You are on page 1of 118

ОLLGICA VELKOVIQ

BILJANA MURTOVSKA

LËNDËT E PARA PËR


TEKSTILI DHE LËKURË
PËR VITIN E I

DREJTIMI I TEKSTIL-LËKURËS
TEKNIKË I TEKSTILIT, TEKNIKË I KONFEKSIONIT, TEKNIIKË PËR
VESHMBATHJET

Skup 2011
Аutorët:
Оllgica Velkoviq
Biljana Murtovska

Recenzentë:
Prof. D-r Lidija Naumovska
Prof. Roza Gjorgjieva
Prof. Suzana Trendafillova

Lektor gjuhësor:
Sasho Kostovski

Përpunimi kompjuterik:
Spase Makovski

Dizajni i kopertinës:
Spase Markovski

Përkthyes:
Driton Nebiu

Redaktor profesional i botimit në gjuhën shqipe:


Prof. dr. Burhanxhait Nebiu

Lektor:
Murtez Sejdiu

Botuesi: Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë


Shtypi: Graficki centar dooel, Shkup
Tirazhi: 300

Me vendimin për përdorimin e librit nga lënda, Lëndët e parë për tekstilin dhe lëkurën për
vitin e I, drejtimi i tekstil – lëkurës, profilit arsimor, teknikë i tekstilit, tekniku i konfeksioni dhe
veshmbathjes , numër. 22-1043/1 i dates 17.06.2011., i dhënë nga komisioni Kombëtar për
tekste shkollore.

CIP - Каталогизација во публикација


Национална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје
АВТОР: Вељковиќ, Олгица - автор
ОДГОВОРНОСТ: Муртовска, Билјана - автор
НАСЛОВ: Текстилно-кожарски суровини : за I година текстилно-кожарска струка : текстилен
техничар, конфекциски техничар, техничар за обувки
ИМПРЕСУМ: Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2011
ФИЗИЧКИ ОПИС: 118 стр. : илустр. ; 28 см
ISBN: 978-608-226-311-3
УДК: 675.1.03(075.3), 677.03(075.3)
ВИД ГРАЃА: монографска публикација, текстуална граѓа,печатена
ИЗДАВАЊЕТО СЕ ПРЕДВИДУВА: 07.11.2011
COBISS.MK-ID: 89114634
РARATHËNIE

Lëndët e para për tekstilin dhe lëkurën janë një ndër njohuritë themelore të lëndës
profesionale që i studion fijet tekstile natyrore dhe fijet kolagjenë prej cilave përbëhet lëku-
ra. Ky i dedikohet nxënësve të vitit të parë, degës së tekstil- lëkurës, profilit arsimor, teknikë
të tekstilit, teknikë i konfeksionit dhe tëveshmbathjes.
Libri është përpiluar në bazë të programit mësimor të përgatitur për lëndën e parë
për tekstilin - lëkurën, kështu që mundëson nxënësit të marrin njohuritë themelore për fijet
natyrore, fijet bimore dhe shtazore.
Si punonjës arsimor shumëvjeçar, që në mënyrë direkte janë të kyçura në realizimin
e kësaj lënde mësimore, por, duke marrë parasysh edhe potencialin e nxënësve që regjistro-
hen në këtë drejtim, mendojmë se libri , si mjeti themelor i përfitimit të njohurive, duhet të
jetë i qartë, i kuptueshëm,i këndshëm për lexim, i plotësuar me ilustrime.
Prandaj, libri është i përcjellë me ndihmësin vizual –CD për arsimtarët,, që është i
pasur me fotografitë dhe tekstet e zgjeruara për disa nga lëndët e para. CD-ja arsimtarëve
do tu mundësojë zbatimin e IT, kurse nxënësve nga pamja vizuale zgjerimin e diturive dhe
me këtë shpresojmë që kjo do të motivojë nxënësit dhe arsimtarët të vazhdojnë me kërkime
të mëtejme dhe zgjerimin e diturive nga kjo lami .
Qëllimi dhe dëshira jonë për të shkruar këtë libër është që të nxisim interesin më të
lartë te popullata e re për këtë profesion, që vështruar historikisht, është një ndër te-
knologjitë më të vjetra , që vepron me decenie të tëra , vazhdimisht duke u plotësuar dhe
është një faktor i rëndësishëm i jetës së njeriut. Qëllimi i librit është që të nxisë kreativitet
dhe qasjen interaktive të arsimtarit dhe nxënësve në përvetësimin e përmbajtjeve mësi-
more.

АUTORËT
1. -FIJET E TEKSTILIT DHE VETITË KARAKTERISTIKE TË TYRE 3

1. ZHVILLIMI HISTORIK I FIJEVE TË TEKSTILIT 3


2. Përdorimi i fijeve të tekstilit 4
3. Prodhitaria dhe konsumimi i i fijeve të tekstilit në botë 4
4. Kuptimi mbi fijet e tekstilit 5
1. Ndarja e fijeve të tekstilit sipas mënyrës së krijimittë tyre 6
5. Struktura dhe vetitë karakteristike të fijeve 8
1. Ndërtimi i fijeve të tekstilit 8
2. Vetitë e fijeve tëtekstilit 9
1. Finiteti 10
2. Gjatësia e fijes 11
4. Masaspecifike 12
5. Forca e shkëputjes 13
6. Zgjatimi 13
7. Elasticiteti 14
8. Forma e prerjes së tërthortë tëfijes 14
9. Vetit absorbuese të fijes 14
10. Vetitë termike 15
11. Ndikimi i agjenseve kimike mbifijen 16
12. Ndikimi i dritës së diellit mbifijen 17
13. Ndikimi i mikroorganizmave mbi fijen 17

2 – FIJET BIMORE 18

1. PËRBËRJA KIMIKE E FIJEVE BIMORE 19


1. Struktura e celulozës 19
2. Materiet përcjellëse të ceulozës 21
2. Fijet prej farave -fijet elementare 23
1. Llojet e bimës së pambukut 23
1. Kultivimi , mbledhja dhe egrenimi 24
2.Paketimi dhe standardet për kualitetin epambukut 28 28
2.2.1.3 Struktura e fijes së pambukut 29
4. Vetitë themelore të fijeve të pambukut 30
5. Vetitë tjerë të fijeve të pambukut 32
6. Klasifikimi i pambukut sipas kualitetit 33
7.Përdorimi i pambukut 33
PAMBUKU EKOLOGJIK 34
2. Fijet tjera nga farat 35
1. Kapaku 35
2. Аkoni 36
3. Fijet prej liko – fijet teknike 37
1. Lini 38
1. Përfitimi i fijeve 39
2. Struktura e fijeve të linit 43
3. Vetitë e fijeve të linit 44
4. Përdorimi i fijeve të linit 45
2. Kanpi 46
1. Përftimi i fijeve të kanpit 46
2. Struktura e fijeve të konopit 48
3. Vetitë dhe kualiteti i fijeve tëkonopit 48
4. Përdorimi i fijeve të konopit 49
3. Jutë 50
1. Struktura dhe vetitë e fijeve tëjutës 51
2. Përdorimi i jutës 52
4. Ramia 52
1. Përfitimi i fijeve të ramiasë 52
2. Struktura dhe vetitë e fijeve tëramiasë 52
3. Përdorimi i fijeve të ramiasë 53
4. Fijet nga gjethet dhe frutat 54
1. Lini i zelandës së re 54
1. Struktura, vetitë dhe përdorimi i fijeve të linit të zelandës së re 55
2. Маnila 55
1. Struktura , vetitë dhe përdorimi i fijeve manila 56
3. Rafija 57
4. Fijet prej agavës 58
1. Struktura , vetitë dhe përdorimi i fijeve tëagavës 59
5. Ananasi 60
6. Fiet e kokosit 61

3 – FIJET E GJALLESAVE 63

1. VETITË E PËRGJITHSJME TË FIJEVE PROTEINIKE 63


1. Pëerbërja kimike dhe struktura e fijeve proteinike 63
2. Amfoteriteti i leshit dhe mëndafshit 67
3. Ndikimi i acideve dhe alkalive 67
4. Veprimi i mjeteve oksiduese dhe reduktuese 67
5. Ndikimi i ujit dhe avullit të ujit 68
2. LESHI 69
1. Llojet e deles dhe leshit 69
2. Përfitimi i leshit 71
1. Leshi i qethur 71
2. Leshi nga lëkurëpunuesi (tabaku) 76
3. Leshi i regjeneruar 76
3.2.3. Struktura dhe vetitë e përgjithshme të fijes së leshit 76
LESHI ORGANIK -ЕКО LESHI 82
3. Fijet nga kafshët tjerë 84
1. Fijet e dhisë 84
1. Moheri 84
2. Leshi i kashmirit 85
3. Fijet kostretë 87
2. Fijet e devesë 87
1. Leshra të ngjashëm me fijet edevesë 88
1. Fijet e lamës 88
2. Fijet e alpakës 89
3. Fijet e vikunjas 90
3.3.3. Fijet e lepurit 91
4. Lëkura natyrore dhe gëzofi –fijet e kolagenit dhe të krtatinës 92
1. Lëkura brut 92
1. Ndërtimi histologjik i lëkurës brut 92
2. Përbërja kimike dhe struktura e lëkurësbrut 94
2. Ndarja dhe llojet e lëkurës brut 96
1. Lëkurat e mëdha 97
1. Lëkura e kafshëve 97
2. Lëkura eviçit 98
3. Lëkura ekalit 99
2. Lëkurat e kafshëve të imët 99
1. Lëkurat e deles dhe e qengjit 99
2. Lëkurat e dhisë dhe eedhit 99
3. Lëkurat e derrit 99
4. Lëkurat e kafshëve tjerë e të zvaranikëve 100
3. Llojet e lëkurave të gatshme 101
1. Lëkura e epërme 102
2. Lëkura për veshjet dhe astarë 103
4. Gëzofi 103
1. Gëzofët natyror 104
2. Gëzofi nga kafshët shtëpiake 105
3. Gëzofi nga kafshët e egra 106
4. Konfeksioni i gëzofit 106
5.Deponimi , ruajtja dhe paketimi i lëkurave tëgatshme,
gëzofëve dhe të konfeksionit 107
108
5. Mëndafshi natyror
109
1. Zhvillimi i krymbit tjerrja e fijes
111
2. Struktura dhe vetitë e mëndafshit
112
3. Përdorimi
113
4. Fijet e mëndafshit nga krymbat e egra dhe marimangat
115
LITERATURA
1 – FIJET E TEKSTILIT DHE VETITË E
TYRE KARAKTERISTIKE

1.1. Zhvillimi historik i fijeve të tekstilit


Një prej nevojave themelore të njeriut ka qenë gjithmonë , por, edhe sot është që të
vishet,me qëllim që të mbrohet nga ndikimet e jashtme atmosferike. Në fillim janë përdor
materialet natyrore, të papërpunuara, që njeriu i ka gjetur në afërsi në natyrë: lëkurë, gëzofi,
leshi, gjethet. Kanë kaluar shumë shekuj dhe të jepet shumë mund derisa njeriu ka filluar të
ndajë fijet nga bimët dhe të përpunojë lëkurën e kafshëve që të bëjë të përshtatshëm për
përdorim.
Fijet natyrore që janë përdor disa shekuj p.e. re janë: lini, konopi, leshi dhe
mëndafshi.
Egjiptianët e vjetër e kanë përdor linin për të bërë veshjet e tyre . Konopi është
përdor jo vetëm për veshjen, por, edhe si lëndë e para energjetike, për nxjerrjen e vajit prej
tyre dhe për bërjen e ilaçeve. Leshi, dhe fijet tjerë, janë përdor qysh nga koha parahistorike.
Mëndafshi ka prejardhjen nga Kina, ku pëlhurat prej mëndafshi janë përdorë në oborrin
mbretëror dhe kanë pasqyruar fuqinë dhe pasurinë.
Në shumë shënime, shumë shekuj para erës së re është treguar për përdorimin e
pambukut në Indi dhe në Egjiptin. Në shek. 18-të është shpikur edhe makinë për përpun-
imin e pambukut, kështu që fijet e pambukut bëhen një prej lëndëve të parë kryesore të
industrisë tekstile, që padyshim mbetet i tillë edhe sot.
Fillimi i prodhimit të fijeve kimike daton prej vitit 1846, nga zbulimi i rastësishëm i
profesorit të kimisë në universitetin e Bazelit, Shenbajn, i cili ka zbuluar se pambuku nën
veprimin e përzierjes së acidit nitrik dhe sulfurik, shndërrohet në një substancë të tretshëm,
që mandej mundet të përdoret për prodhimin e fijeve.
Disa dekada më vonë, shkencëtari francez Shardone, e ka formësuar tretësirën e
nitrocelulozës në fije, kështu që prej asaj kohe fillon prodhimtaria industriale. Për këtë arsye,
Shardone llogaritet si themeluesi i prodhimtarisë industriale të fijeve.
Duke zgjedhë problemin e tretshmërisë së celulozës, fillon zbatimi i sajë edhe në
prodhimin e fijeve tjerë (të bakrit, viskozës dhe fijeve të acetatit). Nga fillimi i shekullit të
kaluar, edhe një lëndë e parë natyror përdoret për prodhimin e fijeve kimike. Këto janë albu-
minat (proteinat), të fituar nga qumështi, misri dhe soja.
Kah mbarimi i viteve të 40- të shek. 20, më parë në ShBA, mandej edhe në Gjermani,
fillon prodhimtaria e fijeve sintetike të para -fiet poliamide. Pas luftës së dytë Botërore prod-
hohen edhe fijet e para poliesterike edhe atë në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitet e 60-ta të
shekullit të kaluar, në SHBA fillon prodhimi i fijeve poliakrilnitrilike . Në këto vite zbulohen
edhe fijet polipropilenike, në Itali dhe Gjermani. Prodhimi i shumicës së fijeve sintetike bëhet
në periudhën midis viteve 1960 deri në 1970, edhe atë, falë naftës si lëndë e parë më e lirë.

3
Kur bëhet fjalë për zhvillimin e prodhimtarisë së fijeve të tekstilit, duhet të përmen-
det emri i shkencëtarit gjerman Shtadinger, i cili për herë të parë sqaron kuptimin molekulë
e madhe – makromolekulë, përkatësisht polimerin. Njohuritë e tij e hapin rrugën e krijimit
të fijeve polimerike dhe prodhimtarisë së një numri të madh fijesh kimike me vetitë të ndry-
shme, mundësisht dhe përdorimesh.

2. Përdorimi i fijevetekstile
Fijet tekstile janë të ndërtuara prej shumë molekulave të gjata - makromolekulave
ose polimerë. Polimerët krijohen duke u lidhur molekulat e monomerit që nga ana tjetër
janë të ndërtuara prej atomeve ose grupeve atomike. Nëse makromolekulat krijohen në
natyrë, atëherë janë рolimerët natyror dhe prej tyre krijohen fijet natyrore. Nëse, polimrët
natyror përpunohen në aspektin industrial dhe prej tyre fitohen fijet, atëherë këto janë fijet
kimike nga polimerët natyror. Nëqoftëse monomerët janë nxjerr nga nafta, gazi nëntokësor
ose nga karboni që midis tyre kompozohen, atëherë krijohen polmerët e sintetizuara, fijet
sintetike. Zbatim më të gjerë nga fijet tekstile është në prodhimin e tjerës nga e cila prod-
hohen pëlhurat dhe thurjet, veshjet dhe gjësendet për amvisëri.
Fijet tekstile që janë tepër të shkurtë nuk mund të thuren, por mundet të përdoren
në prodhimin e tekstilit që nuk është thurur , por gjen përdorim në amvisëri, në mjekësi dhe
në industri.
Me zhvillimin e teknikës , fijet kanë filluar të zbatohen edhe për qëllime teknike
,edhe atë në shumë degë të ndryshme industriale, për prodhimin e: filtrave, sitave, rrjeteve,
shiritave transportuese, në gomat e automobilave dhe avionëve, si dhe në përforcimin e
materialeve kompozite etj .
Ekzistojnë edhe fije për zbatim special. Prodhim i tyre nuk është masive si te fijet
tjera tekstile dhe nuk kanë zbatimin aq të gjerë, por, gjithnjë e më shumë marrin pjesë në
shumë veprimtaritë e njeriut. Kryesisht këto janë fijet që përdoren në mjekësi, ku zëvendë-
sojnë ndonjë pjesë të organizmit të njeriut (eshtrat, nervat), mandej fijet që përdoren në
hulumtimet kozmike, në elektronikë dhe telekomunikacion dhe fijet që përdoren për qël-
lime ushtarake.

3. Prodhimtaria dhe konsumi i fijeve tekstile në botë


Deri kah vitet e 40- ta të shekullit të kaluar janë përpunuar fijet natyrore dhe fijet
kimike të celulozës (bakrit dhe viskozës ).Me rritjen e numrit të popullatës së botës, zgjero-
het edhe zbatimi i fijeve, por bëhet edhe ndryshimi i llojeve të fijeve që përdoren. Kjo shihet
edhe nga zmadhimi i prodhimtarisë së fijeve kimike, kështu që prej viteve 70-ta deri në vitin
94-të të shekullit të kaluar, bëhet një zhvillim i hovshëm në prodhimtarinë e fijeve kimike.

4
Таbela 1. – Prodhimtaria e fijeve tekstile në botë , në periudhën ndërmjet viteve prej 1970
deri në vitin 1994( paraqitura në 1000 t)

Viti Pambuku Leshi Mëndafshi Fijet e Fijet kimike Përgjithësisht


ngurta

1970 11.784 1.659 56 4.856 8.407 26.761


1980 13.884 1.599 64 4.800 14.182 34.529
1990 18.714 1.966 65 4.900 19.057 43.540
1993 18.494 1.682 68 4.900 25.000 50.144
1994 18.600 1.634 69 4.900 26.000 51.203

Ky trend i zmadhimit të prodhimtarisë së fijeve kimike në krahasim me ato natyrore


është evident edhe sot, kjo vërehet edhe prej grafikut num. 1. ku fijet kimike dukshëm e
tejkalojnë fijet natyrore.

FIJET NATYRORE DHE ATO KIMIKE


PËRDORIMI I TYRE
Miliona tone

Fije kimike
Fije natyrore

Grafiku numër 1 –raporti midis prodhimit dhe përdorimit të fijeve natyrore dhe kimike

Për këto shkaqe ,Asambleja e përgjithshme e OKB, vitin 2009 e shpali për vitin
ndërkombëtar të fijeve natyrore, me qëllim që të nxitë prodhimtarinë e fijeve natyrore (më
shumë për këtë në –CD-në).

1.4. Kuptimi i fijeve tekstile


Fijet tekstile janë të gjithë fijet natyrore, artificiale dhe sintetike që me strukturën
dhe vetitë e tyre që kanë, e bëjnë të përshtatshëm për prodhimin e pëlhurave thurjeve dhe
të produkteve përfundimtare. Këto janë lëndët e parë themelorë për industrinë e tekstilit .
Sipas gjatësisë, fijet tekstile ndahen në fijet me gjatësi të kufizuar - fijet shtapelë
dhe fijet me gjatësi të pakufizuar fijet elementare.

5
Të gjithë fijet natyrore, përveç fijeve të mëndafshit, janë në formë të fijeve shtapelë,
kurse fijet kimike mundet të prodhohen si fije shtapelë po ashtu edhe si fije elementare.
Nëse prodhohen si fije të mëvetësuara elementare, atëherë këto janë monofilamentë, por,
nëse prodhohen si tufë fijesh , atëherë këto janë multifilamentë ose vetëm filamentë.
Tjerrja e fijeve shtapele paralele quhet tjerë. Po ashtu duke tjerrë fijet elementare fitohet
tjera.

1.4.1. Ndarja e fijeve tekstile sipas mënyrës së përfitimit

Sipas mënyrës së përfitimit, fijet tekstile mundet të ndahen në natyror dhe kimik
(industrial). Sipas definicionit, fijet natyrore janë fijet që gjenden në natyrë. Këto ndahen në
fijet:

• оorganike
• Inorganike (mineralore).

Fijet organike natyrore , varësisht nga natyra e prejardhjes, ndahen në fijet :

• bimore (të celulozës )


• shtazore (proteinike ).

Ndarja e fijeve natyrore është treguar në skemën numër 1 .


Fijet kimike quhen edhe si fije industriale ngase prodhohen në industri. Disa prej
tyre prodhohen nga lëndët e para me prejardhje natyrore, celuloza (viskoze dhe acetatë),
ose prej proteinave (kazeinike dhe bimore), kurse disa tjerë sintetizohen në industri dhe
quhen fije sintetike. Mënyra e ndarjes së fijeve kimike është treguar në skemën numër 2.

NPNPO¶ HN
FIJET
BuAKHA
NATYRORE

OPT HCKN
ORGANIKE INORGANIKE
HEOPTAHCKN

Bimore
Pactntenhn Tëkafshëve
Mnbotohck As6ec
Azbest
(y(celulozni)
enynoshn) (proteinike)
(mpotenhckn)

Bnakha
Fijeprej Bnakho
Fijeprej Fije
og Bnakha Lesh
Bonha ¶pyfn
fare og
trungu Fije prej Fijeprejog
Bnakha tjetër
bnakha Cbnna
Mëndafsh
ceme cte6no og
(korja) gjetheve
nnctobn frutave
mnogobn
(kopa)
Delja Kamnna
Pambuk
Namyk Obya Deve
Kamok Leon
ueh Kosa ¶omamha
Egërsira
Kapok Manila Dhia
Akoh Konop
Kohom Mahnna Kokos
Kokoc uama
Lama shtëpiake
¶nba
Azon Lenë eZelandës
Juta
Jyta Hobosenahgck Apleka
Anmaka Disa lloje
Hekon bngobtën
Ramija
Pamnja nsëneh
Re Lepuri merimangave
majayn
Zhuka
Myka Sisal –Konop
Cncan - ko om 3ajak
Kompnba
Hitha Rafija
Pa$nja

Skema num. 1. – Ndarja e fijeve natyrore.

6
XEMNCKN
Fijet kimike
BuAKHA

Organike
OPTAHCKN Inorganike
HEOPTAHCKN

C takneh
Qelqor Metalike
Metanhn
Polimerët
N npoghn monnmepn Polimerët
Cnhtetckn
natyror sintetik
monnmepn

Celuloze Proteinike
Npote nhckn Non namnghn (PA)
⎝enynoshn Poliamide (PA)
Nonnectepckn (PE )
Poliesterike (PES)(PAC)
Nonnakpnnohntpnnhn
Poliakrilnitrilike
Nonn (PAC)
mpomnnehckn ( PP)
Polipropilenike (PP)
Ka enhckn
Kazeinike Nonnbn nnxnopnghn (PVC)
Tretëse Polivinilkloridike (PVC)
Viskozik Pactntenho Nonnbnhnnankoxonhn (PVA)
Bnckoshn proteinike
mpote nhckn Polivinilakoolike (PVA)
Acetate Nonntetpa$ nyopetnnehckn (PTFE)
Ayetathn
Тriacetate Politetrafluoretilenike (PTFE)
Tpnayetat N nnypetahckn
Të bakrit hn Elastomerët poliuretanike (PUE)
Tjerrjeprej
bakaphn enactomepn (PUE)
letrës og
Npegnbo
xaptnja

Skema num 2. – Ndarja e fijeve kimike.

PYETJET

1. Cilat nga fijet emërtohen si polimerënatyror?


2. Cilat nga fijet quhen fijekimike?
3. Cilat janë fijet sintetike?
4. Defino nocionin fije tekstile!
5. Në se dallohen fijet shtapelike nga ato elementare?
6. Çka paraqet tjerë?
7. Si bëhet ndarja e fijeve tekstile sipas mënyrës së përfitimit?
8. Cilat fije kimike janë nga polimerëtnatyror?
9. Bëre një skemë të zbrazët dhe mundohu ta plotësosh këtë.

7
1.5. STRUKTURA DHE VETITË KARAKTERISTIKE TË FIJEVE
Fijet e tekstilit janë të ndërtuara prej molekulave shumë të gjata -makromoleku-
lave ose polimerëve. Polimerët krijohen duke u lidhë molekulat e monomerëve që vetë
janë të ndërtuara prej atomeve ose grupeveatomike .
Mënyra e lidhjes së molekulave të monomerëve në makromolekulë , mund të trego-
het në shembullin në vijim.

MONOMER MONOMER MAKROMOLEKULË (POLIMER)

Nëse makromolekulat krijohen në natyrë , atëherë


këto janë polimerët natyror (biopolimerë) dhe prej tyre kri-
johen fijet natyrore. Polimerë natyror celuloza dhe albu-
minat. Nëse polimerët natyror përpunohen në industri dhe
prej tyre fitohen fijet, atëherë këto janë fijet kimike nga
polimerët natyror. Nëse nisemi nga monomerët që janë
krijuar nga nafta, gazi natyror ose karboni, këta midis tyre
komponohen , atëherë krijohen polimerët e sintetizuara
nga cilat fitohen fijetsintetike.

1.5.1. Struktura e fijeve tekstile


Figura num. 1- Ndërtimi i
Gjatë kohë është menduar , se molekulat e gjata
brendshëm i fijes : а) К-zonat
– makromolekulat në fijet e tekstilit nuk kanë ndonjë ren-
kristalore А- zonat amorfe ,
ditje të rregullt. Por, falë kërkimeve rengenografike, është
b ) fijet me shkallë të lartë të
përfunduar se molekulat janë të rendituranë
orientimit
mënyrë të rregullt për gjatësinë e fijes, por kanë edhe pjesë
ku renditja nuk është e rregullt .Pjesët ku makromolekula ka
renditje të drejtë quhet
zonë kristalore, kurse pjesa e fijes ku makromolekulat nuk
kanë rend janë zonë amorfe dhe këtu kryesisht gjenden ska-
jet e makromolekulës (fig. num. 1 a).
Vetitë e fijeve në mënyrë direkte varen nga pjesët
kristalore dhe amorfe të bimës . Mbi vetitë e fijeve të tekstilit
ndikojnë orientimi i makromolekulës ndaj boshtit të zgjatur
të fijes.

Figura num. 2 -
Orientimi i fijeve

8
Ekzistojnë fije me shkallë të lartë orientimi të
makromolekulës (fig. num. 1 b ) dhe këto molekula
kanë orientime gati paralele të njërës dhe tjetrës, ndaj
boshtit të fijes.
Te fijet me shkallë të ulët të orientimit (fig.num.
2 а), makromolekulat gjenden në kënde të ndryshme mos orientimi orientimi fibril
njëri ndaj tjetrit dhe ndaj boshtit të paramenduar të fij amorf
es. Figura. num. 3. – Ndryshimi i
Nëse molekulat janë paralel njëri ndaj tjetrit, strukturës së fijes nga tëzgjaturit.
kjo nuk do të thotë se edhe fija ka orientim paralel ndaj
boshtit të fijes (fig. num. 2 b ).
Orientacioni i molekulave që e krijojnë vargun makromolekular, te fijet natyrore,
krijohen gjatë kohës së zmadhimit tëfijes.
Te fijet kimike orientacioni i makromolekulave ndaj boshtit të fijes, arrihetmen-
jëherë pasi fija të fitohet duke e tërhequr –zgjatur(fig.num.
fibril elementar
3) në ç’rast zmadhohet edhe forca e fijes. Nga ana tjetër, te
fija zvogëlohet aftësia për thithjen e ujit (lagështisë), fijet e mikrofibril

këtillë më vështirë ngjyrosen. makrofibril


Zonat e kristalta në fijet natyrore, ku molekulat e
vargjeve makromolekulare kanë renditje të drejtë, janë me
snop fibrile
formë të zgjatura dhe emërtohenfibrilë.
Varësisht prej numrit të makromolekulave që e shtresa në fije

përbëjnë fibrilin, ekzistojnë më shumë lloje të tyre (forma


strukturale ) të fiibrilëve nga
të cilat përbëhen fijet (fig.num. 4).
Struktura më e vogël e një njësie të fijes është fibrili
elementar.
Më shumë fibrile elementare krijojnë mikrofibrilin,
kurse më shumë mikrofibrilët krijojnë makrofibrilë. Tufëza
makrofibrilësh krijojnë qelizën te fijet natyrore, kurse te fijet
kimike –shtresë. Shumica e fijeve natyrore janë shumëqeli- Fotografia nr. 4 –Model i me
zorë, vetëm pambuku është fije njëqelizore. Mëndafshi na- strukturë fibrile
tyror është fije e vetme natyrore që nuk ka strukturë qeli-
zore, por strukturë shtresore sikurse fijetkimike.

1.5.2. Vetitë e fijeve të tekstilit

Me termën vetitë e fijeve të tekstilit, të një grupi fijesh tekstile, nënkuptohen shumë
karakteristika që kanë fijet, por që janë të rëndësishëm për sjelljen e tyre gjatë procesit të
përpunimit dhe të produkteve të gatshme. Vetitë e fijeve të tekstilit varen nga lloji i bimës
, nga cila pjesë e bimës merren fijet, prej kushteve të kultivimit dhe mënyrës së fitimit të
fijeve. Vetitë e fijeve kimike varen, nga mënyra e zgjidhjes së procesit për përfitimin e tyre,
realizimin e procesit teknologjik dhe përpunimit.

9
Vetitë e fijeve të tekstilit mund të grupohensi:
• Vetitë gjeometrike dhe
• vetitë fiziko-mekanike.

Në vetitë gjeometrike marrin pjesë:

• finiteti ,
• gjatësia e fijes
• kaçurrelja
• dhe masa (pesha) specifike.

Në vetitë fiziko- mekanike marrin pjesë:

• forca e shkëputjes
• qëndrueshmëria dhe
• elasticiteti.

Vetitë që burojnë nga vetësubstanca:

• sjellja ndaj agensëve dhe


• përmbajtja e përbërjeve dhe të papastërtiveetj.

Përpunimi i fijeve të tekstilit në tjerzë nuk mundet të paramendohet pa pasur njo-


huri mbi vetitë e fijeve të tekstilit. Këto në mënyrë direkte ndikojnë edhe në vetitë e tejrzës,
pëlhurës, thurjes dhe të produkteve finale tëtekstilit.

1.5.2.1. Finiteti

Finiteti , përveç gjatësisë , është një prej vetive më të rëndësishme të fijeve të tek-
stilit. Me fjalën finitet të fijes kuptohet raporti midis masës së fijes dhe gjatësisë së fijes së
tekstilit ose trashësia e sajë , përkatësisht diametri. Finiteti e fijeve natyrore varet nga lloji
biologjik dhe kushtet e zhvillimit të fijes . Fijet natyrore janë me diametër të ndryshueshëm
me gjatësinë e fijes dhe ky zvogëlohet prej rrënjës kah maja.
Finiteti i fijeve natyrore varet prej llojit të fijes dhe mundet të tregohet duke matë di-
ametrin në mikrometra (μm) ose me njësinë specifike siç është mikroneri, indeksi mikromer,
siç është rasti me pambukun .
Trashësia e fijes kimike , në dallim prej atyre natyrore , është e njëtrajtshme për
gjatësinë e fijes , kurse hollësia në vend të diametrit, tregohet me teks (tex) që paraqet
masën e një gjatësie të fijes , prej 1000 m, të treguara në grame (g).

1g
1 tes =
10 0 0n

Përveç njësisë tex (teks), zbatohen njësitë më të vogla si dhe më të mëdha:

• tex – masa në grame e 1000 metrave (të tjerzës ose të penit)


• dtex (deciteks ) – masa në grame e 10000 metrave (për fijet)

10
• ktex (kiloteks ) – masa në grame e 1 metri (fijeve në formë të shiritit).

Hollësia e fijes e përcakton rrjedhën e prodhimtarisë së tjerës dhe vlerën zbatuese të


fijes. Nëse në tjerën ka më shumë fije me hollësi të duhur, atë e bëjnë kompakte, zmadhohet
fërkimi i ndërmjetme i fijeve, kurse me këtë zmadhohet forca. Prej tjerës së hollë prodhohen
pëlhura të lehta dhe të thurët që janë të butë, elastikë, të plotë, me strukturë stabile, kurse
produktet e tekstilit si pëlhura për veshjet qëndrojnë bukur në trupin dhe kanë pamje të
bukur.

1.5.2.2. Gjatësia e fijes

Gjatësia e fijes paraqet largësinë më të madhe ndërmjet dy skajeve të fijes. Tregohet


me milimetra (mm), metra (m) ose kilometra (km). Kjo veti është shumë e rëndësishme në
prodhimin e tjerës . Fijet tepër të shkurta nuk mund të tjeren. Nëse fijet janë të gjata, do të
krijohet tjerzë e njëtrajtshme dhe mëe fortë.
Fijet natyrore janë me gjatësitë shumë të
ndryshme (si fijet bimore , ashtu edhe fijet shta-
zore). Prandaj, për të llogaritur gjatësinë e fijeve
natyrore merret vlera mesatare aritmetikore, që
shkurtimisht emërtohet si. shtapel. Sipas gjatë- Figura nr. 5. – Shtapeli i fijes
sisë fijes (shtapelit), dallohen shtapelë të gjatë,
të mesëm dhe të shkurtë.
Në sisteme të ndryshme të tjerrjes (krehjes, gjysmë krehja, etj) përdoren shtapela të
ndryshme (natyror, tjerës, tregtar, maksimal dhe shtapel tëmesëm).
Shtapeli i mesëm është vlerë mesatare i një numri të caktuar fijesh tëanalizuara.
Teorikisht, fijet kimike kanë gjatësi të pakufizuar. Nga kjo del se në industri mundet të
fitohen me gjerësi shumë të lartë (pejtë elementar). Sipas nevojës, këto mundet të priten në
fije me gjatësi të kufizuara dhe atë:

• fijet kimike të llojit të pambukut (priten sipas gjatësisë së fijeve të pambukut)


• fijet kimike të llojit të leshit (priten sipas gjatësisë së fijeve të leshit)
• fijet kimike të llojit të qilimit.

Gjatësia e fijes mundet të përcaktohet në mënyra të ndryshme (matja e gjatësisë: fijeve


të veçanta , fijet që nuk janë të klasifikuara, matje manuale, dhe matja në mënyrë të vazh-
dueshme duke matur në shtapel aparatin, ku në mënyrë direkte lexohet gjatësia, jo njëtrajt-
shmëria dhe shpërndarja e fijeve sipasgjatësisë).
Gjatësia e fijes (qimes) është cilësia më e rëndësishme dhe prej saj varet procesi i tjerjes
dhe kualiteti i tjerës. Tjera që është bërë prej fijeve të gjatë është e njëtrajtshme, lëmuar, më
e fortë dhe e kundërta ekësaj.
Çmimi i pambukut, leshit dhe fijeve tjera varet prej gjatësisë , hollësisë (finitetit) dhe
pastërtisë.

11
1.5.2.3. Кaçurelësia (valëvalësia)

Kaçurelësia e qimeve është përhapja në gjatësi në një rrafsh (kaçurelësia dydimen-


zionale) dhe në dy rrafshe (kaçurrelësia tredimenzionale).
Shumica e fijeve natyrore dhe kimike janë kaçurelë dydimenzionale . Leshi dhe
qimet dy komponetëshe kanë kaçurelësi trodimenzionale ( spiralore). Forma valore e qi-
meve natyrore buron nga struktura , në vetë natyrën e fijes , dhe krijohet gjatë kohës së
rritjes së fijes . Forma valore e fijeve kimike krijohet në procesin e prodhimit. Forma valore e
fijeve të viskozës, psh ,krijohet në procesin e fijëzimit të tretësirës së viskozës, kurse të fijeve
sintetike , nga përpunimi termo mekanik i i fijeve të posakri-
shumë dobët
juara
Kaçurrelësia e fijeve tregohet me llojin dhe formën e dobëtelasticitetit,
tyre, numrit të tyre në gjatësi prej 10mm dhe qëndruesh- mesatarisht
mërisë së valëve ndaj ngarkimit dhe tërheqjes. Varësisht prej
kaçurreledhe
formës të valëve, dallohen disa shkallë të gjendjes valë valë numrit
si.. shumë dobët, mesatar kaçurelor dhe në formë lafshit,
shumë kaçurrele
shumë kaçurelor (fig nr.6).
Kaçurelësia e zmadhon sipërfaqen nëse fijet dhe deri
ka ndikim pozitiv mbi tjerën. Kaçurrelësia e lartë mundet Figura nr. 6. – Shkallë të
valësisë në një shkallë
të pengojë në procesin e tjerjes. Prandaj, fijet duhet pjesërisht
të drejtohen (psh, në prodhimtarinë e tjerës së leshit). Forma
valore e fijes, tjerës dhe prodhimeve të tekstilit i bën më voluminoz këto, në prekje më të
butë, izolim të nxehtësisë më të mirë, më mirë e thithin lagështinë dhe djersën. forma
valore po ashtu ndikon edhe në elasticitetin, formës së qëndrueshme, lëmshimit, cilësisë
fiziologjike, prekjes, rënies, si dhe në ndotjen e materialeve dhe produkteve të tekstilit

1. 5.2. 4. Masaspecifike

Me masën specifike të fijes, kuptohet masa e fijes, me përfshirje vëllimore, dhe


shprehet me g/cm3. Masa specifike është karakteristike me rëndësi për çdo fije dhe ndikon
në mënyrën se si ngushtohet materiali nga këto fije.
Dendësia e fijes varet prej masës së molekulave nga të cilat përbëhet fija, si dhe nga
dendësia midis tyre. Fijet organike kanë dendësi më të lartë se fijet inorganike.
Molekulat e celulozës dhe fijet e celulozës dendësisht të renditura e bëjnë që këto
fije të kenë dendësi më të lartë se fijet e leshit ose të poliamidit, molekulat e cilave kanë
renditje më të rralluar në fijet. Dendësi më të vogël se fijet kimike kanë fijet polipropilenike.
Tjerëza e formuar prej fijeve me dendësi më të vogël është më e shkrydhët se tjerëza
me hollësi të njëjtë, e prodhuar nga fijet me dendësi më të lartë. Sasia më e madhe e tjerrës
me hollësi të njëjtë, mundet të tjeret prej fijeve me dendësi më të vogël, se prej fijeve me
dendësi më të lartë. Dendësia e fijes është shumë e rëndësishme për masën dhe vëllimin e
disa produkteve të tekstilit. Nëse kjo është e ulët mund të prodhohen produkte të tekstilit
që janë të lehtë ose më tëplotë

12
1. 5. 2. 5. Forca e këputjes

Forca e këputjes së fijes së tekstilit paraqet një cilësi shumë


e rëndësishme për fijet e tekstilit .Kjo jo vetëm që ndikon forcës
së tjerzës ,por edhe ndaj sasisë së hedhurinës që krijohet gjatë
përpunimit të fijeve.
Me termin forcë e fijes kupto-
hen rezistimi që jep fija ku mbi te ve-
pron ndonjë forcë e jashtme. Forca që
e këput fijen quhet forca e këputjes.
Varësisht prej asaj se cilat forca të jasht-
me veprojnë mbi fijen dallojmë: forca e
presionit, forca e lakimit, forca e zgjatjes
dhe forca e shkurtimit (fig.7). Për fijet e
tekstilit më e rëndësishme është forcae
këputjes që mund të jetë si аabsolute, Figura nr. 7. –Veprimi i forcave
specifike dhe forcarelative. të ndryshme mbifijet e tekstilit:
Forca absolute (Fa) është forcë а) forca e presionit; b) forca e
që që rezulton me këputjen e fijes dhe lakimit; c) forca zgjatjes; d) forca
shprehet me njutonë (N) ose centi nju- e shkurtimit
tonë (cN).
Forca specifike (Fs) është forca që vepron mbi sipërfaqen e prerjes së pjerrët të fijes
në momentin e këputjes dhe tregohet me (N/mm2).
Forca relative (Fr). Për shkak të formave të ndryshme të sipërfaqes së prerjes së
pjerrët të fijes, më shpesh forca tregohet me raportin midis forcës dhe hollësisë së fijes (cN/
tex).
Forca e fijes varet nga përbërja kimike të fijes, strukturës e fijes, si dhe kushtet e
ambientit ku përdoren fijet e tekstilit (kushtet atmosferike, përkatësisht temperaturës dhe
lagështisë relative). Kështu psh, te qimet natyrore, me ndryshimin e sasisë së lagështisë në
qimet ndryshon edhe forca.

