You are on page 1of 74

E DREJTA FAMILJARE

TRAJNERI: PROF.DR.IUR.HAXHI GASHI


Objekti i të Drejtës Familjara

 Objekti i rregullimit dhe studimit i së Drejtës Familjare


janë familja dhe martesa si dhe marrëdhëniet tjera që
lindin nga to.
 Marrëdhëniet juridike familjare të cilat rregullohen nga e
drejta familjare mund të numërohen:
a. Familja (familja martesore , familja jashtëmartesore dhe
familja e adoptimit)
b. Martesa dhe bashkëjetesa
c. Marrëdhëniet e prindërve dhe fëmijëve (e drejta
prindërore)
d. Adoptimi
e. Kujdestaria dhe
f. Marrëdhëniet tjera që lindin nga këto institute juridike.
Metodat shkencore të së Drejtës Familjare

 Metoda juridike
 Metoda sociologjike

 Me anë të metodës juridike bëhet përshkrimi dhe


shpjegimi i normave juridike pozitive.

 Me anë të metodës sociologjike analizohen dhe


shpjegohen arsyet e ekzistimit të një norme
juridike, roli shoqëror i normës, efektet juridike
etj.
Ndarja e së Drejtës Familjare

 Sipas llojit të marrëdhënieve juridike familjare mund të


dallojmë:
a. Të Drejtën Martesore
b. Të Drejtën Prindërore
c. Të Drejtën e Kujdestarisë

Sipas karakterit personal ose pasurorë, marrëdhëniet juridike


familjare mund t’i dallojmë:
a. Të drejtën familjare personale
b. Të drejtën familjare pasurore
Burimet juridike të së Drejtës Familjare

 Burimet formale
 Burimet materiale

 Burime formale
a. Kushtetuta-Ligji
b. Zakonet- në rast të zbarasirave ligjore
c. Praktika gjyqësore
d. Doktrina jurdike

Burimet materiale
- Fuqia – rrethanat shoqërore që ndikojnë në krijimin e
normave juridike ( burimet formale)
Burimet juridike plotësuese

 Burime juridike plotësuese të së Drejtës Familjare janë


normat juridike të cilat nuk i rregullojnë marrëdhëniet
jurdike familjara në mënyrë të drejtëpërdrejtë por në
mënyrë të tërthortë i rregullojnë disa çështje.

 Burime plotësuese mund të jenë:


a. Ligji i trashigimit
b. Ligji i procedurës civile
c. Ligji penal
d. Ligji për shërbime sociale dhe familjare etj.
Klasifikimet e familjes

 Familja mund të klasifikohet sipas disa kritereve:


a. Sipas mënyrës së themelimit ekziston:
- Familja martesore
- Familja jashtëmartesore
- Familja e adoptimit
b. Sipas rrethit të anëtarëve ekziston:
- Familja e madhe
- Familja e vogël
E drejta martesore

 E drejta martesore mund të kuptohet në dy


aspekte:
a. Si pjesë përbërëse e së drejtës pozitive familjare
b. Si pjesë përbërëse e shkencës juridike mbi të
drejtën familjare
Parimet themelore të së drejtës martesore

Parimi i laicitetit
Parimi i mbrojtjes ligjore të martesës
Parimi i barazisë midis burrit dhe gruas
Parimi i monogamisë
Parimi se martesa është bashkësi e vazhdueshme
dhe e shkëputshëm vetëm në rastet e parashikuara
me ligj.
Komponentët themelore të martesës

Martesa është bashkësi jetese e dy personave me


sekse të kundërta
Martesa është bashkësi jetese e vazhdueshme
Martesa është institucion i rregulluar me ligj
Martesa është bashkësi e lirë
Natyra juridike e martesës

 Pikëpamjet e ndryshme:
a. Martesa është kontratë
b. Martesa është institucion juridik dhe shoqëror
c. Martesa përmban edhe elemente të një kontrate
civile edhe elemente të një institucioni të veçantë
juridik. etj.
Qëllimi i martesës

Qëllimi natyror – nënkupton jetën e përbashkët të


bashkëshortëve (jetën intime) dhe lindjen e fëmijëve
Qëllimi moral- nënkupton mbështetjen reciproke të
bashkëshortëve
Qëllimi shoqëror- përmes martesës realizohet edhe
shoqërizimi i individit me shoqërinë. Shoqëria
ushtron mbikëqyrej për martesën.
Kushtet për lidhjen e martesës

Kushtet materiale
1. Kushtet thelbësore
a. aftësia për martesë (mosha madhore)
b. dallimi i sekseve
c. vullneti i palëve
2. Mos ekzistimi i pengesave martesore
3. Mos ekzistimi i ndalesave martesore
4. Lidhja e martesës me qëllim të jetës së përbashkët
Pengesat martesore

Mungesa e vullnetit
Martesa ekzistuese
Sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar
Gjinia ( e gjakut, adoptimit, krushqisë)
mituria
Gjinia

 Gjinia e gjakut – është lidhje familjare prej gjakut e dy apo më shumë


personave që rrjedhin njëri prej tjetrit ose kanë kryeprind të përbashkët
 Afërsia e gjinisë së gjakut llogaritet me: vija dhe shkallë
 Gjinia e gjakut është pengesë absolute e martesës
 Gjinia e adoptimit – është lidhja e dy apo më shumë personave bazuar
në marrëdhëniet e adoptimit.
 Afërsia e anëtarëve në gjininë e adoptimit llogaritet në mënyrë të njëjtë
me gjininë e gjakut.
 Gjinia e krushqisë – është lidhja familjare (afërsia) e bashkëshortit me
të afërmit e familje së bashkëshorti tjetër
 Gjinia e krushqisë është pengesë absolute martesore në shkallë të parë
Klasifikimi i pengesave martesore

