You are on page 1of 14

STANDARDI DHE STANDARDIZIMI

Në fillim të zhvillimit të teknikës çdo pjesë makinerike është

konstruktuar dhe prodhuar veçmas sipas nevojave të makinës së caktuar.

Me këtë punimi i pjesëve të ndryshme të makinave me dimensione dhe

forma të ndryshme ka kërkuar proces të veçantë për secilin rast. Mirëpo

me zhvillimin e industrisë, me rritjen e numrit të makinave të ndryshme,

për prodhuesit (fabrikat) është treguar më se e nevojshme që të zvogëlohet

llojllojshmëria e tepruar e formës dhe dimensioneve të pjesëve të

makinave për qëllime dhe funksione të njëjta, të kufizohet numri i

materialeve të ndryshme në masë të duhur dhe në atë mënyrë të

përmirësohet dhe të lehtësohet prodhimtaria, të kursehet fuqia punëtore,

koha e punës, prodhimtaria më e lirë, dhe të realizohet siguria në punë.

Detalet e makinave, llojet dhe klasifikimi I

11

Me këtë fabrikat kanë mundur t’i përdorin të njëjtat makina, të njëjtat

vegla, të njëjtat vizatime për punimin e numrit më të madh të pjesëve dhe

në bazë të kësaj të rritet produktiviteti i punës. Kështu, pra janë paraqitur

lloje të përhershme të prodhimeve si dhe normat, rregullat përkatësisht

standardet për punimin e këtyre prodhimeve.

Koncepti standard në rastin e përgjithshëm paraqet një normë, një

rregull ose marrëveshje që duhet ta respektojnë ata të cilëve u dedikohet.

Standarde quhen rregullat e përpiluara të cilat i përfshijnë të

gjitha të arriturat më të reja të teknikës që përcaktojnë cilësinë e

prodhimit, materialit, përmbajtjen, përmasat, formën, masën, llojin,

shenjat etj.
Pra, procesi i hartimit dhe zbatimit të rregullave me qëllim të

futjes së rendit në fushat e caktuara dhe arritjes së mundësive më të

mëdha ekonomike duke pasur parasysh kushtet e funksionalitetit dhe të

sigurisë, paraqitet koncepti i standardizimit.

Standardizimi zhvillohet si rezultat i nevojave praktike për

unifikimin (tipizimin) e prodhimeve të caktuara, unifikimin e disa

aktiviteteve, duke u mbështetur në rezultatet e vërtetuara shkencore,

teknike, etj.

Më konkretisht, me standardizim, përkatësisht me standardet si

dokumente të shkruara sipas ligjeve ekzistuese parashihen edhe

standardizimi i madhësisë, formës, dimensioneve, cilësisë së prodhimit,

përbërjes së materialit, metodat e matjes të atyre prodhimeve që tregohen

si shumë të mirë gjatë përdorimit të tyre.

Sipas kësaj, mund të përfundohet se me standardizim realizohet

unifikimi, prodhimtaria më cilësore, lehtësohen kushtet e punës, kursimi i

energjisë, zvogëlohen harxhimet për investime dhe çmimet e kushtimit të

prodhimit. Në anën tjetër, kur janë të verifikuara standardet që do të

vlejnë për një rreth më të gjerë të konsumatorëve, mundësohet

specializimi i ndërmarrjes për një prodhim të caktuar. Me këtë

mundësohet që ndërmarrja të zbatojë numër të vogël të makinave por me

cilësi të lartë, që realizon kontrolle dhe hulumtime me çka prodhimtaria

avancohet dhe është më e lirë.

Numri i pjesëve standarde të cilat prodhohen te ne është shumë i

madh: bulonat, dadot, vidhat. ribatinat, nënshtresat, pulexhot, zinxhirët,

gypat etj; nëngrupet makinerike: kushinetat rrëshqitëse dhe rrokullisëse,


lidhëset, valvulat etj; grupet makinerike: reduktorët, pompat, kompresorët,

ventilatorët etj; makinat motorike: elektromotorët, motorë me djegie të

brendshme (MDB) etj.