1.5.2.6. Të zgjaturit

Nga verimi i forcës, fija mundet të de-


formohet, përkatësisht të ndryshojë dimen-
sionet dhe formën. Nga veprimi i forcës së
jashtëm edhe atë në kahun e boshtit të fijes,
bëhen ndryshime të brendshme në struk- Figura nr. 8. – Të zgjaturit e fijes
turën e fijes. Forcat e brendshme që krijohen
(tensionet) në fijen, synojnë që fijenta
kthejnë në gjendjen e më parme (fig.nr. 8).
Nga veprimi i forcave të jashtme bëhet zgjatje, përkatësisht zmadhohet gjatësia e
fijes. Zgjatja absolute tregohet me (mm), kurse zgjatja relative në përqindje, në krahasim me
gjatësinë fillestare.

13
Zgjatja që ka ndodhur në momentin e këputjes së fijes , quhet zgjatje deri në këputje.
Pasi të pushojë verimi i forcës së jashtëm mbi fijen, forcat e brendshme synojnë ta
kthejnë në gjendjen e mëparshme. Zgjatja e përgjithshme përbëhet prej zgjatjes së përher-
shme, shumë elastike dhe elastike. Zgjatja elastike humbet menjëherë sa të pushojnë vep-
rimet e forcave të jashtme. Zgjatja e përhershme është pasojë e deformimeve në fijen, kurse
për zgjatjen shumë elastike, duhet një kohë më e gjatë deri sa të humbet.
Zgjatja e fijeve varet prej përbërjes dhe strukturës së fijes. Shkalla e polimerizimit,
orientacioni i makro molekulave, sasia e zonave amorfe dhe kristalore në fijen, ndikojnë në
të zgjaturit.
Fijet e shtangtë dhe të ngurta, zgjaten shumë pak, kurse produktet që bëhen prej
tyre janë të tillë që lamshtohen.
Zgjatja e fijeve, dallohet kur janë në gjendje të lagur ose të thatë. Në gjendje të
thatë, zgjatja është më e shkurtë, sesa në gjendje të lagur.

7. Еlasticiteti

Еelasticiteti është pasojë e procesit të zgjaturit. Raporti midis zgjatjes elastike dhe
zgjatjes së përgjithshme, të treguar me përqindje, quhet shkallë elasticitetit. Për pamjen e
teshave me rëndësi është zgjatja elastike absolute dhe nga kjo varet se në çfarë mase do
të lëmshëzohen prodhimet e gatshme. Kështu. shkalla e elasticitetit të fijeve polipropilenike
është më e lartë se te leshi, por prandaj zgjatja elastike absolute është më e vogël për 10%
dhe kështu, më shumë lëmshëzohen fijet polipropilenike sesa fijet e leshit).
Elasticiteti ndikon edhe në procesin e tjerrjes, thurjes dhe të përpunimeve tjera mekan-
ike. Fijet më elastike japin edhe produkte më të mira, të pëlqyeshme në prekje dhe më pak
l bëhen lëmsh.

8. Forma e prerjes së tërthortë të fijes

Forma e prerjes së tërthortë të fijes varet nga sipërfaqja dhe ndërtimi i brendshëm e
saj. Sipërfaqja fijeve të tekstilit nuk është plotësisht e lëmuar. Kjo mundet të jetë relativisht e
lëmuar ose e brishtë, që konstatohet me mikroskopin. Forma e prerjes së tërthortë e fijeve
natyrore është karakteristike për çdonjërin nga fijet, psh prerja e tërthortë e pambukut ka
formën e groshës, e leshit -përafërsisht rrethore, kurse e mëndafshit -trekëndëshit.
Forma e prerjes së pjerrët të fijeve kimike vart nga forma e vrimave të aparatit dhe mundet
të jetë: rrethor, dhëmbëzore dhe shumë eparregullt.

9. Vetitë sorbtive të fijes

Sasia e lagështisë në fijet e tekstilit ndikon dukshëm mbi vetitë e tyre. Sorpsioni
paraqet cilësi e fijes së tekstilit që të thithë një sasë të dhënë të lagështisë. Kjo cilësi është
me rëndësi të veçantë në fisnikërimin, ngjyrosjen ose zbardhjen e fijeve.
Sorpsioni përbëhet prej dy proceseve: atsorpsionit dhe apsorpsionit. Procesi kur lagësh-
tia nga ambienti që e rrethon arrin në sipërfaqen e fijes quhet аtsorpsion (kur sorbati nuk
tretet në sorbentin, fijen), kurse, kur lagështia prej sipërfaqes së fijes depërton në brendinë
e fijes dhe zgjerohet në krejt fijen quhet аpsorpsion. Kur lagështia e fijes është më e lartë se

14
ajo e ambientit, atëherë fijet e„japin “ lagështinë ambientit që e rrethon dhe ky është proce-
si i desorpsionit. Ndërmjet lagështisë së fijes dhe lagështisë së ajrit krijohet një ekuilibër i
lagështisë. Lagështia është sasi e lëngut që ka fija në kushte të caktuara. Sipas aftësisë për
thithjen e lagështisë, fijet ndahen në: hidrofile (e thithin ujin) dhe hidrofobe (nuk e thithin
ujin në molekulat e tyre). Kur e thithin ujin, fijet bymehen në mënyrë anizotrope, më tepër
anësore se sipas gjatësisë. Dallimi në bymimin në dy kahet quhet bymim anizotrop dhe
zbatohet si masë e zonave amorfe nëfijet.
Fryrja është më e theksuar në zonat amorfe, prandaj më shumë bymehen ata fije që
kanë më shumë zona të tilla, ngase në to depërton sasia më e madhe e lagështisë. Shkalla
bymimit te fijes varet prej përbërjes kimike dhe strukturës se fijes.
Varësisht nga lagështia në ambientin rrethues, fijet e tekstilit e ndryshojnë sasinë e
lagështisë së tyre, që mund të rezultojë me mosmarrëveshje gjatë shitblerjes së fijeve.
Prandaj është rregulluar një standard për sasinë e lagështisë që mundet të ketë fija e teks-
tilit. Si bazë në përcaktimin e lagështisë në çdo 100 kilogramë (kg) fije të thatë, është marrë
lagështia natyrore e, kjo është ajo sasi e lagështisë e treguar në përqindje (%), të cilën e ka
fija në kushte normale ose standarde (t = 20 ± 2°C dhe Vr = 65 ± 2%, ku Vr është lagështia
relative).
Lagështia tregtare nuk është gjithmonë e njëjtë me lagështinë natyrore. Përqindja
e lagështisë që në 100 kg fije absolutisht të thatë do të thithet në kushte normale, quhet
repriza natyrore. Përqindja e lagështisë që i shtohen çdo 100 kg fije të thatë emërtohet
repriza tregtare.

1.5.2.10. Vetitë termike

Për të përpunuar fijet e tekstilit , si dhe për mirëmbajtjen e produkteve të gatshme,


shumë me rëndësi është si do të sillen këto ndaj temperaturave të larta dhe ulëta. Sjellja e
tyre, para së gjithash varet prej, përbërja kimike dhe struktura e brendshme. Produktet e
tekstilit më shpesh janë të ekspozuara ndaj temperaturave të larta, si në rastin e ngjyrosjes,
zbardhjes, tharjes, hekurosjes etj. Në temperatura të larta këta e ndryshojnë cilësitë e tyre.
Fijet natyrore e ndryshojnë ngjyrën dhe fortësinë, kurse në temperatura ende më të larta se
që lejohet, shpërbëhen. Fijet sintetike kimike në temperaturë të lartë zbuten, kurse mandej
shkrihen. Te fijet natyrore gjerësia e temperaturës së lejuar është midis 120 deri në 150°C,
kurse te fijet kimike edhe deri në 200°C. Kjo mund të shihet në tabelën nr. 2.
Fijet e tekstilit në produktet e tekstilit, po ashtu mund të ekspozohen edhe në tem-
peratura të ulëta dhe atëherë bëhet ndryshimi i vetive të tyre.

15
Tabela nr. 2. – Vetitë karakteristike të fijeve.
Lloji i fijes Temperatura (°C) Lloji i ndryshimit
Fillimi i humbjes së fortësisë Zbutje Shkrirje

këputjes
Pambuku 120 nuk zbutet nuk shkrihet
Lini 120 nuk zbutet nuk shkrihet
Leshi 130-135 nuk zbutet nuk shkrihet
Mëndafshi 150 nuk zbutet nuk shkrihet
Fijet e viskozës 120-130 nuk zbutet nuk shkrihet
Fijet e acetatit 95-100 170°C 210°C-250°C
Poliamidi 6 90-100 180°C 215°C
Poliesterike 160-170 230°C-240°C 260°C
poliakrilnitrilike 180-200 235°C nuk shkrihet

1.5.2.11. Ndikimi i agensëve kimike mbi fijet

Nëse fija trajtohet me agensët kimike, siç janë acidet, alkalit, mjetet oksiduese ose
reduktuese, në te zhvillohen reaksione që rezultojnë me ndryshimin e vetive të tyre. Para
së gjithash, vjen deri te dobësimi i lidhjeve midis molekulave, që këputen, por mundet të
ndodh edhe shpërbërja e vargjeve makromolekulare të fijes. Kjo varet prej natyrës së fijes,
temperaturës, përqendrimit dhe koha në cilën bëhen këto reaksione, kurse pasojat dallo-
hen për secilin nga grupet e fijeve.
Fijet natyrore të celulozës (pambuku, lini etj.) janë më të ndejshëm në veprimin e
acideve, sesa fijet proteinike të gjallesave. Kjo ka të bëjë veçanërisht me acidet e forta inor-
ganike (klorhidrik, sulfurik dhe nitrik).
Alkalet më shumë i dëmtojnë fijet proteinike të gjallesave sesa fijet bimore të celulozës.
Mjetet oksiduese përdoren për zbardhje në industrinë e tekstilit. Prej shkallës së oksidimit,
varet edhe shkalla e dëmtimit të fijes. Sa më kohë të gjatë vepron mjeti oksidues aq më
shumë bëhet edhe dëmtimi i fijes. Kjo vlen për të gjitha fijet natyrore. Sa i takon fijeve
sintetike, ata kryesisht janë të qëndrueshëm ndaj mjeteve oksiduese. Në tabelën nr. 3 janë
treguar disa lloje fijesh dhe qëndrueshmëria e tyre ndaj acideve të alkaleve.

Tabela nr. 3 –Qëndrueshmëria e llojeve të ndryshme fijesh ndaj acideve dhe alkaleve

Lloji i fijes Qëndrueshmëria ndaj acideve Qëndrueshmëria ndaj


alkaleve
Pambuku shumë dobët mirë
Lini dobët mjaftueshëm
Leshi mirë shumë dobët
Mëndafshi mirë dobët
Viskoza shumë dobët mirë
Аcetati shumë mirë shumë mirë
Poliamidi 6 mjaftueshëm mirë
Poliesteri mirë mirë
Poliakrilnitrili mirë mirë

16
12. Ndikimi i dritës së diellit mbi fijet

Nën ndikimin e dritës së diellit, veçanërisht rrezeve ultraviolete, bëhet ndryshimi i


ngjyrës së fijes së tekstilit. Kjo vërehet lehtë, nëse për një kohë më të gjatë fijet e tekstilit janë
të eksponuar ndaj dritës dhe ajrit të ndotur. Nga veprimi i dritës, fijet e tekstilit e humbin
edhe forcën e tyre. Më të paqëndrueshëm ndaj verimit të dritës janë fijet natyrore, pambuku
dhe mëndafshi, por më të qëndrueshëm janë leshi dhe lini. Te fijet kimike, qëndrueshmëria
ndaj dritës mund të përmirësohet gjatë prodhimit të fijes, duke shtuar mjete të veçanta –
stabilizatorë.

13. Veprimi i mikroorganizma mbi fijen

Në disa kushte që dominojnë në disa ambiente, si lagështia dhe temperatura e ajrit,


te fijet mundet të zhvillohen mikroorganizmat (bakteret, kërpudhat) dhe shkaktojnë dëm-
time. Mikroorganizmat zhvillohen ose direkt te fijet ose në materiet që gjenden bashkë me
fijen (yndyrat, niseshteja, ndotjet). Fijet natyrore janë shumë më të ndjeshëm ndaj mikroor-
ganizmave sesa fijet kimike. Fijet bimore janë të ndjeshëm ndaj kërpudhave, kurse fijet e
gjallesave ndaj baktereve dhe insekteve (tënjëve). Fijet sintetike janë rezistent ndaj ndikimit
të mikroorganizmave.
Fijet kanë edhe cilësi tjera siç janë: struktura e sipërfaqes së fijes (lëmuat ose e
vrazhdë) që ndikon mbi tjerrën, vetitë e tjerrës dhe produkteve përfundimtare, të prekurit,
shkëlqimi, kurse forma e prerjes së tërthortë është e rëndësishme për identifikimin e fijes
në mikroskopin.
Elektriciteti statik po ashtu është cilësi që shfaqet veçanërisht te fijet sintetike dhe
krijon probleme në procesin e tjerrjes. Ndotësit që kanë elektrizim të nga elektrizimi i fijeve,
janë shkaku që këto fundërrojnë në fijet që vështirësojnë heqjen e tyre ose larjen.

РYETJE

1. Sqaro nocionin monomer dhe polimer?


2. Çka paraqesin pjesët kristalore dhe çka pjesët amorfe të fijeve?
3. Trego mbi cilësitë e fijeve të tekstilit që ndikojnë mbi kualitetin e tij!
4. Çfarë ndikimi kahollësia (finiteti) e fijes së tekstilit?
5. Me cilat njësi matëse tregohet finiteti?
6. Çka paraqet gjatësia e fijes?
7. Për cilin proces teknologjik karëndësi gjatësia e fijes?
8. Në cilat njësi matëse tregohet gjatësia efijes?
9.Çka paraqet force absolute, specifike dhe relative?
10.Defino nocionin forca e fijes!
11.Me cilat njësi tregohet forca e këputjes dhe finiteti?
12.Sqaro nocionin sorpsion!
13. Cila cilësi e fijes së tekstilit ndikonnë lëmshim?
14.Cilat nga fijet janë më rezistues ndaj temperaturës së lartë?
15.Çfarë ndikimesh kanë agensët kimike ndaj fijes?

17
2 – FIJET BIMORE
Fijet bimore nxirren prej pjesëve të ndryshme të bimës si prej : farës, trungut , gjethit
dhe frytit .Ndarja e fijeve bimore që bëhet sipas pjesës së bimës prej ku merret është treguar
në skemën nr 3.

Bimore
Pactnt enhn
(Celuloze)
(yenyn shn)

Bnakha ogfarës
Fije prej ceme
(enemehtaphn Fije prej
Bnakho ogtrungut
cte6no Fije prej gjetheve Fije prej
Bnakha og fryteve
mnogobn
(fije elementare) Bnakha og nctobn
bnakha) (texhnhn¬kn bnakha)
(fije teknike) (fije tëbnakha)
forta) (fije tëbna
(tbpgn forta)
ha)
(tbpgn

ueh
Len
Pambuk
N myk Kohom
Konop Manilaa
Mahn Kokos
Kokoc
KKapok
mok Juta
Jy ta Leni i Zelandës sëneh
Hobosenahgckn Re
Akon
Akoh Rami
Pamnja Cncan - kohom
Sisal konop
Zhuka
Myka
Hithra Pa$n
Rafijaa
Kompnba

Skema nr. 3. – Ndarja e fijeve bimore

Komponenti strukturore themelore e të gjitha fijeve bimore, pavarësisht se nga cila


pjesë e bimës nxirret është celuloza, por poashtu në sasi më vogël ose më të madh përm-
bajnë edhe ligninë, materiet e pektinit, dyllë, yndyra, materie minerale etj.
Forma e fijes bimore mundet të jetë cilindrike dhe trajtë të boshtit. Nëse kanë vetëm
një qelizë të vetme elementare, siç është tek pambuku, emërtohen fije elementare. Më së
shumti fijet bimore përbëhen prej më shumë qelizave elementare të ngjitura, siç është tek
lini, konopi dhe juta emërtohen si fije teknike. Fijet teknike më shpesh trajtohen me alkalit,
acidet e dobëta, klorin ose duke e zhytur në ujin e rëndomtë ose mineralor, me ç’rast shpër-
bëhen qelizat elementare, që kanë formën e perit, gjatësi të vogël, sipërfaqe të lëmuar, të
quajtura kotoninë, kurse vetë procesi i përpunimit quhet kotonizimi. Për shkak të gjatësisë
së shkurtë dhe sipërfaqes së lëmuar, fijet e kotonizuara kanë forcë të vogël dhe aftësi të
dobët për tjerrje, prandaj gjatë tjerrjes përzihen me 50% pambukun.
Shumica e fijeve bimore kanë shkëlqim të bukur. Kanë ngjyrë të bardhë të zbehtë,
ngase përmbajnë edhe përbërje tjera me ngjyrë. Janë të qëndrueshëm ndaj ujit, acideve të
holluara dhe alkalit, por në këto bymehen. Alkalet e përqendruara e bymejnë fijet, kurse në
acidet e përqendruara dhe të nxehta këto shpërbëhen. Në temperaturë më të lartë se 120°C
digjen shpejtë, duke krijuar hirine bardhë.
Që të kuptohen mirë fijet bimore dhe vetitë e tyre, duhet të dihet struktura dhe
ndërtimi i celulozës që është më shumë e përhapura nga të gjithë fijet bimore.

18
2.1. Përbërja kimike e fijeve bimore
Përveç celulozës si materie bazike, në fijet bimore gjenden edhe materiet tjerë, që
bashkë me celulozën hynë në përbërjen e fijeve bimore, të tillë janë pektini, lignini, materiet
minerale, pigmentet, vajrat dhe dyllat, albuminat edheuji.
Nga analizat kimike është konstatuar se tek bimë të ndryshme, përqindja e të gjithë mater-
ieve që përbëjnë fijen bimore ndryshon. Kjo vërehet nga tabela nr. 4

Таbela nr . 4. – Përbërja kimike e fijeve bimore

Lloji i fijes Celuloza Pektini Lignini Dylli Të tjerët


Pambuku 82.7 / / 0.6 11.0
Lini 56.5 3.8 2.5 1.3 20.5
Konopi 67.0 0.8 3.3 0.7 10.0
Јuta 64.4 0.2 11.8 0.5 10.0
Sisel 65.8 0.8 9.9 0.3 10.0

2.1.1. Struktura e celulozës

Celuloza është komponentë themelore ndërtuese e fijeve bimore dhe të drurit. Nga
analiza kimike është dëshmuar se përbëhet prej 44% karbonit, 6,2% hidrogjenit dhe 49,4%
oksigjenit. Celuloza është polimer natyror (biopolimer) me formulën (C6 H10 O5 )n, ku “n” tr-
egon numrin e njësive themelore (monomerëve) në makromolekulën e celulozës dhe quhet
shkallë e polimerizimit. Nëse shkalla e polimerizimit shumëzohet me masën molekulare të
monomerit në celulozën, fitohet masa molekulare mesatare e makromolekulës së celulozës.
varësisht nga shkalla e polimerizimit, dallohen tre lloje të celulozës (celuloza α, β dhe γ), që
kanë cilësi të ndryshme . celulozat β dhe γ llogariten si hemiceluloza, shkalla e polimerizimit
të tyre është më e ulët se 200. masa molekulare e celulozës te disa fije bimore sillet ndërmjet
disa mijë deri një milion.
Njësitë themelore (glukoze) në celulozën janë të renditura në strukturë spiralore
dhe çdonjëra prej tyre ndaj tjetrës qëndron në shkallë për 1800. Dy njësitë glikozike krijojnë
celibiozën, e cila në makromolekulën përsëritet shumë herë.

Celibioza

Vetitë kimike të celulozës varen prej strukturës së saj. Nën veprimin e agjensëve
kimike mbi celulozën, vjen deri te shkurtimi i makromolekulës së celulozës. Tre grupet hid-
roksile që ka secila njësi glikozike në strukturën e saj, sillen si grupe alkoolike dhe këto janë

19
në realitet grupet funksionale të celulozës, që mundet të esterifikohen, eterifikohen ose të
oksidohen, kështu që celuloza e ndryshon vetitë e saj.
Celuloza është e qëndrueshme në acidet e holluara e të ftohta mineralore, kurse
acidet e përqendruara të ftohta e dëmtojnë, kurse të nxehtat e shpërbëjnë, bëhet hidrolizë
dhe si produkti përfundimtar përfitohet glukoza:

(C6H10O5)n + n H 2O = n (C6H10O6)

Në industri, aftësia e celulozës që të hidrolizojë, shfrytëzohet për të eliminuar


përcjellësit bimor nga leshi që njihet me emrin karbonizimi.
Celuloza bymehet në alkalit, dëmtohet në një sasi të papërfillshme, por fiton disa
tjera me kualitet. Përkundrazi, pambuku nga veprimi i alkaleve fiton cilësitë më të mira.
Mjete oksiduese shkaktojnë ndryshime në celulozën, duke krijuar përzierje
produktesh të oksidimit, të njohura si oksicelulozë.
Mjetet për zbardhje (peroksidi i hidrogjenit, hipokloriti i natriumit) i zvogëlojnë
vetitë fiziko-mekanike të fijes. Numri i madh i grupeve hidroksile në celulozë e bëjnë këtë
hidrofil. Grupet hidroksile me lidhje hidrogjenike janë të lidhura me oksigjenin, duke krijuar
makromolekulë me lidhje të fortë dhe nuk e lejojnë që celuloza të tretet në ujë.
Fija e celulozës përbëhet prej zonave kristalore dhe amorfe. Makro molekulat e ce-
lulozës janë në formë të një shiriti (fig. nr. 9 а) që janë paralelë midis tyre, afër njëra tjetrës
të lidhura me forcat e Van Der Valsit (Van der Waals), në largësi prej 0,27 deri 0,6 nm, por,
nëse janë në afërsi më të madhe se 0,27 nm, lidhshmëri është me urat hidrogjenike, që janë
dukshëm më të forta se forcat e Van Der Valsit.

a) b)

Figura nr. 9. - а) makromolekula e celulozës në formë të shiriti;


b) shoqëri i makromoleklave të celulozës në lamelë

20
a) b)

Ffigura nr. 10. - а) shoqërimi i lamelave në micelë ; b) struktura e fibrilëve të micelës; А


zonë amorfe, К – kristalore , М – zona ndërmjetmicelike

Ndërmjet makromolekulave të celulozës krijohet një tërheqje dhe shtyrje, me ç’rast


krijohet një paketim i dendur i tyre dhe ngurtësim më të lartë. Makromolekulat kështu të
dendura të paketuar krijojnë lamela(fig.nr. 9b).
Lamelat midis tyre të lidhura krijojnë micela (fig.nr. 10а) dhe kështu krijohet kristalet
në celulozën. Ndërmjet zonave kristalore krijohen zona amorfe. Makro molekulat e celu-
lozës pjesërisht janë më të gjata se kristalet, dalin prej tyre, kalojnë nëpër zonat amorfe dhe
përsëri hyjnë në kristalitin e ardhshëm. Kjo mundëson që kristalitët ndërmjet tyre të lidhen
me disa makro molekula të celulozës (fig nr. 10 b).
Mikrofibrilët e krijuara të celulozës grupohen në fibrila më të vrazhdët, por këto në
tufë fibrilash që në qelizat elementare të fijeve bimore shtresohen në shtresa koncentrike në
boshtin e fijes nën një këndtë caktuar.
Prej shkallës së polimerizimit, përfshirja e zonave kristalore dhe amorfe në celuloz-
ën, si dhe nga orientimi i makro molekulave, micelave dhe fibrilave, celuloza tregon cilësi të
ndryshme.
Nëse shumica e molekulave të celulozës kanë orientim paralel me boshtin e fijes
dhe nëse shkalla e polimerizimit është e lartë, zonat me kristale janë më të theksuara edhe
forca e fijes është më e madhe
Celuloza me kristalet më të lartë, absorbon sasi më vogël të ujit, më pak bymehet,
më vështirë ngjyroset dhe është më i qëndrueshëm ndaj agjensëve të ndryshëm ngase këto
më vështirë depërtojnë në fijen e celulozës. E kundërta e kësaj, me më pak kristalet, vjen
deri te bymimi, ngase lëngu depërton nëpër zonat amorfe të fibrilës së celulozës, zmad-
hohet diametri i fijes, por zvogëlohet gjatësia, por nuk ndodhin ndryshime fizio-teknike të
fijes.

2.1.2. Materiet përcjellëse të celulozës

Përcjellësit e celulozës në fijet bimore janë hemiceluloza, pektini, lignini, albuminat,


dylli, materiet mineralore, materiet e pigmentit etj.
Hеmiceluloza sipas strukturës është i ngjashëm me celulozën. Në tretësirën 18%
-të hidroksidit të natriumit në 20°C për një kohë prej 2 orësh, hemiceluloza tretet, por alfa
celuloza mbetet e pa tretur. Beta -celuloza fundërron në acidet nga tretësira alkalike, kurse
gama-celuloza mbetet në tretësirën.

21
Pektini është ngjitës bimor dhe i takon grupit të hidrateve të karbonit. Funksioni i
tij është që të ngjitë fijet e celulozës dhe njëkohësisht të plotësojë hapësirat midis kristaleve
të fijes. Sa më shumë që rritet bima aq më shumë zvogëlohet përqindja e pektinit. Pektina
mundet të eliminohet nga veprimi i enzimave, nga veprimi për kohë më të gjatë të acideve
në temperaturë të lartë ose nga mermerizimi. Në celulozën e drurit ka pak pektinë ngase
pjesa më e madhe kalon në ligninë për shkak të vjetërsimit të drurit.
Lignini ka rol mekanik, përkatësisht. e bën qelizën bimore më të shtangtë. Më së
shumti ka në fijet e degëve (juta deri 11%). Fijet e ngurta përmbajnë sasi më të madhe të
ligninit, kurse te celuloza e fijes së pambukut gati se nuk ka.
Albuminat burojnë nga prania e materieve azotike te fija, hyjnë në përbërjen e pro-
toplazmës dhe te fijet e thatë gjenden në mbetjet e protoplazmës dhe ne fijet elementare.
Pjesërisht mundet të eliminohen duke e nxehë në ujë të distiluar (1 orë) ose duke nxehë një
kohë më të gjatë në hidroksidin e natriumit.
Dylli gjendet në mbështjellësin e lëvores, përkatësisht në shtresën sipërfaqësore të
fijes. Ka përbërje të ndërlikuar (alkoole të larta, acide yndyrore etj.) dhe varësisht nga për-
bërja, mundet pjesërisht ose plotësisht të eliminohet prejfijes.
Materiet mineralore gjenden më së shumti në hirin e bimëve, këtu ka kripëra të
natriumit, kaliumit, kalciumit, magneziumit etj. Pambuku me pjekuri biologjike më të lartë
jep sasi më të vogël të materieveminerale.
Materiet e pigmentit janë materie me ngjyrë që kontribuojnë mbi ngjyrën natyrore
të fijes së celulozës, kurse vetë fitohen si produkt i shpërbërjes së materieve.

РYETJET

1. Trego mbi pjesët e bimës prej ku fitohen fijet.


2. Trego mbi fijet nga farat, trungu, gjethet dhe frutat.
3. Ku gjenden fijet elementare, kurse kufijet teknike?
4. Bëre dallimin midis fijeve elementare dhe fijeve teknike .
5. Çfarë sjellje kanë grupet hidroksile në makromolekulën e celulozës?
6. Cilat zona gjenden në strukturën e fijes së celulozës?
7. Çka janë lamelat?
8. Çka janë kristalet?
9. Çka paraqein zonat amorfe tëcelulozës?
10. Në se grupohen mikrofibrilët ecelulozës?
11.Nga se përbëhen tufat efibrilëve?
12. Nga se varen vetitë ecelulozës?
13. Në cilat raste forca e fijes është më emadhe?
14. Si sillet celuloza me kristalet më të lartë, kurse si me kristalet më të vegjël?
15. Trego mbi përcjellësit e celulozës?

22
2. Fijet e farave - fijet elementare
Fijet e farave janë ato fije që nxirren nga farat e bimëve. Përfaqësues të grupit janë
një numër i vogël, kurse më i rëndësishmi prej tyre është pambuku dhe me rëndësi më të
vogël janë kapoku dhe akoni.

1. Llojet e bimëve të pambukut

Pambuku fitohet prej fryteve të pjekura të bimës së pambukut që kultivohet në


zonat tropikale dhe suptropikale. Prej shumë kohësh është kultivuar në Indi, Kinë dhe në
Egjipt, kurse në shek 18-të kalon edhe në ShBA. Prodhuesit më të mëdhenj janë treguar në
tabelën nr. 5.

Таbela nr . 5 – Prodhuesit më të mëdhenj të


pambukut në viti .2009
Re. Kinës 32.0 miliona vandakë
India 23.5 miliona vandakë
ShBA 12.4 miliona vandakë
Pakistani 9.8 miliona vandakë
Brazili 5.5 miliona vandakë
Uzbekistani 4.4 miliona vandakë
Australia 1.8 miliona vandakë
Turqia 1.7 miliona vandakë
Turkmenistani 1.1 miliona vandakë
Siria 1.0 miliona vandakë

Sot dihen për mbi 550 lloje nga të cilat disa kultivohen si bimë njëvjeçare, kurse
disa të tjerë si shkurre ose trungje shumëvjeçare. Bimët njëvjeçare japin fijet më me kual-
itet, prandaj më së shumti kultivohen. Pambuku kërkon shumë nxehtësi. Numër i madh
insektesh e sulmojnë, duke asgjësuar një pjesë të madhe të rendimentit, prandaj edhe tra-
jtohen me mjetet mbrojtëse të bimëve (20% e prodhimtarisë së pesticideve në botë përfun-
dojnë në fushat të mbjella me pambukun). Në zhvillim e sipër është kultivimi i ashq. „pam-
buku organik”. (për këtë më shumë kah mbarimi me temën). Kultivimi i pambukut kërkon
kushte të veçanta klimatike. Llojet e pambukut më të rëndësishëm dhe më të shtrenjta janë:

•Gosipium hirsutum (Gossypium hirsutum).Kultivohet në Amerikën Veriore, Azi,


Evropë dhe në Afrikë. Është bimë njëvjeçare që ka formën e piramidës. Jep fije me gjatësi
mesatare prej 24 deri 35 mm. Pambuku më i njohur është aplendi.
•Gosipium barbadense (Gossuypium barbadense). Vjen prej Barbadosit, në Antilet e
Vogla, por kultivohet edhe në Egjiptin, Brazilin edhe në disa vende tjerë. Fijet më kualite-
tive janë prej pambukut sijalend dhe xhimel që kultivohen në Egjipt. Fijet kanë gjatësi

23
prej 34 deri 54 mm, ngjyrë të bardhë-të argjendit, të kuqërremtë ose të kaftë. Janë elas-
tike dhe me afinitet të mirë për ngjyrat. Përdoret për tjerrë pëlhurash me hollësi (finitet )
më të mirë.

Figura nr. 11. -G. Hirsutum Figura nr. 12.- G. Barbadense

•Gosipium herbaceum (Gossypium herbaceum). Buron nga India dhe njihet me em- rin
pambuku indian.
•Gosipium Arbareum (G. arboreum). Rritet si bimë njëvjeçare dhe shumëvjeçare. Vjen
nga India, por kultivohet edhe në Brazil dhe Afrikën Qendrore. Në Kinë kultivohet lloji i
quajtur„miliona dollarë”, lulëzon pandërprere dhe më tepër përdoret si dekorim.

Figura nr. 13. -G. Herbaceum Figura nr. 14.- G. Arabeum

2.2.1.1. Kultivimi, mbledhja dhe egrenimi

Periudha e vegjetacionit të pambukut varion prej З deri 7 muaj dhe varet prej pozitës
gjeografike të tokës, kushteve klimatike dhe llojit të pambukut. Pambuku dobët zhvillohet
në tokat acidike dhe kënetore. Toka shumë pjellore e ngadalëson rritjen. Mbjellët në muajin
prill. Dy muaj pas mbjelljes paraqiten lulet e para që zgjasin vetëm një ditë. Lulëzimi, krijimi
i mëshikëzës dhe frutave nuk bëhen njëkohësisht në të gjitha pjesët e trungut, por shkallë
shkallë, prej degëve të poshtme dhe zgjat 45 ditë. Në vendin e lules krijohet mëshikëz në
brendinë e cilës gjendet fara.

24
Në zhvillimin e fijeve dallohen dyfazat :
• faza e rritjes
• dhe faza e pjekjes

Në fazën e parë, rritjen, bëhet zmadhimi i gjatësisë së fijes. Prej 25. deri 30. ditë, fija
e fiton gjatësinë maksimale dhe atëherë të rriturit ndërpritet. Në këtë periudhë fija i ngjan
një gypi të hollë e të gjatë, të mbushur me protoplazmën. Skaji i fijes, i fiksuar në farën ka
diametrin më të madh se sa pjesa e mesme. Deri në mbarimin e fazës së parë fija nuk është
e pjekur, ka forcë të vogël dhe nuk i ka spiralet. Fija e këtillë quhet fija e vdekur.
Në fazën e dytë, pjekjes, fija pushon të rritet dhe fillon të piqet. Në procesin e pjekjes
rritet përmbajtja e celulozës në fijen, me këtë zmadhohet edhe forca. Kjo periudhë zgjat
prej 20 deri 30 ditë. Në periudhën e të pjekurit, protoplazma zhduket dhe këtu krijohet
zbrazëtirë- vakum. Fija merr formën e gypit të shtypur (figura nr. 15 dhe 16).

Figura nr. 15. – Еinçizimi elektronik i Figura nr. 16. – Iizimi elektronik i
fijes së pambukut fijeve të pambukut

Të mbledhurit e pambukut brut


mundt të bëhet me dorë ose me mak-
inë . Mbledhja manuele, megjithëqë
është më vështirë, është më mirë se me
makinë, ngase makina i mbledhe edhe
frutat e papjekura fijet e të cilave pasi të
thahen nuk janë spiralore.
Fijet e tilla janë me kualitet të
dobët, t. ashq. pambuk i vdekur. Po
ashtu, pambuku i mbledhur me makinë
përmban më shumë papastërti.
Pasi të mblidhet bëhet tharja e
pambukut, në diell, nën hije ose, apa-
rate për tharje derisa, përmbajtja e Figura nr. 17. –Makina për
lagështisë të jetë me e vogëlse 12%. mbledhjen e pambukut

25
Еgrenimi i pambukut dhe llojet e egrenuesve. Ndarja e fijeve të pambukut prej farës
quhet egrenim. Para egrenimit pambuku pastrohet prej pjesëve të bishtajës dhe gjetheve
në makinat speciale dhe mandej dërgohen në egrenim. ekzistojnë dy lloje të egrenuesëve,
këto janë:

• Eli Vitneut (Eli Whitney)dhe


• Makartiut (Мс Carthy)

Figura nr. 18. – Makina e Eli Vitneut për egrenimin e pambukut Dhomëza (1), shiriti
transportues (2), cilindri me dhëmbëza (3), pajisje për dozim (4), dhomëza (5), sharratë
dhëmbëzuara (6), rrjeta (7), brusha (8), cilindri i përforcuar (9), ventilatori (10), cilindri
shtypës (11),tërheqësi (12).

