You are on page 1of 11

UNIVERSITETI I ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI”

FAKULTETI EKONOMIK
PROGRAM I INTEGRUAR I CIKLIT TË DYTË TË
STUDIMEVE NË DREJTËSI

DETYRË KURSI
PËR LËNDËN: E DREJTA FINANCIARE

Titulli:
Procedurat e ndjekura nga parlamenti pwr aprovimin e ligjit pwr buxhetin e shtetit pwr
vitin 2024.

Punoi: Pranoi:
Marina Cota Dr.Rezarta Tahiraj

Elbasan, 2024

1
Pwrmbajtja:

Përmbajtja......................................................................................................................................2
Abstrakt (Shqip)............................................................................................................................3
Shkurtime.......................................................................................................................................3
Hyrje...............................................................................................................................................4
KREU I...........................................................................................................................................5
Hartimi dhe pwrmbajtja e projektbuxhetit................................................................................5
1.1.Fazat e miratimit tw projektbuxhetit pwr vitin 2024...........................................................5
1.2.Pwrmbajtja e projektbuxhetit pwr vitin 2024........................................................................6
1.3.Projektligjet qw janw pjesw e paketws fiskale................................................................. 6-7
KREU II..........................................................................................................................................8
Fazat e miratimit tw projektbuxhetit..........................................................................................8
2.1. Miratimi nw parim pwr brojektbuxhetin pwr vitin 2024......................................................8
2.2. Miratimi nen pwr nen dhe nw twrwsi...............................................................................8-9
KREU III......................................................................................................................................10
Pjese e vendimit tw kuvendit tw Shqipwrisw............................................................................10
Konkluzione..................................................................................................................................10
Bibliografia...................................................................................................................................11
Shtojcë...........................................................................................................................................11

2
Abstrakt

Me anw tw kwsaj detyre do tw kuptojmw mw mirw rwndwsinw qw ka njohja e buxhetit tw


shtetit pwr ne.A wshtw e nevojshme qw ne tw dimw rreth buxhetit tw shtetit tone?Cilat janw
hapat dhe fazat qw kalon hartimi dhe miratimi i tij?Si do tw jetw buxheti pwr vitin 2024 dhe
kush janw procedurat e ndjekura nga parlamenti pwr aprovimin kwtij ligji?Nw nxjerrjen e nje
projektligji gjithmonw hartohet njw program si fillim pwr tw organizuar nw mwnyrw tw detajuar
cdo gjw tw planifikuar,nw mwnyrw qw tw ketw njw shpwrndarje mw tw mirw dhe mw tw
drejtw tw mirqwnies pwr qytetarewt.Presim tw shikojmw qw pwr vitin 2024 tw kemi njw buxhet
mw tw lartw,njw ekonomi mw tw mirw dhe njw shpwrndarje sa mw tw drejtw tw tw
ardhurave.Tw gjitha fushat pwrkatwse tw jetws politike e shoqwrore tw kenw mundwsinw tw
realizojnw tw gjitha planwt e paracaktuara.

Fjalwt kyce:
Projektbuxhet,kuvendi,tw ardhura buxhetore,Ministria e Financws,deficit buxhetor,miratim,PBB,

Shkurtime:
PBB-Prodhimi i brendshwm bruto.

3
Hyrje

Çdo individ apo familje, i planifikon shpenzimet në bazë të shumës së parave që ka në


dispozicion. Me fjalë të tjera, një familje, e llogarit koston e jetesës së saj sipas një buxheti – të
ardhurave që ka dhe të cilat mund t’i shpenzojë për t’u ushqyer, për t’u veshur, për të paguar
qiranë, për të dëfryer etj.. Ky plan bëhet për periudha të caktuara për shembull, shpenzimet e
familjes llogariten për një periudhë 15-ditëshe apo për një muaj. Në të njëjtën mënyrë, edhe
qeveria i planifikon shpenzimet e saj në varësi të buxhetit që harton. Ajo programon sesa nga të
ardhurat e saj do të shpenzohen për nevoja të ndryshme të shtetit si për shembull, për pagat e
punonjësve të administratës, për pensionet, për spitalet, për arsimin, për mbrojtjen e vendit etj..
Ndryshe nga buxheti i familjes, buxheti i qeverisë planifikohet për një periudhë të caktuar që
quhet “vit buxhetor”. Ky vit përbëhet nga 12 muaj dhe sipas standardeve të vendosura në vendin
tonë është i njëjtë me vitin kalendarik, pra fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor (në disa
vende ky vit shtrihet në periudhën shtator - tetor i vitit të ardhshëm ose mars - prill i vitit tjetër).
Ndonëse në koncept është e njëjta gjë, procesi i hartimit, paraqitja dhe miratimi i buxhetit të
shtetit për një vit është më i komplikuar sesa përgatitja e buxhetit të familjes apo e atij personal.
Ai mbështetet në analizat për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe përputhet me
politika afatgjata të qeverisë.
Projektbuxheti i vitit 2024 synon një shpërndarje më të mirë dhe më të drejtë të mirëqënies për
qytetarët, duke synuar të forcojë kërkesën e brendshme, të krijojë një punësim cilësor, paga më të
larta dhe të krijojë premisat për një të ardhme më të mirë. Në të njëjtën kohë do të vijohet me
konsolidimin fiskal, duke siguruar jo vetëm stabilitetin makroekonomik të vendit, por edhe uljen
e mëtejshme të borxhit publik në periudhën afatmesme.

