You are on page 1of 6

NDËRMARRJA HIDROEKONOMIKE “IBËR - LEPENC” SH.A.

HYDRO - ECONOMIC ENTERPRISE “IBËR - LEPENC” J.S.C.


V ODOPRIVREDNO P REDUZEĆE “IBËR - LEPENC” D.D.
Sheshi ”Bil Klinton” Nr.13 Prishtinë, Kosovë Bulevar “Bil Klinton” Br.13 Priština, Kosovo
Tel: 038/526-070, 525-006, Fax: 038/526-159; Email: info@iber-lepenc.org

Ndërmarrja Hidroekonomike,,Ibër-Lepenc’’SH.A. –Prishtinë, publikon këtë:

KONKURS

1. Zyrtar për politika të çmimeve, kontraktime, licenca, shërbime si dhe leje ujore (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë së këtij zyrtari do të jenë si vijim:


- Në emër të Ndërmarrjes është i autorizuar për bashkëpunim dhe kontakte me;
Autoritetin Rregullator për shërbimet e ujit(ARRU), Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Ministrinë
përkatëse për leje ujor;
- Përgatitë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim;
- Aplikon në emër të Ndërmarrjes për licenca dhe leje ujore;
- Kujdeset për validitetin e licencave dhe lejeve ujore;
- Kujdeset për përtrirjen e licencave të shërbimeve nga autoritetet rregullative përkatëse;
- Vazhdimin e lejes ujore nga Ministria përkatëse;
- Bashkëpunon me zyret dhe departamentet përkatëse të Ndërmarrjes që kanë të bëjnë me
politikat e çmimeve për shërbimet e ofruara nga Ndërmarrja;
- Mbikëqyrë faturimin e tarifave të licencave dhe lejes ujore;
- Lejon pagesat për licenca dhe leje ujore;
- Propozon kontrata për shfrytëzuesit e shërbimeve të Ndërmarrjes;
- Kryen edhe punë dhe detyra tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me politikën e çmimeve dhe
ofrimin e shërbimeve të Ndërmarrjes ;
- Për punën e vet i i përgjigjet KE të Ndërmarrjes.

Kushtet:
- Diplomë Universitare drejtimi ekonomik;
- Përvoja e punës së paku 3 (tri) vite ;
- Njohuri e programeve kompjuterike;
- Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi;

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

2. Zyrtar ligjor (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:

- Kryen të gjitha punët juridiko-administrative që kanë të bëjnë me ruajtjen e pronës,vlerësimin e dëmeve


të shkaktuara të palëve, pergatitjen e ofertave dhe marveshjeve të kompenzim dëmi etj;
- Bashkpunon me Drejtoratet Komunale për qështje juridiko pronësore;
- Bashkpunon me Drejtoratet Komunale për qështje të inspekcionit, me qëllim të ruajtjes përkatësisht
lirimit të pronës së ndërmarjes.
- Përfaqëson në gjykata etj.
- Kryen edhe punë tjera të kërkuara nga eprori, të cilat i përgjigjen përgatitjes profesionale dhe aftësive të
fituara me pune, të cilat kanë të bëjnë me natyrën e punëve të këtij vendi të punës;
- Për punën e vet i raporton dhe i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit.
Kushtet:
- Diplomë Universitare (Juridik)
- Përvoja e punës dy (2) vite
- Njohja e programeve kompjuterike

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

3. Zyrtar për asete, material dhe inventar në Nj.Punuese “Shkabaj” (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:


- Mban evidencë në formë elektronike për materialin e pranuar në depo;
- Mban kontabilitetin e materialit mbi gjendjen dhe shpenzimin e materialit(e mban datotekën e materialit,
hyrjen, daljen, gjendjen);
- Raporton në baza mujore për gjendjen e materialit dhe stoqeve në depo;
- Bën barazimin vjetor dhe periodik me librin kryesor të kontabilitetit;
- Punon edhe punët tjera sipas urdhrit të udhëheqësit të Njësisë punuese dhe drejtorit të Njësisë Afariste;
- Për punën e tij i përgjigjet udhëheqësit të Njësisë Punuese dhe drejtorit të Njësisë Afariste.

