You are on page 1of 3

Rugova tjetër, nën syrin e Milazim Krasniqi

Korpusit të veprave të shumta të shkrimtarit e publicistit Milazim Krasniqi iu shtua


edhe libri më i ri “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”, botuar nga
PEN Qendra e Kosovës.

Në një rrëfim personal, autori Krasniqi, si bashkëpunëtori më i afërt i personazhit


real të librit, na e sjell Ibrahim Rugovën ndryshe siç është njohur në opinionin
publik. Krasniqi e përshkruan presidentin Rugova me syrin dhe përjetimin e tij si
mik dhe si sekretar i tij në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës fillimisht, kryetar i
së cilës ishte Ibrahim Rugova, e më pas edhe si bashkudhëtar politik në kuadër të
lëvizjes gjithëpopullore, Lidhjes Demokratike e Kosovës, të cilën e
bashkëthemeluan më 23 dhjetor 1989.

Vet autori shprehet për figurën e Ibrahim Rugovës: “Pra, kjo figurë e Rugovës
është produkt i kujtimeve të mia, pra, i një këndshikimi të ngushtë, e jo ndonjë
figurë e idealizuar e as historike.”

Përmes këtij rrëfimi, Krasniqi na ofron shumë sekrete të cilat Rugova nuk arriti t’i
marrë me vete por i la si trashëgimi që njerëzit e afër të tij të na i rrëfejnë për ta
njohur si ka qenë Rugova i vërtetë. 340 faqet sa ka libri, lexuesit ia mundësojnë që
Ibrahim Rugovën, si personalitetin kryesor intelektual të historisë moderne të
Kosovës, ta njohin me të mirat dhe të metat e tij, ta njohin si mik, si shkrimtar, si
politikan e si autoritet.

Është ky një libër që në vete përmban rrëfimin dhe përvojën personale të autorit si
njeriu më i afërt i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke bashkudhëtar e
bashkëpërjetuar ngjarjet dhe situatat e viteve të ’90-ta të shekullit 20, që në
Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, ashtu edhe në projektin politik, ku të dy
bashkë ishin në këshillin nismëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Si lexues, kur zhytemi në libër, mund të vërejmë se Krasniqi përshkruan fragmente


e segmente që përshkruajnë personalitetin siç ai e ka parë vetë Ibrahim Rugovën në
njërën anë, dhe rrethanat të të cilët ata e organizuan jetën intelektuale e politike në
anën tjetër. Nga këndvështrimi personal i Krasniqit, si lexues, mund ta ndajmë
librin në tri epizode apo tri pika kulmore dalluese:
a. Periudha në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës dhe themelimi i
Lidhjes Demokratike të Kosovës
b. Periudha e luftës së Kosovës dhe përpjekjet e organizimit politik jashtë
territorit të Kosovës
c. Dështimet politike të Rugovës dhe largimi i autorit nga LDK-ja

Krasniqi e përshkruan fëmijërinë e Presidentit Rugova ashtu siç ia kishte treguar


vet personazhi në fjalë, që nga zgjatimi i djepit për të qëndruar i lidhur në të deri në
moshën dy vjeçare pasi Rugova u rrit jetim, e deri tek trajtimin nga axha i tij,
detaje si mihjen e misrit, saqë ia kishte gërditur krelanën e misrit Rugovës,
paralajmërimet qysh si nxënës, që mos të shkruante poezi me frymë patriotike.
Krasniqi e definon Rugovën si njeri të veçantë në konceptimin e ndërtimit të shtetit
njejtë si me ndërtimin e ‘kullës së dajës’ së tij, pastaj shallin si veçori dalluese e tij,
duhanin, mërdhinë e vazhdueshme, që nuk e imitonte askënd, respektimin e
mendimit të tjetrit, modestinë e tepruar edhe në dëm të vetes, elegancën, si dhe
faktin se atyre që u ka besuar edhe i ka futur në rrezik.

