You are on page 1of 8

Hiperaktiviteti te

fëmijët
Punoi: Ilva Dorri Pranoi: Msc.Migena Mastori

Jonida Locka

Jurilda Shima

Klesia Mollaymeri
Tiranë më 11.03.2024
Tabela e përmbajtjes

01 Literatura mbi konceptin 02 Studim rasti

03 Roli i punonjësit social


04 Sugjerime dhe rekomandime
Simptomat dhe përhapja

Ҫfarë është hiperaktiviteti ? Në varësi të spektrit psikologjik,


personalitetit të fëmijës dhe ambientit
ku ai jeton, simptomat kryesore janë:
Çrregullimi i hiperaktivitetit ose ADHD është kujdes i pakët ndaj detajeve, ndryshim i
një sindromë e mosvëmendjes, shpeshtë në sjellje, vështirësi për t'u
hiperaktivitetit dhe impulsivitetit. organizuar dhe për të qëndruar në
radhë, lehtësi në humbjen e objekteve,
Hiperaktiviteti është një problem më i hutimi, vështirësi në ndjekjen e
zakonshëm tek djemtë sesa tek vajzat dhe të udhëzimeve dhe përfundimin e një
dhënat e fundit tregojnë se numri i fëmijëve aktiviteti, nervozizëm, veprime
që vuajnë nga hiperaktiviteti është në rritje. maniakale dhe me raste agresivitet.

Ai i referohet një sërë sjelljesh që tregojnë Fëmijët hiperaktivë vuajnë edhe nga
çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të paaftësia për të menaxhuar rrethanat
vëmendjes dhe përfshin një sërë simptomash. ambientale, nga ku derivojnë një sërë
ndërveprimesh negative me
bashkëmoshatarët, prindërit dhe
shkollën.
Llojet e hiperaktivitetit
Faktorët që ndikojnë në hiperaktivitetin

Trashëgimia
 Faktorët gjenetikë
Prindërit me ADHD
Të I kombinuar Hiperaktivë-
pavëmendshëm impulsivë
 Faktori neurobiologjik disbalanca e
Fëmijët shfaqin neurotransmetuesve
 Problem me fokusimin
simptomat e të dy Fëmijët shfaqin një
kur të tjerët flasin me ta llojeve të sjellje hiperaktive ndikimin e zhurmës
përmendura më dhe impulsive, e cila
 Shpërqendrohet sipër, duke përfshirë  Faktorët mjedisor
mund të përfshijë ndotjes së ajrit
lehtësisht paaftësinë për t’u nervozizëm,
 Probleme me përqëndruar, prirjen ndërprerja e mungesën e përkushtimit
menaxhimin e kohës drejt impulsivitetit njerëzve ndërsa ata
 Tendenca për të humbur dhe nivele mbi janë duke folur dhe Traumat psikologjike
gjërat mesataren të  Faktorët psikosocialë
vështirësi për të abuzimi
 Vëmendje e dobët ndaj aktivitetit dhe pritur në radhë.
energjisë. mosmarrëveshje
detajeve
Studim rasti

E.Sh është një djalë 8-vjecar, në klasën e dytë që banon në Tiranë. Ai që në moshën 5-vjeҫare, kur
shkoi në kopësht tundte duart dhe këmbët duke i shoqëruar me nervozizëm. E.Sh asnjëherë nuk
bashkëpunonte me shokët për të luajtur dhe gjithashtu mbante diҫka në duar që të kishte
mundësinë të lëvizte gjymtyrët.

Tani që ai është në shkollë gjithmonë lëviz dhe shkon nga një vend në tjetrin. Në momentin kur
luan me bashkëmoshatarët ai flet me zë të lartë dhe e ka shumë të vështirë të ulet dhe të ҫ’lodhet
ashtu si bëjnë fëmijët e tjerë. Ai shfaq një sjellje shumë agresive kur nuk merr vëmendjen që
dëshiron nga shokët e tij. Gjatë procesit mësimor në shkollë mund të shfaqë disa sjellje të veçanta
dhe sfida të cilat mund të ndikojnë në performancën e tij shkollore dhe marrëdhëniet me shokët
dhe mësimdhënësit. Ai gjithmonë shkakton konflikte me vëllain e tij që është më i madh. E.Sh ka
shumë naze me ushqimet dhe gjithmonë dëshiron që kërkesa e tij të plotësohet në moment.
Roli i punonjësit social

Si punonjës social mund të ndihmojmë në vlerësimin dhe monitorimin e sjelljes së fëmijës për të
identifikuar shkaqet e mundshme të hiperaktivitetit

Ne duhet të kemi biseda të rregullta dhe të ofrojmë mbështetje emocionale për të ndihmuar në
menaxhimin e emocioneve të femijës dhe për të lehtësuar stresin dhe ankthin e mundshëm.

Bashkëpunimi i ngushtë me familjen e rastit për të ofruar mbështetje, edukim dhe strategji për të
ndihmuar në menaxhimin e hiperaktivitetit në ambientin e jetës së përditshme.

Duhet të bashkëpunojmë me shkollën e femijës për të siguruar një ambient të përshtatshëm mësimor dhe
për të ofruar mbështetje në adresimin e sfidave shkollore që mund të shkaktojnë stres për femijën.

Ne mund të jemi në gjendje të sigurojmë burime për rastin tonë bazuar në nevojat e tij kur të kuptojmë
rolin që luan çdo formë terapie.

Ne mund të punojmë së bashku me profesionistë të psikologjisë për të ndihmuar me këtë lloj sindrome
nëpërmjet terapisë konjitive.
Sugjerime dhe rekomandime
Gjithashtu rekomandimet dhe sugjerimet janë shumë të rëndësishme për menaxhimin e
hiperaktivitetit. Disa prej tyre janë:

1. Inkurajimi për aktivitete fizike si futboll, vrapim ose ecje me bicikletë për të shfrytëzuar
energjinë e tepërt dhe për të ndihmuar në qetësim.

2. Organizimi për lojëra jashtë ku fëmija mund të lëvizë shumë si basketboll, volejboll ose
thjesht luaj me top.

3.Nxitja për aktivitete artistike si vizatim, gdhendje ose vështrim fotografish për të shpërndarë
energjinë në një mënyrë kreative.

4. Ndihmimi në mësimin e teknikave të thjeshta të meditimit ose relaksimit që të ndihmojnë në


kontrollimin e emocioneve dhe në rritjen e qetësisë.

5. Krijimi i një rutine të qëndrueshme ditore për të ndihmuar në stabilizimin e sjelljes së fëmijës
dhe për të krijuar një ambient të qetë.
Faleminderit për vëmendjen!

You might also like