You are on page 1of 34

PROJEKT

Lenda: Arkitekture Kompjuteri


Tema: Sistemet Operative
Sistemi Operativ Linux
Histori dhe koncepte baze per tu futur ne boten e Linux

1.PAK HISTORI
1.1 Makinat llogaritese inteligjente
Makinat Llogaritese inteligjente ekzistonin qe ne vitet 50 por me dimensione gjigante, i pari
nder to ishte ENIAC (Electronic Numerical Integrator And Computer) i krijuar ne vitet 1943-
46 me dimensione 30x2.5 m. Edhe sot ekzistojne kompjutera me permasa shume te medha
por logjikisht shume me te fuqishme qe quhen mainframe. Ndersa personal computer erdhen
per here te pare 30 vite prapa fale nje bashkepunimi Intel dhe IBM. IBM ne fakt shpiku
sistemin DOS (Disk Operating System), dhe njesine e pare te memories portabe floppy disk.
Ne 1979 Tim Paterson, i Seattle Computer Product realizoj 86-DOS. Microsoft bleu te
drejten e shperndarjes se 86-DOS di Tim Paterson dhe filloj tratativat per bashkepunim me
IBM dhe fale kesaj lindi sistemi operativ aq i njohur MS-DOS. Ne 1981 IBM hodhi ne treg

Page | 1
personal kompjuterin e pare. Ndersa 4 vite me vone Microsoft hodhi hapin e madh te kalimit
nga nje sistem operativ kompjet tekstual si MS – DOS tek nje grafik Windows 1.0. Ne nentor
1987 doli Windows 2.0, dhe ne maj te 1990 doli Windows 3.0 dhe me rradhe. Ne 1994
ndodhen zhvillimet me te medha me futjen ne loje te procesoreve Pentium nga Intel dhe
sistemit operativ Windows 95 nga Microsoft. Pjesen tjeter te historise ju e njihni tashme....
Gjithsesi pjese e historise eshte patjeter edhe nje shoqeri tjeter Apple. Ne maj te vitit 1983
hodhi ne treg Apple LISA nje personal kompjuter me nderfaqje grafike, me dritare dhe ikona
te cilat aksesoheshin edhe me nje element te ri “mousin”. Kjo e beri me miqesor me
perdoruesin e thjeshte kompjuterin dhe ishte nje hap tjeter i rendesishem.
1.2 Linux dhe monopoli i Microsoft
Ne kete pike eshte e rendesishme te shpjegojme se perse nje sistem komercial si Windows
mori monopolin e tregut kur nderkohe ekzistojne sisteme operative superiore si Unix dhe te
tjera falas si Linux. Ne 1969 nje programues Ken Thompson i AT&T Bell Laboratories
zhvilloj sistemin operativ Unix dhe pak kohe me vone nje tjeter programues, Dennis Ritchie,
projektoj dhe implementoj UNIX ne nje gjuhe programimi si C. Ne 1982 nje grup
programuesish themeluan SUN Microsystems qe me pas zhvilluan gjuhen Java. Nje tjeter
programues, Richard M. Stallman themeloj FSF (Free Software Foundation), nje organizate
per perhapjen e softwareve falas.

Nje tjeter programues nga Universiteti I Helsinkit, Linus Torvalds, filloj te zhvilloj nje kernel
Unix falas, dhe duke bashkepunuar me FSF lindi Linux: nje version per PC te thjeshte I
Unixit. Por linux lindi si nje kerkim shkencor dhe skishte qellime komerciale ndaj ishte i

Page | 2
pamundur per perdorim nga njerez te thjeshte. Ky nuk ishte arsyetimi qe beri Bill Gates I cili
duke ndertuar nje system operativ shume me afer perdorimit te njerezve te thjeshte sidomos
me Windows 95 fitoj perfundimisht monopolin ne treg. Ne po ate vit u hap nje ceshtje e
madhe drejtesie ndaj Microsoft qe u akuzua per defekte te qellimshme ne pershtatjen e
sistemit operativ me aplikacione te jashtme, duke qene se shume prej tyre si psh Office e
prodhonte vete, gjithsesi akuzat ngelen te pavertetuara.
1.3 Levizja Open Source.
Në fillimet e epokës së informacionit softwaret ishin falas dhe, në të vërtetë komunitetet e
programuesve bashkëpunonin duke shkëmbyer programet me njëri-tjetrin lirisht. Nuk ishte
ende koncepti i autorit te nje software dhe informacioni perhapej falas brenda gjithe
komunitetit. Kjo frymë e bashkëpunimit ishte vete shpirti qe i dha jete gjithe zhvillimeve te
mevonshme perfshire edhe internetin. Monopolet linden me vone dhe te gjitha ne kurriz te
kostove dhe cilesise se softwareve. Por tani është shfaqur sërish koncepti i softuerit të lirë dhe
pa pagesë. Kjo në sajë të bashkëpunimit të mijëra vullnetarëve dhe organizatave në të gjithë
botën - të lidhura me njëri-tjetrin te cilat për vite të tëra bashkëpunojnë së bashku për të
arritur qëllimet te caktuara. Falë këtyre njerëzve kanë lindur projekte madhështore dhe e
mrekullueshme, si organizimin GNU, i Free Software Foundation, organizata me burim të
hapur Mozilla, Linux dhe shumë të tjerë. Nxitësit dhe zhvilluesit e këtyre projekteve janë
programuese te famshëm dhe puna e tyre eshte shume e njohur dhe e vleresuar.
Linus Torvalds është krijuesi legjendar sistemit operativ Linux. Richard Stallman dhe ishte
themeluesi i projektit GNU (një sistem operativ Unix, por falas). Kjo për të përmendur vetëm
dy nga më të "famshmit”.

