You are on page 1of 17

Filozofia gjatë periudhës romake

Përsëritje 2
Kompetencat e të nxënit:

Nxënësi/ja në fund të orës mësimore:


• Dallon rolin e rëndësishëm të filozofisë romake, për ekuilibrimin
shpirtëror të qytetarëve.
• Shpjegon faktorët social-ekonomik dhe politik, që ndikuan në
zhvillimin e kësaj filozofie.
• Analizon idetë më të rëndësishme të filozofëve të njohur të kësaj
periudhe.
• Vlerëson rëndësinë aktuale të ideve të tyre, në drejtim të moralit dhe
etikës, politikës, etj.

03/09/2021
2
Zhvillimi i kulturës gjatë periudhës
helenistike
• Periudha helenistike, fillon me vdekjen e Aleksandrit të Madh, në
vitin 323 p.e.s., deri në pushtimin romak të mbretërisë së Egjiptit, në
vitet 31-30 p.e.s.
• Gjatë kësaj periudhe vihet re një qytetërim i ri, që gërsheton
elementet e kulturës greke me ato të vendeve të Lindjes.
• Pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh, ndodhën shumë ndryshime
në strukturën politike të shteteve.
- Së pari, dobësimi i qytetërimit grek, për shkak të konflikteve të
brendshme, mes qytet – shteteve.
- Së dyti, krijimi brenda pellgut të Mesdheut, i mbretërive të mëdha
të fuqishme të: Maqedonisë, Pergamit, Epirit, Sirisë dhe Egjiptit.
• Kryeqyteti i Egjiptit, Aleksandria, u kthye shkallë – shkallë në
qendrën e kulturës së lashtësisë, në sajë të Muzeut dhe Biblotekës
së mirënjohur.

03/09/2021
3
Zhvillimi i kulturës gjatë periudhës romake

Periudha helenistike
Biblioteka e Aleksandrisë, u
ndërtua në Aleksandri, në
kryeqytetin e Egjiptit të lashtë.
Ajo kishte si qëllim të mblidhte
veprat e dijetarëve, nga të
gjitha kohërat dhe kulturat, për
t’i ruajtur ato për brezat e
ardhshëm. Bibloteka ishte një
institucion kërkimor dhe si e
tillë, përmbante dijet më të reja Rrënojat e bibliotekës së madhe të
në shkencat ekzakte, si: Aleksandrisë, Egjipt, një nga
matematikë, fizikë, në shkenca bibliotekat më të mëdha të botëssë
natyrore etj. lashtë.

03/09/2021
4
Filozofia gjatë periudhës romake

• Gjatë periudhës romake, filozofia mori karakter moral,


për të ndihmuar njerëzit të gjenin qetësinë shpirtërore
dhe lumturinë, përballë trazirave të kohës dhe krizës
politike dhe sociale.
• Filozofët e kësaj periudhe e përdorën dijen filozofike, për
të treguar mënyrën sesi arrihej kënaqësia dhe lumturia
në jetë.
• Disa nga rrymat më të rëndësishme të kësaj kohe, ishin:
stoicizmi, epikurizmi dhe skepticizmi.

03/09/2021
5
Filozofia gjatë periudhës romake

Periudha helenistike-romake: Stoicizmi, epikurizmi,


skepticizmi.
• Epikuri 341-270 p.e.s.
• Zenoni 334-262 p.e.s.
• Pyrrho 365-275 p.e.s.
• Arcesilaus 361-241 p.e.s.
• Sekst Empiriku 180 - 220 p.e.s.

03/09/2021
6
Drejtimet e reja të filozofisë, gjatë
periudhës helenistike - romake

Kërkimi i lumturisë, detyrë


e filozofisë antike

Kriza dhe
Edukimi me riforcimi i
vlera morale vlerave qytetare

03/09/2021
7
Filozofia në Romën e lashtë


e mendonte lumturinë pa praninë e vuajtjeve apo
Epikurizmi frikës ndaj vdekjes dhe zotave.


besonte se lumturia arrihet përmes një jete me urtësi
Stoicizmi dhe kontroll.


rruga drejt lumturisë është mospërfshirja emocionale
Skepticizmi ndaj asaj që ndodh rreth nesh.

03/09/2021
8
Etika dhe morali i kohës

Etika stoike, u kërkon qytetarëve të jenë aktivë në jetën e shoqërisë, të marrin


përgjegjësi në jetën politike të vendit, si dhe të ruajnë rendin dhe shtetin.

Etika epikuriane, mëson se, për të jetuar të lumtur duhet të mbetemi brenda jetës
private, të rrethuar nga miq të mirë dhe në paqe të brendshme shpirtërore, larg
fatkeqësive dhe vuajtjeve të të tjerëve.

