You are on page 1of 18

Adelina Dokja, një poeteshë e frymëzuar e diasporës

shqiptare

Baki Ymeri

Thonë se dikurë njerëzit kishin kryq të drurtë dhe zemër të të artë,


ndërsa tani kanë kryq të artë dhe zemër të drurtë. Adelina Dokja është
një nga poeteshat më të frymëzuara të diasporës shqiptare që dëshmon se
ka zemër të artë. Nuk e dimë në ëndërronte se do vijë dita kur do të
bëhet një emër i njohur i letrave shqipe, por e dimë se në gjirin e
vargjeve të saj fshihen mesazhe fisnike që transmetojnë dashuri,
atdhetari dhe qytetërim. Adelina u lind para 50 vitesh në një qendër të
bukur të Shqipërisë së mesme, në qytetin e lashtë të Peqinit, rrethi i
Elbasanit. Ajo është një nga motrat tona që e ka braktisur përkohësisht
vendlindjen dhe jeton në Itali që nga viti 1991, gjithmonë në shoqëri të
librit, obligimeve familjare dhe profesionale, duke u ballafaquar pas 30
vjetësh me dashurinë e saj të parë: poezinë. Bota e dashurisë së saj është
një botë e mbrujtur me kushtrime lirike në strofat e frymëzuara ku
defilon jeta me totalitetin e vlerave morale, atdhetare, meditative dhe
sentimentale.
Për arsye ekzistenciale u detyrua ta braktisë shkollën në vitin e
dytë të gjimnazit. Gjatë qëndrimit të saj në Perëndim ka debutuar me
vargje në shtypin letrar të diasporës shqiptare, sidomos në Suedi,
Gjermani e gjetiu. Është prezente në antologjinë e Sokol Demakut
“Jehona e shekujve” (Bukuresht 2009), ndërsa libri saj i parë mban
titullin "Ndez qirinjtë e shpresës" (2010), me poezi të inspiruara vlerash
filozofike, psikologjike, patriotike dhe erotike. Është martuar që në
moshën 17 vjeçare dhe ka pesë fëmijë të bukur e të mençur. „Sekreti i
dashurisë sime” është një album krijimesh të bukura të një shpirti fisnik
që digjet për atdheun e saj, për vendlindjen e saj dhe prindërit e saj që i
përkujton me mallëngjim. Libri del më 1 mars të këtij viti në tre gjuhë:
rumanisht, shqip dhe me një kapitull poezishë edhe në gjuhën italiane.
Pas kësaj date, opinioni shqiptar do të ketë rastin t’i shfletojë edhe
mendimet rumune të autorit të parathënies, Marius Chelaru, dhe të
poeteshës Monica Mureshan, mbi vlerat lirike të kësaj poeteshe
shqiptare.
Vargjet e Adelinës janë perla të latuara të një shpirti fisnik që
debuton me vlera reale ku parakalon një botë e bujshme vlerash sublime.
Aty e gjen, mes tjerash, edhe njeriun e përsosur të cilin e karakterizon
morali ideal, zemërgjerësia dhe shpirti i florinjtë. Në vargjet e saj defilon
heshtja e udhëve të jetës dhe plagët e zemrës, kujtimi që mpikset si
gjaku dhe gjaku i dashurisë, orët që durimin e kanë humbur dhe engjëlli
që digjet në vetminë e tij. „Sekreti i dashurisë sime” përfaqëson një
dhuratë emocionesh që e prekin në shpirt lexuesin shqiptar dhe lexuesin
e huaj. Me këtë rast, autorja shpreh konsiderata ndaj autorit të
parathënies që diti të zbulojë rrënjët e shpirtit të saj, duke i purifikuar
plagët e së shkuarës dhe duke ia lënë vendin dritës dhe shpresës për të
sotmen dhe ardhmërinë. Librat, poezia, dashuria, familja dhe miqtë, për
të janë një pjesë e zemrës dhe një forcë e madhe që i zbut plagët, vuajtjet
dhe hallet e përditshmërisë. Në këtë kontekst, ajo s’di tjetër veçse t’i
bekojë gjithë shqiptarët e diasporës, së bashku me Shqipërinë historike
dhe dashamirët e saj gjithandej në botë.

