You are on page 1of 10

Dr.

GUSTAVO ADOLFO LORIA RIVEL


UNIVERSITETI “AL. I. CUZA”, IASH (RUMANIA)

PSALMI 130 (129) NË MESHARIN E BUZUKUT DHE TRADITA E HUMBUR E


TEKSTEVE FETARE SHQIPTARE TË MESJETËS.

Meshari i Gjon Buzukut, i shkruar në 1555, përbën libërin më të vjetër në gjuhën shqipe të ruajtur
deri në ditët tona. Fillimisht u gjend në Bibliotekën e Kolegjit Propaganda Fides, prej nga kaloi në shekullin
e XVIII-të në Bibliotekën me libra orientale të Kardinalit Stefano Borgia dhe, më vonë në Bibliotekën
Vaticana, ku ndodhet dhe në ditën e sotme. Falë përpjekjeve të At Pal Shiroit (1866-1941), kryepeshkop i
arbëreshërve, ky libër iu bë i njohur botës shkencore. Gjon Buzuku, përkthyesi i librit, sipas pak të dhënave
që kemi, nuk ishte një përfaqësues i lartë i kishës, por vetëm një prift i thjeshtë katolik nga veriu i Shqipërisë.
Kështu që, dialekti në të cilin u shkrua ky meshar, është ai verior apo “geg”.

Siç mund të pritej, shumë fragmente biblike janë vargëzuar në tekstin e mesharit. Në këtë artikull, do
të referohemi në përkthimin e një fragmenti të tillë, më saktë në Psalmin 130, sipas numërimit masoretik (të
përdorur nga hebrenjtë, katolikët dhe protestantët) ose 129, sipas numërimit prej Septuaginta (e përdorur nga
ortodoksët). Ky psalm shfaqet tre herë në përmbledhjen e mesharit, për çdo herë i ndryshëm. Do të
shqyrtojmë shmangiet prej origjinalit dhe shkaqet e tyre, dhe pastaj do të përcaktojmë burimin e këtyre tre
varianteve të psalmit të sipërpërmendur.

Le të shqyrtojmë tekstin hebraisht dhe përkthimin fjalë për fjalë të tij. Fjalët në kllapa i kam shtuar
për të lehtësuar kuptimin e përkthimit prej lexuesit. Të mos harrojmë se Emri i Shenjtë, i cili shfaqet këtu në
dy mënyra YHVH dhe YH, nuk duhet shqiptuar. Atëherë kur ky shfaqet në tekst, duhet lexuar “Zoti”.

1
hWAhyU þAyti<rAqμU yQimapáMami .1 1. Nga thellësitë të thirra, YHVH,
yliWqbU hpAmUxi ynAdo<á .2 2. Zot, dëgjoje zërin tim!
tWbwSqa þAynezU<hnAyyehUT Le tu hapen veshët e tu zërit të lutjeve të mia!
:ynAwnjáTa lWqlU 3. Nëse mëkatet (tona) do të ruaje (do të shikoje) YH, Zot,
HyA-rmAsUTi TWnWpá-µ<i .3 kush do të mbahej (kush do të mund të rrinte përballë
:dmopáya ymi ynAdo<á teje)?
hjAyliÑUha þMUpi-yKi .4 4. Sepse me ty (tek ty) është falja që të jesh i druajtur.
<rEvATi ˜pamalU 5. Shpresuar kam në YHVH, shpresuar ka shpirti im dhe në
ysifUna htAvUqi hWAhyUytywiqi .5 fjalën tënde kam besuar.
:yTilUjaWh WrbAdUlivU 6. Shpirti im (ka shpresuar në) Zotin më shumë se rojet
ynAdo<la ysifna .6 (presin) mëngjesin, më shumë se rojet (presin)
rqeBola µyrimUSomi mëngjesin.
:rqeBola µyrimUso
7. Beso, Izrael, në YHVH! sepse me YHVH (tek YHVH)
hWAhyU-l<e l<ErAxUyi ljEya .7
është mëshira dhe e tepërt është me Të (tek Ai)
dñeje hWAhyU-µpi-yKi
shpërblimi.
:twdfU WMpi hBErUhavU
8. Dhe Ai do ta shpërblejë Izraelin nga të gjitha mëkatet e
l<ErAxUy-
i t<e hDefUyi <whvU .8
tij.
:vytAWnWpá lKomi

