You are on page 1of 2

PËRSHKRIMI I TRAJNIMIT

Planifikimi dhe Zhvillimi i Stafit- Rekrutimi


Titulli i trajnimit
Adekuat i Stafit

Niveli drejtues dhe profesional i zyrtarëve administrativ në kuadër të ministrive,


Grupet e synuara agjencioneve të pavaruar administrative, komunave por edhe menaxheret në
sektorin privat.
Trajnimi synon qartësimin e nevojave të çdo institucioni publik apo privat për
rekrutimin e burimeve njerëzore, si burime më të vlefshme të një institucioni,
Qëllimi duke u mbështetur në praktikat më të mira për identifikimin dhe rekrutimin e
subjekteve të nevojshme për institucionin përkatës. Për më tepër, trajnimi
mëton të konkretizoj qasjen më efikase për avancimin e shkathtësive të
burimeve ekzistuese brenda një organizate publike/private.
1. Krijimi i pasqyrës së qartë dhe reale lidhur me sfidat dhe problemet me të
cilat ballafaqohet organizata për të identifikuar burimet e nevojshme
njerëzore;
Objektivat 2. Të kuptuarit e procedurave dhe praktikave më të mira për rekrutimin e
stafit;
3. Interpretimi i dispozitave ligjore që rregullojnë rekrutimin dhe zhvillimin e
stafit;
4. Zhvillimi i stafit: Domosdoshmëri apo luks;
 Tregu i burimeve njerëzore;
 Hulumtimi për burime njerëzore;
Përmbajtja e  Fazat e rekrutimit të burimeve njerëzore;
trajnimit (temat)  Rekrutimi dhe adaptimi i burimeve njerëzore;
 Plani për trajnimin e burimeve njerëzore;
 Specifikimi i trajnimeve;
Kohëzgjatja 2 ditë

Metodat Ligjerata, diskutime grupore, analiza të rasteve studimore, etj.

E&E Consulting LLC, Adresa: Rr. Bedri Pejani Nr.1 Prishtinë. Tel: +38344152975; e-mail: info@e-
econsulting.org, trajnime@e-econsulting.org dhe eeconsulting16@gmail.com. Faliminderit për Bashkëpunim.
Planifikimi dhe Zhvillimi i Stafit- Rekrutimi Adekuat i Stafit

Moduli 1: Definimi i nevojave për burime njerëzore, duke përfshirë procesin e identifikimit të
punëve të nevojshme; diagnostifikimin e gjendjes ekzistuese; rëndësinë e informatës në
identifikimin e burimeve njerëzore; specifikimi i vendit të punës.
Moduli 2: Rekrutimi i burimeve njerëzore- përfshinë kuptimin dhe procesin e rekrutimit të
burimeve njerëzore; burimet e brendshme dhe burimet e jashtme si dhe format e
rekrutimit të tyre; “Gjuetia në burime njerëzore”.
Moduli 3: Orientimi dhe adaptimi ne punë - duke përfshirë konceptin e orientimit në punë;
definimin e pritjeve të stafit; analizimi i sjelljeve dhe motivit të stafit; Demotivuesit dhe
format e motivimit të stafit.
Moduli 4: Të kuptuarit e bazës ligjore për rekrutimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore;
Rregullimi i rekrutimit në sektorin publik/privat; Analizimi i ligjit të ri për pagat në
sektorin publik dhe Praktikat e mira të rekrutimit.
Moduli 5: Zhvillimi i burimeve njerëzore: Edukimi formal vs. Edukimi joformal i punonjësve;
Seminaret; Trajnimet; Workshopet/Punëtoritë.
Moduli 6: Performancat e nevojshme të burimeve njerëzore - Funksionimi i sistemit të vlerësimit
të performances; Analiza e performances; Llojet e vlerësimit të performancës.

E&E Consulting LLC, Adresa: Rr. Bedri Pejani Nr.1 Prishtinë. Tel: +38344152975; e-mail: info@e-
econsulting.org, trajnime@e-econsulting.org dhe eeconsulting16@gmail.com. Faliminderit për Bashkëpunim.

You might also like