Etika skeptike, pretendon se, qetësia dhe indiferenca përpara ngjarjeve të botës që
na rrethon, të çon drejt lumturisë dhe ataraksisë (qetësisë shpirtërore).

03/09/2021
9
Tiparet e filozofisë stoike

•Ndryshe nga karakteri popullor i shkollës


epikuriane, kjo filozofi i takonte elitës
intelektuale.
•Qëllimi i saj ishte të mësonte njerëzit të jetonin
në mënyrë sa më të përshtatshme, duke u
bazuar në moral të rreptë dhe të ngurtë.
•Stoikët nuk i pranonin veset, pas i quanin
gjykime të gabuara të arsyes dhe të keqen e
vetme që kërcënonte njeriun.
•Katër pasionet nga të cilat lindin veset, sipas
tyre, ishin: dhimbja, kënaqësia,dëshira dhe frika.
•Për një jetë të virtytshme, gjendja më ideale
për njeriun, ishte mungesa e pasioneve, që
arrihej përmes ekuilibrit perfekt të arsyes dhe
Busti i Zenonit
urtësisë.
03/09/2021
10
Epikurizmi
Filozofia epikuriane Filozofia epikuriane
• Sipas Epikurit, frika ndaj
vdekjes është pengesa
kryesore, për të qenë të lumtur
gjatë jetës. Ai mendon se kjo
frikë është e kotë. Pas
vdekjes, shpirti ynë, sikurse
trupi, pushon së ekzistuari.
• Sipas Epikurit, frika ndaj
Zotave ose Perëndive, ishte e
kotë. Edhe nëse ato
ekzistonin, nuk mund të
ndërhynin në jetën e njerëzve.

03/09/2021
11
Epikurizmi

Filozofia e Epikurit Filozofia e Epikurit


• Qëllimi i jetës, sipas filozofisë
së Epikurit, ishte arritja e
paqes së brendëshme
shpirtërore. Ai pohon se, nuk
mund të jetosh jetë të lumtur,
pa urtësi, ndershmëri dhe
drejtësi. Për Epikurin
kënaqësia në jetë, arrihet kur
rrethohesh nga miq të mirë
dhe je i çliruar nga frikërat apo
dhimbja.

03/09/2021
12
Skepticizmi

Rrugët për arritjen e thelbit të lumturisë:

• Toleranca ndaj larmishmërisë së


normave shoqërore.
• Mungesa e gjykimeve absolute, për
moralin njerëzor.
• Mospërfshirje emocionale ndaj ngjarjeve
të jetës.
• Ataraksi, qetësi shpirtërore, më pak
vuajtje dhe dhimbje fizike
Busti i Pyrronit

03/09/2021
13
Përballje mes filozofëve

Etika stoike, u kërkon qytetarëve të jenë aktivë në jetën e shoqërisë, të


marrin përgjegjësi në jetën politike të vendit, si dhe të ruajnë rendin dhe
shtetin.

Etika epikuriane mëson se, për të jetuar të lumtur duhet të mbetemi brenda
jetës private, të rrethuar nga miq të mirë dhe në paqe të brendshme
shpirtërore, larg fatkeqësive dhe vuajtjeve të të tjerëve.

Etika skeptike, pretendon se qetësia dhe indiferenca përpara ngjarjeve të


botës që na rrethon, të çon drejt lumturisë dhe ataraksisë (qetësisë
shpirtërore).

03/09/2021
14
Pjesëmarrja e Qytetarëve në Jetën Shoqërore

Sipas stoikëve, individët duhet të jenë aktivë në jetën sociale dhe


politike të vendit. Po sot? Cili është roli i tyre?

ndryshimet shoqërore Aktivizimi i të rinjve si


Roli i qytetarëve në forcë përparimtare

Pjesëmarrja në
jetën
shoqërore
jofitimprurëse
Organizimi nga shoqëria Pjesëmarrja e organizatave
civile dhe intelektualët

03/09/2021
15
Debat dhe dialog
Mbani qëndrimin tuaj:
• Cila është rëndësia e
pjesëmarrjes aktive të
qytetarëve, në jetën
shoqërore?
• Cili është roli i shoqërisë civile,
në zgjidhjen e problemeve
sociale në Shqipëri?
• Sa aktivë duhet të jenë të
rinjtë, për të qenë sa më të
pranishëm në zgjidhjen e
këtyre problemeve?
• Si mund të organizohen ata?

03/09/2021
16
Punoi: Dr. Aida Zhupa
JU FALEMINDERIT!!

17

You might also like