Poezi shqipe nga Italia


ADELINA DOKJA

Ah, dashuria ime!

Ah, dashuria ime


Ti je mollë e provuar
Ëndrrat më ndezin
Veç hiri që djeg më mbetet
Koha kalon dhe dashuria
Vdes në heshtje e tretur...

Engjëll drite
Më zgjove nga dimrat e gjatë,
Ku ngricat dhe akujt
Kishin bërë folenë
Në shtratin m'u ule pranë
Si engjëll, u shfaqe atë natë...
Duke më pëshpëritur ngadalë:
Ti je shpirti im binjak!
Zjarri i zemrës

Në krahët e avionit mendimin mbështeta


Si krahët e pëllumbit më ngjanë
Fluturoj me mendimet kaltërsive të qiellit
Dhe ec përmes retë çajmë...
Mendimet në shtëllunga mjergulle kthyer
Nga malli dhe mungesa juaj, më lotuan
Sytë për një çast, kur imazhi yt i trishtuar m'u shfaq,
Krahët e prera dhe dëshira u bë zjarr
Oh, sa do dëshiroja të kisha pranë, më
Zor pres të vë këmbët në tokë dhe Ti t'më
Mbulosh me përkëdheljet e mallit....

Drita e dashurisë

Marr fjalë me erë lulesh,


Takova në sytë e tu verbërinë
Në mendjen tende çmendurinë!
Zhytem në liqen të shpirtit...
Dhe notoj në atë botë të sapozbuluar!
Mrekulli e botës ish brenda mirësisë
Humanitetin si thesar e kam dhe e kultivoj
Kërkoj të ndihmoj shpirtra dhe zemra
Për t'mos i renduar nga dhimbjet e njerëzimit.
Marr fjalë me erë lule dhe pranë afroj,
-oh sa lule ka ly liqen, lule malli,
Lule zemre, dashuri e parë, lisat që zgjaten brenda
Zoqtë që këndojnë dashurinë për Atdhe!
Vajzat si flutura të rrethojnë,
Me puthje të ëmbla të mbulojnë shpirtin,
Po ti për këto mos të të vijë veshtirë
Bëru fjalë e ëmbël, drite, luftoje atë errësirë!
M’u ndezën dritat thellë dhe mua,
Dëshira për të qenë pjesë e asaj se të dua!
Vranë ndjenjat për së gjalli...

I mbulonte heshtja udhët e jetës


Ecje rrugëve me kokë-kthyer
Për t’mos prekur plagët e zemrës
Gëlltisje dhimbjen për t’u shfryer!
Në aparencë koha dukej me diell
Por kujtimi u mpiks si gjaku
Ditën që dashurinë e vranë,
Duke i gulçuar ndjenjat për së gjalli...

Digjem nga malli...

Jam këtu në pritje...


Një e-mail apo një zile
Akrepat që lëvizin
Edhe heshtjen e thyejnë.

Orët zgjaten më shumë


Durimin e kanë humbur
Ti po hesht
Nuk bëhesh i gjallë
Unë digjem në vuajtjen time
Duke u zhurritur në mall...

Një yll i fikur


Edhe një yll nga qielli u shkëput
Drita e tij u zbeh në errësirë
Një copë qielli u shemb
Ra mbi tokë i vdekur pa frymë
Një gropë e pafund u hap
Misteri nisi të shfaqet
U varros sa hap e mbyll sytë lumturia
Yjet e tjerë shkëlqimin e humbën
Hënës lotët i pikuan nga lart
Me lotët e qiellit u bashkuan...

Pa fjalë

U thinj koha duke pritur


Dhe shpresa u zbeh ngadalë
U dridh buza e tronditur
Ngrinë në buzë,
Të ëmblat fjalë...

Ti, dashuri...