Page | 3
Kështu lindi lëvizjen e Open Source (fjalë për fjalë. Open source). Por, për të kuptuar se çfarë
do të thotë duhet nje shpjegim. Cdo program perbehet nga dy pjese “Source” pra burimi qe
mund te jete i shkruar ne gjuhe si C, Java, Cobol etj etj dhe pjesa e ekzekutueshme. Pra
perkthimi i programit ne nje gjuhe te kuptueshme per kompjuterin. Nese te paren mjafton ta
shkruajme kudo ne nje document, per te dyten do te duhej nje perkthyes ose ndryshe e thene
compilator.
Programe te tipit Microsoft si Word apo Internet Explorer jane te pranishem vetem ne
formatin si file te ekzekutueshem dhe source i tyre nuk eshte I bere publik duke tentuar te
mbrojne ate qe quhet e drejte e autorit. Dicka e tille sanksionohet edhe me pagese fale
sistemit te licensave. Ne fakt nga ana juridike ne momentin qe ti shumfishon nje software te
tille dhe e instalon neper kompjutera te tjere nuk duhet konsideruar se po shkel te drejten e
autorit pasi nuk po nderhyn per te modifikuar source te tije. Kush blen nje program realisht
blen vetem te drejten per ta perdorur, pra nje kopje te tije dhe jo ne menyre te mirefillet vete
programin, ky eshte realiteti. Në anën tjetër, kur një software shperndan ne menyre
transparente source te tij, nenkuptohet qe kemi te bejme me nje burim te hapur (dmth 'të lirë
dhe të lexueshëm dhe te modifikueshem nga të gjithë). Kujdes me termin Open source nuk
nenkupton software të lirë. Nje program mund te jete open source por mund te shitet per
qellime komerciale. Tjeter gje jane free software, pra programe te lira te cilet kushdo mund ti
shkarkoje e instaloje pa pagese, pa license ose me licensa te tipit free type. Gjithsesi keto dy
terma shpesh konvergojne me njera tjetren.
Nje diskutim te tille do ta gjeni edhe ne faqet e websitet te projektit. www.gnu.org.

Page | 4
1.4 Evente te Rendesishme

• 1943-46: Lindi ENIAC, i pari perllogarites elektronik i historise 

• 1969: Ken Thompson shpik Sistemin Operativ UNIX prane AT&T Bell Laboratories

• 1969: lindi ARPANET (projekt ushtarak amerikan nga i cili lindi Interneti)

• 1970: Dennis Ritchie krijoj gjuhen e programimit C

• 1972: Ray Tomlinson i BBN krijoj programin e pare te postes elektronike

• 1973: Xerox prodhoi ALTO kompjuteri i pare me nderfaqe grafike

• 1975: lindi Sistemi Operativ CP/M

• 1973: lidhja e pare nderkombetare mes Anglis dhe Norvegjise me ane te ARPANET

• 1979: Tim Paterson shpik Sistemin Operativ 86-DOS

• 1979: linden grupet e diskutimit (newsgroup)

• 1981: IBM krijoj kompjuterin e pare personal (PC)

• 1981: Bill Gates themelon Microsoft Corporation ne Seattle

• 1983: la Apple krijoi LISA nje PC me nderfaqe grafike

• 1981: Bill Gates blen te drejtat e Sistemit Operativ 86-DOS dhe e quan MS-DOS

• 1985: Richard M. Stallman themeloj levizjen FSF (Free Software Foundation)

• 1984: MIT krijoi X-Window, nje nderfaqe grafike per mjediset Unix

• 1985: lindi Sistemi Operativ Windows 1.0

• 1988: lindi rrjeti IRC (Internet Relay Chat)

• 1989: Tim Berners-Lee i CERN ne Gjeneve te Zvicrres krijoi gjuhen HTML

• 1991: lindi Linux per merite te Linus Torvalds

• 1991: lindi World Wide Web (WWW)

• 1992: lindi Windows 3.1

• 1994: lindi Netscape 1.0

• 1994: lindi Yahoo!

• 1991: linden Gopher dhe Wais motorret e pare te kerkimit

• 1993: lindi Mosaic, i pari webrowser grafik

• 1994: dolen microprocesoret Pentium della INTEL

• 1995: lindi Sistema Operativo Windows 95

• 1995: U zhvillua Gjygji ndaj Microsoft

2.TE KUPTOJME LINUX

Page | 5
Cfare eshte linux?
Eshte nje sistem operativ per kompjuter, falas dhe i pershtatshem me pothuajse cfaredo lloj
kompjuteri. Lind si nje pershtatje e sistemit operativ komercial Unix por per kompjutera te
thjeshte, pasi Unix nuk pershtat me cfaredolloj pajisje. Ne qender te sistemit operativ linux si
ne cdo tjeter qendron Kerneli i sistemit i cili ne kete rast eshte monolitik. Pervec kesaj bashke
me sistemin integrohen edhe shume e shume aplikacione te tjera.
Kemi degjuar te flitet per Red Hat, Ubuntu / Mint / Fedora e qindra emra te tjere. Cfare
diferencash kane nga Linux? Asnje, jane e njejta gje. Ose me mire te themi qe linux eshte
termi i pergjithshem qe pershkruan te gjithe sisteme operative te nje modeli te vecante te
perbera nga free software ndersa Ubuntum Mint, Fedora etj jane shembuj sistemesh operative
qe bejne pjese ne kete kategori ose quhen me termin me te sakte “Distributor”.
Ne figuren e meposhtme dalloni qarte renditjen. Ajo qe i bashkon distributoret eshte kerneli
qe eshte linux, dhe me pas secili prej ketyre gjen brenda vetes nje ambjent grafik desktop dhe
aplikacione te tjera free.