Pengesa që tërheqin nulitetin absolut dhe relativ të


martesës.
Pengesa absolute dhe relative
Pengesa të evitueshme dhe të pa evitueshme
Pengesa të përkohshme dhe të përhershme
Pengesat që tërheqin nulitetin absolut dhe relativ

1. Me pengesë që shkaktojnë nulitetin absolut të martesës


shkelen interesat e përgjithshme shoqërore. Si pengesa të
tilla janë:
a. Martesa ekzistuese
b. Sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar
c. Gjinia

2. Me pengesa që shkaktojnë nulitetin relativ shkelen interesat


personale. Të tilla bie fjala janë:
a. Mituria
b. Mungesa e vullnetit
Pengesat absolute dhe relative

1. Pengesat absolute veprojnë ndaj të gjithë


personave (erga omnes), dhe si të tilla janë:
a. Martesa ekzistuese
b. Sëmundja psikike dhe paaftësia për të gjykuar
c. Mituria

2. Pengesat relative veprojnë vetëm ndaj personave


të caktuar (inter partes) dhe si e tillë është
a. gjinia
Pengesat e evitueshme dhe të pa evitueshme

1. Pengesat e evitueshme janë ato që mund të evitohen me lejen


e organit kompeten dhe si të tilla janë:
a. Mituria mbi moshen 16 vjeçare
b. Kujdestaria

2. Pengesa të paevitueshme janë ato që nuk mund të evitohen


me lejen e organit kompetent. Si të tilla janë:
a. Martesa ekzistuese
b. Smundja psiqike dhe paaftësia për të gjykuar
c. Gjinia e gjakut
Pengesat e përkohëshme dhe të përhershme

 Pengesa të përkohëshme janë ato të cilat mund të


pushojnë me kalimin e kohës. Si të tilla janë:
a. Mituria
b. Martesa ekzistuese
c. Smundja psiqike dhe paaftësia për të gjyukuar
2. Pengesat e përhershme janë ato të cilat nuk
pushojnë me kalimin e kohës. Si e tillë është:
a. Gjinia.
Forma e lidhjes së martesës

 Forma e lidhjes së martesës nënkupton lidhjen e


martesës sipas procedures së parashikuar me ligj
dhe pranë organit kompetent.
 Forma ligjore e lidhjes së martesës i paraprinë
formës religjioze. Kjo do të thotë se vetëm pas
lidhjes së martesës në formen ligjore mund të
lidhet martesa në formen religjioze.
 Forma e lidhjes së martesës:
 A. forma solemne
 B. forma provuese
Procedura e lidhjes së martesës

 Procedura ndahet në:


a. Veprimet paraprake
b. Kurorëzimi

Veprimet paraprake përfshijnë, të gjitha veprimet me të cilat


paraqitet vullneti për lidhjen e martesës ( kërkesa,
deklarimi i vullnetit me gojë, dhe regjistrimi në
procesverbal etj.)
Fletëparaqitja bëhet pranë ofiqarit të Komunës dhe përmban të
dhëna personale për palët dhe deklaratën me të cilën palët
e shprehin vullnetin e tyre dhe se nuk ka pengesa dhe as
ndalesa martesore.
Ofiqari (zyrtari i gjendjes civile) – ka për detyrë që ti urdhëroj
palët për plotësimin e gjithë dokumentacionit të
nevojshëm për lidhjen e martesës.
Pas plotësimit të gjithë dokumentacionit dhe vërtetimit të
saktësisë së tyre nga ofiqari, me marrëveshje me
bashkëshortët caktohet dita e kurorëzimit.
Kurorëzimi

 Me kurorëzim nënkuptojmë tërësinë e veprimeve me të cilat


lidhet martesa.
 Kurorëzimi është solemn dhe në lokale të posaçme ,
përjashtimisht edhe jashtë lokaleve (për shkaqe të
sëmundjeve etj)
 Në aktin e kurorëzimit marrin pjesë:
- Bashkëshortët e ardhshëm
- Delegati i kuvendit të komunës
- Ofiqari
- Dy dëshmitarë
Martesa konsiderohet e lidhur në momentin e dhënies së
deklaratave pozitive nga të dy bashkëshortët dhe regjistrohet
nga ofiqari në librin amëz të kurorëzuarve.
Efektet juridike të martesës

Efektet juridike të martesës në gjendjen statusore të


bashkëshortëve dhe zotësinë për të vepruar të
bashkëshortëve
Efektet juridike të natyrës personale
Efektet juridike të natyrës personale-pasurore
Efektet juridike pasurore
Efektet juridike personale

 Efektet juridike personale , ndryshe quhen edhe të drejtat


dhe detyrat e karakterit personal. Këto të drejta dhe detyra
ndahen:
 Të drejtat dhe detyrat për të cilat bashkëshortët nuk mund të
bëjnë marrëveshje (barabarësia e bashkëshortëve; jeta e
përbashkët e bashkëshortëve; pavarësia e bashkëshortëve në
zgjedhjen e profesionit; besnikëria bashkëshortore; ndihma
reciproke në mesë bashkëshortëve)
 Të drejtat dhe detyrat personal për të cilat mund të bëhet
marrëveshje ( caktimi i vendbanimit; mbajtja e ekonomisë
familjare; caktimi i mbiemrit, caktimi i shtetësisë)
Efektet juridike personale- pasurore

