You are on page 1of 15

Diar Kryeziu, Rafet Shemsidini, Bleron Bekteshi

 Memoria Kryesore është një prej pjesëve kyqe në mënyrë që kompjuteri të funksionojë
në mënyrë korrekte. Kjo memorie përmban një grup të madh të byte-ve, të gjitha të
identifikuara veq e veq. Procesori merr udhëzimet nga memoria pastaj i ekzekuton ato.
Kjo krijon ciklin e udhëzim-ekzekutimit, ku vazhdimisht ndodhin ngjarjet sipas rradhës,
së pari procesori merr udhëzimet të cilat i nevoiten, i zbërthen (dekodon) udhëzimet te
cilat zakonisht kur zbërthehen zgjerohen, pastaj i ekzekuton ato dhe në fund e kthen
rezultatin përsëri në memorie dhe vazhdon me udhëzimin tjetër. Memoria vetëm i ruan
ato rezultate dhe nuk e dinë se si janë krijuar apo per qfarë qëllimi janë arritur ato
rezultate. Procesori merr të dhëna vetëm nga memoriet në të cilat ka akses direkt, që i
bie se nëse procesorit i duhen disa të dhëna nga disku, ato së pari duhet të ngarkohen
në memorien RAM e pastaj të merren nga procesori për tu ekzekutuar. Memoria RAM
është e ndërtuar prej disa qipave në te cilët ruhen të dhënat. Kapaciteti dhe numri i atyre
qipave ose qarqeve të integruara përcakton kapacitetin e plotë të asaj memorie.
Zakonisht memoriet RAM janë në formë drejtkëndëshi. Ato vendosën apo montohen në
pllakën e kompjuterit. Memoriet RAM deri në ditët e sotme kanë arritur të kenë
kapacitetin deri 128GB. Ka edhe mundësi që të krijohet një "disk" nga memoria RAM,
disk i cili është shumë herë më i shpejtë se nje HDD ose SSD, mirëpo këto disqe, edhe
pse janë të shpejta, sikurse qëllimi i tyre i vërtetë ato i humbin të dhënat në momentin
që nuk janë të kyqur në rrymë elektrike.
 RAM (shkurtimi i Random-access memory) me kuptimin Kujtesë
me hyrje të rastësishme është memoria kryesore e përkohshme e
kompjuterit. Në tërësinë e kompjuterit kjo memorie pasqyron
trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një
kohë të shkurtë.
 Pra, memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha
programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga
këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen
në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori.
 Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–
esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve
logjike në diçka fizike siç është hardueri.
 Memoria qendrore është e përbërë nga një bashkësi fijesh,
tranzistore dhe nga kondensatorë. Fijet ndahen në dy grupe :
fijet që transportojnë adresat e të dhënave dhe fijet e të
dhënave.
 Memoria RAM është pikë prerje (udhëkryq) e të gjitha të dhënave,
pavarësisht se nga vijnë ato (nga kujtesa e përforcuar (hard disc),
luajtësit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet
tjera futëse të të dhënave si tastatiera). Kujtesa RAM në tërësi është
një pasqyrim i tavolinës së punës në një punishte, nga e cila
organizohet veprimtaria përkatëse.
 E rëndësishme është të përmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa
RAM zbrazet, pra ikën i gjithë informacioni që ishte në të. Pra, n.q.s
jeni duke shkruar një letër dhe ... "ikin dritat" , e gjithë puna do të
shkojë kot nëse nuk e keni regjistruar atë (ka mënyra e mjete nga
memoria RAM në njësitë e disqeve, vetëm n.q.s jepni komandën për
regjistrimin e tij në to. N.q.s programi që përdorni për një qëllim ose
një tjetër ndërpritet (ose bllokohet) përpara se ta regjistroni atë
punë të bërë deri në atë moment, kompjuteri do ta zbrazë kujtesën
RAM dhe do ta ri-fillojë atë me ngarkesën e re (programin).
 Në bazë të teknologjisë së përdorur për
prodhimin e tyre memoriet RAM ndahen në
kategori :
 DRAM
 EDO RAM
 VRAM
 SRAM
 SDRAM
 SIMM
 DIMM
 ECC & Non ECC
 Rifreskon karikimin e kondensatorëve cdo
1/1000 e sec
 Është më e shpejtë se DRAM, karakteristika e saj kryesore është se
është në gjëndje të dërgojë të dhëna edhe duke marrë instruksione
për të dhënat që do të aksesohen nga programi në një moment të
dytë.