Kushtet:
- Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik)
- Përvoja e punës një (1) vit
- Njohja e programeve kompjuterike

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

4. Zyrtar për asete, material dhe inventar në Nj.Punuese “Vushtrri” (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:


- Mban evidencë në formë elektronike për materialin e pranuar në depo;
- Mban kontabilitetin e materialit mbi gjendjen dhe shpenzimin e materialit(e mban datotekën e materialit,
hyrjen, daljen, gjendjen);
- Raporton në baza mujore për gjendjen e materialit dhe stoqeve në depo;
- Bën barazimin vjetor dhe periodik me librin kryesor të kontabilitetit;
- - Punon edhe punët tjera sipas urdhrit të udhëheqësit të Njësisë punuese dhe drejtorit të Njësisë Afariste;
- Për punën e tij i përgjigjet udhëheqësit të Njësisë Punuese dhe drejtorit të Njësisë Afariste.

Kushtet:
- Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik)
- Përvoja e punës një (1) vit
- Njohja e programeve kompjuterike

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

5. Evidentues – Administrator në Nj.Punuese “Komoran” (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:


- Përkujdeset për evidencën e punëtorëve dhe përpilon listat mujore për orët e realizuara për
- çdo punëtor;
- Pranon postën, e evidenton dhe e dërgon në vendin e caktuar;
- Kontrollon dhe konstaton sipërfaqet bujqësore të ujitura;
- Mban evidencën e sipërfaqeve në sistemin e ujitjes, me shënimet e bujqve;
- Mban evidencën ditore nga teknikët për sipërfaqet e ujitura gjatë sezonës së ujitjes;
- Angazhohet në inkasimin e mjeteve financiare nga ujitja;
- Bashkëpunon me inxhinierin dhe tekniket e Njësisë Punuese ne kuadër të detyrave të veta;
- Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të Njësisë Punuese.

Kushtet:
- Përgatitja e mesme shkollore (Gjimnaz, Juridik ose Ekonomik)
- Përvoja e punës një (1) vit
- Njohja e programeve kompjuterike

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

6. Asistente e Zyrtarit Kryesor Financiar (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:


- Është përgjegjës/e për pranimin e palëve të Zyrtarit Kryesor Financiar, si dhe
- caktimin e terminëve;
- Pranon postën dhe pas kontrollimit nga ZKF, kryen shpërndarjen e të njëjtës;
- Mban evidencën dhe përkujtuesin e punëve dhe takimeve të ZKF;
- Pranon thirrje telefonike;
- Kontrollon postën elektronike të ZKF;
- Pas konsultimit, kthen përgjigjen në emër të ZKF përmes telefonit dhe postës
- elektronike;
- Kujdeset për furnizim me kohë me material shpenzues;
- Mban evidencën e shpenzimeve të ZKF për reprezentacion;
- Kujdeset për përgatitjen me kohë të materialeve të ZKF si hartimi, përkthimi,
- shumëzimi, arkivimi, shpërndarja etj;
- Kujdeset për mirëmbajtjen përkatësisht kushtet higjieniko-teknike të zyrës së ZKF;
- Kryen edhe punët tjera sipas kërkesës së ZKF, të cilat për nga natyra i përgjigjen këtyre
- detyrave të punës;
- Për punën e tij/saj i përgjigjet ZKF.

Kushtet:
- Përgatitja e mesme shkollore ;
- Njohja e programeve kompjuterike.

