You are on page 1of 5

SISTEMI I PËRCJELLJES SË KONTAMINIMIT TË AMBIENTIT JETËSOR

SISTEMI I KONTROLLIT APO MONITORMIMIT


 
 
 
Njëri ndër kushtet themelore për përcjelljen e kualitetit të ambientit jetësor është organizimi i sistemit të posaçëm të mbikqyrjes
dhe alarmit i cili zakonisht quhet si monitoring sistem.Përmes tij përcillet natyra,burimet,kuantiteti,dhe disperzioni i agjensëve të
dyshimt apo të atyre tashmë të verifikuar si të dëmshëm të cilët hudhen në ambientin jetësor,mandej kahja e këtyre
materieve,efekti i tyre në qeniet e gjalla në përgjithësi e veçanërisht në shëndetin e njeriut.Sistemi monitoring përfshinë jo vetëm
procesin e regjistrimit të kohëpaskohëshëm të parametrave të ndryshëm të ambientit për të cilët mendohet se mund të
paraqesin rrezik potencial (sistemin e observacionit),por edhe procesin e përcjelljes së agjesëve të ndryshëm të cilët janë të
identifikuar si të dëmshëm dhe për të cilët janë aprovuar masat ligjore të kufizimit të emisioneve të tyre (sistemi monitorues në
kuptim të ngusht të fjalës).Esenca e sistemit të observimit qëndron në regjistrimin e variacioneve në funksion të kohës dhe
hapsirës së agjesëve të mdryshëm dhe njohjen e efekteve të tyre të ndryshme (shëndeti i njeriut,ekosistemi etj) hulumtimet
shkencore të këtyre efekteve janë tejet të rëndësishme.Përmes sistemit monitor kryesisht përcillen:përcillen targetet aktuale ose
potenciale siç janë njeriu dhe qeniet e gjalla,ose sistemit e tipit të atmosferës,hidrosferës etj,të cilët reagojnë duke ndryshuar
distribuimin dhe karakteristikat e veta.Faktorët e dëmshëm përkatësisht potencialisht të dëmshëm (çdo agjens i cili është në
gjendje të shkaktoj ndryshime të padëshiruara të ambientit apo sistemeve të gjalla dhe emërtohen si faktor monitorues.Me anë
të target monitoringut përcillen ndryshimet në karakteristikat e ndryshme esenciale të sistemeve fizike dhe biologjike.Me anë të
faktormonitoringut përcillen faktor të ndryshëm fizik (temperatura,radacioni etj) kimik (dioksidi i sulfurit,pluhuri,metalet e
ndryshme etj)dhe biologjik (epidemit e ndryshme infektive,ndryshimet në vargun e të të ushqyerit etj),të ambientit të cilët mund
të ndikojnë në shënjestrat biologjike siç janë:shëndeti i njeriut,stabiliteti i ekosistemeve etj,si dhe në qëndrueshmërin e
materialeve ndërtimore,paisjet e ndryshme metalike,etj.
Me anë të sistemit faktor monitoring zakonisht përcillen parasëgjithash ndotësit e mirënjohur për të cilin zakonisht është
caktuar limiti i përqindjes maksimale të lejuar,p.sh sasia apo koncentracioni i oksideve të azotit në ujë,ajër,tokë etj,përcaktimi i
metaleve toksike si:zhiva,plumbi,kadmiumi,në truall ushqim ujë ajër etj.Burimi i ndotjes paraqet hallkën fillestare të
ndotjes(monitoringu i procesit teknologjik)pas të cilës pasojnë pikat e vendit të lirimit (monitoringu i emisionit)dhe punktet e
ndryshme në radiusin e gjerë të rredhinës rreth burimit të ndotjes.
Përcjellja nga aspekti kohor i monitoringut të ambientit jo vetëm koncentracionet dhe disperzionet e ndotësve primar por edhe
transformacionet e tyre në kualitetet e reja të ndotësve sekondar.Hallkën e fundit të sistemit faktor monitoring e cila dhe vepron
në mënyrë të drejt-përdrejt në shënjestrën biologjike e përfaqëson monitoringu i ekspozimit,matjet e të cilit japin një ide për
