You are on page 1of 5

Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional

Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale

PËRSHKRIMI I KUALIFIKIMIT PROFESIONAL

HOTELERI-TURIZËM
Niveli i parë
në Kuadrin Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale

G-I-09

Tirane, Janar 2009

1
Emërtimi i Hoteleri-turizëm Kodi
kualifikimit
Kohëzgjatja 1900-2100 orë Niveli I G-I-09

Qëllimi: Qëllimi i kualifikimit profesional Hoteleri-Turizëm niveli I-rë është të


përgatisë punonjës me kualifikim bazë për industrinë e turizmit
(Ndihmës në sektorin e hotelerisë dhe turizmit)
Kriteret e Në institucionet e arsimit dhe formimit profesional që ofrojnë kualifikim
përgjithshme profesional në drejtimin “Hoteleri-turizëm” të nivelit të parë, kanë të
të pranimit: drejtë të hyjnë të gjithë individët që:
- kanë mbaruar arsimin e detyruar 9-vjeçar;
- janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij
niveli të arsimit profesional.

Mundësitë e Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional ”Hoteleri-Turizëm”,


kualifikimit niveli I-rë, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysmë të
të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim.
mëtejshëm Ky kualifikim i jep nxënësit mundësi t'i drejtohet tregut të punës si
dhe të ndihmës nё sektorin e hoteleri turizmit (bare, restorante, mensa,
punësimit: vetëshërbime agjenci kateringu, hotele, agjenci turistike, zyra
informacioni, etj).
Pas nivelit të I-rë, nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e II-të
të arsimit profesional në një prej profileve të drejtimit “Hoteleri-
Turizëm”.
Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional edhe në nivelin III,
nxënësi fiton ”maturën profesionale” me mundësi për vazhdimin e
studimeve universitare
Data (kur të miratohet)

Variantet e Nuk ka
mëparëshme
(në të kundërt shënohet titulli dhe kodi)

2
STRUKTURA E KUALIFIKIMIT

Rezultatet e të mësuarit në:

NJOHURI
Nxënësi duhet të dijë:

 Të interpretojë dokumentacionin teknik të profesionit.


 Të interpretojë rregullat e higjienës personale dhe të mjedisit të punës.
 Të interpretojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.
 Të interpretojë dokumentacionin personal të punonjësve në industrinë turistike.
 Të klasifikojë llojet dhe veçoritë e pagës, sigurimeve për punonjësit e industrisë
turistike.
 Të përshkruajë llojet dhe funksionimin e ndërmarrjeve hoteliere dhe gastronomike.
 Të tregojë llojet dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të kuzhinës, recepsionit,
restorantit, barit, mjediseve të hotelit, lavanterisë.
 Të dallojë llojet dhe veçoritë e lëndëve të para dhe ndihmëse që përdoren për gatim.
 Të njohë parimet e procesit teknologjik të gatimit në kuzhinë.
 Të përshkruajë parimet e ruajtjes së pijeve dhe ushqimeve sipas llojit.
 Të interpretojë planin e prodhimit në kuzhinë.
 Të përshkruajë rregullat e pritjes, shërbimit dhe përcjelljes së klientit.
 Të përshkruajë mënyrat e rezervimit dhe regjistrimit të klientëve në recepsion.
 Të përshkruajë teknikat e shërbimit të pijeve dhe ushqimeve në restorant.
 Të listojë mënyrat e përgatitjes dhe shërbimit të pijeve të ngrohta në bar.
 Të dallojë komponentët bazë të zhvillimit të turizmit.
 Të klasifikojë llojet dhe format e turizmit.
 Të përshkruajë destinacionet turistike dhe ndikimin e tyre në mjedis.
 Të interpretojë marrëdhënien turizëm-mjedis.
 Të dallojë llojet e mbetjeve urbane dhe ndikimin e tyre në turizëm.
 Të interpretojë veçoritë e pijeve që përdoren në bar dhe restorant
 Të tregojë mënyrat e ruajtjes dhe magazinimit të pijeve.
 Të klasifikojë objektet e trashëgimisë kulturore, materiale dhe historike në Shqipëri
dhe elementët e tyre përbërës.
 Të dallojë llojet e turizmit që zhvillohen duke u bazuar në objektet e trashëgimisë
kulturore, materiale dhe historike.
 Të lexojë hartat dhe guidat e qytetit.