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

7. Asistente në Njësinë Punuese “Vushtrri”(1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:


- Është përgjegjës për pranimin e palëve në Njësinë Punuese “Vushtrri”
- Pranon postën dhe bën shpërndarjen e të njëjtës;
- Mban evidencën dhe përkujtuesin e punëve dhe takimeve;
- Pranon thirrje telefonike;
- Kujdeset për furnizim me kohë me material shpenzues;
- Mban evidencën e shpenzimeve të Njësisë Punuese;
- Kujdeset për përgatitjen me kohë të materialeve si hartimi, përkthimi,
- shumëzimi, arkivimi, shpërndarja etj;
- Kujdeset për mirëmbajtjen përkatësisht kushtet higjieniko-teknike të zyrës;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit të Njësisë Punuese, të cilat për nga natyra i përkasin
këtyre detyrave të punës;
- Për punën e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Nj.Punuese.

Kushtet:
- Përgatitja e mesme shkollore ;
- Njohja e programeve kompjuterike.

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

8.Asistente në Njësinë Zbatuese të Projektit të Bankës Botërore “Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit”(1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:

- Është përgjegjëse për pranimin e palëve të Koordinatorit të NJZP;


- Pranon postën dhe pas kontrollimit nga Drejtori, kryen shpërndarjen e të njëjtës;
- Mban evidencën dhe përkujtuesin e punëve dhe takimeve të Koordinatorit tw NJZP;
- Pranon thirrje telefonike;
- Kontrollon postën elektronike të Koordinatorit tw NJZP;
- Pas konsultimit, kthen përgjigjen në emër të Koordinatorit tw NJZP përmes telefonit dhe postës elektronike;
- Kujdeset për furnizim me kohë me material shpenzues;
- Mban evidencën e shpenzimeve të Koordinatorit tw NJZP për reprezentacion;
- Kujdeset për përgatitjen me kohë të materialeve të Koordinatorit si hartimi, përkthimi, shumëzimi, arkivimi,
shpërndarja etj;

Kushtet:
- Përgatitja e mesme shkollore ;
- Njohja e programeve kompjuterike.

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

9.Përkthyes për gjuhët shqipe, angleze, serbe dhe anasjelltas (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:


- Kryen përkthimet e drejtpërdrejta dhe të materialeve të shkruara në gjuhët
angleze shqipe dhe serbe;
- Harton tekste në gjuhët e përmendura më lartë;
- Është përgjegjës për saktësinë e përkthimeve si të drejtpërdrejta, ashtu edhe
të materialeve të shkruara;
- Kryen shumëzimin e materialeve;
- Kryen edhe punë tjera, të kërkuara nga eprori, të cilat i përgjigjen përgatitjes
së tij profesionale dhe aftësive të fituara me punë, të cilat kanë të bëjnë me
natyrën e punëve të këtij vendi të punës;
- Për punën e vet i raporton dhe përgjigjet Shefit të shërbimit dhe Drejtorit.

Kushtet:

- Përgatitja e mesme shkollore;


- Njohja e gjuhëve shqipe, serbe dhe angleze (në të folur dhe në të shkruar);
- Njohja e programeve kompjuterike;
- Pervoje pune se paku 2 (dy) vite.

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .
10. Teknik i ndërtimtarisë (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:

- Merr pjesë në hartimin e planeve vjetore për mirëmbajtjen e sistemit për ujitje dhe kullim;
- Punon në realizimin e planeve të mirëmbajtjes;
- Organizon dhe udhëheq punët në mirëmbajtjen e përditshme të objekteve të sistemit për
- ujitje dhe kullim;
- Kujdeset për sigurimin me kohë të materialit të nevojshëm për mirëmbajtje.
- Bashkëpunon me teknikët e meliorimit;
- Punon edhe punë tjera sipas urdhrit të Udhëheqësit të Njësisë Punuese dhe Drejtorit të
Njësisë Afariste;
- Për punën e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Njësisë Punuese dhe Drejtorit të Njësisë afariste.
- Gjate sanimit te mbikëqyre grupin intervenues dhe kujdeset për shfrytëzimin maksimal te tij
- ne realizimin e punes si dhe te mekanizmit.

Kushtet:
- Shkolla e mesme teknike dega e ndërtimtarisë.

