You are on page 1of 380

KRIMINALISTIKA

-BALISTIKA KRIMINALISTIKE- studion metodat dhe mjetet


tekniko shkencore për zbulimin,vlerësimin dhe ekzaminimin e
gjurmëve të lëna nga armët e zjarrit dhe municioni që është përdorur
prej tyre.
-Balistika ndahet në:të jashtme dhe të brendshme
-Balistika e jashtme-studion lëvizjet e predhës pasi të dalë nga
tyta,kur ndaj asaj predhe ushtron ndikim graviteti i tokës dhe
rezistenca e ajrit.
-Balistika e brendshme-studion levizjet e predhës brenda tytës së
armës së shtypur nag trysnia e gazrave dhe barutit.
-Balistika terminale-studion efektin e predhës në shenjën e
qëlluar,ndryshe quhet edhe balistika e cakut.
Fjala Balistike rrjedh nga fjala greke “Ballo”qe do te thote te hedhesh. Ballistika
eshte shkenca mbi levizjen e trupava te hedhur ne pergjithesi ( levizjen e predhes ne
tyre dhe jashte saj. Ballistika kriminlaistike studion metodat dhe mjetet teknike-
shkencore per zbulimin , fiksimin egzaminim e gjurmeve te lena nga armet e zjarrit ,
nga municioni qe eshte perdorur prej tyre
1.Format e gjurmeve te gjakut?
Gjurmet e gjakut – pellgu, pikimi, sperkatja,gjurmët e vërvitjes,gjurmët rrëkes
2. Cka eshte kriminalistika dhe si ndahet?
Kriminalistika eshte shkence e cila merret me zbulimin dhe luftimin e krimit. Ajo ndahet
ne tri pjese:Teoria e përgjithshme e kriminalistikës,taktika, metodika dhe teknika
3.Sa lloje te eksperimenteve kemi?
Eksperimenti ësht një prov që vërteton mundësin e një ngarje,që ësht objekt i
procesit penal.Me kryerjen e eksperimentit tentohet të përsëritet ngjarja për të
cilën procedohet penalisht,duke riprodhuar,deri në at mas që ësht e mundur,situatën
origjinale të gjendje në të cilën ka ndodhur fakti ose që mendohet se ka ndodhur në at
mënyr.Llojet e eksperimentit jan:Eksperimenti kriminalistik,mjeko
ligjor,kimik,komercial,ekonomik,agronomik,veterinare,eksperimentet teknike.
4.Llojet me te shpeshta te eksperimenteve qe takohen ne praktiken hetimore e
gjyqesore jane:
- eksperimenti kriminalistik
- eksperimenti mjeko – ligjor
- eksperimenti kimik
- eksperimenti kontabel
lloje te ndryshme te eksperimenteve teknike
5.Çka kuptojm me ekpertim situacional?
Ekspertimi sipas gjendjes (ekspertimi situacional) kryhet në vendin e ngjarjes në baz të
studimit mbi situatën kriminalistike.Me ekspertimin e këtill i jepet diagnoza vendit të
ngjarjes e me kët veqmas edhe ngjarjes kriminale.
6. Shkruaj te pakten tri mikrogjurme.
Nder mikrogjurmet me te shpeshta gjinden:qimet, grimcat e bojes, pluhuri, grimca
pshtyme, pikat e gjakut, materie fekale, sperme etj.
KRIMINALISTIKË
-Çka është Kriminalistika-është disciplinë shkencore e cila
mbron shoqërinë nga kriminaliteti,studion dhe i përpunon metodat
dhe mjetet teknike për gjërmimin,fiksimin dhe kryerjen e
provave me qëllim të zbulimit ,hetimit dhe gjykimit dhe parandalimit
të veprave penale.
- Metodat e identifikimit në kriminalistikë janë:Teknike,Taktike
dhe Metodike
-TEKNIKA E KRIMINALISTIKËS-është degë e kriminalistikës e
cila merret më zbulimin,përsosjen e metodave më të
përshtatshme tekniko-shkencore,për regjstrimin dhe identifikimin e
personave,sigurimin dhe trajtimin material të gjurmëve dhe lëndëve të
veprave penale.Teknika kriminalstike ndahet
në:regjistruese,hetimore dhe operative
--Teknika hetimore-studion regjistrimin e gjurmëve dhe sendeve
materiale të veprave penale.
-Teknika regjistruese- gjenë dhe përsos metodat dhe mjetet e
përshtatshme shkencore për regjsitrimin dhe identifikimin tekniko-
kriminalistike të personave,kufomave,sendeve dhe gjurmëve.
-Fazat e teknikës kriminalistike-Etike,Mistike,Ligjore dhe e ebindjes
së lirë.
-Taktika kriminalistike-
-Metodika kriminalistike-shfrytëzon mjetet m teknikës kriminalistike
dhe rekomandimet taktike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të
veprave penale veç e veç.
-ADN-është mëtoda më e suksesshme për arsye se idëntifikon
personin në bazë të gjurmëve gjenetike sepse molekulat e
ADN-së janë të vetmet molekula që kanë aftësi të riprodhojnë
vetveten.Ato bazohen në faktin se asnjë qenie njerqzore nuk ka
trashegimi të njëjtë gjenetike.
-ALIBIA-deklaratë e rrjeshme e kryesit të veprës penale i cili
mundohet ta fsheh krimin e bërë,p.sh.deklaron se nuk ka qene ne
vendin e ngjarjes.
-PROVA-është objekt i të provuarit,tërësia e fakteve ,konstatimi i të
cilave është i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të një çështjeje penale.
-Pyetjet e “arta” të Kriminalistikës janë:Çka?,Kush?,Kur?,Ku?,Si?,Me
çka?,Pse?,Kënd ose çka?,Me kë?
-Dispozitat procedurale caktojnë rregullat për mënyrën e ushtrimit
të ndjekjes penale,hetimit dhe gjykimit si dhe ekzekutimit të
vendimeve gjyqësore.
-Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar mbështetet në 4 konventa:K.e
Ekstradimit,e Ndihmës juridike në fushën penale,e transmetimit të
procedurave represive,e transferimit të personave të dënuar.
-GALVANOMETRI-regjitron reflekset psiko-kalvanike.shtypjen e
gjakut,pulsin frymëmarrjen etj.
-OKSIHEMOGRAFI-përdoret për regjistrimin e arritjes së oksigjenit
në gjak.
-AUTONOGRAFIA & TENOGRAFIA-regjstron rekasionet motorike
-Teknika Operative-është degë e teknikës kriminalistike e cila
zhvillon metodat dhe mjete bashkëkohore të cilat zbatohen në
punët operative me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të gjurmëve që
ndihmojnë në zbulimin dhe sqarimin e veprës penale.
-Policia gjyqësore-tërësi e organeve të shtetit veprimtaria e të
cilave synon të siguroj kushtet për ushtrimin e ndjekjes së veprave
penale.
-Genjështarët patologjik (mitomanët, pseudologjia phantastica)-
kanë një imagjinatë të gjallë dhe të bujshme dhe këto i tregojnë si
realitet.Jo rrallë gënjështarët (konfabulatoret) nga njëra anë e
dinë se gënjejnë ndërsa në anën tjetër beson në gënjeshtrën e tij si të
vërtetë.
-Delikte-Akte individuale me të cilat shkelen normat e së drejtës
-Shkaqet e kriminalitetit-te jashtëm dhe të brendshëm
1.Të jashtëm ( ambientale ose shkaqet sociologjike)-kriza
ekonomike,papunësia,kriza ekonomike,banimi,varfëria,pasuria,politike
fetare,racore nacionale,ndikimet kulturore dhe konfliktet etj.
2.Të brendshme-(faktorët krimogjen) individuale (Këtu vjen në
shprehje karakteri personit,temperamenti,qendrimi,motivi,shprehija,in
teresi,implikimet shoqërore,ideali,emocionet dhe vetitë e tjera në bazë
të të cilave krijohet karakteri i një personaliteti.
-Kriminalistika preventive – domethënia e saj është në atë që ajo
mjetet dhe metodat i aplikon me qëllim të shmangjes së veprave
penale që të mos vij te pasojat e padëshiruara.
Kriminalistika represive – eshte ngusht e lidhur me shkencen e
procedures penalo juridike e cila qon kah ndjekja penale,por edhe në
të gjitha fazat e ndjekjes penale dhe veprimtarinë e subjekteve te saj.
Format që lajmrohen gjatë proceseven kriminalistike dallohen
Heuristikan
Kriminalistika silogjistiken
Kriminalistika heuristike e paraqet veprën penale si dukuri reale
dhe njihet si zbuluese e veprës penale dhe kryesit.Ajo i shfrytëzon
mjetet e vëzhgimit,shënimeve,përvojës jetësore,njohuritë nga
shkencat tekniko natyrore,eksperimentimi etj.
Kriminalistika silogjistike gjithashtu paraqet veprën penale si
dukuri reale por edhe si lëndë të ndjekjes penale dhe drejtës
penale.Kjo niset nga besueshmëria se personi i caktuar është kryes i
veprës penale si dhe shqyrton në mënyrën më të përsosur
nxjerrjen e veprimeve dhe dëshmive nga procesi.Mjetet e
kriminalistikës silogjistike janë kufizuar me rregullat e procedurës
-Parimet themelore të Kriminalistikës
1. PARIMI I LIGJSHMËRISË
2. PARIMI I SË VËRTETËS DHE OBJEKTIVITETIT
3. PARIMI I SHPEJTËSISË DHE OPERATIVITETIT
4. PARIMI I PLANIFIKIMIT METODIK DHE TAKTIK
5. PARIMI I BAZUESHMËRISË DHE QËNDRUESHMËRISË
6. PARIMI I KOORDINIMIT DHE BASHKEPUNIMIT
7. PARIMI I UDHËHEQJES UNIKE
8. PARIMI I RUAJTJES SË SEKRETIT ZYRTAR
9. PARIMI I PROCEDURËS PREVENTIVE
10. PARIMI I PROFESIONALIZIMIT DHE SPECIALIZIMIT
11. PARIMI I HUMANITETI NË PRANIMIN E AUTORIZIMEVE
12. PARIMI I MBROJTJES SË JETËVE
-Përpunimi kriminalistik-Ligjet dhe rregullat e shkencës
kriminalistike, masat dhe veprimet e parapara qëllimi i të cilave
është vërtetimi i ekzistimit të veprës penale dhe kryesit të saj, me
zbulimin dhe mbledhjen e fakteve juridike relevante me
ndihmën e të cilave identifikohet dhe e bënë qasjen te kryesi, dhe
tregon lidhjen e pasojave në mes veprimeve të cilat i ka ndërmarrë
dhe pasojat,çka në fazat e mëtejme të procedurës penale duhet të
shërbejnë si bazë për marrjen e vendimeve penale të drejta.
-Gjurmët e veprave penale duhet kërkuar në:Vendin e ngjarjes
kriminale,në kryesin e veprës kriminale,në viktimën,në sendet të
cilat janë përdorur gjatë kryëerjes së veprës penal,në vendet të cilat
kanë lidhje me veprën penale.
-Ndarja e gjurmëve në bazë të rëndësisë bëhet në dy grupe:
1.Gjurmët mbi të cilat mundet direkt te kryhet identifikimi i kryesit.
2. Gjurmët e tjera
3.-Ndarja klasike e gjurmëve: Gjurmët e shenjave të vijave
papilare(gishtërinjëve, pëllëmbës, shputave);
4.Gjurmët e këmbës (këmbët e zbathura, në çorapa ose në këpucë);
5.Gjurmët e veturave (auto gumat etj.);
6.Gjurmët e kafshëve (shenjat e këmbës, thundrës, patkoi);
7.Gjurmët e mobileve;
8.Gjurmët e armëve (zjarrit dhe të ftohta)
-“VENDI I NGJARJES” nënkuptojmë secilin vend ku mund të
gjenden gjurmët te cilat kanë dalë në lidhje me :
~ PËRGADITJEN
~ KRYERJEN
~ PASOJËN
~ VEPRËS PENALE OSE NGJARJES
Masat e sigurimit përfshijnë:
~ sigurimin e siperfaqes së vendit të ngjarjes (rrethekimin me
litar, vendosjen e pengesave, shfrytëzimin e pengesave që kanë
qenë siç janë rrethojat, jarci, rrugët, pastaj mbyllja e dyerve, vendosja
e sigurimit etj.);
~ parandalimi i heqjes , dëmtimit, zhvendosjes apo fshehjes së
provave materiale
~ mbrojtjen e vendit te ngjarjes ne gjendjen natyrale te tij deri
sa kjo gjendje nuk fotografohet, matet, skicohet dhe
përshkruhet;
Me rastin e hyrjes në vendin e ngjarjes duhet të jemi të
kujdesshëm që me këtë rast të mos na shkatërrohen gjurmët.
Duhet të përpiqemi të hyjmë dhe të dalim rrugës së njëjtë,
ndërsa gjurmët pasuese eventuale nga ekipi inspektues në
menyrë precize të shënohen,si dhe te gjitha gjurmët për të cilat
në mënyrë të pakundërshtueshme vërtetohet nga kush dhe prej nga
rrjedhin.
Detyra e parë në vendin e ngjarjes është që ti ndihmohet të
lënduarve nëse tregojnë shenja të jetës.
-POLIGRAFI-është detektor i gënjeshtrës
-INDICJET-(baza e dyshimit)janë –fakte që tregojnë për ekzistimin
e veprës penale dhe për lidhmërinë e afërt ose të largët të kësaj
vepredhe një personi.
-Indicjet ndahen në:
1.Indicjet që lindin para se të jetë kryer vepra penale
2.Indicjet që manifestohen me rastin e e kryerjes së veprës penale
3.Indicjet që manifestohen pas kryerjes së veprës penale.
-RACIA-është aksion operativ i përgaditur mirë dhe i rrufeshëm.
-Evidenca “MOS”-është njëra ndër evidencat kryesore e cila
mbështetet në punën shumevjeçare duke u bazuar në atë se
kriminelët profesionistë gjatë kryerjes së veprave penale zakonisht
atakojnë të njëjtët objekte dhe përdorin të njëjten taktikë.
-ODOROLOGJIA-Identifikimi i personit në bazë të erës
-PSEUDO BALLAFAQIMI-Ballafaqimi i rrejshëm
-Pyetje Sugjestive(keshilluese,sugjeruese)
-Pyetje plotësishtë disnjuktive(strikte,kërkon përgjigje vetëm PO ose
JO)
-Pyetje ekspektative(e pritshme)
-Pyetje deçizive ( me vendosmëri)
-Llojet e simulimeve-
1.Të metat dhe sëmundjet krijohen me qëllim
2.Sëmundja ose të metat ekzistojnë por manifestohen në formë më të
rëndë ose në formë tjetër.
3.Sëmundaj ose e meta nuk ekziston fare mirëpo paraqitet.
-CORPORA DELICTI-(Njohja e sendeve me të cialt është kryer
vepra)
-Krimet e luftës realizohen në këto mënyra:
Me vrasjen e njerëzve nga popullsia civile,me
keqtrajtime(vrasje,torturë,përdhunime,etj),me vrasjen e robërve të
luftës,me shkatërrimin e pasurisë private etj.
-Prova materiale të vendit të ngjarjes janë:
1.Objekte që kanë shërbyer si mjet për të kryer krimin.
2.Objekte që bartin mbi vete gjurmët e krimit
3.Objekte të tjera që mund të shërbejnë si mjete për zbulimin e
krimeve dhe fajtorëve
4.Objekte që kanë qenë objekt i veprimeve kriminale të të pandehurit
në rastin konkret në vrasje është viktima.
-Largësia e qitjes përcaktohet si:qitje me puçitje.nga afër dhe nga
larg
-Qitje me puçitje-është ajo qitje kur gryka e tytës së armës ndodhet
e puthitur plotësishtë me sipërfaqen e objektit që goditet.
Vetëvrasjet ndahen në :akute dhe kronike,direkte dhe indirekte.
-Llojet e tjera të vetëvrasjeve janë :vetëvrasja e
dyfishtë,familjare,tendencioze,bilancore,recidive, altruistike,e
kombinuar,e komlikuar etj.
-HEJLOSKOPIA-është metodë tek zbulimi i krimeve
seksuale.”Hejloskopia” identifikon personat në bazë të gjurmëve të
buzëve ,duke e matur gjatësinë,gejrësinë,hapsirën mes buzëve etj.
-Format e paraqitjes së kriminaliteti ekonomik
1.Përvetësimi i tepricave të evidencuara,të shkaktuara me
përllogaritjen mesatare të humbjeve të lejuara në mall dhe në
noramtiva të prodhimit.
2.Përvetësimi i tepricave të pa evidencuara,të shkaktuara me
mashtrimin e konsumuesve
3.Përvetësimi i tepricave të paevidencuara të krijuara me afarizëm
për llogari vetjake
4.Korrupsioni dhe keqpërdorimi
5.Malverzimet e dobishme
6.Afarizmi i pandërgjegjshëm
-TRASEOLOGJIA-studion gjurmët që ka lënë objektet me një
strukturë të jashtme të caktuar.Detyrë themelore e saj është
idnetifikimi i atij objekti që ka lënë gjurmë si dhe mënyren se si janë
lënë ato.
-DAKTILOSKOPIA-metodë studimi.krahasimi dhe klasifikimi i
vijave papilare me qëllim identifikimi të personave të veprave
penale,në vazë të karakteristikave individuale që ekzistojnë në vijat
papilare të lëkurës.
-KIROSKOPIA-studion gjurmët e pëllëmbës së duarve
-BALISTIKA KRIMINALISTIKE- studion metodat dhe mjetet tekniko
shkencore për zbulimin,vlerësimin dhe ekzaminimin e gjurmëve të lëna
nga armët e zjarrit dhe municioni që është përdoruru prej tyre.
-Balistika ndahet në:të jashtme dhe të brendshme
-Balistika e jashtme-studion lëvizjet e predhës pasi të dalë nga
tyta,kur ndaj asaj predhe ushtron ndikim graviteti i tokës dhe
rezistenca e ajrit.
-Balistika e brendshme-studion levizjet e predhës brenda tytës së
armës së shtypur nag trysnia e gazrave dhe barutit.
-Balistika terminale-studion efektin e predhësnë shenjën e
qëlluar,ndryshe quhet edhe balistika e cakut.
1. Qka eshte balistika dhe detyrat e saj?
Fjala Balistike rrjedh nga fjala greke “Ballo” qe do te thote te hedhesh. Ballistika
eshte shkenca mbi levizjen e trupava te hedhur ne pergjithesi ( levizjen e predhes ne tyre
dhe jashte saj. Ballistika kriminlaistike studion metodat dhe mjetet teknike-
shkencore per zbulimin , fiksimin egzaminim e gjurmeve te lena nga armet e zjarrit ,
nga municioni qe eshte perdorur prej tyre.
3.Kuptimi i datiloskopis dhe ndarja saj e saj?
Daktiloskopia eshte metode e studimit, krahasimit dhe klasifikimit te vijave papilare
me qellim te identifikimit te personave ne radhe te pare te kryeseve te krimit, ne baze te
karakteristikave individuale qe egzistojne ne vijat papilare-kreshta ne lekure.
9.Fotografija e pershkruar?
Fotografia e jashtme ose e pershkruar eshte pershrkimi me fjale i karakteristikave te
jashtme te personit ( portrait parle). Elementet e fotografise se pershkruar jane: Trupi
dhe mosha, shenjat morfologjike ( behet duke sistemuar pjeset e lendes identifikuese
ne teresi) dhe shenjat hromatike. Fytyra e cdo njeriu ka tri pjese tipike: pjesen e ballit,
pjesen e hundes dhe pjesen e gojes.
10.Ndarja e armeve sipas gjatesis se tytet?
Arme me tyte te gjate ( te gjithe llojet e pushkeve) arme me tyte te shkurte te gjithe llojet
e pistoletave dhe revolveret.
11.Format e gjurmeve te gjakut?
Gjurmet e gjakut – pellgu, pikimi, sperkatja! -PS: Nuk jam i sigurte, nese dikush di
ndryshe le te me korigjoje!
15.Gjumet materiale qe mbeten tek armet e zjarrit?
Gjurmet materiale qe mbeten tek armet e zjarrit jane vete arma e zjarrit, gezhoja dhe
predha.
17.Armet e ftofta dhe te ngrohta?
Armet e ftofta jane te gjitha mjetet te pergaditura posacerisht per luftime per te
shkaktuar lendime ose vdekje( thika, shpata, bajoneta etj) Armet e ngrohta –armet e cdo
kalibri. Luftarake e sportive, gjuetie apo speciale te prodhuara dhe pershtaura ne
menyre artizanale pistoletat, automatiket, minat bombat etj etj.
18.Fotografia Sinjalistike?
Fotografia identifikuese apo sinjalistike eshte lloj i posacem i fotografise i cili
shfrytezohet per identifikimin e kryerseve te veprave penale. Perdoret per te fiksuar
pamjen e jashtme te personave te gjalle kur behet rexhistrimi penal i tyre kur shpallet
kerkimi dhe kur ata paraqiten per njohje si dhe per te fiksuar kufomat e panjohura, me
qellim te identifikimit te tyre.
19. Antropometrija?
Antropometrija eshte metoda e identifikimit te personave ne baze te matjeve kockore te
trupit te njeriut si shtati, gjatesia, gjeresia e kokes gjatesia e gishtit te mesem, te vogle etj.
20.Llojet e vetvrasjeve sipas motivit?
Vetevrasje kronike, akute, e komplikuar, recidive, bilancore. PS: nuk jam i sigurte nese
jane sipas motivit, dikush le te hulumtoje me thelle dhe le te na tregoje!
23.Gjendja flagrances?
Gjendja e flagrances eshte kapja e nje personi te caktuar ne kryerje e siper, ne ikje
menjehere pas kryesrjes ose ne bartje apo prane sendeve apo provave materiale te nje
vepre penale. Per te qene e tille duhet te jete fiksuar rregullisht me formen perkatese
procedurale (procesverbal).
23.Llojet e kontrabandimit?
Kontrabanda me narkotike, me arme, me autmojete, me vlera kulturore etj.
27.Kuptimi i krimit te luftes?
Krimet e luftes kryhen me veprime ose mosvperime kriminale ne kohe lufte ose ne
teritore te pushtuara ne forma dhe menyra te ndryshme si:Me vrasjen e njerzeve nga
popullsia civile, me keqtrajtimin( vrasje, perdhunime, torturime) Me debimin per
pune skllaveruese dhe detyrimin per pune skllaveruese teper renduese, me vrasjene
roberve te luftes, me vrasjen e pengjeve, me shkaterrimin e pasurise private etj.
16.Me qka merret Kiriskopia.?
Kiroskopia eshte dege ndihmese e daktiloskopise hetimore qe studion gjurmet e
pellembes se duarve.
1. Sa lloje te eksperimenteve kemi?
Llojet me te shpeshta te eksperimenteve qe takohen ne praktiken hetimore e
gjyqesore jane:
- eksperimenti kriminalistik
- eksperimenti mjeko – ligjor
- eksperimenti kimik
- eksperimenti kontabel
- lloje te ndryshme te eksperimenteve teknike
2. Cka kuptojme me eksperimentin situacional?
Eksperimenti situacional ka te beje me analizen e kapjes ne flagrance. Hetuesi me
te arritur ne vend te ngjarjes has ne gjurme te ndryshme materiale te cilat ne rast te
flagrances duhet studiuar dhe analizuar.Ne kete rast parimi themelor i kriminalistikes
konsiston ne aftesin e te konkluduarit nga pasojat e ngjarjes kriminale ne drejtim te
shkaqeve te saj.
3. Cilat jane llojet e kontrabandave?
Llojet e kontrbandave jane:
Kontrabanda me narkotik, kontrabanda e mallerave (qarkullimi i te cilave eshte i
kontrolluar dhe i kufizuar), kontrabanda me arme, me automjete, me vlera kulturore etj
4. Si ndahen vjedhjet?
Vjedhjet klasifikohen ne vjedhje nga gjepat, vjedhje ne shitore (lokalet tregetare), vjedhje
me dhune, vjedhje me arme etj
5. Cilat jane format e krimit kompjuterik?
Format e krimit kompjuterik jane: manipulimi me programe, vjedhja gjate nje periudhe te
caktuar, spiunazhi, sabotimi etj.
6. Si klasifikohen gjurmet?
Gjurmet klasifikohen ne dy lloje gjurmesh:
Gjurme te thelluara dhe gjurme siperfaqesore.
Gjurme te thelluara behen ne thellesi te objektit gjurmemarres ne tri permasa : gjatesi,
gjeresi dhe thellesi.
Me gjurme siperfaqesore pasqyrohet vetem relievi qe bie ne kontakt me objektin
gjurmemarres.
7. Cilat jane gjurmet latente?
Gjurmet latente jane gjurmet jo transparente,ato ekzistojne por nuk jane te shfaqura.
8. Cilat jane format e vijave papilare te gishtave?
Format e vijave papilare te gishtave jane: lakore, harkore dhe rrethore.
9. Shkruaj te pakten tri mikrogjurme.
Nder mikrogjurmet me te shpeshta gjinden: qimet, grimcat e bojes, pluhuri, grimca
pshtyme, pikat e gjakut, materie fekale, sperme etj.
10. Me qka merret Kiroskopia?
Kiroskopia eshte dege ndihmese e daktiloskopise hetimore e cila studion gjurmet e
pellembes se dores. Kjo metode merret me regjistrimin, klasifikimin dhe krahasimin e
vijave papilare ne pellembat e duarve.
11. Cka eshte kriminalistika dhe si ndahet?
Kriminalistika eshte shkence e cila merret me zbulimin dhe luftimin e krimit. Ajo ndahet
ne tri pjese: taktika, metodika dhe teknika
12. Roli i metodikes ne kriminalistike
Ne esence metodika ne kriminalistike luan rol shume te rendesishem ngase ndihmon
me rekomandimin e saj shkencor per te bere cilesimin e drejt te vepres penale,
gjithashtu ndihmon ne planifikimin e veprimeve operative, kjo realizohet ndermjet
kombinimit te analizes dhe sintezes, induksionit dhe deduksionit si dhe te analogjise.
13. Kriminaliteti ekologjik (ese)
Kriminaliteti ekologjik eshte pjese e veqant e kriminalitetit te gjithembarshem
bashkekohor. Kete lloj krimi e karakterizojne masiviteti dhe dinamika.
Ne kete rast dinamika e ndikimit te dores se pameshirshme te njeriut mbi ambientin.
Prodhimi i produkteve industriale qe lirojne gazera helmuese, zhvillimi i industries se
thengjillit (rast konkret eshte ndotja e ambientit ne Obliq nga KEK-u). Rritja e shpejt dhe
e pakontrolluar e popullsise sidomos asaj urbane.
14. Vjedhjet dhe thyerjet (ese)
Vjedhja me thyerje e pasurise behet me keto metoda:
Me anen e thyerjeve te pengesave ku ruhet pasuria, me anen e dokumenteve te
falsifikuara nga nje person i jashtem, me dhune ndaj personave qe kane ne mbikqyrje
pasurine.Ky lloj krimi behet me mjete shkencore – teknike dhe me metoda te qarta
maskimi.Menyrat me te shpeshta te vjedhjeve me thyerje jane:
- futja ne lokal me ane te qelsit "kopil" dhe te qelsave te tjere te rreme
- thyerja e deres me force fizike
- thyera e xhamit ne dritare
- thyerja e dollapeve
- fshehja ne objekt gjate dites dhe thyerja gjate nates
15. Korrupsioni si forme e krimit (ese)
Nocioni korrupcion ne gjuhen rutinore e ka kuptimin e ryshfetit.Historikisht
korrupcioni daton qe nga perandoria romake.Ligjet e kesaj perandorie qe ne ate kohe
shprehin opinionin negative publik romak dhe mendimet politiko – kriminale te asaj
kohe.
Ne fjalimet e Ciceronit shpesh here trajtoheshin problemet qe lidheshin me ngjarjen e
dhenjes se ryshfeteve nga nenpunesit e shtetit.Shkeljet korruptive jane trajtuar jo
vetem nga studiues te kriminalistikes por edhe autor te sferave tjera shkencore (si
shkencave politike, studiues te drejtes penale etj)
Disa keto shkelje i definojne si vjedhje, mashtrim, kontrabande, trafik ndikimi,
shperdorim pushteti, "dhurate", shperblim, praktike mashtrimi deri te pastrami i
paras dhe krimi i organizuar. i qfardo forme te jete korrupcioni ai cenon rende vlerat
themelore te shoqerise dhe demokracise.Nga indikatoret me me influence te shfaqjes
se korrupcionit jane:
- perqendrimi i thashethem pushtetit
- I pasurise dhe i privilegjeve
- Kontrollet e teperta administrative
- Kufizimet tregetare
- Pagat e uleta te veprimtareve ne sektorin publik.
1. Sa lloje te eksperimenteve kemi?
Llojet me te shpeshta te eksperimenteve qe takohen ne praktiken hetimore e
gjyqesore jane:
- eksperimenti kriminalistik
- eksperimenti mjeko – ligjor
- eksperimenti kimik
- eksperimenti kontabel
- lloje te ndryshme te eksperimenteve teknike
2. Cka kuptojme me eksperimentin situacional?
Eksperimenti situacional ka te beje me analizen e kapjes ne flagrance. Hetuesi me te
arritur ne vend te ngjarjes has ne gjurme te ndryshme materiale te cilat ne rast te
flagrances duhet studiuar dhe analizuar.Ne kete rast parimi themelor i kriminalistikes
konsiston ne aftesin e te konkluduarit nga pasojat e ngjarjes kriminale ne drejtim te
shkaqeve te saj.
3. Cilat jane llojet e kontrabandave?
Llojet e kontrbandave jane:
Kontrabanda me narkotik, kontrabanda e mallerave (qarkullimi i te cilave eshte i
kontrolluar dhe i kufizuar), kontrabanda me arme, me automjete, me vlera kulturore etj
4. Si ndahen vjedhjet?
Vjedhjet klasifikohen ne vjedhje nga gjepat, vjedhje ne shitore (lokalet tregetare), vjedhje
me dhune, vjedhje me arme etj.
5. Cilat jane format e krimit kompjuterik?
Format e krimit kompjuterik jane: manipulimi me programe, vjedhja gjate nje periudhe te
caktuar, spiunazhi, sabotimi etj.
6. Si klasifikohen gjurmet?
Gjurmet klasifikohen ne dy lloje gjurmesh:
Gjurme te thelluara dhe gjurme siperfaqesore.
Gjurme te thelluara behen ne thellesi te objektit gjurmemarres ne tri permasa : gjatesi,
gjeresi dhe thellesi.
Me gjurme siperfaqesore pasqyrohet vetem relievi qe bie ne kontakt me objektin
gjurmemarres.
7. Cilat jane gjurmet latente?
Gjurmet latente jane gjurmet jo transparente, ato ekzistojne por nuk jane te shfaqura.
8. Cilat jane format e vijave papilare te gishtave?
Format e vijave papilare te gishtave jane: lakore, harkore dhe rrethore.
9. Shkruaj te pakten tri mikrogjurme.
Nder mikrogjurmet me te shpeshta gjinden: qimet, grimcat e bojes, pluhuri, grimca
pshtyme, pikat e gjakut, materie fekale, sperme etj.
10. Me qka merret Kiroskopia?
Kiroskopia eshte dege ndihmese e daktiloskopise hetimore e cila studion gjurmet e
pellembes se dores. Kjo metode merret me regjistrimin, klasifikimin dhe krahasimin e
vijave papilare ne pellembat e duarve.
11. Cka eshte kriminalistika dhe si ndahet?
Kriminalistika eshte shkence e cila merret me zbulimin dhe luftimin e krimit. Ajo ndahet
ne tri pjese: taktika, metodika dhe teknika
12. Roli i metodikes ne kriminalistike
Ne esence metodika ne kriminalistike luan rol shume te rendesishem ngase ndihmon
me rekomandimin e saj shkencor per te bere cilesimin e drejt te vepres penale,
gjithashtu ndihmon ne planifikimin e veprimeve operative, kjo realizohet ndermjet
kombinimit te analizes dhe sintezes, induksionit dhe deduksionit si dhe te analogjise.
13. Kriminaliteti ekologjik (ese)
Kriminaliteti ekologjik eshte pjese e veqant e kriminalitetit te gjithembarshem
bashkekohor. Kete lloj krimi e karakterizojne masiviteti dhe dinamika.
Ne kete rast dinamika e ndikimit te dores se pameshirshme te njeriut mbi ambientin.
Prodhimi i produkteve industriale qe lirojne gazera helmuese, zhvillimi i industries se
thengjillit (rast konkret eshte ndotja e ambientit ne Obliq nga KEK-u). Rritja e shpejt dhe
e pakontrolluar e popullsise sidomos asaj urbane.
14. Vjedhjet dhe thyerjet (ese)
Vjedhja me thyerje e pasurise behet me keto metoda:
Me anen e thyerjeve te pengesave ku ruhet pasuria, me anen e dokumenteve te
falsifikuara nga nje person i jashtem, me dhune ndaj personave qe kane ne mbikqyrje
pasurine.Ky lloj krimi behet me mjete shkencore – teknike dhe me metoda te qarta
maskimi.Menyrat me te shpeshta te vjedhjeve me thyerje jane:
- futja ne lokal me ane te qelsit "kopil" dhe te qelsave te tjere te rreme
- thyerja e deres me force fizike
- thyera e xhamit ne dritare
- thyerja e dollapeve
- fshehja ne objekt gjate dites dhe thyerja gjate nates
15. Korrupsioni si forme e krimit (ese)
Nocioni korrupcion ne gjuhen rutinore e ka kuptimin e ryshfetit. Historikisht
korrupcioni daton qe nga perandoria romake.Ligjet e kesaj perandorie qe ne ate kohe
shprehin opinionin negative publik romak dhe mendimet politiko – kriminale te asaj
kohe.
Ne fjalimet e Ciceronit shpesh here trajtoheshin problemet qe lidheshin me ngjarjen e
dhenjes se ryshfeteve nga nenpunesit e shtetit. Shkeljet korruptive jane trajtuar jo
vetem nga studiues te kriminalistikes por edhe autor te sferave tjera shkencore (si
shkencave politike, studiues te drejtes penale etj)
Disa keto shkelje i definojne si vjedhje, mashtrim, kontrabande, trafik ndikimi,
shperdorim pushteti, "dhurate", shperblim, praktike mashtrimi deri te pastrami i
paras dhe krimi i organizuar. i qfardo forme te jete korrupcioni ai cenon rende vlerat
themelore te shoqerise dhe demokracise.Nga indikatoret me me influence te shfaqjes
se korrupcionit jane:
- perqendrimi i thashethem pushtetit
- I pasurise dhe i privilegjeve
- Kontrollet e teperta administrative
- Kufizimet tregetare
- Pagat e uleta te veprimtareve ne sektorin publik.
16. Kuptimi i terrorizmit (ese)
Embrionet e para te paraqitjes se terrorizmit i gjejme kryesisht nga revolucioni
franqez kah fundi i shek. XX dhe jane aktuale edhe sot.
Fjala terrorizem eshte kompozite e fjales latine terror dhe prapashteses izem qe ne
gjuhen shqipe ka kuptimin bukfal dridhje.
Ndersa disa autore te tjere thone qe fjala terror dmth frike e madhe. Sa i perket
shkaqeve te terrorizmit eshte e veshtire te definohet.
Me terrorizem kuptohet forma e organizimit te aktivitetit kriminal te cilin e
karakterizon ndermarrja aktive e dhunes, kryerja e atentateve dhe rrembimeve, venja e
eksploziveve, zjarreve dhe rrezikshmeria e pergjitheshme. Nderkaq FBI thekson se
terrorizmi eshte perdorim i palogjikshem i dhunes kunder personave ose pasurise,
frikesimi ose qellimet e keqia shoqerore dhe politike.
17. Me qka merret Traseologjia? (ese)
Traseologjia eshte dege e teknikes kriminalistike e cila studion gjurmet qe jane lene nga
objektet me nje strukture te jashtme te caktuar.
Ne parim detyre primare e kesaj disipline eshte identifikimi i atij objekti qe ka lene
gjurme.
Thene me thjesht identifikimi traseologjik ka per qellim percaktimin e objektit, pjeset e
te cilit me pare i perkitnin nje teresie. Pra traseologjia ka per synim studimin e
gjurmeve te cilat pasqyrojne strukturen e jashtme te objektit, pra detyre e saj eshte
shpjegimi i rrethanave se si jane formuar gjurmet.
18. Format e klasifikimit te falsifikimit te dokumenteve?
Me falsifikim kuptojme krijimin e lendeve , te sendeve te rreme te cilat u japin mundesit
qe ato nuk i kane, ose nderrimet e lendeve.
Format e klasifikimit jane:
vjedhja e veprave artistike falsifikimi i tyre si nje nga format me te leverdishme te
aktivitetit kriminal.
Falsifikimi i monedhave
Falsifikimi i letrave me vlere
19. Te vrasjet qka perfshin situate hetimore?
Situata hetimore perfshine:
Zbulimin e kufomes me shenjat e kufomes(e nje vdekjeje me dhune).
Zbulimi i pjeseve te coptuara te kufomes
Zhdukjen e personit ne rrethana te caktuara qe na orjentojne per ngjarjen e ndodhur dhe
fatin e tij.
20. Me qka merret daktiloskopia?
Daktilodkopia eshte metode e studimit e cila inkorporohet ne metodat e krahasimit
dhe te klasifikimit te vijave papilare me qellim identifikimi te personave , ne radhe te
pare te kryesve te krimit ne baze te karakteristikave individuale qe ekzistojne ne vijat
papilare – kreshta ne lekure. Gjurma barte me vete perberjet informatike.
21. Llojet e vrasjeve sipas motivit
Vetevrasje kronike, acute, e komplikuar, recidive, balansore.
22. Gjendja flagrances
Gjendja flagrances eshte kapja e nje personi te caktuar ne kryerje e siper, ne ikje
menjeher pas kryerjes ose ne bartje apo prane sendeve apo provave materiale te nje
vepre penale. Per te qene e till duhet te jete fiksuar rregullisht me formen perkatese
procedurale (procesverbal)
23. Kuptimi i krimit te luftes
Krimet e luftes kryhen me veprime ose mosveprime kriminale ne kohe lufte ose ne
teritore te pushtuara ne forma dhe menyra te ndryshme si: me vrasjen e njerzeve
nga popullsia civile, me keqtrajtimin (vrasje, perdhunime, torturime) me debimin per
pune sklleveruese dhe detyrimin per pune skllaveruese teper renduese, me vrasjen e
roberve te luftes , me vrasjen e pengjeve, me shkatrrimin e pasurise private.
24. Cka eshte balistika dhe detyrat e saj?
Fjala balistike rrjedh nga fjala greke <ballo> qe do te thote te hedhesh.
Balistika eshte shkenca mbi levizjen e trupave te hedhur ne pergjithesi.Balistika
kriminalistike studion metodat dhe mjetet teknike – shkencore per zbulim, fiksimin
ekzaminimin e gjurmeve te lena nga armet e zjarrit, nga municioni qe eshte perdorur prej
tyre.
25. Fotografia e pershkruar
Fotografia e jashteme ose e pershkruar eshte pershkrimi me fjale e karakteristikave te
jashtme te personit.Elementet e fotografise se pershkruar jane: trupi dhe mosha,
shenjat morfologjike (behet duke sistemuar pjeset e lendes identifikuese ne teresi) dhe
shenjat hromatike.Fytyra e qdo njeriu ka tri pjese tipike, pjesen e ballit, te hundes dhe
pjesen e gojes.
26. Ndarja e armeve sipas gjatesise se tyre.
Arme me tyte te gjate (te gjitha llojet e pushkeve) , arme me tyte te shkurt, te gjitha llojet
e pistoletave dhe revolet.
27. Format e gjurmeve te gjakut
Gjurmet e gjakut jane : pellgu, pikimi, sperkatja
28. Gjurmet materiale qe mbeten tek armet e zjarrit
Gjurmet materiale qe mbeten tek armet e zjarrit jane : vet arma e zjarrit, gezhoja dhe
preva.
29. Armet e ftohta dhe te ngrohta
Armet e ftofta jane te gjitha mjetet te pergatitura posaqerisht per luftime per te
shkaktuar lendime ose vdekje (thika, shpata, bajoneta etj) .Armet e ngrohta – armet e
qdo kalibri.
Luftarake e sportive, gjuetie apo speciale te prodhuara dhe pershtatura ne menyre
artizanale pistoletat, automatiket, minat, bombat etj etj.
30. Fotografia sinjalistike
Fotografia identifikuese apo sinjalistike eshte lloj i posaqem i fotografise i cili
shfrytezohet per identifikimin e kryeseve te veprave penale.Perdoret per te fikesuar
pamjen e jashtme te personave te gjalle kur behet regjistrimi penal i tyre kur shpallet
kerkimi dhe kur ata paraqiten per njohje si dhe per te fiksuar kufomat e panjohura, me
qelllim te identifikimit te tyre.
31. Antropometrija
Antropometrija eshte metoda e identifikimit te personave ne baze te matjeve kockore
te trupit te njeriut si shtati, gjatesia, gjeresia e kokes gjatesia e gishtit te mesem, te vogel
etj.

alibia eshte prove per mospranin e personit te dyshimt ne vendin e


ngjarjesne kohen e kryrjes se vepres penale
2.prova matriale eshte fakt apo gjurm qe fitohen cilesin e proqesverbalit
nese fiksohen gjurmt me fotografim skicim por keto jane te sigurta
3.prova personale eshte deklarata e deshmitarit per keto prova jane me pak
te sigurta
4.evidenca eshte per rexhistrimin e veprave penale me kryes te pa njohur e
qe jane kryer me nje menyr te caktuar
5.llojet e gjurmeve matriale jane gj,e gishtave  gj.e pellembes se
dores,brrylave te kraheve
6.datoskopia eshte gjurmet e gishtit karakteristik e dataskopis jane vijat
papilare
7.metoda e telepatis eshte bartje e drejtperdrejt ne gjendje te veqant psiqike
8.datoskopia studion pese gishtat e pellembes se dores,kurse monoskopia
studion qdo gisht veq e veq
9.teoria e kontaktit e studion mekanizmin e gjurmeve perfaqesimi i gjurmeve
te gjurm marrsit dhe gjurm lanesit
10.kapaciteti stimulant eshte marrja e njekohshme e pershtypjeve qe behet
me shiqim me prekje dhe degjim
11.aftesi te posaqme te mbajtjes mend quhen identiket
12.indicjet jane fakte ose shenja te cilat tregojn se diqka eshte kryer ose duke u
kryer
13.rrena ose genjeshtra eshte faktor qe pengon zbulimin e te vertetes
14.poligrafi eshte detektor per zbulimin e rrenes
15.pseodologjia fantastike eshte rrene e personit ajo rrene per tju shmangur
realitetit
16.modos operanti eshte evidentimi i krimeve sipas menyres se kryerjes
17.opurtuniteti ose pershtatshmeria taktike kurre nuk duhet ta nenshtrojm
parimin e legalitetit
18.prove matriale eshte qdo lende qe mund te jep informacion per ngjarjen e
caktuar
19.traseologjia studion gjurmet e krimit
20.balistika eshte shkenca mbi levizjen e trupave te hedhur ne
pergjithesi(levizjen e predhes ne tyt dhe jashte saj).
21.balistika ndahet ne te Balsik te brendshme dhe te jashtme.
- bal.e bredeshme studion lëvizjen e predhës brenda tytës
- bal.e jashtme studion efektin e projektimit ne shenjen e qëlluar.
- balistika terminale studion efektin e projektimit ne cak.
22. Kemi 2 kategori te vetëvrasjeve kronike dhe akute.
Vetëvrasje ndahen ne recidive ,komplikuara,kombinuara,familjare, bilancore.
- recidive kur personi ja merre vetit jeten( kur personi tenton te beje
vetëvrasje disa here).
- bilancore kur personi vendos te beje vetëvrasje per shkake te
kushteve ekzistuse)
Vetëvrasja eshte vdekje e shkaktuar ne menyre te kundërligjshme me
dashje ose padashje.
Mënyrat e vetëvrasjeve jane : me varje , me arme te ftofta ,me
asfikson,me helmin etj.
Klasifikimi i ndotësve te natyrës jane : ndotesit inorganik dhe organik

KRIMINALISTIKË
-Çka është Kriminalistika-është disciplinë shkencore e cila mbron shoqërinë nga
kriminaliteti,studion dhe i përpunon metodat dhe mjetet teknike për
gjurmimin,fiksimin dhe kryerjen e provave me qëllim të zbulimit ,hetimit dhe gjykimit
dhe parandalimit të veprave penale.
- Metodat e identifikimit në kriminalistikë janë:Teknike,Taktike dhe Metodike
-TEKNIKA E KRIMINALISTIKËS-është degë e kriminalistikës e cila merret më
zbulimin,përsosjen e metodave më të përshtatshme tekniko-shkencore,për regjstrimin
dhe identifikimin e personave,sigurimin dhe trajtimin material të gjurmëve dhe lëndëve të
veprave penale.Teknika kriminalstike ndahet në:regjistruese,hetimore dhe operative
--Teknika hetimore-studion regjistrimin e gjurmëve dhe sendeve materiale të veprave
penale.
-Teknika regjistruese- gjenë dhe përsos metodat dhe mjetet e përshtatshme
shkencore për regjsitrimin dhe identifikimin tekniko-kriminalistike të
personave,kufomave,sendeve dhe gjurmëve.
-Fazat e teknikës kriminalistike-Etike,Mistike,Ligjore dhe e e bindjes së lirë.
-Taktika kriminalistike-
-Metodika kriminalistike-shfrytëzon mjetet m teknikës kriminalistike dhe
rekomandimet taktike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të veprave penale veç e veç.
-ADN-është mëtoda më e suksesshme për arsye se idëntifikon personin në bazë të
gjurmëve gjenetike sepse molekulat e ADN-së janë të vetmet molekula që kanë aftësi të
riprodhojnë vetveten.Ato bazohen në faktin se asnjë qenie njerzore nuk ka trashegimi të
njëjtë gjenetike.
-ALIBIA-deklaratë e rrjeshme e kryesit të veprës penale i cili mundohet ta fsheh
krimin e bërë,p.sh.deklaron se nuk ka qene ne vendin e ngjarjes.
-PROVA-është objekt i të provuarit,tërësia e fakteve ,konstatimi i të cilave është i
nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të një çështjeje penale.
-Pyetjet e “arta” të Kriminalistikës janë:Çka?,Kush?,Kur?,Ku?,Si?,Me çka?,Pse?,Kënd
ose çka?,Me kë?
-Dispozitat procedurale caktojnë rregullat për mënyrën e ushtrimit të ndjekjes
penale,hetimit dhe gjykimit si dhe ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
-Bahkëpunimi juridik ndërkombëtar mbështetet në 4 konventa:K.e Ekstradimit,e
Ndihmës juridike në fushën penale,e transmetimit të procedurave represive,e
transferimit të personave të dënuar.
-GALVANOMETRI-regjitron reflekset psiko-kalvanike.shtypjen e gjakut,pulsin
frymëmarrjen etj.
-OKSIHEMOGRAFI-përdoret për regjistrimin e arritjes së oksigjenit në gjak.
-AUTONOGRAFIA & TENOGRAFIA-regjstron rekasionet motorike
-Teknika Operative-është degë e teknikës kriminalistike e cila zhvillon metodat dhe
mjete bashkëkohore të cilat zbatohen në punët operative me qëllim të mbledhjes dhe
sigurimit të gjurmëve që ndihmojnë në zbulimin dhe sqarimin e veprës penale.
-Policia gjyqësore-tërësi e organeve të shtetit veprimtaria e të cilave synon të siguroj
kushtet për ushtrimin e ndjekjes së veprave penale.
-Genjështarët patologjik (mitomanët, pseudologjia phantastica)- kanë një
imagjinatë të gjallë dhe të bujshme dhe këto i tregojnë si realitet. Jo rrallë
gënjështarët (konfabulatoret) nga njëra anë e dinë se gënjejnë ndërsa në anën tjetër
beson në gënjeshtrën e tij si të vërtetë.
-Delikte-Akte individuale me të cilat shkelen normat e së drejtës
-Shkaqet e kriminalitetit-te jashtëm dhe të brendshëm
1.Të jashtëm (ambientale ose shkaqet sociologjike)-kriza
ekonomike,papunësia,kriza ekonomike,banimi,varfëria,pasuria,politike
fetare,racore nacionale,ndikimet kulturore dhe konfliktet etj.
2.Të brendshme-(faktorët krimogjen) individuale (Këtu vjen në shprehje karakteri
personit,temperamenti,qendrimi,motivi,shprehija,interesi,implikimet
shoqërore,ideali,emocionet dhe vetitë e tjera në bazë të të cilave krijohet karakteri i një
personaliteti.
-Kriminalistika preventive – domethënia e saj është në atë që ajo mjetet dhe
metodat i aplikon me qëllim të shmangjes së veprave penale që të mos vij te pasojat e
padëshiruara.
Kriminalistika represive – eshte ngusht e lidhur me shkencen e procedures penalo
juridike e cila qon kah ndjekja penale,por edhe në të gjitha fazat e ndjekjes penale dhe
veprimtarinë e subjekteve te saj.
Format që lajmrohen gjatë proceseven kriminalistike dallohen
Heuristikan
Kriminalistika silogjistiken
Kriminalistika heuristike e paraqet veprën penale si dukuri reale dhe njihet si zbuluese
e veprës penale dhe kryesit.Ajo i shfrytëzon mjetet e vëzhgimit,shënimeve,përvojës
jetësore,njohuritë nga shkencat tekniko natyrore,eksperimentimi etj.
Kriminalistika silogjistike gjithashtu paraqetn veprën penale si dukuri reale por
edhe si lëndë të ndjekjes penale dhe drejtës penale.Kjo niset nga besueshmëria se
personi i caktuar është kryes i veprës penale si dhe shqyrton në mënyrën më të
përsosur nxjerrjen e veprimeve dhe dëshmive nga procesi.Mjetet e kriminalistikës
silogjistike janë kufizuar me rregullat e procedures
-Parimet themelore të Kriminalistikës
1. PARIMI I LIGJSHMËRISË
2. PARIMI I SË VËRTETËS DHE OBJEKTIVITETIT
3. PARIMI I SHPEJTËSISË DHE OPERATIVITETIT
4. PARIMI I PLANIFIKIMIT METODIK DHE TAKTIK
5. PARIMI I BAZUESHMËRISË DHE QËNDRUESHMËRISË
6. PARIMI I KOORDINIMIT DHE BASHKEPUNIMIT
7. PARIMI I UDHËHEQJES UNIKE
8. PARIMI I RUAJTJES SË SEKRETIT ZYRTAR
9. PARIMI I PROCEDURËS PREVENTIVE
10. PARIMI I PROFESIONALIZIMIT DHE SPECIALIZIMIT
11. PARIMI I HUMANITETI NË PRANIMIN E AUTORIZIMEVE
12. PARIMI I MBROJTJES SË JETËVE
-Përpunimi kriminalistik-Ligjet dhe rregullat e shkencës kriminalistike, masat dhe
veprimet e parapara qëllimi i të cilave është vërtetimi i ekzistimit të veprës penale dhe
kryesit të saj, me zbulimin dhe mbledhjen e fakteve juridike relevante me ndihmën e të
cilave identifikohet dhe e bënë qasjen te kryesi, dhe tregon lidhjen e pasojave në mes
veprimeve të cilat i ka ndërmarrë dhe pasojat, çka në fazat e mëtejme të procedurës
penale duhet të shërbejnë si bazë për marrjen e vendimeve penale të drejta.
-Gjurmët e veprave penale duhet kërkuar në:Vendin e ngjarjes kriminale,në kryesin
e veprës kriminale,në viktimën,në sendet të cilat janë përdorur gjatë kryëerjes së veprës
penal,në vendet të cilat kanë lidhje me veprën penale.
-Ndarja e gjurmëve në bazë të rëndësisë bëhet në dy grupe:
1.Gjurmët mbi të cilat mundet direkt te kryhet identifikimi i kryesit
2. Gjurmët e tjera
3.-Ndarja klasike e gjurmëve: Gjurmët e shenjave të vijave papilare(gishtërinjëve,
pëllëmbës, shputave);
4.Gjurmët e këmbës (këmbët e zbathura, në çorapa ose në këpucë);
5.Gjurmët e veturave (auto gumat etj.);
6.Gjurmët e kafshëve (shenjat e këmbës, thundrës, patkoi);
7.Gjurmët e mobileve;
8.Gjurmët e armëve (zjarrit dhe të ftohta)
-“VENDI I NGJARJES” nënkuptojmë secilin vend ku mund të gjenden gjurmët te cilat
kanë dalë në lidhje me : ~ PËRGADITJEN~ KRYERJEN~ PASOJËN~ VEPRËS
PENALE OSE NGJARJES
Masat e sigurimit përfshijnë:
~ sigurimin e siperfaqes së vendit të ngjarjes (rrethekimin me litar, vendosjen e
pengesave, shfrytëzimin e pengesave që kanë qenë siç janë rrethojat, jarci, rrugët,
pastaj mbyllja e dyerve, vendosja e sigurimit etj.);
~ parandalimi i heqjes , dëmtimit, zhvendosjes apo fshehjes së provave materiale
~ mbrojtjen e vendit te ngjarjes ne gjendjen natyrale te tij deri sa kjo gjendje nuk
fotografohet, matet, skicohet dhe përshkruhet;
Me rastin e hyrjes në vendin e ngjarjes duhet të jemi të kujdesshëm që me këtë rast të
mos na shkatërrohen gjurmët.
Duhet të përpiqemi të hyjmë dhe të dalim rrugës së njëjtë, ndërsa gjurmët pasuese
eventuale nga ekipi inspektues në menyrë precize të shënohen, si dhe te gjitha gjurmët
për të cilat në mënyrë të pakundërshtueshme vërtetohet nga kush dhe prej nga rrjedhin.
Detyra e parë në vendin e ngjarjes është që ti ndihmohet të lënduarve nëse tregojnë
shenja të jetës.
-POLIGRAFI-është detektor i gënjeshtrës
-INDICJET-(baza e dyshimit)janë –fakte që tregojnë për ekzistimin e veprës penale dhe
për lidhmërinë e afërt ose të largët të kësaj vepre dhe një personi.
-Indicjet ndahen në:
1.Indicjet që lindin para se të jetë kryer vepra penale
2.Indicjet që manifestohen me rastin e ekryerjes së veprës penale
3.Indicjet që manifestohen pas kryerjes së veprës penale.
-RACIA-është aksion operativ i përgaditur mirë dhe i rrufeshëm.
-Evidenca “MOS”-është njëra ndër evidencat kryesore e cila mbështetet në punën
shumevjeçare duke u bazuar në atë se kriminelët profesionistë gjatë kryerjes së veprave
penale zakonisht atakojnë të njëjtët objekte dhe përdorin të njëjten taktikë.
-ODOROLOGJIA-Identifikimi i personit në bazë të erës
-PSEUDOBALLAFAQIMI-Ballafaqimi i rrejshëm
-Pyetje Sugjestive(keshilluese,sugjeruese)
-Pyetje plotësishtë disnjuktive(strikte,kërkon përgjigje vetëm PO ose JO)
-Pyetje ekspektative(e pritshme)
-Pyetje deçizive ( me vendosmëri)
-Llojet e simulimeve-
1.Të metat dhe sëmundjet krijohen me qëllim
2.Sëmundja ose të metat ekzistojnë por manifestohen në formë më të rëndë ose në formë
tjetër.
3.Sëmundaj ose e meta nuk ekziston fare mirëpo paraqitet.
-CORPORA DELICTI-(Njohja e sendeve me të cialt është kryer vepra)
-Krimet e luftës realizohen në këto mënyra:
Me vrasjen e njerëzve nga popullsia civile,me
keqtrajtime(vrasje,torturë,përdhunime,etj),me vrasjen e robërve të luftës,me shkatërrimin
e pasurisë private etj.
-Prova materiale të vendit të ngjarjes janë:
1.Objekte që kanë shërbyer si mjet për të kryer krimin.
2.Objekte që bartin mbi vete gjurmët e krimit
3.Objekte të tjera që mund të shërbejnë si mjete për zbulimin e krimeve dhe
fajtorëve
4.Objekte që kanë qenë objekt i veprimeve kriminale të të pandehurit në rastin
konkret në vrasje është viktima.
-Largësia e qitjes përcaktohet si:qitje me puçitje.nga afër dhe nga larg
-Qitje me puçitje-është ajo qitje kur gryka e tytës së armës ndodhet e puthitur plotësishtë
me sipërfaqen e objektit që goditet.
Vetëvrasjet ndahen në :akute dhe kronike,direkte dhe indirekte.
-Llojet e tjera të vetëvrasjeve janë :vetëvrasja e
dyfishtë,familjare,tendencioze,bilancore,recidive, altruistike,e kombinuar,e komlikuar etj.
-HEJLOSKOPIA-është metodë tek zbulimi i krimeve seksuale.”Hejloskopia”
identifikon personat në bazë të gjurmëve të buzëve ,duke e matur
gjatësinë,gejrësinë,hapsirën mes buzëve etj.
-Format e paraqitjes së kriminaliteti ekonomik
1.Përvetësimi i tepricave të evidencuara,të shkaktuara me përllogaritjen mesatare të
humbjeve të lejuara në mall dhe në noramtiva të prodhimit.
2.Përvetësimi i tepricave të pa evidencuara,të shkaktuara me mashtrimin e
kosnumuesve
3.Përvetësimi i tepricave të paevidencuara të krijuara me afarizëm për llogari
vetjake
4.Korrupsioni dhe keqpërdorimi
5.Malverzimet e dobishme
6.Afarizmi i pandërgjegjshëm
-TRASEOLOGJIA-studion gjurmët që ka lënë objektet me një strukturë të jashtme të
caktuar.Detyrë themelore e saj është idnetifikimi ia tij objekti që ka lënë gjurmë si dh
mënyrn se si janë lënë ato.
-DAKTILOSKOPIA-metodë studimi.krahasimi dhe klasifikimi i vijave papilare me
qëllim identifikimi të personave të veprave penale,në vazë të karakteristikave
individuale që ekzistojnë në viajt papilare të lëkurës.
-KIROSKOPIA-studion gjurmët e pëllëbës së duarve
-BALISTIKA KRIMINALISTIKE- stdion metodat dhe mjetet tekniko shkencore për
zbulimin,vlerësimin dhe ekzaminimin e gjurmëve të lëna nga armët e zjarrit dhe
municioni që është përdoruru prej tyre.
-Balistika ndahet në:të jashtme dhe të brendshme
-Balistika e jashtme-studion lëvizjet e predhës pasi të dalë nga tyta,kur ndaj asaj predhe
ushtron ndikim graviteti i tokës dhe rezistenca e ajrit.
-Balistika e brendshme-studion levizjet e predhës brenda tytës së armës së shtypur nag
trysnia e gazrave dhe barutit.
-Balistika terminale-studion efektin e predhësnë shenjën e qëlluar,ndryshe quhet edhe
balistika e cakut.

DETYRAT, OBJEKTI DHE METODAT E KRIMINALISTIKËS


Kriminalistika është lëndë ekzakte dhe empirike e cila merret me krimet e paraqitura në
forma të specializuara dhe të veçanta.
Hetimi,gjykimi dhe parandalimi i krimit mund të kryhet me sukses vetëm atëher
kur respektimi i kodit penal dhe procedural shoqërohet me zbatimin e metodave dhe
mjeteve teknike dhe taktike dhe metodike bashkëhore shkencore kriminalistike.
Kriminalistika sikurse edhe disiplinat e tjera penale,ka për detyrë mbrojtjen e shoqërisë
nga kriminaliteti.
Kontributi i kriminalistikes në këtë drejtim konsiston në: zbulimin,sqarimin, dhe të
provuarit e veprës penale;zbulimin dhe identifikimin e kryerësve të veprave
penale,parandalimin e kriminalitetit
Kriminalistika në luftë kundër kriminalitetit,përpunon metoda e mjete shkencore për
zbulimin,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale
Kriminalistika heton tërë veprimtarin represive dhe preventive e cila ka për qëllim
luftimin e kriminalitetit.
Kriminalistika represive është e lidhur ngushtë me procedurën penale.
Çuarja drejt rezultatit të hetimit bëhet në mënyrë profesionale,vetëm nëse përdoren
mjetet dhe metodat kriminalistike.
SHKENCA E KRIMINALISHTIKËS MERRET ME STUDIMIN DHE
PËRPUNIMIN NË BAZE TË KODIT PENAL DHE PROCEDURAL PENAL,TË
METODAVE E MJETEVE TEKNIKE,TAKTIKE DHE REKOMANDIMEVE
METODIKE PËR KËRKIMIN,GJETJEN,KQYRJEN DHE VLERSIMIN E
PROVAVE ME QËLLIM TË ZBULIMIT,HETIMIT,GJYKIMIT DHE
PARANDALIMIT TE VEPRAVE PENALE.
Kriminalistika si shkencë juridike është e ndarë në katër pjesë:1)Teorinë e
përgjithshme kriminalistike;2) Teknika kriminalistike;3)Taktika
kriminalistike;4)Metodika kriminalistike.
Në kuptim të gjerë, detyrat e kriminalistikës janë marrja e masave preventive dhe
represive me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit.
Bazën ligjore të kriminalistikës e përbëjn Kodi penal dhe ai i procedurës penale.
Midis të drejtës penale ,procedurës penale dhe kriminalistikës ka një lidhje organike.
Kjo lidhje buron nga fakti se zbulimi,hetimi, dhe parandalimi i veprave penale është
një veprimtari komplekse dhe e ndërlikuar ku gërshetohen problemet penale
procedurale dhe kriminalistike.
Për të aplikuar normën konkrete të së drejtës penale është e domosdoshme që të
vërtetohet saktësisht faktet e një ngjarje penale.
E drejta e procedurës penale është degë e drejtësisë e cila rregullon veprimtarin e
gjykatës dhe të subjekteve të tjera procesuale dhe procedurën me të cilën vërtetohet se
a i përgjigjet ngjarja konkrete cilësisë së veprës së caktuar penale.
Psh, përmbajtjen reale të kqyrjes së vendit të ngjarjes,pyetjen e dëshmitarit dhe të
të pandehurit dhe të disa veprimeve të tjera hetimore i siguron kriminalistika.
Kriminalistika duhet të jetë e pranishme në procedurë penale qyshe nga fillimi i saj deri
në përfundim.
Kjo shkencë e ka funksionimin e zbardhjen e krimit,mbledhjes së
provave,ekzaminimit të gjurmëve materiale dhe shfrytëzimit të mjeteve bashkohore në
luftimin e krimit.
Kriminalistika ka lidhje të ngushtë me: Kriminologjinë, të Drejtën
Penale,Procedurën Penale,Politikën kriminale,Mjekësin
ligjore,Psikologjinë,Psikiatrin ligjore,Kiminë ligjore,Procedurën civile,Psikologjinë
gjyqësore etj.
ZHVILIMI I KRIMINALISTIKËS
Kriminalistika duke u mbështetur në arritjet e shkencave teknike e natyrore ka
evoluar kryesisht si disiplinë teknike për ta ndihmuar veprimtarin e policisë në
zbulimin e veprave penale dhe identifikimin e personave.
Kriminalistika së pari ka qenë si disiplinë policore e cilësuar si policia teknike dhe
policia shkencore.
Ndihmesë të çmuar për zhvillimin e kriminalistikës si shkencë në shërbim të drejtësisë
penale, që e ka lidhur me të drejtën penale dhe procedurën penale ka dhënë profesori i
Grazit: Hans Gross,veprat:”Manual për gjyqtarët hetues si sistem i kriminalistikës”
“Psikologjia kriminale” etj.Sipas tij, kriminalistika është shkencë që studion dukurit
reale që kanë të bëjnë në përmbajtjen e së drejtës penale.Ai e trajton objektin e
kriminalistikës nga prizmi teknik,taktik e metodik.
Henry Faulds- duke studiuar gjurmët e pasqyruara në argjilën e poçarive japoneze,i
lindi ideja që të bëjë kërkime etnologjike dhe ti krahasojë këto gjurmë papilare të vijave
me ato të japonezëve të bashkohës.Ai arriti të identifikoj personin në baze të
gjurmëve të gishtave të lënë në një gotë uji dhe në rastin tjetër vërtetoi mungesën e
identitetit.
Ky komunikoi me antropologun anglez Franciz Galton,specialist për problemet e
trashëgimisë.Galton nxori përfundim se vijat papilare nuk janë të trashëgueshme, por
ato ishin të pandryshueshme gjatë gjithë jetës së njeriut
Në këtë mënyre Galton e përkrahi iden e Fauldsit dhe e vuri daktiloskopinë mbi baza
shkencore.
Alec Jeffreys – gjenetik anglez ka merita të veçanta për zbulimin e metodës së gjurmës
gjenetike –ADN_së e cila e ka përpunuar dukshëm fushën e identifikimit të personave.
Kjo konsiderohet si një nga kontributet më të rëndësishme të kriminalistikës në shek e
XX (20).
Kjo mbështetet në acidin dëzoksiribunokleik,lidhja gjenerike në çdo qelizë të
organizmit të njëriut.
Themelet e kriminalistikës janë vënë në fund të shek,XIX (19) dhe në fillim të shek XX
(20).
Pa planifikim është e pa mundur të zbulosh,të hetosh dhe të shpjegosh në mënyrë
objektive, të gjithanshme dhe të plotë veprën penale,dhe fajësinë e kryesit. Planifikimi
përfaqëson punën organizative.
Ngjarja e cila i përket së kaluarës, përbën vetëm një pjesë të objektit të të provuarit.Në
këtë objekt përfshihen edhe fakte të tjera, të cilat përcaktohen drejtpërsëdrejti nga
hetuesi: pasojat e veprës penale, shenjat që lë personi në kryerjen e veprës penale,
mjetet që janë përdorur për kryerjen e saj, rrethanat që kanë të bëjnë me personalitetin
e subjektit të veprës penale,etj.
Cilësia e kriminalistikës qëndron në faktin që rregullat e përgjithshme të taktikës
dhe teknikës kriminalistike mundë të aplikohen vetëm në rrethana dhe situate reale të
rastëvë konkrete.
LUFTIMI BASHKOHOR I KRIMINALITETIT
Parandalimi dhe luftimi i suksesshëm i kriminalitetit nuk mundë të mbështetet
vetëm në metodat e njëjta të kriminalistikës,por edhe njohja e shkencave të tjera, të cilat
lëndë studimi e kanë kriminalitetin,( e drejta penale, procedura penale,
kriminologjia,politika kriminale, mjekësia ligjore,psikologjia etj.), por vëmendje e
theksuar i është kushtuar raportit te kriminalistikës me kriminologjinë.
Kriminalistika dhe kriminologjia e studiojnë kriminalitetin nga aspektet e
ndryshme:Kriminalistika nga këndi i zbulimit të veprës penale dhe kryeseve të
tyre,kurse kriminologjia në relacion më të gjerë, nga aspekti i kërkimit të shkaqeve
të kushteve e formave të paraqitjes së veprave të caktuara penale.
Kriminalistikën e përbëjnë tri fusha studimi:teknikën kriminalistike, taktikën
kriminalistike dhe metodikën kriminalistike.
Viteve të fundit i kushtohet rëndësi kërkimeve të strategjisë kriminale.
Strategjia kriminale është studim mbi zbulimin e qëllimeve të caktuara juridiko-
penale në fushën e parandalimit dhe të luftimit të veprave penale me masa afatgjate të
rëndësishme të planifikuara dhe të harmonizuara.
POLICIA SHKENCORE
Policia shkencore që nga vitet e 50_ta e deri në ditët e sotme duke përfituar nga
zhvillimi i vrullshëm i shkencave teknike e natyrore, nga zbulimet, studimet e kërkimet
shkencore në këto fusha i pasuroi së tepërmi laboratorët e saj me metoda e teknika të reja
për të luftuar kundër kriminalitetit të organizuar.Kjo veprimtari e gjerë shkencore e
teknike sot ka marrë emrin ”shkenca juridike”
Detyrë shkencore e kriminalistikës është gjetja dhe perfeksionimi i mjeteve dhe
metodave të ndryshme për sqarimin e veprave penale,par së gjithash në zbulimin dhe
nxjerrjen e provave në kontestin e veprave penale dhe kryesit.
Kriminalistika është e domosdoshme ne ndjekjen dhe zbulimin e krimit. Është e pa
mundshme procedura penale pa aplikimin e metodave kriminalistike.
-DETEKTORI I GENJESHTRËS-
Njohurit e para në këtë drejtim paraqiten në fund të shekullit XIX dhe lidhen me
punën e shkencëtarëve Italian: Moso. Lombrozo.Kjo në shek. XX perfeksionohet në
SHBA si aparaturë teknik ndihmëse policore e cila është emërtuar “LIE
DECECTOR”(zbuluesi i gënjeshtrës).
Kjo në qarqet nacionale e mori emrin “POLYGRAPH” .Poligrafi është një mjet i
ndërtuar për të përcaktuar gjëja të vërteten në thëniet, në bazë të fiksimit të
reaksioneve fiziologjike që prodhohen te njeriu në kohën e pyetjeve(ndryshimet e
shpejtësisë dhe thellësisë së frymarrjes të pulsit të tensionit arterial të gjakut,të
refleksionit galvanic të lëkurës, të biorrymave të trurit, të zgjerimit ose të ngushtimit të
enëve të gjakut).
Shkenctari- Lovrence Ferveil ka zbuluar praktikën e matjes së impulseve celebral. I
dyshuari ndodhet i ulur në një dhomë dhe mbanë në kokë një helmet elektrodash e
cila është e lidhur me një kompjuter.Ne ekranin e tij regjistrohen me anë të një
grafiku,impulse elektronik që lëshon truri kur para tij shfaqen imazhet familja.
Sipas Ferveil njeriun që ka shpikur makinën që lexon mendimet, këto sinjale elektrike
janë një rrugë e sigurtë per të zbuluar të kaluarën e një personi.Kjo makin është shumë
efikase për zbulimin e terroristëve.
Studiuesit po testojnë një aparaturë teknike fotografike e cila arrin të zbulojë
qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të fytyrës së njeriut. Gjaku tenton të
grumbullohet përreth syve të njeriut kur ai gënjen.Një aparaturë e tillë mendohet të
vendoset në të gjitha airoportet amerikane.
Pastaj në SHBA në 1000 stacione policore përdorin edhe analizator të stresit vokal
disa regjistrues tepër të ndjeshëm të cilët janë të aftë të dallojnë dridhjet e zërit gjatë
gënjeshtrës.
PARIMET THEMELORE TË KRIMINALISTIKËS
Vetëm me përfilljen e këtyre parimeve mundë të kryhen masat dhe veprimet
kriminalistike në mënyrë të organizuar, sistematike, metodike të vazhdueshme dhe
efikase në zbulimin dhe ndriçimin e veprave penale.
Këto parime kanë për qëllim drejtimin e të gjithë kriminalistëve me rastin e marrjes
së masave operative-teknike dhe veprimtarive të tjera.Njëkohësisht duke vepruar
sipas këtyre parimeve themelore të kriminalistikës zbulohen, gjurmohen,
ekzaminohen më me sukses edhe provat materiale.
Parimet themelore të kriminalistikës janë:
1) Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit
2) Parimi metodik dhe planifikimit të procedurës
3) Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit
4) Parimi i shpejtësis dhe i befasisë
5) Parimi i themelsis dhe këmguljes
6) Parimi i objektivitetit
7) Parimi i drejtimit unik të veprimtarive operative-teknike për qdo qështje penale
veq e veq 8) Parimi i kordinimit dhe bashkpunimit
9) Parimi i ekonomizimit në të vepruarit
10) Parimi i diskrecionit (konspiracionit)
11) Parimi i ligjshmëris
12) Parimi i humanizmit
1) Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit
Parimi i lirisë teknike gjatë kryerjes së veprimeve operative-taktike dhe hetimore
mbështetet në zgjedhjen e lirisë së veprimeve që janë më të përshtatshme për të zbuluar të
vërtetën.
Veprimtaria operative taktike gjejnë bazën e saj juridike në legjislacionin penal (në
kodin e procedurës penale).Veprimi operativ jo vetëm që paraprinë procedurën penale
por ai përcjellë zhvillimin e tërësishëm të saj.
Parimi i proporcionalitetit kërkon që ndërmarrja e përmasës të shtrihet aq sa lejojnë
sfera, përmbajtja dhe intensiteti i qëllimit në procedurën konkrete penale.
2) Parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës
Zbatimi i kriminalistikës është i lidhur pashkëputshëm me sendërtimin e mësimit mbi
planifikimin,si metode pune të shkallës së lartë në nivelin shkencor bashkëkohor .Parimi
metodik dhe i planifikimit të procedurës nënkupton krijimin e tërë veprimtarisë që
nga çasti i parë metodikisht dhe sipas planit kërkohet zbulimi i së vërtetës, domethënë
përcaktimin veprës penale i rrethanave në të cilat ka ndodhur dhe i personave që e kanë
kryer atë.
Për kapërcimin e pengesave dhe vështirësive ndihmon metoda e organizimit të
punës, e planifikimit të hetimit te veprave penale, në përputhje të plotë me kodin penal
me atë procedural penal dhe me rekomandimet teknike-taktike kriminalistike.
Nëse do të punohet pa sistem dhe pa plan, do të bëhen gabime të mëdha që vështirë
përmirësohen dhe pasojat nuk mund të mënjanohen.
3)Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit
Secila punë kriminalistë nis me dyshime.Të dyshosh do të thotë të supozosh më
shumë e më ndryshe nga ajo që tregon pamja e jashtme.
Edhe gjatë punës më të shkathtë dhe më të kujdesshme bëhen gabime.Mirëpo nëse
këto vërehen me kohë do të shërbejnë më mirë për punë të drejtë në të ardhmen sa
suksesi i arritur rastësisht.
Qëndrimi kritik ndaj pjesmarrsëve në procedurë dhe ndaj të gjitha mjeteve provuese e
bëjnë punën më të frytshme.
4) Parimi i shpejtësisë dhe i befasisë
Shpejtësia dhe befasia janë parime të lidhura mjaftë ngushtë. Veprimet dhe masat e
shpejta kriminalistike e befasojnë fajtori, e bëjnë atë të pa aftë për luftën e më tejshme
me dinakëri dhe me mjete të pandershme. fajtori llogarit se nuk do të zbulohet ose nuk do
të ju provohet faji.
Gati të gjitha masat operative-teknike dhe veprimet hetimore pak a shumë mundë
të kenë sukses të plotë vetëm duke zbatuar parimin e befasisë.
Ky parim kërkon reagim të shpejtë, të urtë energjik, të drejtpërdrejt dhe me vendë
kundër dukurive, të cilat bartin në vete elemente të veprës penale dhe të ngjarjeve të tjera
të ngjashme.
5)Parimi i themelësisë dhe i këmbënguljes
Për shkak të energjisë dhe të shpejtësisë të cilat e karakterizojnë veprimtarin e
policisë të gjitha operacionet duhet të jenë të themelta dhe të plota.
Parimi i punës me themel dhe me ngulm kërkon hulumtimin e barabartë të të gjitha
fakteve që kanë të bëjnë me veprën penale dhe sado që disa hollësi duken të
parëndësishme qysh në fillim të punës.
Në çdo çështje penale duhet të mblidhen veçmas të gjitha provat, pa përjashtime
.Durimi dhe këmbëngulja janë veti të çmueshme, të cilat kriminalisti duhet t’i zhvilloj
dhe kultivoj në vetvete.
6) Parimi i objektivitetit
Parimi i objektivitetit duket të jetë i pranishëm te kriminalisti gjatë kryejes së të
gjitha masave kriminalistike dhe hetimore.
Parimi i objektivitetit në punë është kushti themelor për verifikimin e së vërtetës
materiale e cila mundë të jetë vetëm një, qoft kurë është fjala për vepër penale, qoftë
kurë është fjala për kryesin e saj.
Kjo e vërtetë si e këtillë mundë të dihet vetëm kur e tërë veprimtaria kriminalistike
është e mbështetur në objektivitet (paanësi) që nga zbulimi i veprës penale, e deri te
shqiptimi i dënimit.
Ti hysh një pune me objektivitet do të thotë të mbledhësh të dhënat, gjurmë,
shënime, gjësende dhe elemente të tjera përkitazi më vepër penale dhe kryesin, madje
jo vetëm ato që e rëndojnë kryesin por me të njëjtin kujdes edhe ato që janë në favor të
kryesit.
Me ndihmën e masave operative-teknike kriminalistike dhe të veprimeve hetimore
zbulohet e vërteta.Me këtë nënkuptohet përputhja e rezultateve të procedurave me
çështjen penale, ashtu siç ka ndodhur në realitet.
7) Parimi i drejtimit unik të veprimeve operative-taktike për qdo çështje penale veç
e veç
Parimi i drejtimit unik ka rëndësi të veçantë në organizimin e punës operative në
rastet kur duhet marrë shumë masa operative-taktike kur duhet të angazhohet numër më
i madh i punojsëve të policisë dhe mjete të konsiderueshme teknike.Këto aksione
udhëhiqen nga një vende i caktuar. Parimi i drejtimit unik është i domosdoshëm edhe
për shkak të lidhshmërisë së aksionit të përbashkët në marrjen e masave dhe të
veprimeve të përgjithshme operative-taktike nga ana e policisë dhe të gjyqtarit hetues.Në
këtë aksion zakonisht përfshihet edhe prokurori publik.
Udhëheqësi i aksionit operativ miraton planin, cakton detyrat dhe njerëzit për kryerjen e
tij. Me masat operative-taktike zbulohen gjurmët dhe mjetet e veprës penale dhe provat
e tjera.Ndërsa me veprime procesuale ato fiksohen, vërtetohen dhe vlerësohen.
8) Parimi i koordinimit dhe i bashkëpunimit
Lufta kundër kriminalitetit duhet të jetë e bashkërenditur në këtë luftë duhet të
organizohen njëkohësisht dhe në të gjitha fushat të gjithë ata pjesëmarrës që mundë të
ndihmojnë arritjen e suksesit.
Në rastet kur vepra penale kryhet në një territor të caktuar apo më të gjerë atëherë
për zbulimin e saj duhet të koordinohen punët, këtë koordinim të punëve duhet ta marrë
qendra përkatëse e policisë.Duhet të ekzistoj bashkëpunimi dhe bashkërendimi i
përhershëm dhe intensiv i të gjithë pjesëmarrësve në punët rreth luftimit të
kriminalitetit.Pra mos bashkëpunimi dhe mos bashkërenditja e punës mund të jetë
pengesë në luftimin e kriminalitetit.
9) Parimi i ekonomizimit në të vepruarit
Parimi i ekonomizimit në kryerjen e masave kriminalistike dhe të veprimeve
hetimore në zbulimin dhe luftimin e veprave penale nënkupton që këto veprime duhet të
kryhen shpejtë dhe të kushtojnë sa më lirë.Duhet ndaluar zbatimin e masave dhe
veprimeve që nuk janë të domosdoshme.Zbatimi i parimit të ekonomizimit nuk duhet
ta dëmtojë interesin e së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të lirisë së personit.
10) Parimi i diskrecionit ( Konspiracionit)
Çdo aksion i organizuar në zbatimin e masave kriminalistike duhet të përgatitet në
atë mënyrë që ta befasojë kundërshtarin, pra të mos e dijë ai këtë para kohës së duhur.
Masat operative-taktike mundë të jenë publike dhe të fshehta (konspirative).
Ndër ato publike janë: përdorimi i qenit të kërkimit, ruajtja e vendit të ngjarjes, kryerja
e vendit të ngjarjes, vërtetimi i alibisë, ndjekja e menjëhershme e kryesit pas gjurmëve të
freskëta, racia, patrullimi i punëtorëve të policisë në uniformë etj.
Masat konspirative (jo publike) operativo-taktike janë: përdorimi i të dhënave nga
evidencat operative (policore) observim special, përcjellja sekrete, shfrytëzimi i
informatorit, pritat, vërja e kurtheve mekanike, kimike e kurtheve të tjera, qarkorja,
pyetjet informative.Zbatimi i parimit të diskrecionit nënkupton që për fakte të dhëna
mas dhe synime të planifikuara ne një rast konkret kriminalistik duhet të dinë vetëm
punëtorët që e udhëheqin rastin.
11) Parimi i ligjshmërisë
Ky parim do të thotë së gjitha organet gjatë kryerjes së detyrave kriminalistike
duhet t’u përmbahen me përpikëri shumë të lartë dispozitave pozitive ligjore.
Kriminalistika ka si bazë ligjore legjislacionin procedural penal dhe akteve
nënligjore që rregullojnë zbatimin e metodave kriminalistike. Jashtë këtyre kufijve nuk
mundë të përdoret asnjë metodë e mjetë kriminalistik për zbulimin e së vërtetës në
çështjet
Personaliteti njeriut, të drejtat e tij kushtetuese dhe të drejtat e tjera janë të mirat më
të rëndësishme që i mbron shoqëria.Ky parim është në lidhje të ngushtë me parimet e
kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë.
Respektimi i parimit të humanitetit nënkupton zbatimin e autorizimeve të caktuara të
policisë të bazuar në ligje, duke i aplikuar edhe masat e dhunshme me sa më pak pasoja të
dëmshme ndaj qytetarëve.
Parimi i humanitetit nuk duhet ta vështirësojë zbulimin e së vërtetës por duhet të
jetë në përputhje me të gjitha parimet e tjera kriminalistike dhe tërësisht në funksion
të parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit.
Në luftë kundër kriminalitetit ndërkombëtar rëndësi të veçantë ka bashkëpunimi i
organeve të bashkëpunimit të drejtësisë penale në përgjithësi dhe i policisë në veçanti,
me vendet e tjera anëtare.Bashkëpunimi bëhet në mes byrosë qendrore kombëtare të
policisë me byrotë qendrore kombëtare të vendeve tjera me Sekretarin e Përgjithshëm të
INTERPOLIT.