aspektin kuantitativ dhe kualitativ të veprimit të ndotjes në sipërfaqet kontakte të sistemeve biologjike.
Target monitoringu konkretisht ai biologjik jep një pasqyrë kumulative të ndotjes si për ka lloji i ndotjes ashtu edha për nga
variacioni kohorë i përqendrimit të tyre.Faktori i monotoringut ka si prioritet të vetin adresimin më të afërt duke qenë së përcjell
veq e veq agjenset e ndotjes dhe përshkak se një përcjellje e tillë është më e saktë për ka variacioni kohorë të përqindjes së
agjeseve të kërkuar.
MONITORIGU BIOLOGJIK-simptomet e veprimit të ndotjes dhe veprimi i tij në organizëm mund të jetë primar dhe sekondar.Me
veprim primar kuptojmë ndryshimet në metabolizmin energjetik të organizmit të cilat shprehen në rritje,gjatësin e
jetës,shumëzimin e organizmit dhe quhen zakonisht si efekte fiziologjike.Me efekte sekondare d.m.th ekologjike kuptojmë
veprimet indirekte të ndotësve në organizmin e njërit apo tjetrit lloj të cilët janë të shkaktuara me ndrrimin e kushteve të
furnizimit me ushqim,ndrrimin e raporteve në populacione e llojeve kompetitive etj.Me rastin e veprimin të ndotjes së vogël për
një afat të shkurtër,efektet e kësaj ndotje shprehen zakonisht në planin e kufizuar d.m.th atë biokimik.Në rast se ndotjes është aq
e madhe sa që mekanizmat e reparacionit pastaj proceset e detoksikimit dhe ekskrecioni nuk janë aq efikase atëherë efektet e një
ndotje të tillë shprehen në planin fiziologjikë duke ç’rregulluar në atë rast funksionimin normal të sistemit të organeve gjë që
shprehet si zvogëlim intensitetit të rritjes,potencialit të shumëzimit etj.Në rast se mekanizmat e homestazës janë aq të dobësuar
sa që nuk mund të përballojnë një ngarkesë aq të madhe,pasojat e ndotjes shprehen në një numër gjithnjë e më të madh të
individëve të llojit përkatës gjë që shpie drejt zvogëlimit të dendësis së llojit përkatës.Nëse adaptabiliteti biologjik në
përgjithësi,konkretisht popullzimi i këndeve të lira ekologjike me lloje të reja është jo efikase atëherë vie në shprehje shkatrrimi i
ekosistemeve primare dhe ngushti i mundësive për formimin e ekosistemit të ri.Në fund kur është fjala për veprimin e ndotësve
në organizmat e gjallë duhet theksuar se ndrrimet në planin biokimik dhe fiziologjik mund të përfundojnë me vdekjen e
organizmit në rast të ngarkesës së madhe të tij me ndotje.Sa më e madhe të jetë shkalla e ndotjes aq më e madhe është edhe
përqindja e individëve të llojit përkatës të cilët janë të përfshirë në organizmat e tyre ndrrimet biokimiko-fiziologjike.
Raportet ndërmjet ngarkesës së ndotjes konkretisht ndrrimet e caktuara fiziologjike e patalogjike në kuadër të populacionit të
një apo llojit tjetër formojnë një raport numerik e shprehur në formë të një piramide.
Target monitoringut biologjik mund të përfshinjë në vete matjet e ndryshme në nivelet e ndryshme të organizmit biologjik.
a)matjet e ndrrimeve bikimike në kuadër të indeve të ndryshme të organizmit.
b)matjet e parametrave të ndryshëm fiziologjik te individët e llojeve të veçanta.
c)kualifikimi i populacionit të llojeve përkatëse
d)shpërndarja e populacionit të llojeve përkatëse
e)matjet e ndrrimeve në funksionin e pjesëve të caktuara të ekosistemit dhe
f)ndërrimet e ekosistemeve në përgjithsi për sa u përket shpërndarjes

