You are on page 1of 269

• Tekstili është pëlhurë e cila

qepet me dorë apo makinë.


Në kuptimin tradicional
“Tekstil” do të thotë
“pëlhurë e fabrikuar”. Termi
tekstil vjen nga fjala latine
texere, që do të thotë thurje.
• Fibrat e Tekstilit
Me lëndët e para tekstile
nënkuptojmë fibrat natyrore dhe
kimike të cilat kanë formë të caktuar
dhe mund të përpunohen në
industrinë tekstile.
Fibrat mund te jenë me gjatësi të
kufizuar, siq janë pambuku, leshi dhe
liri, ose të pafundshme, siq është
mëndafshi
• Lëndë e parë- quajmë atë material i
cili nuk ka pësuar asnjë proces
përpunimi apo proces teknologjik.
• Fibra është njësi elementare e cila
përdoret për prodhimin e tjerrit dhe
pëlhurës. Fibra në kuptimin e tekstilit
duhet ti plotësoi disa kushte
elementare:
• Fibrat duhet të kenë gjatësi minimale 10
– 12 mm dhe quhen shtapel
• Fibrat ku gjatësia e tyre matet me metra i
quajmë filamente, prej fibrave natyrore si
filamente numërohet vetëm mëndafshi,
• Fibrat duhet të kenë edhe fortësi
• Fibrat duhet të kenë një trashësi
minimale dhe lëmushmëri të
mjaftueshme për tu bërë tjerrja dhe
përpunimi sa më efektiv në makina.
• 1.1 Zhvillimi historik i fibrave
tekstile dhe përdorimi i tyre në
Industri
• Fibrat natyrore, njeriu i ka
njohur para shumë viteve dhe i ka
përdorur për nevoja të veta, para
së gjithash për veshje dhe
mbrojte të trupit nga të ftohtit.
• Egzistojnë shkrime të ndryshme si
dhe dokumente për hulumtime
arkeologjike për përdorimin e fibrave
natyrore. Sipas tyre në shekullin
XXVIII p.e.s , mbreti kinez Sei ka
urdhëruar që të kultivohet bima e
konopit dhe prej saj të përfitohet
material tekstili.
• Në Indi ,pambuku është kultivuar para 2600
viteve. Më vonë është kultivuar në Greqi dhe
Bizant , kurse në Europë pambuku kultivohet
prej vitit 1972.
• Gjithashtu edhe fibrat e leshit janë përdorur
më herët, prodhimtaria e këtyre fibrave rritje
më të mëdha ka arritur në shekullin XIV në
Spanjë , Zelandë te re dhe Amerikë, që sot
këto vende përbejnë prodhuesit kryesor të
leshit.
• Në Kinë, 2000 vite p,e,s është kultivuar
krimbi i mëndafshit prej të cilit janë
përfituar fibrat e mëndafshit.
Para 40 – 50 viteve në industrinë tekstile
janë përdorur kryesisht fibrat natyrore. Me
zhvillimin e teknologjisë së fibrave kimike
(artificial dhe sintetike), në industrinë
tekstile prodhohen produkte prej përzirjes
së fibrave (natyrore dhe kimike), si dhe
produkte prej fibrave të pastërta natyrore
ose kimike.
• Gjatë luftës së dytë botërore ,
posaqërisht pas mbarimit të saj,
fillon prodhimtaria e fibrave sintetike
në industrinë tekstile.
Sot prodhimtaria e fibrave kimike,
është shumë e zhvilluar dhe
prodhohen numër i madh i fibrave
kimike posaqërisht fibrave sintetike.
Sot prodhimtaria e fibrave kimike është shumë e
zhvilluar ,prej tyre po përmendim fibrat
sintetike.

Në tabelën e mëposhtme është paraqit


përdorimi i fibrave tekstile në miliona ton.
Lloji I fibrave 1960 1970 1980 1990 2000
n
Pambuk 10,4 11,6 12,5 12,0 11,5

Lesh 1,5 1,6 1,8 2,0 2,0

Fibra kimike 3,3 8,4 16,5 27,0 35,5

Gjithësejt 15,2 21,6 30,8 41,0 49,0


Fibrat tekstile ndahen në:
1. Fibrat natyrore dhe
2. Fibrat kimike

1.Fibrat natyrore:
a) Fibrat natyrore me origjinë bimore
b) Fibrat natyrore me origjinë shtazore
c) Fibrat minerale
1. Fibrat natyrore me origjinë bimore:
• Lulja: pambuku,akoni,kapoku,kokosi
• Trungu : lini,konopi,ramija,juta etj
• Gjethi :manilla,sisalli,ananasi
• Frutave: kokosi
2. Origjine shtazore:
• Leshi i deleve,dhise,lepurit,lames,alpaka
• Krimbi i mëndafshit
3. Minerale :
• Azbesti
• Në fibrat natyrore bëjnë pjesë të gjitha fibrat
që gjenden në natyrë.
Ato janë fibrat që përfitohen prej bimëve,
shtazëve dhe mineraleve.
Në grupin e fibrave kimike bëjnë pjesë të
gjithë fibrat qe janë perfituar me procese të
ndryshme fiziko-kimike.
Fibrat natyrore dhe kimike sipas përbërjes se
tyre kimike ndahen në dy grupe: Organike dhe
inorganike.
Më qartë ndarja e fibrave natyrore mund të
shihet prej tabelës që vijon:
• 1.3 Vetitë e Fibrave Natyrore

Fibrat natyrore që përdoren në industrinë tekstile duhet


patjetër të posedojnë disa veti karakteristike, të cilat
mundësojnë për përpunimin e tyre në makina të
ndryshme në industrinë tekstile.
Vetitë themelore të fibrave tekstile janë: Hollësija,
gjatësija, fortësija, zgjatësija dhe elasticiteti.
Vetitë e fibrave tektstile prej të cilave nuk varet perpunimi
i tyre por varet kualiteti ( Cilësia ) e prodhimit të gatshëm
janë më pak të rëndësishme
• Vetitë jo themelore të fibrave tekstile janë :
Ngjyra, shkëlqimi, pastërtia, plasticiteti,
higroskopiciteti, rezistenca ndaj bazave, ndaj
acideve dhe komponime tjera kimike.
• Hollësia – Hollësia është ndër vetitë më kryesore të
fibrave natyrore. Vetitë e materialeve të gatshme në
masë të madhe varen prej hollesisë së fibrave.
Fibrat nuk kanë hollësi të njejtë në të gjithë gjatësinë
prandaj duhet të bëhet hulumtimi i një numri të madh të
fibrave dhe prej rezultatve të fituara të caktohen vlera
mesatare.
Hollësia të fibrat mund të shprehet me raportin e masës
dhe gjatësisë dhe quhet numeracioni i masës dhe me
raportin e gjatësisë dhe masës që quhet numeracioni I
gjatësisë. Sipas sistemit SI (system international d’Unites)
Për hollesinë e fibrave përdoren këto njësi:
• 1. Tex – paraqet hollësinë e fibrave prej 1000m gjatësi
dhe peshë 1g
përveç njësisë tex në praktikë aplikohen edhe njësi më
të vogla :

1 mtex (militex) = 0,001 g/1000m = 0,001 tex


1Dtex (decitex) = 0,1g /1000m=0,1tex
1tex = 1g /1000m
1ktex (kilotex) =1000g /1000m = 1000 tex
1 den (denier) = 1g /9000m

Gjatësia – me gjatësi të fibrave nënkuptojmë largesën prej një
skaji në skajin tjetër të fibrave .

Gjatësia e fibrave ka rëndësi të madhe për procesin e tjerrjes .


Sipas gjatësisë fibrat ndahen në dy grupe :
1 Fibrat e shkurta ose të njohura me emrin Shtapel . Në këtë
grup bëjnë pjesë të gjitha fibrat natyrore përveç mëndafshit.
Gjatësia e këtyre fibrave shprehet me mm ( millimeter ) .
2. Fibrat e gjata ose të njohura me emrin filament .Në këtë grup
të fibrave natyrore bëjnë pjesë vetëm fibrat e mëndafshit .
Caktimi praktik i gjatësisë është i mundur në disa mënyra .
• Mënyra e parë është metoda direkte dhe indirekte.
• Më e saktë është metoda me matje direkte të fibrave prej
pjesës së zgjedhur . Matja e gjatësisë së fibrave bëhet ashtu që
fibrat të jenë në gjendje të drejtuar (zgjatur).
• FORTESIA – me fortësinë e fibrave
nënkuptojmë rezistencën e forcave te
brendshme te fibrave që u kundërvihen
forcave të jashtme , të cilat veprojnë në
drejtim të boshtit të fibrave .

Fortësia e fibrave mund të shprehet si :


a) Fortësia absolute – Fa (cN)
b) Fortësia relative – Fr ( cN/tex)
c) Fortësia specifika – Fs (cN/mm²)
• a) Fortesia absolute – (Fa) tregon forcën minimale e cila e
këput fibren me trashësi natyrore . Shprehet me njësinë cN
(centiNjuton ) ,
kurse matet me aparatin e quajtur dinamometër . Për këtë
shkak quhet forca dinamometrike .
b) Fortësia relative –Fr parqet raportin në mes fortësisë
absolute dhe hollësisë së fibrave . Shprehet me njësinë cN /
tex . Aplikpohet për caktimin e fortësisë së fibrave që i
takojnë llojit të njejtë por me hollësi të ndryshme .
c) fortësia specifike – (Fs ) paraqet raportin në mes fortësisë
absolute dhe numeracionit metric (Tt) . Kjo fortësi aplikohet
për krahasimin e fortësisë së fibrave dhe fortësisë së fijeve
tjerrëse të përpunuara prej fibrave të njejta .
• Zgjatja deri në këputje – Zgjatja deri në këputje
paraqet zgjatjen e fibrave nën veprimin e forcave deri
në momentin e këputjes. Zgjatja e fibrave shprehet
me përqindje në krahasim me gjatësinë e fibrave para
veprimit të forcave.
l lo F
Iz=l+lf
• Ku është : Z – gjatësia në përqindje [%]
l – gjatësia para veprimit të forcës në [mm]
lo – gjatësia e fibres nën ndikimin e forcës
lz – gjatësia e fibres së zgjatur në [mm].
• Kjo veti ka rëndësi për vlerësimin e përdorimit të
fibrave.
• Elasticiteti – Prej elasticitetit të fibrave varet
përpunimi i suksesshëm i tyre, në procesin
teknologjik të tjerrjes, thurjes, vekimit si dhe
kualiteti i prodhimeve të gatshme.
• Nën ndikimin e forcave të jashtme fibrat e
ndërrojnë formën pas pushimit të këtyre forcave,
fibrat kthehen pjesërisht ose plotësisht në
pozitën e mëparshme. Këtë e mundëson
elasticiteti i fibrave, i cili është specifik për secilin
lloj të fibrave. Nëse fibrat janë shumë elastike,
kthimi në pozitën e mëparshme është shumë i
shpejt dhe anasjelltas.
• Ngjyra – Ngjyra e fibrave ka rëndësi të madhe
përcaktimi i mundësive për ngjyrosjen e tyre.
Më së miri është kur fibrat kanë ngjyrë të
bardhë, që mundëson ngjyrosjen e tyre në të
gjitha llojet e ngjyrave. Afiniteti ndaj ngjyrave
është veti mjaftë e çmuar e fibrave tekstile.
• Shkëlqimi – Shkëlqimi u jep pamje të bukur
fibrave. Për syrin e njeriut shkëlqimi mesatar
është më i preferuar. Shkëlqimi i lartë nuk
çmohet çdo herë, por vetëm në raste
specifike, posaçërisht çmohet shkëlqimi i
mëndafshit.
• Qëndrueshmëria ndaj temperaturës -
Rezistenca e fibrave ndaj temperaturës është
me rëndësi, sepse gjatë proceseve të
përpunimit janë në ndikim të temperaturave
të ndryshme. Nëse nuk janë rezistente humbin
në fortësi.
• Higroskopiciteti - Aftësia e fibrave që të
pranojnë sasi të caktuar të ujit quhet
higroskopicitet. Përmbajtja e lagështisë në
materialet tekstile zakonisht paraqitet me
përqindje në krahasim me fibrat absolutisht të
thata.

• L = mo – m /m x 100 [%]
•  
• Ku është : L – përmbajtja e lagështisë në [%]
• mo – masa e fibrave me lagështi
• m – masa e fibrave absolutisht të thata.
Përmbajtja e lagështisë ka ndikim në fortësinë,
zgjatësinë, elasticitetin dhe vetitë tjera të fibrave.
Prandaj të gjitha hulumtimet e fibrave dhe
prodhimeve tekstile zhvillohen në kushte standarde
ose normale, në temperature 20 C dhe lagështi
relative 65%.
Fibrat e ndryshme në kushte të njejta pranojne sasi
të ndryshme të lagështisë. Me marrëveshje
caktohet përqindja e lagështisë për secilën fibër, e
cila i bëhet masës absolutisht të thatë të fibrave,
• Përmbajtja e lagështisë ka ndikim në fortësinë,
zgjatësinë, elasticitetin dhe vetitë tjera të
fibrave. Prandaj të gjitha hulumtimet e fibrave
dhe prodhimeve tekstile zhvillohen në kushte
standarde ose normale, në temperaturë 20 C
dhe lagështi relative 65%.
• Fibrat e ndryshme në kushte të njejta pranojnë
sasi të ndryshme të lagështisë. Me marreveshje
caktohet përqindja e lagështisë për secilën fibër,
e cila i bëhet masës absolutisht të thatë të
fibrave, në këtë mënyrë përfitohet e
ashtuqujtura masa tregtare(mt).
• Rezistenca ndaj komponimeve kimike-
Rezistenca ndaj komponimeve kimike është e
rëndësishme ,sepse fibrat gjatë përpunimit,
sidomos gjatë ngjyrosjes ,vjen në kontakt me
komponime të ndryshme.Në përgjithësi fibrat
janë rezistente ndaj: ujit, alkoolit, acideve dhe
bazave te dobëta.
• Papastërtia e fibrave – Fibrat që janë
të pa pastërta përpunohen me shumë
veshtirësi. Shkalla e papastërtive
shprehet në përqindje[%]
• Gjatë pastrimit shpesh fibrat
dëmtohen, për këtë shkak zmadhohen
shpenzimet, kurse prodhimet që
përfitohen janë me cilësi (kualitet) të
dobët.
• 2.FIBRAT BIMORE
• Prej fibrave natyrore, fibrat bimore janë më të
rëndësishme dhe me pjesëmarrëse në industrinë
tekstile.
• Fibrat bimore kanë forme rrethore, gypit dhe
shiritit.Janë të përbëra prej një ose më tepër fijeve
elementare të ngjitura në mes veti (fibrat teknike).
• Përbërësi themelor i fibrave është celuloza.Përmbajtja
e celulozës në fibra është e ndryshme, sepse fibrat
bashkë me celulozen përmbajnë në masë të vogël ose
të madhe materie të ndryshme siq janë: peptini, lignini,
voze te drurit,materie minerale, materie pigmentine
• Përmbajtja e këtyre materieve ka ndikim në
vetitë e fibrave bimore.Sidomos këto materie
ndikojnë në ngjyrën e fibrave dhe për këtë
shkak shumë rrallë fibrat kanë ngjyrë të
bardhë. Ato kanë ngjyrë të verdhë, të gjelbërt
dhe ngjyrë kafe.
• Prej të gjitha fibrave bimore në vendin tonë
më tepër përdoren: pambuku, liri dhe
konopi.Më rrallë përdoren:juta, kokosi kurse
te tjerat nuk perdoren.
• 2.1. PËRBËRJA KIMIKE E FIBRAVE BIMORE
• Struktura e celulozës.Celuloza është ndër materiet
më të përhapura në natyrë.Paraqitet si produkt i
bimëve.Është materie përbërëse e fibrave bimore
dhe e drurit.
• Me analizë elementare është vërtetuar kjo përbërje
kimike e celulozës:44,4% Karbon (C), 49,4% Oksigjen
(O) dhe 6,2% Hidrogjen (H). Formula empirike e
celulozës është (C6H10O5)n , ku “n” paraqet
shkallën e polimerizimit.Shkalla e polimerizimit na
tregon numrin e monomerëve në një
makrromolekulë.Monomeri është pjesa themelore e
makromolekulës.
• Shoqëruesit e celulozës në fibrat bimore janë:
Peptini, lignin, proteinet, voza e drurit, materiet
minerale, materiet pigmentine etj
 
• 3.FIBRAT PREJ LULEVE (FARAVE)
• Fibrat prej farave, posaçërisht pambuku, kanë
rëndësi të madhe për industrinë e tekstilit.
• Në grupin e fibrave prej farave bëjnë pjesë:
pambuku, akoni dhe kapoku.
• Janë fibra elementare që rriten prej lëvorës së
farave të lules.
• 3.1 PAMBUKU DHE LLOJET E BIMËVE TË
PAMBUKUT
• Prejardhja e pambukut është prej Indisë. I
njohur është prej para erës sonë. Është
kultivuar në Arabi, Afrikën Lindore – Egjipt. Më
vonë është bartur në Greqi, Bizant dhe Romë
• Pambuku si lëndë e parë tekstile, sot
kultivohet në më shumë se 80 vende të botës.
Fibrat e pambukut

Cka jane fibrat e pambuku?