 Këto të drejta dhe detyra kanë natyrë juridike të


dyfishtë, personale dhe pasurore. Të tilla janë:
a. Ushqimi i bashkëshortit të pasiguruar
b. Ushqimi i familjes
c. Përgjegjësia për detyrimet e krijuara rreth
plotësimit të nevojave të përditshme në bashkësinë
familjare.
Efektet juridike pasurore

 Efektet juridike pasurore janë marrëdhëniet e karakterit


pasuror në mes bashkëshortëve. Këto efekte kanë të bëjnë
me regjimin pasuror të bashkëshortëve.
 Pasuria e bashkëshortëve ndahet në:
 pasurinë e përbashkët
 pasurinë e veçantë
- Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve fitohet me punën e
përbashkët dhe gjatë ekzistimit të martesës. Kushtet:
a. Puna e përbashkët
b. Ekzistimi i martesës

1. Dallimi në mes të pasurisë së përbashkët dhe


bashkëpronësisë
2. Natyra juridike e pasurisë së përbashkët
3. Përbërja (aktiva dhe pasiva)
4. Administrimi dhe disponimi me pasurinë e përbashkët
5. Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët
Zgjidhja e martesës

 Martesa zgjidhet në disa mënyra:


a. Me anulim
b. Me shkurorëzim
c. Me shpalljen e bashkëshortit të zhdukur për të
vdekur
d. Me vdekje
Anulimi i martesës

 Anulimi i martesës bëhet atëherë kur nuk janë plotësuar


kushtet për lidhjen e martesës (kushtet thelbësore, ose
ekzistimi i pengesave dhe ndalesave, forma e paraparë me
ligj)
 Anulimi i martesës mund të jetë:
 Absolut ( martesa ekzistuese, paaftësia për të gjykuar, gjinia,
shmangia nga qëllimi i martesës, mosrespektimi i dallimit të
sekseve, mosrespektimi i formës së lidhjes së martesës,
mituria nën 16, vjet)
 Anulimi relativ ( dhuna, kanosja, lajthimi, paaftësia për të
gjykuar dhe mituria nga mosha 16-18 vjet)
Shkurorëzimi

 Martesa e vlefshme nuk mund të anulohet por mund të


bëhet shkurorëzimi ( zgjidhja e martesës me shkurorëzim)
 Shkurorëzimi bëhet për shkaqe të parapara me ligj dhe në
procedurë gjyqësore

 Shkurorëzimi ka këto veçori:

a. Ekzistimi i martesës së vlefshme


b. Shkurorëzimi bëhet sa të jenë gjallë bashkëshortët
c. Shkurorëzimi bëhet për shkaqe të parapara me ligj
d. Shkurorëzimi bëhet në procedurë gjyqësore
Shkaqet e shkurorëzimit
 Shkurorëzimi mund të bëhet vetëm për shkaqe të parapara me ligj.

 Sipas LF të Kosovës janë këto shkaqe:

 Shkaqet e përgjithshme
- Çrregullimi serioz dhe i vazhdueshëm i marrëdhënieve bashkëshortore dhe

 Shkaqet e veçanta
a. Shkelja e besnikërisë së bashkëshortëve
b. Atentati,keqtrajtimi, fyerjet e rënda ndaj bashkëshortit
c. Jeta e pandershme, lenja qëllim keqe dhe e paarsyeshme.
d. Sëmundjet psikike të pashërueshme dhe paaftësia e vazhdueshme për të gjykuar
e. Zhdukja, dënimi penal,
f. Ndërprerja e jetës faktike
g. Shkurorëzimi me marrëveshje
Procedura e shkurorëzimit

 Në procedurën e shkurorëzimit zbatohen rregullat e posaçme,


rregullat e procedurës kontestimore kanë karakter subsidiar
 Procedura zhvillohet në gjykatën themelore
 Në shkallën e parë vendosë një gjyqtarë profesional dhe dy gjyqtarë
porot
 Në shkallën e dytë vendosë kolegji prej tre gjyqtarëve profesional-
Gjykata e Apelit
 Kompetent për të vendosur është gjykata e kompetencës së
përgjithshme
 Procedura fillon me padi ose propozim
 Padinë kanë të drejtë ta paraqesin vetëm bashkëshortët
 Trashëgimtarët vetëm mund ta vazhdojnë procedurën
 Për bashkëshortin me sëmundje psikike padinë mund ta paraqesë
kujdestari me lejen e organit të kujdestarisë

Fazat e procedurës
1. Tentimi për pajtimin e bashkëshortëve
2. Caktimi i masave të përkohshme për ushqimin e fëmijës dhe
bashkëshortit të pasiguruar
3. Seanca kryesore
Pasojat e shkurorëzimit

 Shkurorëzimi i martesës prodhon dy lloje të pasojave:


a. Ndaj bashkëshortëve
b. Ndaj fëmijëve

Pasojat e shkurorëzimit ndaj bashkëshortëve


a. Mbiemri
b. Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët
c. Trashëgimi
d. Dhuratat
e. E drejta e banimit
f. Ushqimi i bashkëshortit të pasiguruar
g. Dëmshpërblimi dhe shpenzimet gjyqësore
Pasojat e shkurorëzimit ndaj fëmijëve

 Pasojat janë
a. Ruajtja dhe edukimi
b. Mbajtja (ushqimi)
c. Mbajtja e kontakteve me fëmijët

Sipas LFK Gjykata mund të vendos në tri mënyra:


1. Fëmijët ti dërgohen për ruajtje njërit prind
2. Disa ti besohen nënës disa babait
3. Të gjithë fëmijët ti dërgohen personit të tretë
Vdekja si mënyrë e zgjidhjes së martesës

