You are on page 1of 23

1

E drejta tregtare

Temat:

3.1. E drejta tregtare statusore

3.2. E drejt tregtare kontraktore.

2
E drejta tregtare

Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtes kombëtare


 E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat
e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare, e
personave të tjerë juridikë dhe fizikë që paraqiten si
subjekte në veprimet juridike dhe normohen punët
juridike ndërmjet subjekteve të së drejtës kombëtare.
E drejta tregtare ndahet në të drejtën tregtare
statusore dhe kontraktore.
 E drejta tregtare statusore – rregullon format, pozitën
juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive
tregtare, përkatësishtë të subjekteve ekonomike
përgjithësishtë.
 E drejta tregtare kontraktore – rregullon punët juridike
që i kryejnë reciprocikishtë subjektet e së drejtës tregtare si
dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre
juridike. 3
Burimet dhe korniza institucionale
e së drejtës tregtare
 Burimet e së drejtës tregtare janë forma të ndryshme në të cilat
paraqiten rregullat juridike të së drejtës tregtare.

 Si burime të së drejtës kombëtare janë:


 dispozitat,
 e drejta tregtare autonome,
 praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit,
 shkenca juridike,
 aktet e organeve të caktuara joligjvënëse,
 statuti,
 marrëveshja shoqërore dhe aktet e subjekteve të së drejtës
tregtare.

4
3.1. E drejta tregtare statusore

Format e organizimit të ndërmarrësisë

Format themelore në kuadër të të cilave ndërmarrësi mund të


organizojë ushtrimin e veprimtarisë dhe ta bazojë
juridikishtë projektin e vetë janë:

1. Shoqëria tregtare ose tregtari si individ,

2. Ortakëria dhe

3. Zejtari.
5
Format e organizimit tëndërmarrësisë
 shoqëria tregtare ose tregtari si individ, – Sipas ligjit mbi
shoqëritë tregtare me tregtari nënkuptojm emërtimin përmbledhës për
personin juridik ose fizik i cili ushtron një veprimtari ekonomike me
qëllim të realizimit të fitimit. Nëse si tregtar paraqitet personi juridik, në
këtë rast bëhet fjalë për Shoqërinë Tregtare, e nëse fjala është për
personin fizik, atëherë kemi të bëjmë më Tregtarin si Individ.

 Ortakëria – është një formë e organizimit të veprimtarisë që nuk është


person i pavarur juridik, e as një formë e shoqërisë, por një mardhënie
kontraktuese në kuadër të së cilës dy ose më shumë persona bashkojnë
punën dhe pasurinë e vetë për realizimin e një ndërmarrje.

 Zejtaria – nënkupton ushtrimin e veprimtarisë ekonomike me qëllim të


realizimit të fitimit.

6
Shoqëria tregtare
 Shoqëria tregtare është personi juridik që krijohet me aktin mbi
themelimin ose me kontratën ndërmjet dy ose më shumë
themeluesve të shoqërisë, që bashkojnë kapitalin me qëllim që
në kuadër të të njëjtës firmë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur
dhe të përhershme veprimtarinë ekonomike për realizimin e
fitimit.
 Shoqëria tregtare organizohet në këto forma: si shoqëri e
personave ose shoqëri e kapitailit.
 Shoqëritë e personave – janë shoqëri tregtare në të cilat
anëtarët i lidhin veçoritë dhe puna e tyre. Format e shoqërive të
tilla janë shoqëria tregtare publike dhe komandite.
 Shoqëritë e kapitalit – janë shoqëri tregtare që si bazë të
bashkimit e kanë kapitalin, te cilin thmeluesit e bashkojnë në
para, sende ose të drejta. Format e shoqërive të kapitalit janë
shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri aksionare.

7
Shoqëria tregtare publike dhe
shoqëria komandite
 Shoqëria tregtare publike – është shoqëria në të cilën
bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të
përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët,
kurse secili anëtar i shoqërisë u përgjigjet kredituesve të
shoqërisë në mënyrë të pakufizuar dhe solidare me tërë
pasurinë e vetë.
 Shoqëria komandite – është shoqëri e personave në të cilën
bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të
përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët,
nga të cilët së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e
shoqërisë në mënyrë solidare dhe të pakufizuar me tërë
pasurinë e vetë(komplementarit), ndërkaq së paku njëri prej
tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë deri në shumën e
kuotës së kapitalit të vetë që e ka derdhur në
shoqëri(komanditori).

