You are on page 1of 3

Transformatoret

Transformatorët janë pajisje elektrike - statike, të cilat bëjnë zmadhimin apo


zvogëlimin e tensionit elektrik, rrymës elektrike dhe fuqisë elektrike. Parimi themelor
i punës së tyre rrjedh nga ligji i Faradeit, i cili shpreh lidhshmërinë ndërmjet fushës
elektrike dhe asaj magnetike. Transformatorët kanë gjetur përdorim të gjerë në
centrale elektrike, për bartjen dhe transmetimin e energjisë elektrike, nga centralet
deri tek përdoruesi. Në bazë të numrit te pështjellave apo dredhave në
parësor(hyrje) dhe në atë dytësor(dalje) dallojmë :

Transformator Ngritës (tensionin me një vlerë të caktuar në hyrje, në dalje e jep një
tension me vlerë më të madhe) dhe
Transformator Zbritës (e kundërta e atij rritës).
Transformatorët ndërtohen nga materialet ferromagnetike, të cilët zotërojnë
përçueshmëri të madhe magnetike, gjithashtu edhe materialet me përçueshmëri
elektrike. Qarku magnetik i tij ndërtohet nga fletëzat apo llamarinat e holla, të
izoluara ndërmjet veti me një material izolues, për shkak të eliminimit të rrymave
foku. Ato fletëza kryesisht janë të ndërtuara nga hekuri.

Në transformator paraqiten rezistenca omike si pasojë e rezistencave të materialit,


dhe rezistenca induktive si pasojë e fluksit magnetik të shkapërderdhur. Qarku
magnetik ka formën e katërkëndëshit ku dallohen dy zgjellat dhe dy shtyllat. Në
parësor apo në hyrje vendosen apo lidhen dredhat dhe në dytësor dredha tjera. Me
anë të këtyre dredhave fitohet fusha magnetike e cila lëviz nëpër qarkun magnetik
dhe përcillet deri në dytësor,duke fituar kështu tensionin e dëshiruar.

Pështjellat e transformatorëve.
Pështjellat e transformatorëve përgatiten kryesishtë me përcjellës bakri dhe
rrallë me përcjellës alumini. Pështjellat e tensionit të lartë dhe të ulët në varësi
të vendosjes së tyre kundrejt njëra-tjetrës.
Pështjellat mund të jenë:Koncentrike

 Pështjella cilindrike shumështresore.


 Pështjella cilindrike një dhe dy shtresore.
 Pështjellë në formë vide.
 Pështjellë e pandërprerë me bobinat spirale.
Gjithashtu kem edhe peshtjella alternative qe kanë lidhje magnetike më të
mira, por nga ana tjetër kërkojnë sasi më të madhe izoluse, prandaj në
transformatorët e fuqisë kryesisht përdoren pështjellat koncentrike.

Dallojme dy lloje te Transformatoreve


 Transformatori i Tensionit
 Transformatori i Fuqise
Transformatori i pare pra i Tensionit bën zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit
sipas nevojës.
Transformatori i fuqise bën rritjen e fuqisë elektrike apo zvogëlimin e saj
Transformatorët e tensionit
Ky lloj i transformatorit bën zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit sipas
nevojës. Ato instalohen nga centrali deri tek shpenzuesit. Në Kosove
gjeneratori i vendosur në centralin elektrik prodhon një energji elektrike me
tension maksimal 35 KV, menjëherë në dalje te centralin instalohet një
transformator i cili tensionin e fituar prej 35 KV e shndërron apo e zmadhon
deri në 400 KV.
Ky dallim tensioni behet i mundur me anë të ligjit të Faradeit siç është treguar,
ku në bazë te numrit të dredhave në parësor apo në dytësor, në dalje fitohet
tensioni i lartë apo më i ulët se në hyrje.

Transformatorët e Fuqise
Ky lloj i transformatorit bën rritjen e fuqisë elektrike apo zvogëlimin e saj. Në
këtë rast tensioni si dhe rryma elektrike ndryshojnë linearisht, sepse prodhimi i
tyre jep fuqinë elektrike.
Që transformatorët t'i përdorim për zmadhim apo zvogëlimin e fuqisë, ato
duhet t'i lidhim në paralel, ku kushti kryesor që dy apo me tepër
transformatorët te punojnë paralel duhet që tensioni në nyjet e tyre të jetë i
njëjtë dhe koeficienti i tyre të jete përafërsisht i barabartë .
Detyre portofol
Tema:Transformatori dhe
perdorimi i tij

Klasa-XI-3

Lenda :Fizik

Punoi :Mite Hajdari


Pranoi :Luan Kamani

You might also like