You are on page 1of 1

Na ishte nje here plaku dhe plaka.

Keta nuk kishin asnje pasuri por vetem nje mace dhe nje gjel.
Nje dite u zune keq fare me njeri-tjetrin,u zune aq keq sa u ndane nje here e pergjithmone. Dhe
kur ndane pasurine,plakes i ra per pjese macja,kurse plakut gjeli.

Macja dilte per gjah gjate gjithe dites dhe kapte zogj te ndryshem dhe plaka e shtynte jeton duke
ngrene ata. Ndersa plaku,duke mos patur asgje per te ngrene u kthye nga gjeli dhe i tha:

- Me vjen keq or gjel,por s’kam cfare te bej. Kam rene aq ngushte sa per te jetuar me duhet te te
ha.

Gjeli uli koken dhe nuk tha asnje fjale.

Atehere plaku e mori gjelin dhe e preu pergjysme. Gjysmen e ruajti kurse gjysmen tjeter e
poqi,dhe pasi hengri e u ngop mire shkoi te flere gjume.

Kur pa se plakun e kishte zene gjumi,gjysmagjeli tha me vete:

- Nese eshte puna keshtu me mire po iki te dal rrugeve se mos kam fat.

Dhe u nis duke kercyer me nje kembe. Rruges takoi nje bretkose dhe e ftoi te vinte me te.

Bretkosa u mendua pak dhe pranoi. Piu te gjithe ujin qe kishte perreth deri sa e thau te
gjithe,pastaj kerceu dhe hyri ne barkun e gjysmagjelit.

Pasi vazhduan rrugen,takuan nje dhelper dhe gjeli i tha:

- A mund te te besoj moj dhelper?

- Sigurisht qe po. – i tha dhelpra. – po ti per ku je nisur keshtu?

Ai i tregoi historine dhe dhe pasi u mendua dhelpra pranoi te shkonte me te duke u futur ne
barkun e gjysmagjelit.

Nuk bene shume rruge dhe takuan nje ujk:

- Ku po shkon,o gjysmagjel? – e pyeti ujku.

- Kam dale per fat o ujk. – i thote gjysmagjeli. – do vish edhe ti?

Edhe ujku pranoi te shkonte dhe u fut ne barkun e gjysmagjelit.

Po sikur te mos mjaftonin te gjithe keta,rruges takuan edhe nje mi.

You might also like