You are on page 1of 8

1

„Manipulimi me çmimet e produkteve dhe shitja e mallrave me defekte”

Hyrje

Shumë preje mediave prestigjoze po flasin për mënyrën më të re të manipulimit me


çmimet e ofertave. Se fundmi kërkimet në fushën e tregut nga mediat prestigjoze si
CNN dhe Reuters flasin për mashtrimet me uljet e çmimeve.

Çdo ndërrim sezoni është kohë e mirë për shopping. Nga të gjitha anët na rrethojnë
vitrina dyqanesh që lajmërojnë uljet e sezonit, nga më modestet tek ato që nuk iu
beson syve mbi 70%-80% ulje. Ekspertët thonë se është mirë që të mos u besoni uljeve
mbi 50%, veçanërisht nëse dyqani ku dëshironi të bëni blerje është në ditët e para të
aplikimit të tyre. Në këtë rast, mund të bëhet fjalë për veshje të sezoneve të
mëparshme ose çmimesh të “fryra” artificialisht. Shitësit e dyqaneve nuk mund shesin
mall nën kosto.
A janë uljet sezonale një mundësi e vërtetë kursimi? Përgjigjja është po, nëse tregohet
kujdes. Kontrolloni me kujdes etiketën, qepjet, rafiniturat, ndonjë defekt të mundshëm.
Përcaktoni shifrën që synoni të shpenzoni dhe konsiderojeni një investim. Ku mund të
gjeni më të mirën? Bëni në mendje një hartë të dyqaneve që ofrojnë një raport të mirë
çmim/cilësi. Kur niseni për të bërë blerje, vishuni mirë, pasi është e provuar se mund të
merrni shërbim më të mirë.

Disa këshilla për sezonin e uljeve sesi të merrni më të mirën

Sezoni

Malli që shitet dhe që është me ulje, duhet të jetë vërtet i këtij sezoni dhe jo artikuj të
dalë nga fundi i magazinave. Qëndroni larg dyqaneve që përpara uljeve i kishin raftet
gjysmë bosh dhe që më pas si me magji u mbushën. Është e pamundur që në fund të
sezonit, dyqani të jetë i pajisur me çdo tip produkti, ngjyre dhe mase.

Qarkulloni

Dilni shpesh vetëm për të parë nëse keni vendosur se do të bëni blerje. Për gjërat që ju
interesojnë mund t’u bëni ndonjë foto dhe të ruani në memorie edhe çmimin.
Asnjëherë mos shkoni te dyqani i parë që ju del përpara. Fjala kyçe: qarkulloni.

2
PUNIM SEMINARIK EPIKA COCAJ

Blerja

Këshilla për blerjet. Përpiquni që të krijoni një ide të qartë për shpenzimet që do të
kryeni përpara se sa të hyni në dyqan. Në këtë mënyrë do të ndiheni më pak të ndikuar
nga shitësi dhe do t’i hiqni vetes barrën e të blerit të gjërave, ndoshta edhe me çmim
të mirë, por që nuk ishin të domosdoshme dhe që nuk do t’i përdorni kurrë. Vlerësoni
produktin, duke u bazuar tek përmbajta e informacionit që shkruhet në etiketë.

Mos u besoni uljeve më të larta se 50%, shpesh pas tyre fshihet mall i mbetur stok nga
sezonet e kaluara ose çmimet janë false. Shitësit e dyqaneve nuk mund shesin mall nën
kosto.

Ekspozimi

Nuk duhet të bëni blerje në dyqanet që nuk tregojnë sa ka qenë çmimi i vjetër i mallit
që është në shitje, çmimi i ri dhe vlerën e përqindjes që ulet. Çmimi duhet të jetë i
vendosur në vend të dukshëm dhe lehtësisht i lexueshëm. Nëse është e mundur,
kontrolloni edhe në ndonjë vend tjetër për të parë nëse i njëjti mall tregtohet me një
çmim më të lartë. Produktet që janë me ulje, duhet të jenë të ndara në mënyrë të
dallueshme nga ai që është i ri. Mos iu besoni vitrinave që janë të mbuluara me
reklama dhe nuk lejojnë që të shikoni mallin.

