You are on page 1of 2

Në kështjellë

Një ditë, së bashku me mësuesen shkuam në kështjellë për vizitë. U nisëm me autobus për atje dhe
kur arritëm, pamë një kështjellë të madhe, e cila ishte e bardhë, me kulla të verdha dhe me disa
dritare, kristal të pastra. Ne dëshironim të hynim brenda, por rojet nuk na lejonin, deri sa u dha
urdhër mbreti. U futëm në brendësi të një vendi madhështor, në të cilin vumë re katër frone: froni i
mbretit, froni i mbretëreshës, froni ieprincit dhe së fundmi ai i princeshës. I takuam që të katërt,
duke u përulur përpara tyre. Filluam të vizitojmë kështjellën.
Në sallën e ngrënies, ne pamë gota dhe pjata të arta, që shkëlqenin nga ndriçimi. Më pas, shkuam në
dhomat e gjumit, ku pamë krevatët e mëdhenj, me jastëkë me pupla dhe jorganë të mëndafshtë.
Në oborr, qëndronte një zanë e bukur, e cila bënte magji me shkopin e saj. Ne pamë kafshë që flisnin,
objekte që ecnin dhe fshesa që fluturonin. Iu lutëm zanës që të bënte një magji për ne.
Dhe e dini fëmijë se ç’bëri ajo?! Më shndërroi mua beftas në një mace persike!
Të gjithë u shqetësuan për atë që ndodhi dhe iu lutën mbretit të plotësonte dëshirën e zanës, e cila
kërkonte medaljonin magjik mbretëror, që kontrollonte të gjithë mbretërinë e atij vendi. Ky ishte
kushti që ajo vendosi për të më kthyer mua në njeri.
Mbreti i zgjuar i dha zanës një medalion të rremë, duke e bërë zanën të besojë se ai ishte i duhuri.
Miqtë e mi, sapo zana më ktheu siç isha, u treguan të shkathët duke e lidhur zanën e keqe dhe me
urdhër të mbretit e mbyllën në një qeli në fund të kështjellës.
Të gjithë të lumtur u kthyem në shtëpi duke menduar rreth aventurës së këndshme që kaluam në
kështjellën e magjishme.

You might also like