You are on page 1of 1

Vlerësimi i shkollave

Me termin ‘vlerësim i shkollave’ nënkuptohet nje hulumtim i thellë i cilësisë së shkollave të


caktuara. Që ky hulumtim të jetë i saktë dhe të reflektojë cilësinë e shkollës, duhet bërë vlerësimi
në disa aspekte brenda institucionit.

E para që na dërgon te cilësia shkollorë, është vlerësimi i vetë studentëve me anë të testeve
shtetërore. Përderisa shteti i caktuar organizon provime shtetërore, kjo do të thotë se paraprakisht
është ofruar kurrikula që duhet të zbatohet nëpër shkolla. Në bazë të kësaj kurrikule, dihet se cfarë
supozohet që student të ketë mësuar, dhe a e ka mësuar atë në të vërtetë. Këtu kemi një lidhje
zingjirore, ku me anë të vlerësimit të arritshmërisë së nxënësve, vlerësohet cilësia e shkollës dhe e
kurrikulës.

Për vlerësim korrekt të institucioneve shkollore, duhet të pasqyrohet një vlerësim i stafit mësimor,
domethënë, mësimdhënësve. Vlerësimi fillon nga kualifikimet e tyre, trajnimet e ndjekura,
metodologjia e mësimit dhe zbatimi i kurrikulës. E gjithë kjo analizë na sjellë një pasqyrë të
sistemit arsimor në vend.

Vlerësimi bëhet në disa mënyra. Një prej tyre e përmendëm me lartë, pra sipas testimit.

Mënyra e dytë është vlerësimi i jashtëm, apo sipas inspeksionit. Kjo do të thotë që persona të
caktuar vizitojnë institucionin shkollor për t’i bërë një analizë të detajuar të financave, pajisjeve,
personelit, cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes monitorimit në klasë, vëzhgimi i
marrëdhënieve me prindër dhe komunitetin e gjerë.

Mënyra e tretë është vlerësimi i brendshëm, i cili realizohet nga drejtori, mësimdhënësit, prindërit
dhe nxënësit. Të gjithë këta përpiqen t’i përgjigjen pyetjes: A jemi në rrugën e duhur? Kështu
vlerësohet jo vetëm cilësia e shkollës, por edhe e vetë individëve: nxënësve, mësimdhënësve apo
prindërve.

E gjithë kjo ka për qëllim përmirësimin e shkollave të caktuara, të cilat ndikojnë në rezultatin e
përgjithshëm të sistemit arsimor. Cdo shkollë e suksesshme ngrit nivelin e cilësisë së sistemit,
edukatorëve, udhëheqësve dhe nxënësve.

Punoi: Medina Kabashi

Drejtimi: MENAXHIMI DHE UDHËHEQJA NË ARSIM

You might also like