You are on page 1of 12

6.

Shikimi i vetes si edukator

Praktika pedagogjike ll
• Mësimi praktik është një pjesë integrale e trajnimit të
edukatorëve. Kjo kërkon nga edukatorët e ardhshëm që
të funksionojnë në të njëjtën kohë edhe si studentë
edhe si edukatorë të fëmijëve.

• Qëllim i Fakultetit të Edukimit është që të gjithë


studentët të dalin edukatorë të pajisur me njohuri, të
shkathtë dhe reflektivë, të cilët janë të përgatitur për
t’iu përgjigjur sfidave dhe për t’i plotësuar përgjegjësitë
e të qenit edukatorë profesionistë në Kosovë.
Studentët edukatorë duhet të:
• Japin një konsideratë të kujdesshme për rolin e edukatores dhe
profesionit të mësimdhënies;

• Marrin informata lidhur me mësimdhënien dhe të bëjnë planifikimin


për kohën në shkollë;

• Studiojnë dhe të eksperimentojnë me strategjitë për vrojtim në


klasa;

• Studiojnë dhe gjurmojnë strategjitë që kanë të bëjnë me


planifikimin dhe dhënien e udhëzimeve si dhe vlerësimin e nxënies
së fëmijëve;
• Diskutojnë për atë që e kanë vrojtuar dhe nxënë
në shkollë;

• Mësojnë për reflektimin (të menduarit me


kujdes) si një strategji për të mësuar nga përvoja;

• Angazhohen në reflektimin dhe vetëvlerësimin e


aftësimit profesional.
Shikimi i vetes si edukator
• Studentët do të kuptojnë edhe më tej
planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të
caktuara.

• Ata do të asistojnë aq sa është e mundur në


planifikimin dhe udhëheqjen e një aktiviteti të
shkurtër të nxënies për një grup të vogël ose
për tërë klasën varësisht si është e
përshtatshme.
• Shembuj të aktiviteteve në të cilët studentët
edukatorë do të marrin një rol mjaft aktiv
është diktimi i një liste të fjalëve, luajtja e
roleve në matematikë me një grup të vogël,
leximi i një tregimi për klasën, ose udhëheqja
e klasës në këndimin e një kënge.
Vrojtimi i vetvetes si edukator
 

• Kjo detyrë kërkon nga studenti të vrojtojë


veten si edukator duke menduar ose duke
shkruar si edukator për përvojën e asistimit
ose udhëheqjes së një aktiviteti të nxënies.
Vrojto atë që vijon:

• Çka bëtë për të planifikuar aktivitetin me


mësimdhënësin mentor?
• Çka bëtë për të asistuar ose udhëhequr këtë
aktivitet?
• A ndiheni të gatshëm për të filluar dy javët e
mësimit praktik gjatë të cilave do të merrni pjesë
aktive në nxënien e klasës?
• Duke u bazuar në këtë përvojë, si do ta
përshkruanit veten si mësimdhënës?
• Shkruaj një përmbledhje për përvojën tuaj gjatë asistimit ose
udhëheqjes së aktivitetit të shkurtër të nxënies që ju e kishit
planifikur.

• Tregoni se çfarë mësuat duke e bërë këtë.

• Përshkruani reagimet e nxënësve.

• Tregoni se a mendoni se ishte e suksesshme.

• Shkruaj pyetjet që i ke lidhur me të qenit mësimdhënës dhe gjithçka


që pritet nga ju si mësimdhënës.
Aktivitet

• Përshkruaje asistimin ose udhëheqjen e një


aktiviteti të nxënies gjatë vrojtimit/reflektimit
të vetes si edukatore.

35’ përshkrimi
 
Mendoni lidhur me zgjedhjen e karrierës suaj.

Diskutim
Faleminderit për vëmendjen
tuaj!

You might also like