You are on page 1of 26

SINDROMI CAPGRAS

• Sindromi Capgras (CS), ose deluzioni i dyfishtë,


është një sindromë e misidentifikimit delusional. Kjo
sindromë karakterizohet nga besim i gabuar që një
kopje identike ka zëvendësuar dikë të rëndësishëm
për pacientin. Imposteri mund të zëvendësojë dhe
nje objekt të pajetë ose një kafshë. Ndryshe nga që
besohej më parë, që CS prekte më së shumti femrat,
kjo sindromë prek të dy sekset. Është gjerësisht e
njohur si sindroma e misidentifikimt delusional më
shumë prevalente dhe shfaqet në raste psikiatrike
dhe jo-psikiatrike, duke përfshirë dhe demtimin
trunor.
Klasifikimi DSM (Diagnostic and Statistical Manual of
Mental Disorders)

•CS ka një natyrë të rrallë dhe ndaj nuk


përshtatet me klasifikimin DSM-5. Kjo
sindromë përshtatet me tipin
delusional persekutor ose të
paspecifikuar.
Perspektiva Historike:
• CS është emëruar pas Joseph Capgras, një psikiatër francez, në 1923
përcaktoi për herë të parë sindromën në një rast klinik të një gruaje e
cila ankonte që kopjet korrensponduese kishte zëvendësuar
bashkëshortin e saj dhe persona të tjerë që ajo njihte. Pacientja
gjithashtu besonte që ekzistonte një kopje e vetes së saj. Capgras
referoi këtë sindromë si ‘Illusion des sosies’ e cila përkthehet si
iluzioni i sozive/të ngjashmëve.

• Fillimsht, CS konsiderohej si një crregullim psikiatrik, i ngjashëm me


deluzionet në skizofreni. CS lidhej me histerinë e parë kryesisht tek
femrat. Berson shpjegoi që CS ndryshonte nga halucinacionet,
iluzionet, keqfunksionimi perceptues dhe disorientimi. Në 1980 u
identifikuan lezione organike trunore në pacientet me CS. Tanimë,
njihet si një crregullim psikatrik dhe neurologjik në të cilin deluzionet
burojnë në mënyrë primare nga degjenerimi organik i trurit.
Etiologjia:
• Capgras syndrome është një gjendje e komplikuar dhe organike
e shkaktuar nga dëmtime strukturore trunore me dëmtim
neuroanatomik.
• Baza cerebrale e CS u përshkrua për herë të parë në 1979 si një
crregullim që korelonte me kombinimin e dëmtimit të
hemisferës së djathtë duke shkaktuar probleme me vlerësimin
visual dhe dëmtimin e lobit frontal duke shkaktuar vështirësi
me afërsinë.
• Një tjetër studim zbuloi lidhje të mundshme midis CS dhe
prosopagnosia (një crregulim neurologjik që karakterizohet nga
pamundësia për të dalluar/njohur fytyrat) në pacientë më
demtime/trauma trunore.
• Disa psikologë kanë hipotetizuar që pacientët me CS kane aftësi
të ndërgjegjshme për të njohur fytyrat. Gjithsesi, ata mund të
prezantohen dhe me dëmtim në sistemin që lehtëson zgjimin
emocional ndaj fytyrave të njohura. Kjo nënkupton që një individ
mund të njohë dikë duke ndjerë që dicka nuk shkon me ta.
• Hirstein dhe Ramachandran gjithashtu zbuluan gjetje të përafërta
në pacientë me CS pas një trauma te trurit. Ky dëmtim mund të
jetë një shkëputje midis korteksit temporal, një zone ku njihen
fytyrat e njohura, dhe sistemit limbik i cili përfshihet në
emocione.
• CS mund të shihet dhe me paramnesia te dyfishueshme
(redupliktive), një sindrome e misidentifikimit ne të cilën pacienti
beson që nje vendndodhje është zëvëndesuar. Kjo lidhje është
parë të ndodhë mqs keto dy crregullime prekin zona te njejta të
trurit.
Gjendjet mendore dhe fizike të lidhura me
sindromën Capgras.
• Sindroma Capgras shoqërohet me disa gjendje. Burimi më i zakonshëm i besuar
është skizofrenia ose çrregullimi skizoafektiv. Mund të jetë gjithashtu një tipar i
demencës.
• Disa gjendje që mund të bashkëjetojnë me sindromën Capgras përfshijnë:
• Hypotiroidizem
• Deficienca e vit B12
• Crregullime neurologjike si epilepsi, goditje ne tru, tumore te trurit
• Crregullime te personalitetit obsesivo-kompulsive
• Crregullime psikotike
• Skizofrenia ose çrregullimi skizoafektiv
• Semundja e Parkinsonit , Sëmundja e Alzheimerit
• Demenca e trupit Lewy
• Përafërsisht 16% e njerëzve me sëmundjen Alzheimer përjetojnë sindromën Capgras.
Nga ata me demencë trupore Lewy, gati 28% kanë Capgras.
Fiziopatologjia:
Klinika:
• Sindroma Capgras është një gjendje e rrallë
dhe shenjat ndryshojnë midis njerëzve. Një
veçori duket të jetë se mashtruesi i supozuar
është dikush me lidhje të ngushta
emocionale me personin, si prindi ose
bashkëshorti. Asnjë sasi arsyetimi nuk mund
t'ua ndryshojë mendjen.