Teksti greqisht i Septuagintës (shek. III para Krishtit) paraqet mospërputhje të shumta si rrjedhojë
ndoshta e disa gabimeve të bëra nga përkthyesit e saj. Mbarimi i vargut 4 “<rEvATi ˜pamal”U /lemáan tivaréi/
(që të jesh i druajtur) u këndua ndryshe / lemáan torá/ (prej shkakut të Torës) dhe kështu u përkthye “evjneken
tou~ novmou sou” /éneken tu nómu su/ (për shkak të Ligjit të Tij). Ky fragment i vargut 4 thjesht u la pas dore
prej Biblës Pshitta në sirisht (shek. III-VII pas Krishtit) madje dhe nga Bibla ortodokse rumune e 1968. Duhet
nënvizuar se atëherë kur u përkthye Septuaginta, përcaktimi i zanoreve, ndarja e fjalëve dhe shpërndarja e
tekstit në vargje nuk ishin bërë akoma. Gjithësesi, në rastin e mësipërm teksti në hebraisht është, ndoshta, ai i
sakti. Një tjetër shmangie të tekstit greqisht e gjejmë në vargun 6 ku “rqeBola µyrimUSom”i /mişşomrím la-
bóqer/ (më shumë se rojet mëngjesin). Këtu problemi ka qenë se përkthyesi i Septuagintës nuk ka kuptuar se
parashtesa hebraike “-mi” /mi-/ kishte vlerën “veçse” dhe jo atë të “prej”. Kemi të bëjmë me një rast tipik të
shmangies falë polisemantizmit të fjalëve (dhe veçanërisht të parashtesave) hebraike. Teksti u përkthye prej
Septuagintës si vijon “ajpoj fulakhvj" prwiva" mevcri nuktov"” /apó filakés proías mékhri nyktós/ (prej rojes së
mëngjezit deri në të mbrëmjes), çfarë paraqet, përveç shmangies që folëm, dhe një shtesë “deri në të
mbrëmjes” e përdorur për të bëre tekstin edhe më koherent.

2
Në 382 pas Krishtit, i shqetësuar nga shmangiet e shkaktuara nga kopjimet e vazhdueshme, Papa
Shën Damasus I (†384 pas Krishtit) i kërkoi Shën Jeronimit (340?-420? pas Krishtit) të përkthejë shkrimet
përsëri. Psalmet veçse nuk u përkthyen, por u rishikuan prej Shën Jeronimit. Në fakt ai i rishikoi dy herë,
njëherë sipas tekstit grek, i ashtuquajturi Psaltirium Romanum, dhe herën e dytë sipas tekstit hebraisht, i
njohur si Psaltirium Gallicanum. Kështu që, të dy psalmet nga Vulgata nuk janë gjë tjetër veçse përkthime të
vjetra të bëra prej Septuagintës dhe të rishikuara nga Shën Jeronimi, njëherë sipas vetë Septuagintës, një
herë sipas tekstit hebraisht. Përkthimi i psalmit 130 (129) nga greqishtja në latinisht tregon shmangien e
rëndësishme që vijon: Foljet në hebraisht hvEqa /qavéi/ dhe ljEWh /hokhéil/, të dyja me kuptimin “të
shpresosh, të besosh”, u përkthyen në greqisht uw/pome &nw /ypoméno/, folje e cila ka dy kuptime, e para dhe
më e njohura “të mbahesh”, “të qëndrosh”, “të bësh ballë” dhe e dyta, më rrallë, “të shpresosh, të besosh”.
Përkthyesi i këtij psalmi në latinisht ka zgjedhur kuptimin e pasaktë të foljes uw/pome &nw, domethënë “të
mbahesh”, “të bësh ballë”.

Është interesante se Shën Jeronimi, as në rishikimin sipas tekstit grek, as në atë sipas tekstit në
hebraisht, nuk e kuptoi këtë shmangie. Arrijmë kështu në tekstin e psalmit 130 (129) nga Psaltirium
Romanum të Vulgatës, të përkthyer nga greqishtja dhe të krahasuar prej Shën Jeronimit me Septuagintën (në
variantin Hexapla të Origjenit). Varianti shqiptar nga Meshari i Gjon Buzukut u përkthye pikërisht nga ky
variant latinisht. Prandaj po e riprodhojmë dhe përkthejmë tekstualisht.