Sikur të mos ekzistonte standardizimi, përkatësisht rregulli dhe

norma në teknikë çdo konstruktor do të konstruktonte detale makinerike

ose makina vetëm sipas normës, rregullës dhe kriteriumit të vet. Mirëpo

Detalet e makinave, llojet dhe klasifikimi I

12

gjatë fazës së eksploatimit të asaj makine kur ndonjë detal makinerik do të

dëmtohej (p.sh. një bulon ose dado) shfrytëzuesi për një detal të tillë do

thonim për një punë shumë të vogël, duhet të konsultohet dhe të kërkojë

ndihmë për detalin e dëmtuar nga ai që e ka konstruktuar atë makinë. Me

fjalë të tjera shfrytëzuesi pjesën e dëmtuar, bulonin, nuk mund ta gjejë në

treg.

Në fillim standardet kanë pasur të bëjnë vetëm me prodhimet e një

fabrike, ndërmarrje ose në disa grupe të degëve ekonomike. Standardet e

këtilla janë quajtur standarde interne (SI).

Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të industrisë, vendet e ndryshme, me

industri të zhvilluar fillojnë të caktojnë standardet shtetërore (nacionale,

kombëtare) (SK), të cilat kanë pasur të bëjnë me prodhimin e të gjitha

fabrikave të atij vendi, shteti (p.sh. standardet gjermane DIN).

Në çdo fabrikë duhet të ekzistojë byroja për standarde. Detyra

kryesore e kësaj byroje është të kontrollojë rregullsinë dhe zbatimin e

standardeve.

Të gjitha shtetet me industri të zhvilluar i kanë standardet e tyre


nacionale, prej të cilëve më të njohur janë:

ASA-American Standards Assotiation, standardi shtetëror i

SHBA;

BSI-British Standards Institution, standardi shtetëror i Britanisë

së Madhe;

DIN-Deutsche Industrie Normen, standardi shtetëror i

Gjermanisë;

MKC-Institut za standardizacija na Republika Makedonija,

standardi shtetëror i Maqedonisë;

STASH-Standardi Shtetror i Shqipërisë, standardi shtetëror i

Shqipërisë;

HRN- Hrvatske Norme, standardi shtetëror i Kroacisë;

JUS-Jugoslavenski Standard, standardi shtetëror i ish-shteteve

Jugosllave;

VSM- Zvicra; ABS- Belgjika; ÖNORM-Austria; BDS-Bullgaria;

NF- Franca; JIS- Japonia; GOST-Rusia; UNI- Italia; etj.

Zhvillimi i industrisë dikton nevojën për një bashkëpunim më të

madh ndërshtetëror në lëmin e teknikës, që mundësoi disa standarde

shtetërore të afrohen njëri me tjetrin, dhe të formojnë standardin

ndërkombëtar. Nga ky unifikim i standardeve është krijuar: Organizata

Ndërkombëtare për Standardizim- ISO, (International Organisation

for Standardization) dhe Komiteti Evropian për Standartizim-CEN

(Europen Committee for Standardization). Tash në unionin Evropian

në fuqi janë standardet EN dhe ISO gjegjësisht të gjitha shtetet tentojnë

standardet e tyre t’i harmonizojnë ndërmjet veti.


Detalet e makinave, llojet dhe klasifikimi I

13

Numrat standard

Numrat standard përdoren që të përzgjidhen, përvetësohen ose

vërtetohen madhësitë e ndryshme që shprehen me numra. Për numra

standard përvetësohen vlerat e rrumbullakuara të anëtarëve të rendit

gjeometrik, që herësi i çdo numri me numrin e më parshëm është:

10 1.5849 1.6

-i standardizuar dhe i shënuar si rendi R5

10 1.2589 1.25 10

-i standardizuar dhe i shënuar si rendi R10

10 1.1220 1.2

20

-i standardizuar dhe i shënuar si rendi R20

10 1.0593 1.06 40

-i standardizuar dhe i shënuar si rendi R40

Në tabelën 1.1, janë paraqitur vlerat e numrave standard prej 1 deri

10 dhe atë pasaçrisht për katër rende standarde prej R5 deri R40.