Ndonjëherë, iluzioni ka të bëjë me njerëz më të largët, kafshë shtëpiake apo


edhe objekte. Deluzionet mund të vijnë dhe të shkojnë, veçanërisht te
njerëzit me demence. Mund të ketë gjithashtu simptoma të një sëmundjeje
themelore, si Alzheimer ose një dëmtim i trurit. Ato mund te paraqesin
gjithashtu halucinacione dëgjimore dhe vizuale.
Disa simptoma mund të përfshijnë:
Rreziqet e iluzionit Capgras:

Një përmbledhje e vitit 2019 gjeti një lidhje të fortë midis sindromës Capgras
dhe agresionit. Shumica e raporteve të rasteve të shqyrtuara në atë studim nuk
treguan prirje për dhunë, megjithatë lidhja midis gjendjes dhe sjelljes agresive
ishte e rëndësishme.
Ka faktorë rreziku për dhunë ose agresion ndaj "mashtruesit“ si
pershembull:

• prania e iluzioneve të gjata


• një histori sjelljeje agresive, veçanërisht në ata me skizofreni ose demencë
• përdorimi i substancave te ndryshme
• izolimi ose tërheqja sociale
• Sindroma Capgras është gjithashtu e lidhur me sjelljet e vetëdëmtimit të
Burimeve të Besuara.
• Iluzioni Capgras mund të ndikojë në aftësinë e personit për të mbajtur
punësimin dhe për të marrë pjesë në shoqëri, duke krijuar sfida financiare
Diagnoza:
• Përtë vendosur një diagnozë, mjekët do të bëjnë ekzaminime të
shëndetit fizik dhe mendor. Ata mund të kerkojne teste të aftësive
mentale për të kontrolluar për dementia ose gjendje të tjera, dhe
ekzaminime imazherike të trurit si MRI ose EEG që kërkojnë lezione
ose ndryshime të tjera të trurit.

• Biseda
me anëtarët e familjes ose kujdestarët është e rëndësishme për të
mësuar se kur filluan deluzionet dhe për të marrë detaje të tjera.
Sindroma Capgras kundër Sindromës
Imposter
Disa ekspertë i referohen sindromës Capgras si sindroma
imposter. Kjo është e ndryshme nga sindroma imposter që i
referohet kur dikush nuk beson se është aq i aftë sa ne te vertete
eshte.