3
PUNIM SEMINARIK EPIKA COCAJ

Prova

Nuk është e detyrueshme, por gjithmonë varet nga ata që drejtojnë dyqanin. Këshilla
është se nuk duhet t’u besoni atyre veshjeve që vetëm mund të shikohen.

Pagesa

Të gjitha dyqanet që në vitrina ekspozojnë si mënyrë pagese kartat e kreditit ose të


bankomatit janë të detyruara që t’i lejojnë edhe për mallrat që janë me ulje, pa
detyrime shtesë.

4
PUNIM SEMINARIK EPIKA COCAJ

Konsumatorët po mashtrohen nga tregtarët e dyqaneve, respektivisht marketeve tona


me çmimet e produkteve raft-arkë. Këto çmime ndonjëherë janë më të lira në rafte,
kurse në arkë janë më të shtrenjta. Kjo dukuri e mashtrimeve ndaj konsumatorëve ka
shënuar rritje, për të cilat inspektorati i Ministrisë së Tregtisë në disa raste ka
ndërmarrë masa për të inspektuar dyqanet, duke shqiptuar gjoba për 18 operatorë
prej 20 ankesave që ishin bërë nga konsumatorët. Gjobat për mashtruesit ishin rreth 3
mijë euro për një rast.

Drejtues të shoqatës “Konsumatori”, vlerësojnë se manipulimet me çmimet e


produkteve fatkeqësisht po ekzistojnë nëpër dyqane dhe konsumatorët përveç që po
dëmtohen, po ndihen edhe të mashtruar.

Vëmendje, përvetësim, përdorim ose konsumim dhe i cili mund të mbuloj dëshirën apo
nevojën – këtu mund të përfshihen objektet fizike, shërbimet, personat, vendet,
organizatat dhe idetë apo mendimet. “Produkt është teresi me permbajtje fiziko-
kimike, mekanike, sherbyese dhe mendore, qe sherben per permbushjen e nevojave te
kosumatoreve.

“Produkt është çdo gjë që mund të ofrohet në treg“

Produkt eshte cdo gje qe mund te ofrohet ne treg per vëmendje, përvetësim, përdorim
ose konsumim dhe i cili mund të mbuloj dëshirën apo nevojën – këtu mund të
përfshihen objektet fizike, shërbimet, personat, vendet, organizatat dhe idetë apo
mendimet
“Produkt është teresi me permbajtje fiziko-kimike, mekanike, sherbyese dhe mendore,
qe sherben per permbushjen e nevojave te kosumatoreve.
“Produkt është çdo gjë që mund të ofrohet në tre

 Esenca e produktit (kyq)-Përfitimi ose shërbimi


 Materializimi i produktit (aktual)- karakteristikat: forma, shpërndarja, cilësia,
marka, paketimi, stili etj

5
PUNIM SEMINARIK EPIKA COCAJ

 Begatimi i produktit (i rritur)- Pas shitjes: Instalimet, garancionet, dërgesa,


kreditimet etj

Të drejtat e konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave dhe shërbimeve

Shitja e mallrave tek konsumatorët

Konsumatori gëzon të drejtat e tij gjatë blerjes së mallrave. Çdo produkt që merr
konsumatori duhet të:

Ketë veçoritë e nevojshme për përdorim normal të atij artikulli, p.sh. televizioni duhet
të ketë zë dhe pamje të mirë dhe të jetë në gjendje të merr sinjale televizive, etj. Ketë
veçoritë e nevojshme për çdo përdorim të veçantë të rënë dakord me shitësin, p.sh.
ngjitësi i blere që është i përshtatshëm për riparimin e produkteve të drurit. Përmbush
çdo veçori të veçantë të rënë dakord me shitësin si pjesë e shitjes, p.sh një printer që
është kompatibil me kompjuterin e konsumatorit siç është specifikuar tek shitësi. Jetë
në përputhje me çdo mostër ose model të përdorur për shitjen e artikullit, p.sh. modeli
në ekspozim i ndonjë divani të ri në një dyqan mobiliesh.

