You are on page 1of 6

Crregullimet e

Personalitetit
Personaliteti mund te definohet si tersi e tipareve emocionale dhe te sjelljes qe e
karakterizojnë një person ne jetën e përditshme. Ne kondita te zakonshme është
relativisht stabil dhe i parashikueshëm
 
Kur shndërrohen tiparet e personalitetit ne çrregullime te personalitetit?
Kufiri nuk është i qartë , por në përgjithësi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janë
aq të papërshtatshme dhe jo fleksibile sa qe vështirësojnë jetën profesionale dhe
sociale ose i shkaktojnë  vështirësi subjektive personit.
Njerëzit qe i mbartin këto çrregullime etiketohen si “te këqij” ose te “te shtrembër”.
Përpara këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose karakteropati
Cilat janë karakteristikat e përgjithshme te çrregullimeve te personalitetit?
Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje te palëkundshme dhe te keq-përshtatura
ndaj stresit.
Janë globale ato ndikojnë pothuaj se ne te gjitha fushat e jetës se personit
Njerëzit me çrregullime te personalitetit ne përgjithësi mendojnë se problemi nuk
qëndron tek ata por ne mjedisin rrethues psh “askush nuk me kupton mua ose te gjithë
kërkojnë me më  pengu ose me i prish planet e mia”
Pjesa me e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen me simptome psikotike, por
mund te ndodhin episode te shkurtra psikotike
Pjesa me e madhe e personave me çrregullime te personalitetit janë ne kontakt me
realitetin.
Shumica e personave me çrregullime te personalitetit nuk shqetësohen nga sëmundja
meqë këta persona besojnë se janë ne gjendje te mire emocionale, kështu qe ata
asnjëherë nuk kërkojnë trajtim. Mirëpo ata qe i detyrojnë t’i vizitojnë institucionet e
shëndetit mendor janë familja dhe miqtë.
Personat me çrregullim te personalitetit  bëjnë qe me sjelljet e tyre si trillimet,
gënjeshtrat, mashtrimet ti nevrikosin të tjerët kështu qe kane mundësi te braktisen nga
njerëzit e afërt.
Çrregullimet e personalitetit  ndahen ne tri grupe
 
Grupi A - Me tipare te çuditshme ose ekscentrike: paranoid, skizoid, skizotipik
Grupi B - Me tipare dramatike, emocionale ose e paqëndrueshme: histrionik, antisocial, Border-
line
Grupi C - Me tipare anksioze përfshin ,opsesivo kompulsive, shmangës, vartës
Te tjerë: Pasiv agresiv,
 
Çrregullimi paranoid i personalitetit
 
Personat me këtë çrregullim personaliteti karakterizohen me dyshim te vazhdueshëm dhe
mosbesim te pa baze ne njerëzit ne përgjithësi –Te tjerët e shfrytëzojnë e lëndojnë ose e
mashtrojnë. Zakonisht janë armiqësor, iritabil dhe te zemëruar.
Karakteristik esenciale e këtij çrregullimi është tendenca për te interpretuar veprimet e njerëzve
tjerë si te paramenduara, çmendura dhe kërcënuese
.
Çrregullimi skizoid i personalitetit  
 
Karakterizohet me tërheqje sociale.
Personat  me këtë çrregullim shihen nga te tjerët si ekscentrik (te çuditshme) te izoluar ose te
vetmuar.
Personat me këtë personalitet lënë përshtypje se janë te ftohet dhe rrinë menje ane, janë te
rezervuar, shume pak te përfshire ne ngjarjet e përditshme dhe brengosjen për te tjerët.

Çrregullimi skizotipik i personalitetit


 
Personat me çrregullim skizotipik janë tepër te çuditshëm bile edhe për laikun. Te menduarit
magjik, idetë e çuditshme , idetë e referencës , iluzionet dhe fenomenet e derealizimit janë
pjese e botes se tyre te përditshme.
Çrregullimet histrionike të personalitetit
 
Karakterizohen me sjellje dramatike dhe ekstravagante. Shoqërues i këtij prezantimi
madhështor është shpesh paaftësia te mbaj lidhje te thella dhe qe zgjasin,ky çrregullim
shpesh quhet dhe histerik.

Çrregullimet narcistike të personalitetit

 Personat me këtë çrregullim karakterizohen me ndjenjën e larte te vetë-admirimit,


ndjenjën e madhështisë dhe te vetë-rëndësisë, p.sh ekzagjeron arritjet dhe talente, pret
qe te njihet si superior, i pa krahasuar me arritje tjera.

