You are on page 1of 52

PLANIFIKIMI I BURIMEVE NJEREZORE

LEKSION
KAPITULLI III
PLANIFIKIMI I BURIMEVE
NJEREZORE
DEFINICIONI MBNJ

• Menaxhimi shkencor përmbledh një tërësi studimesh të


kryera për here të parë në fund të shekullit të 19 -të dhe
në fillim të shekullit të 20 -të.
• Ky përfaqëson një rrymë që sot konsiderohet si baza e
menaxhimit modern.
• Menaxhimi shkencor është qasje në teorinë e menaxhimit
klasik që fokusohet në studimin shkencor të metodave të
punës përmirësimin e efikasitetit të punëtorit.
• Kriza ekonomike amerikane 100 vjet më parë i detyroi
njerëzit që të mendojnë forma të reja organizative, në
mënyrë që të motivojnë njerëzit që të punojnë me
efikasitet
NOCIONI MBNJ

• Zhvillimi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e ka


Bazën në të cilën mbështetet dhe nga i cili
zhvillohet , si pjese e shkences se manaxhimit,
zhvillimin e mardhenjeve njerezore. Ne thelb ky
koncept është njeriu.
• Prandaj edhe shkrimet e hershme për
menaxhimin i gjejmë në qeverisjen me njerëz.

• Si përvojë e hasim te : egjiptasit e vjetër,


Hamurabi (mbret i babilonëve), Romakët, etj. nga
shihet se civilizimet e hershme e kanë praktikuar
menaxhimin si shkence.
NOCIONI MBNJ

• Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i tij në MBNJ

• Menaxhimi shkencor përmbledh një tërësi studimesh të


kryera për here të parë në fund të shekullit të 19 -të dhe
në fillim të shekullit të 20 -të.
• Ky përfaqëson një rrymë që sot konsiderohet si baza e
menaxhimit modern.
• Menaxhimi shkencor është qasje në teorinë e menaxhimit
klasik që fokusohet në studimin shkencor të metodave të
punës përmirësimin e efikasitetit të punëtorit.
• Nga ky angazhim lindi një qasje e re menaxhimin
shkencor.
• Themelues të këtij drejtimi ishin Fredrik Tejlor dhe Henri
Fajol.
Menaxhimi shkencor dhe
ndikimi i tij në MBNJ
• Studjuesi Tejlor, u mor me analizimin dhe ndarjen
e vendeve të punës,
• Tejlor filloi të bëjë matjen e kohës së nevojshme për
kryerjen e këtyre punëve, zgjedhjen e njerëzve për
kryerjen e këtyre punëve.
• Mirëpo, si qasje e re e organizimit të punës, ajo zgjoi
reaksione tek njerëzit, për shkak se njerëzit filluan
ta konsiderojnë veten si pjesë te makinës, të
konsiderojnë se kjo formë e organizimit ua merr
individalitetin e tyre.
• Marrëdhëniet e caktuara ndër-njerëzore duhet të
ruhen në mes të punëdhënësve dhe punëtorëve.
Ndikimi i shkollës së
marrëdhënive humane
• Në fund të viteve 20 dhe në fillim të viteve 30
sociologët e punës sinjalizojnë karakterin pjesor,
përsëritës dhe tjetërsues të punës ne linjat zinxhir dhe
efektet e saj në kënaqësinë e punëtorit.

• Një rrymë shkencore kërkimi dhe reflektimi për vendin


e individit në organizatë u krijua me punimet dhe
mësimet e Shkollës së Marrëdhënieve Humane.
Nga vitet 1927 deri në vitet 1934, psikologet amerikan,
Elton Mayo dhe Mary Parker Follet, zhvilluan ne
uzinat Hawthorne të Western Elektric, eksperimente
për ndikimin e kushteve të punës ne produktivitetin e
punonjësve.
Koncepti i sjelljes në
punë

• Koncepti i sjelljes në punë paraqitet më vonë: Sjellja e


të punësuarve në punë hulumtohet me qëllim që të
studiohen aksionet, qëndrimet të cilat njerëzit e
punësuar i shprehin në punë.

• Ky koncept ka për qëllim që t'i ndihmojë njerëzit


duke u sqaruar, duke paraparë dhe kontrolluar
sjelljet e njerëzve.
Ndikimi i shkollës së
marrëdhënive humane
• Duke u interesuar për ambjentin fizik të punës
dhe ndikimin e tij ne rendimentin e punëtorëve,
studiuesit zbuluan rëndësinë e faktorit njeri në
nivelin e rendimentit.
• Ata arriten në përfundimin që punëtori është i
motivuar edhe nga nevoja e përkatësisë sociale.