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

11. Rojtar në Njësinë Punuese “Shkabaj” (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:

- Është përgjegjës për pengimin e tjetërsimit të pasurisë dhe sigurimin fizik të objekteve dhe
- punëtorëve;
- Zbaton masat preventive të mbrojtjes në punë dhe mbrojtjes kundër zjarrit;
- Në rast të rrezikimit të pasurisë dhe personave, bashkëpunon me eprorët e drejtpërdrejtë dhe
- Policinë e Kosovës;
- Mban shënimet përkatëse në librat e veçante për ecuritë – ndodhitë gjatë mbajtjes
- së ndërrimit;
- Kryen edhe punë tjera, të kërkuara nga eprori, të cilat i përgjigjen pregaditjes së tij
- profesionale dhe aftësive të fituara me punë, të cilat kanë të bëjnë me natyrën e punëve të
- këtij vendi të punës;
- Për punën e vet i raporton dhe i përgjigjet udhëheqësit të drejtpërdrejt dhe
- koordinatorit të shërbimit.

Kushtet:
- Përgatitja e mesme ose e ulët shkollore

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

12. Punëtor për mirëmbajtjen e kanalit (3)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si në vijim


- Punon në mirëmbajtjen, ruajtjen dhe pastrimin e kanalit dhe objekteve në kanal (pastrimi i
grilave,bankinave, mirëmbajtja e rrugëve përgjatë kanalit si dhe punë tjera që i jep
udhëheqësi i tij) ;
- Kujdeset për ruajtjen e pajisjeve dhe materialit ndërtimor ;
- Viziton objektet në trase për të cilën është i ngarkuar dhe pengon tjetërsimin e pronës dhe
- pasurisë ;
- Për çdo tentim të uzurpimit të pronës ose keqpërdorimin e saj, e njofton eprorin e
- drejtpërdrejt ;
- Për çdo avari elementare apo të shkaktuar qëllimisht njofton udhëheqësin e drejtpërdrejtë ;
- Kryen edhe punë tjera, të cilat i përgjigjen përgatitjes shkollore dhe aftësive të fituara në
punë;
- Për punën e tij i raporton dhe përgjigjet teknikut dhe shefit.

Kushtet:
- Shkolla e mesme, ose përgatitja e ulët shkollore.

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

13. Ndihmës pompist në Stacionin Pompik në Çagllavicë(1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si në vijim


- Kryen punët që kanë të bëjnë me sigurimin fizikë të stacionit pompik, oborrit ekonomik dhe
tërë materialit, pajisjeve dhe mjeteve tjera themelore;
- Pengon hyrjen e personave të paautorizuar;
- Pengon daljen jashtë të materialit dhe mjeteve tjera themelore pa autorizim;
- Brenda mundësive të tij, ndërmerr masa të nevojshme për evitimin e rrezikut eventual i cili
do të ç`rregullonte normalitetitin e objektit, për çka e njofton udhëheqësin drejtpërdrejt;
- Mirëmban oborrin ekonomik, ndihmon manipuluesit në kryerjen e punëve profesionale;
- Kryen edhe punët tjera sipas kërkesës së manipuluesit dhe eprorit të drejtpërdrejt;

Kushtet:
- Shkolla e mesme, ose përgatitja e ulët shkollore

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të
vazhdimit .

Kërkesës për pozitat e kërkuara t’i bashkëngjitet:


- CV;
- Diplomën;
- Vërtetimin e përvojës së punës:
- Dëshmitë për kualifikimet plotësuese:
- Ekstraktin e lindjes;
- Certifikata që nuk është nën hetime;
- Fotokopja e letër njoftimit;

Aplikacionet mund të merren në web-faqen zyrtare të Ndërmarrjes www.iber-lepenc.org.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopje të dëshmive të kërkuara sipas konkursit dorëzohen në


Drejtorinë Qëndrore të N.H.,,Ibër-Lepenc” – Prishtinë ose përmes postës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga dita e publikimit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen

Me kandidatin e zgjedhur do të nënshkruhet Kontrata e punës pas sjelljes së certifikatës mjekësore.

You might also like