Fibra e pambukut eshte nje fiber
celuloze , natyrale dhe me shume
karakteristika si : butesia, eshte
absorbues I mire ,mund te lahet n
lavatrice, te teret , ka fortesi te mire
PROCESI I BIMES SE PAMBUKUT
Anet pozitive.
• Merr ngjyre mire dhe e mban ate .
• Lahet lehte , mbahet lehte dhe eshte I rehatshem.
• Ka fleksibilitet.
• Nuk demtohet nga rrezet e diellit dhe shumicen e
kemikaleve
• Eshte I forte dhe I bute .
• Absorbone lageshtine.
• Ka cmim te ulet .
Anet negative
• Pas disa viteve rrobat prej pambukut fillojne te
zbehen ,posaqerishte kur I leme ne direct ne rreze te diellit
per nje kohe te gjate.
• Pambuku nuk eshte nje pelhure e cila eshte e
qendrueshme ndaj motit , por nese I leme jashte gjasat
jane me te medha qe te myken.
• Pelhurat te cilat jane te bera per meshkuj ,priren qe te jene
me te ashpra dhe jane me shume rezistente ndaj mykut.
• Pambuku nuk eshte aq I forte sa fibrat e tjera
• Rrudhet lehte
• Egzistojnë disa lloje të bimëve prej të cilave
përfitohen fibra të pambukut.
• Bima paraqitet në tre forma:
• si bimë njëvjeqare në formë të lakrës,
• kaçubë shumëvjeqare dhe
• dru shumëvjeqar. Për përfitimin e pambukut
rëndësi më të madhe ka bima njëvjeçare.
• Varësisht prej llojit dhe shkallës së kultivimit
dhe kushteve klimatike në të cilat kultivohet
pambuku, dallojmë 40 lloje të bimëve të
pambukut. Bimët i takojnë familjes bimore më
emirn Gossypium. Vetëm disa lloje kanë
rëndësi më të madhe në industrinë tekstile,
3.1.1 KULTIVIMI, MBLEDHJA DHE
EGRENIMI I PAMBUKUT
• Kushtet më të mira për kultivimin e pambukut mundësojnë vendet me klimë
të ngrohtë mesdhetare,ku temperaturat nuk janë të ulëta. Në fillim të
rritjes ,që të perfitohen fibra të holla dhe të gjata ,nevojitet klimë me lagështi
të madhe dhe temperaturë optimal 25-30 gradë celzius.
• Nëse temperatura është 0 grad C ose mbi 37 rritja dhe zhvillimi i bimës së
pambukut ndalet. Mbjellet në muajin prill në vendet me klimë mesatare.
• Bima njëvjeçare lulëzon pas 80-110 ditë prej mbjelljes. Lulet shpejt bien,
kurse në vend të saj formohet mëshikëza e cila pas pjekjes së plotë plas dhe
paraqiten fibrat e pambukut. Prej lulëzimit deri te formimi i fibrave prej
mëshikzës duhen 55- 80 ditë.
• Fibrat e pambukut në njërin skaj janë të përforcuara më farat të cilat gjenden
në mbrendi të mëshikzës.
• Prej një fare mund të zhvillohen 20 000 fibra,prej mëshikëzës 150 000
fibra,kurse prej bimës 1000 gr. Fibra.
Mbledhja e pambukut
• - Gjatë mbledhjes, fibrat e pambukut mblidhen bashkë me farat.
Mbledhja bëhet me dorë dhe me makinë.
• Pambuku që mblidhet me makinë përmban më tepër mbeturina dhe
materie tjera të panevojshme. Pambuku mblidhet në dy faza.
Zakonisht mbledhja e parë bëhet me dorë kurse e dyta me makinë.
Pas mbledhjes fibrat e pambukut thahen. Tharja zhvillohet : në diell,
nën hije dhe dhoma speciale deri sa përmbajtja e lagështisë arrin 12
%.
• EGRENIMI- Ndarja e fibrave të pambukut prej farave quhet
egrenim.Pas egrenimit pambuku pastrohet prej pjesëve të mëshikzës
dhe gjetheve në makina speciale. Makinat që përdoren për egrenim
quhen makina egrenuese. Ekzistojnë dy lloje të makinave egrenuese:
1. Egrenusja me sharra ose makina e Eli Vitnejt
2. Egrenuesja me cilindër ose makina e Makartit.
• 8Fig. Makina e Eli Vitnejit për egrenimin e pambukut.
• Dhoma e parë, 2. Shiriti transportues, 3. Cilindri dhëmbëzor, 4. Dozusi, 5.Dhoma e dytë,
6. Sharrat e dhëmbëzuara, 7.Cilindri rrjetor, 8. Dozeusi, 9. Cilindri I perforizuar, 10.
Ftohësi, 11. Cilindri për shtypje, 12.rrëzuesi
 
• Pambuku vendoset në dhomën e parë (1) dhe bie në shiritin
transoportues (2) në sakjin e së cilës gjendet cilindri
dhëmbëzor, dhëmbët e së cilit e hudhin pambukun në
dhomën e dytë (5). Fibrat e tepërta dozuesi (4) I kthen prapa.
• Në vijën e ndarjes së dhomës së dytë (5) me pjesën tjetër të
makinës ka dhëmbë të sharrës (6). Dhëmbët e sharrës janë
konstroktuar në atë mënyrë që i marrin fibrat nëpërmjet
prerjeve, në të cilat farat nuk mund të depërtojnë. Fibrat
këputen në distancë 2 – 3mm prej farave. Fara e këputur bie
nëpërmjet rrjetës (7), derisa cilindri (8) I hudh fibrat në
kanalin dalës. Në fund të kanalit gjendet cilindri i përforizuar
(9), nëpërmjet të cilit lëviz ajri me ndihmën e ftohësit (10) dhe
njëkohësisht lëvizin edhe fibrat. Cilindri (11) bënë shtypjen e
fibrave dhe formon shirit prej tyre, të cilin mekanizmi (12) e
largon prej cilindrit (9).
• Makina e Makartit ose Egrenuesja me cilindër , është e konstruktuar
për egrinimin e fibrave të gjata. Fibrat vendosen në dhomën (2) dhe
bien në shiritin transportues (1). Në skaj të shiritit është i vendosur
cilindri (3) që i drejton fibrat kah dhënësi (4), i shtyn deri te cilindri
(5), i cili është i mbështjellur me lëkurë të vrazhdë. Afër këtij
cilindri , gjenden dy pllaka në formë të thikave. Thika e epërt është e
palëvizshme dhe është afër cilindrit (5), dhe pengon kalimin e
farave.Farat këputen e bien në dhomën (8). Thika lëvizëse (7) lëviz
poshtë – lartë dhe bën ndarjen e farave. Fibrat në anën tjetër të
cilindrit (5) mirren prej tij me anë të marrësit(9).
•  
• Fig.9 Makina e Makartit për egrenimin e pambukut
• 1.Shiriti transportues, 2.Dhoma, 3.Rregulluesi i sasisë (dozuesi),
4.Dhënësi, 5. Cilindri me lëkurë, 6.Thika statike, 7.thika lëvizëse,
8.Dhoma për farat, 9.Marrësi
• Në të dy rastet me rëndësi është që fibrat të ndahen
prej farave në largësi më të vogël, gjegjësisht në
distancë 2 – 3 mm prej farave. Pjesa e fibrave që ngel
me farat quhet linters, dhe paraqet lëndë të parë të
rëndësishme për përfitimin e fibrave artificiale.
• Lintersi ndahet prej farave me makinat e
ashtuquajtura linter ose metoda speciale kimike. Pas
egrenimit pambuku përgatitet për përpunimin e
mëtutjeshëm sepse përmban materie të
panevojshme dhe mbeturina tjera nga natyra.
3.1.2 STANDARDET DHE PAKETIMI I PAMBUKUT

• Klasifikimi i pambukut sipas kualitetit (cilësise tregtare)


• Cilesinë e pambukut e caktojnë vetitë themelore, siç
janë: gjatësia, ngjyra, hollësia, fortësia, pastërtia etj.
• Sipas prejardhjes ndahet në: amerikan, afrikan dhe
aziatik.
• Pambuku amerikan sipas ndarjes tregtare ka 10
kualitete. Kualiteti mesatar është Middling dhe sipas
çmimit të tij në treg caktohet çmimi i kualiteteve
tjera.Edhe pambuku afrikan dhe aziatik ka disa kualitete.
• Standardet janë parime me të cilat formulohen
vetitë kualitative të një prodhimi (produkti) dhe
konsumatorit i garantohet kualiteti i domosdoshëm.
• Paketimi i pambukut bëhet në dengje , në formë të
cilindrit ose prizmës.
• Dengu formohet në presat e posaçme dhe
mbështjellet me pëlhurë të jutës dhe lidhet me
thupra të metalta.Masa e 1 m² të një dengu duhet të
peshojë së paku 200 kg
• Në secilin deng shënohet: vendi i prodhimit, numri
serik, shenja për hollësinë dhe gjatësinë si dhe
pesha e dengut.
Struktura e fibrave te pambukut:

• Kutikula, shtresa primare, sekondare, treciare dhe lumeni. 


• FIG.12
•  
• Kutikula, është shtresë e hollë e përbërë prej materieve yndyrore.
Mund të jetë e vrazhdët ose e lëmuar.
• Shtresa primare, përmban 54% celulozë dhe fibrilet janë në formë të
rrjetës, të cilët përmbajnë peptin, vozë, yndyrë dhe protein.
• Shtresa sekondare, është pjesa më kryesore. Përmban 95% celulozë,
fibrilet kanë formë të spirales me kahje në drejtim të boshtit të fibrave.
• Shtresa terciale, e mbeshtjellë lumenin, përmban shumë pak celulozë.
• Lumeni, është pjesa qendrore e fibrave dhe është i përbërë prej
materieve të thata.
• Shkalla e pjekurisë, nënkupton raportin në mes trashësisë së
shtresave dhe lumenit.
• Shkalla e pjekurisë caktohet me dy metoda:
• 1.Me matjen e shpjetësisë së ajrit qe lëviz në fibra.
• 2.Me ngjyrosjen e fibrave në perzierje të ngjyrave.
• Me metodën e parë shkalla e pjekurisë caktohët në këtë mënyrë:
matet shpejtësia e ajrit që lëviz ndërmjet fibrave të pambukut, nëse
ajri lëviz me shpejtësi të madhe atëherë fibrat janë të papjekura dhe
nëse ajri lëviz më ngadalë atëherë fibrat janë të pjekura.
• Me metodën e dytë shkalla e pjekurisë caktohët në këtë mënyrë: fibrat
representative ngjyrosen në përzierje ngjyrash, fibrat e papjekura
ngjyrosen me ngjyrë të gjelbërt, kurse të pjekurat me ngjyrë vjollce.
•  
• FIG.13
 
• Përbërja kimike e fibrave të pambukut është:
• Celulozë 84 – 98%
• Peptinë 5%
• Vozë dhe yndyrë0,6%
• Proteinë 1.4%
• Materie minerale 1.5%
• Uji8.5%
• Voza dhe materiet minerale , gjenden në sipërfaqe të fibrave dhe
kanë rol mbrojtës, derisa gjatë përpunimit kanë rëndësi sepse
lehtësojnë përpunimin në makina.
• Largimi i materieve përcjellëse të celulozës bëhet me zierje në baza
dhe zbardhimin e fibrave.
• Gjatësia e fibrave të pambukut: është ndër vetitë më kryesore
dhe më të rëndësishmë të fibrave të pambukut.
• Gjatësia e fibrave nuk është e njejtë. Për këtë shkak gjatësia
shprehet si gjatësi mesatare. Gjatësia është prej 10 – 60mm. Sipas
gjatësisë mesatare pambuku ndahet:
• Fibrat me gjatësi mbi 35mm -pambuku i gjatë
• Fibrat me gjatësi prej 28-35mm -pambuku mesatar
• Fibrat me gjatësi nën 28mm -pambuku i shkurtër.
• Klasifikimi i pambukut sipas gjatësisë , bëhet në mënyra të
ndryshme që kryesisht varet prej vendit ku kultivohet dhe
prodhohet.
• Për matjen e gjatësisë së pambukut , në praktikë përdoren këto
aparate: fibrografi, cottonometri ose Zellëeger UESTER.
• Hollësia e pambukut: është në korelacion me
gjatësinë. Sa më të gjata të jenë fibrat aq më të
holla janë edhe anasjelltas.
• Fibrat normalisht të pjekura kanë diametër 15-
20mikrona. Diametri i fibrave shprehet me tregues
relative si psh: indeksi i mikronerit ose numri i
mikronerit dhe sipas tyre bëhet klasifikimi. Indeksi i
mikronerit na tregon përafërsisht masën e fibrave
me gjatësi prej 25.4mm.
• Hollësia e fibrave të pambukut matet me aparatin e
quajtur mikroneri ose fibroneri.
• Fortësia e pambukut: është kushtëzuar me
shkallën e pjekurisë, prej trashësisë dhe dëmtimit
të fibrave.
• Fortësia absolute e fibrave të pambukut është
0.5-11cN, kurse fortësia mesatare 4.5-6cN.
• Fortësia relative është 25-45cN/tex.
• Në gjendje të lagët fortësia rritet 20-25%.
• Fortësia matet me aparatin e quajtur
dinamometër.
• VETITË TJERA TË PAMBUKUT
• Zgjatësia e pambukut deri në këputje është 5-7%. Zgjatësia
me zmadhimin e lagshtisë relative rritet psh: në lagështi
relative 92% arrin maksimumin deri në 50%.
• Pasha specifike e pambukut është 1.47-1.55g/cm³, zakonisht
mirret 150g/cm³.
• Poroziteti të pambuku paraqitet si pasojë e hapsirës në mes
fibrave dhe lumenit.
• Sipërfaqja është e butë dhe mëndafshore.
• Ngjyra e pambukut është e bardhe e verdhë, e kuqërremtë,
ngjyrë hiri, etj. Materialet pigmentine që gjenden në
mbështjellësin dhe shtresën primare i japin ngjyrë pambukut.
• Shkëlqimi varet prej sasisë së vozës që gjendet në sipërfaqe të
fibrave, prej strukturës së mbështjellsit (kutikulës) dhe prej
formës së prerjës tërthore.
• Tjerrja e fibrave është shumë e mirë për shkak të gjatësisë dhe
hollësisë si dhe materialeve yndyrore që gjenden në sipërfaqën e
fibrave .Mund të përfitohen fije të holla deri në 2.5tex.
• Hidroskopiciteti, ka rëndësi të madhe , sepse me ndryshimin e
lagështisë ndryshojnë edhe vetitë e pambukut. Makromolekulat e
celulozës përmbajnë grupe hidroksile të cilat kanë veti hidrofile dhe i
tërheqin molekulat e ujit. Në kushte normale , pambuku pranon
lagështi 8.5%, kurse në lagështi relative të ajrit 100%, pranon 25-27%
lagështi.
• Plasticiteti është shumë pak i shprehur te pambuku. Nese reagojmë
njëkohësisht me lagështi dhe nxehtësi, plasticiteti rritet.
• Termostabiliteti te pambuku është shumë i shprehur. Temperatura
normale nuk ndikon te pambuku, kurse temperaturat e larta
ndikojnë negativisht, e largon ujin dhe e zvogëlon fortësinë e fibrave.
• Në temperaturë 120°C fillon të shpërbëhet, kurse në 150°C
• NDIKIMI I KOMPONIMEVE KIMIKE NE FIBRAT E PAMBUKUT

• Acidet minerale- të forta dhe me koncentrim të vogël nuk


ndikojnë negativisht në fibrat e pambukut, më intenzivisht i
shkatërrojnë acidet e kalciumit, magneziumit, etj.
• Acidi sulfurik në temperaturë të lartë i shkatërron shumë
shpejt fibrat e pambukut. Acidi së pari e largon ujin prej
fibrave, pastaj e shkatërron celulozën dhe në fund ngel
vetëm karboni. Poashtu edhe acidi fosforik dhe ai klorhidrik
veprojnë njësoj sikur acidi sulfurik.
• Acidi acetik nuk ka veprim negativ në fibrat e pambukut,
kurse acidet tjera organike varësisht prej koncentrimit dhe
temperaturës , kanë veprim negativ te fibrat më tepër ose
më pak, që varet prej kushteve.
• Bazat- e kundërta me acidet bazat nuk ndikojnë
negativisht në kushte të caktuara në fibrat e pambukut.
Nën veprimin e bazave, fibrat fitojnë veti më të mira.
• Me përpunimin e fibrave në hidroksid të
natriumit(NaOH) ose hidroksid kaliumit(KOH), ato do të
fryhen, do të shkurtohen, do ti humbin spiralet dhe do
të fitojnë shkëlqim më të madh. Këtë dukuri së pari në
praktikë e aplikoi shkencëtari MERZERI, dhe për nder të
tij dukuria e përpunimit të materialeve tekstile ose
fibrave me hidroksid të natriumit quhet mercerizim.
• Me mercerizim fibrat pësojnë:
• 1. Ndryshime kimike,
• 2.Ndryshime fizike,
• 3.Ndryshime strukturale

• Ndikimi i mikroorganizmave- bakteriet zhvillohen në


këto kushte , 8-10% lagështi në pambuk, 80% lagështi
relative e ajrit dhe temperatuara 31-32°. Në këto kushte
bakteriet intenzivisht i sulmojnë fibrat e pambukut dhe
e dëmtojnë kimikisht dhe mekanikisht dhe shkaktojnë
degradimin e tyre
 
KLASIFIKIMI I PAMBUKUT

• Pambuku më tepër kultivohet në Amerikë, Afrikë dhe Azi dhe


për këtë shkak ndahet në: pambukun amerikan, afrikan dhe
aziatik.
• Pambuku amerikan: ndahet në pambukun e: Amerikës Veriore,
të Mesme dhe Jugore.
• 1.Sea Island(siajslend) me gjatësi 34-54mm dhe ,ka fortësi të
konsiderushme
• 2.Upland(apland) me gjatësi më të vogël se Sea Island 24-35mm.
Ka fortësi të konsiderushme
• Pambuku i Amerikës së Mesme është për nga kualiteti më i
dobët se pambuku i Amerikës Veriore. Llojet më të njohura janë:
• 1.Meksikali me gjatësi 26-28mm
• 2.Sonara veriore dhe jugore me gjatësi
25-27mm
• 3.Guatemala me gjatësi 25-27mm
• 4.Haiti me gjatësi 26-31mm
• Pambuku i Amerikës Jugore, sipas
kualitetit është shumë i mirë. Llojet më
të njohura janë:
• 1.Pima planko me gjatësi 40-46mm
• 2.Serido me gjatësi 27-33mm
• 3.Saopaolo me gjatësi 23-26mm
• Pambuku afrikan është më i dobët për nga
kualiteti dhe më tepër kultivohet në Egjipt dhe
Sudan
• Pambuku aziatik është më i dobët për nga
kualiteti në krahasim me të tjerët dhe
kultivohet më tepër në: Indi, Rusi, Pakistan
dhe Kinë
PËRDORIMI I PAMBUKUT
• Fibrat e pambukut si lëndë të para tekstile janë
relativisht të lira në treg dhe me veti mjaft të mira,
për këtë shkak kanë përdorim të gjithanshëm në
prodhimin e produktëve dhe materialeve tekstile.
Përdorët si i pastër dhe gjithashtu në përzierje me
fibra tjera, posaqërisht me fibra kimike ose
artificiale. Fibrat e thithin ndjersën dhe
njëkohësisht lagështinë e dërgojnë në natyrë dhe
kështu mundësojnë frymarrjen e lëkurës edhe në
rastin kur pëlhura ka dendësi të madhe.
• Fortësia e madhe në lagështi mundëson
përdorimin për artikujt që lahen shpesh.
• Fibrat e pambukut mund të përdorën për
prodhimin e pëlhurave të ndryshme që
përdorën: për veshje, në amvisëri dhe në
teknikë. Pambuku me gjatësi me të madhe,
përdoret për prodhimin e çorapeve, pëlhurave
të holla me dendësi të madhe dhe penjë me
fortësi të madhe.
– FIBRAT TJERA PREJ LULEVE(FARAVE)
• Përveq pambukut prej farave , përfitohen
edhe fibrat e kapokut dhe akonit. Këto dy lloje
për industrinë tekstile kanë më pak rëndësi
dhe përdorim më të vogël në praktikë në
krahasim më pambukun
•4.FIBRAT PREJ TRUNGUT (KËRCELLIT) TË BIMËVE
•Pas pambukut këto fibra kanë përdorim më
të madh në industrinë tekstile. Egziston
numër i madh i bimëve prej të cilave
përfitohen këto fibra, por për industrinë
tekstile rëndësi më të madhe kanë fibrat e
lirit, konopit,jutës dhe ramise. 
• 4.1.1 Perfitimi I fibrave teknike
• Kërcejt e lirit, të cilëve u priten rrënjet,lidhen në
tufa dhe shtrihen në fushë që të thahen.Tharja
mund të zgjasë deri në 14 ditë
• Ndarja mund të bëhet në mënyrë mekanike dhe me
dorë . Makinat për ndarje kanë cilindra dhëmbëzorë
. Pas të gjitha këtyre operacioneve bëhet klasifikimi
i kërcejve sipas ngjyrës , trashësisë dhe gjatësisë .
Ky klasifikim është me rëndësi për procesin e
lagies . Ky proces te kërcejtë më të trashë zgjat më
tepër . Ndarja e fibrave zhvillohet me lagije natyrore
dhe artificiale .
• 4.1.2 Lagia Natyrore
• Lagia natyrore zhvillohet në vesë , ujëra të
lumenjëve dhe ujë deti .
Për ndarjen e fibrave prej kërcellit shfrytëzohen
mikrorganizmat . Peptini shërben si ushqim për
zhvillimin dhe shumimin e mikro organizmave , te
cilat në menyrë permamente e shkatërrojnë drurin .
Lagia ne vesë zgjat 3 – 8 javë kurse në ujë 2 – 4
javë . Nëse temperatura e ujit është 25-27C procesi
do të zgjat 85-95 ore .
• Gjatë lagies në ujë , pas 12 – 13 orëve procesi arrin
maksimumin , zhvillohet reaksioni i furishëm dhe
lirohet oksigjeni dhe dioksit karboni (CO2) . Lirohen
acidet e qumshtit acetic dhe të tjerë të cilët
pengojnë zhvillimin e procesit . Për këtë shkak
duhet uji të ndërrohet me ujë të freskët .
• Lagia në det (me ujë deti ) zgjat 8 – 10 ditë dhe
zhvillohet në temperaturë të përshtatshme 20-22 C
. Pas mbarimit të procesit , tufa e kërcejve të lirit
duhet të shtrihen në fushë që ti lagë shiu . Në këtë
mënyrë largohet kripa e detit . Liri i përfituar me
lagie natyrore ka ngjyrë të bardhë ose të verdhë.
• 4.1.3 Lagia artificiale