4
KREU I
Hartimi dhe pwrmbajtja e projektbuxhetit pwr vitin 2024

1.1 Fazat e hartimit tw projektbuxhetit


Procesi i hartimit të projektbuxhetit kalon nëpër këta hapa:
1. Ministri i Financave, brenda datës 10 korrik të çdo viti buxhetor nxjerr udhëzimin për
përgatitjen e projektbuxhetit nga të gjitha institucionet buxhetore. Në këtë udhëzim përcaktohen
politikat që do të ndiqen, kriteret që do të përdoren për përgatitjen e buxhetit, procedurat dhe
afatet për t’u respektuar në paraqitjen e kërkesave për shpenzime nga të gjitha institucionet.
2. Institucionet buxhetore, brenda datës 1 shtator, duhet të dërgojnë pranë Ministrisë së
Financave kërkesat e tyre sipas udhëzimit. Në bazë të këtyre miniprojektbuxheteve, Ministria e
Financave bën analizën në total të nivelit të të ardhurave, të kërkesave për shpenzime, të numrit
të të punësuarve në institucionet buxhetore, propozon rregullimet e nevojshme në varësi të
burimeve buxhetore etj..
3. Pasi është bërë harmonizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për të gjitha institucionet
buxhetore, Ministri i Financave harton projektbuxhetin e shtetit dhe e dërgon për shqyrtim dhe
miratim në Këshillin e Ministrave, brenda muajit tetor. Projektbuxheti shoqërohet nga një analizë
nëntëmujore e treguesve të buxhetit për vitin në vazhdim dhe nga argumentet për planifikimin e
tyre për vitin tjetër fiskal. Në mënyrë të përmbledhur, prezantohen tabela me të ardhurat dhe
shpenzimet si për vitin e kaluar, për atë në vazhdim dhe ato për vitin e ardhshëm.
4. Pasi studiohet dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave, projektbuxheti dërgohet për diskutim
dhe miratim në Kuvend brenda datës 20 nëntor. Në emër të Këshillit të Ministrave, është Ministri
i Financave ai që prezanton projektbuxhetin e shtetit përpara Kuvendit dhe jep shpjegimet e
duhura rreth tij.
5. Pasi diskutohet në Kuvend dhe bëhen ndryshimet e nevojshme, projektbuxheti miratohet dhe
merr formë të prerë. Kjo do të thotë se shuma e parashikuar për shpenzime është kufi maksimal
dhe se tejkalimi i këtij kufiri do të bëhet me miratimin e Kuvendit. 6. Procesi i përgatitjes së
buxhetit përfundon me botimin e tij në Fletoren Zyrtare.
6.Zbatimi dhe raportimi I buxhetit
Me miratimin e buxhetit, bëhet shpërndarja e fondeve në institucionet buxhetore (organet
ekzekutive të pushtetit qendror, të pushtetit lokal dhe të pushtetit gjyqësor). Secili prej këtyre
institucioneve është përgjegjës për administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të caktuara për
të. Institucionet buxhetore i raportojnë Ministrisë së Financave periodikisht, në mënyrë të
hollësishme, mbi të ardhurat e mbledhura dhe mbi shpenzimet e kryera prej tyre. Para mbarimit
të vitit buxhetor (31 dhjetor), Ministri i Financave nxjerr udhëzimin për procesin e mbylljes
përfundimtare të llogarive të të ardhurave dhe të shpenzimeve të të gjitha institucioneve
buxhetore. Në bazë të analizës së kryer mbi bilancet përfundimtare të të ardhurave dhe
shpenzimeve faktike të tyre, Ministria e Financave brenda datës 15 maj, harton gjendjen
përfundimtare të të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit për vitin paraardhës. Ky
bilanc i paraqitet Këshillit të Ministrave dhe më pas i dërgohet Kuvendit Popullor brenda muajit
qershor.
5
1.2.Pwrmbajtja e projektbuxhetit pwr vitin 2024
Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që
brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900
euro në muaj. Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje, duke zbuluar se nga rritja e
pagave në sektorin publik do përfitojnë mbi 14 mijë infermierë dhe 30 mijë mësues.
Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke
mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe
konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën
kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.
Investimet Publike për vitin 2024 janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë,
rreth 4.6 miliardë lekë më shumë se plani fillestar i vitit 2023. Shumica e shpenzimeve kapitale
për vitin 2024 shkon për financimin e projekteve në vazhdim si: Unaza e madhe e Tiranës,
Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, Rruga e Arbrit, Segmenti Orikum-Dukat, apo projektet e nisura
në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve që kapin vlerën totale prej 11 miliardë lekë, si dhe
projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financuara me
16.6 miliardë lekë. Gjithashtu, vijon financimi i rindërtimit me 7 miliardë lekë, duke lënë
gjithashtu të hapur mundësinë e rialokimeve me qëllim përshpejtimin e mëtejshëm të këtij
procesi.
Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të
legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke
vendosur theksin te mirëadministrimi.