Tab.1.1. Numrat standard

R5 R10 R20 R40 R5 R10 R20 R40

1.00 1.00 1.00 1.00 3.15 3.15 3.15

1.06 3.35

1.12 1.12 3.55 3.55

1.18 3.75
1.25 1.25 1.25 4.00 4.00 4.00 4.00

1.32 4.25

1.40 1.40 4.50 4.50

150 4.75

1.60 1.60 1.60 1.60 5.00 5.00 5.00

1.70 5.30

1.80 1.80 5.60 5.60

1.90 6.00

2.00 2.00 2.00 6.30 6.30 6.30 6.30

2.12 6.70

2.24 2.24 7.10 7.10

2.36 7.50

2.50 2.50 2.50 2.50 8.00 8.00 8.00

2.65 8.50

2.80 2.80 9.00 9.00

3.00 9.50

10.00 10.00 10.00 10.00

Përveç kësaj, për disa fusha të caktuara të teknikës, lejohen edhe

disa numra të tjerë, por me qëllime tjera:

-për mekanikën precize: 6.5; 7.5......14.5 (çdo 0.5 mm);

-kushineta me rrokullisje:35, 37, 47, 55, 62, 65, 72, 225, 230, 270,

290, 310 mm;

-për vegla: 27 dhe 37 mm;

-për skajet e lidhjeve: 35, 55, 65, 230, 270, 310, 330, 350, 360, 370, 390,

440, 460;
Detalet e makinave, llojet dhe klasifikimi I

14

Numrat standard duhet të shfrytëzohen çdo herë ku ajo është e

rëndësishme. Me atë arrihet kontrolli i prodhimeve, prodhimtaria është më

e lirë, mirëmbajtja dhe ndërrimi i veglës më e shpejtë, pajisjet dhe

instrumentet për matje dhe kontrolli më efikase. Numrat standard

kryesisht duhet të zbatohen:

- për madhësitë dhe masat nominale: presioni, fuqia, diametrat e

gypave etj.

- te dimensionet konstruktive dhe gabarite,

- te akset, dorezat, kushinetat, vrimat etj,

- për madhësitë dhe dimensionet gjatë tipizimit të fuqisë së

motorëve, numrin e tyre të rrotullimit, peshëngritëset etj.

- për llamarina, tela, profile dhe gjysëmprodhime tjera,

- gjatë zgjedhjes të disa madhësive teknike, siç janë: pesha,

sipërfaqja, vëllimi etj.

Diametrat standard

Funksioni i çdo makine si dhe konstruksioneve tjera, bazohet te

akset, aksëzat, boshtet, dorezat dhe kushinetat. Prandaj është e nevojshme

që edhe diametrat e tyre të përfshihen me numrat standard. Me

standardizimin e diametrave të vrimave arrihet deri te kufizimi i zgjedhjes

së diametrave të detaleve makinerike, veglave, thikave (puntos, filetuesve

etj.), me qëllim që të thjeshtësohet fabrikimi dhe kontrolli i prodhimeve.

Në tabelën 1.2, janë dhënë disa vlera të diametrave standard.

Tabela 1.2, Diametrat standard


Rendi

kryesor

Rendi

kryesor

Rendi

kryesor

Rendi

kryesor

Rendi

kryesor

1.1

1.2

1.4

1.6

1.8

2.0

2.2

2.5

2.8

3.5

4.0

4.5

5.0

6.0
7.0

1.5

3.0

8.0

9.0

10.0

11

12

14

16

18

20

22

25

28

32

36

13

15

17

19

21

24

26

30
34

40

45

50

56

63

70

80

90

100

120

125

140

160

180

200

42

48

52

60

68

75

85

95

105
120

130

150

170

190

210

220

250

280

315

355

400

450

500

560

630

700

800

900

1000

1120

1250

240

260

300
330

380

420

480

530

600

670

750

850

950

1060

1180

1320

1400

1600

1800

2000

1500

1700

1900

Detalet e makinave, llojet dhe klasifikimi I

15

Rrumbullakimi standard -r

Gjatë çdo kalimi prej një dimensioni në dimension tjetër, që të

largohen koncentrim et e tensioneve, realizohet rrumbullakimi (harku).