1. De profundis clamavi ad te Domine. 1. Nga thellësitë Të thirra, Zot,


2. Domine exaudi vocem meam, fiant aures tuae 2. Zot, dëgjoje zërin tim, qofshin veshët e Tu
intendentes in vocem deprecationis meae. të drejtuara në (drejt) zërin e lutjeve të mia!
3. Si iniquitates observabis Domine, Domine quis 3. Nëse padrejtësi do të vëzhgoje Zot, Zot,
sustinebit. kush do të mbahej?
4. Quia apud te propitiatio est, propter legem 4. Sepse tek Ty (e Jotja) është bindja, në sajë
tuam sustinui te Domine, sustinuit anima mea të Ligjit Tënd Tu mbajta, Zot, u mbajt
in verbum eius. shpirti im në fjalën e Tij.
5. Speravit anima mea in Domino, 5. Shpresuar ka shpirti im në Zot.
6. A custodia matutina usque ad nocturnam speret 6. Prej rojes së mëngjezit deri në të mbrëmjes,
Israhel in Domino, të shpresojë Izraeli në Zot.
7. Quia apud Dominum misericordia et copiosa 7. Sepse tek Zoti është mëshira dhe i bollshëm
apud eum redemptio, është tek Ai shpërblimi.
8. Et ipse redimet Israhel ex omnibus iniquitatibus 8. Dhe Ai do të shpërblejë Izraelin nga të
eius. gjitha padrejtësitë e tij.

3
Sikurse mund të shohim, shmangiet e prodhuara dhe të mbledhura në të gjithë proçesin e përkthimit
nga hebraishtja në greqisht, dhe më vonë nga greqishtja në latinisht, kanë deformuar shumë vargjet 4, 5, 6,
duke i bërë madje të paqarta. Prej këtij teksti të vështirë u bënë përkthimet e Mesharit të Gjon Buzukut. Të
shqyrtojmë më parë variantin e faqes XIII, e përkthyer, në mënyrë të dukshme, nga Psaltirium Romanum.
1. Hen seh enæelasit vise ú tuu æira ßot: 1. N së nthellashit vise u tỹ thira, Zot:
2. ßod þeþ oratene temeh, ú bafsine vesete e tuu te 2. Zod, gjegj oratënë teme. U bafshinë
endigluome ende ßat teh orateuet miue. veshëtë e tū të ndigluome ndë zāt të
3. ßod tih neh enbaites mend te cheþiate: cus te oratëvet mive.
mûde sufregneh 3. Zod, ti në mbajtësh mend të këqiatë, kush
4. per seh endaih tuu anste teh aferuomite e per liþ të mundë shufrenjë?
tand ú tuu enbaita spirti em ú enbaite fialle tande: 4. Përse ndaj tỹ anshtë të afëuomitë, e për
5. spirti em pat spenesse enbe teneßone. ligj tand u tỹ mbajta. Shpirti em u mbajtë
6. Enseh ruoitunit seh ende nateesse: dierie mbë fjalë tënde;
enbramanet 5. shpirti em pat shpënesë mbë Tynëzonë.
7. chii spenesse o israeli em teneßone. Per seh 6. N së ruojtunit së ndënatësë: djerie
endaih teneßone anste miserieria e afere atii anste mbramanet,
teh sperbleneteh emaæ 7. ki shpënesë o Izrael m Tynëzonë. Përse
8. e aih teh sperblere israelne enþiæe secheþiasit. ndaj Tynëzonë anshtë mishërierja e afërë
Ati anshtë të shpërblenëtë e madh.
8. E aj të shpërblerë Izraelnë n gjithë së
këqiashit.

Pas një krahasimi me tekstin latinisht rishfaqen disa fakte sikurse:


a. Shmangia e përsëritjes së të njëjtës fjalë në distanca të vogla, çfarë ka përcaktuar disa lloj “liçensash”
nga ana e përkthyesit. Kështu që, në vargun 2 në vend të “dëgjoje zërin tim” u zgjodh “dëgjoje lutjen
time”, duke shmangur kështu përdorimin e fjalës “zërin” dy herë në një interval shumë të shkurtër.
Fjala latine “sustineo” është ridhënë nga dy forma të ndryshme, nëpërmjet “shufrenj” në vargun 3
dhe “mbahem” në vargun 4. Teonimi “Dominus” nga latinishtja, i cili përkthen tre teonime hebraisht
ynado<á /adonái/, hvhy (YHVH) dhe hy (YH), dhe prandaj përsëritet shumë shpesh në tekstin
latinisht, është ridhënë nëpërmjet dy teonimeve shqiptare: ßot /zot/ (me variantin ßod /zod/), që do të
thotë “Zoti” dhe teneßone /tenëzonë/ (Tynëzot) me kuptimin “Zoti-Ynë” (në një fjalë të vetme).
b. Në vargun 2, “fiant aures tuae intendentes in vocem deprecationis meae” (qofshin veshët e Tu të
drejtuara në (drejt) zërin e lutjeve të mia) është parafrazuar lehtë nën formën “u bëfshin veshët e Tu
të dëgjueshëm ndaj zërit të lutjeve të mia”, duke shtuar kështu “të dëgjueshëm”.

4
c. Përshtatja e disa pjesëve në kontekstin social-kulturor të receptuesit. Për shembull “Prej rojes së
mëngjezit deri në të mbrëmjes” nga Vulgata u përkthye “Prej rojes së natës: deri në të mbrëmjes”.
Termi “roje e mëngjesit” nuk ka qenë pranuar prej autorit ndoshta sepse ky nuk qarkullonte në
shprehjet ushtarake të kohës.
d. Përkthyesi i tekstit shqiptar njëformëzon dhe i jep koherencë përemrave vetorë pronorë nëpërmjet
transformimit të “u mbajt në fjalën e Tij” në “u mbajt në fjalën Tënde”.
e. Tek të gjitha shmangiet e mbledhura përgjatë përkthimit nga gjuha hebraike në greqisht dhe nga
greqishtja në latinisht, i shtohet dhe një si pasojë e një gabimi të përkthimit të variantit shqip. Fjalës
latine “propitiatio” e cila do të thotë “bindje”, “dëshira e mirë” (shih propitius: “dashamirës”) u
përkthye në mënyrë të gabuar si “afrim”. Kjo shmangie i detyrohet ngatërrimit të termit me disa fjalë
fonetikisht të ngjashme dhe me të njëjtën etimologji me “propitiatio” sikurse: prope “i afërm”,
propius “më i afërt” dhe apropinquor “të afrohesh”. Kështu që, nga “Sepse tek Ty (e Jotja) është
bindja” u arrit tek “përse ndaj teje është afrimi”. Vargjet 4, 5 dhe 6 bëhen aq të paqarta sa që janë gati
të pakuptueshme.

Në faqen XVIII gjejmë një tjetër variant të psalmit:


1. en visehsit seh en æella: æira em tuu ßot: 1. N viseshit së nthella thira m tỹ, Zot:
2. ßod þeþ ßane tem úbafsine vesete e tuu teh 2. Zot, gjegj zanë tem. U bafshinë veshëtë e tū të
þeþune: ende ßaat teh orateuet miueh. gjegjunë nbë zāt të oratëvet mive.
3. ßod tih neh enbaites menii cus teh iete aih þi 3. Zot, ti në mbajtësh mëni, kush të jetë aj qi të
te munde en bahete? mundë mbahetë?
4. Per seh endaih tuu anste te aferuomite: e per 4. Përse ndaj tỹ anshtë të afëruomitë, e për ligjë
liþee teh tuu ú tuu en baita, spirti em ú enbaiti të tū u ty mbajta. Shpirti em u mbajti mbë
embeh fiallet teh tii: fjalët e ti;
5. spirti em pat spenesse enbeh teneßone. 5. shpirti em pat shpënesë mbë Tenëzonë.
6. En seh ruoitunit seh endeh nateesse dierie 6. N së ruojtunit së ndënatësë: djerie mbramba,
enbranba 7. të ketë shpënesë Izraeli m Tenëzonë. Përse
7. teh cheteh spenesse israeli em teneßone. Per ndaj Tenëzonë anshtë mishërierja e afërë ati
seh endaih teneßone anste miserieria e afere anshtë të shelbuomitë e madh.
atii anste teh selbuomite emaæ 8. E aj ka me shpërblenë Izraelnë n gjithë së
8. E aih chaa meh sperblene israelne: enþiæe seh këqiashit së tynesh.
cheþiasit seh tunes.