Nëse produkti nuk përmbush ndonjë nga kërkesat e mësipërme, atëherë shitësi është
përgjegjës për defekte. Konsumatori duhet të kontrollojë artikullin kur të merr atë dhe
nëse gjen ndonjë defekt duhet që brenda tetë ditëve të lajmërojë shitësin në mënyrë
që të drejtat e konsumatorit të plotësohen tërësisht. Nëse defekti vërehet pas
dorëzimit, atëherë konsumatori ka afat tetë ditë për të njoftuar shitësin, duke filluar
nga dita kur është gjetur defekti. Njoftimi i dërguar tek shitësi duhet të përfshijë një
përshkrim të qartë të defektit dhe një ftesë për shitësin që të inspektoj produktin.

6
PUNIM SEMINARIK EPIKA COCAJ

Shitësi nuk është përgjegjës për defektet të cilat i ka ditur blerësi para blerjes, ose për
defektet që vërehen pas një kohe prej më shumë se gjashtë muajsh pas dorëzimit tek
konsumatori. Konsumatori i cili ka njoftuar saktësisht shitësin për defekt, mund të
kërkoj opsione të ndryshme për të korrigjuar këtë çështje:

 Të kërkojë riparim të produktit ose zëvendësim me një produkt tjetër të


padëmtuar,
 Të kërkojë zbritje të çmimit për të reflektuar vlerën e defektit, ose
 Të tërhiqet nga kontrata.

Secila nga këto mundësi mund të përfshijë kompensimin me para për konsumatorin.
Për më tepër, shitësi mund të jetë përgjegjës edhe për dëmtimin e aseteve tjera të
konsumatorit të shkaktuara nga ai defekt, p.sh. dëmtimi i pjesëve të kuzhinës ose të
dyshemesë të shkaktuara nga zjarri i shporetit me defekt.

Garancitë e produktit

Çështjet e mësipërme zbatohen për të gjitha mallrat e konsumatorit. Përveç këtyre të


drejtave, disa mallra ofrohen me garancion nga prodhuesi i cili u jep mundësi tjera
konsumatorit. Shembuj të zakonshëm janë pajisjet shtëpiake, të tilla si lavatriçet dhe
frigoriferët, të cilat zakonisht kanë garancion prej një viti nga prodhuesi.

Pasi që këto janë të drejta shtesë, prodhuesi mund të caktojë termat dhe kushtet dhe
konsumatorët duhet t’i binden këtyre rregullave kur bëjnë ndonjë kërkesë për
produktet që kanë garanci. Disa nga të drejtat kryesore të konsumatorit lidhur me
garancitë janë si në vijim:

Konsumatori mund të kërkoj një zgjidhje (p.sh. riparim, zëvendësim) në çdo kohë
brenda periudhës së garancisë pavarësisht kohës kur është vërejtur defekti. Periudha e
garancisë është zgjatur për të përjashtuar periudhat kur konsumatori nuk ka mundur të
përdorë produktin për shkak se ka qenë duke u riparuar. Nëse artikulli me defekt nuk
riparohet ose zëvendësohet brenda një kohe të arsyeshme, atëherë konsumatori mund
të kërkojë kompensim. Konsumatori mund të merret drejtpërsëdrejti me prodhuesin,
ose përmes shitësit. Konsumatori nuk duhet të mbuloj shpenzimet për lëvizjen e
produktit në dhe nga vendi i riparimit. Vini re se termat dhe kushtet e garancisë nuk
largojnë të drejtat e përgjithshme të konsumatorëve në lidhje me mallrat me defekt, siç
është përmendur më sipër. Për shembull, një garanci mund të kërkojë që të
përjashtohen disa lloje të defekteve, ose një grup të procedurave të veçanta për të

7
PUNIM SEMINARIK EPIKA COCAJ

paraqitur një kërkesë (p.sh. njoftimi brenda pesë ditëve). Në rastet e tilla, konsumatori
ende ka të drejta sipas të drejtave të përgjithshme ligjore për mallrat me defekt.

You might also like