• Procesi i ndarjes së fibrave prej kërcellit të lirit me


lagie artificiale , zhvillohet në ujë të nxehtë me
avull të ujit dhe me preparate kimike .
1. Lagia artificiale në ujë të nxehtë në 30 C zhvillohet
në pishina speciale dhe mund të shtohen
preparate të ndryshme për shpejtimin e procesit .
2. Lagja artificial me avull uji në praktikë nuk
aplikohet sepse negativisht ndikon në ngjyren e
fibrave dhe pamjen e tyre .
• Lagia artificiale me preparate kimike zhvillohet nën
ndikimin e bazave dhe acidit sulfurik të dobët .
Koncentrimi mund të jet 0,5 - 0,9% i cili ndikon në
peptinin dhe shërben në temperaturë 90 – 100C . Pas tre
ore përpunimi bëhet neutralizimi i acidit sulfurik .
Pas lagies kërcejt thahen në natyrë ose në dhoma
speciale . Tharja duhet të zhvillohet derisa lagështia në
fibra të arrijë 17% pas tharjes kërcejtë e lirit u
nënshtrohen proceseve përfundiimtare për ndarjen e
fibrave prej pjesës drurore ato procese janë : fërkimi
është process mekanik që ka për qëllim të shkatrroi pjesën
drurore , mund të zhvillohet me dorë dhe mekanikisht.
• Lënurja e fibrave të lirit bëhet me qellim që të
largohet pjesa e mbetur drurore dhe fibrat
shumë të shkurta. Gjatë lënurjes njëkohësisht
bëhet paralelizmi i fibrave. Ky proces
zhvillohet me ndihmën e makinave lënures të
konstruktuara për këtë qëllim.
• Përbërja kimike e fibrave të lirit është :
1. Celuloza deri në - 89%
2. Peptin deri në - 2.5%
3. Protein dhe Vozë - 2-6%
4. Hi -0,5 - 1.3 %
5. Sasi të vogla te ligninit, sheqer etj.
• VETITË:
• Për nga vetitë , fibrat e lirit janë më kualitative dhe janë
të dytat për nga rëndësia prej grupit të fibrave bimore ,
menjeherë pas fibrave të pambukut.
• Trashësia e fibrave teknike është 100-400 mikrona, kurse
gjatësia është 300-900mm .
• Fibrat e lirit kanë fortësi të madhe në gjendje të lagët
ndryshojnë prej gjendjes së thatë .Kanë elasticitet të
vogël kurse plasticitet të madh.
• Hidroskopiteti është mjaft i shprehur, në kushte
normale,pranojnë 12% lagështi, kurse maksimumi është
20%.
• Sipërfaqja është e butë , e lëmuar dhe e
ftohtë.
• Temperaturat e larta ndikojnë njejtë sikur te
fibrat e pambukut. Afiniteti ndaj ngjyrave
është i dobët dhe ngjyroset mjaft keq.
• Ngjyra mund të jetë e verdhë e zbardhur ,
ngjyrë hiri dhe e gjelbërt.
• Gjatësia, hollësia, fortësia , varen prej
procesit të lagies, ferkimit dhe shkallës së
pjekurisë.
• Bazat i bymejnë fibrat.
• Acidet minerale të koncentruara i shpërbëjnë
fibrat , janë me rezistente se fibrat e
pambukut.
• Tretësirat organike të cilat përdoren për
pastrim kimik , nuk kanë ndikim negativ në
fibrat e lirit.
Mikroorganizmat veprojnë në fibra me
lagështi, kurse në fibrat e thata nuk veprojnë
fare.
Perdorimi:
• Fibrat e lirit , përdoren për prodhimin e
mbulesave, leckave për larje, mindilave, rrobave
për punë, për qepje, thurina, pëlhura teknike,
pëlhura për kampshtëpiza etj.
Për shkak se liri ndikon freskët në lëkuren e
njeriut, përdoret për konfeksionimin e veshjeve
verore posaçërisht në vendet tropikale. Shkëlqimi
i lirit në këto raste , e rritë vlerën e veshjes.
4.2 Fibrat e konopit

Bima e konopit është shumë e përhapur në natyrë.
Prejardhjen e ka prej Azisë Veriore. Para 800 – 900 viteve
p.e.s. përmendet për barëra shëruese, kurse më vonë për
fibra tekstile. Në indi, konopi kultivohet si bimë industriale
prej së cilës përfitohen hashashi ( narkotik ).
• Fibrat e konopit përfitohen prej bimës së ashtuquajtur
Cannabis sativa
Prodhuesi më i madh botëror i konopit është Rusia , me
disa shtete tjera të ish Bashkimit Sovjetik, pastaj rradhitet
Italia, Rumania, Korea, Hungaria, Polonia, Kroacia etj.
Përfitimi i fibrave teknike:

Prerja e trungjeve të konopit bëhet pas 90-180 dite prej mbjelljes. Thahen,
klasifikohen sipas ngjyrës,gjatësisë dhe hollësisë. Pastaj bëhet lagia e
trungjeve sipas metodave të njejta me lagien e lirit, vetëm zgjat më tepër
për shkak të trashësisë më të madhe të trungut.
Tharja, fërkimi dhe lënurja zhvillohet njejtë sikurse të fibrat e lirit. Fibrat
teknike të përfituara në këtë mënyrë përmbajnë mjaft peptin (10%)

Fig 23 Zbutja e fibrave të konopit ne cilindra konusoid

Fibrat e përfituara në këtë mënyrë janë shumë të gjata dhe këputen në


gjatesi prej 65cm.
Fibrat e konopit klasifikohen ne :
Kategoria Gjatësia Hollësia Ngjyra

I Mbi 150 cm Nen 7 mm E verdhë e


zbardhët

II 125 – 150 Deri 9 mm E verdhë e


cm zbardhët

III 100-125cm Deri 9 mm E verdhë e


zbardhët

IV Deri 100 cm Deri 9 mm Ngjyra të


ndryshme
Struktura e konopit
Struktura – fibrat teknike të konopit janë të përbëra prej
fibrave elementare ,me gjatësi 15 – 30 mm , të cilat në
mes veti janë të lidhura ( ngjitura ) me peptin . Forma e
prerjes tërthore është rrethore me lumen në mes , kurse
skajet janë të degëzuara .
Pamja mikroskopike është karakteristike, me vija për së
gjati që dallohen prej vijave të lirit .
Përbërja kimike e konopit është :
1. Celuloz 78-80%
2. Peptin dhe lignin 6-10%
3. Ujë 10%
4. Vozë dhe yndyrë 1.4%
Vetitë e konopit
• Gjatësia e fibrave teknike mund të jetë deri 3 metra por për shkak
të elastricitetit të dobët , ato këputen në 65-80cm .
Hollësia nuk është mjaft e theksuar .
Ngjyra është e kushtëzuar nga vendi i kultivimit dhe procesi i lagies
Mund të jetë e verdhë e bardhë e argjendë, ngjyrë hiri dhe e
gjelbërt .
Ngjyrat e zbardhuara janë më të çmuara . Fibrat kanë fortësi të
madhe e cila rritet 30 – 40 % në gjendje të lagët . Zgjatja deri në
këputje është 2-4 % elasticiteti është i vogël kurse plasticiteti mjaft i
theksuar .
Fibrat e konopit janë mjaft higroskopike pranojnë lagështi deri 30 % .
Pesha specifike 1.48-1.50 g/ cm3 .
• Rezistenca ndaj temperaturës dhe
komponimeve kimike është e njejtë sikurse te
liri . Për përcaktimin e cilësisë së konopit
vëmendje të veçantë i kushtohet ngjyrës ,
hollësisë dhe pastërtisë së fibrave .
Pordorimi :
• Për shkak të fortësisë dhe qëndrueshmërisë së
madhe , fibrat e konopit përdoren për prodhimin e
litarëve , pëlhura teknike , për tenda , per shirita
transportues, penj të konopit etj.

• Për prodhimin e veshjeve nuk përdoret ,vetëm në


raste të rralla ,nëse ndahen fibrat më të holla
atëherë përdoret për veshje
4.3 Fibrat e Jutes

• Fibrat e jutes përfitohen prej trungut të bimëve . Egzistojnë 30 lloje


të këtyre bimëva dhe kultivohen në vende tropikale.

• Për nevoja industriale , juta – kultivohet më së shumti në Indi dhe


Pakistan ,kryesisht në krahinën Bengal . India dhe Pakistani
plotësojnë nevojat industriale botërore për fibra të jutes.
Bima e jutes është 1 vjeqare. Bima rritet afër 3 – 5m . Forma është
rrethore me trashësi 12 – 25 cm ne trungje të thata që lidhen në
dengje dhe i nënshtrohen procesit të lagies . Lagia zhvillohet
zakonisht në ujë që rrjedhë në temperaturë 27-30C . Cilësia e
fibrave varet prej mënyrës së si zhvillohet procesi i lagies .
Pas lagies fibrat ndahen me dorë prej pjesës drurore dhe thahen në
hije .Pas tharjes fibrat paketohen nëpër dengje në peshë 180kg.
• Vetitë e jutes
• Fibrat teknike kanë gjatësi 1.5-4m ,por shkurtohen me
gjatësi më të vogël për shkak të tjerrjes.Trashësia është
30-40 mili mikrona ,kurse trashësia mesatare e fibrave
elementare është 23 mili mikrona .
Ka fortësi të mirë ,por më të dobët se fortësia e lirit
dhe konopit.
• Pranojnë lagështi deri 14%.Nëse në fibren e jutes me
lagështi ka bakterje ,ato shpejt e shpërbejnë
juten ,prandaj gjatë transportit duhen të jenë të thata.

Përberja kimike e jutes është :
1 celuloze 63%
2 lignin dhe peptin 25%
3 kripëra të tretshme në ujë 1.63%
4 pluhur dhe hi 0.72%
5 ujëdhe material tjera 8.8%

Në zierje me baza , në masë të madhe largohet lignini prej


fibrave në këtë mënyrë fibrat bëhen më të bukura dhe më
të buta ,por e humbin fortësinë .
Acidet ndikojnë negativisht te fibrat e jutes. Nën ndikimin
e acidit sukfurik juta zbardhohet.
• Përdorimi
• Juta nuk është shumë cilësore .Është më e lirë
dhe përdoret për përdorimin e pëlhurës për
mbështjelljen e mobiljeve.
Llojet më cilësore të jutes përdoren për
prodhimin e pëlhurave dekorative.
• 5. FIBRAT PREJ GJETHEVE TE BIMEVE
• Fibrat prej gjetheve ndryshe I quajme fibra te
forta, sepse kane fortesi te madhe dhe
elasticitet te dobet.
• Perfaqesuesit kryesore jane :
-fibrat e lirit te Zelandes se Re ,
-fibrat e ananasit si dhe
-fibrat e maniles etj.
• 5.1 FIBRAT E LIRIT TE ZELANDES SE RE
• Perfitimi : Liri i Zelandes se Re perfitohet prej
bimes se quajtur Pformium tenax. Egzistojne
disa lloje te ketyre bimeve, fibrat me kualitative
perfitohen prej llojit Tihore(fibra me fortesi me
te madhe) dhe Ratora (fibra me cilesore) .
• Keto fibra per here te pare jane gjetur ne Zeland
te Re. Kultivohen ne Indi,Nepal,Australi etj.
• Bima I ka gjethet ne forme te shtizes me gjeresi
disa cm, kurse gjatesi 2.5 m . Kur gjethet jane te
gjelberta permbajne shume fibra.
• Prej 8.000kg gjethe te gjelberta perfitohen
100kg fibra te gjata dhe 200-300kg fibra te
shkurtera. Fibrat perfitohen me lagien e
gjetheve ne tretje te sapunit e pastaj I
nenshtrohen zierjes se gjetheve.
• Banoret autokton te Zelandes se Re fibrat I kane
ndare ne menyre primitive, kurse me vone
ndarja e fibrave behet me mjete mekanike.
• Fibrat e perfituara paketohen neper dengje me
peshe deri ne 200 kg dhe pregaditen per ne
treg.
• Vetite : Fibrat teknike kane ngjyre te bardhe – te verdhe dhe ngjyre
kafe. Kane gjatesi deri 1m, kurse hollesi 42-120mikrona. Jane te
ndjeshme ndaj ujit. Digjen leht dhe pas djegies ngel hiri I njejte
sikurse te fibrat tjera bimore.

Fibrat teknike jane te perbera prej fibrave elementare me gjatesi


15mm dhe trashesi 8-18mikron.
Prerja terthore ka formen rrethore ose te shumkendeshit

-perdorimi:per shkak se keto fibra jane me qmim shume te


lire,perzihen me fibra te maniles .
Keto fibra perdoren per prodhimin e litarëve të ndryshëm . Fibrat më
të holla perdoren për perfitimin e pëlhurave të ndryshme .
Mbeturinat qe ngelin perdoren për perfitimin e letrës.
5.2 FIBRAT E ANANASIT 
• Përfitimi dhe vetitë: Fibrat e ananasit përfitohen prej gjetheve te
bimës Ananas Sativus , e cila kultivohet per perfitimin e fruteve te
ananasit . Në kohen me te re mendohet se cilësia dhe hollësia varen
prej llojit të bimës dhe mënyrës së kultivimit.
• Nese bima kultivohet per fibra dhe per fruta , atëherë fibrat jane të
shkurtra dhe joelastike .
• Nese bima kultivohet vetëm për fibra atëherë duhet të ruhet nga
ndikimi I drejtëperdrejt (direkt) I dritës së diellit. Prej bimës që
kultivohet në këtë mënyre do te zhvillohen gjethe të gjata dhe të
gjera , kurse fibrat do të jenë të holla dhe të buta
• kjo bime kultivohet në Amerikën Jugore , Kinë , Indi , Filipine etj.
• Fibrat përfitohen me grryerjen ( gdhendjen ) e gjetheve me thikë
ose me qelq , gjatë te cilës ndahen fibrat. Pastaj fibrat lahen , thahen
dhe zbardhohen në diell.
• Përdorimi: perdoren per prodhimin e litarëve si dhe pëlhurave të
• 5.3 FIBRAT E MANILËS 
• Përfitimi : Këto fibra përfitohen prej bimëve të ashtuquajtura banana tekstile .
Fibrat më cilësore eksportohen ndërmjet limanit të Manilës , prej ku edhe e
kanë marrë emrin.
• Kultivohet në Filipine , Sumatra , Japoni, Amerikën e Mesme etj.
• Gjethet e maniles japin fibra por me kualitet më të dobët .
• Bima pritet kur I mbush 1,5-3 vjet para ose gjatë lulëzimit. Në këtë kohë
përfitohen fibra më cilësore .
• Egzistojnë tre kualitete të fibrave të manilës :
• -Bandalla, është kualitet I fibrave që përfitohen nga sipërfaqja e trungut.
• -Llupus, është kualitet I fibrave që përfitohen nga pjesa e mesme e trungut.
• - Tupos , është kualitet më I mirë. Fibrat e këtij kualiteti nxjerren prej pjesës
qendrore të trungut.
• Vetitë : Fibrat teknike kane gjatesi 2-4m, kurse trashesi 100-200mm. Skajet e
fibres jane te thepisur dhe lumeni perfshine 2/3 e fibrave elementare.
Ngjyra mund te jete e bardh, e verdhe – e zbardhur dhe ngjyre kafe e zbardhur.
Kane fortesi te mire, perberesi I tyre eshte celuloza.
• Perdorimi : Fibrat e maniles kane perdorim te gjithanshem. Perdoren per litar,
pelhura, shalla, kapela per femna etj. Mbeturinat perdoren si lende e pare per
prodhimin e letres.
  5.4 FIBRAT E AGAVES
• Fibrat e agaves perfitohen prej llojeve te ndryshme te
agaves. Keto bime me teper kultivohen ne Meksike. Nje
lloj i ketyre bimeve kultivohet ne bregdetin e Dalmacise,
ne Kroaci, si bime zbukuruese.
• Fibrat me te njohura qe perfitohen prej ketyre bimeve
jane : Sasali, kantala dhe heniken.
• Fibrat e sasalit : Keto fibra e kane marre emrin prej portit
detar te Sasalit ne Jakutan. Eksportohen kryesisht
nepermjet ketij porti detar.
• Sot prodhohen ne Meksike, Brazil, Kube, Haiti, Afriken
lindore dhe perendimore, Indonezi dhe Filipine.
• Gjethet arrijne gjatesi deri 1,8m dhe gjeresi 14cm.
Gjethet mblidhen disa here ne vit.
• 6.FIBRAT PREJ FRUTAVE TE BIMEVE
• Fibrat qe perfitohen prej frutave te bimeve quhen fibra te forta, kane siperfaqe
te vrazhdet dhe nuk paraqesin rendesi te madhe per industirne tekstile.
• Perfaqesuesi me I rendeshishem I ketyre fibrave eshte kokosi
• Fibrat e kokosit perfitohen prej palmes se kokosit.
• Per te perfituar fibra kualitative, arrat e kokosit duhet te mblidhen gjate pjekjes
ose para pjekjes, sepse ne te kunderten fibrat do te jene jocilesore.
• Perfitimi: Fibrat ndahen prej frutave ne menyre mekanike, pas procesit te
lagies se frutave. Prej 1000 arrave te kokosit perfitohen 50-60kg fibra te gjata
dhe 8-12kg fibra te shkurta.
• vetit e fibrave te kokosit: Ngjyra e fibrave te kokosit eshte ngjyre kafe ne te
kuqe me shkelqim te dobet.
• Fortesia eshte e mire, kurse zgjatesia dhe elasticiteti jane te dobet. Jane te
qendrushem ndaj forces se ferkimit, ngjyrosen mire dhe digjen lehte.
• Jane te qendrushme ndaj lageshtise dhe ujit. Nen ndikimin e acideve
shkaterrohen sikurse fibrat tjera qe permbajne celuloze.
• Perdorimi: me se tepermi perdoren per prodhimin e brushave te ndryshme,
litareve, rrjetave, mbulesave te dyshemeve, rrypa per makina, etj.
• Mbeturinat dhe fibrat jocilesore perdoren per prodhimin e letres.
 8. FIBRAT SHTAZORE
• 8.1 KARAKTERISTIKAT THEMELORE TE FIBRAVE SHTAZORE

 Fibrat shtazore ndryshe I quajme fibra prej proteinave.