Rreth këtij varianti të psalmit duhet nënvizuar që:

5
1. Ky variant ka shumë elementë të përbashkët me atë të faqes XIII. Shmangiet “përse ndaj teje është
afrimi” (vargu 4) dhe “Prej rojes së natës deri në të mbrëmjes” (vargu 6) (shih më sipër) shfaqen dhe
këtu. Si rrjedhim, të dyja tekstet kanë pasur një burim të përbashkët.
2. Në vargun 2, “fiant aures tuae intendentes in vocem deprecationis meae” (qofshin veshët e Tu të
drejtuara në (drejt) zërin e lutjeve të mia) është parafrazuar prapë në “u bëfshin veshët e Tu të
dëgjueshëm: ndaj zërit të lutjeve të mia”. I vetmi ndryshim, në këtë pikëvështrim, përballë tekstit të
faqes XIII është se në vend të përdorimit të foljes “dëgjoj”, përdoret “gjegj”.
3. Disa aspekte nga vargjet 2 dhe 3 janë më besnike tekstit latinisht, sepse gjejmë shprehjen “dëgjoje
zërin tim” (në vend të “dëgjoje lutjen time”, si në kapitullin XIII) sikurse dhe papërputhshmëria e
sipërpërmendur në përemrat pronorë “shpirti im u mbajt në fjalët e Tij”. Nga ana tjetër, gjejmë në
vargun 4 një tjetër largim nga teksti-burim: “për ligjet e Tua” në vend të “për ligjin Tënd”, e cili
shfaqet në Psaltirium Romanum dhe në variantin e kapitullit XIII. Po në vargun 4 “fjalët” në vend të
“fjalën” paraqet një tjetër largim të këtij varianti përballë si tekstit burimor ashtu edhe përkthimit të
psalmit në faqen XIII.
4. Vargu 3 është shumë interesant sepse gjejmë një shmangie të fuqishme për shkak ndoshta të një
gabimi të kopjuesit, dhe më saktë në vend të “mbaj mend” gjejmë “mbaj mëni” (mbaj mëri), e cila
përfaqëson një ngatërresë grafike d/i. Teksti që rezultoi nga ky gabim “Zot, ti në mbajtsh mëri të
këqiat...” është i paqartë (që të mos themi i paqëndrueshëm) dhe ka shkaktuar një devijim të dytë, një
ndreqje të bërë prej shkruesve, me anë të të cilit u eleminua “të këqiat” dhe u arrit në “Zot, ti në
mbajtsh mëri...”. Pjesa tjetër e fjalisë u parafrazua dhe nga “...kush do të mbahej?” u kalua në “kush
do jetë ai që mund të mbahet?”. Kështu u arrit në formën “Zot, ti në mbajtsh mëri, kush do jetë ai që
mund të mbahet?”. Ky varg iu nënshtrua një gabimi të kopjuesit, një ndreqjeje të paarritur dhe më
vonë një parafrazimi. Rëndësia e këtyre fakteve përmblidhet në një pyetje: Si mund të jetë fjala për
gabime dhe ndreqje të bëra nga shkruesit, nëse Meshari i Buzukut është fjala për të parin libër të
shkruar në shqip? Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse Meshari i Buzukut nuk është libri i parë i
shkruar në gjuhën shqipe por më i vjetri që është ruajtur. Problemet e tekstit të sipërpërmendura nuk
bëjnë gjë tjetër veçse të vërtetojnë se në kohën e Buzukut ekzistonte ndërkohë një traditë tekstesh
kishtare në shqip.
Le të shqyrtojmë variantin e tretë të psalmit 130 (129), atë të faqes XX:

