You are on page 1of 12

Format e Ndikimit Social

Lënda: Psikologjia Sociale


Temat
Çfarë është ndikimi social?
Format e ndikimit social
Teoria e ndikimit social
Format e ndikimit social
Ndikimi social i referohet mënyrës se si njerëzit
ndikojnë te njëri tjetri.
Format e ndikimit social janë:
I. Koformizmi – kur individët e ndryshojnë sjelljen për
t’u përshtatur me normat sociale.
II. Komplianca – përpjekjet e individit për të ndryshuar
sjelljet e të tjerëve nëpërmjet kërkesave të
drejtpërdrejta ose taktikave të ngjashme.
III. Obedienca – një person i caktuar urdhëron të tjerët
të ndryshojnë sjelljen e tyre në një mënyrë të caktuar.
Konformizmi

Solomon Asch, 1951


Kur konformohen njerëzit?
Madhësia e grupit
1 person, 3.6% - 2 persona, 13.6%
3 persona, 31.8% - 7 persona, 37.1%
Unanimiteti
Kur shumica është dakord me gabimin, atëherë edhe
subjekti e ka të lehtë të konformohet
Ekspertiza dhe statusi
Ekspertët përmes ndikimit informativ, ndërsa personat
me status të lartë përmes ndikimit normativ.
Pse konformohen njerëzit
Ndikimi informativ
Të tjerët ndikojnë duke na dhënë informacion për
vendimet tona.
Ndikimi normativ
Veprimet tona përshtaten me normat sociale të situatës.

Konformizmi privat – të tjerët ndikojnë në ndryshim


të sjelljeve dhe mendimeve tona
Konformizmi publik – ndryshimi i sjelljeve tona është
sipërfaqësor
Komplianca
Ndikimi te të tjerët nëpërmjet kërkesave të
drejtpërdrejta.
Eksperiment (Langer & kolegët, 1978):
Më falni. Kam 5 faqe. A mund t’i bëjë kopje? (60%)
Më falni. Kam 5 faqe. A mund t’i bëjë kopje sepse jam
me nguti? (94%)
Më falni. Kam 5 faqe. A mund t’a përdori aparatin sepse
kam për të bërë kopje (93%)
Komplianca
Norma e reciprocitetit

1. Teknika dera në fytyrë


Fillimisht kërkesa e madhe, pastaj e vogla

Pse funksionon:
Koncesioni reciprok
Perceptimi krahasues

2. Teknika këmba në derë


Fillimisht kërkesa e vogël, pastaj kërkesa e madhe

Pse funksionon:
Teoria e vetëperceptimit
Obedienca
Ndikimi te të tjerët nëpërmjet komandimit ose
direktivave të autoritetit.
Eksperimenti i Milgramit
65% e subjektëve u bindën
Obedienca
Tre faktorë që ndikojnë në obediencë:
1. Autoriteti
Prania e personit autoritar ndikon në procesin e
obediencës
2. Viktima
Kur subjektet janë të ndarë fizikisht nga viktima, ata
binden më tepër.
3. Procedura e eksperimentit
Teoria e ndikimit social
Bibb Latane (1981):
1. Fuqia e burimit përcaktohet nga statusi, aftësia dhe
marrëdhëniet me objektin.
2. Menjëhershmëria ka të bëjë me distancën e
veprimit nga objekti.
Sa më afër burimi, aq më i madh është ndikimi i tij.
3. Numri i burimeve
Kur rritet numri i burimeve, rritet edhe ndikimi social.
Literatura
Edmond Dragoti (2012). Psikologjia Sociale (fq. 206-
227).

You might also like