• Ndahen ne dy grupe kryesore:
a) fibrat e leshit,
b) fibrat e mendafshit.
• Te gjitha fibrat shtazore paraqesin bashkimin e proteinave, ne strukturen e te
cilave eshte: karboni (C), oksigjeni (O), hidorgjeni (H), azoti (N) dhe ne disa raste
edhe sulfuri (S).
 Derisa fibrat bimore perbehen kryesisht prej celulozes, fibrat shtazore kane
structure te ndryshme dhe mjafte te nderlikuar.
Fibrat e leshit perbehen prej dy llojeve te kreatinit:
-kreatinit ne pjesen e mbrendhme dhe
-kreatinit ne pjesen e jashtme te fibrave.
Fibrat e mendafshit perbehen gjithashtu prej dy pjeseve, prej fibroinit qe
paraqet mendafshin e vertet, kurse pjesa tjeter e mbeshtjell fibroinin dhe quhet
siricin. Pjesa elementare e fibrave shtazore eshte acidi amin, I cili ne strukturen
e vet permaban grupin e bazave (NH₂) dhe grupin acidik (COOH).
• 9. FIBRAT E LESHIT
• Fibrat e leshit jane me te rendesishmet dhe me heret te
perdoruara prej fibrave shtazore. Ne kohen
parahistorike keto fibra jane perdorur per prodhimin e
veshjeve te ndryshme.
• Ne kohen e mesjetes, kultivimi i deleve ka qene mjafte i
perhapur ne Spanje ku njihet si kultivuesi me i madh
boteror i deleve. Nga Spanja jane eksportuar shume
dele-merino ne Australi, Amerike dhe Zelanden e Re. Per
shkak te kushteve klimatike te volitshme ne keto tre
vende, kjo veprimtari zhvillohet shume shpejt dhe arrin
qe Australia, Zelanda e Re dhe Amerika behen
prodhuesit kryesore boteror. Keto tre vende eksportojne
fibra shtazore ne te gjitha vendet e botes, gjithashtu
edhe ne Europe.
• Bashke me Spanjen edhe Anglia ka qene kultivues I
rendesishem europian.
• Prodhuesit dhe kultivuesit kryesore boteror te
fibrave te leshit jane: Australia, Zelanda e Re,
Argjentina, SHBA dhe Uruguaji. Prej gjithe
prodhimtarise boterore 2/3 u takon ketyre pese
vendeve boterore.
• Leshi i deleve duhet te kete veti karakteristike qe te
mund te perdoren ne praktike. Fibrat shtazore pos
leshit te deleve perfitohen edhe prej ketyre
kafsheve: deves, dhise,lepurit,alpaka etj.
• Egzisotjne lloje te ndryshme te fibrave prej deleve te
cilat dallohen ne mes veti. Sot llogaritet se ne bote
egzistojne perafersisht 6000 lloje te fibrave.
 Delet kane kater lloje te fibrave:
-fibrat push,
-fibrat kalimtare,
-fibrat e drejta dhe
-fibrat e vdekura.
• Fibrat push, jane fibra te cilat kane trashesi te vogel, e cila eshte
prej 12-40µm. fibrat kane shume krela te vogla te cilat e rrisin
cilesin dhe elasticitetin.
• Fibrat kalimtare, sipas formes jane ne mes fibrave push dhe
fibrat te holla, prandaj quhen kalimtare. Ky lloj I fibrave permban
shume pak krela prandaj edhe cilesia eshte me e dobet.
• Fibrat e drejta, jane fibra jokualitative dhe pa krela. Kane
trashesi prej 40-200µm. Jane mjaft te gjata dhe joelastike.
• Fibrat e vdekura, jane te shkurta dhe me trashesi mjaft te
madhe ne krahasim me llojet tjera. Kane shkelqim te dobet dhe
tregojne afinitet te dobet ndaj ngjyrave.
 Llojet e deleve
• Delet mund te ndahen sipas lartesis
mbidetare, si p.sh. delja malore dhe fushore.
• Ne grupin e deleve malore bejne pjese: delja
e malit Sharr, delja merino, delja electoral, etj.
• Ne gurpin e deleve fushore bejne pjese: delja
sheviot e Anglise e Skocise dhe delja Shetland,
etj.
• Ne Australi sot me teper kultivohen llojet
merino dhe krosbred, per shkak se japin fibra
me cilesore.
Delet ndahen edhe sipas trashesis dhe gjatesis se
fibrave, qe mund te shihet ne tabelen vijuese.
Egzisotjne disa lloje te deleve qe kultivohen ne
vendin tone. Me te njohura jane: delja e malit
Sharr, delja merino, etj.

LLOJI I DELES GJATESIA/mm TRASHESIA/ PJESEMARRJA


µm E KRELAVE

MERINO 150 12-37 E madhe


KROSBRED 120-250 25-55 Mesatare
SHEVIOT 500 30-60 E vogel
• 9.2 PERFITIMI I FIBRAVE
• fibrat e deleve perfitohen me ane te qethjes (fig. 39). Para se te
qethen delet duhet te lahen per tju menjanuar mbeturinat dhe
papstertite deri 25%.
• Qethja behet me gershere dore te cilat dallohen prej normaleve
sepse kane forme dhe madhesi te caktuar. Ne Australi dhe
SHBA per qethjen e deleve perdoren makina speciale (fig.39).
• Delet me fibra kualitative qethen ne forme te rrotkes ose
BASHA, qe ka rendesi per klasifikimin e mevonshem te fibrave.
Rrotkat e mbeshtjellura paketohen neper dengje me peshe 200-
300kg.
• Qethja e deleve behet me se shpeshti nje here ne vit, edhe ate
ne pranvere, kurse rralle dy here ne vit, edhe ate ne pranvere
dhe ne vjeshte.
• Sasia e fibrave varet prej llojit te deleve, vjetersise,menyres se
te ushqyerit dhe kushteve tjera.
• Nga nje dele perfitohen ne Australi dhe
Zelande te Re, 3.72 kg. ne SHBA 3.25 kg, ne
Europe 2 kg, ne Azi 1.12 kg dhe ne Afrike
2.37kg.
• Ne vendet europiane perfitohen keto sasi te
fibrave prej nje deleje:
• Ne gjermani - 2.94kg / prej nje deles
• Ne Spanje - 2.25kg / prej nje deles
• Ne Angli - 2.24kg / prej nje deles
• Ne Maqedoni - 1.62kg / prej nje deles
• 9.3 NDARJA DHE KLASIFIKIMI I LESHIT
• Në praktikë egzistojnë burime kryesore prej të cilave
përfitohen fibrat:
1.Fibrat prej deleve të gjalla,
2.Fibrat prej deleve të therura dhe
3.Fibrat prej mbeturinave që ngelin nga proceset e
ndryshme teknologjike
• Fibrat prej deleve të gjalla, përfitohen me anë të qethjes së
deleve. Ky lloj I fibrave është më I rëndësishmi që përdoren për
përfitimin e fijeve tjerrese, pëlhurave dhe prodhimeve tjera
tekstile. Për këtë qëllim përdoren fibrat që përfitohen prej
deleve të shëndosha dhe të kultivuara në mënyrë të rregullt.
• Fibrat që përfitohen prej deleve të sëmura janë me cilësi të
dobët dhe me trashësi jo të njejtë në të gjithë gjatësinë.
• Klasifikimi bëhet sipas vetive kryesore të fibrave, gjatësisë ,hollësisë si dhe
metodës së tjerrjes.
• Nëse tjerret me metodën e lënjures, kalsifikohet në tre deri katër kategori, kurse
• nëse tjerret me metodën e krehjes, klasifikohet në gjashtë deri shtatë kategori.

• Për largimin e yndyrës dhe mbeturinave tjera , leshi duhet të lahet. Yndyra që
largohet prej fibrave quhet lanolin dhe përmban materie të ndryshme eterike.
• Sasia e fibrave të pastërta që përfitohen me larien dhe tharjen e 100 kg të fibrave
të papastërta quhet randman. Randmani shprehet me perqindje (%), I shtohet
edhe sasia e lagështisë që duhet fibrat ta përmbajnë, kjo sasi e lagështisë në
kushte normale është 17%.
• Fibrat prej deleve të therura, përfitohen në mënyrë që fibrat pas thërjës ndahen
prej lëkurës. Fibrat që përfitohen në këtë mënyrë quhen fibra të tabakut.
Përfitohen prej mbeturinave
që ngelin nga procesi I tjerjes, thurjes, vekimit dhe proceve tjera teknologjike.
Fibrat që përfitohen në këtë mënyrë quhen të recikluara ose regjenerate.
Dallojmë disa lloje të fibrave të recikluara, ata janë : shodi, tibet, mungo etj.
Shodi, është regjenerat më kualitativ.
• Klasifikimi anglez i fibrave sipas hollësisë, në praktikë shënohet me
numra,si p.sh. 60’,58’,64/70’S etj.
• Klasifikimi i Europës së mesme shënohet me shkronja ,si A,B,C,A/B etj.