Egreuesi i Eli Vitneut është me plaka të dhëmbëzuara në formë të sharrës dhe zba-
tohet për ndarjen e pambukut të shkurtë që është i lidhur fortë me farën, kurse e Makartit
është me cilindra dhe zbatohet për fijet më të gjata më me finesë, dhe për farën të lidhura
më dobët. Principi i punës së egrenuesit të Eli Vinterit (fig . 18) është si vijon: Pambuku
vendoset në dhomëzën 1 dhe me shiritin transportues 2 transportohet deri te cilindri me
dhëmbëza 3 që e zënë pambukun dhe e çojnë në dhomëzën 5. Pajisja nga rendi i dozimit
4 e eliminon tepricën e pambukut të kapur. Pambuku vjen deri te shara e dhëmbëzuar 6 që
janë të adaptuara ashtu që nuk prenë fijen por e kapin dhe e dërgojnë nëpër vrimat. Fara
nuk mundet të kalojë nëpër këto vrima-çelje, me çka mundësohet shkëputja e fijes në 2-3
mm largësi prej farës. Fara bie nëpër rrjetën 7. Fijet nga sharra i zbret brusha 8 dhe i hedh
në shtrojën e kanalit të hapur. Në skajin e kanalit gjendet një cilindër i perforuar 9 prej cilit
me ventilatorin 10 tërhiqet ajri dhe fijet ngjiten për cilindrin. Cilindri 11 bën dendësimin e
fijeve të ngjitura dhe prej tyre formon shirit të vrazhdë, që me zbritësin 12 shkëputet nga
cilindri 11.

26
Principi i punës së egrenuesit të Makartit është treguar në figurën nr. 19.

Figura nr. 19. – Makina e Makartnit për egrenimin e pambukut. Shiriti transportues (1),
dhomëza (2), rregulluesi sasisë së pambukut (3), dhënësi (4), cilindri me lëkurë (5), thikae
palëvizshme (6), thika e lëvizshme (7), dhomëza për farat (8), shkarkuesi(9).

Pambuku i pa përpunuar vehet në dhomzën 2, bie mbi shiritin transportues 1 që e


transporton pambukun deri te cilindri 3 që e kahëzon pambukun kah shtuesi 4, kurse ky e
shtyn pambukun te cilindri 5 i cili është i mbështjellë me lëkurë. Afër këtij cilindri gjenden
edhe dy pllaka (thika ) një prej tyre i palëvizshëm 6, kurse tjetri i lëvizshëm 7. I palëvizsh-
mi gjendet shumë afër cilindrit dhe e pamundëson kalimin e farave, kurse të kapura nga
mbështjellësi i vrazhdë i cilindrit kalojnë. Gjatë kësaj farat shkunden, veçohen dhe bien në
dhomëzën 8. Thika lëvizëse lëviz poshtë- lartë dhe kështu mundëson këputjen e farës nga
fijet. Me shkarkuesin 9 fijet ndahen nga cilindri 5. Që egrenuesit të nxjerrin farat në sipër-
faqen e cilave gjenden fije të shkurta (me gjatësi 2-3 mm), të ashq.. lintersë cilat janë lëndë
të parë të rëndësishëm për fitimin e fijeve artificiale dhe produkteve tjerë. Lintersi shkëputet
prej farës me makina speciale, me rrugë teknike ose me metodë speciale kimike. Prej farës së
pambukut fitohet vaji i pambukut. Pas, egrenimit, fijet e pambukut pjesërisht pastrohen nga
rëra dhe papastërtitë tjerë dhe në regëtinë paraqiten me emrin pambuku i papërpunuar

Figura nr . 20. – Fara e pambukut linters (majtas ), fara e pastër (djathtas ).

27
Nga procesi i egrenimit, llojit të pambukut dhe kualitetit të tij, mundet të fitohet
pambuku me fijet e grupuara, në formë të nyjeve të gërshetuara, me papastërti në këto.
Për këtë pambuk themi se ka „përgatitje të vrazhdë”. Nëse fitohet pambuku me pamja jo
të njëtrajtshëm dhe fije që nuk janë të gërshetuara, emërtohen si pambuk me përgatitje
të„butë”.
Pambuku me përgatitje të vrazhdë ka toptha si nyje prej fijeve të pambukut që e
zvogëlojnë kualitetin. Këto nyjëza shumë vështirë eliminohen dhe trajtohen si gabime në
tjerrjen ose pëlhurën. Në procesin e ngjyrimit, nyjëzat ngjyrosen jo njësoj. Nyjet
veçanërisht manifestohen te pambuku më i gjatë dhe më i hollë, nëse përmban më shumë
fije të papjekura. Topthat manifestohen si gërshetime copëzash ose si masë fijesh të gër-
shetuara. Topthat krijohen kur egrenohet pambuku i gjelbër ose pambuku që nuk është
tharë mjaftueshëm. Këto nuk e zvogëlojnë kualitetin e pambukut në atë shkallë siç e bëjnë
nyjëzat.

2.2.1.2. Paketimi dhe standardet e kualitetit të pambukut

Pambuku i pastruar klasifikohet, presohet dhe paketohet në vandakë, (rrethorë ose


drejtkëndësh) të qepura me jutë ose pëlhurë të kokosit, të shtrënguara me rrathë prej çeliku
ose litarë. Pesha dhe madhësia e vandakut zakonisht janë të standardizuara (akte me të cilat
rregullohen vetitë dhe kualiteti i produktit dhe konsumuesit i garantohet kualiteti i duhur
që në vende të ndryshme është i ndryshëm). Standardi i zakonshëm për vandakë është
prej 150 deri 320 kg. Në ço vandakë shënohet burimi (vendi), prodhuesi, numri i prodhimit,
shenjat për finësi, gjatësia e fijes dhe pesha e vandakut.
Kualitetin e pambukut e përcaktojnë vetitë e tij. çdo prodhues, përkatësisht çdo
treg, bën një lloj ndarjesh sipas standardeve dhe rregullave të veta. Duke marrë parasysh
kërkesën e madhe për pambukun, shitja zakonisht bëhet sipas standardeve të përcaktu-
ara. Kështu, në tregun, pambuku ndahet sipas burimit në: amerikan, afrikan, indian, kinez,
Rusisë, evropian. Në tregti përdoren shprehjet angleze për të shënuar kualitetin e pambukut
(për shembull, inferior, ordinary, middling, fair, fine, extrafine).
Pambuku i Amerikës Veriore i takon llojeve më të mira. Është shumë i pastër, pam-
buk mirë i përgatitur. Këtu marrin pjesë: sijalend, Gjeorgjia, Teksasi, Florida, Luiziana, gjatësia
mesatare e këtyre fijeve është prej 32 deri 38 mm.
Pambuku i Amerikës së mMesme është me fijet më të shkurta se pambuku i
Amerikës veriore dhe më të njohurit prej tyre janë nga: kuba, Domingo, jamakja, trinidadi.
Pambuku u Amerikës Jugore llogaritet si pambuk i klasës së dytë, më të njohurit
prej tyre janë: pernabuka, santosi dhe peru.
Pambuku afrikan është shumë i çmuar për shkak të shkëlqimit të mëndafshtë dhe
pastërtisë së lartë. Më të njohurit janë: mako ose xhumel, që ka fije të gjatë të hollë që
shkëlqejnë. Ky pambuk është i përshtatshëm për mercerizimin. Në pambukun afrikan me
kualitet më të dobët është pambuku algjerian.
Pambuku indian i llojeve të pambukut më të dobët. Llojet me të njohura janë:
Manila, Singapori dhe madrasi.
Pambuku kinez shfaqet me emrin leshi nankinja. Fijet janë me ngjyrë të verdhë dhe
janë shumë të vrazhdë.
Pambuku nga Rusia dallohet me pastërti të theksuar, gjatësi prej 15-60 mm, me
ngjyrë të bardhë ose tëverdhë.

28
Pambuku evropian sipas kualitetit dhe sasisë së prodhuar nuk ka ndonjë rëndësi
në pazarin botëror. Kultivohet në Itali, Spanjë, Turqi, Greqi.
Para një kohe jo aq shumë të largët, pambuku është kultivuar edhe në R. e
Maqedonisë, në rrethin e Vallandovës, Radovishit, Strumicës, Gjevgjelisë dhe Shtipit. Ka
qenë i vlerësuar me kualitet të mirë, ngjyrë të bukur të bardhë në të verdhë, shkëlqim naty-
ror, fortësi të mirë, por me fije tëshkurta.

2.2.1.3 Struktura e fijes së pambukut

Fija e pambukut të pjekur ka formën e një shiriti spiralor të lakuar me ndërtim shtre-
sor. Forma e këtillë e fijeve krijohet në fazën e pjekjes (fig. nr. 21) që karakterizohet me zma-
dhimin e përditshëm të murit të fijes në llogari të biosintezës së celulozës.

Figura nr. 21. – Prerje e Figura nr. 22. – Pamje


tërthortë e fijes së mikroskopike e
e fijeve të vdekura tëpambukut, pambukut gjatë rritjes.(1),
1 – Kutikula , 2 –protoplazma. prerje e tërthortë (2).

Celuloza veçohet në shtresa me dendësi të ndryshëm, nga ana e brendshme e


murit në formë të unazës. Diametri i jashtëm i fijes mbetet i njëjtë, kurse diametri i kanalit
zvogëlohet. Celuloza në mënyrë jo të njëtrajtshëm depozitohet në unazat duke krijuar var-
gje spiralore fijesh kah boshti i fijes. Nëse fija është më e pjekur, trashësia e murit është më e
madhe. Si masë e pjekurisë mund të merret raporti midis diametrit të brendshëm dhe të jas-
htëm. Tharja e protoplazmës shkakton kaçurrelëzimin e fijes rreth boshtit të vet. Ndërprerja
e procesit të zhvillimit të fijes pavarësisht nga shkaku, krijon fije të vdekura (fig. nr. 22). Fija
e vogël, ose fija me kaçurrela jo të njëtrajtshme tregon se është e papjekur, me përqindje
të vogël të celulozës dhe me kualitet të dobët. Fijet e papjekura janë të ngjashëm me fijet e
vdekura, të dobëta, vështirë ngjyrosen dhe përpunohen (fig. nr. 23)

29
lumeni

Figura nr. 23. – pamja mikroskopike Figura nr. 24. – Pamja mikroskopike
e fijeve të pambukut të papjekur për fije të pjekura të pambukut përgjatësinë
gjatësinë (1), prerpja e tërthortë(2). (1), prerje e tërthortë (2), kulmi i fijes (3).

Fijet e pjekura kanë mure të trasha dhe 4-11 lakime spiralore me gjatësinë mm,
përkatësisht 100 - 300 në gjithë gjatësinë e fijes, me kahun e ndryshimit prej të djathtës
kah e majta dhe anasjelltas (fig. nr. 24). Fijet kanë formën e shiritit që në mesin është më e
gjerë. Kulmi i fijes është e rrumbullakuar, kurse fundi i poshtëm është me tërheqje jo të
drejtë, ngase fija në atë pjesë është këputë për shkak të egrenimit. Prerja e tërthortë e fijes
ka formën e veshkës ose të vezës. Këto fije kanë vetitë më të mira (fig nr. 25).

Figura nr . 25. – Prerje e fijes së pjekur të pambukut: kutikula (1), muri primar (2), muri
sekondar (3), muri terciar (4), lumeni (5).

Mbështjellësi i jashtëm i fijes quhet kutikula. Përmban një sasi më të madhe yndyra
dhe dyllë. Muri përbëhet prej murit primar dhe sekondar, të vendosura në harqe kon-
centrike që dallohen sipas strukturës dhe vetive. Muri primar është shumë i hollë (0,5 - 1
mikrometra). Muri sekondar përmban tre shtresa koncentrike që në përbërjen e tyre kanë
makromolekula me orientime të ndryshme dhe fibrile të celulozës. Kjo është pjesa më e
rëndësishme e fijes me përqindje më të madhe të celulozës -deri 95 %. Në brendinë e fijes
gjendet kanali (lumeni) që përmban mbetjet e protoplazmës.

2.2.1.4. Vetitë themelore të fijeve të pambukut

Vetitë e fijeve të pambukut që ndikojnë në procesin e përpunimit janë: shkalla e


pjekurisë, gjatësia, finiteti, forca e këputjes, të zgjaturit dhe elasticiteti. Kualiteti i fijes së pam-

30
bukut përcaktohet në mënyrë organoleptike, ashtu që merren provë
prej më shumë vandakëve, sipas standardeve që i jep çdo vend.
Kërkimet laboratorike japin vlerësimin objektiv për kualite-
tin. Këtu përfshihen, shkalla e pjekurisë, forcën, finitetin. Shumica
e vendeve prodhues të pambukut kanë standardet e tyre për
klasifikimin e pambukut.
Shkalla e pjekurisë paraqet raport midis diametrit
të jashtëm të fijes së freskët ndaj gjerësisë sëkanalit
(fig. nr. 26). Zmadhimi i trashësisë së mureve qëndron në propor-
cion të drejtë me zmadhimin e koeficientit të pjekurisë. Po ashtu
ekziston varshmëri midis koeficientit të pjekurisë dhe gjerësisë së
kanalit (1) ndaj gjerësisë së murit të dyfishtë (2).Koeficienti
i pjekurisë është më i lartë, nëse ky raport është më i vogël.
Nëse fija është më e pjekur, më i madh është numri i gjys-
më rretheve. Numri i gjysmë rretheve për një cm gjatësi është i
ndryshueshëm te llojet e ndryshme të fijeve. Lëviz midis 200 deri Figuranr. 26. -Fija e
100. e murit gjysmë rrethet ndërrohen nga e majta në të djathtë. pambukut: Gjerësiae
Kjo dukuri njihet si konvulacion. kanalit (1), gjerësia të
Sipas shkallës së pjekurisë ndahet në :i pjekur (më shumë dyfishtë (2).
se 82%), mesatarisht i pjekur (76-81%), i papjekur ( 70-75%) shumë i
papjekur (më pak se 70%). Një prej metodave më të sakta për matjen e pjekurisë dëshmohet
me analizën kimike, gjatë kohës së pjekjes. Me zmadhimin e shkallës së pjekurisë zmadho-
het edhe përmbajtja e celulzës nëfijen:

• Te fijet me pjekuri të plot (>84%)


• Te fijet e pjekura (77 - 84%)
• Te fijet krejtësisht të papjekura (<60%)

Përbërja kimike mesatare e fijeve të pambukut të pjekur është :

• Celuloza (84%)
• hemiceluloza dhe pektini (5%)
• dylli dhe yndyra (0,6%)
• albumine (1,4%)
• materie mineralore (1,5%)
• ujë (8,5%)

Dylli dhe materiet yndyrore gjenden në sipërfaqen e fijes dhe luajnë rolin e mbro-
jtësit natyror, kurse gjatë përpunimit kanë rolin dobiprurës në procesin e tjerrjes, ngase fi-
jet më mirë rrëshqasin dhe tjerrën. Eliminimi i dyllit dhe materieve yndyrore bëhet pasi të
mbarojë procesi i tjerrjes, kurse materiali i tjerrur bëhet më i fortë.
Gjatësia e fijes së pambukut është vetia më kryesore në procesin e tjerrjes, vlera
zbatuese e saj dhe kualiteti i fituar i tjerrës. Gjatësitë e fijeve nuk janë gjithmonë të njëjtë,
prandaj edhe tregohen si vlerë mesatare e gjatësisë dhe kjo është një tregues i njëtrajtësisë
së gjatësisë së të gjitha fijeve në masën e pambukut.

31
Sipas gjatësisë mesatare të pambukut për fijet e pambukut, pambuku mund të
ndahet në: ekstra të gjatë (më shumë se 34,9 mm), të gjatë (28,6 - 33,3 mm), gjatësi mesatare
(26,2 -27,8 mm), mesatare (20,6 - 25,4 mm) dhe të shkurtë (më pak se 20,6 mm).
Finiteti është në korrelacion me gjatësinë e fijeve, që dmth se fijet më të gjata janë
edhe më finë. Finiteti është i kushtëzuar nga lloji dhe vendi ku kultivohet pambuku. Finiteti
i fijeve të pambukut matet me aparatet që quhen mikronerë ose fibronerë. Masë relative e
finitetit të fijeve të pambukut tregohet me indeksin MI (indeksi mikroner). Fijet e pambukut
sipas MI ndahen në 5 klasë: pambuku me shumë finitet (MI<3), pambuku finë (3<MI<3,9),
pambuk me finitet mesatar (4<MI<4,9), pambuk me finitet më të vogël (5<MI<5,9), me fije
të vrazhdë (MI>6).
Trashësia e fijes varet prej shkallës së pjekurisë. Te fijet me pjekuri normale diametri
i fijes është midis 15 deri 25mm.
Fortësia e fijeve të pambukut tregohet si fortësinë e tufave fijesh . Forca e tufave
matet me aparat të veçantë, që quhet aparati i Pristliut. Forca e lexuar shndërrohet në indeks
PI (Indeksi Pristli). Hulumtimi i fijeve të pambukut sipas PI janë këto: pambuku i lakueshëm
(PI<6,5), pambuku me lakueshmëri të mesëm (6,5<PI<6,9), pambuku mesatarisht i ngurtë
(6,9<PI<7,4), pambuku i ngurtë (7,5<PI<8), pambuku shumë i ngurtë (8,1<PI<8,5), pam-
buku ekstra i ngurtë (PI>8,6).

2.2.1.5. Vetitë tjerë të fijeve të pambukut

Sipërfaqja e fijes së pambukut ka strukturë të reliefit për shkak të numrit të madh të


vjaskave. Kjo mundëson që të fitohet tjerrë me finitet të mirë dhe fortësi të madhe.
Dendësia e pambukut sillet prej 1,50 deri 1,54 g/cm3 dhe në krahasim me fijet
kimike është me e madhe.
Ngjyra e pambukut kryesisht është e bardhë, por mund të jetë edhe verdhë e zbe-
htë. Më së shumti i turbullt, por mund të jet edhe me shkëlqim. Në ShBA kultivohen edhe
llojet e pambukut me ngjyrë.
Këputja dhe të zgjaturit e pambukut është prej 8deri 10%, kurse elasticiteti i zg-
jatjes është shumë e vogël. Elasticiteti i vogël rezulton me lëmshimin e produkteve të pam-
bukut.
Vetitë termike. Në temperaturë të rëndomtë pambuku nuk i ndryshon vetitë e vetë.
Në 120°C zvogëlohet forca e pambukut, mbi 160°C termikisht shpërbëhet, kurse mbi 200°C
fillon karbonizimi i pambukut .
Këto veti termike mundësojnë që tekstili i pambukut të lahet në temperatura të larta.
Sjellja elektrostatike. Mundësia që pambuku të elektrizohet me elektricitet statik
është e vogël për shkak të yndyrave dhe dylleve në sipërfaqen e pambukut. Pasi të elimino-
hen nga sipërfaqja, mundet të ndodhë elektrizimi statik.
Sjellja ndaj ujit dhe alkaleve. Pambuku e thith ujin e ngrohtë, avullin e ujit dhe
kimikisht nuk ndryshon. Ndodh vetëm bymim dhe krijimin e lidhjeve hidrogjenike midis
makromolekulave të celulozës dhe ujit. Kjo dukuri mundëson fisnikërimin e fijeve në gjend-
je të fryrë. Avulli dhe uji i ngrohtë e bëjnë pambukun plastik dhe lehtësojnë formësimin, por
ky efekt nuk është ipërhershëm.
Fijet e pambukut bymehen në alkalit dhe i ndryshojnë vetitë e tyre në kahun pozi-
tiv, zmadhohet shkëlqimi, forca dhe aftësia për ngjyrim, gjatë kësaj harxhimi i ngjyrave
zvogëlohet. Kjo veti e bymimit në alkalit është shfrytëzuar për fisnikërimin e fijeve të pam-
bukut përkatësisht tjerrës, pëlhurave dhe emërtohet mercerizim. Procesi emrin e ka marrë

32
prej Xhon Mercer (John Mercer) që i pari e ka zbuluar këtë dukuri në vitin 1844. Në tretësirën
e përqendruar të hidroksidit të natriumit ose kaliumit dhe në temperaturë prej 180С për një
kohë shumë të shkurtë fijet e pambukut bymehen, me këtë gjatësia u zvogëlohet, preja e
tërthortë bëhet rrethor dhe humbin lakimet spiralore. Nëse tjerra ose pëlhura trajtohet me
alkalitë në gjendje të ngrohur që mandej neutralizohet me larje, pambuku nuk shkurtohet,
kurse shkëlqimi zmadhohet. Nga mercerizimi ndryshon struktura e brendshme e fijeve, të
cilët bëhen të shkëlqyer, më të fortë, më shumë bymehen, ngjyrosen më intensivisht dhe
më lehtë hidrolizojnë nga veprimi i acideve.

6. Klasifikimi i pambukut sipas kualitetit

Në industrinë e përpunimit të pambukut bëhet klasifikimi i pambukut sipas kual-


itetit. Klasifikimi bëhet në bazë të kërkimeve organoleptike dhe laboratorike. Kërkimet orga-
noleptike kanë të bëjnë me krahasimet e fijeve që janë marrë prej vandakëve të ndryshëm
sipas standardeve të dhëna për atë vend. Njohuritë objektive japin kërkimet laboratorike
edhe atë për finitetin, forcën, shkallën e pjekurisë, përveç këtyre edhe për pastërtinë e pam-
bukut, ngjyrën, gjatësinë e karakterin. Çdo vend ka standardin e vet për klasifikimin e pam-
bukut. Sipas standardit universal, për shembull pambuku alend, kategorizohet në shtatë
klasa. Disa lloje të pambukut dallohen sipas vetive të tyre dhe fijes i japin kualitet të veçantë.

7. Përdorimi i pambukut

Pambuku i pastër ose përzierja me fije tjera për doret për prodhimin e pëlhurave,
thurjeve, perdeve, gazë, perit për rrobaqepës, veshjes etj. Falë vetive të mira të tij (rezistimi
ndaj vjetërsimit, qëndrueshmërisë ndaj tretësirave të alkaleve, aftësisë së lartë sorptive, ka-
lueshmërisë së ajrit, mirëmajtjes), pambuku praktikisht deri tash është i pa zëvendësueshëm
për prodhimin e të gjitha llojeve të veshjes së brendshme, shtrojës , kamishave, bluzave,
veshjes për punë etj. Pambuku po ashtu përdoret për prodhimin e gjërave për veshmbat-
hjet në përdorim të përditshëm, sport dhe rekreim, mbulesa, si pëlhura të tekstilit (letra
filtruese, shirita të transportit, tuba etj.).
Në dekadat e fundit, për të përmirësuar disa veti ose arritjen e efekteve speciale, si dhe
mirëmbajtjen e prodhimeve të pambukut (zvogëlimi i lëmshimit, përshpejtimi i procesit të
tharjes), pambuku përzihet me shumë fije tjera. Më shpesh fijet e pambukut përzihen me
fijet e poliesterit (deri 33%). Në përqindje të njëjtë përzihet edhe me fijet poliesterike. Për
prodhimin e tjerrave nga produktet e frotirit përdoren përzierjet prej 15 deri 16% po-
liamid ose poliester. Pambuku përzihet me fijet viskoze, me linin, edhe atë më shpesh në
raporte 50%: 50%. Po ashtu mundet të përzihet me mëndafshin natyror (mëndafshi buret).
Pambuku ka edhe emërtime tregtare si amerikanë, shifonë, piketë, gradualë, batistë, saten,
flanel i pambukut, panama, porhet, damast, somoti i pambukut, plishi i pambukut etj.

33
ZGJËRO DITURINË TËNDE PËRPAMBUKUN

PAMBUKU EKOLOGJIK

Interesimi i lartë për pambukun ekologjik, vjen nga vendet Evropiane të zhvilluara,
për më shumë shkaqe:
•Pambuku sot është lënda e parë bazike e tekstilit (në përmasa Botërore përdorimi i
fijeve të tekstilit merr pjesë me 49%.)
•*Një pjesë të pambukut që e përdorin vendet e zhvilluara të Evropës vjen nga të
ashtuquajturat „Vendet e treta” ku kontrollet e pambukut gjatë kultivimit janë të pamun-
dur, që shkakton pasiguri plotësuese.
•Në mënyrën konvencionale të kultivimit të pambukut përdoren pesticidet për të
mbrojtur nga insektet dhe krymbat që ushqehen me gjethet , trungun dhe frytin (fierin.
Gjatë hapjes së fierit, miza të ndryshme, miza të bardha e sulmojnë pambukun dhe ush-
qehen me sheqerin nga bima. Para se të bëhet mbledhja e pambukut me makinë, për-
doren difolijantë (mjete që shkaktojnë rënien e gjetheve dhe destruksionin e trungut),
që mundëson pakësimin e papastërtive nga pambuku pas mbledhjes dhe lehtësim në
përpunimin e mëtejmë të pambukut.
•* Në përpunimin e fijeve të pambukut me mjete kimike, përmirësohen cilësitë este-
tike, por nga ana tjetër, të njëjtit- siç janë mjet për zbardhje me hipoklorit i natriumit (në
disa vende më e ndaluar) rezulton me krijimin e produkteve të padëshiruara, helmuese
që e ndotin ujëratdalëse.

Në lidhje me teknologjinë e re e kultivimit të pambukut, në tregun dalin lloje të


pambukut me shenjën: Green Cotton (të propozuara nga firma daneze tt Novotex në vi-
tin 1983 me qëllim që konsumatorëve të jepen informata, se pambuku është kultivuar në
mënyrë natyrale, përpunuar pa shtesa të mjeteve kimike), Panda Cotton, Line Cotton,
Organic Cotton (shenja mbrojtëse për pambukun organik i prodhuar në ShBA).
Prioritet themelore në kultivimin e pambukut organik janë:

•Toka e pa ndotur. Tre vite para mbjelljes së pambukut ekologjik, toka të mos trajto- het
me asnjë farëkimikale.
• nuk përdoren pesticidet, ngase është rezistues ndajinsekteve.
•* Pambuku ekologjik ka ngjyrë natyrore, me tre nuanca si: e kafte e zbetë, e gjel- bër
dhe ngjyrë e bardhë, kështu që nuk ka nevojë për ngjyrimin shtesë, që dmth, nuk e
rrezikon shëndetin e njeriut.
•* Plantazhat me pambukun me ngjyrë natyrore doemos të qëndrojnë larg nga pal-
ntazhat ku kultivohet pambuku konvencional që të mos vijë deri te pluhurimi midis tyre.
•Makinat që përdoren për pambukun konvencional, doemos mirë të pastrohen para se
të përdoren për pambukunme ngjyrë natyrore.
Si mangësi e mënyrës ekologjike e kultivimit të pambukut mund të merren :
•* Disa nga cilësitë si fortësia, gjatësia etj. janë më të dobëta në krahasim me pam-
bukun konvencional.
•* Rendimenti te pambuku me ngjyrë natyrore është prej 30%-50% më i vogël se
rendimenti te pambuku i bardhë konvencional.

34
Pambuku ekologjik me ngjyrë natyrore

2. Fije tjera nga farat

Këto fije nuk janë aq të rëndësishëm si pambuku, por megjithatë edh te këto përpu-
nohen dhe kanë zbatim përkatës. Prej tyre më të rëndësishëm janë: kapoku dhe аkoni.

1. Каpoku

Kapoku është fije që rritet në pjesën e brendshme të të mureve të frytit, (bishtajës)


të disa nga bimët tropikale shumëvjeçare. Për përfitimin e fijeve kultivohen dy lloje drurësh
afrikan, kurse fijet që nxirren nga frutat e tyre quhen kapok.

Figura nr. 27. –Fruti kapok Figura nr . 28. – Fijet nga kapoku

Kapoku kultivohet në Afrikën Perëndimore dhe Lindore, Indi, Јava, Sumatra, Меksiko
dhe në Brazil. Druri si fryt ka fiera, të cilët kur janë të pjekura, kanë ngjyrë kafeje të zbehtë,

35
me gjatësi prej 10 deri 20 cm dhe trashësi prej 3,5 deri 5,5 cm. Fierat mblidhen, thahen dhe
prej tyre fijet ndahen me dorë ose duke qëlluar me një shkop të bambusit. Fara e kapokut
është me ngjyrë të errët dhe përdoret për fitimin e vajit. Kapoku është fije me ngjyrë të
verdhë në të errët me gjatësi prej 10 deri 35 mm, me trashësi prej 20 deri 30 μm, lëmuar,
plotësuar 75 - 80% me ajër. Prandaj është e dobët, e lehtë dhe për shkak të karakteristikave
të tilla, nuk mundet të tjerrë vetë. Zakonisht përdoret për plotësimin e mobileve, lodrave etj.
Përmbajtja e celulozës në kapokun varet prej nga vjen dhe është prej 70 deri 72%, por diçka
më pak te kapoku afrikan dhe aziatik.

2.2.2.2. Аkoni

Akoni rritet në viset tropikale të Amerikës, Azisë dhe Afrikës. Fija gjendet e fierin e
frytit, vetëm në njërin anë të farës, në formë të shiritit, prandaj shpesh emërtohet edhe si
mëndafshi bimor. Është fije me ngjyrë si të verdhë me gjatësi prej 10 deri 50 mm, diametër
35 - 40 μm, i lëmuar, i dobët dhe i thyeshëm ngase 70 - 80% përmban ajër. Zbatohet njësoj
si kapoku, për plotësimin e produkteve të ndryshme dhe për prodhimin e luleve artificiale,
vata etj. Shumë bimë shtëpiake siç janë shelgu dhe plepi, në thekat e tyre kanë fijeza të njo-
hura si fijet bimore ose mëndafshi bimor. Këto fije nuk përpunohen.

Figura nr . 29. – Fruta i akonit (majtas ) dhe fije të akonit (djathtas )

36
РYETJE DHE DETYRA

1. Trego për fijet që përfitohen nga farat?


2. Defino nocionet fijet elementare dhe teknike!
3. Cili komponim është dominues në strukturën e fijeve nga farat?
4. Sqaro strukturën e celulozës !
5. Cilat janë komponentët përcjellëse të celulozës në fijen?
6. Cili është roli i pektinit dhe ligninit në fijen?
7. Cilat janë llojet më të njohura të bimës së pambukut?
8. Cilat kushte klimatike duhen për kultivimine pambukut?
9. Pse mbledhja me dorë e pambukut jep fijen më me kualitet?
10. Në cilat raste përdoret egrenuesi i Eli Vitneut, në cilat raste i Makartit?
11. Për cilë fije themi fije e vdekur?
12. Në cilat raste pambuku është i butë, pambuku i pregaditur është i ngurtë?
13. Nga cilat kontinente dhe shtete vjen pambuku me kualitet më të lartë?
14. Cilat janë karakteristikat themelore të fijes së pambukut që janë edhe klasifikimi
tregtar i pambukut?
15. Me cilat fije sintetike më shpesh përzihet fija epambukut?
16. Bëre një proekt hulumtues, në të kaluarën në bashkësinë tënde lokale dhe më
gjerë a është kultivuar pambuku?
17. Për se përdoren fijet e kapokut dhe akonit?

2.3. Fijet nga korja e brendshme e drurit - fijet teknike


Pas fijeve të pambukut këto fija kanë përdorim më të madh në industrinë e tekstilit.
Ekzistojnë shumë bimë të këtij grupi nga cilat fitohen fijet, por, për industrinë janë të rëndë-
sishëm vetëm fijet e linit dhe ramia, që përdoren për veshjet, kurse јuta dhe knapi, përа
produkte të tekstilit të vrazhdë. Fijet prej hithrave, kyperas, malvës etj kanë vetëm rëndësi
lokale, por jo edhe rëndësi universale për industrinë e tekstilit.
Këto fije përbëhen prej një numri të madh qelizash elementare që midis tyre janë të
lidhura me ngjitësin bimor –pektinën. Këto në realitet janë fije teknike. Fijet gjenden në një
pjesë të lëvores janë të vendosura poshtë për gjatësinë e trungut në formë tufëzash (fig nr.
30). Dmth, Fijet teknike paraqesin një shtresë fijesh të trungut dhe përbëhen prej tufë fijesh.
Vetitë e fijeve teknike janë të kushtëzuara nga: dimensionet dhe vetitë e qelizave el-
ementare, vetitë dhe lidhjet e tufës së fijeve, forma e tufës, pozita e trungut, raporti i kom-
ponentëve kimike dhe shkallës së drunimit. Dmth, fijet teknike përbëhen prej fijeve elemen-
tare të shkurta që e krijojnë fijen teknike, renditja e fijeve për bimë të ndryshme është i ndry-
shëm. Qelizat elementare në fijen teknike janë të kahëzuara kah boshti dhe gati çdonjëri ka
lumen, që sipas madhësisë dhe formës dallohen te disa lloje bimësh. Në prerjen e pjerrët
të qelizave elementare dallohen: shtresa primare, sekondare, terciare dhe në mesin lumeni
(fig nr. 31)

37
Figura nr. 30 – Prerje për gjatësinë dhe Figura nr. 31 – Prerje e qelizës elementare
pjerrtësinë e trungut: fije në lëvoren të fijes teknike: ndërmjet lamela (1)
(1), lëvorja (2), pjesa drunore (3) brendësia shtresa primare (2) shtresa sekondare (3)
(4) hapësira e e zbrazët (5). shtresa terciare (4) dhe lumeni në mes

Pektini që i ngjit fijet teknike për shtresën e lëvores është më pak i qëndrueshëm se pektina
që ngjit qelizat elementare dhe mundet të shpërbëhet kimikisht ose në aspektin biologjik
nën veprimin e mikroorganizmave. Kështu, fijet teknike ndahen nga pjesa drunore e trun-
gut.

2.3.1. Lini

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme bimësh të linit, por më së shumti përdoren lloji
(Linium usita). Lini është bima më e vjetër që njeriu ka kultivuar për përfitimin e fijeve. Të
dhënat më të vjetra datojnë nga shek. 40-ta dhe 50-ta p.e.re. Në atëkohë Egjiptianët kanë
qenë mjeshtrit e përpunimit linit që kanë përdorë për të veshur. Pëlhurat kanë qenë shumë
finë dhe të tejdukshëm. Në Evropë, lini është kultivuar dhe përpunuar derisa ka qenë në fuqi
ligji që ka ndaluar importin e pambukut. Me pezullimin e ligjit, prodhimtaria e linit zvogëlo-
het, me këtë edhe përdorimi itij.
Prodhuesit më të mëdhenj të linit janë: ish BRSS, Franca, Belgjika, Norvegjia, Polonia,
vendet e Amerikës Latine etj.
Lini është bimë njëvjeçare në trungun e cilit gjenden tufa fijesh. Lini rritet në kushte
të ndryshme klimatike dhe në toka të ndryshme. Përndryshe, ekzistojnë rreth 100 lloje të
linit, kultivohen vetëm dy lloje, nga të cilët njëri përdoret për fitimin e fijeve, kurse tjetri për
farën, dallimi midis këtyre dy llojeve është vetëm në mënyrën e kultivimit. Lini që kultivo-
het për nxjerrjen e fijeve, mbjellët dendur që bima të zhvillohet në lartësi por jo në gjerësi.
Kështu krijohen trungje të holla të gjata, të pasura me fije.

38
Figura nr. 32. – Lini para se të lulëzojë, lulja dhe fara

2.3.1.1. Përfitimi i fijeve

Periudha e vegjetacionit të linit zgjat prej 2,5 deri 3 muaj. Një javë pasi të mbjel-
lët dalin bimët e njoma të para, kurse në javën e 5-të ose të 6-të, bima fillon të lulëzojë.
Lulëzimin e ndjek rritja intensive e trungut, me se edhe zmadhohet sasia e fijes. Pas 12
javësh nga mbjellja, trungu merr ngjyrë të verdhë që shkëlqen, që është shenjë se procesi i
krijimit të fijeve ka përfunduar. Lini i mbledhur në këtë stadium e ashq. pjekuria e hershme
e verdhë, jep fijen më me kualitet. Nga vonesa në të mbledhurit, rendimenti i farës zmadho-
het, por kualiteti i fijes është më i dobët.
Mbledhja e trungjeve të linit bëhet me dorë ose me makinë. Trungjet shkulen, rrënja
pritet dhe lehet në fushë që të thahen. Nga tharja e ngadaltë fitohen fije më të buta dhe më
të ndritshme.

Figura nr. 33. – Të mbledhurit e linit me makinë

39
Nxjerrja e fijeve nga trungu përbëhet prej disa fazash: Njomje, tharje, fërkimi,
shkundje e tufës dhe rrjepje.
Zhytje në ujë është procesi që ka për qëllim të këputë lidhjet midis lëvores dhe
pjesës tjetër të trungut. Paralelisht me këtë dobësohet edhe lidhja në fijen teknike. Nga
shpërbërja e materies së pektinit në tufat e fijeve fitohen fijet elementare.
Të lagurit e linit mund të bëhet në shumë mënyra:

•Të lagurit me vesën bëhet në vetë fushën. Zgjat prej 2 deri 10 javë. Ngjyra e fijeve është
e murrmë deri të argjendit. Kjo metodë më së shumti zbatohet në ish BRSS dhe në Çeki.
•Të lagurit me ujin e ftohtë në në prani të baktereve aerobe dhe aneorobe. Bëhet në
gropa, lumenj, kanale etj. Procesi zgjat prej 2 deri 3,5 javë, varësisht prej temperaturës së
ujit. Fijet janë me tone më të ndritshme, të verdha dhe të murrme. Kjo mënyrë zbatohet
në Itali dhenë vendet tjera të Evropës Jugore.
•Të lagurit me ujë të ngrohtë në prani të baktereve aneorobe. Procesi kryhet në basenet
betonike të mbuluara. Temperatura e ujit është midis 28 deri në 34°C. Kohëzgjatja është
ndërmjet 70 deri 80 orë. Ngjyra e fijes është e verdhë në të murrme deri në të gjelbër në
të argjendit.
•Të lagurit aerob bëhet në bazene. Me dërgimin e oksigjenit rregullohet shpejtësia e të
lagurit, kurse temperatura është deri 34°C. Zgjat afër 35 orë. Fijet janë me ngjyrë të
verdhë në të murrme, ngjyrë argjendi dhe ngjyrë e gjelbër. Ky proces ka përparësi në kra-
hasim me aneoroben, ngase kohëzgjatja është më e shkurtë dhe jep fije të njëtrajtshëm
dhe më të mirë..
•Të lagurit kimik bëhet me petroleum, acid sulfurik të holluar ose me hidroksi- din e
natriumit. Procesi zhvillohet në basene duke shtuar kimikale që tretin pektinin.
Kohëzgjatja është prej 4 deri 6 orë dhe më i shkurti nga të gjithë mënyrat e të lagurit.
Ngjyra e fijes rregullohet duke shtuar mjete për zbardhje. Ky proces nuk jep fije kualita-
tive, kështu që nuk ka ndonjë zbatim të gjerë.

