You are on page 1of 9

PROJEKT GJEOGRAFI

“Menaxhimi I mire I potencialeve natyrore e humane te Shqiperise, do


te rrise mundesite e saj per zhvillim dhe integrim rajonal dhe europian”
Grupi IV

Nentema:
“Bashkepunimi dhe komunikimi ndermjet trevave
shqiptare, hapi I pare per integrim rajonal dhe
europian”
Marredheniet nderkombetare…
• Shqipëria ka fituar një status dhe rol të ri në
marrëdhëniet ndërkombëtare, rrjedhojë logjike e
partneritetit në rritje me të gjithë strukturat e
sigurisë rajonale dhe globale pas anëtarësimit në
NATO në prill të vitit 2009. Aktualisht Shqipëria
ёshtё në një proces të rëndësishëm me Bashkimin
Evropian, pas hyrjes në fuqi më 1 Prill 2009 të
Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, liberalizimit
tё vizave dhe aplikimit për statusin e vendit
kandidat.
Marredheniet e Shqiperise me Kosoven
• Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës
janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore.
Bashkëpunimi dypalësh udhëhiqet nga interesi
kombëtar për të thelluar ndërveprimin politik,
ekonomik, social dhe kulturor dhe për të
avancuar procesin e integrimit në Bashkimin
Evropian, si projekt themelor përbashkues i
hapësirës shqiptare në shërbim të paqes,
stabilitetit dhe begatisë së saj.
Vazhdim…
• Mbledhja e parë e Përbashktë e dy qeverive (G2G), zhvilluar në
Prizren më 11 Janar 2014, shënoi fillimin e një kapitulli të ri në
marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe konsiderohet si gur
themeltar për zhvillimin e gjithanshëm në të dy vendet dhe mbarë
hapësirën shqiptare. Me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për
Bashkëpunim dhe Partneritetit Strategjik është forcuar dhe
intensifikuar me tej dialogu dhe veprimi ndërqeveritar me synimin
për jetësimin e politikave të përbashkëta strategjike dhe qëllimin
kryesor përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëvë tanë.
Dy marrëveshje të tjera të nënshkruara në Prizren:
1. Marrëveshje kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në
nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë, e nënshkruar 11.01.2014, hyrë në fuqi më
11.03.2015.
2. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe
Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Transportit dhe
Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, në fushat e transportit dhe
infrastrukturës, nënshkruar më 11.01.2014, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
Mbledhja e dytë e Përbashkët G2G, zhvilluar në Tiranë, dt. 23 Mars 2015, bëri një bilanc të arritjeve
nga takimi i Prizrenit, evidentoi problematikat, si dhe inkurajoi që përvojat më të mira në fushat e
bashkëpunimit të shtrihen gjerësisht edhe në fusha të tjera me interes reciprok. Ajo u fokusua
kryesisht në:
•Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomiko-tregtar;
•Forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, në kontrollin e brendshëm dhe kontrollin kufitar;
•Forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe synimin për
organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në
mërgatë.
Gjatë mbledhjes G2G u nënshkruan, gjithsej, 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle
bashkëpunimi, si dhe një Deklaratë e Përbashkët në fushën e zhvillimit rajonal në zonat ndërkufitare
Shqipëri – Kosovë
Marredheniet me Maqedonine
• Marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni kanë një specifikë
të veçantë krahasuar me marrëdhëniet e vendit tonë
me shumë vende të tjera. Kjo shpjegohet pikësëpari
me faktin, se në Maqedoni jeton një popullsi
shqiptare, e cila për nga numri dhe përqindja që zë
në popullsinë e përgjithshme të Maqedonisë, është
elemnt shtetformues. Përveç këtij fakti tepër të
rëndësishëm, duhet patur parasysh se Shqipëria dhe
Maqedonia ndajnë së bashku një vijë të gjatë
kufitare (tokësore dhe ujore).
Sipas të dhënave statistikore, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Maqedoni, deri në fund të vitit 2014, arrijnë në rreth 90
milionë Euro, ku importet zënë rreth 54 milionë Euro, ndërsa eksportet nga Shqipëria drejt Maqedonisë zënë rreth 36
milionë Euro. Konsiderohet pozitiv fakti, se eksportet gjatë 11 muajve të patë të vitit 2014 janë shtuar nga 30 milionë
Euro në 36 milion Euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ose rreth 20%, duke e ngushtuar deri diku
dizbalancën eksport-import, e cila prej shumë vitesh është afërsisht 2:1 në favor të palës maqedone, por me tendenca
ngushtimi.

Megjithatë, vërejmë se ky volum shkëmbimesh mbetet i ulët për të dy vendet, gjë që e bën Shqipërinë të mos renditet as
në listën e 20 vendeve, me të cilat Maqedonia ka volumin më të madh të shkëmbimit tregtar.
Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë në një sërë fushash me interes të ndërsjellë, si energjia, transporti, ekonomia
ujore dhe mjedisi, kultura dhe turizmi, bujqësia, arsimi dhe shkenca, drejtësia, mbrojtje-siguri dhe lufta kundër
terrorizmit, etj. Të dy palët i kanë të gjitha mundësitë për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen

Shqipëria dhe Maqedonia janë të angazhuara në mënyrë konkrete për të punuar për konkretizimin e marrëdhënieve
ekonomike midis dy vendeve. Nënvizojmë faktin, se ndërmjet dy vendeve janë miratuar dhe nënshkruar një sërë
marrëveshjesh në fushën ekonomike që përbëjnë kuadrin e nevojshëm ligjor për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.

You might also like