 
INDIKACIONI BIOLOGJIK I NDOTJES

Me indikacion biologjik të ndotjes nënkuptohen ndryshimet edhe më të vogla të mundëshme të cilat shprehen në nivelet e ndryshme të
organizmit biologjik (niveli molekular,indor,i individit,populacionet dhe ai i ekosostemit të organizmit)të materies së gjallë të cilët paraqiten si
rezultat i veprimit të ndotësve të ndryshëm.Me këtë rast duhet cekur se idea mbi shkallët e ndotjes së ambientit zakonisht fitohet në dy mënyra:
a)me matjen e akumulimit të ndotësve të caktuar të cilët kanë jetë të gjatë (metalet e rënda dhe pesticidet e natyrës së hidrokarbureve të
klorizuara) në komponentet (flokë,gjak,urinë) e ndryshme të organizmit ku ato akumulohen ose nëpër mes të cilave ekskretohen dhe
b)përmes përcjelljes së ndryshimeve apo pasojave të synuara në nivelet e ndryshme të organizmit biologjik të cilat janë të shkaktuara nga veprimi i
ndotësve të caktuar.
Kur është fjala për monitoringun e akumulimit si një ndër rrugët e monitoringut biologjik të ndotjes atëherë duhet cekur se vëmendje kryesore i
kushtohet metaleve të ndryshme pasa së gjithash atyre roli biologjik i të cilave është i pa definuara(kadmiumi,plumbi,arseni,)pesticideve të
ndryshme të grupit të hidrokarbureve të klorizuara dhe mbeturinave të plastikës të tipit të bifenileve të polikloruara d.m.th atyre materieve të cilat
përshkak të perzistencës së madhe të tyre kanë tendencë të shprehur të akumulimit.Janë bërë hulumtime në kuptim të akumulimit të këtyre
substancave si në dhjam dhe tru në rastin e pesticideve të grupit të hidrokarbureve të klorizuara,mëlqi për kadmium,eshtra dhe dhëmb me rastin
e plumbit selenit dhe stronciumit përkatësisht mushkërit për kromin dhe azbestin.
Në hulumtimet e tilla të monitoringut të akumulimit janë interesante disa organizma te të cilat akumulimi i ndotësve të caktuar vie në shprehje
shumë më herët kështu që rrezultatet e hulumtimeve të tilla mund të na alarmojnë për rrezikut i cili i kanoset njeriut.Te njeriu pjesët apo
produktet e tij siç janë dhëmbët e nxjerrur,copat e placentës,urina,fecesi etj janë test-materiale të mira për fitimin e pasqyrës së sakt të ngarkesës
aktuale të njeriut me ndotje të caktuar kështu p.sh.në rast të notjes me arsen,kadmium,dhe plumb flokët e njeriut janë test objekt më i
përshtatshëm se sa urina ose gjaku është indikator më i mirë se flokët në pikpamje të ngarkeses së njerzëve me bifenilet e poliklorizuara.
 
 
INDIKACIONI BIOKIMIK I NDOTJES
 

 
 
Shejat e para dhe më të hershme të veprimit të ndotësve në organizëm shprhen në planin biokimik në formë të ndrrimit të parametrave të
ndryshëm biokimik në nivel të indeve dhe organeve,kulturave qelizore ose në preparate jo qelizore.Sa i përket indikacioneve biokimike indore
duhet cekur se më së shpeshti përdoren indet e ndryshme bimore dhe shtazore duke përfshirë gjakun dhe lëndet tjera trupore.Ndrrimet e
aktivitetit të enzimeve të ndryshme të shtazëve të ndryshëm aplikohen në idetifikimin e ndotjes me një varg ndotësisht të tjerë (metalet e
ndryshme toksike-plumbi,mërkuri,beriliumi,kadmiumi,argjendi dhe dioksidi i azotit.Në kuadër të hulumtimeve të tilla në vëmendje të
posaçshme i kushtohet ndrrimeve të vogla biokimike posaqërisht ndrrimit të aktivitetit të enzimeve të ndryshme të gjakut si një ndër
inikatorët biokimik më të preferuar të ndotjes ,me ndotës të ndryshëm.P.sh inkibimi i acidit delta aminolevulik të gjakut të njeriut vie në
shprehje në rastin e prezencës së koncentracioneve tejet të vogla të plumbit në gjak.Përveç kësaj duhet cekur se sasia e karboksihemoglobinës
ose ajo e methemoglobinës është tregus tejet i përshtatshëm i shkallës së ndotjes së ambientit dhe helmimit të organizmit me monoksid
karboni përkatësisht me oksidet e azotit ose në gjak dhe lëndet tjera të trupit (hemolimfë) të shtazëve zakonisht përcillen edhe një varg
parametrash tjerë si:sasia e proteinave,pikmenteve,lipideve,kolesteroli etj ndrrimet e të cilave zakonisht merren si tregues jo specifik të
ndotjes.
Sa i përket shfrytëzimin e kulturave indore në indukimin biokimik të ndotjes duhet theksuar se nëpër mjet disa hulumtimeve është treguar se
ekspozimi i tyre,veprimi i dioksidit të azotit ka si pasojë ngritjes e shkallës së mortalitetit të qelizave të mëlqisë të miu dhe zvogëlimi i konsumit
të oksigjenit të qelizave të kulturës së indit mushkëror është vërtetuar se dioksidi i sulfurit shkakton inkibimin e rritjes së qelizave të mëlqis së
miut dhe lëndimin e limfocideve të njeriut.
Shfrytëzimi i sistemev enzimatike në indikacion të ndotjes është tejet i përhapur me që puna me to është e lehtë dhe e lirë mirëpo mangësia e
sistemeve enzimatike në përcaktimin e ndotjes speciale shumica e enzimeve janë zakonisht të ndieshme jo vetëm në një por në një numër të
madh të agjesëve toksik.Poashtu duhet cekur se jo vetëm në analizat kimike kualitative por edhe ato kuantitative të metaleve të ndryshme
kanë gjetur aplikim të gjerë metodash të ndryshme analitike enzimatike.Duke qenë se mbi një koncentrim të caktuar disa metale inkibojnë
aktivitetin e enzimit të caktuar është plotësisht e kuptueshme se shkalla e inkibimit është shprehje e sasis së metalit përkatësisht toksikantit
përkatës.Në kuptim të përcaktimit të koncentracionit të ndotjes në metale të ndryshme kanë gjetur aplikim të gjerë enzimet:fosfatazat
alkalike,hialoronidaza,peroksidaza,ureaza etj.Ngarkesa me ndotje të organizmit të shkaktuar qoftë me ngritjen e dozës së ndotësit apo
ekspozimit të zgjatur shkakton përpos ndrrimeve fiziologjike edhe ato morfologjike.Në këtë kuptim si përgjigjje në veprimin e ndotjes të
shumica e organizmave vërehet zvogëlimi i intensiteti të rritjes mandej fuqisë repreduktive,shkurtimi i jetës etj.Te bimët varësisht nga lloji apo
natyra e ndotësve këto ndryshime në pikpamje të jashtme shprehen si rënie e hershme e gjetheve,mozaicitet i gjetheve etj të cilat janë të
shkatuara nga dëmtimi i klorofilës parasegjithash të aparatit gojëzor(stomator)
 