Të lagurit duhet të mundësojë të veçohen fijet nga trungu pa u dëmtuar prandaj


dhe duhet të ndërpritet në kohën e duhur. Shpërbërja e fijeve shumëqelizore në elementa-
re, quhet kotonizim (vjen nga fjala angleze cotton). Gjatësia e fijeve që fitohen nga kotoniz-
imi i linit i përgjigjet kualitetit të mesëm ose të dobët të pambukut, prandaj edhe mundet
të përzihen me pambukun. Kotonizimi i linit sugjerohet vetëm për rastet kur trungjet janë
dëmtuar, përndryshe do të fitohen fijet me kualitet të dobët Kotonizii nuk ka rëndësi indus-
triale ngasefijet elementare dëmtohen, me këtë zvogëlohet forca.
Tharja bëhet pas lagies, kurse më pas fijet veçohen nga pjesa drunore. Ky proces
emërtohet si procesi i fërkimit.
Fërkimi është veprim mekanik, që ka për qëllim që të thërrmojë pjesën drunor të
trungut (pozderin),që të munden fijet më lehtë të veçohen. Kryhet me dorë ose me makinë.
Për fërkimin manual përdoren fërkuesit manual me forma të ndryshme mbi cilët thërrmimi
i pozderit bëhet me goditje mekanike me goditësin (thikë të drurit) mbi trungjet, që vihen
me njërën anë mbi shtrojën me dhëmbëza ose shtyhen nëpër pjesën e çelur të dërrasës.
Përpunimi manual i fijeve është treguar në fig, nr. 34, 35, 36.

40
Ajo që i ngjan krokodilit quhet „shkopëz” (fig nr .34). Nga veprimi i tij veçohen pjesët
e ngurta të trungut prej fijeve të buta. Mandej fijet kalojnë nëpër fërkuesin (fig nr. 35) që të
veçohen të gjithë pjesët e imëta të trungut. Mandej kalojnë nëpër rrjetën (gjilpëra të gjata
metalike) dhe fitohen fije të gjata (fig nr. 36), kurse në rrjetën mbeten fijet e shkurta, që
mundet të përdoren për instalimet e gypave të ujësjellësit ose prej tyre të fitohen fijet më të
vrazhda.

Figura nr. 34.–Shkopëza figura nr. 35.– Fërkuesi

Figura nr. 36. – Fije të gjata dhe të shkurta

41
Shumë efikase janë fërkuesit e turbinave (fig. nr. 37), ku mundet të fërkohen edhe
trungujt e njomë. Fërkimi është alternativ, më parë fërkohet njëra anë, mandej ana tjetër.

Figura nr. 37.– Fërkuesi turbinë

Shkundja e pozderit bëhet pas fërkimit që mund të jetë manuale ose me makinë.
Makinat me krahë rrotullohen në kahe të kundërta dhe kështu trungjet e thyera dhe fijet te-
knike nënshtrohen goditjeve alternative nga të dy anët (fig. nr. 38). pas fërkimit, fijet teknike
të fituara nuk janë të pastra.
Procesi i shkundjes ndiqet nga krehja dhe tjerrja.

Figura nr . 38. – Shkundësi mekanik me krahët

Gërvishtja (krehja) bëhet me qëllim që të hiqen sasitë e mbetura të pozderit, fijet e


shkurta, por njëkohësisht fijet e gjata të vendosen në pozitë paralele dhe të përgatiten për
përpunimin e mëtejmë, procesin e tjerrjes (fignr. 39).

42
Figura nr. 39. – Grabuja: karroca (1), kapësi (2),
hapësirë e gjatë me gërhanë(3), brusha
rrotullues (4), cilindrat me dhëmbëza (5), mbledhësi(6),
pejzë lini (7), pozderi (8).

Tufat e fijeve kapen me kapësin 2 dhe lëshohen me gjysmën e parë të kalojnë midis
dhëmbëzave të shiritit të gjatë me gërhanë. Dhëmbëzat ose gërhanat 3 të këtij shiriti lëvizin
prej lartë kah -poshtë, duke hyrë në tufën dhe duke lëvizur i mbledhin fijet e shkurta dhe
mbeturinat e polderit. Pozderi me rënie të lirë bije në mbledhësin e pozderit 8. Brushat që
rrotullohen 4 i kapin fijet e shkurta dhe i dorëzojnë cilindrave të dhëmbëzuara 5. Nga këto
cilindra, fijet tërhiqen me ndihmën e kapësit 6 dhe mblidhen në enën 7. Kur fijet e linit do
të tërhiqen me gërhanë më të vrazhdët, dërgohen në pjesët tjera që kanë gërhana më me
finesë dhe më të dendura. Kjo fazë mundet të përsëritet disa herë dhe çdo herë të shkojë në
gërhanë më me finesë. Me këtë fitohet tufë të tjerrur fijesh të gjata paralele, të quajtur pas-
ma dhe me rendiment prej afër 70%, kurse pjesa tjetër janë pejzët të mbledhura në enën 7.
Fijet e gjata përdoren për përpunimin e tejrrës së krehur. Fijet e shkurta të ngatërruara që
fitohen, që quhen pejzat, (linit, kanpit) mundet të shfrytëzohen në instalimet e ujësjellësit si
tjerrë më e vrazhdë.

2.3.1.2. Struktura e fijeve të linit

Struktura e fijes së linit dallohet nga ajo e pambukut, nga ajo se fijet e linit janë
shumëqelizor, të përbëra prej më shumë fijeve elementare. Fijet elementare në fijet teknike
janë me formë cilindrike, muret janë të trasha, kurse në mes shihet kanali lumeni (fignr. 40)

43
Figura nr. 40. –Incizimi elektronik i prerjes së tërthortë të linit. Ep(epiderm); C (korteksi);
BF (fijet më të mira); P (floemi –qeliza bimore e tejdukshme për transportin e materieve
organike të tretura); X (pjesa e drurit që gjendet në kambion vaskulare dhe shërben për
transportin e ujit ); Pi (brendësia).

Fijet e linit në majat, ngushtohen dhe maja është shumë e mprehtë. Fija e linit nuk ka
kutikulë, dhe në krahasim me fijen e pambukut ka më pak celulozë. Përmbajtja e ligninit është
deri 5%. Fijet kanë vija të pjerrëta që krijohen nga veprimi në përpunimin shumë fazor të fijes.
Prerja e tërthortë është pesëkëndësh ose gjashtëkëndësh me tre brinjë të mprehta. (fig nr. 41)

2.3.1.3. vetitë e fijeve të linit

Gjatësia e fijes elementare të linit është midis 4 deri 66 mm, kurse gjatësia mesatare
është prej 25 deri në 30 mm. Gjatësia e fijes shumëqeli-
zore është midis 500 deri 550 mm.
Gjatësia e fijeve shumëqelizore dhe njëtrajtë-
sia e shtapelit janë vetitë e rëndësishme që ndikojnë
në mënyrën e tjerrjes.
Finiteti varet nga lloji dhe pjekuria e linit,
trashësia e trungut dhe pozita e fijes në trungun.
Finiteti i fijeve elementare është prej 10 deri në 40
μm, mesatarisht prej 20 deri 25 μm, përkatësisht 6,6 -1
dtex, kurse finiteti i fijeve shumëqelizoreështë
midis 34 deri 11 dtex.
Fortësia e fijes së linit ështtë midis 40 deri 80
cN/tex, dhe llogaritet si një ndër fijet më të forta .
Fortësia e fijes në gjendje të lagët është prej 2 deri6% Figura nr. 41. – Pamja
më e lartë sesa në gjendjekur mikroskopike e fijes së linit:
është i thatë. 1 – për gjatësinë, 2– prerje e
tërthortë , 3 –fundi i fijes

44
Prej pëlhurave të linit bëhen veshjet e sipërme, tende ngase janë të forta si kur janë
të thatë, ashtu edhe në gjendje tëlagur.
Të zgjaturit dhe elasticiteti. Të zgjaturit e fijeve të linit në gjendje të thatë është prej
1,6 deri 1,8% kurse në gjendje të lagur nën 1%. Të zgjaturit elastik është më pak se 1%.
Për shkak të elasticitetit të vogël, pëlhurat prej linit lëmshohen shumë. Më të den-
durit janë të ashpra, kurse duke përzier me fijet sintetike, ashpërsia zvogëlohet.
Ngjyra. Varësisht nga mënyra e të lagurit, ngjyra e linit ndryshon prej të verdhës
(nëse është lagur me ujë të ftohtë), në ngjyrë të argjendit (të lagur në vesë), deri në të gjel-
bër dhe të kaftë të -zbehtë.
Ngjyra e kafta e zbehtë e fijes së linit tregon për ndonjë dëmtim. Ngjyrimi i
ndryshueshëm i fijeve të linit krijon vështirësi në procesin e ngjyrimit.
Struktura e sipërfaqes, shkëlqimi dhe të prekurit. Fijet e linit kanë sipërfaqen e
lëmuar, dendësi të lartë, kurse përqindja e dyllit kësaj fijes i jep shkëlqimin. Nëse fija është
lagur në vesën dhe ujë të ftohtë, atëherë përmban sasi më të madhe të dyllit dhe ka shkël-
qimin më të mirë. Shkëlqimi dhe të prekurit janë shumë të rëndësishëm në përcaktimin e
kualitetit të linit. Me zbardhjen nënkuptohet shkëlqimi. Linii që është lagur shumë shkël-
qimin e ka më të vogël. Sipërfaqja e lëmuar të fijes mundëson që pëlhurat prej linit më pak
të përlyhen. Jo njëtrajtshmëria e fijeve bëhet për shkak të ndarjes së fijeve shumëqelizore
gjatë fërkimit ose gërryerjes.
Dendësia e linit është prej 1,48 deri 1,50 g/cm3, që është dendësi e lartë prandaj
pëlhurat e linit kanë rënienatyrore.
Përçueshmëria e nxehtësisë së fijeve të linit është më e lartë se fijeve tjerë prandaj
edhe veshjet e bëra prej tyre krijojnë ndjenjë të ftohtësisë. Kjo është pasojë sipërfaqes së
lëmuat dhe sasisë së vogël të ajrit në fijen.
Lagështia e linit brut në kushte normale është 12%, kurse të bardhit 14%.
Për shkak sorpsionit të mirë të lagështisë, teshat prej linit janë të këndshme, ngase e thithin
djersën. Prandaj lini është i përshtatshëm prej tij të bëhen veshjet verore, çarçafët, copat për
fshesë, shamitë dhe veshjet për klimën tropikale.
Tretshmëria në kimikale. Acidet mineralore të përqendruara e shpërbëjnë fijen e
linit dhe ky proces zhvillohet ngadalë. Në krahasim me pambukun, lini është më i ndejshëm
ndaj acideve.
Rezistenca mikrobiologjike. Lini është më pak i rezistueshëm ndaj veprimit të
mikroorganizmave në krahasim me pambukun. Prandaj, tendet që prodhohen prej linit për-
punohen me mjetet kundër veprimittë mikroorganizmave.

2.3.1.4. Përdorimi i fijeve të linit

Produktet e tekstilit që bëhen prej fijeve të linit, dallohen me shkëlqimin natyror, në


të prekur duken të plotë dhe kanë fortësi të lartë. Aftësia për të thithë lagështinë përçuesh-
mëria e mirë e nxehtësisë, e bëjnë fijen e linit të përdorshëm, dhe në tregun mund të hasen
me këto emra: pëlhura Belgjike, pëlhurë irlandeze, damasti veror, batist i linit, fanel i linit dhe
pëlhura prej linit që quhet cvilih.

45
2.3.2. Konopi

Sipas rëndësisë, konopi vjen menjëherë pas linit. Kjo është fije prej trungut të kono-
pit e familjes së hithrave (Cannabis sativa). Njësoj si lini, prej knapit përveç fijeve, fitohen
edhe pozderi, kurse prej farës së tij vaji. Konopi është bimë njëvjeçare dhe mundet të arrijë
lartësinë prej 1 der 3 m. Ky është bimë dy gjinor me lulet mashkullore dhe femërore. Lulet
gjenden në të njëjtin trung. Lulet mashkullore kanë trung më të hollë dhe japin fije më të
butë dhe finë, në dallim prej atyre femëror që japin fijet më të trashë dhe më të fortë. Sipas
përdorimit, fijet e konopit ndahen në fijet për prodhimin e kamishave (lloji më i mirë ) dhe
litarë (me kualitetin e dobët). Më së shumti kultivohen në ish BRSS, Itali, kurse në të kaluarën
është kultivuar edhe ish RSFJugosllavinë.

Figura nr. 42. – Fushë konopi

Konopi kultivohet në kushte klimatike shumë të ndryshueshme, por më së miri


rriten në zonat e nxehta me lagështi. Lagështia më së shumti duhet në kohën e lulëzimit.
Konopi kryesisht ndahet në dy grupe: i Evropës dhe i Azisë lindore.
Që të fitohet fije e kualitative e konopit, duhet farë e mirë dhe shëndetshme në
pikëpamje të pastërtisë dhe mbirjes.

2.3.2.1. Fitimi i fijeve të kanpit

Procesi i nxjerrjes së fijeve të kanpit është i njëjtë si tek lini. Trungu shkulet, prehet,
klasifikohet dhe thahet. Pasi të thahen, vjen të lagurit që zgjat më shumë kohë se sa te lini
dhe përsëri thahet. Pas kësaj bëhet fërkimi, shkundja e pozderit dhe grabulimi. Grabulimi i
konopit është njësoj si grabulimi i linit. Këto janë fije shumë të gjata prej 1 deri 3 m, prandaj
dhe shkurtohen me qëllim të përpunimit më të lehtë.

46
Figura nr. 43. – Makina për korrjen e konopit (majtas) dhe konpoi i prerë (djathtas)

Figura nr. 44. –Fije të konopit .

Pas këtyre proceseve fitohet fije teknike e konopit që përmban deri 10% ligninë dhe
pektinë, prandaj fijet janë të vrazhdë dhe të ngurtë në prekje. Për këtë shkak, fijet teknike të
konopit vihen të zbuten.
Në zbutjen manuale veprohet ashtu që
mbi fijet goditet me mjete speciale të dhëmbë-
zuara, kurse zbutja me makinë bëhet me maki-
na speciale për zbutje me cilindra konusore (fig.
nr. 45).
Fijet e konopit vendosen në fundin e ko-
ritës dhe mbi to rrotullohen cilindrat konusore
që kohë pas kohe ndalen, që të rrotullohen fijet
të cilët nxehen dhe nëse nuk kujdeset, mundet
të arrijnë deri te konopi me cilindrat konusore Figura nr. 45. – Zbutje e fijeve të
dhe të vetëdigjet. kanpit me cilindra konusore

47
Fijet klasifikohen sipas:
•*gjatësisë dhe trashësisë në 4 klasë. Klasi i parë ka gjatësi prej 1,5 m dhe trashësi më
pak se 7 mm, kurse i katërti ka gjatësinë deri 1m dhe trashësinë deri 9 mm.
• sipas shkallës së përpunimit ndahennë:

o kanpi brut (fshatar ) – i pa sortuar dhe i papërpunuar


o konopi i fërkuar - fijet e gjata të përpunuara me makinë me mbeturinat nga pejza
o konopi – i makinës i i krehur ku ka edhe pejza
o gërhanë
o konopi e krehur me dorë - për përdorim lokal- për litarë.

2.3.2.2. Struktura e fijes së kanpit

Fijet e kan0pit përbëhen prej qelizave elementare, me gjatësi prej 15 deri 30 mm që


midis tyre lidhen me pektinin. Prerja e tërthortë e tyre është rrethore, me lumenin në mesin,
kurse kulmet janë të rrumbullakëta ose të degëzuara (fig. nr. 46).
Për gjatësinë e fijes ka vija për së gjati dhe tërthorta. Në pjesët ku gjenden vijat e
tërthorta, fijet janë më të trashë.

Figura nr. 46. – Pamje mikroskopike e fijes së kanpit : 1 – sipas gjatësisë,


2 – prerje e tërthortë, 3 – fundi i fijes

2.3.2.3. Vetitë dhe kualiteti i fijeve të konopit

Gjatësia e fijes teknike është deri 3 m, kurse atyre elementare lëviz prej 5 deri 55
mm, pormesatarisht prej 15 deri 25 mm.
Finiteti i fijeve elementare të konopit është afër 5
dtex, trashësia prej 16 deri 50 μm,kurse vlera mesatare e
trashësisë së fijes është 22 μm. Finiteti i fijes teknike është
prej 10 deri 17 dtex.
Fijet e konopit janë më të vrazhda se ata të linit.
Fijet teknike më vështirë ndahen në ato elementare,
prandaj edhe më vështirë tjerrën në tjerrëza me finitet.
Fortësia e fijes së konopit është shumë më
e madhe në krahasim me fijet tjera që fitohen
prej trungut, me përjashtim tëramiasë.
Konopi përpunohet në tjrrëza shumë të forta e të Figura nr. 47. - 100% fija e
vrazhda dhe në litarë. degomazuar e konopit.

48
Të zgjaturit dhe elasticiteti i fijeve të
konopit është shumë më e vogël se te lini
Ngjyra mundet të jetë e verdhë e zbehtë, portokallit, një nijansë midis të gjelbër
dhe e kaftë e zbehtë. Kanpi i njomur me vesën ka ngjyrën më të errët. Duke e njomur me
ujin e ftohtë arrihet ngjyrë më e bardhë e fijes.
Struktura e sipërfaqes dhe shkëlqimi. Njëtrajtshmëria e fijeve të konopit është më
e vogël se e linit ngase fijet janë në të vrazhdët dhe më
vështirë veçohen nga fijetelementare.
Pëlhurat e fitura nga fijet e këtilla janë
më të vrazhda se ato prejlinit.
Dendësia e konopit është njësoj si i linit.
Lagështia. Lagështia normale e konopit është 12%.
Fijet thithin lagështi edhe deri 30%.
Tretshmëria në kimikalet. Fijet e konopit janë më
të ndjeshëm se të linit ndaj veprimit të acideve e, kurse
ndaj alkaleve sillen njësoj si ato tëlinit.
Nga kotonizimi i fijeve, arrihet shpërbërja e fijeve teknike
në fijet elementare që janë më të vrazhda se ata të linit. Figura nr. 48. Fije të gjata të
Qëndrueshmëria mikrobiologjike. Konopi ka më konopit
shumë ligninë dhe prandaj është i ndjeshëm ndaj mikroor-
ganizmave edhe atë më shumëse të linit.

2.3.2.4. Përdorimi i fijeve të kanpit

Fijet e konopit janë shumë të vrazhdë dhe nuk kanë


përdorim të gjerë në industrinë e tekstilit. Më së shumtë
përdoren për prodhimin e pëlhurave për paketim, bazat e
qilimave, për perin e këpucëtarëve, pëlhura për lidhjen e
librave, litarë, lloje të ndryshme penjve, në ndërtimtarinë
etj .Për shkak të shkallës së lartë higrosopike, fijet e konopit
përdoren për mbështjelljen gypave të ujësjellësi të ujit etj. Figura nr .49. Fije të gjata të
Fijet e kotonizuara të konopit janë më të vrazhda se fijet e konopit
kotonizuara të linit.

Figura nr. 50. – Përdorimi i fijeve të konopit

49
2.3.3. Јuta

Për jutën është ditur qysh në kohërat e hershme, por në Evropë fillon të kultivohet
në shek e 19. Sot, prodhuesit më të mëdhenj të jutës janë India, dhe Pakistani, kështu që
afër 85% e prodhimtarisë vjen prej atje. Po ashtu,
kultivohet edhe në Kinë, Brazili, Iran, Amerikën
Veriore, Tajlandë, Nepal etj.
Fijet e jutës fitohen vetëm nga dy lloje
bimësh, korhorusit (Corchorus) dhe tiliacea
(Tiliaceal) që dallohen nga mënyra e kultivimit
dhe kushteve klimatike në cilat kultivohet. Njëra
prej tyre quhet „juta e hidhët, “me gjethet që
kanë shije të hidhët, kurse tjetra „juta e ëmbël”
me gjethet që kanë shije të ëmbël. Bima rritet në
lartësi prej 1,5 deri 5 m, kurse diametri i trungut
është prej 12 deri 20 mm.

Periudha e vegjetacionit zgjat prej 105


deri 120 ditë. Pas korrjes së trungjeve, këto
thahen në diellin. Shkëputja e fijeve nga trungu Figura nr. 51. – Bima juta
bëhet duke lagur, njësoj si te lini dhe konopi, por
zgjat më shumë kohë ngase trungu është shumë më i trashë dhe lëvorja është shumë më e
zhvilluar. Fijet veçohen nga trungu me dorë, lahen, thahen dhe paketohen në vandakë prej
120 kg.

Figura nr. 52. – Prerja e pjesëve të Figura nr. 53.-Fije të bardha


poshtme të fijeve të jutës dhe ngjyrë kafe tëjutës

50
2.3.3.1. Struktura dhe vetitë e fijeve të jutës

Fijet e jutës nuk kanë vija horizontale por vetëm


për gjatësinë. Në brendinë gjendet kanali, që për gjatësinë
e fijes ka trashësi të ndryshëm. Për shkak të trashësisë jo të
barabartë të mureve, fija është e dobët dhe këputet më le-
htë në ato vende ku muret janë më të holla (fig. nr. 54).-
Gjatësia. Fijet elementare të jutës janë shumë të
shkurta, prej 1 deri 5 mm, kurse gjatësia mesatare 2 mm.
Gjatësia e fijeve teknike është prej 1,5 deri 3 m, edhe më
shumë.
Fijet teknike të jutës përdoren për prodhimin e tjerrës. Lumeni
Finiteti. Trashësia e fijeve elementare është prej 10
deri 25 μm, kurse finiteti 20 dtex.
Sasia më e madhe e ligninit në fijet e jutës pamundë- Figura nr. 54.Pamja
son krijimin e tjerrës me finitet, megjithëqë afiniteti përafër- mikroskoipike e fijes së jutës:
sisht është i njëjtë si tek lini. 1 –gjatësia, 2 – prerje efijes
Fortësia ndryshon me gjatësinë e fijes. Pjesa afër rë- teknike, 3 –fija teknika për së
nies së trungut, është me më shumë masë të drurit, prandaj gjati
edh fijet janë më tëdobëta.
Të zgjaturit dhe elasticiteti, janë të ngjashëm si te lini dhe konopi. Për shkak të
vrazhdësisë, elasticiteti është më i vogël se tek fijet tjera të këtij grupi. Të zgjaturit lëviz midis
0,8 deri 1,3%.
Nuk përdoret për prodhimin eveshjeve.
Ngjyra e llojeve më të mira të jutës, është e bardhë -e hirtë deri në të kuqtë e hirtë
dhe e verdhë në të kuqe, kurse llojet e dobëta ngjyrë të gjelbër ose kafe e zbehtë.
Nën ndikimin e dritës dhe lagështisë, fijet fitojnë ngjyrë të kafesë.
Shkëlqimi dhe njëtrajtshmëria janë përafërsisht të njëjtë si edhe te lini.
Njëtrajtshmëria është më e vogël se te fija e linit.
Sipas shkëlqimit, përcaktohet kualiteti i fijes. Në të lagurit bëhet në mënyrë jo të
drejtë ose veprimi i acideve e zvogëlojnëshkëlqimin.
Dendësia është 1,44g/cm2.
Lagështia. Fijet e jutës thithin edhe deri 34% lagështinë, si rezultat i pranisë së sht-
esave tjerë më pak ngjiten fijet. Lagështia normale është 13,75%.
Qëndrueshmëria ndaj dritës. Drita e diellit, nxehtësia dhe lagështia e zvogëlojnë
fortësinë dhe e ndryshojnë ngjyrën e fijes e cila bëhet më e errët. Juta duhet me kujdes të
deponohet dhe të ruhet.
Tretshmëria në kimikalet. Në tretësirat e holluara të hidroksidit të natriumit, juta
bëhet më e butë, kurse në ato të përqendruara, në të prekur duket sikurse leshi.
Qëndrueshmëria mikrobiologjike. Fijet janë shumë të qëndrueshëm ndaj veprimit
të mikroorganizmave, prandaj edhe përdoret për përpunimin e qilimave, mbulesave për
shtrojën dhe për lëkurën artificiale.

51
2.3.3.2. Përdorimi i jutës

Për shkak të fortësisë së lartë dhe të qëndrueshmërisë, më së shumti përdoret për


litarët, pëlhura teknike për paketimin, tenda, shirita të transportit dhe penjtë. Përparësia në
përpunimin e thasëve prej jutës, për paketimin e sheqerit, miellit dhe të produkteve tjerë,
qëndron në atë se fijezat e imëta nuk bien si ato te fijet e linit dhe të konopit. Po ashtu
mundet të përdoren për prodhimin e linoleumit, veshjen e mobileve dhe tjera teknike. Prej
llojeve më të mira të jutës prodhohen pëlhuradekorative.

2.3.4. Ramia

Ramia është bimë shumëvjeçare që i takon familjes së hithrave. Fijet nga ramia nxir-
ren nga lëvorja e trungut të njomë. Para shumë kohe është kultivuar në Kinë, me emrin bari
i bardhë ose bari kinez, por edhe sot Kina është prodhuesi më i madh i ramiasë. Kultivohet
edhe në Algjeri, Japoni dhe në Egjipt. Ekzistojnë llojet të ashq ramia e gjelbër ose ramia
Indisë e cila më së shumti kultivohet në Indi.

Figura nr. 55. - Ramia

1. Nxjerrja e fijeve nga ramia

Për kultivimin e ramias duhet tokë pjellore, klimë e nxehtë dhe shumë lagështi. Fijet
më të mira nxirren nga thuprat që arrijnë gjatësinë prej 2 m, priten kah mbarimi i lulëzimit.
Në kushtet e klimës tropikale mund të mblidhen 3 deri 6 herë, kurse në klimën mesatare,
deri 3 korrje. Fija ndahet prej trungut me dorë ose me makinë. Në tretësirat alkaline të do-
bëta veçohen fijet elementare. Me përpunim manual të trungut, fitohen fijet më me kualitet
që arrijnë çmim të lartë në tregun botëror.

2. Struktura dhe vetitë e fijeve të ramias

Struktura e fijes së ramias për gjatësinë, është njësoj si edhe te fijet tjera të këtij
grupi, me vijat poshtë për gjatësinë po ashtu edhe vijat e prerjes së tyre (fig. 56).
Gjatësia e fijes brut është po aq sa edhe gjatësia e degës së prerë. Duke e prerë
zvogëlohet në 500 mm, kurse gjatësia e fijeve elementare, zakonisht është prej 120 deri 160
mm, trashësia prej 40 deri në 80 μm dhe finiteti prej 5 deri 13 dtex.

52
Figura nr. 56. – Pamja mikroskopike e fijes së ramias: 1 – për gjatësinë , 2 –prerje e tërthortë

Ngjyra e ramias ndryshon prej të verdhës deri të ngjyrë të kafesë. Duke e zbardhë,
ramia krijon ngjyrë shumë të bardhë dhe një shkëlqim. Pastërtia e ramias varet nga procesi i
përpunimit me kimikalitë (degomimi) dhe përmban një përqindje të lartë të celulozës (si te
pambuku).
Qëndrueshmëria e fijeve ndaj dritës, mjeteve oksiduese dhe ndikimeve atmosferike
është e mirë. Sipas vetive tjera është e ngjashme me fijet linit.
Fortësia e këtyre fijeve në gjendje të thatë është 74 cN/tex, kurse afër 15-20% është
më e lartë në gjendje të lagët. Fijet lehtas zbardhen edhe ngjyhen.

2.3.4.3. Përdorimi i fijeve të ramias

Fijet brut, për shkak të ngurtësisë, vrazhdësisë dhe trashësisë, përdoren në pro-
dhimin e litarëve. Fijet e fisnikëruara përdoren për prodhimin e llojeve më të mira të litarëve,
shiritave të transmisionit, tubave me gomë të zjarrfikësve për ujin etj. Fijet e ramias së fis-
nikëruar në përzierje me pambukun, leshin ose linin, zbatohen për prodhimin e penjve, pël-
hurave të trikotazhit, pëlhurave dekorative etj.
Plehrat nga ramia që krijohen në procesin e tjerrjes, përmbajnë përqindje të lartë të
celulozës dhe përdoren për prodhimin e letrës për monedhat.

PYETJET

1. Trego cilat janë fijet e lëvores?


2. Defino kuptimin fije teknike!
3. Cilat janë metodat e rëndomta për nxjerrjen e fijeve nga trungu?
4. Cila nga fijet fitohet vetëm me metoda mekanike pa e njomur paraprakisht?
5. Cili është dallimi midis lagies natyrore dhe artificiale e trungjeve bimore?
6. Cila nga fijet përmban përqindje më të lartë të celulozës në te?
7. Çfarë vetish kanë fijet prej linit, konopit, jutës dhe ramias?
8. Për se përdoren fijet e linit, konopit, jutas dheramias?
9. Pse fijet e ramias arrijnë çmim të lartë në tregun botëror?

53
4. Fijet prej gjetheve dhe frutave
Fijet nga gjethet dhe frutat të disa nga bimët tropikale quhen fije të ngurta ngase të
prekura janë shumë të ngurta dhe të vrazhdë .
Në fijet nga gjethet që bien përdorim më të gjërë kanë: lini i Zelandës së Re, ma-
nila, rafia, ananasi, agava etj.
Fija e vetme që fitohet nga fryti është fija e kokosit.

1. Lini i Zelandës së Re

Për herë të parë është zbuluar në Zelandën e Re prej ku e merr edhe merin Lini i
Zelandës së Re (Pformium tenex) ka disa lloje. Fijet më të forta, jep lloji Tiore (Tihore), kurse
fijet më me finesë, i jep lloji ratora (Ratora). Kultivohen në Indi, Australi, Nepal dhe vende
tjera. Bima jep gjethe me gjatësi 2,5 m, dhe kur janë të gjelbra kanë shumë fije.

Figura nr. 57. – Lini nga Zelanda e Re

Përfitimi. Më herët, fijet janë përfituar duke e lagur në ujë dhe përpunim të mëtejmë.
Në Australi gjethet vlojnë bashkë me lëngun e sapunit afër 5 orë. Në procesin e lagies duhet
pasur kudes që mos të teprohet, ngase fijet dëmtohen. Nëse përpunohet dhe ndarjen me
kujdes, mundet të fitohen fije që janë me kualitetin të ngjashëm me fijet më të mira të
linit. Qendrat më kryesore të shitjes së fijeve të Zelandës së Re në Evropë janë Londra dhe
Hamburgu.

54
2.4.1.1. Struktura, vetitë dhe përdorimi i fijeve të linit nga Zelanda e Re

Fijet teknike përbëhen prej qelizave elementare të gjatë deri 15 mm, trashësi prej 8
deri 18 μm, kurse trashësia mesatare 13 μm. Prerja
e tërthortë t e qelizave elementare është rrethor ose
shumëkëndësh me kulme të topitura. Kulmi i qelizave el-
ementare është konusor, që shihet nga (fig. nr. 58). Fijet
teknike të linit nga Zelanda e Re janë më ngjyrë të bard-
hë në të verdhë deri në të kafesë. Mundet të kenë gjatësi
prej 1 m, me trashësi prej 42 deri 120 μm. Fijet që fitohen
nga bimët që janë rritë afër kënetave dhe tokës gurore,
dallohen. Të parët janë të gjatë, kurse të dytët të shkurtë
dhe pa elasticitet. Nuk janë rrezistentë ndaj ndikimit të
ujit. Zbardhen mirë dhe po ashtu ngjyrose. Lehtas digjen
dhe lirojnë një hi me ngjyrë të zezë të përhimët.
Këto fije janë me çmim më të ulët se fijet ma-
nila, u ngjajnë së linit nga Zelanda e Re: 1 –për atyre dhe
shpesh përzihen me to , me qëllim të uljes së çmimit
gjatësinë, 2 –prerje nga mesi
Figura nr. 58. – pamja
të produkteve të gatshme. Më së shumti përdoren
mikroskopike e fijes së linit
për litarët, kurse fijet më finë përdoren për pëlhura.
Hedhurinat që ngelin pas përpunimit të fijeve përdoren si lëndë e parë për prodhimin e letrës.

2.4.2. Маnila

Vjen nga Filipinet, por në sasira të vogla prodhohet edhe në Amerikën qendrore dhe
Indonezi. Fijet përfitohen nga bimët shumëvjeçare abake, që i takon familjes së bananeve –
palmave. Emrin e ka marrë nga emri i limanit në Manila. Përveç në Filipinet, kultivohet edhe
në Sumatra, Java, Amerikën e Mesme.

Figura nr. 59. – Маnila

55
Përfitimi. Fijet përfitohen nga ato pjesë të gjetheve që duken sikurse ndërtojnë
trungun, deri 4 m lartësi dhe trashësi prej 180 mm. Gjethet e lira po ashtu japin fijet, por
shumë më të dobëta. Bima prehet kur ka 1,5 - 3 vite, edhe atë në kohën para ose në kohën e
lulëzimit, ngase atëherë fitohen fijet më kualitative. Nga aspekti ekonomik, më shpesh pritet
që fryti të piqet, mandej pritet. Fijet mundet të lagen, por në kohërat më të reja, lehet 2 - 3
ditë të qëndrojnë, mandej fijet në mënyrë direkte veçohen, me dorë ose me makinë.
Së pari, për gjithë gjatësinë priten shirita të gjata me gjerësi prej 50 deri 80 mm.
Shiritat vendosen në trahë dhe nën shtypjen e thikës së dhëmbëzuar ose të drejtë, fijet
veçohen në formë të bishtave. Kur punohet me thikë të dhëmbëzuar dhe me presion më të
lartë, fitohen më shumë fije, por me kualitet më të dobët. Nëse punohet me thikë të rrafshët,
fijet janë më të pastra, të butë, më me kualitet, por fitohet sasi më e vogël. Ekzistojnë 3 kual-
itete për fijet manila:

• bandala -të fituara nga pjesa e jashtme e trungut


• lupis - të fituara nga pjesa e mesme e trungut
• tupos - të fituara nga pjesët e brendshme të trungut që është më i kualitetshëm.

Klasifikimi i fijeve manila bëhet sipas ngjyrës. Pasi janë fituar fijet, ata shpërlahen
thahen, mandej bëhet përpunimi i tyre me thika të dhëmbëzuar a mprehura me qëllim që
të krehën përkatësisht të fitohen të ndara materiet fijezore me finitet.

2.4.2.1. Struktura, vetitë dhe përdorimi i fijeve manila

Prerja për mesin e fijes mund të jetë rre-


thor ose në formë të shumëkëndëshit me kulme
të topitura (fig. nr. 60).
Fijet teknike kanë lartësi 2 - 4 m, trashësi
prej 200 deri 1000 mm. Qelizat elementare janë
të gjata prej 3 deri 12 mm, dhe trashësi prej 16
deri 32 μm.
Fijet janë me trashësi përafërsisht të
njëtrajtshëm dhe kanë shkëlqim të bukur si të
mëndafshit.
Ngjyra mund të jetë e bardhë e theksuar,
e verdhë e zbehtë dhe e kafesë.
Fijet kanë fortësi të mirë dhe janë hi-
groskopike. Figura nr. 60. – pamja mikroskopike
Komponenta kryesore e përbërjes së tyre e fijes manila: 1 –Skajet efijes,
është celuloza që digjet shpejtë dhe mbetet me 2 –prerje e tërthortë
ngjyrë të përhimët.
Përdorimi. Në tregun dalin fije me kualitete të ndryshme, kështu që fijet e bard-
ha, të buta dhe relativisht të shkurta emërtohen si prima dhe ekstra prima, Përdoren
për prodhimin e kapelave, shalleve dhe prodhimeve luksoze. Fijet me ngjyrë të verdhë
klasifikohen dhe prej tyre prodhohen litarë, kurse hedhurinat përdoren për prodhimin
e letrës.

56
2.4.3. Rafia

Rafia fitohet prej bimës me emër të njëjtë Rafia palma (Raphia) prej të cilave ekzis-
tojnë disa lloje dhe rriten në viset tropikale të Afrikës, por më së shumti kultivohet në
Madagaskar.

Figura nr . 61. – Palma rafia

Përfitimi. Gjethi pritet kah fundi dhe i zhvishet lëvorja. Fijet e prera në kulmet janë
të holla, kurse fundi kanë diametër deri2,5 cm.

Figura nr. 62. –Eliminimi i shtresës së brendshëm fijezor

Gjatësia e fijeve teknike është 1,85 m. Këto lehtas veçohen sipas gjatësisë dhe mun-
det të fitohen fije të gjata dhe të holla ].

57
Figura nr. 63. –Rrotullimi dhe të zgjaturit e fijes para tharjes përfundimtare

Përdorimi. Fijet paketohen në vandakë ku ka më shumë pasma. Një vandakë mun-


det të përmbajë më shumë se 40 deri 120 pasmë (kanurë). Në tregtinë hasen në formë të
kanurëve (fig.nr. 64), që janë të lidhura vetëm në njërën anë, kurse në anën tjetër kanë fije të
lira ose në formë tëtjerrës.
Rafia përdoret si mjet lidhës në vreshtari, pemëtari dhe perimtari. Po ashtu përdoret
për prodhimin e kapelave verore, këpucëve etj.

2.4.4. Fije prej agava

Аgava ose sisel fijet nxirren nga gjethet e bimës agava që


rritet në viset tropikale, por më së shumti kultivohen në Meksiko,
Afrikën Perëndimore, Florida, Ishujt e Bahamit, Indonezi dhe në
Filipinet. Një lloj nga këto fije kultivohen edhe në Dalmaci (fig. nr.
65).
Prerja e gjetheve bëhet për 2 deri 4 herë brenda vitit.
Gjethet mblidhen në atë moment kur gjethi ka këndin më të
madh se 45° ndaj vertikales.
Me makinën që quhet „raspador” prej gjetheve të njoma
veçohen fijet që janë me ngjyrë të gjelbër .
Fijet e njohura që nxirren prej gjetheve të agavës janë:
sisel, kantal dhe heniken.
Përfitimi. Procesi i përfitimit të fijeve nga gjethet dallohet
nga ajo se fijet sisel, përpunohen mekanikisht, mandej shpërla-
hen, thahen dhe krehën me makinë për të pasur shkëlqim më Figura nr. 64. Rafia
të mirë. Fijet kantal fitohen duke lagur gjethet derisa nuk shpër- kanur
bëhen, kurse fijet veçohen me dorë.

