You are on page 1of 39

SYLLABUS

LENDA: MENAXHIMI I EMERGJENCAVE II

Prof. ass. dr. Rushan Ceka


 Hyrje

• Pasi kemi njohur burimet e lindjes së fatkeqësive për shoqërinë, jetën dhe
pronën e qytetareve, por gjithsesi lind vetiu nevoja për t’u njohur me rrugët
që duhen ndjekur për t’i parandaluar, lehtësuar dhe menaxhuar këto
fatkeqësi, nëpërmjet procesit të menaxhimit të emergjencave.

• Nëpërmjet këtyre ligjëratave do të bëjmë përpjekje që ta krijome një strukturë


të lënde të tillë, që të mund të orientojë studentët, për të marrë përgjegjësi si
menaxher të emergjencave në procesin e veprimtarive, për t’i parandaluar
fatkeqësitë për qytetarët dhe mjedisin e pasuritë e tyre, si dhe gjatë
menaxhimit të situatave të krijuara, për bërë përpjekje për të arritur standardet
e kohës.
• Dihet që menaxhimi i emergjencave është një detyrë e vështirë.

• Operacionet e emergjencave janë komplekse. Brenda tyre përfshihen një seri


veprimtarish që duhen koordinuar, duke realizuar bashkëpunimin e forcave, të
cilat vijnë nga drejtime, detyra e profesione të ndryshme.

• Prandaj të marrësh përgjegjësi për të drejtuar një operacion, si dhe menaxhuar


një emergjencë kërkohet karakter i fortë dhe i qëndrueshëm.

• Pikërisht për ta bërë të qartë këtë përgjegjësi dhe ngarkesë të madhe e të veçantë,
janë përpiluar këto ligjërata, që hapin horizont dhe krijojnë vizion për
përballimin e këtyre situatave të ngarkuara dhe të kombinuara, në interes të
sigurisë së jetës së qytetarëve e të pasurisë së tyre, si dhe për mbrojtjen e
mjedisit e pronës shoqërore.
 Duhet marrë në konsideratë disa cështje

• Menaxherët janë specialistët më të afërt me punëtorët dhe qytetarët në situatë


fatkeqësish, si dhe krahu veprues i menaxhimit të emergjencës së krijuar.

• Një shikim i shkurtër i historisë së menaxhimit të emergjencave mund të jetë


ndihmesë në kuptimin më të thellë të rëndësisë dhe dinamikës së operacionit të
emergjencës.

• Për të rritur produktivitetin në kushtet e emergjencës, duhet ta ndërtojmë


veprimtarinë për menaxhim në bazë të disa principeve të caktuara të punës:
 Produktiviteti nuk duhet të varet në individualizëm, por në grupet e organizuara
duke punuar në përcaktimin e hapave veprues;

 Shërbimi maksimal në emergjencë duhet të jetë qëllimi kryesor, e jo shërbimi i


kufizuar vetëm në disa sektorë apo për një periudhë;

 Ne emergjence nuk duhet menduar për një punë afatgjatë, por duhet punuar me
intensitet, që rezultatet të jenë sa më të shpejta;

 Koordinimi, mirëkuptimi dhe harmonia në mes të punonjësve dhe menaxherëve


duhet të jetë rregull i punës sepse konfliktet pengojnë shërbimet;

 Trajnimi për rritjen e shkathtësive të punonjësve, duhet të konsiderohen si mjet


për arritjen e produktivitetit maksimal, etj.
 Marrëdhëniet njerëzore

• Në procesin e menaxhimit të emergjencave rëndësi parësore ka ndërtimi i


marrëdhënieve njerëzore. Këto marrëdhënie duhen studiuar e organizuar në të
gjitha hallkat punuese në operacion.

• Ato janë shumë të rëndësishme në radhë të parë në ekipet e përbashkëta punuese


në stafet drejtuese si gjatë procesit të vendimmarrjes, ashtu edhe gjatë
planifikimit dhe dinamikës së zhvillimit të emergjencës.

• Pa marrëdhënie njerëzore të mirëkuptimit, të profesionit, të drejtësisë, të


humanizmit, të politikës, të ndarjes së drejtë të detyrave, të informimit dhe
raportimit të ndërsjellët, të ndihmës, të besimit në njëri tjetrin, të dashurisë për
 Motivimi

• Njëkohësisht duhet të marrë rëndësi të veçantë edhe motivimi në punë.