Për t’u zvogëluar asortimani i veglave punuese për këto rrumbullakime

edhe rrumbullakimet standardizohen. Rrumbullakimi më së shpeshti

zbatohet te:

- boshtet gjatë kalimit nga një diametër në tjetrin;

- te dorezat gjatë kalimit prej një rrafshi në tjetrin;

- te pjesët me derdhje gjatë kalimit prej një rrafshi në tjetrin.

Vlerat numerike të harqeve nuk mund të merren sipas dëshirës,

por ato duhet të jenë të standardizuara. Disa prej këtyre vlerave janë: 0.2,

0.3, 0.4, 0.5, 0.6, 0.8, 1.0, 1.6, 2.0, 2.5, 3, 4, 5, 6, 8, 10, 12, 16, 20, 25,

28, 32, 40, 45, 50, 56, 63, 70, 80, 90, 100, 110, 125, 140, 160, 200.

Rezime

Lënda “Detalet e makinave” ka për qëllim kryesor studimin e detaleve të përgjithshme të

makinave, zgjedhjen e konstruksionit më të përshtatshëm, standardizimin, formën,

dimensionet, materialin, zgjedhjen dhe kalkulimin e tyre.

Pjesa makinerike ose detali, është pjesë elementare- themelore e makinës e cila nuk

mund të zbërthehet në pjesë më të vogla.

Detalet që përdoren te një numri i madh makinash të ndryshme, siç janë: bulonat, dadot,

pykat, akset, boshtet, dhëmbëzorët, susta etj., quhen detale të përgjithshme të makinave.

Nëntërësia makinerike, paraqet bashkësinë e dy ose më tepër pjesëve makinerike në një

tërësi e cila së bashku me pjesët e tjera merr pjesë në përbërjen e tërësisë makinerike.

Tërësia makinerike,- paraqet bashkësinë e disa pjesëve makinerike ose nëntërësive në një

tërësi e cila kryen një funksion të caktuar në përbërjen e grupit përkatësisht nëngrupit

makinerik ose në tërë makinën.

Gjatë përzgjedhjes së materialit duhet të merren parasysh këto kushte:

kushtet eksploative (kushtet që paraqiten gjatë punës), kushtet teknologjike, kushtet


ekonomike. Materialet që përdoren më tepër për përpunimin e detaleve makinerike janë:

hekuri dhe legurat e tij (çeliku), metalet me ngjyra dhe legurat e tyre (bakri, plumbi, dhe

legurat e tyre), metalet e lehta dhe legurat e tyre (alumini dhe legurat e tij) e tjerë.

Standarde quhen rregullat e përpiluara të cilat i përfshijnë të gjitha të arriturat më të reja

të teknikës që përcaktojnë cilësinë e prodhimit, materialit, përmbajtjen, përmasat,

formën, masën, llojin, shenjat etj.

Me standardizim realizohet unifikimi, prodhimtaria më cilësore, lehtësohen kushtet e

punës, kursimi i energjisë, zvogëlohen harxhimet për investime dhe çmimet e kushtimit.

Zhvillimi i industrisë dikton nevojën për një bashkëpunim më të madh ndërshtetëror në

lëmin e teknikës, që mundësoi disa standarde shtetërore të afrohen njëri me tjetrin, dhe të

formojnë standardin ndërkombëtar. Nga ky unifikim i standardeve është krijuar:

Organizata Ndërkombëtare për Standardizim ISO, Komiteti Evropian për Standartizim

CEN.

You might also like