58
Figura nr. 65. – Bima agava

Për fitimin e fijeve heniken, gjethet lagen në ujë, veçohen me dorë, mandej për dy
ditë qëndrojnë në tretësirën e sapunit. Mandej shpërlahen, thahen në diellin, marrin ngjyrë
në verdhë, zbardhen dhe mblidhennë vandakë.

2.4.4.1. Struktura, vetitë dhe përdorimi i fijeve prej agava

Gjatësia e që të tre llojeve të fijeve teknike është ndërmjet 1 deri 1,8 m tek siseli, deri
2,5 m tek kantali. Fijet elementare kanë gjatësi prej 2 deri 5 mm te siseli dhe prej 1,5 deri 2,6
mm te kentali. Trashësia e fijeve elementare është ndërmjet 14 deri 25 μm.
Struktura e diametri të prerje së tërthortë tregon shumëkëndësh jo të rregullta me
lumen të vogël ,kurse qeliza rrethore (fig .nr. 66).Fijet sisal janë të ngurta, kanë shkëlqim të
bukur, me ngjyrë bezh ose verdhë e zbehtë. Janë antistatikë, qëndrueshëm dhe klasifikohen
sipas gjatësisë.
Fijet kantal janë më kualitative, me ngjyrë të bardhë të bukur, të butë dhe elastikë.
Përdorimi. Fijet përdoren për shkak të fortësisë, rrjeta për luhatëset, dhe për lloje speciale
të pëlhurave. Fijet më të vrazhda përdoren për prodhimin e litarëve për të lidhur në vreshtari.

Figura nr. 66. – Pamja mikroskopike e fijes sisal:


1 – për gjatësinë, 2 – prerje etërthortë

59
2.4.5. Аnanas

Fijet e ananasit nxirën nga gjethet e bimës ananas (ananas sativus), që kryesisht
kultivohet për frytin. Kultivohet më së shumti në Amerikën Jugore, Kinë, Indi dhe në Filipine.
Nëse bima kultivohet për për të fituar edhe fijet edhe frytin, logaritet se fijet janë me kualite-
tin më të dobët, janë të shkurta, të drejta dh jo elastike. Fije më kualitative përfitohen nëse
bimët kultivohen në tokat me më shumë lagështi, me më pak kohë nën ndikimin e dritës së
diellit, përkatësisht në hije kështu edhe ngadalësohet rritja e frytit por edhe sythat elimino-
hen. Në këtë mënyrë formohen gjethe të gjata dhe të gjëra kurse fijet e fituara janë të holla
dhe të gjata. (fig. nr.67).

Figura nr . 67. – Bima ananas

Përfitimi. Fijet fitohen duke prerë, me thikë ose qelq, në ç’rast lirohet pjesa si mishi,
kurse fijet mandej shpërlahen me ujë, thahen, zbardhen në diellin dhe krehen (fig. nr. 68)

Figura nr . 68. – Fitimi i fijeve nga ananasi

60
Përdorimi. Varësisht prej finitetit të fijes, fijet e vrazhda përdoren për prodhimin e
litarëve dhe tjerëzave, kurse ata me finitet më të mirë, për endje pëlhurash që i ngjajnë
mëndafshit dhe quhen ananas batist (fig.nr. 69).

Figura nr. 69. – Fije e ananasit endja

2.4.6. Fijet e kokosit

Fija e kokosit fitohet prej palmës së kokosit, kokos


nuciferal (Cocos nuciferal), përkatësisht prej fryteve të palmës,
arat e kokosit. Kultivohet në Cejlon, pjesët jugore të Indisë,
Indonezi, Marokë, Madagaskar etj .Të gjithë llojet e palmës së
kokosit nuk japin fije, përveç 2-3llojeve.
Përfitimi. Për të fituar fijet më me kualitet dhe më të
butë, duhet që frytet e kokosit të mblidhen në momentin e
të pjekurit ose para se të piqen. Përndryshe, fijet do të jenë
të ngurta. Arat e kokosit, për disa ditë nënshtrohen procesit
të lagjes, në ç’rast fija zbutet, mandej veçohet me ndihmën e
makinës. Fijet që lagen në ujin e lumit kanë ngjyrë më të
ndritshëm, kurse në ujin e detit më të errët .Pas lagies, fijet Figura nr. 70. – palma e
goditen me thupra druri, kurse pjesa që nuk është fijezor kokosit e kafesë
veçohet.
Vetitë e fijeve të kokosit. Ngjyra e fijeve të
kokosit është si në të kuqe, meshkëlqim të dobët.
Fijet teknike janë me gjatësi prej 150 -300
mm, kurse trashësi prej 50 deri 300 μm. Qelizat el-
ementare, janë me gjatësi prej 0,5 deri 0,95 mm dhe
trashësi prej 12 deri 20 μm. Prerje e fijes është rrethore
ose elipsoide. Fijet trashësinë më të madhe e kanë
kah mesi, kurse kah skajet më të hollë. Fija e kokosit
ka lumen të gjerë e të zbrazët, që e bën të jenë të
lehta dhe të notojnë mbi ujin. Në prekje, fijet janë të
ngurtë. Fortësia e fijeve është e mirë, kurse të zgjatu- Figuranr. 71. –Sortimi i
rit dhe elasticiteti janë të dobëta. Kanë rezistencë të fijeve të kokosit
lartë ndaj fërkimit, ngjyrosen lehtas, digjen me flakë

61
që shkëlqen, kurse hiri mbetet të digjet një kohë, ka ngjyrë të errët. Janë të qëndrueshëm
ndaj veprimit të lagështisë dhe ujit. Nga veprimi i acideve, fijet shpërbëhen si edhe fijet tjera
të celulozës.
Përdorimi. Më së shumti përdoret për brusha, litarë, rrjeta, thasë, pëlhura për
veshjen e shtrojave, pastruese të këmbëve, tapetë etj. Mundet të përdoren edhe në indus-
trinë e prodhimit të letrës.

РYETJET

1. Trego për fijet që u takojnë fijeve të ngurta.


2. Pse fijet e këtij grupi quhenfijet e ngurta?
3. Cilat fije të fituara prej gjetheve më së shumti përdoren për prodhimin e teshave?
4. Cilat nga fijet përdoren për qëllimeteknike?
5. Për cilin qëllim fijet manila përzihen me fijet e linit të Zelandës së Re?
6. Për se më së shumti përdoren këtofije?

62
3 – FIJET E GJALLESAVE
Në fijet me prejardhje nga gjallesat u takojnë: fijet e keratinit, kolagjenit dhe fibrinike.
Prej fijeve keratinike më i rëndësishëm është leshi, prej atyre kolagjenike, lëkura, kurse fi-
brionike, mëndafshi natyror i fituar nga krimbat e zbutura të mëndafshit (bombix mori).
Keratini është albumina themelor nga i cili janë ndërtuar leshi dhe qimet e gjallesave tjerë.
Nga kjo vjen që, këto fije quhen fijet keratinike, kurse fijet e mëndafshit, fibrionike sipas
albuminat fibrion. Qimet e gjallesave pasi janë të ndërtuara prej albuminave (proteinave)
emërtohen edhe si fijet proteinike. Në fijet e gjallesave përkatësisht fijet proteinike u tako-
jnë: leshi, qimet e gjallesave tjerë dhe mëndafshi, janë treguar në skemën nr 4.

Mnbotnhckn
Tëkafshëve
(mpotenhck n)
(proteinike)

Leshi
Bonha Fijebnakh
¶pyfn tjera Cbnna
Mëndafsh

Kamnna
Deve Shtëpiake
¶omamha
Dele
Obya Kosa
Dhia Diva
Lama
uama Disa¶nba
lloje të
Hekon bngobn majayn
merimangave
Alpaka
Anmaka
Lepuri
3ajak

Skema nr. 4.- Ndarja e fijeve të gjallesave

1. VETITË E PËRGJITHSHME TË FIJEVE PROTEINIKE


Të gjitha vetitë që kanë fijet proteinike (keratinike dhe fibrionike) para së gjithash
vijnë nga përbërja kimike dhe struktura e fijeve proteinike

1. Përbërja kimike dhe struktura e fijeve proteinike

Fijet që vijnë nga gjallesat, kryesisht përbëhen prej albuminave (proteineve). Të


gjithë albuminat janë të ndërtuara prej aminoacideve, nga cilat 18-20 marrin pjesë në
ndërtimin e fijes. Këto janë komponime organike që përmbajnë një ose më shumë grupe
karboksilike (-COOH), dhe një ose më shumë grupe amino (-NH2).
Më i thjeshti dhe në % më i përfaqësuari nga aminoacidet, që merr pjesë në fijet
proteinike është glicini:

H2N - CH2 - COOH


Grupi amino grupi karboksilik

63
Aminoacidet që marrin pjesë në përbërjen e fijeve proteinike dhe sasia e tyre në
leshin dhe mëndafshin janë treguar në tabelën nr. 6.

Таbela nr. 6- Sasia e aminoacideve (në g) të veçuara


në 100g Albumina

Аminoacidi Кеratina fibrioni Sericini


në leshin në në
mëndafshin mëndafshin
Glicinë 6,5 43,8 1,1
Аlaninë 4,4 33.5 40,1
Valinë 5,5 3,2 1,2
Leucinë 8,1 0,9 3,4
Izoleucinë 4,5 1,1 --
Serinë 9,5 16,2 33,9
Treoninë 6,6 1,6 8,9
Cistinë 12,1 -- --
Мetioninë 0,7 -- --
Аcidi asparagik 7,3 2,8 9,0
Acidi glutaminik 16,0 2,2 2,5
Аlagininë 10,4 1,0 3,7
Lizinë 3,3 0,7 1,9
Fenilalaninë 4,0 3,4 2,7
Тirozinë 6,1 12,8 3,8
Histidinë 0,7 0,4 1,0
Prolinë 8,1 0,7 2,2
Тriptofani 2,1 0,6 1,0

Grupet karboksilike dhe amino janë reagues dhe nga polikondenzimi natyror krijo-
jnë molekula lineare ose tërrjetëzuara.
Në molekulat e albuminave për shumë herë përsëritet R,që paraqet mbetjen e ami-
noacidit. Këto mbetje midis tyre lidhen në lidhjet peptide (-CONH-) dhe prandaj molekulat
e albuminave emërtohen edhe si vargjepeptide.

Skajet e vargjeve molekulare përmbajnë grupe amino dhe karboksilike. Molekulat


kanë konfiguracionin zik -zake. Madhësia e mbetjeve anësore kontribuon që molekulat prej
konfiguracionit zik-zak të kalojnë në formën spiralore, të ashq. formën -α, stabiliteti i cilit
arrihet nga lidhjet hidrogjenike ndërmjet molekulare (fig. nr. 72).Duke e zgjatur leshin dhe
fijet tjera keratinike, struktura spiralore shndërrohet në formëne shtrirë (fig. nr. 73).

64
α – struktura spiralore

Figura nr. 72. – Struktura spiralore Figura nr. 73. – Lidhjet hidrogjenike ndër
të proteinit molekulare në pjesën spiralore të molekulës

Pasi të pushojë veprimi i të zgjaturit, molekula këthehet ose në formën e më parmë


(spiralore) ose është e shtrydhur të ahsq. Formën -. β -. Kjo dukuri njihet me emrin alfa-beta
transformim dhe shënohet me α - β (fig. nr. 74)

Figura nr. 74. –pasqyrim ideal i transformimit të fijeve proteinike

Prania e mbetjeve anësore në fijen e keratinës kontribuojnë që alfa dhe beta keratini të
kenë forma të ndryshme:

-keratina
zinxhirë kryesor

β-keratina zinxhirë kryesor

zinxhirë anësor

Figura nr . 75. - α-β transformimi i fijes keratinike

65
Leshi dhe mëndafshi dallohen sipas përbërjes së aminoacideve, prej këtu dalin edhe
vetitë të ndryshme. Te leshi dominon forma spiralore, kurse te mëndafshi forma e shtrirë.
Prandaj, largësia ndër molekulare te mëndafshi është shumë më e vogël se te leshi.
Leshi

mëndafshi

Figura nr. 76. –largësia ndërmjet molekulave të leshit dhe mëndafshit

Aminoacidet nga të cilat përbëhen fijet keratinike, dukshëm dallohen sipas për-
bërjes kimike të mbetjeve anësore që krijojnë lidhje si rrjeti, edhe atë si lidhje: disulfide
(cistinike), lidhje hidrogjenike dhe lidhje sikripërat.

Lidhja e kripërave

Lidhja e acideve

Lidhja cistine

Figura nr. 77. – Lidhjet ndër molekulare te leshi

Fortësia dhe elasticiteti i leshit dhe të fijeve tjera proteinike, varen nga gjatësia e
molekulës, numri dhe lloji i lidhjeve ndër molekulare dhe rivendosje. Logaritet se te mole-
kula e leshit ka 600 mbetjeaminoacidesh.
Shumica e grupeve amino dhe karboksilike si dhe grupet hidroksile shkaktojnë
krijimin e një numri të madh urash hidrogjenike, midis amino (NH 2 -) dhe grupeve karbon-
ile (-CO), të dy molekulave fqinje. Lidhjet hidrogjenike po ashtu mundet të krijohen edhe
ndërmjet grupeve hidroksile dhe karboksile me grupet tjera të pranishme.
Urat disulfide midis molekulave të leshit krijohen në pjesët ku gjendet cistini.
Mungesa e cistinit në mëndafshin, dhe prania e një numri të madh aminoacidesh të
thjeshtë, siç është glicini, alanini, serini, valini dhe terizini, kushtëzojnë që te mëndafshi të
dominojnë urat hidrogjenike.
Urat e kripës krijohen midis dy molekulave polipeptidike, nëse në afërsi të ngushtë
do të gjenden grupe të lira amino ose karboksilike.

66
2. Amfoteriteti i leshit dhe mëndafshit

Karakteri bipolar i molekulave polipeptide është veçanërisht i theksuar në praninë e


ujit. Ky vazhdon derisa ekzistojnë kushtet për jonizimin e molekulave të albuminike.
Për keratinin është karakteristike prania e më shumë grupeve acidike. Që keratini të
sillet në gjendje neutrale, duhet të pamundësohet jonizimi i grupeve karboksilike. Vlera e
pH –it kur albuminat përmbajnë numër të njëjtë të grupeve me jonizim negativ dhe grupe-
ve pozitive emërtohet si pikë izoelektrike (për leshin është në pH = 4,9; për mëndafshin pH
= 5,0). Në pikën izoelektrike albuminat shfaqin reaktivitetin minimal.

3. Ndikimi i acideve dhe e alkalive

Në tretësit e acideve, albuminat elektrizohen pozitivisht. Acidi sulfurik i holluar i fto-


htë e dëmton pak leshin, në dallim nga acidi i përqendruar dhe i nxehtëë, që krejtësisht e
shpërbën. Marrë në përgjithësi, leshi është i qëndrueshëm ndaj të gjitha acideve mineralike
të ftohta, por acidi nitrik shkakton oksidimin e leshit që vërehet nga ndryshimi i ngjyrës
(kalon në ngjyrë portokalli –ngjyrëkafeje të ndritur).
Acidet e holluara përdoren për të veçuar e fijeve të celulozës nga përzierja me leshin,
kurse acidi sulfurik për ndarjen e përcjellësve bimor nga leshi brut (procesi i karbonizimit të
leshit).
Albuminat janë shumë të ndejshëm ndaj alkaleve. Alakalitë e këputin lidhjen disu-
fide dhe peptidike në makro molekulën e albuminës. Nga cistina edhe në ambientin al-
kalin të dobët lirohet sulfuri dhe krijohet aminoacidi, lantoninë. Me këtë transformim cis-
tin-lantonin zmadhohet qëndrueshmëria e fijeve keratinike. Nga humbja e 50% të sulfurit
nga leshi zmadhohet qëndrueshmëria e fijeve në alkalitë, mjeteve oksido reduktuese dhe
ndaj shkurtimit. Në procesin e përpunimit të fijeve të leshit në produkte të tekstilit (tjer- rja
e lëndëve të para të leshit brut, tjerrëza dhe produkte tjera), si dhe në mirëmbajtjen e
veshjeve prej tekstilit dhe të prodhimeve tjera prej leshit, në masë të madhe përdoren mjete
të ndryshme për larje që përmbajnë lloje të ndryshme përqendrimesh të alkaleve.
Përbërja kimike e leshit dhe të fijeve tjera proteinike, mundëson ngjyrimin me lloje
të ndryshme ngjyrash (acidike, metalokomplekse, kromike etj.).

4. Veprimi i mjeteve oksiduese dhe reduktuese

Veprimi i mjeteve oksiduese mbi leshin vërehet gjatë zbardhjes së leshit. Dukuria e
njëjtë vërehet edhe te leshi i vetë kafshës, si rezultat i ndikimit të dritës së diellit dhe të
lagështisë. Leshi zverdhet, zvogëlohet fortësia e leshit dhe aftësia për ngjyrosje. Mjetet
reduktuese zbatohen në përpunimin e produkteve prej leshit dhe në ambientin alkalin
mundet të shkaktojnë shpërbërjen e lidhjes disulfide, por edhe zbërthim i lidhjeve peptide
dhe të kripës. Prandaj, fijet e leshit përpunohen me acdin tioglikolik, bisulfitin dhe reagen-
sëve tjerë që veprojnë vetëm mbi lidhjet disulfide të cilët pjesërisht treten dhe arrihet efekti
i përhershëm te produktet me falta(plise).

67
3.1.5.Ndikimi i ujit dhe avullit të ujit

Leshi, si edhe fijet e celulozës, e thithin ujin dhe avullin e ujit. Prej të gjitha fijeve të
përmendura, leshi dhe fijet tjera keratinike tregojnë shkallë më të theksuar të vetive sorp-
tive ndaj ujit.
Gjatë lagies me ujin, fija e leshit intensivisht bymehet. Diametri i fijes zmadhohet për 18
deri 20%, kurse gjatësia për 1,5 deri 2%. Gjatë kësaj ndryshojnë edhe vetitë fiziko-mekanike
të fijes. Kështu që bëhet e zgjatur, me ç’rast zvogëlohet fortësia, lagështia shkakton diso-
cimin e lidhjeve kripore të leshit dhe e zvogëlon tërheqjen ndër molekulare.
Uji i nxehtë dhe avulli i ujit shkaktojnë një destruksion të vogël në fijet, duke vepruar mbi
lidhjet peptide dhe disulfide. Në temperaturën mbi 200°C, nëse veprohet me avullin e ujit
nën presion, mund të ndodh shpërbërja e plotë e fijeve të leshit.

PYETJET

1. Cilat nga fijet quhenfijet e gjallesave?


2. Cilat fije quhen fijet keratinike dhe cilatfibrionike?
3. Nga se është e ndërtuar lëkura?
4. Pse qimet e kafshëve quhen proteinike?
5. Nga se varen vetitë e fijeveproteinike?
6. Nga se janë të ndërtuara albuminat?
7. Cili është dallimi midis transformimit alfa dhe beta i fijeve proteinike?
8. Cili është roli i grupeve karboksilike dhe amino grupeve në makro molekulën e
kolagjenit?
9. Çka paraqet pika izoelektrike?
10.Si veprojnë acidet mineralore të ftohta në leshin?
11.Si veprojnë alkalet me fijet eleshit?
12.Në cilat procese të përpunimit të leshit përdoren mjetet oksiduese dhe reduk-
tuese?
13 Si është vetia sorbuese e fijeve keratinike së krahasim me fijet tjerë?

68
3.2. Leshi
Deri në shek 18, eksportuesi më i madhe i leshit ka qenë Spanja prej ku vjen delja
merino. Në shek. 13 barten në Australi, që edhe sot është prodhuesi më i madh i leshit në
botë, që shihet prej grafikut nr.2.
Prodhuesit më të mëdhenj tëleshit

Grafioni nr. 2. – Prodhuesit më të mëdhenj të leshit në vitin 2008 .

Në shekullin 15 , mbreti Eduardi IV, ka


importuar dhentë nga Spanja për kryqëz-
imin me llojin e dhenve vendase. Kështu
janë krijuar raca e dhenve angleze (sju folk,
saudaun, lajçester etj). Në shekullin e 18,
Lui XVI ka importuar një numër më të madh
dhensh nga Spanja me qëllim të krijimit të
entit për kafshët në Bambuje. Kështu janë
krijuar llojet franceze të dhenve me lesh finë
(mrino ) dhe llojet e kryqëzuar (kros bred).
Qëllimi kryesor i mbajtjes së dhenve
është plotësimi i nevojave të popullatës
Figura nr. 78. – Delet merino
me leshin, mishin, qumështin dhe lëkurën
Për secilën racë është me rëndësi efekti
ekonomik të cilin e jep produkti kryesor. Kështu për shembull, te raca që rruhet për shkak
të leshit, 80% e të ardhurave sigurohen prej leshit, kurse 20% prej mishit. Te raca për mishin,
situata është ndryshe, kurse tek raca e dhenve -trefishe (edhe për mishin, qumështin dhe
leshin), përafërsisht 1/3 e fitimeve vjen prej leshit, 1/3 prej qumështit dhe1/3 prej mishit.

3.2.1. Llojet e dhenve dhe e leshit

Dhentë që janë dedikuar për prodhimin e leshit, kanë prejardhje nga zbutja e
dhenve të egra (muflonë ose dhentë argali). Klasifikimet e para janë bazuar në zonat ku janë
ruajtur (malësitë ultësirat). Më vonë delet janë klasifikuar sipas karakteristikave të leshit të
tyre:

69
•Leshi merino (leshi me finitet) – janë leshi me finitet, me finitet të njëtrajtshëm (17 - 23
μm), në prekje të buta, kaçurela dhe me elasticitet të larë.
•Leshi sheviot relativisht të vrazhdë, të fortë, të gjatë, me shkëlqim, kaçurelësi e dobët
dhe fije leshi relativisht të ngurtë. Diametri mesatar është afër 30 μm, kurse gjatësia prej
120 deri 350 mm.
•Leshi i kryqëzuar ose krosbred (finëdhe gjysmë e vrazhdë) – i fituar nga lloji i deleve të
krijuara nga kryqëzimi i merino dhe sheviot dhe llojeve tjera të deleve lokale. Diametri
mesatar është 25 μ. Kryqëzimi bëhet me qëllim që të zmadhohet rendimenti i leshit, mis-
hit dhe produkteve tjera.
•kalimtar ose kambek është krijuar nga kryqëzimi i sërishëm i deleve të dala nga
kryqëzimi me delet merino, me qëllim që të përmirësohet finiteti i leshit të deleve të
racës së kryqëzuar, duke ruajtur karakteristikat tjera prodhuese të deles krosbred.

Llojet e deleve vendore. Ruajtja e dhenve ka qenë degë e zhvilluar në viset tona.
Është bazuar në llojet e dhenve lokale, me prodhimtarinë e trefishtë. Njëra prej llojeve më të
rëndësishme është pramenka (,xhufka). Leshi është gjysmë i vrazhdë, me bishta të gjata prej
kanë marrë edhe emrin.
Kualiteti i leshit të këtij lloji varet nga vend pozita e ruajtjes (viseve malore, më të fto-
hta ose viset fushore, më të ngrohta). Ky lloj i leshit konsiderohet si lesh i vrazhdë. Trashësia
e fijes është midis 30 deri 70 μm. Përdoret i përzier me përqindje të vogël të leshit me më
shumë finitet. Ka disa lloje të këtyre deleve: të sjenicës, të pirotit, të malit Sharr (deri 44 μm
trashësi), krivivirit (deri 52,8 μ) dhe të Ovçe Poles (afër 32 μ).Delja e malit Sharr jep lesh me
trashësi mesatare. Në këto vise ruhen edhe lloje të deles cigaja а, (Srem, Banat, Baçka
Sllovenia), të ardhura nga Rumania në shekullin 13.
Në zhvillimin e blegtorisë së dhenve në vendin tonë është synuar fisnikërimi i llojeve
vendore të deleve, janë bërë kryqëzime me racat e importuara, para së gjithash, me cigaja,
Bambuje dhe me racën vitamburike, varësisht prej asaj se a duhet të prodhohet më shumë
leshi ose mishi dhe qumështi.
Kualiteti i leshit. Ekzistojnë shumë lloje të leshit,
që me vetitë e tyre dhe kualitetin dallohen. Kualiteti i les-
hit, para së gjithash, varet nga ndikimi i shumë faktorëve,
siç janë: gjendja shëndetësore, mënyra e kultivimit dhe
ushqimit të kafshëve, qëndrimi nën ndikimin
e rrezeve të diellit, erës, shiut, lagështisë, temperaturës,
moshës, llojit, gjinisë dhe faktorëve klimatike. Kualiteti i
fijeve nga delja e njëjtë Prerja për së nuk është konstant,
si sipas viteve, ashtu edhe sipas pjesëve të ndryshme të
deles. Sipas strukturës fijet e leshit mundtë jenë:
• puh – fijet. Këto janë më me kualitet, me trashësi të Figura nr. 79. – gjati dhe
vogël prej 12 deri 40 μm, me fortësinë specifike prej 20 tërthorët të fijes: а- puh; b -ka-
deri 25 cN/tex. Fijet janë kaçurrela, nuk kanë brendës- limtar; c-mizë (grenzë); d- të
inë, Fijezat janë më të imëta dhe afër njëra tjetrës. Ky vdekur
lloj i leshit fitohet nga delja merino (fig.nr. 79 а)

70
•fijet kalimtare janë më të vrazhdë dhe nuk janë elastike si fijet -puh, lëvoret e fijezave
janë më të mëdha dhe jo elastike, në disa vende shfaqet brendësia. Kaçurelësia është në
shkallë më të ulët, kurse forca specifike është 20 - 28 cN/tex (fig..nr. 79 b)
•mizë –fijet, janë fije të vrazhdë me mbrendësi të trashë. Trashësia e fijeve është prej 40
deri 200 μm dhe forca specifike 15-18 cN/tex. Fijet janë të gjata, me formë gati krejtë-
sisht të drejtë dhe jo elastike (fig nr. 79c).
•Fijet e vdekura janë krejtësisht të shkurta dhe të trashë. Këto nuk janë elastike dhe kanë
brendësinë e theksuar. Forca specifike është nën 10 cN/tex. Nuk shkëlqejnë dhe afiniteti
i tyre ndaj ngjyrave është e dobët (fig. nr. 79 d).

3.2.2. Përfitimi i leshit

Leshi sipas mënyrës së përfitimit mund të ndahet në:


• leshi i qethur,
• lesh tabaku (lëkurë punuesi) dhe
• leshi regjenerat.

3.2.2.1. Leshi i qethur

Në fillim, leshi është nxjerrë duke e shku-


lur nga delet, në kohën e paraparë për ndërrimin
e tyre. Më vonë, nxjerrja e leshit është bërë duke
qethur edhe atë qethje me dorë, me gërshëra (fig
nr. 80), kurse në fillimin e shekullit 19, ka filluar të
përdoret edhe makina elektrike për qethjen, me se Figura nr. 80. Qethja manuale
Cnnka 6 . 80. – Pa¬ho ctpnmeae ha
edhe zvogëlohet kohëzgjatja e qethjes (fig. nr 81). e deles
obya
Në kohën e sotme ekzistojnë makina të automati-
zuara për qethje, ku njëkohësisht qethen më shumë
dele. Para se të qethen, ata pastrohen, kështu edhe
zvogëlohen papastërtitë nën 25%. Pas larjes, mësë
shumti pas tre ditësh delet qethen. Menjëherë pas
qethjes bëhet ri trajtimi i leshit kur mënjanohen
skajet e ndotura të leshit. Mandej leshi klasifikohet
nga ekspertët, duke përcaktuar finitetin, gjatësinë,
ngjyrën dhe karakteristikat tjera. Në fund, leshi i
klasifikuar vendoset në thasë mandej në vandakë
me peshë prej afër 136 kg.
Të qethurit zakonisht bëhet një herë në
vjet, edhe atë në
pranverë, kurse më rallë dy herë në vjet, në pran-
verë dhe në vjeshtë. Në vendet më të nxehta, siç
është Afrika jugore, qethja bëhet tre herë brenda
vitit ose tre herë brenda dy viteve. Në qethjen e
dytë përfitohen 20% më shumë lesh, por që është
më e shkurtë. Figura nr . 81. – Qethja elektrike
Te deshtë, qethja bëhet pas dy vitesh ose e deles
edhe më vonë.

71
Leshi që mblidhet nga qethja ndahet sipas llojit të kafshës në leshin e: dashit, deles,
qengjit dhe leshin eedhit.
Leshi i edhit është leshi që fitohet nga qethja e parë e edhit që është me i ri se 6
muajsh. Këto janë me maja të mprehta , shumë të holla dhe me forcë të dobët.
Sasia e fijes së pastër të leshit që fitohet pas larjes dhe tharjes për 100 kg lesh brut,
paraqet randman randman (rendiment). Ky tregohet me përqindje. Në njehsimin e tij shto-
het edhe lagështia të cilën leshi duhet të përmbajë në kushte normale (17%). Rendimenti i
leshit varet prej llojit, gjinia, ushqimi, mosha dhe kushteve tjera . Rendimenti i leshit zmad-
hohet deri në vitin e 6-të, kurse pas vitit të 7-të ky zvogëlohet, jo vetëm në sasinë por edhe
në kualitetin. Rendiment më të lartë ose randman arrihet nga ruajtja e dhenve të kultivuara
në Australi ose Zelandën eRe.
Leshi i fituar nga qethja e deleve quhet leshi i qethur ose leshi brut. Ky është krye-
sori dhe burimi më i madh për fitimin e leshit dhe përpunimit të tij në produkte të tekstilit
ose për nevojat e amvisërisë. Për këtë qëllim, leshi i mirë është leshi që fitohet prej deleve
të shëndosha, mirëmbajtura dhe në mënyrë të drejtëjanë
ushqyer. Në këtë rast, leshi është me shkëlqim, i gjatë dhe
me trashësi përafërsisht të njëjtë në gjithë gjatësinë e fijes.
Leshi që është fituar prej deleve të sëmura, të dobëta dhe të
paushqyera është pa shkëlqim me trashësi jo të barabartë
as për gjatësinë.
Leshi nuk është me kualitet të njëjtë në të gjitha pjesët
e trupit, përkatësisht lëkurës. Kështu, leshi klasifikohet dhe
prej tij shkurtohen majat që janë me kualitetin më të do-
bët. Pjesa bazike ose bërthama e leshit që është me kualitet
të njëtrajtshëm është 75-80% e masës së tij, quhet leshi i
qethur (fleece wool). Fig. nr. 82 kualiteti i
Në lidhje metrashësinë,gjatësinë,butësinë, pastërtinë leshit të deles
dhe fortësinë, leshi më me kualitet është leshi prej shpinës së
deles (1). Nga të dy anët e shpatullave (2), leshi është me njëtrajtshmëri të mire dhe gjatësi të
fijeve. Leshi prej qafës, shpinës (3), është
i gjatë, më i vrazhdët dhe jo i njëtrajtshëm.
Leshi nga balli, stomaku dhe të kofshëve të
pasme (4) dhe (5) është shumë e yndyrshme
dhe përlyer. Leshi me kualitet më të dobët
është rreth bishtit (6), (fig. nr. 82).
.
3.2.2.1.1 Leshi i dredhur Figura nr. 83. – pamja mikroskopike
e leshit të shëndetshëm me formatë
Ky është më i rëndësishmi dhe bur- ndryshme
imi më i mirë i përfitimit të leshit brut. Prej
tij bëhen tjerrëza dhe pëlhura, përkatësisht materialet e përpunimit në industrinë e tekstilit.
Ky lloj i leshit fitohet prej deleve të mirëmbajtura, të ushqyera në mënyrë të drejtë dhe delet
me shëndet të mirë. Leshi i tillë shkëlqen, është i gjatë dhe përafërsisht me trashësi të njëjtë
për gjithë gjatësinë e fijeve (fig..nr.83).
Fijet e leshit që nga leshi i deles së paushqyer janë pa shkëlqim dhe me trashësi jo
të njëtrajtshëm (fig. nr. 84). Për shkak të ushqimit të dobët ose sëmundjes, leshi ngushto-

72
het, por pas shërimit dhe ushqimit të mirë, kthehet në gjendjen normale. Kjo pabarazi në
trashësinë dukshëm ndikon mbi kualitetin. Të njerëzve
Kualiteti i leshit varet prej asaj se leshi është
marrë prej llojeve jo fisnike ose prej llojeve fisnike. Leshi
në trupin e deles është më pak ose më shumë kaçurelor.
Si pasojë e kaçurrelsisë dhe ngatërrimit të fijeve fqinje,
pas qethjes, leshi krijon një tërësi që quhet runo. Vetitë
e leshit që të mos shpërbëhet në pasma të veçanta, siç
është te delet jo fisnike, por e ruan tërësinë e vet edhe pas
qethjes,
ka rëndësi të madhe për klasifikimin e
përpunimit të mëtejmë.
Finiteti, gjatësia, butësia dhe ngjyra e fijes e defi- Figura nr. 84. – Pamja
nojnë vlerën përdoruese të tyre, por klasifikimi dhe sorti- mikroskopike e fijeve
mi i leshit po ashtu ka rëndësi të madhe në përcaktimin e të leshit me defekte
aftësisë së tyre për tjerrje.
Graduimi i parë i leshit bëhet atëherë kur pregaditet për të shitur. Çmimi i leshit brut
varet nga vlerësimi i blerësit që bazohet në finitetin dhe gjatësinë e tij (fig. nr. 85).
Klasifikimi sipas tregtarëve që më shumti zbatohet, që e definojnë llojin, gjendjen,
trashësinë dhe gjatësinë e fijes janë:anglez (ibrat-
fordit), francez, gjerman dhe amerikan (a.s.t.m.).
Në botë, më së shumti zbatohet klasifiki-
mi anglez që bazohet në trashësinë e fijes. Nga
mënyra tradicionale e shënimit janë ruajtur num-
rat (p.sh 80 s, 70 s...) që tregojnë mbi kualitetin ose
finitetin e leshit, vetëm se nuk janë në mënyrë di-
rekte të lidhur me sistemin e v eprimit të krehjes
për tjerrje, por paraqesin një shkallë
vullnetare ku numri më i lartë tregon për leshin
më kualitativ.
Finiteti i leshit të deles merino është midis 60 deri
100-s, krosbred (më i vrazhdi) 36 - 60 s, kurse leshi
i vrazhdë që përdoret për qilimat, më pak se 44 s.
Klasifikimi gjerman tregohet me shkronja
Figura nr. 85. –Dallimi në kualitetin
që po ashtu varen nga trashësia e fijeve të leshit.
midis deles merino dhe krosbred
Më të hollat(prej 17 deri 18 μm) shënohen me
katër A (AAAA), kurse më të trashat (mbi 38 μm) me dy E (ЕЕ). Ndërmjet këtyre dy vlerave të
skajshme janë vendosur kualitetet 3А, 2А, A, AB, B, C, 2C, D, 2D, E.
Sot në Gjermani zbatohet një klasifikim i ri i bazuar në njohuritë shkencore, që lëvizë
ndërmjet F1 deri F12. Ky klasifikim po ashtu bazohet në diametrin e fijes, por e përcaktuar me
metoda speciale.

73
Klasifikimi francez i leshit bazohet në ndarjen merino dhe krosbred. Leshi merino
shënohet me kualitetin: 130, 120, 110, 105 dhe 100, ku ata me finitet më të lartë shënohen
me 130, kurse më të vrazhdët me 100. Leshi krosbred klasifikohen në 6 grupe kualifikuese,
prej H1 deri H6, që bazohet në diametrin efijes.
Në shtetet nga ish BRSS zbatohet klasifikimi që leshin e ndan të njëtrajtshme dhe
jo të njëtrajtshme, kurse çdonjëri prej tyre në katër grupe varësisht prej diametrit mesatar,
koeficientit të ndryshimit të trashësisë dhe gjatësisë mesatare efijes.
Leshi në treg vjen me gjithë papastërtitë natyrore ku marrin pjesë: lagështia, yndyrat,
dyllërat, kripërat e natriumit dhe kaliumit, rëra, pluhuri, shtesat organike bimore. Prodhuesit
e leshit janë të obliguar të bëjnë ndarjen e leshit sipas llojit, klasës, ngjyrës dhe gjendjes.
Shfrytëzuesit e blejnë leshin sipas turneve, vandakëvetë presuara.

3.2.2.1.2. Klasifikimi në kapacitetet përpunuese

Në kapacitetet përpunuese bëhet klasifikimi i vërtetë, që nga preciziteti i metodës


varet përpunimi i mëtejmë.
Sipas rregullave, leshi me gjatësi mbi 55 mm përdoret për metodën e krehjes dhe të
gjysmë krehjes për tjerje, kurse më të shkurtat në metodën e dërstilimit.
Klasifikimi i leshit është i nevojshëm për shkak se leshi i çdo pjese të trupit nuk ka
kualitet të njëjtë, por, ndryshon prej një vendi në tjetrin (fig..nr. 86), kështu që leshi më kuali-
tativ fitohet nga pjesa e shënuar me (1) kurse me kualitetin më të dobët në pjesën e shënuar
me (4). Nëse klasifikimi nuk bëhet, por leshi i qethur menjëherë përpunohet, fitohet leshi
me kualitet të mesëm nga i cili nuk mund të bëhen produkte të bukura për shkak të jo
njëtrajtshmërisë së vetive të fijeve. Prandaj duhet leshi i qethur të klasifikohet.
Klasifikimi bëhet kryesisht sipas gjatësisë, trashësisë dhe vetive tjera varësisht për
arsyen për se do tëpërdoret.
Nëse leshi është dedikuar për përpunim në tjerrë të dërstiluar, vihet në klasën e 3-4
të klasifikimi sipas kualitetit (fig. nr. 87), kurse për të krehur në 6-7.

Figura nr. 86. – zonat sipas Figura nr. 87. – Zonat sipas
kualitetit të leshit te delja kualitetit të leshit të dedikuar
për tjerrë të dërstiluar.