POLICIA
Lufta kundër kriminalitetit nënkupton angazhim,përfshirje dhe bashkëpunim të
ndërsjellët të subjekteve të ndryshëm shtetëror dhe shoqëror.
Ndër ta gjithsesi, rëndësi më të madhe kanë organet e specializuara shtetërore: policia,
gjyqësia, prokurorit publike, organet për ekzekutimin e sanksioneve penale (sistemi i
judikaturës penale)
Policia është organ shtetëror që kujdeset për mbrojtjen e shoqërisë nga
kriminaliteti,mbajtjen e rendit dhe qetësisë, si dhe sigurinë e rendit përkatës juridik.
Policia është një institucion tradicional i njohur për mbrojtjen e rendit shoqëror.
Në dis vende të zhvilluara (SHBA,Angli) ekzistoj organizma privatë të sigurimit
(policët privat) që kanë për detyrë të mbrojnë pasuritë private,sidomos ndërmarrjet
komerciale private nga grupet dhe bandat kriminale.
Aktiviteti i kësaj policie është i kufizuar në ruajtjen e pasurisë dhe parandalimin e
kriminalitetit, kurse heqjen nga liria dhe punët e hetuesisë i kryen policia shtetërore.
Policia llogaritet ne mesin institucioneve te ludikaturës penale.
Policia regjistron veprat penale, vlerëson peshën e tyre, ndjek gjendjen dhe peshën e
kriminalitetit lokal dhe metodat e veprimit të delinkuentëve, analizon territorin dhe kohën
e kryerjes së veprës penale dhe merr masa të caktuara preventive.Pra policia informon
qytetarin me anë të mjeteve të komunikimit masiv për gjendjen reale të riminalitetit.
Në bazë të këtyre informative vlerësohet gjendja e sigurisë në vende të caktuar.
Aktiviteti i policisë gjithnjë e më shumë po transferohet në kuptim preventiveKy
parandalim policor psh: patrullimi i territorit, kryerja e shërbimeve të mbikëqyrjes,
kryerja e kontrollit në rrugë, dhënia e këshillave qytetarëve me qëllim të mbrojtjes nga
kriminaliteti, formimi i shërbimeve të posaçme për dhënien e këshillave qytetarëve
me qëllim të mbrojtjes nga veprat penale,themelimi i klubeve të të rinjve për plotësimin
e shkollimit profesional etj.
POLICIA GJYQËSORE
Me polici gjyqësore do të kuptojmë një tërësi organesh shtetërore, veprimtaria e të
cilave synon të siguroj kushte për ushtrimin e ndjekjes penale.
Veprimtaria e policisë gjyqësore ka karakter ndihmës në funksion të veprimtarisë
gjyqësore,Veprimtari të kësaj natyre kryejnë struktura të posaçme në polici dhe
prokurori e cila vepron për hetimin e veprave penale me urdhër dhe delegim të
prokurorit dhe nën drejtimin e tij.
Në raste të veçanta vepron me iniciativë ose urdhër nga gjykata.Veprimtaria e policisë
gjyqësore e cila siguron kushtet për ushtrimin e ndjekjes penale, duhet të filloj që nga
çasti i konstatimit të një vepre penale.
Policia gjyqësore kryen çdo veprim hetimor që i është urdhëruar ose deleguar nga
prokurori.
Funksionet e policisë gjyqësore kryhen nga oficerët dhe agjentët e saj.
Pa pushtetin policor, prokuroria dhe gjykata do të dështonin nga iniciativat e tyre
ligjore dhe dhënia e drejtësisë do të pësonte një dëm të pa evitueshëm.
Tiparet themelore të veprimtarisë së policisë janë:shpejtësia, prakticiteti (ajo
ndërhyn për të zgjedhur situate të veçanta konkrete),shtrëngimi (veprimtaria e
ligjshme e policis nuk duhet të pengohet, në raste të kundërt për realizimin e qëllimeve
të saj përdorë forcë shtrënguese).
Në të mirë të udhëheqjes së luftës së suksesshëm kundër
kriminalitetit,bashkëpunimi policor sendërtohet edhe në planin ndërkombëtar
nëpërmjet INTERPOLIT,Këshilli Evropian, ndërmjet vet policive të disa vendeve.
INTERPOLI-koordinon aktivitetin e policive nacionale dhe e lehtëson këmbimin
ndërkombëtar, të informative në lidhje me kriminelët ndërkombëtar dhe për ekstradimin e
kriminelëve që gjenden në arrati.
Ekziston edhe EUROPOLI -Bashkëpunimi në planin ndërkombëtar është i
domosdoshëm në kushtet bashkëkohore sepse rrethanat e tashme karakterizohen me
zhvillimin e shpejtuar të mjeteve të komunikimit dhe të transportit të cilat i shfrytëzojnë
kriminelët, sidomos ata ndërkombëtar e më të rrezikshmit shoqërisht duke u orvatur ti
bishtnojnë zbulimit dhe kapjes.
METODIKA KRIMINALISTIKE E HETIMIT TË VEPRAVE PENALE
Në përpunimin e çdo metodike të hetimit të veprave penale merren parasysh kërkesat e
shkencës së të drejtës penale, normat dhe institutet penale të cilat përbëjnë një nga bazat e
saj juridike.
Sfera e zbatimit të metodave e mjeteve kriminalistike është më e gjerë në procesin e
hetimeve paraprake se sa në atë të gjykimit.
Është kështu për arsye se policia gjyqësore dhe prokurori janë pjesëmarrësit e parë të
veprimtarisë procedurale, që kanë për detyrë t’i hetojnë, zbulojnë, t’i fiksojnë gjurmët e
sendet-provat materiale të dukshme e të padukshme që lë vepra penale në mjedisin
rrethues, ta ruajnë vendin e ngjarjes, të identifikojnë personin ndaj të cilit
zhvillohen hetimet, ti përdorin rivelimet daktiloskopike, fotografike, antropometrike, të
bëjnë kontrollime, sekuestrime dhe ndalime në rast flagrance ose ndjekje të personit nëse
është duke ikur, etj, të përdorin metoda teknike në veprimet e ndryshme hetimore, ta
organizojnë e ta planifikojnë hetimin e veprës penale që është kryer.
Pyetjet e arta (kryesore) të kriminalistikës janë:QKA (ka ndodhur)?, KUSH (është
kryesi)? ,KUR (e ka kryer)?, KU (e ka kryer)?, SI (është kryer)?, ME QKA (është
kryer)?, PSE (është kryer)?,KËND OSE QKA? ME KË (është kryer).
Përgjigjeje e pyetjeve “çka, kur,ku,si dhe me çka, ndriçojnë në rend të parë anën
objektive të veprës penale ndërsa përgjigje “pse, kush dhe me kë kanë të bëjnë
kryesisht me momente subjektive të kësaj vepre.
IDENTIFIKIMI KRIMINALISTIK- ELEMENT I PROCESIT TË TË
PROVUARIT
Identifikimi kriminalistik, si një nga elementet e procesit të të provuarit ka për detyrë të
bëjë përcaktimin e objekteve materiale, në bazë të gjurmëve e pasqyrimeve me qëllim që
nëpërmjet këtij përcaktimi të merren prova.
Problemet e identifikimit kanë lidhje të drejtpërdrejtë në teorinë e provave.Teoria e
provave studion jo vetëm parimet e përgjithshme të të provuarit, por edhe metodat e
veçanta që përdoren për mbledhjen, kryerjen, ekzaminimin dhe vlerësimin e provave.
Si rrjedhim procesi i të provuarit e përfshinë identifikimin kriminalistik vetëm si
një nga elementet e tij përbërës.Ndërmjet teorisë së identifikimit kriminalistik dhe
teorisë së provave ka një lidhje të drejtpërdrejtë.
Një nga problemet më të rëndësishme të teorisë së provave është trajtimi i drejt i
kuptimit të provës.
Provat janë njoftimet dhe rrethanat që lidhin me veprën penale që merren prej
burimeve të parashikuara me ligjin procedural,në përputhje me rregullat e përcaktuara
prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat e
ardhura prej saj fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjësisë së tij.
Faktet dhe burimet e njoftimit mbi veprën penale, ndonëse janë të lidhura me njëra
tjetrën kanë dallime ndërmjet tyre.Burimet duhet të garantojnë gjetjen e së vërtetës
në procesin penal. Faktet që merren nga burimet e paparashikuara me ligj dhe të
dyshimta nuk e kanë vlerën e provës.
Që një fakt të ketë vlerë duhet të ekzistoj lidhja e tij me çështjen dhe që njoftimi në
këtë fakt të ketë dalë nga një burim i ligjshëm, të jetë marrë sipas rregullave procesuale
të parashikuara për çdo provë në vete.
Zbulimi i së vërtetës objektive dhe marrja e një vendimi të drejtë kërkon
konstatimin me siguri të të gjitha fakteve që kanë lidhje me çështjen. Pra duhet të
përcaktohet objekti i të provuarit.
Me objekt të të provuarit kuptojmë tërësinë e fakteve, konstatimi i të cilave është i
nevojshëm për zgjidhjen e drejt të çështjes.
Përcaktimi i objektit të të provuarit i jep hetimit paraprak orientimin e duhur për arritjen
e qëllimit të të provuarit.
Identifikimi kriminalistik është një formë e veçantë e njohjes së atyre dukurive dhe
sendeve që kanë lidhje me veprës penale të kryer.
Bazat e tij shkencore (identifikimi kriminalistik) janë nocione të tilla filozofike
si:identiteti, individualiteti, ndryshimi, qëndrueshmëria, etit, shenjat e objekteve të
realitetit objektiv.
Ndryshimet që pësojnë objektet e identifikimit kriminalistik shkaktohen nga faktor
fizik,kimik, fotokimik, etj. Në kanalin e tytës së armës së zjarrit ndodhen ndryshime që
shkaktohen nga veprimet kimike fizike e mekanike.Në shkrimin e njeriut ndodhin
ndryshime nga faktorë psiko-fiziologjik etj.
Shenja është tipar i veçante dallues ndërmjet të cilit mundë ta njohim një njeri, një
kafshë, një send, shfaqja e jashtme e diqkaje.
Nocioni i individualitetit tregon se çdo objekt dallohet nga të tjerët nga tërësia e
vetive dhe e shenjave që e karakterizojnë e individualizojnë atë. Midis individualitetit të
një objekti dhe shenjave të tij ka një lidhje organike.
Nocioni “shenjë” në kriminalistikë është reflektim objektiv i vetive të objektit dhe
shërben si material kryesor për të bërë ekzaminimin kriminalistik. Ato shërbejnë si mjet
njohje në kriminalistikë si mjet identifikimi për ta përcaktuar identitetin.
Shenja në bazë të të cilave bëhet identifikimi kriminalistik janë të përgjithshme dhe të
veçanta.
Si objekt i identifikuar janë njeriu sendi,kafsha që kanë strukturë të jashtme caktuara
dhe që e pasqyrojnë këtë strukturë me formë shenjash në objektin identifikues.
Objekte identifikuese janë gjurma e lënë nga objekti nga objekti i identifikuar e
zbuluar në vendin ku është kryer vepra penale dhe gjurma model nga një njeri ose send
konkret që dyshohet se ka lënë gjurmë.
Një nga kushtet themelore të identifikimit kriminalistik është që objekti i
identifikuar-identiteti, i të cilit duhet përcaktuar- të ketë shenja identifikuese të qarta
dhe ta ketë cilësinë t’i pasqyrojnë këto shenja.
Për ta identifikuar objektin konkret që ka lënë gjurmë, mjafton një tërësi shenjash
identifikuese, tërësia që e bën të dallohet ky objekt nga objektet e tjera. Pasoja e
vazhdueshme e metodave të ekzaminimit zgjeron njohjen e shenjave identifikuese.
Ekzaminimet mikroskopike, analiza spektrale,mikroskepektale e me rreze laser,
ekzaminimi me rreze të padukshme,,metoda elektronike-optike, metoda matematike si si
dhe metodat të tjera lejojnë që të zbulohen shenja të tilla identifikuese, të cilat më parë
nuk njiheshin dhe nuk zbuloheshin nga kriminalistët.
IDENTIFIKIMI I PERSONIT NË BAZË TË TIPAREVE TË JASHTME
Ta vërtetosh identifikimin e një personi do të thotë t’i vërtetosh ato karakteristika
sipas të cilave ai dallohet nga personat tjerë.
Identifikimi i personit ka për qëllim: ta përcaktojë personin e kryesit të panjohur , a
është ai person recidivist, t’i zbulojë emrat falsë, të përcaktojë personalitetin e të sëmurit
shpirtëror, ta vërtetojë identitetin e kufomës.
Mjetet për identifikimin kriminalistikë janë: lista abesedike,antropometria,
daktiloskopia, monodaktiloskopia, kiroskopia, fotografia sinjalistike, fotografia e
përshkruar, pyetja e dëshmitarit, ekspertimi i leternjoftimit.
ANTROPOMETRIA- Në vitin 1840 doli teoria se nuk dy njerëz që të kenë masa të
njëjta.
Metoda antropometrike u përdor në atë kohë për të bërë identifikimin e personit në
bazë të matjeve kockore të trupit të njeriut,si:shtrati, gjatësia dhe gjerësia e kokës etj.
Kjo metodë sillte vështirësi, sepse njeri ndryshon gjatë rritjes, pastaj ngjashmëria që
kanë binjakët në pjesë të ndryshme të trupit etj.
FOTOGRAFIA E PËRSHKRUAR-Fotografia e jashtme ose e përshkruar është
përshkrimi më fjalë i karakteristikave të jashtme të një personi.
Elementet e fotografisë së përshkruar janë: trupi dhe mosha, shenjat morfologjike dhe
shenja hromatike.
Në vitet e më vonë sistemi antropometrik pësoi një evolucion..Përveç shenjave
anatomike (shenjat e trupit të njeriu, të fryrës , të fotografisë sinjalistike ) në këtë
sistem u përfshimë edhe shenjat dinalike që tregoni format lëvizore të njeriut ( zërin, të
folurit , gjestet, mimikën, ngjyrën e syve, të flokëve etj.) si dhe shenja të veçanta (si
lythe,tatuazhe, etj)
Tërësi e këtyre shenjave mori emrin “identifikimi i personit në bazë të tipareve të
jashtme”.
Sot përshkrimi antropometrik është zëvendësuar në çdo vend të botës me sistemin
daktiloskopik.
Fotografia e përshkruar zbatohet në shërbimin e kërkimit, në përpunimin operativ-
teknik dhe me rastin e identifikimit të kufomave të panjohura.
METODA E ADN_së PËR IDENTIFIKIMIN E PERSONIT NË BAZË TË
GJURMËS GJENETIKE (BIOLOGJIA LIGJORE)
ADN_ja është bartës dhe përcjellëse e informative trashëguese e domosdoshme për
vazhdimin e jetës nëpër gjenerata dhe për organizim specifik të çdo qelize.ADN_ja
është rregullator i personave jetësorë. Molekulat e ADN_së janë të vetmet molekula
organike që kanë aftësi ta riprodhojnë vetvetën.ADN (acidi dezoksiribunukleik).
Acidi nukleik (ADN,ARN) gjenden në të gjitha qelizat bimore dhe shtazore, e edhe
në bakterie. ADN_ja është komponent specifike për secilin individ.Te njerëzit qeliza
përmban 46 kromozome dhe sipas përbërjes kimike paraqet një renditje të acidit
dezoksiribunokleik.Përbërja themelore biokimike e kromozomeve (90%) është nga
acidi dezoksiribunokleik.Kjo përbërje e variacioneve gjenerike mund të shfrytëzohet
me efikasitet dhe siguri të plotë dhe për identifikimin e njerëzve.
ADN_ja gjendet në bërthamën e çdo qelize të gjallë njerëzore të kafshës dhe bimës.
Qeliza është njësia themelore dhe strukturore dhe funksionale e organizmave të gjalla.
Organizmi i njeriut përbëhet nga disa dhjetëra miliarda qelizash.Atomi është njësia
themelore e materies, ndërsa qeliza e jetës.
Në qendër të qelizës është bërthama, në brendësi të së cilës ndodhen kromozomet.
Këto nga ana tjetër nuk janë gjë veq se mbajtëse të ADN_së.
Te njeriu gjeni përmban 46 kromozome.
Në çdo qelizë të organizmit gjenden dy lloje të acidëve nukleike (ADN , ARN)
AND_ja ndodhet në gjak, në spermë, në sekrecion vagjinal, në pështym, në qime floku,
në pjesë të indit.Krahasimi i gjurmës gjenetike në objektet e lartpërmendura me
modelin e nxjerr nga personi i dyshuar, qon te identifikimi i personit.
Secili organizëm posedon një sasi të caktuar të ashtëquajtërave informacione
gjenerike, kun ë bazë të një elementi shumë të imët nxirret përfundimi se si është
ndërtuar i tërë organizmi
Metoda e re ADN për identifikimin e personit, në bazë të gjurmës gjenetike, ka zënë
një vend të rëndësishëm në luftë kundër kriminalitetit, veçanërisht në zbulimin, hetimin
dhe gjykimin e veprave penale të vrasjeve, të mardhënjeve seksuale me dhunë ku janë
lënë gjak dhe spermë nga kryesit e këtyre veprave penale, qofshin këto lëndë të
përthara edhe 5 vjet të vjetra, pastaj copëzat e lëkurës dhe të eshtrave, qimet e flokut, etj.
Testi i ADN_së përcakton në të njëjtën kohë edhe lidhjet farefisnore të personave,
gjininë e gjakut të vijës së parë dhe vërtetimin e atësisë.
METODAT E ZBULIMIT DHE RUAJTJES SË ADN_së
Analiza e ADN_së krahason gjurmën gjenetike të zbuluar në vendin e ngjarjes me
mostrën gjenetike të dyshuar ose viktimës.
Masat paraprake me karakter të përgjithshëm që duhet marrë saher kemi të bëjmë me
procesin e zbulimit të gjurmëve biologjike janë:
-Lëndë biologjike të zbuluara në vendngjarje në pika të ndryshme duhet të vendosen në
epruveta të ndryshme me etiketa ku duhet të përshkruhet zona ku janë marrë.
-I tërë materiali i përdorur për marrje (eproret, shiringë, tapë, kuarc etj) duhet të jenë të
pastra.
Veç kësaj personi i ngarkuar nga organi i procedurës duhet të mbaj doreza plastike.
-Njolla e lëndës së gjakut, spermës,pot ë jenë të lëngshme, nuk duhen konservuar me
qese plastike, sepse plastika, duke penguar ajrosjen mban një lagështi të dëmshme.
-Duhet theksuar se metoda e ADN_së nuk mundë të ketë sukses në identifikimin e
binjakëve një qelizorë.Në këto raste vargu i ADN_së është identik tek binjakët e kjo e
pamundëson identifikimin e tyre.
-Si përfundim metoda e ADN_së paraqet një përparim të madh, sepse ndihmën për të
LIGJËRATAT NË KRIMINALISTIKË
-KRIMINALISTIKA- është disciplinë shkencore e cila merret me zhvillimin dhe
luftimin e kriminalitetit.
-KRIMINALITETI– është një dukuri negative shoqrore me të cilën rrezikohen dhe
cenohen të mirat materiale dhe vlerat morale sikurse të individit ashtu edhe të shoqërisë
në tërsi.
-FORMAT E KRIMINALITETIT JANË: -1- vepra penale, -2- kundërvajtjet, -3-
deliktet ekonomike
-1- VEPRA PENALE- Me vepër penale nënkuptojmë veprimin e shoqërisë së
rrezikshme i cili vepron si i tillë, bashkë me elementet e saj është përcaktuar nga ligji.
-ELEMENTE E VEPRËS PENALE JANË: -1- veprimi ose mos veprimi -2- pasoja -3-
kauzaliteti lidhja shkasore -4- rrezikshmëria shoqërore -5- kundërligjshmëria -6-
përcaktimi me ligj -7- fajsia – format e fajsis janë: a) dashja, dhe b) pakujdesia
-KRIMINALITETIN– nuk e e ndjek vetëm kriminalistika por edhe disa shkenca të tjera
si e drejta penale dhe kriminologjia.
-KUPTIMI I VEQANTË I KRIMINALISTIKËS–Kriminalistika është një disciplinë
shkencore e cila merret me gjetjen dhe përsosjen e mjeteve dhe metodave shkencore
të cilat përdoren për zbulimin dhe ndriqimin e veprave penale si dhe për zënjën e
kryesve të tyre me qëllim që pas zhvillimit të procedurës penale do të vërtetohet fajsia
apo pafajsia e tyre pas të cilës do të shqiptohet sanksioni adekuat penal si dhe do të
ndikohet në parandalimin e kriminalitetit.
PJESET E TIJ JANË: -1- gjendja dhe përsosja -2- mjetet dhe metodat -3- zbulimi dhe
ndriqimi i mjeteve -4- zënja e kryesve -5- zhvillimi i procedurës penale -6- fajsia apo
pafajsia -7- parandalimi i kriminalitetit
-SI MJETE TEKNIKE QË PËRDOR KRIMINALISTI JANË: mikroskopet
-SI MJETE TEKNIKE QË MUND TË PËRDOREN PËR KRYERJEN E VEPRËS
PENALE JANË:
-1- foto aparatI -2- kamera -3- kompjuteri – ( sidomos nevoitet në vende kufitare)
-METODAT TË CILAT ZBATOHEN NGA KRIMINALISTI JANË: -1- metodat
daktiloskopike ( shenjat e gishtrinjëve) -2- metodat krafalogjike ( për zbulimin e shikimit)
-3- metodat balistike ( identifikimi i armës së zjarrit) -4- metoda AND –
-QKA DUHET TË SIGURUAR KRIMINALISTI RESPEKTIVISHT GJYKATA
PËR TA NDRIQUAR NJË VEPËR PENALE: -1- provat materiale -2- provat
personale
-KRIMINALISTI– I përdor të gjitha metodat shkencore dhe natyrore.
-RACI– quhet mbyllja e të gjitha hyrjeve apo daljeve quhet raci.
-SANKSIONET PENALE JANË– masa të dhunës që shqiptohen nga ana e gjykatave
ndaj kryesve të veprave penale.
-PARABURGIMI– është një masë për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale.
-SANKSIONET PENALE NË PËRGJITHSI NDAHEN NË: -1– dënime me burg me
gjobë, dënime primare dhe dënime sekundare -2- masa edukativo përmirsuese -3- masa
siguruese -4- dënime me kusht dhe vrejtja gjyqsore.
-KRIMINALISTIKA MUND TË JETË: -1- represive dhe -2- preventive
(parandaluese)
MARRËDHËNIET E KRIMINALISTIKËS ME SHKENCAT TJERA PENALE
-1- E DREJTA PENALE– mirret me: - veprime penale -përgjegjësi penale dhe
-sanksionin penal
-E DREJTA E PROCEDURES PENALE– studion dispozitat ligjore me të cilat
rregullohen–normohen zhvillimet e procedurës gjyqësore ndaj personave të dyshimtë
që kanë kryer vepër penale me qëllim që të vërtetohet fajsia apo pafajsia e tyre.
-KRIMINOLOGJIA– është një disciplinë shkencore e cila studion kriminalitetin
-QKA STUDION KRIMINOLOGJIA: -1- studion shkaqet në paraqitjen e
kriminalitetit -2- përveq shkaqeve i studion edhe format dinamikën, strukturën dhe
vëllimin e kriminalitetit.
-PENALOGJIJA– është disciplinë e cila mirret me studimin e ekzekutimin e
sanksioneve penale.
-MJEKSIA LIGJORE– egzaminimet e të cilës shfrytzohen nga ana e kriminalistikës
për zbulimin e veprave penale.
-PARAQITJA DHE ZHVILLIMI HISTORIK I KRIMINALISTIKËS -Paraqitja dhe
zhvillimi historik i kriminalistikës si qasje shkencore në luftimin e kriminalitetin fillon në
fund të shekullit XIX dhe në fillim të shek XX.
NDIHMË TË QMUAR PËR ZHVILLIMIN E KRIMINALISTIKËS– si shkencë në
shërbimin e së drejtës penale ka dhënë edhe profesori i fakultetit të drejtësisë të
Grazit të Pragës të Qernovicit i cili ka qenë HANS GROSS– veprat e tij janë: -1- manuel
për gjyqtarët si sistem i kriminalistikës i vitit 1893 dhe
-2- psikologjia kriminale e vitit 1905, Sipas tij kriminalistika është shkencë që studion
dukuritë reale që kanë të bëjnë në përmbajtjen e së drejtës penale.
-MOMENTET MË TË RËNDËSISHME TË ZBULIMIT TË KRIMINALISTIKËS
JANË: 1. fotografia kriminalistike –ka qenë diku nga viti 1840-45 -2- aplikimi i
daktiloskopisë – ka qenë diku ka viti 1870- 1902
-3- poligrafi-fillon nga viti 1980 deri 1905 -4-fillon nga viti 1895 deri 1987
-NË SHQIPËRI- ka filluar zhvillimi historik i kriminalistikës në vitin -1947- Kjo
degë tekniko-shkencore e kriminalistikës pranë drejtorisë policore të institutit
kriminalistik të Shqiprisë bëhet në vitin 1948
-LABORATORI KRIMINALISTIK– pranë stacionit policor është themeluar–vitin
1961
-POLIGRAFI– ndihmon në zbulimin e së vërtetës.
-POLIGRAFI– është një aparat i cili ndihmon në zbulimin e së vërtetës duke i
regjistruar disa prej funksioneve fiziologjike të njeriut dhe ndryshimin e tyre gjatë kohës
së testimit
TESTIMI POLIGRAFIK – REAGIMET GJATË TESTIMIT JANË: -1- rrahja e
zemrës -2- pulsi-3- frymarrja -4- djersitja -5- shqetsimet nervore etj.
-NË VITIN 1925 KELLER– e përsos poligrafin duke e sajuar atë në tri funksione
filozofike.
-APARATI POLIGRAFIK ËSHTË– si nje kuti apo kufer i cili ka pesh prej 5 deri 10
kg i cili mund të bartet edhe diku tjetër.
-PJESËT E POLIGRAFIT JANË: -1- pjesa për bartjen e shiritit regjistrues -2-
rezervari për tint (për ngjyra) -3- gjilpërat e përshkrimit.
-KUR DUHET TË PËRDORET POLIGRAFI– zakonisht përdoret në fazën e
përpunimit kriminalist që do të thotë ende nuk ka filluar gjykimi në gjykatë,
-SA PYTJE I SHTROHEN PERSONIT QË HYN NË POLIGRAF: - zakonisht 7 deri
9 pytje. Numri i testeve mund të jet 6 deri 10 teste.
-GJATË ZHVILLIMIT të teknikës kriminalistike dhe procedurës penale – kanë
kaluar me 4 faza.
-NJIHEN 4 faza të trajtimit të provave në procedurën penale e ato janë: -1- faza
etnike -2- faza mistike -3- faza ligjore dhe -4- faza e bindjes së lirë.
-1- në fazën etnike– si provë dominuese ka qenë zënja në flagrancë -2- në fazën
mistike– provat të cilat janë zhvilluar në procedurën penale kanë qenë prova
iracionale, prova jo reale relativisht prova jo shkencore psh prova e tillë ka qenë të
betuarit. -3- në fazën ligjore– kryesisht ka dominuar e ashtuquajtura mbretëresha e
provave që është pranimi i veprës penale.
-4- faza e bindjes së lirë është- kur gjyqtarët vendosin mbi fajsinë apo pafajsinë e të
pandehurit në fazë të trajtimit të numrit të madh të provave të cilat janë kryesisht të
karakterit shkencore apo të siguruara me metodologji shkencore.
-FAZA E BINDJES SË LIRË MUND TI KETË KËTO PJESË: -1- deklaratën e dy
dëshmitarve -2- video inçizimin e veprës penale -3- regjistrimi tonik përmes përgjimit 4.
gjurmët e gishtrinjëve nga vendi i ngjarjes.
-LLOJET E FOTOGRAFISË KRIMINALISTIKE JANË:-1- fotografitë regjistruese
-2- fotografitë operative -3- fotografitë hetuese -1- fotografi regjistruese kemi vetëm një
e ajo është –fotografia sinjalitike, kjo fotografi bëhet– me persona-dhe 3 poza– jan -1-
përballë-2- profil i djathtë-3- gjysëm profil i majtë
-TE FOTOGRAFIA SINJALITIKE– po ashtu bëhet edhe shfrytzimi i dritës
-KARAKTERISTIKË TJETËR E FOTOGRAFISË SINJALITIKE është 1 me 10
kjo dmth që duhet të jetë foto 10 herë më e vogël se njeriu i vërtetë.
-KARAKTERISTIKË TJETËR E FOTOGRAFISË SINJALITIKE është që duhet të
ketë tabelën regjistruese kjo tabelë përmban -1- numrin e stacionit të policisë -2- datën e
regjistrimit dhe -3-
-SI FOTOGRAFI OPERATIVE ËSHTË– fotografia sekrete ,,fotografimi gjatë të cilit
objekti që fotografohet nuk ka dijeni se është duke u fotografuar quhet fotografi sekrete
-KARAKTERISTIKË PËR FOTOGRAFINË SEKRETE ËSHTË: -1- përgaditja
paraprake – që do të thotë vënjen e ndonjë aparati apo ndonjë kamere në ndonjë dhomë
që bëhet ndonjë bisedë sekrete.
-2- mjetet tjera teknike mund të jenë – aparatet e natës apo turbitë e natës të cilët
nevoiten për tu bërë shikimi i personave që mundohen ta kalojnë kufirin ilegalisht.
1- Aparati si i tillë mund të jetë i kamofluar që do të thotë i msheftë
-2- si fotografi e dytë e pregaditjes paraprake është –fotografia e riprodhuar
-3- si fotografi e tretë e pregaditjes paraprake është– fotografia projektuese – është ajo
foto kur fotografimi bëhet në filme negative e janë positive
-Anët positive të saj janë dy- -1- në të njëjten kohë këtë fotografi mund ta shikojnë
shumë persona dhe
-FOTOGRAFI TJETËR ËSHTË FOTOGRAFIA SHKALLZUESE - Në
kriminalistikë fotografia shkallzuese quhet – fotografia gjatë së cilës pranë objektit që
fotografohet vendoset shiriti në centimetër
- Me fotografi shkallzuese – mund të fotografohen:-1- gjurmët e këmbëve të personave
dhe -2- fotografimi i armëve gjuajtëse etj.
-FOTOGRAFI TJETËR ËSHTË FOTOGRAMETRIA OSE kamera stereoskopike
që do të thotë në të njejtën kohë bëhet fotografimi i dyfisht autografi skicimi.
-FOTOGRAFI TJETËR ËSHTË PALAROID- kjo fotografi përgaditet brenda 60
sekondave
-FOTOGRAFI TJETËR ËSHTË– fotografia nga largësia– kto janë fotografi
operative
-FOTOGRAFIA HETUESE– Fillimisht hetohet në laborator
-1- SI FOTO HETUESE– është fotografia me ndriqim të caktuar -2- SI LLOJ I DYTË
ËSHTË– fotografia me filter ngjyrash –do të thotë përdoret për marrjen e ngjyrës prej
ndonjë bluze apo teshë që është e njejtë me ngjyrën e lën në atë teshë e që merret me
filter ngjyrash -3- SI lloj i tretë është– MARKO FOTOGRAFIA–apo fotografia që
objektet zmadhohen dhjetë herë me negativin e saj. -4- Si lloj të katërt kemi–
MIKROFOTOGRAFIA– Me këtë inkrofotografi bëhet zmadhimi i gjurmëve që janë të
pa dukshme apo shumë pak të dukshme. -5- Si lloj i pestë– Kemi Fotografinë në rreze
të pa dukshme– si rreze të pa dukshme mund të jenë: -1- rreze intro të kuqe dhe -2-
rreze ultra violete -6- Si mjet i fundit është
HALOGRAFIJA– halografia bëhet me llaser ose me rreze llaserike.
-TRASEOLOGJIA SI DISCIPLINË E TEKNIKËS KRIMINALISTIKE
-TRASEOLOGJIA– Është një disciplinë e teknikës së kriminalistikës e cila mirret me
studimin e gjurmëve të veprës penale
-TRASEOLOGJIA– Ndihmon në zbulimin dhe gjetjen e veprës penale dhe:-1- bën
gjetjen ( zbulimin ) dhe
-2- sigurimin –pra siguron vendin e ngjarjes për shkak që mos të mund të marrë
askush ndonjë mjet apo vegel që kryesi harron apo len ndonjë shenjë të kryesit e policia
duhet të siguroj atë vend.-3- fiksimin– me fiksim duhet të bëhet prova apo gjetja e veprës
penale– prov 5 mujore, prokurori (6 gjykatsi ).
-Si bëhet fiksimi i gjurmëve të veprës penale:-1- përshkrimi – që dmth me përshkruar
psh këmbën etj.-2- fotografimi -3- matja -4- skicimi– ( që do të thotë vizatimi i lirë në
vendin e ngjarjes -5- paketimi– ( i gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes )-6- heqja–
(ose marrja e gjurmëve apo sendeve nga vendi i ngjarjeve)
-4- Dhe Interperetimin– që do të thotë psh në vendin e ngjarjes ka mbetur një shenjë
me ngjyrë të kuqe e mandej jep mendimin se e kujt është ajo ngjyrë apo shenjë për këtë
pra është Interpretimi
-FJALA TRASEOLOGJI RREJEDH PREJ DY FJALVE:-1- Traseologjia– ( latrase )
fjal fringe dhe -2- Traseo– ( gjurmë ) logji shkenc, shkenca mbi gjurmët
-ME GJURMË nënkuptojmë gjdo ndryshim i dukshëm apo i pa dukshëm i
shkaktuar në vendin e ngjarjes në kryersin apo viktimën që ka lidhje me veprën
penale quhet gjurmë e veprës penale, si dhe të sqaroj rrethanat në të cilat kanë mbetur
gjurmët
-1- Si parim i parë i traseologjisë është– gjdo send me 1 strukturë materiale e ka
strukturën e vet individuale e cila strukturë krijohet nga vet prodhimi i sendit ose nga
përdorimi i tij.
-Struktura materiale krijohet nga:-1- prodhuesi dhe -2- nga përdoruesi
-2- Si parim i dytë i traseologjisë– është se sendi nuk e riprodhon në tërsi strukturën e
vet në sendin tjetër
-3- Si parim i tretë i traseologjisë– është individualizimi i sendit ose objektit varet nga
natyra struktura dhe rrethanat e objektit në të cilin mbetet gjurma - (qka do të thotë nuk e
len gjurmën e njëjtë.
-4- Si parim i katërt i traseologjisë është identifikimi i mundshëm në objektet e
qëndrueshme– (që do të thotë është i mundshëm identifikimi.
-MEKANIZMI I FORMIMIT TË GJURMËVE TRESEOLOGJIKE
-Kemi dy objekte :-1- gjurmë lënës dhe -2- gjurmë marrës
-Objekti gjurmë lënës apo gjurmë marrës duhet ose mund të veproj me veprim: -1-
kontakt mekanik
-2- kemi edhe rstin kur është kontakt – termik -3- por ka raste që është edhe i natyrës
– kimike
-1- veprimi mekanik – mund të jetë: -1- statik dhe -2- dinamik– sa i përket këtij veprimi
mund të jenë:
-1- fërkimi -2- formë tjetër është – prerja -3- formë tjetër është – sharrimi dhe-4- si
formë e fundit është– shpuarja
-KLASIFIKIMI I GJURMËVE TRASEOLOGJIKE -Gjurmët ndahen varsisht
sipas kritereve të tyre:
-Sipas prejardhjes kemi:-1- gjurmë me origjinë njeriu -2- gjurmë me origjin shtazore
– gjurmë të këmbëve të shtazve, gjurmë të jashtë qitjes së gjakut -3- gjurmë me origjinë
bimore -4- gjurmë me origjinë të sendeve -5- gjurmë me origjinë të fuqisë së veprimit
që si gjurmë të tilla mund të jenë: - gjurmë nga rryma elektrika dhe gjurmë të zjarrit.
-Gjurmët sipas natyrës së tyre mund të jenë:-1- gjurmët e dukshme – janë të gjitha
sendet që shihen me syrin e njeriut dhe -2- gjurmët e pa dukshme – pra është era apo të
nuhaturit
- Gjurmë tjera janë:-1- gjurmët sipërfaqsore dhe -2- gjurmët relivore – janë gjurmë
relivore ose të thelluara sa i përket këtyre gjurmëve mund të jenë:-1- mikro – që janë
ato gjurmë që shihen pak me syrin e njeriut dhe
-2- makro – janë ato gjurmë që shihen me syrin e njeriut mirpo janë gjurmë të dukshme.
-NDARJA E GJURMËVE NË PËRGJITHSI BËHET NË:-1-Gjurmët e gishtrinjëve
-2-gjurmët e dhëmbve -3- gjurmët e shtazve -4- gjurmët botanike -5- gjurmët e
automjeteve -6-gjurmët e xhamave -7-gjurmët e veglave – sopatave, qekiqi etj-8-
gjurmët e armëve të zjarrit -9- gjurmët e eksplozivit -10- gjurmët e zjarrit dhe -11-
mikrogjurmët – (gjurmët e bojës– tekstilit etj).
-BALISTIKA SI DISCIPLINË SHKENCORE -Balistika – është një disciplinë
shkencore e cila merret me gjetjen dhe përsosjen e mjeteve me qëllim të egzaminimit dhe
të identifikimit të – armëve të zjarrit
-Fjala Balistik – rrjedh nga fjala greke – balisto - që dmth të hedhësh.
-NË PËRGJITHSI BALISTIKA KRIMINALISTIKE NDAHET NË TRI DEGË: -1-
Balistika e brendshme – e cila i ka dy pjesë: -2- balistika e jashtme dhe -3- balistika
terminale – ( e cakut )
-1- Balistika e brendshme – merret me studimin e shkrepjes së armës së zjarrit dhe
lëvizjen e predhës brenda tytës së armës së zjarrit.
Balistika e brendshme i ka dy pjesë ato janë: -1- shkrepja dhe -2- lëvizja e predhës
brenda tytës.
Balistika e brendshme – baruti është zbuluar para erës së re nga kinezët.
Në shek XIX të vitit 1839 – Piober – gjen ose përcakton ligjshmërinë e barotit të zi.
-2- Balistika e jashtme – merrret me studimin e lëvizjes së predhës pas daljes nga tyta e
armës derisa në të vepron gravitacioni i tokës dhe kushtet tjera atmosferike.
-3- Balistika terminale – mirret me studimin e pasojave që paraqiten nga goditja e
predhës së armës së zjarrit në objektin e caktuar.
-CILAT JANË LLOJET E ARMËVE TË ZJARRIT -Sipas mekanizmit të punës
janë:-1- Repetuara – e cila është pushk M-48-2- Automatiku -3- Gjysëm Automatike.
-Sipas gjatsisë së tytës janë:-1- Armët me tytë të shkurtë dhe -2- Armët me tytë të gjatë.
-Ndarja e përgjithshme e armëve sipas destinimit është: -1- armët ushtarake -2- armët
e gjuetisë – janë:
( -1- qiftet me dy ceva, dhe -2- teket me 1 cevë ).-3- armët e riparuara -4- armet ekzotike
– (janë armë të cilat janë të komufluara pra janë armë të cilat janë në formë të kimikut
janë armë të vogla etj. -5- armët zhurmë - mbytse dhe -6- armët punë dore – armë të cilat
i marojnë vet qytetarët privat.
-METODA E ZBULIMIT FIKSIMIT DHE EGZAMINIMIT TË ARMËS SË
ZJARRIT
-Si gjurmë paraqitet: -1- arma e zjarrit -2- predha e armës -3- gzhoja – ( që del nga tyta
e armës )-4- baroti
-1- Arma e zjarrit mund të gjendet:-1- në vendin e ngjarjes -2- tek i dyshuari-3- te
ndihmsi i tij – ( nësë është ) -4- në vendin e strehimit
-2- Te predha janë 4 elemente të rëndësishme:-1- numri i vjaskave – ( vijave )-2-
drejtimi i tyre -3- gjersia dhe -4- këndi i tyre
-4- Baroti qoft i djegur apo i pa djegur – mund të gjindet te kryesi (dorasi) – në qoft së
është shti (gjujt) nga afërsia ose mund të gjindet në objektin e afërt që e ka pasë. -1- arma
mund të identifikohet në bazë të gjilpërës shtytëse
-Kemi dy lloje të fishekve ato janë: -1- Fishek të gjuetisë dhe -2- të armëve të tjera
-Si fiksohen armët e zjarrit: Zakonisht bëhet me fotografi shkallzuese
-BAZA SHKENCORE E DAKTILOSKOPISË
-Lëkura e njeriut përbëhet prej dy pjesve ato janë: -1- Epiderma dhe -2- Derma – e
cila e jep formën e vijes papilare
-Karakteristikat e vijave papilare janë: -1- Individuale – dmth se nuk ka asnjë formë të
njëjt të vijave papilare të gishtrinjëve. -2- Janë të pa ndryshueshme – figura e vijës
papilare është e pandryshueshme gjatë tërë jetës, mund të demtohet por nuk ndryshon
prap se prap vetëm nëse prehet gishti ose dora krejt.
-Te femijët – vija papilare formahet në ditën e 21.
-Figurat papilare mund të grupohen në tri forma si më kryesore ato janë:-1- Forma
rrethore – të vijës papilare ka ai gisht tek i cili fillon nga mesi i gishtit kjo quhet formë
rrethore e vijës papilare -2- Forma harkore – është te ai gisht tek i cili fillon vija
papilare nga njëra anë tek ana tjetër e gishtit dhe del në anën tjetër e gishtit kjo pra është
formë harkore. -3- Forma themelore – ( lakore ) - kur vija papilare fillon nga njëra anë e
gishtit dhe përfundon prej andej ku ka filluar – Te kjo figurë kemi lakore nga ana e majtë
dhe nga ana e djathtëKjo pra është – forma themelore apo lakore e vijave papilare.
-Si bëhet zbulimi i vijave papilare:-1- len gjurmë të dukshme – që janë dy llojesh:-1-
gjurmët sipërfaqsore dhe -2- gjurmët e thelluara -2- len gjurmë të padukshme – apo
latente
-1- gjurmë të dukshme sipërfaqsore – mbesin vetëm kur të është gishti i përlyer me
ngjyrë me lloq etj
-2- kurse gjurmë të thelluara të dukshme – mund të mbesin në ndonjë send të butë të
cilat mund të shihen pak edhe me syrin e njeriut, pra gjurmët e dukshme mund të
zbulohen edhe me syrin e njeriut.
-Si bëhet fiksimi i gjurmëve të thelluara: së pari duhet të: -1- fotografohet – pra duhet
të fotografohet vendi i gjurmëve -2- përshkrimi – duhet të bëhet pra përshkrimi i
gjurmëve të gjetura -3- matja
-MULLANZHIMI – përdoret për marrjen e gjurmëve të këmbëve, por mund të
përdoret edhe për fiksimin e gjurmëve të thelluara, të pa dukshme latente
-Sa kohë duhet për tu fiksuar gjurmët e vijave papilare te njerzit e gjallë dhe të
vdekur? -1- vijat e gjurmëve papilare – te njeriu i gjallë mund të mirren nëse është
koha e nxehtë brenda 2 orëve nëse është koha më e ftoftë p.sh gjatë dimrit mund të
mirren edhe deri në 8 orë, -2 - kurse te kufomat – mund të mirren gjurmët e vijave
papilare brenda 7 ditve.
-Gjurmët që mirren në vendin e ngjarjes – duhet të bëhet tani zbulimi i tyre se cili apo
cila është i përshtatshëm me gjurmën e gjetur, janë:-1- të dyshimtit, -2- evidenca e
përgjithshme dhe -3- evidenca daktiloskopike.
-Kur merret gjurma prej vendit të ngjarjes – dhe merret edhe prej njeriut të dyshimt
atëherë bëhet kombinimi – apo krahasimi -
-Kualitativ që do të thotë duhet të gjenden karakteristikat individuale të cilat të njëjta
mund të jenë kto përmasa në vijim. E kto janë:-1- fillimi i vijës papilare, -2- fundi i vijës
papilare, -3- vizë, -4- pikë, -5- ujdhesë, -6- degzim.
-Nëse gjenden 11 karakteristika – pra 11 vija të njëjta të gishtrinjëve atëherë shpallet
fajtor – ose dedikohet se ka qenë ai person që e ka kry apo ka qenë kryes i asaj vepre
penale.
-Në vitin 1889 – ka filluar të përdoret - AFIS – është një kompjuter – aftësitë e tij janë
që brenda 2 minutave gjen 10 gjurmë më të ngjajshme apo më të përafërta me atë të
dyshuaren.
-KRIMINALISTIKA NDAHET NË:
-1- Teknika kriminalistike bën:-1- regjistrimin dhe identifikimin kriminalistik, -2-
sigurimimin dhe fiksimin e gjurmëve dhe provave, -3- egzaminimin e gjurmëve. -2-
Taktika kriminalistikabën: -1-personalitetin e kryesit 10-12 dhe 17-16, -2-organizimin e
organeve të cilat luftojnë kriminalitetin janë: -prita, -racia, -legjitimin etj.-3- Metodika
kriminalistike – është një dozë e krimit e cila i shfrytzon mjetet dhe metodat e teknikës
kriminalistike dhe rekomandimet taktike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të veprave
penale veq e veq.
- Metodiken kriminalistike veq e veq e bëjnë: -1- Deliktet e gjakut të cilat mund të
kryhen me: armë, me hudhje, me ujë etj -2- Kriminaliteti kompjuterik mund të kryhet me
kompjuter.
- MOTIVI është – interesi pasuror, gjakmarrja, urrejtja
- Gjurmet janë – kufomat, gjurmët biologjike, gjurmë balistike etj.
-METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË VRASJEVE ËSHTË -1- jeta, -2-
pasuria, 3- morali.
-Mënyra e shuarjes së jetës – është ma e shpeshta:-1- Vdekja natyrore -2- Shuarja me
dhunë që i ka dy forma-a) - vrasja dhe b) - vetvrasja dhe -3- aksidenti është mënyra e
shuarjes së jetës.
-Kriminalistika merret – vetëm me marrjen e jetës në mënyrë të dhunshme që është: 1-
vrasja dhe -2- vetvrasja
-Kriminalistika me – vdekje natyrore dhe me aksident nuk mirret.
-1- Vrasje është atëherë – kur njeriu ia merr apo ia shuan jetën tjetrit në mënyrë të
kundërligjshme
-2- Vetvrasje është – akt patologjik me të cilin njeriu ia merr vetes jetën.
-Te vetvrasja – vetëm shtytja dhe ndihmë paraqesin vepër penale.
-Kriminalistika mirret me zbulimin e vet vrasjes për dy arsye: -1- vetvrasja e
( simuluar )-2- vrasja e ( simuluar)
-Numri më i madh – është i vetvrasjeve se sa i vrasjeve.
-Llojet e vetvrasjeve janë:-1- vetvrasje akute – është ku personi ia merr vetes jetën
quhet vetvrasje akute – pra që ia merr jetën vetes aty për aty.-2- vetvrasje kronike –
është vetvrasje e ngadaltë psh – me helm etj
-3- vetvrasje e dy fishtë – është kur vdesin apo vet vriten dy persona bashkarisht në të
njëjtën kohë dhe të njëjtin vend -4- vetvrasje familjare -5- vetvrasje bilancore – është
në rastin kur personi nuk i realizon mendimet e tij pra realizimet atëherë quhet vetvrasje
bilancore -6- vetvrasje recidive -7- vetvrasje e kombinuar – ështe kur personi është i
vendosur që tia merr vetës jetën përdor dy mjete për vetvrasje psh, pin helm dhe i bjen
vetit allti.-8- vetvrasje e komplikuar – ( kompleksuar ) është atëhere kur personi gjatë
jetës së tij ka humbur ndonjë gjymtyrë të trupit të tij dhe si shkak i kësaj është vetvrasje e
komplikuar sepse nuk mund të jetoj ashtu si është pa at gjymtyrë që e ka humbur me
herët etj.-9- vetvrasje altruistike është ajo vetvrasje kur njeriu sakrifikon vetveten
ajo quhet vetvrasje altruistike psh kur një person del publikisht lyhet me benzin dhe
djeget para popullit ajo pra quhet vetvrasje altrustike.-10- vetvrasje tendencioze është
ajo vetvrasje kur dikush ia shun vetes jetën në shenjë të protestës psh kur familja ia
kufizon gjërat atij personi atëherë ai person nuk është i kënaqur me ato kufizime dhe del
në formë të protestës dhe bën vetvrasje pra në qytet para qytetarve.
-VRASJET DHE LLOJET E VRASJEVE JANË:-Vrasjet ndahen në dy pjesë ato
janë:-1- kriminalistik
-2 penalo juridik –janë ato raste që i parasheh ligji të cilat ndahen në tri pjesë: 1 vrasjet e
rënda (kodifikuara)
-2- vrasjet e priveligjuara ( të lehta ) dhe -3- vrasje të rëndomta.
-1- Vrasjet e rënda nënllojet e tyre janë:-1- Sipas mënyrës së kryerjes i ka dy pjesë:1-
mizore dhe 2- dinake
-2- Sipas rrethanave të kryerjes -3- Sipas motivit -4- Sipas viktimës ( objektit te
caktuar
-1- sipas mënyrës së kryerjes:-a)- mizore – të qfardo lloj vrasje me rastin e shuarjes së
tij shkakton dhimbje psh kur një person ia merr jetën ngadalë dhe i shkaktohet dhembje,
-b)- kurse vrasje dinake – është atëherë kur e thirr dikë me qëndruar apo të dalin në gjah
dhe e vret për ndonjë shkak të tij atëherë quhet vrasje dinake,
-2- sipas rrethanave të kryerjes janë dy:-a) në qoftë se personi ka kryer dy apo më
shumë vrasje me dashje atëherë vrasjet e tilla janë të rënda dhe -b) në qoft se gjatë
kryerjes së veprës rrezikon jetën dhe trupin e qytetarve tjerë ajo kualifikohet si vepër e
rëndë penale.
-3- sipas motivit është:-1- vrasje nga interesi kur dikush ia merr jetën tjetrit për shkak të
interesit.-2- vrasje nga gjakmarrja–hakmarrja -3- vrasje me qëllim për ta fshehur apo
kryer një vepër tjetër penale dhe -4- motive tjera janë – urrejtja, gjelozija, etj.
-4- Vrasjet e rënda sipas viktimes janë tri: -a)- kushdo që e vret personin e autorizuar
deri sa ai është duke i kryer punët dhe detyrat e punës të ruajtjes dhe qetsisë publike,
zënjën e kryersit apo mbajtjen e kryersit kryen vepër të vrasjes së rend-b)- si vrasje e
rëndë mund të jetë vrasja ndaj femijës dhe -c)- si vrasje tjetër e rënd mund të jetë vrasja
ndaj gruas shtatzënë.
-VRASJET E PRIVELIGJUARA JANË:-1- Vrasja në qast - 1 deri 10 vjet burg është
vrasja me dashje
-2- vrasje nga pakujdesia – kur kryesi nuk e dëshiron shkaktimin e pasojës është 6 muj
deri 5 vjet burgim
-3- vrasja e fëmijve gjatë lindjes – mund ta bëj vetëm nëna –dënimi është 3 muj deri 3
vjet.
-VRASJET E RËNDOMTA NË ASPEKTIN KRIMINALISTIK JANË:-a)- njihen
vrasjet – me armë, me thikë, me helm, me asfiksion, me qallatim, me hedhje në ujë, me
shtyrje nga lartësia, etj
–Vrasje me asfikasion është – mungesa e ajrit të pastër
-CILAT JANË VEPRIMET HETIMORE PËR NDRIQIMIN E VRASJES
-Organet që mirren me informimin e kriminalitetit janë:-1- prokuroria dhe -2-
gjykatat 3- mund të jenë edhe dëshmitarët
-Shikimi e vendit të ngjarjes – mund të marrin pjesë – prokurori,-eksperti i mjeksisë
ligjore, eksperti i kriminalistikës, -policia, -Para se të del njësiti për shikimin e vendit
të ngjarjes duhet të bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes për arsye të sigurimit të provave që
kanë mbetur aty në vendin e ngjarjes.
-Faza e parë e vendit të ngjarjes nga ekspertet quhet e para -1- faza statike dhe -2-
faza dinamike
-Autopsia – është një ekspertizë mjeko ligjore e kufomave e cila bëhet me qëllim të
verifikimit të shkakut të vdekjes, është me personat e dyshimtë dhe dëshmitarët.
METODA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË VJEDHJEVE ËSHTË
-1- vepër penale kundër pasurisë – kjo është me e gjer se sa vjedhja -2- vjedhje – është
me e ngushtë
-VJEDHJA – është marrja e sendit të lujtshëm me qëllim që të krijojë vetës pasuri ose
tjetrit në mënyrë të kundërligjshme
-Cilat janë llojet e vjedhjeve:-1- vjedhjet e rënda -2- vjedhjet e rëndomta -3- vjedhjet e
imta ( lehta )-4- grabitjet -5- vjedhjet grabitqare etj.
-1- Vjedhjet e rënda –a)- mënyra e kryerjes bëhet: a)- me thyerje b)- depërtim c)- me
tejkalim të pengesave dhe d)- në mënyrë të rrezikshme ( pra rrezikon ) b)- nëse vjedhja
kryhet nga disa persona ose nga një person por që është i armatosurc)- edhe në qoftë se
kryhet gjatë ndonjë fatkeqsie natyrore q)- ose gjatë kohës kur ai është fizikisht i smurë
dhe i paaftë për ti mbrojtur sendet e tij d)- dhe vlera e sendit që vidhet
-3- Vjedhjet e imta (lehta) - janë ato vjedhje që kanë vlerën me të vogël se 100 euro
-4- Grabitjet – element kryesor këtu është:a) - dhuna b) - kanosja serioze dhe c) - aty për
aty.
Grabitje pra është – në qoftse dikush përdor dhunën ndaj një personi dhe i bën kanosje
serioze dhe jeta i kanoset aty për aty quhet grabitje.
-5- Vjedhje grabitqare - është kur personi me qëllim që të mbaj sendin e vjedhur e
përdor dhunën ose kanosjen serioze ndaj tjetrit me të cilën dhunë rrezikon jetën e të
tjerve.
-1- Dalja në vendin e ngjarjes
-2- shikimi e vendit të ngjarjes bëhet në dy faza:a) - statikë dhe b) - dinamike
-Cilat janë gjurmët që gjenden në vendin e ngjarjes:-1- gjurmët e kryesit -2- gjurmët e
shtazve -3- sendet e siguruara me vepër penale -4- sendet që rezultojnë me vepër penale
-5- sendet që janë bartëse të gjurmëve etj.
-1-gjurmët e kryesit janë:- a) - gjurmët e gjakut - b) - gjurmët botanike c) - gjurmët
dezorientuese etj
-sendet që rrjedhin nga kryesi janë:-1- mjetet e kryerjes dhe -2- sendet e ndryshme
personale të kryersit
-kemi dy lloje të mjeteve të kryesit:-1- mjete të zakonshme dhe -2- mjete të
modifikuara - ( mjete që i ndryshon kryesi)
-veglat e përditshme të kryesit janë:-1- sopata dhe -2- qekani etj
-veglat speciale të kryersit janë:-1- këmba e derrit ( HEBLLA ) ose krahri i cilindrave -
2- gjurmët e shtazve janë:-1- mund të tregojnë gjurmët e lëvizjeve dhe -2- mund të
tregojnë me qfar mjeti ka qenë
-3- Sendet e siguruara me vepër penale: - ato mund të gjinden në drejtim të vendit
të ngjarjes (vendit që është thyer, vjedhur) mund të gjenden te personi i pafajshëm që
nuk ka lidhje apo njohuri që janë të vjedhura.
-4- Sendet që rezultojnë nga vepra penale janë psh- libreza e kerrit e falsifikuar me
emrin e vet
-5- Sendet që janë bartëse të gjurmëve janë: ato gjurmë që mbesin në ndonjë send
bartës.
-METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË KRIMINALITETIT TË
ORGANIZUAR.
-Kriminaliteti i organizuar është:-1- Krimi i rëndë - është gjdo vepër penale për të
cilën parashihet dënimi mbi 4 vjet.-2- Grupi i strukturuar – është grup tek i cili
ekziston marrëveshja paraprake për kryerjen e krimeve dhe që e kryejn 3 e më tepër
persona.-3- Përfitimi pasuror është i:- 1 - I drejtpërdrejtë – pra kur i merr paratë e
gatshme kryesi dhe - 2 - Tërthorazi - ështe kur dikush është i paguar të vras dikë apo e
paguan dikë që ta vras dikë që ti nuk deshiron por e bën përmes tjetrit.
-Kriminaliteti i organizuar paraqet - kryerjen e krimit të rënd për të cilin parashihet
dënimi prej së paku 4 vjet nga ana e grupit të strukturuar që përbehet prej 3 e më shumë
personave të cilët paraprakisht janë marr vesh për të kryer krimin me qëllim të përfitimit
të drejtpërdrejtë apo tërthorazi për fitim pasuror.
-Cilat janë format e kriminalitetit të organizuar ato janë:-1- Kontrabanda-2-
Korrupcioni -3- Veprat e dhunës -4- Falsifikimi i parave dhe dokumenteve -5- Larja e
parave -6- Falsifikimi i të mirave materiale psh janë patikat fallso dhe i vendosin tiketën
për orgjinale pra bëjnë falsifikim të patikave. -7- Rrëmbimi dhe mbajtja peng -8-
Shantazhi dhe shtrëngimi i personave etj.
-Kontrabanda dhe llojet e saj:-Kontrabanda –dmth kalimi i kufirit prej një shteti në
tjetrin shtet.
-Me kontraband nenkuptojm :- atë formë të kriminalitetit të organizuar e cila konsiston
në kalimin e objekteve të ndryshme prej një shteti në shtetin tjetër në mënyrë të
kundërligjshme me qëllim të përfitimit pasuror.
-Format e kontrabandës janë:- 1 -Kalimi i kufirit - 2 –Objekteve - kto mund të jenë: a)
- narkotikët ose edhe armët b) - sendet e vjedhura dhe c) - personat, 1-femrat, -2-
fëmijet dhe,-3-madhorët etj.-3-Kundërligjshme dhe -4-Përfitimi pasuror etj.
-Llojet e kontrabandave janë:-1-Kontrabanda me narkotik -2-Trafikimi i personave -3-
Kontrabanda me armë -4-Kontrabanda me automjete -5-Kontrabanda me vlera kulturore
dhe -6-Kontrabanda me sende që kanë tatime të larta si psh -a)-duhani b)-stolit c)-
alkoholi dhe q)-nafta etj
METODIKA E ZBULIMIT TË KRIMEVE SEKSUALE
-1-Kuptimi i krimeve seksuale:a) - Akti seksual –gjdo lloj i depërtimit b) - Prekja
seksuale –gjdo lloj prekje të trupit c) - Mospajtimi
-Cilat janë veprat penale:
-Kur bëhet dhunimi:- 1 - Dhunimi është kryer në akt seksual dhe - 2 - Mospajtimi i
personit paraqet vepër penale
-2- Sulmi seksual: kushdo që e prek personin:a) - Prekja seksuale dhe b) - Mospajtimi
– kryen vepër penale e sulmit seksual.
-3-Degradimi i integritetit seksual është:a) - Kur dikush deshet apo zhveshet para
dikujt apo para tjetrit me mos dëshirën e tij apo saj me qëllim të knaqjes së shiqimit të
syrit apo ndonje motiv tjetër atëherë paraqitet –Degradimi i integritetit seksual.
-4-Shtrëngimi për akt seksual është:a) - Në qoftsë dikush e thirr dikë në telefon dhe i
thotë që dua të kem mardhënie seksuale me ty dhe nëse nuk pranon do ti tregoj burrit
apo ndonjë të afërmi të tij për ndonjë punë që ai e ka pa dhe e di për atë person dhe
kërkon të bëj seks me të për këtë motiv që mos ti tregojë ndonjë të afërmi të saj apo
burrit të saj–Kjo pra shpreh shtrëngimin për akt seksual.
-5 - Kryerja e aktit seksual me persona të paaftë (pa aftsi mendore) është:a) –Nuk
lejohet kryerja e aktit seksual ndaj këtyre personave edhe nëse është me pëlqimin e tij apo
saj, është e ndalur rreptsisht nga ligji, paraqet vepër penale.
-6-Dhe kryerja e aktit seksual që bëhet në familje – pra edhe kjo paraqet vepër penale
dhe është e ndaluar me ligj në të gjitha vendet e botës vetëm nëse bëhet me mos dëshiren
e tij apo saj sepse ndryshe është e ndaluar.
-2 - Karakteristikat e kryersve të këtyre krimeve është:- Në shumicën e rasteve të
këtyre veprave janë personat e gjinisë mashkullore – pra ka edhe të asaj femrore një
numër i vogël.
- Mosha e kryersve te të miturit është 1/7 të rasteve deri në 30 vjet është numri më i
madh i kryerjes së këtyre veprave.
-3 - Karakteristikat e viktimave janë:a) - Si viktima mund të paraqiten, -1 - Femrat -2
- edhe viktima fëmijë të të dy gjinive -3 - por ka edhe meshkuj por më rrallë.
-4- Koha e krimeve është apo bëhet:a) - Sa i përket muajve–prej-1-prillit, -2-majit,-3-
qershorit.
b) - Ndërsa koha është ka ora 19:22 ja.
-5- Vendi i kryerjes mund të jenë:a) - vendet e hapura – pra vende periferike (jashtë
qytetit komunave etj)
b) - vende të mbyllura – siç janë psh - banesat e mbyllura që lihen pa banim lihen bosh
etj dhe c) - janë edhe automjetet etj.
-6- Mjeti i dhunës është:-Dhuna mund të ushtrohet qoftë ndaj një individi apo më
shumë.
-Mjetet tjera për dhunë janë:-1 - arma,-2 - thika,-3 - kaqavida e hekurit etj
-Janë edhe mjetet e nxehjes siç janë:-1 - nxemja,-2 - qirosja me qiri,-3 - shkrepsa, litari,
sajlla etj.
-7-Motivi është:a) - është kënaqja e epsheve seksuale
-1- Nekrofilet janë: - personat që kënaqin epshet seksuale me persona të vdekur,
-2- Sadistët janë: - ata që kënaqin epshet seksuale pa dëshirën e tyre dhe
-3- Petishistet janë: - ata që knaqin epshet seksuale me shtikull të këpucve etj.
-8- Rastet e errta janë:-Janë ato raste të cilat fillojnë të zbulohen por mbesin pa u
zbuluar, mbesin në gjysmë pra janë jashtzakonisht raste të mëdha.
-9- Veprimet hetimore janë:-1- Marrja në pyetje e viktimës,-2- Ekspertimi mjeko ligjor
i viktimës -3- Shikimi në vendin e ngjarjes -4- Marrja në pyetje e të pandehurit -5-
Egzaminimi mjeko ligjor i tij duhet të bëhet -6- Marrja në pyetje e dëshmitarit – mund të
jenë ata që kanë PARË – por edhe ata që kanë dëgjuar etj.
-KONTRABANDA ME NARKOTIK-Narkomani – është një sëmundje e cila
konsiston në varshmëri psiko fizike të organizimit të njeriut nga substancat psikotrope
(apo narkotike).
-Si formë e parë që ka të bëjë me drogën është:1- Mbjellja e tij dhe konsumimi i tij apo
saj 2- Shpërndarja dhe shitja 3 Forma e tretë është lëshimi i lokaleve psh ato lokale që janë
apo që në to konsumohet apo shitet etj.
-Kontrabandimi me automjete të vjedhura është:-1- Vjedhja e automjeteve – që
shkakton apo paraqet vepër penale dhe -2- Vjedhja e automjeteve bëhet nga: a)-
personat që do të thotë një person dhe b)- por edhe nga grupet etj.
-Kontrabandimi me qenje njerzore:
-Si objekt i këtij lloji kontrabandimi mund të jenë:-1- Femrat – zakonisht shtyhen në
prostuticion,
-2- Fëmijet – që zakonisht shiten apo adaptohen nga personat tjerë të panjohur për
fëmijë. - Por fëmijët shtyhen edhe në punë për të kërkuar lëmoshë pra me kërku nëpër
rrugë, -Por shtyhen edhe për trafikim edhe për vjedhje etj.-3- Por ka edhe raste që ka edhe
të gjinisë madhore te meshkujt.
- KONTRABANDIMI ME ARMË-Janë dy kushte si më kryesore të armëve të
zjarrit. -1- Prodhimi i tepërt i armës së zjarrit dhe -2- Egzaminimi i tregut të zi në të cilin
shiten armët e zjarrit.
-KORRUPCIONI – paraqet realizimin me ndihmën e mitos (ryshfetit) se ndonjë të
drejte apo interesi për të cilin personi nuk ka të drejtë ligjore ose realizimi i ndonjë të
drejte në mënyrë të priveligjuar në raport me personat e tjerë.
Për të ekzistuar korrupcioni paraqiten apo janë këto elemente:-1- Dhënja e ryshfetit
(mitos)-2- Realizimi i së drejtës së kundërligjshme -3- Realizimi i së drejtës duke qenë i
priveligjuar në raport me personat tjer
-4- Realizimi i të drejtës në mënyrë të priveligjuar në raport me punsimin.
- Si luftohet dukuria e korrupcionit: -1- Përmes metodës së simulimit.
METODIKA E ZBULIMIT DHE SQARIMIT TË TERORIZMIT--1- Qka është
terorizmi – Me këtë në kuptimin më të gjerë nënkuptojmë përdorimin e dhunës me
motive politike.
Fjala terorizem – Dmth – fjalë latine që dmth – dridhje, frik, ose dredhje nga frika.
Elementet e terorizmit janë:-1- Përdorimi i dhunës dhe kanosja sistematike (e
organizuar), -2- Ushtrimi i dhunës nga grupet e organizuara: a) - grupet terroriste b) -
organizatat teroriste dhe c) - rrjetet e organizatave teroriste.-3 - Rrezikimi i njerëzve
dhe pasurisë në përmasa të mëdha, -4 - Shkaktimi i frikës dhe pasigurisë:a) - vrasja e
tiranve b) - faza e anarkistve c) - terorizmi bashkohor i shek XX.-5 - Nxjerrja e
konsensioneve (me lëshu pe) të caktuara politike dhe që ka të bëjë me mbajtjen e
pengjeve,
-6 - Fitimi i pushtetit shtetëror mbi teritorin e caktuar dhe, -7 - Publiciteti dhe tërheqja
e vëmendjes së opinionit ndërkombëtar,
-Cilat janë shkaqet e terorizmit, ato janë gjithsejt katër:
-Pse vjen deri te paraqitja e terorizmit, sepse bëhet:-1- Konflikti mbi baza nacionale,
-2- Konflikti mbi baza ideologjike, -3- Konflikti mbi baza fetare dhe,

KRIMINALISTIKË

1. Qka është kriminalistika? Kriminalistika është disciplinë


shkencore e cila studion dhe përpunon metodat e mjeteve
teknike, taktike dhe rekomandimeve metodike për gjurmin, gjetjen,
fiksimin, shikimin dhe vlersimin e provave me qëllim të zbulimit,
hetimit, gjykimit dhe parandalimin e veprave penale.
2. Qka është kriminalisti? Është person me aftësi të caktuara
profesionale, i cili zbaton kriminalistikën për parandalimin, zbulimin
dhe ndriqimin e kriminalitetit.
3. Shkenca mbi identifikimin e personave në bazë të majtjeve
kockore të trupit të tyre është? Antropometria, Daktiloskopia dhe
Kiroskopia.
4. Qka paraqet fotografia kriminalistike? Paraqet çdo fotografi e
cila përdoret për parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale
dhe kryesit të saj.
5. Qka kuptojmë me identifikim kriminalistik? Është procedurë e
vërtetimit të njësisë së personave, sendeve dhe kufomave të
panjohura.
6. Cilat janë mjetet për identifikim kriminalistik? Lista
abecedike, antropometria, daktiloskopia, monodaktiloskopia,
fotografia e përshkruar, fotografia sinjalitike, pyetja e dëshmitarit dhe
ekspertimi i letërnjoftimit.
7. Shkenca që studion figurat në vijat papilare në lëkurën e
gishtërinjëve, pëllëmbëve dhe shputave të njeritu, quhet?
Traseologji,daktiloskopi,kiroskopi.
8. Cilat janë parimet themelore të kriminalistikës? Parimi i
lirisë teknikë-taktikë, parimi metodik, i shqyrtimit kritikë të
veprimit, shpejtësisë dhje befasisë, themelsisë dhe këmbënguljes, i
objektivitetit, i drejtimit teknike të veprimeve operative-teknike, i
kordinimit dhe bashkupunimit, i ekonomizimit, i konspiracionit, i
ligshmërisë dhe humanizmit.
9.Qka kuptojmë me parimin e lirisë teknike-taktike? Me këtë
parim kriminalisti është krejtësisht i lirë në zgjedhjen e masave
operative-teknike të veprimeve hetimore dhe të mjeteve provuese,
kuptohet duke u bazuar në legjislacionin penale (në kodin e
procedurës penale).
10. Qka kuptojmë me parimin metodik dhe planifikimit të
procedurës? Me këtë parim nënkuptojmë sëndërtimin e tërë
veprimtarisë që nga qasti i pari metodik dhe sipas planit kërkohet
zbulimi i së vërtetës d.m.th përcaktimi i veprës penale, rrethanave në
të cilat ka ndodhur dhe personave kryes të saj.
11. Qka kuptojmë me parimin e shqyrtimit kritik të veprimit?
Me këtë parim kuptojmë së gjatë punës mund të ketë gabime, por
është më rëndësi që ato të evitohen me kohë.
12. Qka kuptojmë me parimin e shpejtësisë dhe befasisë?
Rëndësia e këtij parimi qëndron në atë se veprimet dhe masat e
shpejta e befasojnë fajtorin prandaj edhe me të gjitha masat e tjera
operative-taktike dhe veprimet hetimore pak a shumë mund të kenë
sukses të plotë vetëm duke e zbatuar parimin e befasisë.
13. Qka kuptojme me parimin e ligjshmërisë? Ky parim është
bazë e shoqërise demokratike si formë e veqantë për organet
shtetërore të cilat në emër të një shoqërie kryejnë funksionin e
parandalimit dhe te luftimit të kriminalitetit.
14. Qka kuptojmë me parimin e humanizmit? Humaniteti i zbatuar
në masat kriminalistike hetimore ndikojnë pozitivisht në moralin dhe
sjelljen e njërëzve.
15. Qka është policia? Institucion shtetëror që kujdeset për
mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti, ruan qetësinë dhe rendin
publik dhe juridik.
16. Qka kuptojmë me polici gjyqësore? Me polici gjyqësore
kuptojmë një tërësi organesh shtetërore, veprimtaria e të cilave ka
synim të sigurojë kushte për ushtrimin e ndjekjes penale.
17. Cilat jane organizatat ndërkombëtare të policisë kriminale?
Interpoli dhe Evropoli.
18. Cilat janë pyetjet e "ARTA" të kriminalistikës? Qka (ka
ndodhur), kush (është kryesi), kur (e ka kryer), ku (e ka kryer), si
(është kryer), me qka (është kryer), pse (është kryer), kënd ose
qka (i sulmuar-i dëmtuar), me kë (bashk me kë e ka kryer).
19. Cilat janë objektet për identifikimin kriminalistik? Njerëzit, i
pandehuri, i dëmturi, sendet e ndryshme konkrete (mjetet e kryerjes
së veprës penale) si dhe kafshët.
20. Cili është kushti themelor i identifikimit kriminaliste?
Objekti i identifikuar - identitetin e të cilit duhet përcaktuar që të ketë
shenja të qarta identifikuese dhe të ketë cilësinë të pasqyrje këto
shenja.
21. Qka është ADN-ja? Është metodë për identifikimin e personit
bazë të gjurmës gjenetike, ndihmon për të përcaktuar individualitetin
biologjik të njeirut.
22. Si quhet shkenca e cila merret me studimin e identifikimin e
personit në bazë të erës? Odorologjia.
23.Cilat janë aparatet për zbulimin e personave ne bazë të
erës? Qeni dektonik, rojtari antialkoolik, hunda elektronike, kopertinat
elektronike te librave etj.
24. Qka është teknika kriminalistike? Sistem i njohurive
shkencore mbi bazën e të cilave ndërtohet metodat dhe mjetet
teknike që përdoren për kërkimin,zbulimin,mbledhjen dhe studimin e
provave materiale me qëllim zbulimi dhe parandalimi të veprave
penale.
25. Cilat janë metodat e teknikës kriminalistike? Dialektike,
observimit, përshkrimit, matjet, krahasimi dhe eskperimenti.
26. Cila është detyra e teknikës kriminalistike? Identifikimi
(pastaj regjistrimi, zbulimin dhe përshtatja).
27. Si ndahet teknika kriminalistike? Regjistruese, operative dhe
hetimore.
28. Qka është teknika regjistruese? Merret me sigurimin e
përhershëm të të dhënave relevante për personat, kufomat apo
sendet.
29. Qka është teknika operative? Merret me përpunimin apo
shikimin e vendit të ngjarjes?
30. Qka është teknika hetimore? Merret me studimin dhe trajtimin
e gjurmeve në qëshje penale.
31. Cilat jane rrezet e padukshme? Rrezet ultravjollce, infra të
kuqe, rentgën dhe gama.
32. Qka është fotografia? Metodë për fiksimin e fenomeneve dhe
mjet për studime shkencore.
33. Qka paraqet fotografia kriminalistike? Mjet identifikim që
përdoret në veprimtarinë hetimore.
34. Cilat janë llojet e fotografisë? Fotogrametria, fotografia
identifikuese, makro&mikro fotografia, fotografimi nga largësia,
fotografia e fshehtë, holografia fotografimi me rreze infra te kuqe,
fotografimi me rreze ultra vjollce.
35. Qka është fotografia e përshkruar? Përshkrimi me fjalë i
tipareve të jashtme të një personi.
36. Qka është fotogrametria? Metodë e fotografisë që mundëson
matjet e ndryshme për përpilimin e skicës.
37. Qka është fotografia identifikuese? Metodë për fiksimin e
shenjave të pamjes së jashtme të personit.
38. Si përdoret fotografia e fshehtë? Fiksimin e fenomeneve me
paisje speciale gjatë përgjimit sekret.
39. Për qka shërben fotografimi me rreze infra të kuqe? Për
fiksimin e gjurmëve të padukshme.
40. Për shërben fotografia me rreze ultravjollcë? Për fiksimin e
fenomeneve gjatë eskpertimit të dokumenteve dhe gjurmeve
biologjike.
41. Cilat janë objektet e fotografisë? Personat, vendi i ngjarjes,
objektet, provat materiale, gjurmët dhe kufomat.
42. Qka studion traseologjia? Studion gjurmët materiale të lëna
nga objekte me një strukturë të jashtme të caktuar.
43. Si quhet shkenca që studion gjurmët? Traseologji, datiloskopi
dhe balistikë.
44. Kontakti nga i cili formohet gjurma e objekteve që veprojnë
njëri mbi tjetrin mund të jetë? Statik dhe dinamik.
45. Cila është detyra themelore e traseologjisë? Sqarim i
rrethanave se si janë formuar gjurmët.
46. Sa lloje të gjurmëve kemi? Dy lloje, gjurmë të thelluara dhe të
sipërfaqshme.
47. Ku duhet të kërkohen gjurmët? Në subjektet dhe objektet e
ngjarjes, ne vendngjarje dhe në vendet e tjera të dyshuara.
48. Qka është daktiloskopia? Metode e studimit, krahasimit dhe
klasifikimit të vijave papilare (shenjave të gishtërinjëve).
49. Si ndahet daktiloskopia? Daktiloskopinë regjistruese (10-
gishtore), daktiloskopia hetimore (munodaktiloskopi), pelmatoskopi
dhe kiroskopi.
50. Qka studion daktiloskopia regjistuese? Studion gjurmët e 10
gishtave.
51. Qka studion daktiloskopia hetimore monodaktiloskopia?
Studion gjurmët e gishtit (veq e veq të secilit gisht).
52. Qka studion pelmatoskopia (hetimore)? Studion gjurmën e
shputës së këmbës së zbathur (veq e veq).
53. Qka studion pedoskopia? Shenjat e vijave papilare në shputat e
këmbëve.
54. Qka studion kiroskopia? Studion gjurmët e pëllëmbës së
duarve.
55. Qka përfshin nocioni lofoskopi? Daktiloskopinsë, kiroskopinë
dhe pelmatoskopinë.
56. Si formohen gjurmët e thelluara? Si rezultat i shkëputjes së
lëndëve të huaja nga duart.
57. Si ndahen gjurmët e këmbëve? Në gjurmët që lë këmba e
mbathur, këmba e zbathur si dhe këmba me qorape.
58. Cili është mekanizmi i gjurmëve të këmbëve. Gjurmët në
qëndrim, në ecje, në vrapim dhe në kërcim.
59. Cilat janë gjurmët e objekteve të thyerjes? Gjurmët e
goditjes, shtypjes, fërkimit, prerjes, sharrimit.
60. Cilat janë gjurmët e automjeteve? Gjurmët e lëna nga pjesët
lëvizëse, nga pjesët e tjera të automjetit, gjurmët që merr automjeti
me vete nga vendi i ngjares
61. Cilat janë zonat e figurës papilare? Zona qëndrore, zona
bazale dhe zona periferike.
62. Për nga veprimi që kryejnë kryesit gjurmët janë? Të
dukshme, pak e dukshme dhe të padukshme.
63.Qfarë rëndësie kanë gjurmët e gjakut? Është provë materiale e
rëndësisë së madhe për identifikim, sidomos në krimet e rënda.
64. Pse bëhet studimi mjeko-ligjor i gjurmëve të gjakut? Që të
dihet se a është gjaku i njeriut apo i kafshës, nga cila pjesë e trupit
është, cilit grup të gjakut i takon.
65. Qka janë gjurmët e spermës? Prova materiale biologjike e
spermatozoidëve.
66. Qka janë mikrogjurmët? Prova materiale e gjurmëve të
padukshme mikroskopike.
67. Nga prejardhja e tyre mikrogjurmët ndahen në? Me
prejardhjen biologjike, organike, inorganike si dhe të përziera.
68. Cilat janë gjurmët me prejardhje biologjike? Fijet e flokut,
qimet e kafshëve, fijet e tekstileve-bimore e shtazore, pjesëzat e
bimëve, drithërave, organizmave të gjallë.
69. Cilat janë gjurmët organike? Karburantet, ngjyrat, plasmanët,
lubifikantët, tekstilët artificiale, lubrifikantët (gaso, vajra) etj.
70. Cilat janë gjurmët inorganike? Mikropjesët e metaleve, të
lidhjeve metalike, mikroobjekteve si: çimento, asfalti etj.
71. Cilat janë gjendjet agregate të gjurmëve? Të ngurtë, të
lëngshëm dhe të gaztë.
72. Qka studion taktika kriminalistike? Format e veprave penale,
mënyrat e kryerjes, sjelljet e kryesve organizimin dhe praktikën e
organeve të autorizuara.
73. Në çka mbështetet taktika kriminalistike? Në legjislacionin
penal (procedurën penale dhe aktet nënligjore që dalin në zbatimin e
tyre).
74. Qka është versioni hetimor? Metodë shkencore për të njohur të
vërtetën në çështjen penale. (Hipotezë mbi veprën dhe kryesin?
75. Qka kuptojmë me planifikimin e hetimit? Organizimin
shkencore të veprimtarisë hetimore e gjyqësore në zbulimin dhe
parandalimin e veprave penale.
76. Cilat janë burimet për ngritjen e versionit hetimor? Burimet
procedurale dhe jo-procedurale.
77. Cilat janë burimet procedurale? Thëniet e dëshmitarëve, të të
pandehurve, mendimet e ekspertëve, prova materiale dhe
dokumentet.
78. Cilat janë metodat logjike për ngritjen e versionit?
Induksioni, deduksioni, analiza, sinteza dhe analogjia.
79. Qka është induksioni? Kalimi nga e veçanta tek e përgjithshmja.
80. Qka është deduksioni? Kalimi nga e përgjithshmja tek e
veçanta.
81. Qështë analiza? Studim i dukurive duke e ndarë të tërën në
pjesë të veqanta.
82. Qka studion balistika? Balistika merret me studimin e zbulimit,
fiksimit dhe ekzaminimit të gjurmëve të lëna nga armët e zjarrit.
83. Cilat janë llojet e armëve të zjarrit? Pushkë
revolverë&pistoleta, armët punëtore, armë të riparuar dhe armët pa
zhurmë (me silenciator).
84. Në sa grupë ndahet fishekët e armëve të zjarrit? Në dy
grupe: Fishekë për armët me vjaska si dhe fishekë për armë pa
vjaska.
85.Si përcaktohet modeli i armës? Nga të dhënat teknike të
fiksuara fiksuara me armë nga pesha, nga gjatësia e tyre, nga sasia
dhe drejtimi i vjaskave.
86. Cilat janë metodat për fiksimin e armës së zjarrit?
Fotografimi, skicimi dhe procesverbali.
87. Sa lloje të qitjes kemi? Qitje me ___________ të afërt si dhe
të largët.
88. Si bëhët zhvillimi i mbishkrimeve në armët e zjarrit? Me
metoda kimike.
89 Cilat janë materialet që dërgohen për eksperim balistik?
Predha osë gëzhoja, arma si dhe mundësishë disa fishëk.
90. Cilat janë pjesët e armës që lënë gjurmë në gëzhojë? Tyta,
shuli, mekanizmi i shkrepjes (gjilpëra), mekanizmi i nxjerrjes së
gëzhojave dhe krehri.
91. Në varësi nga armët që përdoren si ndahen fishekët? Fishek
revolveri, pistoletë dhe pushkë.
92. Kush janë informatorët? Informator është çdo person që jep të
dhëna të nevojshme përkitazi me ngjarjen e ndodhur.
93. Cilat janë mënyrat e informimit për ekzistimin e veprave
penale? Kallëzimi, shërbimi i inspektori, inspektoratit dhe revizionit,
kallëzimi i të dëmtuarit, kallëzimi anonim apo me pseudonim, të
përfolurit publik, vetëkallzimi, me anë të mjeteve të informimit.
94. Qka është alibia? Provë mbi mos mos praninë e personit të
dyshimtë në vendin e ngjarjes në kohën e kryerjes së veprës penale.
95. Si bëhet balistika? Balistikë të brendshme, balistikë të jashtme,
balistikë terminale dhe balistikë gjyqësore.
96. Qka është balistika e brendshme? Degë e balistikës e cila
studion lëvizjen e predhës brenda tytës, e shtyrë nga trysnia e gazrave
të barotit.
97. Qka është balistika e jashtme? Degë e balistikës, e cila studion
lëvizjen e predhës pasi të dal nga tyta. nga gryka e tytës.
98. Qka është balistika terminale? Degë e balistikës, e cila studion
efektin e projektilit në shënjen e qëlluar.
99 Qka është balistika gjyqësore? Degë e balistikës, e cila studion
në mënyrë të përgjithshme çështjet e armëve të zjarrit që kanë
lidhmërinë me kriminalitet.
100. Qka kuptojmë më kallëzim anonim? Është kallëzim mbi
veprën penale dhe kryesin, i cili nuk përmban identitetin e ushtruesit
të këtij kallëzimi.
101. Qka është të përfolurit publik? Përhapja e lajmeve për ndonjë
person si kryes i mundshëm të veprës penale duke mos e ditur se a
janë të vërteta apo jo.
102. Qka është prita? Shpërndarje e fshehtë e punëtorëve
operativë të policisë, në vendin e caktuar ku do të kaloj kryesi i
veprës penale me qëllim të heqjes së tij nga liria në mënyrë të
befasishme.
103. Qka është racia? Është operacion i policisë e cila bën mbylljen e
të gjitha hyrje daljeve në një vend të caktuar me qëllim të heqjes së
lirisë personave dhe njerëzve të kategorive të ndryshme.
104. Qka kuptojmë me vetëkallzim? Paraqitjen e veprës me të
cilën personi e paraqet veten si kryes të veprës penale.
105. Cila është rruga e zhvillimit të kriminalitetit? Përmes
gatishmërisë, masivizimit dhe profesionalizimit të kryersve të veprave
si: prostitucioni, kontrabandës së krimit të organizuar, organizatave të
ndryshme kriminale.
106. Për çka shfrytëzohet qeni i stërvitur? Ruajtje, përcjellje,
mbrojtjen e personave të arrestuar, ruajtjen e objekteve, ndjeke,
arrestimit, kërkimit të gjurmëve.
107. Llojet e qenve të stërvitur? Qeni sanitar, eracak, rojtar dhe
mbrojtës.
108. Sa faza të zhvillimit të kriminalistikës dhe cilat janë ato?
Katër faza: faza e policisë teknike, faza e përligjës, faza e zbulimit të
gjurmëve dhe faza e shkencave të forenzikës.
109. Qka është kriminaliteti kompjuterik? Tërësia e veprimeve në
të cilat kompjuteri është mjet dhëë qëllim i kriminalitetit.
110. Qka studion informatika kriminalistike? Studion rregullat
dhe metodat e teknologjisë informatike.
111. Qka studion metoda e përgjithshme e qka metoda e
veqantë e informatikës kriminalistikë. 1. Metoda e përgjithshme,
studion veprimet e përgjithshme, 2. Metoda e veqantë studion
veprimet konkrete.
  NOCIONI I TAKTIKËS KRIMINALISTIKE 

      Taktika kriminalistike është degë e shkencës së kriminalistikës.Përkrahësit e


klasifikimit dikotom të shkencës së kriminalistikës e ndajnë këtë shkencë në dy
degë: taktika kriminalistike dhe teknika kriminalistike të cilën kriminalistët e quajnë edhe
shkencë natyrore kriminalistike.Përkrahësit e strukturës trikotome të shkencës së
kriminalistikës e ndajnë atë në tri degë:taktikë kriminalistike; teknikë kriminalistike dhe
metodikë kriminalistike (të cilën e quajnë edhe taktikë të posaçme).Në konsiderojmë se
qasja trikotome në kuadër të shkencës bashkëkohore kriminalistike, i përgjigjet më
tepër, mu për shkak të metodikave kriminalistike të cilat sot zënë vend kyç në punën e
policive bashkëkohore për shkak të formave të reja të shfaqjes së kriminalitetit të
organizuar, atij korporativ, serik dhe kriminalitetit tjetër i cili ka karakter global.
Klasifikimin e cekur duhet vështruar përmes prizmit të unitetit dialektik të shkencës
së kriminalistikës. Kategorizimet e cekura në degë të shkencës së kriminalistikës, në
praktikë mund të zbatohen vetëm ndaj rrethanave reale dhe ndaj situatës së çdo rasti
konkret. Situata kriminale e ngjarjes kriminale apo e veprës penale (për çka në vijim
do të flasim më tepër kur do ta theksojmë rëndësinë e terminologjisë kriminalistike)
është sistem i elementeve në të cilin është kryer ngjarja apo vepra penale.Fjala është për
rrethin gjeografik, topografik, teknik, social, klimatik, metodologjik dhe për kushtet
tjera të vendit ku është kryer vepra penale – tempore delicti.Me analizën e situatës së
vendit të kryerjes së veprës penale mund të fitohen përgjigjet për mundësitë
objektive të kryerjes së veprës në rrethanat konkrete, mënyrën dhe mekanizmin e kryerjes
etj.Ky kuptim taktik kriminalistik për nga natyra në vete përmban situatën materiale
(objektive)të vendit të ngjarjes si dhe rrethanat të cilat kanë vështirësuar, ndihmuar apo
penguar kryerjen e veprës penale,marrëdhëniet psikike midis bashkëpjesëmarrësve
të veprës, sjelljen e tyre, tregimin kronologjik të veprës, etj.Pjesa e pare dhe fillestare
(pjesa e ngushtë) e situatës kriminale është situata e vendit të kryerjes së veprës
penale.Kriminalistët, teoricienët, dhe prakticistët në esencë pajtohen se taktika
kriminalistike është degë e shkencës së kriminalistikës në kuadër të së cilës analizohen
dhe studiohen format e shfaqjes së veprave penale dhe mënyrat e kryerjes së tyre,
motivet e kryerjes dhe qëllimet e tyre (taktika dhe teknika kriminale delikuente),
njohuritë profesionale, shkathtësitë, zakonet, shprehitë, pikëpamjet, mënyra e jetesës dhe
psikologjia e kryesve të veprave penale (fenomenologjia kriminale).

      Fenomenologjia kriminale merret si një pjesë e veçantë e taktikës kriminalistike.Në


kuadër të saj hulumtohen format e shfaqjes së veprave penale (morfologjia kriminale),
karakteristikat e formave të shfaqjes jetësore të kryesve të veprave penale (kriminografia
kriminale) dhe mënyra e realizimit të veprave konkrete penale (teknika e krimit).
Përkufizimi negativ i taktikës kriminalistike,taktikën kriminalistike e definon si
mësim apo studim të rregullave themelore dhe metodave të punës së shkencës
kriminalistike të cilat nuk janë të natyrës teknike kurse kërkohen në studimin e saj me
qëllim të zbulimit dhe ndriçimit apo sqarimit të veprave penale si dhe të pengimit të tyre
në të ardhmen.Shprehja “taktikë” vjen nga fjala greke “taktikë – techne” që do të
thotë shkathtësi veprimi.
Përkufizimi më i shkurtë i taktikës kriminalistike do të ishte se ajo është degë e
shkencës kriminalistike e cila merret me studimin dhe aplikimin e veprimeve të drejta
dhe të dobishme në zbulimin, hulumtimin dhe pengimin e veprave penale.

Në kuadër të taktikës kriminalistike studiohet edhe praktika e zbulimit hulumtimit,


argumentimit dhe pengimit apo luftimit të kriminalitetit në tërësi me qëllim të përsosjes
së mënyrave ekzistuese, metodave dhe rregullave të veprimit si dhe me qëllim të
zbulimit, ndriçimit dhe pengimit të veprave penale të cilat nuk janë të natyrës teknike.
Taktika kriminalistike, praktikës kriminalistike i ofron modelet më optimale të
veprimit kriminalistik të karakterit të përgjithshëm, pra ato që vazhdojnë për të gjitha
veprat penale. Ajo e bën lidhjen organike e mënyrës taktike dhe teknike të punës siç
është e popullarizuar të thuhet, taktika ia jep shpirtin teknikës.Në suaza të shkencës së
kriminalistikës nuk mund të ndërmerret çfarëdo mase apo veprimi taktik, teknik
apo metodik pa zbatimin e rregullave dhe parimeve të taktikës kriminalistike.Nga kjo që
u tha deri më tash, mund të përfundohet që taktika kriminalistike është veprim
korrekt dhe oportun i kriminalistëve në hulumtimin dhe argumentimin e veprave penale
dhe në procedurën e ndjekjes dhe gjurmimit të kryesve të atyre veprave.Fjala është për
një proces ideor dhe eksperiencash me ndihmën e të cilit orientohet veprimtaria e
kriminalistëve në drejtim të qëllimit të caktuar me anë të aplikimit të metodave më të
mira dhe më të dobishme.Në rastin konkret shfaqjet dhe hulumtimet e veprave
penale, rregullat e taktikës kriminalistike mundësojnë që të caktohet apo konstatohet
se cilat veprime taktike kriminalistike dhe cilat masa duhet të ndërmerren në rastin
konkret si dhe se cilat mjete dhe metoda teknike dhe në ç’ mënyrë, sipas cilës radhë
dhe kur duhet të ndërmerren për të pasur rezultate optimale.Këtu bëjnë pjesë
përcaktimi i llojit, përmbajtjes dhe renditjes së pyetjeve për të cilat duhet të merren
përgjigjet nga burimet e ndryshme të informatave mbi dëshmitë, sidomos atyre personale.
Rregullat e taktikës kriminalistike të cilat bazohen në përvojat kriminalistike dhe në
njohuritë e shkencave të ndryshme nuk mund të njihen “apriori”.

      Format e shfaqjes së veprave penale si elemente të interesimit taktik kriminalistik


kanë të bëjnë me llojin dhe tipin e veprës penale si dhe me mënyrën e studimit të saj
në kuptimin më të gjerë të fjalës.Këtu janë në pyetje kriteret ligjore taktike –
psikologjike të cilat bëjnë pjesë në këtë degë të shkencës së kriminalistikës.Objekt i
rëndësishëm i interesimit të taktikës kriminalistike është theksuar edhe taktika dhe
teknika kriminale apo delikuente.Fjala është për metodat dhe mjetet e ndryshme të
cilat i zbatojnë kryesit e veprave penale me rastin e kryerjes dhe fshehjes të veprës
penale dhe “vjeljen e fryteve” të veprave të tyre të këqija.Taktika kriminalistike është
mjet i kriminalistëve për kundërvëniet ndaj taktikës së kriminelëve apo
delinkuentëve, të ashtuquajturës taktikë e kriminelëve. Ajo është jetësisht e kufizuar
nga kjo.Taktika kriminalistike duke studiuar praktikën e zbulimit dhe hulumtimit të
dukurive kriminale dhe e zbulon peshën ligjore të situatave kriminalistike, zgjidhjeve të
mundshme taktike dhe kombinimeve dhe krijon studimin mbi planifikimin e
procedurës kriminalistike (para së gjithash të policies dhe prokurorisë), mësimin
mbi versionet dhe shfrytëzimin e tyre si dhe provave të indiceve, ofron modele dhe
rekomandime për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve taktike më optimale dhe të
veprimeve të karakterit operativ apo procedural
.Nga masat dhe veprimet operative sa për ilustrim do të cekim: pritat, racitë,
bllokadat, mbledhjen e informatave nga qytetarët, veprimtarinë kërkimore, mbikëqyrjen
e fshehtë, shfrytëzimin e informatorëve etj.Nga masat procedurale në rend të parë po
përmendim masat anticipuese të argumentimit siç janë: shikimi dhe rikonstruktimi i
vendit të ngjarjes, eksperimenti hulumtues, kërkimi i gjurmëve, konfiskimi i gjësendeve,
njohja e personave etj.Po shohim se taktika kriminalistike është proces i përvojave
dhe imagjinatës me ndihmën e të cilit drejtohet aktiviteti i kriminalistëve në drejtim
të qëllimit të caktuar me ç’rast aplikohen metodat më të mira dhe më të dobishme të
veprimit. Ajo është një përvojë e kondensuar dhe e ndërlidhur me postulatet e
shkencave bashkëkohore.Taktika kriminalistike si dhe shkenca e kriminalistikës e ka
terminologjinë e vet. Bazën e saj e përbën gjuha e saj laike, mirëpo me anë të saj
krijohen nocionet dhe përkufizimet të cilat i caktojnë termet dhe simbolet kriminalistike.
Kriminalistika e tyre është thjeshtësi dhe konsekuencë e që është imperativ i njohur
shkencor. Kërkohen përshkrimet shkencore të gjurmëve dhe objekteve, terminologjia
e unifikuar dhe struktura e përmbajtjes së formave të shkruara e bazuar, sidomos e
procesverbalit mbi veprimet procedurale.Nocionet të cilat përdoren në kuadër të
shkencës kriminalistike, prandaj edhe të taktikës kriminalistike janë formë
konvencionale, sistem i dakorduar i kuptimeve për të cilin kriminalistët janë pajtuar se
është në gjendje të theksojë specifikat e objektit të shkencës së kriminalistikës. Gjuha e
kriminalistit është sistem i hapur e cila vazhdimisht ndryshohet dhe ndërtohet.
Sfera e shkencës së kriminalistikës sipas objektit të interesimit të saj është shumë
dinamike dhe në të ekzistojnë kuptime të shumta specifike dhe për çdo ditë paraqiten risi.
Zgjerimi rapid dhe pasurimi i gjuhës së kriminalistëve është një nga karakteristikat e
kohës sonë.Meqenëse gjuha e kriminalistëve duhet të shprehë në mënyrë të
besueshme apo autentike zhvillimet në shoqëri sidomos në sferën e preventivës dhe
represionit të kriminalitetit, atëherë ajo edhe u eksponohet ndryshimeve permanente.Për
shkak të kësaj që u theksua gjuha e kriminalistëve duhet të jetë moderne dhe e hapur.
Modernizimi i fjalorit të kriminalistëve nënkupton aktualitetin dhe azhuritetin,
kurse hapja e gjuhës e mbush zbrazëtirën me shprehje dhe me të folurit nga të folurit e
përzgjedhur deri tek zhargoni..Ndjehet nevoja edhe për një standardizim të fjalorit të
kriminalistëve, gjegjësisht terminologjisë kriminalistikeKur është fjala për
terminologjinë e kriminalistëve atëherë duhet të paralajmërohet rreziku i tillë i
përdorimit të sinonimeve të ndryshme.

      Sa për ilustrim dhe për ta përcjellë më lehtë ligjëratën mësimore tani këtu, në këtë
vend do t’i cekim disa nocione të taktikës kriminalistike: (1) Rekomandimi taktik: është
model ideor i mënyrës së ardhshme të veprimit. (2)Mënyra taktike: mënyra më
racionale dhe më efektive e ndërmarrjes së masave dhe veprimeve hetimore dhe
operative. Ka karakter të dyfishtë: juridik dhe shkencor – empirik. Mund të jetë e
thjeshtë dhe e komplekse. Në praktikën kriminalistike mënyrat taktike ndahen në
dy grupe: ato të cilat nuk janë të rregulluara me normat e të drejtës procedurale dhe ato të
cilat janë bërë përmbajtje e normave të së drejtës së procedures penale;  (3)Zgjidhja
taktike: është model i veprimit operativ-taktik, argumentues apo hetimor, të cilat i krijon
kriminalisti me idetë e tij (trupi i procedurës) të cilat dëshiron t’i ndërmerr në rastin
konkret. Fjala është për definimin e qëllimit, mënyrës dhe mjeteve të kryerjes së
veprimit, pra për zgjidhjen e sistemit të veprimeve operative-taktike dhe teknike,
hetimore dhe argumentuese, për mënyrat taktike dhe kombinimet të cilat veprojnë në
lidhje dialektike si më optimalet për zgjidhjen e situatës konkrete;  (4) Operacioni taktik:
është sistem i individualizuar i masave dhe veprimeve të ashpra operative-taktike
dhe teknike, të cilat i realizon ekipi i caktuar sipas planit të udhëheqësit të operacionit,
në situata të ndërlikuara apo komplekse kriminalistike; (5) Kombinimi taktik-operativ:
është sistem i individualizuar i masave dhe veprimeve operative-taktike, teknike dhe
hetimore, të cilat i realizon ekipi i kriminalistëve me planifikimin paraprak të tërë
operacionit, në situata të ndërlikuara kriminalistike.Operacionin e zhvillojnë specialistët
dhe me atë rast kërkohet veprim harmonik dhe i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve në
kombinimin. Është i mundur kombinimi i shumë mënyrave taktike, në kuadër të
vetëm një mase dhe veprimi kriminalistik- taktik - teknik ose hetimor.Çdo veprim i
argumentuar në mënyrë primare procedural-taktik-teknik i ka mënyrat e veta taktike.
Për këtë arsye është i pamundur “ngatërrimi” dhe kombinimi i tyre. Në anën tjetër është
i mundur dhe i dëshiruar edhe kombinimi i më shumë masave dhe veprimeve
operative taktike-teknike brenda veprimtarisë operative të policisë, si dhe kombinimi i më
tepër veprimeve hetimore brenda një hetimi. Veprimtaria joformale dhe procedurale e
policisë dhe prokurorit duhet të përbëhet nga një varg kombinimesh taktike.
Kombinimin taktik mund ta bëjnë nga një apo shumë lloje masash dhe veprimesh.
Kombinimi i masave dhe veprimeve operative, taktike-teknike me veprimet hetimore
dhe me veprimet argumentuese nuk do të thotë shkrirje e tyre por ndërmarrje paralele.
Delikti i kryer nuk guxon të jetë pikënisja e veprimtarisë operative të policisë.Atë
duhet kryer sistematikisht brenda rrethit kriminal dhe rreth tij.Strategjia e re
ofensive e policive evropiane, kategorikisht imponon krijimin dhe zbatimin e një grupi
masash dhe veprimesh të cekura që nënkupton mbi përpunimin e rasteve individuale.Ky
është qëllimi i eliminimit të vatrave të kriminalitetit.Fokusimi i veprimtarisë
operative të policisë nuk guxon të përfundojë në dyshime ndaj ndonjë vepre penale
por në raport me personat kriminal grupet dhe bandave, në grupe delikuencash, sidomos
kriminalitet të organizuar.Po shohim se kombinimi taktik paraqet një lidhje në një
sistem, në rastin konkret të mënyrave më të përshtatshme taktike dhe teknike.Në kuadër
të veprimit të caktuar operativ taktikteknik, hetimor apo argumentues;

 (6) Mënyra kriminalistike taktike: së bashku me nocionin e mënyrës kriminalistike-


teknike, është pjesë e nocionit “mënyrë kriminalistike”.Kjo është mënyra më racionale,
më e përshtatshme dhe më efektive e kryerjes së veprimit operativ, hetimor të
argumentimit e cila sipas mendimit të trupit të veprimit më së tepërmi i përgjigjet
situatës konkrete operative-taktike dhe taktike-procedurale dhe të cilën ai e zgjedh
nga arsenali i taktikës kriminalistike në pajtim me vlerësimin operativ-taktik ose
situatën taktike-procedurale.Trupi veprues ka lirinë e zgjedhjes së mënyrës
kriminalistike-taktike por jo në kuptimin e zgjedhjes arbitrare, vetëm se e përzgjedh atë
mënyrë e cila për situatën konkrete taktike është më e përshtatshme.Zgjedhja është e
kufizuar me norma ligjore dhe etike.Mënyrat taktike mbështeten në rezultatet dhe
në njohuritë e logjikës, psikologjisë dhe organizatat shkencore të punës. Karakterin
dhe përmbajtjen e mënyrës taktike e kushtëzon dhe e përcakton situate konkrete
operative dhe procedurale.Këto zakonisht janë situata shumë “plastike” dhe “fluide”
dhe vazhdimisht ndryshohen.Fjala është për kategorinë dinamike e cila kërkon
mënyrat gjithnjë më të reja dhe më të ndryshme në kuadër të veprimit joformal dhe
formal.

      Një nga nocionet më të rëndësishme brenda taktikës kriminalistike është nocioni


“i zbulimit të veprës penale dhe kryesit të saj”.Ky është proces krijues heuristik
sidomos i karakterit dinamik i cili kalon nëpër shumë shkallë, pra veprimtari
dinamike e cila ka të bëjë me zbulimin e informatave latente dhe potenciale mbi veprën
penale dhe kryesin e saj dhe me të gjitha rrethanat e veprës dhe dekodimin (deshifrimin)
e saj.Kjo veprimtari karakterizohet me zbatimin e algoritmeve të shkencës
kriminalistike sidomos në sferën e interpretimit të informatave.Të zbulosh do të thotë të
përfshihesh në të ashtuquajturin “zonë e errët” e kriminalitetit. “Zona e ndritshme” e
kriminalitetit vetëm duhet të sqarohet dhe ndriçohet, kurse drejtpërdrejt është e
nevojshme që disa fakte dhe rrethana në rrjedhën e saj edhe të zbulohen.Fjala është për
veprimtarinë heuristike qëllimi i së cilës është shndërrimi “i bazave të dyshimit” në
“dyshim të bazuar”, përveç kur dyshimi i bazuar nuk ekziston që në fillim. Fjala është
për procesin retrospektiv kriminalistik. Në fazën e parë të këtij procesi i cili para së
gjithash është në kompetencën e policisë, zbulohen, sigurohen dhe fiksohen si dhe
interpretohen informatat nga burimet personale dhe materiale (reale) të informatave duke
aplikuar metodën e analizës dhe sintezës.Në këtë procedurë rol të veçantë luajnë
rikonstruktimet ideore dhe reale, eksperimenti kriminalistik dhe aplikimi i parimit
të pluralitetit të versioneve. Një sferë të veçantë përbëjnë këtu puna me provat e
indiceve. Në kuadër të veprimtarisë zbuluese ndahen dhe ballafaqohen informatat
kundërthënëse të karakterit operativ me qëllim që të zbulohen dhe të hidhen ato informata
të cilat janë të pasakta dhe irelevante. Në zhargonin kriminalistik këtu flitet për dy lloj
informatash: informatat “e gjalla” me të cilat nënkuptojmë pasqyrimin ideal të
realitetit objektiv në vetëdijen e njerëzve të ashtuquajtura engrame dhe informatat
“e vdekura” me të cilat nënkuptojmë gjurmët dhe objektet lidhur me veprën penale
(corpora delicti) pastaj ekzistojnë edhe informatat “latente”me të cilat nënkuptojmë
informatat të cilat ende nuk janë zbuluar ose që gjithmonë do të mbeten të pazbuluara.
Informatat “e aktualizuara” janë ato informata të cilat janë të hapura.Informatat
“argumentuese” janë informata të cilat janë të kuptuara dhe të veshura me “petkun”
procedural.Pra, këto janë prova në kuptimin procedural. Nga sa u tha rezulton se në
kuptimin kriminalistik me zbulim nënkuptojmë procedurën në kuadër të së cilës me
hetimin dhe analizimin e informatave ekzistuese vijmë deri tek informatat e reja.Fjala
është për veprimtarinë njohëse-informative dhe represivepreventive.Veprimtaria
zbuluese e trupit veprues, para së gjithash policisë është e determinuar nga fondin e
informatave në dispozicion.Fjala është për një tërësi dinamike të përmasave ose
dimensioneve taktike dhe teknike të cilën e kushtëzojnë rrethanat e çdo rasti konkret,
rregullat aktuale e shkencës kriminalistike dhe ligjet pozitive të cilat i rregullojnë disa
masa dhe veprime.Ky nocion në tërësinë e vet nënkupton sistemin më të rëndësishëm
aplikativ.Siç u cek në kuptimin e njohjes (gnoseologjik) thellësisht e karakterizon
momenti heuristik.

      Krahas konceptit të theksuar të zbulimit të veprës penale dhe kryesve të saj për
këtë është më së ngushti i lidhur edhe koncepti apo nocioni “zbulimi i esencës së
çështjes penale”. Esenca e çështjes penale nuk i nënshtrohet perceptimit të drejtpërdrejt
sepse ky perceptim ka veti që të mos e dallojë aty për aty të shfaqurit nga esenca ndonëse
të dyja këto janë të lidhura në mënyrë të pandashme.Zbulimi i esencës së çështjes
penale arrihet me zhvillimin e veprimeve procedurale dhe interpretimin (vlerësimin)
e rezultateve të tyre.Perceptimi shqisor zhvillohet në kuadër të veprimeve procedurale-
argumentuese.Vetëm me analizën e sistemit të provave dhe me vlerësimin e tyre,
kuptohet esenca e çështjes penale.Njohuritë për objektin e argumentimit mund të
arrihen vetëm sipas provave të parapara me ligj në formën e paraparë procedurale.
Jashtë provave dhe veprimeve të parapara me procedura dhe me ligj me të cilat
zhvillohen ato nuk mund të ketë vërtetim të fakteve në kuptimin penal juridik, pra nuk
mund të ketë zbulim të esencës së çështjes penale.

      Në këtë vend këtu do të tërheqim vëmendjen edhe për dy nocione nga praktika
kriminalistike sepse ato kanë lidhje të ngushtë me nocionet e cekura më herët dhe
domosdo nevojiten për përcjelljen e mëtejme të shpjegimit të mësimit.Nocioni i parë
është “hetimi në shkencën kriminalistike”.Ky nocion nënkupton bashkimin e njohurisë
teorike dhe dijes apo shkathtësisë të cilat në punën e tyre i aplikojnë
kriminalistët.Nocioni tjetër është ai i “hetimit të hetuesit”.Kjo është një metodë
sistematike e hetimit të fakteve dhe e cila më tepër është shkencë sesa shkathtësi.
Logjika e metodës shkencore duhet të plotësohet me nismën dhe dinamikën e
hetuesit (shpirtërore dhe fizike).Procesin e hetimit, para së gjithash, duhet
konsideruar si kornizë shkencore-operative e cila kur zbatohet në rastin konkret,
ndonjëherë mund të kërkojë edhe improvizimin e hetuesit.Hetimi mund të jetë i lidhur
me një varg procedurash apo veprimesh në raport me të cilat paraprakisht duhet bërë
evaluimin dhe gjykimin para se të kalohet në tjetrin.Me këtë rast fokusi më së tepërmi
vihet në qasjen induktive-deduktive. Nga sa u cek rezulton edhe përkufizimi i
nocionit hetues.Hetuesi është person zyrtar i cili zbulon, mbledh,dokumenton dhe
evaluon faktet relevante lidhur me veprën penale (parimin).Në anën e hetuesit si
kriminalist për shkak të natyrës së punës së tij supozohet edhe një njohuri e caktuar
mbi nocionet, teknikat dhe posedim shkathtësish.Ndër shkathtësitë më të rëndësishme
na paraqitet aftësia e komunikimit të mirë me njerëz të ndryshëm si dhe me personat
tjerë zyrtarë të organeve të ndryshme të represionit.Kjo shkathtësi është sidomos
kritike sepse hetimi i veprave penale në esencë është punë me njerëz.Shkathtësitë e
mëtejme përfshijnë: të hetuarit, grumbullimin, specifikimin (markimin) dhe
sigurimin e provave, hartimin e procesverbalit dhe raportit etj. Njohuritë dhe shkathtësitë
vetvetiu nuk e bëjnë hetuesin të mirë.Karakteristika e hetuesit kompetent është
çiltërsia apo mendjemprehtësia me të cilën ai mund ta dallojë raportin midis asaj që
është e kuptueshme dhe asaj që duhet bërë lidhur me këtë. Hetimi kriminalistik
është i gërshetuar me sfidat dhe kompleksitetin apo ndërlikueshmërisë.Hetuesi i
suksesshëm, para së gjithash duhet të ketë një shkallë të lartë dhe të qëndrueshme të
vetdisiplinës e cila nuk është e kushtëzuar nga të tjerët, por rezultat i vetëkontrollit të
brendshëm. duhet të disponojë me njohuri të caktuar teorike, përvojë dhe metoda
pune të cilat janë të pranueshme dhe të njohura juridikisht.Pastaj durimi dhe
qëndrueshmëria janë kushtet e domosdoshme të hetuesit të suksesshëm.Hetuesi i
suksesshëm çdo rasti i qaset i gatshëm, me një kujdes të madh në relacion me
hollësitë duke mos i lënë asgjë rastit.Ai duhet të jetë karakteristik me objektivitetin e
tij dhe të mos nxjerrë përfundime të shpejta.Pra, hetuesi i suksesshëm nuk e lëshon
rastin asnjëherë që të mësojë diç nga personat me të cilët kontakton.

      Në kuadër të shkencës së kriminalistikës, prandaj edhe taktikës kriminalistike


operohet edhe me nocionin vepër penale.Në jetën e përditshme trupi i procedurës para
së gjithash policia ka punë me ngjarjet e dëmshme apo të rrezikshme shoqërore e për të
cilat ende nuk është vërtetuar se janë vepra penale.Ngjarje të tilla në taktikën
kriminalistike quhen ngjarje kriminale ose penale.Ky është koncepti operativ-njohës
(gnoseologjik) në shkencën e kriminalistikës me të cilin nënkuptojmë shkaktimin e
dëmit shoqëror, pasojës së rrezikshme e cila paralajmëron se mund t’i përshkruhet
qëllimit apo moskujdesit të shkaktarit të njohur apo të panjohur.Kjo është ngjarje
specifike dhe relevante kriminalistike e cila gjendet në dinamikën e zbulimit
konkret të përmbajtjes së saj e cila është e pasigurt dhe jo mjaft e definuar, pra e
pasigurt.Kjo është një objekt i përgjithshëm gnoseologjik i kriminalistit, kurse
shfaqja e saj objektivisht manifestohet si ndryshim në botën e jashtme e cila është në
aspektin kriminalistik relevante. Ajo mund të transformohet ose në vepër penale ose
në ngjarje të hapur të dëmshme shoqërore të quajtur aksident (fatkeqësi), vdekje e
befasishme dhe e papritur ose vetëvrasje.Kur konstatohet ekzistimi i veprës penale në
nivelin e dyshimit të bazuar, ngjarja penale nuk ekziston më, sepse ajo transformohet
në vepër penale. Nëse është fjala për vetëvrasje ose për fatkeqësi, atëherë ngjarja penale
“shuhet”.Për shkak të përmbajtjes së saj ajo është pikënisje për kriminalistin përveç
në rastet kur nga fillimi është e qartë se bëhet fjalë për vepër penale. Ngjarja kriminale
apo penale si ngjarje në të cilën ekziston vepra penale dhe kryesi i saj si dhe objekti i
veprimit apo i sulmit paraqesin sistemin i cili është i përbërë nga shumë nënsisteme.Me
këtë rast komponenta shoqërore është vendimtare.Në gjenezën dhe viktimogjenezën
e veprës penale si dhe në mësimin e saj gjithmonë është i pranishëm substrati material
dhe natyror-shkencor.Zbulimi dhe hetimi i ngjarjes penale gjegjësisht i veprës penale e
ka edhe komponentin natyror-shkencor dhe teknik.Me rastin e shqyrtimit të ngjarjes
penale apo të veprës penale duhet të merren parasysh edhe shkaktarët social dhe
kushtet, pastaj motivet dhe momentet tjera sociale psikologjike të cilat gërshetohen në
ato natyrore dhe teknike.Ngjarjet apo veprat penale zakonisht i hetojnë personat e
autorizuar të policisë me anën e metodave dhe mënyrave kriminalistike me qëllim të
konstatimit se a janë të inkorporuara në ato ngjarje veprat penale.Në rastet kur ekzistimi
i veprës penale është i pakontestueshëm qysh në fillim, metodat dhe mjetet
kriminalistike shfrytëzohen dhe aplikohen në një masë dhe përmbajtje më të vogël.
Fokusi zakonisht vihet në aktet e anticipuara të argumentimit.Po shohim pra se
ngjarja apo vepra penale është e dëmshme për shoqërinë dhe për të supozohet se është e
lidhur për veprën penale dhe kryesin e saj dhe e cila mund t’i përshkruhet qëllimit ose
moskujdesit të ndonjë personi.

      Kur është fjala për hetimin e personave atëherë zbatimi i rregullave taktike në
taktikën kriminalistike shpesh quhet teknikë, p.sh. teknika e marrjes në pyetje.Në anën
tjetër kur kriminelët zbatojnë ndonjë mënyrë taktike kriminalistike p.sh. tek
kontrolli i viktimës së dhunimit atëherë kjo quhet teknika e kontrollimit të viktimës.

 
MARRËDHËNIA E KRIMINALISTIKËS ME SHKENCAT TJERA 

      Pengimi dhe luftimi i suksesshëm i kriminalitetit kërkon njohjen edhe të


shkencave tjera të cilat e kanë për objekt studimin e veprave penale, gjegjësisht
kriminalitetin në tërësi, siç janë:e drejta penale,kriminologjia,politika kriminale, mjekësia
ligjore, psikologjia etj.Të gjitha këto shkenca duke studiuar kriminalitetin nga të
gjitha aspektet i kontribuojnë edhe njohjes më të mirë të saj dhe qëllimi i të cilave
është gjithashtu pengimi dhe eliminimi i tij.

      Për këtë qëllim kriminalistika,duke shfrytëzuar përvojat e veta por edhe


përvojat e shkencave tjera, zbulon, aplikon dhe përsos disa metoda dhe mjete të
mbështetura në përvoja e me qëllim që të pengohet kryerja e veprave penale gjegjësisht
që veprat penale të zbulohen dhe ndriçohen si dhe të kapet kryesi i veprës penale nëse
ai është në arrati, të gjenden dhe të sigurohen objektet dhe gjurmët si prova me qëllim
të fillimit dhe përfundimit të suksesshëm të procedurës penale.

      Ndër njohuritë dhe aktivitetet më të rëndësishme janë ato të njohjes së formave


dhe karakteristikave të shfaqjes së disa veprave penale,përpunimi dhe ndërtimi i
procedurave metodologjike me rastin e planifikimit dhe kryerjes së disa aktiviteteve me
qëllim të zbulimit të veprave penale dhe kryesve të tyre dhe në përgjithësi me qëllim
të përshtatjes së metodave kriminalistike të shkencave tjera me aktivitetet
kriminalistike të veprave të ndryshme penale dhe natyrën e tyre specifike prandaj
kriminalistika me veprën penale merret në një formë më ndryshe sesa shkencat tjera
penale.Qasja kriminalistike fillon me rastin e kryerjes së veprës penale, prandaj
kriminalistika për këtë arsye duhet të ketë kujdes jo vetëm për norma të drejtës
materiale penale të cilat e definojnë veprën në kuptimin juridik, por edhe për kornizat
procedurale të cilat i imponon ligji i procedurës penale me këto rregullativa të së drejtës
penale,të së drejtës materiale dhe procedurale si dhe me aktet nënligjore,
kriminalistika në një masë të konsiderueshme është e kufizuar, gjegjësisht e drejtuar.
Prandaj kriminalistika është jo vetëm disiplinë faktike por pjesërisht edhe juridike,
së paku në këtë pjesë që i eksponohet procedurës penale siç është kriminalistika
silogjistike.Ajo si e tillë realizohet në kuadër të normave juridike të së drejtës
procedurale penale.Disa nga këto shkenca për nga lënda dhe qëllimi i tyre pak a
shumë janë në lidhje me kriminalistikën.Kriminalistika sidomos ka lidhje të ngushtë
me të drejtën penale si materiale ashtu edhe procedurale. Ky raport midis të së
drejtës materiale dhe procedurale dhe shkencave tjera simotra si dhe kriminalistikës
mund të identifikohet me marrëdhënien e përmbajtjes, formës dhe metodës.  

      E drejta penale – përcakton fushën e veprimit kriminalistik në raport me


çështjen konkrete penale. Zbatimi i normës së të drejtës penale është i kushtëzuar
me vërtetimin e gjendjes faktike të lidhur për ngjarjen konkrete kriminale.Vërtetimi i
gjendjes faktike reale me zbatimin e metodave konkrete kriminalistike është hapi i parë
në zgjidhjen e çështjes së caktuar penale.Hapi tjetër është fillimi dhe zbatimi i
procedurës penale në të cilën gjendja e vërtetuar faktike zhvillohet në kuadër të
normave juridike materiale dhe të së drejtës procedurale penale deri në nxjerrjen e
vendimit gjyqësor.
      Marrëdhënia e kriminalistikës si shkencë dhe e shkencës së të drejtës së
procedurës penale më së shpeshti trajtohet si marrëdhënie e kriminalistikës si
disiplinë praktike me procedurën penale.Së andejmi kjo marrëdhënie mund të
vështrohet nga dy kënde, gjegjësisht,si marrëdhënie e dy shkencave dhe si
marrëdhënie e zbatimit të formës së procedurës penale të praktikës kriminalistike.

