parashikuar prej tij por me ndërgjegje lejon ardhjen e
kësaj pasoje. Autori në këtë rast nuk është se e drejton veprimin e tij ndaj kësaj pasoje, por ai e
lejon dhe pajtohet me ardhjen e saj duke e pranuar atë si pasojë dytësore ose plotësuese e
veprimit të tij. Në rastin e dashjes së tërthortë autori parashikon mundësinë e ardhjes së pasojës
së veprës penale dhe ai është i ndërgjegjshëm se veprimi i tij përmban një dozë më të madhe
rreziku dhe nëse ai pajtohet me rrezikun dhe pasojën indirekte të veprimit të tij, atëhere ai
konsiderohet se veprën penale e ka kryer në formën e dashjes së tërthortë.
Të përbashkëtat e “dashjes së drejtpërdrejtë” me “dashjen e tërthortë”.
Të dy format e dashjes kanë si element të përbashkët elementin intelektual që është
parashikimi i ardhjes së pasojës së veprës penale. Në të dyja forma e dashjes autori i
parashikon pasojat e veprës penale.
Dallimi midis “dashjes së drejtpërdrejtë” me “dashjen e tërthortë”.
Së pari në ndryshim nga dashje e drejtpërdrejtë, dashja e tërthortë karakterizohet nga fakti se
tek elementi intelektual personi nuk parashikon domosdoshmërinë e ardhjes së pasojës së
ndaluar, por vetëm mundësinë e ardhjes së saj, për shkak të rrethanave që mund të jenë të
pranishme gjatë kryerjes së veprës penale. Në dashjen e drejtpërdrejtë autori e parashikon
qartësisht dhe pa asnjë mëdyshje ardhjen e pasojës së veprës penale, ndërsa në dashjen e
tërthortë autori parashikon mundësinë e ardhjes së pasojës së padëshiruar prej tij por që me
ndërgjegje ai e lejon që ajo të vijë.
Së dyti në dashjen e tërthortë referuar elementit volitiv në ndryshim nga dashja e drejtpërdrejtë
autorit i mungon dëshira e ardhjes së pasojës së veprës penale, megjithëse ai e ka parashikuar
mundësinë e ardhjes së saj. Në dashjen e tërthortë autori me ndërgjegje lejon ardhjen e pasojës
së veprës penale. Lejimi apo pajtimi me ardhjen e pasojës qëndron në faktin se personi me anë
të vepritarisë së tij kriminale dëshiron të arrijë pasoja të tjera shoqërisht të rrezikshme, por nga
dëshira që ka për të arritur këto pasoja, lejon mundësinë e ardhjes së pasojave të tjera që nuk i
dëshiron.

3. Arsyetoni nëse do të konsideroni si vepra penale që konkurrojnë me njëra – tjetërn,


shpërdorimi i detyrës (neni 248) i Kodit Penal me falsifikimin e dokumentit të kryer nga
personi që ka për detyrë ta lëshojë atë, neni 186 i Kodit Penal, kur fakti penal
përmblidhet në dokumentin e falsifikuar. (10 pikë)
Në këtë rast vepra penale e shpërdorimit të detyrës dhe ajo e fallsifikimit të dokumentave nga
personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin nuk konkurojnë me njëra – tjetrën.
Falsifikimi i dokumentit nga personi që ka për detyrë të lëshojë atë si vepër penale ka elemente
të përbashkët me veprën penale të shpërdorimit të detyrës për shkak të faktit penal që në këtë
rast përmblidhet në veprimin e falsifikimit të dokumentit.
Falsifikimi i dokumentit nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, kur dokumenti
është një akt zyrtar dhe personi që e leshon atë është një funksionar publik, është një formë e
vecantë e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Në këtë rast funksionari publik që është
subjekt i posacëm në kundërshtim me ligjin fallsifikon një dokument zyrtar. Fallsifikimi i
2
dokumentit zyrtar është një rast i mospërmbushjes së rregullt të detyrës nga ana e funksionarit
publik që sjell përfitime të padrejta ose dëmton interesat e shtetit, shtetasve apo personave
juridik. Pra fallsifikimi i dokumentit zyrtar nga ana e funksionarit publik është një rast i
shpërdorimit të detyrës.
Gjithsesi funksionari publik mban përgjegjësi penale vetëm për veprën penale të “Falsifikimit
të dokumenteve” parashikuar nga neni 186 paragrafi i 3 –të i Kodit Penal pasi falsifikimi i
dokumentit sipas kësaj dispozite nga personi që ka për detyrë ligjore ta lëshojë atë
parashikohet nga Kodi Penal si një vepër penale më vete. Vlen të theksojmë se vepra penale e
“Shpërdorimit të detyrës” sipas nenit 248 të Kodit Penal quhet e konsumuar në rastet kur
veprimet e autorit nuk përbëjnë vepër tjetër penale të parashikuar nga Kodi Penal ose ligje të
tjera penale. Pra vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës” ka një natyrë subsidare. Në rastin
konkret veprimi i falsifikimit të dokumentit nga funksionari publik që ka për detyrë të lëshojë
aktin zyrtar është një veprë penale konkrete e parashikuar si e tillë nga neni 186 paragrafi i 3 –
të i Kodit Penal.
Referuar rastit të mësipërm vepra penale shpërdorimit të detyrës nuk konkuron me veprën
penale të falsifikimit të dokumentit të kryer nga personi që ka për detyrë ta lëshojë atë. Kur
fakti penal përmblidhet në dokumentin e falsifikuar autori përgjigjet penalisht vetëm për
veprën penale të falsifikimit të dokumentit kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë
dokumentin sipas nenit 186 paragrafi i 3 – të i Kodit Penal.