1.3.Projektligjet që janë pjesë e paketës fiskale parashikojnë:


· Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar parashikon përjashtimin nga tatimi mbi
vlerën e shtuar për importimin e mëshqerrave mbarsë dhe insekteve me qëllim eliminimin
e përdorimit të hormoneve dhe praktikave të zakonshme, si dhe përdorimin e metodave
inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme. Propozimi për të
hequr TVSH-në në import për gjedhë, dhen, dhi, derra dhe njëthundrakë është bërë nga
deputeti i PS-së Erion Braçe. Ky ndryshim i propozuar sipas qeverisë, synon nxitjen e
importit të mëshqerrave mbarsë që do të lindin në vend me qëllim rritjen e numrit të
krerëve në vendin tonë.
· Projektligji për akcizat, parashikon që të kufizojë rritjen e akcizës me normën e
inflacionit, rregull i vendosur në vitin 2021. Sipas relacionit të projektligjit, akciza për
karburantin, për pijet alkoolike, për kafen apo për produktet energjetike nuk do të rritet
bazuar në normën e inflacionit por vetëm 1.5%. Kurse për produktet dhe nënproduktet e
duhanit, akciza do të vazhdojë rritjen e parashikuar.
· Projektligji për taksat kombëtare parashikon rritjen e taksës së karbonit. Kështu sipas
rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe OKB-së taksa e karbonit nga 3 lekë/ kg që
6
paguhet nga industria e rëndë, si ajo e hekurit, çimentos dhe prodhimit të ferro-kromit,
duke filluar nga 2024 dhe deri në 2030-ën, taksa do t’i përafrohet nivelit të 15.3 lekë/kg.
 Projektligji për procedurat tatimore me synim ashpërsimin e gjobave për bizneset që nuk
plotësojnë në kohë detyrimet për të paguar këstet e tatim fitimit korporativ dhe tatimit
mbi të ardhurat personale. Po ashtu janë vendosur një sërë rregullash për shkëmbimin e
informacionit me autoritetet tatimore homologe, në mënyrë që të sigurohet informacion
periodik nga kompanitë mëmë të grupeve ndërkombëtare që kanë degë apo filiale që
operojnë në Shqipëri.

KREU II
Fazat e miratimit te projektbuxhetit

2.1.Miratimi nw parim i projektbuxhetit pwr vitin 2024

7
Kuvendi ka miratuar mw 20 nwntor në parim me 73 vota projektbuxhetin për vitin 2024 që
konsiderohet si projektbuxheti më i madh publik me 7 miliardë euro shpenzime publike të
planifikuara.Sipas skenarit bazë për vitin e ardhshëm, rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.8%
me një rritje mesatare vjetore prej rreth 4% për periudhën afatmesme në vijim.
Pas miratimit në parim, projektbuxheti do të kthehet për diskutime nen për nen në komisionet
parlamentare dhe më pas miratohet në seancë plenare.
Sipas prezantimit të bërë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Meta, të ardhurat
buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për periudhën 2024-2026 parashikohen të
rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% që kanë rezultuar përgjatë periudhës
2019-2022.
Kjo rritje, sipas Minstrisë së Financave dhe Ekonomisë, bazohet kryesisht në përmirësimin e
administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe
shmangies tatimore.