      Objekti i studimit të kriminalistikës dhe i së drejtës së procedurës penale shpesh


është i njëjtë, por metodat e qasjes janë të ndryshme. E drejta e procedurës penale
merret me zbatimin e formës së procedurës penale në procedurën penale ndërsa
kriminalistika në domenin e saj juridik të njëjtat fakte i hulumton duke zbatuar
metoda jashtëligjore të cilat nuk guxojnë tu kundërvihen metodave
procedurale.Ekzistojnë çështje të shumta të përbashkëta, gjegjësisht objektet e
hulumtimit të cilat kriminalistika dhe e drejta e procedurës penale i hulumtojnë me
metoda që janë karakteristikë vetëm e këtyre shkencave.Ngjashmëria me parimet e së
drejtës së procedurës penale, para së gjithash ka të bëjë me parimet e kriminalistikës
silogjistike të cilat janë në funksion të procedurës penale.Kriminalistika, vetëm
pjesërisht është e varur nga e drejta e procedurës penale, përafërsisht aq sa edhe e
drejta penale është e varur nga kriminalistika.Me çdo rast, objekti i kriminalistikës
është dukshëm më i ndryshëm dhe më i gjerë sesa lënda e së drejtës së procedurës
penale me ç’rast metodologjitë i kanë të ndryshme.

      Pa kriminalistikën e drejta e procedurës penale do të ishte joefikase dhe e


pafuqishme. Kriminalistika vazhdimisht u përshtatet normave të së drejtës së
procedurës penale, kurse njëkohësisht zhvillohet vazhdimisht sikurse që zhvillohen edhe
shkencat tjera me ç’rast ajo i arrin edhe përvojat e veta.Lidhja e kriminalistikës si
veprimtari praktike me procedurën penale është shumë e ngushtë. Në pyetje janë
marrëdhëniet e formës juridike dhe përmbajtjes së saj praktike në të cilat
veprimtaria kriminalistike paraqet përmbajtjen pa të cilën format e procedurës penale do
të ishin të padobishme.Me këtë rast si subjekte të procedurës penale dhe të veprimit
kriminalistik paraqiten organet e gjyqësisë penale dhe organet e punëve të brendshme.
Natyrisht, roli i organeve të punëve të brendshme në procedurën penale nuk është
procedural, organet e brendshme janë vetëm bartës të mundshëm të disa veprimeve
procedurale (të procesit).

      Kriminalistika dhe e drejta policore, gjithashtu janë në lidhje të ngushtë, në atë


pjesën e tyre të përbashkët e cila ka të bëjë me rregullimin normativ të autorizimeve dhe
të veprimtarisë së policisë në fushën e luftimit të kriminalitetit.Këto norma, sikurse
edhe normat e të drejtës së procedurës penale, në një pjesë të tyre do të realizohen
vetëm me zbatimin e disa aktiviteteve dhe masave krahas zbatimit të metodave
kriminalistike. Në krahasimin e kriminalistikës me shkencat tjera, më së tepërmi sot
polimizohet në relacionin kriminalistikë - kriminologji.Kriminalistika si shkencë, në
debatet e disa teoriciontëve ka ka marrë kuptime të ndryshme të cilat i ka madje edhe
sot. Mirëpo, kriminalistika dhe kriminologjia, kriminalitetit i qasen nga këndvështrime
të ndryshme.Kriminalistika nga këndi i kryerjes së veprave penale dhe kryesve të
tyre, kurse kriminologjia nga aspekti i gjerë sociologjik,gjegjësisht nga aspekti i
hulumtimit të shkaqeve dhe kushteve të shfaqjes së disa veprave penale,mirëpo mund të
thuhet se preventiva e kriminalitetit është emërues i përbashkët i këtyre dy disiplinave
shkencore.Ndërkaq, preventiva, në kuptimin kriminologjik, kryesisht ka të bëjë me
hulumtimin e shkaqeve dhe kushteve apo rrethanave të paraqitjes së disa dukurive
kriminale (Etiologjia), si dhe formave të shfaqjes së kriminalitetit (Fenomenologjia), dhe
në bazë të atyre elementeve hartohen programet për parandalimin e kriminalitetit.

      Kriminalistika në kuptimin preventiv, para së gjithash merret me ndërmarrjen


e masave dhe aktiviteteve operative-taktike, qëllimi i të cilave është pengimi i veprës
konkrete penale apo i veprimtarisë së supozuar kriminale (p.sh. kontrolli kriminalistik në
raport me recidivistët e shumëfishtë).Pra qëllimi themelor është që të mos ndo pasoja
kriminale, kurse kjo kërkon një veprim të drejtpërdrejtë kriminalistik.Dallimet midis
kriminalistikës dhe kriminologjisë mund të vërehen qartë me rastin e realizimit të
funksionit të parandalimit dhe liftimit të kriminalitetit.Njohuritë shkencore te të cilat
arrinë kriminalistike gjegjësisht kriminologjia, mund të shfrytëzohen edhe si bazë
themelore për hulumtime edhe në shkenca tjera, të cilat nuk janë penale, si p.sh.
patologjia sociale, mjekësia ligjore e të tjera.Njohuritë te të cilat arrinë
kriminalistika si dhe metodat me të cilat shërbehet ajo, mund të jenë të një dobie të
madhe edhe për hulumtimet kriminologjike dhe anasjelltas, njohuritë kriminologjike
mund të shërbejnë shumë në dobi të zbulimit dhe sqarimt të veprës konkrete
penale.Lidhja midis mjekësisë ligjore dhe shkencave penale-juridike është shumë e
afërt, sepse hulumtimi i dukurive mjekësore, me të cilat merret mjekësia ligjore, i
shërbejnë zbatimit të dispozitave juridike apo ligjore.Pikërisht zbatimi i dispozitave
ligjore të së drejtës penale, dhe të drejtës procedurale dhe materiale, paraqet urën
lidhëse midis mjekësisë ligjore dhe kriminalistikës, përveç që në veprimin praktik (p.sh.
shikimi i vendit të ngjarjes, ekspertiza, etj.) është shpesh i paranishëm gërshetimi dhe
veprimi i harmonizuar i këtyre dy disiplinave shkencore.

      Pra, lidhja midis mjekësisë ligjore dhe kriminalistikës është shumë direkte dhe e
drejtpërdrejtë. Mjekësia ligjore si degë e specializuar e mjekësisë në prektikë
realizohet në sferën e delikteve të gjakut dhe atyre seksuale, zbulimi dhe sqarimi i të
cilave kërkon zbatimin e shumë masave, aktiviteteve dhe proceduravekriminalistike.Këtu
është fjala për koordinimin e domosdoshëm në punën e kriminalistëve dhe
ekspertëve të mjekësisë ligjore, me ç‘rast të dy këto profesione shkojnë në drejtim të
zbulimit dhe sqarimit të gjendjes faktike.Për këtë arsye është e domosdoshme që
kkriminalistike të ketë njohuri themelore nga sfera e mjekësisë ligjore, kurse edhe
eksperti i mjekësisë ligjore duhet të ketë njohuri nga kriminalistika dhe e drejta e
procedurës penale.Lidhja e kriminalistikës me mjekësinë realizohet permes mjekësisë
ligjore, ksidomos në sferën e traumatologjisë dhe të fushave tjera të mjekësisë
humane.Pra ndërlidhje e këtyre dy disiplinave shkencore mbështetet dhe qëndron në
qëllimin e përbashkët të tyre, po me metoda dhe objekte të ndryshme veprimi.

      Mjekësia ligjore i zbaton metodat mjekësore dhe kështu faktet e vërtetuara


shfrytëzohen për luftimin e kriminalitetit, më së shpeshti në formë të provave të
fituara përmes ekspertizës.Së këndejmi edhe janë krejtësisht të qarta dallimet midis
lëndës së kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore.
      Nëse e shikojmë raportin midis kriminalistikës dhe psikologjisë si shkencë në
kuptim të ngushtë, nga aspekti i zbatimit të disa masave dhe aktiviteteve
kriminalistike, atëherë mund të vërehet se mundësitë dhe nevojat e zbatimit të
psikologjisë në veprimin paktik kriminalistik janë shumë të mëdha.Pranimi i kësaj
marrëdhënie përmes prizmit të tillë është oportune duke pasë parasysh faktin se
psikologjia tashmë një kohë të gjatë merret me problemin e pranimit të kryerjes së
veprës penale dhe me shumë aspekte tjera të kriminalistikës praktike, krejt këtë me
qëllim që shoqëria, duke shfrytëzuar metodat e kësaj shkence, sa më me sukses t’i
kundërvihet krimit.

      Predispozita kriminale si komponentë psikologjike, nuk mjafton vetvetiu, për të


arritur deri te shfaqja kriminale, por është shumë e rëndësishme për këtë. Sidoqoftë,
në pyetje këtu janë vetitë mjaftë komplekse,të njohura si karakteristika psikologjike
të personalitetit.Kriminalistika duhet të posedojë njohuritë elementare nga kjo fushë në
mënyrë që në situatat konkrete të mund të orientojë veprimtarinë e saj kriminalistike.

      Psikologjia kriminalistike, sikurse edhe psikologjia e procedurës penale, së


këndejmi merret me karakteristikat psikologjike të disa subjekteve (të dyshuarit dhe
të akuzuarit, viktimat,dëshmitarët,gratë,fëmijtë,personat e moshuar,,bartësit e disa
dukurive sociopatologjike:alkoolistët,narkomanët, bixhozgjinjët, prostitutat,etj.),gjë
që për kriminalistikën si veprimtari praktike ka një rëndësi të posaçme.

      Shumë aktivitete kriminalistike ndërmerren përmes zbatimit të drejtpërdrejtë


apo të tërthortë të metodave psikologjike, sipsh.: mbledhja e informatave, marrja
në pyetje e të pandhurëve, vëzhgimi, përcjellja,,analiza me poligraf e cila në bazë të
kerakteristikave psikofizike të personalitetit dhe me pjesëmarrjen e analizës psikologjike i
vërteton indicjet mbi dyshimin në personat e caktuar 

       3. PROCEDURAT KRIMINALISTIKE 

      Me procedurat kriminalistike duhet nënkuptuar hulumtimet kriminalistike të


rrethanave taktike të cilat drejtpërsëdrejti apo tërthorazi tregojnë ekzistimin e
veprës penale apo kryerësit të saj.Me këtë rast rol të rëndësishëm luan struktura e
hulumtimit.Me strukturë hulumtimi në kuptimin e gjerë duhet nënkuptuar lidhjet
materiale informatike dhe energjike të cilat mundësojnë veprimin e asaj strukture.
Ndërkaq në kuptimin e ngushtë ky është sistem i hulumtimit të veprave penale i cili
përfshinë masat dhe aktivitetet e zbulimit të veprave penale dhe kryerësve të tyre me anë
të zbatimit të veprimeve procedurale formale dhe joformale.Hulumtimi në shkencën e
kriminalistikës është bashkim i njohurisë teorike në shkathtësinë (dijen) të cilat në
punën e vet i zbatojnë kriminalistët.Hulumtimi kriminalistik është proces i posaçëm i
të kuptuarit, i ngjashëm me procesin e hulumtimit shkencor.Thelbi i procedurës
kriminalistike (hulumtimit) është zbulimi i risisë, të panjohurës.Kjo është veprimtari e
cila karakterizohet njëkohësisht me aplikimin e funksioneve njohëse simultane dhe
suksesive si p.sh, vëzhgimi; mendimi dhe praktika.Hulumtimi kriminalistik në
kuptimin e cekur zhvillohet në dy mënyra të ndryshme: në kuptimin e masave dhe
veprimeve formale dhe joformale procedurale.Kornizat e përgjithshme të procedurës
kriminalistike i vendos e drejta materiale penale, kurse drejtpërsëdrejti me këtë kanë të
bëjnë dispozitat e caktuar të ligjit të procedurës penale.Kur është fjala për policinë
veprimet e saj në ligjin e procedurës penale janë vetëm të cekura dhe të përpunuara
me akte nënligjore. Nëse është fjala për aktivitetet në kushtet të cilat i parashohin
ligjet, gjegjësit për veprimin formal, ku është i theksuar karakteri argumentues
(silogjistik) i veprimit, atëherë ajo “apriori” është në kompetencën e gjykatës dhe
prokurorit. Kur është fjala për policinë, por edhe për prokurorin kjo procedurë është
karakteristike për të ashtuquajturën procedurë para hetimore dhe hetimore,kurse
manifestohet në zbatimin e veprimeve urgjente anticipuese të argumentimit.

      Në kuadër të procedurave kriminalistike kur është fjala për policinë, një rol të
madh e loz nënsistemi i njohur me emrin përpunim kriminalistik. Ky është nënsistem
i shkallës më të lartë të dinamikës dhe përmbajtjes së begatshme, si dhe i lidhjeve
dhe interaksioneve komunikuese.Procedurat kriminalistike mund të jenë standarde
dhe jostandarde.Ato nga këndvështrimi sociologjik janë relativisht autonome me
rolet e ndryshme, dhe të pavarura nga rolet tjera shoqërore.Mbështeten në
karakteristikat e strukturës dhe totalitetin, transformimin dhe vetë-rregullacionin.

      Mënyra e hulumtimit të veprave penale drejtpërsëdrejti është e kushtëzuar me


sistemet e veprave penale si sisteme primare në legjislacionin pozitiv penal
(katalogun e inkriminimeve). Në të vërtetë, vepra penale është dukuri reale në botën e
jashtme dhe të menduar abstrakt që shpreh të gjitha karakteristikat e sistemit.Elementet e
veprës penale: kryerja, vendi, koha, mënyra dhe mjeti i kryerjes, kryerësi dhe
cilësia e tij, viktima dhe cilësia e saj, pasoja e veprës etj. Reciprokisht janë të lidhura
dhe të varura, kurse tërësia e veprës penale është e vetrregulluar dhe e
vetorganizuar.Strukturën e sistemit operativ – procedural të hulumtimit të veprës
penale si të një sistemi sekondar duhet përcaktuar sipas sistemit primar, gjegjësisht sipas
sistemit të veprës penale dhe rrethit të saj shoqëror.Parakusht për zbatimin e
suksesshëm të sistemit sekondar de fakto të procedurës kriminalistike (hulumtimit
kriminalistik) është njohja esenciale e strukturës dhe funksionit të sistemit të verës penale
si sistem primar.Me fjalë tjera për zhvillimin e suksesshëm të procedurës
kriminalistike kërkohet njohje e mirë e inkriminimeve nga ligjiet penale në fuqi.
Krahas kësaj që u cek kërkohet edhe njohje e mirë e fushës kriminalistike dhe
kriminologjike, sidomos të atyre elementeve që ndikojnë në strukturimin e procedurave
kriminalistike, gjegjësisht në sistemin e hulumtimit.Koncepti themelor sistematik i
hulumtimit të veprave penale, për të shprehur dhe arsyetuar ekzistimin e tij, duhet
që nga informatat fillestare (shumicës fillestare) me anë të procesit të transformimit të
sjell deri te informatat argumentuese (indicet) dhe te provat në kuptimin formal
procedural, të cilat mundësojnë nxjerrjen e vendimit në fazën kryesore të procedurës.

      Në praktikat e zakonshme kriminalistike dallohen fazat primare, sekondare dhe


terciare të procedurës kriminalistike.Faza primare përfshinë ngjarjen “ante
delictum” dhe temopora delicti.Faza sekondare përfshinë veprimet “post delictum “
kurse faza terciare është fazë rekonstruktimi.
      Siç u tha procedurat kriminalistike janë veprime me shumë faza formale dhe
joformale të karakterit procedural në të cilat rolin kyç e luajnë shumë informata nga
burimet personale dhe materiale.Kjo është në të vërtetë një varg masash dhe
aktivitetesh si dhe vlerësimi i rezultateve të atyre masave dhe aktiviteteve që nga
njohuritë fillestare mbi ngjarjen penale, deri te dhënia e diagnozës apo prognozës
diferenciale kriminalistike.Nga aspekti i informatës, situatat fillestare kriminalistike
lëvizin nga informatat modeste dhe jo të plota, d.m.th, të nivelit të bazës së dyshimit,
kështu që nganjëherë është pikëpyetje edhe ekzistimi i veprës penale, deri te ato të
cilat menjëherë qartazi tregojnë se fjala është për ngjarje penale, gjegjësisht për vepër
penale (dyshimi i bazuar).Përmbajtja e hulumtimit kriminalistik të policisë pa marrë
parasysh se a është fjala për veprimtarinë procedurale formale apo jo formale në
esencë determinohet nga faktorët në vijim:

(1) Nga karakteri i situatës fillestare të veprës konkrete penale ose;

(2) Nga rregullat e shkencës kriminalistike të cilat duhet të zbatohen  në rastin konkret
dhe;

(3) Nga dispozitat të Kodit të Procedurës Penale dhe të akteve tjera ligjore dhe
nënligjore.

      Karakteri i situatës fillestare ndikon në përmbajtjen e veprimtarisë operative të


policisë dhe e përcakton drejtimin e saj të mëvonshëm duke e kushtëzuar varësisht
nga rrjedhat e fazave tjera të veprimtarisë, me atë se cilat rregulla të shkencës
kriminalistike dhe cilat norma procedurale penale duhet zbatuar në trajtimin e rastit
konkret.Me këtë rast duhet pasur parasysh se rregullat aktuale të shkencës
kriminalistike janë të limituara me norma gjegjëse procedurale.

      Te procedurat kriminalistike duhet të kihet kujdes në situata operative


hulumtuese.Me situatat e cekura nënkuptojmë se tërësinë e kushteve nën të cilat në
momentin konkret zhvillohet procedura formale apo jo formaleKy është sistem dinamik
i faktorëve subjektiv apo objektiv, të karakterit organizativ, informativ dhe
argumentues.Kjo tërësi e kushteve nga aspekti taktik – teknik ndikon në zgjedhjen e
zgjidhjeve të mundshme taktike (mënyrave dhe kombinimeve taktike).

      Deliktet të cilat përpunohen në kuadër të procedurave kriminalistike, shpesh


herë për nga struktura janë shumë komplekse dhe kërkojnë një qasje sistematike të
koncipuar dhe të organizuar me plan.Për improvizime nuk ka vend.Me këtë rast
zbulimi dhe shpjegimi i deliktit duhet të mbështetet në bazat shkencore të dëshmuara.
Problemet të cilat paraqiten në praktikën e përditshme kriminalistike lidhur me
zhvillimin e procedurave kriminalistike, gjegjësisht lidhur me hulumtimet kriminalistike
janë shumë të ndërlikuar dhe është e nevojshme të përfshihet edhe pluraliteti i
qëllimeve dhe i një varg veprimesh të llojllojshme, madje shpesh edhe paralelisht.

      Kur është fjala për procedurat të cilat zbatohen lidhur me grupin e caktuar apo
kategorinë e caktuar të veprave penale, atëherë mund të thuhet se fjala është për
metodat kriminalistike.Këto janë forma konkrete të veprimit (skema).Metodat
kriminalistike janë model i specializuar për zbulimin dhe argumentimin e veprave
penale, pra, hulumtimet e disa kategorive të veprave penale me fokusim në karakteristikat
fenomenologjike të delikteve të kushtëzuara me vendin, kohën, mënyrën dhe mjetin
e kryerjes, formën e fajësisë dhe rrethanat tjera, si dhe masat dhe veprimet identifikuese
me këndvështrim të posaçëm në këto të fundit. Fjala është për interaksionet dhe mjetet
me të cilat shërbehen kriminalistët dhe të cilat paraqiten brenda këtij modeli dhe
dimensioneve të tij dalëse.Fjala është për modelin e punës në kuadër të lëndës
operative si sistem integral i hulumtimin të veprave penale.Fjala është për modelin e
bazuar shkencor për zbulimin dhe argumentimin e veprave penale.Në kuadër të
metodikës kriminalistike si procedurë “sui generis” kanë situatat hulumtuese si
tërësi e kushteve në të cilat në momentin konkret zhvillohet procedura formale apo jo
formale.Ky është sistem dinamik i faktorëve objektiv dhe subjektiv të karakterit
organizativ informativ dhe argumentues.

      Në suaza të hulumtimit kriminalistik duhet pasur kujdes për kahet e shpjegimit dhe
hulumtimit të deliktit. Kahet më të rëndësishme janë:

(1) përpunimi kriminalistik – teknik i vendit të ngjarjes penale, apo veprës penale
në bashkëveprim me ekspertët e profileve dhe roleve të ndryshme;

(2) analizimi i bashkëpjesëmarrësve dhe dëshmitarëve të ngjarjes apo veprës penale,


nëse ka pasur të tillë;

(3) organizimi dhe planifikimi i hulumtimit të ngjarjes apo veprës konkrete penale;

(4) ndihma profesionale dhe ekspertizat;

(5) aktivitetet dhe masat tjera të hulumtimit të situatës dhe rrethanave kriminale të
deliktit.

      Shikimi i vendit të ngjarjes është aktiviteti qendror i përpunimit të vendit të


ngjarjes.Veçoritë e shikimit i përcaktojnë rrethanat dhe situata konkrete të çdo
delikti.Rezultati traseologjik duhet të jetë një tërësi unike saktë e përshkruar në
procesverbal mbi shikimin e vendit të ngjarjes me incizime komplementare, pasqyra
grafike dhe regjistrime tjera teknike.Gjithmonë është i nevojshëm hulumtimit rrënjësor
i sjelljes së bashkëpjesëmarrësve në delikt.Marrja në pyetje e bashkëpjesëmarrësve
dhe dëshmitarëve është një veprim kompleks i cili përfshinë forma shumë të
ndryshme të marrjes së deklaratave nga persona të ndryshëm.Këtu rolin e luajnë
modalitetet sipas të cilave realizohen marrjet në pyetje.Modalitetet e marrjes në pyetje
janë të kushtëzuara edhe nga teknologjia e brendshme e marrjes në pyetje.
Momentet tjera me ndikim janë edhe vendi dhe koha e marrjes në pyetje.

      Qëllimi i hulumtimit kriminalistik për çdo ngjarje kriminalistike është përcaktimi


apo konstatimi se a është fjala për veprën penale dhe për çfarë vepre nga katalogu i
inkriminimit të kodit penal.Ky qëllim arrihet me etapa, varësisht nga fondi i
informatave në dispozicion.Me këtë rast rol të posaçëm luajnë situatat dhe mekanizmat
e kryerjes së veprës penale,i ashtuquajturi “modus operandi teknik”.Objekt i hulumtimit
kriminalistik është kërkimi sistematik i përgjigjes në pyetjet themelore të shkencës
së kriminalistikës,me ç’rast “kalimthi” gjatë hulumtimit ndryshohen gjithnjë
prioritetet dhe radha e pyetjeve, varësisht prej rrethanave konkrete të ndonjë delikti.

      Me qëllim të kuptuarit me të lehtë të procesit të hulumtimit kriminalistik jepet


përshkruesi i modelit të përgjithshëm të hulumtimit të veprave penale.Ky përshkrues
modeli në esencë përfshinë:

(1) marrjen e përgjigjes në pyetjet themelore të shkencës kriminalistike;

(2)   kategoritë e aktiviteteve në mbledhjen e informatave nga të gjitha burimet


potenciale në dispozicion (të kërkuara) dhe burimit të informatave materiale dhe
personale para se të fillohet procedura penale me një karakter të theksuar heuristik, këtu
bëjnë pjesë edhe aktivitetet urgjente anticipuese të argumentimit dhe aktivitetet
tjera të procedurës penale me karakter silogjistik;

(3) rrjedha e hulumtimit e cila duhet ta ketë kompozicionin e paraparë me rregullat


shkencore kriminalistike dhe me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale;

(4)   subjektet e hulumtimit (personat e autorizuar zyrtar, prokurorë);

(5) subjektet e aktivitetit apo veprimtarisë profesionale – ekspertizën (këshilltarët


profesional, ndihmësit dhe ekspertët) dhe;

(6) subjektet tjerë siç janë paditësit e autorizuar, kryerësit, viktimat dhe dëshmitarit.

      Në kuadër të modelit të përgjithshëm të hulumtimit të veprave penale ekzistojnë


përshkrues modelesh të programeve të posaçme aplikative të hulumtimeve të cilat janë
të lidhura për llojin apo kategorinë e veprave penale, pra, kanë karakter të theksuar
metodik.

      Në këta përshkrues të posaçëm modelesh bëjnë pjesë:

(1) Karakteristikat morfologjike të veprës penale, në kuptim të mekanizmit të


kryerjes ( (modus operandi teknik) dhe përmbajtja e veprimit të kryerjes,radha e
jashtme kronologjike e ngjarjes,identifikimi i antecedensës(pararendësit)dhe
subsequensit (pasuesit),analiza e lidhjes shkakore, veprimi i kryesit brenda mekanizmit
të kryerjes së veprës penale (masat e kujdesit, vrazhdësia etj.),

(2) Operacionalizimi me pikësynim në analizën e lidhjes shkak-pasojë të veprës


penale dhe mekanizmit të viktimizimit me shpjegimin e rolit të viktimës.Ky mekanizëm
i fundit shpesh e kërkon kryerjen e ekspertizës.Pason vlerësimi sintetik kauzal
(shkakor). Pason vlerësimi sintetik kauzal (shkakor) dhe
(3) Hulumtimi i formës së fajësisë, i cili përfshinë:

(a) Elementet e situatës së kryerjes së veprës penale (gjurmët rrethanore,


përmbajtja e veprimit të dënueshëm, rrethanat e posaçme në raport me
bashkëpjesëmarrësit tjerë, faktorët ambiental, etj.),

(b) Vetitë e kryesit (vetitë e personalitetit, sidomos të karakterit, prirjet, vartësitë,


recidivizmi, etj.),

(c) Rrethanat që e kanë kushtëzuar veprimin konkret të kryesit (gjendjet e


ndryshme patologjike, ndikimi i alkoolit dhe drogës, gjendja fiziologjike, ndikimet
tjera) dhe

(d) Konstatimi se me çfarë forme të fajësisë është kryer vepra penale.

      Ky është një problem mjaft i ndërlikuar, vlerësimi i të cilit varet nga mbledhja e
informatave, sidomos atyre të karakterit objektiv.Kjo veprimtari në esencë kryhet
duke e kuptuar në esence problemin dhe përpunimin e përmbajtjes së të drejtës
materiale penale në kuadër të detyrës së ndërlikuar të proceseve të paramenduara
kriminalistike.

      Në kuadër të procedurave kriminalistike rol të rëndësishëm luan procesi i


konstruktivizimit.Ky është një proces i ndërlikuar ideor drejtpërsëdrejti i lidhur me
veprimtarinë operative dhe procedurale të kriminalistit, me ndihmën e të cilit, ai, në
bazë të procedurës së identifikimit dhe individualizimit, të dallimit, të analizës dhe
sintezës, abstrakcionit dhe përgjithësimit të përafërt i përcakton kufijtë midis disa
objektave, vetive dhe marrëdhënieve të tyre,me qëllim të operimit më të lehtë me to.
Fjala është për abstahimin ideor të llojit të vet dhe për dallimin e vetive dhe të
marrëdhënieve të objekteve që iu interesojnë kriminalistëve në kuadër të procedurave
kriminalistike.Gjithashtu, në kuadër të procedurave kriminalistike,rol të
rëndësishëm luan edhe procesi i materializimit të situatave të hulumtuara.Kjo është
procedurë, në kuadër të së cilës, në bazë të analizës dhe sintezës si dhe vlerësimit të
situatës së hetuar, pranohen dhe realizohen zgjidhjet e caktuara lidhur me ngjarjen apo
veprën penale dhe kryesin e saj.

     Zbatimi i suksesshëm i procedurës kriminalistike, ngushtë është i lidhur me


vlerësimin e situatës së caktuar.Fjala është këtu për konstatimin e gjendjes
ekzistuese në vendin e veprës penale, në bazë informatave të njohura, me qëllim të
parashikimit të rrjedhës së mëtejme të veprimit dhe përgatitjes së varianteve të zgjidhjeve
me qëllim të nxjerrjes së vendimit.Situata në vendin e kryerjes së veprës penale, nga
aspekti kriminalistik është pjesa e parë dhe fillestare e kuptimit të gjerë të situatës
kriminale apo penale.Situata kriminale apo situata në vendin e veprës së kryer penale
është sistem i elementeve të rrethinës, kryesit dhe viktimës, në momentin para, gjatë
dhe pas kryerjes së veprës penale.Ky është rreth gjeografik dhe objektiv (teknik),
klimatik, social dhe rreth topografik.Në këtë kuptim bëjnë pjesë edhe kushtet tjera dhe
vendi i kryerjes së veprës penale në situatën e dhënë objektive.Deri te vlerësimi
arrihet me analizën e informatave dhe të dhënave, kumtimin dhe lidhjen e ndërsjellë
të informatave, dukurive dhe ngjarjeve.Fjala është këtu për shndërrimin e informatave
dhe të dhënave në vendime të dobishme dhe të bazuara në ligj.Po shohin se fjala
është për procesin e të menduarit, te i cili, varësisht nga mundësitë, kërkohet veprimi i
drejtë në pajtim me situatën konkrete, detyrat e parashtruara, dispozitat në fuqi dhe në
pajtim me rregullat aktuale të shkencës së kriminalistikës.Dimensioni i vlerësimit varet
nga dimensioni i informatave dhe të dhënave në dispozicion, gjegjësisht nga
dimensioni i të ashtuquajturit fond të të dhënave, si dhe nga ndërlikueshmëria e situatës
dhe detyrave konkrete.Kur është fjala për burimet materiale të informatave në kuadër
të procedurës kriminalistike duhet pasur kujdes edhe për procesin traseologjik të
hulumtimit.

      Ky proces përbëhet nga tri etapa të cilat janë:

1) Pasqyra preliminare dhe analizimi i rezultateve,

2) Krahasimi dhe

3) Përshkrimi dhe vlerësimi i rezultateve apo të dhënave të fituara.

      Të dy etapat e para dominojnë metodat e vëzhgimit dhe eksperimentimit kurse


në të tretën shpjegohen të dhënat në dispozicion dhe rezultatet e arritura.Po shihet se
objekt i përcaktimit të procedurave kriminalistike janë faktet e caktuara si dukuri të
realitetit t’i kuptojnë organet e procedurës.

      Në esencë dallojmë aktet në vijim:

Ato të cilat janë të përfshira në përshkrimin abstrakt ligjor të veprës penale në kodin
penal, Faktet që u përgjigjen përshkrimeve abstrakte ligjore të fakteve në realitet,
Faktet sekondare që janë të rëndësishme për procedurën  kriminalistike dhe Faktet të
cilat nuk kanë rëndësi për procedurën kriminalistike, pra të cilat janë irelevante.Faktet
prej 1-3 janë fakte relevante penalo-juridike dhe kriminalistike.

Në procedurën penale dhe penalo-juridike janë objekt i përcaktimit faktet


relevante, faktet e indiceve dhe faktet ndihmëse apo kontrolluese.Këtu mund të
bëhet fjalë si për faktet pozitive ashtu edhe për ato negative.Fjala është për faktet
kontestuese. Kategoria 4 e fakteve janë të ashtuquajturat modele komparative.Kjo është
kategoria e fakteve të pakontestueshme.Në kuadër të procedurave kriminalistike
gjithmonë duhet të kihet parasysh dhe kujdes për fazat e kryerjes së veprës penale, të cilat
janë

1) Faza para kryerjes së veprës penale, ante delictum

2) Faza e kryerjes penale, tempora delicti

3) Faza pas kryerjes së veprës penale, post delictum.


      Faza primare e cekur nën 1-2 shpesh është e mbuluar me fazën sekondare të
cekur nën 3 me veprimin e bashkëpjesëmarrësve të ngjarjes kriminale(fshehja,
ndryshimet, asgjësimet, zhdukja e gjurmëve dhe objekteve dhe të gjitha materialeve dhe
shenjave tjera).

      Pjesën sekondare shpesh e përcjellë fingimi apo simulimi dhe disimulimi, gjë që
e vështirëson zhvillimin e procedurës kriminalistike lege artis.Për këtë arsye organet e
procedurës përgjigjen në pyetjen relevante shpesh e marrin me rekonstruktim ideor dhe
real, me sekuencë rekonstruktive.Struktura e rekonstruktuar e ngjarjes apo veprës
penale ishte dashur që sa më tepër që është e mundur të jetë e përputhshme me
strukturën primare reale. Procedura kriminalistike në pikëpamje tematike përbëhet
nga detyrat metodologjike si vijon:

1. Përcaktimi (vendosja, perceptimi dhe formimi) i problemit (state the


problem)
2. Vendosja e versioneve preliminare dhe ndihmëse (hipoteza ad’hoc)
(form the hypothesis),
3. Shqyrtimi dhe formësimi i tyre, verifikimet me anë të eksperimentit
apo analizës (observe and experiment),
4. Nxjerrja e përfundimeve nga versionet dhe
5. Zbatimin praktik të rezultateve të fituara.

      Në kuadër të sistemit të procedurës kriminalistike profesionistët dhe


joprofesionistët realizojnë marrëdhënie të ndërlikuara shoqërore.Këto marrëdhënie e
kanë përmbajtjen, kohën dhe aspektin e tyre social.Procedura kriminalistike fillon me
të vërejturit e problemit.Për këtë pikënisje fillestare nga ana e kriminalistit
kërkohet:

1. Njohuria paraprake profesionale,


2. Perceptimi dhe
3. Hulumtimi i problemit

      Duhet pasur parasysh se perceptimi nuk është proces pasiv, gjegjësisht


përshkrim pasiv i ngjarjes dhe i fytyrave në kujtesë, por process konstruktiv me
ndihmën e të cilit njerëzit marrin një numër të caktuar shenjash të cilat i dërgon rrethina.
Është me rëndësi të dihet veprimi i disa faktorëve në zhvillimin e këtij procesi.Këta
faktorë janë njëfarë lloj determinanti që e përcaktojnë tërësinë, qartësinë, saktësinë
dhe autenticitetin e perceptimit.Kushtet e perceptimit më së shpeshti ndahen në
objektive dhe subjektive.Tek të vërejturit e problemit i cili duhet të hulumtohet është
e rëndësishme të kihet kujdes për renditjen e masave dhe aktiviteteve heuristike dhe
silogjistike kriminalistike.Masat dhe veprimet heuristike kriminalistike e theksojnë
rëndësinë inventive.Me këtë rast rol të rëndësishëm luan njohja e morfologjisë së
veprës penale.Hulumtimi i problemit brenda procedurës kriminalistike de facto
është parashtrim i diagnozës preliminare diferenciale kriminalistike (prognozës de
facto, gjegjësisht teorisë mbi krimin).Nëse fjala është për diagnozë pozitive atëherë
janë plotësuar kushtet për hulumtim të mëtejmë ndërkaq nëse ajo është negative
atëherë kushtet e tilla mungojnë.

      Lidhur me sa u cek në praktikë mund të hasen situatat në vijim:

A.Që nga fillimi është e dyshimtë se a është fjala për vepër apo ngjarje
kriminale (bazat e dyshimit).Atëherë vendoset për ndërmarrjen e
masave dhe aktiviteteve për zbulimin e veprës kriminale dhe nëse
rezultati është pozitiv dhe ka kryes (nganjëherë viktimë dhe pjesëmarrës
në ngjarje) dhe
B.Nga fillimi është e padyshimtë (dyshimi i bazuar) se fjala është për
veprën apo ngjarjen penale.Këtu dallohen situatat kur kryesi është i
njohur që nga fillimi dhe kur rasti duhet vetëm të qartësohet dhe kur ai
është i panjohur duhet të zbulohet.

      Situata nën A është karakteristike për kriminalistikën heuristike kurse nën B


për kriminalistikën silogjistike.Në rastin e parë dominojnë indicet dhe provat në
kuptimin e njohjes kurse në të dytin provat në kuptimin formal.Fjala është për dallimin
kualitativ të provave. Dallimi ekziston edhe në kuptimin kuantitativ.Në rastin e dytë
ekziston probabiliteti se jo vetëm që është kryer vepra penale por edhe kush e ka kryer
atë.Komponenti gnoseologjik i procedurës kriminalistike është drejtpërsëdrejti i
lidhur për kushtet materiale organizative dhe teknike.Nga sa u cek më lartë shihet
qartë se procedurat kriminalistike janë procese të posaçme të njohjes të cilat deri
diku përputhen me proceset e hulumtimeve shkencore.Mirëpo,hulumtimet
kriminalistike për dallim nga ato shkencore janë të kufizuara me objektin dhe qëllimin e
procedurës si dhe me rregullat procedurale kriminalistike.Fjala është për kufizimin
kuantitativ të masës së hulumtimit.Ndërkaq, njohuritë shkencore në procedurën
kriminalistike duhet të shfrytëzohen në pajtim me metodologjinë shkencore – lege artis.

      Gjithmonë duhet të kihet kujdes për të ashtuquajturën triadë të procedurës


kriminalistike e cila nënkupton:

1. Vëzhgimin,
2. Mendimin dhe
3. Praktikën

      Vëzhgimi është një perceptim special i organizuar me plan me të cilin zgjidhet në


mënyrë selektive vetëm pjesa e materialit të selektuar i cili mund të perceptohet si
relevant.Përcaktimi metodologjik i formës së selektimit është pjesë përbërëse e çdo
teknike të vëzhgimit, kurse përbëhet nga definimi i planit të vëzhgimit i cili përfshinë
objektin e vëzhgimit, instrumentet e vëzhgimit dhe mënyrën e regjistrimit të fakteve të
perceptuara.

      Vëzhgimi mund të jetë i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë (me anë të mjeteve),


afatshkurtër ose afatgjatë,i përhershëm ose i përkohshëm, pa ndërprerë ose me
ndërprerje, i përcaktuar më parë apo i papërcaktuar.Sipas mënyrave të zbatimit të
vëzhgimit ai mund të jetë edhe i lirë.Duke pasur parasysh hapësirën ai mund të
zhvillohet në hapësirë të mbyllur dhe të hapur, dhe në bazë të vëzhguesit ai mund të
jetë individual apo grupor kurse në bazë të objektit ai mund të jetë static dhe mobil, etj.

      Mendimi si funksion i dytë gnoseologjik në kuptimin e gjerë përfshinë çdo proces


kognitiv të përpunimit të idesë, parafytyrimit,figurave, simboleve dhe njohurive.Në
kuadër të mendimit hyjnë procese të ndryshme të asocimit,kujtesës dhe imagjinatës,
përmes formimit të konceptit deri tek gjykimi logjik dhe te mendimi kreativ.Mendimi
është operim i orientuar me shenja dhe simbole me anën e të cilëve arrijmë deri tek
shikimi i marrëdhënieve.

      Mendimi dallohet me proceset tjera psikike sipas 3 elementeve të cilat

janë:

1. Ai është operim me perceptime, parafytyrime, fjalë, koncepte dhe


rezultate tjera përvojash siç janë mjetet dhe shenjat apo simbolet e që
mundësojnë që me anë të mendimit të kuptojmë më tepër sesa që japin
përjetimet,
2. Orientimi i shfrytëzimit të tillë të përvojave me detyrën me anën e së
cilës dëshirojmë ta zgjedhim problemin para së cilit gjendemi.
3. Shikimi i marrëdhënieve dhe lidhjeve të cilat më parë nuk janë
vërejtur dhe vërejtja e të cilave pikërisht paraqet zgjidhjen e detyrës
apo problemit para të cilit jemi ndodhur.

      Me anë të mendimit si funksion i njohjes njihen përgjithësimet, abstraksionet dhe


tërësitë.Kjo do të thotë se arrihet njohuria për atë që i tejkalon kufijtë e veprimtarisë së
shqisave.Ky është proces psikik i vendosjes së lidhjeve dhe marrëdhënieve midis
përmbajtjes së realitetit objektiv.Mendimi fillon me një varg operacionesh
ideore.Rezultat i atyre operacioneve është botëkuptimi apo të kuptuarit e
marrëdhënieve dhe lidhjeve midis dukurive.Në procedurën kriminalistike njësoj janë
të rëndësishme operacionet e njohjes dhe operacionet e krijimit.Të parat bëjnë pjesë në
veprimtari analitike të mbledhjes së informatave, selektimit dhe klasifikimit të tyre,
kurse të dytat bëjnë pjesë në krijimin e bazave metodike (përfundimet dhe versionet).Në
kuadër të shkencës kriminalistike është zhvilluar një sferë e gjerë e mendimit
kriminalistik.Ky është sinonim për sjelljen dhe mendimin kriminalistik me rastin e
zgjidhjes së rasteve të cilat hulumtohen në distancën prej dyshimit të parë se është kryer
vepër penale deri në përfundimin e rastit.Aktiviteti i kriminalistit – hulumtues ka
rëndësi të caktuara të cilat rezultojnë nga vetë detyra, mjetet dhe metodat,
pikëpamjet dhe marrëdhëniet, etj.Përmbajtja kriminalistike e objektit siç janë kushtet
e punës, përdorimi i mjeteve dhe metodave të posaçme përcaktojnë specifikat e
mendimit dhe paraqesin formë speciale kriminalistike të mendimit.

      Rëndësitë psikologjike paraqiten në praninë e llojeve të posaçme të situatave dhe


detyrave problematike,gjatë përdorimit të strukturave profesionale në të menduar
(sistemeve dhe modeleve) dhe të dimensioneve profesionale ideore të veprimit si dhe të
ndërlidhjes së operacioneve ideore me veprimin specifik të disa mekanizmave të
mendimit siç është versioni, bindja personale gjatë zgjidhjes së detyrave hetimore apo
hulumtuese.

      Për zgjidhjen e problemeve hetimore janë të rëndësishme dy lloje

strukturash të mendimit siç janë:

1. Struktura heuristike ( e kërkimit të zgjidhjes) dhe


2. Struktura epistemologjike (struktura e njohurive).

      Ekziston edhe mendimi reproduktiv, krijues dhe intuitiv.

      Praktika është funksioni i tretë kognitiv.Objektet e hulumtimit duhet mbledhur


sistematikisht, kategorizuar ato dhe përpunuar në bazë të praktikave dhe eksperiencave.
Në shkencën e kriminalistikës praktika është më tepër se vërtetim i njohurive
shkencore.Ajo ka funksionin kognitiv krijues.Rezultat i praktikës është edhe
strategjia praktike operative kriminalistike si projekt i aktivitetit të drejtpërdrejt
praktik në luftimin e kriminalitetit dhe zbatimi i saj në praktikë, shfrytëzimi me plan i
metodave operative-taktike dhe teknike, mënyrës dhe mjeteve në hapësirë dhe kohë
më të madhe me orientim i cili ngrihet mbi rastin individual. Ajo duhet të rezultojë nga
teknikat teorike operative dhe kriminalistike.Nga sa u cek më lartë rezulton se
procedurat kriminalistike supozojnë aftësinë e zbatimit të metodave përkatëse në
përmbajtje të caktuar.Procedurat kriminalistike përfshijnë komponentët të cilët janë
pjesë e çdo metode shkencore të hulumtimit dhe të njohurisë: përshkrimi, sqarimi dhe
parashikimi.

      Përshkrimi si pikënisje e hulumtimit kriminalistik duhet t’i plotësojë kushtet e


caktuara themelore, që nënkupton determinimin e objektit.Kjo do të thotë se me rastin
e përshkrimit gjithmonë duhet të përcaktohet:

A.Objekti i përshkrimit.
B.Mjeti i përshkrimit dhe
C.Mënyra e përshkrimit

      Objekte mund të jenë persona, objekte fizike, ngjarje, gjendje, marrëdhënie, etj.
Në kuadër të procedurës kriminalistike rol të veçantë luan përshkrimi i ngjarjes
kriminale.Duke filluar nga postulati i shkencës kriminalistike, çdo ngjarje mund të
përshkruhet përmes informatave themelore (me fjali logjike apo me informata) të
renditura në tri struktura të cilat janë:

1. Struktura hierarkike,
2. Shkak-pasojë dhe
3. Kronologjike.
      Sqarimi është veprim logjik me të cilin objekti, ngjarja apo fakti ndërlidhet me
objektin, ngjarjen apo faktin tjetër, më së shpeshti për shkak se fakti i parë është arsye
apo kusht për ekzistimin e ndryshimit apo të gjendjes së faktit tjetër.Detyrë e shpjegimit
është marrja e përgjigjes në nëntë pyetjet e arta të shkencës së kriminalistikës.
Objekt i shpjegimit janë rrethanat që duhet sqaruar.Rol sidomos të rëndësishëm në
procedurën kriminalistike lozin shpjegimet kauzale.

      Në procedurën kriminalistike është shumë i rëndësishëm parashikimi.Ai shërben


si verifikim dhe shpjegim dhe ka rol të rëndësishëm në raport me procedurën e
tërësishme dhe me disa akte.Rëndësinë kyçe e ka për planifikimin e hulumtimit dhe
për zbatimin e disa masave dhe aktiviteteve.

      Po shohim se procedura kriminalistike është e shkallëzuar, është kognitive dhe ka


strukturat e saj njohëse.Fillon me të vërejturit e problemit.Pason mbledhja dhe
shqyrtimi sistematik i të dhënave dhe vlerësimi i tyre.Procedura kriminalistike
gjithmonë fillon nga ndonjë formë e dyshimit dhe përfundon me të vërtetën.Forma
fillestare apo themelore e dyshimit janë “bazat e dyshimit”.Pjesa qëndrore e
procedurës kriminalistike është vlerësimi i situatës.Situata pikë për pikë nënkupton
vendosjen e dikujt apo të ndonjë sendi në kuadër të strukturës së një rrethine.Në
kuptimin e cekur situata është njësoj siç është edhe gjendja e rrethinës me të cilën
ka të bëjë ndonjë aktor apo person i cili vendosë dhe e cila gjendje është e shprehur apo e
specifikuar sikurse edhe një varg përcaktimesh strukturore dhe procedurale.Çdo vendimi
të nxjerrë me vetëdije të kriminalistit duhet t’i paraprijë vlerësimi i situatës. Kjo në
esencë do të thotë shndërrimi i informatave dhe të dhënave në vendime të dobishme dhe
të mbështetura në ligj.Vlerësimi i situatës është parakusht pa të cilin kriminalistët
nuk munden dhe nuk guxojnë të nxjerrin kurrfarë vendimi.Fjala është për procesin e
të menduarit tek i cili varësisht nga mundësitë kërkohet veprimi i drejtë i
kriminalistit në pajtim me situatën, detyrat e parashtruara dhe në pajtim me ligjet në
fuqi.Dimensioni i vlerësimit varet nga dimensioni i informatave dhe të dhënave në
dispozicion apo nga fondi i të dhënave dhe nga ndërlikueshmëria e situatës dhe e
detyrave.Vlerësimi i gabuar është shpesh rezultat i vendimeve të nxjerra apriori të
cilat çojnë drejt manipulimit madje edhe në paragjykime.Në praktikat kriminalistike
më së shpeshti vlerësohen: situata e veprës penale, situata e gjurmëve kriminalistike,
situata kriminale, etj.

      Në kuadër të procedurës kriminalistike kërkohet edhe zbatimi i kombinimit


kriminalistik..Kjo nënkupton aftësinë e ndërlidhjes së pjesëve në një tërësi logjike e
cila është e mbështetur në faktet e besueshme kriminalistike.Pra të vërtetuara me
argumente. Kjo duhet të mundësojë konstatimin e gjendjes reale faktike.

      Po shohim se në kuadër të procedurës kriminalistike kryhet zbulimi kriminalistik.


Ky është proces retrospektiv.Kriminalistët fillojnë nga pasojat e veprave drejtë
shkaktarëve të tyre.Në fazën e parë dominojnë analiza dhe sinteza, zbulohen dhe
fiksohen informatat që kanë të bëjnë me provat (sigurimi i informatave),etj.
Rikonstruktimi ideor dhe sipas nevojës edhe real mundëson shtimin gradual të
informatave relevante.Kriminalistët janë ata të cilët i ballafaqojnë argumentet
kundërthënëse në mënyrë që kështu t’i zbulojnë informatat e pasakta.Zbulimi
kriminalistik përcillet edhe me konkluzionin apo përfundimin kriminalistik. Ky
është vlerësimi konsekuent i fondit ekzistues të informatave përmes prizmit të rregullave
të shkencës së kriminalistikës. Për këtë sinonim është obligimi kriminalistik.

      Gjatë procedurës kriminalistike kriminalistët gjithmonë duhet të kenë kujdes


për mundësinë e paraqitjes së gabimeve solicistike.Këto janë dukuri sipas të cilave të
gjitha faktet e jashtme depërtojnë në vetëdijen e njerëzve përmes shqisave të tyre,
kurse gabimet lindin për shkak të kufizimit të shqisave të cilat e kufizojnë njohjen dhe
përvojat.Kufizimeve të tilla prandaj u nënshtrohen si kriminalistët ashtu edhe
dëshmitarët, viktimat dhe të dyshuarit.

      Për zbatimin e suksesshëm të procedurës kriminalistike nga kriminalistik kërkohet


shkathtësi.Kjo nënkupton një tërësi të koordinuar dhe mirë të organizuar të
aktiviteteve mendore dhe fizike të cilat janë të lidhura për ndonjë objekt apo për ndonjë
informatë tjetër në dispozicion që ka të bëjë me sqarimin apo ndriçimin e veprës penale.
Shkathtësia ndërtohet gradualisht gjatë përsëritjes, mësimit apo me përvojë.Ajo
paraqet një varg dhe çdo pjesë e saj varet nga vargu paraprak dhe ndikon në vargun
vijues.Shkathtësitë në esencë ndahen në shkathtësi perceptuese – motorike, manuale,
intelektuale, sociale etj.Varësisht nga konteksti apo nga aspekti më i rëndësishëm i
tërësisë së shkathtësisë konkrete.

      Në kuadër të metodikës së hulumtimit të disa kategorive të veprave penale duhet


dalluar sidomos nocionin “mënyrë kriminalistiketaktike”.Kjo është mënyra më
racionale dhe më efikase e kryerjes së veprimeve operative taktike dhe procedurale
të cilat sipas mendimit të organit të procedurës më së tepërmi i përgjigjen situatës
konkrete – operative taktike dhe taktike-procedurale dhe të cilën organi i procedurës
e zgjedh nga arsenali i taktikës kriminalistike.Në shkencën e kriminalistikës flitet edhe
për lirinë e zgjedhjes së mënyrës kriminalistike-taktike nga ana e organit të
procedurës.Kjo “liri” do të thotë obligim i organit të procedurës që ta zgjedhë për
situatën konkrete taktike edhe mënyrën më të përshtatshme
kriminalistiketaktike.Mënyrat taktike mbështeten në rezultatet dhe njohuritë logjike,
psikologjike dhe në punën e organizuar shkencore.Karakterin dhe përmbajtjen e
mënyrës taktike e kushtëzon dhe e përcakton apo e dikton situata konkrete operative
apo procedurale.Situatat e tilla janë shumë shpesh plastike dhe fluide dhe
vazhdimisht ndryshojnë gjë që kërkon edhe taktika përherë të reja dhe të ndryshme dhe
mënyra të ndryshme taktike në kuadër të një procedure.Procedura kriminalistike është
e gërshetuar me një varg verifikimesh kriminale.Kështu dallohen verifikimet të cilat
zhvillohen me iniciativë personale të organit të procedurës dhe ato të cilat zhvillohen
sipas kërkesës së organit tjetër kompetent.Objekti i verifikimit mund të jenë personat,
objektet, vendet, marrëdhëniet, kushtet, rrethanat, etj.Sipas mënyrës së zhvillimit të
verifikimeve ato mund të jenë publike, të hapura dhe të fshehta – konspirative.

      Përfundimi i procedurës kriminalistike në esencë paraqitet në dy forma. E para,


kur në mënyrë të pakontestueshme është konstatuar apo vërtetuar se ekziston vepra
penale dhe kryesi i saj dhe e dyta kur është i pamundur vazhdimi i mëtejmë i ndjekjes
penale për shkak se janë shteruar të gjitha mundësitë e ndriçimit të mëtejmë dhe
shpjegimit të gjendjes faktike gjegjësisht atëherë kur me vazhdimin e procedurës
kriminalistike nuk fitohet asgjë, madje as minimumi i suksesit, sepse nuk ka gjasë që
të sigurohet qasje ndaj kryesit sepse është vërtetuar se nuk është fjala për vepër penale
ose nëse ekzistojnë pengesat për zbatimin e sanksioneve penale siç është imuniteti,
pamundësia e qasjes, etj. 

 4. PARIMET KRIMINALISTIKE -TAKTIKE  Ekziston një numër i madh


parimesh të veprimit kriminalistik të cilat duhet zbatuar në punën e
kriminalistëve.Në të vërtetë fjala është për parimet shkencore kriminalistike të cilat
në esencë bëjnë pjesë në taktikën kriminalistike.Gjithsesi nga ato parime ka shumë
tërësi, të cilat në disa raste mund të merren edhe si patime të pavarura të rangut më të
ulët. “Ato zakonisht janë komplekse dhe parime shumëshkallëshe”.Këto parime të
cekura dalin nga normat me të cilat është është rregulluar procedura kriminalistike, nga
konventat ndërkombëtare të ratifikuara, normat etike të kriminalistikës

     Si dhe nga përmbajtjet e bërteta të procedurës kriminalistike.Parimet


kriminalistike, mund të klasifikohen sipas përmbajtjes dhe përcaktimit të zyre.
Zbatimi i tyre apriori ka të bëjë me disa masa dhe veprime në kuadër të procedurës
kriminalistike por edhe me vet atë.Në këtë punim do të merremi me metodën e
nominimit të tyre,duke i theksuar përmbajtjet e tyre kryesore.Me rastin e
përcaktimit të parimeve kriminalistike-taktike, sipas natyrës së problemit vjen deri
te gërshetimi i përmbajtjeve të njëjta në parime të ndryshme. Fjala është për përputhjen
organike të disa parimeve me parimet tjera të cilat duken si të ngjashme. Ato
nganjëherë madje paraqiten edhe si mospërputhshmëri e brendshme.Është vështirë të
kategorizohen parimet sipas rëndësisë së tyre, prandaj këtë edhe nuk do ta bëjmë në
këtë tekst.Megjithatë “parim mbi parimet” është parimi i ligjshmërisë.Është e
nevojshme të theksohet se këto parime zbatohen ndaj të gjitha burimeve të
informatave materiale dhe personale.Këto parime janë: parimi i ligjshmërisë, i së
vërtetës, i objektivitetit, parimi i planifikimit dhe i metodikës, i operativitetit dhe
shpejtësisë, parimi veprimit me kohë, parimi i proporcionalitetit, i ruajtjes së
fshehtësisë dhe konfidencës, parimi i ekonomicitetit të procedurës, parimi i
udhëheqjes unike, i koordinimit dhe i bashkëpunimit,i kritikës dhe i vetëkritikës,parimi i
mbledhjes besnike të provave”, parimi i plotnisë, parimi i racionalizimit të veprimit,
parimi i lirisë teknike dhe taktike, parimi i hollësisë, parimi i humanitetit, parimi i
humanizmit, parimi i profesionalizmit dhe i specializimit. 

  Parimi i ligjshmërisë  Ky është njeri ndër parimet themelore të veprimtarisë


kriminalistike i cili ka rëndësi për rrjedhën e rezultatit.Është ngushtë i lidhur me
parimin me të njëjtin emër në të drejtën procedurale dhe në të drejtën materiale
penale.Në esencë ky parim do të thotë që organet kompetente të represionit në
punën e tyre gjatë luftimit të kriminalitetit duhet tu përmbahen rreptësishtë dhe me
konsekuencë frymës dhe shkronjës së dispozitave pozitive ligjore.Ky parim është parim
themelor, kushtetues dhe ligjor dhe do të thotë se askush nuk mund të jetë i dënuar për
vepër penale, nëse ajo si e tillë nuk është paraparë paraprakisht me ligj.Me këtë
theksohet se masat dhe aktivitetet kriminalistike mund të ndërmerren vetëm me
kusht që të jenë të përmbushura supozimet ligjore për ndërmarrjen e tyre.Pra, këto
ndërmerren vetëm në suaza të ligjit dhe lidhur me hetimin e ngjarjes apo veprës
penale.Me fjalë tjera fjala është për parimin i cili para kriminalistëve shtron
kërkesën që gjatë punës në luftimin e kriminalitetit duhet tu përmbahen rreptësishtë
shkronjës dhe frymës së dispozitave ligjore pozitive.Kornizat ligjore themelore brena
të cilave duhet të vendosen edhe ndërmarrjet kriminalistike janë të përcaktuara me
kushtetutë, me ligjin e procedurës penale, me kodin penal dhe me ligjet tjera dhe me aktet
nënligjore, me të cilat përcaktohet veprimtaria e organit të caktuar të procedurës. 

      Parimi i së vërtetës. Me rastin e zbulimit dhe argumentimit të veprave penale


dhe kryerësve të tyre, organet kompetente represive janë të obliguara që të vërtetojnë
gjendjen e plotë faktike relevante të vërtetë dhe në tërësi, në mënyrë që në procedurë të
mund të nxirret vendimi objektiv.Pa marrë parasysh fazën e procedurës të gjitha
organet represive janë të detyruara ta respektojnë këtë parim, sepse veprimi i tyre
edhe duhet t’i shërbej të vërtetës.Personat e autorizuar ligjor kur veprojnë në mënyrë
jo formale e kanë edhe një liri të caktuar kooperative gjatë përzgjedhjes dhe ushtrimit
të masave dhe veprimeve të caktuara kriminalistike dhe taktike, varësisht nga
karakteristikat e rastit konkret.Këta veprimtar edhe gjatë atij veprimi jo formal duhet
t’i përmbahen këtij parimi i cili rezulton nga dispozitat e KPP.Me këtë rast ata janë të
detyruar që para së gjithash t’i ndërmarrin ato masa dhe aktivitete të cilat janë në
pajtim me kreativitetin dhe invencionin e tyre personal, por që gjithashtu janë edhe më të
qëlluara për përcaktimin e së vërtetës.Parimi i së vërtetës duhet të jetë i pranishëm
gjatë tërë punës së personave të autorizuar zyrtarë, që nga njohuria e parë për mudësinë
e ekzistimit të veprës penale. 

Parimi i objektivitetit Ky parim paraqet barrierën themelore për jo objektivitetin.


Objektiviteti është kusht për përcaktimin e së vërtetës.E vërteta mund të vërtetohet
vetëm nëse veprimet e organeve kompetente represive janë të liruara nga çfarëdo
forme e subjektivitetit, njëanshmërie, dhe qëndrime të ngjashme të cilat ndikojnë
negativisht në përcaktimin e së vërtetës.Siç po shohim ky parim në esencë do të thotë
se gjatë procedurës nuk guxohet të jetë i njëanshëm dhe subjektiv, me fjalë tjera i
njëanshëm dhe subjektiv.Kjo vjen në shprehje përmes ndërmarrjes së masave dhe
aktiviteteve në procedurë në mënyrë sistematike të gjithanshme dhe reale.Ky parim
nënkupton kritikën shumë të zhvilluar ndaj punës së vet dhe të tjerëve, si dhe ndaj
rezultateve të punës.Realizimi i parimit të objektivitetit nga ana e kriminalistëve
kërkon ndërgjegje, përgjegjësi vetëkritikë në punë, durim, maturi, korrektësi dhe
marrëdhënie të drejtë ndaj qytetarëve,veprimet dhe vetitë e të cilëve hetohen.Çfarëdo lloj
forme subjektivizmi, irracionale dhe jokritike është në kundërshtim me këtë parim.Ky
parim nënkupton eliminim e çdo forme të ndërhyrjes nga jashtë në veprimtarinë
kriminalistike me qëllim të shkaktimit të çfarëdo efekti të caktuar. Ky parim do të thotë
edhe që kriminalisti prej fillimit deri në përfundim të procedurës duhet të jetë i
matur, i qetë, i drejtë ndaj njerëzve dhe situatave.Kjo nënkupton që ai në punën e tij
nuk guxon të implikoj asgjë të vetën personale.Ai në vete gjithmonë duhet ta zhvillojë
ndjenjën për të vërtetën dhe për drejtësinë.Kjo do të thotë se kriminalisti duhet të
ketë karakter të pavarur, të fuqishëm dhe të jetë i guximshëm, me fjalë tjera nuk
guxon të shitet për asgjë, sepse, vetëm këto veti janë baza dhe garancioni i autoritetit të tij
dhe i prestigjit personal.

      Me rastin e zbatimit të këtij parimi vije në shprehje rregulla e vjetër se të


vërtetën mund ta kuptojë vetëm ai i cili e respekton atë.Kurrë nuk guxohet të
ndërmerret asgjë për shkak të ambicieve personale, ose me qëllim që procedura të
përfundohet me çdo çmim, nëse ajo nuk është e mbështetur në prova. Ky parim pra për
këtë arsye edhe është barrier apo pengesë e dëshirës për ta zgjidhur shpejtë rastin,
ose për t’i mbledhur vetëm ato fakte të cilat e ngarkojnë ndonjë person.Ky parim kërkon
nga kriminalisti që informatat argumentuese t’i shikoj në bazë të vlerës së tyre reale,
që do të thotë, se nuk guxon as t’i mbiçmoj e as ti nënçmojë. Njëkohësisht kjo
nënkupton se kriminalisti duhet t’i ndërmerr masat dhe aktivitetet operative në
pajtim me planin operativ dhe me nevojat reale të rastit, e kurrsesi që vetëm ta përmbush
formalisht zbatimin e detyrës operative.Mos përmbajtja ndaj këtij parimi ndër të tjera
sjell shqetësimin e qytetarëve.Pra,ky parim nënkupton zbatimin me konsekuencë të
ligjit dhe të dispozitave tjera.Kjo do të thotë se kriminalistët duhet ta zhvillojnë
objektivitetin e tyre në mënyrë që t’i shmangen prirjes profesionale për të kërkuar dhe
siguruar vetëm ato fakte të cilat e ngarkojnë cilindo, e jo edhe ato të cilat dikujt i shkojnë
në dobi. Siç u cek kjo rezulton edhe nga parimi i ligjshmërisë. Pra, siç po shohim ky
parim është edhe obligim ligjor.

      Ky parim zbatohet njësoj edhe me rastin e marrjes së vendimit për ndërmarrjen
e ndonjë aktiviteti apo mase, sikurse edhe tek vlerësimi i rezultateve të masave dhe
aktiviteteve të ndërmarra.Ky parim është në lidhje shumë të ngushtë me parimin e
kritikës dhe vetëkritikës.Objektiviteti në punën e kriminalistit është atribut i etikës
së tij. Pra është pengesë i nxjerrjes dhe miratimit të vlerësimeve dhe përfundimeve
sipërfaqësore,mendjelehta dhe të njëanshme dhe në dyshimin e pabazuar ndaj
qytetarëve në çfarëdo forme të simpatisë apo antipatisë, me vetëdije apo pavetëdije ndaj
kujtdo apo cilitdo personi.Ky parim është pengesë edhe për shkeljet e vrazhda të
objektivitetit, për shkak të miqësisë apo armiqësisë, interesit apo edhe të shërbimeve
tjera.Jo rrallë në praktikë ndodhin shkelje të këtij parimi për shkak të
ashtuquajturave gabime pavetëdije të cilat rezultojnë nga simpatitë apo antipatitë e
pavetëdijshme, për shkak të simpatisë seksuale. 

      Parimi i planifikimit dhe i metodologjisë së veprimit. 

    Metodika në punë dhe planifikimi i masave dhe aktiviteteve operative taktike të


policisë janë kusht për veprimtari sistematike të secilit kriminalist dhe njëkohësisht
kërkesë themelore e veprimit në kuptimin procedural dhe taktik.Procedura e tërësishme
kriminalistike që nga fillimi duhet të rrjedh në mënyrë metodologjike dhe sipas
planeve dhe nënplaneve të caktuara për të qenë efektive.Ky parim kërkon që çdo
veprim në rastin konkret penal të jetë patjetër i studiuar dhe i planifikuar para se të
ndërmerret.Arsyeja themelore e kësaj qëndron në karakterin e luftës bashkëkohore
kundër kriminalitetit përmes zbatimit të procedurave të shumta, të ndërlikuara dhe
dinamike.
      Zbatimit të këtij parimi në praktikën e përditshme kriminalistike i kundërvihen:

1. Humbja e kohës nga momenti i kryerje së veprës penale, deri te të kuptuarit


për të dhe ndryshimet e domosdoshme të qëllimshme dhe të paqëllimshme të
gjendjes faktike në kuptim të burimeve materiale dhe personale të informatave;
2. Vet kryerësi dhe dëshmitari i rrejshëm;
3. Bindja paraprake e kriminalistit, si dhe rrethanat e krijuara të ndryshme,
objektive dh subjektive.Kriminalistët para vetë shohin pasojat e veprës penale.
Por edhe vet veprën shumë shpesh e kanë të paqartë.

      Kur konstatohet se për ndonjë ngjarje apo ndonjë vepër penale duhet të
përcaktohet shkaktari i saj, të zbulohet kryerësi, kur ai është i panjohur apo të gjendet
ai, kur është në arrati dhe të dëshmohet fajësia e tij.Pa planifikimin sistematik dhe pa
veprimin e tillë kriminalistët i kanosë rreziku i gabimeve të shumta.Gjithashtu
rrjedha e procedurës do të ishte e pasigurt dhe do të varej nga rrethanat e
paparashikuara dhe rastësitë e ndryshme.

      Gjatë veprimtarisë së vet kriminalisti jo rrallë has në gërshetim të shumëfishtë të


rrethanave të llojeve të ndryshme, në fakte të shumta lidhjet e të cilave çdo herë nuk
mund të kuptohen menjëherë.Ai në faza fillestare të caktuara të procedurës nuk di se
çka duhet eliminuar, e çka të ruhet, cilat fakte janë irelevante, e cilat janë kyçe.Për tu
gjendur në një situatë të tillë konfuze dhe kaotike nganjëherë i ndihmon planifikimi.
Planifikimi e disiplinon kriminalistin dhe ia mundëson atij të vërejturit me kohë dhe të
drejtë të zbrazësive dhe mangësive në procedurë.Planifikimi është themel i
metodologjisë dhe i kundërvihet ndërmarrjes spontane dhe pa plan të aktivitetit.
Planifikimi kriminalistik zhvillohet në baza të posaçme dhe në mënyrë të posaçme.
Metodika përfshinë programin e zbatimit të të gjitha komponentëve teknologjike,
komunikuese, informative dhe komponentëve tjera.Veprimi pa plan dhe pa metodë e
karakterizon kualitetin e dobët dhe përfundimin e pasigurt.Pra, parimi i metodikës
përfshinë domosdonë e plafinikimit dhe organizimit të veprimtarisë kriminalistike, të
ekzistimit dhe mbështetjes së realizimit të qëllimit.Nga sa u cek rezulton se qasja
metodike dhe me plan ndaj veprës apo ngjarjes së caktuar penale i domosdoshëm. Në
punën rutinore për kriminalistin kjo do të thotë se në çdo rast konkret duhet të
parashihen pyetjet themelore në të cilat duhet të merret përgjigje dhe renditja e tyre, të
parashihen masat dhe aktivitetet themelore që duhet kryer, radhitja e kryerjes së
masave dhe aktiviteteve dhe afateve të tyre etj.Këto korniza duhet tu përshtaten çdo
rasti konkret, kurse plani zbatohet në mënyrë elastike, varësisht nga rezultatet e
arritura. Pa plan përkatës të qartë të veprimit nuk mund të ketë metodikë në punë.

      Për planifikimin bashkëkohor kriminalistik, rutina, shabloni, dhe recetat duhet


të jenë të huaja. Ato janë në kundërshtim me rolin dhe frymën e planifikimit. Ajo që
është në një rast e drejtë dhe nevojshme në rastin tjetër mund të jetë fatkeqe. Plani
nuk guxon të jetë i ngurtë, por elastik.Ai duhet në proces të pësoj edhe ndryshimet e
domosdoshme. Këtu qëndron edhe elasticiteti i tij.Planifikimi duhet të filloj që në
momentin kur disponohet me faktet e para.Ai i shërben verifikimit dhe interpretimit
të fakteve të reja dhe atyre të mbledhura.Me krijimin e planit, planifikimi vetëm
fillon, kurse zgjat deri në përfundim të procedurës.Masat dhe aktivitetet e nevojshme të
organeve të procedurës duhet të kryhen në proporcion real me rëndësinë e veprës
penale dhe kryerësit të tij, pra në proporcion me qëllimet taktike dhe me vlerësimin e
situatës kriminale.Kurriz i çdo planifikimi janë pyetjet e arta të shkencës
kriminalistike. 

      Parimi i operativitetit dhe i shpejtësisë. Këtu kemi formën e parimit të


ndërlikuar i cili përfshinë nënparimin e shpejtësisë dhe koordinimit në punë,
bashkëpunimit, përshtatjes rrethanave reale dhe format e posaçme të veprimit.E quajnë
ndryshe edhe parimi i shpejtësisë dhe i befasisë, gjegjësisht i veprimit me kohë.Ky
parim është ngushtë i lidhur edhe për supozimet e caktuara organizative dhe
kryesisht përfshinë modalitetet e zbatimit të disa masave dhe aktiviteteve kriminalistike.
Operativitetit ka të bëjë me tërë sistemin e veprimtarisë kriminalistike si dhe me disa
subjekte.Operativiteti në punën e kriminalistit e përsos dhe e plotëson parimin e
shpejtësisë.Operativiteti supozon njohjen e gjendje,rrethanave, vatrave kriminale,
format e shfaqjes dhe të kryerjes së veprave penale në territorin e caktuar etj.Ky parim
manifestohet në veprimin e shpejtë, të vendosur, por edhe të planifikuar mirë.Është
supozim ideal që masat dhe aktivitetet kriminalistike taktike të ndërmerren menjëherë
me të marrë të informatës për veprën kriminale.

      Sa më e shkurtër që është distanca kohore midis kryerjes së veprës dhe fillimit të
procedurës gjasat janë më të mëdha për sukses.Ky parim sidomos vjen në shprehje në
rastet e kapjes së kryerësve në vepër (in flagranti).Konsiderohet se personi i kapur në
flagrancë të cilin e ka vërejtur dikush në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht personi
i cili është hasur drejtpërsëdrejti pas veprës penale në rrethanat të cilat tregojnë se ai
pikërisht e ka kryer veprën penale.Në praktikën e përditshme mund të paraqet
problem shprehja “drejtpërsëdrejti pas veprës penale” e cila është e kushtëzuar nga
shumë rrethana objektive të lidhura për disa lloje të veprave penale.Në parimet tjera
taktike ky parim është parakusht i rëndësishëm i efektivitetit të veprimit të disa
kriminalistëve dhe tërë sistemit ndëshkuese represiv, sidomos sot në kushtet e luftës
bashkëkohore kundër kriminalitetit.Ngathtësia gjithmonë shprehet negativisht në
efektivitetin e luftës kundër kriminalitetit.Shtyrjet e panevojshme dhe vonesat në
procedure pamundësojnë efektivitetin e zbulimit, lehtësojnë aktivitetin kriminal dhe
inkurajojnë kryerësit potencial të veprave penale si dhe futin pasiguri ndër qytetarë.

      Ky parim duhet të zbatohet si në raport me burimet personale të informatave


ashtu edhe atyre materiale.Sidomos është me rëndësi që me rastin e kërkimit të
kryerësve të veprave penale, ky parim nga kriminalistët kërkon aftësi dhe njohuri të
caktuar psiko – fizike,me fjalë tjera mundësi reale të veprimit në rastin konkret.
Operativiteti në punë, në fakt do të thotë shpejtësi dhe veprim me plan me qëllim të
ndriçimit të veprës penale dhe të kapjes së kryerësit të saj.Ky parim gjithashtu do të
thotë se puna në teren duhet ta ketë përparësinë ndaj asaj në zyre (të ashtuquajturës
punë kabineti dhe administrimi).
      Me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të shpejta (në kohën e duhur),
qofshin ato formale dhe joformale mundësohet dhe lehtësohet vërtetimi i ekzistimit të
veprës penale, modalitetet e saj, kryesit etj.

Parimi i shpejtësisë mundëson efektivitetin maksimal.Parimi i shpejtësisë duhet t’i


gërshetoj të gjitha veprimet e sidomos ato para hetimore.Te disa situata taktike
shpejtësia nuk është e dëshirueshme sepse mund ta dëmtoj procesin apo situatën. Fjala
është për zbatimin e njohur të taktikës së pritjes së rastit më të mirë apo më të
përshtatshëm në taktikën kriminalistike.Në zhargonin kriminalistik kjo do të thotë
“taktikë kontaktuese”.Kriminalisti duhet ta ketë shpejtësinë, sigurinë dhe refleksin e
mirë, aftësinë e vendosjes së shpejtë dhe realizimit të vendimeve i cili gjithashtu duhet
të jetë mirë i menduar.Duhet ta ketë parasysh se shpejtësia nuk është njësoj sikurse
ngatërrimi siç u cek nganjëherë varësisht prej situatës taktike duhet ditur edhe të pritet me
durim. Shpejtësia dhe vendimi i drejtë, dinamika dhe operativiteti në punë ofrojnë
më së tepërmi garanci për sukses të sigurt.

      Ndërmarrja e shpejtë kriminalistike vepron befasishëm në kryerësin,


pjesëmarrësin, dëshmitarin e rrejshëm,në ata që fshehin krimin,etj., pra i huton,i
shokon, i paaftëson në përdorimin e dinakërisë dhe të mjeteve të pandershme mbrojtëse.
Parimi i shpejtësisë dhe i befasisë është parim i njohur kriminalistik.Ta befasosh dikë
do të thotë të ndërmarrësh në kohën e duhur masat të cilat nuk i ka prit personi dhe
në kohen kur ai më së tepërmi ka shpresuar. “Goditja” e shpejtë dhe e befasishme e
siguron suksesin e plotë. Befasia vlen për të gjitha fazat e procedurës dhe për të gjitha
masat e veprimit.Kështu policia me befasi i grabit delikuentët e rrezikshëm i zbulon
korpora deliktet e fshehura, i kap kryerësit në vepër etj.Ky parim sidomos vjen në
shprehje te masat e intervenimit të parë (të policisë primare), dhe të masat e
ndërmarrjes së parë të policisë kriminalistike dhe prokurorit. Me ndërmarrjen e shpejtë
të masave lehtësohet vërtetimi i ekzistimit të veprës dhe ndërmarrja e masave më
efektive të zbulimit të kapjes së kryerësit të veprës.Vendimi i shpejtë dhe i drejtë,
operativiteti dhe puna dinamike dhe elastike ofrojnë më së tepërmi garanci për sukses.

      Efektet pozitive të këtij parimi duhet dalluar nga ngatërrimet eventuale.Ekzistojnë


situata në kuadër të procedurës kriminalistike kur mungesa e mendjemprehtësisë
dhe dëshira për sukses të shpejtë e shkatërrojnë situatën e volitshme dhe gjatë të
përgatitur taktike.Kriminalistët janë të detyruar ta vlerësojnë dhe ta shfrytëzojnë
rastin më të përshtatshëm për zbatimin e masës dhe aktivitetit të caktuar kriminalistik –
taktik.Nganjëherë vlerësimi i tillë nuk është mi mundshëm për shkak të fondit të
pamjaftueshëm të informatave.Pa marrë parasysh këtë parim gjithmonë duhet që në
bazë të informatave në dispozicion të vlerësohet se a paraqet rrezik ndërmarrja e
shpejtë e masave dhe aktiviteteve për vështirësimin apo edhe pamundësimin e veprimit
operativ.

      Në kuadër të këtij parimi sidomos vije në shprehje nën parimi i befasisë.Ta
befasosh dikë do të thotë të ndërmarrësh masa dhe aktivitete të tilla të cilat ai nuk i
ka prit dhe në kohën kur ai nuk ka shpresuar, gjegjësisht në vendin që nuk ka mund ta
parashoh, ashtu që veprimi i tillë do ta hutoj plotësisht, do ta shokojë dhe pamundësojë
për qendrës dhe rezistencë të mëtejme, për luftë apo për çfarëdo forme tjetër të
kundërvënies së situatës konkrete.Një numër i konsiderueshëm i masave dhe
aktiviteteve operative të karakterit represiv mund të realizohen me efektivitet në
momentin e befasisë(grabitja, hasja në flagrancë, kërkimi etj.).Ndërmarrja e shpejtë e
befasishme siguron suksesin e plotë. Në zhargonin policor fjala është për veprimin në
befasi.Ndërmarrje të tilla kërkojnë një metodologji thelbësore të veprimit.Praktika
kriminalistike dëshmon që me kushtin e veprimit të përgatitur mirë dhe mirë të
menduar arrihet efekti i befasisë, sidomos në raport me kryerësit e veprave penale.
Zbatimi preciz i këtij parimi është parakusht për luftimin e suksesshëm të
kriminalitetit.Si nënparim të operativitetit (shpejtësisë dhe befasisë) e kemi edhe
parimin e shpejtësisë së veprimit (parimi i urgjencës).

Parimi i urgjencës është ngushtë i lidhur me parimin e veprimit në kohën e duhur. Ky


parim e ka parasysh dinamikën e ndryshimeve traseologjike dhe deficitin e pritur
traseologjik (entropia traseologjike), në vendet të cilat kanë lidhje me veprën penale ky
parim shpreh reagimin e organeve të procedurës ndaj ngjarjes penale apo veprës penale.
Njëkohësisht nuk e karakterizon edhe ngutjen e tepërt dhe është ngushtë e lidhur me
parimin e saktësisë dhe hollësisë.Ky parim është negacion i marrëdhënies burokratike
ndaj punës dhe mënyrës kancelarike të saj.Me këtë nën parim duhet sidomos të kihet
kujdes kur është fjala për punën kolektive të kriminalistëve që sidomos sot është
karakteristik.Në rastet e tilla varësisht nga karakteristikat e rastit në të cilin punohet
sidomos duhet pasur kujdes edhe për kualitetet e kriminalistëve të cilët veprojnë apo
marrin pjesë në punë.Në rastet tjera mund të paraqiten të ashtuquajturit fenomene të
“konvojit”, gjegjësisht që shpejtësia dhe rrjedha e operacionit të zhvillohet me
shpejtësinë e kriminalistit më të ngathtë.Rasti i tillë vështirëson zbatimin e parimit të
udhëheqjes unike dhe parimit të koordinimit dhe bashkëpunimit unik të të gjitha
forcave kriminalistike. 

      Parimi i veprimit në kohën e duhur. Ky parim kërkon që masat dhe aktivitetet


operative policore dhe aktivitetet anticipuese të argumentimit duhet të ndërmerren
menjëherë posa të ketë lind nevoja për zbatimin e tyre, gjegjësisht posa të pritet se mund
ta arrin rezultatin më optimal,gjegjësisht efektivitetin dhe dobinë më të madhe në
kuptimin kriminalistik procedural.Zbatimi i këtij parimi pamundëson humbjen e
informatave relevante, entropinë traseologjike, harresën, marrëveshjet etj.  

      Parimi i reciprocitetit Ky parim kërkon nga kriminalisti që çdo masë dhe


aktivitet ta ndërmarrë në suaza të ligjit duke pasur kujdes për domosdonë dhe
proporcionalitetin e zbatimit të masave dhe aktiviteteve.Me fjalë tjera që veprimtaria e
organit të procedurës të jetë proporcionale me qëllimin e dëshiruar.Në pajtim me
dispozitat kushtetuese dhe ligjore,dhe në kuadër të procedurës nuk guxohet të
zbatohet ndërmarrja e pabazuar dhe e panevojshme që nuk është në pajtim me ligjin dhe
liritë e njeriut.Kjo do të thotë se mund të ndërmerren vetëm ato masa dhe veprime të
cilat në rastin konkret e respektojnë peshën e veprës penale, rrethanat reale dhe
zgjidhjet alternative të cilat eventualisht ekzistojnë.Qëllimi i dëshiruar duhet të arrihet
me të njëjtën veprimtari, por me përmasa më të vogla për të drejtat dhe liritë e
qytetarit. Kjo do të thotë se nuk bënë të shkaktohen pasoja të cilat me efektin e
dëshiruar nuk jnë në proporcion.Kur është fjala për policinë, atëherë proporcionaliteti
i mangët gjithmonë sjell ndalimin e intervenimit.Parimi i proporcionalitetit përfshinë
edhe kujdesin ndaj parimit të ekonomicitetit.Parimi i proporcionalitetit në zbatimin
e mënyrave dhe mjeteve kriminalistike, kërkon harmonizimin me parimet e ligjshmërisë,
humanitetit dhe përcaktimit të së vërtetës. 

      Parimi i ruajtës së sekretit dhe konfidencës.  Ky parim në esencë ka të bëjë me


masat dhe aktivitetet të cilat i ndërmarrin organet represive si dhe me personat të
cilët janë të implikuar në raste dhe të cilët janë objekt i interesimit të atyre organeve.Ky
parim njësoj ka të bëjë dhe në të njëjtën masë me të gjitha masat dhe aktivitetet
operative – taktike.Disa prej tyre ndërmerren në konspiracion të rreptë,ndërsa të
tjerat ndërmerren në atë mënyrë që kanë karakter publik.Zakonisht fjala është për
sekretin shtetëror, ushtarak, zyrtarë dhe afarist.

      Ky parim para së gjithash ka të bëjë me ruajtjen e sekretit zyrtar.Nganjëherë


organet e procedurës, të dhënat zyrtare me të cilat disponojnë duhet t’i ruajnë në
fshehtësi deri në momentin e fundit, sepse zbulimi (“depërtimi”) i disa detajeve mund të
sjell deri te mossuksesi i procedurës për shkak se mund të ndikojë në përshtatjen e
mbrojtjes së rrejshme, ta vështirësojë ose pamundësojë verifikimin e suksesshëm të
alibisë, mund të ndikojë në mbulimin apo fshehjen dhe asgjësimin e gjurmëve dhe
objekteve të veprës penale, instruktimin e dëshmitarëve të rrejshëm etj. Ky parim
është i lidhur ngushtë me parimin e befasisë, dhe para së gjithash më së tepërmi vjen në
shprehje në punën e policisë.

      Masat dhe veprimet operative taktike të policisë mund të jenë publikedhe diskrete
apo të fshehta.Karakteri publik i masave dhe aktiviteteve operative – taktike më së
shpeshti ka të bëjë me ndërmarrjen e tyre publikisht, por jo edhe me shkakun e
ndërmarrjes së tyre, qëllimin dhe rezultatet.Publikimi tepër i hershëm i të dhënave
mund ta vështirësoj apo paralizoj punën e organit të procedurës, dhe dukshëm ta
vështirësojë mbledhjen, sigurimin, zbatimin dhe verifikimin e provave.Ky parim ka të
bëjë si me masat dhe aktivitetet të cilat duhet ndërmarrë, ashtu edhe me ato të cilat
tashmë janë ndërmarrë, si dhe me rezultatet e tyre.Zbatimi i tyre siguron sukses në
procedurë dhe bashkëpunim të mirë me qytetarët.Diskrecioni ndër të tjera pamundëson
kryerjen e hakmarrjes në çfarëdo forme, etj.Ky parimsidomos vije në shprehje në
rastin e zbatimit të institutit kriminalistik të hetimit të fshehtë, agjentëve të fshehtë
dhe informatorëve, si dhe në rastin e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve operative
teknike, jo publike apo diskrete të policisë, siç janë operacionet diskrete (cover
operations), në formë të përcjelljes së fshehtë, mbikëqyrjes elektronike etj, vendosjes së
kurtheve dhe kleçkave, pritave, bllokadave, racisë.

      Duhet pasur parasysh se diskrecioni para së gjithash është emblem e


profesionalizmit, detyrë ligjore dhe etike, e jo parim i veprimit.Ruajtja e fshehtësisë
është detyrë profesionale e normuar me norma ligjore, por edhe me standarde etike
të organit të procedurës.Ky parim do të thotë se për procedurat nuk guxohet të
diskutohet, madje as me kolegë dhe personat të të njëjtit profesion të cilët nuk janë
duke punuar në rastin konkret.Ky parim duhet të jetë pengesë për të ashtuquajturën
“rrjedhje” e informatave nga organi i procedurës.Ajo “rrjedhje” e informatave jo
vetëm që mund të ketë pasoja të dëmshme në përfundimin e procedurës, por shpesh
shkon edhe dëm të dinjitetit të njerëzve të pafajshëm, të cilët shumë shpesh shpallen
tepër herët fajtorë apo janë të implikuar në rastin kriminal në mënyrë të pabazueshme.
Gjithsesi ky parim nënkupton edhe që për çështjet zyrtare nuk duhet biseduar madje as
me miqtë dhe as me anëtarët e familjes. 

       Parimi i ekonomicitetit të veprimit (procedurës) Ekonomicitetit operativ dhe


procedural i veprimit niset nga parimet graduale dhe kriminalistike dhe kufizimi i
lirisë taktike – teknike të veprimit.  Elementet themelore të parimit të ekonomicitetit
janë:

1. zbatimi i shpejtë i procedurës,por jo në atë mënyrë që të rrezikohet


përcaktimi i së vërtetës në kuptimin kualitativ dhe kuantitativ, si dhe
mbrojtja e të drejtave dhe lirive të qytetarit;
2. zhvillimi sa më i lirë dhe më i shkurtër i procedurës;
3. ndalimi i zbatimit të çdo gjëje që në procedurë paraqitet si e nevojshme;
4. shkaktimi i dëmit sa më të vogël;
5. kujdesi për atë që ky parim sa më tepër të përputhet me parimin e
reciprocitetit në zbatimin e masave të shtrëngimit dhe të mjeteve
argumentuese;
6. te rastet më pak të rëndësishme duhet kërkuar thjeshtësimin e
procedurës dhe;
7. hedhja e informatës argumentuese, apo provës, nëse ajo nuk ka të
bëjë me rastin konkret, nëse sigurimi i tyre nuk është i
domosdoshëm, kurse mund të shkaktoj shtyrjen e procedurës,
ndikimin në dëshmitarët, sugjerime, nëse nuk janë të përshtatshme dhe
nëse janë të papërdorueshme, nëse nuk mund të sigurohen, nëse nuk
kanë vlere serioze të argumentimit, nëse fakti (objekti), i kontestueshëm
tashmë është argumentuar me prova tjera autentike, ose është notor.

      Duhet gjithmonë të kihet parasysh se çdo shpejtësi në veprim sjell me vete edhe
rrezikun e shmangies nëse krahasohet me parimin e së vërtetës dhe proporcionalitetit.
Zbatimi i këtij parimi kurrë nuk guxon të shkoj në dëm të interesit të procedurës
dhe të të drejtave dhe lirive të qytetarit, ky parim i përket tërë procedurës si dhe disa
masave dhe aktiviteteve të saj.Në raport me masat dhe aktivitetet ky parim
nënkupton ndërmarrjen e atyre masave dhe aktiviteteve të cilat janë të nevojshme, me
çka përjashtohen të tepërtat.Kjo do të thotë veprim restriktiv ndaj atyre fakteve të
cilat nuk kanë të bëjnë me çështjen penale pra janë fakte irelevante.Parimi i
ekonomicitetit dhe i së vërtetës duhet të harmonizohen në atë mënyrë që nacionaliteti
dhe ekonomiciteti nuk guxojnë të shkojnë në dëm të përcaktimit të së vërtetës. 

      Parimi i udhëheqjes unike.  Ky parim kërkon që puna në hetimin e veprave të


rënda dhe të ndërlikuara penale e cila kërkon angazhim të një numri më të madh të
veprimtarëve dhe të mjeteve të jetë e organizuar nga një qendër, ashtu që me punën të
udhëheqë shtabi.Shtabi duhet t’i koordinoj dhe ti sinkronizoj të gjitha aktivitetet sipas
planit paraprakisht të hartuar.Shtabi apo udhëheqësi i caktuar i caktojnë disa detyra i
analizojnë rezultatet e ofruara, bëjnë ndryshimet dhe përshtatjet e nevojshme të
planit dhe orientojnë realizimin e tij në drejtim të caktuar.Ky parim fillon nga ajo se
puna moderne kriminalistike në kushtet e luftës bashkëkohore kundër kriminalitetit
mund të jetë vetëm puna kolektive me ndarjen e domosdoshme të punëve në të cilën çdo
gjë varet nga veprimtaria dhe aftësia e çdo kriminalisti veç e veç, dhe i të gjithëve së
bashku. Për këtë arsye me rastin e zgjedhjes së kriminalistëve duhet pasur kujdes
për karakteristikat e rastit konkret dhe për cilësitë e kriminalistëve të cilët do të
punojnë në sqarimin e tij. 
 
Parimi i koordinimit dhe bashkëpunimit .  .Këtë parim e quajnë ndryshe edhe
parim i aksionit të bashkuar të tëgjitha forcave kriminalistike.Kriminaliteti
bashkëkohor nuk njeh as kufi hapësinor e as administrativ, gjë që tashmë një kohë
të gjatë ky parim edhe gjendet në plan të parë. Ky parim kërkon që puna në hetimin e
veprave penale si dhe aktiviteti i tërësishëm në luftimin e kriminalitetit të jenë të
organizuara në mënyrën e cila siguron një veprim të koordinuar të të gjithë
pjesëmarrësve. Ky parim e ka parasysh se kriminaliteti nuk është i kushtëzuar vetëm
në një vend apo hapësirë.Për shkak të karakterit lokal, jashtë lokal dhe
ndërkombëtarë të kriminalitetit, ky parim në kohët e fundit është në plan të parë të
punës së kriminalistëve.Karakteri i cekur i kriminalitetit bashkëkohor kërkon
gatishmëri dhe aksion unik të të gjitha forcave kriminalistike.Pra, supozon shkallë
përkatëse të bashkëpunimit midis organeve penale të represionit të cilat mundësojnë
veprimin e koordinuar në situatat kur kjo është e nevojshme.

      Koordinimi dhe bashkëpunimi realizohen me kontakte të drejtpërdrejta dhe


përmes të ashtuquajturave lutje si formë e ndihmës operative dhe juridike. Kur është
fjala për lutjet supozohet veprimi i ndërgjegjshëm dhe korrekt i organit të cilit i
drejtohet ajo.Koordinimi dhe bashkëpunimi manifestohet edhe përmes shkëmbimit
reciprok të informatave lidhur me format e kriminalitetit dhe përvojat në luftimin e tij,
me ç’rast duhet shmangur shkresat e panevojshme dhe format tjera të komunikimit
si për shkak të parimit të ekonomicitetit ashtu edhe për shkak të rrezikut nga zbulimi i
sekretit zyrtar.Ky parim sidomos vije në shprehje kur kryerja e veprave penale i
tejkalon kufijtë lokal dhe ka karakter ndërkombëtar.Për fat të keq edhe sot e kësaj
dite ekzistojnë një numër i të ashtuquajturave “kufij resoresh”, të cilët pamundësojnë
ose vështirësojnë zbatimin e këtij parimi.Ky parim është shumë ngushtë i lidhur me
konceptin e luftës së koordinuar kundër kriminalitetit i cili nënkupton që në atë luftë
njëkohësisht dhe në të gjitha hapësirat dhe nivelet duhet të angazhohen forcat kompetente
për luftimin e kriminalitetit e të cilat mund të kontribuojnë pengimin e tij.Koordinimi i
organeve represive kombëtare e ndërkombëtare në esencë zhvillohet si në realizimin
e masave dhe veprimeve konkrete operative – taktike(verifikimet,veprimtaria e kërkimit,
mbikëqyrja e shtuar, përcjellja, etj), ashtu edhe në planin e shkëmbimit të njohurive
për format e reja të shfaqjes së kriminalitetit dhe për metodat e punës së
kriminalistëve.Ky bashkëpunim sidomos vije në shprehje në suazat e veprimtarisë
parandaluese. Në kuadër të këtij parimi ekziston edhe nën parimi i bashkëpunimit
ndërkombëtar në luftë kundër kriminalitetit.Ai realizohet përmes organizatave të
shumta policore dhe të tjera ndërkombëtare,siç është është Interpoli,Evropoli dhe
Marrëveshja e Shengenit, etj.

      Parimi i kritikës dhe vetëkritikës Fjala është për parimin e njohur në shkencën e


kriminalistikës, për parimin e dyshimit dhe skepsit.Ky parim është ngushtë i lidhur
me parimin e metodikës, element apo pjesë e të cilit është në të vërtetë dhe me parimin
e objektivitetit.Megjithatë, këtë në taktikën kriminalistike e përpunon sidomos, sepse
duhet zbatuar edhe në situatat e tilla të cilat në shikim të parë duken shumë të
thjeshta. Me këtë rast kriminalistët fillojnë nga teza se pas çështjes më të imtë mund të
fshihen veprat e rënda penale.Pra edhe me rastin e veprimeve më të shkathëta dhe më
të kujdesshme ndodhin gabimet, por nëse ato janë sajuar dhe janë pranuar me
vetëkritikë, atëherë do t’i shërbejnë punës së mbarë në të ardhmen.Kriminalistët në
praktikën e përditshme duhet ta zhvillojnë aftësinë kritike dhe vetëkritike të
mënyrës së të menduarit.Marrëdhënia kritike ndaj vetvetes dhe pjesëmarrësve tjerë
në procedurë sipas provave e të ngjashme punën e kriminalistit e bënë të frytshme. Në
esencë kjo do të thotë se kriminalisti vetëkritik së pari do t’i mbledh provat, e pastaj
në bazë të tyre do të veprojë, e kurrsesi anasjelltas.Qasja kritike ndaj procedurës mund
ta ruaj kriminalistin nga interpretimet e gabueshme të provave dhe fakteve, pastaj
nga dinakëria e kryerësve të veprave penale, nga rrenat e dëshmitarëve, nga lëvizjet e
rasteve etj. Ky parim sidomos vije në shprehje gjatë punës me versione.Pranimi i lehtë
i disa versioneve pa ndonjë analizë dhe vlerësim themelor dhe kritik çon në
shmangie të cilat mund të kenë pasoja të dëmshme dhe të
papërmirësueshme.Këmbëngulja në version të gabuar, gjegjësisht mospranimi i
gabimit personal,me qëllim që të arsyetohen disa hapa të caktuar të gabuar nuk është
vetëm mungesë e vetëkritikës, por në raste të caktuara ajo merr përmasa të keqpërdorimit
të besimit dhe autorizimit. 

       Parimi “i mbledhjes besnike të provave”  .Ky parim parasheh mbledhjen e


provave në mënyrën e cila është në pajtim të plotë me postulatet dhe standardet e
caktuara etike të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e të dyshuarit dhe të pandehurit në
procedurë.Ky parim ka lidhje të ngushtë me parimin e provës më të mirë.Ky parim
supozon domosdonë e nxjerrjes së provave më të mira, pavarësisht nga shpenzimet
që do t’i kërkojë një gjë e tillë, p.sh, analizat e ADN-së, madje edhe në rastet më të lehta
dhe më të thjeshta kriminale.Kjo nganjëherë është në kundërshtim edhe me parimin e
ekonomicitetit në procedurë. 
 
   Parimi i plotësisë .Ky parim udhëzon në atë që gjatë procedurës të përfshihen të
gjitha provat dhe faktet.Sidomos vije në shprehje me rastin e shikimit të vendit të
ngjarjes.Ky parim nga kriminalistët kërkon një aktivitet kreativ. Ky aktivitet kreativ
si një pasqyrë e shikimit të vendit të ngjarjes tregon se organi i inspektimit
përcakton dhe kryen shikimin sipas detyrës zyrtare dhe në procedurën e zbulimit dhe
qartësimit të veprës penale tregon aktivitet kreativ. 

      Parimi i lirisë taktike – teknike  .Ky parim është i kufizuar në parimin e


ligjshmërisë dhe parimin e reciprocitetit i cili në një masë rezulton nga parimi i
ligjshmërisë siç e kemi cekur edhe më lartë.Çdo shtrëngim është ndërmarrje serioze që
prek në të drejtat dhe liritë e qytetarit.Ai nuk guxon t’i tejkaloj masat që janë të
nevojshme për arritjen e qëllimit të procedurës.Parimi i reciprocitetit kërkon që
ndërmarrja të shkoj vetëm deri në atë masë sa vëllimi i saj, përmbajtja dhe intensiteti
të jenë të mbuluara me qëllimin e procedurës konkrete.Zgjedhja, thellësia dhe vëllimi i
ndërmarrjes duhet të jenë të përcaktuara nga qëllimi i procedurës, kurse edhe në
baraspeshë të saj duhet të qëndroj interesi i shoqërisë dhe shtetit me arsyetimin e
veprimtarisë kundërligjore.Me rastin e përzgjedhjes së masës dhe aktivitetit formal
dhe jo formal të veprimit procedural, luan rol edhe sjellja e kryerësit, para, gjatë, dhe
pas kryerjes së veprës penale. Kriminalisti duhet të përzgjedhë ato mjete të detyrimit
të cilat sjellin deri te suksesi duke pas parasysh edhe sjelljen eventuale të mëparshme të
kryerësit, por me sa më pak cenim të të drejtave të tij personale si dhe të drejtave të
subjekteve tjera.Kriminalisti me përvojë, prakticisti, mjetet e detyrimit do t’i
shfrytëzoj dhe do t’ia përshtat mjeteve argumentuese (veprimet e karakterit
argumentues), si dhe provat në përmasën e cila pamundëson fshehjen e së vërtetës dhe në
situatën konkrete paraqet cenimin më të vogël të mundshëm të të drejtave personale të
subjekteve të procedurës.Ky parim në esencë do të thotë se masat dhe aktivitetet
taktike dhe teknike si dhe veprimet hetimore duhet të jenë të planifikuara në përmasën
reale me rëndësinë e veprës së kryer penale, me qëllim taktik dhe me vlerësim të situatës.
Parimi i ekonomicitetit nuk bënë të zbatohet në dëm të parimit të reciprocitetit.Nuk
është e arsyeshme as juridikisht e bazuar që në rastet e ashtuquajtura “të lehta” të
ndërmerren masa të ashpra dhe masive të karakterit represiv.  
 
    Parimi i hollësisë dhe këmbëngulësisë Ky parim është në lidhje të ngushtë me
parimin e metodikës dhe operativitetit në punë të cilat plotësohen në mënyrë të
ndërsjellë dhe në esencë do të thotë se të gjitha provat dhe informatat duhet zbuluar dhe
siguruar dhe ndërmarr masa dhe veprime të hollësishme,të ngadalshme dhe
këmbëngulëse, por jo me kokëfortësi.Kjo nënkupton që organi i procedurës në punën
e tij nuk guxon të kufizohet vetëm në ndërmarrjen e disa masave dhe aktiviteteve, si
dhe vetëm në mbledhjen, verifikimin dhe vlerësimin e vetëm disa informatave dhe
provave argumentuese.Ky parim i kundërvihet punës së shpejtuar dhe sipërfaqësore
të kriminalistit. Kërkon që me të njëjtin kujdes të analizohen të gjitha faktet dhe
rrethanat sikurse ato që në shikim të parë duken të parëndësishme, ashtu edhe ato të cilat
janë të qarta. Ky parim zvogëlon mundësinë e paraqitjes “numrit të errët”. Durimi
dhe këmbëngulësia janë veti të çmueshme të kriminalistit.Ky parim kërkon vlerësim
të mirë të asaj që është e rëndësishme, kurse është sekondare për përcaktimin e së
vërtetës.Ngutja e tepruar mund të shkaktoj punën sipërfaqësore.Në shikim të parë
lëshimet e vogla të kriminalistit mund të sjellin deri te pasojat e mëdha.Kriminelët
zakonisht nuk bëjnë gabime të mëdha, por lëshime të vogla. Prandaj, të vërejturit e
atyre lëshimeve të vogla çon drejt në sukses.Nuk ka madje as një gjurmë të vetme apo
as indice e cila nuk duhet të verifikohet.Nuk guxohet lehtë të kalohet mbi “imtësira “.
Mossuksesi fillestar nuk guxon ta dekurajoj kriminalistin.Veprimtaria apo aktiviteti
kriminalistik i përgatitur në mënyrë të detajuar por edhe me shpejtësi, i zbatuar me
këmbëngulësi dhe arsyeje, është supozim për përfundimin e suksesshëm të aktivitetit.
Gjatë këtij aktiviteti duhet vlerësuar dhe klasifikuar të rëndësishmen nga e
parëndësishmja dhe çdo fakt duhet verifikuar me ndërgjegje të plotë.Ky parim
gjithashtu supozon planifikimin e masës dhe aktivitetit, zbatimi i së cilës duhet të
kryhet deri në fund. 