Ku ta shkarkoj versionin e fundi te Linux?


Duke qene se Linux ishte nje term i pergjithshem nuk ekziston atehere nje version i fundit.
Por ekzistojne distributor me versione te fundit nga me te ndryshmet qe mund ti gjeni ne
qindra faqe interneti ne me te shumten e rasteve falas.
Tek ky link http://distrowatch.com/dwres.php?resource=popularity mund te gjeni nje renditje
ne baze te popullaritetit te shume prej distributoreve te linux bashke me linket per shkarkimin
e tyre.

Ka shume distributor. Cilin te zgjedh?


Cdo projekt ka specifikat e veta qe mund te variojne qe nga lista e programeve te instaluara
bashke me sistemin, nderfaqja grafike, optimizime te ndryshme qe mund te kene te bejne me

Page | 6
resurse te vecanta hardware etj etj. Pra kane diferenca deri ne detaje shume teknike. Mund te
keshilloheni me linkun e mesiperm per te pare dhe sqarime per secilin distributor apo version
per te krijuar nje ide.

Linux ne cfare gjuhe eshte?


Duke qene se eshte nje projekt nderkombetar atehere gjate instalimit mund te perzgjedhni
shume gjuhe te sistemit operativ dhe bashke me te edhe per ambjentin ne total sebashku me
aplikacionet.
Programet qe perdor zakonisht a punojne edhe ne Linux?
Ne te vertet jo duke qene se Linux eshte sistem operativ dhe aplikacione te projektuara per
sisteme te tjera si Windows apo MacOS nuk mund te instalohen. Por shume software si
Firefox psh ose LibreOffice vijne ne versione edhe per Linux.Pastaj rrini te qete se per
cfaredo software qe ju njihni do gjeni nje alternative te tij mjaft te mire e thjeshte per tu
perdorur ne boten Linux.
A ka viruse ne Linux?
Pikerisht ngaqe nuk ekzektuhen programet qe ekzekutohen ne windows dhe meqenese viruset
nuk jane gje tjeter vecse programe atehere duhet te themi qe pothuajse nuk ka. Mund te kete
ndonje virus per linux por eshte shume i rralle.
A mund ta instaloj ne nje kompjuter te vjeter?
Sigurisht qe po. Ky ne fakt eshte edhe nje nga qellimet e Linux.Ne nje kompjuter te para 10
viteve mund te instalosh nje version goxha te mire edhe te azhornuar. Gjithsesi mos te presim
mrekullira te tilla si te luajme nje loje 3D ne nje kompjuter te tille. Ka kufizime logjike per
shkak te parametrave fizik te kompjuterit.
Ku mund te kerkoj ndihme?
Mund te konsultohesh me qindra faqe ne internet, forume, apo edhe suport te specializuar.
Ekzistojne te perhapur anembane botes ato qe quhen Linux User Group me te cilet mund te
bashkohesh per tu konsultuar lirisht per cdo gje.
E kam bere prove para ca vitesh dhe sme ka pelqyer…
Duhet ta besh prove serish. Ka pasur ndryshime te medha dhe te shpejta. Kaq shume
azhornohen duke qende open source saqe pjesa me e madhe e distributoreve nxjerr nje
version te ri cdo 6 muaj. Gjithsesi nga CD ose USB mund te perzgjedhesh nje opsion per ta
provuar si funksionon pa e instaluar akoma ne PC.

Ne linux cdo gje funksionon me komanda?


Nese e deshiron dicka te tille po, por s’eshte e domosdoshme. Linux te mundeson nje ambjen
grafik po aq te mire sa te Windows. Me ekspertet per konfigurime te avancuara dhe te shpejta

Page | 7
e efektive mund te perdorin nje terminal per te nderhyre me komanda, qe eshte ekuivalenti i
comand promt (command promt) ne windows.
Shpesh here mos tju duket e cuditeshme por mund te jete me praktike nje komande sesa
shume hapa dhe klikime grafikisht!

Free software eshte gjithmone falas?


Jo gjithmone, fakti qe quhen te lire nuk ka te beje shume me cmimin. Shume ndermarrje i
shesin ose ofrojne asistence me pagese. Ashtu sic eshte edhe e anasjellta, jo cdo software
falas eshte pjese e free software.
Cfare diference ka mes freesoftware dhe opensource?
Freesoftware eshte nje software qe shperndahet me nje license qe garanton lirine e
perdorimti, studimit, rishpernarjes dhe modifikimit te gjithe atyre qe kane nje kopje.
Opensource eshte nje model zhvillimi i bazuar mbi pjesmarrjen, duke qene se kodi i
programimit eshte publik dhe te gjithe kontribuojne per ta permiresuar. Shpesh freesoftware
eshte opensource dhe shpesh here jo.

Page | 8
Cfare diference ka mes Linux dhe GNU/Linux?
Duke perdorur termat me te sakte teknik Linux realisht quhet vetem kerneli qe eshte nje
komponent thelbesor i sistemit operativ. Ndersa GNU eshte projekti origjinal qe solli lindjen
e sistemit operativ krejtesisht free software ndaj emri i vertet i sistemit do te ishte
“GNU/Linux” edhe pse ne e shkurtojme shpesh duke e quajtur thjesht linux.