74
Kualitetet për tjerrë të krehur janë:

• kualiteti i pare : leshi nga shpina , anët dhe qafa


• kualiteti i dytë: leshi nga pjesa e sipërm e shpinës
• Kualiteti i tretë: leshi nga pjesa e sipërme e kaçurreles dhe pjesa e poshtme e qafës.
Gjatë klasifikimit të leshit, te delet vendore merino dhe gjysmë merino, dallohen dy
kualitete:
• kualiteti i pare: leshi nga pjesa e parë e trupit

Kualiteti i dytë: leshi nga kryet, pjesa e poshtme e këmbëve, rreth bishtit dhe sto-
makut.

Leshi brut është më i papastër. Përmban pa pastërti të ndryshme, dyllin e leshit,


pjesë bimore prandaj edhe duhet tëlahet.
Para se të kalohet në procesin më të rëndësishëm të përgatitjes së fijes së leshit -
larjes, doemos që leshi brut të krehët me ç’rast bien disa nga pjesët bimore dhe mineralore.
Pas këtij veprimi, leshi ende përmban yndyra të leshit, përkatësisht përzierje të yndyrave
dhe djersës, si pjeë të bimëve dhe mineraleve si shtesë. Për këtë qëllim leshi lahet, në ujin e
ngrohtë ose të ftohtë ose në tretësit organik. Larja me tretësit organik është më i
leverdishëm në krahasim me shpenzimin e ujit, tërheqja e lanolinit është 2-3 më i lirë se
larja me ujë, por leshi është në një shkallë më të ulët me zbardhjen, avullimet janë helmuese
(përdoren heksani, acetoni, triklor etani), po ashtu ka rrezik edhe prej zjarrit. Që të ruhen
vetitë e vlefshme teknologjike të fijeve, yndyrat nuk eliminohen plotësisht, por lloje të ndry-
shme të leshit këshillohet mbetje e një sasie të yndyrave. Djersa tretet dhe sapunohet në
tretësirën për larje. Pas kësaj, leshi lahet dhe thahet.
Mbeturinat bimore që fort janë ngjitur në leshin dhe krijojnë vështirësi në përpun-
imin e tij të mëtejshëm, mundet të mënjanohen me rrugë mekanike, fizike-mekanike dhe
kimike.
Me metodën kimike (karbonizimin) bëhet me tretësirën 4-5% të acidit sulfurik ose
klorhidrik, mandej thahet në temperaturën prej 100°C. Shtesat e mineraleve duhet të mën-
janohen plotësisht pas larjes.
Rendimenti (randmani) ndryshon te leshi, varet edhe prej llojit të deles dhe prej
vendit ku kultivohet. Nëse delja jeton në vendin ku ka më shumë të reshura atmosferike,
randmani do të jetë më i lartë, pasi pjesa më e madhe e papastërtive mënjanohet prej shiut.
Përkundër kësaj, nëse delja jeton në viset ku ka më shumë pa pastërtia, leshi do të jetë me
radman më të ulët, përkatësisht më shumë papastërti. Randmani lëviz prej 30 deri 60%, por
edhe më shumë.
Ende në kohën e rritjes së trupit të deles, fijet e leshit gjenden nën ndikimet e jas-
htme dhe të brendshme që ndikojnë mbi përbërjen kimike, strukturën, vetitë, pamjen,
ngjyrën dhe të prekurit e leshit. Prej të gjitha këtyre vetive varet përpunimi i tij, ngjyrosja,
ripunimi vetitë përdoruese. Nga ana tjetër, gjatë përpunimit të fijes së leshit, përpunimi dhe
ripunimi i tij me alkalit, acidet, mjetet oksiduese, nëse procesi nuk është zhvilluar në mënyrë
të drejtë, mund të bëhet dëmtimi, që duket edhe në produktet e gatshme, tjerrëza, pëlhura,
produktet e konfeksionit. Në vitet e kaluara në zhvillim e sipër është kultivimi dhe përpun-
imi i leshit, doemos me rrugë natyrore dhe leshi i tillë ka disa shenja mbrojtëse të veçanta
për kualitetin, që quhet leshi-eko (diçka më shumë për këtë në CD).

75
Leshi që fitohet nga qethjet nuk i plotëson nevojat botërore për leshin. Prandaj
shfaqet nevoja për leshin e ricikluar.

2. Leshi i tabakëve (lëkurë punuesve)

Lesh tabaku që përfitohet nga delet që priten, që ekskluzivisht priten që të fitohen


lëkura e gatshme të deleve, kurse leshi është produkti sekondar, kualiteti i cilit varet prej
mënyrës së nxjerrjes nga lëkura.
Nxjerrja e leshit bëhet me qethje, përdorimi i kimikaleve (alkalizim) dhe me me-
todën biologjike (djersitje). Nëse leshi nxirret me qethje ose djersitje, nuk humb nga kual-
iteti i tij, por nuk ndodh kështu kur përdoren kimikalet.
Qethja bëhet njësoj si tek leshi runë. Nxjerrja e leshit duke përdor mjete kimike ka
të bëjë me lagien e lëkurës në qumështin gëlqeror ose lëkura nga ana e brendshme lyhet
me përzierjen e qumështit gëlqeror dhe sulfitin e natriumit. Rrënjët e fijeve shkatërrohen,
kështu leshi nxirret duke shkulur.
Metoda biologjike zbatohet ashtu që lëkura lehet nën veprimin e mikroorganiz-
mave në kushte të veçanta, kështu që çlirohet rrënja e fijes dhe mandej lehtas shkulet.

3. Leshi regjeneruar

Leshi i regjeneruar përfitohet me krehjen e pëlhurave të vjetra, copave, hedhuri-


nave dhe varësisht nga burimi i të gjitha materieve të përmendura më parë, dallohen këto
lloje të leshit:
•Shodi- leshi përfitohet nga krehja e pëlhurave dhe thurjeve, teshave, copave të vjet- ra
nga tjerrëza e krehur prejleshit
•mungo leshi përfitohet nga krehja e pëlhurave të vjetra prej leshit që kanë qenë tjerrë
në kohën e prodhimit dhe prandaj vështirë të çjerrën, kurse fijet janë më të dëmtu- ara
se ato nga tëmëparshmet
•ekstrakt (аlpak) leshi përfitohet nga çjerrja e pëlhurave të përziera, përkatësisht
pëlhura që janë prodhuar nga përzierja e leshit dhe pambukut, kur fijet e pambukut
mënjanohen nga karbonizimi me HCl ose me H2SO4 të holluar

3.2.3. Struktura dhe vetitë e përgjithshme të fijes së leshit

Fijet e leshit dhe fijet tjera, si dhe shumica e fijeve natyrore, përveç pambukut, janë
materie fijezore shumëqelizore. Qelizat e tyre kanë forma të ndryshme, madhësi, përbërje
kimike dhe janë të grupuara prej periferisë kah brendia në 2-3 shtresa themelore.
Fija e leshit përbëhet nga kutikula (shtresë si pejëza), lëvore ose korteks dhe brendësia (fig
nr. 88 dhe 89). Brendësi kanë vetëm fije tëvrazhdë.

76
Figura nr. 88. – Inçizimi elektronik i fijes së leshit (majtas), Struktura morfologjike e fijes në
prerje (djathtas): 1 dhe 2 – kutikula, 3 – korteksi, 4 – brendësia (thelbi)

Kutikula shtresë cipëzash, i ndërtuar prej qelizave që plotë-


sisht e mbulojnë fijen e leshit. Numri i kutikulave është midis 40 deri
120 në një milimetër gjatësi. Forma dhe ven ndodhja e tyre mund të
ndryshojë. Te leshi më finë, kutikulat kanë formë konusoide dhe e rre-
thojnë plotësisht fijen. Te leshi më i vrazhdë, kutikulat janë të renditura
si tjegullat mbi pullazin ose si mbulesa e peshkut. Kutikulat e përbëjnë
mbështjellësin e mbrojtjes natyrore që mbron fijen nga ndikimet fizike,
mekanike dhe kimike. Kjo shtresë i jep fijes së leshit veti të veçantë-
dërstilimi. Po ashtu ndikon në shkëlqimin e dhe të prekurit ngase ku-
tikulat janë të renditura shumë dendur në një shtresë. Trashësia e kësaj
shtrese është prej 0,5 deri 2 μm, kurse në masën e përgjithshme të
fijeve merr pjesë me 2-3%. Shtresa me kutikulat përbëhet nga 3 nën-
shtresa: epikutikula, egzokutikula dhe endokutikula Figura nr. 89.
Кorteksi gjendet nën shtresën kutikula dhe e përbën masën Modeli i fijessë
kryesore të fijes. Përbëhet prej qelizave të gjata cilindrike me gjatësi leshit
prej 100 deri 200 μm, kurse trashësi prej 2,5 μm. Në qelizat cilindrike ka
më shumë lloje fibrilesh të veçanta, si dhe tufëza fibrilesh të
kahëzuara në kahun e boshtit të fijes. Kahëzimi i tillë i elementeve të strukturës ndikon në
shkallën e fortësisë së fijes së leshit, kur forca vepron në kahun e boshtit të fijes. Korteksi për-
bëhet prej dy gjysmë cilindrave, ku njëri paraqet
оrtokorteksin, kurse tjeri
parakorteksin (fig.nr90).
Mendohet se kaçurelësia e deles merino
është më e theksuar për shkak të ekzistimit të
orto dhe para korteksit. Kaçurelësia është rezul-
tat i dallimit në përbërjen kimike të orto dhe para
korteksit. Në pjesën e jashtme të kaçurrelesgjith-
Figura nr. 90.– Shpërndarja
monë është ortokorteksi, kurse në anën e brend-
bilaterale e ortokorteksit (1) dhe
shme gjendet para korteksi. Para korteksi ka më
i parakorteksit (2)
shumë sulfur, qelizat janë shtizore të dendura,
kurse te ortokorteksi janë me formë dhe madhësi
jo të rregullta .

77
Brendësia (thelbi) përbëhet prej qelizave të vdekura të korteksit ndërmjet ë cilave
gjendet ajri dhe materiet e pigmentit, trashësia e brendësisë mund të jetë e ndryshme, por
më e madhe është te qelizat e vdekura të fijeve
të leshit (fig. nr. 91).
Prerja e tërthortë e fijeve të leshit mund
të jet rrethorë eliptike (fijeve finë ) ose me formë
jo të rregullt (fijet e vrazhdët).
Struktura primare e leshit është e për-
bërë prej vargut themelor peptid me vargjet
anësore të mundshme. Këto paraqesin mbi
50% nga gjithë përbërja proteinike, duke kri-
juar ura midis makro molekulave. Prej strukturës
primare të makro molekulës lineare, konfigu-
racionit të saj (strukturës sekondare) dhe vep- Figura nr. 91. – pamja mikroskopike
rimit reciprok ndërmjet vargjeve anësore (struk- e fijeve të leshit me forma të
tura terciale), varen vetitë fiziko-mekanike dhe ndryshme të brendisë (thelbit)
kimike teknologjike të fijeve të leshit. Rëndësi të
veçantë ka struktura terciare e cila përcakton veprimin inter dhe intra molekular dhe e fikson
strukturën spiralore tipike për albuminat. Te asnjë nga fijet natyrore nuk ka kaq laramani në
ndërveprimet midis vargjeve anësore siç është tek leshi. Makro molekula e leshit përbëhet
prej 20 aminoacideve të ndryshme nga të cilat gjysma janë me grupe anësore polare, të aftë
për të krijuar lidhjet anësore. Me rëntgenografi janë dëshmuar dy modifikime hapësinore
për keratinin e leshit, α – keratini spiralor, i ndërtuar prej vargjeve polipeprtide dhe bashkësi
të lidhjeve anësore, me se gjatësia e makro molekulës është zvogëluar. β – keratini është
formë më e zgjatur ku vargu polipeptid është i njëjtë si te mëndafshi natyror.
Gjatësia e fijeve të leshit. Te fijet e leshit dallohen gjatësia tufës ose gjatësia naty-
rore dhe gjatësia e vërtetë.
Gjatësia e tufës ëshë gjatësia e fijes në gjendjen kaçurrele, kurse gjatësia e vërtetë e
fijes së drejtuar është 1,5 herë më e gjatë se gjatësia e fijes së leshit.
Gjatësia e vërtetë e fijes së leshit lëviz: te leshi merino (100 mm), te leshi kalimtar (deri
200 mm), te leshi i vrazhdë (leshi për tepih, deri 500mm). Leshi njëtrajtësisht i valëzuar dhe
leshi shumë kaçurrelor dhe finë kryesisht përdoret për veprime të krehjes dhe tjerrjes. Krijon
tjerrëz me vëllim të madh, është i butë dhe elastik dhe në pamje gjysmë i turbullt. Leshi finë
me më pak kaçurrelësi përpunohet në tjerrë, pas veprimit të krehjes dhe tjerjes. Jep lesh të
lëmuar, që shkëlqen, finë dhe diçka më i ngurtë në prekje të pëlhurës.
Finiteti i leshit varion shumë. Duke ditur se prerja tërthore e leshit është rrethor ose
eliptik, finiteti i tij tregohet me μm dhe është prej 13 deri 17 μm. Sipas finitetit, leshi ndahet
në: leshi finë (13 - 24 μm), leshi gjysmë finë (24,5 - 28,5 μm), leshi gjysmë i vrazhdë (28,6 - 36,5
μm), leshi i vrazhdë (më shumë se 36,6 μm) dhe leshi shumë i vrazhdë (më shumë se 45 μm).

78
Finiteti i leshit është masë që ka rëndësi në procesin e tjer-
rjes, që varet prej qëllimit dhe finitetit të tjerrës së fituar
dhe mundësisë të përdoret. Fijet e leshit me finitet janë
shum valor, gjysmë finët, kanë pamje valore normale,
kurse të vrazhdët kanë në masë të vogël ose fare nuk kanë
pamje valore.
Sipas finitetit, leshi mund të klasifikohet në shumë
mënyra që janë: pamja valore (kaçurrela) dhe njëtrajtshme.
Кaçurelësia është shenjë e kualitetit të leshit dhe kjo veti
ka shumë rëndësi për tjerrje dhe pamjen e tjerrës ose të
Figura nr. 92. – Format e
pëlhurës. Fija e leshit për gjatësinë e vet ka një numër më
kaçurrelave:
të madh ose më të vogël të kaçurrelave. Numri dhe forma
1 – tëzgjatura
e kaçurrelave të leshit dallohet sipas llojit të leshit (fig. nr.
2 –të ulëta
92).
3 – normalë
Shkalla e kaçurrelsisë tregohet me numrin e
4 – tëlarta
kaçurrelave për njësinë e gjatësisë (1 cm) dhe lartësinë
5 – shumë kaçurrela
kaçurrelit. Leshi me kualitet të mirë është ai që ka më
shumë kaçurrela në njësinë e gjatësisë, njëtrajtësisht të
shpërndara për gjithë gjatësinë e fijes dhe lëvizin në një rrafsh (fig. nr. 93).
Shkalla e kaçurrelësisë mund të tregohet si raport midis gjatësisë së drejtuar të fijes
dhe gjatësisë natyrore të fijes. Falë pranisë së kaçurrelave, në tjerrën dhe pëlhurat krijohen
hapësira të plotësuara me ajrin (ajri është përçues i dobët i nxehtësisë), pëlhura e leshit
është një izolator i mirë i nxehtësisë.

a b

Figura nr. 93. – Shtrirja e kaçurelave në një rrafsh (а), dhe në dy rrafshe (b)

Kaçurrelat po ashtu luajnë rol për shkallën e dërstilimit të leshit dhe krijimit pël-
hurës me dërstilim kompakt. Leshi me kaçurrela është i përshtatshëm për tjerrën manuale,
kurse leshi me më pak kaçurrela është më i përshtatshëm për tjerrë prej leshit të krehur.
Kaçurelësia në procesin teknologjik të fitimin të tjerrës së krehur pengon gjatë të
krehurit, prandaj në gjendje të lagur bëhet shkurtimi i kaçurrelave në makina speciale.
Forca e leshit kur është i thatë është prej 10 deri 20 cN/tex, kurse te leshi i lagur
është për 10 - 20% me e vogël. Shkak për këtë është bymimi i leshit dhe dobësimi i lidhjeve
anësore të leshit.
Të zgjaturit deri në këputje është më e lartë tek fijet me finitet të lartë, kurse fijet e
vrazhda, veçanërisht ata që kanë brendësinë, zgjaten shumë më pak.

79
Elasticiteti te fijet e leshit është shumë i theksuar. Por, nga përpunimi i thatë dhe i
nxehtë, leshi e humb këtë cilësi dhe bëhet plastike. Nëse të zgjaturit bëhet me nxehje të
thatë, fija do të ruaj formën e zgjatur. Nëse pas zgjaturit në ambient të avullit të ujit,fija
mbetet e lagët dhe lirohet nga tensioni, do të shfaq tendencë që të kthehet në formën e
mëparshme, përkatësisht në dimensionet emëparshme.
Cilësia për dërstilim (falcim) e leshit në krahasim me të gjithë fijet tjera është në
shkallë të lartë. Kjo trajtohet si mangësi, por nga ana tjetër shfrytëzohet për përpunimin e
filceve dhe produkteve tjera të dërstiluara.
Nëse leshi qëndron në ambientin ujor, nën ndikimet mekanike, goditjet, fërkimet
dhe shtypjet, krijohet një gërshetim dhe ngatërrim i fijeve, kështu që fitohet një masë ku
fijet janë aq fortë të lidhura, që në orvatje që të tërhiqen fijet këputen.
Në falcimin ndikojnë: kaçurelësia, gjatësia, trashësia, struktura sipërfaqësore, struk-
tura e brendshme dhe elasticiteti i fijes sëleshit.
Është interesant se fijet më finë me kaçurelësi më të madhe dhe cipëza të theksuara
falcohen më lehtë dhe më mirë se sa fijet e leshit kaçurelësi të dobët, gjatësi të vogël, trashë-
si të madhe ose me strukturë cipëzore të dobët. Uji po ashtu ndikon në procesin e falcimit.
Në procesin e zbardhjes zvogëlohet mundësia për dërstilim, kurse pas trajtimit me
klorin në gjendje të lagur, uji ia humb mundësinë për falcim. Cilësia e leshit për falcim lloga-
ritet si cilësi pozitive gjatë përpunimit të disa produkteve nga të cilat kërkohet dendësi (ve-
luri), kurse cilësi negativellogaritet për produktet e trikotazhit.
Nxehtësia, lagështia dhe presioni shkaktojnë ndryshime tek leshi. Në këto raste
zvogëlohen lidhje cistinike dhe hidrogjenike, ndryshon largësia midis tyre dhe krijohen
kushtet për për krijimin e lidhjeve të reja. Prandaj, vjen deri te zvogëlimi i gjatësisë së fijes,
dobësimit të tij dhe te dukuria e dërstilimit, falcimit. Në ambientin alkalin (pH 10), zmadho-
het aftësia për dërstilim (falcim), ngase këputen lidhjet disulfide dhe ngase fijet bymehen
më shumë.
Aftësia e leshit që të dërstilohet është dobësia e tij,veçanërisht kur prej tij prod-
hohen gjëra që shpesh lahen. Për të zvogëluar efektin e falcimit, leshi trajtohet me mjete
oksiduese ose maskimin e fijezave në fijet e leshit duke shtuar polimere, me se zvogëlo-
het vrazhdësia në sipërfaqen e leshit. Shtimi i polimerëve ose tretësirave ujore, ose pa ujjë,
suspenzione, emulsione, quhet „super wash”. Kohëve të fundit, që të shmanget krijimi troç i
fijeve të leshit, dhe për shkak të mundësisë së larjes me makinë zbatohet mënyra e për-
punimit të leshit me plazma. Plazma është gaz elektroneutral që përbëhet prej thërrimeve
të elektrizuara dhe neutrale (diçka më shumë për këtë në CD)
Vetia e leshit për falcim shfrytëzohet për prodhimin e produkteve siç janë batanitë,
uniformat ushtarake etj .
Të zgjaturit dhe elasticiteti. Leshi ka cilësi të zgjatet mirë, po ashtu edhe elasticitet.
Në gjendje të thatë, të zgjaturit e fijes së leshit është prej 28 deri 40%. Nga kjo vlerë, 40% i
takon të zgjaturit elastik. Kjo është pasojë e formës spiralore e molekulës së leshit dhe ekz-
istimit të lidhjeve të forta të keratinit. Në gjendje të lagur, të zgjaturit arrin edhe deri 60%,
ngase uji i dobëson lidhjet anësore të fijes së leshit.
Për shkak të elasticitetit të mirë, prodhimet prej leshi më pak lëmshoren. Por, nëse
produktet e leshit nënshtrohen presionit, në temperaturë prej 100°C, atëherë mund të
formësohen sipas dëshirës dhekrijohen prodhime të plisuara.

80
Elektriciteti statik. Nëse përqindja e lagështisë në repartet prodhuese është e ulët,
mund të vijë deri te elektrizimi i pëlhurave dhe të produkteve tjera prej leshit. Që të pen-
gohet elektrizimi i leshit që krijon probleme në procesin e tjerrjes, në hapësirat e tjerrjes
përqindja e lagështisë duhet të jetë më së paku 75%.
Lagështia. Leshi mundet të ketë deri në 40% lagështi në raport me masën e vet, por
edhe në këtë rast mos të ndjehet lagështia. Thithja e lagështisë nga fija e leshit, është në
shkallë më të lartë në krahasim me fijet tjera të tekstilit.
Prodhimet prej leshit, veçanërisht ato për veshje, djersën e thithin mirë, duke liruar
nxehtësinë, kurse duke dalë prej hapësirës së ngrohtë e thatë në hapësirën e ftohtë dhe
me lagështi, trupi shpejtë adaptohet dallimi të temperaturës duke mos pasur ndjesinë e të
ftohtit.
Drita e diellit ndikon negativisht mbi leshin, ngase shpërbëhet keratina. Përveç
kësaj, fijet e leshit e ndryshojnë ngjyrën, e humbin forcën, bëhen të vrazhdë dhe humbin
afinitetin ndaj ngjyrave.
Ndikimi i kimikaleve. Alkaleve e shpërbëjnë leshin. Në këtë rast ndodh këputja e
lidhjeve peptide dhe treten fijet. Në tretësirat e alkaleve të përqendruara dhe të nxehta,
leshi tretet shumë shpejt. Gjatë larjes së leshit dhe të produkteve prej leshit në alkalet e
nxehta, ky shumë shpejt dëmtohet.
Acidet e holluara nuk e dëmtojnë leshin. Acidet e përqendruara të forta shkaktojnë
bymimin dhe shpërbërjen e leshit. Karakteri amfoterik i leshit, e lehtëson procesin e ngjyro-
sjes, prandaj edhe përdoren ngjyra acidike dhe bazike.
Ndikimi i mjeteve oksiduese dhe reduktuese. Këto mjete përdoren për ngjyrosjen
e leshit, kurse në përqendrime të caktuara dhe në kushte të dhëna nuk kanë veprim shumë
të dëmshëm.
Veprimi i mikroorganizmave dhe insekteve. Leshi nuk është i qëndrueshëm ndaj
veprimit të baktereve dhe moleve, prandaj duhet të trajtohet me preparate të mbrojtjes,
përkatësisht të pakësohet agresiviteti i dëmtuesve të përmendura. Molet e sulmojnë atë lloj
të leshit që përmban sasi më të madhe të sulfurit.
Shkëlqimi ndryshon varësisht prej llojit të leshit, prej sipërfaqes së fijes, si dhe nga
reflektimi i dritës. Disa nga fijet e leshit kanë shkëlqimin si të mëndafshit. Leshi merino nuk
e reflekton dritën në mënyrë aq perfektë prandaj nuk kanë shkëlqim të dukshëm
Ngjyra. Shumica e fijeve të leshit kanë ngjyrë të bardhë, por mundet të jenë edhe
mengjyrë të kafesë së errët ose lesh të zezë.
Përdorimi i leshit. Leshi është një prej fijeve që më së shumti përdoret, me gjithë
çmimin e tij të lartë. Teshat prej leshit janë të shëndetshëm dhe përdoren një kohë të gjatë.
Vetia e tij si mjet izolues i nxehtësisë mundëson që prej leshit të prodhohen teshat me
kualitet dhe vlerësim shumë të lartë (kapota, sako, rrobe për alpinistët, mbulesa, batanije).
Kaçurelësia e leshit është vetia më kryesore trendi botëror për prodhimin e mbulesave prej
fijeve të leshit, megjithëqë bindje e përgjithshme është se leshi është i dedikuar vetëm për
veshjet. Leshi mundet të përzihet edhe me fijet tjera, me qëllim që të zvogëlohet çmimi i
produktit të gatshëm. Prodhimet që bëhen vetëm prej leshit, në suazat botërore shënohet
me shenjë të veçantë për kualitetin. (fig. 95)

81
а b

Figura nr. . 94. – Shenjat ndërkombëtare për kualitetin e prodhimeve të prodhiuara prej
leshit, a) pastër prej leshit b) përzierja prej leshit dhe fijeve tjerë

ZGJËROE DITURINË

LESHI ORGANIK LESHI -ЕКО

Leshi organik ose tjerrë është leshi që merret prej dhenve, që nuk janë trajtuar me kimi-
kalet, pesticidët dhe kultivohen në kushte të mira në fermat. Asociacioni organik i tregtisë
(OTA) jep detaje për leshin organik. Menaxhimi me tokën, bagëtinë, udhëheqjen, proceset
yndyrore dhe ngjyerja, janë faktorët kryesore që e përcaktojnë tjerrën e leshit ose prodhimet
e tij të jenë të evidentuar si organike.
Vërtetim për delet organike nuk merret vetëm me kontrollin rutinor kimik. Delet or-
ganike kultivohen që të jenë rezistues ndaj parazitëve dhe ushqehen hapur për gjithë vitin
në kullosa dhe bimë të veçanta për të krijuar sistem imunologjik të shëndetshëm. Delet
organike, doemos të ushqehen vetëm në format e certifikuara organike, dhe të konsumojnë
produkte që kanë vërtetim për ushqim organik. Zbatimi i inxhinjeringut gjenetik, ushqimi
gjenetikisht i ndryshuar është i ndaluar.
Leshi organike – leshi nuk trajtohen me mjete kimike gjatë gjithë procesit të prodhimit
te fema deri te produkti i fundit, tjerëza. Yndyrat nga leshi mënjanohen (pastrohen) me rea-
gensët speciale të lejuara bio shpërbërës, të certifikuara dhe të lejuara për përdorim. Në çdo
kohë, gjatë zhvillimit të prodhimtarisë kushtohet kujdes, leshi organik mos të përzihet me
leshrat tjerë, që të pengohet kontaminimi. Çdo fazë e prodhimtarisë është objekt i revizionit
nga ana e prodhuesve dhe konsumuesve të Këshillit. Pasi të kalojë revizionin lejohet ven-
dosja e logos. Leshi organik në tregti vjen me një numër të madh ngjyrash prej bezh deri te
e ngjyra kafe e erët ose të ngjyer me ngjyra organike natyrore. Ky është lehtas i arritshëm si
Meino super i butë, ose Bio Natur.

82
Opfahcka bonha
Lesh organik

РYETJE DHE DETYRA

1. Trego për disa lloje tëleshit?


2. Trego për llojet e fijeve sipas formës dhe ndërtimit.
3. Sa lloje të leshit ekzistojnë sipas mënyrës së përfitimit?
4. Defino kuptimin leshi i qethur.
5. Cili nga leshrat quhen leshirun?
6. Çfarë paraqet run?
7. Prej cilës pjesë të deles fitohen fijet më me kualitetshëm?
8. Në se bazohet klasifikimi i leshrave në kapacitetet e përpunimit?
9. Ç,paraqet randmani?
10. Si fitohet leshi itabakëve?
11. Si fitohet leshi regjenerat?
12. Prej sa shtresave përbëhet fija e leshit?
13. Çka paraqet dërstilim?
14. Cila shtresë e fijes së leshit mundëson përfitimin e produkteve të dërstiluara?
15. Cila nga cilësitë e leshit ndikon për izolimin e mirë të nxehtësisë?
16. Si sillet leshi ndaj veprimit të acideve, alkaleve dhe ujit?
17. Bëre një proekt të hulumtimit, për llojet deleve që kultivohen në rrethin më të gjerë
të jetesës tande , dhe informohu me çfarë kualiteti është leshi, rendimentin e tij,
mënyrën e përpunimit dhe përdorimit.

83
3.3. Fijet nga kafshët tjerë
Përveç leshit të deleve si fije më të rëndësishme të bagëtive, në industrinë e tekstilit
përdoren edhe fijet tjerë të kafshëve siçjanë:
•Familja e dhive: angora (moheri), i Kashmirit (Kashmir) dhe të dhisë së rëndomtë
shtëpiake (i dhisë kostret)
•Familja e deveve: dromederi afrikan, deve e baktrisë (dygyngaftë) dhe lama ose
kamelida (lama, alpaka , vikunja , gvanako - lama dhe lapaka që kanë prejardje prej saj ).
Më i rëndësishëm prej tyre është moheri, qimet e devesë dy gungore dhe qimet e
kafshëve jug - amerikanetë familjes se deveve
Përveç këtyre kafshëve që japin fije, në grup llogaritet edhe lepuri angoras.

1. Fijet e dhisë

Dhitë angoras, kashmiras dhe tibetas kultivohen për shkak të qimeve të tyre që janë
shumë të butë dhe me finitet. Fijet e dhive konsiderohen ndër leshrat speciale në të ashtu-
quajtura. fijet finë siç janë: moheri, leshi kashmiras dhe tibetas.

1. Moheri

Moher janë fijet e dhive angoras që


në në të kaluarën, në civilizimin perëndimor
aziatik, është ruajtur si kafshë shtëpiake. Më
së shumti ka qenë e përhapur në provincën
turke Angora , prej ku e ka marrë emrin. Në
shekullin 13 është bartur në Evropë, kurse
100 vjet më vonë në Afrikën jugore dhe në
Amerikën Veriore. Falë kushteve klimatike të
përshtatshme, prodhimtaria e tyre e ka tejka-
luar prodhimtarinë e shtetit amë. Kohëve më
të reja ka filluar të ruhet vë Australi dhe në ish
BRSS, që bashkë me ShBA, Afrikën Jugore dhe
Turqinë e përbëjnë grupin e prodhuesve më të
mëdhenj të moherit në botë Dhitë e angorës
zakonisht qethen dy herë brenda vitit, japin
rendiment prej 1,5 deri 2,3 kg. Moheri si edhe
leshi në fillim është i papastër, papastërtitë Figura nr. 95. – Dhia angorase
natyrore minerale shtesa bimore. Papastërtitë
dhe shtojcat bimore mundet të arrijnë deri 1/3 e masës së fijeve të qethura. Fijet e pastruara
dhe të larë janë të bardhë si mëndafshi. Sipas ngjyrës mund të jetë në të verdhë, të erët dhe
të zezë.

84
Gjatësia dhe finiteti i moherit varet nga mosha
e dhisë. Fijet më të kualitetshme fitohen nga edhet (kid
moher). Gjatësia e fijes së edheve angorase është prej
100-150 mm, kurse gjatësia e fijeve të edhave njëvjeçar
është 230-300 mm. Finiteti i „kid moherit” është afër
24 μm. Deri në moshën 4 vjeçare, fijet bëhen gjithnjë
e më të vrazhdë dhe atë prej 21 deri 40 μm deri në 7
vjeçar prej 45 deri 60 μιm, por edhe më shumë.
Struktura e sipërfaqes së moherit është e njëjtë
si edhe struktura sipërfaqësore e leshit finë. Si edhe te
leshi finë, edhe te moherët me finitet janë qelizat si
cipa që rrethojnë Figura nr. 96. –Pamja
plotësisht fijen, kurse masën e fijes e përmban korteksi mikroskopike e fijes së moherit:
i krijuar nga qelizat cipëzash, vetëm fijet 1 – sipas gjatësisë 2 – prerja e
më të vrazhda të moherit kanë brendësi të ndryshëm tërthortë
(fig nr. 96).
Vetitë dhe përdorimi i moherit. Sipas karakteristikave fizike-mekanike dhe sjelljes
ndaj kimikalive ,nxehtësisë, mikroorganizmave, insekteve, moheri i ngjan shumë leshit me
finitet. Në tregun botëror, moheri vjen kryesisht në gjendje të larë, shumë rrallë në gjendje
brut ose i klasifikuar, i zbardhur ose në formë shiritash të krehura.
Prej moherit turk mundet të bëhen fije leshi me
finitet 16 tex, kurse moheri amerikan është diç më i vrazh-
dë -afër 25 tex. Prej tjerrës moher finë të butë e të krehur
prodhohen pëlhura të bukura për kostume që shkëlqejnë,
veshje të brendshme, astarë për gjysmë të leshtë (moher
lister), plish të mëndafshtë (plishi moher), pëlhura për
mantila dhe kapota, lëkurë e tjerur dhe tepihë. Për shkak
të kualitetit të jashtëzakonshëm dhe çmimit relativisht të
lartë, prodhohen lloj i veçantë i fijeve sintetike, që e imi-
tojnë fijet moher dhe prej tyre prodhohen produkte më
të lira, por këto nuk e kanë kualitetin dhe vetitë e mo-
herit. Fijet e moherit mundet të përzihen me leshin, për
prodhimin pëlhura të moherit me kualitet të mesëm dhe
produkteve tjerë.

3.3.1.2. Leshi kashmir

Leshi e ka marrë emrin e provincës Kashmir Figura nr. 97. Dhia kashmirase
(Himalai), ku kultivohet dhia e Kashmirit që është shumë e përhapur (fig nr.97).
Dhia kashmirase ka brinjat karakteristike, janë
të shkurtë, qysh në shekullin e 16 leshi i tyre është përdor në tjertoret industriale për pro-
dhimin e shallit.
Dhia e Kashmirit nuk qethet, por qimet që përbëhen prej fijeve finë, krehën me dorë.
Përjashtim janë një lloj i dhive kashmirase në Iran që qethen, kurse në Afganistan, qimet nga
dhia e therur i nxjerrin duke i shkulur. Sasia e fijeve që dalin prej një dhisë është prej 40 deri
500 g.

85
Te leshi brut i dhisë kashmirase dallojmë pjesën e brendshme dhe pjesën e jasht-
me .Pjesa e brendshme përbëhet prej fijeve finë e të shkurta, kurse fije më të gjata dhe të
vrazhda që e mbrojnë lëkurën nga të ftohtit. Në pranverë fijet janë të bardha, por mundet
të jenë edhe të murrme dhe murrmë-e zezë. Përveç fijeve finë – puh fije këto japin edhe fije
të vrazhdë me trashësi prej 60 deri 90 μm dhe gjatësi prej
1400 mm. mangësia e këtyre fijeve është se kanë elastic-
itet të vogël dhe ndjeshmëri të lartë ndaj alkaleve.
Vetitë dhe përdorimi. Sipas vetive të tyre fizike
dhe kimike janë të ngjashëm me leshin (10% më pak finë
se fijet e leshit më finë, kurse në krahasim me moherin,
afër 40%). Për shkak të finitetit të lartë, këto fije kanë vetitë
më të mirë të sorbsionit se leshi. Puh- fijet janë rrethorë
pamje valore të vrazhdë, të bardhë, në të verdhë, të mur-
rmë, por më së shumti ngjyrë të murrmë- të zezë (fig. nr .
98).
Prodhimtaria botërore e leshit kashmiras, për
shkak të shpenzimeve të larta të prodhimtarisë, prandaj Figura. 98. – Pamja
është edhe i shtrenjtë . Kashmiri finë zbatohet për pro- mikroskopike e fijes dhe leshit
dhimin e materialeve të shtrenjta për kostume femrash, kashmiras: 1 – fijet –puh, 2 – fijet
shalle (fig nr. 99), çorapë, fustane, kostume sportive për e vrazhda, 3 – prerja e tërthortë
meshkuj, pallto dhe kapota. Gjërat që prodhohen prej les-
hit Kashmir në të shumtën e rasteve janë 100% fije kashmiri.
Fijet e dhisë persiane në shpesh shiten si Kashmir persian. Më e vrazhdë është se
dhia e Kashmirit dhe ka ngjyrë më të zezë.

Figura nr. 99. – Shalli prej leshit kashmiras

86
3.3.1.3. Fijet kostret

Fijet nga dhitë vendase evropiane quhen kostret. Pamja mikroskopike, struktu- ra,
prerja e tërthortë, si pamja e cipëzave janë të ngjashëm me fijet gremzorë të dhive të
Kashmirit. Fijet janë të shkurta, të brishta, të vrazhda e të drejta, vështirë tjerrën dhe për-
doren për prodhimin e tjerrëzave të vrazhda. Prej dhive vendase përfitohen fijet me ngjyrë
të bardhë, në të verdhë, ose ngjyrë kafeje, trashësia mund të jetë prej 100 μm, kurse gjatësia
edhe deri 20 cm. Nëse dhitë jetojnë lirshëm, gjatë dimrit kanë fije finë-puh, më e trashësi
prej 15 μm, që vështirë dallohen prej leshit. Këto fije hiqen nga lëkura duke krehur dhe për-
doren të përziera me leshin.