8
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar
 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, krahas zejtarit,
është forma më e shpeshtë e organizimit të
ndërmarrjeve të vogla. Shoqëria me përgjegjësi të
kufizuar është shoqëri tregtare e kapitalit që e
themelojnë një ose më shumë persona fizikë dhe
juridikë me anën e deklaratës për themelimin ose më
marrëveshjen shoqërore në bazë të së cilës në
shoqëri derdhin kuotat e kapitalit themelor në shuma
të ndryshme, dhe sipas kësaj baze marrin pjesë në
kapitalin themelor.
 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet me
anën e Marrveshjes Shoqërore nëse ekzistojnë dy ose
më shumë themelues, përkatësishtë me Deklaraten e
Themelimit, nëse bëhet fjalë vetëm për një
themelues.
9
Shoqëria aksionare
 Shoqëria aksionare është shoqëri tregtare e
kapitalit, në të cilën anëtarët e
shoqërisë(aksionarët) marrin pjesë më kuotat
e kapitalit themelor të ndarë në aksione.
 Shoqëria aksionare përgjigjet kundrejt
personave të tretë më tërë pasurinë e vetë,
kurse anëtarët e shoqërisë-aksionarët, nuk
përgjigjen me pasurinë e vetë për detyrimet e
shoqërisë.
 Organet e shoqërisë aksionare janë drejtoria,
këshilli mbikqyrës, dhe kuvendi i përgjithshëm
i shoqërisë.
10
Zejtaria
 Zejtari është person fizik i cili ushtron në mënyrë të
pavarur dhe të përhershme një ose më shumë
veprimtari ekonomike plotësuese me qëllim të
realizimit të fitimit në kuadër të prodhimit, qarkullimit
dhe ofrimit të shërbimeve në treg. Përjashtimisht,
zejtar mund të jetë edhe shoqëria tregtare nëse
ushtron një veprimtari që ka të bëj me zejtarinë,
nëse këtë nuk e bën në mënyrë industriale.
 Llojet themelore të zejtarisë janë: zejtaria e lirë, e
ndërlikuar, ekskluzive(e privilegjuar) dhe sezonale.

11
Ortakëria
 Ortakëria është një formë e organizimit të
veprimtarisë ekonomike në të cilën obligohen në
mënyrë të ndërsjellë dy ose më shumë persona që
për realizimin e një qëllimi të përbashkët të
bashkojnë punën dhe/ose pasurinë e vet.
 Pasurinë e ortakërisë e përbëjnë kuotat e ortakëve si
dhe pasuria e realizuar në kuadër të afarizmit.
Pasuria e ortakërisë është pasuri e përbashkët e të
gjithë ortakëve. Ortakët marrin pjesë në fitimin dhe
në humbjet e shoqërisë përpjestimishtë me kuotat e
tyre.

12
3.3. E drejta tregtare kontraktore

Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës së detyrimeve

 E drejta e detyrimeve është një tërësi e rregullave juridike me të cilat


rregullohen mardhëniet e detyrimeve, përkatësishtë mardhëniet në të
cilat njëra palë(kreditori) është i autorizuar të kërkojë nga pala
tjetër(debitori) kryerjen e ndonjë veprimi të cilin pala tjetër duhet ta
përmbushë.
 Karakteristikat themelore të së drejtës së detyrimeve janë: relativiteti i
mardhënieve së detyrimeve, dispoziviteti i mardhënieve së detyrimeve
dhe veprimi si objekt i mardhënieve së detyrimeve.
 Relativiteti i mardhënieve të detyrimeve: do të thotë se mardhëniet e
detyrimeve veprojnë vetëm ndërmjet palëve që janë në mardhënie
konkrete të detyrimeve.
 Dispoziviteti i mardhënieve të detyrimeve: do të thotë se palët
kontaktuese vendosin vetë se a do të hyjnë në një mardhënie të
detyrimeve dhe e përcaktojnë përmbajtjen e mardhënieve përveç,
natyrisht, kufizimeve që dalin nga rregullat e moralit.
 Veprimi si objekt i mardhënieve të detyrimeve: është çdo veprim
njerëzor pozitiv ose negativ të cilin debitori i mardhënies së detyrimeve
është i detyruar t’ia kryejë kreditorit.
13
Presupozimet për lidhjen e kontratës
 Kontrata është veprim i dyanshëm juridik që lindë me
shprehjen e lirë të vullnetit të palëve
kontraktuese(me konsensusin e palëve) ose me
shitjen e sendeve. Janë të njohura disa grupe të
kontratave sipas llojit, nga të cilat më të rëndësishme
janë grupi i kontratave të njëanshme detyruese dhe
të dyanshme detyruese dhe grupi i kontratave
formale dhe joformale.
 Kontrata lind kur njëra palë kontraktuese pranon
ofetën e palës tjetër. Oferta është propozim për
lidhjen e kontratës të cilën njëra palë ia dërgon
tjetrës dhe ajo duhet t’i përmbajë të gjitha elementet
thelbësore të kontratës së ardhshme, ndërkaq e
detyron ofertuesin deri në afatin e caktuar për
pranimin e saj.
14
Sigurimi i mardhënies kontraktore
 Pjesmarrësit në një mardhënie juridike
detyruese dëshirojnë që me lidhjen e
kontratës të arrijnë rezultate të caktuara por,
shpeshëherë ndodhë që detyrimi të mos
përmbushet ose të përmbushet me vonesë.
Së këndejmi mardhënia juridike detyruese,
përkatësishtë përmbushja e saj mund të
sigurohet me anën e kaparit, retencionit,
garancisë, penaleve ose me anën e pengut.