3.TERMINOLOGJI NE LINUX
Source code: Eshte kodi me instruksionet qe percaktojne sjelljen e nje softwarit, cfare ben,
kur e ben dhe si e ben. Kto instruksione shkruhen ne nje gjuhe te vecante qe quhet gjuhe
programimi dhe ekzektutohen ne menyre sekuenciale gjate ekzekutimit te programit.

Desktop Environment: Ne nje sistem Linux bashkjetojne disa komponente si kerneli (qe
alokon gjithe resurset e tjera ne varesi te nevojave te ndryshme) deri tek aplikacionet (si
browser, editor teksti, klient poste elektronike). Nje nivel i ndermjetem eshte desktop
environment, pra nderfaqja grafike e desktopit qe siguron menaxhimin e dritareve, ikonave,
klikimeve etj etj. Ne linux kjo gje si cdo element tjeter mund te zevendesohet sipas deshires
ku dallojme desktop enviroment te thjeshte,3D, gjysem transparent etj etj. Me te njohurit jane
KDE, Gnome, Unity, LXDE.

Page | 9
Distribuztore: Sic e theksuam edhe me pare linux eshte termi i pergjithshem qe permbledh
qindra versione te quajtura distributor ne varesi te kompanive te cilat i kane krijuar keto
projekte. Secili prej projekteve ka karakteristikat e tij me aplikacione te vecanta build in, me
file system qe ndryshojne etj etj psh: Ubuntu, Mint, Fedora, Red Hat etj.
Freesoftware: Kategoria e aplikacioneve me nje tip license qe garanton liri ne perdorimin e
softwarit per cfaredo qellimit, liri per ta studiuar, liri per ta rishperndare, dhe liri per ta
modifikuar qe nenkupton modifikimin
Freeware: Software te cilat jane falas per tu shkarkuar, instaluar dhe perdorur por kjo nuk do
te thote qe kodi I tij eshte publik pra nuk garanton qe eshte free software.
Kernel: Ne termin teknik kerneli eshte komponenti software baze i cdo sistemi operativ,
aplikacioni i pare qe ekzekutohet dhe mundeson per gjithe aplikacionet e tjera alokimin e
resurseve hardware ne dispozicion ose bashkepunimin me vete sistemin operativ. Cdo sistem
operativ ka kernelin e vet qe njihet me emra te ndryshem GNU/Linux ka kernel linux-in,
MacOS ka kernelin Darwin, ndersa Windows ka kernelin “NT”.
LIP: Linux Install Party eshte nje tip eventi ku perdoruesit me ekspert ndihmojne te tjeret, ky
eshte edhe shpirti i bashkepunimit dhe suportit ne komunitetin e madh linux.
LUG: Linux User Group eshte nje grup personash qe perdorin linux dhe shkembejne
eksperienca sebashku. Ndonjehere quhen dhe GLUG (GNU/Linux User Group) ose FSUG
(Free Software User Group).

Page | 10
Mailing List: Eshte nje liste kontaktesh brenda nje LUG qe mundeson azhornimin rreth te
rejave dhe diskutimeve qe behen rreth temave ne lidhje me linux.
Paketat: Nenkupton nje arkiv filesh qe permban softwarin e kompiluar ose ne forme source)
i gatshem per tu instaluar ne kompjuter gati ne forme automatike duke mos pasur nevoje
instalimit ne menyren tradicionale duke qene se eshte i kompiluar paraprakisht, Ka shume
formate te tipit psh. deb i zhvillluar nga debian apo, rpm i zhvilluar nga Red Hat etj etj.

4.DISTRIBUTORET E LINUX
Kompatibiliteti mes distributoreve
Free Standarts Group eshte nje organizate qe mundeson bashkepunimin mes distributoreve
duke vendosur standarte ne krijimin e aplikacioneve, ose me mire te themi per paketat e
fileve ne menyre qe ato te jene te shkembyeshme pavaresisht versionit ose distributorit ne te
cilen instalohen ndaj pergjithesisht ekziston nje komaptibilitet i plote
Zgjedhja e distributorit
Diferencat mes distributoreve jane ne kararakter teknik, organizativ dhe filozofik. Tek aspekti
i pare ka dallime ne suportin qe kane ndaj hardwareve, diferenca ne konfigurim te sistemit
operativ, ndryshime ne paketat software. Tek e dyta dhe e treta mund te themi qe secila prej
distribucioneve ka nje qasje te ndryshme me perdoruesin. Tek website
http://distrowatch.com/dwres.php?resource=popularity gjejme nje liste te plote te
distributoreve kryesore dhe karakteristika baze te tyre.

Page | 11
Lista e distributoreve me te njohur
• Arch Linux: eshte nje distributor i lehte, i shpejte, minimalist dhe e
personalizueshme por e papershatshme per perdoruesin e thjesht pasi ska nderfaqje grafike,
pra punohet me komanda.
• CentOS: e orientuar per tregun e bizneseve dhe derivon nga Red Hat Enterprise
Linux duke tentuar te jape nje version te lire te ketij te fundit.
• Chakra: nje distributor qe synon te jape nje sistem operativ te plote me nje dekstop
enviroment KDE dhe librari Qt.
• Debian: eshte nje distributor i perbere vetem nga software i lire i lindur nga nje grup
vullnetaresh dhe eshte baze e shume sistemeve te tjera operative te lindura me vone qe
bazohen tek debian.
• Fedora: distributor i realizuar nga nje bashkepunim me komunitetin GNU/Linux dhe
sponsorizuar nga RedHat
• Gentoo: distributor i kushtuar vetem per perdorues ekspert duke qene se lejon
menaxhimin e paketave qe instalohen direkt nga kodi source i sistemit.