• Në praktikë gjithashtu përdoret edhe klasifikimi amerikan (ASTM). Për


shembull, fibrat me shenjë 64’ S kanë diametrin 20.6-22 µ m. Matja e
hollësisë bëhet me ndihmën e instrumenteve optike, mikroskopit dhe
lanometrit, kurse në kohën më të re përdoret metoda pneumatike,
gjegjësisht me aparatin mikroner.
• Gjatësia e fibrave. Gjatësia është veti kryesore që cakton mënyrën e
tjerrjes. Është e ndryshme te llojet e ndryshme të deleve. Për shkak se
fibrat janë me krela, caktohet gjatësia e krelave dhe gjatësia në formë
të drejtë. Në praktikë miret gjatësia në formë të zgjatur. Gjatësia mund
të jetë 25-500 mm. Fibrat e gjata kanë shkelqim të mrekullueshëm.
Fibrat me gjatësi deri 40 mm llogariten si të shkurtëra, kurse me gjatësi
mbi 90 mm llogariten si të gjata.
• Për matjen e gjatësisë përdoren aparate almeter dhe stapler.
• Krelat e fibrave: krelat paaraqesin kualitetin e fibrave. Kjo
veti është shumë e rëndësishme për pamjen e jashtme të
prodhimeve të gatshme tekstile. Numeri dhe forma e
krelave ndryshojnë varësisht prej llojit të deleve. Shkalla e
krelizimit paraqet numrin e krelave në njësi të caktuar të
gjatësisë. Ekspertët e tekstilit mendojnë se fibrat më
cilësore janë ato që kanë më tepër krela në njësi të
gjatësisë dhe krelat shtrihen ne siperfaqe te njejta.
• Krelat mundesojne depertimin e ajrit ne mes fibrave dhe
ne kete menyre produktet e gatshme behen izolues te
nxehtesis.
• Fortesia e fibrave: fortesia e fibrave eshte 10-20cN/tex.
Ne gjendje te lagur fortesia eshte me e vogel per 10-20%.
Sipas fortesis, fibrat ndahen ne: te dobeta, te mesme, te
forta. Fortesia matet me aparatin dynamometer.
• Elasticiteti: kjo veti eshte shume e shprehur per shkak te
krelave. Gjate zgjatjes te fibrat paraqitet elasticiteti deri 60%.
• Ne kushte te ndryshme klimatike elasticiteti ndryshon. Per kete
shkak gjate perpunimit ne procese te ndryshme teknologjike
kujdes I veqant duhet ti kushtohet mbajtjes se kushteve
optimale ose standarde per pune.
• Aftesia e gershetimit: kjo veti eshte karakteristike per fibrat
prej leshit te deleve.
• Nese fibrat jane nen ndikimin e ujit dhe perpunimit mekanik,
ato kane aftesi te gershetohen ne mes veti dhe te formojne nje
teresi kompakte. Nese deshirojme te nxjerrim nje fiber prej
kesaj teresie ajo do te keputet per shkak te lidhjes se forte me
fibra tjera. Gershetimi eshte si pasoje e vetive specifike te
fibrave prej deleve, ne gershetim kane ndikim keto faktore:
krelat, gjatesia, hollesia, struktura siperfaqesore, struktura e
brendeshme dhe elasticiteti.
• Ngjyra: mund te jete e bardhe,e verdhe, hiri, e zeze dhe e
perzier.
• Eshte I mundshem zbardhimi I fibrave, kryesisht fibrat ngjyre
hiri dhe me ngjyre te verdhe.
• Shkelqimi: kjo veti eshte e shprehur ne menyre jo te njejte te
te gjitha fibrat,kryesishte varet prej llojit te deleve. Ne
shkelqimin e fibrave kane ndikim faktoret: hollesia, forma,
struktura e jashtme, etj.
Shkeqlimi mund te jete: si I medafshit, I argjente, qelqor
dhe I trubullt.
• Ngjyrosja: afiniteti ndaj ngjyrave eshte shume I shprehur dhe
mund te ngjyrosen me ngjyra acidike dhe bazike.
• Ndikimi I temperatures: gjate ngritjes se temperatures mbi
100°C, pas largimit te lageshtise, fibrat e humbin fortesin dhe
thehen shume lehte. Ne temperature mbi 110°C fibrat
zverdhen dhe shkaterrohen
• Ndikimi I rrezeve te diellit: rrezet e diellit kane
ndikim negative per shkak se shperbehet kreatini.
Si pasoje e kesaj fibrat e nderrojne ngjyren dhe e
humbin afinitetin ndaj ngjyrave
• Hidroskopiciteti: kjo veti te fibrat eshte mjaft e
shprehur. Fibrat leshit te deleve ne kushte te njejta
me fibrat tjera pranojne me teper lageshti. Mund
te pranojne lageshit deri 40%, ne kushte standarde
pranojne lageshti 16-18%.
• lageshtis standarde e leshit eshte 17%.
• 9.7 KLASIFIKIMI TREGTAR
• Klasifikimi qe aplikohet ne praktike per tregti behet sipas:
• Prejardhjes: Amerikes Jugore, e Australise, e Zelandes se
Re, e Spanjes, e Italis, etj.
• Shkelqimit: merino, krosbred, sheviot, etj.
• Menyres se perfitmit: prej deleve te gjalla, prej delve te
therruar, prej mbeturinave, etj.
• Perdorimit ne industri: per lenurje, per krehje, etj.
• Hollesise: te holla, mesatarisht te holla, te vrazhdeta, etj.
• Periudhes kohore te qethjes: njevjeçare, dyvjeçare,
gjashtemujore, qethje dimerore dhe verore.
• Gjatesise: te shkurta, te mesme dhe te gjata.
 Me hulumtime vizuele te fibrave te leshit
caktohet:
• Prejardhja dhe lloji I fibrave
• Pershtypja per vetit e pergjithshme
• Ngjyra e fibrave, permbajtja e materieve organike
dhe papastertive tjera, menyra e paketimit,
demtimi I dengut, etj.
 Me hulumtime laboratorike caktohet:
• randmani I fibrave,hollesia mesatare, devijacioni
standard, gjatesia e fibrave, krelat, forma e
prerjes terthore, zgjatesia deri ne keputje,
elasticiteti, demtimi I fibrave, etj.
• Perdorimi: fibrat prej deleve kane perdorim te gjithanshem per
shkak te vetive dhe kualitetit qe kane. Perdorimi eshte I kufizuar
per shkak te çmimit te larte dhe per kete shkak se perdoren me
teper per prodhime te shtrejta siç jane: pelhura, prodhimet te
thurjes, batanije te ndryshme, etj.
• Shpeshhere perdoret si perzierje me fibra tjera artificial apo
sintetike.
• Fibrat e shkurta dhe fibrat prej mbeturinave perdoren per
mbushjen e produkteve te ndryshme, kurse fibrat me te shkurta
perdoren per prodhimin e materialeve termoizoluese.
• Leshi ne menyre te suksesshme perpunohet me metoden e
lenurjes dhe te krehjes ne procesin teknologjik te tjerrjes.
• Me metoden e lenurjes perdoren fibrat per prodhimin e
pelhurave me cilesi me te dobet, kurse me metoden e krehjes
perdoren fibrat per prodhimin e pelhurave te klasit te pare.
• 10.FIBRAT TJERA ME PREJARDHJE SHTAZORE
• Fibrat tjera qe I takojne ketij grupit perfitohen prej ketyre shtazeve:
• Familja e dhive: dhia e Angores(moher), dhia e Kashmirit dhe dhia e thjeshte
e vendit(kosbret).
• Familja e deveve: devja e Afrikes, (lama, alpaca, vikunja).
• 10.1 FAMILJA E DHIVE
• Dhia e Angores, emrin e ka marre prej provinces Angora te Tuqise, ku edhe
ditet e sotme kultivohet me sukses. Perveç Turqise kultivohet edhe ne
Amerike, Afriken Jugore, Australi dhe Europen Lindore. Prej kesaj dhie
perfitohen fibrat e quajtura moher. Me qethje vjetore fitojme 2 kg lesh.
• Dhia e Kashmirit, jetone ne vargmalet e himalajeve, prejardhjen e ka prej
Tibeti. Keto dhi kultivohen si shtepiake ne Kashmir edhe Tibet. Prej ketyre
dhive perfitohen fibra te holla, prej te cilave prodhohen produkte te njohura.
• Prej nje dhie perfitohen 300-500g fibra, me hollesi 8-26 mikrona dhe gjatesi
deri 900mm. Ngjyra eshte e bardhe, mund te jete edhe ngjyre hiri ne te
kuqe.
• Me se tepermi perdoren per prodhimin e shallave, per prodhimin e
pelhurave me kualitet te larte dhe prodhime te thurjeve
• 11.FIBRAT E MENDAFSHIT
• Perfitohen prej krimbit te mendafshit.
• Per industrine e tekstilit rendesin me te madhe ka mendafshi I bute.
• Prodhimtaria boterore e mendafshit merr pjese ne lendet e para tekstile vetem me 0.2%.
• Mendafshi I bute perfitohet prej krimbit te mendafshit , I cili prejardhjen e ka prej Kine. Ne
Kine ka qene I njohur para 5000 viteve. Sot kultivohet ne Europe, edhe ate kryesisht ne
vendet mesdhetare. Ne kohen e sotshme mendafshi trajtohet si fiber luksoze dhe eshte
shume i shtrenjte.
• Kultivimi I krimbit te mendafshit. Flutura leshon 300-500 veze dhe pastaj vdes.
Vezet paketohen neper shporta special dhe ruhen 5-6muaj, ne fillim ne
temperature normale, pastaj ne temperature 10-12°C, kurse ne dimer ne
temperature 2-4°C.
• Ne pranvere kur fillon mani te lulezon, ne veze fillon te zhvillohet krimbi.
• Mbi kutiat(shportat) ku gjenden larvat, vendosen gjethe te manit te copetuara me
qellim qe krimbi te ushqehet. Larvat shpejt zhvillohen dhe pas dites se 32-te
transformohen ne krimba.
• Krimbi mbeshtjellet me fije te mendafshit ne forme te numrit tete. Gjate
mbeshtjelljes krimbi nuk nderpret fijen e mendafshit dhe plotesisht mbyllet ku pas
dy deri tre diteve gjatesia e fijeve te mendafshit ne nje meshikeze munde te arri
gjatesi 3000-3500m.
• Pas 20 ditevete krimbit i formohen krihet dhe kembet dhe ne kete menyre
formohet flutura, e cila e leshon nje leng I cili shpon medhikezen dhe pastaj
nepermjet vrimes se formuar flutura del ne natyre. Nese eshte gjinise femerore
leshon veze dhe vdes.
• Procesi I plote I zhvillimit te krimbit te mendafshit zgjat dy muaj.
– , VETITE DHE PERDORIMI I MENDAFSHIT
• Vetite. Gjatesia e mendafshit ne meshikez eshte 3000-3500m,
por mund te çmbeshtjellete deri ne 9000m, kurse pjesa e tjeter
qe ngel perpunohet si mbeturine. Hollesia e fibrave eshte 8-
15mikorna. Fortesia eshte 40cN/tex, ne gjendje te lagur
zvoglohet per 15%. Zgjatesia deri ne keputje eshte 25%, kurse ne
gjendje te lagur smadhohet deri ne 32%. Mendafshi eshte mjafte
termostabil dhe mund te qendroje ne temperature deri 140°C, pa
asnjefare demtimi, ne temperature 170°C, shperbehet. Nen
ndikimin e rrezeve te diellit ndodhin ndryshime dhe eshte mjaft I
ndjeshem. Nen ndikimin e insekteve te ndryshme nuk pesojne
ndryshime te medhaja dhe eshte rezistent. Pranon lageshti deri
30% e cila nuk mund te verehet.
• Perdorimi. Per shkak te vetive cilesore
mendafshi mund te perdoret per prodhimin e
pelhurave te ndryshme. Ne kohen me te re
mendafshin e largojne nga prodhimtaria
tekstile per shkak te çmimit te larte dhe
zevendesohet me fibra sintetike.
• 12 FIBRAT PREJ MINERALEVE- AZBESTI
• Perfaqsuesi me I rendesishem I ketij grupi eshte azbesti.
Me azbest nenkuptojme te gjitha llojet e mineraleve te
kristalizuara dhe te cilat mund te ndahen ne fije te holla
ne forme te fibrave dhe jane te pershtatshme per tjerrje.
• Perfitimi. Azbesti perfitohet me shkaterrimin e gureve te
silikateve, siç jane: serpentinit, olivinit dhe liskunit dhe
per kete shkak nuk kan perberje kimike te njejte.
• Secili azbest nuk mund te perdoret ne industrin tekstile
per shkak se forma e fibrave tekstile eshte e caktuar dhe
duhet te kete veti te posaçme.
• Azbesti krehet ne ate menyre qe se pari
largohen papastertit(rera, dheu, etj.), pastaj
imtesohet. Ka menyra te shumta por, me se
shpeshti perdoret copetimi me ndihmen e
rrymes se forte te ajrit ne hapsire cilindrike.
• Coptimi I metutjeshem I azbestit ne fibra me te
holla dhe njerkohesisht pastrimi prej reres dhe
dheut te mbetur behet ne makinen e
Krajtonit(Crighton).
• Azbesti gjendet ne toke, me se shpeshti ne plasjet e
shkembinjeve.
• Pas nxjerrjes se mineralit te azbestit, ai thehet dhe
fijet ne forme te fibrave me gjatesi me te madhe
ndahen me dore, kurse fibrat e shkurta ndahen me
makine.
• Azbesti krehet ne ate menyre qe se pari largohen
papastertit(rera, dheu, etj.), pastaj imtesohet. Ka
menyra te shumta por, me se shpeshti perdoret
copetimi me ndihmen e rrymes se forte te ajrit ne
hapsire cilindrike.
• Vetite. Azbesti eshte silikat I calciumit te
magnezit, I cili permban baza kurse ne raste te
shumta magneziumi zevendesohet me hekur.
• Fibrat e azbestit mund te hollohen deri ne ate
shkalle sa qe nuk mund te shihet me syrin e
njeriut dhe me mikroskop te thjeshte optik.
• Gjatesia e fibrave te azbestit mund te jete deri
300mm, hollesia eshte 0.75-9mikrona. Thithja
maksimale e lageshtise eshte 1.85%. azbesti
eshte mjaft rezistent ndaj temperatures, nuk e
humb ujin deri ne 800°C.
• Perdorimi. Azbesti perdoret per prodhimin e
produkteve te cilet jane nen ndikimin e
temperaturave te larta. Per prodhim perdoret I
paster dhe ne perzierje me fibra tjera.
• Perveç industris tekstile, azbesti perdoret edhe ne
shtresimin e frenave te veturave dhe per prodhimin e
filtrave.
• Ne kohen me te re eshte vertetuar se azbesti ka
ndikim kancerogjen dhe per ket shkak nuk
prodhohet.
• 6. Kapitulli i gjashtë
• 6.1. Fibrat kimike
• Historiku i fibrave kimike
• Në shekullin e XVIII u lind ideja për përfitimin e
mëndafshit artificial me metoda kimike, por pa
rezultate. Fibra e parë artificiale e quajtur
nitromendafshi- shekulli XVIII u përfitua me
përzierjen e alkoolit dhe eterit duke përfituar fibra
artificiale që i ngjante mëndafshit. Problemi ishte se
këto fibra digjeshin shumë shpejt dhe ishin
eksplozive, shumë të shtrenjta dhe si të tilla ishin të
parpërshtatshme për përdorim.
• Me 1934 gjermanët i prodhuan fibrat e para
sintetike të quajtura PC fibra. Këto fibra u përfituan
me metoden të sintetizimit të derivateve të naftës,
ishin të qëndrueshme dhe u prodhuan industrialisht
për industrin tekstile.
Me 1983
Delston (SHBA) përfitoj PA6.6 (poliamidin 6.6). Më
vonë u zbuluan edhe fibra tjera sintetike si
poliesteri, poliakrilnitrili etj. Përdorimi i fibrave
sintetike hapi një etapë të re në industrin tekstile.
• Ndarja e fibrave kimike:
• 1.FIBRAT GJYSËM SINTETIKE
2. FIBRAT SINTETIKE

1. Fibrat gjysëm sintetike- të përfituara me bazë të polimerëve:


a) nga celuloza,
b) nga albuminat ose algat

a) të përfituara në bazë të polimerive të celulozës


1. Procesi i
përfitimit te viskozës, të derivuara nga procesi viskozë dhe fibrat modale
2. Procesi i përfitimit me baker dhe
3.
Procesi i përfitimit me acetat dhe triacetat.
• – Nxjerrja e celulozës- druri copëtohet në thërmime, zihet në
tretje bazike dhe nxirret rreth 50% si celulozë e pastër e
formësuar në fletëza.
• Njihen tri procese të përfitimit të fibrave celulozike dhe këto:

- 1. procesi i përfitimit i quajtur- viskozë


- 2.procesi i
përfitimit me baker (kupro) dhe
- 3.procesi i përfitimit me
acetat

-
-
-
• b) polimereve të albuminave- fibrat u
përfituan nga përpunimi i albuminave si:
kazeina dhe zeina.
• Këto fibra sot prodhohen shumë pak sepse
mungon lënda e parë dhe për më tepër janë
me cilësi të ulët. Si lëndë e parë përdoren:

• 1. Qumështi

2. Drithërat
• 2. Fibrat sintetike
• Si lëndë e parë për përfitimin e fibrave sintetike përdoren derivatet e thëngjillit dhe naftes si:
eteni, propani, benzeni, fenoli etj.
• Ato përfitohen me polikondenzim dhe polimerizim. a) të
sintetizuara me polikondenzim perfitohen:
1. Poliamidi, kaproni, amidi etj.
2. Poliesterike, llafsani, terileni etj.
b) të sintetizuara me
polimerizim
3. poliakrilonitrile (PAN)
4. polivinilkloride(PVC)
5.
poliuretane(PU)
6. polipropilene(PP)

7. polivinilidenkloride
8. polivinilalkohole

9. politetraflorentilene

10. polietilene

11. Polimerizatet e përziera.


• 6.3. Fibrat sintetike
• Përfitohen prej sintetizimit të thëngjillit dhe të naftës duke e
përfituar lëndën e parë si: etenin, propanin, benzenin,
fenolin etj. Gjatë prodhimit të fibrave sintetike bëhet tretja
ose shkrirja e polimerive dhe si rezultat merret në
temperatura të larta një lëngë me viskozitet të madh. Ky
lëngë presohet nëpërmjet vrimave kapilare në temperaturë
të lartë, me pas bëhet ulja e menjëhershme e temperatures
që shkakton formimin e fibres dhe si rrjedhim do të kemi
fibra pa fund. Sipas reaksioneve kimike ndahen në:
a)
reaksioni kondenzativ dhe

b) reaksioni aditiv.
• Vetitë e përgjitshme të fibrave sintetike.
• Mirëmbajtja e lehtë- lahen mirë, teren shpejt. Nuk ndrydhen
gjate bajtjes, janë rezistente në thyerje dhe fërkim. Kanë veti
të termofiksimit (për pala dhe plisira). Janë fibra të lehta dhe
janë rezistente. Ngarkohen me elektricitet statik dhe e
tërheqin pluhurin. Kan aftësi të dobët për thithjen e lagështisë.
Pëlhurat që janë të vekuara dendur pengojnë depërtimin e
ajrit. Të djersitin dhe e mbajnë djersen, për këtë arsye
preferohet larja e shpesht. Me djegie shkrihen apo kallen
varësisht nga grupi i të cilit i përkasin. Pas djegies lënë një
mbetje të fortë që nuk mund të thehet. Era e pa definuar.
Rezistencën
në këputje e kanë 2-3 herë më e madhe se fibrat natyrore
• Fibrat kimike përdoren për përzierje me fibrat
natyrore sepse ju ngrisin rezistencën mbi 50% si
dhe ju rrisin lakushmërin dhe bëhen të buta në
prekje. Kërkojnë metoda të përsosura për
ngjyrosje për shkak të thithjes së dobët të
lagështisë (fibrat e krrelosura ngjyrosen më
mirë).
Përfitohen së pari në filamente, pastaj
teksturohen (krrelohen) dhe shtapelohen
(prehen).

Mirëmbajtja në përgjithësi: gjithnjë i
referohet etiketës së mirëmbajtjes.
Duhet larë shpesh me detergjent për
larje të ndjeshme.
Artikujt e bardhë me ato me të
ngjyrosura të lahen ndaras.
Kurrë nuk duhet shtrydhur dhe
shkundur.
• Varen duke kulluar, rrafshohen mirë qepjet
dhe palat. Perdet "voal" të tejdukshme në
dritare varen të lagëta. Nuk duhet lënë të
teren në Diell apo mbi radiator. Nëse paraqitet
nevoja për ti hekurosur, të rregullohet hekuri
në poziten 1.
• Poliamidi (PA)-Karakteristikat kryesore:

- fortësia e madhe

- pesha specifike e vogël

-elasticiteti shumë i mirë

- rezistent në fërkim

Këto fibra në treg


• Hulumtimet e para për përfitimin e fibrave të najllonit filluan në
SHBA me 1920.
• Me 1938 firma "Du Pont Company" bëri plasimin e parë të
këtyre fibrave me emër "nulon","perlon" etj. Në fillim këto fibra
u përdoren për ndërtimin e fërqeve dhe më pas me 1940 u
paraqiten në treg edhe pëlhurat e para prej najllonit.
Fabrikimi:
duke u nisur nga derivatet e naftes, si lëndë e parë përdoret
fenoli apo benzeni, ku bëhet sinteza e krypës me ndihmen e
acidit atipik dhe me heksametilendiamin, pastaj në prani të
katalizatorit bëhet polikondenzimi në temperaturë 300°C pa
praninë e ajrit dhe në prani të azotit dhe hidroksidit të karbonit,
përfitohet polamidi 6,6 i cili derdhet në daulle që rrotullohet
dhe fitohet me anë të ujit. Në daulle polimeri ftohet duke
formuar fjongon, e cila pritet pastaj në copa në makinen
prerëse speciale.
Të ngjyrosurat lahen me dorë në ujë në 30°C. Të zhytet
mirë ne uje nëse është e nevojshme, të lihet e ulur për një
kohë në ujë, të shpërlahet mirë.

Larja me makinë larëse:


tekstilet e bardha të poliamidit mund të lahen deri në
60°C. Zgjidhet programi "fijet sintetike" me nivel të ujit të
ngritur. Detergjenti për larje të ndjeshme me kokërrza të
kaltërta optike. Pëlhurat e bardha prej poliamidit të lahen
vetëm në detergjent për larje të ndjeshme. Mos të
përdoren detergjent për larje të plotë.
• Terja: për evitimin e ndrydhjeve, artikujt duhet varë duke
kulluar dhe të rrafshohen në formë të dëshiruar. Kurr mos të
ekspozohen drejtpërdrejt në rrezet e Diellit.
• Hekurosja: nëse është e nevojshme hekurosja, të rregullohet
hekuri në pozitën 1.
• Pastrimit kimik: tekstilet nga poliamidi mund të pastrohen
kimikisht, sipas etiketës së mirëmbajtjes.

Përdorimi: prej çorapeve e deri te tepihat. Përdoret i


pastër apo i përzier me fibra tjera. Përdoret për veshje
sportive dhe skijim, për ndërresa, veshje mbrojtje nga shiu
dhe ambrela.
• Poliesteri (PE)
• Kjo fibër është prodhuar për herë të parë në vitin 1946, nga
fimra angleze Chemical Industries) me emrin Terilen. Për shkak
të vetive shumë të mira kjo fibër u përhap shpejtë, kështu që
sot prodhohet në sasi të mëdha sipas emrave tregtar: terital,
tergal, trevira, terlenka, diolen, dakron etj. Terileni është një
substancë e re që kimistët e sintetizuan nga nafta me
polikondenzim duke e përfituar masen e poliesterit fijezues.
Derisa molekula e poliesterit përbëhet vetëm nga atomet: e
karbonit, hidrogjenit, azotit dhe oksigjenit;

Prodhimi: Prodhohet në
forma të ndryshme të fijeve si:stapel, monofilament dhe
krrelore. Fibrat kanë shkëlqim të lartë, por ka mundësi që
shkëlqimi ti zvogëlohet sipas dëshirës. Mund të përdoret për
• Ndrydhja në gjendje të lëngët: poliesteri është shumë i
përshtatshëm për rroba të verës, sidomos për rrobe të
meshkujve. Rrobat prej terileni nën ndikimin e lagështisë
atmosferike nuk ndrydhen as nuk tkurren. Edhe leshi ka veti
të mira në rezistencë të tkurrjes, ndrydhjes dhe humbjes së
formës por në kushtet e lagëshitsë së madhe leshi reziston
më pak. Meqenëse poliesteri është i qëndrueshëm në
lagështi, nënkuptohet se është shumë i qëndrueshëm edhe
në larje. Larja bëhet sikurse edhe për fibrat tjera kimike. Gjatë
larjes veshjet duhet të kthehen mbrapsht në mënyrë që ti
zvogëlohet pilingu nga fytyra. Këto fibra janë termoplastike,
pra atyre mund t’u jepet forma e përhershme, nën ndikimin e
temperaturës dhe shtypjes. Pëlhurat e tilla mund të
termofiksohen për plisira në temperaturë 200°C.
• Elektriciteti statik: është i madh por me ndihmen e
mjeteve antistatike mund të zvogëlohet. Në sipërfaqen e
pëlhurës mund të paraqitet pilingu sikurse te poliamidi
(najlloni) sepse këto fibra janë të forta të rrumbullakëta
dhe të lëmueshme.
Aftësia hygroskopike: është shumë e
vogël 0.45 në rrethana normale atmosferike. Nga kjo
arsye mund të thuhet se këto pëlhura nuk janë të
përshtatshme për veshje, por meqenëse këto fibra e
thithin ujin duke e zgjeruar në tërë sipërfaqen, atëherë e
thithin edhe djersen vetëm në sipërfaqen e pëlhurës e cila
shpejtë avullon dhe si të tilla bëhen të përshtatshme për
veshje. Nga ana tjetër pikat e shiut mund të depërtojnë
deri në lëkurë, ҫka nuk është gjë e këndshme.
• Rezistenca në dritë: është e mirë, nuk zverdhet. Kjo karakteristikë
është më e rëndësishme në sektorin e perdeve- materialeve të
tejdukshme. Në prekje është i butë dhe shumë më i këndshëm se
najlloni.
Rezistenca në fërkim: shumë e mirë, për këtë është shumë i
qendrueshëm në bartje.
• Vetitë kimike: terileni është shumë i qëndrueshëm në acide të
dobëta ose me fortësi mesatare. Acidi sulfurik i koncentruar e tretë
terilenin. Është shumë i qëndrueshëm në baza të dobëta, por tretet
edhe në baza të forta në temperatura të larta. Terileni ka ngjyrë të
bardhë natyrore dhe nuk ka nevojë të zbardhohet, mirëpo nëse
është i përzier me fibra tjera mund të zbardhohet me mjete të
ndryshme të zbardhimit sepse poliesteri është shumë rezistent në
mjetet për zbardhim. Tretjet e zakonshme organike nuk e tretin
terilenin, insektet as mikroorganizmat nuk e dëmtojnë. Në flakë
ndezet, jashta flakës shuhet duke e lënë një kokërrz të zezë plastike.
• Përdorimi: përdoret për thurjen e pëlhurave triko, për këmisha meshkujsh, bluza të
femrave she fustana. Fibrat e terilenit të prera përdoren shumë në përzierjë më
leshin në përmasa 45:55, për vekimin e stofrave të lehtë. Përzihet edhe me
pambukun dhe rajonet. Përdoret për veshje sporti, kravata, astar, tekstilë për
mobilim, material për mbushje dhe vatim, stofra të pavekura, pulla dhe kopsa me
rrëshireë të poliesterit.
Mirëmbajtja: i referohet etiketës së mirëmbajtjes. Të ndahen të bardhat
nga të ngjyrosurat.
Larja me dorë: lahet me ujë të vakët, në
30°C me detergjent për larje të ndjeshme, të shpërlahet mirë.