      Parimi i humanitetit - Ky parim mbështetet në faktin se edhe në kuadër të


marrëdhënieve operative dhe procedurale penale duhet deri në fund të respektohen të
drejtat dhe liritë e njeriut.Ky parim nuk ka karakter para së gjithash operativ –
kriminalistik, por ka një rëndësi shumë më të gjerë në punën dhe sjelljen e
kriminalistit modern.Është ngushtë i lidhur me deontologjinë e profesionit të
kriminalistit.Ndonëse në luftimin e kriminalitetit kërkohet energji dhe forcë, zbatimi i
kufizimit të masave të detyrimit duhet të jetë i drejtë në mënyrë që të mos preket në të
drejtat dhe liritë e njeriut.Ekziston një lidhje e ngushtë midis parimit të ligjshmërisë dhe
këtij të humanitetit. Në kuadër të këtij parimi kriminalisti duhet të ketë kujdes dhe të
udhëhiqet nga ndenja e drejtësisë dhe të vërtetës, sigurisë ligjore, e që kjo njëherazi
kërkon edhe të përmbajturit, gjakftohtësinë në çdo situatë, durimin dhe respektimin e
njeriut.Gjithmonë para vetës duhet parë njeriun, pa marrë parasysh çka do të ketë bërë,
e kurrsesi të shihet vetëm rasti penal. Ky parim mbron kriminalistin nga marrëdhënia
burokratike, zyrtare, indiferente dhe e ftohtë ndaj njeriut. As edhe një delikuent i
vetëm, me hyrje në zonën kriminale, nuk e humb të drejtën në trajtim njerëzor.Ky
parim ka hasur në shprehjen e tij në maksimën kriminalistike:”mendja e ftohtë,
zemra e nxehtë dhe gishtërinjtë e pastër”.Përmbajtja konkrete e këtij parimi qëndron
në mbrojtjen e personit të pafajshëm nga dyshimi i pabazuar dhe nga detyrimi i
paarsyeshëm dhe i gabuar, kurse kriminelin nga eksesi në procedure dhe nga shpenzimet
e panevojshme të procedurës.Gjithsesi që zbatimi i këtij parimi nuk mund të shkoj në
dëm të sigurisë dhe të së vërtetës.Për këtë arsyeje në këtë aspekt është e nevojshme të
vendoset baraspesha e duhur.Te zbatimi i këtij parimi duhet dalluar sferën private në
kuptimin e ngushtë dhe të gjerë.Disa autorë sferën private në kuptimin e ngushtë e
quajnë intime.Ajo paraqet atë “botë të brendshme” të çdo njeriu në të cilën ai e
posedon vetveten dhe në të cilën ai e gëzon të drejtën të jetë i lirë. Ku qëndron kufizimi
midis sferës private në kuptimin e ngushtë dhe në kuptimin e gjerë, është pyetje faktike.
Si të përcaktohet kufiri i privatësisë dhe intimitetit në praktikën e përditshme
kriminalistike, kjo është bërë një pyetje e kontestueshme.Gjithsesi kur është fjala për
sferat e cekura, autorizimet ligjore duhet zbatuar në mënyrë të rreptë dhe precize.Për fat
të keq për shkak të shtimit të kriminalitetit modern policitë e botës janë gjithnjë e
më shpesh të detyruara të futen në sferën private dhe intime të njeriut.

Ligjvënësit bashkëkohor parashohin kufizimin e përkohshëm të të drejtave dhe


lirive kushtetuese të qytetarit, prandaj edhe të drejtën në privatësi në kuptimin e
ngushtë dhe të gjerë, kur këtë e kërkojnë interesat madhore.Kjo nuk paraqet pengesë
për zbatimin e parimit të humanitetit gjithsesi.Mirëpo, parimi i humanitetit nuk
guxon të jetë qëllim i vetvetes Ky parim sidomos vije në shprehje me rastin e zbatimit
të mjeteve t detyrimit.Nganjëherë vije deri te zbatimi i paarsyeshëm i dhunës.Këto
janë raste kur dhuna zbatohet tej masave të parapara apo të lejuara me ligj, pra kur
ajo është e tepërt, gjegjësisht kur nuk është e domosdoshme,sepse edhe me një dozë më të
vogël të zbatimit të dhunës mund të realizohet qëllimi i dëshiruar.Nga kriminalistët me
rastin e zbatimit të këtij parimi kërkohet një inteligjencë adekuate, profesionalizëm,
vetëbesim në profesion, të ketë një interesim për interesin e përgjithshëm shoqëror, të jetë
këmbëngulës në punë, të jetë gjithnjë i pranishëm në mesin e qytetarëve një sjellje dhe
qasje simpatike etj..Zbatimi i këtij parimi është ngushtë i lidhur me aftësimin
profesional dhe psikofizik të kriminalistit dhe të ngritjes së tij morale.Parimi i
humanitetit është ngushtë i lidhur me parimin e specializimit dhe profesionalizmit. 

       Parimi i specializimit dhe i profesionalizmit. 

      Që të mund tu kundërvihen formave bashkëkohore të shfaqjes së kriminalitetit,


kriminalistët modern duhet që vazhdimisht të ngritën profesionalisht.Metodat dhe
mjetet që shfrytëzohen në luftë kundër kriminalitetit modern vazhdimisht duhet tu
përshtaten formave më të ndryshme të kriminalitetit, gjegjësisht kriminelëve të cilët
në veprimet e tyre i shfrytëzojnë mjetet dhe metodat më moderne dhe më të
sofistikuara. Kriminalistët sa do që të jenë të devotshëm ndaj profesionit të tyre, nuk
mund të jenë të suksesshëm po që se nuk janë të përgatitur dhe të aftësuar profesionalisht
në mënyrë adekuate.Në anën tjetër sot është e pamundur të jesh mjaftë i përgatitur
dhe profesional në të gjitha sferat e luftës kundër kriminalitetit, prandaj paraqitet nevoja
edhe për specializimin e kuadrove kriminalistike dhe për aftësimin e tyre
permanent.Nga sa u cek rezulton që perfeksionimi i profesionalistëve duhet të bëhet
në pajtim me tendencat e zhvillimit të kriminalitetit në përgjithësi si dhe në përputhje me
disa forma të shfaqjes së tij.Dinamika me të cilën sot zhvillohen disa forma shfaqëse
të kriminalitetit me një specializim të kriminelëve shtron nevojën dominonte për
arsimimin e përhershëm profesional të kriminalistëve.

      Për luftimin e suksesshëm të formave moderne të shfaqjes së kriminalitetit, sot


nuk mjafton vetëm arsimimi i përgjithshëm kriminalistik.Arsimimi profesional dhe
specializimi i kriminalistëve janë imperativ i kohës.Me këtë rast duhet pasur kujdes,
sepse është vërejtur se specializimi i kriminalistëve dhe formimi i njësive speciale
çojnë edhe në izolimin e tyre, në konkurrencën jo lolaje të ndërsjellë dhe me kohë edhe
në mbyllje në vetveten.Për t’iu shmangur këtyre që u theksuan ndër të tjera duhet të
zbatohen të gjitha këto parime që u ceken më lartë, sidomos parimi i koordinimit dhe
bashkëpunimit gjatë punës.   

       MËNYRAT E TË KUPTUARIT PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE 

      Të kuptuarit në kohën e duhur për ekzistimin epo përgatitjen e veprës penale
duhet të jetë një nga detyrat shumë të rëndësishme organizative taktike të policisë. Do të
ishte gabim shumë i madh nëse policia kryesisht do të orientohej në ngjarjet dhe
veprat penale të cilat i kanë pasojat e dukshme.Atëherë me të drejtë do të kritikohej
policia se nuk është operative dhe dinamike, sepse në raste të tilla ajo do të kuptonte
për ndodhjen e veprës penale vetëm nga i dëmtuari ose dëshmitari i drejtpërdrejtë, kurse
shumë rrallë përmes aktivitetit të saj operativ.

      Mirëpo, të gjitha policitë synojnë që në punën e tyre të jenë operative, dinamike


dhe që gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre të vijnë deri te të dhënat për ekzistimin apo
përgatitjen e veprës penale.Përvoja ka dëshmuar se burimi i më i shpeshtë për të
kuptuarit e veprës penale është qytetari, qoftë ai i dëmtuari nga vepra penale apo edhe
i paraqitur në ndonjë cilësi tjetër, kurse më së shpeshti si dëshmitarë i ngjarjes.Prandaj
policia duhet të synoj që në punën e përditshme të saj ta fitoj besimin e qytetarëve,
sepse ata janë burimi më i shpeshtë i njohurive, si për vepra të kryera penale, ashtu edhe
për tentime.Më në fund duhet thënë se informatat dhe njohuritë të cilat merren nga
qytetarët apo nga burimet tjera duhet të verifikohen mirë, derisa të mos konstatohet
saktësia e informatës.

      Në këtë punim do të mbështetemi në mënyrat e të kuptuarit e policisë për vrasje.


Ato mund të jenë si vijon: paraqitja e personave të zhdukur, vet – paraqitja, thashethemet
publike, personat e besuar, paraqitjet anonime dhe pseudonime, aktiviteti i vet
policisë, paraqitjet e qytetarëve dhe personave juridik,faktet indiciale,zbulimi i
kufomës dhe skeletit të njeriut, si dhe masmediat.  

       Paraqitjet e personave të zhdukur .Pikënisja e aktivitetit operativ të policisë kur


është në pyetje zhdukja e ndonjë personi mund të jetë deklarata e cila rrjedh nga gjinia
e afërt apo e lartë, miku, qiradhënësi, udhëheqësi etj.Çdo zhdukje e personit nuk do të
thotë se ka ndodhur vrasje,sepse çdo ditë paraqitet një numër i konsideruar i
zhdukjeve dhe supozohet se fjala është për situata të ndryshme jetësore.

      Këto mund të jenë situata të ndryshme siç janë: dalja e të miturve nga shtëpia
apo edhe e personave të rritur për shkaqe dhe motive të ndryshme, vetëvrasja e cila ende
nuk është zbuluar, vdekja e papritur diku në ndonjë vend të vetmuar, ikja për shkak
të mossuksesit në shkollë apo për shkak të veprës penale, aventurizmi, te të moshuarit
mund të ndodh për shkak të humbjes së memories (amnezia) që ta kenë humbur rrugën, te
të sëmurët shpirtëror mund të ndodh largimi për shkak të gjendjes së errët
mendore,ku madje disa të sëmurë në gjendje të tillë udhëtojnë edhe me qindra
kilometra larg vendbanimit, fshehja e ndonjë vepre tjetër penale, etj.1

      I numëruam vetëm disa raste të cilat duhet të kihen parasysh me rastin e
planifikimit të procedurës parapenale, ashtu që të mund të eliminohen versionet e
përmendura por edhe të tjera të ngjashme të cilat nuk kanë të bëjnë me vrasje dhe kur të
jetë vërtetuar se në rastin e caktuar nuk është prezente asnjëra nga këto versione
atëherë mund të kalohet në versionet për vrasje dhe të fillohet përpunimi kriminalistik
në atë drejtim, me ç’rast mund të jenë të rëndësishme dy segmente, siç janë:

1. kur me të kuptuar për zhdukjen e personit rrethanat dhe


vlerësimet për rrezikun e zhdukjes tregojnë probabilitet për
vdekjen e mundshme apo vrasjen dhe;
2. kur gjendet kufoma apo pjesët e mbetura të trupit të cilat
tërthorazi vërtetojnë identitetin.

      Me rastin e marrjes së paraqitjes, mblidhen të dhënat themelore siç janë: kush e
ka paraqitur zhdukjen e personit, të dhënat identifikuese për personin e zhdukur,
përshkrimi personal dhe fotografia, koha dhe vendi kur është pa për herë të fundit dhe
në çfarë rrethanash, gjendja psiko – somatike e personit të zhdukur, vendet e mundshme
ku ka mundur të shkoj personi (familja, miqtë, objektet hoteliere, etj), a ka ndodhur
që të mungojë edhe herëve të mëparshme, rrethanat familjare, arsyeja e mundshme e
ikjes nga familja – motivi, etj.  

      Me qëllim të gjetjes së personit policia, do të ndërmarrë një varg masash me


qëllim të gjetjes së personit për të cilin gjurmohet. Ato masa mund të jenë duke filluar
nga gjurmët nëpër institucione shëndetësore, institucionet ndëshkuese – korrektuese,
hulumtimi i kumtesave, deri te shfrytëzimi i mediave dhe formave të ndryshme
elektronike të komunikimit (gjë që sot, ndonëse është shumë e përhapur teknika
kompjuterike shumë pak shfrytëzohen).Pas marrjes së informatave të para bëhet
vlerësimi i rrethanave në të cilat është zhdukur personi, tentohet të konstatohet se a
është zhdukja e rrezikshme apo jo, a është zhdukja e kundërt me sjelljet e
mëparshme të personit në fjalë dhe mos ai është përgatitur për jetë jashtë shtëpisë,
dhe se mos ekziston mundësia që mbi të të jetë kryer ndonjë vepër tjetër penale siç është
kidnapimi, delikti seksual, etj.Vëmendje të posaçme duhet kushtuar nëse personi i
zhdukur është i mitur, sepse të miturit për shkak të sugjestibilitetit dhe papjekurisë
shpesh shërbejnë si mjet për kryerjen e veprave penale dhe shpesh janë objekt i
shfrytëzimeve të ndryshme seksuale.

      Një nga problemet që hasen në situata të tilla e të ngjashme është se familja duke
pritur se personi do të kthehet, zakonisht e paraqet me vonesë zhdukjen e tij, kështu
që ndodh humbja e kohës së çmueshme e që sikurse të ishte lajmëruar me kohë ka
mundur të jetë veprimi më efikas në drejtim të gjetjes së tij.

      Çdo situatë e cila orienton në sukses duhet shfrytëzuar maksimalisht dhe deri në
fund e me kujdes, por edhe ato fakte të cilat kanë ndodhur para zhdukjes së
personit, sepse është shumë më mirë që në fazën e kërkimit të jepet maksimumi duke
përfshirë të gjitha potencialet materiale dhe njerëzore, si të policisë ashtu edhe të
bashkësisë së gjerë shoqërore, sesa të njëjtat potenciale të angazhohen me vonesë.

      Në rastet kur është gjetur kufoma, procedura dallohet dukshëm, ndonëse nuk
është konstatuar identiteti i personit, sepse ndodh që kufoma gjendet në një territor të
administratës tjetër policore, tjetër kanton, entitet, apo shtet. Në të tilla raste zakonisht
kufoma paraqitet si “tepricë” për atë territor, e që në të vërtetë ai është personi i cili
kërkohet në territorin tjetër. Prandaj, është me rëndësi të jashtëzakonshme mbajtja
dhe shfrytëzimi i evidencave kriminalistike operative për personat e zhdukur dhe për
kufomat e panjohura të gjetura.Në situatat e tilla kriminalisti duhet të jetë
këmbëngulës në kërkimin e identitetit të kufomës së panjohur, sepse me vërtetimin e
identitetit mund të thuhet se problemi i madh zgjidhet, kurse edhe metodika e
zbulimit, shpjegimet dhe argumentimet e vrasjeve (nëse është fjala për vdekjet e
dhunshme), fillon nga identifikimi ikufomës. 

      Vetëparaqitja 

      Janë raste të rralla, por ndodh, që personat e caktuar paraqiten si kryerës apo
pjesëmarrës të veprës së caktuar penale.Të tilla janë situatat:së pari, ku është
vetparaqitja e vërtetë, së dyti, ku është vetparaqitja e pavetëdijshme,e pasaktë
(vetparaqitësi jeton në mashtrim) dhe e treta,ku vetparaqitja është e rrejshme,
(objektivisht dhe subjektivisht e pasaktë).

      Vetparaqitjet autentike, të vërteta zakonisht i paraqesin personat të cilët e kanë


kryer veprën në afekt apo pa dashje, derisa ende gjendet nën veprimin psikik të veprës
penale.Vetparaqitjen e vërtetë mund ta paraqes edhe kryerësi i cili llogaritë se do të
zbulohet dhe këtë e bënë me qëllim që ta lehtësoj pozitën e vet në procedurë, por
nganjëherë edhe me qëllim të fshehjes së veprimtarisë tjetër kriminale (më të rëndë), si
pjesëmarrës, apo madje edhe i organizuar.Vetparaqitjet i bëjnë edhe personat e
shëndoshë dhe të sëmurë shpirtëror si për veprat penale që nuk ekzistojnë, ashtu edhe
për veprat penale të cilat i ka kryer dikush tjetër.

      Vetparaqitja e rrejshme mund të jetë një hap taktik me qëllim që tërë procedura
të orientohet në drejtim të gabuar. Të gjitha të dhënat duhet të verifikohen me kujdes
dhe të mblidhen të gjitha provat për saktësinë e tyre.Nganjëherë nevojitet edhe
marrja e të ashtuquajturës dëshmi – mostër, rekonstruktimi i ngjarjes, kërkesa që
vetparaqitësi ta bëj me dorë skicën (kroki),të vendit të ngjarjes,ta skicoj mënyrën e
kryerjes së veprës, pozitën e tij, pozitën e viktimës, etj.Përmbajtja e vetparaqitjes
gjithmonë duhet të krahasohet me rezultatet e mëhershme objektive dhe subjektive të
vërtetuara.Personi i shëndoshë psikik bënë vetparaqitjen e rrejshme nga motivet më
të ndryshme, si p.sh, paraqitjen për vepra më të lehta, me qëllim të fshehjes së veprës më
të rëndë.Nganjëherë paraqitja e rrejshme bëhet për vendin e kryerjes së veprës apo
vendin e fshehjes së “korpora deliktit” të motivuar me shpresë se derisa të zbulohen
vendet e trilluara do t’i ofrohet mundësia për tu arratisur.Paraqitja e rrejshme mund të
jetë e motivuar edhe nga qëllimet fisnike, p.sh, mbrojtja e fëmijëve, e prindërve, qiftit
bashkëshortor, partnerit – dashnorit, e deri te (personi i paaftë).Mund të bëhet fjalë edhe
për motive ekonomike, pra, anëtari i ri i fuqishëm i familjes mbetet ta punojë tokën,
pastaj ndonjë profesionist, etj.Edhe turpi mund të sjellë deri te vetparaqitja e
rrejshme.Vetparaqitjet e rrejshme janë probleme interesante psikologjike. Kur
ndodh ndonjë veprës sensacionale, atëherë edhe psikopatët nga dëshira për publicitet
dhe sensacion vetparaqesin.Gjithashtu edhe personat histerik bëjnë një gjë të tillë.
Rrenacakët patologjik (mitomanët, pseudologjia phantastica), kanë imagjinatë të fortë
dhe të gjallë, kurse atë e paraqesin si realitet.Jo rrallë rrenacaku (konfabulatori), në
njërën anë e di se është duke rrejtur, kurse në anën tjetër edhe i beson rrenës së vet si të
vërtetës.Vetparaqitja e rrejshme bëhet edhe në gjendje dilerante dhe në ethet e
gjendjes së dehur, në rastet e helmimit me monoksid karboni, etj.Vetparaqitja e
rrejshme zbulohet zakonisht për shkak se pranimi nuk përputhet me faktet tjera
pohuese (provat gjatë procedurës).Vetparaqitja e të sëmurëve psikik është dukuri
shumë e shpeshtë.Për disa lloje të sëmundjeve shpirtërore kjo është një dukuri
tipike.Kështu p.sh, tipat melankolik, skizofrenët,(“trenimi rinor”),oligofrenët (me
kufizim mendor), paranikët (idetë e krisura), epileptikët, manikët depresiv, paralitikët
dhe alkoolistët progresiv, pra, janë të prirë për vetparaqitje. 
       Përfoljet publike (thashethënat) 

      Në shkencën e kriminalistikës kjo formë e të kuptuarit për veprën penale quhet
edhe përcjellje lajmesh (fama est), gjegjësisht shkon lajmi për ndonjë vepër penale, apo
për persona të caktuar si kryerës së asaj vepre, kurse nuk dihet se a është lajmi i saktë,
dhe nga kush ka rrjedhur.Lajmi i tillë me bartje vazhdimisht transformohet,
ndryshohet dhe me kohë më pak ose më tepër, apo edhe plotësisht ndryshohet.Me fjalë
tjera te organi i represionit arrin krejtësisht i deformuar lajmi i tillë.Mirëpo,
pavarësisht saktësisë apo pasaktësisë së lajmit i cili përhapet përmes thashethemeve,
organi represiv, pra, policia është e obliguar të ndërmarr masat përkatëse, si në drejtim të
zbulimit apo gjetjes së burimit të lajmit, ashtu edhe në drejtim të verifikimit të
përmbajtjes së tij. Ky lajm për organin përkatës është shenjë për reagim.Zakonisht
është mjaftë vështirë të gjendet burimi i thashethemeve publike.

      Shpesh fjala është për “dëshmitarët anonim”.Pastaj fjala është për personat që
janë përgjegjës për thashethemet të cilat qarkullojnë për ndonjë ngjarje penale apo
veprën e tillë dhe për të cilat nuk dihet.Një kriminalist shumë i njohur në kohën e tij
kishte thënë:”thashethemet publike janë sikurse guri i hedhur në ujin e qetë”.Guri
zhytet, kurse është vështirë të gjendet, apo edhe e pamundur, kurse valët përhapen në
formë koncentrike nga vendi ku është hedhur guri në ujin e qetë.Organi i represionit në
rastin e thashethemeve reagon sipas thënies popullore:”ku ka tym, ka edhe zjarr”. 

      Personat e besueshëm 

      Kur është fjala për organet represive, para së gjithash për policinë, burim i
shpeshtë për kryerjen e veprës penale dhe për kryerësin janë personat e besueshëm,
lojalët dhe informatorët.Në kuptimin e gjerë fjala informator është nocion
përmbledhës kriminalistik – taktik për disa kategori të personave të cilët policia herë
pas herë, apo gjithmonë, por gjithherë fshehurazi, i shfrytëzon për marrjen e informatave
të cilat kanë rëndësi kriminalistike, kurse kanë të bëjnë me veprën penale të
planifikuar apo të kryer, për kryesit e saj, pjesëmarrësit në vepër, etj.

      Ky institut kriminalistik – taktik është i lidhur për të gjitha llojet e


observacioneve speciale të policisë, mbikëqyrjen e fshehtë,vendosjen e kurtheve, etj.
Parimisht, ky koncept i gjerë përmbledhës i informatorëve përfshinë: informatorët 2,
të besueshmit, vigjilentët 3, provokatorët, hetuesit (zbuluesit) e fshehtë4,agjentët e fshehtë
(sekret) (undercover agents), etj.

      Informatorët mund të jenë qytetarë me të meta dhe pa të meta. Informator, në


kuptimin e ngushtë është çdo person i cili është i gatshëm që be bashkëpunim të fshehtë
(sekret) me policinë apo organet tjera represive të angazhohet në zbulimin, qartësimin
apo evitimin e veprave penale. 

      Praqitjet pseudonime dhe anonime 

      Paraqitjet anonime janë pa shenja të paraqitësit, pa nënshkrim, pa të


dhëna personale, etj.).Praqitjet pseudonime janë paraqitje me të dhëna apo
nënshkrim të rrejshëm të paraqitësit.Ato paraqitje mund të jenë të shkruara me
dorë, me maqinë shkrimi, por mund të jenë edhe paraqitje në formë të dokumentit
kompjuterik, incizim në kaset[, diskette (regjistrime teknike).Mund të jenë edhe
paraqitje me gojë, përmes telefonit.

      Paraqitjet anonime e kanë rëndësinë e tyre, sikurse edhe ato pseudonime, për
shkkak të përmbajtjes, e jo për shkak se janë pa emër. Përmbajtja e atyre paraqitjeve
mund të jetë e vërtetë, pjesërisht e vërtetë dhe e rrejshme.Edhe paraqitjet anonime
(denoncuese), sikurse edhe paraqitjet pseudonime, menjëherë duhet verifikuar dhe
nëse konstatohet se të dhënat janë të sakta, apo pjesërisht të sakta, atëherë gjurmohet
paraqitësi i tyre.Këto paraqitje nganjëherë janë psikologjike, por edhe dukuri psiko-
patologjike.Motivet e paraqitësve mund të jenë të ndryshme, psh. Mbrojtja e miqëve,
etj. Por edhe instinkti seksual të cilit shoqëria i bënë pengesë, synon shfrenimin e

fshehtë të tij.Ky mund të jetë delikt i larvuar i femrës, pastaj paraqitjet e rrejshme
histerike të femrave në mënyrë anonime nuk janëdukuri të rralla, sidomos në fazat e
pengesave të funksioneve seksuale (menstruacionet,,shtatëzënia, klimateriusi,etj).
Nëse ndodhë që përmes paraqitjes pseudonime dhe anonime bëhet vetëparaqitja nga
ana e kryesit të vërtetë të krimit, kriminalistët konsiderojnë se fjala është për kompromis
midis fshehjes, dhe instinktit të ruajtjes së vetvetës, duke synuar pranimin.

      Për kriminalistët, motivet e anonimitetit dhe ato pseudonime janë të

rëndësishme, aq sa edhe shërbejnë si udhrrëfyes për gjetjen e autorit.Fajësimet e


rrejshme mund të paraqesin edhe vepër të caktuar penale, duke iu krijuar njerëzve
situata të pakëndëshme, etj.Aq më tepër kur personat e paraqitur mmund të jenë të
panjohur edhe për paraqitësin.Nganjëherë vjen edhe deri te „psikoza“ apo
„infektimi“ me paraqitje anonime, sidomos gjatë luftës dhe gjatë krizave ekonomike
dhe politike.Qëllimi i paraqitjeve anonime dhe pseudonime mund të jetë edhe
vështirësimi apo shtyrja e procedurës e cila është në vazhdim e sipër. Zbulimi i autorëve
të këtyre paraqitjeve është sidomos vështirë, kur është fjala për ato paraqitje
anonime dhe pseudonime, të cilat paraqiten përmes numrave apo shkronjave të prera nga
gazetat, ose ato që janë shkruar sipas diktimit të personit gjysëm analfabet,
gjegjësisht kur autori nuk është nga rrethi jetësor i personit të paraqitur.  

      Aktiviteti i vet policisë (Vetanak) 

      Gjatë kryerjes së punëve të veta të rregullta, policia ka detyra shumë të


rëndësishme dhe të shumëfishta si në aspektin e preventivës, ashtu edhe në atë të
represionit të veprave penale, sepse policia me anë të masave represivo dhe preventive i
kupton shum vepra të përgatitura dhe të kryera kriminale apo penale.Kur janë në pyetje
masat preventive, këtu para së gjithash mendojmë në të gjitha llojet e informatave
për dukuritë e ndryshme të rrezikshme për shoqërinë, ksi dhe për pasojat dhe
shkakëtarët e atyre pasojve, ngjarjeve ,etj.
      Gjithashtu, këtu bëjnë pjesë edhe mast e mbikëqyrjes dhe të vëzhgimit

të punës dhe lëvizjes së personave nga rrethi kriminal si dhe të personave të sjelljes
së tillë sociale, pastaj patrullimet e përditshme, pritat, racitë, etj.Përveç detyrës
preventive, disa nga këto aktivitete të policisë mund të kenë edhe karakterin represiv,
prandajedhe mund t’i quajmë masa preventive-represive.

      Në rastet kur policia gjatë kryerjes së punëve të veta vëren se ka ardhur deri te
kryerja e veprës penale, të vrasjes, atëherë me këtë rast në mënyrën sa më të shpejtë
e lajmëronë qendrën operative e cila do ta koordinojë aktivitetin e sektoreve tjera të
policisë si dhe vet atë.

      Paraqitja e qytetarëve dhe e personave juridik 

      Ligji mbi rocedurën Penale i Kosovës (Neni 199. par. 1.) parasheh që paraqitja i
bëhet Prokurorit kompetent publik, në formë të shkruar, me anë të mjeteve të
kounikimit teknik ose gojarisht.Në pajtim me dispozitat e paragrafit 2 të nenit të
përmendur;»Nëse vepra penale është paraqitur gojarisht, paraqitësi paralajmërohet
për pasojat ligjore, nëse ndodh që paraqitje e veprës penale të jetë e rrejshme.Paraqitja
me gojë konstatohet në procesverbal . kurse kur paraqitja është bërë me telefon apo
me mjete tjera teknike të komunikimit, mbahet«.

      Sipas dispozit[s së Par. 3 të Nenit të cituar, nëse paraqitja i është bërë gjykatës,
policisë, apo prokurorit kompetent publik, atëherë ajo menjëherë do të pranohet dhe
përcjellet prokurorit kompetent publik.Me paraqitje penale nënkuptojmë informatën
se është kryer vepër penale e cila ndjeket ax officio, dhe eventualisht për kryesin e saj.
Në ligj nuk ekziston përkufizim ligjor për këtë, por vetëm është e rregulluar procedura e
pranimit të saj, paraqitjes dhe procedura e organeve kompetente, pas kësaj.Paraqitja
penale, parimisht është e liruar nga format procedurale. Pra, mund të jetë gojore,
me shkrim, me telefon,, telegraf, teleprinter, me E-mail, apo edhe me mjete tjera të
telekomunikimit, si dhe me regjistrime dhe incizime teknike (kaseta, disketa, etj.).
Nëse paraqitësi kërkon që paraqitje të karakterizohet si sekrete, këtë nëse është e mundur
sipas patimeve të diskrecionit edhe duhet respektuar.Paraqitjen mund ta bëjnë edhe
fëmijtë dhe të miturit sikurse dhe të rriturit.Kur është fjala për paraqitjen e
fëmijëve dhe të miturve, rregullat e kriminalistikës parashohin që të kontaktohen
prindërit apo kujdestarët e tyre, përveç në rastet kur përmbajtja e paraqitjes ka të bëjë me
ata vet.Kur paraqitja merret me telefon apo gojarisht, atëherë atë duhet pranuar dhe
protokoluar, si dhe verifikuar në pajtim me pyetjet e arta të kriminalistikës.

      Paraqitësin duhet pyetur për personalitetin e kryesit të veprës, sepse

organi i procedurës duhet ta krijojë bazën faktike për vlerësim të gjithanshëm të të


dyshuarit(tregimi jetësor, dënimet eventuale të mëparëshme, prestigji, karakteri, qëllimet
dhe motivet eventuale të kryerjes së veprës penale, etj.).Krahas mbledhjes së
informatave sa më të gjera për kriminogjenezën, duhet mbledhur të dhënat e shumta
edhe për viktimogjenezën.Pastaj, është e nevojëshme që të vërtetohen edhe motivet e
paraqitjes, sepse ato hyjnë në bazën faktike për verifikimin e saktësisë, përmbajtjes së
paraqitjes dhe planifikimin e procedurës.

      Kur kjo është e mundur, me paraqitësin e veprës duhet gjetur vendin e

ngjarjes dhe me kujdes atë duhet verifikuar se a përputhen pohimet në paraqitje me


gjendjen e gjetur në vendin e ngjarjes dhe se a ekzistojnë kundërthënje midis dëshmisë
së mëherëshme të paraqitësit dhe kësaj tashti të dhënë në vendin e ngjarjes. Dëshmia e
dhënë n[ë vendin e ngjarjes është dëshmi e besueshme, prandaj si e tillë, duhet të
jetë më e besueshme.

      Me Nenin 197. par. 1. të Ligjit të Procedurës Penale të Kosovës, parashihet që


»të gjitha organet publike janë të obliguara ta paraqesin veprën penale e cila
ndjeket ex officio, dhe për të cilën kanë ardhur te njohuria se ka ndodhur«.Kurse në
par. 2 të të njëjtit ëlan parashihet që»Me rastin e paraqitjes së kallëzimit penal,
organet publike nga par. 1 i këtij neni paraqesin dëshmitë që i kanë të njohura dhe
ndërmarrin hapat për ruajtjen e gjurmëve të veprës penale, si dhe të objekteve në të cilat
është kryer vepra penale, por edhe dëshmitë tjera”.Gjithashtu në Nenin 199. par. 2.
parashihet që »Nëse vepra penale është paraqitur gojarisht, paraqitësi paralajmërohet
për pasiojat ligjore, nëse paraqitja e veprës penale është e rrejshme.Paraqitja gojore
futet në procesverbal, kurse, nëse paraqitja është bërë me telefon apo me mjete tjera
teknike të komunikimit, atëherë për këtë mbahet shënim zyrtar”,

      Shtrohet problemi, kur paraqitja e ndonjë vepre të rëndë i bëhet bëhet subjektit
juridik e jo personave të autorizuar ligjor.Këtu paraqitet problemi si për shkak të
personave të paarsimuar të cilët e pranojnë paraqitjen ashtu edhe për shkak të
pajisjeve joadekuate teknike të atyre subjekteve.Kështu njëra nga situatrat e
mundshme është që „çka të bëjë kur përmes telefonit e marr kërcënimin me bombë?“
Kjo në shikim të parë është e thjeshtë, por në realitet mjaftë problem kompleks, jo aq
sa i përket përmbajtjes, por sa i përketë procedurës „si duhhet vepruar në situatën
konkrete“? 

       Faktet indiciale 

      Si njëra nga mënyrat për inicimin e procedurës parapenale është zbulimi i
fakteve të caktuara indiciale të cilat tregojnë për ekzistimin e vrasjes.Kështu p.sh, në
ndonjë vend gjendet pika e gjakut, apo edhe vrushkulli i gjakut apo edhe rroba e
përgjakur dhe e hedhur, ose natën dëgjohet britma, rrahja, piskama “ndihmë”, etj.

      Prakti ka kriminalistike njeh situata kur vrasësi me ditë të tëra, madje

edhe me javë e mban kufomën në banesën e tij, dhe për shkak të erës së keqe, fqinjët
apo kalimtarët e rastit e paraqesin në polici, me ç’rast fillon zbulimi i vrasjes.  
       Zbulimi i kufomës apo pjesëve të trupit të njeriut 

      Mënyrë shumë e shpeshtë e të kuptuarit për vrasje është zbulimi i kufomës apo
pjesëve të trupit të njeriut, me ç’rast fillon procedura parapenale.Ne këtu do t’i
theksojmë disa nga situatat ku mund të zbulohet kufoma apo pjesët e trupit të
njeriut:

1. Kufoma apo pjesët e trupit të njeriut të gjetura në shtëpi, e cila nuk i


përket personit të vrarë, ose në ndonjë vend tjetër, kurse i vrari aty ka
shkuar rastësisht, ose ka qenë i ftuar apo i mashtruar në pritë dhe nga ana
e kryerësit bëhet përpjekje që të pamundësohet vërtetimi i identitetit;
2. Kufoma apo pjesët e trupit të njeriut të gjetura në banesën e viktimës
është situatë kur zakonisht nuk vihet në pyetje identiteti, por duhet
orientuar në çështjen se a është fjala për vrasje apo është në pyetje ndonjë
shkaktar tjetër i vdekjes;
3. Kufoma apo ndonjë pjesë e trupit të njeriut të gjetura në shtëpinë e
cila nuk është e viktimës, por as vendi ku është kryer vepra, por
kufoma është sjellë në atë vend apo lokal pas kryerjes së vrasjes. Kjo
situatë mund ta komplikoj zbulimin e kryerësit, sepse këtu nuk dihet
as vendi i kryerjes, kurse shpesh herë shtrohet edhe identifikimi i
viktimës.Praktika kriminalistike ka treguar se gjithnjë derisa të mos
zbulohet vendi i kryerjes dhe derisa të mos zbulohet viktima gjendemi në
errësirë të plotë.

      Kufoma apo pjesët e trupit të njeriut mund të jenë të futura edhe në arkivol,
valixhe, etj, qoftë i tëri, apo vetëm pjesët e tij – i copëtuar me qëllim që pastaj të
hedhet në blloqe betoni të ndërtimit, në objekte të pabanuara, në deponi të qytetit etj.
Kryerësi i vrasjes në këtë mënyrë dëshiron të pamundësojë vërtetimin e lidhjes midis tij
dhe veprës së kryer.Përvojat e vjetra kriminalistike kanë krijuar një rregull shumë të
rëndësishëm: nga ajo që kryerësi i veprës penale tenton ta pamundësoj identifikimin
duke eliminuar të gjitha gjurmët të cilat do të mund të shërbenin si bazë për identifikim,
duhet nxjerrë konkluzion të çmueshëm se midis kryerësit të veprës penale dhe
personit të vrarë ekziston një lidhje e caktuar dhe se me zbulimin e asaj lidhje mund të
gjendet kryerësi.Kjo nuk do të thotë se gjithmonë është e saktë, kjo vetëm është
indice eliminuese orientuese, por shumë e çmueshme.

      Në situatat kur nuk haset kufoma e tërë, por vetëm disa pjesë të kufomës dhe
nuk ekziston mundësia që kufoma të kompletohet atëherë kemi vështirësi identifikimi.
Dikur për policinë ky ka qenë problem më i madh, kurse sot ekziston mundësia që pjesët
e kufomës t’i nënshtrohen analizës ADN, me qëllim të identifikimit dhe kjo tashti nuk
paraqet problem, natyrisht nëse e kemi mostrën e pakontestueshme të cilën jemi duke
e kërkuar dhe nëse pas kësaj nuk e vërtetojmë identitetin e personit të cilit i kanë përkitur
pjesët, kriminalisti do të ballafaqohet me problemin, sepse që të mund të vazhdohet
përpunimi kualitativ kriminalistik, detyra e parë është që kriminalisti ta bëjë
identifikimin. 
      Një nga problemet më interesante që imponohet para kriminalistit dhe

para vrasësit është se a mund të lirohet fare vrasësi nga kufoma?Për vrasësin
problemi i parë dhe i fundit është që ta fsheh kufomën përgjithmonë.Do t’i cekim disa
nga mënyrat e tentimit që kufoma në njëfarë mënyre të asgjësohet dhe të fshihet
përgjithmonë.Një nga mënyrat e tilla është: hedhja e kufomës në ujë, copëtimi i
trupit, djegia e kufomës, përdorimi i kimikaleve, hedhja e kufomës shtazëve, p.sh, në
katare të derrave. 

       Mediat masive. 

      Këto janë mjete të cilat përdorën për komunikim për publikun dhe për

komunikim të shpejtë dhe të thjeshtë.Jo rrallë personat nga rrethi kriminal,


sidomos ai i organizuar i shfrytëzojnë masmediat për dërgimin e porosive të kamufluara
në forma të reklamave të ndryshme, ofertave, artikujve, shpalljeve, etj.Policitë moderne
dhe shërbimet informative kanë njësi të veçanta apo sektore që detyrimisht
përcjellin masmediat.Nganjëherë porositë e kriminelëve janë të koduara, prandaj
është e nevojshme që të zhvillohet dekodimi i llojit të vet.Kohët e fundit masmediat
shfrytëzohen sidomos për kërkimin e personave të zhdukur, tregtisë me mall të
bardhë, prostitucionit dhe pedofilisë, sidomos interneti.

       BASHKËPUNIMI KRIMINALISTIK NDËRKOMBËTAR 

      Asnjë vend nuk është i kursyer nga veprat penale të cilat përmbajnë

elemente ndërkombëtare.Shtimit shumë dinamik të këtij lloji tëkriminalitetit ndër


faktorë tjerë gjithsesi i kontribuon edhe pozita gjeografike e Kosovës, përmes së cilës
kalojnë rrugët nga Evropa Perendimore dhe e Mesme,për Lindje të afërt dhe
anasjelltas dhe përmes së cilës zhvillohet një qarkullim shumë i gjallë i njerëzve dhe i
pasurisë.Mjetet bashkëkohore të lidhjeve dhe transporti ua mundësojnë kriminelëve
që shpejtë të kalojnë nga një vend në tjetrin duke iu shmangur kështu kapjes, gjegjësisht
zbulimit..Inicimi i institutit të ndihmës së të drejtës ndërkombëtare penale në
rrethanat e qëndrimeve shumë të shpeshta subjektive ndërkombëtare dhe të
interpretimeve të tilla, kur është në pyetje kjo materie e ndjeshme, pastaj dispozitat e
ndryshme në të drejtën materiale dhe procedurale penale, izolimi dhe barrierat
gjuhësore në komunikimin e ndërsjellë nuk kanë garantuar pothuaj kurrfarë suksesi në
cilëndo fazë, qoftë në zbulimin e kryerësit penale apo të kapjes dhe ekstradimit të tij.

      Në kushtet e tilla bashkëpunimi policor ndërkombëtarë në luftimin e

kriminalitetit është shumë i nevojshëm. Këtë bashkëpunim e bënë të domosdoshëm


edhe dukuria e disa delikteve shumë të rënda dhe jashtëzakonisht antihumane, siç është
p.sh, terrorizmi.Aktet terroriste në planin ndërkombëtarë në masë të
konsiderueshme dallohen siç është kidnapimi i aeroplanëve, prandaj edhe ekziston
bashkëpunimi i përhershëm midis Interpolit dhe organizatave ndërkombëtare për
komunikacion ndërkombëtar.Ndonëse për shkak të motiveve politike, terrorizmi sot
nuk është objekt i bashkëpunimit policor ndërkombëtar, kjo formë si më e rrezikshmja
e kriminalitetit ndërkombëtar, doemos kërkon organizim më të shpejtë, përgatitje më të
mirë dhe shfrytëzim më të mirë të teknologjisë bashkëkohore në të gjitha policitë e
botës. Si rrugëdalje në situatat e tilla imponohet nevoja e bashkëpunimit të shpejtë
dhe efikas midis disa shteteve të cilat janë kompetente territoriale, organeve të tyre në
territorin e të cilave momentalisht gjenden kryerësit e veprave penale.Është e
nevojshme që ky bashkëpunim të jetë i shkarkuar nga formaliteti duke shfrytëzuar
mjetet më efikase të komunikimit dhe me një operativitet dhe mobilitet të organeve të
zbulimit të atyre shteteve në të cilat momentalisht gjenden kriminelët. 

       Interpoli 

      Organet e policisë bashkëpunimin më intensiv ndërkombëtar në kuadër të


evitimit dhe luftimit të kriminalitetit e realizojnë përmes Interpolit (Organizatës
Ndërkombëtare të Policisë Kriminalistike).Që nga themelimi i saj deri më sot kjo
organizatë ndërkombëtare vazhdimisht zhvillohet jo vetëm në aspektin e vëllimit të
punëve, metodave dhe mjeteve, por edhe për nga numri i shteteve policitë e të cilave janë
bërë anëtare të saj.

      Fillimi i bashkëpunimit të organizuar të disa policive në planin ndërkombëtar


daton që nga viti 1914 kur është mbajtur Kongresi Ndërkombëtar i Policisë
Gjyqësore në Monako.Në atë kongres është shqyrtuar mundësia e formimit të
kartotekës policore ndërkombëtare dhe janë harmonizuar disa rregulla të procedurave
të ekstradimit.Kongresi i Dytë Ndërkombëtar është mbajtur në Vjenë 1923.
Asociacioni policor ka marrë emrin e Komisionit Ndërkombëtar të policisë
kriminalistike me seli në Vjenë.

      Pas luftës së dytë botërore në Kongresin e Parisit 1946, është përtritur

Komisioni Ndërkombëtar i policisë kriminalistike, kurse organizata ka marrë emrin


dhe statutin Interpol, duke kaluar me seli nga Vjena në Paris.Komisioni
Ndërkombëtar i Policisë Kriminalistike më 1956, ka ndërruar emrin në Organizatë
Ndërkombëtare të Policisë Kriminalistike INTERPOL.Këtë titull organizata e ka
mbajtur deri në ditët e sotme. Datat tjera të rëndësishme të historisë më të re të
organizatës janë: më 1984, kur ka hyrë në fuqi marrëveshja e re për selinë e
organizatës me Francën në krye. Inaugurimi zyrtarë i selisë së re është bërë në Lion, më
27 Nëntor 1989, pas bartjes së saj nga Sent Klodi, ku ishte që nga viti 1966.

      Organizata më 1955 i kishte 50 shtete anëtare, më 1967, 100 të tillë, më 1990,


154, anëtarë, më 1992 – 169 anëtarë, kurse më 1993, i kishte 176 vende anëtare.
INTERPOLI deri në vitin 2004 ka mbledhur 182 vende anëtare.

      Interpoli gëzon statusin e organizatës ndërkombëtare.Organizata


Ndërkombëtare e Policisë Kriminalistike është e rregulluar në mënyrë funksionale pa
formalizëm të madh, gjë që edhe është kusht për bashkëpunimin e suksesshëm policor.
Dinamika e bashkëpunimit policor përmes Interpolit para së gjithash varët nga
lëvizja e delikuentëve dhe kriminalitetit ndërkombëtar, por që ajo është e lejuar vetëm në
fushën e drejtës së përgjithshme,gjegjësisht kriminalitetit klasik,kurse çdo
veprimtari apo intervenim në rastet të cilat kanë karakter politik, ushtarak, fetar, apo
karakter racor, është rreptësishtë e ndaluar në organizatë (Neni 3 i Statutit të
Interpolit).Për atë se a është ndonjë vepër penale e përfshirë me Nenin 3 të Statutit,
vendos në mënyrë të pavarur çdo shtet, dhe në bazë të vendimit të vet miraton ose
refuzon bashkëpunimin.

      Korniza dhe qëllimet e veprimit të kësaj organizate janë të parapara me Nenin 2


të Statutit i cili thekson se në kuadër të Interpolit është e domosdoshme që:

a. të sigurohet dhe zhvillohet ndihma më e gjerë reciproke


e të gjitha organeve të policisë kriminalistike në kuadër
të ligjeve ekzistuese në vende të ndryshme, kurse në
frymën e Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e
Njeriut;
b. të konstatohen dhe të zhvillohen të gjitha institutet, të
aftësuara për kontributin e suksesshëm të evitimit dhe të
dënimit të veprave penale të së drejtës së përgjithshme.

      Organet udhëheqëse dhe ato të punës së Organizatës së Interpolit janë:


Asambleja e Përgjithshme,Komiteti Ekzekutiv,Sekretari i Përgjithshëm dhe Sekretariati
i Përgjithshëm,si organe profesionale dhe administrative teknike të cilat mundësojnë
funksionimin permanent të organizatës, të byrove nacionale qendrore. Këshilltarët
si kolegj i përbërë nga bashkëpunëtorët profesional dhe punëtorët shkencor të cilët i
propozon

      Sekretariati i Përgjithshëm dhe i miraton Asambleja e Përgjithshme me mandat


prej 3 vjetësh. Sekretariati i Përgjithshëm është koordinator global i bashkëpunimit
kriminalistik në kundërvënien ndaj kriminalitetit me çka mundësohet shkëmbimi i të
dhënave policore,gjegjësisht përpunimi i tyre,analiza dhe ruajtja.Synimi i
bashkëpunimit është luftimi i organizatave kriminale dhe i keqpërdorimit të
narkotikëve,i kriminalitetit financiar dhe HIGHTECH, terrorizmit,tregtisë me qenie
njerëzore si dhe gjurmimi apo kërkimi i personave ndaj të cilëve është lëshuar fletarresti
ndërkombëtar.Neni 5 i Statutit të përmendur parasheh që Sekretariati i Përgjithshëm
ia procedon informatat policisë në komunikim me CNB, të cilët duhet të ndërmarrin të
gjitha masat për sigurimin që ato lloje të informatave të dërgohen në mënyrë të sake dhe
në kohën e duhur. Sekretariti i Përgjithshëm mund të përpunoj edhe informatat
policore të marra nga burimet publike, ose të cilat janë dërguar nga shtetet që nuk
janë anëtare, gjegjësisht nga organizatat tjera ndërkombëtare të cilat nuk janë
policore, por që informatat e tilla mund të jenë të dobishme për qëllime policore. CNB, i
cili i dërgon informatat policore, konsiderohet si pronar i tyre, kështu që informatat
e tilla me kërkesë të tyre në çdo moment mund të jenë të ndryshuara, të azhuruara
apo të shlyera, ashtu që informatat e tilla me kërkesë të tyre në çdo moment mund të
jenë të ndryshuara të azhuruara apo të shlyera,kurse Sekretariatit të Përgjithshëm nuk i
lejohet që t’i ndryshoj ato me nismën apo me ndihmën e vet.

      Interpoli si qendër koordinuese për luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar


intervenenon sipas kërkesës së shërbimeve policore dhe të organeve gjyqësore të
shteteve anëtare, në evitimin dhe represionin e vrasjeve,kidnapimeve,në rastet e pengjeve,
kundër tregëtisë me njerëz,kundër akteve kriminale të kryera kundër sigurisë në
fluturimet ajrore, kundër terrorizmit, etj. pastaj kundër veprave penale të kryera
kundër pasurisë siç janë vjedhjet, tregëtia ilegale e sendeve me vlerë artistike,
tregëtisë ilegale me llojet e shtazëve të cilat janë të rralla, veprat penale të veprimtarisë
ekonomike dhe financiare, siç është falsifikimi i parave, falsifikatet tjera dhe konvertimet,
mashtrimet e ndryshme lidhur me shfrytëzimin e informatikës, etj. pastaj tregëtia
ilegale me droga dhe deliktet tjera lidhur me to, siç është kultivimi i tyre, distribuimi dhe
transporti, shpëlarja e parave, etj.

      Personeli udhëheqës dhe administrativ i Sekretariatit të Përgjithshëm

të Interpolit është i përbërë nga funksionarët e policisë dhe nga nëpunësit


administrativ dhe teknik të mbi 40 kombeve. Në punën e Interpolit, në përdorim për
komunikim janë gjuha angleze, franceze, spanishte dhe gjuhëtarabe, si gjuhë zyrtare, si
në komunikim me gojë ashtu edhe në komunikim me shkrim.Asamblea e
Përgjithshme, për çdo vit i fton delegatët e shteteve anëtare për nxjerrjen e vendimeve
më të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën e Organizatës.Kurse Komiteti Ekzekutiv
i Interpolit është i përbërë nga 13 anëtar të cilët i zgjedh Asamblea e Përgjithshme.
Y Komitet e kontrollon zbatimin e vendimeve të cilat i nxjerr Asamblea dhe ndër të
tjera, përgatitë edhe konsulta dhe këshillime të caktuara.

      Me Sekretariatin e Përgjithshëm udhëheq sekretari, të cilin e emëron

Asamblea e Përgjithshme për një periudhë 5 vjeçare. Është i vendosur në selinë e


Organizatës dhe i zbaton vendimet e Asamblesë së Pëegjithshme dhe të Komitetit
Ekzekutiv.Kurse kujdeset për funksionimin e përditshëm të bashkëpunimit
ndërkombëtar.Byrotë qendrore nacionale (BQN) janë shërboime kriminalistike , të
clat në planin nacoonal të shteve anëtare si pikë permanente të mbështetjes e kanë
bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e policisë.Ato i sigurojnë lidhjet eorganeve
tjera policore të vendeve të tyre me BQN të vendeve tjera dhe me Sekretariatin e
Përgjithshëm të Interpolit.

      Interpoli financohet nga participimi i shteteve anëtare, kurse financimi

mbështetet në njësitë buxhetora.Vlera momentale e një njësie është 12.000.€, kurse


secili shtet anëtar mund të ketë më së paku 2, e më së shumti 100 njësi të tilla.
Interpoli posedon një rrjetë moderne dhe autonome të telekomunikacionit dhe mbulon
tërë globin tokësor, gjegjësisht përfshinë të gjitha shtetet anëtare.Kjo rrjetë
mundëson shfrytëzimin e shpejtë dhe sigurinë e plotë të shifrave të të gjitha sistemeve
telekomunikuese, të teleksit sateklitor,etj.Dokumentacioni kriminalistik ruhet në
arkiva, siç janë përmbledhjet nominale, përmbledhjet daktiloskopike, analizat dhe
sintezat e hetimeve të zhvilluara,aktet ndërkombëtare të fletëarresteve për
kkriminelët të cilët korkohen, ose për të cilët kërkohen të dhënat në bazë të kërkesave
të pushteteve nacionale, shpalljet për sendet e vjedhura me vlerë të rrallë, përshkrimet e
mënyrave të kryerjeve të veprave penale, etj.

      Përmes Interpolit lëshohen fletëarrestet të silat zakonisht dallohen për

nga ngjyra e cila edhe i karakterizon aktet e tilla, siç janë:

1. Fletarrestet e kuqe.Këtë fletëarrest e lëshon Sekretariati i


Përgjithshëm në bazë të urdhëresës së organeve kombëtare për privim
ngaliria të personace të caktuar,e që në esencë është kërkesë e shtetit
tjetër për ekstradim të personit të arrestuar.Kërkesa për fletë-arrest të
kuq të cilin e dërgon shteti anëtar, për tu konsideruar i ligjshëm në
pikëpamje juridike, duhet ta ketë përshkrimin e përmbajtjes së bashku me
kërkesën për privim nga liria.Fletarrestet e tilla përbëhen nga fleta
kryesore dhe tri pjesë tjera, siç janë: të dhënat identifikuese për
personin, të dhënat ligjore dhe aksionet që duhet ndërmarrë për zbulimin
e personit, etj.Pastaj në kërkesë shënohet emri i shtetit dhe BQN e cila
inicon lëshimin e fletarrestit, data dhe numri i dosjes, si dhe informata
për atë se a kërkohet personi për qëllime të zhvillimit të procedurës
penale, apo për vuajtjen e dënimit të shqiptuar nga ana e organeve
gjyqësore.Numri më i madh i shteteve e njeh fletarrestin e kuq si
bazë të mjaftueshme për arrestimin dhe vendosjen e personit të kërkuar
në paraburgimin ekstardues të përkohshëm, por me kusht që ai të
përmban të gjitha informatat e nevojshme, kurse në një numër më të
vogël shtetesh ky fletarrest është vetëm mjet për identifikimin dhe
zbulimin e personave të kërkuar. Afati i fletarresteve të kuqe është 5
vjet, pas të cilit afat, nëse nuk anë qenë të frytshme, verifikohen dhe
arkivohen, ose vazhdohen.Numri i fletarresteve të kuqe të Interpolit
në vitin 1996 ka qenë 739, 1997-700, kurse në vitin 2000-737. Në
evidencat Sekretariatit të Përgjithshëm momentalisht është 5.000 sosh të
cilat ende janë në fuqi (www.interpol.int).

2. Fletarrestet e kaltra. Lëshohen me qëllim të mbledhjes së


informatave për identitetin e ndonjë personi, të informatave
gjyqësore, të informatave për aktivitetet kriminale të personit të caktuar,
dhe/apo për vendin e ndodhjes së personit të tillë, gjegjësisht për
vendbanimin e tij.Këto fletarreste shfrytëzohen në rastet e
kriminelëve të paidentifikuar ose të identitetit të pasigurtë të
personave të caktuar, për gjetjen e dëshmitarëve të veprave penale dhe
për marrjen e tyre në pyetje nga ana e policisë.Fletarrestet e kaltra
shpesh iu paraprijnë të kuqeve, dhe nëse jepet urdhëresa për arrestim të
personit të caktuar, atëherë ajo zëvendësohet me fletarrest të kuq.
3. Fletarresti i gjelbër.Këto përmbajnë informata për aktivitetet
kriminale të disa personave.Për këtë lloj fletarresti është e
nevojshme informata për aktivitetet e tilla, së paku nga tri shtete të
ndryshme, me përjashtim të tregëtinë e organizuar ilegale të “Engjujve
të ferrit” dhe pedofilisë,sepse këto i lëshon Sekretariati i
Përgjithshëm me vetnisiativë apo me kërkesën e ndonjë BQN.

4.   Fletarrestet e verdha. Këto kanë të bëjnë me personat e zhdukur,


si dhe me personat të cilët nuk janë në gjendje të vetidentifikohen apo
me fëmijtë viktima të kidnapimit nga prindërit.  

5. Fletarrestet e zeza. Kanë të bëjnë me kufomat e paidentifikuara.

6. Fletarrestet e portokallta.Këto tregojnë për kërcënimet e


mundshme, gjegjësisht për rrezikun nga armët e fshehura dhe nga
mjetet e ndryshme të cilat mund t’i lëndojnë njerëzit, siç janë psh.
lapsat pishtole, arma e fshehur e kalibrit 8mm, letra bombë, çantat
eksploduese, pjesët e bombave dhe projektileve, etj.Zakonisht lëshimit
të fletarresteve të interpolit i paraprijnë lëshimet e të ashtuquajturave
difuzione.Difuzionet zakonisht i lëshojnë BQN të disa shteteve
anëtare dhe ato vendosin vet se cilave shtete duhet tu drejtohen..Afati
për shpalljen e fletarresteve urgjente të kuqe është 72 orë, kurse
difuzionet lëdhohen menjëherë.Difuzionet nuk shpallen publikisht, por
përmes sistemit të Interpolit, kurse fletarrestet shpallen në sajtin e
hapur të Interpolit, përveç disa përjashtimeve.

      Kërkesat për shpalljen e fletarresteve nga Inerpoli dërgohen në mënyrë


elektronike dhe pranohen nga Sekretariati i Përgjithshëm, i cili pastaj e bënë vlerësimin
e përmabjtjes dhe nxjerr vendimin shpalljen e saj.Fletarresti, që në momentin e futjes
së saj në bazën e të dhënave, (baza ASF Automated Search Facility) bëhet i kapshën
dhe i njohur për të gjitha shtetet anëtare, të cilat janë të lidhura me Sistemin e
Interpolit.Përgatitjet për shpalljen e fletarresteve bëhen në sektor të veçantë.Projekti i
tekstit të aktit të kërkimit përkthehet në të katër gjuhët zyrtare, pastaj fletarresti
shtypet dhe iu dërgohet me postë të gjitha shteteve anëtare, si dhe shpallet në sajtin e
Interpolit.Nëse, pas shpalljes së fletarrestit, Sekretariatit të Përgjithshëm i dërgohen
informata të reja për personat të cilët janë objekt i fletarrestit, informatat e tilla u
dërgohen të gjitha shteteve anëtare në formë plotësimi.

      Në punët policore kriminalistike, me rastin e zbulimit të grupeve kriminale, vjen


deri te ndërlidhja e aktiviteteve kriminale me karakter ndërkombëtar, kështu që për këtë
qëllim mbahen edhe takime, konferenca dhe seminare lidhur me hetimet aktuale,
shkëmbehen përvojat dhe njohuritë,teknikat dhe metodat policore,koordinohet
bashkëpunimi i policisë midis disa regjioneve.

      Interpoli mban lidhje edhe me disa organizata ndërkombëtare. Ndër to


sidomos e rëndësishme është OKB dhe institucionet e saj, me të cilat bashk[ëpunon
Interpoli, siç është, psh. Këshilli Ekonomik, Qendra për të drejtat e njeriut, Seksioni për
evitimin e krimieve dhe për gjyqësi penale, Programi i KB për kontrollin ndërkombëtar të
drogave.Kurse në organizata të cilat bashkëpunojnë me interpolin bëjnë pjesë
Organizata Ndërkombëtare për fluturimet ajrore,Unioni Ndërkombëtar i
Telekomunikacionit, Organizata Botërore për pronësi intelektuale,Organizata Botërore
e Shëndetësisë,Këshilli për Bashkëpunimin Doganor, Këshilli i Evropës, Sekretariati i
Konventës për tregëtinë ndërkombëtare me Mostrat e Rralla të Florës dhe Faunës, të
cilat janë para shuarjes.

      Përpjekjet e Interpolit janë të drejtuara në shkëmbimin intensiv dhe me kohë të


informatave, me ç’rast duhet të shfrytëzohen përparësitë e teknologjisë bashkëkohore në
mënyrë që ky shkëmbim të shpejtohet maksimalisht.Krahas kësaj është e nevojshme të
thjeshtësohen formalitetet e komunikimit midis shteteve, të përparohet puna analitike
në Interpol dhe të dërgohen në masë më të madhe materiale profesionale shteteve anëtare.
Përpjekjet e mëtejme në drejtim të bashkëpunimit midis policive të disa shteteve
kanë të bëjnë me reformat e strukturave organizative të cilat duhet tu përshtaten
ndryshimeve politike duke pasur parasysh se aktivitetet e kësaj organizate përfshinë edhe
shtetet rishtazi të formuara.Në pajtim me këtë është edhe përpjekja për ndryshimin e
strukturës organizative të strukturës, si dhe zhvillimin e standardit të caktuar të
shërbimeve të cilat do të ofrohen në planin ndërkombëtar dhe kuptohet edhe vëllimit të
aktiviteteve dhe azhuriteteve të disa byrove nacionale.Varësisht nga kjo edhe një pjesë
të punëve të Interpolit e ka karakterin e rregullt apo të veprimtarisë së përhershme,
kurse pjesa tjetër është e karakterit të përkohshëm.Format e rregullta të veprimtarisë
kanë të bëjnë kryesisht me zbatimin e disa masave represive “post deliktum” e që
kanë të bëjnë me privimin e kriminelëve nga liria, me veprimtari hetimore dhe me
shkëmbim të informatave dhe materialeve,para së gjithash të rëndësishme për
luftimin e atyre delikteve ndërkombëtare për çka kërkohet bashkëpunimi.

      Bashkëpunimi i rregullt zhvillohet me rastin e identifikimit të kufomave të


panjohura. Kur është në pyetje veprimtaria hetimore,atëherë varet nga kërkesa e
Byrosë Nacionale se a do të zbatohen ndaj personit të caktuar masat e privimit nga liria,
masat e kontrollit dhe e mbikëqyrjes, apo megjithatë vetëm të konstatohet adresa e
tij.Ndërkaq, procedura e privimit nga liria sipas fletarrestit ndërkombëtar në aspektin
juridik është saktësuar shumë hollësisht dhe parasheh një procedurë shumë të rreptë
formale para ekstraduese.Është e qartë se rëndësia dhe pesha e kësaj mase represive
në bashkëpunimin ndërkombëtar është definuar mjaftë hollësisht dhe i ka përcaktuar
kushtet me të cilat ajo mund të ndërmerret siç është përndryshe rasti edhe në të drejtën e
brendshme të pjesës dërmuese të shteteve.

      Shkëmbimi i ndërsjellë edhe informatave tjera të rëndësishme midis

disa byrove nacionale, gjithashtu bënë pjesë në bashkëpunim të rregullt


ndërkombëtar përmes Interpolit. Informatat kanë të bëjnë me mënyrën, mjetet dhe
metodat e kryerjes së veprave penale nga ana e kryerësve individual dhe të
organizuar të veprave penale me elemente ndërkombëtare, por gjithashtu edhe me
metodat, mjetet teknike dhe pajisjet tjera, mënyrat e organizimit dhe të arriturat tjera,
përmirësimin dhe përvojat e policisë në luftimin e llojeve të caktuara të delikteve,objektet
dhe provat materiale që janë të rëndësishme për procedurën penale, siç janë
fotografitë, shenjat e gishtërinjve etj, kryesisht kur kundër shtetasit të huaj iniciohet
procedura penale, ose ekzistojnë bazat e dyshimit se ka kryer vepër penale.

      Në bashkëpunimin e vendosur përmes interpolit bëjnë pjesë edhe veprimtaria e


dërgimit të kërkesave për ekspertiza të ndryshme,eksperimente të ndryshme
laboratorike dhe të tjera lidhur për vendin e kryerjes së veprës penale me qëllim të
mbledhjes dhe kompletimit të provave.

      Në mesin e këtyre punëve bëjnë pjesë edhe ndërmarrja e disa veprimeve
hetimore siç është bastisja e banesave dhe kontrolli i personave,konfiskimi i
objekteve, kryerja e shikimit të vendit të ngjarjes, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe
të pandehurve, gjë që varet krejtësisht nga ajo se çfarë autorizimesh ka policia në
procedurën penale.Mirëpo, edhe në rastin e mungesës së autorizimeve të policisë dhe
të organeve dhe jo kompetencë të organeve gjyqësore është e mundur që policia,
gjegjësisht byroja nacionale të ndërmjetësoj, gjegjësisht të inicioj këtë aktivitet me
qëllim të përshpejtimit të procedurës së marrjes së kërkesës.

      Interpoli i jep rëndësi shumë të madhe punës në luftimin e tregtisë

ilegale me substanca radioaktive. Disa vendime të rëndësishme nxirren edhe në takimet


e shefave të byrove nacionale të Interpolit me të cilat shkëmbehen raportet e grupeve
punuese të cilat i formon Sekretariati i Përgjithshëm siç janë:Grupi punues për
identifikimin e viktimave të katastrofave të mëdha; Grupi punues për delikte
viktimë të së cilave janë të miturit;Grupi punues për legalizimin e materialit
argumentues, etj.Në ato takime parashtrohen disa raporte të cilat i harton komisioni
para se ato t’i miratoj Asambleja e Përgjithshme.

      Në Asamblenë e Përgjithshme në Arubë, më 1993, është përfunduar se situata


është keqësuar sidomos në planin e tregtisë ilegale ndërkombëtare me droga
narkotike. Gjatë vitit 1992, janë regjistruar prodhime rekorde të heroinës, kokainës,
kanabisit, dhe substancave tjera psikotrope.Prodhuesit kryesor të heroinës edhe më
tutje mbeten vendet e lindjes së afërt, të Azisë, Juglindore dhe Jugperëndimore,
Meksikoja dhe Kolumbia. Rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në kontrabandimin
ashtuquajtura rrjeta ballkanike.Vlerësohet se p.sh, përmes rrjetës ballkanike
kontrabandohet 80% e heroinës që konfiskohet në Evropë.Prodhues kryesor të
kokainës në mënyrë konstante janë vendet e Amerikës Latine, si Peru,Bolivia,
Kolumbia, Venezuela dhe Brazili, ndërkaq konsumuesit kryesor të drogave janë ShBA,
dhe vendet e Evropës Perëndimore 

      Europoli 

      Bashkëpunimi kriminalistik policor në evitimin dhe luftimin e kriminalitetit në


Evropë, sidomos ka fituar peshë pas bashkimit të një numri të caktuar shtetesh të këtij
kontinenti në Unionin Evropian dhe pas eliminimit të kontrolleve kufitare brenda
Unionit.Për territorin e tillë unik homogjen është e domosdoshme edhe ekzistimi i
organizatës policore me karakter ndërkombëtar çfarë është edhe Europoli me rolin e saj.

      Nxitje kryesore politike në formimin e Europolit, ka paraqitur Marrëveshja e


Mastrihtit. Marrëveshja për Unionin Evropian, apo Marrëveshja e Mastriht është
nënshkruar më 7 Shkurt 1992, në Qytetin Holandez Mastriht.Me këtë Marrëveshje
është krijuar Unioni Evropian, në bazë të marrëveshjeve paraprake për Union,
ndërsa në anën tjetër nën mbrojtjen ndërshtetërore janë futur shumë fusha të
ndryshme siç është zbatimi i politikës së përbashkët të sigurisë dhe ai i marrëdhënieve të
jashtme si dhe i punëve të brendshme dhe drejtësisë.Si e tillë marrëveshja është e
përbërë nga të ashtuquajturat “tri shtylla”.Shtylla e parë përmban plotësimet e
marrëveshjes për Bashkësinë Ekonomike Evropiane dhe Marrëveshjen për Komisionin
Evropian për Energji Atomike (Eurotom), duke ua dhënë emrin e përbashkët
Bashkësi Evropiane. Shtylla e dytë ka të bëjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë
dhe është themeluar mbi bazat e procedurave ekzistuese ndërshtetërore për
bashkëpunimin politik evropian.Shtylla e tretë përfshinë çështjet e drejtësisë dhe të
punëve të brendshme.

      Baza historike e Europolit mbështetet në grupin TREVI, i cili sot nuk

ekziston dhe ka qenë i formuar në mes të viteve të 70-ta të Shek XX, si përgjigje
ndaj kërcënimeve terroriste në Evropë.Ekzistimi i tij ka qenë i domosdoshëm për
shkak se Interpoli nuk ka pasur praktikë në trajtimin e veprave penale të natyrës
politike. Nismën për krijimin e këtij organi konsultativ që u institucionalizua në kuadër të
Bashkësisë Evropiane,e kishte ndërmarr Këshilli i Evropës në Romë më 1975.
Vendimi për formimin e tij u bë edhe më i rëndësishëm pas në viti, por më 29 Qershor
1976 në Luksemburg,ministrat e kishin miratuar një rezolutë e cila kishte për qëllim
krijimin e një numri të grupeve studimore si pjesë të organit i cili duhej të quhej
TREVI.Qëllimi kryesor i TREVI, ishte promovimi i bashkëpunimit policor, në fillim
në fushën e terrorizmit.Anëtarësia e këtij grupi i kishte 12 shtete anëtare të
Bashkësisë Evropiane, kurse vet grupi vepronte në tri nivele.

Niveli më i lartë ishte i përbërë nga ministrat e punëve të brendshme të 12 shteteve


anëtare të cilët kryenin kontrollin politik gjithëpërfshirës. Nën këtë nivel ishte grupi
TREVI, i përbërë nga oficeret e lartë, kryesisht policor, nëpunës civil dhe zyrtar të tjerë.
Ata ishin përgjegjës për këshillime politike të ministrave si dhe për koordinimin e
punës së grupeve punuese të cilat përbënin nivelin e tretë.

      Marrëveshja ministrore me të cilën u formua qendra e Europolit për

luftë kundër drogës (EDU), si pararendëse e Europolit, ishte nënshkruar në


Mbledhjen e Ministrave në Kopenhagë (1 dhe 2 Qershor 1993), me pjesëmarrjen e
zyrtarëve të Grupit TREVI.Marrëveshja duhej të kishte masë kalimtare që i
paraprinte konventës e cila Europolit do t’i siguronte bazën legjitime juridike në
pajtim me të cilën ai do të fillonte punën.
      Siç është cekur në konventë qëllimet e Europolit janë ta ndihmojë dhe

ta përmirësoj efikasitetin e shteteve anëtare në evitimin dhe luftimin e terrorizmit,


tregtisë ilegale me droga dhe kriminalitetit të organizuar, atje ku ekzistojnë prova se janë
të rrezikuara dy apo më tepër shtete anëtare të UE-së, dhe ku përmasat e veprave penale
janë të tilla që garantojnë qasje të përbashkët.

      Detyra që i ishte caktuar qendrës Europol, për luftë kundër drogës

nënkuptonte atë si organizatë jo operative e ngarkuar për mbledhjen, analizën dhe


shkëmbimin e të dhënave informative lidhur me tregtinë e drogës në Evropë, si dhe të
informatave lidhur me veprat e ngjashme penale siç është shpëlarja e parave.
Dispozitat tjera të marrëveshjes përfshinin emërimin e koordinatorit i cili do të ishte
në krye të Qendrës, definimin e një apo më shumë organi qendror nacional i cili do të
ngarkohej me shkëmbimin e informatave me këtë qendër, obligimin e çdo shteti për ta
emëruar një a më tepër ushtarak për lidhje i cili do të ngarkohej me komunikimet
me qendrat e tyre nacionale amë të organeve informative në shtetet nga të cilat vinin;
procedurën e kontrollit të protokollit të informatave nga njëri shtet në tjetrin. Në krye të
Europolit gjendet drejtori, kurse krahas tij ekziston edhe

      Këshilli Drejtues, oficerët për lidhje dhe njësi nacionale. Këshilli Drejtues i
Europolit, është formuar me ratifikimin e Konventës, kur vet Europoli kishte filluar
operacionin.Në atë këshill gjendet nga një përfaqësues i ministrive të punëve të
brendshme të çdo shteti anëtar.Me këshillin drejton shteti i cili njëkohësisht është edhe
kryesuesi i Unionit Evropian, kurse detyrat e tij kryesore në bashkëpunim me drejtorin
janë hartimi i programit tre vjeçar për Europol dhe i raportit vjetor.Këshilli është i
obliguar të takohet dy herë në vit dhe vetëm Komisionit Evropian i lejohet të marrë
pjesë i vëzhgues në ato mbledhje. Para fillimit të punës së Europolit grupi punues i
Europolit i kryente funksionet e Këshillit Drejtues.Në marrëveshjen e ministrave çdo
shtet anëtarë kishte për detyrë ta caktoj së paku një organ për të vepruar si njësi
nacionale për shtetin konkret.Njësia e caktuar nacionale ishte dhe është i vetmi
përcjellës i informatave drejt qendrës së Europolit për luftë kundër droge.Qëllimi i
njësive të ndryshme nacionale është të mbledhin, përpunojnë, rregullojnë,
analizojnë dhe përcjellin të dhënat informative dhe informatat me interes regjional,
nacional dhe ndërkombëtar, lidhur me kriminelët dhe krimet, si dhe të marrin pjesë në
koordinimin e aktiviteteve operative.

      Qëllimet e njësisë nacionale janë:

a) Kombinimi në nivelin nacional të operacioneve për mbledhjen e


informatave, raporteve për analizën e të dhënave dhe aktiviteteve tjera
të cilat sot janë të fragmentuara apo të shkapërderdhura;

b) Krijimi i bazës së përbashkët nacionale i të dhënave në


bashkëpunim me të gjitha organet dhe sektorët policore dhe gjyqësore
të përfshira në luftën kundër tregtisë me drogë dhe formave tjera të
kriminalitetit të organizuar, ose mundësimi i shfrytëzimit efikas të bazave
ekzistuese të të dhënave;

c) Të lehtësojë aktivitetin operativ të organeve dhe sektorëve të


hetuesisë duke siguruar të dhënat më aktuale informative;

d) Krijimi i një qendre nacionale për kontakt dhe shkëmbim


informatash në nivelin ndërkombëtar.

      Njësia nacionale e çdo shteti ka të drejtë ta zgjedh së paku një ushtarak për
lidhjen me qendrën e Europolit për luftë kundër drogës, me ç’rast këshilli drejtues me
vendim unanim cakton numrin e ushtarakëve për lidhje nga çdo vend anëtarë.Detyrë e
çdo ushtaraku të tillë është përfaqësimi i interesave të njësisë së vet nacionale në
Europol, prandaj për këtë arsyeje mbi ta zbatohet e drejta nacionale e shtetit amë.

      Detyrat kryesore të ushtarakëve evropian për lidhje (ELO), që zyrtarisht


pranohen janë:

1) Sigurimi për Europolin i informatave dhe shënimeve,të cilat i


posedojnë njësitë nacionale;

2) Përcjellja e informatave nga Europoli te njësia nacionale;

3) Sigurimi i informatave dhe dhënia e këshillave lidhur me shtetin


amë,.gjatë analizës së informatave

      Gjuhët zyrtare të Europolit janë anglishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja.


Europoli financohet nga participimi i shteteve anëtare në pajtim me bruto
produktin vjetor nacional të çdo shteti, të realizuar në vitin paraprak të caktimit të
buxhetit, si dhe nga të gjitha të hyrat tjera që i vijnë organizatës.Koordinatori/drejtori
është i detyruar ta hartoj projekt buxhetin deri më 31, 12 të çdo viti dhe së pari t’ia
paraqes Këshillit Financiar të Europolit, i cili përbëhet nga një përfaqësues buxhetor të
çdo shteti, kurse pastaj Këshillit Drejtues për miratim.Këshilli Drejtues për ta miratuar
buxhetin duhet të votoj me 2/3. Kur është miratuar buxheti i drejtohet këshillit i cili
gjithashtu kërkon që buxheti të miratohet me 2/3 e votave.Buxheti i Europolit për vitin
1999, ka qenë 14. 999. 500 Euro + 3. 904. 500, Euro shtesë të ndara për sistemin
kompjuterik të Europolit (WWW. Europol. Net).

      Me ratifikimin e Konventës për Europolin, nga të gjitha 15 anëtarët, Europoli


teorikisht filloj punën më 1.10.1998.Mirëpo ai momentalisht nuk mund të
funksiononte siç ishte paraparë me Konventë, për shkak të faktit se disa masa nga
konventa dhe ratifikimi i protokollit për privilegjet dhe imunitetin e të punësuarve në
Europol ende nuk ishin miratuar as ratifikuar.Një nga pengesat kryesore është shtyrja e
zbatimit të sistemit kompjuterik të Europolit.Përderisa ai të mos bëhet operativ,
Europoli edhe më tutje do të veproj si qendër për luftë kundër drogës, prandaj edhe
nuk do të mund t’i ruaj informatat personale, përderisa shkëmbimi i informatave të
kryhet midis njësive nacionale dhe ushtarakëve evropian të lidhjeve (Krivokapiq. V-
2005/176-170).  

       PËRPUNIMI KRIMINALISTIK 

      Nocioni dhe rëndësia e përpunimit kriminalistik 

      Përpunimi kriminalistik është grup i masave të planifikuara dhe të ndërmarra


metodologjike dhe i aktiviteteve të cilat i ndërmerr policia me rastin e veprës së caktuar
penale, ose kryerësit të saj me qëllim që bazat e dyshimit te të cilat është arritur me punë
operative (kontroll kriminalistik), të ngritën në shkallën e probabilitetit që do të
mundësoj nxjerrjen e vendimeve të caktuara penale juridike (dyshimi i bazuar).

      Ajo paraqet një nënsistem të shkallës më të lartë dinamike, përmbajtjesore, dhe


të lidhjeve të komunikimeve dhe interaksioneve.Fjala është për procesin ideor
kriminalistik, punues dhe argumentues të policisë “sui generis”, si një skemë punuese
abstrakte ideore.Ajo është kompleks masash dhe veprimesh me të cilat njohuritë
fillestare për ndonjë ngjarje kriminale në procesin e shqyrtimit (shndërrimi i
informatave në të dhëna, kurse i të dhënave në prova, ngritën deri në shkallën e
caktuar për ekzistimin e veprës penale dhe kapjen e kryerësit,gjegjësisht substrati
argumentues të mundësoj nxjerrjen e vendimit procedural – penal. Pra, qëllimi dhe
përmbajtja e përpunimit kriminalistik rregullohet me Nenin 201, KPPK. Realizimi i
këtij qëllimi përcakton veprimin e policisë me zbatim të një varg masash dhe
aktivitetesh që e përbëjnë esencën e përpunimit kriminalistik.

      Dispozitat e KPPK, nuk e kanë definuar qëllimin e disa masave dhe aktiviteteve,
por vetëm i kanë përmendur disa prej tyre.

      Përpunimi kriminalistik zbatohet me rastin e ndonjë ngjarje kriminale

konkrete kur ekziston dyshimi i shkallës së caktuar. Aq më tepër ajo zbatohet në


rastet e ekzistimit të bazës së dyshimit apo madje edhe të dyshimit të bazuar.
Kriminalistët dallojnë përpunimin kriminalistik të drejtpërdrejtë 5 dhe të tërthortë6
Përpunimi kriminalistik bëhet kur vepra konkrete kriminale qartësohet në të gjitha
detajet, gjegjësisht kur vërtetohet ekzistimi i veprës së caktuar penale dhe i kryerësit, apo
kur vërtetohet se nuk është fjala për vepër penale.Nëse është vërtetuar se është fjala për
shkelje apo delikt ekonomik ndërmerren masat e nevojshme lidhur me të.Nga sa u
tha, rezulton se përpunimi kriminalistik është fazë, qëllimi i së cilës është zbulimi i
veprave penale dhe kryerësve të tyre përmes masave dhe aktiviteteve taktike – teknike
dhe veprimeve hetimore të shkallës së parë,nga momenti kur me kontrollin
kriminalistik, paraqitjen, kapjen në flagrancë, ose në forma tjera është kuptuar për
dyshimin e bazuar “ad rem” dhe “ad personam”. 

      Përpunimi kriminalistik siç thekson D. Modly dhe N. Korajliç (2002 –251), është
nënsistem i shkallës më të lartë dinamike, përmbajtjesor i lidhjeve komunikuese dhe
interaksioneve.Fjala është për procesin kriminalistik ideor,punën dhe procesin
argumentues të organit të punëve të brendshme “sui generis”,si një skemë abstrakte
ideore.Ky është një grup masash dhe aktivitetesh me të cilat njohuritë fillestare për
ndonjë vepër kriminale në procesin e qartësimit (shndërrimi i të dhënave në prova),
ngritët deri në shkallën e caktuar për ekzistimin e veprës penale dhe qasjes ndaj
kryerësit së saj, ashtu që substrati argumentues dhe i provave të mundësojë nxjerrjen e
vendimit procedural penal.Pra, fjala është për aktivitet e personave të autorizuar
zyrtar të drejtuara në zbulimin, mbledhjen, sigurimin dhe zbatimin e provave mbi
faktet relevante në zbulimin e kryerësit dhe kapjen e tij.

      Në veprimtarinë zbuluese në fillim të çdo ngjarje penale zakonisht disponohet


me informata të pakta, të pa lidhura dhe shpesh të paqarta,si për veprën penale ashtu
edhe për kryerësin e panjohur.Në këtë situatë fillestare kriminalistike – taktike nuk
mund të nxirren kurrfarë përfundimesh, por së pari sipas parimit të skepsit duhet
filluar nga ngjarja kriminale dhe analizuar vepra penale.Nganjëherë kjo është zbulim i
veprës penale të fshehtë, herën tjetër do të ekzistoj ngjarja penale e qartë që nga
fillimi, por nuk i dihet karakteri dhe kryerësi.Herën e tretë menjëherë e kemi veprën
penale ekzistuese të pakontestueshme, por nuk i dihet kryerësi, ndërsa herën e katërt
dihet delikuenti, por nuk dihen të gjitha veprat e tij penale të cilat duhet zbuluar
tashti. Nga aspekti i veprimtarisë operative – zbuluese, veprat penale ndahen në dy
grupe themelore, si vijon:

1. Veprat penale me kryerës të panjohur – këto janë të gjitha


ngjarjet penale – veprat penale të qarta për të cilat në fillim
nuk ka informata për kryerësit e tyre dhe
2. Veprat penale me kryerësin e njohur – këto janë të gjitha
ngjarjet penale dhe veprat e tilla te të cilat në përpunimin
kriminalistik kalohet nga e caktuara, nga personi fizik i dyshuar
me bazë, veprimet e të cilit verifikohen me qëllim të konstatimit
se si e ka shkaktuar ngjarjen.

      Për grupin e parë të veprave penale të cilat janë më të shumtat, është


karakteristik deficiti informativ,sepse në fillim nuk ka informata të hollësishme për
rrethanat që duhen zbuluar.Dimensioni i tyre për llojet e caktuara të veprave penale
pak a shumë është konstant.Informatat operative dhe provuese për të gjitha veprat
penale më së shpeshti merren nga shikimi i vendit të ngjarjes.Synimi i punës së zbulimit
vihet në gjurmët materiale dhe në objektet e veprës penale –“ corpora delikti” me
qëllim që të dëshmohet lidhja midis veprës penale dhe personit të caktuar fizik, i cili
është i dyshuar për atë vepër penale. 

      Për grupin e dytë të veprave penale është karakteristik se në fillim disponohen


informatat dhe rrethanat të cilat duhet zbuluar,por perimetri i informatave dhe
rrethanave që duhet zbuluar dhe sqaruar gjithmonë është i ndryshëm.Këtu numërohen
ato ngjarje penale te të cilat në përpunimin kriminalistik fillohet nga personi i
caktuar fizik, i njohur, i dyshuar me bazë dhe përbëhet nga verifikimi i aktiviteteve të tij
që e kanë shkaktuar ngjarjen penale.
      Është me rëndësi të përmendet që zbulimi i veprës – ad rem nuk mund të ndahet
absolutisht nga zbulimi i – ad personam, sepse me zbulimin e karakterit dhe shkakut të
veprës penale nuk guxon të harrohet gjurmimi për kryerësin.Kryerësi i veprës penale
ndër të tjera është i nevojshëm edhe për qëllime të marrjes së informatave të plota
për natyrën dhe shkakun e kësaj ngjarje penale dhe ngjarjeve tjera, por edhe për arsye të
identifikimit të personave tjerë të cilët për shkak të të njëjtës vepër penale apo edhe të
tjerave do të merren në përpunim kriminalistik.

      Zbulimi dhe ndriçimi i veprave penale në parim është proces njohës i cili
fillimisht çon nga informatat e paqarta dhe jo të plota për veprën penale dhe kryrësin e
saj, përmes kërkimit, mbledhjes, vlerësimit dhe verifikimit të fakteve dhe provave, deri te
situata konkrete mbi të cilën mbështetet vendimi për ngritjen e aktakuzës apo vendimi për
ndërprerjen e hetimit.Pra, bëhet fjalë për procesin ideor të të kuptuarit të së vërtetës
për ndonjë ngjarje të kaluar dhe objektivisht ekzistuese e cila ka shenjat e veprës
penale dhe të cilën duhet zgjidhur edhe juridikisht, ashtu që kryerësi të sillet para
drejtësisë.Për zgjidhjen e disa veprave penale është mjaftë reproduktiv mendimi i
cili nënkupton njohuri dhe përvojë, ndërkaq për veprat tjera penale është i
nevojshëm mendimi intuitiv, lateral, i planifikuar dhe rreptë diskursiv, sikurse kur bëhet
fjalë për rastet e eksplodimeve.Për disa veprime operative – taktike dhe hetimore në
përpunimin kriminalistik, krahas personave të përmendur, kriminalisti i
suksesshëm duhet të ketë edhe cilësi specifike, siç është personaliteti i tij, qëndrimet,
motivimet, aftësia e të vërejturit, e sidomos aftësia e dyshimit, gjegjësisht aftësia për t’i
pare gjërat më ndryshe se që dukën në shikim të parë.Për këtë është e nevojshme vetia e
mendimit kritik dhe kreativ.

      Pa rekonstruktimin ideor të ngjarjes, modelimin ideor, pa bashkimin dhe


verifikimin e versioneve të ndryshme,vlerësimin e fakteve të caktuara dhe pa
depërtimin në esencë të dukurisë, dyshimi mund të jetë vetëm një ndjenjë jo
produktive, madje nganjëherë mund të jetë edhe paragjykim i personit të autorizuar
zyrtar, e kurrsesi force lëvizëse dhe stimulim i brendshëm.Në përpunimin kriminalistik
personi i autorizuar zyrtar ngjashëm me kundërshtarin në shah, vihet në rolin e
bashkëlojëtarit të kryerësit të veprës penale duke u përpjekur që ta vërtetoj mënyrën e
mendimit të vet dhe sjelljen e tij në kohën e kryerjes së veprës penale,duke u
përpjekur që t’i parasheh veprimet e veta dhe t’i bashkoj dhe ndërlidh versionet e
ndryshme, krejt kjo me qëllim të sqarimit të situatës kriminale, gjë që gjithsesi nuk është
e mundur pa mendimin intuitiv7, logjik dhe krijues e kriminalistik“ 8,i cili është
sinonim për aktivitetin kriminalistik. (V. Kovaqeviç 2003; 109).

      Siç konsideron Modly dhe Korajliç (Modly. D; Korajliç. N. 2002 /428– 429)
zbulimi i veprave penale dhe kryerësve të tyre “është proces kreativ heuristik i natyrës
sidomos dinamike i cili kalon nëpër shumë nivele.Pra, veprimtaria dinamike e cila
qëndron në sajimin e informatave latente potenciale për veprën penale dhe kryerësin
e saj dhe për të gjitha rrethanat e veprës dhe deshifrimin e saj.Kjo veprimtari është e
karakterizuar me aplikimin e algoritmeve të shkencës kriminalistike sidomos në
sferën e interpretimit të informatave.
      Zbulimi i veprave penale dhe kryesve të tyre të cilën e bëjnë nëpunësit e
autorizuar të organeve të punëve të brendshme sipas iniciativës së tyre, paraqet
pjesën themelore dhe më të rëndësishme të punës së tyre.9 Të kuptuarit në kohën e
duhur për ekzistimin apo përgatitjen e veprës penale duhet të jetë një nga detyrat shumë
të rëndësishme, organizative – taktike. Një nga kriteret për vlerësimin e vlefshmërisë
së formave organizative, sipas mendimit tonë është pikërisht raporti midis numrit të
veprave penale të zgjedhura me vetiniciativë dhe numrit të veprave penale të cilat janë në
grup dhe kryerësi i të cilave është i njohur që në fillim”. (Vodineliç. V 1985 – 276).
Të zbulosh do të thotë të përfshihesh në “rripin e errët” të kriminalitetit»10 sepse
koncepti strategjik i organeve të punëve të brendshme duhet të kaloj nga vlerësimi
“i numrit të errët” të kriminalitetit, duke pasur parasysh me këtë rast se kriminaliteti i
zbuluar nuk është reprezentues i kriminalitetit latent.Pa pasur kujdes për “numrin e
errët” organet e punëve të brendshme nuk mund ta zgjedhin strategjinë e mirë dhe
as ta zbatojnë politikën e suksesshme operative dhe kriminalistike. (Modly. D – “Disa
Aspekte të Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme në Dritën e

Dispozitave të KPP, Sarajevë”). “harku i ndriçuar” i kriminalitetit duhet vetë të


sqarohet dhe drejtpërsëdrejti në vazhdim disa fakte dhe rrethana të zbulohen. Fjala
është siç është cekur për aktivitetin heuristik, qëllimi i të cilit është shndërrimi i”
bazave të dyshimit” në “dyshim të bazuar”, përveç kur bazat e dyshimit ekzistojnë që nga
fillimi.Fjala është për procesin retrospektiv.Në fazën e parë të këtij procesi
zbulohen, sigurohen dhe fiksohen, por edhe interpretohen informatat nga burimet
personale dhe reale, duke zbatuar metodën e analizës dhe sintezës.Në këtë procedurë rol
të posaçëm luan rekonstruktimi ideor dhe real, eksperimenti kriminalistik dhe
zbatimi i parimit të pluralitetit të versioneve 11 . Këto informata me zbatimin e Nenit
201 të KPPK, që njëherazi është edhe bazë juridike për fillimin e përpunimit
kriminalistik, transformohen në informata argumentuese relevante penale – juridike.
Fjala është për transformimin e informatave operative në prova në kuptimin
procedural.Pra, aktiviteti i policisë, sidomos kur është fjala për përpunimin
kriminalistik është i drejtuar në mbledhjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e
informatave të ndryshme të cilat i ndajmë në argumentuese dhe operative.12

      Në situatat kur personi i autorizuar zyrtar vlerëson se përpunimi kriminalistik


është i nevojshëm, nuk do të thotë doemos se ky është edhe i mundur.Nëse është e
mundur, personi i autorizuar zyrtarë duhet të parasheh masat themelore dhe
aktivitetet dhe të vlerësojë se a ekzistojnë arsyet për masat e ndërmarrjes së shkallës së
parë dhe të parasheh minimumin e suksesit të pritur (prognozën).Gjithashtu,
vlerësimi i situatës fillestare mund të tregojë se përpunimi kriminalistik është i
panevojshëm, më saktë kur gjendja faktike është zgjedhur plotësisht, ose megjithatë kur
këtë mund ta bëjnë organet tjera (inspeksioni dogana, etj.).

      Pyetje shumë e shpeshtë në praktikën e kriminalistëve është pyetja se për


ç’rasyeje disa përpunime kriminalistike kanë pasur nivel më të lartë në raport me të
tjerat.Në nivelin e përpunimit kriminalistik ndikojnë shumë elemente subjektive dhe
objektive, që nga profile profesional i kriminalistit e deri te përgatitja teknike13
      Përmes përvojës sime të punës në polici, por edhe përmes hulumtimeve që i kemi
bërë është vërejtur se në nivelin e përpunimit kriminalistik, ndikon sidomos rrethana se a
është vepra penale e kryer nga aktori i njohur apo i panjohur. Në rastet me kryerës
të njohur niveli i përpunimit kriminalistik ka qenë shumë më i ulët.14

      Përmes përvojës sime të punës në polici, por edhe përmes hulumtimeve që i kemi
bërë është vërejtur se në nivelin e përpunimit kriminalistik, ndikon sidomos rrethana se a
është vepra penale e kryer nga aktori i njohur apo i panjohur.Në rastet me kryerës të
njohur niveli i përpunimit kriminalistik ka qenë shumë më i ulët.

Pasqyra skematike e vlerësimit të situatës fillestare 

Mirëpo, ndikim esencial në realizimin e suksesshëm të përpunimit kriminalistik


është organizuar edhe puna ekipore me tërë ekipin i cili punon në ndriçimin e veprës
konkrete penale që realizohet përmes planifikimit sistematik të aktivitetit.Gjithsesi
personat e autorizuar zyrtar duhet të posedojnë shkallë të lartë të vetdisiplinës, e
cila nuk guxon të jetë e kushtëzuar nga prania apo mosprania e të tjerave.Pra, duhet të
jetë i pranishëm kontrolli dhe vetëkontrolli i brendshëm. Policët modern duhet të
disponojnë me njohuri të nevojshme profesionale, me praktika dhe metoda të pasura të
cilat në aspektin juridik janë të kërkueshme.Pra, krahas domosdosë së bashkëpunimit
dhe planifikimit sistematik, normave të larta etike 17 dhe të punës së përbashkët midis
kriminalistëve dhe teknikëve kriminalistik, është me rëndësi që nga faza e shikimit të
vendit të ngjarjes, të përfshihen edhe ekspertët përkatës në ekip, specialistët e
fushave të ndryshme varësisht nga karakteri i shkaktimit të eksplodimit, p.sh, në
ndriçimin e të cilit është duke u punuar.  

       Planifikimi i aktiviteteve kriminalistike 

      Çdo aktivitet kriminalistik sikurse edhe puna në planifikimin e aktiviteteve në


ndriçimin e ngjarjes kriminale ku është përdorur eksplozivi, nënkupton shpenzimin sa
më të vogël të kohës, forcës dhe mjeteve “plotësimi i këtij imperativi bazohet në
kryerjen paraprake të një varg aktivitetesh të karakterit ideor dhe kreativ në
harmoni me aktivitetet e ndërlidhura dhe për këtë procesi kreativ i cili i paraprinë
realizimit të aktiviteteve të synuara quhet planifikim 18, kurse produkti final i tij quhet
plan”1919 (Aleksić Ž; Škuljić M; 2004; 43.)

      Qasja tradicionale e organizimit dhe planifikimit të aktiviteteve kriminalistike


mbështetet në konceptin e veprimit reaktiv, si të personave zyrtar të autorizuar ashtu
edhe të organeve të drejtësisë, sepse reagojnë vetëm pras kryerjes së veprës penale.Sipas
këtij koncepti, siç thekson Branislav Simonoviq (2004/32) “vepra penale vështrohet
si një fenomen i izoluar dhe nuk sillet në lidhje me faktorët social dhe faktorët tjerë të
cilët i krijojnë kushtet dhe shkaqet për përsëritjen e veprave penale nga personi i njëjtë,
por edhe nga të tjerët.Qasja e këtillë nuk mund të sjelljet deri te efikasiteti i dëshiruar
në luftimin, zbulimin dhe dëshmimin e veprave penale, sepse një numër i madh i madh
i llojeve të kriminalitetit është pasojë e kushteve sociale të cilat i prodhojnë ato.Prandaj,
nëse analizat kriminalistike dhe planifikimi drejtohen vetëm ndaj kryerësve, madje
edhe pas ndërmarrjes së aktit kriminal, veprimtaria kriminalistike merret me çështje dhe
dukuri margjinale dhe orientohet vetëm drejt “majës së icebergut”.Në anën tjetër mos
sinkronizimi evident midis organeve të cilat janë drejtpërdrejtë ose tërthorazi të
ngarkuara me luftimin e kriminalitetit, politika e gabuar legjislative, mosekzistimi i
sistemit të parandalimit 20 dhe strategjive mirë të menduara globale për luftimin e
kriminalitetit, mosekzistimi i bazës së të dhënave dhe i procesit kualitativ analitik
ndikojnë në mënyrë plotësuese negativisht në efikasitetin e aktivitetit kriminalistik”. Për
shkaqe të përmendura koncepti i cekur është joproduktiv dhe i cunguar, prandaj
për këtë arsye është e nevojshme qasja ndaj strategjisë proaktive të luftimit të
kriminalitetit 21, i cili nënkupton analizimin e tërësishëm dhe sistematik dhe luftimin
e tij, kurse aktiviteti kriminalistik orientohet drejt aktiviteteve kriminale, gjegjësisht
merret me parashikimet kriminalistike22 Ndërkaq qasja strategjike (sistematikisht) në
analizimin dhe planifikimin e aktiviteteve kriminalistike nënkupton formimin e
ekipeve të ekspertëve të fushave të ndryshme,aftësimin e kuadrove për kryerje të
analizave të rasteve të përdorimit të eksplozivit, ose edhe të ndonjë forme tjetër të
aktivitetit kriminal, krijimin e bazës së të dhënave të veprave penale të përdorimit
të eksplozivit, shtrirje gjeografike të disa formave të kriminalitetit në mikro dhe
makro nivel, bazën e të dhënave për kryerësit e veprave penale,instalimin e softuerit
kompjuterik i cili mundëson kërkimin dhe krahasimin e të dhënave në baza dhe
kritere të ndryshme, bazën e të dhënave për resurset vetanake të shërbimeve policore
dhe shërbimeve tjera të cilat mund të kontribuojnë në evitimin, zbulimin dhe
argumentimin e veprave penale,programeve preventive të kriminalitetit,si dhe
përfshirjen e planifikuar, aftësimin dhe organizimin e qytetarëve në kuadër të projekteve
të ndryshme strategjike për preventivë. (Simonoviq. B; 204/34)

      Që të mund të orientohet që nga fillimi përpunimi kriminalistik në ndriçimin e


veprës penale dhe zbulimin e kryerësit të saj në të cilin është shfrytëzuar eksplozivi, pa
marrë parasysh se a është kryer aktiviteti apo vetëm ka filluar, është e domosdoshme që
t’i paraprijë plani i përpunuar hollësisht i përpunimit kriminalistik. Planifikimi i
aktiviteteve kriminalistike siç thekson ZH. Aleksiq dhe M. Shkuliq (2004/445), “fillon
në momentin kur me hapat e parë të ndërmarrjeve (shikimin e vendit të ngjarjes),
mblidhen të gjitha informatat relevante kriminalistike të cilat në atë moment janë
kapshme.Zbatimi i hollësishëm i planit mundëson konstatimin e fakteve në
momentin e fillimit të aktivitetit kriminalistik operativ dhe procedural, disponon me atë
se çfarë është rëndësia e tyre dhe në çfarë mënyre si dhe në çfarë kohe dhe me çfarë
aktiviteti kriminalistik duhet të mblidhen informatat e reja, si të zgjerohet baza e
argumenteve”.Plani ua mundëson kriminalistëve veprimin më të lehtë gjatë kohës së
përpunimit kriminalistik, kurse në esencë ai është i orientuar në formulimin e
përgjegjës në pyetjet e arta kriminalistike”. Në përpunimin kriminalistik të çdo
rasti konkret pothuajse është e pamundur të parashihet që në fillim dhe të
numërohen të gjitha çështjet në të cilat duhet kërkuar përgjigje, sepse shpesh detajet e
imta dhe të parëndësishme mund të jenë vendimmarrëse për ndriçimin e veprës penale.Pa
marrë parasysh në çdo rast, se a është fjala për vepër të ndërlikuar, apo të lehtë dhe
të thjeshtë penale, përgjigje e plotë dhe përmbajtjesore për ngjarjen edhe kryerësin nuk
është e mundur të merret pa “pyetjet e arta kriminalistike”. Ndonëse këto pyetje e bëjnë
alfabetin e kriminalistikës, në praktikë shumë shpesh ndodh që në disa prej tyre
harrohet, prandaj edhe aktet përpilohen me mangësi dhe jo të plota, kurse përmbajtja
e tyre është mjaftë e paqartë.Për tu përgjigjur në çdo pyetje dhe me çdo çmim gjithsesi
nuk është gjithmonë e mundur as e nevojshme, por tek interpretimi i çdo segmenti të
ngjarjes, për to, gjithsesi duhet pasur kujdes.

      Planifikimi është art i identifikimit, organizimit dhe zhvillimit të mendimeve dhe


ideve në vargun dhe në kohën e duhur i cili fokusohet në arritjen e suksesshme të
përfundimit të dëshiruar.Plani është proces i pandërprerë i cili nuk pushon derisa të
arrihet përfundimi i dëshiruar.Në të shumtën e rasteve të planifikimeve, me siguri
që duhet të zbatohen përshtatjet e caktuara para arritjes së përfundimit të dëshiruar.
Me fjalë tjera, nuk duhet supozuar se është kryer planifikimi vetëm me hartimin e
planit në letër.Ndryshimet kërkohen vazhdimisht.Asgjë nuk mbetet e njëjtë gjatë,
pra, nevojën e modifikimit ë planit duhet pritur. Për ta arritur këtë qëllim
udhëheqësit duhet të jenë fleksibil.