Page | 12
• Ubuntu: eshte distributori aktualisht me i perhapur i bazuar ne Debian dhe qe ofron
nje sistem operativ te thjeshte per tu perdorur por shume i kompletuar, me poshte jane disa
sisteme te derivuara nga ai:
Kubuntu, i pajisur me desktop environment HYPERLINK
"http://it.wikipedia.org/wiki/KDE" KDE;
Xubuntu, I pajisur me desktop environment XFCE;
Lubuntu, i pajisur me desktop environment LXDE dhe i pershatshem per PC shume
te vjetra
Edubuntu, e perdorur kryesisht per ambjente shkollore
Gjithsesi kto jane vetem nje pjese e distributoreve. Ka me dhjetera te tjere per te cilat
mund te konsultoheni me webin per te pare karakteristikat e seciles. Rruga me e mire
per te mesuar linux? Te zgjedhesh njeren prej me te perhapurave, ta instalosh dhe
ekperimentosh!

• Mandriva Linux: e quajtur eshte Mandrake Linux, tenton te jete sa me e thjeshte


edhe per perdoruesit me fillestare
• Mageia: nje nisme vullnetare bazuar e mbeshtetur nga GN/Linux dhe e derivuar nga
Mandriva Linux.
• PCLinuxOS: ne fillim e bazuar ne Mandriva Linux dhe me pas u zhvillua si sistem
operativ i pavarur.
• Red Hat Enterprise Linux: eshte nje distribucion komercial i zhvilluar Red Hat, e
orientuar per perdorim nga bizneset me teper sesa perdoruesit e thjeshte.
• Linux Mint: e bazuar ne Ubuntu, e pajisur me default codecs te vetat dhe ambjent
grafik desktop Cinnamon, MATE, KDE o Xfce, qe zevendesojne Unity.
• Linux Mint Debian Edition (LMDE): eshte versioni i Linux Mint bazuar direkt mbi
Debian me azhornime te vazhdueshme
• openSUSE: krijuar nga developer vullnetare dhe sponsorizuar nga Novell.
• SUSE Linux: eshte versioni komercial i openSUSE zhvilluar Novell.
• Slackware: eshte nje nga distributoret me te vjeter qe ne 1993 dhe nder me te
dashurat per eksperte te apasionuar pas linuxit.

Page | 13
Sistemi Operativ macOS

Anatomia e Mac OS X
Zemra e Mac OS X është kerneli XNU. Kerneli i referohet pjesës së një sistemi operativ që
ngarkon së pari. Ai kontrollon dhe monitoron burimet e harduerit si kujtesa, shpërndarja e
punes seprocesorit etj. Kernel XNU përfshin kodin nga një sistem i vjetër i arkitekturës
kompjuterike i quajtur Mach. Mach është një produkt i Universitetit Carnegie Mellon dhe ka
qenë rreth e rrotull që nga vitet 1980. Ky kod është përgjegjës për disa funksione themelore
brenda kompjuterit Mac, duke përfshirë menaxhimin e kujtesës virtuale dhe punen e
shumfisht(Multitask). Kodi gjithashtu i jep Mac OS autoritetin për të reduktuar shpejtësinë e
përpunimit të CPU nese fillon te mbinxehet.

Një pjesë tjetër e kernelit është Input-Output (I / O) Kit. Ajo mbështetet në një version të
specializuar dhe të kufizuar të gjuhës programuese C ++ për të kontrolluar driverat e pajisjes.
Driverat e pajisjes janë ato që lejojnë pajisjet e jashtme të bashkëveprojnë me kompjuterin
tuaj. Për shembull, printeri juaj mund të kërkojë një driver në kompjuterin tuaj në mënyrë që
të mund të printoni nga makina juaj. Trajtimi i të gjitha kërkesave dhe informacionit që lëviz
nga kompjuteri juaj në pajisje të tjera - dhe anasjelltas - është një punë kërkuese. Kit I / O
mundëson një kompjuter Mac për të trajtuar disa pajisje mbi teknologji të ndryshme në të
njëjtën kohë. Kjo është arsyeja pse ju mund të lidhni pajisje me një Mac duke përdorur
kabllot USB, FireWire dhe Thunderbolt njëkohësisht.

Pjesa e tretë e kernelit XNU është sigurisë dhe roja e kompjuterit tuaj. Bazuar në derivatin e
Berkeley Software Distribution (BSD) për UNIX, kjo pjesë e kernelit është përgjegjëse për
mbajtjen e letrave me vlerë të sistemit dhe lejeve(permisions). Kur hyni në një kompjuter
Mac, BSD përcakton nivelin tuaj të aksesit. Një administrator do të kishte pothuajse
mbretërimin e lirë dhe mund të shkarkojë ose fshijë programet dhe të dhëna të tjera. Nivelet e
tjera të përdoruesit mund të mos kenë leje të tilla liberale. Kjo lejon administratorin të
përcaktojë se cilat procese një përdorues normal mund dhe nuk mund të hyjë. Elementi BSD i
kernelit XNU gjithashtu ndihmon në sinkronizimin e proceseve në kompjuterin Mac

Gjithashtu pjesë e Mac OS X janë shtresa kryesore e shërbimeve dhe shtresa e shërbimeve të
aplikacionit. Së bashku me kernelin dhe harduerin, këto shtresa formojnë atë që inxhinierët e
kompjuterëve e quajnë një pirg. Një pirg është vetëm një mënyrë për të konceptuar
marrëdhënien e shtresës së ndryshme të softuerit dhe pajisjeve kompjuterike. Në pjesën e
poshtme të pllakës ju do të gjeni hardware dhe firmware. Niveli i ardhshëm është kerneli i
OS. Pas kësaj do të gjeni shërbimet bazë dhe pastaj shtresën e shërbimeve të aplikacionit.
Aplikacionet vetë janë në krye të pirg.