Larja me makinë: në 30°C, programi për larje të ndjeshmë me nivel të ujit shumë
të ngritur. Shtrydhja e mesme dhe superiore të suprimohet.
Terja: artikujt varen duke kulluar dhe
rrafshohen, drejtohen në formën e dëshiruar. Nuk duhet ekspozuar drejtëpërdrejtë
rrezeve të Diellit.
Hekurosja: hekuroset me hekur në poziten nr.1.
Pastrimi kimik: tekstilet prej poliesteri mund të
pastrohen kimikisht sipas etiketës së mirëmbajtjes.
• Poliakrilnitrili (PAN)
• Karakteristikat kryesore:
- në prekje i butë

- rezistent ndaj rrezeve


të diellit
- voluminoze.
Kjo
fibër akrilike është shfaqur për herë të parë me 1950 në SHBA.
Firma amerikane Du Pont Company solli në treg fibrat e para të
këtij lloji me emrin orlon. Sot këto fibra prodhohen në shumë
vende tjera me emra të ndryshëm tregtar si dralon etj.
Lënda e parë: nga vaji,
gëlqerja, azoti (ajri). Me sintezë së pari përfitohet akrilonitrili, e
pastaj me polimerizim rezulton poliakrilonitrili.
• Procesi i fijëzimit: për prodhimin e fiejeve, poliakrilonitrili tretët në një tretës pastaj me
fuzionim (presion) kalon nëpër dize me vrima. Filamentet duke kaluar nëpër vrimat e dizeve
në zonën e tharjes ato ngurtësohen dhe me larje të shpejtë ato marrin formën e fijeve. Këto
fibra prodhohen si filamente 10% dhe si 90%. Mund të ju zvogëlohet shkëlqimi sipas
dëshirës për tu arrit efekti sikur i mëndafshit natyral. Si mikrofibra ende nuk prodhohen.

Struktura e fibrave: prerja për së gjati e këtyre fibrave mund të jetë plotësishtë
cilindrike, sikurse te najlloni, por te disa tipe tjera të këtij lloji në mesin e fibres paraqiten
disa vija për së gjati të zeza të cilat janë karakteristikë e fibrave "mat" (pa shkëlqim).
Vetitë fizike: filamentet dhe
fibrat shtapele poliakrilonitrile dallohen për vetitë si vijon:
• Fibrat shtapel me elastike, vetitë e mira për ngjyrosje.
• Fibrat filamentet- të forta, aftësia për tu zgjatur, dhe rezistente në rrezet e diellit.
Rezistenca në fërkim është e njejtë me leshin dhe pambukun, por më e vogël se e najllonit.
Të përziera me najlonin fitojnë aftësi më të madhe për bajtje
se sa 100% poliakrilonitril. Këto fibra kan tendencë më të madhe në shfaqjen e pilingut se
sa fibrat e tjera kimike. Si pamja ashtu edhe në të prekur është e butë, e këndshme dhe e
nxehtë. Është shumë më i këndshëm se najlloni sepse e largojnë lagështinë trupore. Janë
shumë voluminoze dhe kanë peshë specifike shumë të vogël. Mban më nxehtë se leshi
sepse për shkak të peshës së vogël specifike pëlhurat mund të bëhen të trasha për të
mbajtur nxehtë.
• Vetitë kimike: janë rezistente daj acideve, bazave dhe kemikaleve tjera, kështu që këto fibra
janë të përshtatshme për veshjet e laboratorëve nëpër uzina dhe reparte që kanë kontakte me
kemikale. Janë të rezistueshme ndaj rrezeve të Diellit dhe si të tilla shumë të përshtatshme për
perde dhe për artikuj që janë ekspozuara kushteve të vështira atmosferike. Këto fibra janë të
rezistueshme në larje dhe në pastrim kimik.
• Përdorimi: poliakrili përzihet me leshin duke dhënë një cilësi shumë të lartë të pëlhurës.
Përpjesa më e mirë në përzierje 55/45 dhe 60/40, poliakrilinitril/lesh. Përzierja me fibra të
celulozës, pëlhurës i rritet elasticiteti. Zakonisht përzierja me këto fibra bëhet në përpjestim
25/75 dhe 50/50 poliakrilnitril/cel.
Mirëmbajtja: t’i referohet etiketës së mirëmbajtjes
Larja me dorë: bëhen larja të shpeshta me shumë ujë të
shkrumbuar. Përdoren detergjent për larje të ndjeshme. Lahet në 30°C. Mos të fërkohet, por të
shtypet lehtë dhe mos të ndrydhet.

• Larja me makinë larëse: zgjidhet programi "fibrat sintetike" apo programi i ngadalësuar. Nga
shtimi i mjeteve zbutëse zvogëlohet elektriciteti statik.
Terja: artikujt të mbështillen me material shpuzore dhe të lihen në
sipërfaqe të rrafshët. Nuk duhet të ekspozohet rrezeve të diellit. Pëlhurat e vekuara dhe perde
të varen të lagëta.
Hekurosja: hekuri në poziten nr.1 veshjet me pëlhura të thurura
hekurosen nga fytyra me një leckë të lagët spse këta artikuj shkëlqejnë menjëherë. Pastrimi
kimik i referohet etiketës së mirëmbajtjes.
• Polivinilkloride (PVC)
• Karakteristikat kryesore:
- shumë rezistente ndaj rrezeve të
Diellit
- rezistenca e mirë ndaj kimikaleve.

Fibrat polivinilkloride janë fibrat më të vjetra sintetike, por megjithatë nuk zënë
ndonjë vend të rëndësishëm në bashkësinë e fibrave sintetike. Për shkak të
karakteristikave jo të volitshme ato nuk përdoren në industrinë e veshjeve. Ato janë
shumë të ndjeshme në nxehtësi dhe zbuten në temperatura shumë të ulëta. Ato nuk
mund të hekurosen. Prodhohen në shtapel dhe përdoren për ndërresa antireumatike.

Emërtimi komercial: Movil, Emosan, Termovil, Beksan etj.


Lënda e parë: vaji dhe gëlqerja.

Prodhimi: vaji dhe gëlqerja i nënshtrohen temperaturave të larta në furra


elektrike duke përfituar kalcium karbonatin i cili me shtimin e ujit dekompozohet më
acetilen dhe hidroksid të kalciumit. Nga acetileni dhe acidi karbonik formohet
vinilkloridi i cili me polimerizim jep përfundimisht fibrat e polivinilkloridit. Prodhimi i
fibrave bëhet sipas procesit të fijezimit “në të thatë” apo “në të lagët”.
Vetitë: prerja tërthore nën mikroskop ka formën e veshkës ose të patkoit.
Në të
prekur i butë, i nxehtë. Absorbimi i lagështisë shumë i dobët. Aftësia izoluese
shumë e mirë. Rezistenca në dritë shumë e mirë.
Mirëmbajtja: t’i referohet etiketës së mirëmbajtjes.
Larja: temperatura nuk
duhet të kaloj mbi 40°C. Fibra zvogëlohet në ujë valë.
Hekurosja: nuk duhet hekurosur.
Pastrimi kimik: nuk duhet pastruar
kimikisht.
Përodrimi:
- ndërresa kundër reumatizmit
–tekstil për mobilje
– për materiale të pavekuara
– për fasha, për
filtrim
– përdoren për veshje të viseve tropikale sepse janë rezistente në lagështi dhe
insekte në këto vise përdoret edhe për veshje të brendshme
– për rrobe të mbrojtjes në punë
– fibra për mbushje-shtresim.
•Poliuretani (PU)
• Është fibra e parë elastomere “lycra” e cila u prodhua në vitin 1959.
Lënda e parë: poliuretani prohohet nga derivat i naftës.
Emërtimi komercial: lycra, elastan.
Forma e fibres: poliuretanet prodhohen dhe përpunohen
në fije të vazhdueshmë – monofilamente dhe multifilamente.
zakonisht përzihen me pambuk, acetate ose me fibra statike. Për artikuj shumë
elastik si ato të veshjeve sportive dhe të skijimit,
• Fibrat e para shtapel përdoren për pëlhurat e pavekura p.sh flizelin etj. Veshjet e konfeksionuara me këto përzierje
posedojnë një elasticitet të madh dhe rezistencë të madhe ndaj ndrydhjes.
Vetitë: absorbimi i lagështisë i dobët. Rezistenca në dritë e mesme, është e mundur një
zverdhje e lehtë. Stabiliteti i formës shumë i mirë. Poliuretani është i padeformueshëm. Janë të pandjeshme në djersë,
kozmetikë (yndyrna, vajra dhe në produkte kimike). I rezistojnë mirë vjetërsimit dhe mund të ngjyrosen mirë.
• Mirëmbajtja: i referohet etiketës së mirëmbajtjes!
Larja: të evitohet zierja sepse humbet elasticiteti.
Zbardhimi: nuk duhet të zbardhet me klor.
Pastrimi kimik: poliuretani nuk i reziston tretjeve që përdoren për pastrimin kimik.
Përdorimi: gjithkund ku kërkohet elasticitet i madh: si korseta,kostume
larjesh,veshje per sport dhe skijim,fasha mjekesore,imitim I lekures(kuagulat).
-korseta
-kostume larjesh
-veshje për sport dhe skijim
-fasha mjekësore
-imitim i lëkurës (kuagullat). Pëlhura të shtresuara me një shtresë të hollë të poliuretanit.
• Fibrat polipropilene (PP)
• Kjo fibër është më e lehta nga të gjitha fibrat e tjera sintetike.
Emërtimi komercial: meraklon, setril etj.
Lënda e parë: mbeturinat nga rafinimi i naftës.
Shfrytëzimi i gazit natyror. Prodhimi: prodhohen
me procesin e polimerizimit e të fijezimit në filamente me presim. Format e fijezimit mund të
jenë të rrumbullakëta apo në formë shiritash. Janë të mundshmë edhe prerjet tjera.
Vetitë: në
të prekur i bute, i lehtë dhe e mbanë nxehtësinë. Rezistenca në fërkim e mirë për filamente, e
mesme për shtapel. Pilingu është prezent. Rezistenca në dritë e dobët, rrezet ultraviolet e
dëmtojnë fibren. Elasticiteti shumë i mirë. Mirë reziston në acide dhe në baza.
Mirëmbajtja: i
referohet etiketës së mrëmbajtjes!
Larja: nuk ka udhëzime të posaçme e duron edhe zierjen. Hekuroset me hekur në
pozicionin 1. Tekstilet nga polietileni mund të pastrohen kimikisht sipas etiketës së
mirëmbajtjes.
Përdorimi: përdoret i përzier me lësh në mënyrë që të arrihet çmimi më i ulët i pëlhurës.
Përdoret për mantela, setra, ndërresa 100% polipropilen, veshje profesionale dhe sportive
specifike. Kjo fibër të lejon kalimin e djerses. Përdoret për çorape dhumë të holla femrash. E
zëvendëson linin dhe juten sepse kjo fiber nuk kalbet.
• Fibrat polivinil kloride
• Karakteristika kryesore:
- rezistente ndaj rrezeve të Diellit
dhe lagështisë
– nuk ndezen
- te qëndrueshme
ndaj kimikaleve.
Këto fibra janë
zbuluar në 1940 në SHBA dhe janë prodhuar me emrin Saran. Sot
prodhohen me emrin Bolta-saran , kurhalon, velon etj.
Përkundrejt disa
vetive të mira, sikurse rezistenca ndaj kimikaleve, rrezeve të Diellit dhe
lagështisë, përdorimi i këtyre fibrave është mjaft i kufizur sepse zbuten në
temperatura të ulëta nën 70°C. Nuk janë hygroskopike dhe nuk përdoren
në industrinë e veshjeve. Përdoren për përlhura për filtrim, përlhura për
mobilje, mbulesa për automobila, shirita transportues, thasë, perde etj.
• Fibrat polivinilalkoholike
• Karakteristikat kryesore:
-rezitente ndaj kimikaleve, insekteve dhe
baktereve
-rezistente në fërkim.

Prodhuesi kryesor i këtyre fibrave është Japonia. Në treg vijnë me emrin


Vinilon, kanebian, kuralën etj. Nuk janë rezistente në ujë të vluar. Përdoren
vetëm për qëllime teknike në industri e jo për veshje.
• Fibrat politetrafluroetilene
• Karakteristikat kryesore: rezistente ndaj temperaturave të larta dhe ndaj
kimikaleve.
Emërtimi komercial: është tefllon i cili prodhohet në SHBA prej vitit
1954, i qendrueshëm ndaj temperaturave të larta deri në 327°C. Përdoret për
qëllime industriale. Prodhimi i këtyre fibrave është në hulumtim e sipër.
• Fibrat e polietilenit
• Karakteristikat kryesore:
-rezistente ndaj acideve -
rezistente ndaj bazave, insekteve dhe baktereve
-elasticiteti i mirë
-nuk e lëshojnë lagështinë
-nuk janë rezistente në temperaturë të lartë.
Këto fibra për herë të parë janë paraqitë në
Britani të Madhe. Përdoren për qëllime industriale dhe për prodhimin e keseve (foljeve) ë tejdukshme
për ambalazhime.

• Polimeret e përziera
• Karakteristikat kryesore:
-rezistente ndaj bazave dhe mjeteve për zbardhim
-janë shumë voluminoze

-nuk ndezen
-të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
Këto fibra
përfitohen me përzierje kimike të komponentëve të ndryshme që hyjnë në përbërje të fibrave
polimerizike. Përdoren për prodhimin e pëlhurave të trasha dhe të nxehta, për plafa dhe çorape.
• 7.1 Pëlhura- te dhënat e përgjithshme
• Pëlhurat karakterizohet me:
• -skajet e pëlhurës
• -gjerësin e pëlhurës
• -tymni ose baza
• -indi
• -pikat lidhëse
• -armuri
• -e parmja (fytyra)
• -e pasmja (nenfytyra)
• -përbërja e pelhures
• -trajtimet finalizuese
• -përdorimi.
• 1.Skajet e pëlhurës
• Skajet e pëlhurës janë te përforcuara me vekim plotësues, ato shërbejnë qe te mos shprishet pëlhura. Gjerësia e
skajeve mund te jete deri ne 1.5 cm.
• 2.Gjeresia e pëlhurës
• Pëlhurat përdoren ne gjerësi te ndryshme varësisht nga përdorimi i saj. Gjersite me te zakonshme jane: 70cm, 80cm,
90cm, 100cm, 120cm, 130cm, 140cm, 145cm, 150cm, 160cm, 180cm, ne raste te rrala jane 200cm.
• Pelhurat ne gjersi nje paleshe konsiderohen prej 70cm deri ne 120cm, ndersa ato dy paleshe prej 130cm e tutje.
• Gjersia optimale e pelhures konsiderohet 140cm. Ne kete gjersi ne 70% te rasteve perputhen patronat me mbetje te
vogla, çka do te thote se pëlhura shfrytzohet racionalisht per prerjen e veshjeve. Kjo gjersi e pelhures(140cm)
konsiderohet si gjersia baze per përcaktimin e shpenzimit te pelhures per çdo lloj veshjeje.
3.Tymni ose baza
Eshte fija (tjerri) vertikale e pelhures. 

4.Indi
Eshte fija horizontale e pelhures.

5. Pika lidhese
Quhet pika ku takohen tymni me indin. Pozitat e pikave lidhese ne pelhure ndryshojne varësisht nga lloji i armurit.

6.Armuri
Armur quajme menyren e gërshetimit te pikave lidhese.
ane tri lloje kryesore te armurave baze dhe keto:
Armuri tual
Armuri keeper dhe
Armuri atllaz
Prej ketyre armureve mund te ndertohen shume lloje tjera te gërshetimeve te pikave lidhese ne pelhure.

7. E parmja e pelhures (fytyra)


Ka pamje me te bukur se sa faqeja e perfundshme. Nuk ka nyje, sipërfaqja eshte e paster kurse ngjyrat jane me te dukshme krahasuar me
aqen
e te pasmes (nenfytyra). Pelhurat me dy ftyra mund te kene pamje te njejte ose pamje te ndryshme.

8. Perberja e pelhurave
Mund te jete 100% e perbere prej nje lloji te fibrave (njekomponentshe) ose me përzierje prej dy, tri apo me shume.

9.Trajtimet finalizuese
Ne pelhure mund te behen trajtime kunder ndrydhjes, kunder pilingut (gjate ferkimit te pelhurave nuk vjen deri te damtimi siperfaqesor i
yre), kunder elektricitetit statik, trajtimi per hygroskopi, trajtimi per shkelqim te madhe ose pa shkelqim”mat”, trajtimi kunder insekteve
etj.