Mbështes kokën në prehërin e shpresës


Aty zemra ime krahëhapur të pret,
Ti dashuri, je mbretëresha e zemrës,
Shpirti im, me afsh të përkëdhel!

Sekreti i dashurisë sime...

Si thasë me gurë më rëndon në zemër


Ka vite që kërkoj ta fsheh
Rëndojnë vitet bashkë me sekretin
Dhembja në gjoks ka peshën e vet!
U rrokullisën nga maja e larta
Te kembët e mija ndaluan
Plagosën gishtërinjtë,
Duke i përgjakur, as koha
As jeta s’i shëruan...
Tani jam duke perënduar
Si dielli në muzg,
Parvazeve të jetës pres e vetmuar,
T’i them sekretin hënës syzgjuar...
E kam dashur një jetë dhe ai s'ka për ta ditur
Po ti ruaje në syrin tënd këtë sekret
Dhe mbroje nga trishtimet që sytë e tij
Kurrë lotë mos derdhin...
Të lehtësoj zemrën nga pesha e rëndë e viteve!

Je ti jeta ime!

Je Ti jeta ime!
Mendimet dhe shpresat
Në gozhdë të varura,
Si një xhaketë besnike
Gjithmonë në pritje..!

Malli ndaj vendlindjes

Koka më mbeti e këputur


Veç gjymtyrët zvarrë tërheq këtu!
Shpirti mbytet në një det të humbur,
Të mallit për njerëzit dhe vendin tim!

Erë trëndafilash...

Erë trëndafilash seç dëgjoj


Me të kopshtit tim
Kundërmojnë
Nga duart e nënës mbjellur
Në vesë u kthyen lotët
E shpirtit mbi petale
Si gurë diamanti ndritnin!

Diamanti i dhembjes
-Teuta Shalës-

Dridhej flaka e qiririt


Dridheshin lutjet në buzë,
Merrnin flakë
Dhimbjet e shpirtit,
Digjnin mallin e pashuar,
Gjoksi yt mbushej me prush...

Nuk kuptoj...

Nuk kuptoj dhe s'kam për të kuptuar


Njerëz që në jetë më bënë të vuaj
Pa u dridh'syri të vërtetën të thuash
Të sulmojnë si bisha të egërsuara!
Se keni ndërgjegje, pyetni njëherë:

Vallë keni gabuar në jetë?


Ç’farë mbollët tek të tjerë! Dashuri a
Urrejtje?
Përgjigjen e keni brenda në shpirt:
Do korrni ç’farë keni mbjellur
Mos prisni tufë lulesh në buqetë,
Bëni bilancin e ndërgjegjes...

Të lutem, shfaqu në ëndërr!


Të lutem, shfaqu njëherë në ëndërr...
Nga malli sytë m’u thanë...
Kam vite që s'të shoh
Shumë gjëra kam për të thënë...
Më dil vetëm njëherë
Se sytë po më verbohen,
Si ujët në Lourd, nga malli
Do shërohen...
Faleminderit gjyshi im,
Që më ushqeve me dashuri!
Ne që na munguan të gjitha në jetë
U bëmë njerëz të mirë!
Mësimet e tua
Më vlejnë në jetë,
Janë si dritë e gjetjes së arësyes,
Kur ndeshem me errësirën
O dritën e rreme!
Tani kuptoj thelbin e thënies:
Zoti ia dha vuajtjen të mirit
Që diti ta mbajë,
Po t’i binte të keqit,
Do shfaroste dynjanë...

Qielli im i vranët...

Qielli im është i vranët,


Retë e zeza në kokë më rrijnë,
Ngrihen të trembura pulëbardhat
Nga deti që zhurmshëm dallgët
I përplas tek shkëmbijtë!
Unë ju gëzova këtij dielli të rreme,
Që me dinakëri më hyri në shpirt,
Nuk duroj gjatë ngrohja e rrezeve
Para se të ndizej zjarri u fik...
Jam mbledhur sa një grusht,
Dhe dridhem në ethe dhe
Drita jashtë më bezdis,
Kërkoj t’u fshihem syve të njerëzve
Që s'mund të kuptojnë shpirtin tim,
I vrërët qielli im!
Por brenda, shiu bie me rrëmbim
Shi dhimbjesh në shkretëtirat e mallit,
Rrufe zjarresh në zemrën time...