• Pra, nevojave fizike dhe të sigurisë ekonomike iu


shtuan dhe nevojat per marrëdhënie
ndërpersonale domethënëse, nevojat për t'u
ndjerë anëtar i një kolektivi pune.
Dallimi midis koncepteve
te "Manaxhimit te
Personelit"dhe Manaxhimi
i Burimeve Njerëzore
• Ata në të njëjtën kohë zbuluan që kjo nevojë
mund të plotësohet pjesërisht nga mundësia e
kontakteve jozyrtare në vendin e punës dhe nga
një stil i përshtatshëm mbikëqyrje.
Ndikimi i shkollës së
marrëdhënive humane

• Ndikimi i shkollës së marrëdhënive humane


Douglas Mc. Gregor, Rensis Likert etj. , të cilët
insistojnë në qeverisjen e resurseve njerëzore si
detyrë themelore të menaxhimit, dhe kërkojnë që
struktura organizative dhe menaxhimi t'i
përshtaten nevojave të zhvillimit të njerëzve.

• Ideja qendrore e shkollës së marrëdhënieve


humane ishte: theksimi i marrëdhënieve sociale
informale dhe i moralit të punonjësve si kontribues
në efiçencën organizative.
KONCEPTI SJELLJES

• Koncepti i sjelljes në punë paraqitet më vonë:

• Sjellja e të punësuarve në punë hulumtohet me


qëllim që të studiohen aksionet, qëndrimet të cilat
njerëzit e punësuar i shprehin në punë.

• Ky koncept ka për qëllim që t'i ndihmojë njerëzit


duke u sqaruar, duke paraparë dhe kontrolluar
sjelljet e njerëzve.
KONCEPTI SJELLJES

• Koncepti i menaxhimit të burimeve njerëzore, në


mënyrë më të theksuar, ka filluar të paraqitet në
vitet e 80 -ta, ku deri atëherë në përdorim ishte
koncepti menaxhimit te personelit.

• Dallimet Menaxhimi i personelit është i orientuar


në realizimin e strategjisë së ndërmarrjes
nëpërmjet personelit, zgjedhjes se problemeve
afariste, në realizimin e punëve cilësore, kënaqien
e konsumatorëve, suksesin e përgjithshëm
organizativ
KONCEPTI SJELLJES

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i


Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore
eshte esencial sepse:
Këto koncepte dallojnë me njëri tjetrin lidhur me mënyrën
e qasjes, menaxhimin, organizimin dhe angazhimin
përdorimin e njeriut.
Krahasuar me funksionin e menaxhimit të personelit,
zhvilimi i burimeve njerëzore fut ndryshime cilësore në
këtë kuptim.
Ngritja dhe edukimi plotësues dhe permanent, ngritja
profesionale, motivimi më i lartë, pjesmarrja në
menaxhim, puna ne ekip, trajnimi, janë aktivitete të
rritjes së resurseve njerëzore,
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ

Definicioni -ç’fare ne kuptojmë me fjalën


burim/resurs:
Burimet/Resurset do t'i perkufizojmë si fuqi ose
aftësi për t'i arritur qëllimet si në prodhim, në
shërbime dhe në plotësimin e nevojave të njerëzve.
Këto resurse mund të jenë : resurse natyrore,
resurse në para, resurse fikse, resurse për një
shfrytëzim, resurse përdorim të caktuar dhe
resurse njerëzore.
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ

Ndërsa, kur flasim për burimet/resurset njerëzore


mendojmë në njerëz te cilët i kryejnë punët,
kryerja e të cilave kërkon organizimin, i cili
paraqitet si përgjigje nevojave të njerëzve për
realizimin e qëllimeve.
"Resurset njerëzore paraqesin diturinë e tërësishme,
shkathtësinë, aftësitë, mundësitë kreative,
motivimin dhe marrëdhëniet që disponon një
ndërmarrje (shoqëri).
Kjo është energjia intelektuale dhe psikike të cilën
ndërmarrja mund ta angazhojë me qëllim të
realizimit të qëllimeve dhe të zhvillimit.
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ

Menaxhimi burimeve/resurseve njerëzore e


përbëjnë një mori aktivitetesh dhe detyrash
menaxheriale dhe organizative te orientuara dhe
të ndërlidhura në mes veti për sigurimin e numrit
dhe strukturës adekuate të punëtorëve, me
njohuri, shkathtësi, interesa dhe motiv, si dhe
mënyrat e sjelljes për realizimin e qëllimeve
aktuale dhe strategjike të ndërmarrjes.
Termi personel përfshin krejt atë që deri tani e
kemi quajtur kuadër. Rrjedh nga gjuha frenge (le
cadare), që nënkupton personat e zënë ne punë,
në rend të parë ekspertët dhe udhëheqësit
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ

• Termi personel mund ta shprehim në dy kuptime:


• Në kuptim të gjerë, i cili nënkupton të gjithë
njerëzit e zënë në punë ne ndërmarrje, njerëzit të
cilët janë në procesin e përgatitjes dhe njerëzit të
cilët janë të papunë dhe janë potencialisht të
gatshëm për t'u angazhuar në mënyrë efektive në
procesin e punës.
• Në kuptim të ngushtë, personeli i ndërmarrjes
përfshin krejt atë që ndërmarrja e punëson, pa
marrë parasysh përgatitjen e tyre profesionale,
vendet e punës, funksionet etj.
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i


Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore
ne Kuptimin punëtor, (është identik me kuptimin
e personelit në kuptim të ngushtë) nënkupton
njerëzit të cilët gjenden në marrëdhënie pune,
pavarësisht punën të cilën e kryejnë në zyrë,
fabrike apo gjetiu.
Me fuqi punëtore kuptojmë aftësitë fizike dhe
mendore të cilat i posedon njeriu, të cilat i
shfrytëzon në proceset e prodhimit për krijimin e
vlerave të reja. Në ekonominë e tregut fuqia
punëtore ka cilësinë e mallit dhe i nënshtrohet
ligjeve të tregut.
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ

• Pra, për ta kuptuar më mirë fuqinë punëtore :


mund ta emërtojmë edhe si energji, nëpërmjet së
cilës punëtori këtë energji e bart në mjetet e
punës për prodhimin e produkteve; kjo energji
(fuqi punëtore) paraqet aftësinë fizike dhe
mendore të tij; nëse ka cilësitë e mallit fuqia
punëtore, atëherë duhet të ekzistojnë edhe
blerësit e fuqisë punëtore, tregu ku bëhet
shitblerja.
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ
• Termi "menaxhimi i burimeve njerëzore" përdoret
sot në vend të termit "menaxhimi i personelit“ (të
përdorur në të kaluarën, që në thelb është e
njëjta gjë), veçse termi i ri thekson se punonjësit
nuk janë thjesht një shpenzim por një burim i
firmës, ashtu sikurse janë kapitali apo pajisjet e
tjera, madje burim më i rëndësishëm i saj.

• Menaxhimi i personelit në fokus të vetin ka


personelin, burimet e tij, zgjedhjen, shpërblimin
për punën e bërë, ndërsa procesin e planifikimit
të nevojave për personel, organizimin, ushtrimin,
zhvillimin dhe përparimin e personelit e quajmë
menaxhment të burimeve humane.
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i


Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore
eshte: Se menaxhimi i resurseve njerëzore është
njëri ndër funksionet kryesore të shkences se
menaxhimit. Gjithsesi, funksionet menaxheriale
nuk mund të shkojnë të ndara njëra nga
funksionet e tjera.
MBNJ si funksion menaxherial merr pjesë në
secilin prej tyre, nëpërmjet faktorit njeri si:
organizator, planifikues, si zgjedhës dhe i
zgjedhur, si udhëheqës i këtyre proceseve dhe, në
fund, si zbatues dhe kontrollues i këtyre
proceseve.
KONCEPTI MANAXHIMIT
TE BNJ

Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i


Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve Njerëzore
mbeshtetet ne ndryshime esenciale.

Në kushtet e biznesit bashkëkohor … menaxheri i


BNJ - specialist Menaxhmenti i burimeve
njerëzore ka për detyrë që në ndërmarrje apo
ndonjë institucion tjetër të: planifikojë resurset
humane, të bëjë rekrutimin e tyre, ta bëjë
seleksionimin, të organizojë zhvillimin (trajnimin,
përparimin në profesion), të bëjë zgjedhjen, ta
organizojë adaptimin në punë
PROCESI I MANAXHIMIT
TE MBNJ

Nevojë për informata themelore rreth planifikimit


strategjik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore si një
funksion apo departament brenda një organizate
Cilat janë qëllimet, organizimi dhe nismat e duhura për
një Departament të Burimeve Njerëzore për të
ndjekur?
Nëse funksioni juaj i burimeve njerëzore është një
departament i një ose shumë planesh strategjike të
burimeve njerëzore që përfshijnë vlerësimin e
brendshëm të nevojave organizative dhe krahasimet e
jashtme krahasuese. Kjo është se si ju duhet të qaseni
dhe të përmbushni planifikimin strategjik të burimeve
njerëzore themelore.
PROCESI I MANAXHIMIT
TE MBNJ

Çfarë do të bënit nëse do të kishit një punonjës të


Burimeve Njerëzore të cilët mund të përmirësojnë
marzhet e fitimit të kompanisë, ndikojnë
pozitivisht në koston e mallrave të shitura, ulin
shitjet e ditës të papaguara dhe rrisin raportin e
çmimeve / fitimit ndërsa likuidojnë shpenzimet e
përgjithshme të biznesit ofrojnë të dyja shërbimet
tradicionale HR të përsosur?
Ju do të dini se keni një punonjës i cili ka bërë
planifikim strategjik efektiv të burimeve
njerëzore. Ja se si ta krijojmë atë lloj
departamenti të BNj.
Si të Bëni Planifikimin
Strategjik të MBNJ