 Vdekja është mënyrë natyrore e zgjidhjes së martesës


 Me vdekje përfundon martesa
 Martesa përfundon me regjistrimin e aktit të vdekjes në
regjistrat publike të gjendjes civile
 Bashkëshorti pasjetues ka të drejtë në martese të re.
 Për zgjidhjen e martesës me vdekje nuk zhvillohet ndonjë
procedurë. Vetë fakti i vdekjes dhe regjistrimi shërbejnë për
konstatimin se martesa ka përfunduar.
Shpallja e bashkëshortit të zhdukur për të vdekur

Kushtet:
a. Personi për jetën e të cilit nuk ka pasur kurrfarë lajmesh gjatë
pesë vjetëve të fundit, ndërsa nga lindja e tij kanë kaluar 60 vjet
b. Personi për jetën e të cilit nuk ka pasur kurrfarë lajmesh gjatë
pesë vjetëve të fundit, për të cilin besohet se nuk është i gjallë
c. Personi që është zhdukur në fatkeqësi natyrore, për jetën e të cilit
nuk ka pasur lajme gjatë gjashtë muajve nga pushimi i rrezikut.
d. Personi që është zhdukur gjatë luftës, për të cilin nuk ka pasur
lajme gjatë një viti nga pushimi të armiqësive

2 Procedura e shpalljes së bashkëshortit të zhdukur për të vdekur


3 Pasojat e shpalljes së bashkëshortit të zhdukur për të vdekur.
Bashkëjetesa dhe bashkësia jashtëmartesore

 Themelimi i bashkëjetesës – bashkëjetesa themelohet kur një burrë dhe


një grua jetojnë së bashku për një kohë të vazhdueshme ashtu që
nënkuptohet se kanë jetë të përbashkët por pa e lidhur martesën.
 Themelimi i bashkësisë jashtëmartesore- bashkësia jashtëmartesore
themelohet kur njëri nga bashkëshortët në martesë e krijon edhe një jetë
të përbashkët me personin e tretë.
 Llojet e bashkëjetesës
a. E çastit
b. E përkohshme
c. E vazhdueshme
 Ngjashmëritë dhe dallimet e bashkëjetesës dhe martesës
 Efektet juridike të bashkëjetesës
a. Detyrimi i ushqimit të bashkëshortit dhe fëmijët
b. Pasuria e përbashkët
Pushimi i bashkëjetesës

Me vdekje
Me shpalljen e bashkëshortit të zhdukur për të
vdekur
Me lidhjen e martesës
Me marrëveshje
Me shkëputje të njëanshme (me mirëbesim dhe me
keqbesim)
Pasojat e pushimit të bashkëjetesës

 Pasojat ndaj ish-bashkëshortëve nga bashkëjetesa


a. Pasojat e natyrës personale-pasurore ( detyrimi i
ushqimit)
b. Pasojat e natyrës pasurore (pjesëtimi i pasurisë)
 Pasojat ndaj fëmijëve ( mbajtja dhe ushqimi i
fëmijëve)
Familja jashtëmartesore

 Familja jashtëmartesore është një grup themelor shoqëror


i personave të lidhur zakonisht me bashkëjetesë ose
bashkësi jashtëmartesore dhe gjini të gjakut, midis të cilëve
ekzistojnë të drejta dhe detyra të përcaktuara me ligj.
 Mënyra e themelimit – themelohet me lindjen e fëmijëve
jashtë martesës
 Llojet e familjes jashtëmartesore.
a. Patriarkale dhe demokratike (bashkëkohore)
b. E plotë dhe jo e plotë
c. E madhe dhe e vogël etj.
E drejta prindërore

 E drejta prindërore si pjesë përbërëse e së drejtës pozitive


dhe
 Si pjesë përbëre e shkencës juridike
 Objekt i së drejtës prindërore janë marrëdhëniet e prindërve
dhe fëmijëve dhe personave të tjerë në gjini.
 E drejta prindërore rregullon marrëdhëniet midis prindërve
dhe fëmijëve martesor dhe jashtëmartesor, midis adoptuesit
dhe të adoptuarit, statusin e fëmijëve të legjitimuar, si dhe
marrëdhëniet midis kushërinjve të tjerë.
 E drejta prindërore në kuptimin objektiv dhe subjektiv
Të drejtat dhe detyrat e prindërve ndaj
fëmijëve

 Vënia e emrit personal


 Ruajtja dhe mirërritja
 Edukimi dhe shkollimi
 Ushqimi
 Përfaqësimi
 Administrimi i pasurisë
 Mbledhja e fryteve nga pasuria e fëmijëve
 Tjetërsimi dhe ngarkimi i pasurisë
Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve ndaj
prindërve

 Të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve janë në të


vërtetë detyrat e prindërve ndaj fëmijëve
 Detyrat e fëmijëve ndaj prindërve janë detyrat
a. Ligjore - mbajtja e prindërve
b. Morale - respektimi i prindërve
Të drejtat dhe detyrat ndërmjet kushërinjve
dhe fëmijëve

 Bazë e këtyre marrëdhënieve është gjinia


 Të drejtat dhe detyrat e kushërinjve në gjini të gjakut ndaj
fëmijëve
 Ushqimi i fëmijës
 Pasuria e përbashkët
 Të drejtat dhe detyrat e personave në gjini të krushqisë ndaj
fëmijëve (njerku dhe njerka duhet ti mbajnë thjeshtrit)
 Të drejtat dhe detyrat e kushërinjve në gjininë e adoptimit
( është e barabartë me gjininë e gjakut kur është fjala për
adoptimin e plotë)
 Edhe fëmijët i kanë të njëjtat detyra me personat në gjini.
Veçoritë e detyrimit të ushqimit

