You are on page 1of 2

Tema;Definoni dhe përshkruan softuerin me burim të hapur(Open Source

Software)nëpërmjet shembujve dhe shpjegoni përfitimet e tyre.

Ҫfarë është open source?

Termi “open source” i referohet diҫkaje që mund të modifikohet pasi përmbajtja e saj është
gjerësisht e aksesueshem nga të gjithë. Pavarësisht se orgjina e tij lidhet me kontekstin e
zhvillimit të programeve kompjuterike , sot ky term dizenjon një bashkësi vlerash të cilat ne i
quajmë mënyra open source. Projektet, produktet apo iniciativat open source janë ato të cilat
mbështesin shkëmbimin e hapur, pjesëmarrjen bashkëpunuese, prototipimin e shpejtë,
transparencën, meritokracinë dhe zhvillimin e komunitetit.

Software-ët open source janë software, kodi i të cilëve është i disponueshem për modifikime dhe
përmirësime nga ҫdo person. “Kodi burim” është ajo pjesë e software-it që shumica e
përdoruesve të kompjuterit nuk e shohin asnjëherë. Programuesit kompjuterik manipulojnë kodin
për të ndryshuar mënyrën e funskionimit të një software-i (program ose aplikacion).Programuesit
të cilët kanë akses në kodin burim të një programi të caktuar mund ta përmirësojnë programin
duke shtuar veҫori të reja ose duke rregulluar pjesët e programit që nuk funksionojnë siҫ duhet.

Cila është diferenca midis software-ve open source dhe tipeve të tjera
software?

Software-t open source janë ndryshe. Është autori i software-it i cili e bën kodin burim të tij të
aksesueshëm nga të gjithë, të cilët mund të dëshirojnë të shohin kodin, ta kopjojnë, të mësojnë
prej tij, ta modifikojnë ose ta shpërndajnë, LibreOffice dhe GNU Image Manipulation Program
janë shembuj të software-ve open source. Ashtu siҫ ndodh me software-t proprietary (software që
kanë një zotërues të caktuar) përdoruesit duhet të pranojnë termat e e licensës ndërsa përdorin
software-t open source- por termat ligjore të licensave open source ndryshojnë në mënyrë
dramatike nga ato të licencave proprietary. Licencat e software-ve open source promovojnë
bashkëpunim dhe shperndarje sepse lejojnë përdoruesit që të bëjnë modifikime të kodit burim
dhe ta inkorporojnë atë në projektet e tyre personale.

Software-t open source sjellin përfitime për programuesit dhe jo programuesit njëkohësisht. Fakti
që pjesa më e madhe e internetit është e ndërtuar bazuar në shumë teknologji open source si:
sistemi i shfrytezimit Linux dhe Aplikacioni web server Apache, tregon se ҫdo kush që e përdor
internetin mund të përfitojë nga software-t open source. Ҫdo herë që përdoruesit kompjuterik
shohin faqe web, kontrollojnë emaile, flasin me miqtë e tyre, dëgjojnë muzikë online ose luajnë
lojra të ndryshme kompjuterike, kompjuteri i tyre ose telefonat mobile lidhen me një rrjet global
kompjuterash që i transmetojnë te dhënat e tyre në pajisjet “lokale” që kanë përpara.

Rëndësia e Open Source Software.


Open source përtej software-it nënkupton luajtjen e një roli aktive në përmirësimin e botës, e cila
është e mundur vetëm nëse ҫdo person ka akses në mënyrën në të cilën bota është dizenjuar.Bota
është e mbushur plot me kode burim si: blueprints, recipes, rules, të cilat udhëzojnë dhe i japin
formë mënyrës se si ne mendojmë dhe veprojme në të. Ne besojmë se ky kod duhet të jetë i
hapur, i aksesueshem dhe të ketë mundësi shpërndarje te të gjithë, në këtë mënyrë ndihmojmë
shumë njerëz për ta integruar atë në mënyrë sa më të mirë.

Shembuj të Open Source Software.

 GNU/Linux
 Mozilla Firefox
 VLC media player
 SugarCRM
 GIMP
 VNC
 Apache web server
 LibreOffice
 jQuery

Reference:
http://opensource.com/resources/what-open-source
http://opensource.org/docs/osd
http://opensource.com/life/12/9/should-we-require-open-source-developed-openly

Punoi;Enejda Pjetri.

Gr.1

You might also like