• Duke e vlerësuar realisht punën e gjithsecilit, krijohet një mirëkuptim i plotë për
kryerjen e detyrave.

• Kur punonjësi shikon se puna e tij vrojtohet, kontrollohet dhe vlerësohet realisht,
ai bëhet i përgjegjshëm dhe rrit me tej ndjenjën e përgjegjësisë për të pasur
rezultate sa më të larta.
 Zakonisht për motivimin duhet të merren parasysh tri aspekte të rëndësishme:

o Së pari, ndryshimi, përparimi apo arritja kurrë nuk duhet vlerësuar se ndodhë
vetëm duke u krijuar punonjësve ndjenjën e kënaqësisë nëpërmjet privilegjeve
dhe favoreve.

o Përkundrazi edhe duke shprehur pakënaqësinë në momentet kur duhet të bëhet e


mundur te rritet ndjenja e përgjegjësisë dhe të krijohet mjaft fuqi për të arritur
diçka nëpërmjet efektshmërisë së lartë në punë
o Së dyti, forcat e emergjencës kanë detyra dhe qëllime specifike; objektivat e tyre
janë të përkrahura me ndjenjën e përgjegjësisë të secilit individë, pasi detyrat në
operacion janë deri individuale.

o Objektivat kryesore nuk përfshijnë arritjen e lumturisë dhe të kënaqësisë së


punonjësve.

o Prandaj, përgjegjësitë e tyre kërkojnë që punonjësit të jenë të vetë motivuar për


kryerjen e detyrave në mënyrën e duhur për të mirën e qytetarëve.

o Së treti, duke u siguruar njerëzve mundësitë që t'i kryejnë punët në mënyrë të


suksesshme dhe efektive, ku shumica do të realizojnë sasi të konsiderueshme të
 Organizimi

• Në mjedisin në të cilin forcat e emergjencës duhet që të funksionojnë, si dhe


sjelljet e njerëzve me të cilët e për të cilët punojnë, ndikojnë shumë në çështjet e
organizimit të punës dhe veprimtarisë për të punuar me dhe për qytetarët në
nevojë e në fatkeqësi.

• Influenca e ambientit, kushteve politike, gjendja sociale, teknike, dhe


ekonomike, raportet reciproke dhe vartësisë së ndërsjellë të kërkesës së
menaxhimit për tolerime dhe fleksibilitet, situatat e afrimit të relacioneve,
hapësirat dhe kontradiktat, janë mjaft të dukshme në procesin e organizimit.
• Në kuadër të organizimit realizohet edhe bashkëveprimi, i cili mund të jetë teje i
brendshëm ose i jashtëm.

• I brendshëm është kur bashkëveprimi realizohet midis organizatave ose


strukturave brenda për brenda shtetit.

• Ndërsa i jashtëm quhet kur bashkëpunimi është në një hapësirë kur veprohet në
disa shtete, kur forcat e të tjerëve veprojnë për interesat e qytetarëve të vendit
tonë, ose kur forcat tona veprojnë për interesat e qytetarëve të shteteve të tjera.

• Në të dy rastet bashkëpunimi është me rëndësi të veçantë, për t’i vënë forcat në


veprim, duke marrë prej tyre efektivitetin e plotë të kapaciteteve që ata kanë me
 Menaxhmenti

• Marrja e përgjegjësive individuale të personalit të forcave të një apo disa


strukturave bashkëvepruese, duke vënë në funksion të gjitha mjetet e
disponueshme nën koordinimin e plotë për arritjen e një qëllimi të caktuar, quhet
menaxhim.

• Pra menaxhimi është një proces racional i strukturimit, shfrytëzimit dhe


kontrollimit të burimeve njerëzore dhe materiale të një organizate për arritjen e
qëllimit të caktuar.

• Gjatë analizës kur duam të dalim në përfundime sa më konkrete, ne i referohemi


grupit të njerëzve të cilët e praktikojnë këtë lloj veprimtarie si menaxhim.
• Rëndësia e menaxhimit, arrihet të përcaktohet kur atë e kondiserojmë si koncept
të domosdoshëm për çdo forcë të organizuar për një qëllim dhe me përgjegjësi e
detyra të caktuara.

• Menaxhimi është faktor stabilizues i cili mundëson kompletimin e punës së


forcës apo organizatës.

• Shërben si udhëzues i detajuar për cilindo aktivitet të drejtuar drejt një qëllimi që
duhet arritur.