 Ushqimi është detyrë ligjore


 Ushqimi është i lidhur ngushtë me personalitetit
 Ushqimi jepet vetëm për kohen e ardhshme
 E drejta e ushqimit nuk parashkruhet
 Ushqimi nuk është dëmshpërblim
 Ushqimi i paguar nuk kthehet
 Vendimi gjyqësor mbi detyrimin e ushqimit mund
të ndryshohet kur ndryshojnë rrethanat.
Mënyra e ushtrimit të së drejtës prindërore

 Ushtrimi i të drejtës prindërore i ka disa


karakteristika
a. Ushtrimi i të drejtës prindërore nga të dy
prindërit
b. Ushtrimi i të drejtës prindërore nga ana e njërit
prind
c. Ushtrimi i të drejtës prindërore në interes të
fëmijëve
d. Ushtrimi i të drejtës prindërore është e lidhur
me personalitetin e prindërve
Pezullimi i të drejtës prindërore

 Pezullimi ekziston kur ekzistojnë disa rrethana te


cilat e pengojnë prindin në ushtrimin e të drejtës
prindërore si:
 Kur i hiqet zotësia e veprimit
 Është në vuajtje të dënimit
 Për një kohë të gjatë nuk ndodhet në familje etj.
 Në këto raste nuk merret ndonjë vendim. Pezullimi
bëhet vetvetiu nga shkaku se nuk mund të
ushtrohet E.D.P.
Kufizimi i të drejtës prindërore

 Kufizimi ndaj personalitetit të fëmijës


a. Tërheqja e vërejtjes prindit
b. Caktimi i mbikëqyrjes
c. Marrja e fëmijës nga prindi

 Kufizimi ndaj pasurisë së fëmijës


a. Dhënia e llogarisë për administrimin
b. Lejimi i mjeteve të sigurimit mbi pasurinë e prindit
c. Barazimi i prindit me kujdestarin në pikëpamje të
administrimit të pasurisë
Heqja e të drejtës prindërore

 Shkaqet e heqjes;
 Kur prindi e keqpërdor të drejtën prindërore ( e keqtrajton
fizikisht dhe psiqikisht fëmijën, e nxit për vepra penale,
prostitucion etj.)
 Kur prindi e shkel rëndë ushtrimin e të drejtës prindërore
( kur prindi e rrezikon jetën e fëmijëve, p.sh nuk e ushqen,
strehon, mjekon etj)
 Procedura zhvillohet pranë gjykatës themelore në procedurë
jashtëkontestimore ( me propozim të prindit tjetër, organit të
kujdestarisë, prokurorit)
 E drejta prindërore e hequr mund të kthehet me procedurë të
njëjtë kur pushojnë rrethanat që kanë sjellë heqjen
Pushimi (përfundimi) i të drejtës prindërore

Me vdekjen e prindit ose fëmijës


Me arritjen e moshës madhore të fëmijës
Me emancipim (lidhjen e martesës)
Vazhdimi i së drejtës prindërore

 E drejta prindërore mund të vazhdoj edhe pas arritjes së


moshës madhore kur ekzistojnë shkaqet e arsyeshme dhe të
parapara me ligj.
 Shkaqet- sëmundjet psikike, paaftësia për të gjykuar dhe
shkaqe tjera etj,
 Procedura zhvillohet pranë gjykatës themelore dhe është
procedurë jashtëkontestimore.
 Propozimin mund ta paraqesin prindërit dhe organi i
kujdestarisë
 E drejta prindërore e vazhduar pushon me vdekjen e fëmijës
ose prindit dhe me pushimin e shkaqeve të cilat kanë sjellë
vazhdimin e të drejtës prindërore
Fëmijët martesorë

 Fëmijët martesor konsiderohen fëmijët që lindin


në martesë dhe të cilëve ju njihet amësia dhe atësia
në bazë të faktit të martesës.
 Për tu konsideruar fëmija martesorë duhet të
plotësohen këto kushte;
 Të lindin nga martesa
 T’i dihet amësia
 T’i dihet atësia
Vërtetimi i atësisë dhe amësisë

 Vërtetimi i amësisë:
 Fëmija që lindë nga nëna që është në martesë është fëmijë martesor
 Fëmija që lindë nga nëna që është në bashkëjetesë ose bashkësi jashtëmartesore është
fëmijë jashtëmartesor
 Amësia vërtetohet me faktin e lindjes
 Nëse ka kundërshtime për këtë amësi vërtetimi i amësisë bëhet sipas procedurës së
kundërshtimit
 Vërtetimi i atësisë:
 Martesa e supozon atësinë. Prandaj thuhet ’’burri i nënës së fëmijës është baba i fëmijës
që e ka lindur gruaja e tij në martesë’’.
 Fëmija që ka lindur gjatë martesës dhe 300 ditë pas zgjidhjes së saj është fëmijë martesor
dhe baba i tij konsiderohet burri që ka qenë në martesë me nënën e tij (babai i supozuar).
 Nëse ka kundërshtime për këtë supozim atëherë vërtetimi i atësisë bëhet sipas procedurës
së kundërshtimit – me procedurë gjyqësore kontestimore
Kundërshtimi i amësisë

 Kundërshtimi i amësisë mund të përkufizohet si rrëzim i


supozimit se nënë e fëmijës është gruaja e regjistruar në librin
amëz të të lindurve.
 Padinë për kundërshtimin e amësisë mund ta paraqesin:
a. Gruaja që është regjistruar në librin amëz të të lindurve
(gruaja e supozuar)
b. Gruaja që faktikisht e konsideron vetën nënë e fëmijës
c. Fëmija