      Kur mendojmë me mendjemprehtësi dhe me plan, atëherë ndërmarrim hapa


drejt realizimit të detyrave të parashtruara.Për ta arritur këtë detyrë duhet ta
vizualizojmë fundin...kjo do të thotë atë se ku fillon planifikimi.Arsyeja për
planifikim është e thjesht. Individët dhe organizata zhvillojnë plane të ndryshme dhe
për arsyeje të ndryshme, por të gjithë e kanë një dëshirë të përbashkët – për t’ia arritur
qëllimit çka thënë thjesht është edhe arsyeja për planifikim.Kur gjërat e marrin të
mbrapshtën apo shkojnë mirë ato nuk ndodhin vetvetiu... por janë shkaktar mu
këtu.Udhëheqësi policor i cili ka zhvilluar një plan mire të menduar shpesh merr
mirënjohje kur gjërat shkojnë mirë.Por, pa plan ose me plan të keq, zakonisht
tërheqet vëmendja negative kur diçka shkon mbrapsht. (th police executive’s role in
combating transnational terrorism: module 7 fq. 2).Mirëpo plani i punës i përket
ngjarjes së caktuar dhe zakonisht mbështet në përvojat hetimore. Është me rëndësi të
përmendet se duhet me një dozë maksimale të skepsit dhe kritikës të vërtetohet
distinksioni ndaj motivit dhe shkaktarit: eksplodimi tekniko-teknologjik,diversioni,
akti terrorist, mosdashja, pakujdesia,etj.nganjëherë edhe shkaktari më i
paqëllimshëm dhe pasoja në prapavijë mund të kenë formën e aktit të pjesërishëm
terrorist apo diversionit, kurse vazhdon edhe parimi i mendimit të kundërt.Gjurmët
materiale dhe rrethanat ndihmojnë që ky aktivitet të kryhet me sukses, sepse nëse
është karakteri i eksplodimit i qartë, p.sh, thyerja e arkës, atëherë hetimi drejtohet në
përcaktimin e disa fakteve specifike siç janë:lloji i eksplozivit, mënyra e inicimit,
mënyra e hyrjes në objekt, gjurmët të cilat mund të ndihmojnë për identifikimin e
kryerësit etj.Nëse karakteri i eksplodimit është i paqartë, atëherë do 96 të
ndërmerren aktivitete shumë më dimensionale. (Yallop. H. J / 38-39).

      Në praktikë shpesh dominon mendimi se për veprat e lehta penale nuk është e
nevojshme të bëhen plane të aktiviteteve operative për ndriçimin e veprës penale,
gjegjësisht për zbulimin dhe kapjen e kryerësit të saj.Mirëpo, nuk duhet harruar faktin
se nganjëherë puna edhe në veprat të cilat në shikim të parë janë krejtësisht pa qëllim
të keq di të rritet nënë aksionet të vështira operative23 23. Për këtë arsyeje në rastin e
çdo ngjarje penale shtrohet nevoja e hartimit dhe plotësimit të vazhdueshëm të planit
të përpunimit kriminalistik.Pa planifikim sistematik në përpunimin kriminalistik
ndodh shmangie nga parimet themelore të kriminalistikës dhe në të shumtën e rasteve
përpunimi kriminalistik nuk rezulton me ndriçimin e veprës penale.Çfarë do të jetë
plani i punës për zbulimin veprës penale dhe cilat masa dhe aktivitete do të
parashihen për të varet nga rasti konkret dhe versionet e mundshme të ngjarjes. Sipas disa
autorëve: Zh. Aleksiq, V. Kovaçeviq, D. Modly, DHE N. Korajliq, etj. si dhe në bazë
të përvojave të veta (Zh. Aleksiq, 1988; Praktikum 28-29; Kovaçeviq. V 2003; 152 –
153; D. Modly, N. Korajliç, 2002; 446; V. Vodineliq, 1984 – 31; V. Vodineliq, 1987/ 33
– 34).

      Plani i përpunimit kriminalistik duhet të përmban:

1. titullin e organit i cili është bartës i përpunimit kriminalistik dhe numrin


e lëndës;
2. datën e nxjerrjes së planit të përpunimit kriminalistik;
3. emrin e lëndës me kualifikimin e veprës së kryer penale;
4. përshkrimin e shkurtër të veprës së kryer penale;
5. masat dhe aktivitetet kriminalistike – teknike, hetimore dhe
operative – taktike të ndërmarrjes së parë dhe sipas rendit
kronologjik, të cilat janë ndërmarrë menjëherë pas lajmit për veprën siç
janë: shikimi i vendit të ngjarjes, intervistat e kryerja, verifikimet,
masat e intervenimit të parë, etj. me shenjën, kush dhe kur i ka ndërmarr;
6. përcaktimi i rrethanave të cilat duhet të zbulohen, qartësohen dhe
dëshmohen;
7. formimi i versionit për pyetjet kryesore të veprës penale;
8. masat dhe aktivitetet operative – taktike, kriminalistike – teknike,
dhe hetimore lidhur me versionet e formuara, të cilat sipas planit të
punës planifikohen të zhvillohen ndaj kryerësit apo ndaj kryerësve;
9. caktimi i personave të autorizuar zyrtar me detyrë konkrete dhe me
afat të ekzekutimit, si p.sh: lëshimi i fletarrestit, verifikimi në evidencat
operative,
10. bastisja e banesës, etj;
11. vlerësimin paraprak të fakteve të mbledhura.

      Realizimi i çdo detyre duhet të përcillet me shënime dhe me shënime zyrtare apo
të dokumentohet me procesverbal, vërtetime, dhe dokumente tjera, varësisht nga detyrat
e planifikuara.

      Plani nuk guxon të kuptohet si i pandryshuar apo si “shkronjë biblike në letër”,


përkundrazi ai do të ndryshohet dhe plotësohet, nëse nga verifikimet e bëra vërtetohen
ose eliminohen faktet e caktuara esenciale.Plani i përpunimit kriminalistik përmban të
gjitha masat dhe aktivitetet të cilat do të ndërmerren lidhur me ngjarjen kriminale,
versionin e caktuar, e të cilat mund të jenë të shumta me qëllim të ndriçimit të
gjendjes faktike.2424 (Korajlić N., Kriminalistička obrada kod ubistva; 181).

      Përkundrazi, duhet pasur në mendje se çdo version është vetëm supozim i cili
duhet të jetë elastik dhe i aftë i cili gjatë punës duhet të pësoj korrigjime dhe përshtatet.
Kjo praktikisht do të thotë se versionet në planin e punës janë udhërrëfyes i llojit të
vet që japin vetëm konturat themelore të rrugës së hulumtimit dhe në atë masë ato
sigurojnë punë sistematike dhe me plan, meqë është krejtësisht e sigurt që gjatë
punës do të ketë momente të reja të cilat në fillim kanë qenë të panjohura.

       VERSIONET KRIMINALISTIKE 

      Versionet (prezumimet, supozimet ideore punuese, hipotezat) në kriminalistik


janë një nga sqarimet e shumta të mundshme të ngjarjes penale, të veprës penale apo
të ndonjë fakti relevant kriminalistik, pra, formë e aktiviteteve ideore të organit të
procedurës.Një numër kriminalistësh versionin e përkufizojnë si “përfundim të
arsyetuar” apo si “hipotezë të mbështetur”, nga shumë të tilla të parashtruara, të
cilat në nivelin e besueshmërisë e sqarojnë procedurën, cilësitë, lidhjet dhe raportet
reciproke, përmbajtjen dhe rëndësinë e çështjes penale të disa rrethanave të rëndësishme
të ngjarjes penale apo vet asaj në tërësi, me qëllim të përcaktimit të së vërtetës
objektive.Siç thekson B. Pavishiq, (2002; 47) “versioni është njëra nga hipotezat e
shumta që e shpjegon lindjen, vetitë, lidhjet e ndërsjella, raportet dhe rrethanat e
paraqitjes së veprës penale,karakteristikat, gjendjen dhe raportin e kryerësit,
viktimës dhe rrethanat tjera lidhur me objektin e hetimit kriminalistik”.

      Do të thotë, për rëndësinë e çdo ngjarje apo fakti penal gjithmonë duhet
planifikuar me shumë versione, më saktë të formohen të gjitha versionet e mundshme,
sepse siç thotë V. Vodineliq (“Kriminalistika” fq. 38), “një version është si asnjë”.
Aq më tepër që nga momenti i të kuptuarit për veprën penale “karakterizohet deficiti i
informatave, gjegjësisht mosekzistimi apo humbja e informatave relevante kriminalistike,
ose zbrazësitë në njohuritë e kriminalistit,pra versionet kriminalistike shërbejnë për
plotësimin e njohurive, gjegjësisht për njohuritë e pasigurta lidhur me faktet dhe
rrethanat relevante”. (B. Simonoviq, 2004/43).

      Puna me versione është aktivitet apo metodë specifike operative – taktike, ose
procedurale taktike.Pra, forma e aktivitetit praktik, kriminalistik është e karakterit
ideor, prandaj edhe nuk është e normuar juridikisht.Versioni i supozuar nuk zbatohet
në formën procedurale, por bëhet sipas rregullave logjike dhe psikologjike. Ndërkaq
verifikimi i versioneve i cili bëhet me rastin e zhvillimit të procedurave dhe të
aktiviteteve operative kryhet sipas rregullave kriminalistike dhe procedurale.Përndryshe
nuk ekziston ndonjë aktivitet i posaçëm që do t’i shërbente formimit të versioneve.
Fjala është për metodën strukturale – logjike – të njohjes.

      Versionet kanë dimensionin logjik, anën përmbajtjesore dhe aspektin


funksional.Që të tri dimensionet vijnë në shprehje në përkufizimin e tyre.Versionet
qëndrojnë vetëm deri atëherë kur njohuria për ngjarjen apo kryerësin bëhet e
sigurt.Versionet e orientojnë rrjedhën e përpunimit kriminalistik të organit të punëve
të brendshme dhe të procedurës penale duke garantuar konsekuencë në procedurë.
Ato janë instrument i procedurës së organizuar shkencore e cila nuk zhvillohet sipas
parimit të spontanitetit. (N. Korajliç 2003, fq. 195).
      Formimi i versioneve është fazë e domosdoshme në procedurën e argumentimit.
Ato janë të objektivizuara në aktivitetet operative dhe procedurale. Numri i versioneve
të cilat duhet të planifikohen varet nga fondi i fakteve në dispozicion.Numri i
versioneve apo shumësia e tyre na paraqitet si një faktor i rëndësishëm metodologjik
i zbulimit, argumentimit, dhe ndriçimit të ngjarjes penale apo të veprës penale,sepse
siguron gjithanshmëri, qasje dhe objektivitet.Duhet pasur parasysh se pothuaj çdo
version e ka edhe kundër versionin e vet. Versionet si forma ideore të aktiviteteve
janë të lidhura në mënyrë të pandashme dhe të gërshetuara me ndërmarrjen e
aktiviteteve procedurale dhe operative, sepse ato gjenden në themelet dhe rezultatet e
tyre.

      Në kriminalistikë sipas D. Modly, dhe N. Korajliq, (2002; 714 – 715),versionet


ndahen:

1. të përgjithshme dhe të veçanta;2. tipike;3. retrospektive;4. prognozuese


(parashikuese);

5. gjyqësore;6. versionet e mbrojtjes dhe akuzës;7. versionet sipas llojit të

procedurës;8. versionet sipas subjektit që e krijojnë atë;9. versionet sipas

domethënies penale juridike.

      Në praktikë kemi versione kundërthënëse dhe jo kundërthënëse.Zakonisht një


version është jo kundërthënës me rrjedhën e veprës penale, por ndodh që zgjidhja e
vërtetë nuk ka qenë as e parashikuar.Jo rrallë një varg versionesh janë produkt i
imagjinatës (fiksionit). Megjithatë, deri te e vërteta arrihet vetëm me ndihmën e këtyre
sqarimeve të mbështetura në fakte.Versionet duhet të mbështeten në fakte e jo vetëm
në imagjinatë e cila luan një rol të madh në krijimin e tyre.Kështu hedhen të gjitha
versionet të cilat nuk i vërtetojnë faktet, kurse miratohen vetëm ato të cilat e
vërtetojnë materialin faktik.

      Për përpunimin kriminalistik është e rëndësishme sidomos klasifikimi i


versioneve në vijim (D. Modly, N. Koraljiç, 715 – 716).

1. Në bazë të llojit të procedurës dallojmë versionet:operative, të organit të


punëve të brendshme, hetimore, versionet e diskutueshme dhe të ekspertizës
dhe versionet në procedurën e ankimit;

2. versioni i mbrojtjes dhe i akuzës – ky klasifikim niset nga raporti i


pjesëmarrësve të procedurës apo i palëve në procedurë sipas objektit të
argumentimit dhe rezulton nga normat e KPPK.

3. versionet sipas elementeve të qenies së veprës penale – versione mbi


subjektin (kryerësin) dhe anën subjektive (dashja dhe pakujdesia)dhe
objektit (ngjarja apo vepra penale), si dhe të anës objektive (mënyra, vendi, koha
e kryerjes etj), dhe sipas motivit.

4. versionet sipas shkallës së probabilitetit.Sipas këtij kriteri ato ndahen në:


pak të mundshme, të besueshme, dhe të shumë të besueshme.Praktika e
pasur kriminalistike tregon se versionet që janë pak të besueshme, madje edhe
ato më të mundshmet të cilat kufizohen me imagjinatën, mund të jenë të
mira, dhe se versionet shumë të mundshme nuk do të thotë të përputhen me
realitetin e ngjarjes penale.Për këtë arsye në esencën e planifikimit dhe
verifikimit të versioneve gjendet një rregull faktike që thotë se të gjitha
versionet duhet të verifikohen njëkohësisht, pa marrë parasysh shkallën e
supozimit të besueshmërisë së tyre.

5. versionet sipas domethënies penale – juridike – sipas këtij kriteri më i


qëlluari është klasifikimi i trikotom i versioneve si vijo:

a) versionet e përgjithshme (supozimet për objektin e argumentimit);

b) versionet e posaçme (mbi faktet e dëshmuara – provat) dhe;

c) versionet sipas elementeve të qenies së veprës penale (mbi


subjektin, anën subjektive dhe objektin dhe anën objektive të veprës
penale).

6. versionet sipas subjekteve që i krijojnë ato – këto janë versionet sipas


kriterit të autorësisë.Sipas këtij kriteri versionet i krijojnë personat e
autorizuar zyrtar, prokurorët, gjyqtarët, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre,
të dëmtuarit, ekspertët dhe profesionistët, varësisht prej rolit të tyre në
procedurë.

      Puna me versione ka të bëjë me zbatimin e metodës së eliminimit. Njëkohësisht


duhet të verifikohen të gjitha versionet.Veprimi sipas vetëm një versioni është i
rrezikshëm. Gjithashtu është njësoj i dëmshëm edhe zbatimi i “teorisë” së radhitjes
sipas së cilës së pari punohet në bazë të versioneve më të mundshme, pastaj vijnë me
radhë të tjerat, njëra pas tjetrës, sipas kriterit të probabilitetit.

      Kriminalisti në procesin e planifikimit dhe të verifikimit të versioneve është i


vetëdijshëm se më i shpeshti është ai version i cili e përjashton tjetrin.Nuk ekziston
mundësia e dy të vërtetave, apo shumë versioneve të kundërta.Fjala është për
zbatimin e metodës së eliminimit e cila ka të bëjë me hedhjen e versioneve të ndryshme
të cilat objektivisht janë të mundshme,në dritën e çdo fakti të porsa vërtetuar.
Shpesh në procedurën e eliminimit të disa versioneve krijohen të rejat në bazë të
fakteve të vërtetuar. Mirëpo, versioni i mbetur nuk do të thotë vetvetiu se është i
vërtetë.
      Pra, për verifikimin dhe eliminimin e versioneve shërben metoda e eliminimit e
cila nuk është provë as argument për përcaktimin e saktësisë së versioneve të mbetura.
Me rastin e krijimit dhe verifikimit të versioneve duhet marrë parasysh edhe rrethanat
negative (mohuese), e jo vetëm rrethanat pozitive.

      Siç thekson Boshkoviq. M (1998, 23) “ versionet gjithmonë mbështeten në indicet


e caktuara dhe për nga esenca ato janë supozime lidhur me zhvillimin real të ndonjë
ngjarje kriminale dhe me atë se cilët persona mund të vijnë në rrethin e të dyshuarve
për veprën konkrete penale.Për këtë arsye pas formimit të versioneve,pason
planifikimi i veprimtarisë operative në përpunimin konkret kriminalistik që nënkupton
ndërmarrjen e aktiviteteve adekuat operative teknike dhe hetimore dhe
grumbullimin e fakteve të reja, verifikimin dhe analizën e tyre,vlerësimin e
rëndësisë së tyre dhe shfrytëzimin e drejtë të tyre kriminalistik – operativ, i cili
pikërisht e mundëson eliminimin apo vërtetimin e versioneve të parashtruara, por,
edhe e vendosë bazën për parashtrimin e versioneve të reja”.

      Për tu analizuar informatat e mbledhura gjatë përpunimit kriminalistik -V.


Krivokapiq, dhe O. Krstiq, (1999, 124), konsiderojnë se organi i inspektimit duhet të
parashtroj shumë versione të posaçme.Ai i hynë vlerësimit të fondit të gjithëmbarshëm
informativ në mënyrë që të vendos për procedurën e mëtejme.

      Organi i inspektimit të vendit të ngjarjes duhet të ketë parasysh:

1. Informatat mbi masat e ndërmarrjes së parë;

2. Versionet tipike dhe specifike;

3. Hapësirën e definuar qartë të sigurimit të provave;

4.vakumet në njohuritë mbi ngjarjen kriminale.

      Pas kësaj organi i inspektimit krijon planin e hollësishëm, kurse për të pasur
sukses në këtë, duke pasur parasysh fondin e informacioneve, ai formon versionet tipike
speciale. Me këtë dukshëm lehtësohet kërkimi kur ekzistojnë edhe detyrat konkrete.
Kjo nënkupton edhe një kusht i cili është taktika e mirë e verifikimit të çdo versioni.
Krijimi dhe verifikimi i versioneve gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë
garancion i objektivitetit të tërë procedurës së mëvonshme.Në praktikën tonë ka
shembuj të shumtë me pasoja të dëmshme për shkak të moskujdesit të organit të
inspektimit që në vendin e ngjarjes t’i zbatoj versionet. Mangësia e punës me versione
çon në shmangie nga qëllimi.Për këtë arsyeje është e domosdoshme që organi i
inspektimit të fillojnë nga versionet e përgjithshme.Kurse gjatë punës në vendin e
ngjarjes e bënë korrigjimin e tyre (metoda eliminuese), dhe planifikon versionet e
posaçme.Shikimi në vendin e ngjarjes kriminale kurrsesi nuk guxon të përfundohet
derisa të mos bëhet verifikimi i atij versioni, verifikimi i të cilit gjatë shikimit është i
mundur.Numri më i madh i versioneve është i mundur të verifikohet vetëm me
rekonstruktimin e ngjarjes.
      Versionet operative konstruktohen dhe verifikohen para fillimit të hetimit; por
edhe paralelisht me versionet hetimore, të ashtuquajturën kombinim i hetimit dhe
aktivitetit operativ.Përveç që versionet krijohen në të materialit informativ të
karakterit operativ,ato krijohen edhe në bazë të intuitës. B. Pavishiq, (2002; 47),
thekson se “për nga përmbajtja dhe shtrirja ndër të gjitha versionet theksohet versioni i
përgjithshëm dhe i veçantë, versioni i ndërlikuar metodologjik i pyetjeve elementare
apo kryesore” të arta”, kriminalistike i cili e formon tërësinë e detyrave hetimore të
sistemuar sipas disa pyetjeve”.

Versionet e pyetjeve kryesore kriminalistike


 

“Pyetjet e arta” themelore të kriminalistike janë në lidhje me anën objektive dhe me


elementet subjektive të veprës penale, në fazën e ndriçimit, qartësimit dhe gjykimit.Në
anën objektive bëjnë pjesë edhe pyetjet: çka ka ndodhur (vepër penale, delikt,
ngjarje e zakonshme); ku ka ndodhur (vendi i aktit, si dhe çdo vend ku mund të gjenden
gjurmët dhe objektet që kanë të bëjnë me veprën penale);si ka ndodhur (mënyra e
përgatitjes së kryerjes dhe fshehjes së veprës penale), dhe me çka është kryer (mjetet
e kryerjes).

      Pyetjet të cilat kanë të bëjnë me anën subjektive të sqarimit të veprës janë: me


kë është kryer vepra (u adresohet pjesëmarrësve); përse është kryer (i përket
motivit); mbi kë është kryer (kush është viktima dhe aspektet e mundshme
viktimologjike), dhe kush është kryerës.Pyetjet elementare të arta të kriminalistikës në
pjesën më të madhe pikërisht i përkasin zbulimit të kryerësit (V. Krivokapiq, 2005/
117- 127). Për shkak të rëndësisë së “pyetjeve të arta”, që ato e kanë gjatë hetimit
kriminalistik, secilën prej tyre do ta sqarojmë hollësisht.  

      a) Çfarë ka ndodhur? 

      Fjala është për pyetjen shumë të rëndësishme e cila imponohet drejtpërsëdrejti,


me të kuptuar për ngjarjen dhe me të cilën mund të vërtetohet ose demantohet dyshimi
se është në pyetje vepra penale apo jo.Nga bazueshmëria e fakteve të kuptuara, varet se
a do të angazhohet personi i autorizuar zyrtar në rastin konkret.Gjithashtu lloji dhe
karakteri i ngjarjes (vepra penale, delikti, delikti ekonomik, fatkeqësia, etj.), do të
ndikojnë në drejtimin e angazhimit të mëtejmë të personit të autorizuar zyrtar, në
detyrat konkrete dhe në rregullat themelore taktike të veprimit.Nëse vërtetohen bazat e
dyshimit për kryerjen e veprës penale, personi zyrtar i autorizuar është i detyruar t’i
ndërmerr masat e nevojshme me qëllim të zbulimit të kryrësit të veprës penale, dhe të
pengimit të arratisë apo fshehjes së tij, të zbulohen dhe të sigurohen gjurmët e
veprës penale dhe objektet që mund të shërbejnë si provë, gjegjësisht të mblidhen të
gjitha informatat që do të jenë të dobishme për zhvillimin e procedurës penale.Nëse
vërtetohet dyshimi i bazuar për veprën penale, personi i autorizuar zyrtar do t’ia
paraqes raportin prokurorit publik kompetent, apo kallëzimin penal kundër kryerësit të
njohur apo të panjohur.  
      b) ku ka ndodhur? 

      Vendi i ngjarjes kriminale ka rëndësi të shumëfishtë.Në atë vend  mund të


gjenden objekte dhe gjurmë të kryerjes, gjegjësisht të hasen edhe persona që kanë
lidhje me ngjarjen (viktima, i dëmtuari, dëshmitari, kryrësi).Vendi i ngjarjes paraqet
hapësirën ku ndërmerren një varg masash dhe aktivitetesh kriminalistike, taktike
dhe kriminalistike teknike ( sigurimi i vendit të ngjarjes,mbledhja e informatave, shikimi,
rikonstruksioni i ngjarjes, ekspertiza, kufizimi i lirisë së lëvizjes, bastisaj, legjitimimi,
vëzhgimi, pusia, etj.Në kuadër të përpunimit kriminalistik të vendit të ngjarjes
ndërmerren shumë veprime në bazë të cilave vije deri te indicet, apo dëshmitë e
rëndësishme për fillimin dhe përfundimin e procedurës penale.Te disa vepra penale
vendi i ngjarjes paraqet pjesë të pandashme të MOS (mënyra specifike e kryerjes).
Ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve për verifikimin e alibisë së të dyshuarit apo
të pandehurit e humb kuptimin nëse vendi i kryerjes nuk është konstatuar saktë.Te disa
vepra penale vendi i kryerjes paraqet karakteristikat e veprës (p.sh, me rastin e
shkeljes së kufirit shtetëror; me rastin e shkeljes së pacenueshmërisë së banesës, banesa e
huaj apo lokali i mbyllur; me rastin e uzurpimit kundërligjor të tokës me qëllim të
posaçëm të mbrojtjes së pyjeve, parku nacional apo toka tjetër me destinim të
posaçëm etj.), apo rrethana e saj kualifikuese (p.sh, me rastin e shkeljes së detyrës së
patrullës, rojës apo tjetër shërbimi të ngjashëm siç është depoja e armëve, municioni, apo
materialit eksplodues, ose objektet tjera me rëndësi; me rastin e shkaktimit të
rrezikut të përgjithshëm, vendi ku është mbledhur numër i madh njerëzish; me rastin e
fyerjeve intrigave në tubimet publike, etj.) Personi i autorizuar zyrtar është i detyruar
që edhe këtë ta ketë në mendje, kur gjatë punës së tij në ndriçimin e ngjarjes
komplete kriminale ta kualifikoj veprën penale dhe t’i paraqes raport – kallëzim
prokurorit publik kompetent.

Përmbajtja e përgjigjes në pyetjen ku ka ndodhur ka rëndësi shumët ë madhe edhe


për faktin që këtu ka të bëjë me kompetencën e gjykatës dhe prokurorit të bazuar në
faktin se në territorin e tyre është kryer apo është tentuar vepra penale.

      c) kur ka ndodhur? 

      Konstatimi i kohës së saktë apo të përafërt i ngjarjes kriminale është i


domosdoshëm sidomos për shkak të ekzistimit të një varg rrethanash (rrethanat
atmosferike dhe kohore, si dhe të reshurat atmosferike etj.),që lidhen për kohën e
ndërmarrjes së aktit të veprës penale.Është e mundur që të vërtetohet ekzistimi i
indices për vepër penale dhe kryerësin (motivi i kryerjes, shfaqja e gatishmërisë për
kryerje,ndikimi psikik i veprës së kryer,posedimi i objekteve të caktuara,njohja e
rrethanave të caktuara etj), nëse sillen në lidhje me kohën e kryerjes. Koha e kryerjes te
disa vepra penale është element i MOS.Gjithashtu edhe verifikimi i alibisë nuk
mund të kryhet me sukses nëse paraprakisht nuk është vërtetuar koha e kryerjes së
veprës penale, për të cilën personi i caktuar është i dyshuar apo i pandehur.
      Përgjigjja në këtë pyetje i përket edhe zbatimit të ligjit penal, sepse sjelljet
konkrete kriminale të njerëzve grupohen në dispozitat e këtij ligji penal i cili i ka
ndërlidhur ato me kohën e ndërmarrjes së tyre.Konstatimi i kohës së saktë të aktit
kriminal është me rëndësi edhe për shkak se në rastin e analizave të kushteve për
zbatimin e disa instituteve të veprave të përgjithshme (KPK), faktet e caktuara merren
parasysh vetëm në rastin kur kanë ekzistuar në kohën e kryerjes (p.sh, mbrojtja e
nevojshme, nevoja ekstreme, ekzistimi i lajthimit, etj.)

      Me rastin e konstatimit të moshës së kryerësit, përgjegjësisë së tij, si dhe


momenti nga i cili fillon të rrjedh afati i parashkrimit të ndjekjes penale, gjithashtu si
kriter vendimtar merret koha e ndërmarrjes së veprimit të veprës penale.Kjo kohë mund
të jetë edhe njëra nga karakteristikat e veprës penale (p.sh, me rastin e evitimit të
luftës kundër armikut, koha e luftës, apo e konfliktit të armatosur; me rastin e autorizimit
të blerësit, koha e mungesës së mallit të caktuar, apo rreziku i mungesës; me rastin e
paraqitjes së përgatitjes së veprës penale, koha kur ende ka qenë e mundur të
evitohet kryerja e veprës penale). Koha e kryerjes mund të paraqet edhe rrethanë
kualifikuese të disa veprave penale ( me rastin e dhënies së sekretit shtetëror, koha e
gjendjes së luftës, apo rrezikut të drejtpërdrejtë nga lufta, me rastin e privimit kundër
ligjor nga liria, periudha më gjatë se 30 ditë; me rastin e vjedhjes së rëndë në
momentin e zjarrit, vërshimit, apo aksidenteve të ngjashme etj). disa vepra penale
mund të marrin formë të privilegjuar vetëm kur të jetë plotësuar edhe kushti se janë kryer
vetëm në kohën e caktuar (p.sh, me rastin e vrasjes në afekt, drejtpërsëdrejti pas
sulmit apo fyerjes, derisa ekziston gjendja tronditjes së fortë të shkaktuar nga sulmi apo
fyerja e rëndë; me rastin e vrasjes së foshnjës së porsalindur, gjatë kohës së lindjes, ose
menjëherë pas lindjes.)  

      d) si ka ndodhur? 

      Disa vepra penale kryhen në mënyra të ndryshme, prandaj është shumë e


rëndësishme detyra e të gjitha subjekteve që të marrin pjesë në ndriçimin e ngjarjes
kriminale për përcaktimin e përgjigjes në pyetjen si është zhvilluar ajo.Mënyra se si ka
lindur dhe është zhvilluar ngjarja kriminale mund të jetë indice e besueshme për atë
se në rastin konkret fjala është për vepër penale e jo për ndonjë ngjarje tjetër apo motiv
tjetër, për cilësi trupore, për vjet të pleqërisë, interesime profesionale apo shkathtësi
të kryerësit dhe për njohjen e tij paraprake të rrethanave të rëndësishme.Specifika e
mënyrës së kryerjes mund të tregoj edhe për lidhjen reciproke të veprës në ndriçimin e
së cilës punohet, me disa vepra të kryera më herët penale, gjë që është shumë e
rëndësishme nëse kryerësit janë recidivist të specializuar për kryerjen e veprave të
caktuara penale.

      Mënyra e kryerjes te disa vepra penale paraqet elementin e tyre qenësor p.sh,
me rastin e rrezikimit të sigurisë në fluturimin ajrorë, siç është vendosja apo futja e
eksplozivit dhe substancave tjera të ngjashme në fluturake, futja apo dëmtimi i pajisjeve
të navigimit apo shkaktimi i dëmit tjetër në fluturake,dhënia e informatave të
rrejshme lidhur me fluturimin e fluturakes,drejtimi jashtë rregullave i fluturakes,
lëshimi i detyrës apo i kontrollit lidhur me sigurinë e fluturimit ajrorë; kabotazhi i
fshehtë, mënyra tinëzare apo e ngjashme;nxjerrja e dëshmive me dhunë duke
përdorë forcën apo kërcënimin, ose mjeti tjetër i palejueshëm, etj.).Mënyra e
kryerjes mund të jetë edhe në nga rrethanat e cila veprave të caktuara penale u jep
formë më të rëndë kualifikimi (p.sh, me rastin e vrasjes mizore, apo në mirëbesim;
me rastin e dëmtimit të kreditorit, pranimi i detyrimeve të pavërteta,përpilimi i
kontratave të rrejshme, ose ndonjë akt tjetër mashtrimi,me rastin e dhunimit,sidomos
mënyra mizore dhe sidomos përulëse). 

      e) me çka është kryer? 

      Me zbulimin e mjeteve të kryerjes dhe gjurmëve të tyre gjatë përpunimit


kriminalistik të vendit të ngjarjes ose përpunimit operativ vijmë deri tek përgjigjja në
pyetjen, me çka është kryer vepra penale.Për mjetet e përdorura mund të tregojnë
edhe personat pjesëmarrës, i dëmtuari apo viktima, dëshmitarët dhe pjesëtarët.Me
përcaktimin e cilësisë së objektit të kryerjes arrihet një indicie shumë e rëndësishme
mbi përgatitjen, tentimin apo veprën e kryer penale, motivin, vetitë fizike dhe njohuritë
dhe shkathtësitë profesionale të kryesit.Në objektet e kryerjes mund të gjenden gjurmë
të ndryshme, madje edhe ato në bazë të së cilave mund të kryhet identifikimi i sigurt
i kryesit. Për zbulimin e këtyre objekteve, me ligjin e procedurës penale është
paraparë mundësia e ndërmarrjes së një varg aktivitetesh: shikimi, bastisja, kontrolli i
mjeteve transportuese të udhëtarëve dhe valixheve, kontrolli i objekteve të caktuara,
shikimi i dokumentacionit, konfiskimi i objekteve dhe shpallja e fletëarrestit.Këto
veprime sipas ligjit mund t’i ndërmarrë gjykata dhe policia nëse janë plotësuar
kushtet e caktuara ligjore.Këto masa më së shpeshti i ndërmarrin personat e
autorizuar ligjor ose pjesëtarët e policisë.

      Nëse vepra penale ka mbetur në tentim atëherë duhet të vërtetohet se a janë


përdorur mjetet e përshtatshme për kryerje për shkak se në rast kur me rastin e tentimit
mjetet kanë qenë të papërshtatshme, kryesi mund të dënohet më lehtë ose të lirohet.Me
rastin e ndriçimit të veprimtarisë konkrete kriminale nuk bën të harrohet as fakti se
ndihma në kryerjen e veprës penale ndër të tjera përfshinë edhe lënien në dispozicion të
mjeteve të kryerjes,si dhe atë se është si vepër e pavarur penale parashihet edhe
përpunimi, furnizimi dhe dhënia e mjetit të caktuar tjetrit e për të cilin dihet se
është i destinuar për kryerje të veprës penale. Ndihma kryesit pas kryerjes së veprës
penale është e paraparë si vepër e posaçme penale dhe e tillë është edhe ndihma për ta
fshehur mjetin e përdorur për kryerje të veprës penale.

      Mjetet e caktuara të kryerjes së disa veprave penale janë element qenësor i tyre
(p.sh. me rastin e përgjimit të paautorizuar dhe incizimit tonik me mjete të posaçme; me
rastin e peshkimit kundërligjor me eksploziv, rrymë elektrike, helm apo mjete joshëse;
me rastin e matjes jo të mirë, tegat e rrejshme etj.) ose paraqesin kusht për
ekzistimin e formës së kualifikimit (p.sh. me rastin e lëndimit të lehtë trupor me
armë, arma e rrezikshme apo mjeti tjetër i përshtatshëm për lëndim të rëndë të trupit apo
shëndetit; me rastin e bixhozit me letra mashtruese; me rastin e furnizimit të paautorizuar
të rrejshëm apo mbajtjes,punimit,shkëmbimit dhe shitjes së armëve të zjarrit,
municionit ose materieve eksploduese, pëlcitëse ose armë gazi, të zjarrit, municion
apo materie eksploduese me forcë të madhe shkatërruese.

      f) Me kë është kryer? 

      Kjo pyetje shtrohet atëherë kur dyshohet ose dihet se ngjarja kriminale që është
duke u ndriçuar është shkaktuar nga aktiviteti i më shumë personave gjegjësisht
bashkëpjesëmarrjen e tyre.Numri i pjesëmarrësve mund të përcaktohet me hasjen
në vendin e ngjarjes, mbledhjen e informatave nga qytetarët dhe rekonstruktimin ideor
të rrjedhjes së ngjarjes, të kryer në bazë të njohurive të fituara dhe objekteve dhe
gjurmëve të gjetura gjatë përpunimit kriminalistik. Pjesëmarrja e shumë personave
në kryerjen e veprës së caktuar penale (vjedhjet e xhepave, banditizmat, mashtrimet,
etj), mund të paraqes pjesë të MOS-it të kryesve e me këtë edhe indicie të
rëndësishme me rastin e ndriçimit të veprave penale të delikuentëve të specializuar.

      Në rast se në vepër penale kanë marrë pjesë më shumë persona, atëherë është e
mundur zbatimi i dispozitave penale – juridike mbi bashkëpjesëmarrjen,nxitjen,
ndihmën dhe organizimin e bashkimit kriminal. Nëse shumë persona marrin pjesë në
aktin e kryerjes apo aktin tjetër me të cilin së bashku kryhet vepra penale, me atë rast
vetëm pjesëmarrja është karakteristikë e qenies së veprës penale te e cila ekziston
bashkëpjesëmarrja e domosdoshme (p.sh, te rebelimi i personave të privuar nga
liria, personave që kanë marrë pjesë në rrahje me të cilën dikush është privuar nga
liria apo tjetrit i është shkaktuar lëndim i rëndë trupor; me rastin e pjesëmarrjes në grup
i cili pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, personat të cilët marrin
pjesë në grup, etj. pjesëmarrja e shumë personave në veprën penale mund të jetë edhe
rrethanë kualifikuese (p.sh, me rastin e dhunimit – shumë persona; me rastin e
vjedhjes së rëndë –shumë persona të cilët janë bashkuar për kryerjen e vjedhjes; me
rastet e rënda, të vjedhjes së dhunshme dhe banditizmave, në kuadër të grupit etj). 

      Përse është kryer? 

      Policia gjatë ndriçimit të ngjarjes kriminale e ka për qëllim edhe përcaktimin e


motivit të kryerjes. Kjo sidomos është e rëndësishme me rastin e kryesit të panjohur
kur motivi mund të shërbej si indicie e rëndësishme dhe mund të jetë bazë për
përcaktimin e rrethit të kryesve të mundshëm. Motivet e kryesve të veprës si forcë e
brendshme lëvizëse psikike e aktiviteteve të njerëzve konkret vërehen në bazë të një
varg karakteristikash të veprës së kryer siç janë lloji i saj, objekti, vendi, koha, mënyra
dhe mjetet e kryerjes. 

      Përgjigja në këtë pyetje është e rëndësishme, sepse motivet, qëllimet dhe


instinktet, mund të paraqesin element qenësor të veprës penale (p.sh, me rastin e
vjedhjes qëllimi ka qenë fitimi i pasurisë kundërligjore;me rastin e vjedhjes së
automobilit qëllimi ka qenë që të shfrytëzohet për ngasje; me rastin e pengimit të
dëshmimit, qëllimi ka qenë pengimi apo vështirësimi i argumentimit, etj, ose rrethana
kualifikuese (p.sh, me rastin e zbulimit të sekretit zyrtar, është kryer nga interesi personal
ose me qëllim të përfitimit apo përfitimeve në botën e jashtme; me rastin e vrasjes, të
kryer nga interesi, me qëllim të kryerjes apo fshehjes së veprës tjetër penale, për
shkak të hakmarrjes së gjakut apo hakmarrjes së paskrupullt, ose nga motivet tjera të
ulëta; me rastin e lëndimit të konfidencialitetit të dërgesave dhe letrave të kryer me qëllim
që vetes apo të tjerëve tu sjell fitim pasuror të kundërligjshëm ose që tjetrit t’i
shkaktoj dëme të tilla).Përveç kësaj motivi kryerës mund të paraqet edhe
karakteristikat e formës së privilegjuar të disa veprave penale (p.sh, me rastin e veprave
të vogla të hajnisë, fshehjes apo mashtrimit, nëse vjedhja dhe fshehja e gjerave është
kryer me qëllim të konsumit apo shfrytëzimit për vete ose anëtarët e familje, etj). 

      Ndaj kujt është kryer? 

      Pa marrë parasysh se mënyrat e të kërkuarit për vepër penale janë të ndryshme,
aktiviteti i personave të autorizuar zyrtar shumë shpesh ndodh që iniciohet me
paraqitjen e veprës penale nga i dëmtuari dhe viktima.Këta persona sidomos janë të
interesuar për zbulimin e kryesit, prandaj edhe paraqesin burim të rëndësishëm të të
dhënave edhe kur nuk janë paraqitës të veprës penale, por për to kuptohet më vonë gjatë
punës operative.Njohuritë e mara nga të dëmtuarit dhe viktimat, sikurse edhe
informatat tjera të mbledhura, gjithsesi duhet verifikuar duke ndërmarr masa dhe
aktivitete tjera.Karakteristikat specifike të objektit njohja e të cilit ka mundësuar
përgatitjen,planifikimin dhe kryerjen e veprës penale si një nga indicet e
rëndësishme operative,mund të tregoj për rrethin e personave që janë kryerës të
mundshëm dhe të jetë një nga pikënisjet për planifikimin e punës së mëtejme në bazë të
versioneve të krijuara.Kjo do të thotë se grupi i karakteristikave të njëjta dhe të
ngjashme të një numri më të madh të subjekteve të sulmuara, ose personave mbi të
cilët është kryer vepra penale mund të tregoj për “modus operandi” të kryerësve të
caktuar dhe të shërbejë si bazë për planifikimin e punës së mëtejme jo vetëm në
ndriçimin e veprave të kryera penale, por edhe në evitimin e të rejave.

      Objekti i caktuar i aktit të kryerjes, gjegjësisht i të dëmtuarit me karakteristikat


e caktuara (cilësitë, gjendjet dhe marrëdhëniet, në disa raste paraqet karakteristik
qenësore të veprës penale (p.sh, me rastin e dëmtimit të pajisjeve mbrojtëse në punë, të
stabilimenteve mbrojtëse në miniera, fabrika, punëtori, ose në përgjithësi në punë; në
rastin e përdhunimin e femrës me të cilën nuk jeton në marrëdhënie martesore; me
rastin e pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare etj), ose rrethana
kualifikuese (p.sh, me rastin e futjes apo fshehjes së materialit arkivor, materiali
regjistrues, apo materiali arkivor i rëndësisë apo vlerës së madhe;me rastin e
vrasjes së personit zyrtar apo ushtarak, i cili ka qenë duke kryer punë të sigurisë, ose
detyrën e ruajtjes së rendit publik, kapja e kryesit të veprës penale, ose ruajtja e personit
të privuar nga liria ose personit tjetër të punëve të cekura në bazë të ligjit ose
dispozitave tjera; me rastin e mashtrimeve martesore ose marrëdhënies seksuale duke
keqpërdorur pozitën të ndaj të miturës ma të vjetër se 14 vjet, e cila kryerësit i është
besuar në ruajtje, edukim, mësim apo kujdes, etj. Gjatë punës në ndriçimin e veprës
së kryer penale, nuk bënë të harrohet kurrsesi as kontributi i mundshëm i personave të
cilët me sjelljen e tyre në masë t6ë madhe ose të vogël e kanë provokuar kryerjen e
veprës penale.Te disa vepra penale ligji parasheh mundësinë e dënimit më të lehtë,
ose lirimin nga dënimi të personit i cili ka qenë i nxitur në mënyrë kundërligjore dhe të
vrazhdët na viktima apo i dëmtuari për kryerje kryerjen veprës penale (psh. Me rastin e
pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare,.Fyerjes apo intrigave, etj). 

      Kush është kryesi 

      Vepra të shumta penale kryhen në mënyrën, kohën dhe vendin që e


vështirësojnë punën e zbulimit dhe ndriçimit të tyre, kështu që shumë shpesh nuk është
fare lehtë të gjendet përgjigja në pyetjen kush e ka kryer.Kryerësi i veprës penale
konsiderohet i njohur në rastin kur personi i autorizuar zyrtar me befasi e zë vepër
gjatë punës operative.Me paraqitjen e tij ose në një mënyrë tjetër e konstaton
ekzistimin e dyshimit të bazuar se personi i caktuar ka kryer vepër penle.Ndërkaq, nëse
gjatë punës së mëtejme konstatohet se kryerësi është dikush tjetër, në atë moment
person i panjohur, atëherë sikurse edhe në rastin kur nuk është konstatuar se është me
bazë i dyshuar për kryerjen e veprës penale, bëhet fjalë për kryerësin e panjohur.

      Me rastin e përcaktimit të shenjave të bazuara të disa veprave penale, të


formave të tyre të kualifikuara ose të privilegjuara si kryerës ceken disa kategori të
personave.Ka shumë vepra penale të cilat kryerësit mund të jenë vetëm personat e
caktuar, gjegjësisht te të cilat pjesë e pandashme është marrëdhënia personale,
gjegjësisht cilësia e kryerësit (delicta propria), p.sh, me rastin e bastisjes kundërligjore
personi zyrtar; me rastin e kundërshtimit të udhëheqësit, personi ushtarak; me rastin e
mosmarrjes së masave mbrojtëse në punë, personi përgjegjës; me rastin e zbulimit
të paautorizuar të fshehtësisë, avokati, mbrojtësi, mjeku, ose punëtori tjetër
shëndetësor; me rastin e mos ofrimit të ndihmës së personit të lënduar në komunikacion
në fatkeqësi komunikacioni shoferi i automjetit ose mjetit tjetër të transportit; me
rastin e trazimit të gjakut në shkallën e caktuar të trashëgimisë gjinore, në rastin e
dhunimit, të personit mashkull, etj.).Disa vepra penale e marrin formën e kualifikuar
nëse kryerësit e tyre janë persona me marrëdhënie të caktuara, me veti ose rrethana të
tilla (p.sh, me rastin e privimit kundërligjor nga liria, personi zyrtar; me rastin e
keqpërdorimit të besimit kujdestari ose avokati, etj). si kryerës i formës së privilegjuar të
vrasjes;vrasja e foshnjës gjatë lindjes, mund të jetë ajo vetëm nëna e fëmijës. “pyetjet
e arta të kriminalistikës”, paraqesin bazën e të gjitha versioneve të cilat paraqiten nga
momenti i parë i ndërmarrjes së masave, deri tek përfundimi i procedurës.Aktiviteti
kriminal mund të konsiderohet i zgjidhur vetëm atëherë kur në të gjitha pyetjet e
cekura i jepen përgjigjet e plota, të dëshmuara me prova.Vendimi i subjektit
kompetent duhet të përmbajë përgjigje sa më të sakta, të nxjerra gjatë procedurës së
filluar me rastin e ngjarjes konkrete kriminale. Në bazë të përgjigjes në disa pyetje apo
indiceve të fituara nga ato punohen versionet.

      Versionet mund të planifikohen ashtu që shumë sosh lidhen për një element
(motivi, mënyra, mjetet, kryerja, personat e caktuar si kryerës).Gjatë punës
operative disa versione plotësohen, gjegjësisht pasurohen me fakte të reja.Me atë rast
nuk vjen deri te versionet e reja por deri te plotësimi dhe thellimi i atyre ekzistuese.
Përjashtimisht mund të krijohen edhe të reja nëse gjendja e re e krijuar kërkon një
gjë të tillë.Verifikimi i versioneve sipas rregullit vështirësohet me kundërshtimin e
kryerësit i cili përpiqet t’i humb të gjitha gjurmët e veprës penale dhe t’i pamundësoj
zbulimin e tij si kryerës.Verifikimi i versioneve të cilat janë në bazën e çdo plani
operativ, është rezultat jo vetëm i fakteve të njohura lidhur me veprën penale dhe
kryerësin, por edhe i njohurive të përvojave dhe praktikave, si dhe metodave të
shkencave tjera të cilat i shërbejnë kriminalistikës.

      Me punë operative nuk mjafton të dëshmohet e vërteta e versionit të caktuar,


por e pavërteta e versioneve tjera të planifikuara.Vetëm me atë rast mund të pohojmë
me siguri se kemi arritur ta vërtetojmë përputhshmërinë e versionit të planifikuar me
faktet konkrete që kanë të bëjnë me veprën penale dhe kryerësin e saj.Planifikimi i
punës operative sipas rastit konkret kriminal duhet të jetë në pajtim me detyrën e
paraparë operative apo detyrën procedurale penale.Detyra sipas rregullit përbëhet nga
përcaktimi i rrethanave të cilat duhet zbuluar, ndriçuar, pastaj dëshmuar apo
krijuar kushte të reja kriminalistike dhe juridike për argumentimin e tyre në
procedurën penale.Planifikimi duhet të jetë i harmonizuar me versionet ekzistuese,
kurse vet versionet të kushtëzuara nga përmbajtja e pyetjeve themelore të arta
kriminalistike.

      Realizimi i punës operative nënkupton përmbledhjen dhe vlerësimin e


informatave dhe provave të mbledhura, gjegjësisht të verifikuara të cilat së bashku me
indicet dhe versionet e sajuara nga ato janë treguar të bazuara dhe lidhur me këtë
korrigjimet dhe orientimet që duhet ndërmarr gjatë hetimit.Kur do t’i hyhet planifikimit
apo krijimit të versioneve, nxjerrjes së planeve operative dhe zhvillimit të përpunimit
kriminalistik, varet nga numri dhe përmbajtja e indiceve, gjegjësisht nga mbledhja e
njohurive që ofrojnë bazë të mjaftueshme për paraqitjen e çfarëdo supozimi
punues.Në kuadër të planit operativ krijohen kushtet për hedhjen e versioneve
ekzistuese dhe nxjerrjen e versioneve të reja gjithnjë deri në vërtetimin përfundimtar të
atyre që janë më të mundshme.Për këtë arsye edhe vet plani vazhdimisht edhe
ndryshohet, verifikohet dhe drejtohet në pajtim me faktet e reja, sepse edhe vet faktet në
bazë të cilave krijohen versionet në hetuesi nuk janë saktë të përcaktuara as të
rrumbullakësuara.

      Disa aktivitete operative taktike që në fillim janë të përcaktuara në përmbajtje


të vet versioneve.Në veprimin operativ me kryerjen e tyre verifikohen edhe vet
versionet.Sipas të njëjtës çështje penale të gjitha versionet duhet verifikuar
njëkohësisht, ndonëse ka mendime se së pari duhet verifikuar versionet të cilat janë
më të bazuarat e pastaj të tjerat sipas bazueshmërisë së supozuar të tyre. Konsiderojmë
se verifikimi i njëkohshëm i versioneve është më operativ dhe ofron më shumë
mundësi për zbulimin racional dhe në kohën e duhur të kryrësve të veprave dhe
veprave vet.Me verifikimin e versioneve sipas natyrës së gjerave, orientohet aktiviteti
dhe forcohet dinamika e përpunimit kriminalistik, me ç’rast veprimtaria operative e
lidhur për supozimet për kryerësin e veprës penale dhe rrethanat tjera lidhur me
veprën penale më së shpeshti janë konspirative.Duke pasur parasysh se fjala është
për indicet dhe supozimet e formuara në bazë të tyre, mënyra e hapur e kryerjes së disa
aktiviteteve me qëllim të përcaktimit të gjendjes së vërtetë do të mund të dëmtonte
prestigjin apo dinjitetin e personave që u përket indicia apo supozimi.Në anën tjetër
për punë konspirative obligojnë edhe arsyet operative, meqenëse personat ndaj të
cilëve ndërmerren aktivitetet janë të interesuar për përfundimin e përpunimit
kriminalistik, prandaj do të përpiqeshin t’i shkatërrojnë apo eliminojnë provat
materiale, të ndikojnë në dëshmitarë, apo të arratisen.Rrethi i këtyre personave në
fillim të zbulimit të veprave penale dhe kryerësve, zakonisht është shumë i gjerë ose i
papërcaktuar, gjë që varet nga indicet të cilat pak a shumë tërthorazi tregojnë për lidhjet e
tyre me veprën penale.Numri i personave në punën e mëtejme operative ngushtohet
dhe sillet në kufijtë e tyre real, natyrisht nëse versionet kanë qenë realeë.Në të
kundërtën nëse të gjitha versionet pas të gjitha masave dhe aktiviteteve të ndërmarra
operative – taktike janë treguar të pabaza, atëherë i obligon personat e autorizuar
zyrtar në drejtim të mbledhjes së indiceve të reja, në verifikimin e tyre, ndryshimin
e planit ose modifikimin e tij, gjegjësisht drejtimin e punës në versione të cilat
momentalisht janë më reale.

      Veprimet e ndryshme operative në fazën e zbulimit të kryesve të veprave penale


dhe zbulimit të tyre janë të kushtëzuar me ngjarje të ndryshme kriminale.Madje edhe
ngjarjet të cilat për kriminalistikën nuk paraqesin problem kërkojnë veprime të
caktuara operative.Pa marrë parasysh se nga njëherë është i mundur masa dhe
veprimi i caktuar si dhe versione të caktuar të planifikohen në raport me zhvillimin
përfundimtar, disa dallime tregojnë në nevojën e trajtimit të ndryshëm të çdo rasti
konkret.Madje edhe me rastin e zbatimit të masës së njëjtë operative taktike,
specifika e rastit do të ndikoj në specifikën e përfundimit të tij.Të gjitha këto veprime
që manifestohen me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve operative taktike dhe
teknike e që janë përfshirë me bashkimin e personave dhe ngjarjeve kriminale përbëjnë
thelbi n e përpunimit kriminalistik. 

       SHFRYTËZIMI I METODËS INDICIALE NË ARGUMENTIMIN E


VEPRAVE PENALE 

      Në punën e përditshme operative personat e autorizuar zyrtar zbulojnë një varg
të tërë të informatave operative me karakter indicial – provat jo formale indiciale të cilat
zakonisht në punën e mëtejme shërbejnë si udhërrëfyes i llojit të vet. Indicet ose bazat e
dyshimit (indicium – shenjë)25 - bazat e dyshimit janë fakte dhe rrethana të cilat më
shumë ose më pak tregojnë për ekzistimin e veprës penale dhe për lidhjen e afërt apo të
largët të veprave me ndonjë person i cili në mënyrë direkte si kryerës, ose indirekte
është i lidhur për veprën (D. Modly, N. Korajliq, 2002 / 168; V. Kovaçeviq 2003/113).

      Ato në përpunimin kriminalistik janë udhërrëfyes i domosdoshëm dhe mjet në


bazë të së cilit me një siguri më të vogël apo më të madhe mund të përfundohet se fjala
është për veprën e caktuar penale dhe se personi i caktuar do të mund të ishte kryerës i saj
ose i veprës tjetër penale.Përveç kësaj indicet e kombinuara me të tjerat, me provat
direkte e plotësojnë materialin argumentues, prandaj së andejmi nuk është e rastit
që policia kriminalistike një pjesë të madhe të aktiviteteve e mbështet pikërisht në
mbledhjen e informatave operative.

      Nocioni i indices në të drjetën procedurale penale dhe në kriminalistik nuk është


i njëjtë. Indice në procedurë është fakti i cili vërtetohet se me ndihmën e saj si provë
do të mund të konstatohej fakti tjetër.Te indicet në kriminalistik hynë të gjitha faktet
argumentuese(indicet në kuptimin procedural),por edhe rrethanat tjera të cilat
kriminalistika i merr si indice.Një numër i madh i indiceve siç është poligrami,
shënimet operative për vetitë e karakterit të dyshuarit, deklaratat në bisedën
informative, nuk mund të shfrytëzohen si prova në procedurën penale.Ato pra,
mund të jenë fakte argumentuese, por në kuptimin kriminalistik janë indice. B.
Pavishiq, 200/70). Për përkufizimin e nocionit indice dhe forcës argumentuese të saj
është e rëndësishme lidhja e cila vendoset midis indices dhe faktit kryesor.Te indicet kjo
lidhje ka rëndësi të shumëfishtë, sepse ofron mundësinë që të kërkohet interpretim i
ndryshëm, gjegjësisht të ketë më shumë kuptime të mundshme.Kjo do të thotë se
organi i procedurës duhet të planifikoj shumë versione për kuptimin e mundshëm të
kësaj lidhjeje derisa të konstatohet e vërteta, kuptimi komplet.Po shohim se indicet janë
provat të tërthorta te të cilat është e nevojshme të konstatohet dhe të verifikohet
saktësia dhe besueshmëria e argumentimit.Te provat e drejtpërdrejta me vërtetimin e
saktësisë dhe besueshmërisë procesi i argumentimit përfundohet.Te provat indiciale
është e domosdoshme edhe faza e dytë e orientuar në vërtetimin e një kuptimi të
vërtetë të lidhjes së kësaj prove dhe faktit kryesor nga shumë lidhje të mundshme.

      Nga sa u tha shihet qartë se faktet indiciale mund të vlerësohen vetëm si të


mundshme, që do të thotë se lidhja e tyre ekziston me objektin e argumentimit si e
supozuar (e besueshme, e mundshme).26 Vetëm kur të ndërtohet sistemi i indices i cili
do t’i përjashtoj versionet për lidhjen e rastit midis fakteve indicale dhe objekteve të
argumentimit, bie autenticiteti.Shumë vepra, sidomos ato të rënda penale kryhen
fshehtë, ashtu që askush nuk e ka vërejtur kryerësin.Për këtë arsyeje prokurorët dhe
kriminalistët në rastet e tilla orientohen vetëm në mbledhjen dhe shfrytëzimin e
indiceve për ta vërtetuar ekzistimin e veprës penale dhe për ta gjetur dhe zbuluar
kryerësin. Ky aktivitet  është i drejtuar në dy burime themelore: informatat operative
të burimeve personale27 dhe informatat operative nga burimet reale28.

      Mirëpo, deri te indicet arrihet në mënyra të ndryshme dhe nga burimet e


ndryshme (Vodineliç. V; Aleksiq. ZH/ 1990 – 185).

1. MËNYRAT:

o Me bisedë,
o Me përcjelljen edhe të masave tjera operative – taktike,
o Me shikimin e vendit të ngjarjes,
o Kontrollin e trupit dhe rrobat e të dyshuarit si dhe me eksperimentin
hetimor,
o Me bastisjen e banesës, hapësirës së lirë dhe personave,
o Me ekspertizë,
o Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve,
o Me marrjen në pyetje të të dyhuarit, etj.
2. Burimet:

o Personat,
o Gjurmët dhe objektet,
o Dokumentet,
o Regjistrimet teknike.

Kriminalistika dallon indicet të cilat na orientojnë në ekzistimin e veprës penale, në


formën e fajësisë, në rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, në ato të cilat tregojnë
për personalitetin e kryrësit ose pjesëmarrësit, viktimën dhe mundësojnë identifikimin e
tyre.Ato janë element i rëndësishëm te vendosja e diagnozës diferenciale
kriminalistike, pra, në bazë të indiceve vërtetohen faktet dhe rrethanat e rëndësishme
për ndriçimin e veprës penale. “mirëpo, vlera e tyre argumentuese është shumë e
kontestueshme.Metoda indiciale e argumentimit është zbatuar edhe në të kaluarën
dhe sipas rregullit ka sjellë deri te mashtrimi i gjykatave.Prandaj rëndësia e indiceve
është shumë më e madhe në fazën e zbulimit ët veprave penale dhe kryerësve të tyre,
gjegjësisht indicet gjenden në themelin e çdo prove apo gjendjeje faktike”. Krivo Kapiq,
V 1984/ 120).Ndërkaq, në botë, gjithnjë e më të shpeshta, sidomos në vendet ku
është sistemi “anglosakson”, argumentimi sidomos i veprave të rënda penale pothuajse i
pamundshëm pa argumentimin indicial, që për mendimin tonë, sidomos kur janë në
pyetje veprat penale të terrorizmit apo kriminalitetit të organizuar është pothuaj e
pamundur.Prandaj nuk do të ishte keq që të nxirret një ligj i posaçëm për luftën
kundër terrorizmit dhe një pjese të kriminalitetit të organizuar, që metoda indiciale e
argumentimit të pranohet si njëra nga të mudshmet.29.

       Klasifikimi i indiceve 

      Në praktikën kriminalistike indicet ndahen sipas kritereve të ndryshme.Nga


pikëpamja jonë është e rëndësishme ndarja e tyre sipas veprës penale dhe kryesit të
saj gjegjësisht indicet të cilat kanë të bëjnë me veprën penale dhe ato që kanë të bëjnë me
kryesin.Sipas Krivo Kapiqit (2005-105), “përcaktimi i indiceve të cilat kanë të bëjnë
me veprën penale në masë të madhe varet nga pasojat e veprës penale dhe manifestimi i
tyre në botën e jashtme.Duke pasur parasysh se ekzistojnë vepra penale të
llojllojshme si ato pasojat e të cilave janë latente gjegjësisht të cilat në botën e jashtme
janë të padukshme ashtu edhe ato të cilat duken drejtpërsëdrejti. Në anën tjetër disa faza
të veprës penale duke filluar nga aktet përgatitore deri tek lindja e pasojave pak a
shumë janë indikative prandaj vetvetiu organet e zbulimit më lehtë ose më vështirë i
kuptojnë”.Gjithashtu indicet mund të ndahen edhe sipas elementeve themelore të
veprës penale: vendit, kohës, mënyrës së kryerjes.Ato mund të paraqiten para
kryerjes së veprës penale, në kohën e kryerjes së veprës penale ose pas kryerjes së
veprës penale. Për nga përmbajtja indicet mund të jenë personale dhe reale, materiale dhe
psikologjike, shkakore dhe me pasojë.Sipas rëndësisë mund të jenë primare dhe
sekondare, të përgjithshme dhe të veçanta, të mundshme dhe të vërteta.Indicet
kryesore tregojnë për elementet themelore të qenies së veprës penale dhe
personalitetin e kryesit, kurse ato sekondare kanë të bëjnë me rrethanat lehtësuese dhe
vështirësuese,formën e fajësisë etj.Indicet e përgjithshme dallohen për nga përcaktimi
më i madh dhe paraqiten tek shumica e veprave penale kurse të veçantat vetëm tek
disa.Kualifikimit paraprak i takon ndarja e cila indicet i sistemon varësisht nga
natyra e tyre në materiale (janë të lidhura me anën materiale të veprës dhe kryesit) dhe
psikologjike (janë të lidhura për anën e brendshme psikike të personalitetit të kryesit).  

      Sipas kohës së lindje së tyre ato ndahen në: 

      a) Në ato të para kryerjes së veprës penale (aftësia morale për kryerjen e veprës
penale; motivi i veprës si indice; shfaqja e vullnetit për kryerje të veprës penale; sjellja
e dyshimtë si indice; sjellja e keqe, shoqërimi me persona me famë të keqe, mënyra e
pasigurt e jetesës; vagabondizmi, shpërnguljet e vazhdueshme, ndryshimi i shpeshtë
i profesioneve, etj;dınimet e mëhershme30; vetitë trupore dhe shpirtërore të cilat
janë të përshtatshme për kryerjen e veprës,njohuritë, aftësitë, përvojat mjeshtërore,
shkathtësitë dhe shprehitë;njohja e rrethanave të caktuara të cilat nuk u janë të
njohura të gjithëve ose mosnjohja e rrethanave të caktuara të cilat ishte dashur të jenë të
njohura).

      b) Gjatë kryerjes së veprës penale (prania në vendin e ngjarjes posedimi i mjeteve,
veglave dhe armëve të kryerjes së veprës penale;vetitë e caktuara shpirtërore dhe
fizike32, znanja njohuria, aftësitë, përvojat e mjeshtërisë;karakteri si indice e
personalitetit; njohja e rrethanave të caktuara të cilat nuk i njohin të gjithë ose
mosnjohja e rrethanave të caktuara të cilat ishte dashur të jenë të njohura 33; motivi i
veprës penale; pjesëmarrja në kryerjen e veprës penale, mënyra e kryerjes së veprës34etj.).

      c) Pas kryerjes së veprës penale (gjurmët e veprës penale tek kryesi, pjesëmarrja
në vepër penale; përfitimi nga vepra (pasojat materiale të veprës penale); ndikimi
psikik i veprës penale tek kryesi; indicet sipas sjelljes së dyshimtë; indicet sipas
arsyetimit të dobët (dëshmitë kontradiktore, alibia e rrejshme, etj.35).

      Mbledhja e indiceve fillon me zbulimn e planifikuar të tyre. Zbulimi dhe analiza


e indiceve përfshinë komponentin real dhe ideor. Puna vazhdohet me analizën;
vendosjen e raportit me indicet tjera dhe me vlerësimin e rezultateve të njohurive të
cilat pasojnë nga analiza dhe sinteza e indiceve të vërtetuara.Fazat tjera përbëhen nga
veprimtaria ideore. Me indicet janë të rëndësishme në procesin ideor dhe indicial, tri
metoda të punës. Ato janë: metoda e eliminimit 36, metoda e difundimit 37dhe metoda e
akumulimit38. Në hetimin konkret me rastin e përdorimit të disa indiceve është e
dobishme të shfrytëzohen që të tri metodat sepse me atë fitohet rezultati më i mirë kurse
mbledhja e indiceve dhe puna me to në kriminalistikë është rregull. Ky është një proces i
vështirë, detaj, i hollësishëm gjithëpërfshirës dhe afatgjatë (Korajliq.N; 2003/425-
426).

      Kemi vërejtur se indicet klasifikohen dhe ndahen sipas kritereve, porpër


praktikën kriminalistike shumë kriminalist theksojnë rëndësinë e madhe të disa
indiceve operative39 siç janë: 

      a) Mënyra e kryerjes së veprës penale si indice 


      Duke ndërmarrur aktivitete të ndryshme kriminale shumica e kryesve pas vetës
lë gjurmë të cilat mund të manifestohen sipas objektit të sulmit, vendit, kohës, mjeteve
dhe veprimeve të ndërmarra në fazën përgatitore, gjatë kryerjes së veprës dhe pas saj.
Nëse vërtetohet se ekzistojnë rrethana specifike që tregojnë për elementet e cekura,
është mundësi e madhe që prej tyre të rezultojë baza e dyshimit për ndërlidhjen e e
veprave të kryera, gjegjësisht për rrethanat se i ka kryer i njëjti person, gjegjësisht i njëjti
grup.Në punën operative me atë rast fillohet nga kryesit e njohur të cilët janë në
evidenca kriminalistike të futur pikërisht për shkak të shfaqjes së veçorive të tilla në
kryerjen e veprave penale kurse faktikisht kanë qenë në mundësi ta kryejnë edhe veprën e
re penale.Gjithashtu kapja në befasi e kryesit në flagrancë, gjegjësisht zbulimi i tij
në një mënyrë tjetër paraqet bazë për ndërlidhjen e tij për vepra të tjera të
pandiçuara penale të cilat janë kryer në të njëjtën mënyrë si dhe për veprën për të
cilën është i privuar nga liria. 

      b) Mjetet e kryerjes së veprës penale si indice 

      Në llojin dhe karakteristikat e mjeteve të kryerjes së veprës penale mund të


dëfton edhe mënyra e kryerjes së veprës penale, gjurmët e gjetura dhe pjesët e mjeteve
të përdorura, por edhe dëshmitë e dëshmitarëve të drejtpërdrejtë të dëmtuarve, të viktimës
dhe të tjerëve.Pas përcaktimit të përkatësisë grupore të mjeteve të shfrytëzuara është
me rëndësi ndër të tjera të gjejmë përgjigje në pyetjet në vijim: çfarë janë ato mjete, a e
është e nevojshme profesion i posaçëm për përdorimin e tyre, kush i prodhon ato apo i
shet, kush i ka poseduar ose ende i posedon, kush ka pasur qasje në to, a i posedon i
dyshuari, etj.

      Mjetet për të cilat supozohet ose pak a shumë është e ditur se janë përdorur për
kryerjen e veprës penale mund të gjenden me rastin e shikimit të vendit të ngjarjes, me
anë të kontrollit dhe bastisjes, me shfrytëzimin e qenit zyrtar, në bazë të dëshmive lidhur
me atë se ku gjenden, kujt i janë shitur ose dhënë, ku janë hedhur apo shkatërruar.
Pas gjetjes së mjeteve të tilla është e domosdoshme që të vërtetohet si vijon: pasojat
e veprës së kryer a ka mundur të shkaktohen me mjetet që janë gjetur; a janë gjetur
mjetet për nga përbërja kimike dhe karakteristikat tjera identike me materialin e
gjetur në vendin e ngjarjes; gjurmët në vendin e ngjarjes a janë shkaktuar nga mjetet
e gjetura; në mjetin e gjetur apo ambalazhin e tij a ka gjurmë nga vendi i ngjarjes dhe të
kryesit të veprës;a është e mundur përputhja me pjesët e objektit të gjetur në vendin
e ngjarjes; dëshmitarët e drejtpërdrejtë a mund ta njohin dhe ta identifikojnë mjetin e
përdorur.

      Në bazë të mjeteve të gjetura të kryerjes së veprës penale nuk bën të


përfundohet lehtë për identitetin e kryesit meqenëse kryesit mund t’i përdorin edhe
mjetet të cilat nuk janë pronë e tyre dhe as në posedim të përhershëm dhe nuk kanë
posedues të njohur (janë marrë tinëzisht), prandaj edhe lihen me qëllim në vendin e
ngjarjes ose futen me qëllim të fingimit. Në punën e ndriçimit të veprës penale
përveç mjeteve të kryerjes mund të gjenden edhe objekte tjera të cilat mund të tregojnë
për besëtytninë e kryesit, përkatësinë e tij profesionit të caktuar, si dhe për
karakteristikat etnike dhe mikrogjeografike të regjionit nga i cili ai vjen, etj. 
      c) Sjellja e dyshimtë (si indice) e personit të caktuar 

      Sjellja e dyshimtë që paraqitet si pasojë e ngarkesës psikike të kryesit e


shkaktuar nga vepra penale (për shkak të vetëdijes për veprën, ndjenjës së fajësisë dhe
frikës nga zbulimi, gjykimit të rrethit dhe dënimit), nuk manifestohet në të njëjtën masë
dhe në të njëjtën mënyrë tek të gjithë personat. Deri tek shfaqja e vogël apo madje edhe
mungesa e plotë e sjelljes së dyshimtë e kryesit të veprës penale shfaqet shpesh edhe
për shkak se ai ka sistem krejtësisht tjetër të vlerave nga ai që është i njohur në shoqërinë
e caktuar.Rasti i tillë zakonisht është me kryesin e veprës penale nëse ai ka realizuar
një përfitim të caktuar, e ka zgjedhur problemin shumëvjeçar, ka realizuar ndonjë qëllim
madhor, etj.

      Kryesi i veprës mund të tërheqë vëmendjen ndër të tjera edhe: me arrati; duke u
fshehur; me ndërrimin e shpeshtë të adresës së banimit; me bartjen e dokumenteve të
rrejshme; me ndryshimin e pamjes fizike, nofkës dhe shprehive (duke kërkuar ngushëllim
në alkool,duke shpenzuar tepër të holla në lojëra fati dhe bixhoz,etj);duke
shfrytëzuar shenja besëtytnie; duke u kthyer në vendin e ngjarjes; duke u paraqitur
vetë kinse për kryerjen e veprës së lehtë penale; me marrëveshje të fshehtë me të
dyshuarit tjerë; duke kërkuar blerësin për mall të caktuar; duke paraqitur veprën
penale të finguar; me futjen e gjurmëve të rrejshme; me shkrimin e letrave anonime
në të cilat shkruan për gjoja motivet e kryerjes së veprës dhe kryesit; me interesimin e
tepruar për rezultate dhe për drejtimin e veprimit të organeve të zbulimit (qysh në
momentin e sigurimit të vendit të ngjarjes dhe të shikimit të tij) për paraqitjen e
dëshmitarëve dhe për atë për çka ata kanë folur; për nevojën e madhe që të flasë për
ngjarjen (madje edhe atëherë kur të tjerët, duke e konsideruar të zgjidhur e kanë harruar
atë); me mospërgjigje në thirrje dhe shmangie nga takimi me policinë; me ankesa të
tepërta apo simulim të sëmundjes dhe të gjendjes emocionale me rastin e intervistimit;
me qëndrime rezistuese dhe me arsyetime të dobëta gjatë bisedës informative; me
përpjekje që gjatë bisedës të kuptojë mendimin definitiv të policisë për ngjarjen; me
ofrimin e alibisë për kohën e caktuar (edhe përkundër faktit se me rastin e ndriçimit të
ngjarjes nuk është precizuar koha e kryerjes, gjegjësisht nuk është e ditur për të tjerët);
me paraqitjen e hollësive të pakujdesshme të cilat kanë mundur të jenë të njohura
vetëm për pjesëmarrësin e veprës.Në fund duhet treguar edhe atë se udhëtimet e
shpeshta të personave pa ndonjë arsye të qartë paraqesin sjellje të dyshimtë e cila nuk
do të thotë se është pasojë psikomotorike e shqetësimit të kryesit,por kusht i
rëndësishëm i kryerjes së suksesshme të disa veprave penale (mashtrimet, tregtia
ilegale dhe kontrabanda, hajnitë ose vjedhjet e dhunshme me thyerje, banditizmat,
shpërndarja e parave të falsifikuara, spiunazhi, etj). 

      d) Karakteri i kryesit (si indice) 

      Karakteri është karakteristikë psikofizike e personalitetit i cili në pajtim me


parimet adekuate rregullative duhet t’i kontrollojë reagimet e njeriut, për çka paraqitet
si indice e rëndësishme orientuese eliminuese.Vepra e kryer pak a shumë mund të jetë
edhe tregues i personalitetit të kryesit (brutaliteti, mizoria, sadizmi, perfiditeti,
perverziteti, dinakëria, indiferenca, luhatja, etj).Kjo rrethanë është shumë e
rëndësishme me rastin e zbulimit dhe ndriçimit të veprave penale të cilat ndodhin
rrallë, me ç’rast objekti i sulmit, vendi, koha, mënyra dhe mjetet e kryerjes tregojnë
specifika të caktuara.Në situate të tilla zakonisht është më e rëndësishme të jepet
përgjigje e drejtë në pyetjen; kush ka qenë në gjendje ta kryejë veprën penale në
fjalë? Prandaj është e nevojshme të kihet edhe kujdes që vepra e kryer penale mund
të jetë edhe në kundërshtim me karakterin e përgjithshëm të personalitetit dhe të sjelljes
së mëparshme të personit.Kjo sidomos është e rëndësishme me rastin kur kryerja e
veprës është përcjellë me koincidencë të rrethanave të pazakonshme.Në anën tjetër
kryerja e veprave të mira dhe sjellja korrekte mund të jetë vetëm paravan pas të cilit
dikush mund ta fshehë personalitetin e tij të vërtetë dhe veprimin e fshehtë kriminal. 

      e) Vetitë fizike të kryesit (si indice) 

      Faktet që tregojnë për vetitë trupore të kryesit (gjinia, përshkrimi personal,


gjesitikulacioni specifik dhe ecja, ngjyra dhe format tjera të zërit) mund të jenë të
përcaktuara në bazë të mënyrës së kryerjes së veprës penale (vrasja me asfiksi), objekti
(sidomos veshmbathja) dhe gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes, dëshmitë e
marra nga dëshmitarët, viktima, i dëmtuari ose personi tjetër, si dhe në bazë të
rrethanave tjera relevante (pesha e madhe e objektit të marrë, gavra e vogël në murin e
thyer, etj). 

      f) Prania në vendin e ngjarjes si indice 

      Konstatimi i pranisë në vendin e ngjarjes paraqet bazë për dyshim.Kjo rrethanë


mund të konstatohet nëse policia e ka hasur personin në vendin e ngjarjes, përmes
objekteve dhe gjurmëve të cilat ai i ka lënë në vendin e ngjarjes, gjegjësisht atyre që
rezultojnë nga vendi i ngjarjes, por janë gjetur tek ai, me ndihmën e informatave të
marra nga qytetarët, në bazë të njohjes së gjendjes së zakonshme në vendin e
caktuar dhe me anë të shfrytëzimit të qenit zyrtar.Në punën operative të planifikimit
në bazë të këtyre indiceve duhet kujdes i madh duke pasur parasysh mundësinë e
kamuflimit të gjurmëve dhe objekteve (me qëllim të orientimit në personin e gabuar,
pastaj duhet pasur kujdes për gabimet në perceptim, për subjektivitetin e dhënies së
dëshmisë etj.Në anën tjetër, prania në vendin e ngjarjes mund të konstatohet jo
vetëm në bazë të rrethanave që lidhen për kohën e kryerjes por edhe për periudhën
paraprake gjegjësisht që i ka paraprirë kryerjes së veprës. 

      g) Posedimi dhe shpërndarja e objekteve të veprës penale si indice 

      Nëse me rastin e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve gjegjëse është gjetur


tek personi objekti për të cilin dihet apo supozohet se është marrë me kryerje të veprës
penale, atëherë ajo paraqet indice të rëndësishme për lidhjen e poseduesit të objektit me
veprën e kryer penale.Në rastin e tillë duhet vërtetuar së pari nga cila vepër penale
rrjedhin ato objekte e pastaj edhe rrethanat në të cilat ka ardhur ai objekt në posedim të
personit tek i cili është gjetur(me prodhim të paautorizuar,me marrje
kundërligjore, tinëzisht, me fshehje, me marrje për meremetim, me marrje si dhuratë).  
      h) Pasurimi i pabazë dhe shpenzimi iracional i të hollave si indice 

      Pasurimi i shpejtë dhe shpenzimi i tepruar i të hollave mund të shërbejë si bazë


për supozim të veprimtarisë kriminale të personit nëse ai nuk ka ose nuk ka pasur të
ardhura të mira, të përhershme ose të kohëpaskohshme as burim legal.Vetë karakteri i
kësaj indice tregon për personin konkret si kryes të veprës penale nga grupi i
veprave me të cilat nxirret përfitimi pasuror kundërligjor dhe nëse ekzistojnë edhe indice
tjera që tregojnë për personin e njëjtë, atëherë mund të flitet edhe për veprën konkrete
penale.Më së shpeshti këto janë vepra penale nga fusha e kriminalitetit pasuror, por
mund të jetë edhe për veprat tjera penale me kryerjen e të cilave nxirret përfitim
pasuror, siç janë format e ndryshme të falsifikimeve, tregtia e palejueshme, marrja e
mitos, vepra penale kundër jetës dhe integritetit fizik, spiunazhi, etj.

      i) Shfaqja e vullnetit për kryerje të veprës penale si indice 

      Kjo indice mund të manifestohet me një varg sjelljesh që para së gjithash


paraqesin pasojën e shqetësimit dhe nervozës së shkaktuar pas nxjerrjes së vendimit për
kryerjen e veprës penale si dhe përpjekjet e kryesit të ardhshëm për krijimin e kushteve
optimale për nxjerrjen e vendimit për zgjedhjen e objektit të sulmuar, vendin dhe
kohën kur do të kryhet vepra, mjetet e nevojshme që do të shfrytëzohen me atë rast,
angazhimin e pjesëmarrësve nëse janë të nevojshëm si dhe masat që duhet të
pamundësojnë zbulimin e saj, gjegjësisht privimin nga liria.

      Kjo indice mund të shfaqet me përgatitjen për kryerjen ose planifikimin e


veprës (vrojtimin e objektit, me fotografimin e objektit, me skica dhe vizatime të
objektit i cili dëshirohet të sulmohet,me përcjelljen e viktimës,me mbledhjen e
informatave nga mjetet e informimit,me marrjen e mjeteve për kryerje siç janë
veglat, maskat, mjetet e transportit dhe lidhjeve, për ushtrime fizike, me qëllim të
ngritjes së fuqisë dhe arritjes së kondicionit, ndryshimin e pamjes, etj.); me përgatitjen e
alibisë; me furnizim me dokumente të rrejshme (sidomos kur thuhet: gjysmë e të
hollave menjëherë kurse gjysmën tjetër pas kryerjes së punës); me informim për
personat që do të mund tu sigurojnë strehimin, ose fshehjen e objekteve të cilat janë
përdorur për kryerjen e veprës; me interesim për blerësit potencial, me kërcënim
verbal ose real se do të kryhet vepra penale (këtu duhet pasur kujdes për mundësitë e
ndryshme të keqpërdorimeve të cilave mund tu qaset kryesi, p.sh. ashtu që për kryerjen e
veprës penale ta shfrytëzojë mjetin e personit i cili është kërcënuar, ta lë objektin e tij
në vendin e ngjarjes, ta kryejë veprën në atë mënyrë që motivi i finguar i kryerjes
tregon për personin i cili është kërcënuar, etj.); me forma të ndryshme të sjelljes së
dyshimtë (p.sh. me bartjen e dokumenteve të rrejshme, bredhjen pa qëllim).Mënyrat e
cekura të shfaqjes së vullnetit për kryerje të veprës penale nëse për to kuptohet para
se të ndodh vepra penale, atëherë trajtohen si shenja paralajmërimi (këto zbulohen me
veprimtarinë kriminalistike informative), kurse pas realizimit të tyre tregojnë për
kryesin e mundshëm. 

      j) Njohuritë profesionale dhe shkathtësitë si indice 


      Në disa raste mënyra e kryerjes, gjurmët dhe rrethanat tjera në të cilat është
kryer vepra penale mund të tregojnë për profesionin, shprehitë dhe shkathtësitë me të
cilat posedon kryesi.Kështu p.sh. mënyra në të cilën është copëtuar kufoma mund të
tregojë për profesionin e kryesit – kirurg, patolog, kasap; falsifikimi kuantitativ i veprës
artistike tregon se kryesi është i shkolluar ose artist i talentuar i profilit të caktuar;
vjedhja me thyerje dhe futja tinëz në banesë në katet e larta tregon për shkathtësinë e
jashtëzakonshme të kryesit; mënyra e lidhjes së nyjeve tregon profesionin ose
shkathtësinë e marinarit, alpinistit; etj.Me rastin e kryerjes së veprës penale kryesi
mund të tregojë edhe ndërhyrje në përdorimin e armës, njohje të shkathtësive
luftarake, etj. 

      k) Njohja e rrethanave të caktuara dhe situatës si indice 

      Ekzistimi i indices se kryesi i ka njohur dhe shfrytëzuar rrethanat të cilat nuk i


dinë të gjithë, mund të vërtetohet në bazë të zgjedhjes së objektit të sulmuar, kohës,
vendit, mënyrës dhe mjeteve të kryerjes.Kjo indice është sidomos e rëndësishme në
rastet kur janë shfrytëzuar rrethanat të cilat i dinë vetëm një numër i caktuar i
njerëzve identiteti i të cilëve është i njohur.P.sh. nëse vërtetohet se me rastin e vjedhjes
nga objekti me shumë dhoma është thyer vetëm njëra nga ato ashtu që në të nuk është
kryer qarkullimi ose ajo është finguar, por është hapur vetëm tavolina në sirtarin e së cilës
kanë qenë sendet e vlefshme (dokumentacioni, të hollat, ari) realisht mund të
supozohet se kryesi, nxitësi, ndihmësi, apo bashkëkryesi është njeri të cilit sistemimi i
dhomave dhe objekteve i janë të njohura më herët. 

      l) Motivi si indice 

      Çdo vepër penale përveç nëse është fjala për veprat pa dashje, kryhet nga
ndonjë motiv40.Motivet e veprave penale mund të jenë të ndryshme siç është përfitimi,
hakmarrja, xhelozia, etj. “Motivi është një instinkt i brendshëm që e shtyn personin të
bëjë diçka ose të sillet në një mënyrë të caktuar. Në esencë shkaku, arsyeja dhe nxitja
është ajo që e shtyn apo e shkakton sjelljen specifike.Në kontestin juridik motivi
shpjegon përse delikuenti e ka shkelur ligjin, p.sh. dhunimin,vrasjen apo futjen e
zjarrit. Ndonëse motivi është ai për dallim nga afekti, nuk është element i
domosdoshëm kur është në pyetje vepra penale, ai mund të ndihmojë shumë.P.sh. motivi
shpesh luan rolin kyç në përcaktimin e shkaqeve të futjes së zjarrit së bashku me
identitetin e personit i cili është përgjegjës për atë akt”. (David R. Redsicker, John J.
Connor, 2000-11).Mirëpo, në praktikë shpesh është i pranishëm mendimi i gabuar se
motivi i kryerjes së veprës penale me përdorimin e eksplozivit gjithmonë është i
njëjti dhe i vetmi, gjegjësisht shumë mendojnë se fjala është për terrorizëm, sepse më
së shpeshti këto vepra kryhen me eksploziv.Është fakt se ato më së shpeshti kryhen në
atë mënyrë por nuk është gjithmonë i vetmi.Kur janë në pyetje eksplozivet në shumë
raste motivi mund të kërkohet dhe të gjendet edhe në mënyrën e kryerjes së veprës, në
mënyrën e sjelljes së kryesit në vendin e ngjarjes, në gjurmët dhe objektet e veprës
penale apo edhe gjetiu, në bazë të së cilës me rikonstruktimin logjik ideor mund të
nxirret versioni më i mundshëm për rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe
eventualisht kush e ka kryer41 41.
      Nevojat, interesi, zakonet, bindjet, tradita, instinktet, epshet, dëshira dhe
ndjenjat sjellin tek motivi për veprën penale. Me anë të motivit përcaktohet edhe
ekzistimi i paramendimit, gjegjësisht ndahet paramendimi nga padashja ose dashja dhe
mosdashja. Aktet e paramenduara janë veprime me motiv të vetëdijshëm.Motivi bënë
pjesë në elementet më të rëndësishme në vlerësimin psikologjik të dashjes.Tek
veprat penale nga mosdashja motivi ka të bëjë me pasojat e veprës kurse tek veprat
e paramenduara edhe me veprën edhe me pasojat e saj. Motivi i veprës penale është
nxitja dhe instinkti si kategori dhe shkas i brendshëm, se arsyeja si kategori e
jashtme, e cila vepron në karakterin, instinktin, ndjenjën, të kuptuarit e njerëzve,
shoqërisë dhe tërë personalitetit.Për shkak të veprimit të nxitjes përkatëse, arsyes në
personalitetin e kryesit, ai e cakton synimin e caktuar të cilin dëshiron ta realizojë me
kryerjen e veprës penale.Lufta e motivit shpesh i paraprinë aktit të vullnetit për
kryerjen e veprës penale dhe përfundon me nxjerrjen e vendimit që të kryhet vepra
penale. Për motiv, krahas mjedisit shoqëror gjithmonë është meritor edhe personaliteti
i tërësishëm i kryerësit si koncept unik.Vepra penale rrallë shkaktohet vetëm nga një
motiv. Në të shumtën e rasteve në të vepron “tufë motivesh”. Nuk ekziston një tabelë
e tërë motiveve. Janë të njohura motivet nxitëse dhe përshpejtuese, motivet primare
dhe sekondare, motivet altruiste dhe egoiste, motivet sociale dhe antisociale, motivet e
ndershme dhe të pandershme.Në praktikën kriminalistike jo rrallë ngatërrohet
shkaktari i përgjithshëm me motivin special të kryerjes së veprës penale. Më të
shpeshtat në praktik janë motivet ekonomike, urrejtja dhe hakmarrja, motivi politik,
erotic seksual, motivi religjioz, fanatik, motivi i nevojës së fshehjes së ndonjë sekreti,
frika nga dënimi, dashuria, solidariteti, keqardhja dhe motivet tjera fisnike, keqbërja dhe
shpirtëzia, besëtytnia, etj.Grup të veçantë përbëjnë motivet patologjike dhe motivet e
të sëmurëve shpirtëror42.

      Motivi i mundshëm i kryerësit të njohur dhe të panjohur të veprës penale


parashihet në bazë të rezultateve të shikimit dhe të veprimeve tjera..Duhet të
formohen dhe të verifikohen shumë versione për motivin e mundshëm.Motivi i
vërtetuar jo rrallë është themel për argumentimin e fajësisë.Në kërkimin e motivit të
veprës penale kriminalistët lëvizin nga pasojat e veprës penale në pasim, e kjo do të
thotë ndër të tjera drejt motivit.Në konsiderim merret lloji i veprës penale, zgjedhja
e objektit të sulmuar, koha e kryerjes së veprës, vendi i kryerjes, mjeti i kryerjes, mënyra
e kryerjes, veprimi i llojit të vet dhe veprimi sekondar i veprës penale si dhe
rrethanat tjera të ndryshme variabile.

      Kur kryhet vepra penale nuk është e domosdoshme që gjithmonë të përputhem me


pasojat.Me analizat e çdo fakti të izoluar si pjesë e pandashme e pasojës, zbulohet
ndonjë karakteristikë e rëndësishme e cila kriminalistikën e sjellë deri te motivi.Pas
analizës kryhet sinteza, elementet e fituara,bashkohen dhe analizohen se a
plotësojnë njëri tjetrin, apo mbase edhe nuk mund të përputhen.Elementet e pasojës në
bazë të së cilave vërtetohet motivi janë: lloji i veprës penale, zgjedhja e objektit të
sulmuar, mënyra e kryerjes, lloji i veprimit dhe i atij sporadik si dhe rrethanat tjera
ndryshuese të cilat varen nga çdo rast konkret.
      Pas formimit të versioneve për motivin duhet analizuar mundësinë e çdo motivi
në raport me gjendjen faktike të konstatuar.Gjatë analizës duhet pasur parasysh se
çdo gjë që nuk është shpjeguar psikologjikisht në mënyrë të kuptueshme dhe të
pranueshme mund të jetë patologjike.Çdo herë kur edhe përkundër përpjekjeve të
mëdha nuk mundet të gjendet motivi i arsyeshëm dhe i pranueshëm, duhet menduar se
vepra është kryer nga i sëmuri shpirtëror ose psikopati, ose në gjendje tepër të shqetësuar,
në gjendje të helmuar, në gjendje të dehur, nën ndikimin e hipnozës,gjumit, epsheve
patologjike, etj.Me zbulimin e motivit lehtësohet zbulimi i kryerësit, sidomos me
rastin e kryerjes së motivit të individualizuar i cili mund t’i përshkruhet një njeriu apo
një grupi të vogël.Për ekzistimin e motivit te disa persona mund të tregoj edhe
rrethana si vijon karakteri i personit, shfaqja e vullnetit për kryerje të veprës, mënyra e
kryerjes së veprës, MOS, njohja apo mosnjohja e rrethanave, ekzistimi i shkak, se personi
ka pas dobi nga vepra, indicet e ndryshme teknike, efekti dhe efekti sekondar i
veprës, sjellja dhe veprimi i të dyshuarit pas veprës, etj. (Modly. D, Korajliç. N.
2002/334-335). Mirëpo, Aleksiq. ZH, dhe Milovanoviq. Z, (1993/ fq.157), tërheqin
vëmendjen se me rastin e përcaktimit të motivit dhe veprimit të mëtejmë lidhur me
të, gjithmonë duhet kujdes i madh, sepse, gjithmonë ekziston mundësia që nxitja e
brendshme e cila e ka shtyrë kryesin ta kryej veprën, ka rezultuar nga mashtrimi
apo gabimi, ose është në pyetje kamuflimi, prandaj kryerësi me qëllim prodhon
gjurma të caktuara, ose veprën e kryer në mënyrë të caktuar dhe në rrethana të caktuar
duke dëshiruar që motivin ta paraqesë ndryshe nga ai të cilin do ta kërkonin
organet e ndjekjes, e me qëllim që organet e ndjekjes t’i shtyjë në rrugë të
gabueshme dhe të sigurohet që dyshimi të mos bjerë mbi të.Për kriminalistin motivi
është një çështje qendrore në përpunimin kriminalistik, sepse, ai paraqitet në rolin e
zbuluesit.Sepse, në bazë të fakteve në dispozicion, kriminalisti do ta formoj edhe
versionin për motivin në bazë të të cilit e ngushton rrethin e kryerësve të mundshëm,
prandaj një nga nëntë pyetjet e arta është edhe kjo “përse” dhe e ka kuptimin e vet të
vërtetë, sepse është e lidhur për motivin kjo pyetje. 

       EVIDENCAT KRIMINALISTIKE 

      Evidencat kriminalistike paraqesin mbledhje të planifikuar dhe të organizuar,


shënim të të dhënave dhe të veprave penale të përgatitura dhe të kryera, të kryesve, të
objekteve dhe të gjurmëve të veprave penale,si dhe të verpimeve kriminalistike dhe të
aktiviteteve të cilat janë të rëndësishme për zbulimin dhe ndriçimin e veprave
penale, të kryerësve të tyre, identifikimin e tyre dhe në përgjithësi për ndërmarrjen e
masave preventive kriminalistike për evitimin e kryerjes së veprave penale nga
kryerësit e evidentuar (Krivokapiq, V. 2005/140).

      Evidencat kriminalistike i takojnë sferës së informatikës kriminalistike.


Informatika kriminalistike e ndihmuar nga teknologjia e informatikës është një
veprimtari informatike në sferën e luftimit të kriminalitetit. Ndër të tjera në suazat e saj
kryhen edhe procese të caktuara informatike të evidentimit, pranimit, arkivimit,
dhe përpunimit të të dhënave, thjesht selektimi dhe përpunimi analitik, si dhe bartja
dhe pasqyrimi i informatave.

      Evidencat kriminalistike kanë karakter të dyfishtë:

A.karakter procedural juridik – sepse në bazë të tyre konstatohen disa


fakte relevante juridike;
B.karakter kriminalistik – operativ – sepse ndihmojnë zbulimin e
kryerësve të panjohur të veprave penale, caktimin e veprës së kryer
penale dhe furnizimin me prova për veprën dhe për kryerësin e saj.  

      Sipas detyrave të tyre themelore, evidencat kriminalistike mund të ndahen në tri


grupe të mëdha:

1. evidencat penale – në të cilat futen të dhënat për të dënuarit dhe personat


e paraqitur;
2. evidencat e posaçme operative – në të cilat futen të dhënat të cilat
mund të shërbejnë për zbulimin dhe argumentimin e veprës penale dhe
kryerësit të saj;
3. evidencat të cilat shërbejnë për vërtetimin e identitetit, p.sh, kartela e
identifikimit me fotografi dhe evidence daktiloskopike e 10
gishtërinjve.

      Me evidencat kriminalistike konsiderohen evidencat në vijim:

1. kartoteka e përgjithshme me renditje ABCD, për personat: kjo është


evidencë gjithëpërfshirëse e personave.Çdo person që evidentohet në
çfarëdo evidence operative duhet të shënohet në këtë evidencë.
2. evidenca e veprave penale dhe e kryerësve.

      Kjo evidencë përmban:

a. evidencën e veprave penale (të dhënat për të gjitha veprat penale për
të cilat policia ka paraqitur kallëzim penal;

b. evidencën e veprave penale me kryerës të panjohur (të dhënat për veprat


penale për kryesi ka mbetur i panjohur);
c. evidencën e kryerësve të veprave penale (të dhënat për gjithë personat
kundër të cilëve policia ka paraqitur kallëzim penal);
d. evidencën e personave të dëmtuar me vepër penale dhe evidencën e
sendeve të humbura apo të vjedhura (të dhënat sipas llojit të sendeve);
e. evidencën MOS, (modus operandi sistem). Në këtë evidence futen të
dhënat për mënyrat në të cilat kryesit e kanë realizuar veprën penale. Kjo
bazohet në njohurinë se recidivisti parimisht shërbehet me të njëjtën
teknik në kryerjen e veprës penale;
f. evidencën e kategorive të caktuara të kryerësve të veprave penale. Në
të regjistrohen recidivistët, kryerësit profesional dhe të specializuar
të veprave penale për të cilët, në bazë të llojit, mënyrës, dhe
karakteristikave tjera të veprës penale, me bazë mund të supozohet se do
ta përsërisin veprën penale;
g. evidencën e shenjave të posaçme personale të kryerësve (evidentohen
shenjat si: ngjyra, invaliditeti, tatuazhi, etj.)të personave të cilët gjenden
evidencat e caktuara të kryerësve të veprave penale;
h. evidencat e nofkave të kryerësve. Me qëllim të fshehjes së identitetit
kryerësit shpesh shërbehen me nofka, gjë që është edhe arsye për
mbajtjen e evidencës së këtillë.

3. Evidencat penale. Në këtë evidencë futen të dhëna për të gjithë


personave të cilët në territorin e shtetit të caktuar janë dënuar me
vendim të plotfuqishëm dhe shtetasit e atij shteti që janë dënuar për
vepër penale në botën e jashtme, nëse aktgjykimet janë
dërguar.Evidenca përbëhet nga kartoteka dhe dosja e personave të
dënuar.Për mënyrën e shfrytëzimit dhe mbajtjes së kësaj evidence
ekzistojnë aktet e posaçme nënligjore.

4. Albumi i fotografive të kryerësve të veprave penale. Në të deponohen


fotografitë e personave recidiv, profesional dhe të specializuar, si dhe
të kryesve serik të veprave penale.Ky është i klasifikuar në grupe dhe
nëngrupe.
5. Evidenca e personave të zhdukur dhe e kufomave të gjetura të
panjohura.Kjo evidencë paraqet model unikat e cila mbahet ndaras për
personat e zhdukur dhe ndaras për kufomat e panjohura.Përmban
karakteristikat morfologjike,të rrobave dhe gjërave tjera të
kufomave dhe personave të zhdukur;
6. Përmbledhjet daktiloskopike përmbajnë përmbledhjen e
përgjithshme daktiloskopike, monodaktiloskopike dhe hejroskopike.
7. Evidenca e personave dhe gjërave të kërkuara.Përbëhet nga evidencat
e kërkimeve të personave, kërkimeve për automjete dhe për gjëra.
8. Evidenca e personave të privuar nga liria.Përmban të dhënat
themelore për bazat e privimit nga lira, arsyet e tprivimint nga lira,
kohën e privimit nga liria, dhe kohën kur dhe cilit organ i është dorëzuar
personi.
9. Evidenca e personave të legjitimuar. Përmban të dhënat për personat
e panjohur dhe personat e dyshimtë të legjitimuar.
10. Evidenca e shtetasve të huaj ndaj të cilëve janë shqiptuar masa
ligjore të ndalimit të hyrjes dhe qëndrimit në territorin e shtetit të
caktuar si dhe masat tjera.
11. Dosjet e personave përmbajnë materialet dhe të dhënat mbi
veprimtarinë kriminale të ndonjë personi. Kjo evidencë mbahet saktë
për veprat e caktuara penale.
12. Dosjet për veprat penale të kryerësve të panjohur. Këto dosje
përmbajnë të gjitha të dhënave të cilat kanë çfarëdo lidhje me veprën
penale të kryerësit e panjohur.
13. Regjistri i shikimit të vendeve të ngjarjeve.Në këtë regjistër
evidencohen të gjitha shënimet të cilat i kryen policia lidhur me veprat
e kryera penale dhe fatkeqësitë e komunikacionit në territorin e caktuar.
14. Regjistri i veprave penale. Në të futen të gjitha veprat penale të kryera
në territorin e caktuar.

      Krahas rëndësisë për veprimtarinë kërkimore, evidencat kriminalistike


shërbejnë për orientimin e punës operative represive dhe preventive të personave të
autorizuar zyrtar në drejtim të disa vatrave kriminale (Modly. D, Korajliç. N 2002/258-
260). 

      Rëndësia e analitikës kriminalistikës 

      Me analitikë kriminalistike nënkuptohet grupi i metodave me të cilat


ballafaqohen veprat penale dhe kryesit e tyre, të dhënat mbi modalitetet e veprave
penale, gjurmët dhe provat, organizata punuese e agjencionet për zbatimin e ligjit,
zbatimi i mjeteve dhe metodave në punë me qëllim të organizimit të luftimit të
suksesshëm në territorin e caktuar.Analitika kriminalistike përfshinë aktivitetin e
gjithëmbarshëm të personave të autorizuar zyrtarë, siç është: kontrolli kriminalistik,
preventiva dhe përpunimi kriminalistik.Veprimtaria preventive për dallim nga
përpunimi kriminalistik dhe kontrolli kriminalistik, kërkon qasje të gjerë në
mbledhjen e të dhënave të cilat mundësojnë ndriçimin e dukurive negative nga aspekte të
ndryshme.Analitika kriminalistike ngërthen në vete mbledhjen e të dhënave me
zbatimin e metodës së eliminimit. (Modly. D, Korajliç. N. 2002/243).

      Krijimi i kushteve për përpunim kualitativ kriminalistik në bazë të veprimtarisë


kriminalistike, para personave të autorizuar zyrtar shtron detyrat e organizimit të mirë të
mbledhjes së të dhënave gjatë aktivitetit të përgjithshëm deri në mbajtjen e evidencave
kriminalistike në atë mënyrë që të mundësojë informim të tërësishëm dhe të shpejtë
të subjekteve të interesuara për cilindo problem operativ, kur atyre u duhet.Është e
domosdoshme të jenë në rrjedhën e ngjarjeve të përditshme,jo vetëm për shkak të
zbatimit të masave represive në kohën e duhur, por edhe për shkak të krijimit të
bazave për planifikim preventiv i cili sidomos duhet të jetë i drejtuar:

1. “frekuencën, llojin, zhvillimin kohor të kriminaliteti, vendin dhe kohën e çdo


vepre penale individualisht, mënyrën e kryerjes së veprës penale, motivet e
kryerjes, rrezikimin e objekteve të mbrojtura;
2. mundësitë e subjekteve të ndryshme shoqërore për veprim preventiv;
3. përpjekjet për formimin e qëndrimeve në mjedisin e vet për dobinë shoqërore
të masave preventive;
4. arsimimin adekuat të kuadrove profesional për veprim preventiv;
5. informimin e nëpunësve të vet për karakteristikat e përgjithshme dhe të
veçanta të kriminalitetit me njoftimin e tyre për zbatimin e masave dhe
aktiviteteve vetanake të subjekteve tjera”.