Një element tjetër të cilin e gjejmë në libër, e që shuan zërat e shumtë që


qarkullojnë sot, duke sajuar shumë thashetheme për Rugovën është qëndrimi i tij
për besimin dhe fenë, e të cilën Milazim Krasniqi e paraqet këtë fakt për t’ua
mbytur ëndrrat tërë atyre që duan të përrallosin në kurriz të Rugovës, kinse ai
qenkësh konvertuar nga mysliman në të krishterë. Sipas Krasniqit, Rugova aq larg
ka shkuar sa që edhe Bogdanin e paraqet si filozof e jo si prift katolik. Krasniqi
shkruan se Rugova është shprehur në lidhje me besimin dhe fenë e tij e të familjes:
“Feja e familjes sime është Islami, por një islam simbolik, po e përsëris ne jemi
muslimanë simbolikë dhe tolerantë gjithmonë e kemi pasur këtë tolerancë të gjerë
pas vdekjes së Skënderbeut: respektin e lidhjeve të shenjta, ndjenjën religjioze, që
çdo tempull, çdo kishë katolike, çdo xhami, çdo kishë ortodokse është e shenjtë. Në
familjen time për shembull thuhej se këto janë gjëra të shenjta dhe duhet të
respektohen. Andaj në sajë të kësaj tolerance ne kemi mbijetuar deri tani”.

Krasniqi tregon edhe për situatën e vështirë të viteve ’98-’99 të luftës në Kosovë,
kur vet Rugova ia kishte besuar personalisht autorit të librit misionin të vinte
kontaktet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke marrë informacion të sakta mbi
situatën në të cilën ndodhej UÇK-ja, e më pas edhe mbajtjen peng të Rugovës nga
ana e Millosheviçit, ndërsa në anën tjetër, përpjekjen e bashkëpunëtorëve të tij për
t’u angazhuar për bashkim me elementin ushtarak që LDK-ja të inkuadrohej në
qeverinë e përkohshme.

Autori rrëfen se prishja e tij me Rugovën erdhi pas luftës, kur erdhi deri tek
konstituimi i organeve dhe strukturave shtetërore të Kosovës, kur Rugova ishte
rrethuar nga njerëz manipulantë, ndër ta edhe Edita Tahiri, nën ndikimin e të cilës,
kishte rënë Rugova, kur edhe e kishte kundërshtuar emrin e Krasniqit për organet e
sferës së informimit. Në letrën që Krasniqi ia kishte shkruar Rugovës dhe ia kishte
dërguar përmes Kolë Berishës ndër të tjera shkruan:

“Sa për dijeni, po jua them se unë as në të kaluarën, as tash e as në të ardhmen,


nuk jam varur e nuk varem nga LDK-ja, për kurrgjë. Nëse dikush është i nderuar
në këtë mes, atëherë e nderuar është LDK-ja, nga fakti që unë jam anëtar i saj.
Duke qenë në këtë parti njëri nga themeluesit e saj, kurrë nuk kam konceptuar
pozicionin tim as me mandate e as me përfitime. LDK-në e kam shikuar si një
projekt, ku kam participuar për të ndihmuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Shanse të vërteta nuk më ke dhënë për të participuar, sepse gjithmonë më ke
mbajtur në distancë, “në trapazan”, po të përdor një shprehje tënden të preferuar.
Në fakt, unë me kohë e kam kuptuar se kurrë nuk ke bërë përpjekje, as për të
mbrojtur miqtë e tu, pra as mua, kur kemi qenë të atakuar prej njerëzve që kanë
folur edhe në emrin tënd. Disa miq tanë të përbashkët, edhe sot i vuajnë pasojat e
fushatave të egra, që janë zhvilluar si “politikë e LDK-së” kundër tyre. Ndërsa,
unë kam hyrë llugave si thuhet, në polemika e zënka të rënda me dreqin e të birin,
duke të mbrojtur ty dhe duke afirmuar qëndrime që nuk kanë qenë bash për t’u
afirmuar.”

“Në instancë të fundit, ky libër është edhe një mësim moral, sipas të cilit, njeriu
duhet ta thotë të vërtetën edhe kur ajo mund të mos jetë në favorin e tij.
Definitivisht, ky libër nuk është shkruar që të jetë në favorin tim, po që të hedh
dritë mbi të vërtetën time për Ibrahim Rugovën, në të cilën edhe unë në jo pak
raste mund të kem qenë gabim”, shprehet me sinqeritet autori Krasniqi.

Ky libër përmban vlerat e tij të pamohueshme estetike dhe faktike të cilat do të


mund të shërbejnë për studiuesit e ardhshëm. “Sekretet që nuk i mori me vete
Ibrahim Rugova” i Milazim Krasniqit, pa dyshim përbën edhe një fakt me të cilin
historianët e ardhshëm do të merren kur të shkruajnë për ngjarjet e reja të historisë
moderne të Kosovës por edhe për historinë e Ibrahim Rugovës.

You might also like