You are on page 1of 7

17 SHKURTI

GERT BERISHA
SHPALLJA E PAVARSISE

◦ Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka


qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e
Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë
ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën
e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion
këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
◦ Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në
Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të
jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi
i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe
demokratik.

◦ Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes


një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së
Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar
HISTORIKU
◦ Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte
kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e
Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e
spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e
cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të
Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave
paqeruajtëse ndërkombetare në Kosovë.
◦ Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga
Kosova, ky vend administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të
Bashkuara - UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosoves: Kuvendi,
Presidenti dhe Qeveria.

◦ Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të


Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i
dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari,
dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar
të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa
raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.
DEKLARATA E PAVARSISE SE KOSOVES

◦ Leximi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës është bërë


nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në
prani të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe Presidentit
të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në kryeqendrën e
Kosovës - Prishtinë, më 17 shkurt të vitit 2008. Deklarata e
Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej
deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovë
FALEMINDERIT PER VEMENNDJE

You might also like