Afatet
a. Nëna e supozuar – mund të paraqes padi në afatin subjektiv
deri 6 muaj dhe afati objektiv deri 7 vjet nga lindja e fëmijës
b. Gruaja që e konsideron veten nënë e fëmijës, po ashtu afati
subjektiv është 6 muaj ndërsa afati objektiv 7 vjet nga lindja e
fëmijës
c. Fëmija mund të paraqes padinë në çdo kohë (nuk ka ndonjë
afat)
Kundërshtimi i atësisë

 Kundërshtimi i atësisë mund të përkufizohet si rrëzim i supozimit


se burri nënës së fëmijës është at i fëmijës.
 Procedura zhvillohet pranë gjykatës së Themelore dhe është
procedurë kontestimore.
 Personat që e kanë të drejtën e padisë:
a. Burri i nënës së fëmijës (babai i supozuar)
b. Nëna e fëmijës
c. Fëmija
d. Personi që e konsideron veten baba fëmijës
Afatet
1. Babai i supozuar- afati subjektiv është 6 muaj, afati objektiv 10
vite
2. Nëna e fëmijës – vetëm një afat dhe ai është 6 muaj nga momenti i
lindjes së fëmijës
3. Fëmija mund të paraqes padi në çdo kohë
4. Personi qe e konsideron veten baba I fëmijës mund të paraqes
padi në afat prej 1 viti nga lindja e fëmijës.
Fëmijët jashtë martesorë

 Fëmijë jashtë martesor sipas statusit të nënës së fëmijës dhe


kohës së lindjes mund të jenë:
a. Fëmijët që i ka lindur gruaja e pamartuar
b. Fëmijët që I ka lindur gruaja e ve ose e shkurorëzuar pas
300 (treqind) ditëve pas pushimit të martesës
c. Fëmijët që I ka lindur gruaja e martuar, por që u është
kundërshtuar atësia me sukses
 Llojet e fëmijëve jashtëmartesor sipas përbërjes së familjes
në të cilën jetojnë janë:
A Fëmijët me atësi dhe amësi të vërtetuar
B Fëmijët me amësi të vërtetuar
C Fëmijët e gjetur
Njohja e amësisë dhe atësisë

 Njohja e amësisë është një mënyrë e konstatimit të marrëdhënies prindërore jashtëmartesore


 Njohja e amësisë është çështje më e rrallë se njohja e atësisë.
 Për njohjen e amësisë në mënyrë analoge zbatohen dispozitat ligjore për njohjen e atësisë
 Njohja e atësisë:
 Me njohje të atësisë konstatohet marrëdhënia prindërore ndërmjet të atit dhe fëmijës
jashtëmartesor.
 Procedura
 Njohja mund të bëhet para;
 Ofiqarit
 Organit të kujdestarisë
 Gjykatës dhe
 Me testament
 Kushtet për njohjen e atësisë:
1. Zotësia për të vepruar e personit që e pranon atësinë
2. Fëmija të jetë i lindur gjallë
3. Pëlqimi i nënës së fëmijës
4. Pëlqimi i fëmijës (kur është më i vjetër se 16 vjet)
5. Forma e deklarimit
Format e veqanta te mbrojtjes se femijeve pa
perkujdesin prinderor

Adoptimi
Kujdestaria dhe
Vendosja e femijes në familjen tjeter
Adoptimi

 Adoptimi eshte nje nga format e mbrojtjes se femijeve pa


perkujdesin prinderor
 Qellimi- adoptimi ka per qellim vendosjen e femijes ne nje
familje tjeter – familjen e adoptuesit
 Adoptimi është akt juridike me të cilin themelohen
marrëdheniet e adoptimit midis adoptuesit dhe të
adoptuarit
 Adoptimi themelohet para organit kompetent –gjykates
dhe sipas procedures se paraparë me ligj
 Me themelimin e adoptimit krijohen marrëdhenie të njejta
si midis prindërve dhe femijeve.
Themelimi i adoptimit

Kushtet për themelimin e adoptimit


1. nevoja për adoptim
2. kushtet lidhur me te adoptuarin
3. kushtet lidhur me adoptuesin
4. pëlqimi i prindërve
Procedura e themelimit të adoptimit

 Adoptimi mund të themelohet vetëm me vendim të gjykatës


 Gjykata mund të kërkoj këshilla nga organi i kujdestarisë për marrjen e vendimit për themelimin e
adoptimit
 Procedura e themelimit të adoptimit ndahet në procedurën paraprake dhe marrjen e vendimit
 Procedura paraprake:
 Paraqitja e kërkesës për adoptim pranë gjykatës kompetente (nga personat që dëshirojnë të adoptojnë
ose bashkërisht me prindërit e fëmijës)
 Dhënia e këshillave ligjore dhe profesionale nga gjykata
 Refuzimi i kërkesës
 Akti i themelimit:
 Akti i themelimit të adoptimit është faza finale e procedurës së themelimit të adoptimit
 Nëse gjykata konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore e themelon adoptimin
 Gjatë themelimit të adoptimit nevojitet prania e : adoptuesit dhe bashkëshortit të tij, prindërve të
fëmijës, ose kujdestarit nëse ka qenë nën kujdestari dhe të adoptuarit kur fëmija është më i vjetër se
10 vjet.
 Adoptimi regjistrohe në procesverbal dhe nënshkruhet nga të gjithë pjesëmarrësit
 Nënshkrimi i procesverbalit e ka karakterin e aktit të themelimit.
 Adoptimi regjistrohet në librin amzë të të lindurve
Efektet juridike të adoptimit