4. Shpjegoni rëndësinë e elementit “I dënuar më parë” në përmbajtjen e ligjit penal


material shqiptar. Shihni këtë kategori në të gjitha planet dhe efektet që ai sjell si
përkundër dënimit penal ashtu edhe si element i rëndësishëm që kushtëzon dispozitat
e pjesës së Posacme të Kodit Penal. (10 pikë)
Elementi i të qenurit “i dënuar më parë” është një nga rrethanat rënduese që ndikon në
individualizimin e dënimit parashikuar nga neni 50 germa “ç” i Kodit Penal. Sipas kësaj
rrethane kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të kryer më parë ndikon në
rëndimin e llojit dhe masës së dënimit që gjykata vendos për autorin e veprës penale.
Recidivizmi që është rasti i të dënuarit përsëritës në kryerjen e veprave penale, i referohet
kushteve personale të autorit të veprave penale i cili pasi është dënuar për një krim më parë,
kryen një krim tjetër.
Recidivistët që janë personat e përfshirë në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50
germa “ç” i Kodit Penal ndahen në dy lloje;
a. Recidiv të përgjithshëm kur personi ka kryer një krim tjetër të një natyre dhe objekti të
ndryshëm nga krimi i parë.
b. Recidiv specifik kur personi kryen të njëjtin krim me atë për cilin është dënuar më parë.
Në aplikimin e kësaj rrethane renduese nuk mjafton vetëm përsëritja e krimeve të njëjta apo të
ndryshme nga autori i tyre, por kërkohet që gjykata të jetë shprehur për krimin e parë me një
vendim të formës së prerë. Kryerja e veprës se rë pas dënimit të dhënë më parë nga gjykata
tregon për një rrezikshmëri më të lartë për autorin recidiv.
Kjo rrethanë rënduese është parashikuar vetëm për krimet dhe jo për kundërvajtjet penale.
Duke qenë se recidiva bën pjesë tek pasojat e dënimit, dënimi i mëparshëm do të merret në
konsideratë nga gjykata si rrethanë rënduese që ndikon në caktimin e dënimit të ri për autorin
përvec rastit kur autori e ka kryer krimin e dytë pasi ai është rehabilituar.
Në rastin e fundit rehabilitimi i të dënuarit është një element që kushtëzon zbatimin e rrethanës
renduese të të qenurit “i dënuar më parë”, në dhënien e dënimit të ri nga gjykata për autorin e
veprës penale. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal rehabilitimi i të dënuarit është rivendosja e

3
plotë e të drejtave të tij të cenuara nga dënimi pas vuajtjes së tij. Person I rehabilituar quhet
person I padënuar, sikur dënimi të mos ketë ekzistuar asnjëherë.
Për personin e rehabilituar rrethana rënduese e të qenurit “I denuar më parë” nuk gjen zbatim.

5. Germa “i” I nenit 50 të Kodit Penal, rrethanë rënduese, parashikon se “…vepra


penale është kryer duke përdorur armë….”. A do të zbatonit këtë rrethanë rënduese
ndaj një personi që akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje? (10 pikë)
Rrethana rënduese e parashikuar nga germa “i” I nenit 50 të Kodit Penal është një rrethanë që
përfshihet në elementet e anës objektive të veprës penale. Mënyra e kryerjes së veprës penale është
një nga elemente e anës objektive të saj. Në disa raste mënyra përfaqësohet me llojin e mjeteve që
përdor autori në kryerjen e vepës penale.
Në pjesën e posacme të Kodit Penal një pjesë e veprave penale parashikojnë në përmbajtjen e tyre
edhe elementin e përdorimit të armës si mjet që përdor autori në kryerjen e veprës penale. Kur
përdorimi i armës është element i domsodoshëm i anës objektive të veprës penale dhe si e tillë ajo
është përcaktuar në dispozitën konkrete të pjesës së posacme të Kodit Penal, atëherë në këtë rast
rrethana rënduese e parashikuar nga Germa “i” I nenit 50 të Kodit Penal nuk gjen zbatim në
caktimin e të dënimit. Edhe në rastin kur rrethana e përdorimit të armës është element I
domosdoshëm i anës objektive të rrethanës cilësuese të veprës penale, sërish germa “i” i nenit 50
të Kodit Penal nuk gjen zbatim.
Nëse përdorimi i armës nuk është element i domosdoshëm I anës objektive të veprës penale apo
nuk është rrethanë cilësuese e saj, atëherë kjo rrethanë rënduese gjen zbatim dhe gjykata e merr në
konsideratë kur cakton dënimin për autorin e veprës penale.
Në rastin konkret rrethana rënduese “kur vepra penale është kryer duke përdorur armë…” zbatohet
ndaj personit që ka kryer veprën penale të vrasjes sipas germës “i” të nenit 50 të Kodit Penal. Në
veprën penale të vrasjes duke përfshirë të gjitha figurat e kësaj vepre rrethana e përdorimit të
armës në kryerjen e vrasjes nuk është element i domosdoshëm I anës objective të veprës penale të
vrasjes, si dhe nuk është as rrethanë cilësuese e saj.
Personi do të mbajë përgjegjësi penale për veprën penale të vrasjes duke zbatuar rrethanën
rënduese të parashikuar nga neni 50 germa “i” i Kodit Penal. Personi gjithashtu do të mbajë
përgjegjësi penale edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje e cila në këtë rast është një vepër
penale që konkuron me veprën penale të vrasjes.

You might also like