Çrregullimi antisocial i personalitetit


 
Karakterizohet me veprime te vazhdueshme antisociale apo kriminele por nuk është
sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale
qe përfshin shume aspekte te zhvillimit. Këta persona paraqiten si normal, por historia
e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor.

Çrregullimi i personalitetit shmangës


 
Shfaqin hiperndjeshmëri, ndjeshmëri ekstreme ndaj mospranimit nga te tjerët  çka qon
ne tërheqje nga  jeta sociale, nuk janë asocialë, ata kane dëshire te madhe për miqësi
dhe shoqëri por janë te turpshëm dhe kane nevoje për garanci te fuqishme , pranim pa
kritik. Referohen si persona qe kane kompleks te inferioritetit. Ndihen te pa sigurt dhe
me mungese vetëbesimi, kane frikë te flasin në publik ose te kërkojnë diçka nga te
tjerët sepse janë shume te vëmendshëm (hipervigjilentë) ndaj refuzimit (mospranimit)
Çrregullimi vartës i personalitetit
 
Karakterizohet me vartësi dhe sjellje submisive (imponues ose falënderues jashtë
mase).
Janë te pa afte qe te marrin vendime pa këshilla te shumta dhe risigurim nga te tjerët.
U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë anksiozë nëse u kërkohet te marrin rol
udhëheqës. Nuk dëshirojnë te jene vetëm.
Pesimizmi vetë-dyshimi pasiviteti dhe frika me i shpreh ndjenjat seksuale agresive e
karakterizojnë personalitetin vartës.

Çrregullimi obsesivo kompulsiv i personalitetit


 
E karakterizojnë perfeksionizmi i jashtëzakonshëm dhe rixhiditeti ne emocione, sjellje
dhe mendime.Janë te preokupuar me detale, rregulla strikte, tepër pedantë, janë pa
disponim, moralizojnë shume kritikojnë, janë këmbëngulës me qëndrimet e tyre dhe
janë dorështrënguar. Mendohet se këta persona i janë nënshtruar disiplinës se forte
prindërore prandaj e shfaqin ketë çrregullim.

Çrregullimet e personalitetit pasiv agresiv


 
I rezistojnë rregullave për funksionim social dhe profesional, rezistenca shfaqet ne
mënyre indirekte ndërsa pasojat janë joefikasiteti social ose profesional. Agresiviteti
pasiv me se shpeshti shprehet përmes harresës (ka harru me ba atë pune) heshtjes,
komfortësisë, mosefikasiteti i qëllimshëm.
Cilët janë shkaktarët e këtij çrregullimi
 
Shkaktarët e këtij çrregullimi janë te shumte dhe asnjeri nga keta faktor nuk vepron si i
vetëm, por sëmundja vjen si rrjedhe e bashkëveprimit te tyre.
Lëndimet perinatale , gjenetike, encefalitet, lëndimet e kokës, abuzimet  fizike dhe seksuale
në fëmijëri.
 
Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit
 
Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit nuk është vetëm detyrë e institucioneve mjekësore,
respektivisht shërbimeve psikiatrike. Në trajtim duhet te marrin pjese edhe institucionet tjera
p.sh. ato sociale respektivisht tërë shoqëria. Përvoja ka treguar se ambienti punues dhe
social mire i organizuar, zgjedhja e punës ne mënyrë te drejtë si dhe trajtimi dhe ndihma
përkatëse, te një numër i madh i këtyre pacienteve ndihmon ne arritjen e rezultateve te
kenaqeshme.
Pacientët me çrregullim te personalitetit rralle hospitalizohen. Indikacionet për trajtim
spitalor ekzistojnë ne rastet kufitare, tek sjelljet antisociale si dhe ne rastet e përcjella me
abuzim te alkoolit.
Psikoterapia përfshin metoda dhe teknika siç janë: psikoterapia psikodinamike, mbështetëse
dhe e sjelljes. Disa kategorive te pacienteve iu përgjigjet edhe terapia grupore dhe familjare.
 
Psikofarmakoterapia
 
Aplikohet kur vjen deri te përkeqësimi i këtyre gjendjeve patologjike te përcjella me
çrregullim psikik si edhe te komplikimet serioze p.sh. te episodet e shkurtra reaktive
psikotike, çrregullimet afektive, sëmundjet e vartësisë.
Zakonisht përdoren doza te lehta të antipsikotikëve, antidepresivëve dhe anksiolitikëve.
 
 

You might also like