 Me adoptim krijohen marrëdhënie të njëjta sikur marrëdhëniet prindërore


 Me adoptim themelohet edhe gjinia e adoptimit e cila barazohet me gjininë e gjakut
 Pas themelimit të adoptimit nuk lejohet vërtetimi i amësisë ose i atësisë sepse adoptuesi
shënohet si prind i fëmijës në librin amzë tët të lindurve ndërsa regjistrimi i mëparshëm
në librin amzë anulohet
 Adoptimi i shuan marrdhëniet në mes të adoptuarit dhe pasardhësve të tij me familjen
natyrore
 Adoptimi ka efekt edhe në emrin dhe mbiemrin e fëmijës që adoptohet.
 Fëmija mund ta ndrroj emrin por kjo nuk është e domosdoshme
 Fëmija e merr mbiemrin e adoptuesit, gjykata mund të vendos që fëmijës ti bashkëëngjis
mbiemrin e prindit adoptues mbiemrit të mëparshëm nëse kjo është në interes të fëmijës.
 Pëlqimi i të adoptuarit kur është më i vjetër se 10 vjet çdo herë kërkohet për ndryshimin e
emrit dhe mbiemrit.
Anulimi dhe shuarja e adoptimit
 Adoptimi anulohet kur është lidhur në kundërshtim me kushtet e parapara me ligj.
 Anulimi mund të jetë absolut dhe relativ
 Anulimi absolut: ekziston atëherë kur janë shkelur kushtet ligjore (nevoja për adoptim, kushtet lidhur
me adoptuesin dhe të adoptuarin, pëlqimi i prindërve dhe nëse nuk është respektuar procedura)
 Anulimi relativ: ekziston atëherë kur kanë ekzistuar mungesa në deklarimin e vullnetit për adoptim
(lajthimi, mashtrimi, kërcënimi dhuna)
 Padia për anulimin e adoptimit mund të paraqitet në afat subjektiv për 6 muaj dhe më së voni në afat
objektiv prej 1 viti nga themelimi i adoptimit.
 Shuarja e adoptimit:
 Përveç anulimit adoptimi mund të shuhet ex officio nga gjykata për çfarëdo arsye kur ajo e konsideron
se është e nevojshme për mirëqenien e fëmijës edhe nëse adoptimi është i vlefshëm sipas ligjit.
 Pasojat e shuarjes:
 Me shuarjen e adoptimit qoftë me anulim qoftë sipas detyrës zyrtare, ndërpriten marrëdhëniet midis
adoptuesit dhe të adoptuarit me pasardhësit e tij.
 Me shuarjen e adoptimit fëmija i ripërtëritë marrëdhëniet me familjen natyrore. Gjykata nëse e
konsideron të arsyeshme e rikthen të drejtën prindërore ose fëmijës i cakton një kujdestar.
 Fëmija e humb mbiemrin e adoptuesit, por edhe mund ta mbaj nëse gjykata e konsideron të
nevojshme për fëmijën.
 Çdo vendim që ka të bëjë me ndryshimet statusore për fëmijën duhet të regjistrohet në librin amzë.
Vendosja e fëmijës në familjen tjetër

 Vendosja e fëmijës në familjen tjetër është një nga format e mbrojtjes së fëmijës pa përkujdesje
prindërore
 Vendosja e fëmijëve në familjen tjetër mund të bëhet edhe nga vetë prindërit ( kur ekzistojnë kushte
për vendosje- shkaqe të ndryshme praktike ( p.sh janë jashtë vendit) dhe kur personi i tretë i plotëson
kushtet e kujdestarit)
 Vendosja e organizuar:
 Kjo është formë e organizuar e cila bëhet nga institucionet kompetente – organi i kujdestarisë
 Vendosja e fëmijës në familjen tjetër ka karakter të përkohshm vetëm derisa të eliminohen shkaqet që
kanë sjell deri të vendosja ose derisa fëmija të bëhet i moshës madhore
 Marrja e vendimit
 Lidhja e kontratës
 Të drejtat dhe detyrat e familjes që e merr fëmijën
 Të drejtat dhe detyrat e prindërve të fëmijës gjatë kohës kur fëmija vendoset në familjen tjetër
 Mbikëqyrja
 Përfundimi i vendosjes, (Me marrëveshjen e palëve, dorëheqje, eliminimin e shkaqeve, emancipimin e
fëmijës, arritjen e moshës madhore dhe me vdekjen e fëmijës ose të personit që e ka marrë nën
përkujdesje)
E drejta e kujdestarisë

 Nocioni i kujdestarisë
 Institucioni i kujdestarisë (organi i kujdestarisë)
 Kompetenca e organit të kujdestarisë
 Detyrat e organit të kujdestarisë:
 A. detyrat e drejtpërdrejta dhe
 B. detyrat e tërthorta
 Vendosja e një personi nën kujdestari
1. Marrja e vendimit
2. Caktimi i kujdestarit
- Mënyrat e ushtrimit të kujdestarisë
1. Në mënyrë të drejtpërdrejtë nga organi i kujdestarisë (nëpërmjet
përfaqësuesit)
2. Në mënyrë të tërthortë (nëpërmjet kujdestarit)
Caktimi i kujdestarit
 Kujdestari është personi të cilit nga organi i kujdestarisë i besohet mbikëqyrja e personit që vendoset
nën kujdestari
 Kujdestar mund të caktohet çdo person fizik i cili ka zotësi të plotë veprimit dhe ka cilësi personale
dhe aftësi të nevojshme për ushtrimin detyrës së kujdestarit.
 Detyra e kujdestarit mund t’iu besohet edhe personave juridike ( me këtë rast caktohet si kujdestar
një person fizik)
 Kujdestar në radhë të parë caktohen personat nga radha e familjes së personit nën kujdestari.
Mirëpo organi i kujdestarisë mund të caktoj si kujdestar edhe ndonjë person tjetër
 Llojet e kujdestarit
1. Kujdestari individual
2. Kujdestari kolektiv
3. Kujdestari i pasurisë
4. Kujdestari i pasurisë dhe i personalitetit
5. Kujdestari i posaçme
6. Kujdestari i përkohshëm dhe i përhershëm