 Është një memorie RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta
në mënyrë të tillë që të dhënat video mund të shkruhen ndërsa të
dhënat po lexohen nga karta grafike për tu visualizuar në ekran.
 Nuk ka nevojë (si memoria DRAM) të rifreskimit me ngarkesë
elektrike të kondensatorëve. Është më e shpejtë se DRAM por edhe
më e kushtueshme.
 Është memorje e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e BUS-it të
procesorëve të shpejtë. Është e përbërë nga dy banko për
memorizimin e të dhënave, kjo lejon që edhe kur jemi duke lexuar
të dhëna të memorizuara në një bankë mund të lexojmë dhe te tjetri
njëkohësisht.
 Chipe memorjesh të montuara në një kartë të vogël. Është një nga
memomorjet e para që ka qene e përhapur te PC.
 Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm chipet e memorjes dhe numri i
lidhjeve me modherboardin.
 RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë
transmetimit të të dhënave.
 Memoria e punes eshte vendruajtja kryesore e informacionit per kompjuterin.
 Dy jane regjistrat e CPU qe perdoren per te bere nderfaqen me memorien:
◦ Memory Address Register (MAR) dhe
◦ Memory Data Register (MDR): mban te dhenat qe do te ruhen dhe/ose lexon nga memoria kryesore ne adresen qe
specifikohet nga MAR.
 Eshte e mundur te paraqesim strukturen e brendshme te memories kryesore si e perbere nga rrjeshta
dhe kolona me qeliza elementare. Cdo qelize eshte e afte per te ruajtur 1 bit informacioni.
 Ne teknologjine CMOS, cdo qelize memorieje perbehet nga 6 tranzistore.
 Gjashte tranzistoret e qelizes CMOS perbejne dy invertera te lidhur “krah per krah”. Duhet te theksojme
qe qeliza ekziston ne njeren nga dy gjendjet.
 Tranzistoret T5 dhe T6 perdoren per te lidhur qelizen me dy linjat e te dhenave (linjat e bitit).
 Nese selektimi i fjales nuk eshte i aktivizuar, keto dy tranzistore jane te mbyllur, duke mbrojtur qelizen
nga sinjalet qe mbarten ne linjen e te dhenave.
 Dy tranzistoret hapen kur linja e selektimit te fjales eshte e aktivizuar. Ajo qe ndodh kur te dy
tranzistoret jane te hapur, varet nga tipi i operacionit ne memorie.
 Operacioni i leximit:
◦ Te dy linjat B dhe B vendosen ne 1.
◦ Linja e selektimit te fjales aktivizohet, duke hapur tranzistoret T5 dhe T6.
◦ Ne varesi te vleres se ruajtur ne qelize, pika C1 (C2) do te coje ne shkarkimin e linjes B( B ).
 Operacioni i shkrimit:
◦ Linjat e biteve jane te parangarkuara ne menyre qe B(B ) = 1(0).
◦ Linja e selektimit te fjales aktivizohet, duke hapur tranzistoret T5 dhe T6.
◦ Linja e bitit e ngarkuar me 0 do te drejtoje piken C1 (C2), e cila eshte ne 1 drejt 0.
 Ndertimi i brendshem i memories duhet te plotesoje nje faktor te rendesishem te projektimit te
memorieve:nje perdorim eficent te cipit te memories.
 Nje faktor tjeter i rendesishem ne projektimin e memories kryesore eshte edhe numri i pin-eve te chip-it te
memories.
 Organizime te ndryshme me te njejtin kapacitet, kane kerkesa te ndryshme persa i perket numrit te pineve.
 Nje tjeter faktor qe ka rendesi ne projektimin e sistemit te memories eshte numri i chip-eve.
 Duhet kuptuar se kapaciteti i memories per chip behet nje faktor limitues per memorien kryesore.
 Sistemi i memories mund te organizohet me 4rrjeshta ku secili rrjesht ka 8 chip-e.
 Qarku i lexim/shkrimit kryen funksionin e degjimit te linjes se bitit, e amplifikon, dhe rifreskon vleren e
ruajtur ne kondensator.
 Ne menyre qe te reduktohet numri i pin-eve te kerkuara per ndertimin e memories dinamike, eshte
praktike normale ndarja e linjave te adreses ne adrese rrjeshti dhe adrese kolone.
 Per me teper adresat e rrjeshtave dhe kolonave transmetohen ne te njejtat pin-e te memories , njera pas
tjetres ne nje skeme te njohur si multipleksim ne kohe.
 Kjo pergjysmon numrin e adresave qe duhen. Per shkak te multipleksimit ne kohe te adresave eshte e
nevojshme qe te shtohen dy lija kontrolli qe quhen: row address strobe ( RAS ) dhe column address strobe (
CAS ).

You might also like