Sindroma Capgras mund të quhet sindroma imposter sepse ata


me këtë gjendje besojnë se mashtruesit kanë zëvendësuar të
dashurit e tyre. Kjo simptomë e Capgras është një mashtrim i
vërtetë, ndërsa sindroma tjetër imposter i referohet një besimi të
brendshëm për veten.
Menaxhimi:
• Nuk ka nje trajtim specific per kete sindrome dhe bazohet ne
shenja,simptoma, por ka opsione medikamentesh qe mund te
qetesojne kliniken.
• Ketu permendim ANTIPSIKOTIKET dhe KOLINESTERAZIKET.

• Trajtimi me i efektshem konsiston ne krijimin e nje ambienti mjaft te


pershtatshem pozitiv dhe mikprites ku personi te ndjehet i qete si dhe
reduktim i stimujve delusional .
Terapia e orientimit ne realitet

• Nxitini pacientet qe te perceptojne realitetin dhe te pranojne


ndenjat/perceptimet/mendimet e tyre.
• Asnjehere mos debato dhe mos korrigjo keta paciente dhe qendro i
lidhur emocionalisht me to.
• Fokusohu ne krijimin e eksperiencave emocionalisht pozitive per te
zhvilluar sjellje sfiduese.
Behavior Therapy
Kjo terapi fokusohet ne mendimet,ndjenjat dhe sjelljet e pacienit ne
lidhje me terapistin si dhe me individet e tjere.
Pacientit mund ti kerkohet qe te realizoje detyra te ndryshme dhe
jashte sesionit te terapise.
Kjo terapi ndihmon ne modifikimin e mendimeve duke sjellur keshtu
nje menyre perballimi me te mire.

Ne disa raste pavaresisht trajtimit farmakologjik dhe terapeutik keta


paciente mbesin te dhunshem dhe ne keto raste kerkohet
hospitalizomi.
Kujdesi per pacientet :
• Te kujdesemi per emocionet e tyre.
• Te futemi ne sferen e realitetit te tyre kur eshte e mundur.
• Mos debatoi me ta dhe mos u perpiqni ti korrigjoni.
• Duhet te njohim ndjenjat e tyre.
• Ndihmojini ata qe te ndihen te sigurte.
• Sindromi Capgras mund te jete shume sfiduese per anetaret e familjes
duke marre parasysh se ai qe pacienti mendon se eshte impostori
mund te jete personi me i afert me te.
• Prandaj eshte e nevojshme te edukohen dhe familjaret rreth
menaxhimit te kesaj syndrome.
• Familjaret duhet te prezantohen dhe ti flasin pacientit perpara se ai ti
shohi per te evituar nje lidhje emocionale, te mos debatojne me te dhe
ti sigurojne nje vend te ngrohte dhe te qete.
• Rekomandohet te behen dhe aktivitete si degjim i muzikes apo
puzzle,TV, shetitje me makine per ti terhequr vemendjen.
Konkluzioni

• Capgras eshte sindroma me e shpeshte deluzionale e shoqeruar me


Alzheimer ose demence.
• Prek memorien dhe sensin e realitetit.
• Disa c’rregullime si skizofrenia, sidomos ajo paranoide mund te
shkaktoje episode te sindromes Capgras.
• Trajtimi
i Capgras Syndrome është shumë i vështirë dhe se nuk është
garantuar që mund të shërohet plotësisht.
Referenca:
• https://psychcentral.com/conditions/capgras-syndrome#dangers
• https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK570557/#:~:text=Capgras
%20syndrome%20(CS)%2C%20or,someone%20significant%20to%
20the%20patient
.
• https://www.webmd.com/mental-health/impostor-syndrome-capg
ras
Data: 05/05/2023
Punoi Grupi 8A:
Solena Maci
Erisa Alia
Ershela Doja
Ornela Maha
Ornela Manja
FALEMINDERIT
PER DEGJIMIN E PREZANTIMIT!

You might also like