2.2.Miratimi nen pwr nen dhe nw twrwsi


Kuvendi i Shqipërisë miratoi mw 7 dhjetor nen për nen dhe në tërësi Projektbuxhetin e vitit 2024
dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë. Buxheti 2024 synon të mbështesë më tej
zhvillimin ekonomik, mirëqënien e qytetarëve dhe të vijojë reformat e nisura për përshpejtimin e
integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Buxheti i vitit 2024 parashikon 737.4 miliardë lekë shpenzime publike ose 30.3% e Produktit të
Brendshëm Bruto, ndërkohë që të ardhurat buxhetore planifikohen në masën 676 miliardë lekë
ose 27.8% të Produktit të Brendshëm Bruto.
Deficiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të Produktit të Brendshëm Bruto
dhe Borxhi Publik do të zbresë poshtë nivelit 60% të PBB-së.
Shpenzimet e Personelit parashikohen në nivelin 119.8 miliardë lekë, duke përfshirë dhe fondin
që do të shërbejë për rritjen e pagave në administratën publike, duke nisur nga 1 korriku 2024.
Efekti i plotë i rritjes së pagave është 39.1 miliardë lekë, duke filluar nga 1 janari 2025.
Buxheti 2024 për skemën e pensioneve do të financojë rreth 185.8 miliardë lekë, duke siguruar
fondet e nevojshme për indeksimin e pensioneve si dhe bonusin e përvitshëm për pensionistët.
Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e Produktit të
Brendshëm Bruto, ose 128.5 miliardë lekë, duke u fokusuar në projektet që mbështesin turizmin,
bujqësinë dhe konektivitetin.
Sektori i arsimit do të financohet në total me 78.8 miliardë lekë ose 3.2% e Produktit të
Brendshëm Bruto.
Sektori i Shëndetësisë do të financohet me rreth 72.2 miliardë lekë në vitin 2024 ose 3% e
Produktit të Brendshëm Bruto.

8
Sektori i infrastrukturës dhe energjisë do të mbështetet me 52.7 miliardë lekë ose rreth 2.2% e
Produktit të Brendshëm Bruto.
Për sektorin e mbrojtjes janë alokuar 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, duke arritur për herë
të parë objektivin lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s.
Buxheti 2024 mbështet më tej reformën në drejtësi, duke alokuar 26.8 miliardë lekë për këtë
sektor, 4.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2023.
Sa i përket Buxhetit Vendor, shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar
në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me Buxhetin e vitit 2023.
Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të
legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke
vendosur theksin tek mirëadministrimi fiskal.

KREU III
Pjesw e vendimit pwr miratimin e buxhetit 2024

9
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë
26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me
propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

KREU I
BUXHETI

Neni l

Buxheti për vitin 2024 është:

Të ardhurat 674 696 milionë lekë;


Shpenzimet 735976milionë lekë;
Deficiti 61 280 milionë lekë.

Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet
shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.

4.Konkluzione:

Për vitin 2024, të ardhurat totale buxhetore parashikohen të arrijnë në 674.7 miliardë lekë, me një
rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2023. Totali i të ardhurave të buxhetit shkon në 27.7% të
PBB-së, nga 26.7% që kanë rezultuar mesatarisht në tre vitet e fundit. Kjo rritje i atribuohet
kryesisht përmirësimit të politikave tatimore dhe administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e
tatimpaguesve, me synim uljen e informalitetit dhe eliminimin e shmangieve të detyrimeve
tatimore. Në krahun e shpenzimeve buxhetore, në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar
të shpenzohen 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e PBB-së, me një rritje në vlerë absolute prej 30.3
miliardë lekë, krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2023. Shpenzimet e planifikuara
mbështeten në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022-2030, duke i
kushtuar një vëmendje të veçantë digjitalizimit, turizmit, sigurisë kombëtare, mbrojtjes sociale,
energjisë, bujqësisë e zhvillimit rural. Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024 janë
parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit
2023. Këto shpenzime do të zënë 2.9% të PBB-së nga 2.4% që zinin në vitin 2015, përpara nisjes
së reformës administrativoterritoriale. Projektbuxheti 2024 do të sjellë mbulim më të mirë
shëndetësor, shërbim arsimor cilësor, mbështetje sociale për shtresat në nevojë, si dhe siguri
kombëtare, për të gjithë qytetarët e vendit.

5.Bibliografia

10
https://www.parlament.al/
https://financa.gov.al/
https://www.bankofalbania.org/
6.Shtojca

11

You might also like