• Menaxhimi duhet t'ia bëj të mundur një numri të ekipeve apo grupeve të ekipeve,
njësive dhe nënnjësive, dhe burimeve të tyre të respektuara të punojnë së bashku
• Për shkak se menaxhimi është proces racional, menaxheri është dikush që ka
përgjegjësinë e organizimit racional të strukturës, burimeve dhe personalit.

• Krahasuar me këtë, udhëheqësi është personi i cili, përveç detyrave


menaxheriale, ka për detyrë përgjegjësinë komanduese për njësitë apo forcën
dhe operacionin përkatës.

• Megjithatë, në shumë pozicione në forcë e operacion i kombinojnë përgjegjësitë


e udhëheqësit dhe menaxherit, pasi në disa pozicione i njëjti person duhet të
bëjë drejtim dhe menaxhim.
 Cilat janë detyrat e përgjithshme të menaxhimit ?

• Për çfarëdo force ekzistojnë tri detyra themelore të cilat menaxhimi i përmbushë,
me qëllim që të japë shërbimin e nevojshëm në operacionin përkatës, në kushtet e
emergjencës.

• Këto detyra janë:

 Përcaktimi i misionit,
 Mundësimit e shërbimeve,dhe
 Rëndësia e forcave të emergjencave për normalitetin e jetës së shoqërisë.
a) Përcaktimi i misionit

• Forcat e emergjencave krijohen për një qëllim specifik.

• Ky qëllim është i përcaktuar, i ndërlidhur dhe i përmbushur nga menaxhimi.

• Çdo vendim dhe ndërmarrje veprimtarie e forcës së emergjencës është i


drejtuar drejt qëllimit të misionit.

• Në të kundërtën forcat në operacion do të dështojnë.

• Forcat e emergjencës mund ta arsyetojnë ekzistencën dhe vlefshmërinë e


tyre vetëm në intensitetin dhe produktivitetin gjatë kryerjes së detyrës në
operacion.
b) Mundësimit e shërbimeve

Këtu kemi dy faktorë të cilët menaxherët duhet t'i marrin parasysh si


detyrë të shërbimit gjatë përballjes me fatkeqësinë:

 Puna Efektive, dhe


 Arritjet e punonjësve.
 Puna Efektive

 Në këtë fushë merret në konsideratë gjithë aktiviteti i plote i njerëzve i


drejtuar për arritjen e qëllimit të forcave të emergjencave.

 Ky aktivitet është i njohur si punë efektive.

 Varësisht nga qëllimi, puna kërkon burimet, si: burimet e materialit, pajisjet
teknike, sistemet komunikuese, ndërtesat dhe njerëzit.

 Organizimi i burimeve dhe kontrolli i veprimtarisë dhe produktivitetit të tyre


apo përdorimi, përcakton llojin e punës së kryer.

 Puna efektive është rezultati pozitiv i përdorimit të këtyre burimeve.


 Arritjet e punonjësve

• Burimi kryesor i një force emergjence është qenia njerëzore.

• Forca e emergjencës përmbush misionin e saj nëpërmes punës së njerëzve.

• Pa njerëz, asnjë burim i mundshëm në forcat e emergjencës nuk mund të


sigurojë punë efektive.

• Hapi i parë i menaxhimit është t'i organizojë burimet materiale, teknike,


mjedisin, infrastrukturën dhe burimet financiare.

• Hapi i dytë, i cili edhe është hapi më i vështirë, është menaxhimi dhe
përdorimi i njerëzve të rreshtuar në forcën e emergjencës, në kombinim me
burimet tjera për ofrimin e shërbimit të nevojshëm për komunitetin e
c. Rëndësia e forcave të emergjencave për normalitetin e jetës së shoqërisë

• Forcat e emergjencave nuk krijohen në hapësirë të zbrazët.

• Ato ndërtohen për të pasur një ndikim serioz në shoqëri në momentet më të


vështira dhe kanë përgjegjësi ndaj saj për t’i kthyer normalitetin.

• Nëse ato nuk ndikojnë në shoqëri apo në vetë ambientin duke i menaxhuar
dhe monitoruar në mënyrë serioze dhe profesionale e dinamike situatat që
krijohen, aty mundë të ketë pasoja të rënda negative për jetën e qytetarëve dhe
pasurinë e tyre.