Komponenti i shërbimeve bazë të Mac OS X përbëhet nga korniza të shumta që i lejojnë


kompjuterit të përpunojë detyra si kërkimet me tekst në gjuhë të ndryshme dhe në sistemet e
API-ve. Shtresa e shërbimeve të aplikacioneve është sistemi bazë grafik i përdoruesit (GUI).
Page | 14
Kjo është shtresa që përdoruesi tipik do të shohë - kjo është ajo që krijon mjedisin e grafikut.
Shtresa e shërbimeve të aplikacionit gjithashtu vepron si një kanal komunikimi ndërmjet
aplikacioneve të ndryshme, duke i lejuar ata të bashkëveprojnë
(Ju mund të pyesni nëse letrat XNU qëndrojnë për ndonjë gjë. Ata qëndrojnë për X nuk është
Unix. Unix është një tjetër sistem operativ kompjuterik. Emri i XNU-së është lloji i shakaje
që inxhinierët e kompjuterëve e vlerësojnë dhe mund të jetë arsyeja pse ata nuk janë shpesh të
ftuar në festa)

Avantazhet e MACOS:
1. .Ndërfaqja e thjeshtë por e fuqishme e përdoruesit: Të dy macOS dhe Windows
kanë ndërfaqe grafike të thjeshtë për përdorim ose GUI. Por OS X ofron një qasje më
të drejtpërdrejtë në informatikë. Ata që janë mësuar me GUI të IOS-it të gjetur në
iPhone dhe iPad do të gjejnë macOS disi të njohur

Fluksi i përdoruesit të macOS është i ngjashëm me iOS. Për shembull, instalimi dhe
nisja e aplikacioneve të iOS janë pothuajse të njëjta në macOS. Kjo është gjithashtu e
vërtetë për përditësimin ose fshirjen e aplikacioneve. Ndryshe nga Windows, nuk ka
nevojë të kaloni nëpër shtigjet e dosjeve ose të krijoni ikona shkurtore për qasje të
shpejtë.

Vini re se aplikacionet janë lehtësisht të disponueshme nëpërmjet App Store dhe një
herë të instaluar, ato janë vendosur në një sirtar të centralizuar të quajtur
"Launchpad". Një destinacion i vetëm i dosjeve i quajtur Aplikimi gjithashtu përmban
detaje dhe komponentë të mëtejshëm në lidhje me çdo aplikacion.

Një GUI më i thjeshtë mund të jetë tërheqës për individët që thjesht duan të kryejnë
punën e tyre. Megjithatë, duhet të kujtoheni se pothuajse të gjitha sistemet operative
nuk janë intuitive nga default. Ajo që përcakton macOS është se ajo është e pastër dhe
upfront

2. Më pak viruse dhe çështje të tjera të sigurisë: Një nga avantazhet e macOS është
se është dukshëm më i sigurt se Windows. Natyrisht, disa besnikë të Apple do të
argumentonin se Macs janë plotësisht të pamposhtur nga viruset ose malware. Kjo
nuk është më e vërtetë.

Shumë pak çështje të sigurisë ekzistojnë për macOS megjithatë. Disa përdorues të
Mac arrijnë nga jus gjobë pa ndonjë aplikacion antivirus. Kjo do të thotë se ky OS
është më pak i ndjeshëm ndaj viruseve dhe malware se Windows

Vlen gjithashtu të theksohet se Windows kërkon më shumë mirëmbajtje sesa


MACOS-nga caktimi dhe drejtimi i skanimeve antivirus për azhurnimin e drejtuesve
dhe aplikacioneve të patching. Dritaret janë gjithashtu të tmerruar me probleme të
rrëmujës dhe të përgjimeve.

3. Integrimi i përsosur midis OS dhe hardware: Apple është edhe një zhvillues i
softuerit dhe një prodhues i pajisjes. Kjo do të thotë se ata kanë optimizuar macOS për
të punuar në mënyrë të përsosur me të gjithë komponentët hardware të një pajisje

Page | 15
Mac. Ai gjithashtu siguron që të gjithë komponentët e hardware të punojnë dorë më
dorë.

Ka shumë prodhues të njohur të laptopëve dhe kompjuterëve desktopë të Windows.


Megjithatë, ekzistojnë edhe prodhues të tjerë që thjesht mbledhin pjesë hardware nga
prodhues të ndryshëm të pajisjeve origjinale. Disa nga këto asamblete kanë probleme
të përputhshmërisë ose optimizimit që rezultojnë në efikasitet të dobët të funksionimit
dhe jetëgjatësi të shkurtër kompjuterike.

Disa përdorues të kalitur të Mac do të dëshmojnë për faktin se kompjuterët e tyre kanë
një jetëgjatësi më të gjatë sesa kompjuterët me bazë në Windows. Ka njëfarë të
vërtete për këtë pretendim. Integrimi i pandërprerë midis MACO dhe pajisjeve do të
thotë se operacioni i përgjithshëm i një kompjuteri Mac është efikas.

