You are on page 1of 3

Funksionet menaxheriale

Roli i menaxhmentit në ndërmarrjen dhe më gjerë


është që të udhëheq punën. Menaxhmenti në secilin vendim
duhet të ketë parasysh punën efi kase. Thënë ndryshe, detyrë
e manxhmentit është të udhëheq me punën, të udhëheq me
menaxherët si dhe t’i udhëheq të punësuarit në drejtim të
realizimit të qëllimeve. Kjo arrihet nëpërmjet funksioneve në
vazhdim :
• Planifi kimit
• Organizimit dhe ekipimit
• Udhëheqjes
• Motivimit
• Kontrollit
Kontrollimi për menaxherët kulmor dhe të
mesëm është me rëndësi të barabartë (të vogël), ndërsa tek
supervizorët është me rëndësi më të madhe. Funksioni i
organizimit përfaqësohet në mënyrë të barabartë në të gjitha
nivelet e menaxhmentit.
Planifikimi është hyrje në selektimin e qëllimeve, si dhe njëherit edhe aktivitet i parë për zbatimin e
suksesshëm të lartpërmendurës. Planet bëhen për intervale të ndryshme. Në to implikohen jo vetëm
idetë e reja, por edhe ndjeshmëria, pajisja e vendit të punës etj.
Udhëheqja - Udhëheqja ka për qëllim të ndikojë mbi njerëzit në punë, dhe para se të gjithash ka detyrë
harmonizimin e relacioneve në mes njerëzve.
Kontrolli - Ky funksion krijon masë dhe aktivitete të cilat duhet të sigurojnë realizimin e planit. Këtu
kryhen aktivitete planifi kuese dhe grupore për të vërejtur se ku kanë ndodhur disa devijime dhe çfarë
mund të ndërmerret për korrigjimin e tyre. Ky funksion është instrument kryesor për vlerësimin e
realizimit të planeve me sukses

AFTËSITË MENAXHERIALE
Analiza shkencore e punës së menaxherit pa dyshim tregon se bëhet fjalë për aktivitete të shumta
komplekse dhe të llojllojshme. Menaxheri domosdo duhet të zgjidh problemet teknike, ekonomike dhe
njerëzore. Shpesh përshtatet me kërkesat e ndryshueshme teknike dhe tregtare.
Menaxherët duhet të disponojnë aftësi të ndryshme. Ekzistojnë katër lloje të aftësive: teknike,
konceptive, humane (njerëzore) dhe diagnostifi kuese.
Aftësitë teknike janë aftësi për të shfrytëzuar diturinë e specializuar, metodat, teknikat dhe pajisjen të
cilat janë të domosdoshme për realizimin e detyrave speciale. Këto aftësi fi tohen me përvojë ose me
arsim.
Aftësitë konceptuale u mundësojnë menaxherëve që ta kuptojnë kompleksitetin e tërë ndërmarrjes dhe
të kuptojnë se si kjo ndikon, gjegjësisht sa është ajo nën ndikimin e rrethinës. Praktikisht, bëhet fjalë për
aftësinë e menaxherëve për ta shqyrtuar tërësinë e organizatës, qëllimet, kushtet dhe kufi zimet e saj.
Menaxherët të cilët tregojnë nivel të lartë të aftësive konceptuale i përballin faktet dhe marrëdhëniet
shumë para se „të gjithëve t’u bëhet e qartë“.
Aftësitë diagnostifikuse – Arsyjet e vërteta për gjendjet e ndodhura më së miri i shohin menaxherët me
aftësi të zhvilluara diagnostifi kuese. Ata së pari herë mirë e kuptojnë përmbajtjen e problemit, në
mënyrë „intuitive“ përvijojnë cilatarsye kanë rol vendimtar në ndodhjen e gjendjes së dhënë dhe e dinë
se cilat veprime dhe metoda mund të kontribuojnë për zgjidhjen e suksesshëm të problemit Aftësitë
menaxheriale dhe nivelet menaxheriale Tek nivelet e ndryshme menaxheriale nevojiten disa aftësi të
caktuara: -
Aftësitë konceptuale janë më të nevojshme tek menaxhmenti kulmor, ndërsa nevoja e saj bie kur
“zbret” nëpër hierarkinë menaxheriale:
- Aftësitë teknike janë shumë më të nevojshme tek nivelet më të ulëta; - Aftësitë humane (njerëzore)
janë ngjashëm të nevojshme në të gjitha tri nivelet;
- Aftësitë diagnostifikuese po ashtu janë ngjashëm të nevojshme në të gjitha tri nivelet e hierarkisë
menaxherike.
Pamë se çfarë rëndësie mund të kenë menaxherët që kanë teknika të zhvilluara, aftësi interpersonale
(humane), konceptive dhe diagnostifi kuse, si dhe njohuri përkatëse për këto sfera. Por, rol të madh
kanë edhe vetitë e personit të kuptuara në rëndësinë më të ngushtë.

ROLET MENAXHERIALE
Në strukturën organizative të ndërmarrjes çdo menaxher merr pozicion të caktuar. Në pajtim me
pozicionin që e merr pritet sjellja përkatëse. Në domethënien e nocionit ” rol” përmbahet sjellja që
lidhet me një pozicion të caktuar. Nga menaxheri pritet të ketë sjellje e cila tregon se është i vetëdijshëm
për detyrat që dalin nga pozicioni që e merr.

Ammar Saliu
Ardian Kadriu

You might also like