SHPREHI PROFESIONALE
Nxënësi duhet të jetë i aftë:

 Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet, pajisjet dhe materialet e punës në kuzhinë,


restorant, bar, recepsion, lavanteri, në mjediset e tjera të hotelit.
 Të zbatojë rregullat e higjienës personale, të mjeteve, pajisjeve dhe vendit të punës në

3
kuzhinë, restorant, bar, recepsion, lavanteri, në mjediset e tjera të hotelit.
 Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit në vendin e punës.
 Të zbatojë rregullat e komunikimit me klientin
 Të parapërgatitë për gatim lëndët e para dhe ndihmëse.
 Të qërojë, heqë bisqet dhe farat,
 Të presë frutat, perimet dhe erëzat
 Të përgatisë gatime me vezë.
 Të përgatisë sallatë me perime të freskëta, të ziera dhe të pjekura.
 Të përgatisë salca të nxehta me perime, salcë majonezë, salca të ëmbla.
 Të përgatisë buljonin e zakonshëm atë me perime dhe supat përkatëse.
 Të përgatisë brumëra me maja, për makarona, byrekë, të zier, sufle dhe gatuajë
asortimente prej brumi..
 Të parapërgatitë mishin për gatim.
 Të copëtojë mishin e shpendëve.
 Të gatuajë asortimente me mish të grirë.
 Të gatuajë të brendshmet e mishit.
 Te gatuajë asortimente të mishit në zgarë, në furrë, me zierje,
 Të pastrojë peshqit dhe frutat e detit.
 Të gatuajë në zgarë, në furrë, me skuqje peshk dhe prodhime deti.
 Të përgatisë pandispanjë, kremra të ëmbël, biskota, ëmbëlsira me fruta, kek, reçel në
kuzhinë.
 Të presë dhe përcjellë klientët në mjediset e hotelit.
 T’i japë menynë dhe faturën klientit.
 Të rregullojë dhe shtrojë sallën e shërbimit sipas menysë.
 Të shërbejë pjatat e ngrohta dhe të ftohta.
 Të shërbejë në restorant ushqime sipas menysë së thjeshtë.
 Të shërbejë mëngjeset në hotel.
 Të shërbejë ushqimin në dhomën e klientit.
 Të shërbejë në restorant pjatat me kapak, me pjatancë, me “geridon”, me “forleger”;
 Të shërbejë në bufe;
 Të përgatisë bufenë e ushqimit dhe pijeve
 Të shërbejë pijet në restorant dhe bar.
 Të përgatisë dhe shërbejë pije të ngrohta në bar.
 Të kryejë rezervime dhe regjistrime të klientëve.
 Të kryejë veprime të thjeshta financiare në recepsion;
 Të këshillojë klientin për veprimtari kulturore dhe itinerare udhëtimi dhe turistike.
 Të informojë klientin për qytetin dhe rajonin.
 Të interpretojë hartat, guidat e qytetit/rajonit.
 Të ndërtojë itinerare të lëvizjes në zonën e banimit.
 Të përdorë detergjentet në lavanteri.
 Të pranojë, parapërgatitë, magazinojë dhe dorëzojë biankerinë në lavanteri.
 Të lajë, thajë, hekurosë biankeritë në lavanteri.
 Të pastrojë dhe rregullojë dhomën, tualetin dhe mjedise të tjera të hotelit;

4
KOMPETENCA TE PERGJITHSHME

Nxënësi duhet të jetë i aftë:

 Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e


ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
 Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të
informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
 Të nxisë potencialin e tij të brendshëm, në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja
më efektive dhe më efiçiente.
 Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të
ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
 Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e
integrimeve lokale, rajonale.
 Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
 Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
 Të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë dhe vullnetin
për të nxënë gjatë gjithë jetës.
 Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e
objektivave të pranuara.
 Të vlerësojë dhe vetë vlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar
dhe çuar më tej arritjet e tij.

You might also like