Trungu i vjetër!

Jam një trung lisi plakur,


Nga shiu dhe era rrahur!
Me rrënje të thara të zbuluara
Me gjethe të rrë zuara...!
Por mos harro
Edhe pse rëndë jam dëmtuar,
Jam trung me shpirt!
Jap jetë kush ka pësuar si
Unë. Se është e vërtetë
Që ndjenjat forcë kanë
Bëjnë që këtë trung të vjetër
Të trondise,
Se ti më ndihmon,
Brenda meje një lis i ri do lind.

Vallëzoj me valët

Ti nga ana tjetër e detit


I heshturi det mes nesh!
Dë shirat përplasen
Si dallgët tek shkëmbijtë
Perkëdhelur, pa u prekur
Vallëzoj me valët,
Valsin e lumturisë ...

Për të ruajtur nderin...

Hëna po s'më pa të lumtur,


Lot do derdhë
Dashuria ime e burgosur brenda mureve të heshtjes
Nga zjarri i mallit - muret do rrëzojë.

Prangat do t’i hedhë ne erë,


Nga shtrati i varrit si Gjergj Elez Alia,
Do të dalë në mejdan dhjetë plagë të marrë,
Për të mbrojtur nderin, e të ruajë lavdinë

Ku je shpirti im!

Janë vargje të ngritura deri në thjeshtësi


Për ty, i dashuri im bartin mall!
Çfarë ruaj në shpirt dua të të rrefej
Për flakën dhe dritën e pikëllimit!

Nëse i lexon një ditë mos u befaso


Përse ka zjarr e në të unë digjem
Çdo çast vetmia më shkrumon
Dhe ngrij në heshtje si acari!

Të ishe pranë meje do të shikojë lotët


Pushtuan përmasën e rrjedhë s nëpër faqe
Se zemra ndjente tërbim
Kur klitha: Ku je? Ku je shpirti im!

Bijtë e Zotit me emrin njeri!

Mos e përbuz për ngjyrën ndryshe nga e jona,


Mundohu të shohesh bardhësinë në shpirtin e Tij
Po ta vlerë sosh për ndjenjat që ka brenda
Atëherë ke vlerësuar humanitetin e ndjenjave
Njeri!
Mos gjyko se në ç'farë vendi ka jetuar,
I vogël apo i madh nuk ka rëndësi
Se kultura e tij, veshjet dhe zakonet
Ndoshta mund të japin bezdi!
Ç'kuptim do kishte bota po qe se të gjithë
Një ngjyrë do të kishim?
Do ishte bajate, monotoni,
E bukura qëndron në atë
Se jemi të ndryshëm -
Bijtë e Zotit me emrin njeri...!

Një kujtim i largët

E menduar...
Kthimi yt e vdekur shpresë,
Lamtumirë
Ndjenje e ngrirë!
Çdo ndjenjë u kthye në ngricë.
Mes nesh
Heshtje varri
Nje det me plagë,
Muri i ftohtë akull u ngrit
Dë shirë nuk kam t’i ringjall
Dhe ngrica na hyri në palcë!
Kujtimet më lë ndojnë.
Ende jam det,
Nuk dëshiroj t’i ringjall
Kam dëshirë dhe shumë mall.
Më lëndojnë, më hapin
Plagë.
Vuan zemra është larg
Më rëndojnë hapat,
Kë tu në dhe të huaj!

Shpresat e mallit...

Ti mall me krahë pëllumbi


Në zemrën time u ndale!
Udhëtove larg në vite
Si lypsar qëndron te pragu!
Dyert i gjete të hapura
Edhe se nga dimrat u kalbën
Të forta qëndruan shtyllat
Të ngrohta muret e pritjes!
Prushi mbuluar me hi
Erërat e ngrohta i ndezën,
Duart e fshehura në gjinj
Dritat e shpresës ndezën!
Ti mall gjithmonë në vatër,
Pa humbur shpresat,
Sytë nga dera drejtuar
Kurrë s'u shuan
Për njeriun e zemrës...!