ORGANIZMAT INDIKATOR

 
Në hulumtimin e indikacionit të ndotjes në të gjithat nivelet të organizimit biologjik në vëmendje e veçant i kushtohet grupeve të
organizmave të ndieshëm d.m.th organizmave indikator prezenca apo mos prezenca e të cilëve në një regjion është e lidhur
ngushtë me kushtet konkrete të ambientit përkatës në kuadër të këtyre kushteve përmendim njërin prej kushteve më të
rëndësishme të prezencës (faktori i eksistencës) ose mos prezencës (faktori i limitimit) të tyre.
E rëndësishme është se sa i përket indikatorëve biologjik duhet theksuar se rritja e likeneve,myshqeve,disa kërpudhave dhe
halorëve është ngadalsuar në koncentracione përkatëse të dioksidit të sulfurit.Përveq kësaj likenët janë më të ndieshëm ndal
pluhurit dhe ndotësve të tjer të ajrit kurse tani për tani nuk ka argumente të cilat do të pohonin se mos prezenca e tyre në
ambientet urbane,bashkohore është e lidhur me ndotjen e ajrit.Sa i përket myshqeve janë shumë të ndieshëm ndaj ajrit të
ndotur.Bima e duhanit ka gjetur njl aplikim të gjerë në aplikimin e indetifikimit dhe kuntifikimin e ozonit në ajrin e ndotur.Në
gjethet e duhanit të kultivuara në hapësira të ndotura me ozon vërehen një varg ndrrimesh të cilat shprehen si mozaicizëm i
gjetheve të cilët zakonisht përfundojnë me rënien e hershme të tyre.
Kur është fjala për ndikimin e ndotjes,përmes shtazëve atëherë duhet cekur se aplikimi i tyre është dukshëm i kufizuar
përshkak të lëvizjes së tyre,lidhëshmërisë me kushte konkrete të ambientit është shumë më pak e shprehur se sa të bimët.Disa
organizma siç janë kanarinat dhe minjët,përkatësisht shpezët në përgjithësi, karakterizohen me një shkallë të lartë në ndieshmëris
ndaj monoksidit të karbonit kështu që këto organizma kanë gjetur tashmë aplikimin e tyre në xehtari në sinjalizimin alarmues të
akumulimit të rrezikshëm të tij në galeritë e minjerave.

You might also like