3.3.2. Fijet prej devesë

Përfitohen si nga deveja me një gungë ashtu


edhe prej devesë dy gungoftë të cilat janë përdorur si
kafshë shtëpiake prej më shumëse 4000 vitesh.
Deveja dy gungoftë vjen nga stepat e
Mongolisë dhe sot gjenden në Kinë, Iran, Irak dhe
Afganistan (fig nr . 100). Zakonisht, kafshët nuk
qethen ngase ata për çdo vjet e ndërrojnë qimen, në
ç’rast përfitohen deri 5 kg fije. Më me kualitet janë fi-
jet kafshëve të rinj që janë mjaft finë, të buta dhe me
ngjyrë të bardhë. Fijet e devesë dallohen prej leshit të
dhenve sipas strukturës specifike të shtresës cipëzore
që dendur e përfshin korteksin.
Dhe e mbron nga ndikimet e jashtme. Figura nr . 100. – Deveja
Këto fije kanë forcë të lartë, zgjatshmëri dhe më pak dygungëshe
mund të dërstilohen
Deveja me një gungë gjendet në Afrikën
Veriore, Lindjen e Afërt dhe fijet dukshëm më të
vrazhda të përshtatshëm për prodhimin e qilimave
(fig nr. 101). Qimet e devesë nuk janë aq të hollë si
leshi i Kashmirit, por megjithatë i takon fijeve me fi-
nitet. Fijet finë (puh) të devesë përmban kaçurrela të
imëta, është shumë elastike, ka shkëlqim dhe i ngjan
fijeve të leshit. Trashësia e fijes është midis 14 deri
28 μm, kurse gjatësia deri 1000 mm (fig nr. 102).
Fijet e devesë mundet të përzihen me leshin
me finitet dhe që ka ngjyrën e rërës, që të barazohet
me ngjyrën natyrore qimeve të devesë. Përzierja e
tillë përdoret për prodhimin e tjerëve për kapota,
shall, mbulesa, batanije dhe prodhimeve tjerë. Fijet Figura nr. 101. – Deveja me një
e vrazhda të devesë përdoren për prodhimin e ma- gungë
terialeve për filtra, rripave, materialeve për këpuca,
qilimave dhe prodhimeve tëngjashme.
Për shkak të vetisë izoluese të nxehtësisë dhe pamjes së hijshme, veshjet prej fijeve
të devesë janë shumë të vlefshme dhetë shtrenjta.

87
Figura nr. 102. – Pamja mikroskopike e fijes së devesë: 1 – puh-fije,
2 – fije e vrazhdë, 3– prerje e tërthortë

1. Leshra të ngjashëm me fijet e devesë

Leshra të këtij lloji janë të kafshëve që i takojnë familjes së deveve edhe lloje në cilat
merr pjesë lama Glama (Lama glama) dhe Аlpaka (Lama pacos) të cilat i kanë kultivuar qysh
edhe Inkat e vjetër i kanë ruajtur si kafshë shtëpiake. Po ashtu, në këtë grup marrin pjesë
lama Guanako (Lama guanicoe) dhe Vikunja (vicugna), të cilët jetojnë në viset tropikale të
Amerikës Jugore. Vendet kryesore ku jetojnë lama dhe alpaka janë Bolivia dhe Peru, kurse
guanako dhe vukinja jetojnë në viset malore të Andeve, në Bolivi, Peru dhe në Ekuadorin
Jugor.

1. Fijet nga lama

Te fijet nga lama dallohen dy lloje të fijeve me kualitet: finë, me diametër prej 10
deri 35 μm dhe fije të vrazhdë me diametër 30-60 μm dhe gjatësi 130-250 mm, që janë me
valë të dobët dhe e përbëjnë anën e jashtëm të qimeve. Lama qethet një herë në dy vite,
kurse pesha e fijeve të qethura është 1,8-3,5 kg. Ngjyra e lames mundet të ndryshojë si psh:
e bardhë, e murrmë, e kuqërremtë ose ezezë.

Figura. 103. – Lama Glama Figura nr 104 – Lama Guanako

88
3.3.2.1.2. Fijet nga alpaka

Аlpeka (Lama pacos) kultivohet sipër leshin


ashtu edhe për mishin, por jeton edhe si kafshë e
egër në Andet, në turmë prej 300 krerë. Masa qi-
meve të qethua nga kafsha njëvjeçare është 2-3 kg,
kurse qethura nga një dyvjeçar është prej 4 deri 6
kg. Аlpeka ka rëndësi më të madhe se lama emër-
tohet si deveja e Amerikës Jugore. Qimet e qethura
nga alpaka përbëhet kryesisht prej leshit me finitet
me diametrin mesatar prej 15 deri 20 μm, kurse me
gjatësi prej 100 deri 200 mm. Fijet janë të butë, kanë
shkëlqim të mëndafshit, me ngjyrë të verdhë të zbe-
htë, të bardhë ose ngjyrë të murrmë. Fijet e alpekas,
sipas finitetit janë të ngjashëm me moherin, por me
më pak shkëlqim prej tij dhe mbi sipërfaqen e fijeve Figura nr 105. – Аlpaka
me më shumë finitet nuk janë aq qartas të ngritura
cipëzat mbrojtëse .

Figura nr. 106. – Аlapaka leshi Figura nr. 107. – Аlpaka tjerë

3.3.2.1.3. Fijet nga vikunja

Vikunjat (vicugna) janë kafshë shumë të vegjël dhe të shpejtë nga familja e lama.
Kanë lartësi afër 50 cm, kurse masa e trupit është deri 30 kg. Jetojnë si të egra në kopetë,
në viset e Andëve, në Kil, Peru, Meksiko. Në të kaluarën janë gjuajtur për shkak të mishit dhe
leshit me kualitet. Orvatjet për të zbutur vikunjat kanë mbetur të pasuksesshëm deri tani.
Nga trupi i vikunjës së gjuajtur nxiret leshi, me peshën prej 200 deri 250 g, kurse disa
nga kafshët meshkuj edhe deri 550 g. Diametri mesatar e fijes është prej 13 deri 14 μm, dhe
gjatësi prej 40 deri 600 mm. Për shkak të finitetit të jashtëzakonshëm, shkëlqimin, butësinë,
përqindjes së vogël të fijeve të imta, vlerësohet lartë dhe shtrenjtë. Gëzofi i vikunjës është i
rrallë dhe shumë i shtrenjtë.

89
Figura nr .108 – Vikunja kafshë e egër

3.3.3. Qimet e lepurit

Qimet e lepurit përfitohen prej lepurit të egër (lepus timidus) dhe prej lepurit të butë
(lepus cancukus). Të dy llojet kanë fije me finitet. Fijet gremzorë gjenden në pjesën e jas-
htme të gëzofit, kurse fijet e holla në pjesën e brendshme dhe i shpërbëjnë për të mbrojtur
prej lagështisë dhe ftohtit.
Qimet e lepurit të egër kanë ngjyrë të verdhë- të errët deri në të murrmë, kurse
lepujt shtëpiake janë të bardhë, të murrmë, të kuqërremtë ose të zezë. Lepuri i egër edhe i
butë nuk qethen, por qimet e tyre
nxirën me ndërrimin e tyre.
Lepuri i Ankorës jep një
lloj të veçantë fijesh të lepurit,
shpesh herë të quajtur leshi an-
goras, përdorimi i cilit në Evropë
është shumë e përhapur. Lepuri
angoras është një racë e lepu- jve
aziatike që në ditët e sotme janë
të përhapura pothuajse në të
gjitha vendet e botës. Lepuri
angoras qethet çdo tre muaj, jep
fije si mëndafshi, të gjatë, të butë,
shkëlqejnë që llogariten si fijet me
finitet më të lartë se të gjithë të
tjerët. Qimet e jashtme tëvrazhda
mënjanohen nga fijet finë duke i Figura nr . 109. – Lepuri i angoras
fryrë.
Struktura dhe vetitë e fijeve të lepurit. Fijet me finitet mund të kenë dimensionin
deri 20 mm gjatësi, kurse gjatësia mesatare lëviz prej 20 deri 70 mm. Fijet gremzorë arrijnë
gjatësinë edhe deri 75 mm.

90
Gjatësia e fijeve të lepurit të butë është
prej 30 deri 40 mm, kurse e lepurit të Angorës prej
25 deri 75 mm. Finiteti i fijes së lepurit është afër
20 μm, kurse e fijes angorase afër 12-14 μm. Fijet
kanë formë rrethore , eliptike dhe elipsoide (fig. nr.
110).
Cipëzat e fijeve gremzore kanë tehet të
zhvilluara që shpesh pjerrësish përhapen në gjithë
gjatësinë e fijes. Të dy llojet e fijeve kanë brendës-
inë e gjerë ku gjenden xhepa të mbushura me
ajrin. Për shkak të sasisë së lartë të ajrit në hapë-
sirat ndërqelizore dhe në brendinë e fijes, fijet e
lepurit janë një ndër fijet natyrore më të lehta, Figura. nr. 110. – Pamja
me aftësinë për izolim termik të theksuar. Në pik- mikroskopike e 1 – fijet-puh,
pëpamje të ndikimit kimik , fijet e lepurit sillen një- 2 –fijet e vrazhda, 3 prerja e
soj si fijet e leshit dhe fijet e kafshëve tjerë . Thithin tërthortë.
më pak ujë sesa leshit , uji i nxehtë i zbutë dhe i
plastifikon , kurse ata alkaline fijes nga leshi i angorës:
e tretin.
Përdorimi. Fijet e lepurit dhe gëzofi, janë shumë të kërkuara veçanërisht fijet e lepu-
rit angoras që është shumë i shtrenjtë. Prej tyre bëhen kapela, kurse nga përpunimi me me-
toda të veçanta, rritet aftësia e tyre për dërstilim. Prej fijeve të angorës bëhet peri luksoz nga
cilët thuren xhemperët luksoze të angorës shalle dhe prodhime tjera. Për shkak të çmimit të
lartë, këto fije shumë shpesh përzihen e fijet tjera siç është leshi, fijet e dhisë ose nga lama.
Mundet të përzihen edhe me fijet kimike. Për veshjet e brendshme antireumatike bëhen
përzierje prej fijeve të angorës 70%, kurse për veshjet tjera të brendshme shëruese, përqind-
ja ndryshon deri 50%. Fijet gremzore përdoren për thurjet. Pjesëmarrja e fijeve gremzore në
materialet tekstile është deri 2%.

РYETJET

1. Fijet e cilave kafshë tjerë utakojnë në keratinike?


2. Pse fijet moher arrijnë çmim shumë të lartë në tregun?
3. Cilat prej fijeve dallohen meelektricitet statik të lartë?
4. Për çfarë qëllimi bëhen përzierje të këtyre fijeve me fijet e leshit?
5. Cila kafshë jep lesh më të dendur dhe pse?
6. Pse më shpesh përdoren fijet e këtijgrupi?

91
4. Lëkura natyrore dhe gëzofi - fijet kolagenike dhe keratinike
Lëkura është materiali i parë që njeriu e ka përdor për të bërë gjërat për veshje,
prandaj përpunimi lëkurës trajtohet si një prej diturive teknologjike më të vjetra. Në varret e
egjiptianëve 2000 vjet p.e. re janë gjetur gjërat e para të veshmbathjes të bëra prej lëkurës
së regjur mirë, kurse dokumenti i parë i shkruar për regjjen e lëkurës janë prej 1250 vjet p.e.
re nga Vaviloni.
Supozohet se lëkura në fillim është regjur me yndyra, kurse më vonë kanë filluar të
përdorin mjete regjës bimore. Përdorimi i stipëzës si mjet për regjie ka filluar në mesjetë,
kurse regjja kromike është zbatuar në shekullin e 19.
Deri në mbarim të shekullit 18, lëkura është regjur në punëtoritë e vogla të zanat-
eve. Pas revolucionit francez, është zmadhuar kërkesa për lëkurën për prodhimin e veshm-
bathjeve të ushtrisë dhe për pajisjet tjera. Kështu, punëtoritë e zanateve zëvendësohen me
reparte industriale të mëdha, kurse shkenca mundohet të gjejë metodat ekonomike për
përpunimin e lëkurës. Njëkohësisht edhe industria e makinerisë përparon dhe sot mund të
themi se industria e lëkurës arrin rezultate të mëdha duke zbatuar makinat automatike, që
e zëvendësojnë punën e dorës.
Me termin lëkurë kuptohet mbështjellës i hollë që e mbulon trupin e të gjithë kur-
rizorëve. Lëkura e gjitarëve është e mbuluar me qimet që e mbrojnë gjallesën nga të ftohtit
dhe ndikimeve të jashtme. Nga aspekti i tregut dallojmë: lëkura brut, lëkurë e regjur (gjysmë
produkt) dhe lëkura e gatshme (për prodhimin e këpucëve, prodhimeve të konfeksionit,
galanteria etj).
Si lëndë e parë në industrinë e lëkurës përdoret lëkura brut, mjetet për regjje dhe
mjetet ndihmëse që përdoren për riprodhimin . Zgjedhja e tyre dhe kualiteti , përveç vep-
rimit teknologjik , dukshëm ndikojnë edhe në kualitetin e lëkurës së gatshme.

1. Lëkura brut

Lëkurat brut janë të papërpunuara të freskëta, lëkura të thara ose të konzervura të


kafshëve të ndryshëm. Për përpunimin industrial kryesisht përdoren lëkurat e gjitarëve,
por mundet edhe të kafshëve tjerë, si për shembull: lëkura e zvarranikëve (gjarpërinjve,
krokodilëve, hardhucave) dhe të peshqve. Pavarësisht nga prejardhja, lëkurat nga këndi his-
tologjik dhe kimik kanëstrukturë të njëjtë.

1. Ndërtimi histologjik i lëkurës brut

Duke bërë vështrimin mikroskopik në prerjen e tërthortë të lëkurës, mundet të vëre-


hen tre shtresa, këto janë:

1. epidemi (sipërfaqësore)
2. indi i lëkurës (derma, kutis)
3. indi nën lëkuror (supkutis,mesina).

92
venat Epiderma
Enët e gjakut s h tr e s a
papilare shtresae
lëkurës
shtresa (Darma)
retikulare
veta

arterie

shtresanën
lëkurore
veta

Figura nr . 111. – Ndërtimi histologjik i lëkurës brut

Epiderma (sipërfaqësore) është pjesa e rëndësishme e lëkurës ngase bashkë me


qimet e mbrojnë organizmin nga lëndimet. Nga e gjithë trashësia e lëkurës, epiderma merr
pjesë me 3%. Në pjesët ku rriten qimet, epiderma depërton deri te indi i lëkurës. Qimet në
te kanë rritje të pjerrët dhe askund nuke ndërpresin.
Epiderma përbëhet prej dy nënshtresave. Shtresa e epërme, shtresa sipërfaqësore
përbëhet prej qelizave të vdekura që nga fërkimet vazhdimisht bien nga sipërfaqja e lëkurës.
Shtresa e poshtme përbëhet prej qelizave të gjalla që vazhdimisht vdesin, kurse në vendin
e tyre dalin të reja . Në industrinë e lëkurës , epiderma është pavlerë dhe gjatë përpunimit
mënjanohet nga lëkura.
Indi i lëkurës (derma) përbëhet kryesisht prej albuminave fibrile (fijezore) paralel-
isht të renditura, kolagjenit. Përveç fijeve kolagjenike, në shtresën e lëkurës, me përqindje
të vogël gjenden edhe fijet elastike dhe retikulare. Fijet elastike, krijojnë strukturë të rrjetës
ndërmjet fijeve të kolagjenit, kurse fijet retikulare, e mbështjellin fijet e kolagjenit dhe qeli-
zat yndyrore dhe kështu krijojnë fytyrën e lëkurës. Fijet e kolagjenit e përbëjnë mbi 80% të
masës së materies së thatë të indit të lëkurës dhe kjo është materia që në procesin e regjjes
shndërrohet në lëkurë të regjur. Fijet e kolagjenit përbëhen prej një numri të madh fijezash
bazike, të holla e të gjata, të quajtura fibrilë. Fijet e kolagjenit midis tyre janë të lidhura në të
gjitha drejtimet e lëkurës, nuk kanë skaje të lira dhe kështu ngurtësinë e lëkurës.
Shtresa e lëkurës qartas është e ndar prej epidermës, kurse shtresa nën lëkurore nuk
ka kufi të saktë. Shtresa lëkurore përbëhet prej dy nënshtresave:

• papilare dhe
• retikulare

93
Shtresa papilare (shtresa e sipërme) përbëhet prej fijeve të lëkurës, të holla me më
shumë finitet , të vendosura paralelisht ndaj sipërfaqes së lëkurës. Afër sipërfaqes gjenden
më të hollat, të dendura, të ngurta, por jo edhe që zgjaten, prandaj edhe më lehtë plasin. Në
shtresën papilare gjenden edhe: rrënjët e fijeve, gjëndrat yndyrore dhe të djersitjes, muskujt
fijezorë, enët e gjakut e të limfës, që gjatë përpunimit eliminohen, prandaj kjo shtresë është
e rrallë dhe si sungjeri. Në lëkurën e regjur shtresa papilare e pasqyron strukturën e sipër-
faqes së lëkurës. Në sipërfaqen e shtresës së lëkurës gjenden vrima që vijnë nga rrënjët e
fijeve dhe nëse kanë pasur rrënjët shumë thellë në shtresën e lëkurës (si tek lëkura e derrit),
më shumë ose më pak mbeten dhe vërehen edhe tek sipërfaqja e lëkurës së përpunuar e të
gatshëm.
Shtresa retikulare (e poshtme) zë 75-85% nga indet e lëkurës. Kjo përbëhet prej fijeve
kolagjenit që janë më të trashë dhe dhe më të gjatë, dendur të gërshetuara dhe të lidhura
me indet tjera. Fijet janë të përhapura në të gjitha drejtimet dhe vetëm afër shtresës nën
lëkurës janë kryesisht paralel me sipërfaqen e lëkurës. Ngurtësia e lëkurës, vetitë mekanike,
elasticiteti dhe pamja e shtrembët e lëkurës së regjur, vjen nga fijet e vendosura vertikalisht
në raport me sipërfaqen elëkurës.
Sipërfaqja e lëkurës është pjesa më e rëndësishme e lëkurës brut që shkon në për-
punimin e mëtejmë.
Indi nën lëkuror. Ndërmjet indit të lëkurës dhe indit të nënlëkurës nuk ka kufi të
rreptë. Shtresa nën lëkurore përbëhet prej fijeve me gërshetim të rrallë në indin lidhës, të
lidhura me indin yndyror dhe indin muskulor që e lidhin lëkurën me trupin e kafshës.
Gjatë rrjepjes së lëkurës së kafshës, kjo shtresë veçohet, kurse pjesa tjetër që mbetet në
lëkurën quhet mesina, e cila eliminohet para procesit të regjjes dhe përdoret për përfitimin
e ngjitësit për lëkurat, miell i kafshëve dhe xhelatinë që përdoret në industrinë ushqimore.

3.4.1.2. Përbërja kimike dhe struktura e lëkurës brut

Lëkura brut përbëhet prej albuminave, ujit, yndyrave, materieve mineralore dhe në
sasia të vogla pigmenteve dhe komponimeve tjera organike. Më së shumti ka ujë, por edhe
varësisht nga mosha e kafshës, lëviz midis 50% dhe 70%. Nëse nuk merret parasysh uji te
lëkura, atëherë më shumë ka albumina, afër 98,5%, yndyra 1% dhe materie mineralore 0,5%.
Albumina, globulina dhe mucini gjenden në shtresën e lëkurës, në sasia shumë të
vogla. Këto treten në ujë dhe në alkalet, kështu që lehtas eliminohen gjatë përgatitjes së
lëkurës për të regjur.
Keratin a është albumin më e qëndrueshme që e ndërton epidermën dhe fijen dhe
mënjanohet me përpunim mekanik.
Përbërësi kryesor i lëkurës është kolagjeni. Aminoacidi kryesor i kolagjenit është gli-
cini CH2(NH2)COOH, që bashkë me acidet tjera monoamino – monokarboksile përbëjnë 40%
të masës së kolagjenit. Vargu kryesor molekular i kolagjenit dhe të mbetjeve aminoacidesh
në te, janë të lidhura me lidhje peptide në gjithë gjatësinë e vargut kryesor. Prania e prolinit
dhe e oksiprolinit rezulton me formimin e lidhjes -CO-N- në vargun, nga e cila varen vetitë
e kolagjenit.
Lidhjet hidrogjenike kanë rëndësi të madhe në strukturën e kolagjenit. Këto mundet
të krijohen nga prania e grupeve -CO- dhe -NH- të dy vargjeve fqinje (lidhje ndër moleku-
lare e përqendruar) dhe midis grupeve të tilla të një vargu të njëjtë (lidhja intra molekulare
për gjatësinë). Për shkak të kësaj mënyre të lidhjes anësore, makromolekulat grupohen në
fibrilët dhe fijet.

94
Fijet e kolagjenit kanë strukturë të ndërlikuar rritëse siç është treguar në fig nr. 112.
Në (1) janë dhënë vargjet themelore polipeptide të krijuara prej aminoacideve. Të tre vargjet
polipeptide spiralore ngatërrohen njëra rreth tjerës duke krijuar tropokalogenin (3). Fijet
krijohen nga renditja e molekulave të tropokalogenit njërën pranë tjetrës dhe njërën mbi
tjetrën, ashtu që çdo molekulë është zhvendosur kah molekula fqinje për çerekun e gjatë-
sisë, duke u lidhë me lidhje kovalente, në strukturën e rrjetëzuar (4)dhe fibrilit (5)
Struktura na kalogen vlakna - Struktura e kallogjen fijeve
1: verige 2: prokalogjen 3: tropokologjen

4: snope në fibrine

5: fibril

Figura. 112. – Struktura rritëse e kolagjenit

Krijimi i lidhjeve anësore dhe ren-


ditja e drejtë e molekulave bazohet edhe në
mundësinë e krijimit të zonave kristalore në
fibrilët, që nga ana tjetër kontribuon forcës
mekanike të lëkurës. Veti karakteristike e
kolagjenit është aftësia që bymehet në ujin e
ftohtë, alkalet, acidet dhe shkurtimit të fijeve
nëse nxehen.
Me ndihmën e mikroskopit ele-
ktronik (fig. nr. 113) është dëshmuar se në
shtresën e lëkurës ka tufë fijesh , fije (tufë fi-
brilësh paralelisht të renditura), fibrilë dhe
fije filamente (fije shumë të holla), që mund
Figura nr. 113. – Incizimi
të vërehen vetëm nëse fibrilët dëmtohen nga
elektronik i fijes së kolagjenit
kimikaliet ose enzimat.

95
Numri i fibrilëve nga cilat janë krijuar fijet varet prej llojit të lëkurës kmponimi në
të cilin gjenden. Për gjithë gjatësinë e nuk ka numër të njëjtë fibrilësh, ngase disa fije të
hollë shoqërohen në tufa ,me fijet tjerë. Shpërbërja dhe bashkimi i fijeve përsëritet në tërë
shtresën e lëkurës, ashtu që disa fibrilë mundet të i takojnë njërës, dhe fijes tjetër. Fijet janë
aq të gërshetuara sa nuk mundet të krehën. Lidhshmëria ndërmjet fibrilëve në fijen zhvil-
lohet me një substancë ndërfibrilor, materie albuminoze, i tretshëm në alkalet që me për-
punim, pjesërisht mënjanohet.
Cilësia e kolagjenit që të bymejë ka rëndësi të madhe për procesin e regjjes ngase
në këtë mënyrë fijet pjesërisht lirohen dhe më lehtë i pranojnë materiet e regjjes. Kështu,
urat kripore dhe hidrogjenike midis makro molekulave pjesërisht këputen dhe largohen,
kështu që grupet e jonizuara nga vargjet anësore bëhen të arritshëm për të reaguar me
grupet aktive të të molekulave ngamateria për regjje.

3.4.2. Ndarja dhe llojet e lëkurës brut

Që të mundet të përpunohen në industrinë e lëkurës, lëkurat brut duhet të plotëso-


jnë disa kushte:

• indi i lëkurës në pjesën më të madhe duhet të përbëhet prej fijeve të kallogjenit


• lëkura të ketë trashësinë dhe sipërfaqen eduhur
• kafshët nga të cilat është nxjerr lëkura të jenë me numër më të madh.

Lëkurat që janë me numër më të madh janë të gjitarëve (lëkurat e bagëtisë). Këto


midis tyre dallohen varësisht nga lloji, llojit, gjinisë, moshës, prejardhjes dhe mënyrës së
kultivimit të kafshës etj.
Sipas destinimit, lëkurat e gjitarëve ndahennë:

• lëndët e pare për përpunimin elëkurës


• lëndët e pare prej gëzofi,
• lëkura nga lëkurëtrashët.

Lëndët e parë të lëkurëpunuesit janë lëkurat nga cilat në procesin e përpunimit


mënjanohen fijet dhe mesina. Shtresa e lëkurës është me dendësi të lartë të fijeve dhe jep
lëkurë të ngurtë, elastike dhe tëzgjatura.
Lëndët e para për gëzofët karakterizohen me fijet e bukura e të dendura, me shtresën
paralele, por me shtresën retikulare më pak të zhvilluar.
Lëkurat e kafshëve me lëkurë të trashë (elefanti, hipotamusi etj.) kanë fijet shumë
të vrazhda dhe shtresën retikulare të trashë, kështu që edhe lëkura e përpunuar është e
vrazhdë, ngurtë dhe përdoret vetëm për qëllime të veçanta.

96
Figura nr. 114. – Lëkura prej lëkur trashit (rinoqerit)

Përveç këtyre mundet të përpunohen edhe lëkurat e zogjve, peshqve, zvarranikëve,


gjarpërinjve, krokodilëve dhe këto në tregun botëror janë shumë të çmuara ngase janë në
sasira të vogla. Në R. e Maqedonisë, para vitit 1990-të ishin kapacitete të mëdha përpunuese
të lëkurës së bagëtive, lëkura të dhenve dhe gëzofë, në Kumanovë, Shkup, Manastir dhe
Delçevë.
Kualiteti i lëkurës brut varet prej llojit, sortës, gjinisë, moshës dhe prejardhjes së
bagëtisë, si dhe numri, madhësia dhe vendi i dëmtimit të lëkurës. Lëkura e bagëtisë së re
është më e mirë se e të moshuarve, kurse lëkura e femrave më e mirë se e meshkujve. Ndarja
e zakonshme e lëndëve të parë është:

• të mëdha (bagëtisë ,viçit, kalit)


• të imëta (dhenve, qengjave, dhive)
• derrit
• lëkura e zvarranikëve

1. Lëkura të mëdha

Në lëkura të mëdha u takojnë lëkurat e kafshëve të mëdha, bagëtia dhe kuajt. Për
industrinë e lëkurëpunues këto janë më të rëndësishmit, ngase këtyre u takon 3/4 % e pro-
dhimtarisë së përgjithshme botërore të lëkurës së gatshme. Kualiteti i lëkurave të mëdha me
prejardhje evropiane, është shumë i mirë, ngase shumica e kafshëve ruhen në ahure kështu
më pak dëmtohen mekanikisht.

1. Lëkura e bagëtisë

Në lëkurat e bagëtisë u takojnë lëkurat e kafshëve të mëdha (lopët, qetë, buajt ) dhe
lëkurat e viçit. Lëkura më e mirë fitohet nga gjedhët dhe qetë e rijë, kurse lëkura e lopëve
më të moshuara është shumë e hollë në pjesën e stomakut, për shkak të pjelljes. Lëkura e
qeve më të moshuara po ashtu vlejnë më pak, ngase kanë dëmtime mekanike në qafën nga
zgjedha, kurse skajet janë të trashë, të mbledhura dhe me ngurtësi të vogël. Pjesa më e mirë

97
e lëkurës është pjesa e shpinës cilës i takon 45% nga e gjithë pesha e lëkurës. Kualitet mesa-
tar ka lëkura e pjesës së qafës, 27%, kurse kualitet më të
dobët kanë skajet e lëkurës kah këmbët dhe pjesa ndër
stomakun, 28% e peshës së lëkurës (fig nr .115). koka

Lëkurat e bagëtisë kanë epidermën e hollë. qafa


Trashësia e shtresës papilare në raport me atë rektikulare
f f
është shumë e vogël dhe qartas e ndarë prej sajë. Fijet u u
krupon
kolagjenike në shtresën papilarike janë për disa herë më s s
të hollë se shtresa retikulare dhe janë horizontal në rap- h h
a a
ort me sipërfaqen e lëkurës. Pjesën më të madhe të për- t t
punimit të lëkurës e bën shtresa retikulare, të cilën e për-
bëjnë fijet e kolagjenit të cilat janë të gërshetuara den-
dur në të gjitha anët, duke krijuar indin e njëtrajtshëm e
të ngurtë. Lëkurat e bagëtisë kanë sipërfaqe të madhe Figura nr. 115. – Pjesët
dhe peshë, kure trashësia mundet të jetë deri 8 mm. kualitative të lëkurës së
Sipas peshës dhe përdorimit, pavarësisht nga bagëtisë.
sorta, gjinia dhe mosha, lëkurat e bagëtisë ndahen në:

•Krupon për ripë (pesha më e lartë se 35 kg e


kripur e matur)
•Lëkura për shollë (pesha prej 25deri
35 kg e kripur ematur)
•Yndyrë lope (pesha prej 15
deri 25 kg e kripur e matur)
•Boks (pesha më e vogël se 14 kg e kripur e
matur).

Lëkurat më të mira vijnë nga Argjentina dhe Urugvaji,


me emrin frigorifikos. Lëkurat janë marrë nga kafshët e
shëndetshëm, në thertoret e mëdha industriale të pa- Figura nr. 116. – Lëkura e
jisura me frigoriferë Në procesin rrjepjes së lëkurës, nuk bagëtisë
vjen deri te dëmtimi, janë të konservuara mirë, po edhe
sipërfaqja e lëkurës nuk dëmtohet nga insektet, nga tel-
at me gjemba etj. Lëkura të mëdha me kualitet vijnë nga
ShBA, Australia, Zelanda e Re, kurse lëkurat nga Kina,
India, Amerika e Mesme dhe Afrika janë me kualitet më
të dobët, me shenja nga dëmtimet mekanike, rrjepja e
lëkurës joprofesionale ose me udhëheqje të dobët me
procesin e konservimit.

3.4.2.1.2 Lëkurat e viçit

Më shumë çmohet lëkura e viçit që ende thithën,


se sa e viçit që më ka kaluar në ushqimin bimor. Lëkura e
viçit femër është me kualitet më të mirë se viçit mashkull Figura nr. 117. – Lëkura e viçit
dhe këto ndahen në tre grupe: deri 4,5 kg, prej 4,5 deri
7,5 kg, mbi 7,5 kg.

98
3.4.2.1.3. Lëkura ekalit

Kualiteti i lëkurës së kuajve, si tek ne, po ashtu edhe në shtet tjera evropiane, krye-
sisht janë me kualitet më të dobët se lëkurat e bagëtisë. Shtresa papilare është më i zhvilluar,
kurse shtresa retikulare është më e hollë në krahasim me lëkurën e bagëtisë, por prandaj
lëkurat e kuajve që vijnë prej kuajve gjysmë të egra nga shtetet e Amerikës Jugore janë
shumë të mirë dhe të çmuara në tregun botëror.

2. Lëkura të imëta

Lëkurat e imëta janë më të dobëta dhe më pak të qëndrueshëm se lëkurat e mëd-


ha, prandaj edhe përdorimi i tyre është më i kufizuar.
Karakteristike është se kafshët me qimet më të dendura
dhe më të forta kanë, zakonisht, lëkurë më të dobët dhe
anasjelltas. Lëkurat e imëta zakonisht konservohen duke i
tharë, por rrallë herë edhe me kripëzim,.

1. Lëkurat e deles dhe të qengjit

Lëkura e deles karakterizohet me ngurtësi dhe


qëndrueshmëri të vogël, veçanërisht lëkurat e deleve me
runë finë që kanë leshin cilësor. Kualiteti i lëkurës deri
diku përmirësohet nëse dhentë qethen disa ditë para se Figura nr. 118. –
të theren. Lëkurat e deleve dhe të qengjave të përpunu- Lëkura e deles
ara janë të zgjatshim, të rrallë, të hollë dhe e thithin ujin.
Përdoren për prodhimin e çantave, prodhime të konfek-
sionit, astarë, rrallë herë edhe për këpuca. Për prodhimin e
dorëzave përdoret lëkura e qengjit, por jo më të vjetër se 6
javësh. Pjesa më madhe shkon në përpunimin e gëzofit .

3.4.2.2.2. Lëkura e dhisë dhe e edhit

Këto janë më të dendur dhe më të fortë se lëkura e


dhenve . Trashësinë e kanë përafërsisht të njëjtë në gjithë
sipërfaqen me epidermë të hollë. Shtresa e lëkurës është
më i ngurtë ngase fijet kolagenike janë më të trashë, më
të vrazhdë dhe më dendur të gërshetuara se sa te lëkura e Figuranr. 119. –
deles. Lëkura e Dhisë
Lëkura e edhit ka ndërtim më të butë dhe fije
kolagenike më të holla. Prej lëkurës së dhisë prodhohen pjesët e sipërme të këpucëve dhe
galanteria prej lëkurës. Lëkurat e edhave më së shumti përdoren për prodhimin e dorëzave,
veshmbathjet e lehta verore dhe për astarë.

3.4.2.3. Lëkura ederrit

Lëkurat e derrave ngecin në kualitet me lëkurat e dhenve për shkak të indit yndyror
nën lëkuror që vështirë mënjanohet. Shtresa lëkurore vështirë mundet të ndahet në shtresën

99
papilare dhe shtresën retikulare. Lëkura është e mbuluar
me qime të rralla, të trasha dhe të shtangëta që janë thel-
lë të ngulitura në lëkurën, ashtu që edhe pas përpunimit
vërehen gjurmët e qimeve. Shtresa e sipërme dhe posht-
me e indit të lëkurës kanë fijet e dendura të gërshetuara,
me shtrimin horizontal në raport me sipërfaqen e lëkurës,
kurse shtresa e mesme e indit të lëkurës është me fijet më
të trasha, të vendosura në pozitë të pjerrët ndaj sipërfaqes
së lëkurës. Shtresa e lëkurës dhe nënlëkurës përmbajnë
shtresa të qelizave yndyrore dhe yndyra që para se të për-
punohen, doemos të mënjanohen. Lëkurat e derrit mund
të përdoren si zëvendësim për ndonjë lloj të lëkurës, kështu Figura nr. 120. Lëkura e
që më shpesh përdoret për astarë, dorëza, produkte të kon- derrit
feksionit, kurse në disa raste edhe për lëkurën e sipërm të
këpucëve .

3.4.2.4. Lëkurat e kafshëve tjerë dhe të zvaranikëve

Lëkura e kaprollit lëkura ose brend lëkura fito-


het me një veprim specifik të regjjes (regjia e yndyr-
shme), me ç’rast përdoret truri i kafshëve ose materiale
tjera të yndyrshme për ndryshimin e lëkurës. Lëkura e
fituar është elastike dhe i përngjan lëkurës –velur. Lëkura
e kaprollit çmohet në shumë shoqëritë, duke përfshirë
edhe banorët e vjetër Amerikanë. Lëkurat e kaprollit
moderne më nuk fitohen prej kaprojve të egër, por kul-
tivohen në fermë për kafshët, të dedikuara posaçërisht
për përpunimin e lëkurave të tyre. Diku, kaprojtë e egër
ende gjuhen për shkak të mishit, por edhe të përpunimit
të lëkurës (qytetet siç janë Gloversville dhe Johnstown
në pjesën e sipërm të shtetit të Nju Jorkut. Lëkura e ka- Figura nr. 121. – Lëkura
prollit përdoret për sako prej lëkure dhe mantela, pajisje e kaprollit
sportive profesionale për mundje të stilit të lirë, siç janë
kendo dhe bogu, si dhe për dorëza me kualitet të lartë,
çanta të dorës dhe portmonetë. këto janë me çmim të
lartë për shkak se janë relativisht të rrallë dhe qën-
drueshmërisë së dëshmuar.
Lëkura e kengurit përdoret për prodhimin e
gjërave që duhet të jenë të fortë, elastike dhe kryesisht
përdoren për prodhime me kualitet të lartë. Lëkura e
kengurit favorizohet nga ana e disa motoçiklistëve për
përdorim në moto-sportin për shkak të peshës së sajë,
janë të lehta dhe më të rezistueshëm ndaj fërkimit në
krahasim më lëkurën e kaut, kështu që sigurohet mbro-
jte më mirë në rast të rrëzimit. Lëkura e kangurit për-
doret po ashtu edhe për këpucët shumë elastike të fut- Figura nr . 122. – Lëkura
bollistëve dhe për këpuca të buta për fëmijët . e strucit

100
Struci . Prej vitit 1970-të në botën ka marrë hov krijimi i fermave për ruajtjen e stru-
cit, nga të cilat përveç mishit , shfrytëzohen edhe pjesët tjerë në industritë e ndryshëm .
Prej atëherë fillon edhe përpunimi i lëkurës së strucave . Përdoret për prodhimin e poto-
foleve , këpucave , shtesa në veshjet , ripa etj. . lëkura e strucit logaritet si një ndër më të
mirët , për shkak të teksturës interesante , përdorin shumë shtëpia të mëdha të modës siç
janë Hermesi, Prada, Guci, dhe Luj Viton. Lëkura e strucit karakterizohet me pamjen e„lëkurë
rosa”,për shkak të folikulave të mëdha, nga cilat janënxjerrë puplat.
Lëkurat e zvarranikëve dhe gjarprit janë të rralla, por për shkak të specifikës së
tyre, pamjes karakteristike dhe teksturës, këto janë lëndë e parë e rëndësishme për indus-
trinë e lëkurës dhe në tregun botëror vlerësohen lartë . Te ky lloj i lëkurave, shtresa e jashtme
është shumë e zhvilluar, në formë të cipave ose pllakave që bien disa herë brenda vitit, me
rritjen e zvarranikut (krokodilit), zhvishet krejtësisht (si te gjarpri), ose bjer vetëm një pjesë e
epidermit (si tek hardhucat). Për shkak të atraktivitetit, këto lëkura përpunohen bashkë me
nënlëkurën.
Shtresa e lëkurës është ndërtuar prej fijeve të holla dhe të ralla të kolagjenit që janë
paralele me sipërfaqen e lëkurës. Shtresa papilare është e hollë. Shtresa e lëkurës përm-
ban pigmente me ngjyrë më së shumti të zezë, të verdhë ose ngjyrë të gjelbër. Kufiri midis
shtresës së lëkurës dhe të nënlëkurës është i brishtë. Lëkurat e zvarranikëve përdoren eksk-
luzivisht për veshmbathjet luksoze femërore, çantarripa.
Lëkurat e disa llojeve të peshqve po ashtu përpunohen, por jo në përmasa të mëdha
industriale .