• Departamentet zakonisht organizohen nga funksione të


tilla si burimet njerëzore, marketing, administrim dhe
shitje. Por, një departament mund të organizohet në çdo
mënyrë që ka kuptim për konsumatorin.
• Departamenti normalisht ka një udhëheqës ose kryetar
të caktuar me titullin e punës të menaxherit, drejtorit
ose zëvendëspresidentit .
Planifikimi Strategjik i
Burimeve Njerëzore
Departamentet janë organizatat e njësive që formojnë
organizimin e njerëzve, marrëdhëniet raportuese dhe
punën. Departamentet organizohen në një mënyrë që
mbështet më së miri:ofrimin e shërbimeve të
departamentit,
• arritjen e qëllimeve të departamentit,
• realizimi i qëllimit ose misionit të njësisë brenda
organizatës, dhe
• arritjen e qëllimeve të organizatës.
Planifikimi Strategjik i
Burimeve Njerëzore
• Ndërsa bashkëveproni me organizatën tuaj, është e
rëndësishme të jeni në gjendje të ndani qëllimet
strategjike të departamentit tuaj të Burimeve Njerëzore.
Përndryshe, si do të kuptojnë udhëheqësit e organizatës
tuaj se çfarë vlere i shton departamenti juaj?Ata patjetër
po kërkojnë dhe duhet të shohin vlerën që ju sjellni në
organizatën e përgjithshme. Zhvillimi i një plani biznesi
të departamentit, me të dhëna nga organizata juaj, ju
lejon të kuptoni dhe komunikoni kontributet e
funksioneve të BNj.
• Kjo ju lejon të formoni pritjet që organizata juaj ka për
atë që do të kontribuoni dhe kur. Kjo transparencë i
shton vlerat qëllimeve dhe rolit të departamentit të BNJ
PROCESI I MANAXHIMIT
TE MBNJ

Procesi i menaxhimit te burimeve njerëzore MBNJ


është një proces për sigurimin e njerëzve të
duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.
Është procesi i zakonshëm, i cili zhvillohet me :
Planifikimin e njerëzve të duhur,
Rekrutimin, seleksionimin, orientimin, trajnimin,
Zhvillimin, punësimin dhe promovimin e tyre.
PROCESI I MANAXHIMIT
TE MBNJ

• Procesi i menaxhmentit te burimeve njerëzore


eshte esencial
• Procesi i MBNJ duhet të mbështetet në disa
parime:
Së pari, në strukturën organizative të ndërmarrjes
dhe veprimtarinë e saj, përkatësisht aspektet e
ndryshme të cilat ndikojnë në MBNJ, sikur:
• Fusha e veprimtarisë, Niveli teknologjik i
ndërmarrjes, Madhësia e saj etj.
PROCESI I MANAXHIMIT
TE MBNJ
Së dyti, në vështrimin e MBNJ si proces i të gjitha
aktiviteteve menaxheriale me rëndësi eshte
koordinimi aktiviteteve
• Për resurset njerëzore në ndërmarrje, të cilat e
pasojnë njëra tjetrën, duke filluar nga procesi i
identifikimit të nevojave e deri te procesi i
zgjedhjes dhe përshtatjes në punë me rendesi
eshte identifikimi MBNJ.
Së treti, MBNJ konsiderohet si proces për shkak se
njëra fazë aktivitet Lidhet nga aktiviteti i
mëparshëm, të cilat shërbejnë në të mirë të
menaxhimit të resurseve njerëzore.
Së katërti, vështrimi i MBNJ si proces i jep atij
kuptimin e funksionit menaxherial.
PROCESI I MANAXHIMIT
TE MBNJ

Procesi i menaxhimit te burimeve njerëzore


konsiston ne:
• Procesimin edhe për ato aktivitete qe janë të
orientuara drejt realizimit të qëllimeve për të cilat
menaxherët e hierarkisë më të lartë të
ndërmarrjes angazhohen.
Procesi i menaxhmit të resurseve njerëzore është
proces i vazhduar në ndërmarrje, aktivitetet e të
ciles janë të orientuara në sigurimin e njerëzve të
duhur në vendin e duhur, me arsimim, cilësi dhe
shkathtësi të nevojshme duke u përpjekur që
çmimi dhe shpenzimet te kordinohen. 
PROCESI I MANAXHIMIT
TE BNJ

Procesi i menaxhimit të burimeve njerëzore kalon ne


keto faza:

1.Planifikimi .
2. Rekrutimi
3. Seleksionimi
4.Trajnimi dhe zhvillimi
5. Orientimi ne pune
6.Matja e Performances
7. Promovimi stafit

You might also like