10.Perdorimi
• Varshmeria e shpenzimit te pelhures prej gjersise se
pelhures per lloje te ndryshme te veshjeve
• Te gjitha normativat e shpenzimit te pelhures per
veshje jane te bazuara ne gjersine optimale 140cm.
Normativat e shpenzimit te pelhures per veshje
përcaktohen ne baze te gjatesise se veshjeve, gjatesise
se menges, gjatesise se jakes, hapësirave dhe palave.
• Shembulli1
• Percakto normativen e shpenzimit te stofit per nje
seter femrash me keto masa:
• Gjatësia e setres (Ls) = 60cm.
• Gjatesia e menges (Lm) = 60cm.
• 7.2 Llojet e pëlhurave
• a) Sipas ndertimit
• 1.Pelhurat e vekura
• 2. dhe 3. Pelhurat triko
• 4. Gajtana dhe shirita
• 5. Tyli, rrjeta dhe perde
• 6,7,8 dhe 9. Oja,tentene, etj.
• 10. Pelhura te pavekura
• b) Sipas përdorimit
• 1. Pelhurat per kemisha dhe bluza femrash
2. Pelhura per fustana
• 3. Pelhura per rrobe meshkujsh dhe femrash
4. Pelhura per mantila dhe pallto
• 5. Pelhura per shtreter dhe përdorim kuzhine
6. Perlhura dekorative
• 7.Pelhura per përdorim personal
7.2 Llojet e pëlhurave
 
a) Sipas ndertimit
1.Pelhurat e vekura
2. dhe 3. Pelhurat triko
4. Gajtana dhe shirita
5. Tyli, rrjeta dhe perde
6,7,8 dhe 9. Oja,tentene, etj.
10.
Pelhura te pavekura
b) Sipas përdorimit
1. Pelhurat per kemisha dhe
bluza femrash
2. Pelhura per fustana
3. Pelhura per
rrobe meshkujsh dhe femrash
4.
Pelhura per mantila dhe pallto
5. Pelhura per shtreter dhe
përdorim kuzhine
6. Perlhura
• Dallimet- Si i dallojme prodhimet e tekstilit?
• Pelhurat e vekura- gjithmonë kane se paku dy sisteme te fijeve, prej
te cilave tymni (baza) gjithmonë eshte per se gjati ne pelhure, kurse
indi eshte per se gjeri (tërthorazi) ku kendi i gërshetimit mes tyre
eshte 90°.
• Te pëlhurat e trikotazhit-ekziston nje fije baze e cila formon vegza te
cilat thuren mes veti ne menyre specifike, e kjo e bene pelhuren
elastike.
• Te thurjet e trikotazhit dallohen: thurja e indit “kulire” viz.2 dhe
thurjet vargore viz.3.
• Viz.4 paraqet shiritat dhe gajtanat (pozamenteri-
• Viz.5 paraqet pelhuren rrjete te quajtur tyli bobinet
• Vizatimi.6 paraqet perden “gardine” angleze
• Viz.7 paraqet pelhuren rrjete
• Viz.8 dhe 9 paraqet ojet dhe dantelet.
• Te pozamenteria -(gajtana te ndryshem, traka etj.) fijet
gërshetohen ne poziten diagonale, duke kaluar prej te majtes
ne te djathte dhe anasjelltas viz.4, ose diagonal rreth e rrotull
ne drejtim te caktuar (gajtana te rrumbullaket, shirita te
thurur etj.)
• Rrjetat-perbehen prej dy ose me shume sistemeve te
penjeve te gërshetuara ne menyra specifike. Viz.5 Ketu bejne
pjese: gaza, tyli i vekur, tyli i tërhequr dhe tylet e thurura.

• Ojet- te punuara me dore me ane te vegzave por nese jane


te punuara ne menyra tjera (p.sh. me makina) jane te futura
ne nje grup te perbashket. Grup te posaçem te prodhimeve te
tekstilit perbejne çohat (fillet) e ndryshme (materiale te
tekstilit te pavekuara).
• Te gjitha keto vizatohen ne letren e vekimit (armuret). Letra e vekimit ka vija
horizontale dhe vertikale dhe kështu formohen katror te vegjël ne te cilët
shënohet pika e gërshetimit. Pika ku takohen fija e tymnit dhe fija e indit
quhet pika e gërshetimit dhe këto pika shënohen ne patron (letër) te vekimit.
• Nëse ne piken e gërshetimit fija e tymnit gjindet mbi piken e indit ajo quhet
pika gërshetuese e tymnit. Nëse fija e e indit gjindet mbi fijen e tymnit ajo
pike quhet pika gërshetuese e indit.
• Ne letrën e vekimit pikat gërshetuese te tymnit shënohen kurse ato te indit
mbesin te zbrazëta. Ne letrën e vekimit raporti i gërshetimit vizatohet me
ngjyre te zeze kurse përsëritja e raportit behet me ngjyre te kuqe ose ndonjë
tjetër.
• Mbi raportin e gërshetimit vizatohen liqet, kurse ne te djathte nga liqet
vizatohen lidhjet, kurse ne këndin e djathte poshtë vizatohen kartuçat. Te
gërshetimet e ndryshme gjithmonë dallojmë raportin e tymnit dhe raportin e
indit.
• Pëlhurat sipas dedikimit për veshje
• b.1. Pëlhurat per kemisha meshkujsh dhe femrash si dhe per bluza
femrash
• Ne kete grup bejne pjese pëlhurat prej puplini finok i pambukt dhe pëlhura
tjera te ndryshme nga tjerri i krehur prej pambuku, me numra metrik te
larte te tjerrit prej nm 50 e tutje.
• Sot per keto veshje perdoren edhe pëlhura gjysme sintetike si: viskoza,
dhe polikondenzatet e ndryshem.
Me heret u perdor edhe mendafshi, por per shkak
te çmimit te larte te mëndafshit, gjithnjë e me teper po perdoren pëlhurat
sintetike. Gjerësia e ketyre
pëlhurave ne shumicen e rasteve eshte 80cm.
Pëlhurat per keto qellime ne tregti shiten me emra si puplin,
flanel, dhe barhmt mund te jene nje ngjyrshe ose te stampuara dhe te
dizajnuara me ngjyra te ndryshme.
Ndryshimi ndermjet flanelit dhe barhemtit eshte se flaneli eshte i krehur
ne te dyja anet, ndersa barhemti ne njeren ane.
.2 Pelhurat per fustana
Jane pëlhura te panumërta (shumellojshme) qe ne tregti vijn me
ngjyra te shumëllojshme, prej nga ato te bardhave te ndritshme e
deri te ato me ngjyra te mbyllta, prej pambuku, mendafshi, leshi.
Sot ne sasira te medha prodhohen prej fibrave kimike (gjysme
sintetike dhe sintetike). Pelhurat per fustana trajtohen ne fazen e
finalizimit ne menyra speciale per t’ju dhene shkelqimin e duhur,
per mos tkurrje dhe thithjen e ngjyrave speciale.
Pelhurat e para per fustane te ndertuara
nga fibrat gjysmesintetike-viskozike (mendafshi artificial) jane
quajtur krepdeshin qe kan qene elastike. Tjerri per keto pëlhura
ka pas 1000-4000 dredhje ne nje meter.

Shantung gjithashtu emertim i pëlhurave per fustana te ndertuar


prej mëndafshit DUPION qe vjen prejprovinces Shantung te Kines.
Kjo pelhur u perdor edhe per kemisha meshkujsh.
• b.3 Pelhurat per rrobe meshkujsh dhe kostume femrash
• Gama e pëlhurave per rrobe eshte shum e madhe. Perberja e ketyre pëlhurave eshte e
shumëllojshme duke filluar qe nga fibrat natyrore atyre kimike deri te përzierja e te dyjave.

• Ne ketë grup bëjnë pjese Gabardenet e ndryshëm si: koverkot, fresko, tropikal, tvid etj.Tri te
parat janë te prodhuara prej tjerrit te lesht te krehur, zakonisht prej tjerrit te penjëzuar, ndërsa
tvidi përbehet prej tjerrit te lënurur.
• b.4 Pelhurat per mantela dhe pallto
• Perdoren zakonisht pëlhura te trasha per stinen e dimrit. Nje nga pëlhurat me te njohura per
kete qellim eshte pëlhura e quajtur lodn e cila ne shitje vjen me ngjyra te perhimta, te zeza, te
kaltra dhe me ngjyre kafeje. Pëlhurat tjera me te njohura jane:grombi dhe velur jane te njohura
dhe te çmuara. Jane te prodhuara prej tjerrit te lënurur te trash. Dy faqet e pelhures jane te
krehura dhe njesoj te trajtuara.
Ndryshimi ndermjet grombit dhe velurit eshte se grombi ne sipërfaqe ka
brinje diagonal, ndersa veluri ka sipërfaqen e rrefshet dhe te bute.
Pëlhura tjeter e quajtur duble faqen e parme e ka
te lemuar nje ngjyreshe ose te dizajnuar, ndersa faqen e pasme e ka “karo”(me hoka). Kjo eshte
pelhure e dyfisht. Pëlhura tjeter e quajtur Hubertus
perdoret per ditet e ftohta te vjeshtes dhe te dimrit, per mantela dhe pelerina.
• b.5 Pelhurat per kravata dhe përdorim
kuzhine(shtresa dhe mbulesa)
• Ne kete grup bejne pjes pëlhurat prej “bezi”.
Prodhohen ne te gjitha gjersite e mundshme prej
70-240cm. Perbehen prej tjerrit te pambukut te
lënurur dhe rrallhere prej tjerrit te krehur.
Pëlhura me e njohur per keto qellime thirret intel
eshte shume e dendur. Kjo pelhure perdoret per
futrolla te jastekeve, qarshafe te krevatit , per
tavolina, servise etj. Llojet tjera te ketyre
pëlhurave perdoren per faculeta peshkira etj.
• b.6 Pelhurat dekorative
• Keto pëlhura ne treg vijne me cilësi te ndryshme dhe
emertime te ndryshme si: plish, samt, gobelin,
brokat ejt. Plishi i ka qimet e gjata te ngritura mbi
sipërfaqe, samti i ka qimet e uleta. Gibelini ka dizajn
te komplikuar dhe eshte i vekuar ne makinen
Zhakard.
Brokati perdoret per jorgana, mbulesa
fotelesh etj. Pëlhurat tjera dekorative perdoren per
perde dhe paravana etj.
• b.7 Pelhurat per përdorim personal
• Perdoren per shamija, shalla dhe per kullona te ndryshem.
• b.8 Pelhurat per përdorim teknik
• Keto pëlhura perdoren per kërkesa industriale, medicinave
etj. Per industri perdoren per makina hekurosese si futrolla
per mbështjelljen e pllakave te ketyre makinave. Ne
medicine perdoren per fasha, kullona antireumatik etj.
Përdorimet tjera per industri jan te shumëllojshme si
pëlhurat per parashuta, per karrika te aeroplanëve, per
tenda, per rrobe per mbrojtje nga zjarri dhe per mbrojtjen
ne pune.
• 7.3. Procesi i prodhimit te pëlhurave
• Vekimi i pëlhurave
• - Armuret, Endja, Niseshtezimi,Plamnisja, Lidhja, Përgatitja e indit, Finalizimi i
pëlhurave
• Endja
• (tjerri ne konusa te medhenje)
• Tymni- është tjerr qe perbehet prej nje fije- per pëlhura te zakonshme dhe
prej dy fijeve per pëlhura te forta(per përdorim teknik) . per endje perdoret
vetem tymni. Endjet jane dy llojesh:
• Endja angleze behet ne paracilindra dhe
• Endja saksone behet me tymen te ngjyrosur me raporte, shirita dhe pantlika.
• Indi- është tjerr me pak dredha. Për mbështjelljen e indit prej kalemave ne
fyxen e drugzës përdoren makinat për mbeshtjellje.
• Gjuajtja e indit ne pëlhure behet:
• Mënyra tradicionale me drugëz dhe
• Sistemi i ri pa drugëz.
• Me projektil
• 7.4. Armuret
• Vizatimet e gërshetimeve ne letrat e vekimit(me katror) quhen
armure. Llojet e gërshetimit
dhe radhitja e fijeve ne liq eshte e ndryshme p.sh. radhitja me 4 liq
me nderrimin e drejtimit,radhitja e drejt ne 6 liq,radhitja
kapercimethi ne 6 liq dhe radhitja ne vije te thyer me 8 liq. Lloji i
gërshetimit te fijeve te tymnit dhe te indit ndikon ne:
• Pamjen e pelhures
• Butesine
• Vrazhdesine
• Elasiticetitn
• Qendrueshmerine etj.
• Kemi shume lloje te armurave, te cilat perdoren varësisht se ҫ’pamje
dhe cilësi deshirojme t’i japim pelhures.
• Ekzistojne tri lloje elementare te armurave
baze dhe keto:
• Armuri tual (bez)
• Armuri keper dhe
• Armuri atlas (saten)
Te
gjitha llojet e tjera përfitohen me përforcimin,
kombinimin, kryqëzimin, shtimin, mungesen,
postimin dhe nderrimin e drejtimeve te
armurave baze.
• Armuri tual- eshte me i thjeshti dhe me i denduri. Gjate procesit te lidhjes mbi indin e pare ngriten te
gjitha fijet e tymnit qe jane me numra tek, kurse fijet me numer parë(qift) mbesin poshte, ndersa mbi
indin e dyte ngriten fijet e tymnit me numer parë kurse ato te numerit tek mbesin poshte. Indi i tret e
ka thyerjen sikurse indi i parë, indi i katert gërshetohet sikurse indi i dyte e keshtu me radhë. Vizatimi
paraqet armurin tual. Me ngjyre te zezë eshte paraqit raporti per tu dalluar, kurse perseritja e raportit
eshte ngjyrosur me ngjyre te kuqe. Mbi armur eshte
shenuar radhitja e fijeve ne shpate. Kurse me kart nën “a”) eshte shenuar plamnisja me dy liq. Mund te
jenë: radhitja e tymnit ne 4 liq, radhitja me kapërcim ne 6 liq, radhitja e drejt ne 6 liq, dhe radhitja me
kapërcim ne 8 liq. Per pëlhura te pambukut
dhe te linit per thurjen tual me se shumti perdoren 4 liq dhe plamnisja me kapërcim. Plamnisja me
kapërcim perdoret sepse mbi nje ind ngriten te gjitha fijet e numrit tek te tymnit, pra i ngritin liqet e
parë dhe te dyte, kurse te plamnisja e drejtë do te ngriheshin liku i parë dhe i tretë. Te plamnisja me
kapërcim fijet jane te grupuara, do te thote per fijet e numrit tek, liku i parë dhe i dytë kurse te fijet e
numrit parë ngriten liku i tret dhe liku i katert.
• Derivatet e armurit tual (bez)
• Tual i rregullt
• Armuri me ind te dyfishtë
• Armuri “panama” apo “nate”
• Armuri “aida”
• Armuri “rips”
• Armuri “ottoman”
• Vizatimi i derivateve të armurit tual

• Llojet e ndryshme të ripsit: rips gjatësor,


tërthorë, i përzier, roajal , shkallzorë, i
përforcuar, i ndërthurur, i figuruar etj.
• Armuret keeper (diagonal, serzh)
• Armuri keeper me pikat e gërshetimit ne pëlhurë formon vija diagonale prej te
majtës ne te djathte ose prej te djathtës ne te majtë. Te keeperi lidhja behet ne ate
menyre qe indi i radhes lidhet me tymnin e radhes. Pra nese ne raport indi i pare
lidhet me tymenin e pare dhe indi i dyte lidhet me tymenin e dyte, indi i trete me
tymnin e tretë e keshtu me radhe. Ne kuadër te nje raporti me armur keeper ҫdo ind
dhe tymen lidhen vetem nje herë kurse floton nën ose mbi fijet e sistemit tjeter.

P.sh nje fije e tymnit floton (shtrihet) mbi tri fije te indit.
Dallojme keeper te efektit te tymnit dhe te
efektit te indit e kete na mundëson numri i fijeve te sistemit te caktuar(tymnit ose
indit). Te efekti i tymnit, ҫdo fije e indit eshte e ngritur mbi te tjeret, kurse te efekti i
indit eshte e kundërta, indi leshohet nën nje tymen e ngritet mbi te tjerët.

Armuri keeper e merr emrin sipas numrit te pikave ne raport si p.sh keeper
tri fijesh, kater fijesh, pes fijesh etj. Raporti me i vogel i keeperit perbehet prej tri
fijesh, raporti i keeperit perben numer te barabarte te tymnit dhe te indit. Fijet lidhen
ndryshe njera me tjetren, prandaj edhe numri i liqeve, platinave, dhe kartuçave eshte
i barabarte me raportin, p.sh per keeper prej 4 fijesh(pikash) jane te nevojshme 4 liq,
4 platina etj.
• Derivatet e armurit keper.-keper i
rregullt,gabarden etj
Armuri atlas(saten)
Ne armurin atlas pikat e gërshetimit nuk takohen me njera tjetren sikur te keeperi. Nese
pikat e gërshetimit jane te radhitura ne menyre te rregullt dhe te larguara njera nga tjetra
pamja e pelhures eshte me e bukur, sepse pikat e gërshetimit jane te mbuluara me fijet e
aferta qe flotojne. Ne raportine e vekimit ҫdo fije e tymnit lidhet vetëm nje herë me fijen
perkatese te indit kurse fijet tjera flotojne, prandaj secila nga sistemet e fijeve floton ne
faqen (fytyren) gjegjësisht nga njera faqe e pelhures. Ne pelhure dallohet lidhje atlas e
efektit te tymnit ose efektit te indit. Te atlasi i indit mbi cdo ind eshte i ngritur vetem nje
fije e tymnit , kurse te tjerat mbesin poshte. Te atlasi i tymnit nën secilen fije te indit
gjindet nje fije e tymnit kurse te tjerat jane te ngritura lartë(flotojne). Raporti i gërshetimit
eshte i njejte si te tymni ashtu edhe te indi dhe te gjitha fijet e kanë gërshetimin e
veqantë. Numri i duhur i liqeve dhe i kartuçave eshte i nyejt me numrin e pikave
gërshetuese ne raport. Sipas numrit te fijeve në raport atlasi merr emrin pes-fijesh
(pikash), tetë-fijesh etj. Raporti me i vogël te atlasi është prej pesë pikash. Largesia e
pikave gershetore te atlasi i rregullt bëhet sipas nje rregulli. Raporti nuk lejohet qe te
ndahen në pjesë pa mbetje. Pjesët nuk mund te jenë me numer parë, nëse raporti është i
numrit parë, pjesa nuk mund te jetë një ose një më pak se numri i raportit të armurit.
Qdo këso pjese prej numrit te fijeve në raport quhet kapërcim shenohet me fijen e
ardhshme te tymnit e cila duhet te gërshetohet ne indin e ardhshëm duke marr parsysh
pikën gërshetore të indit te përparshëm. Numri më i vogël prej dy numrave i jep atlasit
edhe drejtimin, p.sh te atlasi tetë pikësh raporti ndahet ne tri dhe pesë e njëri nga këta dy
numra merret për kapërcim.
Derivatet e armurit atlas(saten):
-atlas i rregullt përbëhet prej minimum 5 pikash të tymnit dhe 5 pikash të indit.
-nderrimi alternativ i sistemit te tymnit dhe sistemit te indit duke përfituar vija,
katror si dhe disajne tjera.
-perdorimi i tjerrit te ndyshem per tymen dhe ind, si dhe ngjyra te ndryshme te
tjerrit per shumëfishim e efekteve.
 
