You are on page 1of 4

Hyrje

Stack-u “LAMP” apo në shqip koleksioni / grumbulli “LAMP” është një grup programesh me burim të
hapur “open-source” të cilat të instaluara së bashku mundësojnë një server të mirëfilltë për hostimin e
faqeve web dinamike dhe hostimin e aplikacioneve web. Termi “LAMP” është akronim i Linux, Apache,
MySQL dhe PHP. Linux përfaqëson sistemin operativ, Apache web-serverin, MySQL databazën, pra
vendin ku ruhen të dhënat, dhe PHP vendi ku përpunohet përmbajtja dinamike.

Në këtë tutorial do të instalojmë stack-un LAMP në sistemin operativ Ubuntu Server 18.04.

Parakushtet

Në mënyrë që të realizoni me sukses këtë tutorial ju duhet të keni të instaluar në kompjuterat tuaj
Ubuntu Server 18.04 me një përdorues jo-root i cili ka të drejtë të përdorë komandën sudo, si dhe një
Firewall bazik.

Hapi 1 – Instalimi i Apache dhe Përditësimi i Firewall-it

Web Serveri Apache është një nga serverat web më popullorë dhe më të përdorur në botë. Është një
aplikacion I mirë-dokumentuar dhe ka qenë I përdorur gjerësisht përgjatë gjithë historisë së Web-it. Kjo
e bën këtë aplikacion një zgjedhje të shkëlqyer për hostimin e një faqeje web.

Instalojmë Apache duke përdorur menaxhuesin e paketave të Ubuntu, apt-get:

sudo apt-get update


sudo apt-get upgrade -y
sudo apt-get install apache2

Për aq kohë sa përdorim komandën sudo, këto veprime ekzekutohen me privilegje “root”, pra me
privilegjet më të larta që ekzistojnë në sistemin operativ Linux. Gjithashtu, përgjatë përdorimit të
komandës sudo, do t’ju kërkohet vazhdimisht fjalëkalimi I përdoruesit për të konfirmuar veprimet tuaja.

Në momentin që vendosni fjalëkalimin, apt-get do t’ju shfaq pakot apo programet që do të instalohen
së bashku me detajet e memories që këto programe zënë në disk. Shtypim shkronjën Y dhe me pas
ENTER për të vazhduar me instalimin e programeve.

Konfigurojmë Firewall-in për të Lejuar Trafik Web

Duke marrë parasysh që ju keni ndjekur tutorialin e parë për përgatitjen fillestar të serverit Linux dhe
keni aktivizuar firewall-in UFW, duhet të sigurohemi që Firewall-I lejon trafik HTTP dhe HTTPS. Për të
kontrolluar nëse Firewall-I UFW ka një profil të konfiguruar për Apache, shkruajmë në terminal:

sudo ufw app list

Si Output mund të marrim:


Available applications:
Apache
Apache Full
Apache Secure
OpenSSH

Nëse shikojmë profilin Apache Full, duhet të tregojë që lejon trafik në portat 80 dhe 443:

sudo ufw app info “Apache Full”

Si Output mund të marrim:


Profile: Apache Full
Title: Web Server (HTTP, HTTPS)
Description: Apache v2 is the next generation of the omnipresent Apache web server.
Ports:
80,443/tcp

Lejojmë trafikun në Hyrje HTTP dhe HTTPS për këtë profil:

sudo ufw allow in “Apache Full”

Ju mund të bëni një kontroll për të verifikuar nëse gjithçka shkon sipas planit, duke hapur shfletuesin e
web-it dhe të vendosni IP-në e Serverit tuaj për të verifikuar nëse faqja fillestare e Apache2 shfaqet me
sukses.

http://ip_e_serverit_tuaj
Nëse gjithçka ka shkuar si duhet, ju do të shihni një faqe të Web-Server-it Apache2 me disa mesazhe
infomuese me qëllim testimi.

Nëse shikojmë këtë faqe, atëherë server i web-it është konfiguruar saktë dhe është I aksesueshëm
nëpërmjet Firewall-it tuaj.
Si të gjejmë Adresën IP të Serverit

You might also like