• Në të gjitha llojet e strukturave dhe forcave që krijohen forcat e emergjencave


kanë përgjegjësinë më të madhe ndaj shoqërisë jo vetëm në momentet kur
ndodhë fatkeqësia, por gjatë gjithë veprimtarisë jetësore të shoqërisë.
 Në procesin e menaxhimit vendimet duhet të merren duke pasur në vëmendje
tre faktorë kryesorë:

a. Shfrytëzimi i përvojës nga e kaluara,


b. Përcaktimi i detyrave aktuale, dhe
c. Planifikimi per të ardhmen (ndërtohet parashikues).
 Shfrytëzimi i përvojës nga e kaluara

• Përvoja nga e kaluara është një mësues i shkëlqyeshëm.

• Kjo na tregon se çfarë është bërë mirë e çfarë është bërë keq.

• Nëse një plan, vendim apo operacion ka pasur rezultate të mira, mund ta
marrim në konsideratë dhe ta përsërisim atë përvojë në kushtet e situatës që
na është krijuar.

• Në anën tjetër, duhet të kemi kujdes që të mos i përsërisim gabimet e bëra në


të kaluarën, por duke shfrytëzuar atë përvojë të korrigjojmë gjithë punën tonë
të operacionit, planifikimit, vendimint apo dinamikës në të cilën kalojmë.

• Kjo ka kuptimin, që të mos harxhojmë kohë duke kërkuar zgjidhje për


 Përcaktimi i detyrave aktuale

 Për të qenë e qartë veprimtaria jonë në menaxhimin e emergjencës, përcaktohen hapat që


hidhen në gjithë punën që kryhet.
 Në punën për vënien në efikasitetin e forcave të emergjencave hapi i parë është njohja e
gjendjes së krijuar.
 Hapi i dytë përcaktimi i nevojave të momentit të parë dhe për gjithë operacionin.
 Hapi i tretë përcaktimi i përparësive dhe i radhës së ndjekjes dhe normalizimit të
problemeve që kanë lindur si rrjedhojë e fatkeqësisë.
 Hapi i katërt marrja e vendimit për operacionin e ardhshëm.
 Hapi i pestë përcaktimi i forcave të emergjencave të nevojshme.
 Hapi i gjashtë planifikimi i operacionit.
 Planifikimi të ndërtohet parashikues

• Vendimi dhe planifikimi i sotëm ka efekt në të nesërmen.

• Ne duhet të mundohemi ta shohim vendimin e ditës së sotme dhe të bëjmë planifikimin, duke
e parë atë se çfarë do të rezultojë në të nesërmen.

• Disa prej gabimeve më të mëdha të menaxhimit në shumicën e rasteve janë kryer dhe kryhen
nga menaxherët të cilët e shikojnë kohën vetëm për sot.

• Ata nuk mendojnë të bien vendime apo do të rregullojnë problemet me konsideratë që ndikimi
i tyre në të mirë të shoqërisë e të qytetarëve të jetë me perspektivë për të ardhmen.

• Ata ndërtojnë plane vetëm për kohën që mendojnë se do të jenë vetë në detyrë.

• Kështu menaxhimi është i mangët, pasi e ka këndvështrimin të afërt sepse menaxherët


planifikojnë duke menduar se ata do të jenë larguar kur të dalin në sipërfaqe problemet
afatgjate.
 Funksionet e përgjithshme të menaxhimit

• Menaxhimi i emergjencave duhet të përmbushë disa nga funksionet themelore


për të krijuar portretin e tij nëpërmjet funksionalitetit të forcës.

• Këto funksione janë esenciale si për zgjidhjen e detyrave ditore ashtu edhe në
ato afatgjata.

• Për të qenë efektiv, menaxherët nuk duhet vetëm t'i kuptojnë këto funksione,
por në mënyrë të qëndrueshme t'i praktikojnë ato dhe të zotërojnë përdorimin
e tyre.
 Funksionet themelore të menaxhmentit konsiderohen:

• Më lartë kemi treguar hapat nëpër të cilët kalohet ne procesin e menaxhimit të


emergjencave, ndersa më poshtë po japim disa nga hapat ose si i quajtëm
funksionet më themelore, të cilat janë:
1. Planifikimi,
2. Organizimi,
3. Plotësimi,
4. Udhëheqja,
5. Njohuritë themelore për menaxhimin,
6. Nivelet e menaxhimit, dhe
7. Mjedisi për menaxhimin e emergjencave.
Planifikimi, i cili nënkupton përcaktimin e drejtimeve të punës e veprimtarisë e
të detyrave dhe objektivave për çdo drejtim, si dhe të vendoset se si, kur dhe nga
kush duhet të përmbushen ato në të tashmen dhe në të ardhmen.