7.5 Endja në paracilindra- Gateri për endje
Ky operacion konsiston në mbështjelljen e paracilindrit me
tjerr i cili gjindet i mbështjellur neper kalema qe janë të
vendosur ne Gater. Gateri permbanë prej 400 deri ne 1000
kalema (konusa,bobina). Fijet qe rrjedhin nga këta kalema
zbrazen në drejtim të njejtë. Atokalojnë përmes krëhërit
pastaj mbështillen ne paracilindër.
Shembull: Në shulin e tymnit që vendoset në vek duhet të
mbështillen 5000 fije. Ne gater mund të vendosen 1000
kalema. Sa paracilindra duhet te mbështillen? 5000:1000=5
paracilindra. Është e mundur të përdoren deri në 20000 fije
te tymnit për një pëlhurë.
ur neper kalema qe janë të vendosur ne Gater. Gateri permbanë prej 400 deri ne 1000 kalema (konusa,bobina). Fijet qe rrjedhin nga këta kalema zbra
er mund të vendosen 1000 kalema. Sa paracilindra duhet te mbështillen? 5000:1000=5 paracilindra. Është e mundur të përdoren deri në 20000 fije te
Niseshtëzimi(zhytja në ngjitës)
Fijet e tymnit
kalojnë nëpër një bazen (banjo) me niseshte, yndyrë,
kryera auditive dhe mjete hygroskopike etj. Tymni
bëhet i lëmueshëm dhe i rezistueshëm në fërkim, për
të mos u këputur gjatë vekimit.
Plamnisja
Shuli i tymnit është i vendosur në vek. Fijet e tymnit
përbirohen secila një nga një, me dorë apo me makinë nëpër
unazat e liqeve dhe nëpër “gojë ” të shpatës. Nëse vekimi
është identik me atë të mëparshmin fijet e shulit të ri do të
lidhen me fijet e mëparshme. Në bazë të armurit
përcaktohet numri i liqeve p.sh 4 liq, 6 liq, 8 liq etj.
Përcaktohet numri i shpatës i cili varet prej dendësisë së
tymnit në një cm.
Shembulli 1:shuli i ka 5000 fije, 5000:8 liq=625 unaza duhet ti
ketë një lik.
Shembulli 2: sa është numri i shpatëskut plamniset 2-4 fije
në dhomë dhe kur është dendësia e tymnit 32 fije në 1cm;
32:4=8 do të thotë se numri i shpatës është 8.
Lidhja
Kur shpenzohen fijet në shulin e tymnit, vehet
shuli tjetër dhe lidhet me makinë lidhëse. Pra
nëqoftëse lloji i vekimit të rinj është identik me
atë të mëparshmin, fijet e tymnit të rinj do të
ldihen me anë të përdredhjes me fijet e shulit të
mëparshëm.
 
 
7.6. Përgatitja e indit
Ky operacion konsiston në përgatitjen e fijes së idit para vekimit. Prej
kalemave të mëdhenj tjerri shtjellet në fyxa te cilat do të vendosen në
drugza. Për veqet moderne kalemat e mëdhenj vendosen afër vekut dhe pa
drugëz bëhet hedhja e indit nëpër gojë.
 
MËNYRAT E HEDHJES SË INDIT NË GOJË
1.Makina e vekimit me projektil
Fija hedhet nëpër gojë me anë të një projektili të një gjatësie prej
8cm. Projketili kthehet prap në pikën e nisjes. Gjatë kësajë kohe
hedhet një projektil tjetër me fije të indit.
2.Makina e vekimit me pinceta
Fija e vekimit kalon nëpër gojë me anë të dy pincetave. Pinceta e
parë me fije vjen deri në mes të gjërsisë së pëlhurës duke ia dhënë
fijen pincetës së dytë e cila e tërheqë deri te skaji tjatër i pëlhures.
3.Makina e vekimit me vrushkuj të ajrit apo të ujit
Kjo makinë përdorë shiringa për vrushkuj të ajrit apo të ujit. Bartjen
e fijes e siguron shiringa kryesore dhe shiringat anësore. Cilado
mënyrë që përdoret, fija e indit kalon vetëm në gjërsi të pëlhurës.
Fija këputet në secilin skaj të pëlhurës, duke u formuar një skaj i
rrejshëm me fshehjen e fijeve të indit në fijet e tymnit.
7.7. Vekimi i pëlhurave
Me vekim kuptojmë ndërtimin e pëlhurës me anë të gërshetimit të një sasie fijesh të
quajtura fijet e tymnit që kanë drejtim vertikal në gjatësinë e pëlhurës dhe ato
horizontale të quajtura indi të cilat qendrojnë horizontalisht me kënd të drejtë në raport
me tymnin. Teknika e vekimit njihet që nga kohërat e lashta. Pëlhurat më
të vjetra janë zbuluar në Egjypt në Mesopotami në Danimarkë etj.
EVOLUCIONI I VEKUT
1. Veku i vekimit me liq
2. Veku automatik

3. Veku “Zhakard”
1.Veku i vekimit me liq
Përbërësit kryesorë të këtij veku janë liqet dhe shpata
-Liqet shërbejnë për formimin e “gojës” nëpër të cilën kalon drugza kurse
-Shpata shërben për shtrëngimin e fijeve të indit kundrejt pëlhurës tani
më të vekuar. Liqet dhe shpata s bashku quhen ALMISE.
Pasi që fijet e tymnit janë mirë të radhitura dy shtagat e kryqëzimit
(shtizat) vendosen në mes të shulit të tymnit dhe liqëve. Fijet e këputura shumë lehtë
dallohen falë këtyre shtizave. Ky vek është zbuluar 1787, ka punuar me më së shumti
deri në 28 liq të cilët janë ngritur mekanikisht. Fija e indit është vendosur në një drugëz
të rrafshët e cila kalon përmes hapjes së “gojës”. Ne foton e mëposhtme shifet veku
artizanal
2.Veku automatik
Është zbuluar nga fillimi i shekullit XX. Këto veqe nuk
funksionojnë me drugza sepse kjo mënyrë ishte e
ngadalshme. Hedhja e fijes së indit nëpër “gojë”
bëhet në mënyrë automatike. Vekimi mund të bëhet
në gjerësi shumë të mëdha në më shumë se 5m.
Shumë gjërsi pëlhurash munden gjithashtu të
vekohen njëra pranë tjetrës (pra jo vetëm një
pëlhurë po shumë pëlhura në gjërsi të ndryshme
mund të vekohen në të njejtën kohë).
 
Mënyra e lidhjes
Makina e vekimit me projektil
Kalimi i fijes së endjes nëpër gojë bëhet
përmes një projektimi të një gjatësie prej
8cm. Fija kalon nëpër gojë, pastaj lëshohet
në anën tjetër të vekut. Projketili dërgohet
prap në pikën e nisjes, e gjatë kësaj kohe
një projektil tjetër i mbushur me fije të
endjes hedhet në hapje (gojë).
Makina e vekimit me pinceta
Kalimi i fijes së endjes bëhet me anë të
pincetave të vendosura në hedhësa. Fija
kalon nëpër gojë përmes pincetës së
anës së djatht, vjenë gjerë në mes të
gjerësisë së pëlhurës, në pinceten e majt
e cila e tërheq nga skaji tjatër i pëlhurës.
Makina e vekimit me vrushkuj të ajrit apo të ujit
Kjo makinë e vekimit ka përdorur shiringa për
vrushkuj të avullit apo të ujit. Kalimi i fijes së endjes
bëhet fal një shiringe kryesore, dhe të shiringave
anësore që e sigurojnë bartjen e fijes.
Cilado mënyrë që është përdorur, fija e endjes e kalon
vetëm një gjërsi të pëlhurës. Fija këputet në secilin
rend.
Formohet një skaj i “rrejshëm” duke i përhapur fijet e
skajeve të endjes, në skaje të pelhurës nëpër fijet e
bazes.
Gjithashtu është mundur të formojë një skaj duke
bashkuar me anë të dredhjes së dy apo më shumë fije
të skajeve te endjes.
Për pëlhurat sintetike, skajet e pëlhurës janë të prera
termikisht (me nxehtësi). Kemi gjithashtu edhe skaje
të shkrira.
Veku i vekimit “Jacquard” (Zhakard)
Është zbuluar nga Zhozef- Mari- Zhakard (Joseph-Marie-
Jacquard) 1752-1834.
Më vonë është modernizuar dhe përsosë. Pëlhurat, në të
cilat ARMURI gëshetimi kërkon më shumë se 28 ngritje
nuk mund të ekzekutohen me një vek me liq.
Në këtë rast përdoret veku Zhakar- për prodhimin e
pëlhurave me dizajn të komplikuar të të gjitha madhësive.
Pllakat që vehen në lëvizje me anë të kartelave me vrima
apo elektronike, zavendësojne liqet. Sistemi Zhakard
konsiston që të ngris ҫdo fije të tymnit. Kjo mundëson
lëvizjen deri në 2688 ngritje të ndryshme.
7.8. Pëlhurat e dyfishta
Pëlhurat e dyfishta janë të
formuara nga 4 sisteme fijesh. Këto
pëlhura janë të lidhura, ose me anë
të fijeve të mbajtjes, ose me fije
suplementare të indit apo tymnit.
Këto pëlhura janë të ndashme, dhe
kanë përdorim të mirë në
konfeksionin e veshjeve që
mbahen në të dy anët.
Krep i dyfisht- dy pëlhura krep janë të lidhura me anë
të fijeve suplementare të tymnit.
Reverzible (të ktheshme) -është pëlhurë e dyfisht ku
dizajni është i dukshëm në të dy anët, zakonisht me
ngjyra të kundërta. Të dy fytyrat e pëlhurës janë të
lidhura falë një teknike speciale vekimit. Këto pëlhura
nuk mund të ndahen, por njësoj mudt ti mbajmë në
të dy anët.
Kloke (te fryerat)-vekimi superior(i sipërm), i formuar
nga fijet pak të dredhura, është dendur, ndërsa vekimi
inferior (i poshtmi) është i formuar nga fijet krep apo
të “dredhura”, është i shlirë (gjatë trajtimit stabilizues,
vetëm vekimi inferior ngushtohet-shtrengohet).
Kështu fitojmë formimin e klokeve (të fryera) mbi
sipërfaqen e pëlhurës.
Kadifet (veluret)- lartësia e qimeve 1-2mm (kadifja pan
deri në 4mm). Pëlhura është ë butë përdoret për fustana,
setra, tekstil për mobilie etj.
kadifet bëhen nga pambuku, lini, leshi, mëndafshi, nga
fijet gjysëm sintetike apo sintetike. Fijet e tymnit dhe ajo
që prehet(fija prerëse) janë prej të njëjtit material, apo
ndonjëherë edhe prej materialeve të ndryshme.
 
Fiksimi i qimeve
Pëlhura është e përbër prej armurit tual, apo armurit serzhe. Fijet e prera në formën
“V” janë më të ndijshëm në presion se sa fijet e prera në formon “Ë”. Një fiksim i mirë
i qimeve është fituar falë teknikave të armurave, dhe dendësisë së pëlhurës.
Kadifet e indit përbëhen nga një pëlhurë bazë e qimesh të formuara nga flotet e indit.

Fija e tymni
Fija e indit
Flotimi i indit per prerje
Qimet e prera te indit
Dhe 6. Brisku
Pëlhurat- shpuzë (frotiri)
Frotiri- te këto pëlhura tjerri është i fiksuar mbi sipërfaqen e pëlhurës. Ngritjet
janë të lartësisë së ndryshme sipas përdorimit. Përfitohet më anë të vekimit ose
thurjes.
Veqet për vekimin e frotirave posedojnë dy shula të tymnit. Njëri përmban fijet e
tymnit të pëlhurës bazë, tjetri përmban fijet e tymnit që ngriten dhe formojnë
dredha. Lartësia e dredhave varet nga kalibri i hekurit.
Dallojmë: frotir me dredha të ngritura dhe frotir me dredha të këputura.
Fortir kadife- fija e ngritur me dredha është e këputur. Sipërfaqja është me qime,
zakonisht nga fytyra.
Frotir me dizajn- për formimin e dizajneve ekzistojnë shumë teknika:
Vekimi ne vekun Zhakard apo në vekun me shpatë
Përdorimi i ngjyrave të ndryshme
Formimi i dredhave të ndryshme
Kombinimi i tri mënyrave të mëparshme.
Fortiri zakonisht përbëhet prej pambuku.
Vetitë: e butë dhe e nxehtë, aftësi e mirë absorbuese, ndrydhet pak.
Përdorimi: peshqir, veshje sporti dhe rekreacioni etj.
 
7.10. Tyli (le tulle)
Origjina e tylit rrjedhë nga qyteti francez TYL. Përndryshe atje atë e punojnë me dorë. Tyli
bëhet nga pambuku, mëndafshi, fijeve gjysmë sintetike dhe sintetike.
Janë dy grupe tylash: tylat e vekur dhe tylat e thurur.
Tylat e vekur- punohen në veq speciale të quajtur ”makina tyli bobinë”
Gjerësia e tylit të vekuar: 2 deri në 8m.
Llojet e tylit :
Tyli i rrumbullakët- ky tyl kërkon shumë punë dhe fabrikimi i tijë është shumë i shtrenjtë.
Përkundër kësaj, ky tyl është që fabrikohet më së shumti prej të gjithëve.
urur- prodhohen në makina thurse të quajtura “Rashel”. Këta tymra janë më pak stabil se sa tylat e vekur, por prodhimi i tyre është më i rëndësishëm

Tylat e thurur- prodhohen në makina thurse të


quajtura “Rashel”. Këta tymra janë më pak stabil
se sa tylat e vekur, por prodhimi i tyre është më i
rëndësishëm për treg.
Janë dy lloje kryesore të këtyre tymrave: tyli pa dizajn dhe tyli me
dizajn.
7.11. Pëlhurat e pavekura (nonëoves)
Nonëoves- emërtim për të gjitha tekstilet e pa vekura dhe të pa
thurura.
Mbulesat e formuara nga fibrat e radhitura apo të pa radhitura.
Fibrat fiksohen në mënyrë mekanike apo kimikisht me ndihmen e
prodhimeve ngjitëse për vliselinë dhe pëlhurat tjera të pa vekura.
Flizelina
Pëlhurë e pa vekuar prodhohet prej fibrave gjysmë
sintetike apo sintetike. Fijet ngjiten me anë të produkteve
ngjitëse apo me anë të termofiksimit, duke formuar një
strukturë tekstile.
Vetitë- e lehtë, poroze, formë me stabilitet të mirë, nuk
tkurret në ujë.
Mirëmbajtja- i qëndron larjes dhe pastrimit kimik.
Përdorimi- materiale për shtresim ngjitëse ose jo
ngjitëse(fizelina), mbulesa, salveta, qarqafa, artikuj për një
përdorim për hudhje etj.
8. Kapitulli i tetë
8.1. Thurja (trikotazhi)
Thurja bëhet me makina dhe e imiton thurjen e bërë me dorë. Këto pëlhura me vegza
të rreshtuara janë të shlira dhe poroze. Ato janë gjithashtu më elastike se pëlhurat e
vekura.Dallojmë:
Thurrja e drejtë. Këto pëlhura thuren nga një fije e vetme sikurse thurja me dorë.
Thurja bazë. Këto pëlhura bëhen me shumë fije paralele, të ngjashme me fijet e
tymnit gjetë vekimit.
Karakteristikat e thurjes së drejtë- vegzat formohen
njëra pas tjetrës, rresht pas rreshti me një fije të vetme
sikurse tek thurja me dorë. Puna zhvillohet në drejtim
horizontal. Këto pëlhura janë të shkrepshme, me
këputjen e një fijes shkatërrohet i tërë rreshti. Kjo
thurje është elastike. Në të dy drejtimet.
 
Karakteristikat e thurjes bazë- vegzat (syҫkat) janë të
formuara nga shumë fije të bazës që hedhën njëherë
një herë në të djathtë e njëherë në të majt, kolonë pas
kolone. Puna ekzekutohet në drejtim vertikal. Këto
pëlhura janë të pashkepshme. Pëlhura e ruan mirë
formen, është më pak elastike në drejtim të gjatësisë.
Fabrikohet me makina për thurje
Historiku- informatat e para për thurjen datojnë nga
shekulli i VI. Dokumentet e Strasburgut të shekullit XII
shenojnë një koorporatë të “thurrjes me dorë”. Me 1589 ,
nje pastor anglez Ëilliam Lee zbulon makinën e parë për
thurje manuale. Më vonë janë zbuluar makinat tjera
thurse duke u përsosur në mënyrë progresive. Aktualisht
makinat për thuarje janë automatike, shumë të shpejta,
dhe me prezicitet të lartë.
Lënda- industria moderne përdorë tjerr prej fibrave
natyrale dhe kimike. Lënda e tekstilit duhet të jetë me
kualitet shumë të mirë, sepse tjerri i nënshtrohet
sprovave të vështira.
8.2 Makinat e thurjes
1. Makinat e rrafshta thurse- makina punon me një lëvizje
“shko e eja”, sikuse te thurja me dorë. Gjilpërat janë të
vendosura në rreshta në shtretër të gjilpërave. Shtretërit
janë të vendosur në kënd të drejtë, por gjilpërat janë të
vendosura ball per ball.
2. Makinat për thurje qarkore- kjo makinë thurse fabrikon
pëlhurë tubuare (grypore). Gjilpërat janë të vendosura në
rreth.
3. Makinat për thurje “me formë” (artikuj fashion)- kjo
makinë prodhon pjesë “me formë”. Me shtimin dhe
mungimin e vegzave, sikurse që e bëjmë edhe me dorë,
pjesët e veshjeve marrin formen e gatshme të cilat pastaj
bashkohen në një tërësi të veshjes. Kjo mënyrë e
fabrikimit është quajtur “fully fashioned”. Kjo teknikë
është më e shtrenjtë se sa ajo për thurje në metër.
Proceset e ndryshme të fabrikimit të thurjeve të drejta
Nuk paraqesin asnjë ndryshim sa i përket aspektit të
thurjes.
Sipas lëvizjes së gjilpërave dallojmë:
Makina për thurje.
Veku për thurje.
Makina për thurje- kjo makinë zakonisht është e pajisur
me gjilpëra me gjuhë . Këto gjilpëra kryejnë punën e
kryesore, janë të lëvizshme dhe janë të pavarura. Secila
prej tyre, në radhësn e vet, e merr fijen që i dërgohet.
Gjuha hapet kur gjilpëra ngritet për të kaluar nëpër
vegez. Fija vendoset automatikisht mbi gjilpërë të gjuhës
së hapur. Me tërhaqjen e gjilpërës, gjuha mbyllet dhe
fijea e marrur kalon nëpër vegëz. Pastaj formohet një
vegëz e re.
Veku për thurje- ky vek
zakonisht është i pajisur
me gjilpëra më gojëza,
mbajtëse dhe shufra
shtypëse.

You might also like