15
Ndryshimi i subjekteve të mardhënies
kontraktore

 Ndryshimi i subjekteve të mardhënies


kontraktore mundë të bëhet si në anën
e kreditorit ashtu edhe në anën e
debitorit. Ndryshimet në anën e
kreditorit bëhen në formë të cedimit
dhe asignacionit, ndërkaq në anën e
debitorit si marrje përsipër e borxhit
dhe e detyrimit për përmbushjen e
kontratës.
16
Shuarja e mardhënies kontraktore
 Mardhënia juridike detyruese shuhet në
njërën nga këto mënyra: me përmbushje, me
pamundësin e përmbushjes, me zgjidhjen e
kontratës, me faljen e borxhit, me
kompensim, me denoncim, heqje dorë, me
skadimin e kohës, me vdekjen e debitorit ose
kreditorit, me barazim, përkatësishtë
kompenzimin e kërkesave dhe borxheve, me
novacion dhe dispozita juridike.

17
Llojet e kontratave
 Janë të shumta kontratat që subjektet
juridike i shfrytëzojnë në jetën e
përditshme ekonomike, ndër të cilat më
të shpeshta dhe më të domosdoshme
janë kontrata mbi shitjen, kontrata mbi
veprën dhë ndërtimin, kontrata mbi
qiranë dhe kontrata mbi huanë dhe
kredinë.
18
Kontrata mbi shitjen
 Kontrata mbi shitjen është kontratë me të cilën
shitësi zotohet se sendin që e shet do t’ia dorëzojë
blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij, ngase
blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin e
caktuar.
 Elementet thelbësore të kontratës mbi shitjen, pa të
cilat kontrata nuk mund të ekzistojë, janë sendi dhe
çmimi. Objekt i shitjes janë sendet, të drejtat dhe
pasuria. Çmimi duhet të jetë i shprehur në para,
përkatësishtë kontrata duhet të përmbajë të dhëna të
mjaftueshme që mundësojnë caktimin e çmimit.

19
Kontrata mbi veprën
 Me kontratën mbi veprën detyrohet kryesi i
punëve(ndërmarrësi) të kryejë një punë të
caktuar(fizike intelektuale), kurse blerësi detyrohet që
për këtë ta pagujë shpërblimin e caktuar. Objekti i
kontratës mbi punën është rezultati i punës, e jo vet
puna që për shembull, është objekt i kontratës mbi
punën.
 Një nga format e kontratës mbi veprën është edhe
kontrata mbi ndërtimin me të cilën kryesi i
punimeve(ndërtimtari) detyrohet ta ndërtojë brenda
afatit të kontraktuar një objekt, ose që në objektin
ekzistues të kryejë punime ndërtimore, ndërkaq
porositësi(investuesi) detyrohet që për këtë ta
paguajë qmimin e caktuar.
20
Kontrata mbi shitjen dhe kontrata mbi kredinë
 Me kontratën mbi huanë huadhënësi detyrohet që huamarrësit
t’ia dorëzojë shumën e caktuar të parasë ose sasinë e caktuar të
sendeve tjera të zëvëndësueshme, kurse huamarrësi detyrohet
që pas një kohe të caktuar t’ia kthejë të njëjtën shumë të
parave ose të njëjtën sasi apo llojin e njëjtë të sendit.
 E ngjashme me kontratën mbi huanë është edhe kontratë mbi
kredinë. Me kontratën mbi kredinë banka detyrohet që
shfrytëzuesit të kredisë t’ia vë në dispozicion shumën e caktuar
të parave, për kohë të caktuar ose të pacaktuar, me destinim
ose pa destinim të përcaktuar më parë, kurse shfrytëzuesi i
kredisë detyrohet që bankës t’ia paguajë kamatën e kontraktuar
dhe që shumën e parave që e ka marrë ta kthejë me kohë dhe
në mënyrën e përcaktuar me kontratë.

21
Kontrata mbi qiranë
 Me kontratën mbi qiranë qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit
t’ia dorëzojë sendin e caktuar për përdorim, kurse ky detyrohet
ta paguajë qiranë.
 Në bazë të kontratës mbi qiranë qiradhënësi është i detyruar që
sendin ta dorëzojë në gjendje të rregullt dhe ta mirëmbajë atë
gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
 Qiramarrësi duhet ta përdor sendin sipas kontratës, me kujdesin
e nikoqirit të mirë, ta kompensojë dëmin që shkaktohet nëse
sendi nuk përdoret sipas destinimt dhe kushteve të parashikuara
në kontratë, të paguajë qiranë e përcaktuar me kontratë, me ligj
ose sipas zakonit, ta ruajë sendin e marrë me qera pas
përfundimit të mardhënies kontraktore ta kthejë sendin të
padëmtuar.

22
Burimi
 www.Menaxherat.com

23

You might also like