   Mbledhja dhe evidentimi i të dhënave operative duhet të zbatohet në bazë të


organizimit bashkëkohor dhe teknikave adekuate,me qëllim të shmangies së
grumbullimit dhe dublifikimit të të dhënave shfrytëzimi i të cilave është i pamundur ose i
panevojshëm.Kështu,”masa e madhe e materialit operativ, si dhe ndërlikueshmëria e
përgjithshme e detyrave paraqet pengesën për shfrytëzimin sistematik dhe të planifikuar
të informatave të shumta të cilat kanë mbetur “të harruara”,sepse arritja e tyre është e tillë
që nuk mund të jenë të evidentuara në kohën e duhur, të përpunuara, distribuara
dhe të shfrytëzuara në mënyrë racionale për çka shumë prej tyre pas një kohe të caktuar
humbin aktualitetin”.(Krivokapiç. V. Krstiq. O, 1999/318).Prandaj sistemi klasik i
evidencave glomaze vështirë mund t’i qëndrojë kohës në të cilën gjendemi, e sidomos
kësaj që po vjen, prandaj sa më pare duhet të kapet hapi me metodat e reja të përpunimit
të të dhënave. Këto metoda të përpunimit automatik të të dhënave me ndihmën e
souftvereve kompjuterik i kanë shumë polici moderne.Mirëpo, këto teknologji të reja
ende po shfrytëzohen në mënyrë të pamjaftueshme në punën operative të personave të
autorizuar zyrtar.

      Formimi i ekipit analitik me rastin e themelimit të shtabit operativ për


ndriçimin e rrethanave p.sh, vrasjes së kryer të ndërlikuar, është detyrë themelore e
udhëheqësve të përpunimit kriminalistik.Krahas kuadrove kualitativ të arsimuar për
kryerjen e punëve të tilla, është e domosdoshme të sigurohet edhe pajisja kualitative
informatike dhe lokalet e posaçme në të cilat mund të punohet pa pengesë, si dhe
infrastrukturën përcjellëse.Vrasjet mund t’i konsiderojmë si sisteme të pavarura të
cilat përbëhen nga shumë elemente dhe të cilat janë në interaksion të caktuar me
rrethin.Në se i shikojmë ato kështu, atëherë është i pashmangshme edhe qasja
analitike ndaj problemit, duke menduar në analizën e disa elementeve të sistemit deri te
nënsistemet më të vogla, kurse, pastaj me një qasje sistemore zbulimin e lidhjeve
midis disa sistemeve dhe zbulimin e ër çfarë strukturës logjike e cila çon drejtë kryerësit
të veprës penale (Korajeliç. N. 2003/ 274). Varësisht nga ajo se për çfarë lloj vrasjeje
bëhet fjalë, mund të shfrytëzojmë edhe formën e modifikuar të qasjes analitike
(Pavliçek. J. 2002/fq.64).

o Vrasja ku kryesi është i ditur menjëherë. Këtu zakonisht janë të


gjitha elementet e veprës penale që janë të rëndësishme, të ditura, dhe
është e nevojshme të thellohen vetëm disa segmente në mënyrë që të
argumentohet më mirë vepra penale.
o Vrasja ku kryesi është i panjohur.Ekziston një sasi e caktuar e të
dhënave e cila varësisht nga numri i rasteve (numri i personave që
janë të përfshirë në përpunimin kriminalistik, numri dhe masa e
aktiviteteve dhe masave të ndërmarra, sasia e informatave të mbledhura,
etj.),nuk është e mundur të vështrohen, përpunohen dhe të nxirren detaje
të rëndësishme pa qasje serioze analitike.
o Vrasjet serike, lidhjet e shumë vrasjeve ku kryerësi është i panjohur,
vrasjet me elemente të kriminalitetit të organizuar kërkojnë qasje shumë
më të ndërlikuara analitike.Që të mund të lehtësohet të kuptuarit e
marrëdhënieve të ndërsjella në strukturën e organizatës, të gjenden dhe
të shfrytëzohen elementet e përbashkëta dhe që sa më parë të zbulohet
kryerësi.

      Duke pasur parasysh këtë që u cek, mund të përfundojmë se fjala është për
segmentin specifik të kriminalistikës të cilin mund ta renditin në fushën e operatives
analitike, sepse zbatohet për rastin konkret kriminal, e sidomos është e nevojshme të
theksohet aspekti individualistik i cili ia jep të gjitha karakteristikat e analitikës së
rastit. Me rastin e formimit të shtabit operativ për ndriçimin e veprës penale dhe
identifikimit të kryerësit është e domosdoshme të formohet ekipi analitik i cili është një
nga detyrat themelore të udhëheqjes së përpunimit kriminalistik. Krahas së përzgjedhjes
së kuadrove kualitative të cilët do të duhej të ishin të arsimuar për kryerjen e punëve
të tilla, është e domosdoshme të zgjedhet edhe pajisja kualitative, si dhe lokalet ku
mund të punohet pa pengesë por edhe infrastruktura përcjellëse.Mirëpo, ekipi
kualitativ kriminalistik është “i përpunimit kriminalistik”, kurse analitika e rastit në
tërësinë e procesit informativ të përpunimit kriminalistik paraqet:

o Mbledhjen e të dhënave (bisedat, shikimi i vendit të ngjarjes,


ekspertizat, informatorët, etj).
o Vlerësimi i të dhënave (vlerësimi i burimit të informatave dhe i
përmbajtjes së tyre).
o Lidhja e informatave, gjegjësisht përputhja në sistemin ekzistues
informativ paraqet sintezën e llojit të vet të elementeve të analizuara.
o Interpretimi i të dhënave paraqet nxjerrjen e përfundimeve të drejta dhe
të hipotezave në bazë të rezultateve të sintezës.
o Dërgimi i prodhimeve analitike udhëheqësit të përpunimit kriminalistik,
etj.

      Edhe krahas operacionalitetit ekzistues të evidencave kriminalistike të cilat ishte


dashur të modernizohen, shfrytëzimi i tyre kryesisht ndihmon në marrjen e shënimeve
fillestare për viktimën, aktivitetet kriminale, pjesëmarrësit, ngjarjet, në të cilat ka marrë
pjesë, shfrytëzimin e mjeteve vetanake,armën e legalizuar,personat me të cilët është
takuar gjatë kontakteve të ndryshme (fatkeqësitë, racitë, etj). adresat e vendbanimeve
dhe vendqëndrimeve, etj.

      Sistemi informativ kriminalistik nuk guxon të jetë statik dhe i  pandryshueshëm


për nga përmbajtja e të dhënave dhe për nga vëllimi i tyre, por as edhe për nga
metodologjia e përdorur.Ai duhet ta përcjellë tërë ndërlikueshmërinë dhe
fenomenologjinë e kriminalitetit bashkëkohorë, dhe atë duhet ta azhurojë dhe ta
aktualizoj vazhdimisht me të dhënat e reja të cilat janë karakteristike për disa vepra
penale dhe kryerësit e tyre.Këto procese duhet të jenë të përcjella me përsosjen e
vazhdueshme të metodologjisë së përpunimit automatik të të dhënave. (Krivokapiç. V.
Krstiq. O, 1999/328). 
       MASAT E PËRGJITHSHME TAKTIKE – OPERATIVE DHE
AKTIVITETET E PENGIMIT DHE LUFTIMIT TË KRIMINALITETIT. 

      Kur janë në pyetje masat taktike – operative dhe veprimet që ndërmerren për
pengimin dhe luftimin e kriminalitetit, nga këndvështrimi ynë është interesant klasifikimi
i veprimeve taktike – kriminalistike në ato të cilat ndërmerren para kryerjes së
veprës penale me qëllim të pengimit dhe ato të cilat ndërmerren pas veprës së kryer
penale me qëllim të ndriçimit të saj dhe zbulimit të kryerësit.

      Veprimet për pengimin e veprës penale janë preventive, ose preventive –


represive dhe ato kryesisht janë masa dhe veprime operative – taktike.Veprimet dhe
masat preventive personat zyrtarë i ndërmarrin në bashkëpunim me disa subjekte.
Masat dhe aktivitetet represivepreventive, personat zyrtarë i ndërmarrin zakonisht
në mënyrë të pavarur,varësisht nga disa gjendje para delikuente, ose nga kryesit
potencial të veprave penale, por në kuadër të kontrollit kriminalistik.Veprime të luftimit
të kriminalitetit janë aktivitetet represive për zbulimin e veprave penale dhe të
kryesve të tyre dhe ato mund të jenë veprime të përgjithshme dhe hetimore,
varësisht se a ndërmerren ato veprime zakonisht gjatë kontrollit kriminalistik apo gjatë
përpunimit kriminalistik.

      Veprimet e argumentimit mund të ndahen në bazë të asaj se a sigurohet


materiali personal dhe provues përmes tyre.Sistematizimi themelor i shpjegimit të
mëtejmë do të mbështetet në ndarjen e veprimeve varësisht nga ajo se a ndërmerren
ato me qëllim të pengimit apo me qëllim të luftimit të kriminalitetit.Sistematika e tillë
mundëson grupimin edhe në raport me karakteristikat dhe veprimet tjera siç janë
ato të përgjithshmet, veprimet hetimore, veprimet me anën e të cilave mblidhen provat
personale dhe veprimet me anë të cilave mblidhen provat materiale.Me këtë rast duhet
pasur parasysh tërë relativitetin e kësaj ndarjeje, sepse një numër i konsideruar i
masave taktike – operative dhe i veprimeve të tilla ndërmerret njëkohësisht si për qëllime
të pengimit ashtu edhe për qëllime të zbulimit të veprave penale dhe të kryesve të tyre. 

       Masat dhe veprimet e përgjithshme operative – taktike të    karakterit


preventiv-represiv 

        Verifikimi kriminalistik 

      Verifikimi kriminalistik është masë dhe veprim i përgjithshëm operativ – taktik,


qëllimi i të cilit është të vërtetohet saktësia (bazueshmëria) e fakteve (indiceve,
bazave të dyshimit), të mbledhura (të kuptuara), të cilat tregojnë për një vepër të
caktuar penale, kryerësin e saj apo për rrethanat tjera të rëndësishme për ndriçimin e
veprës penale apo të veprimtarisë së caktuar kriminale.Indicet apo të dhënat
bazueshmërinë e të cilave duhet vërtetuar me anë të verifikimit,hedhur apo plotësuar
pjesërisht mund të jenë të shkallë së ndryshme të probabilitetit, më pak ose më shumë
reale dhe logjike, të marra apo të mbledhura nga burimet e ndryshme.Të gjitha këto
fakte duhet të verifikohen në mënyrë që në bazë të shënimeve dhe fakteve të
vërtetuara saktë të mund të vazhdohet puna në ndriçimin e veprës konkrete penale dhe në
zbulimin e kryerësit të saj.Për këtë arsye verifikimet dhe analizat janë bazë e masave
dhe veprimeve të shumta taktike – operative si të atyre të përgjithshme ashtu edhe të
atyre hetuese siç janë: racia, prita, privimi nga liria, kontrolli etj.Mirëpo, nevoja për këtë
lloj të veprimit operativ – taktik lidhur me veprën konkrete penale, shumë herë dhe
shumë shpesh ekziston edhe pas kallëzimit penal apo raportit, madje edhe në procedurën
e filluar tashmë penale,sikurse edhe gjithnjë kur duhet të vërtetohet probabiliteti apo
bazueshmëria e fakteve të kuptuara më vonë.Për këtë arsye verifikimi është një
metodë permanente në punën e personave zyrtarë me ç’rast zbatimi i tij aplikohet që në
fillim me rastin e identifikimit të indiceve të para (baza e dyshimit) për veprën penale
apo kryesin e saj.

      Disponimi me shënime të pa verifikuara si të sakta jo vetëm në procedurën


penale, por edhe para saj në një masë të konsideruar mund ta dëmtojë prestigjin
dhe nderin e personave me të cilët kanë të bëjnë ato shënime dhe më këtë njëkohësisht
mund të nxiten edhe pasoja të padëshirueshme në kuptim të komprometimit të
personave të autorizuar zyrtarë e që është e papranueshme si nga aspekti i identifikimit
të gjendjes faktike, ashtu edhe nga aspekti i të vepruarit human në të gjitha fazat e
procedurës.Pa marrë parasysh përbërjen heterogjene të të dhënave të cilat
verifikohen, shkalla e ndryshme e probabilitetit të tyre si dhe metodat të cilat
shfrytëzohen mund të tregojnë për disa karakteristika të tyre të përbashkëta që kanë
të bëjnë me llojin dhe mënyrën e verifikimit.(D. Modly; N. Korajliç/ 252). 

   Llojet e verifikimeve 

      Në esencë, në kuadër të kriminalistikës dallojmë llojet e verifikimeve si vijon:

1. personat e autorizuar zyrtarë verifikimin e kryejnë me: a) iniciativës


personale; dhe b) kërkesën e subjekteve tjera;
2. sipas objektit të verifikimit kanë të bëjnë me: a) personat; dhe b)
objektet;
3. sipas mënyrës së kryerjes së verifikimit ai mund të jetë:a) i hapur
(publik); b).konspirativ (i fshehtë).

      Verifikimet të cilat i bënë personi i autorizuar zyrtarë në bazë të iniciativës


personale kanë të bëjnë me bazat e dyshimit, indicet apo njohuritë tek të cilat këta
persona të autorizuar kanë ardhur gjatë angazhimit operativ,me perceptim të
drejtpërdrejtë, duke ushtruar masa dhe veprime të caktuara operative – taktike, në
bazë të informatës të cilën ua kanë dhënë qytetarët, organizatat punuese, gjegjësisht
subjektet tjerat, apo në ndonjë mënyrë tjetër, pa marrë parasysh se a ka ekzistuar
interesimi për informatë të tillë paraprakisht apo jo.Këto verifikime janë më të
shumtat dhe ato paraqesin bazën e veprimtarisë së tërësishme të personave të
autorizuar zyrtarë.Ndër to me rëndësi të veçantë kanë ato verifikime të informatave
dhe shënimeve të cilat kanë burimin e tyre në angazhimin personal operativ, apo kanë
lindur në bazë të perceptimit të drejtpërdrejtë të personave të autorizuar zyrtarë.Në këtë
mënyrë është prezentë mundësia më e madhe për selektim të disa të dhënave
bazueshmërinë e të cilave duhet vërtetuar.Përveç verifikimeve të cilat bëhen me
iniciativë të agjencisë për zbatimin e ligjit, shumë shpesh ndodhë që verifikimi të
dhënave të caktuara kërkohet edhe nga disa agjenci tjera për zbatimin e ligjit. Ndër to më
së shpeshti janë verifikimet të cilat i kërkojnë agjencitë tjera për zbatimin e ligjit për
shkak të nevojë së verifikimit të shënimeve të caktuara në territorin i cili për nga
kompetenca i takon pikërisht agjencisë tjetër.Shënimet e tilla më së shpeshti kanë të
bëjnë me nevojën e kryerjes së masave dhe veprimeve të caktuara operative – taktike
siç janë: verifikimi i identitetit; zbulimi i vendbanimit apo adresës; kontrolli i lëvizjes apo
i sjelljes; regjistrimi në evidencat kriminalistike; verifikimi se personi i caktuar a ka
prirje kriminale; a ka qenë i dënuar më parë etj.Verifikimi sipas kërkesës së agjencisë
tjetër bëhet konformë parimit të koordinimit të bashkëpunimit midis disa agjencive
për zbatimin e ligjit.

      Kërkesën për verifikim mund ta drejtojnë edhe organet tjera shtetërore, si p.sh,
organet e gjyqësisë, organet ushtarake, organet përfaqësuese të bashkësive shoqërore –
politike etj.Shumë të shpeshta janë edhe verifikimet të cilat kryhen me kërkesën e
prokurorit publik, në pajtim me dispozitat e LPP.Është e domosdoshme që të gjitha
verifikimet të cilat kërkohen nga organet tjera të kryhen në kohën e duhur, në mënyrë
të hollësishme dhe me ndërgjegje.Vetëm raporti i tillë në bashkëpunimin
ndërpersonal mund të sjellë rezultate të kënaqshme në pengimin dhe luftimin e
kriminalitetit.

      Verifikimet të cilat kanë të bëjnë me disa objekte, para së gjithash atyre ndaj të
cilave më së shpeshti kryhen vepra penale ose shfaqen dukuri socio – patologjike dhe si
të tilla kanë rëndësinë e objektit kriminogjen.Objektet e tilla verifikohen më së
shpeshti duke mbledhur informata.Qëllimi i verifikimeve të tilla është ndërmarrja e
aktiviteteve tjera operative me qëllim të kontrollit kriminalistik apo të zbulimit të
veprës penale.

      Sipas mënyrës së kryerjes, verifikimet mund të jenë konspirative (të fshehta) dhe
publike apo të hapura.Se kur me rastin e verifikimit të të dhënave mblidhen informata
e të ngjashme do të zbatohet njëra apo tjetra metodë varet para që gjithash nga objekti i
verifikimit p.sh, ndryshe do të bëhet verifikimi i lidhjeve kriminale të të dyshuarit
apo verifikimi i të dhënave për ndonjë person i cili përgatitet për ta kryer veprën
penale, gjë që duhet bërë verifikimi në mënyrë diskrete me qëllim që të vendoset prita në
vendin ku planifikohet vepra apo për shkaqe të ngjashme operative,dhe ndryshe
p.sh, duhet të verifikohet se ku banon dëshmitari i drejtpërdrejtë i ngjarjes së caktuar
kriminale, gjegjësisht se a e ka paguar personi i caktuar tatimin e caktuar në pasuri, me
anë të shikimit të librave tatimor.Mënyra konspirative e verifikimit kërkon një shkallë
shumë më të lartë të kujdesit dhe shkathtësisë më të madhe, një taktikë më komplekse
dhe një kohë më të gjatë për ta kryer atë si dhe një pasiguri më të madhe kur është fjala
për rezultatin përfundimtar të verifikimit.Mirëpo, pa marrë parasysh këtë disa
informata dhe të dhëna të mbledhura duhet të verifikohen në këtë mënyrë, kuptohet
duke zbatuar rreptësishtë parimin e ruajtjes së sekretit zyrtar.Arsyet për këtë janë të
karakterit operativ, moral dhe ligjor.
      Arsyet operative kanë të bëjnë me atë se verifikimi do ta humbë qëllimin
themelor po që se personi me të cilin ka të bëjë verifikimi do të kuptoj për verifikimin.
Në rast të ekzistimit real të veprimtarisë kriminale i dyshuari do të ndërmerr
veprime të caktuara me qëllim të shkatërrimit të gjurmëve dhe objekteve të veprës
penale (provat materiale), do t’i paralajmëronte bashkëpjesëmarrësit dhe do të mund të
largohej me kohë apo edhe t’i pengojë të gjitha masat kriminalistike operative të
cilat ndërmerren ndaj veprës penale që do të thotë se veprimtaria kriminale nuk do të
mund madje as të dëshmohej.

      Arsyet morale kanë të bëjnë me ruajtjen e autoritetit dhe dinjitetit të personave


me të cilët ka të bëjë informata apo verifikimi. Me që është fjala për shënime saktësia
e të cilave ende është e pavërtetuar,do të thotë edhe të pasakta në aspektin e
përcaktimit apo identifikimit ose vërtetimit,një gjë e tillë do të mund ta rrënonte
prestigjin dhe autoritetin e personit, kështu që në rrethanat e caktuara kjo do të mund të
ishte edhe vepër penale.Lidhur me verifikimin e kryer përpilohet shënimi zyrtar apo
raporti.Të dy këto shënime kanë rëndësinë ekskluzivisht operative, ndonëse disa
fakte të caktuara gjatë verifikimit mund të fiksohen edhe në formën të cilën e
parasheh LPP, nëse ato do të kishin rëndësi prove në procedurën penale.

      Në shënimin apo raportin zyrtar duhet të shënohen mjetet të cilat janë
shfrytëzuar me rastin e identifikimit,përmbajtja dhe përshkrimi i të dhënave të cilat
janë mbledhur gjatë verifikimit, burimi i tyre dhe autenticiteti.

      Nëse verifikimi është kryer sipas kërkesës së prokurorit apo agjencisë tjetër,
atëherë shënimet dokumentohen me shkrim në formë të raportit të posaçëm në të
cilën theksohet burimi i të dhënave dhe cilat mjete operative – taktike janë shfrytëzuar
nëse kjo të ishte në kundërshtim me ruajtjen e fshehtësisë zyrtare.Mirëpo, gjithashtu
duhet theksuar se a janë verifikuar të dhënat,a janë plotësisht apo pjesërisht të sakta.
Shënimet apo raporti zyrtarë lidhur me verifikimin e kryer shfrytëzohet për qëllime
operative, kurse futen në disa evidence varësisht nga karakteri dhe përmbajtja e tyre.

      Verifikimi nuk është i lidhur vetëm për veprën penale, por ka rëndësi edhe më të
gjerë,ai mund të kryhet me qëllim të informimit të përgjithshëm mbi gjendjen në
një territor të caktuar dhe jo vetëm kur janë në pyetje veprat penale dhe kryerësit e
tyre, por edhe atëherë kur është fjala për dukuri sociale – patologjike.Ai mund të ketë
kuptim më të gjerë një mbledhjen e informatave nga ana e agjencisë për zbatimin e
ligjit e që në bashkëpunim me subjektet tjera ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe
operative – kriminalistike dhe për sigurinë në tërësi. (Krivokapiq; 2005/185-190). 

       Mbledhja e informatave 

      Kur vështrohet roli dhe detyrat e personave të autorizuar zyrtar në luftë kundër
kriminalitetit është me rëndësi që në këtë aktivitet të ekzistojë dyshimi,gjegjësisht baza
për dyshim se është kryer vepra penale.
      Bazat e dyshimit ekzistojnë nëse personi i autorizuar zyrtarë ka kuptuar se
ekziston probabiliteti se është kryer vepër penale.Me këtë rast për ekzistimin e bazës
së dyshimit është irelevante se personi i dyshimtë për kryerjen e veprës penale a është i
njohur apo jo.Koncepti i tillë i bazës së dyshimit duhet dalluar nga dyshimi i bazuar
si një shkallë më e lartë e dyshimit.Kjo do të thotë se për ekzistimin e bazës së
dyshimit mbi kryerjen e veprës penale kërkohet një shkallë më e ulët e probabilitetit
sesa për ekzistimin e dyshimit të bazuar i cili është i nevojshëm për inicimin e procedurës
penale.Me qëllim të kryerjes së suksesshme të detyrave në këtë drejtim, personave të
autorizuar u është lënë mundësia që të kërkojnë informata dhe raporte të nevojshme nga
qytetarët (H. Sjerqiç – Çoliq, D. Vuleta, M. Haxhiomeragiq 1999/41).

      Fjala është për bisedën joformale e cila nuk është rregulluar me norma ligjore.
Kërkimi i informatave të nevojshme nga qytetarët në të vërtetë është mbledhje e
provave në kuptimin e hetimit të dëshmive (operative – kriminalistike) për njerëzit dhe
për sigurimin e tyre njëkohësisht.Mbledhja e informatave të nevojshme nga qytetarët
është formë e aktivitetit operativ-taktik e personave të autorizuar zyrtar, të cilin
aktivitet ata e ndërmarrin me vetiniciativë në mënyrë metodike dhe sipas planit të
përpiluar më parë.Kjo detyrë e personave të autorizuar zyrtar para së gjithash
nënkupton detyrën e kërkimit të personave të cilët mund të japin informata të
nevojshme dhe relevante.Pra, fjala është për të ashtuquajturat burime personale të
informatave dhe nëse informatat merren sipas formës së paraparë, atëherë mund të
kenë edhe karakter prove.Për shkak të trendëve të pranishme për sigurimin e të
drejtave të qytetarëve me të cilët kontaktojnë personat e autorizuar zyrtarë me rastin e
mbledhjes së informatave të cilat do të mund të ishin të dobishme për kryerjen e
procedurës penale, LPP, rregullon edhe pozitën e tyre, sepse ai qytetar për të cilin do
të mund të thuhej se është dëshmitari i supozuar në procedurën eventuale penale, nuk
është i detyruar të japë çfarëdo deklarate apo të përgjigjet në çfarëdo pyetje e cila i
parashtrohet përveç të dhënave për identitetin e tij. Kjo do të thotë se këta persona kanë
të drejtë të heshtin për çka edhe personat e autorizuar zyrtarë janë të detyruar t’i
njoftojnë në që në fillim.

      Informatat mblidhen nga të gjitha burimet në dispozicion (personat, rezultatet


objektive, incizimet teknike dhe dokumentet).Parakusht themelor për mbledhjen e
suksesshme të informatave është njohja e aktiviteteve të përditshme, njohja e disa
sferave të jetës së qytetarëve në një territor të caktuar etj.Në rastin e mbledhjes së
informative duhet harmonizuar metoda të ndryshme në pajtim të qëllimit themelor të
masës dhe aktivitetit.Me këtë arrihet pajtueshmëria racionale dhe ekonomiciteti.
Evidencat kriminalistike dhe përpunimi analitik i të dhënave kanë rëndësi të madhe.
Mbledhja e informatave nga qytetarët shikuar në tërësi është formë e veprimtarisë
operative e personave të autorizuar zyrtarë të cilën ata e ndërmarrin me
vetiniciativë, me plane dhe në mënyrë metodike e me qëllim që të mbledhin informata
të dobishme për zbatimin e suksesshëm të procedurës.Ky concept përfshinë si bisedën
me persona, ashtu edhe mbledhjen e raporteve me shkrim dhe dokumenteve të
ndryshme, shënimeve nga personat juridik, shënimeve nga evidencat e ndryshme dhe
rezultatet tjerat të veprimtarisë së zbulimit të cilat nuk janë ndërmarrë në formë
procedurale.
      Mbledhja e informatave nga qytetarët në kuptimin e ngushtë ka të bëjë me
deklar4atat e qytetarëve dhënë peronave të autorizuar zyrtarë në procedurën joformale
lidhur me veprën konkrete penale.Fjala është për formën e bisedës të orientuar
njëkohësisht në mbledhjen e dëshmive në kuptim të njohjes dhe zbulimit të dëshmive
dhe personave.

      Mbledhja apo kërkimi i informatave nga qytetarët si veprim operativtaktik në


praktik, realisht ekziston në dy forma të ndryshme.E para, si marrje në pyetje apo
bisedë joformale informative e të dyshuarit dhe e dyta, si intervistë sistematike me
dhënësit e informatave.Kjo e dyta njëkohësisht është metodë “më e butë”, sepse në të
dominojnë elementet psiko – sociale, gjë që dikton një qasje ndryshe ndaj qytetarëve
dhe një taktikë ndryshe të zbatimit.

      Në përpunimet kriminalistike p.sh, për shkak të vrasjes dallojmë tri:

drejtime themelore strategjike në të cilat orientohet mbledhja e informatave nga


qytetarët si një vijim:

1. strategjia e trajtimit të viktimës;


2. strategjia e identifikimit dhe mbledhjes së informatave nga dëshmitarët;
3. strategjia e trajtimit të kryerësit.

      Qasja ndaj mbledhjes së informatave nga çdo grup i përmendur i ka specifikat e


veta. Ndonëse mund të thuhet se çdo bisedë kërkon qasje individuale, megjithatë
struktura themelore e bisedës është e ngjashme përveç një modifikimi pak a shumë më
të vogël ose më të madh.

      Modeli i përgjithshëm i bisedave përbëhet nga elementet në vijim:

1. planifikimi dhe përgatitja e bisedës;


2. hyrje në bisedë;
3. përpunimi i tërësisë tematike;
4. përfundimi i bisedës ;
5. vlerësimi (Pavliçek; 2002, 64.)  

  Planifikimi dhe përgatitja e bisedës 

      Pjesa e fundit e përgatitjes së bisedës është krijimi i planit për bisedë, bazën e të
cilës e përbëjnë nëntë pyetjet e arta kriminalistike dhe veprohet hap pas hapi, nga e
njohura drejtë të panjohurës.Duhet të caktohet pikënisja e drejtë dhe ajo që
dëshirohet të konstatohet dhe të dëshmohet me bisedë.Pra, të kihet edhe kujdes se
masat dhe aktivitetet e parapara dhe renditja e tyre a janë të përshtatura për këtë.
Gjithmonë fillohet nga e pakontestueshmja d.m.th, nga faktet e vërtetuara, nga
rrethi privat dhe shoqëror i respondentit, nga situata e tij jetësore dhe banesore, nga
rrethi profesional etj. Pra, nga anamneza sociale e respondentit. Nëse kriminalistët nuk i
përmbahen parimit të njohjes të së vërtetës hap pas hapi, atëherë mund të vije deri te
kërcimet në kërkimin e fakteve dhe në të menduarit për to, gjë që sjellë deri te lajthimi
apo shmangia.

      Zakonisht plani i bisedës duhet të përmban:

1. përshkrimin e rrethanave të cilat duhet të sqarohen gjatë bisedës


dhe formimin e pyetjeve me atë qëllim si dhe eventualisht renditjen e
pyetjeve për këtë qëllim.Biseda duhet të jetë e gjallë dhe e orientuar
drejtë procesit, prandaj edhe plani i bisedës në rrjedh e sipër aty për
aty ndryshohet dhe plotësohet.Plani nuk është anketë dhe biseda nuk
shterohet në dhënien e përgjigjeve në anketë.Situata taktike e dikton
tërë një varg të pyetjeve të paparashikuara në procesin e bisedës,
qoftë bisedën e tillë ta ketë hapur korrensponduesi apo atë ta ketë
imponuar respondenti.
2. të parashihet renditja e pyetjeve dhe intervalet kohore në të cilat
duhet qasur qartësimit të rrethanave të ndryshme, pra në çfarë momenti
dhe sipas cilës radhë do të shtrohet pyetja e caktuar.
3. parashikimi i bisedave me të ashtuquajturit elementet e jashtme siç
është; dita dhe ora, ku do të pritet resopondenti deri te fillimi i marrjes në
pyetje etj.

      Plani i bisedës është i pandashëm nga plani i përpunimit kriminalistik lidhur me


ngjarjen penale. Ai supozon njohjen e mirë të hollësive për objektin.Kurdo që është e
mundur kriminalistët duhet t’i kushtojnë vëmendje të posaçme përgatitjes së
bisedës.Me këtë ata do ta kursejnë kohën dhe do ta mundësojnë planifikimin e
bisedës, që në fillim mund të vlerësohet çfarë dëshirohet të arrihet me bisedën, të fitohet
në azhuritet, por edhe respondenti e kupton dhe e përjeton si serioze etj.

      Gjatë përgatitjeve të bisedës bëhet analizimi i fondit të fakteve në dispozicion,


bëhet plani i bisedës, sigurohet vendi për bisedë, sigurohen faktet të cilat duhet
ballafaquar etj.Gjatë përgatitjeve për bisedë sidomos duhet të kihet parasysh qëllimi i
bisedës, tema, strategjia dhe taktika, detyrat, zgjatja dhe përgatitja e nevojshme teknike.
Përgatitja e drejtpërdrejtë e bisedës përfshinë informimin, argumentimin, formimin
dhe konkludimin apo konstatimin.

      Sa herë që është e mundur duhet zgjedhur kohën e duhur, vendin, duhet të
mblidhen informata për bashkëbiseduesin, të caktohen kornizat e objektit të bisedës,
mënyra e fillimit të bisedës dhe moment i kalimit në çështje të drejtpërdrejta, përgatitjen
e pyetjeve personale, renditjen apo strategjinë e pyetjeve, renditjen logjike të
pyetjeve, llojet e pyetjeve, rrjedhën e bisedës (nëse është e mundur),mënyrën e
veprimit të kriminalistit në mënyrë aktive të orientuar ashtu që të mos i shmanget
asnjëherë qëllimit të bisedës.

      Sipas T. Markoviqit (1972/ 501 – 508) që të mund të zhvillohet biseda me sukses


është e nevojshme që të kihet parasysh:
1. elementet e vërteta, të cilat janë; vendi, koha dhe njohja e objektit.

2. elementet e karakterit psikologjik, sipas të cilave nuk mjafton që kriminalisti t’i


njoh vetëm njerëzit, por është e dëshirueshme që ai të jetë në gjendje edhe t’ua kaloj
atyre, sepse nëse dëshirohet të dihet se çfarë mendojnë njerëzit, atëherë duhet ta
dimë se si jetojnë ata, për shkak se njerëzit e ndryshëm reagojnë ndryshëm në teknikën e
bisedës.Të shumtën e rasteve nga teknika adekuate varet edhe vet suksesi.

3. elementet e karakterit taktik të cilat rezultojnë nga dy të parat, vazhdojnë me to


dhe së bashku me to e bëjnë tërësinë e taktikës së marrjes në pyetje.Siç thekson Z.
Roso, (1995 /60 – 62). Zgjedhja e kohës dhe vendit për kryerjen e bisedës
informative43 dhe intervistës44 është e rëndësishme për dy arsye:

      Së pari, shumë arsye taktike – psikologjike kërkojnë që biseda informative të


kryhet sa më parë dhe sipas mundësisë menjëherë pas ngjarjes apo pasi që personi me
të cilin dëshirojmë të bisedojmë ta ketë vërejtur faktin dhe rrethanat të cilat janë të
rëndësishme për përpunimin kriminalistik të procedurës penale.Së dyti, arsyet taktike
kërkojnë shtyrjen e bisedës për një kohë më të shkurtë apo më të gjatë, nëse është e
nevojshme që paraprakisht të bastiset banesa, të konfiskohen objektet e veprës penale, të
bëhet shikimi në dokumentacionin e nevojshëm, të mblidhen shënimet shtesë për
disa fakte dhe rrethana të veprës penale etj. sepse në të kundërtën rezultati i atyre
veprimeve do të dështonte nëse biseda ndërmerret para se të jenë kryer këto.Gjithashtu
varësisht nga situata konkrete taktike mund të ndodh që të ketë nevojë për më tepër
biseda në të njëjtën kohë, në mënyrë të sinkronizuar, apo që biseda informative dhe
intervista të lidhen në mënyrë taktike me ndonjë masë tjetër apo aktivitet operativ.

      Me rastin e zhvillimit të bisedës me qytetarë, është e dëshirueshme që ajo të


zhvillohet jashtë lokaleve zyrtare, për shkak se ne nga qytetari kërkojmë një lloj
sakrifice të kohës dhe komoditetit të tij.Me rastin e përzgjedhjes së vendit të
intervistës gjithmonë qytetarit duhet lënë mundësinë që ai ta zgjedhë apo ta caktoj
vendin e bisedës i cili i konvenon atij, sepse qasja e tillë i kontribuon krijimit të
atmosferës së këndshme dhe jozyrtare dhe i shërben qëllimit të intervistës.Vendi i
intervistimit duhet ta sigurojë anonimitetin e bisedës dhe përmbajtjes së saj. Koha
për intervistë gjithashtu është çështje e ndjeshme e cila duhet të zgjidhet njësoj së bashku
me bashkëbiseduesin,sepse më së tepërmi varet nga disponimi i vet bashkëbiseduesit
se kur më së tepërmi ajo mund të zhvillohet përveç nëse situata kërkon domosdo që
biseda të zhvillohet menjëherë dhe sa më urgjentë.

      Vendi për zhvillimin e bisedës me personin e dyshuar, zakonisht është në lokalet


zyrtare ku ekzistojnë kushtet e nevojshme për punë të papengesë.Përjashtim nga këto
rregulla bëjnë “situatat e nxehta”, kur nuk ka tjetër rrugëdalje.Arsyet janë të shumta
përse kjo rekomandohet, kurse disa prej tyre janë:diskrecioni,kushtet e përshtatshme,
mundësia e qasjes në dokumente të ndryshme, pamundësia e arratisë, lokali i posaçëm
për biseda etj.
      Biseda me personin e dyshuar për vepër penale nuk bënë të zhvillohet në
shtëpinë e tij, sepse ai atje ndjehet më i sigurtë, kurse edhe mundësia e pengesave është
më e madhe, pastaj pauzat, pengesat anash, ambienti familjar, etj. 

      Hyrje në bisedë 

      Pjesën e hyrjes në bisedë në kontaktin e parë duhet kushtuar vëmendje të


madhe, sepse nga përshtypjet fillestare mund të varet tërë rrjedha dhe përfundimi i
bisedës.Kështu, që në fillim është me rëndësi dhe e nevojshme të eliminohen
pengesat e autoriteteve të cilat ekzistojnë midis kriminalistit dhe qytetarit, dhe të
tentohet vendosja e marrëdhënies profesionale.Kryesisht kjo arrihet si përmes
komunikimit verbal, ashtu edhe përmes komunikimit jo verbal.Përshtypjet e para
janë esenciale.Në psikologji janë të njohura si “halo efekt”.Ky është besimi i disa
karakteristikave të ndonjë personi në pajtim me vlerësimin e përgjithshëm (përshtypjen
të po atij personi). Nëse vëzhguesi nuk ka mendim të mirë për ndonjë person, atëherë
ai do ta ketë prirjen që shumë karakteristika të tij t’i vlerësoj negativisht, dhe e
kundërta, nëse ka mendim të mirë – pozitiv, edhe pse ato karakteristika individuale nuk
kanë kurrfarë lidhje me tërësinë e personalitetit të atij personi.Në anën tjetër, mendimi
për karakteristikën individuale të ndonjë njeriu mund të ndikoj në mendimin e
vështruesit të atij njeriu në përgjithësi.Për tu eliminuar gabimet e tilla duhet
përmbajtur rregullave që ndaj qytetarëve të veprojmë ashtu siç do të dëshironim që
ata të sillen ndaj nesh apo ndaj anëtarëve të familjes sonë, apo ndaj miqve.Gjithashtu,
kontakti i pandërprerë me sy me personin, sinjalet pozitive jo verbale dhe dëgjimi
me vëmendje ndikojnë pozitivisht në vendosjen e mirëkuptimit.Në atë fazë qëllimi është
që të krijohet një reflektim pozitiv dhe një mirëkuptim reciprok, në mënyrë që
personi të pajtohet për bisedë të sinqertë.Për këtë arsye zakonisht biseda e parë u
besohet kriminalistëve më me përvojë.Sipas disave, tre minutat e parë vendosin
suksesin apo mossuksesin e bisedës.Qasja jo e shkathët në kontaktin e parë mund ta
vështirësoj dukshëm, madje edhe ta shkatërroj konceptin taktik të krijuar paraprakisht.
Është mirë që me atë rast të fillohen temat të cilat kanë rëndësi për
bashkëbiseduesin dhe e bëjnë atë të rëndësishëm, kurse pyetjet duhet shtruar ashtu që
shumica prej tyre të kërkojnë përgjigjen me “PO”. (Z. Roso, 1995/ 100 – 101).

      Pas kësaj pason sqarimi i të drejtave të cilat qytetari i ka në pajtim me LPP, dhe
arsyetohet shkaku i bisedës. Kuptimi i bisedës duhet të jetë konstatimi i së vërtetës.
Me atë rast duhet të kurajohen bashkëbiseduesit që të përshkruajnë sa më hollësisht
rrethanat të cilat u janë të njohura për rastin pa ndonjë zbukurim të përgjigjes, apo
harmonizim me ndonjë rend logjik të tij, me fjalë të tij dhe ashtu siç kanë perceptuar.
Nëse fjala është për personat të cilët në çfarëdo forme janë dëmtuar me veprën
penale, atëherë atyre duhet lejuar të qetësohen, koncentrohen, të freskohen, të marrin
terapi, nëse janë duke përdorur terapinë, në mënyrë që të mund tëvazhdohet biseda
kualitative. 

       Përpunimi i tërësive tematike 


      Në pjesën hyrëse të bisedës qëllimi ishte krijimi i një ambienti sa më të afërt dhe
i klimës së mirëkuptimit,njoftimit,gjë që do të ndihmonte përzgjedhjen e taktikës.
Fillimi duhet të jetë i qetë, i durueshëm dhe miqësor.Qëllimi i kësaj faze është të
stimulohet personi që të flasë për ngjarjen sa më hollësisht që është e mundur sipas
radhës kronologjike të zhvillimit të ngjarjes, duke shfrytëzuar pyetjet e hapura dhe skicim
të vendit të ngjarjes.Pyetjet duhet të jenë të shkurta dhe të sakta.Gjatë bisedës
respondentit duhet t’i ofrohet situata sa më tepër që është e mundur.

      Pas kësaj pason përshkrimi i parë i ngjarjes, ku respondenti paraqet njohuritë e


tij për ngjarjen të cilat mund të jenë nga përshkrimet shumë të besueshme deri te
mohimi i plotë i çfarëdo lidhjeje me ngjarjen.Ky përshkrim nuk është mjaftë i
hollësishëm, por trason vazhdimin e bisedës së mëtejme.Kur është fjala për tërësitë
tematike atëherë mendohet në elementet të cilat e përbëjnë ngjarjen përfundimisht.
Kështu si tema mund të paraqiten:konfliktet verbale para vrasjes, prezenca në
vendin e ngjarjes, arma, i dyshuari, viktima, etj.Te bisedat e tilla dallojmë dy
situata themelore: e para,kur respondent bashkëpunon, dhe e dyta,kur ai refuzon
bashkëpunimin.

      Në të shumtën e rasteve respondentët nga grupi i përpunimit të viktimave dhe


dëshmitarëve janë të gatshëm të bashkëpunojnë, kurse pjesërisht të tillë janë edhe të
dyshuarit për shkak të arsyes së barrës së provës e cila e lidhë atë me kryerjen e veprës
penale.

      Përpunimi i tërësive tematike te bisedat kooperative zhvillohet ashtu që


respondentit i sqarohen tërësitë tematike të bisedës, pastaj përshkrimi i temës deri në
kufijtë e të përkujtuarit.Kur respondent përfundon me përshkrimin, kriminalisti i cili
e udhëheqë bisedën shtron pyetje me qëllim të qartësimit të mangësisë së përgjigjes
apo madje të zgjerimit lidhur me të kuptuarit e ndonjë fakti.Gjatë kësaj kohe
kriminalisti tjetër i cili është i pranishëm gjatë bisedës e përcjellë fjalën e
respondentit, i shënon pyetjet me të cilat do të mund të detajohej dëshmia e personit
dhe kur kriminalisti i parë i cili e ka filluar bisedën e përfundon pjesën e tij, atëherë ky i
dyti kyçet në bisedë duke i ndërlidhur pyetjet me temën.Kur të jenë shtruar të gjitha
pyetjet atëherë hartohet deklarata e respondentit në mënyrë që të shmangen
keqkuptimet, sidomos kjo është me rëndësi me rastin e bisedave kooperative, në mënyrë
që personi i cili gënjen ta vërtetojë edhe një herë gënjeshtrën e tij.Gjegjësisht më vonë
kur ai ballafaqohet me faktet të cila e flasin të kundërtën me deklaratën e tij të parë,
të mos mund të thotë se nuk e ka thënë atë, apo të thotë se është keqkuptuar, ose se nuk
ka menduar ashtu.Ky është moment shumë i rëndësishëm psikologjik i cili mund të
jetë shumë i dobishëm nëse veprohet me kujdes.Kur tema të rekapitulohet, atëherë
kalohet në tërësinë tjetër tematike me të njëjtën metodologji derisa të mos
përpunohen të gjitha temat.Para se të kalohet në tërësinë e dytë tematike duhet
shqyrtuar varësisht prej gjendjes së respondentit mundësinë e pauzës, freskimit etj. me
qëllim të vazhdimit të mëtejmë të bisedës, sepse siç thekson Z. Roso (1995; 101),
praktika ka dëshmuar se biseda pa pauzë, më e gjatë se dy orë mësimi (90 minuta)
nuk mund të zhvillohet me koncentrik të plotë.
      Në fazën përfundimtare përmblidhet tërë biseda nga të gjitha fazat dhe
analizohet dhe plotësohet me planin e bisedës me tema të reja.Pas kësaj është e
nevojshme të verifikohen thëniet e respondentit,të verifikohet alibia, të lexohen
deklaratat e pjesëmarrësve tjerë për të njëjtën çështje,sidomos nëse janë zhvilluar më
shumë biseda në të njëjtën kohë në mënyrë që të shkëmbehen të dhënat me
kriminalistët tjerë të cilët zhvillojnë biseda tjera.

      Te biseda jo kooperative zbulohen faktet të cilat i hedhin poshtë deklarimet e


respondentit, nëse supozohet se personi është duke dhënë përgjigje të gabueshme, apo
po fshehë fakte të rëndësishme.Atëherë është e nevojshme që të nxitet për
bashkëpunim.Është detyrë e kriminalistit që të parashtrojë pyetje,por biseda jo
kooperative mund të shkoj aq larg sa që personi të refuzoj çfarëdo bisede.(Pavliçek;
2002; 64.).Tek biseda jo kooperative duhet të parashihet se si duhet të joshet
respondenti për bashkëpunim.Në rast se respondenti ngarkohet atëherë duhet t’i
hyjmë zbulimit të disa fakteve për ngjarjen gjë që mund të jetë nxitje e mirë për
sqarimin e disa rrethanave, mirëpo, për këtë duhet kërkuar momentin e vërtetë.Me rastin
e qartësimit të deklarimeve kontradiktore të respondentit është e nevojshme t’i
sqarohet që faktet e caktuara duhet përsëri të verifikohen në mënyrë që të konstatohet e
vërteta.Në momente të tilla duhet të kërkohet edhe roli i tij aktiv dhe lihet mundësia
që me bisedë graduale të ndryshoj apo ta plotësoj deklaratën e tij, gjegjësisht ta ruaj
“fytyrën”.Tërë kohën derisa bisedohet me respondentin, kriminalisti duhet ta
përqendrojë vëmendjen në shenjat e tij jo verbale (reagimet) të cilat pavetëdije i bënë
ai, sepse kjo mund t’i kontribuojë vlerësimit të momentit të parë kur duhet të ndryshohet
diçka nga taktika e bisedës.Informatat e marra gjatë bisedës nga personi me të cilin
zhvillohet biseda duhet të jenë gjithmonë të verifikuara, sepse biseda duhet të jetë e
zhvilluar “haptazi”. Në situatat kur dinamika e punës imponon zhvillimin e më
shumë bisedave paralelisht, atëherë është e nevojshme të caktohet koordinatori për
zhvillimin e bisedave, detyra e të cilit do të ishte: pranimi i udhëzimeve nga udhëheqësi i
përpunimit kriminalistik, këmbimi i deklaratave midis grupeve dhe orientimi i
aktiviteteve të mëtejme të grupeve në drejtime të mundshme, harmonizimi i strategjisë
së bisedave midis grupeve dhe shkëmbi i të dhënave me udhëheqësin e përpunimit
kriminalistik, bashkëpunimi me kriminalistët dhe me teknikët e kriminalistikës me
qëllim të përjashtimit të gjurmëve,të kontestueshme dhe të pakontestueshme nga
personat, bashkëveprimi në vendimmarrje lidhur me dhënien e informatave mediave,
intervenimi në rastet kur vëren gabime në intervistë,intervenimi në rastet e
keqtrajtimeve fizike apo psikike etj.  

      Përfundimi i bisedës 

      Kur përpunohet të gjitha temat që kanë të bëjnë me përmbajtjen e ngjarjes, në


fazën e fundit të kontaktit me respondentin, është e nevojshme të sqarohet roli i tij në
fazat e ardhshme të procedurës, si dhe nevoja e sigurimit të kontakteve të ardhshme rreth
sqarimeve plotësuese të disa fakteve të reja.

      Nëse është e nevojshme, qytetarët duhet të drejtohen në institucione të caktuara,


qofshin viktima apo dëshmitar, sepse shumë qytetarë nuk kanë qenë në mundësi të
trajtohen nga ana e personave të autorizuar zyrtar, prandaj për shumë të tillë ky
kontakt është mjaft i pakëndshëm, si për shkak të trajtimit nga policia, ashtu edhe për
shkak të vet rolit në ngjarje.Në këtë fazë duhet të shikohet edhe njëherë se a janë
përfshirë të gjitha tërësitë tematike dhe i jepet mundësia respondentit që disa gjëra,
të cilat mendon se janë të rëndësishme t’i theksoj, sqaroj, ose ndryshoj, si dhe të shtroj
pyetje për çështjet të cilat i interesojnë lidhur me ngjarjen.

      Zakonisht interesohen për rolin e tyre procedural, sigurinë e tyre dhe të


familjeve. Në këto pyetje duhet të jepen sa më shumë që është e mundur përgjigje të
sinqerta, dhe nëse kriminalisti diçka nuk di, apo, nuk mund të zbuloj për shkak të interesit
të procedurës, atëherë atë duhet ta thotë qartë.Në shkuarje të respondentit duhet të
shënohet koha saktë kur është përfunduar biseda dhe të verifikohet se a i ka marrë
personi gjërat personale të tij.

      Gjithashtu pjesë e pandashme e bisedës është vlerësimi i cili ka të bëjë me:

1. Vlerësimin e informatave të marra ku pyetësi pyet se çfarë efekti kanë


realizuar informatat e reja ndaj përpunimit të rëndësishëm
kriminalistik, për çfarë informatash është fjala dhe çka duhet ndërmarr
shtesë;
2. Shikimi i fakteve argumentuese është gjithashtu aspekt i vështrimit të
pajtueshmërisë së informatave me dëshmitë e mbledhura dhe me
informatat tjera, gjegjësisht, cilat fakte relevante e ndërlidhin personin
me vrasjen, si dhe sa është vlera argumentuese e atyre fakteve dhe çka
duhet ndërmarr që të vlerësohet kualiteti i tyre.Në këtë pjesë krahas
fakteve të cilat mund të jenë afirmative dhe ta ndërlidhin personin
me vrasjen, gjithashtu është e rëndësishëm të arrihet te faktet të cilat
tregojnë se nuk është vrasës personi për të cilin njohuritë fillestare kanë
treguar se është kryerës i vrasjes,
3. Vlerësimi i aftësisë se pyetësit.Këtu duhet të theksohet se çdo bisedë
është përvojë e re, jo vetëm për kriminalistët e ri, por edhe për ata me
përvojë më të gjatë,për arsyeje se çdo bisedë dhe çdo person është
specifik në mënyrën e tij ashtu që për të qenë e rëndësishme që
përvojat deri te cilat arrihet gjatë bisedës të shënohen në mënyrë që
në të ardhmen nëse ka pasur gabime të eliminohen që të mos përsëriten,
si dhe nëse ka ardhur deri te njohuritë e reja, metodat dhe taktikat e njëjta
mund të zbatohen edh në rastet në vijim (Korajliç. N.2003)

       Observimet speciale 

Hyrje. 

      Niveli i organizimit ndërkombëtarë të kriminalitetit nënkupton shfaqjen e


grupeve të organizuara me shkallë të lartë të internacionalizimit, profesionalizimit dhe
specializimit të një numri të krimineleve.Zbulimi, hetimi dhe argumentimi i veprave
penale të kriminalitetit të organizuar së këndejmi kërkon një kuadër policorë me
arsimim dhe profesionalizëm të lart i cili duhet të jetë i specializuar për punët e tilla.
Aftësimi special gjegjësisht policët e specializuar, në këtë repertorë pune duhet ti
shfrytëzojnë aktivitetet kriminalistike-taktike në mesin e të cilave observimi special
është i pashmangshëm.

      Observimi special është veprimi kriminalistik-taktik i mbledhjes së fshehtë të


informatave me anë të metodës së perceptimit personal.Ky observim ka të bëj me
vëzhgimin e fshehtë ,mbikëqyrjen dhe përgjimin e personave të caktuar, automjeteve,
objekteve dhe lokaleve apo hapësirave me qëllim të realizimit të pamjes dhe mbledhjes së
informatave për gjendjen kriminale,aktivitetet dhe për identitetin e atyre të cilët
mbikëqyren.

      Kjo veprimtari e ndërlikuar ka një dobi të shumëfishtë për punën policore


sidomos në zbulimin dhe hetimin e veprave penale dhe të kryesve të tyre.Zbatimi i
observimit në formë të pavarur apo të kombinuar me aktivitete tjera kriminalistike
është e domosdoshme në të gjitha fazat e punës kriminalistike dhe hetimore duke filluar
nga indicet e para të veprës dhe kryesit e deri në përfundimin e ndriçimit dhe të
argumentimit të veprës penale, gjegjësisht se personi i caktuar e ka kryer veprën penale.

      Qëllimet e observimit special janë:zbulimi i veprave penale dhe definimi i vendit


kritik dhe i kohës së kryerjes së veprave ;zbulimi i kryesve të veprave penale;
konstatimi i vendbanimit, vendqëndrimit, vendit të punës, vendit dhe kohës së takimeve
si dhe kohës dhe drejtimit të lëvizjes kryeseve të veprave penale; realizimi i pamjes
së lëvizjes dhe aktiviteteve kriminale të personave të mbikëqyrur; përcaktimi i taktikës
dhe strategjisë kriminale ndaj kriminelëve qe mbikëqyrën;mbledhja e informatave të
rëndësishme për përgatitjen dhe kryerjen e racisë,për pusi, bastisje,dhe për
arrestimin e kriminelëve;përgatitja dhe zhvillimi i aksioneve të organizuara
kriminalistike me qëllim të kapjes së kryeseve gjatë kryerjes së veprës penale, sepse kjo
është mënyra më e mirë e ndriçimit dhe argumentimit të kriminalitetit, duke pasur
parasysh se në vendin e ngjarjes hasen si kriminelët (kryesit) ashtu edhe viktimat dhe
objektet e veprës penale.

      Observimi special mund të kryhet në disa mënyra qofshin të pavarura apo të


kombinuara, siç janë: mbikëqyrja dhe vëzhgimi operativ i objekteve dhe vendeve apo
lokaleve; mbikëqyrja dhe vëzhgimi i stacionuar i personave ,objekteve, apo lokaleve ku
është duke u kryer aktiviteti kriminalistik; përcjellja e fshehtë në këmbë, përcjellja
e fshehtë me automjet apo mjet tjetër transporti si dhe përmes infiltrimit apo futjes brenda
grupit kriminal. 

      Vështrimi dhe vëzhgimi operativ 

      Shikimi dhe vëzhgimi i objektit dhe lokalit, para së gjithash ndërmerret me të


kuptuar se në lokalitetin e caktuar po kryhen vepra penale.Krahas kësaj, kjo formë e
observimit special gjithsesi ndërmerret kur është e domosdoshme të kryhen
përgatitjet për ndërmarrjen e aktiviteteve kriminalistike dhe hetimore siç janë:bastisja,
arrestimi, racia, dhe pusia.Qëllimi është që drejtpërsëdrejti të vështrohet objekti i
caktuar, siç është p.sh. narko-laboratori ilegal,depoja e fshehtë e drogës,banesa e
dyshimtë, restoranti, diskoteka, automobili, parku apo shëtitorja dhe që me vëzhgim të
drejtpërdrejt të mbledhin informatat për karakteristikat e objektit apo lokalit të caktuar.
Rezultatet e shikimit dhe vëzhgimit operativ mund të shfrytëzohen si për zgjedhjen
e bazës së përshtatshme për mbikëqyrje dhe vëzhgimin e veprimtarisë kriminale e
cila pritet dhe supozohet, ashtu edhe për planifikimin dhe ndërmarrjen e bastisjes,
arrestit, pusisë dhe racisë. 

      Vështrimi dhe mbikëqyrja e stacionuar 

      Vështrimi dhe mbikëqyrja e stacionuar e personave, objekteve dhe lokaleve ku


është duke u kryer veprimtaria kriminale,kryhet nga baza paraprakisht e përzgjedhur
dhe mirë e përgatitur vëzhguese.Objekti apo vendi i caktuar vëzhgohet kur ekzistojnë
indicet se do të kryhet veprimtaria kriminale.Me observim është e mundur të
vërehen dhe të identifikohen kryerësit e veprave penale, koha e kryerjes së tyre,
mënyra e kryerjes së tyre, dhe shkalla e organizimit dhe e kujdesit të kriminelëve.Të
gjitha veprimtaritë e vërejtura kriminale mund të dokumentohen me fotografim,
video-kamerë dhe incizimin tonik.Me këtë formë të observimit special, praktikisht
kryhet përgatitja për aktivitete tjera ndërmarrja dhe zhvillimi i të cilave dnuk do të
mund të ishte as për së afërmi efikase pa vëzhgimin dhe mbikëqyrjen paraprake
(Petroviq. B. 2006/23-24.). 

      Legjitimimi 

      (Lat. Legitimare – legjitimim) është masë dhe veprim operativ – taktik, të cilën e
ndërmarrin personat e autorizuar zyrtar dhe ka për qëllim përcaktimin e identitetit 45 45
të ndonjë personi.Legjitimimi bënë pjesë në grupin e atyre aktiviteteve zyrtare që
shumë shpesh ndërmerren dhe me anë të së cilave mund të arrihet deri te të dhënat
operative shumë të çmueshme.Në situatat e ndërmarrjes së bllokadave, kërkimeve,
racive etj. legjitimimi është aktivitetet i domosdoshëm.Me këtë rast, gjatë
legjitimimit duhet me qenë shumë i kujdesshëm dhe gjithsesi duhet verifikuar
rregullsinë e dokumenteve të identitetit (D. Modly 1998. fq. 325), sepse është shumë e
mundur që para vetës ta kemi kriminelin e rrezikshëm i cili në vend të dokumentit
personal mund ta drejtoj armën apo ndonjë mjet tjetër të rrezikshëm, me çka mund
ta lëndoj apo ta vras policin.Nëse pritet rezistencë, së pari duhet të kontrollohet
personi, e mandej të kryhet legjitimimi.Përcaktimi i identitetit të personit kryhet duke
shikuar dokumentet personale, para së gjithash letërnjoftimin.Vet përcaktimi i
identitetit të personit përfshinë të gjitha faktet dhe karakteristikat me të cilat personi i
caktuar dallohet nga të tjerët.Dokumentet e identitetit shpesh ndryshojnë. Dokumenti
elementar është letërnjoftimi, por mund të shërbej edhe pasaporta, patenta e shoferit,
matrikulli (libreza e marinarit), apo libreza e lundrimit detar, indeksi, etj.

      Për t’i hyrë legjitimimit të ndonjë personi duhet të ekzistojnë arsyet e vërteta
zyrtare (interesi zyrtar).Kriminalistika parasheh rregulla të veçanta taktike për
zbatimin e legjitimimit të personave.Kështu, ekzistojnë rregulla të posaçme për
legjitimimin e personave të dyshimtë të paarmatosur apo personave të armatosur, për
legjitimim në vend publik, për legjitimim brenda lokaleve, në automjete (aeroplan, tren,
anije, autobus).Personat e njohur duhet të legjitimohen vetëm drejtpërsëdrejti kur
është e nevojshme të merren shënimet për paraqitjen e kallëzimit.

      Të gjithë personat që legjitimohen evidencohen në persona të legjitimuar.Ato të


dhëna mund të jenë me vlerë shumë të madhe për punën operative, sidomos nëse ata
janë persona të cilat janë gjendur në afërsi të vendit të kryerjes së veprës penale. Shpesh
ndodh që midis të legjitimuarve, drejtpërsëdrejti pas lajmit për veprën penale hasen
kryerësit e veprave penale ose ndihmësit e tyre, prandaj, nuk mjafton që personi i
autorizuar zyrtar, kur has në personin e dyshuar apo të panjohur, vetëm ta legjitimoj, por
me atë rast duhet ta bëjë raportin për legjitimin i cili futet në evidencën e personave
të legjitimuar (Periq V. 1987).Te vëzhgimi dhe marrja e përshkrimeve personale 46
më e rëndësishmja është që të kihet kujdes për shenjat personale dhe karakteristikat tjera
të hollësishme, p.sh, në rroba dhe valixhe, etj.

      Në situatat kur kryhet legjitimimi si pjesë e masave dhe aktiviteteve operative
taktike të ndonjë vepre tjetër ose edhe si aktivitet i pavarur,por gjithnjë për shkak të
kryerjes së veprës penale,kur me atë rast p.sh, është shfrytëzuar eksplozivi,mund të
ndërmerren edhe veprime të caktuara të cilat në një fazë të mëvonshme të
përpunimit kriminalistik në shumëçka mund të na ndihmojnë në rastin e eliminimit të
disa personave.Për personat të cilët janë legjitimuar me rastin e lajmërimit për
eksplodim, siç thekson Modly. D (1998. fq. 326), të merren shenjat papilare të të
dyshuarve me ndihmën e pambukut, dhe të ndonjë tretësi të posaçëm siç është acetoni,
uji i distiluar, etj.Marrja e strishos ka kuptim vetëm në intervalin kohor brenda 24
orëve pas eksplodimit, kur personat të cilët e kanë përdorur eksplodimin, apo kanë marr
pjesë drejtpërsëdrejti t’i shtrohen këtij lloj marrjeje të strishos edhe pas këtij afati.

      Sot ekzistojnë pajisje shumë të sofistikuara transmetuese si p.sh, “ion scan”,


(advanced chemical detecting sistem for narcotics, explosives and toxics),etj.për
detektimin e kemikaleve të ndryshme.Fjala është për detektorin Ion scan, të
Barringerit, i cili bazohet në aplikimin praktik të teknologjisë së quajtur “Ion mobility
spectometry (IMS)”47.

      Në situatat e tilla kur shfrytëzohet cilado mënyrë e detektimit të eksplozivit


duhet pasur kujdes,edhe që në bisedë me personin të arrihet deri te të dhënat se në
punën e tij të përditshme a përdorë mjete eksplozive, ose a përdorë medikamente të
caktuara të cilat mund të kenë veti të ngjashme,siç janë p.sh, të sëmurët nga zemra të cilët
përdorin nitroglicerinën dhe japin reagim pozitiv.Për këto arsyeje dhe arsyeje të tjera,
personi i autorizuar zyrtar për çdo rast kontrollin e tillë të lokalit, personave dhe
tjerave duhet të përdorë dorëza mbrojtëse për një përdorim në mënyrë që të mos i bartë
me moskujdes mikrogjurmët nga një person në tjetrin,ose nga një objekt në personin
apo objektin tjetër dhe që të mos e kontaminoj vendin dhe objektet të cilat janë objekt i
interesimit. 

      Përcaktimi i identitetit 
      Përcaktimi i identitetit është aktivitet operativ–taktik dhe teknik i cili
ndërmerret gjithmonë kur paraqitet dyshimi në identitetin e personit të caktuar fizik.
Identiteti përcaktohet me metodat e taktikës dhe teknikës së kriminalistike.Vërtetimi i
identitetit të personit të caktuar nuk mjafton të bëhet vetëm në bazë të disa
karakteristikave, por ai është i padyshimtë dhe i sigurt vetëm atëherë kur për
personin e tillë vërtetohen të gjitha ato cilësi me të cilat personi fizik dallohet nga cilido
person tjetër.

      Këto veti apo cilësi mund të sistemohen në tri grupe themelore, siç janë:

a. vetitë juridike (emri, mbiemri, emri i babës, emri i nënës, shtetësia, gjendja
martesore, vendbanimi, vendqëndrimi, dhe ndryshimet gjatë jetës);
b. b.vetitë faktike (dita, muaji dhe viti i lindjes, vendi i lindje, kombësia, numri i
amzës, i cili është i pandryshueshëm)
c. vetitë fizike (vetitë trupore dhe gjinia, përshkrimi personal, shenjat e
gishtërinjve) (Krivokapiç. V. 2005. 199; Modly.D; Korajliç.N; 2002/fq. 158).

      Kriminelët gjithmonë janë përpjekur ta fshehin identitetin e tyre dhe ta


vështirësojnë përcaktimin e tij me qëllim që të mbetën të pazbuluar si kryerës së
veprave penale.Këto përpjekje të kriminelëve për t’i ndërruar karakteristikat e tyre
fizike dhe juridike gjithmonë kanë qenë të pranishme, prandaj shumë kriminel edhe
janë përpjekur të jetojnë me emër të rrejshëm dhe me identitet të rrejshëm.Nuk janë të
rrallë as rastet e ndërrimit të pamjes personale dhe figurës, madje edhe me ndihmën
e operacioneve kirurgjike (kirurgjia faciale), me qëllim që të mbeten gjithmonë ose
përkohësisht të tillë përderisa kryhet vepra penale (maskimi me rastin e kryerjes së
banditizmave të ndryshme ose vjedhjeve me thyerje, përdorimi i dorëzave mbrojtëse
me rastin e vjedhjeve me thyerje).Në histori janë të njohura dhe johumane veprimet e
organeve gjyqësore me kryerësit e veprave penale si: damkosja e kriminelit si shenjë
e përhershme, prerja e disa pjesëve të trupit etj.veprimet e tilla të vrazhda, të
shënjimit permanent të identitetit sot nuk ekzistojnë më, por përpjeka e kriminelëve që
identitetin e tyre ta fshehin edhe më tutje është e pranishme, së këndejmi edhe
përpjekjet e organeve të zbulimit për t’i identifikuar ata.

      Përcaktimi i identitetit të personit të caktuar është i domosdoshëm në rastet kur


duhet të zbulohet kryerësi i panjohur ose kur ndaj disa personave (i dyshuari,
dëshmitari i gjallë), duhet të kryhet masa dhe aktiviteti i caktuar operativ – taktik, prandaj
për ndërmarrjen e tillë është e nevojshme që paraprakisht të bëhet kjo.Përcaktimi i
identitetit ndaj personit kryhet duke ndërmarr gjithnjë për këtë masat e përmendura
dhe vetëm atëherë kur ekziston interesi zyrtar.Të gjitha këto situata nuk është e mundur
që të parashikohen në fillim.

      Mirëpo, arsyet kriminalistike diktojnë që përcaktimi i identitetit të personave


domosdo të bëhet në rastet si vijon:

a. kur personi privohet nga liria;


b. ndaj personit kundër cilit paraqitet kallëzimi penal;
c. ndaj shtetasve të cilët policitë e jashtme i depërtojnë;
d. ndaj shtetasve të huaj të cilët kryejnë vepër penale ose nëse u është
shqiptuar masa mbrojtëse e depërtimit nga vendi, ose largimit nga
territorit të shtetit;
e. ndaj personit i cili nuk i jep shënime për identitetin e vet, ose për vete
jep shënime të rrejshëm;
f. kur ekziston dyshimi se dokumenti personal është i falsifikuar;
g. ndaj personit i cili për shkak të të metave psiko-fizike nuk është në
gjendje që për vete të jap shënime, kurse nuk posedon as document
personal dhe;
h. identiteti domosdo përcaktohet edhe ndaj kufomës identiteti i të cilës
nuk është i njohur.

      Në raport me personin të cilit duhet t’i vërtetohet domosdo identiteti policia
mund të caktoj masën e kufizimit të lirisë së lëvizjes deri në 24 orë.Identiteti i personit
apo kufomës vërtetohet me anë të metodave të ndryshme kriminalistike, me ç’rast
teknika kriminalistike ka rëndësi të posaçme. 

      Ekzistojnë tri mënyra themelore të identifikimit kriminalistik të personave siç janë:

1. identifikimi evidentues48,
2. identifikimi hetimor49
3. identifikimi i ekspertizës50.

      Mirëpo, sot me rastin e identifikimit rol të posaçëm ka përcaktimi i identitetit të


personave me ndihmën e analizës ADN51.Identifikimi mund të kryhet edhe në
mënyra tjera të ndryshme: në bazë të gjurmëve dhe objekteve të gjetura në vendin e
kryerjes së veprës penale, me ndihmën e metodave të ndryshme kriminalistike taktike dhe
teknike, si p.sh, me matje krahasim, profilizim52 etj.

      Kur është në pyetje identifikimi i personave, në një masë të madhe, shfrytëzohen


karakteristikat anatomike dhe antropologjike të trupit, para së gjithash tabanëve, të
cilët më së shpeshti edhe shërbejnë për identifikim meqenëse këto gjurmë më së
shpeshti mbeten në vendin e ngjarjes.Këto janë gjurmë të ecjes së njeriut, vrapit,
madje edhe kërcimeve, por mund të jenë edhe gjurmët e këpucëve,këmbës së zbathur,
sipërfaqësore, të thelluara, të dukshme dhe të padukshme.

      Identifikimi shumë i suksesshëm i personave mund të bëhet edhe në bazë të


dhëmbëve,madje edhe disa dekada pas vdekjes, si dhe në bazë të rezultatit të obduksionit
të kufomës,madje edhe kur është e dekompozuar.Këto veprime identifikuese kryhen
me anë të metodës kriminalistike teknike dhe të mjekësisë ligjore. (Krivokapiç. V,
fq. 199).Por, në rastet kur gjendet kufoma situata është shumë më e vështirë sesa
kur identifikohen njerëzit e gjallë, sepse vetëm në disa raste mund të paraqet
vështirësi identifikimi i personave të gjallë, derisa te kufoma 53pothuaj që gjithmonë
është detyrë e vështirë dhe është i domosdoshëm obduksioni54.
      Kjo do të thotë se me rastin e obduksionit do të ndërmerren masat e nevojshme
për përcaktimin e identitetit të kufomës.Kjo detyrë mbetet edhe atëherë kur është
identiteti i njohur55.

      Gabimet më të shpeshta gjatë identifikimit bëhen për shkak të ndryshimeve në


kufomë, sepse fytyra nuk i ka më mimika dhe pantomimat, pra personi faktikisht është
vetëm një maskë, ngjyra është tjetër, kufoma e ka zënë një pozitë të cilën nuk e ka njeriu i
gjallë, etj.prandaj parimi i kritikës këtu ka rëndësi të madhe, për shkak të të
ashtuquajturit “njeriut të tretë”.Për këtë arsye është krijuar një rregull
kriminalistike teknike që çdo kufomë për identitetin e së cilës ekziston qoftë pasiguria
më e vogël duhet të trajtohet si i vdekur i panjohur56.

      Me atë rast është shumë e rëndësishme të kryhet përshkrimi sipas rregullave
kriminalistike, kurse kujdes të posaçëm duhet kushtuar karakteristikave individuale
(tatuazheve, lythave, gërvishtjeve).Kujdes të posaçëm duhet pas ndaj nofullave për
shkak se dhëmbët janë të qëndrueshëm (madje edhe në zjarr), kurse nuk mund të
gjenden as dy njerëz me karakteristika të njëjta të dhëmbëve.Në situata të tilla ndihma e
stomatologut është e çmueshme.Fotografimi i kufomës është i domosdoshëm për
shkak të shpallje, në pajtim me dispozitat e KPP, pra për tu shpallur në mjetet e
informimit publik.

      Kur gjenden mbetjet e paidentifikuara të eshtrave, dhe metodat klasike të


identifikimit nuk japin rezultate ekziston mundësia e shfrytëzimit të teknikës
tredimensionale të rekonstruktimit facial.

      Procedura e rekonstruktimit facial fillon me mbledhjen e informatave fillestare


për rastin ku janë gjendur të mbeturat e kufomës, rrobat e kufomës, pamja e vendit
të ngjarjes, gjurmëve materiale të gjetura, etj. pastaj me analizën antropologjike
përcaktohet realiteti i përafërt,gjinia, shtati, dhe raca në mënyrë që t’i hyhet
modelimit.Kafka vendoset në mbështetëse improvizohet qafa, pastaj në bazë të të
dhënave të marra me krijimet antropometrike në kafkë vendosen markerët mbi të cilët
më vonë në tërë sipërfaqen e kokës hedhet plastelina.Në bazë të këtyre të dhënave,
personat profesionist, zakonisht artistë që posedojnë njohuri nga antropologjia
forenzike, i përcaktojnë konturat e fytyrës, formën,trashësinë dhe thellësinë e hundës,
madhësinë e gojës, dhe pozitën e syve. Pas përpunimit të skulpturës në kokë vendoset
perika, ngjyrën e së cilës dhe gjatësinë e cakton piktori sipas vlerësimeve të tij. Pas
përfundimit skulptura fotografohet dhe shpallet në media dhe shfrytëzohet për
qëllime operative për identifikimin e kufomës (Pavlçek. J. 2002).

      Duke ju falënderuar shkencës sot ekzistojnë teknika të ndryshme me ndihmën e


të cilave është i mundur rekonstruktimi i pamjes së personit në bazë të kafkës së gjetur,
gjë që shumë i ndihmon identifikimit të shpejtë dhe kualitativ të kufomave të
panjohura5757.Fjala është për metodat e drejtpërdrejta të identifikimit dhe me rastin
e zbatimit të ndonjërës nga ato nuk do të thotë se nuk nevojiten edhe të tjerat, nëse
ndonjëra prej tyre ka dhënë rezultat të mirë ose të besueshëm.
      Një nga metodat e tilla është edhe “superimpozicioni digjital”, e cila ka të bëjë
me atë që antropologët shfrytëzojnë mundësinë kompjuterike me rastin e përcaktimit të
identitetit të kufomës së panjohur, ashtu që fotografia e personit e cila konsiderohet se
është e mundur të jetë e saktë në mënyrë kompjuterike përputhet skicë pas skice,
fytyra me kafkën e gjetur. Madje edhe nëse nuk mund ta bëjmë përputhjen e plotë,
mund të përjashtojmë disa mundësi në këtë mënyrë, të cilat mund të jenë të
rëndësishme në rrugën e gjatë. (Genge. N. E. 2002, fq 171).

      Identifikimi i viktimave të eksplodimeve të rënda paraqet vështirësi të posaçme,


sepse në kushte jashtëzakonisht të rënda e nganjëherë edhe të rrezikshme duhet
identifikuar numër i madh i viktimave dhe i kufomave të cilat në të shumtën e rasteve
janë të gjymtuara, të karbonizuara, të copëtuara, ose janë në gjendje të dekompozimit,
kështu që njohja e tyre është e vështirësuar, madje edhe e pamundur.

      Për tu kryer me sukses identifikimi në kushte e këtilla duhet të ekzistojnë ekipe


speciale të përbëra nga teknikët e kriminalistikës, ekspertët mjekoligjore, ekspertët e
gjenetikës, antropologët dhe profesionistët tjerë.Këto ekipe duhet të jenë në lidhje të
ngushtë dhe bashkëveprim me ekipet e shpëtimit.58

      Identifikimi i kufomave të panjohura kryhet pas klasifikimi të tyre dhe


përshkrimit të hollësishëm nga ana e anëtarëve të familjes.Pasi të jetë bërë kjo dhe
nëse janë dhënë përshkrimet personale dhe ato përputhen me kufomën e caktuar,
atëherë i tregohet kufoma anëtarit të familjes me qëllim identifikimi. 59 Për identifikimin
e objekteve si dhe të personave vlejnë pothuaj të njëjtat rregulla siç është cekur në
pjesën “identifikimi taktik i personave dhe objekteve”. Nëse është fjala për eksplodimin
supozohet se pjesët e trupit janë të shkatërruara, prandaj së pari duhet të përcaktohet
forca dhe përmasa e fatkeqësisë në mënyrë që të rrethohet terreni në të cilin do të
gjurmohet për kufomat dhe pjesët e tyre, dhe pas gjetjes së tyre të shënohet saktë
lokaliteti i gjetjes.Të lënduarit të cilët janë të gjallë mund të ofrojnë edhe të dhëna
për identitetin e vet, vetëm se duhet pyetur në mënyrë të përshtatshme.

      Kontrolli kriminalistik 

      Kontrolli kriminalistik është mbikëqyrje dhe depërtim sistematik i pareshtur në


të ashtuquajturat mjedise kriminale,ose mjedise potenciale kriminale, ose individ të
cilët tashmë janë të njohur si kriminel apo kriminel potencial.Fjala është për sistemin e
të gjitha masave dhe aktiviteteve operative – taktike me anë të cilave personat e
autorizuar zyrtar informohen për delikuentet dhe delikuencën,për fenomenet e rrezikshme
shoqërore, pasojat dhe shkaktarët e atyre gjendjeve dhe dukurive, për faktorët dhe
mjediset kriminogjene dhe viktimogjene, etj. me fjalë tjera kjo është formë e
veprimtarisë së personit të autorizuar zyrtar e drejtuar ndaj kriminalitetit si dukuri
masive.Këto aktivitete i zhvillojnë të gjithë personat e autorizuar zyrtar, varësisht
nga shkalla e profesionalizmit, mënyra dhe mjetet e zbatuara në kuadër të ndarjes
aktuale të punës.
      Gjatë kontrollit kriminalistik si formë e përcjelljes dhe studimit të kriminalitetit
dhe të gjendjeve dhe dukurive të tjera të rrezikshme shoqërore, në territorin e caktuar
policia lëvizë në sferën e “zonës së errët”.Në të para së gjithash bëjnë pjesë masat dhe
aktivitetet operave të njohjes së informatave të ndryshme.Fjala është për indicet e
para orientuese – informative të cilat jo rrallë janë shumë modeste.Bazë për ngritjen
e kontrollit kriminalistik është ekzistimi i të ashtuquajturit dyshim i përgjithshëm,
si masë mundësie.Dyshimi i përgjithshëm ka të bëjë me mjedisin e caktuar, vendin
dhe personat në kuptimin që në atë rreth ose nga personat e caktuar do të mund të
kryhej vepër penale.Tek dyshimi i përgjithshëm (ndonëse mund të ekzistojnë edhe
bazat e dyshimit, madje edhe dyshimet e bazuara), kemi punë me indicet e
përgjithshme të cilat flasin vetëm për mundësitë e jo edhe për probabilitetin e caktuar.
Dyshim i përgjithshëm gjatë kontrollit kriminalistik, me kohë mund të shndërrohet
në “baza të dyshimit” ose “në dyshim të bazuar”, kryerësin e saj ose përgatitjen e veprës
penale.Atëherë ky aktivitet operativ taktik shndërrohet në fazën e tij të mëvonshme
në përpunim kriminalistik.

      Nga sa u tha rezulton se kontrolli kriminalistik i policisë është formë e përcjelljes


dhe studimit të kriminalitetit dhe gjendjeve dhe dukurive tjera të rrezikshme shoqërore
në territorin e caktuar, pra, objekt i kontrollit kriminalistik janë dukuritë masive me
karakteri kriminal dhe me të gjitha elementet e tyre të cilat objektivisht
manifestohen, siç janë: elementet e veprës penale, pasojat materiale të veprës penale,
sjelljet e dyshimta të personave,përcjellja e faktorëve kriminogjen,siç janë vatrat
kriminale, gjendjet e rrezikshme, etj. “dyshimi i përgjithshëm”, në formë të indiceve
të përgjithshme, karakteristike për kontrollin kriminalistik mbështetet në përvojat
kriminalistike lidhur me mjediset e caktuara, vendet apo personat.Kontrolli
kriminalistik në kuptimin organizativ nuk është formë e posaçme e veprimit
organizativ, por vetëm formë e veprimit.

      Ekzistojnë dy forma të kontrollit kriminalistik të cilat janë: kontrolli i


përgjithshëm kriminalistik dhe kontrolli special kriminalistik, i ashtuquajtur kontrolli
linear kriminalistik.Kjo ndarje është preliminare dhe kufiri midis tyre nuk është
shumë ashpër i tërhequr ndonëse të parën para së gjithash e zbaton policia themelore,
kurse të dytën policia kriminalistike (D. Modly; N. Korajliç, 249 – 50 fq.). 

      Kontrolli i përgjithshëm (operativ) kriminalistik 

      Ky është sistem i masave dhe veprimeve operative – taktike me të cilat personi i
autorizuar zyrtar në mënyrë të planifikuar dhe mirë të menduar vjen deri te
njohuria mbi aktivitetet kriminale, vatrat kriminel dhe mjediset kriminale, si dukuri të
cilat ende nuk janë evidentuar dhe konkretizuar në formën e ngjarjeve të paraqitura
kriminale.Ky kontroll është i drejtuar në ruajtjen, evitimin, dhe zbulimin e
aktivitetit kriminal, para së gjithash të kriminelëve profesional.Ndërmerret në bazë të
dyshimit të përgjithshëm apo vlerësimit se mund të ndodh kryerja apo përgatitja,
ose ekziston apo madje është kryer çfarëdo vepre penale.  
      Detyrë e kontrollit të përgjithshëm është evitimi dhe zbulimi i veprimtarive
kriminale, dhe të gjitha formave tjera të rrezikimit të njerëzve të pronës dhe pasurisë, të
rendit dhe qetësisë publike.Me këtë formë të kontrollit realizohet efekti preventive
dhe represiv. Në kuadër të tij hynë një spektër i gjerë i çështjeve të sigurisë.Zbatohet
sipas parimit territorial në kuadër të formës së aktiviteteve paralajmëruese,
patrulluese dhe të përgjithshme operative.Fjala është për kontrollin kriminalistik të
aktiviteteve paralajmëruese patrulluese dhe të kontrollit kriminalistik të formës
detektive por të llojit të përgjithshëm.

      Kjo formë detektive e kontrollit kriminalistik është një shkallë ndërmjetësuese


në raport me kontrollin e posaçëm, special dhe linear.“në kuptimin organizativ të
kontrollit kriminalistik nuk është formë e posaçme e aktivitetit organizativ, por vetëm
formë e veprimit. (D. Modly, 1999/ fq. 59).

      Te zbatimi i kontrollit të përgjithshëm kriminalistik përdorën mjetet dhe


metodat zbatimi i të cilave kërkon një nivel profesional kriminalistik, kurse zbatohen
ndaj objekteve të kontrollit.Puna kryhet në mënyrë rutinore me një shkallë të
vlerësimit analitik, me observim dhe vështrim të drejtpërdrejtë të indikatorëve të cilët
tregojnë për ngjarjet apo sjelljet me interes kriminalistik. 

      Kontrolli kriminalistik i posaçëm kriminalistik special  linear. 

      Kjo është formë e lartë e kontrollit që mbështetet në vlerësimin analitik dhe


zbaton metoda dhe mjetet të llojit të vet të kontrollit, prandaj edhe një aftësim të
posaçëm profesional të policëve në raport me llojin e caktuar të aktivitetit kriminal, të
gjendjeve të rrezikshme, të kategorive të personave dhe të vatrave kriminale.

      Kjo shkallë e lartë e kontrollit kriminalistik zhvillohet në raport me


kriminalitetin (në kuptimin penalo-juridik të ngushtë sipas parimeve lineare të
njësive të specializuara organizative, grupit punues apo individit. Fjala është për formën
e specializuar të veprimtarisë kundër grupeve të caktuara dhe llojeve të caktuara të
veprave penale.Në kuadër të kontrollit linear kriminalistik si formë e specializuar e
aktivitetit realizohet një shkallë e lartë e përpunimit analitik, bëhen vlerësime mbi
rrezikun e objekteve të caktuara, mjediseve, vatrave, etj, hartohet programi aksionar dhe
plani operativ i kontrollit.Te ky lloj kontrolli përpunimi operativ – analitik nuk guxon
të bëhet nga personat administrativ, por nga specialistët operativ me përvojë (grup më
i vogël apo më i madh) (Modly. D. 1999, fq. 600).Në raport me përpunimin
kriminalistik, kontrolli është shikuar nga aspekti kohor, një fazë më e gjatë. Përmes
tij, personi i autorizuar zyrtar “është syri dhe veshi i shoqërisë” (Vodineliq. V, 1990 fq.
56). 

      MASAT DHE AKTIVITETET OPERATIVE TAKTIKE TË PËRGJITHSHME


TË KARAKTERIT REPRESIV 

Aktiviteti kërkimor. 
      Nocioni i aktivitetit dhe veprimtarisë kërkimore. 

      Veprimtaria kërkimore paraqet sistem të masave dhe aktiviteteve operative –


taktike dhe teknike të cilat drejtpërsëdrejti i ndërmerr policia sipas urdhrit të organit
tjetër ose me vetiniciativë dhe me qëllim të gjetjes së personit të caktuar si dhe objekteve
të cilat janë ose mund të jenë të ndërlidhura me veprën penale, gjegjësisht, me
qëllim të përcaktimit të plotë të identitetit të personave dhe kufomave, nëse nuk ka qenë
e mundur të vërtetohen në mënyrë tjetër.  

Veprimtaria kërkimore është vetëm një pjesë e përpunimit kriminalistik dhe si e


tillë ajo ndërmerret post delictum me qëllim të:

o zbulimit të atyre kryesve të veprave penale të cilët janë në arrati ose nuk
iu dihet vendbanimi apo vendqëndrimi;
o përcaktimi i të gjitha karakteristikave relevante identifikuese të kryesve
të veprave penale;
o gjetja e personave të zhdukur nëse ekzistojnë bazat e dyshimit se deri te
zhdukja e tyre ka ardhur si rezultat i veprave penale;
o gjetja e objekteve të cilat kanë lidhje me veprën penale, gjegjësisht
mbledhja e informatave për to;
o përcaktimi i identitetit të kufomave të paidentifikuar, nëse ekzistojnë
bazat e dyshimit se deri te vdekja ka ardhur me anë të veprës penale.

      Është me rëndësi të kihet parasysh se objekt i kërkimit janë personat fizik,


gjegjësisht objektet dhe kufomat.Veprimtaria kërkimore, krahas kësaj, ndërmerret
edhe jashtë suazave të përpunimit kriminalistik në rastet si vijon:

o kur duhet gjetur personin e ikur i cili është i sëmurë shpirtëror, dhe i
rrezikshëm për rrethin; kur duhet gjetur fëmijën ose të miturin e
arratisur nga shtëpia;
o nëse ekziston interes i arsyeshëm për gjetjen e adresës së vendbanimit
apo vendqëndrimit të atyre personave të cilët nuk janë në lidhje me
veprën penale;
o kur duhet të vërtetohet identiteti i personit të panjohur;
o nëse duhet të vërtetohet identiteti i kufomës së gjetur pas vdekjes
aksidentale ose të natyrshme.

      Në qoftë se rezultatet e veprimtarisë operative janë të suksesshme, atëherë ato


kontribuojnë dukshëm në përpunimin operativ,gjegjësisht mund të kenë efekte
preventive kur me gjetjen e personave të cilët janë jashtë përpunimit kriminalistik
(fëmijët, pleqtë, të sëmurët shpirtëror), evitohen pasojat dëmit të mundshëm.

      Duke pasur parasysh se veprimtaria kriminalistike operative mund të realizohet


me sukses vetëm me ndërmarrjen sistematike dhe me plan të aktiviteteve procedurale
dhe hetimore si të atyre jo formale,të përgjithshme operative taktike ashtu edhe
procedurale dhe hetimore,është e qartë se për realizimin e qëllimeve të veprimtarisë
kërkimore duhet të ndërmerren aktivitete të ndryshme nga secili grup i përmendur.Të
gjitha këto aktivitete varësisht nga qëllimi i cili dëshirohet të arrihet, mund t’i
karakterizojmë si veprimtari kërkimore.

      Shumësia e subjekteve të autorizuara për inicimin e kërkimit, llojllojshmëria e


objekteve, qëllimeve dhe mënyrave të kërkimit si dhe dimensioni i ndryshëm hapësinor
e kohor i akteve të kërkimit ofron mundësinë e kualifikimit të shumëfishtë të formës së
veprimtarisë kërkimore.Duke pas parasysh objektin e kërkuar,veprimtaria
kërkimore mund të ndahet sipas personave, objekteve dhe kufomave.

      Duke filluar nga qëllimet e kërkimit, kërkimet është e mundur të ndërmerren


me qëllim të mbledhjes së të dhënave për personat dhe objektet, me qëllim të gjetjes së
tyre dhe të vërtetimit të identitetit të personave.Sipas fushës së kërkimit dallohen
kërkimet lokale, qendrore dhe ndërkombëtare. Aktet e kërkimit me të cilat iniciohet
kërkimi janë fletëarrestet, shpalljet dhe kumtesat për kërkimin dhe kërkimet mund
të jenë të shpallura me iniciativën e policisë dhe të subjekteve të tjera.

      Veprimtaria kërkimore mund të ndërmerret ndaj të dyshuarve, të pandehurve


dhe të dënuarve me vendim të plotfuqishëm adresa apo vendqëndrimi i të cilëve nuk
dihet, gjegjësisht, të cilët janë në arrati ose janë duke u fshehur; ndaj personave që kanë
ikur nga mbajtja e dënimit me burg ose sanksioneve tjera lidhur me privimin nga
liria; personave të dëmtuar me vepër penale, dëshmitarëve dhe personave tjerë të cilët
mund të ofrojnë të dhëna të rëndësishme për procedurën penale apo veprimtarinë
operative nëse adresa e tyre e banimit nuk është e njohur; ndaj personave të
zhdukur për të cilët ekzistojnë bazat e dyshimit se janë zhdukur me anë të veprës
penale.Kërkimi mund të ndërmerret edhe ndaj personave të panjohur të cilëve
duhet tu përcaktohet identiteti, ose ndaj personave të cilët janë zhdukur në rrethana të
ndryshme (personat e moshuar, të paaftë, dhe të panjohur, personat shurdhmemec,
fëmijët dhe të sëmurët shpirtëror të cilëve duhet tu përcaktohet identiteti, personat
e sëmur shpirtëror, të rrezikshëm për rrethin dhe të cilët kanë ikur nga shtëpia ose
nga institucioni shëndetësor, fëmijët dhe të miturit e arratisur nga shtëpia, nga institucioni
korrektues – përmirësues, ose nga organi i kujdestarisë, gjegjësisht personat tjerë
për të cilët ekziston interesi i arsyeshëm i gjykatës, prokurorisë, policisë, apo organit
kompetent ushtarak, për konstatimin e vendbanimit apo vendqëndrimit të tyre).

      Sipas KPPK, kërkimet ndërmerren edhe ndaj disa objekteve të cilat kanë lidhje
me veprën penale dhe për të cilat kërkohen të dhëna, gjegjësisht kërkohet gjetja e tyre.
Si objekt i kërkimit me anë të shpalljes ndërkombëtare në aktet nënligjore ceken
objektet e zhdukura dhe të vjedhura të cilat kanë rëndësinë të madhe për ndriçimin e
veprave të rënda penale, gjegjësisht ato objekte të cilat kanë vlerë dhe rëndësi të madhe.
Objekt i kërkimit (i shpalljes) mund të jetë edhe kufoma e cila është gjetur, kurse në
mënyrë tjetër nuk ka mundur të verifikohet identiteti i saj (Krivokapiç, 2005, fq. 229-
230). 

      Kërkimi i personave të zhdukur 


      Nga praktika e përditshme kriminalistike dihet se personat e të dy gjinive, të
moshave dhe profesioneve të ndryshme, të konfesioneve dhe të kombësive të ndryshme,
etj. zhduken çdo ditë, nganjëherë edhe në mënyrë misterioze.Publikun sidomos e
shqetësojnë zhdukjet e fëmijëve. Problemi i zhdukjes së fëmijëve nuk është i ri, por
kohët e fundit me shtimin e pedofilisë, për çdo ditë paraqiten ndryshime në skenat
mediale, në perceptimin e publikut dhe në qëndrimet e bashkësive shoqërore lidhur me
zhdukjen e fëmijëve.Për shkak të kësaj në punën e policisë ndjehet apo vërehet një
dallim në procedurën pas paraqitjes së zhdukjes së fëmijës NN,nga paraqitja për
zhdukjen e të rriturit. Personat e moshës madhore në të shumtën e rasteve janë të
punësuar, të martuar,kanë mënyrë të rregullt jetese, të adaptuar në rrethin në të
cilin jetojnë, zhdukja e të cilëve zakonisht ka shkaqe të thella dhe arsyeje nga zhdukje e
fëmijëve dhe rinjve.Pikërisht për zhdukjet e fëmijëve sidomos të moshës
parashkollore shkaktojnë dyshime të posaçme të organeve të procedurës dhe në
publik.Fëmijët dhe të miturit, për shkak të papjekurisë psikike, kureshtjes, naivitetit
dhe sugjestiveve lehtë bëhen viktima të kryesve të veprave të ndryshme penale.Rastet
më të reja të aferave të pedofilisë, të kidnapimit të fëmijëve me qëllim të marrjes së
organeve të tyre për transplantim, për futjen në mall të bardhë, për pornografi fëmijësh
(për kontakte fizike me persona të devijuar, për fotografime të fëmijëve),për
eksperimente me organe të tyre, etj. flasin për nevojën serioze për qasje ndaj këtij
problemi me të marr të lajmit për zhdukjen e tyre, dhe për ndërmarrjen e masave urgjente
dhe të veprimtarive kërkimore.Nga këto zhdukje, për policinë më të rëndat janë rastet
e të ashtuquajturave zhdukje serike të personave.Në rastet e tilla policia është nën
presionin e posaçëm të publikut sikurse në rastet kur paraqiten viktimizimet rituale
të fëmijëve nga ana e sekteve të ndryshme të ndaluara apo format e ndryshme të
shfrenimit mbi fëmijët dhe të miturit.

      Janë më të rralla rastet e zhdukjes së fëmijëve për shkaqe të futjes së tyre në


veprimtari kriminale.Fëmijët për shkak të papërgjegjshmërisë së tyre penale
kriminelët profesional i shfrytëzojnë për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nga
shpërndarja e drogave e deri te vrasja (sidomos, në disa vende të Amerikës Jugore).
Likuidimi i fëmijëve nga ana e kriminelëve profesional nuk është raritet,ato
ekzekutime shërbejnë për tmerrimin e të tjerëve.Për këto shkaqe, policia moderne
sot në sistemin e vet organizativ ka njësi të cilat merren ekskluzivisht me rastet e
zhdukjeve të personave, gjegjësisht të fëmijëve.Rastet e zhdukjeve të personave
kërkojnë bashkëpunimin më të ngushtë të policisë me organet e ndryshme shoqërore
dhe qytetare.

      Pjesa më e madhe e personave të zhdukur kthehen ose gjenden të gjallë dhe të


shëndoshë, në të vërtetë nganjëherë ata gjenden në gjendje të keqe psiko-fizike për
shkak të rraskapitjes, keqtrajtimit frikësimeve, etj.Kjo është një nga arsyet që policia
nganjëherë nuk e fillon menjëherë në kohën e duhur aktivitetin dhe masat e kërkimit,
sepse pritet që personat e zhdukur të lajmërohen, gjë që jo rrallë ka pasoja të kobshme për
personat e zhdukur.Janë të shumta rastet që tregojnë se po të kishte reaguar me kohë
policia personat e zhdukur nuk do të ishin të vrarë, të gjymtuar, apo të keqtrajtuar, etj. 

      Pyetjet kriminalistike taktike lidhur me të zhdukurit. 


      Gjatë përpunimit kriminalistik që bëhet lidhur me të zhdukurit parashtrohen
shumë pyetje kriminalistike taktike të cilat kërkojnë përgjigje.Këto pyetje lëvizin
varësisht prej rrethanave konkrete të personit të zhdukur.

      Në vazhdim do t’i cekim disa pyetje të tilla sa për ilustrim:

1. kush, kur, ku, dhe në çfarë rrethanash dhe kushtesh e ka parë i fundit të
zhdukurin;
2. çka ka punuar në atë moment i zhdukuri, çka ka folur, si është sjellë,
çfarë disponimi ka pas.A ka qenë vetëm apo në shoqëri me ndonjë
person apo persona (përshkruaj, numrin e personave, gjininë,
moshën e përafërt, përshkruaj situatën, mënyrën e kontaktit);
3. si ka qenë i veshur dhe i mbathur.Çfarë sendesh ka pasur me vete
(valixhe, ombrellë, mobil, arkë, shkop, dokumente identiteti, stoli, apo
të holla, aparat fotografik, etj, dhe përshkruaj sendet);
4. cilin qëllim dhe drejtim të lëvizjes i zhdukuri e ka cekur si arsyeje për
largim apo është zhdukur papritur dhe heshtazi;
5. a ekzistojnë informata objektive dhe cilat se personi vërtetë është
zhdukur;
6. duhet përpjekur të bëhet rekonstruktimi ideor dhe sipas nevojës edhe
real, i tëri në rrugën e lëvizjes në ditën e zhdukjes, nëse është e
mundur, sipas nevojës edhe lëvizja në vendet ku ka qëndruar më herët
(rruga e shkuarjes dhe ardhjes në punë, në shkollë, ku ka qëndruar, kë
dhe kur e ka vizituar, etj);
7. a ekzistojnë shënime objektive për qëllimet e të zhdukurit dhe cilat në
pikëpamje të drejtimit të largimit dhe të vendit të shkuarjes dhe arsyet;
8. i zhdukuri a ka arsyeje të vërteta dhe cilat për ndërrimin e papritur të
vendbanimit dhe vendqëndrimit.A i ka thënë dikujt, kur dhe ku se
frikësohet nga dikush, se i kërcënohet dikush, se ka ndonjë problem
dhe cilat probleme, ose e ka treguar atë në mënyrë të posaçme, p.sh, me
sjelljen dhe qëndrimin e tij;
9. a ekziston çfarëdo interesi dhe i kujt për të zhdukurin, zhdukja e të
cilit është paraqitur (marrja e sigurimit, trashëgimisë,pengimi i
dëshmisë, hakmarrja, a ka qenë i zhdukuri i dyshimtë, apo i dëmtuar, etj).
Nëse personi ka qenë i siguruar duhet shikuar ku, prej cilës datë,
kush dhe si e ka siguruar, në çfarë shume, kush e ka të drejtën e
trashëgimisë së sigurimit me rastin e vdekjes së tij;
10. në çfarë marrëdhëniesh i zhdukuri ka qenë me të afërmit dhe
farefisninë (pasurore, personale, punuese, intime, zyrtare, etj);
11. varësisht nga vlerësimi të rastit konkret zhdukja e të cilit është
paraqitur dhe të rrjedhës së pritur të përpunimit operativ,
nganjëherë duhet që në fazën e parë të sigurohen të dhënat për
personat të cilët në rast nevoje mund ta identifikojnë veshmbathjen,
stolinë, dhe sendet tjera të personit të zhdukur, si dhe eventualisht
kufomën dhe mbetjet e tij mortore;
12. duhet të regjistrohen të gjithë personat me të dhënat e nevojshme
dhe adresa për të cilat supozohet se mund të japin informata të
dobishme lidhur me të zhdukurin.Gjatë gjurmimit vazhdimisht duhet të
plotësohet regjistrimi me ata persona;
13. i zhdukuri a ka vizituar shtëpitë publike dhe të fshehta, lokale të
ngjashme, sidomos ato të dyshimta dhe me kë, siç janë lokalet e
bixhozit, shtëpitë e fshehta publike, sallonet e masazhit, bastoret, luftën e
qenve dhe shtazëve tjera, a i ka përkitur ndonjë sekti dhe cilit, etj;
14. nëse i zhdukuri është zhdukur edhe më herët duhet të ceket përse,
kur sa herë, sa gjatë, ku ka qenë gjatë zhdukjes, çka ka punuar, etj.
Informatat për zhdukjet dhe të kthyerit e më hershëm nuk bën të
ndikojnë negativisht në seriozitetin e qasjes dhe të përpjekjes së
përpunimit operativ në vazhdim, siç është kualiteti intensiteti, vëllimi dhe
tempoja e përpunimit;
15. cila është arsyeja e ditur ose e supozuar e zhdukjes “konflikti
familjar, grindja, format e ndryshme të keqtrajtimit (cilat, nga kush dhe
përse), prirja për jetë të çrregullt dhe për bredhje, shprehitë e
“kënaqësive”,kurvëria, prostitucioni dhe format tjera të jetës
jonormale, çoroditjet, kriza e pubertetit, ndjeshmëria e tepërt, frika nga
dënimi për shkak të mossuksesit në shkollë, ikja nga sanksioni penal,
frika nga turpi (p.sh. shtatzënësia jashtëmartesore),sëmundja e
pashërueshme, sëmundja shpirtërore, dromomania, fatkeqësia në
familje, gjendja e rëndë materiale, dashuria e pafat, turpi dhe prestigji,
dyshimi i pabazë, kryerja e ndonjë vepre difamante si incesti, etj;
16. a e ka paralajmëruar i zhdukuri vetëvrasjen dhe sa herë, kur, para
kujt dhe në çfarë mënyre.A kanë ekzistuar motivet për vetëvrasje dhe
cilat (puberteti,menstruacioni,shtatzënia, erotizmi, menopauza,
klimakteriumi i mashkullit, ndikimi i drogës, abstinenca në rastet e
përdorimit të drogave, alkoolizmi, lehonia etj.).Kujdes të posaçëm
duhet kushtuar karakterit, disponimit dhe rrethanave në të cilat ka
jetuar i zhdukuri. Duhet kërkuar përgjigje edhe në pyetjet: a mund
të ndërlidhet zhdukja e tij, në bazë të karakterit dhe temperamentit me
vetëvrasje.A ka vuajtur ndokush në familje nga sëmundjet psikike dhe
cilat, alkoolizmi dhe vartësitë tjera?A ka bërë ndokush në familje
vetëvrasje, tentim vetëvrasjeje apo ka paralajmëruar vetëvrasje, ku,
kur, si dhe përse;
17. motivi i zhdukjes nuk ka mundur të jetë vetëm i drejtpërdrejt. Për këtë
arsye duhet gjurmuar motivi në të kaluarën e të zhdukurit.Është me
rëndësi të merret përgjigje në pyetjen: a ja ka kumtuar i zhdukuri
qëllimin e ikjes apo vetëvrasjes (me fjalë, me gjeste, me letër, kujt, kur
dhe si).Nëse është gjetur letër amaneti duhet të verifikohet dhe të
kryhet ekspertiza;
18. a ka indice dhe çfarë se i zhdukuri është viktimë e veprës penale dhe
çfarë vepre. Ato indice varësisht nga masa dhe lloji mund të jenë
bazë juridike për ndërmarrjen e aktiviteteve urgjente anticipuese për
argumentimin siç është shikimi i vendit të ngjarjes, kërkimi dhe veprime
e masa tjera;
19. personi i zhdukur a ka pasur borxhe dhe kujt (të mëdha,të vogla,
gjendja pasurore e tij, etj.), kujt i ka pasur borxh dhe prej kur.A ka
pasur kredi, çfarë dhe sa.A ka paguar alimentacion, sa dhe kujt dhe
sipas cilës bazë ligjore, etj;
20. i zhdukuri a ka pasur për qëllim ta lëshojë vendin, legalisht apo
ilegalisht, kur dhe përse. Kujt, kur dhe si ia ka kumtuar.
21. çfarë shprehish jetësore ka pasur i zhdukuri dhe karakteri i tij
(çoroditje seksuale, i çuditshëm, vartësitë, prirjet avanturiste, etj);
22. nëse është fjala për femër, a ka qenë shtatzënë dhe pse supozohet se
ka qenë dhe në cilin muaj, me kë, qëndrimi i saj gjatë shtatzënisë,
qëndrimi i familjes së saj, i babait të ardhshëm dhe të rrethit, etj.
23. kush është gjendur në vendin e zhdukjes së tij ose në afërsi të tij
sipas natyrës së punës, për shkak të rrethanave ose rastësisht.Çka kanë
vërejtur në momentin kritik;
24. a është interesuar dhe pyetur ndokush për zhdukjen e personit,
kush, kur, te kush dhe në çfarë mënyre ka pyetur;
25. a ka qenë i grindur me dikë i zhdukuri, në konflikt e të ngjashme dhe
përse.A i është kërcënuar dikush, kur në çfarë mënyre, përse, para kujt,
etj.
26. çfarë gabimesh apo kundërthëniesh janë vërtetuar në situatën,
dëshmitë e personit (sidomos të paraqitësit të të zhdukurit),
reciprokisht dhe me gjendjen e konstatuar, ato gabime a mund të jenë
logjike, psikologjike dhe të natyrës teknike.Duhet të kërkohet sqarimi
dhe arsyetimi për to. Ato janë indice të forta për simulim;
27. kur dyshohet në vrasje, kurse me aksionin e parë është konstatuar
sigurt se vrasësi nuk gjendet në rrethin e shoqërisë së të zhdukurit,
atëherë duhet shfrytëzuar ata për kërkimin e të zhdukurit, nëse
vlerësohet si oportune, p.sh. të pyeten kushërinjtë, shokët dhe miqtë e
të zhdukurit. Njerëzit hezitojnë të japin deklarata policëve prandaj
duhet gjitha thëniet dhe konstatimet të verifikohen;
28. gjithashtu kur dyshohet për vrasje duhet të bëhet kontrolli i të gjitha
vendeve ku mund të gjendet trupi i vdekur, pjesët e tij apo mbetjet
mortore. Ndërmarrja e aktiviteteve lidhur me këto që u cek supozon
njohjen e mirë të mënyrës së fshehjes së kufomave;
29. nëse të afërmit apo personat tek të cilët ka jetuar i zhdukuri ose e
kanë paraqitur të zhdukurin me vonesë të madhe, duhet të vërtetohet
arsyeja e tillë. Në rast nevoje duhet të ndërmerren veprime
anticipuese të argumentimit. Në praktikë janë të regjistruara rastet kur
në banesë janë gjetur trupa të pajetë (shpesh të masakruar) në kohën kur
është paraqitur zhdukja e tij;
30. kur zhduken personat që kanë jetuar vetëm (pleqtë, femrat apo
meshkujt e pamartuar,“të krisurit”dhe bredhësit),personat
homoseksualë, anëtarët e sekteve ekstreme fetare apo të partive politike
etj.Për zhdukjen zakonisht kuptohet mjaft me vonesë.Kjo e
vështirëson gjurmimin e tyre.Në rastet e tilla krahas versioneve të
shumta duhet të formohet versioni për vrasjen apo vetëvrasjen e
mundshme. Ndonëse këto raste janë të rralla duhet formuar versioni
edhe për viktimizimin e mundshëm të personit, në kuadër të ndonjë
rituali të ndonjë sekti ose se është rasti për antropofagji (kanibalizëm),
etj.