• Kjo do të thotë që të vendoset rreth burimeve të kërkuara për arritjen e


synimeve dhe detyrave duke përcaktuar njëkohësisht edhe mjetet e burimet e
nevojshme mbështetëse dhe për vlerësim nëse janë përmbushur objektivat e
caktuara gjatë planifikimit.

• Sa më tepër që të ngjitemi ne hierarkinë organizative të institucioneve, afati


kohor për planifikim bëhet më i zgjeruar.

• Planifikimi në nivelet më të ulëta të menaxhimit normal mbulon më së tepërmi


një vit.
 Organizimi nënkupton ndërtimin e një force emergjence me shtrirje
gjeografike funksionale dhe hierarkike për realizimin e planifikimit të kryer
për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive nëpërmjet operacioneve të
emergjencave.

• Ajo gjithashtu nënkupton përcaktimin e efektivitetit të frytshëm dhe


përdorimin e rezervave apo burimeve.

• Organizimi kërkon vendime rreth asaj se si të ndahet puna dhe cila do të jetë
radha e kryerjes së detyrave.

• Kështu, organizimi është një proces dinamik për bashkimin e materialeve e


mjeteve esenciale dhe burimeve njerëzore për kryerjen e detyrave të
planifikuara.
 Plotësimi i numrit të forcave dhe stafeve të emergjencave nënkupton
menaxhimin në tërësi të personelit, seleksionimin dhe përcaktimin e njerëzve
të duhur për detyra të duhura.

• Kjo njëkohësisht përfshinë edhe rekrutimin, arsimimin, kualifikimin,


trajnimin, dhe promovimin e personelit në detyra, si dhe procedurat e
largimit nga puna për arsyet që bien ndesh me interesat e realizimit të
detyrave nga forcat e emergjencave.
 Udhëheqja do të thotë, të kuptohet ndërtimi i forcave të emergjencave në
tërësi dhe qëllimet e tyre, të sigurohet mbikëqyrja dhe udhëzimet e duhura,
dhe për këtë arsye të përcaktohen rregullat dhe rregulloret, si dhe krijimi i
rrethanave të favorshme për plotësimin e misionit.

• Në procesin e udhëheqjes rëndësi të dorës së parë kanë:

 Koordinimi,
 Raportimi,
 Buxhetimi, dhe
 Kontrolli dhe Vlerësimi.
 Njohuritë themelore për menaxhimin

 Të gjithë menaxherët duhet të kenë disa njohuri themelore për të qenë i


suksesshëm në ushtrimin e detyrës së tyre.

• Nga këto njohuri më kryesore konsiderojmë:

 Njohuritë e konceptuare,
 Njohuritë për marrëdhëniet me njerëzit,
 Njohuritë teknike.
 Njohuri të konceptuare

Njohuritë konceptuare reflektojnë aftësinë për ta parë gjendjen në një hapësirë


më të madhe.

Menaxherët efektiv duhet të jenë të aftë ta kuptojnë se si të gjitha strukturat


përbërëse të forcave të emergjencave janë të ndërlidhura.

Të kuptojnë mirë se çdo veprim në një njësi, ka një ndikim në njësinë tjetër
dhe anasjelltas.

Pra, duhet kuptuar se çdo veprim në një njësi ka ndikim pozitiv ose negativ
për gjithë forcat e emergjencave.
 Njohuritë për marrëdhëniet me njerëzit

• Njohuritë për marrëdhëniet me njerëzit janë të nevojshme tek të gjitha nivelet e


menaxherëve në një masë të tillë që është tregues i aftësisë së tyre për të marrë përgjegjësi
për të menaxhuar forca.

• Kjo nënkupton se gjatë gjithë kohës menaxherët duhet të kenë njohuri psikologjike për
karakteret njerëzore dhe të përsosin aftësitë për punën me ta.

• Menaxheri duhet të punojë me njerëzit.

• Njerëzit sigurojnë kapitalin intelektual në forcat e emergjencave, dhe ky burim i vlefshëm


është dorëzuar përbrenda në përgjegjësitë e menaxherit.

• Nëse menaxheri i shmanget punës me të tjerët, atëherë menaxhimi nuk është punë për të, ai
duhet të gjejë një punë tjetër.
 Njohuritë Teknike

• Njohuritë teknike nënkuptojnë aftësinë e menaxherit për përmbushjen e


detyrave praktike, siç janë metodat, procesi, procedurat, apo teknikat.