Zemër e përflakur

Po udhëtoj i dashur
Dhe zemrën e lash tek ti
Në këtë ditë të ftohtë shkurti,
Xhelozia e tyre shpirtin ma ngrin...
Buzëqeshja në buzë më mbeti
Dhe fjalët në grykë
Ti je mendimi i parë dhe i fundit
Vetëm tek ti i kam sytë...
Po te pyesësh zemrën time
Ne ç'vend kërkon të jesh?
Ajo ëmbël të përgjigjet:
Atje ku kam folenë,
Vetëm në zemren tënde dua te jem!

Konfuzion

Ju intereson si ndjehem
"Një e falimentuar"
Mes trafikut e hutuar
Polici fishkëllen duke më thënë:
“Ndal Zonjë, nuk e di
Se këtu ka veç një rrugë,
Nuk kemi me dy korsi!”, dhe unë
Më shumë e trembur,
Konfuzion,
Në mes të trafikut i them:
“Më falni, zotni, kam gabuar,
S'ka për të ndodhur më kurrë!”
Sa herë jam betuar
Dhe përsëri vazhdoj të eci
Në rrugë të gabuar...

Pikojnë strehët e shtëpisë së vjetër

Pikojnë strehët e shtëpisë së vjetër


Hija e rëndë u ngjit në mur,
Nuk dëgjon hapat e fëmijëve të mi
As zërat e tyre që i bënin muret tş dridhen,
Bari i kopshtit u rrit deri në gjunjë
Gjethet shtrohen palë-palë çdo vit
Brenda suvatimi fillon të bjerë,
Copëza të grisura si kujtimet që mbeten aty.
Vizitoj shpesh në ëndrra shtëpinë e vjetër,
Brava është ndryshkur dhe çelsin s’e gjej,
Futem hajdutçe nga dritarja e thyer
Kujtimet e mallit i kërkoj në themel,
Një qarje fëmije apo një dorë zgjatur
Mbrëmjeve kur futeshin të lumtur në shtrat

Ma zinin frymën kush të vjente i pari


I kënaqeshin dashurisë sime dhe të babait,
Fytyrat e tyre mbeten si hije në muret që rënkojnë,
Shpirtrat zgjohen dhe ankohen: Këtu mungon çdo gjë,
Pa fëmijët nuk ka jetë,
Kjo shtëpi eshte e lodhur duke pritur,
Shpatullat janë kërrusur dhe muret po shemben,
Iki e marrosur si era duke qarë,
Më peshon si gur dhembja që kam në shpirt,
Ndryshkun e dhembjes së hapjes në sirtar
Dhe pluhurin që ka mbuluar kujtimet e fëmijëve,
Ndërsa strehët nga larg pikojnë
Të tkurrura pikojnë brenda në shpirt,
Ndoshta s'do të jetë larg
Kur ne të shkojmë të rregullojmë tavanin,
Që mos të pikojnë çatitë...

Kujtimet e hidhura janë si këpurdhat

Si këpurdhat lindin kujtimet vend e pa vend,


Unë në një fushë të pafund,
Vargjet i shtrij në barin e gjelbërt
I mbledh një nga një si lule dhensh
I vendos mbi flokë si dikurë luanit me gishtërinjtë
Këmba që pa dashur barin shkel,
Shtyp një kujtim të hidhur,
Dikush padrejtësisht fëmijërinë të rrëmben
Dhe bëhet padroni jetës...
Një tjetër te çjerr buzëqeshjen
Me përbuzje të quan varfanjak,
Ti buzëetur për dorën e mallit,
Mbetesh veç si hije e vrarë...
I pafuqishëm të zgjedhish fatin
Sepse fati për ty vendos,
Pret me durim të të dhurojnë krahët
Sa më larg të fluturosh...
Por kujtimet të ndjekin dhe larg
Të mbijnë si këpurdhat vend e pa vend
Dhe në rast se s'di t’i njohish, mos i këput
Ngase janë helmuese për shëndetin tënd!