4. Vjin të paisur me aplikacione të parainstaluara: Një MacBook Pro ose një


kompjuter desktop Mac nuk vjen vetëm me MacOS, por gjithashtu me disa
aplikacione të dobishme dhe interesante. Shembuj të këtyre përfshijnë aplikacionet e
produktivitetit të zyrës si Pages, Numrat dhe Keynote. Aplikacione të tjera të
dobishme përfshijnë shfletuesin e internetit Safari, klientin e-mail të Mailit dhe
aplikacionet e tjera të komunikimit si Mesazhet dhe FaceTime.

Apple gjithashtu parashikon Mac me disa aplikacione për profesionistë krijues. Ka


aplikacionin për redaktimin e fotove iPhoto dhe aplikacionin për redaktimin e videove
iMovie. Të dy aplikacionet janë intuitive me një shkallë të funksioneve të avancuara.
Ekziston edhe aplikacioni GarageBand për prodhimin e muzikës dhe podkastet.

5. Funksioni efektiv dhe i pashembullt i multitasking: Multitasking është një tjetër


avantazh i dukshëm i macOS. Kompjuterët Mac kanë specifika hardware të dizajnuara
për shumë punë. Dhe për shkak se macOS integrohet në mënyrë të përsosur me
komponentët hardware Mac, operacioni i përgjithshëm është i qetë dhe i
përgjegjshëm.

macOS lejon shumë "desktops" ose ekranet në shtëpi. Kjo i lejon një përdoruesi të
organizojë të gjitha aplikacionet e drejtuara në bazë të preferencës së tij ose të saj.
Ndoshta, desktopi i parë mund të drejtojë të gjithë aplikacionin e produktivitetit,
ndërsa desktopi i dytë mund të ekzekutojë aplikacione për konsum mediatik. Mendoni
për këtë se keni shumë hapësira pune. Kalimi në mes të kompjuterëve është i mundur
përmes çelësave të shkurtra(shortcut keys) ose me gjeste të gjurmëve(track-pad) ose
gjesteve të mausit.

6. Integrimi me produkte të tjera të Apple: Një nga pikat e forta të Apple është se
shumica e produkteve nën markë janë plotësisht të integruar. IPhone ose iPad punon
më mirë me një kompjuter Mac. Ky avantazh i macOS është ekskluziv për përdoruesit
e Apple-it ose ata individë me disa pajisje Apple. Integrimi i pandërprerë ndërmjet
macOS dhe iOS bën kalimin në mes të pajisjeve pa probleme.
Një përdorues mund të fillojë një detyrë duke përdorur një pajisje iOS dhe ta vazhdojë
atë duke përdorur kompjuterin e tyre Mac pa nevojën për të sinkronizuar dy pajisjet
duke përdorur një makinë të bazuar në cloud si Drive Google ose OneDrive.
Sinkronizimi i të dhënave dhe informacioneve përkatëse siç janë shënimet e librit të

Page | 16
adresave dhe mesazhet janë të thjeshta dhe intuitive midis pajisjeve të Apple për
shkak të përputhshmërisë së softuerit dhe hardware.

Disavantazhet E MACOS:

1. Kompjuterët Mac janë mjaft të shtrenjtë: Fakti mbetet se Apple shet kompjuterë të
shtrenjtë nëse është MacBook Pro i ri me Retinë ose një Mac Mini. Kjo është më e
dukshme kur krahasojmë pikat e çmimeve të kompjuterëve Mac me homologun e tyre
të Windows.

Merrni parasysh se modeli bazë i një 13-inch MacBook Pro me retinë kushton
1.299,00 dollarë, ndërsa modeli 15 inç kushton $ 1,999.00. Modeli bazë me i lire
Mac Mini shitet per 499,00 dollarë, ndërsa modeli bazë i Mac Pro fillon nga $
2,999.00.

Ky është një disavantazh i konsiderueshëm i macOS. Qmimet e lartë e të


kompjuterëve Mac lehtë i bejne te mendojne konsumatorët e vetëdijshëm për
buxhetin. Mos harroni se kompjuterat Mac vijnë me MACOS. Me fjalë të tjera, mund
të instaloni vetëm në një softuer të ligjshëm macOS duke blerë një kompjuter Mac.

2. I papërshtatshëm kur vjen puna te përmirësimet e harduerëve: Një kompjuter


standard Mac nuk mund të përmirësohet lehtësisht sepse pjesa më e madhe e
komponentëve të saj hardware janë të integruar si në nivel të dizajnit ashtu edhe në
nivel inxhinierik. Ky është një disavantazh i MACOS që është i papranueshëm për
hobbyists.

Nga ana tjetër, një kompjuter Windows lejon përdoruesin të permirsoje atë pjese
harduerike qe ai do. Një përdorues mund të ndërtojë dhe të dizajnojë kompjuterin e tij
ose të saj në bazë të kërkesës së tij vetëm duke blerë dhe instaluar komponentët e
nevojshëm të pajisjeve.

Përmirësimi i pajisjeve është gjithashtu i dobishëm për zgjatjen e jetëgjatësisë së një


kompjuteri. Edhe pse një kompjuter Mac ka një jetëgjatësi të gjatë për shkak të
integrimit dhe optimizimit të harduerit, një dështim i komponentit mund të lërë të
gjithë pajisjen të paoperueshëm, duke kërkuar kështu riparimin nga mbështetja e
teknologjisë Apple.

3. Mungesa e titujve të lojërave: Ka më shumë lojëra në dispozicion për Windows sesa


në macOS. Ky është një tjetër disavantazh i rëndësishëm i MacOS. Disa tituj nga
prodhuesit e pavarur të cilët kanë fituar të ardhura të mëdha nuk janë të disponueshme
për kompjuterët Mac.

