You are on page 1of 8

Etologjia

Klasa: IX
Etologjia
Etologjia është studimi shkencor dhe objektiv i sjelljes së
kafshëve, zakonisht duke u përqendruar në sjelljen nën kushtet
natyrore dhe duke e parë sjelljen si një tipar evolucionar
adaptues.
Shumë natyralistë kanë studiuar aspekte të sjelljes së kafshëve
gjatë gjithë historisë. Etologjia ka rrënjët e saj shkencore në punën
e Charles Darwin dhe të ornitologëve amerikanë dhe gjermanë të
shekullit 19 dhe fillim të shekullit të 20-të, duke përfshirë Charles
O. Whitman dhe Wallace Craig. Disiplina moderne e etologjisë në
përgjithësi konsiderohet të ketë filluar gjatë viteve 1930 me
punën e biologut holandez Nikolaas Tinbergen dhe nga biologët
austriak Konrad Lorenz dhe Karl von Frisch.
Etologjia është një kombinim i punes laboratorike dhe asaj
shkencore, me një lidhje të fortë me disa disiplina të tjera të tilla
si neuroanatomia, ekologjia dhe biologjia evolucionare.
Sjellja
Sjellja eshte menyra se si vepron nje gjallese shtazore ne
perputhje me nxitjet qe merr nga brenda oranizmit ose mjedisi
rrethues. Sjellja eshte njekohesisht edhe komunikimi midis vete
gjallesave.
Sjelljet mund te jene te lindura apo te mesuara gjate jetes.

Sjelljet e lindura
Keto sjellje kane nje rendesi te madhe per mbijetesen e nje
kafshe. Ato i lejojne kafshes te pergjigjet ne menyre automatike,
pa qene nevoja per nje pervoje paraprake. Sjelljet e lindura
ndahen ne kinezis, taksis, reflekse dhe modeli i veprimeve te
fiksuara. P.sh: ndertimi i rrjetes nga merimanga, i folese nga
zogjte, te qaret e foshnjes etj.
Sjellje te mesuara

Keto lloj sjelljesh pasurohen dhe persosen fale pevojes vetjake te


kafshes. Aftesia e gjalleses shtazore per te mesuar varet nga
jetegjatesia e kafshes dhe shkalla e nderlikimit te trurit. Edhe
sjelljet e mesuara kane nenlloje:
Imprinting, ku gjallesat fiksojne ne vemendjen e tyre nje objekt
levizes dhe e ndjekin nga pas. Ky lloj te mesuari u zbulua nga
Konrad Lorenc.

Pershtatshmeria dhe te mesuarit sipas parimit prove dhe gabim


jane dy lloje te tjera te sjelljeve te mesuara.
Reflekset e kushtezuara, ku nese nje kusht i caktuar paraprihet ne
menyre te perseritur nje veprimi te nje gjallese (ne kete rast vaktit
te ushqimit per qenin) atehere ky kthehet ne nje nxites te
kushtezuar.

Zgjidhja e problemeve dhe arsyetimi


Ndërveprime të gjallesave

Hierarkia mbizoteruese shfaqet tek gjallesat që jetojnë në kope.


Ne kete lloj sjellje anetaret e kopese ndajne me force rolin e tyre
ne sigurimin e burimeve.
Per shembull nese formojme nje grup me pula atehere ato do te
fillojne te godasin njera tjetren me sqep derisa te vendoset
hierarkia dhe te dale pula fituese.

Agresiviteti shfaqet nëpërmjet gjallesave të llojeve të ndryshme


ose brenda të njejtit lloj. Ata luftojne me njeri tjetrin per ushqim
ose per gjetjen e partnerit per riprodhim. Ne sjelljet agresive
dallojme kercenimin e kundershtarit ose nenshtrimin e tij.
Ne figure paraqitet nje sjellje agresive midis dy drereve te te
njejtit lloj per burime ushqimore. Konflikti i tyre perfundon me
plage ose deri dhe ne vrasjen e kundershtarit.

Territorialiteti eshte nje tjeter sjellje e kafsheve. Ne rastin e


meposhtem ujku po shenon territorin me ane te feromonit qe
clirohet me urinen. Kjo lende do te sherbeje si mesazher kimikper
individet e tjere, te cilet nuk duhet ta kapercejne kufirin per te
hyre ne nje territory te huaj.
Komunikimi te kafshet
Individet e te njejtit lloj kane nevoje te percaktojne
vendndodhjen e njeri tjetrit, te percaktojne territorin ku
ushqehen, gatshmerine per tu ciftuar, shallen e rrezikut nga
grabitqaret, ushqim etj.
Komunikimi pamor, ne kete rast grabitqari ka nevoje per shqisen
e te parit qe te oercaktoje vendndodhjen e prese.

Komunikimi zanor, ujku i paraqitur me lart, me ane te ulerimes se


tij u tregon vendndodhjen e tij anetareve te tjere te kopese.
Disa kafshe prodhojne lende kimike te vecanta per te komunikuar
te cilat quhen feromone. Kafshe te tjera si disa lloje peshqish
prodhojne rryme elektrike per tu orientuar ndaj pengesave qe
dalin perpara. Gjallesat mund te komunikojne edhe me ane te
prekjes.
Te folurit njerezor eshte forma me e nderlikar e komunikimit ne
boten e gjalle dhe qe ekziston vetem tek njerezit.

You might also like