You are on page 1of 8

kolegji “ Turgut öZAL ”

PROJEKT
28 – 29 NËNTORI

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar


Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t`i mbajmë


Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vend.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,


Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

Asdreni
28 Nëntori - Shpallja e pavarësisë

Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së


Vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në
Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë
83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë,
Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga
Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe
përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve
në Londër, vendim i së cilës qe shpallja ePrincipatës shqiptare sovrane nga
Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe
lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij
administrativë.
29 Nëntori – Dita e Çlirimit të Shqipërisë

Sot në Shqipëri festohet dita e çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Prej 7 prillit
të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga
Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria
pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës,
më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i
Shkodrës dhe qarku i tij. Pa Shkodrën e çliruar nuk mund të kishte Shqipëri të
çliruar. Shkodra nuk ishte vetëm një territor , ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i
Shqipërisë, kryqendra historike e Veriut te saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire
.Shkodra ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-4000
gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna
për bashkëpunëtorë të tjerë. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e
cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është
vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera
të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

You might also like