Hardware është gjithashtu një çështje. Siç është përmendur, kompjuterët Windows
ofrojnë më shumë fleksibilitet kur bëhet fjalë për përmirësimin e komponentëve
hardware. Kjo do të thotë se një desktop me bazë Window-i mund të përshtatet lehtë
me ndryshimin e kërkesave të lojrave duke blerë komponentën e nevojshme të
pajisjeve.

Page | 17
Përmirësimi i pajisjeve është i pamundur me kompjuterët Mac. Pavarësisht nëse një
titull i veçantë i lojës është i disponueshëm për Windows dhe macOS, kjo do të thotë
që lojtarët nuk do të përfitonin një eksperiencë të lojrave të fundit nga një Mac.

Vlen gjithashtu të theksohet se Windows ka më shumë mbështetje nga prodhuesit.


Kjo e bën atë një sistem më të mirë operativ për lojëra. Ta themi thjesht, macOS nuk
është për te apasionuarit mbas lojrave.

Sistemi Operativ Windows

Page | 18
Microsoft Windows është emri i sistemit operativ nga Microsoft-i për personal computer. Që
në vitin 1985 lancohet verzioni Windows 95 dhe dominon në treg, si sistemi operativ për
komjuterët për përdorim personal. Në vitin 2004 Microsoft kishte 90% të tregut të
kompjuterëve personal në duart e veta.krijimi i një sistemi operativ nga Microsofti (versioni i
parë Windows) me siguri ishte i frymëzuar nga iniciativat e Xerox-it dhe Apple, në atë kohë
në komjuterët e tyre kishin sisteme operative të cilët përmbanin grafikën. Emri vjen nga fjala
Angleze 'Windows' do të thotë 'dritaret'. Dritaret janë një nga katër pjesët përberëse të
konceptit të interface-s WIMP, (Window, Icon, Menu, Pointing device) të definuara më herët
nga Xerox PARC në fillim të viteve 80.
Historia e sistemit operativ windows fillon qe nga viti 1981, ku Mikrosofti filloi te punonte
me nje program qe quhej "Interface Manager" dhe u shpall ne nentor te 1983 nga Bill Gates
me emrin Windows.
Ne daten 20 Nentor 1985 u shpall versioni: Windows 1.0

Ne daten 9 Dhjetor 1987 u shpall versioni: Windows 2.0

Ne daten 27 Maj 1988 u shpall versioni: Windows 2.1x

Page | 19
Ne daten 22 Maj 1990 u shpall versioni: Windows 3.0

Ne daten 6 Prill 1992 u shpall versioni: Windows 3.1x

Page | 20
Ne daten 27 Korrik 1993 u shpall versioni: Windows NT 3.1

Ne daten 21 Shtator 1994 u shpall versioni: Windows NT 3.5

Page | 21
Ne daten 30 Maj 1995 u shpall versioni: Windows NT 3.51

Ne daten 15 Gusht 1995 u shpall versioni: Windows 95


Page | 22
Ne daten 31 Korrik 1996 u shpall versioni: Windows NT 4.0

Ne daten 25 Qershor 1998 u shpall versioni: Windows 98


Page | 23
Ne daten 15 Dhjetor 2000 u shpall versioni: Windows 2000

Ne daten 19 Qershor 2000 u shpall versioni: Windows ME (Millennium Edition)

Page | 24
Ne daten 24 Gusht 2001 u shpall versioni: Windows XP

Ne daten 24 Prill 2003 u shpall versioni: Windows Server 2003

Page | 25
Ne daten 25 Prill 2005 u shpall versioni: Windows XP Professional x64 Edition

Ne daten 8 Nentor 2006 u shpall versioni: Windows Vista

Page | 26
Ne daten 4 Nentor 2007 u shpall versioni: Windows Home Server

Ne 4 Shkurt 2008 u shpall versioni: Windows Server 2008

Page | 27
Ne daten 22 Korrik 2009 u shpall versioni: Windows 7

Ne daten 22 Korrik 2009 u shpall versioni: Windows Server 2008 R2

Page | 28
Ne daten 6 Prill 2011 u shpall versioni: Windows Home Server 2011

Ne daten 1 Gusht 2012 u shpall versioni: Windows 8

Page | 29
Ne daten 1 Gusht 2012 u shpall versioni: Windows Server 2012

Ne daten 27 Gusht 2013 u shpall versioni: Windows 8.1

Page | 30
Ne daten 18 Tetor 2013 u shpall versioni: Windows Server 2012 R2

Ne daten 15 Korrik 2015 u shpall versioni: Windows 10

Page | 31
Ne daten 26 Shator 2016 u shpall versioni: Windows Server 2016

Sistemi Operativ Androi

Page | 32
Referencat:

Page | 33
http://distrowatch.com/dwres.php?resource=popularity
https://www.scribd.com/document/372434495/Hyrje-Ne-Linux
https://sq.wikipedia.org/wiki/Linux
https://sq.wikipedia.org/wiki/Microsoft_Windows
https://www.theguardian.com/technology/2014/oct/02/from-windows-1-to-windows-10-29-
years-of-windows-evolution
https://sq.wikipedia.org/wiki/Mac_OS_X
http://www.versiondaily.com/advantages-disadvantages-mac-os-x
https://computer.howstuffworks.com/macs/mac-os-x2.htm
https://shiftwebsolutions.com/the-differences-between-mac-windows-and-linux
https://en.wikipedia.org/wiki/Android_(operating_system)

Page | 34

You might also like