6
1. En visesit seh enæellas æira tuu ßot: 1. N viseshit së nthellash thira m tỹ, Zot:
2. §ot perßeh oratene temeh ú bafsine vesete e tuu 2. Zot, përze oratënë teme. U bafshinë veshëtë
teh endigluome enbeh ßaat teh oratenet miue. e tū të ndigluome nbë zāt të oratëvet mive.
3. §ot tih neh enbaites mend teh cheþate cus 3. Zot, ti në mbajtësh mend të këqiatë, kush
tetereh munde hi durogneh? tjetërë mundë i duronjë?
4. Per seh endaih tuu anste teh aferuomite e per 4. Përse ndaj tỹ anshtë të afëruomitë, e për
liþet teh tuu tih ieh druoitune e ú tuu enbaitah, ligjet të tū ti je druojtunë e u tỹ mbajta.
spirti em ú enbaiti enbe fialle tatii Shpirti em u mbajti mbë fjalët t ati;
5. Spirti em pat spenesseh enbeh tene ßoneh: 5. shpirti em pat shpënesë mbë Tenëzonë.
6. Enseh ruoitunit seh endenateesse dierie 6. N së ruojtunit së ndënatësë: djerie
enbranbanet. mbramanet,
7. astú teh chete spenesse israeli enbeh teneßone. 7. ashtu të ketë shpënesë Israeli mbë
Per seh endaih teneßone anste miserierieae Tenëzonë. Përse ndaj Tenëzonë anshtë
maæeh: e teh maæteh e sperbleneh. mishërierja e madhe e të madhtë e
8. E aih chaa meh spetuom israelneh: enþiæe seh shpërblenë.
cheþiasit seh tunes. 8. E aj ka me shpëtuom Izraelnë n gjithë së
këqiashit së tynesh.

Nga ky variant duhen shënuar këto gjëra:


1. Për sa i përket shmangieve thelbësore nga teksti latinisht, sikurse, “përse ndaj teje është afrimi” apo
“Prej rojes së natës deri në të mbrëmjes” ky variant përket me ato të para më parë, gjë që flet për një
origjinë të përbashkët me të.
2. Vargu 2 është afërsisht i njëjtë me atë të kapitullit XIII, me përjashtim të prezencës së foljes “perßeh”
/përze/ në vend të “þeþ” /gjegj/. Kjo gjë s’bën gjë tjetër veçse të nënvizojë nuancën e “pranoj” “pres”.
Gjejmë dhe modifikimin e përmendur në variantet e tjera “u bëfshin veshët e Tu të dëgjueshëm ndaj
zërit të lutjeve të mia” këtë rradhë me fjalën “të dëgjueshëm”.
3. Vargu 3 afrohet me atë të kapitullit XIII por parafrazon gjithësesi fjalinë kryesore, duke përkthyer
“kush tjetër do të mund t’i durojë?” në vend të “kush do mund të mbahej”.
4. Vargu 4 është shumë interesant sepse kemi të bëjmë me një rishikim i cili afron sadopak tekstin shqip
me atë hebraik. Ashtu siç pamë dhe më parë fjalët “<rEvATi ˜pamal”U /lemáan tivaréi/ (që të jesh i
druajtur) u interpretuan nga përkthyesit e Septuagintës, në bazë të një këndimi të gabuar të tekstit, si
“evjneken tou~ novmou sou” /éneken tu nómu su/ (për shkak të Ligjit të Tij). Shën Jeronimi, atëherë kur
rishikoi një psalt latin në bazë të tekstit të Septuagintës, e pranoi këtë shmangie e cila shfaqet në
Psaltirium Romanum si “propter legem tuam”. Ndërsa më vonë, atëherë kur Shën Jeronimi e rishikoi
psaltin sipas tekstit hebraik, ai e korrigjoi këtë gabim duke zëvendësuar “propter legem tuam” (për

7
shkak të Ligjit Tënd) me “cum terribilis sis” (saqë i frikshëm je). Në variantin shqiptar u morr
parasysh ky korigjim, nëpërmjet shtimit të leximit masoretik “tih ieh druoitune” /ti je druojtunë/ në
vargun 4, por pa fshirë leximin e Septuagintës “per liþet teh tuu” /për ligjet të tú/ (për Ligjet e Tua).
Kështu që, mund të themi se varianti shqiptar i psalmit 130 (129) i faqes XX paraqet një rishikim me
një variant i cili ka marrë parasysh tekstin hebraik, ndoshta Psaltirium Gallicanum të Shën Jeronimit.
Nëpërmjet këtij rishikimi u përzien tradita e Septuagintës me atë të tekstit masoretik hebraike.
5. Fragmenti i fundit në vargun 4 “në fjalët e Tij” përket me variantin e faqes XVIII “në fjalët e Tij” dhe
jo me atë të faqes XIII “fjalën Tënde” (pa “në”) as me atë të Psaltirium Romanum “në fjalën e Tij”
apo të Psaltirium Gallicanum “fjala e Tij” (pa “në”).
6. Vargu 7 ndryshon nga variantet e tjera. Ky u parafrazua në atë mënyrë që të shpëtonte nga ai “afere
atii” (afër Tij) i dy varianteve të tjera i cili është një kalk sipas latinit “apud eum”. Kështu, në vend të
“Përse ndaj (tek) Tynëzot është mëshira dhe afër Atij është shpërblimi/shpëtimi i madh” kemi “Përse
ndaj (tek) Tynëzot është mëshira e madhe dhe shpërblimi i madh”.