      Roli i moralit profesional policor 

      Procedura lidhur me zhdukjet kërkon standarde të larta punuese dhe profesionale


për policët.Parimi themelor të cilit duhet t’i përmbahen është parimi i ligjshmërisë.E
vërteta mund të konstatohet vetëm në bazë të mënyrave dhe metodave të pranuara
sipas ligjit dhe moralisht të arsyeshme në pikëpamje taktike-teknike.Morali
bashkëkohor policor kërkon ndër të tjera që rezultati i punës t’i nënshtrohet
analizës së rreptë dhe të hollësishme (kontrollit).Policia duhet të veprojë lege artis dhe
të jetë efektive, kurse mjetet dhe metodat e zbatuara duhet të jenë të përshtatshme.
Me këtë rast duhet të ruhen nga ndërhyrjet e pabaza në personalitetin e individëve
dhe të drejtat e personave fizik dhe juridik.Morali profesional i policëve nuk bazohet
vetëm në rregullat dhe veprimet e shkruara.Ai duhet ët jetë komponentë e thurur në
strukturën e masës dhe veprimit të caktuar dhe në procedurën në tërësi. Ai në plan të
parë duhet ta ketë aftësinë profesionale, përgjegjësinë profesionale, objektivitetin dhe
kritikën në punë si dhe një varg vetish tjera që luajnë rolin kyç në funksionimin e sistemit
konkret preventiv-represiv të aktivitetit policor.Zbatimi i rregullit të moralit policor
është i nevojshëm sidomos në situata të dyshimta për shkak të paqartësisë së
dispozitave ligjore, me problemet e hapura të përdorimit të mjeteve të caktuara në
procedurën e ndriçimit të fakteve, etj.Domethënia e tij në punën e përditshme policore
është shumë më e madhe sesa që i kushtohet kujdes atij.

      E pamë se morali policor është sistem i formave etike, specifike për policinë si
grup profesional, sipas të cilit me rastin e kryerjes së aktivitetit të tij profesional polici
duhet ta posedojë.Ky moral është ngushtë i lidhur me zakonet profesionale me
policinë.Zakonet profesionale me policinë përcaktojnë mënyrat sipas të cilave
aktivitetet policore zhvillohen me qëllim të kryerjes së rolit shoqëror të policisë në
mënyrë sa më efektive.Kjo do të thotë se çdo punë policore duhet të kryhet
profesionalisht dhe në kohën e duhur duke i ndërmarrë të gjitha ato masa të cilat në këtë
profesion dhe në situatën konkrete konsiderohen të nevojshme për të qenë të kryera mirë.
Elementet themelore të zakoneve profesionale në polici duhet ndërtuar në planet
dhe programet mësimore gjatë shkollimit të policëve. Selektimi i drejtë dhe shkollimi
i mirë i policëve është parakusht i rëndësishëm për kryerjen e suksesshme të punëve
policore, për të cilat u fol.Specifikë e punës policore është dhe rreziku nga
deformimet e mundshme profesionale, prandaj nga policia kërkohen standarde të larta
pune.Këto janë standarde të ndryshme në shtete të ndryshme por si standarde
policore të ndryshme të pranuara sot vlejnë standardet të cilat janë të lidhura për vetitë
psikofizike, të karakterit, emotive dhe vetitë tjera të policëve.Nga polici kërkohet njohje
e mirë e ligjeve, gjendjes dhe lëvizjes së kriminalitetit. Policët duhet ta kuptojnë drejtë
situatën operative dhe ta vlerësojnë mirë problematikën.Duhet ta zhvillojnë aftësinë për
vendime alternative, për marrjen e vendimeve të drejta dhe të bazuara dhe t’i
arsyetojnë në mënyrë adekuate.Ata duhet ta njohin, ta kuptojnë dhe vlerësojnë
rëndësinë dhe karakterin e ligjeve të cilat i zbatojnë në punën e tyre e që kanë të bëjnë
me shërbimin policor. 

      Kërkimi i menjëhershëm–alarmimi pas personit të arratisur 

      Personi i autorizuar zyrtar që vjen në vend të ngjarjes menjëherë pas veprës


penale, kurse kryerësi i saj gjendet ende aty, është i detyruar të ndërmarr aktivitete
për ndalimin e veprimeve të mëtejme të kryerësit dhe pengimin e pasojave të reja.
Personin e tillë duhet arrestuar,Personi i autorizuar zyrtar që vjen në vend të
ngjarjes menjëherë pas veprës penale, kurse kryerësi i saj gjendet ende aty, është i
detyruar të ndërmarr aktivitete për ndalimin e veprimeve të mëtejme të kryerësit dhe
pengimin e pasojave të reja.Personin e tillë duhet arrestuar60 dhe të kihet kujdes për
mbrojtjen e gjurmëve që gjenden në të.Të njëjtit duhet t’i pamundësohet pastrimi i
duarve dhe eliminimi i gjurmëve tjera nga trupi.Më së miri është që personi i tillë të
bartet me veturë zyrtare në lokale zyrtare ku do të vazhdohej me përpunim
kriminalistik, por, duhet pasur kujdes për transferin e mikrogjurmëve (karrigat e veturës
duhet të mbrohen me foli PVC).Nëse duhet të kryhet shikimi i vendit të ngjarjes,
personat e tillë duhet të mbahen aty,derisa të përfundohet puna për shkak të
informatave që i duhen organit të shikimit konform dispozitave të KPPK.Në situatat kur
personi i autorizuar zyrtar vjen në vend të ngjarjes, kurse kryerësi nuk gjendet aty,
duhet të jepet alarmi për kërkim të kryerësit të veprës penale duke koordinuar veprimet
me agjencitë tjera.Këtë koordinim do ta bëjë kujdestaria operative në nivelin e
administratës policore, gjegjësisht disa njësi organizative. 

      Ndërmarrja e kërkimit duhet të bëhet në një shkallë të lartë të organizimit dhe


planifikimit. Meqenëse është në pyetje aktiviteti i planifikuar paraprakisht,
gjithëpërfshirës dhe permanent i organit të punëve të brendshme, ai duhet të
përpunohet deri në detajet më të imëta. Ndërmarrja e tij bëhet në mënyrë të pavarur,
por edhe mund të kombinohet me masat tjera operative taktike. (Zh. Aleksiq; Z.
Milovanoviq 1993, fq. 207).

      Mendim të njëjtë ka edhe V. Periq (1987, fq. 411) i cili thotë se:”kërkimi, si
aksion i ndërlikuar operativ në të vërtetë paraqet grup masash dhe aktivitetesh
operative të ndërlidhura dhe të sinkronizuara reciprokisht, siç janë: kontrollimi i terrenit,
bllokada, racia, prita, kontrolli apo bastisja e veturave, kontrolli i personave, legjitimi,
kontrolli i personave të dyshimtë, etj.Çfarë masash dhe aktivitetesh nga këto do të
ndërmerren, sa njerëz operativ do të angazhohen në aksion, cilat hapësira do të
përfshihen në aksion, etj, krejt varet nga ndërlikueshmëria dhe pesha e rastit konkret”.
Mendim aspak të ndryshëm për këtë nuk ka as D. Modly, dhe N. Korajliç (2002; fq.
472), vetëm se ata theksojnë edhe “versionet e kërkimit”, të cilat “janë supozime për
vendin ku gjenden personat, gjurmët dhe sendet apo objektet, ekzistimi i të cilave
vërtetohet”.Por, me rastin e kontrollimit të terrenit në të cilin ndërmerret kërkimi,
duhet sidomos të përqendrohet vëmendja gjatë legjitimimit në grupe njerëzish të cilat
me disa karakteristika të tyre do të mund të silleshin në lidhje me kryerjen e veprës së
tillë, të zhvillohet raci në vendet ku mblidhen personat e në të cilat grupe në bazë të
informatave të mbledhura do të mund të gjendeshin kryerësit apo kryerësi. Në
kuadër të këtij kërkimi të drejtuar duhet të bëhet edhe verifikimi në hotele, motele,
bujtina, klube nate,në objekte tjera legale dhe ilegale,të bëhet monitorimi apo
mbikëqyrja e mjeteve të transportit publik(autobusëve dhe stacioneve hekurudhore,
aeroporteve dhe limaneve, etj),dhe objekteve tjera ku shkojnë personat e rrethit kriminal.

      Nëse është fjala për kryerësin i cili shfaq agresivitet të theksuar dhe i cili është i
armatosur dhe i gatshëm të bëjë rezistencë, kurse zakonisht kategoritë e tilla të
kryrësve janë të tillë, atëherë duhet të angazhohen njësitet e policisë speciale të cilat
janë të përgatitura dhe të aftësuara për kryerjen e detyrave të tilla.Angazhimi i tyre është
i nevojshëm si me rastin e arrestimit të drejtpërdrejt, ashtu edhe me rastin e
kontrollimi të terrenit, apo të lagjeve në të.Sidomos është e rëndësishme ndihma e
këtyre njësiteve dhe e grupeve të tyre të posaçme për kryerjen e detyrave nën ujë, ose
thellë në zgafella dhe shpella.Te këto njësite sidomos është e rëndësishme të
përmenden edhe qentë kërkues dhe sulmues me rastin e arrestimit. (Pavliçek. J. 2002).
Në situatën kur kryerësi nuk është profesionalist, është ka ndodh që kryerësi ik nga
vendi i ngjarjes, por pas një kohe të shkurtër vjen vet që të paraqitet dhe ta dorëzoj
mjetin e kryerjes së veprës.Mirëpo, në rastet tjera kur është në pyetje krimineli i
rryer, kryes i veprës i cili është i vetëdijshëm se personat zyrtarë do ta identifikojnë
shpejtë, ik nga vendi i ngjarjes me qëllim të humbjes së gjurmëve, i hedh mjetet e
kryerjes dhe e siguron ndihmën kualitative juridike.Në raste të tilla kur është
identifikuar shumë shpejtë kryerësi,bëhet fjalë për kërkimin e menjëhershëm të
personit. 

Taktika e arrestimit të personit të dyshimtë 

      Privimi nga liria (arrestimi) gjithmonë ka qenë një nga elementet më të


rrezikshme në punën e policisë.Përpjekja për arrestim rezulton me shumë probleme
ligjore, prandaj për këtë arsye për kriminalistin është shumë me rëndësi që ta dijë se si ta
kryej arrestimin me rrezik sa më të vogël të mundshëm për të dhe për publikun, dhe
që personin e arrestuar duke i respektuar të drejtat e tij njerëzore që ia garanton KPPK.
Si forma më e afërt e privimit nga liria sipas KPP, është ndalimi në vendin e kryerjes së
veprës penale “ndalimi dhe mbajtja e kryerësit të veprës penale”.Kuptimi i dispozitës
qëndron në atë që personave të autorizuar zyrtarë ua mundëson që personat e hasur
në vendin e ngjarjes t’i mbajnë nëse është e nevojshme.Arsyeja për ndalim të
personave në vendin e ngjarjes mund të jetë për qëllime të mbledhjes së deklaratave
nga ata njerëz, nëse ata persona mund të japin informata që janë të rëndësishme për
procedurën penale.Krahas dëshmitarëve të drejtpërdrejtë të veprës penale, mund të
ndalohen edhe personat tjerë të cilët në çfarëdo mënyre mund të ofrojnë njohuri të
caktuara për veprën penale, kryerësin dhe për rrethana tjera të rëndësishme.Për mbajtjen
apo ndalimin e personave, personat e autorizuar zyrtar janë të obliguar ta
informojnë prokurorin dhe gjithashtu janë të obliguar që personit t’ia kumtojnë se do të
mbahet dhe do ta këshillojnë për të drejtën e tij se mund t’i paraqet ankesë prokurorit.
      Ndërkaq, nëse ekzistojnë bazat e dyshimit se personi ka kryer vepër penale dhe
nëse ekziston çfarëdo arsyeje ligjore për paraburgim, organi kompetent mund ta
arrestoj personin, ose ta privoj nga liria. Arrestimi i tij nga ana e personave zyrtar të
autorizuar paraqet masën e përkohshme dhe afatshkurtër.Në praktikë ndodh shumë
shpesh të shtrohet pyetja e intervalit kohor i cili llogaritet si fillim i zgjatjes së kësaj
mase, sepse me norma procedurale kjo kohë nuk është përcaktuar. Mendimi ynë është se
ai moment mund të lidhet me çdo kufizim të lirisë që ka kuptimin e ndalimit të
detyrueshëm.

      Nuk është zakon, por privimin nga liria shpesh e paraprinë shoqërimi si masë e
dhunës për sigurimin e pranisë së të pandehurit dhe për kryerjen e suksesshme të
procedurës penale, dhe e cila është masë më e lehtë sesa privimi nga liria.Kur
përmendim privimin nga liria (arrestimi) dhe shoqërim nuk mund të mos
përmendet përdorimi i dhunës.Me zbatimin e masave procedurale penale shtohet
mundësia që personi i autorizuar zyrtar në momentet të caktuara dhe nën kushte të
caktuara mund ta përdor armën e zjarrit apo mjetin tjetër të paraparë me ligj, në
mënyrë që ta kryej detyrën e tij zyrtarePersoni i autorizuar zyrtar, në bazë të ligjit
është i autorizuar ta përdorë dhunën me qëllim të mbrojtjes së mirëqenies së
qytetarëve duke vënë baraspeshë në relacion me respektimin e të drejtave të njeriut.

      Në të shumtën e rasteve personat e autorizuar zyrtar kanë mundësi ta përgatisin


dhe ta planifikojnë arrestimin.Kur arrestimi planifikohet, pozita dhe përgjegjësia e
çdo pjesëmarrësi në arrestim duhet të përcaktohet që në fillim.Mungesa e planifikimit
është arsyeja kryesore që gjatë arrestimit vjen deri te shkelja e autorizimeve zyrtare
ashtu edhe e të drejtave të dyshuarve.

      Kur arrestimi planifikohet, analizohet çdo mundësi dhe personi i autorizuar


zyrtar pozicionohet ashtu që pengon çdo përpjekje për arratisje të të dyshuarit. Mjeti më
i mirë për pengimin e rezistencës me rastin e arrestimit është numri më i madh i
njerëzve për zbatimin e këtij aksioni.Mirëpo, në disa situata numri i madh i
personave zyrtarë mund të jetë edhe hap i gabuar taktik, për shkak se personat e
autorizuar zyrtar me atë rast mbështeten në numrin e madh të pranishëm të personave
zyrtarë, e kjo shpesh rezulton ose me arrestim të pasuksesshëm ose edhe me shkelje
apo tejkalim të autorizimeve të personave zyrtarë, nëse vjen deri te përdorimi i armës së
zjarrit.

      Nëse dihet që duhet të bëhet arrestimi, atëherë duhet të kihet parasysh vendi,
reaksion i mundshëm i të dyshuarit, dhe të parashihet koha.Pra, duhet të jetë një
numër i mjaftueshëm por jo i tepërt i personave të autorizuar zyrtarë në ndihmë që të
zvogëlohet mundësia e rezistencës së arrestimit.Kushti më i rëndësishëm i cili duhet të
plotësohet me këtë rast është që së paku dy persona të autorizuar zyrtarë duhet ta
kryejnë arrestimin.Nëse kjo është e mundur, atëherë rekomandohet që gjithmonë me
vete të merren personat e autorizuar zyrtarë të uniformuar. Kjo për arsye të sigurisë
së të arrestuarit, të kriminalistit dhe të kalimtarëve.
      Me rastin e arrestimit siç thekson N. Korajliç (2003; fq. 234 – 235), duhet të
pasojnë procedurat si vijon:

o Toni i personit të autorizuar zyrtar i cili i qaset personit që duhet ta


arrestoj, duhet të jetë autoritativ, i vendosur dhe i qëndrueshëm, duke iu
prezantuar personit si person zyrtar i autorizuar, me fjalë, nëse nuk ka
mundësi ndryshe dhe shumë qartë duhet t’ia bëjë personit se është i
arrestuar.Kjo është shumë e rëndësishme,sepse nëse personit nuk i
thuhet se është i arrestuar,atëherë ai nuk është i detyruar të dorëzohet pa
rezistencë;
o Duhet dhënë udhëzime shumë të qarta dhe të kuptueshme dhe nëse
është në lëvizje duhet urdhërohet që të ndaloj,dhe gjithmonë duhet të
përpiqet të bisedoj me të dyshuarin pa kontakte fizike;
o Midis personit të autorizuar zyrtar dhe të dyshuarit gjithmonë duhet
të ekzistojnë distanca adekuate;
o Gjithmonë duhet ekzistoj superioriteti i pozitës së personit zyrtar;
o Arma gjithmonë duhet të jetë e mbrojtur;
o Këmbët duhet të jenë pakëz të hapura,kurse këmba dominuese
gjithmonë duhet të jetë gjysmë hapi mbrapa;
o Të merret qëndrim për anët e dobëta të dyshuarit (ana e dobët e të
dyshuarit mund të konstatohet me shikim), si dhe të lëvizet sa herë
që i dyshuari lëvizë, së paku në dy metra largësi nga i dyshuari, të
qëndroj ashtu që t’i bllokoj rrugët eventuale për ikje;
o Të mos shfaqet kurrfarë emocionesh dhe të jetë i gatshëm për reagim të
shpejtë në momentin kur kapet i dyshuari;
o Duhet të jetë me vetëbesim të plotë.Të sillet sikurse për çdo ditë kryen
arrestimi, sikurse kjo të ishte diçka normale dhe e natyrshme, dhe
sikurse të kishte pritur që i dyshuari tu nënshtrohet të gjitha kërkesave
dhe të kërkoj falje.Asesi nuk lejohet pavendosmëri (luhatje).Kur
fillohet me arrestimin duhet të vazhdohet të zbatohet në mënyrë të
qetë dhe mirë të ushtruar;
o Me rastin e kontrollit preliminar të të dyshuarit duhet të qëndrohet
në pozitë baraspeshe dhe kurrsesi i hutuar dhe i pakujdesshëm,
gjithmonë duke i respektuar procedurat standarde me rastin e bastisjes
apo kontrollit duke i respektuar procedurat ligjore;
o Çdo personi të arrestuar duhet t’i vendosen prangat.Prangat
shfrytëzohen për zvogëlimin e rrezikut të mundshëm që do të kanosej
nga i arrestuari.Prangat duhet të vihen ashtu që duart t’i ketë mbrapa
shpine.Vendosja e prangave të dyshuarit bëhet ashtu që duart mund të
jenë edhe përpara, nëse personi duhet të bartet në relacion më të gjatë;
o Me rastin e bartjes së të dyshuarit me veturë atë duhet vendosur në
ulësen e sprasme pas ndihmësit të shoferit (automjeti duhet të jetë me 4
dyer).Më e rëndësishmja është që të mos vendoset i dyshuari në
ulësen afër shoferit,kurse me rastin e hyrjes në veturë duhet t’i
ndihmohet të dyshuarit që të futet në veturë, në mënyrë që ai të mos
lëndohet, dhe gjithsesi të vendoset rripi i sigurisë në të dyshuarin si dhe
të largohet arma, gjegjësisht, të mos i lehet afër të dyshuarit;
o Nëse i dyshuari është i gjinisë femërore apo edhe mashkull, atëherë
duhet të shënohet koha dhe numri i kilometrit në numëratorin e
kilometrave të veturës, njësoj duhet vepruar edhe kur nxirret nga vetura,
kjo me qëllim që të eliminohen mundësitë e keqpërdorimit;
o Kur i dyshuari del nga vetura, personi tjetër i autorizuar zyrtar duhet
ta kontrolloj veturën, me qëllim të ekzistimit eventual të sendeve apo
objekteve, të cilat i dyshuari mund t’i fsheh në veturë gjatë udhëtimit;
o Të shënohet gjithashtu edhe koha kur iu kanë vënë të dyshuarit
prangat dhe koha kur iu kanë hequr pranga.Të shënohet gjithashtu
edhe gjendja e nyjave pas heqjes së prangave.

      Pas shoqërimit të të arrestuarit është e domosdoshme që personi i autorizuar


zyrtar të përgatitë raportin e plotë lidhur me specifikat e arrestimit dhe arsyet për
të cilat është arrestuar personi.Së këndejmi është shumë e rëndësishme që personi i
autorizuar zyrtar të shënoj të gjitha aktivitetet e ndërmarra dhe të gjitha llojet e
komunikimeve që janë bërë para, gjatë, dhe pas arrestimit, gjegjësisht deri në momentin
kur i dyshuari është sjellë në lokalet zyrtare.Në situatat kur i dyshuari është larg, ose
nuk është e mundur të konstatohet vendi i banimit të tij, atëherë për të ngritët
fletarrest lokal, duke dërguar edhe fotografi të personit që kërkohet me të cilat njoftohen
personat e autorizuar zyrtar,si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë kantonal dhe
shtetëror, e sipas nevojës lëshohet edhe fletarrest ndërkombëtar përmes interpolit, por
kjo gjithmonë me urdhrin e gjykatës në fazat e mëvonshme të procedurës.Në pjesën
përshkruese të fletarrestit është e rëndësishme të paralajmërohet se fjala është për
person të rrezikshëm i cili përdorë armën e zjarrit dhe hollësi tjera që janë të hollësishme.
Në momentin kur personi gjendet, ndërpritet kërkimi i mëtejmë i tij. 

      Taktika e mbledhjes së informatave nga të dyshuarit me anë të poligrafit 

      Testimi me poligraf, është formë specifike e bisedës informative të personave të


dyshuar i cili mund të kryhet nga personat zyrtar të specializuar për përdorimin e
poligrafit61.Emri “poligraf”, i pranuar me të madhe sot, nuk është shumë adekuat,
sepse atë e hasim në fusha të ndryshme shkencore edhe si term teknik.Emri i drejtë do
të ishte “detektor i emocioneve”.Në esencë ky term nënkupton pajisjen e cila
njëkohësisht shënon shumë të dhëna (parametra).Në psikologji, p.sh, poligrafi është
mjet apo pajisje standarde me të cilin bëhen matje psikofiziologjike.

      Në përdorimin kriminalistik, poligrafi përdoret gjithashtu edhe për veprime të


zakonshme eksperimentale psikologjike.Në hulumtimin poligrafik hasim grupe
kontrolluese dhe eksperimentale, përpunimin statistikor të të dhënave, përcaktimin e
validitetit të testeve poligrafike, aplikimin e testeve psikologjike të personalitetit,
inteligjencës, etj.Të gjithë poligrafët e konstruksionit standard që përdorën për
qëllime kriminalistike mbështeten në kontrollin instrumental të sferave fiziologjike të
sistemit kardiovaskular, frymëmarrja dhe përçuarja e elektricitetit epidermal.
      Varësisht nga modeli i prodhuesit, mund të shfrytëzohen me pajisje të ndryshme
plotësuese për precizimin e leximit të parametrave themelor,p.sh, regjistrimi
pletizmografik i aktiviteteve periferike vazomotorike, monitori i ritmit të zemrës (cardio
activity monitor, heart rate monitro).Disa modele kanë sisteme ergografike për
kontrollimin e lëvizjeve të muskujve dhe pajisje të tjera.Këto ndryshime të
funksioneve autonome nuk janë nën kontroll të vullnetit, kurse gjatë analizës me
poligraf zbulohen duke i zbadhuar dhe regjistruar ato funksione me lakore të
shumëfishta të skicuara të cilat regjistrojnë intensitetin e disa funksioneve fiziologjike
me rastin e dhënies së disa përgjigjeve “kritike”.

      Për analizën me poligraf është karakteristike se i dyshuari nëse është i


pafajshëm dhe nuk dinë për hollësitë e veprës penale, ai nuk do të ketë reagime
adekuate fiziologjike me rastin e dhënies së përgjigjes në disa pyetje, ndonëse me
rastin e mohimit është vështirë të ruhet gjakftohtësia, prandaj megjithatë rezultatet e
analizës me poligraf në procedurën penale nuk janë prova.Arsyetimi për këtë qëndron
në ndryshimet fiziologjike në organizmin e njeriut, të cilat nuk do të thotë se
gjithmonë janë pasojë e përgjigjeve të rrejshme, por këto mund të ndodhin edhe për
çfarëdo shqetësimesh të personave të pafajshëm.Krahas kësaj për analizë me poligraf, i
dyshuari duhet ta japë edhe pëlqimin për testim; duhet të jetë i moshës madhe; të
jetë psiqikisht dhe fizikisht i shëndoshë dhe të mos jetë shumë i moshuar, gjegjësisht të
mos jetë i matufosur. Me poligraf nuk guxon të testohet gruaja shtatzënë.62

      Me poligraf nuk kryhet vetëm analiza, por edhe bisedat informative dhe
intervistat me bashkëbiseduesit, para, gjatë, dhe pas testimit me poligraf.Për punë me
poligraf duhet të posedohen njohuri ligjore dhe kriminalistike dhe kërkohet
specializim i veçantë (D. Modly; N. Korajliç; 2002; fq. 456), “sipas karakterit dhe emrit
poligrafisti duhet të disponoj me një fond të caktuar të njohurive teorike nga sfera e
psikologjisë së kriminelëve.Fjala është për njohjen e njerëzve nga i ashtuquajturi
rreth kriminal, sepse me ta më së shpeshti kanë të bëjnë në punën e tyre.Njohja e
njerëzve bazohet në zbatimin e disa parimeve të përvojave jetësore dhe të teknikave
psikologjike.Siç edhe vet titulli flet, analiza me poligraf është analizë e njerëzve.Për
këtë arsye nga poligrafisti kërkohet që tek njerëzit pa marrë parasysh moshën,
gjininë, racën, shtresën shoqërore, etj. të zbulojnë” shkaktarin efektiv komunikues të
sjelljes”. (D. Modly 2002; Pulë).

      Për analizën e suksesshme me poligraf të personave të dyshuar është e


rëndësishme të kihet parasysh si vijon:

 Që për veprën penale, ose së paku për detajet më të rëndësishme të saj të


dihet sa më pak në publik, kurse kjo nënkupton që nga vendi i ngjarjes të
largohen kureshtarët;
 Që personat e autorizuar zyrtarë të mos e komentojnë ngjarjen;
 Që për ngjarjen të mos shkruaj shtypi;
 Që i dyshuari para analizës me poligraf fare të mos pyetet për veprën penale
për të cilën do të testohet, kurse në disa raste deri në testim edhe të mos i
kumtohet se do të testohet me poligraf;
 Që të dyshuarit në mënyrë tjetër – indirekte të mos i bëhet me dije se cilat
rrethana dhe fakte kanë rëndësi primare në procedurë.

      Në fund duhet thënë se poligrafi është mjet shumë i rëndësishëm ndihmës për
ndriçimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe se rezultatet e testimit me
poligraf, pa marrë parasysh që nuk është prove në procedurën penale janë shumë të
dobishme për konstatimin e së vërtetës, zbulimin e të pafajshmëve, dhe është udhërrëfyes
i rëndësishëm në sajimin e provave materiale.Mirëpo, ndonëse, nuk është provë në
procedurën penale, nuk do të thotë se përdorimi i tij nuk është i bazuar në ligj, sepse,
KPP, e ka rregulluar këtë.Konsiderojmë se testimi me poligraf duhet të caktohet
gjithmonë nëse këtë rrethanat financiare dhe organizative e lejojnë për ndriçimin e
rasteve kriminale, si kërkesë imperative.Me këtë rast pesha dhe rreziku shoqëror i
ngjarjes kriminale nuk do të duhej të ishin kriter primar për përcaktimin e analizës me
poligraf. Kriter duhet të jetë ndërlikueshmëria dhe kompleksiteti i ndriçimit të
ngjarjes kriminale. 

      Prita (pusia) 

      Pusia është veprim i organizuar kriminalistik taktik, gjegjësisht vëzhgim dhe


mbikëqyrje e fshehtë e hapësirës dhe objektit me qëllim të zbulimit dhe arrestimit të
kryesit të veprës penale.Për suksesin e pritës është me rëndësi që kriminalistët t’i
përmbahen parimit kriminalistik të shpejtësisë apo urgjencës, të befasisë dhe
konspiracionit “fshehtësisë”.Duke pas parasysh qëllimin dhe detyrën, pusia mund të
ketë njëkohësisht karakter represiv dhe preventiv, ashtu që befasia dhe konspiracioni
ta përbëjnë esencën e pusisë.Konspiracioni është i rëndësishëm gjatë përgatitjes së
pritës, kurse përbëhet para së gjithash nga vëzhgimi i fshehtë dhe vrojtimi i vendeve
ku vendoset pusia, verifikimi i fshehtë i personave interesant, dhe gjithsesi puna e fshehtë
e çdo polici veç e veç.Me rastin e vendosjes së pritave dhe të qëndrimit në pritë
konspiracioni duhet të jetë në nivelin më të madh të mundshëm, sepse në të kundërtën
pusia nuk do të jetë efikase.

      Arrestimi i kryrësit të veprës penale duhet të jetë i shpejtë dhe i befasishëm në


mënyrë që ai të mos mund të ofrojë rezistencë, të ikë, dhe t’i hedhë apo asgjësoj
objektet e veprës penale.Prita vendoset në vend të përshtatshëm, gjegjësisht në
vendin ku pritet ardhja e personit të dyshuar, apo ardhja e personave të dyshuar, ose
në afërsi të madhe të vendit ku p.sh, bëhet stërshitja e drogës në rrugë.Këto mund të jenë
vendet siç janë: parqet, shëtitoret, sheshet, trotuarët e rrugëve,kafe baret, diskotekat,
stacionet e autobusëve dhe hekurudhor, ose shtëpitë e kriminelëve të caktuar. Me prita
zbulohen dhe kapen personat që merren me vepra të ndryshme penale siç janë:
tregtia me njerëz, falsifikimi i të hollave ose dokumenteve, prostitucioni ilegal, tregtia
me armë, etj.Nëse është fjala për pritat preventive, atëherë bëhet fjalë për vlerësimin
e vendeve ku planifikohet kryerja e veprave penale.Në të vërtetë, nëse policia ka
informata se kriminelët planifikojnë të kryejnë veprën e caktuar penale si p.sh, të
vjedhin bankën, atëherë do ta vendos pusinë pikërisht në atë objekt, të cilin kriminelët
synojnë ta sulmojnë.Qëllimi është që të evitohet kryerja e veprës penale, kurse
kriminelët njëherazi të arrestohen.Pas kryerjes së pusisë ndërmerren edhe masa
tjera dhe veprime hetimore kriminalistike, siç janë: arrestimi, kontrolli i personave
dhe bastisja e objekteve, shoqërimi i personave, dhe kryerja e bisedave informative, etj.
(Petroviç. B. 2006; fq. 6).  

      Shfrytëzimi i qenve special të dresuar. 

      Në shumë segmente të punës policore shfrytëzohen edhe qentë e dresuar special,
roli i të cilëve nganjëherë ka vlerë tepër të çmueshme për punën policore.Nuk ka
dyshim se shqisat e qenve janë shumë të zhvilluara se të njerëzve.Kështu p.sh, shqisa
e dëgjimit është tri here më e fortë sesa e njeriut, shqisa e të pamurit, gjithashtu,
sepse qeni vëren lëvizjet në një largësi të madhe, kurse shumë mirë sheh edhe në terr,
derisa shqisa e të nuhaturit është vlera më e çmueshme e qenve të tillë.Në rinologji është
dëshmuar se nuhatja e qenit ndaj disa materieve është 1. milion herë më e përsosur
dhe më e fortë sesa e njeriut.  

      Duke pasur parasysh mundësitë e jashtëzakonshme të shqisave të tyre,me


ndihmën e dresurave speciale qentë mund të aftësohen për qëllimet si vijon: qen për
kërkim, për mbrojtje, për roje, për lidhje, dhe qenët sintetik.Me këtë rast do të
fokusohemi vetëm te qentë kërkues apo gjurmues.Ata mund të shërbejnë për
kërkimin e personave, kufomave, por edhe të disa objekteve të veprave penale siç janë
droga dhe eksplozivi.Duke pasur parasysh intensitetin dhe specifikat e aromave të
disa drogave, qentë zyrtar mund të dresohen më së shpejti për gjetjen e p.sh, kanabisit,
opiumit, etj. derisa për zbulimin e heroinës, morfinës dhe kokainës është i nevojshëm
dresimi më i gjatë.Ekziston mundësia që qentë e caktuar me dresim të aftësohen për
zbulimin dhe gjetjen e disa drogave halucionegjene dhe të amfetaminave.

      Qentë kërkues gjithmonë veprojnë në bashkëpunim me udhëheqësin. Ata mund


të shfrytëzohen me sukses për zbulimin e drogës me rastin e bastisjes së shtëpive, të
personave, veturave, trenit, aeroplanit, anijes, depove të ndryshme dhe magazinave,
objekteve publike, kalimeve kufitare, si dhe të hapësirës së hapur. Hashashi, ndaj të cilit
janë sidomos të ndjeshëm mund të zbulohet nëse është i freskët dhe i mbuluar në dhe
në thellësi deri në 30 cm nën tokë.Parakusht themelor për gjetjen e suksesshme të
drogës së fshehur është që qeni të jetë i sjellë në lokalitetin e ngushtë të caktuar ku
supozohet se ka drogë të fshehur.Pra, qeni nuk mund të sjelljet në ndonjë rrugë dhe
me kalim skaj shtëpive të zbuloj drogën e fshehur, por atë duhet sjellë Brenda objektit
të caktuar i cili do të kontrollohet i tëri.

      Natyrisht, ky kontrollim duhet të jetë edhe nën syrin e zgjuar të udhëheqësit të


tij dhe të udhëzimeve të tij,në mënyrë që objekti ose vendi i dyshuar vërtetë të
kontrollohet hollësisht.Nga kjo mund të përfundojmë se është i domosdoshëm
bashkëpunimi midis policit specialist për zbulimin dhe kërkimin e drogave dhe e
udhëheqësit të qenit të dresuar me qëllim që në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohen
shqisat e nuhatjes së qenit në çdo rast konkret. (B.Petroviç 2006;fq. 7).  

Përcjellja 
      Përcjellja paraqet masën dhe aktivitetin operativ taktik që ka të bëjë me
ndjekjen e fshehtë të personave të caktuar gjatë lëvizjes,si dhe me monitorimin
diskret të atyre personave me qëllim të perceptimit dhe të regjistrimit të të gjitha
rrethanave që janë të rëndësishme për ndriçimin e veprës konkrete penale.Këtë aktivitet
zakonisht e realizojnë perosnat e autorizuar zyrtarë, kurse më së shpeshti e kryejnë
me qëllim të ndriçimit të veprave të rënda penale dhe të zbulimit të kryerësve të
tyre si dhe të pjesëmarrësve në veprën e kryer, sidomos kur është fjala për kryesit të cilët
kanë vepruar në mënyrë të organizuar,të lidhur në grupe apo në organizata tjera
kriminale.

      Me përcjellje më së shpeshti realizohen qëllimet si vijon:

1. mbledhja e informatave themelore për personin i cili është objekt i


këtij aktiviteti,e të cilat janë të dhënat për vendbanimin,vendqëndrimin,
shprehitë jetësore, punësimin,sjelljen, për kontaktet profesionale dhe
miqësore të tij, lidhjet kriminale, etj.
2. përcaktimi i identitetit për persona të dyshimtë pa legjitimim;
3. njohja e rrethit me të cilin jeton dhe vepron i dyshuari, duke
perceptuar dhe identifikuar të gjithë personat tjerë të dyshimtë të cilët
janë në lidhje me të dyshuarin, dhe zbulimi i karakterit të lidhjeve të tyre
kriminale;
4. zbulimi i strehimore të fshehta të të dyshuarve në të cilat fshihen ata
ose i shfrytëzojnë për fshehjen e objekteve të veprës penale, mjeteve të
kryerjes, siç është arma, municioni, ose sendet tjera;
5. përcaktimi i përgatitjeve eventuale të të dyshuarit ose personave
tjerë për kryerje të veprës së re penale;
6. identifikimi i personave të cilëve do tu dorëzohet objekti i veprës
penale si dhe të personave që janë fshehës potencial, apo ndihmës pas
kryerjes së veprës;
7. kapja e disa kryerësve me rastin e kryerjes së veprave penale”in
flagranti delicto” që shpesh është e mundur,sidomos te vjedhja e
xhepave, kontrabanda,shpëlarja e parave,shantazhi, spiunazhi, detyrimi,
etj;
8. konstatimi apo vërtetimi i shfrytëzimit të momentit të volitshëm për
bastisje të banesës ose lokaleve tjerat të të dyshuarit krahas krijimit të
kushteve për arrestim të disa personave (kur për këtë ekziston baza
ligjore) në vendin dhe kohën e përshtatshme;
9. mbledhja e të gjitha informatave të mundshme në formë indice apo
prove për llojin, karakterin, dhe vëllimin e tërë veprimtarisë kriminale
të të dyshuarit dhe të bashkëpunëtorëve apo pjesëmarrësve të tij.

      Ekzistojnë shumë lloje të përcjelljeve,varësisht nga subjekti që e realizon,


dallojmë dy sosh:

1. përcjellja nga ana e personave të autorizuar zyrtar që paraqet formë


të rregullt apo të zakonshme të këtij aktiviteti kriminalistik dhe;
2. përcjellja nga ana e qytetarëve apo bashkëpunëtorëve policor,
qëllimmirë, që paraqet përjashtim dhe që bëhet shumë rrallë,vetëm kur
nuk ekzistojnë kushte që këtë masë ta kryejnë personat e autorizuar
zyrtar.

      Sipas mënyrës së kryerjes së përcjelljes ekzistojnë dy lloje sosh: përcjellja


këmbë, dhe përcjellja me anë të ndonjë mjeti të transportit(më së shpeshti me
automobil, kurse me rrallë me biçikletë,motoçikletë,automobil transportues,ose
automjet tjetër).

      Sipas vendit ku ndërmerret përcjellja, dallojmë dy sosh:

1. përcjellja në vend të hapur (në rrugë, autostradë, sipërfaqje publike);


2. përcjellja në vend të mbyllur (në mjete të transportit publik,
restorane, hotele, etj).

      Këto dy forma të përcjelljeve në praktikë më së shpeshti kombinohen midis tyre


dhe ndërrohen varësisht prej lëvizjes së personit i cili është objekt i përcjelljes, duke e
vënë nën mbikëqyrje paralelisht personin konkret.

      Një formë të posaçme të përcjelljes e cila gjithashtu kombinohet me mbikëqyrje


paraqet edhe kamuflimi në grupe kriminale dhe organizata tjera kriminale të cilat
më së shpeshti i formojnë kontrabandistët e armëve dhe narkotikëve, terroristët dhe
kryerësve tjerë kriminale.

      Përcjellja e këtillë më së shpeshti bëhet atëherë kur të gjitha përpjekjet


paraprake të zbulimit të organizatës kriminale kanë dështuar,prandaj infiltrimi brenda
kriminelëve mbetet si mjet i fundit.

      Personat zyrtarë që bëjnë përcjelljen duhet të jenë të ushtruar në mënyrë të


veçantë për ndërmarrjen e kësaj mase operative.Ata duhet të jenë të aftë që në kohën
e duhur dhe në mënyrë efikase të reagojnë në të gjitha kushtet e veprimit, sidomos në
momentet e ndryshimeve të shpejta të situatave p.sh, kur personi që përcjellët shpejtë e
ndërron mjetin ose mënyrën e lëvizjes.Personat zyrtar duhet t’i perceptojnë shpejt
edhe detajet më të imëta të përcjelljes dhe të jenë të aftë për reproduktimin e aftë të
tyre, lidhur me çka lehtësim të madh bëjnë mjetet teknike.Është sidomos i rëndësishëm
kondicioni fizik i operativistit, sepse nga rezistenca fizike dhe qëndrueshmëria krahas
koncentrimit të plotë mendor drejtpërsëdrejti varet suksesi i përcjelljes.

      Kusht themelor i përcjelljes së suksesshme është edhe fshehtësia,gjegjësisht


diskretcioni.Kjo sidomos vlen për rastet kur objekt i përcjelljes është i dyshuari i cili
është kriminel shumë i rryer, ose kryerësit potencial të cilët supozojnë se dikush po i
përcjellë.Disa kriminelë në mënyrë rutinore gjatë lëvizjes së tyre të zakonshme here
pas herë verifikojnë a janë të përcjellur.Ata për këtë arsyeje i ndërrojnë trikat;
papritur dhe befasisht, plotësisht e ndërrojnë drejtimin e lëvizjes, kthejnë majtas apo
djathtas, sillen në rreth,nëpër kuarte të qytetit, dhe shumë herë e ndërrojnë drejtimin e
lëvizjes me qëllim të konstatimit se a po i përcjell dikush, ose e përdorin trikun
tradicional të ndaljes pas këndit të rrugës ku e presin personin i cili i përcjellë, duke
vrapuar me autobus ose tramvaj, i cili është duke u nisur, me shpejtësi marrin taksi etj.

      Realizimi i suksesshëm dhe i fshehtë i përcjelljes kërkon përgatitje kualitative


paraprake. Aktivitetet e tilla nënkuptojnë njohjen detaje të personalitetit të cilin
duhet përcjellur sidomos shprehitë e tij, rrethin e personave me të cilët ai shoqërohet, si
dhe mjedisin në të cilin zakonisht banon, para fillimit të përcjelljes duhet të
përpunohet plani detaj, i cili duhet të përfshijmë plotësisht qëllimin e ndërmarrjes së
këtij aktiviteti, mënyrën e kryerjes, numrin e njerëzve, mjetet e nevojshme teknike, dhe të
gjitha modalitetet e mundshme të reagimit në situata të ndryshme të cilat
objektivisht do të mund të shkaktoheshin, kur p.sh, personi i përcjellë do të reagonte
me rezistencë me armë, ose do të tentonte ta largojë përcjellësin duke shfrytëzuar veturën
e shpejtë etj. përcjellja ndërpritet kur realizohet qëllimi i saj, si dhe në situatat kur
është konstatuar nga personi përcjellës, ndonëse mund sipas nevojës të vazhdohet, por
pas kalimit të një kohe të caktuar dhe në një mënyrë më ndryshe dhe më pak të vërejtur,
dhe duke i përmirësuar gabimet të cilat janë bërë gjatë përcjelljes së parë.Pas
kryerjes së përcjelljes doemos hartohet raporti i hollësishëm i cili ilustron shtojcat
kriminalistike teknike – me foto dokumentacion, ose videomaterial. (Aleksiq. Zh. 2005;
fq. 86-88). 

      Racia 

      Racia paraqet aksion të rrufeshëm policor me të cilin ndërmerret bllokada e


thuktë e vendeve dhe sipërfaqeve më të mëdha (blloqeve të ndërtesave, shesheve,
rrugëve etj),me qëllim të identifikimit të te gjithë pëesonave të hasur në atë vend dhe të
arrestimit të të dyshuarve që hasen aty ose të kategorisë të caktuar të njerkëve siç
janë prostitutat, kontrabandistët, tregtarët ilegal etj.

      Racia,si formë e reagimit të personave të autorizuar zyrtar më së shpeshti


ndërmerret dhe drejtohet kundër kryesve të pa caktuar dhe të pa njohur, por për të
cilët egzistojn bazat e dyshimit ose dyagimi i bazuar se janë pjesë e krupit të njohur
kriminal siç janë p.sh:tregtarët e narkotikëve, dilerët e drogave narkotike, makrot e
prostitutave etj.Racia ndërmerret në bazë të informatës se në vendin e caktuar,
rregullist,shpesh,ose ne nje kohë te zakonshme takohen ose gjendën persona të kërkuar.
Është me rëndesi që per zhvillimin e racis të gjendet koha kur, me siguri, të gjithë
personat e kërkuar, ose shumica e tyre do të jenë së bashku.

      Në raste të tilla të gjithë personat e hasur aty legjitimohen, kurse,personat të


cilët ndalohen dhe arrestohen janë:

1. Përsona të caktuar me emër p.sh ( antar të bandave shkatërruse të


cilët janë duke u kërkuar , përsona të arratisur nga mbajtja e dënimit
dhe të gjithë personat kundër të cilëve është lëshuar fletëarrest;
2. Personat te cilët nuk kanë letonoftim ose dokumentet e tyre janë të
dyshimta si të falsifikuara;
3. Kryesit e hasur dhe ata profesional, nëse eksistojnë edhe imbicjet
tjera që tregojnë për lidhjen e tyre në ndonjë vepër penale ose me
personat e grupit kriminal për shkak të të cilëve edhe kryhet racia;
4. Përsona të cilët mbajnë ilegalisht armë zjarri ( pa leje) , ose me vete
kanë ndonjë armë tjetër ose vegël të rrezikshme;
5. Persona të cilët posedojnë mjete për kryerjen e mjeteve penale (p.sh mjet
për thyerje );
6. Mbajtësit e sendeve të dyshimta se kanë prejardhje nga vepra penale;
7. endacaket , prostitutat,lypësit e rrejshëm të cilët janë të dyshimtë që
kanë lidhje me kryerjen e ndonjë vepre penale;
8. Blerës të sendeve të vjedhura dhe strehuesit e kryesve të veprave penale
si dhe fshehësit e veprave;
9. Të gjithë personat tjerë për të cilët ekziston baza e dyshimit ose dyshimi
i bazuar se janë kryes ose pjesëmarrës të ndonjë vepre penale.

      Suksesi i racisë varet nga realizimi i drejtë i:

1. përgatitjes se racisë
2. zbatimit të saj

      Racinë duhet përgatitur me kujdes për shkak të faktit se në zbatimin e sajë


angazhohen forca te mëdha dhe me të fuqishëm prekën të drejtat dhe liritë e të
gjithë qytetarëve të pranishëm aty ku kryhet racia.Përgatitja e racisë nënkupton
fshehtësinë e saj në të gjitha fazat, pastaj vëzhgimin intensiv të vendeve të cilat duhet
të bllokohen, vendosjen e lidhjeve me institucionet përkatëse publike(prokurorin,
shërbimet shëndetësore, etj ),zbatimin e marrëveshjeve te nevojshme paraprake,
përgatitjen e njerëzve dhe pajimeve për aksion, dhe përpunimin apo hartimin e planit
konkret për kryerjen e racisë.Kusht themelor për realizimin e suksesshëm eshte
ndërmarrja e befasishme e saj.

      Me të ashtuquajturin “faktor i befasisë” arrihet “paralizimi” i delikuenteve të


cilët në të shumtën e rasteve pamundësohen që të ofrojnë rezistencë.Krahas fshehtësis
absolute të përgatitjes së racisë, befasia është e kushtëzuar edhe nga maskimi i mirë i
personave zyrtar, gjegjësisht i veprimit te fshehtë të tyre drejtë për së drejti para fillimit të
racisë.Veprimi i këtill ka të bëj me hyrjen e forcave policore ndarazi në vendin e
zgjedhur apo në pikënisje dhe respektimin e të ashtuquajturës
“radioheshtje”(ndërprerja e shfrytëzimit të radio lidhjeve) para se të filloj racia.

      Vendi apo hapësira në të cilën kryhet racia duhet të bllokohet rrufeshëm, gjë e
cila arrihet me rrethimin dhe mbylljen e tërë hapësirës duke penguar lëvizjet në hyrje
dhe dalje .Për këtë arsye forcat e bllokadës duhet të mblidhen në vende të ndara, sa
më afër vendit të racis, por duhet pasur kujdes që me vetura të mos ofrohen shumë
afër sepse atëherë nuk do të kishte befasi veprimi.Racia zakonisht kombinohet me
kontrollimin e personave dhe legjitimimin e tyre(identifikimin) e të gjithë qytetarëve
qe hasen aty.Qytetarëve, pers haqe etike-ligjore gjithmonë duhet në pika të shkurtra,
para se të legjitimohen dhe të kontrollohen, tu kumtohet shkaku i ndërmarrjes së
aksionit, me çka respektohen të drejtat dhe lirit e njerëzve dhe mbahet qetësia dhe
kontrolli, kurse të gjitha aktivitetet operative kryhen pa rreshtur. Një nga karakteristikat
e racisë është që, për fat të keq, por është e pa shmangshme, edhe qytetarët e pa
fajshëm përjetojnë kufizimin e lirisë së plot në kohën e caktuar, e cila personave zyrtar
u nevojitet për kryerjen e racis ose “për ndarjen e kukolit nga gruri”.

      Është e domosdoshme që mbajtja e këtyre qytetarëve të reduktohet sa më


shumë, kurse të gjithë të dyshuarit që arrestohen, sa me parë të largohen nga vendi i
bllokuar dhe të dërgohen në stacion.Me qenë se kjo në masë të madhe i godet edhe
njerëzit e ndershëm që janë hasur në vendin e bllokuar, racin duhet kryer sa më parë
kurse ndaj qytetarëve lypset sjellje e mirë dhe korrekte.Taktika kriminalistike
rekomandon që rezultatet e suksesshme të racis(sidomos ato spektakulare)të
kumtohen rregullisht sepse janë në interes të preventivës, në mjetet lokale të informimit
publik.Në këtë menyrë qytetareve u jepet shpjegimi logjik i qëllimit të ndërmarrjes
së kësaj mase represive-preventive operative-taktike, dhe forcohet besimi i popullatës
në aksionet e personave të autorizuar zyrtar, kurse njëkosisht fuqishëm
paralarajmërohen dhe behen të pa sigurt të gjithë delikuentët potencial. ).
(ZH.Aleksiq,2005, fq.94-96). 

AKTIVITETET ARGUMENTUESE DHE TAKTIKE        KRIMINALISTIKE,


METODAT DHE MJETET E      SIGURIMIT TË PROVAVE. 

      Sigurimi i vendit të ngjarjes 

      Sigurimi i vendit të ngjarjes së veprës penale është aktivitet operativ, taktik –


teknik. Bazë primare për veprimin e policisë në sigurimin e vendit të ngjarjes është
Neni 201, par. 1 KPPK.Kjo është tërësi aktivitetesh që zhvillohen qysh në fazën
zbulimit të veprës penale, edhe vazhdohen edhe gjatë kryerjes së shikimit, kurse sipas
nevojës edhe pas përfundimit të tij.Kjo është gjithashtu edhe formë e ndihmës së llojit
të vet organeve të procedurës penale.Sigurimin e vendit të ngjarjes mund ta bëjnë
edhe personat tjerë, mirëpo, kur sigurimin e bënë policia, atëherë kjo është masë dhe
aktivitet i pavarur operativ, taktik – teknik.Qëllimi i tij është mbrojtja e gjurmëve dhe
objekteve të veprës penale dhe tërë situatës në vendin e ngjarjes, takimi i
dëshmitarëve dhe ndalimi i tyre në pajtim me dispozitat e KPPK, gjegjësisht mbajtja
e të të dyshuarve nëse është e pranishëm dhe in njohur, si dhe ndërmarrja e masave
urgjente të intervenimit të parë.Vëllimi i vendit të ngjarjes që duhet të sigurohet varet
nga karakteri i ngjarjes, lokaliteti, lloji i veprës penale, mënyra e kryerjes,llojet e
gjurmëve dhe objekteve.Vendi i ngjarjes duhet të sigurohet sa më parë.Në rast dyshimi
në aspektin e vendit i cili duhet të sigurohet, është e nevojshme të sigurohet hapësirë
më e madhe.Mënyra e sigurimit diktohet nga rrethanat objektive të çdo rasti
konkret, lokaliteti i vendit të ngjarjes, lloji dhe natyra apo karakteri i gjurmëve dhe
objekteve, kushtet atmosferike dhe kushtet tjera, si dhe nga modalitete tjera të ngjarjes.

      “koha e cila kalon është e vërtetë që ik”kjo idiomë franceze më së miri ilustron
rëndësinë e vonesës në aspektin e sigurimit të vendit të ngjarjes.Sigurimi i vendit të
ngjarjes gjithmonë është çështje e shpejt dhe parësore shumë e nevojshme, si për
shkak të rrezikut të deficitit traseologjik informativ (entropia traseologjike), ashtu edhe
për shkak të kohës kritike gnoseologjike kur është fjala për burimet personale të
informatave(lakoret e harresave).“arsyet e domosdosë së sigurimit të shpejtë të vendit
të ngjarjes me gjurmë dhe objekte të veprës qëndrojnë në vlerat e tyre informative dhe
janë shprehje e zbatimit të parimit kriminalistik të urgjencës.Me vet këtë sigurimi i
vendit të ngjarjes (në kuptimin më të gjerë të fjalës), së bashku me gjurmët e objekteve
të veprës hynë në kompleksin e aktiviteteve të cilat janë ngushtë të lidhura me
zbatimin e aktiviteteve hetimore, para së gjithash me shikimin e vendit të
ngjarjes.Suksesi i shikimit të vendit të ngjarjes si dhe aktiviteteve tjera hetimore
varet nga ajo që vendi i ngjarjes të jetë në sa më pak i ndryshuar”.

      Situatat në vendin e ngjarjes parashtrojnë kërkesat dhe prioritetet e tyre të cilat


janë në kundërshtim me arsyet absolute traseologjike, p.sh,ofrimi i ndihmës viktimave,
apo eliminimi i rreziqeve, etj.Fjala është për shkaqet e pashlyeshme, për shkak të të
cilave, postulatet traseologjike nuk funksionojnë.Kështu për shkaqe humaniteti apo
të rrezikut lejohen ndryshimet e gjendjes faktike në vendin e ngjarjes.Gjithashtu
arsyet traseologjike jo rrallë kërkojnë që nëpunësi i autorizuar policor të hyjë në
rrethin e ngushtë të vendit të ngjarjes para ekipit të inspektimit për arsye të mbrojtjes
provizore të gjurmëve, ofrimit të ndihmës viktimave, etj. Aktet e sigurimit të vendit të
ngjarjes përfshinë edhe identifikimin e menjëhershëm të personave, ndarjen e
dëshmitarëve potencial dhe të fajtorëve të prezumuar, si dhe futjen e tyre nën
mbikëqyrjen e sigurt dhe efektive.Pason largimi i personave të paftuar dhe të
kureshtarëve, ndalimi i afrimit, mbledhja e informatave të të gjitha llojeve, etj.Vendi i
ngjarjes duhet të shënohet dukshëm, barriera psikologjike (“stop policia”).Rastet e
sigurimeve të posaçme të vendeve të ngjarjes i kemi atëherë kur në vendin e
ngjarjes ka të vdekur, duke pasur parasysh se në të tilla raste gjithmonë ka trilema:
vrasje, vetëvrasje ose aksident, prandaj kërkohet dalja e menjëhershme dhe e shpejtë në
vendin e ngjarjes me të marrë të informatës.Vendi i ngjarjes duhet të përcaktohet dhe
bllokohet, që nënkupton ndalimin e ofrimit në vendin e ngjarjes të gjithë personave të
paftuar dhe shtazëve.Të gjithë ata të cilët nuk kanë arsye specifike dhe valide të jenë
në vendin e ngjarjes, duhet të trajtohen vetëm si të tillë.Asnjë aspekt tjetër i hetimit të
vrasjes nuk është i theksuar në masë të tillë të mundësisë së gabimit siç është ruajtja dhe
mbrojtja e vendit të ngjarjes. Hapat e parë zyrtar në vendin e ngjarjes ose do të çojnë
në përfundimin e suksesshëm të hetimit, ose do të kenë efekt negativ në hetim apo në
gjykim.Zakonisht, personi i parë që arrin në vendin e ngjarjes është polici i
patrullimit. Detyra e tij është që në rastin konkret ta konstatoj a është i nevojshëm
ekipi inspektues dhe menjëherë ta siguroj vendin e ngjarjes.Vendi i ngjarjes duhet të
sigurohet duke e përdorur ditarin, barrikadën, veturën e policisë, vullnetarët nga
masa e tubuar aty. Këtë të fundit vetëm nëse është e domosdoshme.

      Prezenca e policëve të uniformuar është e domosdoshme për tu shënuar


mbrojtja e vendit të ngjarjes që në fazën e parë të hetimit.Kur të gjithë personat e
vdekur dhe të lënduar të jenë përkujdesur dhe të gjitha situatat urgjente të kenë
përfunduar (shuarja e zjarrit, lirimi i pengjeve, etj.), polici i cili e ka siguruar vendin e
ngjarjes, duhet t’i shqyrtoj aksionet e tij t’i korrigjoj ato me qëllim të ruajtjes së
provave shtesë të cilat janë vërejtur gjatë atyre momenteve të para kritike.
      Ekzistojnë pesë faktorë themelor që mund të konsiderohen si kontaminues të
vendit të ngjarjes. Këta faktorë vetvetiu, ose në kombinim me ngjarjet tjera krijojnë
probleme edhe dëme të papërmirësueshme në vendin e ngjarjes, siç janë:

1. koha;
2. miqtë dhe të afërmit e viktimës;
3. pjesëmarrësit apo të dyshuarit;
4. shikuesit kureshtarë, mbledhësit e suvenireve, hajnat, etj;
5. pjesëtarët e agjencive tjera policore dhe zyrtarët e lartë, etj.

      Këta persona, me lëvizjet e tyre në vendet e ngjarjes, me kureshtjen, dhe me


lënien e qëllimshme apo të paqëllimshme të vendit të ngjarjes ndikojnë në prova.
Qëllimi primar në këtë fazë të hetimit është ruajtja e trupit dhe hapësirës për rreth, në
gjenden saktësisht ashtu siç është gjetur trupi.Detyra më e vështirë për policin e parë
që arrin në vendin e ngjarjes, është ruajtja e vendit nga policët shtesë dhe nga njerëzit
të cilët punojnë me ndihmën e shpejtë, dhe të cilët paraqiten në vendin e ngjarjes.Është
krejtësisht e qartë se disa njerëz duhet të futen në vendin e ngjarjes dhe polici i parë
i cili është duke e ruajtur vendin e ngjarjes duhet t’i identifikoj këta zyrtarë dhe ta shënoj
hyrjen e tyre në vendin e ngjarjes, në mënyrë që t’i pengoj personat e paautorizuar të
futen në vendin e ngjarjes.Kjo sidomos është e rëndësishme te rastet që tërheqin
vëmendjen e posaçme të medieve.Vijat e rrethit të vendit të ngjarjes, përcaktojnë
karakteristikave e çdo rasti të veçantë.Të gjitha ndryshimet në vendin e ngjarjes
para ardhjes së ekipit inspektues dhe personave të hasur aty, duhet të regjistrohen.Asgjë
nuk guxon të preket e as të lëvizet nga vendi, deri te faza dinamike e shikimi.
Sigurimi i vendit të ngjarjes nënkupton jo vetëm ndalimin e qasjes aty, por në rast
nevoje edhe ndërmarrjen e masave provizore për mbrojtjen e gjurmëve dhe objekteve,
mbledhjen e informatave, ofrimin e ndihmës viktimave penale, eliminimin e rrezikut, etj.
dëshmitarët e supozuar konform me dispozitat ligjore duhet të ndalen dhe të
ndahen (shkaqet kolizive).

      Nga polici i cili siguron vendin e ngjarjes kërkohet shkalla e caktuar e njohurive
profesionale nga sfera e traseologjisë edhe e psikologjisë kriminalistike.Vendin e
ngjarjes penale jo vetëm se duhet ruajtur, por edhe mbrojtur.Në pajtim me rregullat
themelore të kriminalistikës se vepra penale është pasqyrë dhe shprehje e kryerësit,
vendi i ngjarjes është pika fillestare dhe përfundimtare e hulumtimeve kriminalistike.

      Pasojat e veprës penale si dukuri reale në botën e jashtme janë në procesin e


dekompozimit permanent, e jo në gjendje të pushimit.Për këtë arsye çdo shkelje e
vrazhdë e sigurimit të vendit të ngjarjes është veprim “vitium artis”.Për lehtësimin e
sigurimit të vendit të ngjarjes është e nevojshme që polici të zhvilloj “procedurat
standarde operative”, me qëllim që disa sende gjatë sigurimit të vendit të ngjarjes të mos
lëshohen.  

      Përcaktimi i madhësisë hapësinore të vendit të vrasjes 


      Vendi i ngjarjes pikërisht mund të përfshijë më shumë se një pikë, ndonëse
zakonisht hetimi i vrasjes fillon në vendin ku është gjetur trupi i të vrarit, gjegjësisht ku
është kryer vepra, apo ku janë shkaktuar pasojat, gjegjësisht ku është tentuar vrasja. Këtu
merren parasysh fazat e kryerjes së veprës penale, siç janë: faza( ante delictum),
faza e kryerjes së veprës (temporal delictum), dhe faza pas veprës (post delictum).Në
përgjithësi vendi në të cilin ka ndodh vepra penale konsiderohet si vend primar i
ngjarjes, kurse të gjitha vendet tjera konsiderohen si vende sekondare të ngjarjes të cilat
përfshinë:

1. vendi prej nga është lëvizur trupi;


2. vendi ku ka ndodhur sulmi që e ka shkaktuar vdekjen;
3. vendi ku është zbuluar çfarëdo prove fizike lidhur me veprën penale
(pjesët e trupit);
4. vetura e shfrytëzuar për transportin e trupit deri te vendi ku edhe është
gjetur.

      Është shumë me rëndësi që polici i cili vjen në vendin e ngjarjes të jetë i


vetëdijshëm për mundësinë e ekzistimit të vendit të shumëfishtë të ngjarjes.Polici
duhet ta konstatoj vendin e saktë apo vendet e sakta të cilat duhet siguruar. Mirëpo,
për t’i mbrojtur dhe ruajtur vendet dhe gjendjen në ato lokacione në të cilat gjendet
vendi i vrasjes polici duhet ta ketë idenë se çka do të mund të shërbente si provë dhe çka
do të mund të shërbente si provë, duke përcaktuar me atë rast vijat e vendit të
ngjarjes me qëllim të mbrojtjes së provave.

      Te vrasjet, kryesisht në vendin e ngjarjes, zakonisht katër lloje të provave


materiale siç janë:

1. objektet;
2. pjesët e trupit;
3. shenjat dhe;
4. përshtypjet si gjurmë specifike.

      Me gjuhën teknike, vendi i ngjarjes fillon atje ku i dyshuari e ka shndërruar


qëllimin në vepër, vazhdohet përmes drejtimit të ikjes dhe përfshinë çdo lokacion ku
provat dhe gjurmët fizike mund të lokalizohen.Për tu shpjeguar rrethanat e vendit të
ngjarjes, është e nevojshme që paraprakisht të identifikohen dhe caktohen:

1. lokacionet e sakta të tij;


2. vijat e shtrirjes;
3. objektet që përbëjnë atë;
4. gjendja që dominon në vendin e ngjarjes dhe;
5. drejtimet preliminare të qasjes së përpunimit të mëtejmë.

      Vendi i ngjarjes paraqet psikologjinë e hapur të kryerësit dhe viktimës së veprës


penale, sepse psika njerëzore shprehet në veprim.Në pajtim me tezat kriminalistike se
vepra është pasqyrë e kryerësit, vendi i ngjarjes në të shumtën e rasteve është pika
fillestare dhe përfundimtare e të gjitha hulumtimeve kriminalistike.Prandaj, pas
identifikimit të vendit të ngjarjes, duhet të përcaktohen kufijtë e tij, e njëra nga
mundësitë është:

1. që të sigurohet hapësirë sa më e madhe e mundur;


2. të bëhet vlerësimi i shpejtë dhe objektiv i vendit të ngjarjes në bazë të:

a) lokalitetit të trupit;

b) pranisë së çfarëdo prove fizike;

c) deklaratës së dëshmitarit të drejtpërdrejt;

d) prezencës së kufijve natyral (shtëpia, druri, etj),

3. të kihet në mendje mundësia e ekzistimit të më shumë vendeve të


ngjarjes.

      Qëllimi është që të vendoset pasqyra midis anëve të ndryshme të vendit të


krimit, viktimës, provës fizike dhe të dyshuarit.Të gjitha këto komponente duhet të
jenë të ndërlidhura me zgjidhjen e suksesshme të rastit.Baza për lidhjen e këtyre
katër anëve qëndron në parimin “e teorisë së transferimit dhe shkëmbimit”.63
Fak.Juridik si shembull i mirë për këtë mund të shërbejë rasti i «OJ Simpsonit«64

      Baza e teorive të transferim dhe të shkëmbimit, autor i së cilës është zvicerani


Sulzer Fray, i cili thotë:”çdo kontakt midis objektit dhe personit e lenë gjurmën e vet,
qoftë ajo mikro, apo makro gjurmë.Fizikisht është e mundur që kryerësi të kryej
vepër penale e të mos lë mikrogjurmë dhe njëkohësisht nga vendi i kryerjes të mos bart
mikrogjurmët (nga mjetet e kryerjes, nga viktima, nga objekti i sulmit, etj.). ky
zinxhir i bartjes së mikrogjurmës gjithmonë është i pranishëm.Këto gjurmë si prova
të vërteta gjegjësisht si objekte të ardhshme për ekspertizë,të cilat i bartë me vete
kryerësi pa vetëdije, ose i le ato në vendin e ngjarjes, e lidhin atë për veprën”.

      Varësisht nga ajo se ku gjendet vendi i ngjarjes,gjegjësisht në hapësirë të


mbyllur apo të hapur, edhe koncepti i qasjes së sigurimit të tij, është i ndryshëm. Nëse
është në vendin e hapur, përcaktimi i tij bëhet në bazë të llojit të lokalitetit, vijave të
ecjes, qarkullimit, vendit të hyrjes dhe daljes, kushteve klimatike dhe shumë faktorëve
tjerë të cilët janë specifik për atë aktivitet, ndërkaq, në hapësirën e mbyllur sigurimi
është relativisht i lehtë. 

      Qasja vendit të vrasjes në hapësirën e hapur 

      Asgjësimi dhe kontaminimi më i madh i gjurmëve ekzistuese paraqitet me rastin


e qasjes vendit të ngushtë të veprës penale.Për ta shpjeguar drejt aspektin
terminologjik gjendjen e vendit të ngjarjes, policia duhet që në punën e saj t’i
shfrytëzoj edhe shprehjet përkatëse lidhur me vendin e ngjarje:
o Vend i paprekur i ngjarjes mund të konsiderohet ai vend i veprës
penale në të cilin askush nuk është afruar deri në ardhjen e policisë, ose
personave tjerë të cilët kanë filluar sigurimin e vendit të veprës penale;
o Vendi i pandryshuar i veprës penale është ai në të cilin ka hyrë
personi apo shtaza dhe me atë e ka ndryshuar apo kontaminuar,
kurse me këtë rast personi asgjë nuk ka prekur, e as nuk ka hedhur,
etj. pra kur gjendja është ndryshuar në raport me gjurmët në bazament
(në tokë).
o Vendi i ndryshuar i veprës penale është ai vend nëpër të cilin kanë
lëvizur personat, i kanë lëvizur objektet,trupin e vdekur,etj, si dhe
shtazët para se të vijë policia.

      Në praktikë vende të tilla mbeten drejtpërsëdrejti të paprekura.Nëse në vendin e


tillë të ngjarjes kriminale gjenden trupat e njerëzve, atëherë atyre duhet ofruar për
t’i konstatuar se a janë të gjallë, të lënduar apo të vdekur.Nëse personi është i gjallë,
duhet të ndërmerren masat që t’i ofrohet ndihma e shpejtë dhe transporti deri te enti
më i afërt shëndetësor.Me këtë rast njëherazi duhet të ruhet edhe situata, pozita,
trupi, objektet dhe gjurmët për rreth në gjendjen e gjetur, dhe që sa më parë të
shënohet gjendja së bashku me ndryshimet që kanë lindur.Taktika e përgjithshme e
qasjes së vendit të vrasjes zbatohet në të gjitha vendet e vrasjeve.Megjithatë, vendet e
hapura paraqesin edhe probleme shtesë për përpunimin kriminalistik, siç janë:

1. vendi nuk ka vija apo kufij të caktuar dhe të qartë;


2. vendi i vrasjes është zakonisht jo i rrafshët, mund të jetë me lugje, brigje,
rërë, etj;
3. përpunimi kriminalistik është i ndjeshëm në kushtet klimatike. Shiu
apo dëbora mund t’i asgjësoj gjurmët e provave, apo edhe rrebeshi
eventual mund të kërkoj procedurë urgjente të mbledhjes së provave;
4. kriminalistika nuk e ka luksozin e tipit të rrymës, ujit, telefonit, e
luksozeve tjera, të cilat gjenden në lokalet e mbyllura;
5. drita e ditës është e limituar, duhet me qenë të gatshëm që të kthehemi
në vendin e krimit ditën e nesërme, që nënkupton sigurimin permanent
të vendit.

      Në rast se është e domosdoshme që të largohet trupi para ardhjes së organit të


inspektimit nga vendi i ngjarjes, rekomandohet që ai të mbështjellët në pëlhurë të pastër,
ose të futet në qese speciale të kufomave, për tu ruajtur provat të cilat mbeten në
rroba, me qëllim të ekspertizës së mëtejme. 

Qasja vendit të vrasjes në vend të mbyllur 

      Nëse vendi i ngjarjes së vrasjes gjendet në hapësirë apo lokal të mbyllur, atëherë
duhet pyetur (nëse ka kë), a ka hyrë kush në atë vend dhe përse; kah ka lëvizur, çka
ka prekur apo lëvizur nga vendit, etj.Në mbledhjen e informatave të tilla sjellja e
policit ndaj të pranishmëve nuk guxon të jetë tepër zyrtare, sepse atëherë qytetarët do
të refuzojnë bashkëpunimin, ose nga frika e pasojave nuk do të tregojnë se kanë qenë
brenda dhe se kanë prekur diç dhe as lëvizur.Nëse polici konstaton se askush nuk është
futur brenda në lokalin ku ka derë, atëherë ai do të drejtohet ka dera, përafërsisht të
njëjtës rrugë kah kanë lëvizur edhe personat tjerë të cilët kanë kuptuar për veprën penale.
Duhet të konstatohet gjendja faktike e gjetur: dyert e hapura, të mbyllura, gjysmë të
mbyllura, të mbyllura me çelës, të mbyllura por jo me çelës, etj.Me rastin e hapjes
eventuale të dyerve të mbyllura nuk bënë të kapet me dorë doreza, e as të preket me
gishtërinj. Nëse për çfarëdo qoftë dyert nuk mund të hapen (kufoma i pengon ose
ndonjë objekt është rrëzuar në rrugë dhe nuk hapet dera), nuk bën të shtyhet dera, por
duhet tentuar të hyhet përmes dyerve tjera, apo edhe të shikohet mundësia përmes
dritares.Në rastin më të keq të mundshëm duhet të shtyhet dera sado pak, sa të
mund të zgjatet koka dhe të shikohet dhoma apo lokali.Nëse lokali është i mbyllur,
atëherë duhet shikuar për dritare se mos i duhet dikujt aty brenda ndihma, apo nëse
duhet të eliminohet çfarëdo rreziku aty brenda i cili mund të shkaktoj viktima të tjera, apo
dëme materiale, ose me kujdes të madh të ruhen gjurmët që të mos shkatërrohen
nëpër dysheme dhe tokë gjithashtu nën dritare, ose në dritare. Në rastin e hyrjes
përmes ballkonit duhet të ruhen gjurmët dhe sipas mundësisë të shënohet kalimi
deri brenda.Nëse shfrytëzohen shërbimet e axhustatorit për hapjen e dyerve, atëherë
duhet maksimalisht të ruhen gjurmët, kurse edhe dyert të hapen me sa më pak dëme.Në
lokal brenda kurrsesi të ndizet drita, apo të preket ndërpresin!Nëse është terr, duhet
shfrytëzuar llambën e dorës.Dyert dhe dritaret gjithmonë duhet mbyllur, gjegjësisht
të gjitha hyrjet dhe daljet,dhe të mos mbyllen me çelës,përveç në rastet e
jashtëzakonshme, duke vendosur edhe rojën e detyrueshme.Në këtë mënyrë e pengojmë
hyrjen e kandrave (insekt) dhe të shkujës (rrymave të ajrit) të cilat ndër të tjera mund
ta asgjësojnë letrën e djegur (hirin), etj.  

      Klasifikimi i vendit të ngjarjes 

      Vendi mikroskopik65 i ngjarjes mund të renditet sipas:

o tipit të veprës penale (vrasje, dhunim, thyerje dhe vjedhje, etj);


o vendit apo lokalitetit (të mbyllur, të hapur, i dukshëm, nëntokësor);
o natyrës së vendit të ngjarjes (trupi, shtëpia, treni, banka, automobili);
o gjendjes së hasur faktike(e rregulluar/e ç’rregulluar,aktive/pasive,
normale/ jo normale).

      Çdo kualifikim është i rëndësishëm dhe ndihmon, por asnjëri nuk ofron
përfshirjen e të gjitha elementeve të cilave e përbëjnë vendin e ngjarjes.Ajo që është
më e rëndësishme është nevoja që kriminalisti t’i zhvillojë shkathtësitë e nevojshme
që vendi i ngjarjes të profilizohet dhe të përcaktohet numri i vendeve të ngjarjes në rastin
e caktuar, bashk me karakterin, kufijt dhe gjendjen e çdo vendi të ngjarjes.

      Vendi mikroskopik66 i ngjarjes, as më pak e as më shumë, ka të bëjë me gjurmët


materiale dhe aty ekzistojnë shumë mënyra për klasifikimin e tij, p.sh, sipas gjendjes
fizike, tipit të veprës penale dhe llojeve të çështjeve të cilat duhet të zgjidhen.Është e
nevojshme që kriminalisti që e udhëheq përpunimin kriminalistik të vërej edhe
përkufizimin e gjurmëve materiale,dhe ta kuptojë ndërveprimin midis vendeve
mikroskopike dhe mikroskopike të ngjarjes, t’i sajoj të gjitha format e bartjes së
gjurmëve dhe të posedojë shkathtësi dhe aftësi që vendet mikroskopike të ngjarjes t’i
vendos brenda atyre makroskopike.Klasifikimi i vendeve të ngjarjes është shumë i
rëndësishëm për kriminalistët të cilët duhet ta përcaktojnë vendin e ngjarjes dhe ta
kuptojnë teorinë e bartjes apo shkëmbimit të gjurmëve materiale.Kjo teori zbatohet në
mënyrën më të efektshme kur të gjithë anëtarët e ekipit të shikimit e kuptojnë se si
është klasifikuar vendi i ngjarjes dhe punojnë të gjithë së bashku si të ishin një.Me
përvojat dhe njohuritë në vendet e ndryshme të ngjarjeve dhe me analizën
sistematike të vendit konkret të ngjarjes mund të konstatoj se cili lloj i gjurmëve
materialeve ekziston atje, ku duhet të zbulohen gjurmët në vendin e caktuar të
ngjarjes brenda klasifikimit, si duhet të sajohen, t’i mbledh arkivon dhe t’i përpunojë
ato gjurmë, kurse më në fund të dijë se si ta rekonstruktoj vendin e ngjarjes. 

      Kontrollimi i hapësirës së gjerë të vendit të vrasjes. 

      Është shumë vështirë të caktohet një rregull me të cilën do të zgjidheshin të


gjitha; cilat janë vijat e kufizimit të hapësirës së gjerë të vendit të ngjarjes.Kjo është
hapësirë nëpër të cilën ka lëvizur kryesi i veprës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Mbase edhe gjatë atyre lëvizjeve në atë rrugë ka ardhur deri te hedhja e mjeteve të
kryerjes, të ndonjë objekti të cilin e ka bartur nga vendi i ngjarjes, ka ndërruar rrobat, i
ka hedhur rrobat e papastërta të përlyera me gjak, etj.Në atë zonë të lëvizjes policia,
duhet t’i kontrollojë kontejnerët e mbeturinave, mbeturinat, etj., barishtet nëse ka,
automjetet, gërmadhat, garazhet, objektet e zbrazura dhe vendet tjera të cilat janë të
përshtatshme për fshehjen e objekteve.Gjithashtu në kuadër të kontrollimit të
hapësirës së gjerë të vendit të ngjarjes hynë edhe kërkimi dhe kontrollimi i
objekteve të cilat gjenden në rrugën kah ka lëvizur kryerësi (shitoret, bankat, hotelet,
postat), sepse, këto sidomos posedojnë video kamera të cilat e përfshinë atë hapësirë që
është objekt i kontrollimit dhe sipas nevojës të merren edhe video shiritat me qëllim
të kontrollimit.

      Duhet të theksohet sidomos se me rastin e gjetjes së objekteve të cilat do të mund


të kishin lidhje me veprën, të njëjtat nuk ishte dashur të lëvizen nga vendi pa ndonjë
arsye të madhe, por vetëm të shënohen me qëllim që në fazën dinamike dhe statike të
jenë të përpunuara. 

      Mbrojtja e jetës 

      Çdo rast kriminal kërkon përgjegjësi dhe forma të ndryshme, por edhe
detyrime, mirëpo detyra e parë dhe kryesore e çdo polici i cili ka arritur në vendin e
vrasjes është mbrojtja e jetës dhe para se të futet në vendet e vrasjes duhet të ketë
parasysh:

1. Sigurinë e vet personale, sigurinë e të tjerëve të cilët futen në vendin e


ngjarjes;
2. Mbrojtjen e jetës;
3. Mbrojtjen e vendit të ngjarjes dhe të provave.
      Mbrojtja e jetës përfshinë jo vetëm jetën e viktimës, por natyrisht edhe vet të
dyshuarin si dhe policinë.Në ditët e sotme ndihma e shpejtë mjekësore ishte dashur të
jetë e organizuar në atë mënyrë që të jetë e gatshme në kohën sa më të shkurtë të
mundshme të reagojë, me të marrë të lajmit për ndihmën, sepse nuk janë të rralla rastet që
ndihma e shpejtë arrin pas policisë, sidomos nganjëherë, për shkak të arsyes që ai i
cili e paraqet ngjarjen,duke shpresuar se viktima është ende e gjallë, së pari e
lajmëron stacionin më të afërt shëndetësor.Në situatat e tilla vendi i ngjarjes nuk është
i siguruar mirë dhe mund të vijë deri te asgjësimi i gjurmëve ekzistuese dhe të krijimi
i gjurmëve të reja, gjatë ofrimit të ndihmës së parë.Për shkak të rëndësisë shumë të
madhe të gjurmëve të cilat kanë rëndësi vendimtare për rrjedhën e përpunimit të
mëtejmë kriminalistik, policët duhet t’ua tërheqin vëmendjen personelit shëndetësor që
me rastin e ofrimit të ndihmës shëndetësore të kenë kujdes dhe t’i ruajnë gjurmët e
veprës penale, mirëpo edhe krahas kësaj ata duhet ta përcjellin rrjedhën e intervenimit
mjekësor me qëllim që t’i evidentojnë të gjitha ndryshimet e krijuara në vendin e
ngjarjes.

      Kjo gjithashtu vlen edhe për zjarrfikësit dhe shërbimet tjera të specializuara të
cilat mund të jenë të angazhuara në rastin.Të mësuar me këto përvoja shumë policë
kanë ndërmarrë aktivitete për njoftimin e personelit mjekësor dhe të tjerëve me gjërat
themelore kriminalistike, kështu që krahas kujdesit të shtuar për gjurmët me rastin e
intervenimit ata i arsimojnë edhe me njohuritë themelore të mbledhjes së të
dhënave nga personat, me rastin e transportit deri te enti shëndetësor dhe të cilët
ndodh që vdesin gjatë rrugës, kurse të dhënat të cilat do të mund të merreshin nga ata janë
të një rëndësie të madhe për rrjedhën e mëtejme të përpunimit kriminalistik.

      Nëse viktima bartet në spital, detyrë e policisë e cila e siguron vendin e ngjarjes
është që t’i marrë shënimet e personit shëndetësor dhe targën e regjistrimit të
automjetit si dhe emrin e institucionit shëndetësor ku do të bartet viktima.Nëse rrethanat
lejojnë, policia duhet ta përcjell viktimën deri te institucioni shëndetësor me qëllim
të ruajtjes së kontinuitetit të gjurmëve dhe të përpunimi dhe trajtimit të mëtejmë të
viktimës pas ndihmës së ofruar, ose nëse ajo vdes.Mirëpo në situatat kur kjo nuk është
e mundur, atëherë përmes administratës kompetente policore duhet të organizohet që
në entin shëndetësor të shkojnë kriminalistët të cilët do t’i marrin rrobat dhe gjërat
personale të viktimës,ta vërtetojnë identitetin, të mbledhin të dhënat lidhur me
plagët e viktimës, të mbledhin të dhënat për dëshmitarët e mundshëm, të bisedojnë
me personelin që e ka bartur viktimën, ta marrin gjakun e saj, etj.

      Nëse paraqitet nevoja e transportit të personit i cili është i dyshuar për veprën
penale, atëherë është e nevojshme edhe përcjellja e policisë, si për shkak të mbrojtjes
fizike të drejtpërdrejtë të personelit mjekësor, ashtu edhe për shkak të sulmit eventual nga
farefisi i viktimës.Gjithashtu një gjë shumë e rëndësishme në raste të tilla është që,
nëse rrethanat lejojnë, të bëhet sigurimi i gjurmëve në kryesin që të mos vijë deri te
asgjësimi apo dëmtimi, që ai qëllimisht do ta bënte.Këtë gjë duhet ta bëjë personeli
mjekësor me rastin e ofrimit të ndihmës mjekësore. Për shkaqet e përmendura, nëse
ekziston probabiliteti se në vendin e ngjarjes janë gjeneruar gjurmë të reja, atëherë
domosdo duhet të merren mostrat biologjike të drejtpërdrejta, mikrogjurmët, shenjat e
këpucëve, shenjat papilare,etj.nga personeli mjekësor, kurse më vonë edhe nga
personat tjerë të cilët kanë pasur kontakt me vendin e ngjarjes.

      Masat e mbrojtjes së pjesëtarëve të policisë 

      Nuk janë të rralla rastet kur policët duke mbrojtur viktimën dhe të dyshuarin, i
ekspozohen situatës e cila paraqet rrezik për shëndetin e tyre.Prandaj, policët duhet të
përmbahen masave të gatishmërisë në vendin e ngjarjes kur ballafaqohen me gjakun
dhe me çfarëdo rrjedhash trupore.Meqenëse është vështirë të përcaktohet se kush ka
sëmundje ngjitëse, të gjithë ata që e bëjnë hetimin në vendin e ngjarjes kriminale duhet
tu përmbahen masave të kujdesit të shtuar, siç janë:

1. të bartin dorëza të cilat janë për një përdorim dhe të lejuara, gjatë
qëndrimit në vendin e ngjarjes kriminale dhe të jenë të vetëdijshëm se
gjaku dhe rrjedhat tjera nga trupi mund të bartin sëmundje.
2. të bartin në vendin e krimit maska për një përdorim, sepse aty mund
të ballafaqohen me sëmundje ngjitëse (përmes frymëmarrjes), siç është
meningitisi, apo tuberkulozi.
3. të bartin mbrojtëset për sy dhe mantelin për mbrojtjen e rrobave nga
sëmundjet ngjitëse, sidomos kur në vendin e ngjarjes ka sasi të madhe
gjaku dhe rrjedhje tjerat trupore.
4. pas hetimit të përfunduar, dorëzat, maskat dhe mantelet e
kontaminuar me gjak, ose rrjedhje tjetër të trupit t’i fusin në qese
mbrojtëse biologjike, të lahen duart mirë me substancë antiseptike.
5. para së të kthehen në stacion, përsëri t’i lajnë duart me ujë dhe mjet
kundër baktereve (bacti – stat).
6. ta kufizojnë numrin e hulumtuesve në vendin e ngjarjes, të cilët do të
mund të vinin në kontakt me burimet potenciale infektuese.
7. t’i këshillojnë të pranishmit tjerë në vendin e ngjarjes të cilët mund të
vijnë me burimet potenciale të infeksionit.
8. ta bëjnë dekontaminimin e tërë pajisjes së shfrytëzuar para së të
kthehen në stacion të policisë.
9. menjëherë ta ndërrojnë gardërobën e kontaminuar me gjak dhe me
rrjedhje tjera trupi dhe ta bëjnë dekontaminimin e saj.
10. lëkura paraqet barrierë efektive për pengimin e sëmundjeve ngjitëse
infektuese.Prandaj të lahen të gjitha vendet e kontaktuara sa më
parë me qëllim të eliminimit të mundësisë së kontaminimit.Plagët siç
janë gërvishtjet, prerjet, vendet e sëmura, plasaritjet në lëkurë, pa marrë
parasysh madhësinë, e mundësojnë kalimin e infeksionit në trup,
prandaj këto vendet duhet të mbështillen mirë.
11. të hartohet raporti lidhur me të gjitha mostrat e gjakut dhe të
rrjedhjeve tjera trupore në afat prej 24 orësh.

      Punëtorët e policisë, sidomos të ekipit i cili i pari arrin në vendin e ngjarjes jo


rrallë janë në situatë t’ua ofrojnë ndihmën e parë viktimave të veprës penale, madje
edhe vet kryesit të veprës penale, me ç’rast ekziston rreziku nga kontakti i drejtpërdrejtë
me tajimet trupore, prandaj pas ndihmës së parë të ofruar, menjëherë ose sa më
parë që është e mundur duhet të lahen duart dhe pjesët tjera të kontaminuara të trupit
me sapun dhe ujë, ose me lëngje të posaçme.Rastet e infektimit me HIV, gjatë ofrimit
të ndihmës së parë përmes frymëmarrjes artificiale, deri tashti nuk ka pasur ose së
paku nuk janë të njohura.Mirëpo, megjithatë ekziston mundësia teorike që sëmundja
të bartet edhe në atë mënyrë, sidomos nëse viktima rrjedh gjak për goje.

      Me rastin e ofrimit të kësaj forme të ndihmës së parë masa e vetme mbrojtëse që
mund ët zbatohet është që me faculetë të pastër ose me copë të pastër pëlhure, para se t’i
ofrohet ndihma viktimës t’i pastrohet goja nga gjaku.Pas ndihmës së ofruar të parë
është e dëshirueshme që shpëtimtari ta shpërlajë gojën disa herë me ujë.Sot
ekzistojnë pompa të posaçme plastike me të cilat ofrohet ndihma “gojë më gojë”,
mirëpo, shumë polici nuk disponojnë me mjete të tilla dhe të tjera, për ç’arsye
ekziston rreziku nga infektimi.Është e nevojshme që sa më parë, por më së voni në
vet lokalet e policisë, të gjithë të pranishmit të dekontaminohen dhe ta dekontaminojnë
krejt pajisjen e cila ka qenë e ekspozuar me gjak, ose me lëngje tjera të trupit, të cilat
kanë mundur të barten me pajisje nga vendi i ngjarjes, si dhe rrobat të cilat janë të
kontaminuar me gjak, ose ose me masën e vjelljes apo me lëngjet tjera të trupit nga vendi
i ngjarjes, në mënyrën si vijon:

1. sa më parë të ndërrohet gardëroba e kontaminuar;


2. të përdorën dorëza të një përdorimi me rastin e pastrimit të rrobave
dhe pajisjeve të kontaminuara;
3. të shpërlahen rrobat e kontaminuara ndaras me detergjente
dezinfektuese dhe ujë të vluar e pastaj të lahen në mënyrë të
zakonshme;
4. të përdorën qese plastike për transportin e pjesëve të kontaminuara
para larjes.

       Masat e kujdesit të shuar janë:

a. shmangia nga kontakti i panevojshëm me gjakun,ose lëngjet tjera


trupore;
b. gjithmonë të barten dorëzat me rastin e kontaktit me personat e
përgjakur ose gjatë kontaktit me lëngjet tjera të trupit;
c. të lahen duart mirë pas çdo kontakti;
d. të pastrohen pajisjet e përgjakura, ose të përlyera me lëngje tjera të
trupit.

      Prandaj, kur tërë këtë e shikojmë, shohim se policët me situata e rrezikshme


duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sidomos kjo vlen për anëtarët e ekipit të shikimit të
vendit të ngjarjes dhe për personat të cilët i përpunojnë dhe analizojnë gjurmët materiale
me prejardhje biologjike në laboratorë. 

      Komunikimi në vendin e ngjarjes. 


      Komunikimi është çelësi i suksesit.Paramendoni te gjendeni në vendin e ngjarjes
disa minuta pas vrasjes.Njerëzit fillojnë të dalin nga ndërtesat e afërta, krijohet
tollovi e madhe.Ata janë të parët në vendin e ngjarjes. Njerëzit e zakonshëm të cilët
janë gjendur në afërsi, fillojnë ta ndihmojnë viktimën të cilit i duhet ndihma.Këta njerëz
gjithashtu i japin edhe informatat e para.Vërehet huti dhe panik kur vijnë policët e
parë në vendin e ngjarjes.Është fat që policia të arrijë para përfaqësuesve të medieve.

      Me atë rast në vendin e ngjarjes, të gjithë anëtarët e ekipit i përgjigjen


udhëheqësit të sigurimit të vendit të ngjarjes,i cili ua përcjellë të gjitha informatat e
nevojshme,kështu që edhe e kanë parasysh dhe dinë çfarë pyetjes të parashtrojnë.
Komunikimi efikas është e qartë nuk është i mundur nëse çdo anëtar i ekipit nuk di
saktë se çka duhet biseduar me bashkëpunëtorët e tij.Me atë rast mund të
shfrytëzohen metoda të ndryshme komunikimi duke filluar nga lëkundja joformale e
kokës, e deri te dokumentet e shkruara zyrtare.

      Disa nga këto metoda përfshijnë:

1. gjestet, siç është lëkundja e kokës dhe format tjera të ngjashme;


2. shenjat me duar;
3. korriejerët të cilët bartin porosi të shkruara dhe me gojë;
4. toki voki, etj.

të gjitha këto metoda mund të shfrytëzohen ose të përdorën gjatë shikimit të vendit
të ngjarjes si me rastin e sigurimit të vendit ashtu edhe gjatë kryerjes së shikimit, por
edhe gjatë dhe pas përpunimit kriminalistik, sepse fakti më i rëndësishëm të cilën duhet
mbajtur në mend është” që vetëm ekipi i informuar mirë është i sigurt në punën e tij”. 

      Kryerja e shikimit (inspektimit) të vendit të ngjarjes. 

      Kryerja e shikimit është një aktivitet shumë i rëndësishëm hetimor, kriminalistik.


Për kryerjen sa më profesionale dhe sa më të plotë të tij,është e domosdoshme
përbërja e ekipit, gjegjësisht që ai të jetë në pajtim me dispozitat procedurale dhe
rregullat kriminalistike, prandaj atë duhet ta përbëjë: prokurori publik, ose zëvendësi i tij,
kriminalisti (hetuesi),i cili punon në luftimin e delikteve të gjakut, tekniku i
kriminalistikës, mjeku specialist i mjekësisë ligjore dhe ekspertë tjerë,varësisht nga
mjetet e kryerjes (eksperti i balistikës, eksperti i mbrojtjes kundër diversive,biokimisti,
etj.).

      Personi përgjegjës i cili ka marrë pjesë në sigurimin e vendit të ngjarjes e


informon prokurorin, gjegjësisht kriminalistin (udhëheqësin e shikimit)për faktet e
mbledhura dhe rrethanat e kryerjes së vrasjes, për gjendjen e gjetur dhe ndryshimet
eventuale në vendin e ngjarjes.Në vendin e rrethuar të ngjarjes në aspektin
kriminalistik është mirë që të parët të futen teknikët e kriminalistikës dhe ekspertët e
fushës përkatëse në mënyrë që paraprakisht t’i shënojnë gjurmët dhe ndërmarrin
masa që të mos shkelet mbi sipërfaqen e caktuar ku logjikisht supozohet se në fazën
dinamike të shikimit do të gjenden mikrogjurmët.Është krejtësisht e gabueshme
praktika që vendet e ngjarjes së pari t’i vizitojnë anëtarët e ekipit inspektues,kurse
pastaj të fillohet me shikimin, sepse kjo mund të sjell ndryshime apo asgjësime të
gjurmëve dhe krijimin e gjurmëve të reja jo relevante.

      Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes duhet përpjekur që të merren përgjigje në sa


më shumë pyetje të arta kriminalistike dhe të ndriçohen të gjitha rrethanat dhe faktet e
rëndësishme.Gjithsesi, shikimi i kryer profesionalisht ishte dashur të jap përgjigje në
pyetjet esenciale kriminalistike – taktike siç janë:

o a paraqet ngjarja kriminale vepër penale të vrasjes, ose fjala është për
vetëvrasje, fatkeqësi apo vdekje natyrale;
o në ç’kohë dhe në ç’vend është kryer vrasja?
o Në ç’mënyrë dhe me çfarë mjeti është kryer vrasja?
o Të vërtetohet identiteti i viktimës;
o A ka qenë një apo më shumë kryerës?
o Rruga e ardhjes, lëvizjes, dhe mënyra e sjelljes në vendin e ngjarjes, si
dhe rruga e shkuarjes së kryesit?
o Cilat janë vendet apo pikat prej nga kanë mundur të shihen apo
dëgjohen disa manifestime të jashtme ose të dëgjohen ato që e kanë
përcjellë kryerjen e vrasjes?
o Cili është motivi i kryerësit;
o Kush janë të dyshimtit?

      Vëmendje të posaçme duhet drejtuar vërtetimit të fakteve: a është vendi i gjetjes


së kufomës vend i vërtetë i kryerjes së vrasjes, dhe me ndihmën e ekspertit të mjekësisë
ligjore të provohet përcaktimi i përafërt i kohës së vdekjes, sepse, dhënia e përgjigjes sa
më të saktë në këto dy pyetje të arta kriminalistike (vendi dhe koha), e mundëson
edhe vërtetimin më të lehtë të alibisë së të dyshuarit.

      Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është e rëndësishme përpjekja për sqarimin e


disa pyetjeve tjera me rëndësi kriminalistike siç janë:

o Pozita e viktimës dhe kryerësit në momentin e vrasjes;


o Konstruksioni forenzik i kryerësit të veprës penale dhe pamja fizike e
viktimës;
o Cilat gjurma krejt ka mundur t’i lë i vrari te kryerësi;
o A është lënduar kryerësi dhe në cilat pjesë të trupit;
o Mos iu ka grisur atij ndonjë pjesë e gardërobës;
o A ka kërkuar kryerësi objekte të caktuara, të holla, apo dokumente;
o A i ka njohur kryerësi rrethanat;
o A ka shfrytëzuar veturë, e të ngjashme.

      Pra, varet nga secili rast konkret i vrasjes se cilat nga këto fakte do të ndriçohen
dhe konstatohen veç e veç, gjë që gjithsesi çon në përfundim se shikimi te vrasja nuk
guxon të bëhet në rrethin e ngushtë të vendit të ngjarjes ku është gjetur kufoma, por është
e nevojshme të kryhet kontrollimi sistematik dhe i hollësishëm i rrethinës së gjerë,
me qëllim të gjetjes së gjurmëve dhe objekteve lidhur me vrasjen dhe kryerësit e saj dhe
të vërtetohen faktet dhe rrethanat tjera të rëndësishme. 

      Fazat e kryerjes së shikimit të vendit të ngjarjes. 

      Si në teorinë vendore, ashtu edhe atë ndërkombëtare nuk ekziston unitet në
aspektin e fazave të zbatimit të shikimit të vendit të ngjarjes.Qëndrimet e autorëve
të cilët mendojnë se janë faza(statike dhe dinamike),gjegjësisht tri faza (informative,
statike dhe dinamike),nuk janë të pranueshme nga aspekti i shkencës moderne
kriminalistike.Mirëpo, shikimi i vendit të ngjarjes në kuptimin teorik mund të
ndahet në pesë faza, kurse “në zbatimin praktik, në të shumtën e rasteve fazat e
shikimit të vendit të ngjarjes, në zhvillim e sipër” gërshetohen reciprokisht dhe kryhen
drejtpërsëdrejti (D. Modly, 1990; fq. 132).

      Këto faza janë:

1. faza informative – orientuese dhe organizative apo përgatitore;


2. faza statike – identifikuese apo pasive;
3. faza dinamike apo aktive;
4. faza kontrolluese dhe;
5. faza finale apo përfundimtare.

      Ndarja e këtillë plotësisht mund të pranohet, sepse kur qëndrimi i këtillë teorik
sjelljet në funksion me zbatimin praktik të shikimit, është e qartë se çdo fazë teorike
mban një fazë të punës së organit inspektues në vendin e veprës penale. Interaksioni i
tillë edhe është treguesi më i mirë, gjegjësisht verifikim i qëndrimeve teorike në
punën praktike.  

Faza informative – orientuese dhe organizative apo  përgatitore e shikimit të


vendit të ngjarjes. 