Natën e mirë i dashuri im!

Natën e mirë i dashuri im!


Tani e përgjithmonë,
Të them lamtumirë!
Të falënderoj për ditët e lumtura
Dhe indiferencën tënde
Në ditët e mia të trishtuara.
Nuk jam njeriu që e kërkon,
Me njolla e kam zemrën
Dhe plagë të hapura akoma
Nuk mund të dhuroj vetëm dhembje!
Përqafimin e fundit po ta dërgoj
Dhe më kujto me ngrohtësi
Sepse shumë të kam dashur.
Nga mungesa jote shumë kam vuajtur,
Do vuaj akoma,
Por në zemër do vë një gurë,
Për të ndaluar dhembjen.
Dëgjoj një dhembje

Në tavolinë jam ulur


Pjatat me hidhërimin
Tim mbushur, gotën
Me lotët
E kthej me fund,
Sepse ndarja
Krahët e lodhur
Po shkund...
Në agoni
Mbes pa frymë
Dëgjoj një dhembje
Gjoksi, që si tërmet më tund.
Dashuria e strukur në një
Qoshe qëndron,
Si flakët e qiririt dridhet psherëtin
Ndarja si vdekja përjetohet
Kur e humb dashurinë...

Një zemër në fluturim...!

Udhëtoja në kaltërsinë e pafund të qiellit


Dhe krahët e lira i shtrija,
Shihja nga lart botën më sytë e skifterit
Çdo gjë të bukur,
Kërkoja ta përpija!
Henën përshendes dhe mbas reve fshihem,
Diku dielli
Më gjen me rrezet e tij, një ndjenjë
E ngohtë,
Trupin përkëdhel dhe shpirtin ma
Përfshin.
U deha me rrokullisjen e gëzuar,
Në horizont ku s'ka ligje dhe kufi,
Atje zemra ime fluturon
Krahë t i shtrij drejt tokës amtare,
-Të dua Shqipëri!
Mirupafshim atje!

Jam ulur në breg të mendimeve


Me mall i shtrij në valë
Vargjet e dhimbshme të shpirtit
Që shkumëzojnë si det i çmendur
Humbas larg në horizont
Drita dashurie më ndizen në zemër
Yjet përplasen në valë dhe ndezin
Ëndrrën e shpresës!
Lotë të kripur rrjedhin padashur
Unë zog i braktisur qëndroj në breg
Flatrat e shpirtit tek ti më mbetën
Për t’i ruajtur nga dhimbjet
Në këtë botë të huaj pa ndjenja
Ndjehem jetime për të dytën herë
Dhimbja e mallit më peshon si gurë
Pranga i vura në këmbë e duar
Lidhur me tokën time që shkëlqen si diell
U ndava për së gjalli me të gjallë e të vdekur
Nuk pata mundësinë
Të hedh një grusht dhe
Ju ikët të gjithë pa më takuar
Pa lamtumirën e fundit
Do takohemi një ditë,
Mirupafshim atje!

Pa fjalë

Si mundesh ta mendosh,
Qoftë dhe për një çast të vetëm
Që do të mërzitem o nevrikosem? Si?
Ndihem kaq keq që s’mund të dëgjoj
Zërin tënd, aromën tënde…
Më mungon si ajri që thith,
Më mungon.
Boshllëku është kaq i thellë,
Sa një pus i gërmuar deri në palcë të tokës.
Ditët janë kaq të gjata, të pafundme.
Netët e pagjumta, pa ty -
Një proçesion mendimesh të trishtuara.
Ah! Të mundesha të gjej fjalët e duhura!
Do të të thoja:”Zot, sa dua…!
Por një frymë hëne, jam. E fundit
Në fundin e kësaj nate
Ndërsa rrezja e ditës së re
Mpreh thonjtë e gërrvish
Xhamat e dritareve të zgjimit tënd.

You might also like