• Ato përfshijnë gjithashtu edhe aftësinë e kuptimit të teknologjisë në


dispozicion për kryerjen e detyrës, përdorimi i njohurive të specializuara, dhe
aftësia analitike.

• Vija e parë e menaxherëve duhet të menaxhojë njerëzit, të cilët në mënyrë


direkte zbatojnë të gjitha ato operacione që ndërtojnë themelet e forcës së
emergjencës.

• Për këtë përgjegjësi janë të nevojshme njohuritë teknike, e cila është më


konkrete se dy fushat e tjera të njohurive që u parashtruan më lartë.
 .Nivelet e menaxhimit

 Niveli i parë apo niveli operacional, është një nivel në të cilin njohuritë
teknike janë më se të nevojshme sepse menaxherët e vijës së parë janë më të
afërmit me operacionet dhe aktivitetet ditore.

• Ky nivel kërkon menaxherë me njohuri të plota për marrëdhëniet me njerëzit,


sepse aty është bashkëveprimi kuptimplotë me shumë punëtorë, specialistë e
kuadro të nivelit të drejtpërdrejtë të punës.

• Ashtu sikurse në këtë nivel njohuritë konceptuare kanë rëndësi më të vogël,


sepse ky nivel i menaxhimit është i përfshirë shumë rrallë në vendime të cilat
kanë efekt në tërë forcën e emergjencave ose operacionin. Individët përgjegjës
 Niveli i Mesëm, është një nivel menaxhimi, ku njohuritë humane apo njerëzore janë shumë
të rëndësishme.

 Menaxherët janë lidhja në mes të vijës së parë dhe niveleve më të larta të strukturave të
forcave të emergjencave.

 Ata mbikëqyrin punën e nivelit të vijës së parë dhe marrin vendimet e tyre relativisht afër
vetë operacioneve.

 Ata përfaqësojnë nivelin operacional drejt nivelit më të lartë, si dhe nivelin më të lartë drejt
nivelit operacional.

 Menaxherët e nivelit të mesëm kanë nevojë për njohuritë konceptuare për shkak të
bashkëveprimit me nivelin më të lartë. Niveli më i lartë i menaxhimit pret informacione
dhe sugjerime të cilat ndikojnë në planet organizative.

 Gjithashtu, këta menaxher shfrytëzojnë njohuritë konceptuare në vendimet e tyre të cilat


ndikojnë në njësitë e ndryshme përbrenda përgjegjësive të tyre.
 Niveli i Lartë, konsiderohet niveli optimal, në këtë nivel të menaxhimit,
njohuritë konceptuare janë prioritare.

• Menaxherët e këtij niveli krijojnë detyrat e forcave të emergjencave,


strategjitë e nevojshme si dhe planet.

• Ata bien vendimet të cilat ndikojnë në gjithë veprimtarinë e forcës së


emergjencës. Ata duhet të jenë në gjendje të parashikojnë ndikimet dhe
implikimin e vendimeve të tyre
 Mjedisi për menaxhimin e emergjencave

• Forcat e emergjencës kanë ndikimin e tyre në mjedis, kanë fuqi që ta mbrojnë


atë dhe ta rindërtojnë në interes të komunitetit e të qytetarëve në qoftë se
goditet nga fatkeqësi të ndryshme, gjithashtu edhe shoqëria e ambienti, ka një
ndikim mbi forcat e emergjencave dhe operacionet që ata ndërmarrin.

• Në mënyrë të përgjithshme dhe profesionale forcat e emergjencave kanë për


detyrë të mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm mjedisin dhe kushtet jetësore të
tij, që duke njohur zhvillimet e burimeve të fatkeqësive dhe të kërcënimit të
sigurisë, të kenë mundësi të përmbushin funksionet e tyre në mënyrë që të
bëjnë të pa dëmshme ndodhitë e shkaktuara nga natyra ose nga dora e njeriut.

• Por njëkohësisht edhe për ta shfrytëzuar mjedisin në interes të përforcimit të


masave të përballjes me fatkeqësitë gjatë operacionit të emergjencës për
 Elemente kryesore të mjedisit do të konsiderohen:

a. Politika,
b. Media,
c. Shoqëria, dhe
d. Forcat bashkëpunuese e mbështetëse.

You might also like