Në lidhje me tekstet e shqyrtuara mund të propozojmë përfundimet që rrjedhojnë:


1. Të tre variantet kanë qenë përkthyer nga një tekst latin. Kjo gjë është e vërtetuar nëpërmjet:
1.1. prania e fjalisë “Prej rojes së natës deri në të mbrëmjes” (vargu 6) vetëm një herë, si në
Psaltirium Romanum dhe Psaltirium Gallicanum dhe jo dy herë si në tekstin hebraike apo atë
të Septuagintës.
1.2. përkthimi i “propitiatio” (vargu 4) si “afrim” detyruar ngatërrimit me termat latinë fonetik të
ngjashme dhe me etimologji të njëjtë me “propitiatio”, si për shembull prope (afër),
apropinquor (të afrohesh) e kështu me rradhë.
2. Teksti latinisht nga i cili këto u përkthyen është ai i rishikuar prej Shën Jeronimit sipas Septuagintës,
Psaltirium Romanum. Varianti i faqes XX ka qenë i ndikuar nga Psaltirium Gallicanum, i rishikuar
sipas tekstit hebraike.
3. Të tre variantet kanë një burim të përbashkët sepse paraqesin shmangie të përbashkëta në krahasim
me Psaltirium Romanum, sikurse “…u bëfshin veshët e Tu të dëgjueshëm ndaj zërit të lutjeve të mia”
(vargu 2), “përse ndaj teje është afrimi” (vargu 4) dhe “Prej rojes së natës deri në të mbrëmjes”
(vargu 6).
4. Të tre variantet paraqesin fragmente me grada të ndryshme orientimi drejt gjuhës buruese apo drejt
gjuhës shenjë. Përkthimi i vargut 7, në variantin e faqes XVIII, është më tekstulisht dhe paraqet kalke
të tipit “afere atii” (afër Atij <apud eum), ndërkohë që, në variantin e faqes XX, është relativisht e
lirë. Mund të propozohet që varianti i faqes XVIII është diçka më tekstualisht në krahasim me tekstin
latin, por gjithsesi, vargu 3 i saj është më i shmanguri prej origjinalit nga të tre variantet. Po kështu
nuk do të qe gabim të konsiderojmë tekstin e faqes XX si më të lirin, varianti i faqes XIII duke zënë
kështu një vend të ndërmjetëm. Këto vlerësime gjithsesi duhen nuancuar dhe duhen parë me

8
mosbesim. Sipas mendimit tonë është më e kujdesshme të përcaktojmë gradën e orientimit të
përkthimit drejt gjuhës buruese apo drejt gjuhës shenjë në nivelin e çdo vargu më vete dhe jo në
nivelin i të gjithë psalmit.
5. Shumë variante të të shprehurit sikurse: sufregheh / en bahete / durogheh (vargu 3) apo teh sperblere /
meh sperblene / meh spetuom (vargu 8) dhe të tjera mund t’i detyrohen disa varianteve dialektore apo
madje disa dallimeve të rrafshit diakronik. Të mos harrojmë se në dyshen teh sperblere / meh
sperblene (vargu 8) kemi të bëjmë me prezencën/mungesën e rotacismit dhe me
mospërdorimin/përdorimin e paskajores. Të dy fenomenet mund të vihen në lidhje me variantin
dialektor apo dallimet diakronike. Kjo gjë do të thotë se Gjon Buzuku nuk mundi të përkthejë këto tre
variante të psalmit 130 (129). Ndoshta Gjon Buzuku ka qenë më tepër redaktuesi e mesharit dhe jo
përkthyesi, gjë e cila nuk përjashton që ai të ketë përkthyer një pjesë, më të madhe apo më të vogël,
të këtij.