3.4.3 Llojet e lëkurave të gatshme

Parimisht, lëkurat e gatshme shiten në pesëforma:


•Komlete - lëkura e granuluar (drithi -i plotë) është lëkura kur në te nuk është bërë
asnjë lloj i koreksionit në fytyrën. Fytyra mbetet me pamjen e vet natyrore me vrimat më
të mira të fijezore, fortësinë dhe qëndrueshmërinë. Mobiliet më të mira të lëkurës dhe
veshmbathjet janë bërë prej lëkurës me granularitet të plotë. Vetëm lëndët e parë më të
mirë përdoren për lëkurën plotësisht të granuluar. Drithi- i plotë lëkurat zakonisht janë të
arritshëm pas dy përpunimeve përfundimtare: anilinë dhe gjysmë anilinë.
•„Lëkura më e granuluar” është një termë që gabimisht përdoret. Ky jep një përsh-
typje të gabueshme se është kualitet i „përsosur”. Lëkura më e granuluar është kualiteti
i dytë më i lartë. Sipërfaqja e saj është e ripërpunuar. Si rrjedhim i kësaj, ka pamje më të
ftohtë dhe plastik të faqes së lëkurës . Por , kjo ka dy përparësi në raport me lëkurën me
granulim të plotë : është më e lirë dhe ka qëndrueshmëri më të lartë ndaj njollave .
•Lëkura e përmirësuar -e granuluar është çdo lëkurë që e ka fytyrën artificial në
sipërfaqen e saj. Lëkura e përmirësuar është me kualitetin inferior dhe nuk i plotëson
standardet e larta për përdorimin e lëkurave bimore ose të anilinit. Mangësitë korrigjo-
hen dhe në mënyrë artificiale imitohet pamje e lëkurës drithi-i plotë. Shumica e lëkurave
të përmirësuara -lëkura të granuluara përdorin pigmente që ndihmojnë për të fshehur
korreksionet ose mangësitë . Mundet të blihen me dy përmirësime plotësuese gjysmë
anilinike dhe të pigmentuar.
•Lëkura –split është fituar duke këputur horizontalisht lëkurën-drithë, në ç rast fitohen
lëkura me fytyrë dhe lëkura që në të dy anët është fijezore (shpalt lëkura). Nëse trashësia e
lëkurës mundëson, atëherë mundet për disa herë të këputet. Shpalt-lëkura e ka fytyrën ar-
tificiale mbi të cilën mundet të shtypet përkatësisht të imitohet sipërfaqja e lëkurës-drithë.

101
•Lëkura –velur. Ekzistojnë disa lloje të lëkurave –velur. Një lloj i lëkurave –velur fit- ohet
duke hequr plotësisht fytyrën e lëkurës (kështu veprohet shpesh herë kur fytyra është e
dëmtuar). Lloji i dytë i lëkurës –velur bëhet kur njëra anë e lëkurës –drithë përpu- nohet,
brehet, merr pamje si plishi që më tutje në prodhimin e produkteve të gatshme
përdoret si fytyrë. Latigo është markë tregtare të këtij lloji të velurit. Lloji i tretë i lëkurës
–velur mundet të fitohet nëse njëra anë e lëkurës shpalt brehet me letrën smerajlimi që
ka thërrime të imëta, merr pamje të plishit dhe quhet nubik.

Përveç ndarjes tregtare , ndarja e zakonshme e lëkurave të gatshme bëhet sipas


përdorimit të tyre në :

• lëkura për këpucë,


• lëkurë teknike dhe
• saraçë-galanterisë.

Lëkura për këpucët ndahet në: lëkura për shollë ose lëkura e poshtme dhe lëkura e
sipërme për anën e fytyrës së këpucëve. Lëkura e poshtme ose sholla, bëhet prej lëkurave që
janë më të rëndë se 25 kg (të qeve, demave , lopëve etj.), më rrallë prej lëkurës së kuajve ose
të buajve. Lëkurat për shollë ndahen në: shollë e ngurtë (këpucë e gozhduar), shollë e butë
(këpucë e qepur ), shollë e shpaguar (lëkura me kualitet të dobët) dhe shollë kronike (nga
pjesa më e dobët e lëkurës për këpucë për dhomë –papuçet, për teren dhe për disa lloje të
këpucëve verore).

3.4.3.1. lëkura e sipërme

Lëkura e sipërme që përdoret për anën e fytyrës së këpucëve përdoren lëkura gje-
dhit, lopës, lëkurat e kuajve të vegjël, lëkurat e zvarranikëve dhe tjerë. Këto duhet të jenë të
butë, të padepërtueshëm dhe nuk duhet të plasin kur lakohen. Më së shumti përpunohen
me regjjen kromike.
Lëkura e viçit është lëkura më e kërkuar për fytyrën e këpucëve dhe prodhimeve të
galanterisë. Këtu marrin pjesë: boksi i viçit, boksi sanitar dhe boksi velur (i brejtur nga ana e
mishit ).
Lëkura –boks është lëkurë e viçit, mëshqerrës dhe bagëtisë, me regjje kromike,
yndyrëzuar dhe e apretuar.
Lëkurat e kuajve prodhohen si boks i kalit dhe shevro e kalit. Këto janë me kualitet
më të dobët se boksi i bagëtisë dhe boksi i viçit.
Lëkura e dhisë prodhohen prej lëkurave të edhit dhe të dhisë përdoren për pjesën e
sipërm të këpucëve. Janë të butë dhe të lehtë. Lëkurat e dhisë dhe të edhit që përpunohen
me regjje kromike quhen shevro.
Lëkurat e dhenve dhe të qengjave janë të ngjashëm me ato të dhisë dhe quhen
shevret, por janë me kualitet më tëdobët.
Lëkura e derrit përdoren për prodhime të galanterisë dhe si astarë për këpucët.
Lëkura –blank përpunohet nga lëkura e bagëtisë, me trashësi të njëjtë. Shitet sipas
peshës, përdoret për pajisje të kuajve, koferët, çantat, rripatetj.
Lëkura –vashet përdoret si lëkurë për mobiliet dhe për astarë.
Në lëkurat teknike marrin pjesë : lëkurat për rripat e reparteve dhe lëkurat që për-
doren për librat, për bizhuterinë etj.

102
Lëkura ortopedike përpunohen prej lëkurës së viçit, deles dhe të dhisë. Lëkura
duhet të jetë e butë, plastike dhe i qëndrueshëm në larje.
Lëkura për pastrim emërtohet semish. Duhet të jetë e butë, e qëndrueshme ndaj
ujit, por të përdoret për pastrim në industrinë automobilistike.
Lëkura- pergament përdoret për dajre, nuk regjet, por vetëm është e tharë.
Përpunohet prej lëkurës së viçit, derrit, dhisë, deles dhe lëkurës së gomarit.
Në llojet tjera të lëkura marrin pjesë : lëkurat për dorëzat që prodhohen prej lëkurave të
qengjave dhe të edhave , për dorëzat e femrave , kurse për dorëzat e meshkujve përdoren
lëkurat e deleve, dhiave , viçave dhe të derrave. Në tregtinë mundet të hasen me emra si
lëkura- napa ,lëkura-sher, moka dhe dongola .

3.4.3.2. Lëkura për veshjet dhe astarë

Lëkura që përdoret në industrinë tekstile për konfeksion, doemos të jetë e butë, e


plotë dhe e padepërtueshme. Për prodhimin e tillë përdoren lëkurat e deleve dhe të dhisë.
Lëkura për astarët bëhen prej lëkurës së edhit, qengjit, dhisë dhe lëkurës së deles.
paketohen në vandakë me nga 12 copa.
Konfeksioni i lëkurës ndahet në dygrupe:

• Konfeksioni klasik (i rëndë )dhe


• konfeksioni i modës (i lehtë )

Konfeksioni klasik bën prodhimet nga lëkua e deles , me trashësi prej 0,8 deri 1,2
mm, e quajtur lëkura –napa
Konfeksioni i modës përdor lëkurat me trashësi prej 0,6-0,8 mm lëkura të deleve
përkatësisht lëkura të qengjave.
Lëkurat e gatshme që përdoren në konfeksion janë :

• velur i dhisë nga e cila prodhohen prodhimet luksoze


• Velur i derrit ose i bagëtisë , nga e cila prodhohen produkte të konfeksionit më të lirë
• Velur i deles , përdoret për prodhimet luksoze (palltot , fustane , jakna).

Në konfeksionin klasik marrin pjesë kapotat e shkurta dhe të gjata për meshkuj,
kurse në konfeksionin e modës marrin pjesë sako për meshkuj dhe femra, jaknat për
meshkuj dhe femra dhe pantallonat për meshkuj dhe femra. Sipas disa standardeve i gjithë
konfeksioni i lëkurës duhettë ketë astarin prej mëndafshit.

3.4.4. Gëzofi

Te shumica e kafshëve, më shumë ose më pak lëkura është e mbuluar me qimet.


Qimet bashkë me lëkurën, e përbëjnë gëzofin tek kafshët. Nëse lëkura ka fijet të dendura,
që shkëlqejnë, të bukura, që kanë ngjyrë, të buta, kaçurrelor ose valorë, në rrënjën fijet të
ngurta, përpunohet bashkë me këto dhe emërtohet si lëndë e parë e gëzofit. Lëkura e gji-
tarëve që jetojnë lirshëm në natyrë, edhe të disa kafshëve shtëpiake, janë burimet më të
pasura të lëndëve të para të gëzofit.
Gëzofi ka rol të rëndësishëm dhe sipas burimit ndahet në dy grupe themelore:
• gëzofi natyror dhe
• gëzofi artificial

103
Gëzofi natyral fitohet prej lëkurës që fijet i ka të dendura, që shkëlqejnë, të butë,
kaçurrelorë, në rrënjën fije të ngurta, kurse përpunohen bashkë me lëkurën.
Gëzofi artificial fitohet prej fijeve të ndryshme të tekstilit edhe atë kryesisht prej
fijeve sintetike dhe emërtohet si imitim i gëzofit dhe është lëndë që mësohet në vitin e dytë.

3.4.4.1. Gëzofi natyral

Gëzofët natyrale , veçanërisht nga kafshët e egra, vlerësohen shumë në tregun


botëror ku arrijnë edhe çmime shumë të larta.
•Prej gëzofëve me të rëndësishme si lëndë e parë vijnë prej kafshëve të egra: ujku,
macet e egra, rrëqebullit, vjedulla, bukla, lepuri, vidraetj.

Figura nr. 123. – Gëzofi prej dhelprës së kuqe (majtas )


dhe prej dhelprës si argjendi (djathtas)

•Gëzofët më të rëndësishëm prej lëkurës së kafshëve shtëpiake janë: viçit, maz- it,
deleve, dhisë , një lloji të veçantë të deles së quajtur karakulla (vjen nga Karakulli,
Turkistani Jugor, prej ku mendohet se e ka prejardhjen. Zakonisht emërtohet si „perzi-
janer “ ose „astragan “. Ka ngjyrë të zezë, të murrmë, ose ngjyrë të kafesë. Ka një numër
të madh gëzofësh që janë fituar nga kryqëzimi i këtij lloji të deles me llojet tjera), qentë,
macet etj.

Gëzofët shpesh ndahen edhe në këtë mënyrë:

• Gëzofi i fisnikëruar (vizon, samur, çinçila, moshus, karakulla, leopardi, jaguari etj.)

Figura nr. 124. – Lëkura çinçila (majtas) dhe gëzofi vizon (djathtas).

104
Gëzofët e rëndomtë (prej kafshëve shtëpiake dhe të disa kafshëve të egra).

Figura nr. 125. – Gëzofi i dhisë (majtas ) dhe i deles (djathtas).

Mbi kualitetin dhe vetitë e gëzofit ndikojnë shumë faktorë: lloji, sorta, mosha e kaf-
shës, stina brenda vitit, klima, kushtet e kultivimit etj. Disa nga gëzofët e kafshëve më të
moshuara ( të lepujve të butë ose të egra) janë më të mirë se, gëzofët e më të reve (qengjit
dhe karakullës) ose më të moshuarit (të viçit dhe të mazit).
Vetitë e gëzofit brut dimrit janë më të mirë ngase pjesa fijezore e lëkurës është plotë-
sisht i zhvilluar, fijet janë të ngulitura fortë në shtresën e lëkurës dhe nuk bien. Në dallim prej
gëzofit, në shtresën fijezore lëkura është relativisht e hollë, e ngurtë dhe e përshtatshme për
përpunim, përkundrazi, në periudhën verore fijet janë të rrallë, pa shkëlqim, dhe dobët të
ngujuara në lëkurën.
Klima ka ndikim të madh mbi gëzofin dhe ky është më i theksuar te kafshët që jeto-
jnë lirshëm në natyrë. Zakonisht, kafshët t llojit të njëjtë që jetojnë në viset malore, kanë
gëzof më të mirë se ato që jetojnë në viset e rrafshinës. Kafshët e viseve veriore dhe më të
ftohta, japin gëzofin më me kualitet (dhelpra polare) se kafshët e llojit të njëjtë që jetojnë
në viset me të ngrohta (dhelpra e rëndomtë).Te gëzofi i lepurit dalmatin, që më tepër është
në diell, fijet janë më të bardha dhe më të shkurta se lepuri i pyllit e që jeton në pyllin.
Mënyra e jetesës së kafshës mundet të ndryshojë kualitetin e gëzofit, kështu lepuri
shtëpiak, nëse është ushqyer mirë, jep gëzof më të mirë se lepuri i egë .

3.4.4.2. Gëzofi nga kafshët shtëpijake

Lëkura e gjitarëve shtëpiake më shumë përdoret në industrinë e lëkurës se sa në


industrinë e gëzofit. Shkak për këtë është se bagëtia kanë qime të shkurta dhe të ashpra,
kurse lëkura e tyre sipas cilësisë, trashësisë dhe strukturës më shumë i përshtatet për lëndë
të parë në industrinë lëkurë punuese sesa lëndë e parë për industrinë e gëzofit. Përjashtim
bëjnë gëzofi i kafshëve të vogla (viçi, mazi, qengji, edhi ) dhe lëkura e lepujve, qenve dhe të
maceve. Gëzofi i kafshëve të vegjël kanë shkëlqim, me ngjyrë të mirë, kaçurrelor ose valor, të
butë, por shpejtë i humbin këto cilësi. Te disa gëzofë qengjash të fituara prej sortave fisnike,
cilësitë nuk humben (qengji karakula). Disa prej dhenve me lesh finë janë lëndë e parë e
mirë për industrinë e gëzofit.

105
Për gëzofin e lepurit (që kultivohet në mënyrë spe-
ciale për gëzofin) më së miri është që therja e tyre të bëhet
në periudhën dimërore ngase qimet janë të rritura plotë-
sisht dhe më së pakubien.
Lëkura e qenve dhe të maceve janë lëndë e parë
për gëzofin, por vetëm në kushtetdimërore.
Mbi kualitetin e gëzofit të kafshëve shtëpiake nuk
ndikojnë mirë të ushqyerit jo të përshtatshëm, therja, si
dhe konservimi joprofesional. Sëmundjet e ndryshme që
e shkaktojnë dëmtimin e fijeve të lëkurës dhe lëndimet, e Foto nr. 126. Reks lepuri i
zvogëlojnëkualitetin e lëndës së parë të gëzofit . kultivuar

3. Gëzofi i kafshëve të egra

Gëzofi i kafshëve të egra është lënda e parë e vërtetë e gëzofit. Kualiteti i gëzofit
nuk varet vetëm prej llojit të kafshës, por edhe prej kushteve dhe kohës së gjuetisë. Gëzof
më të mirë kanë kafshët e rritura. Gëzofi i kafshëve të moshës së re janë më të dobëta, me
sipërfaqe të vogël dhe fijet janë më të butë. Në dimër, gëzofi është më i kualitetshëm, me
qimet e gjata dhe të trasha, që fortë lidhen për lëkurën. Te kafshët e egra që jetojnë në ujë,
siç është (kundusi) ose mini i bizonit, ose nën tokë (urithi), vetitë e gëzofit janë mjaft të mira
edhe gjatë sezoneve të ngrohta tëvitit.

4. Konfeksioni i gëzofit

Me termin konfeksion i gëzofit kuptohet ai konfeksion që nga ana e jashtme doe-


mos e ka gëzofin, kurse në anën e brendshme astarin e ka prej mëndafshit.
Gëzofët e deleve dhe të qengjave janë lëndë parë që më së shumti përdoren në
konfeksionin e gëzofit.

•Moskoviteri është gëzof i qengjit që me veprimin special përpunohet dhe i ngjan


astrakanit. Sipas kësaj mënyre veprohet ashtu që gëzofi qethet, mandej artificialisht
kaçurelësohet. Përdoret për prodhimin e bundave, јaknave kapelave prej gëzofi;
•оpozedi është gëzof qengji i pa qethur me fijet e drejta. ngjyhet, dhe prej tyre prod-
hohen bunda, jakna , kapela etj.
•nutrijet është i qengjit, por shpesh edhe e deles, që prodhohet prej sortave vendore ose
deles merino nga importi. Në tregti njihet si:

o nutrijet – special, për prodhimin e bundave për meshkuj dhe femra


o nutrijet – astari, për prodhimin e astarëve për prodhimet e konfeksionit klasik

•gëzofi i velurizuar përfitohet prej sortave të veçanta të qengjave të moshës prej 3


deri 6 muajsh. Ana Nga mishi i gëzofit ngjyhet, kurse gëzofi zbardhet. Në përpunimin e
prodhimeve të konfeksionit, ana e mishit paraqet fytyrën e produktit, kurse e gëzofit,
anën tjetër. Zbatohet për prodhimin e konfeksionitsportiv

106
Gëzofi i kafshëve të egra (dhelpra, kaprolli, lepuri) përdoret pa përjashtim në punë-
toritë e zanateve, kurse industria e konfeksionit nuk e përdor.

3.4.4.5. Depozitimi , ruajtja dhe paketimi e lëkurave të


Gatshme, gëzofëve dhe prodhimeve të konfeksionit

Hapësira për depozim për lëkurat e gatshme duhet të jet e thatë, e pastër dhe me
dritë, pa praninë e dëmtuesve. Lëkura e ngjyer duhet të mbrohet nga drita direkte e diellit.
Kruponët dhe lëkurat e fituara prej qafës, që përdoren si shollë prej lëkurës, nuk
paketohet por shiten sipas peshës në kilogram. Skajet e lëkurës paketohen në vandakë prej
10 copash, lidhen me litarin dhe deponohen në rafte. Lëkura e destinuar për prodhime të
galanterisë, paketohen me fytyrën e lëkurës të kthyer kah jashtë në vandakë prej 10 gjysma
të lëkurës ose 5 lëkura të tëra. Të gjithë modelet mundet të shiten sipas sipërfaqes, përveç
lëkurës për shollë. Lëkurat e vogla paketohen në vandakë me nga 12 copa që mbështjellën
në letrën. Të gjithë lëkurat, doemos të kenë vulën e prodhuesit, shenjën e klasës, sipërfaqen
në ( м2) dhe shenjën kontrolluese. Prodhimet e konfeksionit të lëkurës paketohen mëvetë-
sisht në qeset e polietilenit, kurse gëzofët vendosen në kutitë dhe spërkaten me mjete për
mbrojtjen e gëzofit.
Gjatë transportit të lëkurave të gatshme deri te kapacitetet industriale, lejohet hum-
bje prej 2-3%. Mjeti transportues doemos të jetë i tipit të mbyllur.

РYETJE DHE DETYRA

1. defino nocionin lëkura brut .


2. prej sa shtresave përbëhet lëkura ekafshëve?
3. Cila shtresë e lëkurës përpunohet në industrinë e lëkurës?
4. Cila është komponentë themelore e shtresës sëlëkurës?
5. Si zakonisht bëhet ndarja lëndëve të para të lëkurës?
6. Cila cilësi e kolagjenit është e rëndësishme për për procesin e regjjes së lëkurës?
7. Cilat lloje të lëkurës i takojnë të mëdhave , kurse cilat në lëkura të vogla?
8. Pse lëkurat e zvarranikëve llogariten si lëkuratluksoze?
9. Defino nocionin lëkura tësipërme?
10. Çka paraqet gëzofi?
11. Cilat nga lëkurat janë më të çmuara dhe pse?
12. Bëre një projekt hulumtues për pjesëmarrjen e lëkurës natyrore në industrinë e
këpucëve.13. Gjejë punëtori të përpunimit të gëzofit në rrethin tënd të afërt dhe
intervisto punëtorin që përpunon prodhimet prej gëzofit dhe informohu se kur më
shumë është përdor gëzofi natyror, në kaluarën apo tani.

107
3.5. Mëndafshi natyror
Fijet e mëndafshit i takojnë grupit të fijeve të gjallesave, vetëm se fitohet prej insek-
tit. Me transformimin e insektit krijohet krimbi , qëi tajon fijet për fitimin e mëndafshit.
Mëndafshi natyror për nga rëndësia është i dyti për tekstilin me prejardhje nga gjalle-
sat. Për industrinë janë të rëndësishme vetëm fijet që fitohen duke shthurur mëshikëzën e
mëndafshit të zbutur të familjes (bombix mori). Këto fije janë të njohura me emrin mëndafshi
natyror.
Llogaritet se zbutja e mëndafshit të egër ka filluar në Kinë para, para 6000 vjetësh .
Kultivimi i mëndafshit ka qenë privilegj vetëm i klasës së aristokratëve dhe këtë e kanë bërë
vetëm femrat. Për një kohë të gjatë kultivimi dhe shthurja e mëndafshit ka qenë fshehtë-
sia kineze. Në periudhën midis shekullit 13-14, nga Turqia bartet edhe në trojet tona dhe
është kultivuar në pjesët e rrjedhës së lumit Vardar, disa të dhëna statistikore dëshmojnë
se në periudhën afër vitit 1930-të, prodhimtaria e mëndafshit ka qenë 1278 tone, kurse një
pjesë e konsiderueshme e kësaj sasie është prodhuar në Maqedoni. Mëndafsh kultivuesit
nga Maqedonia kryesisht kanë prodhuar lëvoret e mëshikëzës, kurse më tej kanë ekzistuar
reparte për shthurjen e mëndafshit nga lëmshi i dalë prej mëshikëzës në Pançevë, Novi Sad
dhe Knjazhevac (R. Serbisë). Mëndafshi nga këto reparte është eksportuar në Itali, Zvicër dhe
në Francë. Pas LNÇ, janë bërë orvatje për ringjalljen e kultivimit të mëndafshit, kështu janë
prodhuar sasia të vogla, por për përdorimin lokal. Ndoshta kjo e dhënë, se në Maqedoni ka
qenë zhvilluar kultivimi i mëndafshit, por edhe hapësira të mëdha me manën që rritet në
këto treva, do të nxisë që përsëri të ringjallet kultivimi i mëndafshit në Maqedoni. Prodhuesit
më të mëdhenj të mëshikëzave të mëndafshit në botë janë treguar në tabelën nr . 6.

Ta6ena 6p.66– -prodhuesit


Tabela nr. Hajfonemnmë
mponsbogntenn
të mëdhenj të ha
mëshikëzave
cbnneh komypyntë mëndafshit
— 2005 fo në vitin 2005
nha

Vendi
3emja Prodhimtaria në (1000kg)
Npo nsbogctbo(1000kg)

Kina
H.P. Knha 290,003

India
Nhgnja 77,000

Uzbekistani
Vs6eknctah 17,000
Brazili
bpasnn 11,000

Irani
Npah 6,000

Тajlanda
Tajnahg 5,000

Vietnami
Bnetham 3,000

Koreja
H. .P Kopeja 1,500

Rumunia
Pomahnja 1,000

Japonia
Ja ohnja 600

108
3.5.1. Zhvillimi i krymbit dhe tjerrja e fijëzimi

Në zhvillimin e krimbit të mëndafshit dallojmë 4 stadiume: vezët, krimb, lëvozhgë


dhe flutura. Femra e fluturës bën prej 30 deri 500 vezë dhe pas 10-15 ditë në hapësirat e
ngrohta dhe me lagështi, ose pasi kalon dimri, prej vezëve dalin krimbat me gjatësi afër 3
mm. Në zhvillimin e tyre, që zgjat prej 30 deri 35 ditë, krimbi ndërrohet 4 herë (në CD –në
është treguar gjithë cikli).

Femrat bëjnë vezë pjesë e vogële errët


del prej vezës

shumimi i
moleve tëreja gasenica kalon në
katër stadiume të
VEZA
transformimit

MOLË CIKËL JETËSOR


transformimi i GASENICË
I BUBËS SË
kukullave në molë MËNDAFSHËT
i cili del nga

KUKULL

formimi i
kozarecit

zhdredhja e pjesës së transformimi i


mëndafshit nga kozhureci pjesës në kukull

Foto nr. 127. Cikli jetësor i krimbit së mëndafshit

Gjatë ndryshimit të lëvozhgës, krimbi është në qetësi, por kur ky proces përfundon,
ai përsëri ngjallet, lëviz dhe ushqehet me gjethet e manit që rritet vetëm në vendet e nx-
ehta. Në mbarimin e zhvillimit të tij krimbi arrin gjatësinë 60-70 mm. Gjatë kohës së rritjes
dhe ushqimit, sasia e saricinit dhe fibrionit në gjëndrën e krimbit vazhdimisht zmadhohet.
Kur gjëndrat do të mbushen, vrimat e vogla që gjenden nën gojën e krimbit, fillojnë të tajo-
jnë fijet fibrionike. Në kontakt me ajrin, ngurtësohen dhe ndërmjet tyre lidhen me ngjitësin
saricinik. Krimbi i shfrytëzon pikat e para të lëngut për ngulitjen në shtrojën, dhe atëherë
fillon thurja e tij. Nga lëvizja e drejtë e kokës në formë tetëshit, krimbi i palon fijezat duke
krijuar mëshikëzën. Krijimi i mëshikëzës zgjat 4-5 ditë . Në këtë periudhë, krimbi i mëndafs-
hit mundet të tjerrë prej 2500 deri 3500 m pejza të mëndafshit. Pas kësaj , krimbi kalon në
stadiumin të kukllës. Nëse rreth mëshikëzave pas sortimit do të depononin për një kohë
më të gjatë , atëherë varësisht prej kushteve klimatike pas 18-20 ditë, do të vazhdonte cikli
natyror i zhvillimit të kukullës. Kukulla në mëshikëzën ngjallet, tajon lëng alkalik që e zbut
lëvoren e mëshikëzës, transformohet në flutur e cila pasi del prej mëshikëzës mbarset dhe
përsëri bën vezë. Flutura është e plogët, nuk ushqehet, dhe jeton vetëm 2-3 ditë.
Që të pengohet dëmtimi i mëshikëzës, një pjesë prej tyre lehen për shumim të
mëtejmë , kurse pjesa tjetër ngulfatet.

109
Ngulfatja e mëshikëzës mundet të bëhet në disa mënyra: me ndihmën e ajrit të nx-
ehur, avullit të ujit dhe me avullin e ujit të tejnxehur.
Ngufatja me ajrin e nxehtë e zvogëlon fortësinë e mëndafshit. Nëse mëshikëzat
ngulfaten me avullimin e ujit, këto mundet të mbeten të lagtë dhe mund të myken. Kjo
pengohet duke i tharë ato. Veprimi me avullin e ujit të tejnxehur është mënyra më e mirë e
ngufatjes së mëshikëzave, ngase edhe pas ngufatjes, mëshikëzat mbeten të thatë.
Çthurja e lëmshit të mëndafshit nga mëshikëza bëhet ashtu që mëshikëzat zhyten
në ujë të nxehtë me alkalitet të dobët, në ç’rast sericini zbutet. Alkaliteti i ujit bëhet duke
shtuar amoniak, sapunin , sodë ose boraksin. Temperatura e ujit duhet të jetë afër 60°C. Kur
mëshikëzat do të lagen mirë, mënjanohet shtresa e jashtme që nuk ç’thuret. Fillimi i fijes
gjendet me orë ose me makinë, ashtu që mbi mëshikëzat goditet me brushën për ç’thurje.
Disa nga fijet janë të dobëta dhe të holla prandaj më shumë fije të këtilla lidhen në një.
Sericini i nxehur dhe i zbutur ngjitet, kështu fitohet mëndafshi brut ose grezh. Në fijet më
të holla janë bashkuar 3-4 fije vetanake, me finitet mesatar prej 5 deri 8, kurse në të trashat
prej 8 deri 20 fije. Në mëshikëzën ka afër 3000 m fije të mëndafshit, por mundet të shthuren
800 - 1000 m fije e pandërprerë. Pjesa e mbetur e mëshikëzës është hedhurinë që përbëhet
prej fijeve më të shkurta, që përpunohen në tjerrëza, prej cilës bëhen pëlhura me emrin shal
(floret) dhe buret .

Figura nr . 128. – Ç’thurja industriale e mëshikëzave

Degomimi. Mëndafshi brut i shthurur, përpunohet në pëlhura dhe prodhime tjera.


Mëndafshi mundet të lirohet prej sericinit, nëse të ngritur në thupra trajtohet me tretjen e
sapunit të ngrohur në temperaturë prej 60-80 0 С në një interval kohor prej 60-90 minutash.
Mandej mëndafshi shpërlahet me tretësirë prej 0,5 g/L sodë në ujin e ngrohtë, më në fund
shpërlahet mirë me ujë të pastër e të ftohtë. Procesi emërtohet degomim, kurse mëndafshi
i fituar, mëndafsh i degomuar ose mëndafshi i pastër (fig. nr. 129). Masa e mëndafshit të

110
degomuar dukshëm zvogëlohet pas mënjanimit të sericinit,
me këtë zvogëlohet edhe forca kurse fitohet mëndafsh me
ngjyrë të bardhë të bukur, i butë, i hollë dhe me shkëlqim të
këndshëm. Humbja e masës kompensohet nëse pëlhura e
mëndafshit përpunohet me kripëra metalesh të ndryshëm.
Ky proces emërtohet randim me te mëndafshi i kthehen
cilësitë e mëparshme, por jo plotësisht. Nëse mëndafshi
është i dedikuar për astarë, rëndohet deri 30%, kurse për
qëllime tjera mundet deri në 50%.
I vëzhguar me mikroskop, fija e mëndafshit ,i liruar
prej sericinit, kur vështrohet nën mikroskop , ka pamjen e
ndërtimit fibrilor që mundet mekanikisht ose kimikisht të
shpërbëhet. Aftësia e fijeve të mëndafshit që të shpërbëhen
në mënyrë fibrile, varet prej llojit , sortës dhe krimbit të
mëndafshit dhe mënyrës së ushqimit.
Mëndashi brut i ç’thurur si i tillë rrallë herë përdoret Figura nr. 129.Degomimi
në industrinë e tekstilit. Më shumë paraprakisht nënshtro- i mëndafshit:1 –shkumë
het një veprimi të dobët ose të theksuar „tjerrimit “,përkatë- e sapunit; 2-mëndafshi;
sisht mulinimit. 3-prurje e avullit;
4- tretësira e sapunit
3.5.2. Struktura dhe vetitë e mëndafshit

Mëndafshi brut përbëhet përbëhet 75% prej


fibrionit dhe 22% sericinit, kurse pjesa tjetër janë
yndyrat, dyllërat dhe mineralet. Peri i mëndafshit brut
përbëhet prej 2 fijeve fibrionike, që midis tyre janë të
lidhura me sericinin. Në figurën që vijon është treguar
struktura e mëndafshit brut.
Në prerjen e tërthortë vërehen tre shtresa: Figura nr. 130. – Prerje e
brendësia, korteksi dhe lëvorja (fig.nr. 130) Brendësia tërthortë e fijes së mëndafshit
paraqet pjesën qendrore të fijes, dhe përbëhet prej
tufë fibrilësh me orientim të dobët. Në korteksin, fi-
brilët janë të orientuara më mirë, kurse në lëvoren,
shkalla e orientimit të tyre është më e lartë. Shtresa e
sericinit është më e ngurtë dhe e mbron mëshikëzën
nga dëmtimet. Peri i mëndafshit është shumë me fi-
nitet, kurse trashësinë e ka prej 9 deri 11 μm. Ky finitet
mundëson përfitimin e pëlhurave mefinitet.
Relefi i mëndafshit brut nuk është i rrafshët,
Kurse është i degomuar, është i lëmuar, ngase nuk ka
sericinë që gjendetnë sipërfaqen e fijes (fig. nr. 131). Figura nr. 131. –Vështrim
Mëndafshi brut është pa shkëlqim, ngase mikroskopik i:
përmban ngjitësin , kurse mëndafshi i degomuar ka 1 –mëndafshit të pa degomuar
shkëlqim të bukur të mëndafshit. 2 – mëndafshit tëdegomuar
Mëndafshi i takon grupit të fijeve të forta , forca 3 – prerja e tërthortë e mëndafs-
e tijë është prej 25 deri 50 cN/tex. Në gjendje të lagur for- hit të degomuar
ca zvogëlohet për 10-25%, pasi lidhjet anësorekëputen.

111
Pëlhurat prej mëndafshi në një masë të vogël lëmshohen ,por shpejtë drejtohen .
Lagështia normale e mëndafshit është 11%, kurse aftësia për thithjen e lagështisë është afër
30%.
Nëse një kohë të gjatë në te veprohet me ujin e nxehtë e të rëndë , pëlhurat e
mëndafshit e humbin shkëlqimin dheforcën .
Mëndafshi dallohet me cilësinë e lartë për bymim dhe prerja e fijes zmadhohet për
30-40%.
Mëndafshi është i qëndrueshëm ndaj acideve të holluara, acidet e përqendruara
inorganike e tretin, ndaj alkalive të holluara është më i qëndrueshëm se sa leshi. Në alkalitë
e përqendruara dhe nëtemperaturë të lartë shpejtë shpërbëhet.
Mëndafshi ka karakterin acidik dhe afinitet kah ngjyrat bazike. Përdoren ngjyrat e
njëjta si edhe tek leshi. Gjatë djegëses krijojnë flakë dhe lirojnë një erë si leshi i djegur. Nuk
duhet hekurosur në temperaturë tëlartë.
Pasi mëndafshi nuk ka ura disulfide, tinjët nuk e sulmojnë.

3.5.3. Përdorimi

Mëndafshi kryesisht përdoret për prodhimin e veshjeve sol-


emne, fustaneve, kostumeve, kollareve, prodhimin e çorapeve luksoze
për femrat, veshjet e brendshme , çarçafët etj. Mëndafshi është inspirim
për shumë njerëz të artit që janë përcaktuar që krijimet e tyre të realizo-
jnë në mëndafshin. Nuk ka kreatorë të modës, në përmasa botërore që
nuk e përdor mëndafshin për koleksionet e tij të modës.
Prej mëndafshit natyror mundet të prodhohet peni për qepje,
peni kirurgjik etj.. Mëndafshi përdoret për prodhimin e pëlhurave shumë
Figura nr.132.
të shtrenjta të llojit: damast, brokat dhe somot, që zbatohen për pro-
- Shenjë për
dhimin e veshjeve dhe për veshjen e mobileve dhe për mbulesa.
mëndafshin e
Me qëllim që konsumuesit të mbrohen nga imitimet e mëndafshit naty-
pastër natyror
ror, ekziston shoqatë ndërkombëtare për mëndafshin me selinë në Lion
dhe shenjë mbrojtëse ndërkombëtare për mëndafshin që është treguar në figurën nr. 132.

112
Figura nr . 134. – Prodhimet prej mëndafshit . Mëndafshi tai
(majtas), mëndafshi suvet (djathtas )

Mëndafshi me kualitet më të dobët përdoret në përpunimin e pozamanterive (shiri-


tave, paspulla etj.). Prej mëndafshit mund të bëhen parashuta, qeset e barutit, peri kirurgjik
etj. marrë në përgjithësi,mëndafshi përdoret aty ka ka nevojë për qëndrueshmëri të lartë
ndaj ndikimeve të jashtme, në rend të parë ajrit, dritës së diellit dhe kalbjes.

3.5.4. Fije të mëndafshit nga krimbat e egra të mëndafshit dhe


merimangat

Mëshikëzat e mëndafshit mund të fitohen edhe nga llojet tjera të krimbave të


mëndafshit që jetojnë në mjediset e hapura. Më të rëndësishëm janë krimbi i egër i
mëndafshit nga India, që njihet me emrin mëndafshi tusa, i Japonisë ose jamaj dhe shumë
lloje amerikane të krimbave të egra.
Disa lloje të guacave po ashtu krijojnë fije të mëndafshit. Ky quhet mëndafshi detar.
Në këtë grup mund të llogariten edhe disa lloje merimangash dhe lloje buburrecash që
japin mëndafshin e burrecit (për krimbat e egra të mëndafshit shih më shumë në CD –në).

РYETJE

1. Cilat janë dallimet kryesore në strukturën ndërmjet leshit dhe mëndafshit?


2. Trego mbifazat e ciklusit jetësor të krimbit të mëndafshit.
3. Përkufizo nocionin mëndafshi brut.
4. Pse duhet të degomohet fija e mëndafshit?
5. Informohu për atë se në të kaluarën në rrethin tënd më të gjerë a është kultivuar
krimbi i mëndafshit?
6. Pse mëndafshi është mëi fortë se leshi ?

113
LITERATURA

1. Andricic. B. Prirodni polimerni materijali, Split, 2009


2. Љапчева. К, Текстилни влакна, Скопје, 2006
3. Бакаловска. М, Љапчева К, Текстилни влакна, Скопје, 1979
4. Јовановиќ. Р, Структура и својства влакана, Београд, 1981
5. Јовановиќ. Р, Јевтиќ Г, Текстилна влакна, Лесковац,1980
6. Тешиќ. М, Текстилна влакна, Београд, 1999
7. Jovanovic. R, Skundric. P, Tekstilna vlakna, Novi Sad, 1991
8. Stricevic. N, Tehnologija s poznavanjem robe, Zagreb, 1987 8. Ristic. I, Poznavanje
robe, Beograd, 1982
10. Бакаловска. М, Жижиќ. М, Љапчева. К, Текстилни суровини, Скопје, 1992
11. Обрадовиќ. В, Технологија материјала, Београд, 1995
12. Grguruc. H, Vukovic. T, Bajza. Z, Tehnologija koze i krzna, Zagreb, 1985

114

You might also like