- të drejtat dhe detyrat e kujdestarit


- shkarkimi dhe lirimi nga detyra e kujdestarit
Llojet e kujdestarisë

 Kujdestaria ndaj të miturve


 Kujdestaria ndaj personave madhorë të cilëve u është marrë zotësia e
veprimit
 Kujdestaria në raste të veçanta
1. Kujdestaria për pasurinë e paqartë
2. Kujdestaria për të miturinë në rastet e veçanta
3. Kujdestaria ndaj fëmijës së palindur
4. Kujdestaria në rastet kur nuk parashihen me legjislacion:
a. Kujdestaria ndaj personit që mungon
b. Kujdestaria ndaj shtetasit të huaj, kur nuk mund të kujdeset për interesat e
veta
c. Kujdestaria ndaj personave të sëmurë derisa zgjatë sëmundja
d. Kujdestaria ndaj personit që është në vuajtje të dënimit.
Marrëdhëniet pasurore familjare

 Kuptimi i marrëdhënieve pasurore familjare


 Pasuria e përbashkët familjare
 Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve
 Administrimi dhe disponimi me pasurinë e përbashkët familjare
 Në pasurinë e përbashkët anëtarët e familjes kanë të drejta të barabarta
 Fëmijët mbi 15 vjet marrin pjesë në administrimin e pasurisë
 Administrimi i pasurisë mund ti besohet një anëtari, por anëtarët e tjerë mund ti
revokojnë vendimet e administruesit
 Të drejtat e anëtarëve të familjes në palujtëshmeri regjistrohen në emër të të gjithë
anëtarëve
 Nëse pasuria është regjistruar vetëm në emër të një personi, kjo nuk e ndryshon statusin
pasurisë së përbashkët, sepse në regjistër shendohen edhe fakte tjera që dëshmojnë se kjo
është pasuri e përbashkët
 Kur nuk ka dispozita specifike për pasurinë e përbashkët familjare në mënyrë analoge
zbatohen dispozitat lidhur me pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve
Mbajtja financiare dhe ushqimi
(alimentacioni)

 Nocioni i mbajtjes
 Sipas nenit 278 të LFK mbajtja financiare nënkupton detyrimin
financiar dhe material që në fakt është fjala për mbajtjen financiare dhe
detyrimin e ushqimit (alimentacionit)
 Mbajtja nënkupton dhënien e të mirave materiale dhe mbështetje
financiare për anëtarin e familjes që sipas ligjit ekziston detyrimi për ta
mbajtur.
 Mbajtja për njërën palë është e drejtë ndërsa për palën tjetër është
detyrë
 Detyrimi i mbajtjes rezulton në bazë të ligjit dhe bazohet në afërsinë
familjare.
Parimet themelore të mbajtjes financiare

Afërsia familjare
Nevoja për të kërkuar mbajtje
Mundësitë e dhënies së mbajtjes
Mënyra e dhënies së mbajtjes
Veçoritë e detyrimit të mbajtjes

Mbajtja është detyrë ligjore


Mbajtja është e drejtë dhe detyrë personale
Mbajtja jepet për kohen e ardhshëm
E drejta e mbajtjes nuk parashkruhet
Mbajtja nuk është dëmshpërblim
Mbajtja e dhënë nuk kthehet
Vendimi gjyqësor për dhënien e mbajtjes mund të
ndryshohet
Detyrimi i mbajtjes midis bashkëshortëve

 Detyrimi i mbajtjes midis bashkëshortëve gjatë martesës


 Detyrimi i mbajtjes së bashkëshortit pas zgjidhjes së
martesës
 Kushtet:
1. Nevoja për mbajtje
2. Mundësia e bashkëshortit tjetër për të dhënë mbajtjen
3. Bashkëshorti që kërkon mbajtje nuk duhet të jetë fajtor për
prishjen e bashkësisë martesore
 Shuarja e të drejtës së mbajtjes
Detyrimi i mbajtjes midis prindërve dhe
fëmijëve dhe anëtarëve tjerë të familjes

 Detyrimi i prindërve për ti mbajtur fëmijët


 Detyrimi i fëmijëve për ti mbajtur prindërit
 Detyrimi i anëtarëve tjerë të familjes (personave në gjini të
gjakut) për mbajtje reciproke
 Detyrimi i mbajtjes midis personave në gjininë e krushqisë
 Detyrimi i mbajtjes midis personave në gjininë e adoptimit
Dispozitat tranzitore

Zbatimi i ligjit te procedures kontestimore ne


mungese te dispozitave te ligjit te familjes
Vazhdimi i procedurave të filluara sipas ligjit te
vjetër LMMF.
Vazhdimi i kompetences se gjykates dhe organit te
kujdestarise sipas ligjit te vjeter deri ne nxerrjen e
ligjit te ri per gjykatat.

You might also like