Tani i afrohemi një vizioni realist të problemit. Duhet lënë mënjanë imazhi naiv i një Gjon Buzuku i
cili ka dashur për herë të parë të ndërvërë në gjuhën e tij tekstet liturgjike dhe për këtë, ka krijuar një sistem
shënimi, duke bërë fakt këtë mundim të jashtëzakonshëm ex nihilo. Sado që të këmbënguli Buzuku në
mbylljen e mesharit se “gjuha jonë nuk kishte asgjë që të dëgjojmë në të Shkrimet e Shenjta” evidenca e
kundërshton atë. Të vërtetën e gjejmë, ndoshta, po në mbylljen e mesharit kur, duke u referuar tek ky,
Buzuku thotë se është “e para vepër, dhe shumë e vështirë, për të shërbyer në gjuhën tonë”. Është e mundur
që ekzistonin tekste të krishtera përpara Buzukut, por jo një meshar me të cilin prifti të mund të shërbejë një
meshë katolike. Mungesa e një meshari nuk përjashton ekzistencën e teksteve të tjera të shkruara dhe madje
në qarkullim në formë dorëshkrimi: psalme, katehizm etj. Në këtë rast Buzuku do të kishte përkthyer vetë
meshën por jo të gjitha fragmentet biblike të renditura në të. Këto ndoshta u huazuan nga të tjera burime. Kjo
gjë nuk shpjegon veçse, përse shfaqen tre variante të ndryshme të të njëjtit tekst. Nuk do të ishte vallë më e
thjeshtë, nëse Buzuku ka përkthyer të tërë mesharin, që ai te kishte renditur për çdo herë të njëjtin variant?
Sigurisht që do të ishte më e thjeshtë. Shtrohet, kështu, pyetja nëse priftërinj të tjerë mos do të jenë përpjekur
të përkthenin fragmente të mesharit ndërsa Buzuku të ketë huazuar fragmente të tëra të tekstit liturgjik me
ç’kishin dhe me citate të biblës të renditura. Mundet që fragmente nga një shërbesë jokatolike (ortodokse,
ariane, bogomile apo të tjera) të kenë qenë vlerësuar nga Gjon Buzuku në cilësinë e përmbledhësit. Për
qartësimin e kësaj pyetjeje është i nevojshëm një abordim ndërdisiplinor filologjiko-teologjik.

Për sa i përket ekzistencës së mundshme të disa teksteve me karakter fetar të shkruajtura përpara
Buzukut duhet të kemi parasysh faktet që vijojnë:
1. Vargul 3 i variantit të faqes XVIII të Psalmit 130 (129) paraqet, pa ndoshta dhe mundet, një gabim
kopjimi dhe një përmirësim (i paarritur) i bërë nga një tjetër kopjues. Kopjuesi që bëri përmirësimin
nuk mund të jetë Buzuku, i cili kishte në dispozicion dy variante të tjera dhe, për rrjedhojë, mund të

9
bënte ndeqjen e përshtatshme. Ekzistenca e një gabimi kopjimi dhe e një ndreqjeje implikon, në
mënyrë të nevojshme, që Meshari i Buzukut, nuk mund të ishte i pari tekst ku shfaqet psalmi 130
(129) dhe, aq më pak, i pari tekst i shkruar në gjuhën shqipe.
2. Variantet e këtij psalmi, të gjitha me një burim të përbashkët, i detyrohen, ndoshta, ndryshimeve
dialektore dhe dallimeve diakronike. Shpërndarja e një teksti në hapsirë apo dhe dërgimi i tij në kohë
flet për ekzistencën e një tradite tekstesh shqiptare, të paktën në nivel fetar, paraprirëse Buzukut.
3. Sistemi i shënimit i gjuhës shqipe, megjithëse i pasaktë (gërma þ përdorej si për velaren e palatalizuar
të shurdhët /q/ ashtu dhe për atë zëshmen /gj/, gërma æ për frikativen dentale të shurdhët /th/ dhe për
atë të zëshmen /dh
4. / ndërsa ú për zanoren e mbyllur e pasme e rrumbullt /u/ si dhe për atë të parme të rrumbullt /y/),
tregonte shenja evoluimi drejt një sistemi koherent në gjendje të rijepte fonemat karakteristike të
gjuhës shqipe.

Këto fakte na japin të drejtën të propozojmë se “Meshari” i Buzukut, më i vjetri libër në gjuhën
shqipe i ruajtur deri më sot nuk është kurrësesi i pari i shkruajtur në këtë gjuhë, duke ekzistuar, ndoshta, një
traditë tekstesh paraprirëse para tij.

10

You might also like