      Supozojmë se vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, që është në pajtim me


rregullat kriminalistike, por ekzistojnë situata kur sigurimi i vendit të ngjarjes mungon
ose është shumë i rrallë.Kjo zakonisht mund të ndodh kur në territorin e një
administrate policore gjatë sigurimit të disa vendeve të ngjarjeve, për shkak të
ngarkesës së madhe me punë, policia nuk ka mundësi që njëkohësisht t’i mbulojë të
gjitha lokalitetet. Në rastet e tilla është vështirë të bëhet selektimi se cilat ngjarje janë
të rënda, e cilat të lehta, sepse ishte dashur të punohet sipas radhitjes së paraqitjes
apo të kuptuarit e veprës penale.Në rastet e tilla kujdestari operativ i cili pranon
informatën duhet që qytetarëve apo të dëmtuarve të cilët e lajmërojnë ngjarjen tu jap
udhëzime rreth sigurimit të përkohshëm derisa policia arrin në vendin e ngjarjes.Pra,
ekziston mundësia që organi i inspektimit të vendit të ngjarjes i cili e bën shikimin,
vjen në vendin e ngjarjes i cili nuk është i siguruar në pajtim me rregullat e
kriminalistikës, mirëpo, në këtë punë ne do të fillojmë nga supozimi se vendi i ngjarjes së
veprës penale ka qenë i siguruar nga policia.Sipas Pavishiqit dhe Modlyt, (1990; fq.
223), me ardhjen e organit të shikimit të vendit të ngjarjes në vendin e kryerjes fillon
faza e shikimit.Organi i shikimit (me duar në xhepa, apo pas shpine) orientohet për
vendin dhe kohën e shikimit të vendit të ngjarjes (orientimi për vendin dhe kohën).Në
këtë fazë organi i shikimit pranon informatat nga policia nëse janë të siguruara në
vendin e ngjarjes ose kryen biseda me persona tjerë të cilët e kanë siguruar vendin e
ngjarjes ose kanë ndonjë njohuri lidhur me ngjarjen penale.Parimisht duhet vizituar
vendi i ngjarjes, por pa hyrë në territorin e tij.Territori i vendit të ngjarjes varësisht
nga vlerësimi i organit të shikimit dhe anëtarëve të ekipit mund të rritet dhe të
zvogëlohet.Pastaj autorët e njëjtë theksojnë se vëmendje e posaçme i kushtohet
marrjes së njohurive për ndryshimet e mundshme në vendin e ngjarjes pas kryerjes së
veprës penale (cilat gjurmë dhe objekte janë dëmtuar apo asgjësuar, kontaminuar, apo
gjeneruar).Mblidhen të dhënat edhe për kushtet atmosferike (koha e kryerjes së
veprës dhe shikimit);Vërtetohen kushtet klimatike(lloji i të reshurave,era, temperatura
dhe të dukshmëria).

      Organi i shikimit në këtë fazë nxjerrë vendim se si duhet kryer shikimi nga
perimetri i jashtëm dhe drejt qendrës dhe anasjelltas, varësisht nga situata në vendin e
ngjarjes.Në rastet kur ngjarja është e ndërlikuar, është e dëshirueshme të bëhet plani
me shkrim për zbatimin e shikimit të vendit, me theks të posaçëm në radhën e zbatimit
të disa masave dhe aktiviteteve kriminalistike – taktike dhe përcaktimi kush dhe me çka
do t’i zbatojëGjithashtu mund të merret vendimi edhe për zgjerimin eventual të
ekipit të shikimit, ose për pjesëmarrjen e personave tjerë profesional apo ekspertëve.Në
këtë fazë veprojnë të gjithë anëtarët e ekipit të shikimit, nën udhëheqjen e të parit të
ekipit, sepse organi i shikimit nuk mundet kurrë vet të përcaktojë rrethin e vendit të
ngjarjes.Pas përcaktimit të vendit të ngjarjes merret vendim për kryerjen e shikimit,
kurse më vonë edhe plani i punës së mëtejme në bazë të konsultimeve me anëtarët e
ekipit inspektues, me brifing të rregullt, sepse si në këtë fazë, ashtu edhe në fazat tjera të
gjithë anëtarët e ekipit duhet të jenë “mish e thua”.Udhëheqësi i organit të inspektimit
që nga fillimi shënon informatat e mbledhura në kuptim të mbajtjes së procesverbalit
mbi shikimin e vendit të ngjarjes.Ky shënim mund të bëhet në disa mënyra siç janë:
diktimi procesmbajtësit, diktimi në diktafon, ose të shkruarit e të dhënave dhe tezave
të caktuara.Diktimi në diktafon është më efikas, mirëpo, kjo nuk përjashton edhe të
shkruarit të tezave të caktuara, për shkak të prishjes eventuale të diktafonit. 

Faza statike identifikuese ose faza pasive e shikimit të vendit të ngjarjes 

      Kjo fazë pason pas fazës organizative informative dhe në esencë ka të bëjë me
kontrollin e vendit të ngjarjes dhe përcaktimin e kushteve të përgjithshme në të cilat ka
ndodhur ngjarja.Me këtë rast bëhet kontrolli i vet vendit të ngjarjes,por edhe i rrethit
të gjerë.Në këtë faze caktohet vendi i saktë i ngjarjes, hulumtohen dhe kërkohen
gjurmët dhe objektet lidhur me veprën penale, por pa i prekur fare dhe pa i lëkundur
nga vendi, si dhe pa ua ndërruar pozitën.Me rastin e ardhjes në vend të ngjarjes,
organi i inspektimit duhet t’i përcaktojë vijat e përkufizimit pastaj si duhet tu afrohet,
të konstatoj se a ekzistojnë prova që mund të thyhen të cila do të kërkon veprim të
shpejtëGjurmët dhe objektet shënohen në procesverbal, me numra ose fjalë
(markimi), maten, konstatohet largësia midis tyre, analizohen, interpretohen,
fotografohen në tërësi dhe në detaje.Përcaktohen marrëdhënia e tyre dhe ndërlidhja
me gjurmët dhe objektet tjera dhe shënohet në skicën e vendit të ngjarjes.Shënjimi i
objekteve të gjurmëve të identifikuara (markimi), bëhet me numra ose me fjalë, por
sipas renditjes së caktuar logjike.Nuk bënë he nuk guxohet që numrat dhe fjalët e tilla
të shkruhen në mënyrë të dyshimtë. Renditja e tyre duhet të paraqitet një rrjedh
logjike të ngjarjes sipas fazave të kryerjes së veprës penale.Kjo gjë arrihet vetëm me
rikonstruktimin ideor i cili bazohet në rezultatet e informatave të mbledhura nga të
pranishmit dhe në lidhjet logjike të objekteve dhe gjurmëve të identifikuara.Nganjëherë
është vështirë që kjo të arrihet, por gjithmonë duhet të bëhet rikonstruktimi ideor
dhe të formohen versionet e mundshme që në të vërtetë paraqet planin orientues të punës
në vendin e ngjarjes.Kjo është forma e vetme që edhe vetë procedura e shënjimit të
zhvillohet sipas një renditje logjike.E konsiderojmë si të vetmen të mirë që
procedura e identifikimit dhe e shënjimit të bëhet njëkohësisht në mënyrë që dëmtimi
ose shkatërrimi i objekteve të mos ndodhë nga pakujdesia, sidomos dëmtimi i gjurmëve
do të reduktohej në masën më të vogël të mundshme.Kjo pastaj nënkupton veprimin e
përbashkët të udhëheqësit të shikimit të vendit të ngjarjes dhe teknikut të
kriminalistikës, po që se nuk është e nevojshme prania e personave tjerë në vendin e
ngjarjes67.

      Faktet e vërejtura duhet objektivisht të konstatohen dhe fiksohen.Vazhdimisht


duhet pasur kujdes që të ndahen faktet e perceptuara nga mendimet dhe konstatimet.
Duhet të përshkruhen objektivisht rezultatet e perceptimeve të ndjeshme pa gjykuar
personalisht, si dhe pa mendimin e të tjerëve.Rezultatet duhet të përshkruhen me një
saktësi dhe qartësi të madhe në mënyrë që më lehtë pastaj të dallohen nga konstatimet
e mëvonshme në fazën dinamike të shikimit.

      Në këtë fazë synohet sintetizimi i njohurive të mbledhura në fazat e mëparshme


të procedurës: dalja në vendin e ngjarjes dhe sigurimi i tij, masat e ndërmarrjes së parë
dhe faza orientuese informative e shikimit.Gjatë kësaj faze krijohen një plan i punës
për stadin dinamik që pason.Fjala është për kontrollin e përgjithshëm gjatë të cilit
merren përgjigje për morfologjinë e ngjarjes konkrete penale ose për faktet të cilat
duhen të sqarohen.Fjala është për përcaktimin e bazës fillestare dhe të detyrave
konkrete.Organi i shikimit dhe anëtarët e ekipit të tij i parashikojnë masat dhe
aktivitetet konkrete të cilat duhet ndërmarrë dhe përmbajtjen dhe renditjen e tyre.

Me këtë rast duhet pasur kujdes për aspektet metodike të shikimit të vendit të
ngjarjes.Këtu përcaktohet pika fillestare (zero) e matjes, kurse sipas nevojës vendi i
ngjarjes bastiset në bazë të metodës e cila varet nga madhësia, lokaliteti dhe
kompleksiteti i vendit të ngjarjes. 

     Ku fillon kontrolli i vendit të ngjarjes 

      Kërkimi i provave fillon me izolimin dhe mbrojtjen e vendit të ngjarjes.Personi i


cili e bënë kontrollin duhet të jetë i sigurt se vendi është i siguruar dhe duhet të filloj
me rikonstruktimin ideor të ngjarjes e cila ka ndodhur para ardhjes së tij aty.Është e
qartë se vendi më i mirë për gjetjen e provave është vendi më i afërt ku është
zhvilluar akti kritik, si p.sh, afërsia më e madhe e viktimës së vrarë.
      Megjithatë nuk bën të lihen anash as vendet tjera në vendin e ngjarjes, siç janë:

1. vendi i hyrjes së dhunshme;


2. dalja për ikje;
3. i dyshuari (rrobat, duart, trupi, flokët...);
4. vendi ku është gjetur ose do të gjendet arma;
5. vendi i banimit të të dyshuarit;
6. vendi në të cilin ka ndodhur sulmi që ka rezultuar me vdekje;
7. vendi prej nga është bartur trupi.

      Para afrimit vendit të krimit, organi i inspektimit duhet t’i përcaktojë kufijtë e
tij, të definojë si tu qaset, të konstatojë a ekzistojnë prova të thyhen ose
shkatërrohen që kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe pas kësaj të fotografohet dhe
skicohet skena.Kriminalistët gjithmonë duhet ta kenë në mendje që teoria e tyre mbi
krimin të jetë profesionale.

      Nëse ndonjë provë tregon se duhet ndryshohet mënyra e hetimit, kriminalistët


duhet të jenë të gatshëm ta ndryshojnë apo ta përshtatin teorinë e tyre mbi krimin për
shkak të paraqitjes së fakteve të reja.Teoritë fillestare të krimit vazhdimisht
ndryshojnë.Është kryesore me qenë fleksibil.Është e nevojshme që të konstatohet me
mendjen e shëndoshë e jo tu përmbahemi teorive dhe spekulimeve hipotetike.Shpesh
përgjigja është para “hundëve”.Problemi është se kanë ndodhur shumë gjera dhe
nganjëherë lehtë devijon observimi i thjeshtë.Nuk duhet përjashtuar instinkti, sepse
ai shpesh mund të na sjellë në realitet dhe të na drejtoj në situatën të cilën përndryshe
do ta kishim harruar.

      Kriminaliteti apo dhuna sikurse edhe vrasja zakonisht përfshinë ndonjë lloj
lufte, përdorim armësh, përdorim të forcës fizike apo ndonjë kontakt midis kryerësit
dhe të vdekurit. Për këtë arsye ekziston mundësia që prova të gjendet dhe të zbulohet.  

Gjithmonë duhet të kihen në mendje “teoritë bazike për transferin dhe shkëmbimin”.  

      Në formulimin e planit të kontrollit ekzistojnë vende të caktuara të cilat duhet


mbuluar menjëherë, vetëm shtrohet pyetja çka duhet të jetë provë e çka nuk është e
domosdoshme.Në kriminalistin nuk bënë të ndikoj raporti origjinal, ftesa e policisë
apo çfarëdo deklarate.Duhet të merren parasysh ato informata,por është e
dëshirueshme që vet ta nxjerrin vendimin i cili do të bazohet në të gjitha informatat.

      Duhet të mbahen në mend pyetjet në vijim:

1. a është shkaktuar vdekja me vrasje;vetëvrasje, fatkeqësi; vdekje


natyrore;
2. vendi, faktet, deklaratat dhe provat materiale a e përmbajnë këtë
sqarim?
3. nëse vdekja është shkaktuar me vrasje: me çka është kryer
vrasja? A ka qenë vrasja e arsyeshme dhe a ekziston shpjegim?
A është bërë diç aty me qëllim të lajthimit të policisë si p.sh, a)
depërtimi i simuluar,b) vjedhja;
4. a duket vrasja si vetëvrasje (rastet e sigurimeve):a ekzistojnë
shumë shkaktarë të vdekjes? A ka deklarata të dëshmitarëve
dhe a përputhen me faktet? Elementi i kohës (motit)a përputhet
me gjendjen në vendin e ngjarjes? a) a janë njollat e gjakut të
thara apo të freskëta? b) gjendja e trupit (e ngrohtë, e
mavijosur,)?
5. armët/ arma?
a. Është përdorur më shumë se një armë?
b. Në çka orienton?
c. A ka qenë arma e atij vendi apo lokali?
d. A është arma e zjarrit?
e. A ka vrima predhash në mur, dysheme apo plafon?
f. A është arma nën trupin e të vdekurit?
g. A ka qenë i vdekuri i armatosur?

      Gjatë pyetjeve të tilla kryqëzore bëhet evaluimi final,sepse vetëm atëherë


formohet teoria e cila ndihmon planifikimin e përpunimit të mëtejmë
kriminalistik.Megjithatë, duhet me kujdes të analizohet koha dhe vendi i krimit.Duhet
pasur ide të përgjithshme për numrin e provave që planifikohen të mblidhen.Kjo fazë
kërkon punë të madhe, kujdes dhe përfundime të shëndosha. 

      Faza dinamike apo aktive e shikimit të vendit të ngjarjes 

      Faza dinamike është faza e tretë dhe pjesa qendrore e hulumtimit të vendit të
ngjarjes. mënyra e zhvillimit të saj imponohet si nga dimensionet ashtu edhe nga
konfiguracioni i terrenit (aspekti topografik).Kur është fjala për vendet e hapura ose
diskontunitetin dhe dispersionin eventual të vendit të ngjarjes, dhe për kushtet e
kushtëzuara me vet natyrën dhe rrjedhën e ngjarjes kriminale.Njësoj vlen edhe për
enterierët ku është fjala për sipërfaqet e mëdha, p.sh, hallat e fabrikave, etj.Mirëpo,
në rastet e gjurmëve të përkohshme apo kalimtare,shikimi fillon me fazën dinamike,
p.sh, gjurma në borë e cila mund të shkrihet, gjurma e pneumatikut të lagur në asfalt
gjatë verës, etj.

      Në këtë fazë të shikimit ekipi është më dinamik, më aktiv, kërkon, zbulon,dhe
fikson disa gjurmë dhe objekte për të cilat konsiderohet se kanë lidhje me ngjarjen
penale dhe marrëdhëniet midis tyre.Në këtë fazë lejohet të bëhen ndryshimet e
nevojshme dhe të zhvillohet hulumtimi i disa gjurmëve dhe objekteve duke pasur
kujdes që të mos shkatërrohen, kontaminohen, ose të dëmtohen gjurmët ekzistuese,
gjegjësisht, të mos formohen gjurmë të reja.Mënyra e kontrollit zakonisht përcaktohet
me teorinë e krimit ose hipotezën që e përcaktojnë kriminalistët e që bazohet në
observimet e tyre fillestare të vendit të krimit.Fjala është për diagnozën diferenciale
kriminalistike. Teoria e krimit kërkon një grup supozimesh të tipit të nëntë pyetjeve
të arta kriminalistike, p.sh: si dhe përse ka ndodhur vrasja, si dhe sekuencat e
ngjarjes që kanë pasuar.Prandaj çdo gjë e gjetur në atë vend duhet të trajtohet si
provë derisa të mos vërtetohet e kundërta.Kjo fazë ka një karakter të theksuar
hulumtues. Në këtë faze përcaktohet origjina e gjurmëve dhe objekteve të gjetura dhe
shikohet mundësia e nxjerrjes së përfundimit në bazë të kësaj në raport me veprën penale
dhe shkaktarët e saj.Ky edhe është qëllimi dhe caku i shikimit të vendit të ngjarjes në
kuptimin traseologjik.

      Faza statike dhe dinamike e shikimit të vendit të ngjarjes nuk mund të ndahen
dhe nuk guxojnë të ndahen mekanikisht në praktikë, sepse jo rrallë në rrjedhë e sipër të
shikimit gërshetohen siç e kërkon këtë edhe gjendja traseologjike në vendin e shikimit
(hapësira e madhe, largësitë e mëdha, situata të shumta të nyjave traseologjike, etj).
Prandaj, kujdesi për këto dy faza kyçe të shikimit ka rëndësi shumë të madhe, sepse
mundëson që në vendin e shikimit në çdo kohë mund të rikonstruktohet situata çfarë ka
ndodhur në kohën e kryerjes së veprës.Përcaktimi i drejtë i vendit të shikimit dhe
fiksimi adekuat i gjendjes faktike mundësojnë krijimin e pasqyrës apo shfaqjes së
gjallë mbi ngjarjen.Në këtë fazë mund të merren objektet me dorë të lëkundën dhe të
shikohen duke pasur kujdes që të mos shkatërrohen gjurmët ekzistuese, sidomos ato
latente ose të mos kontaminohen dhe të mos gjenerohen të rejat.Në këtë fazë sidomos
duhet pasur kujdes për katalogimin e objektit të shikuar68.

      Hulumtimi i vendit të ngjarjes në fazën dinamike të shikimit, në të vërtetë, ka të


bëjë me përshkrimin e hollësishëm me incizim paralel,sukcesiv dhe me matje paralele
të distancave, dimensioneve dhe veçorive të shtrirjes së gjurmëve dhe objekteve.
Nganjëherë është e nevojshme edhe të maten me peshore objektet.Detyrë qendrore e
hulumtimit të vendit të ngjarjes në këtë fazë të shikimit është përpunimi i gjurmëve
(gjetja apo mos gjetja e gjurmëve të pritura, matja, analizat e strukturës dhe përkatësisë,
analiza e hollësishme,incizimi,skicimi,etj).Metodat dhe mjetet e teknikës
kriminalistike japin përgjigje në çështjet e detektimit, konservimit, aservimit, dhe
interpretimit të gjurmëve apo objekteve.Kontrollimin i vendit të shikimit në fazën
statike dhe dinamike të shikimit, e realizon organi i inspektimit përmes dy mundësive:
që me perceptim të drejtpërdrejtë të përcakton 

      Pajimet për shikimin e vendit të ngjarjes. 

      Për të qenë kontrolli i suksesshëm është e nevojshme dhe pajisja e caktuar dhe
mbështetja logjistike.Shumë pjesë në vendin e krimit i sjellë ekipi forenzik i cili është
i aftë prë punë në krimet e rënda dhe i cili posedon pajisje të sofistikuara të nevojshme
për kontrollin detaj të vendit të ngjarjes. rekomandohet që njësitet të kenë pajime të
lëvizshme apo mobile për rastet e vrasjeve, me pajisje e cila është e nevojshme për
mbledhjen dhe dokumentimin e provave.

      Pajisja praktike është tepër e nevojshme. Pajisja e mirë duhe të të përfshijë:

o hartën e vendit të krimit; kompasi shkollor;qese të letrës pambuku;


metri për matje;fshesa(shpuza);pliko(kuti);traka ngjithëse;traka
vetngjitëse;
o dorëzat e kirurgjisë;dorëzat e pambukta;litari; pasqyra;thjerrëza;
vazhduesi manjetik;acidi i kripës dhe fasha e pambuktë;një kuti me
gozhda; epruvetat për mostra;gërshërët;traka e çeliktë;markicat ngjitëse
për prova; letra grafike, lapsi dhe markerët;qeset e najlonit me mbyllës
me patent;kasetofon / rekorder me mikrofon dhe bateria;kaseta të
zbrazëta;letër e zakonshme; llambë;foto kamerë;film; telefon;
termometër;llamba 12 volt;kablo vazhduese e xhepit; tretës;çekan;
o thika dhe skallperë; thikë me shumë tehe;gërshërë për tel;paloma;
o gasmaska;gërshërë të rëndomta; librin e emrave të rrugëve;
o gjilpërë për qepje;thikë; ndërpres, etj. 

Vërejtjet krahas kontrollit të shikimit të vendit të ngjarjes 

      Teknika e cila konsiderohet e dobishme është që në vendin e ngjarjes të gjendet


personi i cili e njeh vendin dhe i cili do të qëndrojë aty, fizikisht dhe ta shoh.Kusht
është që të mos preket asgjë dhe të mos punohet me dyshime.Ai person mund të pohoj
pozitën e zakonshme të gjerave në vendin e ngjarjes.Pastaj mund ta bëjë kontrollin e
vendit.Është e nevojshme të jepen instruksione dhe të dëgjohen mendimet dhe të
dihet a ekzistojnë mospërputhje dhe a ka materiale të jashtme në vendin e ngjarjes të
ashtuquajtura fakte negative.Nga ata persona kërkohet që të përshkruajnë pozitën e
zakonshme, p.sh, perdja, roletat, fotografia, statuja, tabla e duhanit, etj.Kërkoni raport
të hollësishëm.Mbase nevojitet që ata persona ta shikojnë vendin e ngjarjes së
bashku me kriminalistin me qëllim që të mund të tregojnë për njollat e reja, shenjat e
çrregulluara dhe për çdo faktorë tjetër që nuk përputhet me stilin e jetës së të vdekurit.
Situata ideale në kontrollimin e vendit të ngjarjes është prania e një tekniku
kriminalistik i cili ka për obligim “kontrollin” dhe përgjegjësia e të cilit është kontrolli
dhe marrja e provave.

      Kriminalistët tjerë mund të ndihmojnë duke hartuar procesverbalin për pozitën


e objekteve të gjetura në vendin e ngjarjes.Megjithatë,ata policë që i ndihmojnë
udhëheqësit të ekipit operativ nuk bënë t’i prekin provat.Në vend të kësaj ata mund
të paralajmërojnë udhëheqësin e ekipit për ndonjë objekt të caktuar i cili mund të
shërbejë si provë.Kjo procedurë e kufizon vargun e marrjes së provave dhe dëshmitë
e shënuara i uniformon dhe i bënë më profesionale.

      Meqenëse objektet mund të bien në tokë, sidomos në situatat e dhunshme gjatë


mbrojtjes, dyshemeja është edhe vendi për fillimin e kontrollit, e pastaj trupi.Sipas
renditjes logjike, kontrolli bëhet nga dyshemeja drejt lartësisë së shtatit të trupit dhe
pastaj nga lartësia e trupit drejt plafonit.Vendi i kontrollit varet edhe nga lloji i vrasjes.
Nëse vrasja ka qenë rezultat i grabitjes apo i depërtimit me dhunë duhet ta kontrolloni
tërë banesën apo shtëpinë dhe anekset ku mund të gjenden gjërat me vlerë.Nëse vrasja
ka qenë rezultat i shkrepjeve me armë, duhet të kontrollohen muret dhe plafoni që
të gjenden vrimat e predhave dhe gëzhojat, duhet të ngritën edhe tepihët.

      Nëse vrasësi e ka pastruar terrenin pas vetes, atëherë mund të kontrollohen edhe
lokalitetet shtesë, siç janë mbeturinat.Nëse ekziston mundësia që të jenë të përfshirë
edhe narkotikët, atëherë duhet të kontrollohen edhe vendet e fshehta.Mund të ndodh
që vrasësi i ka përgatitur vetës diç për të ngrënë, ose ka marrë diç nga frigoriferi. A
e ka ndezur apo fikur dritën? A duket vendi sikur të ishte i përgatitur? A kanë qenë
dyert e mbyllura me çelës apo jo? A kanë qenë dritaret të hapura apo të mbyllura? Ku
është vendi i hyrjes? Këto pra janë pyetjet të cilat kriminalisti duhet t’ia shtroj vetës.
Ta përkujtojmë vazhdimisht teorinë e shkëmbimit apo transferit! Lokalitetet ku mund
të gjenden çfarëdo provash apo gjurmësh fizike varen nga ngjarja individuale apo
nga hapat e të dyshuarit dhe mund të jenë të ndryshme nga vendi në vend.

      Megjithatë vëmendjen duhet përqendruar gjithmonë në vendet dhe objektet e


caktuara si vijon:

o nën tepih dhe staza;nën draperi;dyert, llambat, pas draperisë dhe perdeve;
o hedhurinat dhe thasët me mbeturina;kontejnerët e mbeturinave;
o grumbulli i plaçkave (rrobave);taketuket; plafoni;muret; nën karriga;
o nën krevat;pasqyra; telefoni;xhami; shkallët;kalimet; kopshti;
o pas kutizave dhe kartoneve të ndryshme;lifti;sipërfaqet e ormanit apo
kabinetit;oxhaqet(tymtarët);frigoriferi; statuja;prapa pikturave dhe
prapa orës së murit; lavamani; kanalizimi;ventilacioni;pas tavolinave të
fiksuara për muri; ormanët; furra e shporetit; brendia e ormanit;
o dorëzat dhe fshesat e kuzhinës; lavamani i tualetit dhe kada;
o sporteli;dritaret; vendet rishtazi të dëmtuara; kutia postare.

      Mundësia e zbulimit të provave në vendin e ngjarjes është parakusht i hetimit të


suksesshëm.Ekspertiza e hetimit të vrasjes dhe ekspertizat tjera me siguri do të
konstatojnë se cilat prova janë gjetur.Në këtë faze të hetimit mund të paraqitet nevoja
për bashkëpunim të ngushtë midis kriminalistit dhe ekspertit – forenzikës.Është
imperativ që kriminalistët të cilët e kryejnë përpunimin kriminalistik të kenë
përvojë pune me prova (Vermon. J. Geberth 1996). 

Faza kontrolluese e shikimit të vendit të ngjarjes 

      Pak autorë flasin për fazën kontrolluese të shikimit që është diçka e


pazakonshme, sepse në fazën dinamike nuk gjendet përmbajtja që i përgjigjet fazës
kontrolluese, për këtë arsye vëmendjen e posaçme duhet kushtuar punimit të profesorit D.
Modly; (1999;21), ku flet për fazën kontrolluese të shikimit të vendit të ngjarjes.
esenca e fazes kontrolluese qëndron në atë se të gjithë anëtarët e ekipit të shikimit të
vendit të ngjarjes i rezymojnë rezultatet e shikimit dhe i kërkojnë lëshimet eventuale të
cilat duhet të korrigjohen duke i përsëritur masat dhe aktivitetet e caktuara taktike –
teknike.Nga kjo fjali shihet qartë se asnjë shikim i vendit të ngjarjes nuk bënë të
kaloj pa fazën kontrolluese.Lëshimet gjithmonë janë të mundshme, sidomos kur
është fjala për shikimet kompleke ku ka viktima dhe kur shpesh here duhet shmangur
nga metodologjitë e standardizuara. Atëherë nuk shihet qartë dhe paraqiten lëshime të
ndryshme të cilat mund të eliminohen vetëm para se të përfundojë shikimit.Në të
kundërtën mundësia e tillë përjashtohet.Mirëpo, mund të mos jenë vetëm lëshimet
klasike në pyetje.Është e mundur që me rastin e rrumbullakësimit të rezultateve të
shikimit të vendit të ngjarjes të vijë deri te përfundimi që vendi i ngjarjes të zgjerohet, ose
personat e caktuar që janë hasur në vendin e ngjarjes, kurse paraprakisht nuk kanë
qenë të dyshuar për këtë, megjithatë duhet marrë në pyetje, gjegjësisht arrestuar.Për
këtë arsye në këtë fazë të shikimit duhet shmangur rikonstruktimit ideor të ngjarjes, gjë
që do të mund të ndihmonte eliminimin e lëshimeve eventuale.

      Në fazën kontrolluese praktikisht rishikohet rrjedha e deritashme e shikimit,


bëhet analiza e shkurtër e punës së kryer dhe eventualisht merret vendimi për
ndërmarrjen e ndonjë mase dhe aktiviteti tjetër.Nganjëherë paraqitet nevoja për
përsëritjen e ndonjë aktiviteti, prandaj kjo bëhet mu në këtë fazë.Në fillim është
vështirë që të planifikohet në mënyrë të saktë tërë rrjedha e shikimit të vendit të
ngjarjes. ky plan fillimisht është orientues dhe fleksibil që është krejt arsyeshmeVetëm
pasi që të kryhet puna e madhe mund të vlerësohet se a duhet të punohet edhe diç
që nuk është planifikuar, gjegjësisht që nuk ka mundur të parashikohet si p.sh, a janë
gjetur dhe mbledhur të gjitha gjurmët,sidomos gjurmët të cilat dërgohen në
ekspertizë; pastaj, a është i nevojshëm angazhimi i specialistëve dhe ekspertëve në
vendin e ngjarjes. në këtë mënyrë jemi të sigurt se do të shmangen lëshimet e shumta dhe
shikimi i vendit të ngjarjes do të jetë më efikas (Petroviq. B. 2001;fq. 382).Krejtësisht në
fund fjala është për zbatimin e parimit të rëndësishëm kriminalistik të verifikimit të
masave dhe aktiviteteve të ndërmarra me përsëritjen eventuale të ndonjërës prej tyre, kur
kjo është e mundur ose e nevojshme. 

       Rikonstruktimi ideor 

      Rikonstruktimi ideor është aktivitet në kuadër të së cilit rikonstruktohet tërë


rrjedha e ngjarjes ose disa faza të saj me qëllim të zbulimit të gjurmëve dhe objekteve
të veprës penale, përcaktimit të mekanizmave të shkaktimit të saj dhe rrethanave të
cilat kanë sjellë aty,si dhe nxjerrjen e konstatimeve për të gjitha rrethanat tjera relevante
të kryerjes së veprës penale.Rikonstruktimi ideor i bërë mire i rrjedhës së veprës
penale, rrugëve hyrëse dhe dalëse të kryerësit, lëvizjes së tij nëpër vendin e ngjarjes,
aktivitetet e tij në vendin e ngjarjes, mjetet dhe mënyra e kryerjes, etj. ka rëndësi të
madhe për zbulimin e mikrogjurmëve sepse me ndihmën e tij mund të vërtetohet vendi
dhe objektet (bartësi i gjurmëve) për të cilat supozohet se i ka kontaktuar kryesi dhe në to
gjenden gjurmët e tij.Duke filluar nga mikrogjurmët e vërejtura në bazë të ligjeve të
natyrës dhe rregullave të përvojës mund të nxirret përfundimi për rrethanat që i kanë
shkaktuar gjurmët dhe për vendet ku mund të gjenden mikrogjurmët.Në bazë të
rikonstruktimit ideor nxirren përfundimet për drejtimet e veprimit të shkaktarit të
gjurmës, pozitës, qëndrimit dhe pozitës së ndërsjellë të kryerësit dhe të objektit të
sulmuar në kohën e kryerjes së veprës, për distancën midis tyre,etj. në esencë
rikonstruktimi ideor zhvillohet në dy faza.Në fazën e parë zbulohen të gjitha gjurmët,
kurse në të dytën verifikohen provat e siguruara. 

      Faza përfundimtare e shikimit të vendit të ngjarjes 

      Fazën përfundimtare sikurse edhe atë të mëparshmen e shtjellon një numër i


vogël i autorëve.Në fazën përfundimtare apo finale vendoset për fatin e “corpora
deliktit”,në kuptim të arkivimit dhe ruajtjes së tyre,dërgimit në ekspertizë,etj.
Gjithashtu në këtë fazë duhet të shkruhet procesverbali i cili mbahet gjatë tërë
shikimit, të bëhen skicat dhe fotoelaboratet. (D. Modly; N. Korajliç; 2002; fq. 752).

      Në këtë fazë të shikimit udhëheqësi i ekipit dhe tekniku i kriminalistikës kanë
shumë punë.Udhëheqësi i ekipit të shikimit ka për detyrë ta përpilojë procesverbalin
mbi shikimin në bazë të tezave, shënimeve apo vërejtjeve gjatë shikimit.Çdo vonesë e
kësaj pune është e papranueshme, si nga aspekti kriminalistik,ashtu edhe nga
aspekti juridik – ligjor.Mirëpo, nëse rrethanat lejojnë është mirë që procesverbali po
në këtë fazë edhe të shtypet, sepse për këtë ka shumë arsye, por praktika e deritashme
flet se procesverbali shtypet në lokalet zyrtare,dikur madje edhe pas disa ditësh dhe
javësh, gjë që gjithqysh nuk është mirë, dhe këtë praktikë duhet ndryshuar.

      Obligimet e teknikut të kriminalistikës kanë të bëjnë me punimin e skicave të


vendeve të ngjarjes, sepse kjo nuk mund të bëhet në kushtet e terrenit.Atëherë, në të
vërtetë punohen të ashtuquajturat skica “kroki”, për marrjen e masave të
nevojshme në mënyrë që në fazën finale pas të gjithë parametrave të mund të bëhet skica
e vendit të ngjarjes penale.Pastaj në lokalet zyrtare bëhet zhvillimi i filmit, punohen
fotografitë dhe fotodokumentacioni.Gjithashtu për gjurmët dhe objektet e caktuara
bëhet kërkesa për ekspertizë dhe të gjitha së bashku i dërgohen laboratorit kompetent.
Shpesh në ekspertizë dërgohen vetëm pjesët e materies së gjetur, mostrat, kurse
pjesët tjera ruhen në kasaforta zyrtare, frigorifer, apo lokale tjera për këtë destinim.
Siç po shihet në fazën përfundimtare kryhen shumë aktivitete pa të cilat nuk është e
mundur kryerja e drejtë e shikimit të vendit të ngjarjes (Petroviq. B. 2001;fq.333).Tërë
kjo që u cek deri më tani rreth shikimit të vendit të ngjarjes tregon se është krejtësisht
e arsyeshme që shikimi të ndahet në pesë faza, sepse koncepcioni i deritashëm prej
dy, gjegjësisht tri fazave është tejkaluar dhe nuk e shpreh gjendjen reale të gjërave në
terren. 

      Plotësimi i shikimit të vendit të ngjarjes 

      Di të ndodh nganjëherë që në operacionin e parë të mos kryhet shikimit në të


gjitha lokacionet e nevojshme për shkak se në momentet e para nuk kanë qenë të
njohura të gjitha rrethanat e vrasjes,si dhe pamundësia e qasjes objekteve, personave
dhe vendeve,prandaj kur paraqiten njohuritë dhe gjurmët,gjegjësisht objektet e
reja, atëherë është e nevojshme edhe perceptimi i drejtpërdrejtë i organit të inspektimit.
Atëherë bëhet plotësimi i shikimit sipas rregullave të njëjta, sikurse shikimi.Ka shumë
situata kur është i nevojshëm plotësimi i shikimit të vendit të ngjarjes.Ato janë situata
kur janë gjetur disa gjurmë që kanë lidhje me vrasjen, me kontrollin e banesës së
viktimës ose kryerësit, kontrollimin e terrenit, lumenjve, ose ndonjë vendi tjetër ku kryesi
i ka hedhur mjetet e kryerjes, kontrollimit të automobilave të cilët i ka shfrytëzuar
kryesi për kryerjen e veprës, ose brenda tyre ka kryer veprën penale.

      Ky shikim i mëvonshëm është treguar si problematik, sepse për shkak të kalimit
të kohës në vendin e ngjarjes lindin ndryshime të ndryshme të cilat e zvogëlojnë
përmbajtjen e informatave të gjurmëve dhe objekteve (entropia e informatave).Në
shqyrtimin kryesor mbrojtja mund të paraqet kundërshtimin e saktësisë së gjendjes
në vendin e ngjarjesPër këtë arsye krahas këtyre që u ceken duhet kushtuar
vëmendje edhe konstatimit të ndryshimeve të lindura dhe ato të futen në
procesverbalin e shikimit të vendit të ngjarjes. 

      Gjurmët dhe objektet në vendin e kryerjes së vrasjes 

      Varësisht nga mënyra, mjetet, vendi dhe koha e kryerjes si dhe lëvizja dhe sjellja
e kryerësit para vrasjes, gjatë kohës së vrasjes dhe pas saj si dhe varësisht nga fakti se a
është bërë rezistencë nga ana e viktimës, gjegjësisht a ka pasur luftë reciproke në vendin
e ngjarjes,mund të gjenden gjurmë dhe objekte të llojllojshme të cilat mund të
rrjedhin nga kryesi, mjeti i kryerjes dhe nga viktima.Se cilat gjurmët do të hasen në
vendin e ngjarjes, në çfarë gjendje dhe në çfarë shkalle relevante varet nga kalimi i
kohës prej momentit kur është kuptuar se është vrarë ndonjë njeri, pastaj nga dalja në
kohën e duhur në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrja e masave për ruajtjen e tyre,
gjegjësisht pengimin e ndryshimit të tyre dhe shkatërrimit eventual të tyre.

      Arsyet e cekura kryesisht ndikojnë në atë se cilat gjurmë dhe objekte do të


gjenden në vendin e ngjarjes, por, në praktikë më së shpeshti mund të gjenden gjurmët e
kryesit në vijim:

o gjurmët e gjakut;sperma; qimet; pështyma; jashtëqitja; tajime tjera


(gjurmë biologjike);vijat papilare; shputat dhe thonjtë; dhëmbët; dheu;
pluhuri;
o ngjyra;llaku; rrobat; fijet (stofi) aroma, etj.

Te veprat penale të vrasjes, sikurse edhe te veprat tjera të grupit të


deliktit të gjakut më së shpeshti janë të pranishme gjurmët e gjakut të
viktimës, por ato mund të jenë edhe të kryesit nëse ai ka qenë i lënduar dhe
mund të gjenden në trupin e viktimës, kryesit, në mjetin e kryerjes dhe
në objektet tjera në vendin e ngjarjes të cilat paraqiten si bartëse të tyre si
dhe në rrugën nga ka shkuar kryesi, prej vendit të ngjarjes.Gjurmët e gjakut
kanë shërbyer si gjurmë eliminuese deri në zbulimet e reja dhe futja e
gjenetikës në kriminalistikë, gjegjësisht zbulimi i mundësisë së shfrytëzimit
të testit të ADN-së,i cili paraqet gjurmë gjenetike të një personi dhe
mundëson identifikimin e tij njësoj sikurse edhe shenjat e vijave papilare,
prandaj, për këtë arsye edhe quhet “shenjë gjenetike e gishtërinjve”.Nga
mostra e gjakut ose sperma(spermatozoidet)mund të përcaktohet
struktura unike gjenetike e ndonjë personi dhe shkencëtarët përjashtojnë
mundësinë që të dy persona të paraqitet strukturë e njëjtë gjenetike, përveç
në rastet kur janë binjakë të një qelize. ADN-ja, gjendet në kromozomet
e çdo qelize trupore dhe te çdo njeri është e ndryshme e që paraqet bazën
që edhe gjurma e gjakut të jetë gjurmë e identifikuar.

      Përveç gjurmëve në vendin e ngjarjes mund të gjenden edhe objekte të


ndryshme të kryesit me të cilat nuk është kryer vepra penale por janë fakte materiale
indiciale me rëndësi esenciale kriminalistike, sidomos sa i përket formimit të versioneve
për të dyshuarin.Këto objekte nuk ndërlidhen me veprën penale, as me kryesin në
bazë të gjurmëve, por në bazë të vetive të posaçme dhe të marrëdhënieve ndaj kryesit.
Në të vërtetë kryesi në vendin e vrasjes, në të shumtën e rasteve, nganjëherë me
vetëdije, sepse e pengojnë, nganjëherë i hedhë ato me qëllim ose i harron, kështu që në
këtë moment ai nuk është i vetëdijshëm që në disa objekte të tij kanë mbetur në vendin e
ngjarjes.Më së shpeshti këto janë objekte që i përdorë kryesi (shkopi, çanta,
ombrella); sendet për përdorim personal (kamishi, sheshimi, sakoja, guna, dorëzat);
këpucët (patikat, çizmet), (pjesë të rrobave dhe këpucëve), (pullat, pjesë e shqyrë e
stofit nga rrobat, pjesë të gjonit nga këpuca, lëkura apo skaji), si dhe sende tjera (letra,
kaseta, dokumentacioni i ndryshëm, etj).

      Varësisht nga lloji i mjetit të kryerjes, në vendin e ngjarjes mund të gjenden


edhe disa gjurmë apo pjesë dhe mjete me të cilat është kryer vrasja.

      Nëse vrasja është kryer me armë zjarri, aty mund të gjenden gjurmët e barotit,
blozës, flakës, predhës, gëzhojave, kurse në disa raste edhe vet arma e zjarrit prej të
cilës është shkrepur.Këto janë sidomos të rëndësishme predhat e shkrepura dhe
gëzhojat e tyre, sepse gjurmët e brendisë së tytës të cilat mbeten në predhë me rastin e
shkrepjes dhe gjurmët e gjilpërës goditëse në gëzhojë të predhës,janë gjurmë
identifikuese, meqenëse me ekspertizën përkatëse balistike mund të vërtetohet arma
konkrete prej të cilës është shkrepur dhe me të cilën është kryer vrasja.

      Gjurma e viktimës në vendin e ngjarjes më së shpeshti është gjaku që mund të


gjendet në vet viktimën, në objektet për rreth, mure, dysheme dhe plafon si dhe në
kryesin.Përveç kësaj në vendin e kryerjes së vrasjes mund të gjenden edhe dhëmbët,
qimet,fijet e ndryshme dhe shenjat papilare të cilat janë të viktimës, por kanë
rëndësi relevante të posaçme nëse ato gjenden te i dyshuari.

      Disa gjurmë që janë të kryesit mund të gjenden edhe te viktima.Krahas


gjurmëve të gjakut të tilla mund të jenë edhe qimet, dhëmbët, thonjtë, fijet e ndryshme,
etj.Por ekzistojnë edhe gjurmët nga mjeti i kryerjes në trupin e viktimës të cilat
mund të jenë të ndryshme, varësisht për çfarë mjeti konkret është fjala.

      Te viktima dhe kryesi mund të gjenden edhe mikrogjurmët specifike të cilat
mbeten nën thonj, të cilat rrjedhin nga indi ose rrobat e kryesit, gjegjësisht viktimës e
që prapë ka lidhje kauzale me mënyrën e vrasjes dhe me zhvillimin e rrjedhës së ngjarjes
kriminale.Gjurmët e gjetura në vendin e kryerjes së veprës penale të vrasjes me
shfrytëzimin e tyre profesional dhe logjistikë, duke marrë parasysh edhe faktet negative
që ekzistojnë në vendin e ngjarjes, kanë rëndësi të jashtëzakonshme kriminalistike –
operative,sepse paraqesin bazë indiciale për formimin e versioneve adekuate dhe
planifikimin e rrjedhës së mëtejme të përpunimit kriminalistik.

      Do ta ilustrojmë këtë me shembullin në vijim:


Policisë i është paraqitur se në fshatin fqinjë, në një përroskë gjendet një kufomë e
panjohur mashkulli me pjesën e përparme të trupit i zhytur në ujë.Punëtorët e policisë
të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e masave kanë
vërejtur se çizmet që i ka mbajtur kufoma të cilat kishin mbetura jashtë ujit nuk kanë
qenë të përlloçur, ndonëse rruga deri në atë vend ka qenë mjaftë me lloç.Kështu që
kufoma nuk ka mundur kurrsesi të ketë ardhur deri te ai vend e të mos ishin
përlloçur çizmet. Kështu që kanë formuar versionin se personi nuk është mbytur
këtu, por kufoma është sjellë dhe është hedhur në përroskë.Gjurmët e këmbëve dhe të
karrocës së dorës janë gjetur nga vendi ku ka qenë kufoma e deri te shtëpia e afërt ku
kishte jetuar një vejushë e moshës mesatare.Me obduksionin e kufomës është
konstatuar se vdekja nuk ka qenë e dhunshme, por shkaku i vdekjes ka qenë infarkti,
në bazë të së cilës menjëherë është konstatuar se nuk është fjala për veprën penale të
vrasjes, mirëpo rasti është dashur të ndriçohet plotësisht që të mund të eliminohen
të gjitha ndryshimet eventuale.Gjurmët e gjetura kanë mundësuar formimin e
versioneve se e veja ka pasur lidhje të caktuara me këtë rast, ose ka njohuri me faktet
esenciale.Versioni ka rezultuar i bazuar dhe e veja ka treguar se i ndjeri ka qenë
dashnor i saj dhe se natën kritike ka ardhur te ajo dhe gjatë marrëdhënies intime befas
ka vdekur.Ajo nga frika që të mos fajësohet për vdekjen e tij dhe për t’iu shmangur
turpit, kufomën ka qitur në karrocë dore dhe e ka hedhur te përroska, në vendin ku
është gjetur.Versioni i saj është vërtetuar edhe nga gjurmët e gjetura në karrocën e
dorës dhe në këpucët e saj si dhe në deklaratat e fqinjëve të afërt. 

      Trupi i vdekur (kufoma) 

      Dëshmia më e rëndësishme e cila padyshim tregon se është kryer vepër penale


është “trupi i vdekur”dhe se me rastin e gjetjes së tij duhet kushtuar vëmendje e
posaçme.Më së shpeshti këtë e hasim në vendin e vrasjes, por ndodh për shkak të
ofrimit të ndihmës bartet deri në entin shëndetësor ku vdes rrugës ose në entin
shëndetësor si dhe në vendet tjera me qëllim të shkatërrimit apo fshehjes së provave.
Nëse trupi pas ofrimit të ndihmës mjekësore gjendet në spital, kjo konstatohet dhe
është e dëshirueshme që t’i bëhet shikimi, gjë që në praktikë është rast i rrallë.

      Prandaj nga aspekti kriminalistik është shumë e rëndësishme të bëhet


përshkrimi i hollësishëm dhe kontrollimi i kufomës gjatë shikimit, sepse mund të
ofrojë shumë informata të dobishme operative.Përshkrimin e kufomës e bënë mjeku
specialist i mjekësisë ligjore, kurse kontrollin e jashtëm të kufomës me qëllim të
gjetjes së gjurmëve dhe të përcaktimit të mënyrës dhe të mjeteve të vrasjes, krahas
mjekut të mjekësisë ligjore e bënë edhe tekniku i kriminalistikës dhe ekspertët tjerë,
varësisht nga mjeti me të cilin është bërë vrasja (balistiku, traseologu, biokimisti, etj).Të
gjitha faktet e gjetura gjatë kontrollit dhe përshkrimit të kufomës fiksohen me
procesverbal mbi shikimin dhe fotografohen.Sidomos është e rëndësishme që pamja e
jashtme e kufomës hollësisht të konstatohet në mënyrë që të mos ndodh që gjatë
transportit të kufomës për obduksion të shkatërrohen ose të ndryshohen gjurmët relevante
të cilat nuk janë gjetur gjatë shikimit, ose madje edhe të krijohen gjurmë të reja që
nuk kanë të bëjnë me veprën penale të vrasjes dhe kryesin e saj, sepse mund të
shprehet negativisht në efikasitetin e rrjedhës së mëtejme operative, sidomos me rastin e
formimit të versioneve.Në vendin e ngjarjes ndërmerren masa adekuate për
përcaktimin e identitetit të kufomës në pajtim me rregullat kriminalistike taktike dhe
teknike, meqenëse fakti gjithashtu është i rëndësishëm për formimin e versioneve dhe
planifikimin e mëtejmë të përpunimit kriminalistik.

      Vendi i gjetjes së kufomës duhet të fiksohet saktë në procesverbalin e shikimit të


vendit të ngjarjes, me skicim dhe fotografim të vendit të ngjarjes, në mënyrë që të mos
paraqitet kurrfarë problemi në rikonstruimin eventual të ngjarjes kriminale.Është i
nevojshëm edhe përshkrimi i hollësishëm i pozitës në të cilën është gjetur kufoma,
duke pas kujdes për pozitën e duarve dhe të këmbëve dhe për atë se a ka mbajtur në
dorë kufoma ndonjë send apo ndonjë përmbajtje tjetër si dhe gjendjen e rrobave dhe
këpucëve në kufomë.Pasi që të fiksohet me procesverbal pozita e kufomës,tekniku i
kriminalistikës do ta fotografoj atë në kuadër të tërë vendit të ngjarjes.Pastaj
fotografohet edhe pamja e kufomës me gjurmët e dukshme, duke pasur kujdes që
gjurmët të fotografohen me profil proporcional.

      Përshkrimi i kufomës bëhet sipas rregullave kriminalistike teknike, kurse


gjithsesi përfshinë gjininë, madhësinë, moshën dhe formën e flokëve, qerpikët, hundën,
vetullat, sytë dhe veshët.Qëllimi i kontrollimit të kufomës është gjetja e
mikrogjurmëve dhe gjurmëve tjera dhe kjo bëhet në fazën dinamike të shikimit.
Vëmendjen sidomos duhet drejtuar në gjetjen e gjurmëve të kryesit dhe në gjurmët
e dheut në këpucë, shuplaka të duarve dhe në rrobat e viktimës,me qëllim që të
vërtetohet se a është vendi i vrasjes aty ku është gjetur kufoma.Mjeku specialist i
mjekësisë ligjore i përshkruan hollësisht të gjitha lëndimet e dukshme në trupin e
kufomës dhe gjendjen e saj në aspektin e njollave të vdekjes dhe shtangësisë.Varësisht
nga mënyra e vrasjes,duart e viktimës mund të jenë burim i rëndësishëm informativ,
pa marrë parasysh se a është fjala për gjurmë nën thonj apo për ndonjë mikrogjurmë
tjetër që rrjedhin nga kryesi, e që vërteton edhe shembulli në vijim:

      “Kryesi i panjohur e ka mbytur një grua të vjetër.Nën thonjtë e të mbyturës


janë gjetur mikrogjurmët e fijeve, e që është edhe më e rëndësishme në dorën e saj të
majtë janë gjetur fijet të cilat kanë qenë të një rëndësie të jashtëzakonshme
kriminalistike, pikërisht për shkak të vendit ku janë gjetur.Në bazë të fijeve të gjetura
është formuar versioni mbi dukjen e rrobave.Me një punë këmbëngulëse operative
janë mbledhur edhe faktet indiciale në bazë të së cilave ka mundur të formohet
versioni për personin e dyshimtë i cili ka bartur sako stofi dhe fijet i janë përgjigjur
saktësisht sakos së tij, gjegjësisht me ekspertizë është konstatuar përputhja e padyshimtë
e fijeve nga dora e të mbyturës me materialin e sakos.Ndonëse gjurmët e fijeve nuk
janë gjurmë identifikuese, faktet tjera kanë treguar për shkallën e dyshimit në raport
me atë person dhe e kanë ndihmuar në eliminimin e personave tjerë me sako të të njëjtit
material, kurse rezultatet e ekspertizës së fijeve, e kanë vërtetuar bazueshmërinë atij
dyshimi, prandaj edhe i dyshuari është arrestuar.Gjatë bisedës i dyshimti e ka pranuar
vrasjen dhe ka pohuar faktin se e mbytura derisa ai e ka mbytë me dorën e majtë e ka
kap fortë për mangët e sakos, gjë që edhe kanë mbetur gjurmët e fijeve të cilat kanë
ndihmuar zbulimin e kryesit”.
      Në mbeturinat nën thonj mikrogjurmët janë kryesisht të mbrojtura mirë, kurse
në pjesë tjera të kufomës mund të humben, shkatërrohen apo ndryshohen lehtë gjatë
transportit të kufomës, prandaj insistohet në kontrollimin e hollësishëm të kufomës në
vendin e kryerjes së veprës penale.Mjeku specialist i mjekësisë ligjore, për shkak të
ndryshimeve të caktuara të jashtme në kufomë mund të deklarohet edhe për kohën e
përafërt të vdekjes që ka rëndësi esenciale për planifikimin e aktiviteteve të mëtejme
operative.Dihet se kufoma ftohet pas vdekjes për çdo orë nga 1 gradë celsius, por kjo
ndodh deri në momentin e barazimit të temperaturës së trupit me ambientin e jashtëm.

      Njollat e vdekjes përfshinë tërë sipërfaqen e trupit 34 orë pas vdekjes, kurse
gjurmët e ndrydhjes paraqiten 10 – 12 orë pas vdekjes.Shtangia e kufomës zakonisht
paraqitet 24 orë pas vdekjes, kurse plotësisht ajo është e shprehur 8 – 10 orë,
gradualisht e lëshon prej 24 – 48 orë, kurse pas 3 deri në 4 ditë eliminohet plotësisht
shtangia. Me obduksionin e kufomës merren përgjigjet në këto pyetje:

o cili është shkaktari i vdekjes dhe a ka qenë ajo e dhunshme?


o Çfarë lëndimesh të tjera gjenden në të, përveç atyre vdekjeprurëse?
o Me çfarë mjeti janë shkaktuar lëndimet?
o Cilat lëndime janë bërë për së gjalli e cilat pas vdekjes?
o Kur ka ndodhur vdekja?
o A ka lëndime për të cilat mund të konstatohet se janë rezultat i mbrojtjes?
o A ka qenë i vrari në gjendje të dehur?
o A ka lënguar i vrari nga ndonjë sëmundje tjetër dhe nëse po ndikimi i saj
në shkakun e vdekjes?
o A ka mikrogjurmë nën thonjtë e viktimës dhe në duart e saj?
o A ka lëndime specifike në viktimë apo ndryshime të cila mund të jenë
indikative në raport me kryesin, gërvishtjet me thonj, kafshime me
dhëmbë, floku i nxjerrë, fijet e mjekrës, etj?
o Në situatat e caktuara duhet të bëhen edhe ekspertiza të mëvonshme
nëse dyshohet se vrasja është kryer me helmim, atëherë me
ekspertizë dërgohen disa organe dhe pjesë të organeve të kufomës me
qëllim të konstatimit të llojit të helmit dhe të fakteve tjera të hollësishme.

      Nga fillimi i shikimit deri në përfundimin e përpunimit kriminalistik,


udhëheqësi i përpunimit kriminalistik duhet ta realizoj bashkëpunimin e plotë me
ekspertin e mjekësisë ligjore si dhe me ekspertët tjerë dhe me teknikun e kriminalistikës
i cili duhet të jetë anëtar i ekipit i cili është duke bërë ndriçimin e vrasjes konkrete.
Rezultatet e përpunimit kriminalistik, konstatimet dhe mendimet e ekspertit të
mjekësisë ligjore dhe ekspertëve tjerë vazhdimisht plotësohen.Me këtë ekspertizë kjo i
jep sidomos dimension kriminalistik, prandaj është praktikë e gabueshme kur ky
bashkëpunim ndërpritet menjëherë pas obduksionit, a në fakt qëndron konstatimi se
ai duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të obduksionit gjatë realizimit të përpunimit
kriminalistik.Bashkëpunimi reciprok sidomos duhet të jetë i theksuar në situatat kur
gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve operative taktike dhe hetimore është e
nevojshme verifikimi i versioneve, të dhënat e mbledhura dhe informatat e tilla të cilat
nuk përputhen plotësisht me konstatimin mjekoligjor ose të ndonjë eksperti tjetër, ose kur
obducenti gjatë obduksionit nuk ka mundur të deklarohet për mënyrën e
shkaktimit të lëndimeve vdekjeprurëse.Para se të largohet kufoma nga vendi i
ngjarjes së pari duhet me ngjyrë apo me shkumës, ose me ndonjë material të
përshtatshëm në tokë të skicohet pozita e trupit, me qëllim që të shihen konturat e trupit
dhe ekstremitetet, pastaj përshkruhet vendi ku është gjetur kufoma, drejtimi nga ka
qenë koka e kthyer, kurse nëse në vendin e ngjarjes ka më shumë se një trup në afërsi,
atëherë është mirë që të ceken pozitat e trupave në vendin e ngjarjes. problem të posaçëm
paraqet, siç theksonT.Markoviq, kufomat e fshehura, sepse zakonisht ato gropohen,
ku praktika kriminalistike njeh raste të groposjes madje edhe nën autostradë, në
themelet e ndërtesave, e vende tjera.Kërkimi i kufomave të tilla jo rrallë përfundon pa
sukses.

      Meqenëse kufoma me rastin e dekompozimit liron temperaturë prej disa dhjeta


gradë celsiusë është i mundur edhe zbatimi i “termo vizionit”, ose termografisë.Fjala
është për metodën e thjeshtë: zbulohen ekzemplarë të temperaturës së caktuar dhe
jepen qoftë në formë fotografie ose filmi.Këto ekzemplarë quhet termograf dhe
paraqesin profilin e temperaturës së objektit.Termografia është degë e radiometrisë
infra të kuqe e cila mat dhe shënon rrezet infra të kuqe të emetuara nga drejtimi i objektit.
Qëllimi themelor është regjistrimi i rrezeve.Disa objekte absorbojnë sasi të madhe të
energjisë infra të kuqe, por edhe e emetojnë atë energji në të njëjtën masë siç e
absorbojnë.Kjo mundëson matjen e energjisë së liruar dhe sjelljen e saj në lidhje me
temperaturën e objektit.Me këtë veprim mund të konstatohet p.sh, se a është
nxjerrë rishtazi automobili nga parkingu, a gjendet në vendin e caktuar apo ka qenë
kufoma e larguar.Mund të kërkohen sipërfaqe të ujit edhe në bazë të ndryshimeve të
temperatures të konstatohet se ku gjendet në fund të ujit kufoma, sepse temperature
është më e ngritur për shkak të proceseve të kalbjes.Si një nga mënyrat e zbulimit të
vendit ku gjendet kufoma është edhe analiza e tokës dhe analizat e shkaqeve
gjeormorfologjike.Këto dy metoda varen nga interpretimi i ndryshimeve apo
mungesa e ndryshimeve në strukturën e tokës, kurse probabiliteti i analizës varet nga
profesionalizmi i personit i cili e bënë atë.Gjithashtu është e mundur edhe zbatimi i
radarit nëntokësor i cili është mjet i sofistikuar i zbulimit të varrezave të fshehura.Ky
është përdorur në Britani, ShBA, dhe Australi, dhe shfrytëzohet ashtu që e cakton
vendin ku ka ardhur deri të çrregullimi i tokës.Në kriminalistikë rasti më i ndërlikuar
konsiderohet copëtimi i kufomës, e që nuk është i shpeshtë dhe kryhet nga motivet
krejtësisht tjera (urrejtja, xhelozia patologjike, çrregullimi shpirtëror).Në situata të tilla
mund të shtrohen pyetje të caktuara kriminalistike – taktike: pjesët e trupit a i
takojnë një apo më shumë kufomave; cili është shkaktari i vdekjes;kur dhe ku është
shkaktuar vdekja; kur është bërë copëtimi i kufomës; mosha e kufomës,gjinia, me çfarë
mjeti është bërë copëtimi i kufomës; a e ka njohur anatominë e njeriut kryesi dhe
teknikën e obduksionit; pjesët e kufomës a flasin për personalitetin e kryesit dhe
specifikat tjera.Në këto dhe pyetjet tjera përgjigjen na jep eksperti i mjekësisë ligjore
me të cilin policia që nga fillimi bashkëpunon ngushtë. 

      Identifikimi i viktimave 
      Në këtë pjesë do të flasim për metodat kriminalistike të identifikimit, sidomos
kur janë në pyetje katastrofat më të mëdha dhe specifikat e identifikimit të
viktimave69 69 eksplodimet, me ç’rast paraqitet nevoja për identifikimin e numrit më të
madh të kufomave dhe personave të lënduar.

      Identifikimi i personave në përgjithësi është procedurë me të cilën vërtetohen


dhe krahasohen karakteristikat ligjore, faktike dhe biologjike sipas të cilave një person
e dallojnë nga tjetri.Karakteristikat ligjore çdo person i merr në bazë të dispozitave
ligjore (emri,mbiemri, statusi martesor,shtetësia,vendbanimi, etj).Këto karakteristika
mund të ndryshohen në të njëjtën mënyrë sikurse që merren, ndërkaq karakteristikat
faktike njeriu i fiton në momentin e lindjes, (data e lindjes, vendi i lindjes, nacionaliteti,
etj) dhe ato janë plotësisht të pavarura nga vullneti i njeriut.

      Në kutptimin kriminalistik rolin më të madh e luan definomi apo përcaktimi i


njeriut në kuptimin biologjik përmes të ashtuquajturit identitet biologjik.Vetitë e
karakterit biologjik janë përmbajtje materiale e identitetit të individit dhe themel i
identitetit të tij. Ndonëse nocioni identitet në vetvete përfshinë tërësinë e të gjitha
vetive të një personi në procesin e identifikimit kriminalistik nuk mirren parasysh
të gjitha vetitë por vetëm ato që janë të mjaftueshme që në mënyrë të saktë të
përcaktohet identiteti i një personi, gjegjësisht ajo në bazë të së cilës një person dallohet
prej tjetrit.

Ekzistojnë tri mënyra themelore të identifikimit kriminalistik të personave siç janë:

1. Evidentuese
2. Hetimore dhe
3. Identifikimi me ekspertizë.Mirëpo, sotme rol të posaçëm luan
përcaktimi i identitetit të personave me analizën e ADN-së73

      Ndërkaq, në rastet kur gjendet kufoma situata është shumë më e vështirë sesa
identifikimi i personave të gjallë sepse vetëm në disa raste te identifikimi i personave të
gjallë ky paraqitet si detyrë e vështirë, derisa tek zbulimi i kufomës 74 pothuaj gjithmonë
është detyrë e vështirë dhe gjithmonë është i domosdoshëm obduksioni.Kjo do të thotë
se me rastin e obduksionit duhet të ndërmerren masat e nevojshme për tu përcaktuar
identiteti i kufomës.Ky obligim mbetet edhe atëherë kur është i ditur identiteti.
Gabimet më të shpeshta me rastin e identifikimit shkaktohen për shkak të ndryshimeve
në kufomë, sepse fytyra më nuk e ka as mimikën as pantomimën, ajo është vetëm një lloj
maske, ngjyra është tjetër, kufoma merr një pozitë të cilën nuk e ka njeriu i gjallë.
Për këtë arsye parimi i kriticitetit këtu është me rëndësi të madhe për shkak të të
ashtuquajturit “njeri i tretë”.Prandaj për këto shkaqe është krijuar rregulli
kriminalistik – taktik që çdo kufomë për identitetin e së cilës ekziston qoftë edhe
pasiguria më e vogël duhet të trajtohet si kufomë e panjohur.Me këtë rast është me
rëndësi që të bëhet përshkrimi sipas rregullave të kriminalistikës, sidomos vëmendje
duhet kushtuar veçorive (lythat, tatuazhet, gërvishtjet, etj.).Vëmendje të posaçme duhet
pasur ndaj nofullave për arsye se dhëmbët janë shumë të qëndrueshëm,madje edhe
në zjarr dhe dy njerëz kurrë nuk i kanë të njëjtat karakteristika dhëmbë.Në situate të tilla
ndihma e stomatologut është e çmueshme.Fotografimi i kufomës së panjohur është i
domosdoshëm edhe për arsye të publikimit në mjetet e informimit.Kur gjenden mbetjet
mortore, skeleti, etj të paidentifikuara kurse metodat klasike të identifikimit nuk
japin rezultate, ekziston mundësia e shfrytëzimit të teknikës së rikonstruktimit 3D facial.

      Procedura e rikonstruktimit fillon me mbledhjen e informative fillestare për


rastin ku janë gjetur mbetjet postmortore, rrobat që i ka bartur personi, pamja e vendit
të ngjarjes, gjurmët materiale të gjetura, etj.pastaj me analizën antropologjike
përcaktohet mosha, gjinia, shtati dhe raca, pas së cilës i hyhet modelimit.Kafka vendoset
në shtyllë, krijohet qafa e improvizuar, pastaj në bazë të informatave të
improvizuara me anë të hulumtimeve antropometrike në kafkë vendosen markerët sipas
të cilëve pastaj në tërë sipërfaqen hedhet plastelina.Në bazë të këtyre të dhënave
profesionistët, zakonisht skulptorët që kanë shkathtësi nga antropologjia forenzike i
përcaktojnë konturat e fytyrës,formën, thellësinë dhe gjatësinë e hundës, gjerësinë e gojës
dhe pozitën e syve.Pas përpunimit të skulpturës në kokë vendoset paruka, gjatësinë
dhe gjerësinë e së cilës e përcakton skulptori sipas vullnetit të tij.Pas përfundimit
skulptura fotografohet dhe shpallet në media dhe përdoret për qëllime operative të
identifikimit të kufomës (Pavliçek, 2002). Sot duke iu falënderuar shkencës ekzistojnë
teknika të ndryshme me të cilat mund të rikonstruktohet pamja e personit në bazë të
kafkës së gjetur gjë që shumë ndihmon në identifikimin e shpejtë dhe kualitativ të
kufomave të panjohura75.Fjala është për metodat e drejtpërdrejta identifikuese dhe
me rastin e zbatimit të ndonjërës nga ato nuk është e domosdoshme të zbatohen edhe të
tjerat nëse janë fituar rezultate së sakta.Një prej këtyre metodave është edhe
“superimpozicioni digjital” e cila ka të bëjë me përdorimin e mundësisë kompjuterike
nga ana e antropologëve me rastin e identifikimit të kufomës së panjohur, ashtu që
fotografia e personit, përmes kompjuterit bashkërenditet, vijë pas vije e fytyrës me kafkën
e gjetur.Madje edhe nëse nuk mund ta japim përputhshmërinë e plotë, me këtë rast
mundemi në mënyrë të sigurt t’i përjashtojmë disa mundësi të cilat janë të rëndësishme
në rrugën e mëtejme.Identifikimi i viktimave të eksplodimeve të forta paraqet
vështirësi të caktuara sepse nganjëherë në rrethana jashtëzakonisht të vështira dhe
të rrezikshme duhet të identifikohet një numër i madh i viktimave,kufomave të cilat
shpesh janë të gjymtuara, karbonizuara,të copëtuara ose janë në gjendje të
dekompozuara, kështu që njohja e tyre është shumë e vështirësuar madje edhe e
pamundur.

      Për ta bërë identifikimin e suksesshëm në rastet e tilla janë të nevojshme ekipet


speciale të përbëra nga teknikët e kriminalistikës, fotografët, mjeko-ligjorët, ekspertët e
gjenetikës, antropologët, etj.

      Këto ekipe duhet të jenë në lidhje të ngushtë të bashkëveprimit me ekipet e


shpëtimit.Njohja e kufomave të panjohura bëhet pas klasifikimit të tyre dhe
përshkrimit të hollësishëm nga bashkëfamiljarët.Vetëm kur kjo bëhet dhe kur
përshkrimi personal përputhet me kufomën e caktuar atëherë kufoma i tregohet
anëtarëve të familjes me qëllim që ai ta njohë.Në njohjen e objekteve dhe personave
vlejnë pothuajse të njëjtat rregulla sikurse edhe në kaptinën“Njohja taktike e
personave dhe objekteve”.

      Kur është fjala për eksplodimet supozohet se pjesët e trupit janë të


shkapërderdhura, prandaj së pari duhet të vërtetohet forca dhe përmasa e fatkeqësisë
me qëllim që të përkufizohet terreni në të cilin duhet të kërkohen kufomat dhe pjesët e
tyre dhe pas gjetjes së tyre të veçohen lokalitetet e sakta të gjetjes.Të lënduarit të
cilët janë ende të vetëdijshëm dhe mund të ofrojnë të dhëna për identitetin e tyre,
duhet me kujdes dhe në mënyrë të përshtatshme të pyeten. 

      Kontrollimi kriminalistik-teknik i pjesëmarrësve të ngjarjes 

      Me rastin e kontrollimit kriminalistik-teknik të pjesëmarrësve në ngjarje është


me rëndësi të thuhet se rrobat që ata i kanë pasur veshur me rastin e shoqërimit duhet
të sigurohen.Nëse ka kaluar kohë e gjatë nga vepra penale këpuca është e vetmja që
mund të shërbejë. Mirëpo, nëse ekziston dyshimi se rrobat të cilat i ka bartur në
momentin e shoqërimit janë të njëjta që kanë qenë edhe në momentin e kryerjes së
veprës penale atëherë është e nevojshme që ato të dërgohen në laborator për ekspertizë.
Çdo pjesë e rrobës si edhe këpucët duhet të trajtohen me kujdes dhe paketohen
ndaras.Personat e dyshimtë duhet zhveshur krejtësisht dhe duhet të vishen me
kombinezon letre.Pas marrjes së rrobave të të dyshuarit nëse diktojnë rrethanat e
rastit, është e nevojshme, nëse kjo mund të bëhet, të mblidhen dëshmitë materiale dhe të
dërgohen në laboratorin kriminalistik-teknik, siç janë mostrat e gjakut dhe qimet e të
dyshuarit dhe materiali tjetër bioptik; përmbajtja e nënthonjëve grimcat e barotit,
nëse është e nevojshme; shenjat e të gjithë gishtërinjve dhe të shuplakave të duarve.
nëse shenjat dhe shtypjet e shputave janë gjetur në vendin e ngjarjes atëherë merren edhe
shenjat e shputave të të dyshuarit.Përfundimisht rezultati i përpunimit kriminalistik
shpesh varet nga kualiteti i punës së teknikut të kriminalistikës i cili i mbledhë
provat.Fushat e mbledhjes së provave janë të ndryshme dhe shpesh i ngjajnë një
mozaikut të vogël, sepse mund të ndodhë që mblidhen shumë pjesëza të provave të
dyshimta të cilat në fund nuk përputhen.Por, sido që të jetë, kur shikojmë ekipin e tërë
që përfshihet në përpunimin kriminalistik, procedurën gjyqësore, aktgjykimin, etj.
kjo është për shkak se tekniku i kriminalistikës e ka zbuluar,siguruar,fiksuar dhe
dokumentuar provat të cilat janë përputhur në atë “mozaik modest”. 

      Kontrollimi i veshjes dhe mbathjes 

      Sendet e veshjes si të viktimës ashtu edhe të të dyshuarit dhe të personave të


tjerë janë interesant për përpunimin kriminalistik sidomos për zgjedhjen e “mozaikut
modest”, sidomos kur mendojmë në “teorinë e kontaktit”, gjegjësisht “teorinë e
transferim”.

      Përshkrimi i veshjes në viktimë nëse ka qenë e veshur bëhet nga emri, gjendja,
madhësia, ngjyra,veçoritë e dëmtimit,a ka qenë i veshur mire apo mbrapsht, si dhe
gjurmët tjera të cilat gjenden në to, por gjithmonë duke pasur kujdes që përshkrimi të
shkojë nga koka deri në këpucë.Nëse përshkruhet veshja pas kontrollimit mjekësor,
kjo duhet të konstatohet, kurse sipas mundësisë është e dëshirueshme të bëhet edhe
skica e veshjes në të cilën do të futeshin edhe pozitat e dëmtimeve më të mëdha të
përcjella me fotodokumentacion.

      Kontrollimin e veshjes dhe mbathjes duhet kryer në fazën dinamike kur trupi i
të vdekurit bartet në pëlhurë të pastër ose foli PVC në mënyrë që të mbeten të ruajtura
gjurmët të cilat eventualisht mund të jenë të pranishme në viktimë, predhat që do të mund
të bien nga trupi apo edhe kanë qenë nën rroba me ç’rast bëhet kontrollimi detaj i
veshjes dhe përmbajtja që gjendet në xhepa.Sendet e gjetura përshkruhen dhe
regjistrohen dhe sipas nevojës i përpunon i njëjti teknik i kriminalistikës me qëllim të
gjetjes së provave në to.Gjithashtu është shumë e rëndësishme që shënimet me rastin
e gjetjes së stolive të arit e stolive tjera si dhe përshkrimi i vendit ku janë gjetur duke i
hequr ato.Tek përshkrimi i orës së dorës duhet të shkruhet koha e cila është në atë
moment me qëllim të konstatimit eventual të kohës së vdekjes.

      Të gjitha sendet e veshjes që gjenden në viktimë dhe afër saj dhe në vendin e
ngjarjes duhet të merren të përshkruhen pa marrë parasysh a ka gjurmë në to.Ato
pastaj paketohen posaçërisht me kujdes të shtuar për dokumentacionin i cili e
përcjellë ato sende, si dhe për ambalazhin me të cilin do të transportohen.Gjithmonë
duhet pasur kujdes për gjurmët në ato sende deri tek shenjat e gishtërinjve.Nëse
veshja ka qenë e hequr nga vendi i ngjarjes ose në morg duhet të përshkruhen
lëndimet e dukshme, etj. me përshkrim sa më të saktë të vendeve të tyre dhe të shënohen
në skicë në mënyrë që të mund të bëhet krahasimi i plagëve në trup dhe gjurmëve që
gjenden në gardërobë.Sa për ilustrim lidhur me bartjen e materialit argumentues
mund të shërbejë shtojca numër 4 “Procesverbali mbi bartjen e materialit të provave” 

      Faktet negative

      Faktet dhe rrethanat negative apo mohuese janë fakte dhe rrethana të tilla të
veprës penale të cilat në rastin konkret nuk ekzistojnë, ndonëse ishte dashur në bazë të
situatës konkrete sipas rendit të zakonshëm ose sipas versioneve të formuara ishte dashur
të ekzistojnë.Ky nocion përfshinë edhe ato situata kriminalistike-taktike kur fakte
dhe rrethana të caktuara ekzistojnë, ndonëse sipas rendit të zakonshëm dhe rrjedhjes
së ngjarjes kriminale si dhe të versioneve të formuara nuk ishte dashur të jenë të
pranishme.Zakonisht ekzistimi ose mosekzistimi i rrethanave të tilla tregon për
mundësinë e simulimit.Fjala është jo rrallë për gabimet e kryesit dhe për gabimet e
teknikut, gabimet logjike apo të karakterit psikologjik.Shpjegimi me metodën e
difundimit sipas disa autorëve “me fiksimin e rrethanave mohuese dëshmojmë se
shikimi është bërë profesionalisht, saktësisht dhe në mënyrë të gjithanshme pa asnjë
ndryshim.Sa për ilustrim do ta cekim një shembull: “në tavan gjendet një dalje.Sipas
të gjitha gjasave kryesi ka ardhur përmes asaj gavre. Nëse ka ardhur andej atëherë
është dashur të mbahet për tavoline, ormani dhe të kërcejë, mirëpo në të gjitha këto ka ra
pluhuri njësoj.Nuk ekzistojnë as gjurmët e shputave në pluhur të cilat do të ishte
dashur të jenë sikur kryesi të kishte depërtuar përmes tavanit”.Kjo flet për faktin se
shikimi kohëpaskohe duhet të ndërpritet me qëllim që të bëhet pauza ideore gjatë
shikimit78, si dhe për shkak të faktit se pa ndarjen e fazës statike dhe dinamike nga
shikimi, faktet negative shpesh humbin nga sytë.Në rastet e cekura nuk ka elemente të
lidhjes së natyrshme shkakore.

      Dokumentimi i gjendjes në vendin e ngjarjes 

      Dokumentimi i situatës në vendin e ngjarjes është shumë i rëndësishëm për


rrjedhjen e mëtejme të procedurës parapenale dhe penale.Kuptimi qëndron në atë se
dikush që në ndonjërën nga fazat e procedurës do ta udhëheqë rastin do të jetë në
gjendje të fitojë një pasqyrë sa më të mirë të vendit të ngjarjes si dhe që gjurmët
materiale të gjetura në vendin e ngjarjes të dokumentohen drejtë.Sa do të jetë sasia e
shënimeve të dokumentuara varet nga rasti konkret. Këtu do të përpunojmë 3
aspekte kryesore të dokumentimit të situatës në vendin e ngjarjes: shënimin, skicën
dhe fotografinë, të cilat pastaj do ti bashkëngjiten procesverbalit dhe do të shërbejnë si
përkujtues për hartimin e procesverbalit mbi shikimin e vendit të ngjarjes.  

       Shënimet 

      Shënimet i përpilon kriminalisti në vendin e ngjarjes dhe janë perceptime


personale kurse më së shpeshti të dhënat e rëndësishme për rrjedhën e mëtejme të
përpunimit kriminalistik.Zakonisht shënimet e paqarta ose fjalët e ndara janë
përkujtues lidhur me atë ngjarje dhe atëherë ato e marrin kuptimin e tyre të plotë dhe
të vërtetë.Nuk ekziston asnjë rregull që do të mund të zbatohej për metodën e
përpilimit të këtyre shënimeve.Mirëpo, detyra themelore është që të bëhet shënimi në
mënyrë të qartë edhe disa muaj pas ngjarjes.Shpesh ndodhë që një shënim i tillë
menjëherë pas përshkrimit është i qartë kurse pas një kohe të caktuar i pakuptueshëm.
Mbajtja e shënimit fillon nga momenti i ngarkimit të kriminalistit me rastin për
përpunimin kriminalistik dhe vazhdon deri në përfundimin e tij.Natyrisht nëse është e
nevojshme të gjitha këto shënime duhet të mbështeten në fotografi, skica dhe
vizatime.Të gjitha shënimet duhet të mbahen sipas rendit kronologjik, prandaj nuk
është e nevojshme që të jenë të radhitura sipas një logjike.Është me rëndësi që ato
vetëm të jenë të kompletuara në këtë fazë të procesit të dokumentimit.

      Kriminalisti me rastin e hartimit të raportit do ta bëjë domosdo ndryshimin e


shënimeve.Regjistrimi i cili pason përmban elementet esenciale të informatave të cilat
kriminalisti duhet ti futë në shënimet e tij.Mirëpo, në këtë regjistrim nuk e kemi
përfshi të gjitha kategoritë e të dhënave të cilat mund të jenë të dobishme e të cilat
ishte dashur të evidentohen data, koha dhe vendi.Data dhe koha kur kriminalisti ka
filluar të punojë në rastin e caktuar, personi nga i cili e ka marrë detyrën dhe mënyra
se si i është dhënë detyra.Koha e saktë e ardhjes, vendi i saktë i ngjarjes, ndriçimi,
kushte klimatike, emrat e policëve me të cilët ka kontaktuar dhe të personave tjerë
që janë hasur në vendin e ngjarjes kriminale në momentin e ardhjes së kriminalistit të
ngarkuar me detyrën e udhëheqjes së përpunimit kriminalistik:

Përshkrimi i hollësishëm i viktimës dhe gardërobës.Emri, mosha, madhësia, pesha,


ngjyra e lëkurës, ngjyra e flokëve dhe syve, numri i amzës (nëse është e mundur) dhe
data e lindjes së viktimës. e llojin dhe ngjyrën e rrobave nënkuptohet përshkrimi i
hollësishëm i të gjitha objekteve të veshjes.

a. Lëndimet e marra të viktimës.Vendi i saktë i plagës apo lëndimit, natyra e


lëndimit, madhësia dhe ngjyra, nëse është mavijosje. P.sh. përshkrimi i plagës
së shkaktuar me plumb në pjesën e kokës; “plaga nga predha, dimensioni
6,5mm në drejtim të hundës dhe 2,5cm mbi vijën e vetullave.Rrethi i errët i
dimensioneve rreth 1,75cm rreth plagës”.
b. Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të ngjarjes.Të veçohet çdo dëmtim i
objektit, çdo pjesë e luajtur e orendive ose të objektit tjetër dhe prezenca e çdo
objekti për të cilin ekziston dyshimi se i takon vendit të ngjarjes.
c. Lloji i fotoaparatit dhe filmit të shfrytëzuar për fotografimin e vendit të
ngjarjes.Pas çdo filmimi shënohet “f” dhe shkruhet “stop”(ndjeshmëri e filmit,
shpejtësia e hapjes së blendës, largësia, drejtimi i fotografimit, blici (nëse është
shfrytëzuar), objekti i fotografuar ose vendi dhe koha e fotografimit, p.sh.
“1-f22,1/100: 5m., verilindje, blic, pamja e korridorit nga dyert e pasme në
drejtim të dhomës së fjetjes ku është gjetur viktima; 9.02h”
d. Të shkruhet emri i laboratorit që e zhvillon filmin dhe i punon otografitë.
e. Zbulimi i çdo objekti të rëndësishëm për prova.Përshkrimi i objektit, koha e
gjetjes personi që e ka gjetur, personi që e ka gjetur, vendi i saktë, shenja, lloji i
kutisë ku është vendosur, mënyra e vulosjes dhe veçimi i kutisë, si dhe destinimi.
P.sh.: “revolver, kalibri 0,38mm, prodhimi..., trupi dhe gypi i pistoletës; i
kaltër, çelik dhe dorashkë druri, gypi 2”, numri serik...; i gjetur në këndin
prej 36 shkallë në veri lindje nga këndi i dhomës së fjetjes, kurse 43 shkallë në
perëndim nga ana veriore e dyerve të lindjes.Shenja JD nga pjesa e brendshme
e gavrave të cilindrit, paketuar në qeska të vogël për prova, me trakë
ngjitëse, shenja në qese “6JD6/6/71 në 0.23h dorëzuar policit J.B. Balistikut të
laboratorit, në 14h, 6/6/71 JD”. 

g. Mundësia e përcaktimit të vendit të objektit.Mungesa e objektit i cili


zakonisht duhet të jetë i pranishëm në këtë lloj vepre penale, me këtë vend të
ngjarjes ose me këtë viktimë.Shembull për këtë do të ishte mungesa e rrobave
në trupin e viktimës, lokaliteti i të cilës nuk mund të vërtetohet në atë vend të
ngjarjes.  

      Zbatimi praktik i shënimeve nga ana e kriminalistit 

      Siç është e ditur çdo polici, kriminalisti, shënimet i duhen shumë jo vetëm si mjet
ndihmës me rastin e ndriçimit të ngjarjes në procesin e dëshmimit në gjykatë, por
paraqesin edhe konceptin për raportin e shkruar për atë rast.Është me rëndësi të ceket se
ky raport zyrtar në formë të shkruar nuk përmban atë nivel të hollësive dhe
informative që është i nevojshëm në gjykatë me rastin e dëshmimit.

      Në praktikën e policisë në territorin e FBH që e kam vërejtur edhe vet përmes
përvojës sime të kaluar në polici, ekziston një numër i policëve që ka një shprehi shumë
të keqe, se shumë pak marrin shënime të cilat “revolver, kalibri 0,38mm, prodhimi...,
trupi dhe gypi i pistoletës; i kaltër, çelik dhe dorashkë druri, gypi 2”, numri serik...;
i gjetur në këndin prej 36 shkallë në veri lindje nga këndi i dhomës së fjetjes, kurse
43 shkallë në perëndim nga ana veriore e dyerve të lindjes.Shenja JD nga pjesa e
brendshme e gavrave të cilindrit, paketuar në qeska të vogël për prova, me trakë
ngjitëse, shenja në qese “6JD6/6/71 në 0.23h dorëzuar policit J.B. Balistikut të
laboratorit, në 14h, 6/6/71 JD”.si në përpunimin kriminalistik ashtu edhe në fazat e
mëvonshme do të kishin rëndësi vendimtare për zgjidhjen e rastit.Zakonisht janë të
prirë që t’i mbajnë në mend disa detaje të cilat me rastin e paraqitjes së informatave
të reja harrohen dhe vjen deri tek “ngatërrimi” i të dhënave nga objektet e ndryshme.
Gjithashtu kam vërejtur se shënimet dhe raporti që i përpunon polici mbajnë mjaft
të dhëna të parëndësishme, duke u përpjekur që të shkruajnë sa më tepër e
harrojnë kualitetin dhe kuptimin e informatës.Arsyeja për këtë qëndron në faktin se
policia nga viti 1992 sidomos ajo kriminalistike në BeH ka kaluar në një periudhë kur
nuk kanë pasur mundësi të arsimohen dhe aftësohen, sepse studentët e parë të diplomuar
të fakultetit të shkencave të kriminalistikës në Sarajevë kanë dalë në vitin 1998, të
cilët momentalisht janë më kompetentët për punë të ndërlikuara policore, kështu që në
periudhën vijuese pritet një përmirësim kualitativ i shënimeve,procesverbaleve,
raporteve, etj.

      Padyshim i një rëndësie të vogël është edhe notesi në të cilin mbahen shënime
dhe pse kjo nganjëherë shkakton pakënaqësi.Ndonëse për çdo rast, shfrytëzohet notes
i veçantë, shumë më i përshtatshëm është ai nga i cili mund të hiqen lehtë fletët nga
ato me lidhje të fortë të fletëve.Nëse në një notes futen shënimet nga disa shikime dhe
ai i paraqitet gjykatës për përpunim të mëtejmë, atëherë ekziston mundësia e
përhapjes së paautorizuar të informatave të cilat nuk janë të lidhura për rastin.Kurse,
kush shënimet mbahen në notes nga i cili lehtë mund të hiqet fleta e që kanë të bëj në
me atë rast, atëherë edhe mundësia është më e vogël për përhapjen e informatave të
paautorizuara.Kjo që u cek supozon faqet e numëruara, pra që secila faqe nga e para
deri tek e fundit ta kenë numrin e vet.

      Këto shënime duhet të ruhen gjatë në vend të sigurt sepse mbajnë informata të
cilat gjithmonë mund të nevojiten, madje edhe nëse personi është i dënuar dhe i dërguar
për vuajtje të dënimit, gjithmonë ekziston mundësia që për shkak të ankesës ose të ndonjë
kontesti tjetër civil, ky polic të gjendet në gjykatë dhe shënimet e tilla të jenë të
nevojshme me qëllim të përkujtimit, por edhe si provë në kuptimin joformal.

      Pa marrë parasysh tërë këtë, polici duhet të mbajë shënime për të gjitha
veprimet që i ndërmerr, mirëpo në situatat e vështira kur mblidhen shumë prova fizike,
kurse vendi i krimit është analizuar hollësisht dhe gjatë, shfrytëzimi i diktafonit ka rol të
posaçëm.Incizimi i tërë asaj që është perceptuar dhe zbuluar nga ana e kriminalistit
mund të përfshijë shumë më tepër shënime sesa në notes. Mungesa e këtij përshkrimi
të incizuar është procesi i vështirë i konsultimit, gjegjësisht është vështirë të përdoret
si përkujtues.Kryesisht përshkrimi i incizuar transkriptohet dhe në atë formë shërben
si përkujtues në gjykatë. (Richard H. Fox, Carl L. Cunnigham, 1997). 

      Skicimi i vendit të ngjarjes 


      Skicimi i vendit të ngjarjes është pasqyrë grafike e vendit të ngjarjes në
dimensionet e zvogëluara.Skica më së shpeshti dhe më së thjeshti paraqet
përshkrimin e truallit (e ashtuquajtura “perspektiva e zogut”).Sipas nevojës punohen
edhe skica diametrale ose skica të zhvilluara (të ashtuquajtura “rrënim muresh”).
Me të parat tregohet gjerësia dhe gjatësia e hapësirës së caktuar apo e objektit.
Skica e diametrit tregon lartësinë dhe gjerësinë apo gjatësinë, kurse skica e zhvilluar
i pasqyron të tri dimensionet (D. Modly; N. Korajliq, 2002, fq.558). Skicat janë mjet i
posaçëm i të shprehurit. Skicat e punuara drejtë mund të shfrytëzohen gjatë marrjes
në pyetje të personave në fazën e përgatitjes së raportit për përpunimin dhe prezantimin e
informatave në gjykatë.Skicat janë të mbështetura në fotografi dhe shënime të marra
gjatë kërkimit në vendin e ngjarjes. përparësia e skicës qëndron në pasqyrimin e ilustruar
të vendit apo ngjarjes dhe eliminojnë lehtë detajet e panevojshme kurse i
portretizojnë elementet esenciale të atij vendi të krimit dhe të gjitha marrëdhëniet në atë
vend.Ekzistojnë disa metoda me të cilat mund të vendosen provat dhe elementet
tjera të rëndësishme të ngjarjes. gjithashtu është e rëndësishme të ceket se vlera e
skicës është portretizimi i saktë i informatave me ç’rast ana artistike e skicës nuk luan
kurrfarë roli që do të thotë që kriminalisti nuk është e domosdoshme të ketë
shkathtësi të mëdha vizatuese që ta punojë skicën adekuate për vendin e ngjarjes.
skicat sot punohen me teknikën kompjuterike, me kamera digjitale.

      Skica nuk mund të ketë shumë informata por vetëm ato esenciale, sikurse me
rastin e marrjes së shënimeve dhe ato elemente nuk duhet të jenë të shumta por të
rëndësishme, pra ato të cilat kriminalisti mund t’i futë në skicë. Më e rëndësishmja është
që skica të jetë e qartë për secilin që e shikon pa ndonjë analizë të hollësishme.Nëse
skica është e përmbushur me detaje, atëherë e humbë përparësinë në raport me
fotografinë.  Skica duhet të përmbajë informatat në vijim:

o Emrin dhe mbiemrin e kriminalistit;


o Data, koha, klasifikimi i veprës penale dhe numri i rastit;
o Emri dhe mbiemri i personit që ka marrë pjesë gjatë matjeve;
o Adresa e vendit të ngjarjes, lokaliteti i saktë në objekt,orientimi hapësinor
dhe kompasor;
o Vizatimi me përmasat nëse ekziston;
o Provat e rëndësishme fizike të vërejtura dhe karakteristikat kyçe të
vendit të krimit.Të shënohet distanca e atyre provave duke shfrytëzuar
së paku dy orientues të fiksuar ose duke zbatuar një prej metodave të
cilat do t’i cekim në tekst.
o Legjendën apo shpjegimin e simboleve të shfrytëzuara në skicë me
qëllim të kuptimit më të lehtë. Me laps tjetër ngjyre mund të ceken disa
objekte apo veçori, mirëpo, përdorimi i tepërt i ngjyrave mund të
shkaktojë konfuzion dhe ta zvogëlojë dukshmërinë e skicës.

      Është me rëndësi që matjet e dhëna në skicë të jenë sa më të sakta dhe të kryera


sipas një metode, e të shënuara me të njëjtën mënyrë.Nëse një segment i skicës është
dhënë saktë, p.sh. dimensionet e lokalit në të cilin është gjetur trupi, kurse pozita e
ndonjë objekti në rastin më të keq është dhënë e shtrembëruar për ngjarjen, ajo skicë
bëhet e parëndësishme.Është me rëndësi që koordinatat e hapësirës të ndonjë objekti
të fitohen me matjet e të njëjtës metodë.

      Mjeti më i mirë për matje në procesin e hetimit është metri klasik i metaltë.Nëse
në skicë zbulohet së paku një distancë e matur gabimisht, atëherë shumë vështirë
mund të shpjegohet dhe arsyetohet kjo dhe automatikisht të gjitha tjerat vihen në dyshim,
madje edhe tërë shikimi i vendit të ngjarjes.Lloji i skicës e cila do të shfrytëzohet në
rastin konkret varet nga vendi i ngjarjes (në kuptimin topografik), për gjurmët dhe
objektet si korpora delikti në vendin e ngjarjes dhe në vet situatat e ngjarjes
kriminale.Skicat mund të punohen me dorë, autograf në bazë të incizimeve me
stereokamerë dhe me kompjuter.

      Në skicë futen dimensionet e matura, kurse është e dëshirueshme të


inkorporohen edhe pozitat nga të cilat është bërë fotografimi.Në këtë rast nuk
guxohet të humbet pamja dhe qartësia e të lexuarit

      Teknikat për përpunimin e skicës në vendin e ngjarjes janë:

1. Metoda e përcaktimit të koordinatave;


2. Metoda e trekëndëshit;
3. Metoda e vijave kryqëzore;
4. Skicat e përpunuara dhe të vrazhda (D. Modly, N. Korajliq, 2002, fq.
588)

      Kriminalisti me këtë mund të japë tërë atë që konsiderohet e domosdoshme,


thënë shkurt skica e përpunuar mirë është ajo skicë e kompletuar.Zakonisht punohet
me përmasa dhe në bazë të skicës së vrazhdë, kështu që është e domosdoshme që me
numra të shënohen largësitë, mirëpo, nëse kjo skicë nuk punohet me përmasa, atëherë
vlerat numërike duhet të shkruhen.Këtë skicë të punuar mund ta bëjë kushdo në bazë
të skicës së vrazhdë, mirëpo, kriminalisti duhet të jetë personi i vetëm që do ta
verifikojë atë.   

 Ndërkaq, siç thekson R. Maksimoviq dhe U. Todoroviq (1995, fq. 160); “Plani
përfundimtar i situatës në bazë të të dhënave nga skica, hartohet në zyrë, gjegjësisht në
lokalet e policisë së kriminalistikës teknike.Vizatimi i planit situacional është shumë
kompleks dhe punë profesionale e cila mësohet në kurse e teknikëve të
kriminalistikës”.Në praktikën kriminalistike dhe gjyqësore është vërejtur se gjendja
faktike përveç në proces verbal zakonisht fiksohet edhe me skicë dhe fotografi.Është i
gabuar mendimi që të skicohet vetëm atëherë kur nuk mund të bëhet fotografimi.
Të dy këto teknika të fiksimit të vendit të ngjarjes nuk përjashtohen së bashku,
përkundrazi këto plotësohen, sepse çdo mënyrë e fiksimit të fakteve i ka përparësitë e
veta, sikurse që i ka edhe të metat. 

      Fotografimi dhe videoincizimi i vendit të ngjarjes 


      Thënia e njohur:“Një fotografi është më e vlefshme se një mijë fjalë” mund të
jetë e saktë por nuk është e domosdoshme, mirëpo është e qartë se fotografia e punuar
drejtë është mjeti më i vlefshëm ndihmës për përpunimin e vendit të ngjarjes, por edhe
për nevojat tjera operative.Fotografinë e mirë të vendit të ngjarjes mund ta bëjë edhe
amatori.Në këtë kaptinë do t’i japim shkurtimisht teknikat dhe parimet e
fotoraportimit për vendin e ngjarjes, mirëpo nuk do të përfshihen edhe teknikat e
manipulimit me aparatet fotografike dhe pajisjet shtesë.

      Fotografi për përpunimin kriminalistik është çdo përshkrim fotografik për


objektin dhe ngjarjen ose më saktë çdo mjet ndihmës që shërben për ndriçimin e
elementit të caktuar që i përket objektit gjatë përpunimit të vendit të ngjarjes.Kryesisht
fotografitë për përpunim kriminalistik punohen në laboratoret kriminalistike pasi
që të jenë fotografuar në vendin e ngjarjes.Në to bëjnë pjesë të ashtuquajturat
regjistrime teknike. Ato duhet të jenë të integruara në aktivitetet e shikimit sidomos
të natyrës traseologjike, në përpunimin e makrosituatës, matjes, etj., kurse, lidhja duhet të
realizohet në shkallë të caktuar dhe në aspektin formal ashtu që përshkrimi i
fakteve me fjalë në procesverbalin e shikimit duhet të përcillet me fotografi dhe çdo
seksion duhet të shënohet qartë.

      Fotografia e shikimit të vendit të ngjarjes është dokument i posaçëm procedural


i natyrës teknike.Ajo sikurse edhe incizimet teknike është e pavarur si provë
procedurale sui generis.Përmbajtja e incizimeve të tilla është burim i dëshmive të
argumentimit, gjegjësisht formë e cila përmban faktet që janë objekt i argumentimit.
Nëse pranohet përmbajtja e fotografisë, atëherë ajo bëhet provë.Në kuptimin e gjerë,
fotografia në rastin e shikimit të vendit të ngjarjes është document teknik ose
material argumentues sui generis.Fotografitë i bashkohen procesverbalit dhe së
bashku e përbëjnë tërësinë. Fotografitë duhet të jenë teknikisht të punuara qartë, të
dukshme, të kuptueshme dhe të qëndrueshme (Modly; Korajliq, 2002, fq. 129).

      Fotografitë në vendin e ngjarjes duhet të japin pamjen e vendit në pajtim me


mënyrën e shikimit të njeriut, prandaj edhe filmimi duhet të jetë dy llojesh: fotografi
panorame (Pavishiq, D. Modly, 1999, fq. 257) dhe fotografi përmasash 80 80 (Pavishiq, D.
Modly, 1999, fq. 257).Elementi më i rëndësishëm tek ky lloj fotografimi është
perspektiva.Perspektiva e drejtë e fotografimit realizon të njëjtën përshtypje për
marrëdhëniet e gjërave në hapësirë dhe madhësitë e tyre sikurse të shiheshin me syrin e
njeriut nga një kënd i caktuar.Çdo shmangie e konsiderueshme nga kjo perspektivë do
ta zvogëlojë apo eliminojë plotësisht vlerën evidente të fotografisë.Duhet theksuar se
nga fotografia i shohim dy dimensione dhe skica e vendit të ngjarjes me shumëçka e
plotëson mungesën e dimensionit të tretë duke i dhënë rëndësi të posaçme me rastin e
shfrytëzimi të fotografisë.Autenticiteti i fotografisë gjithmonë ka të bëjë me shkallën
e prezantimit të formës, pamjes dhe ngjyrës së objektit të kontestueshëm dhe
përmasave.Me shfrytëzimin e objektivëve special fitojmë përshkrim filmik të saktë të
objekteve dhe vendeve të fokusuara, mirëpo nuk do të tregohen distancat e tyre
reciproke dhe as në perspektivën adekuate për shkak se janë jashtë cakut të perimetrit të
fokusimit.Në situata të këtilla skica e vendit të ngjarjes dhe shënimet e kriminalistit
luajnë rol shumë të madh, mirëpo, zakonisht konsiderohet se negativi i filmit është
provë e mjaftueshme për ta hedhur poshtë cilëndo padi se fotografia është e montuar.

      Për shkak të rëndësisë së dimensionit, largësia dhe perspektivave me rastin e


interpretimin e fotografive të bëra në vendin e krimit, rekomandohet që filmi ta përfshijë
dimensionin apo ndonjë sistem tjetër sa herë që është e mundur.Për të pasur fotografia
vlerën evidentuese duhet ta tregojë në mënyrë të saktë vendin e ngjarjes, personin
apo objektin.

      Gjithashtu, rëndësi të jashtëzakonshme dhe vlerë ka stereofotogrametria 81 81


(Pavishiq B., Modly D., 1999, fq. 257) si dhe teknikat TV dhe teknikat kinofilmike 82 82
(Pavishiq B., Modly D., 1999, fq. 257).Prandaj, roli i fotografisë është i
pakompenzueshëm në përpunimin e vendit të ngjarjes që do të thotë se fotografia nuk
guxon të uzurpohet nga prezenca e policisë dhe pajisjeve.

      Ruajtja e fotografive duhet të bëhet me kujdes.Nëse filmi dërgohet me postë në


ndonjë laborator komercial ose personalisht e dërgon policia (nëse nuk ka laborator
të vetin në kolor), domosdo duhet të ruhet vërtetimi për dërgesën rekomande me
shenjën me kthesë dhe fatura.Gjithashtu në teknikën kriminalistike është e nevojshme
që negativi për vendin e ngjarjes të ruhet në vend të sigurt, gjatë dhe kriminalisti në
shënimet e tij ta futë çdo informatë lidhur me aspektet teknike të fotografisë e cila është
shënim afatgjatë për rastin.Nga dokumentacioni përcjellës sikurse edhe tek provat
tjera duhet të shihet rruga e manipulimit me negativin para së gjithash për shkak të
ruajtjes së fshehtësisë të vendit të ngjarjes.

      Koha gjithashtu luan rol të jashtëzakonshëm prandaj fotografia shumë shpesh i


mbulon disa aspekte tjera të përpunimit kriminalistik të vendit të ngjarjes. objektet
nuk mund të largohen ose të përpunohen hollësisht derisa të mos bëhet fotografimi nga
të gjitha këndet e nevojshme.Kjo për shkak se ka situata në të cilat objekti me interes
u nënshtrohet ndryshimeve të rëndësishme nën ndikimin e kohës dhe në atë rast ka
rëndësi që pajisja për fotografim gjithmonë të jetë në dispozicion.

      Në skicën e vendit të ngjarjes duhet të shënohen vendet prej nga është
fotografuar kurse kjo gjë bëhet me matjen e vijave prej objektivit deri te mjeti i
fiksuar.Vendi i krimit në hapësirën e mbyllur duhet të fotografohet plotësisht, kurse
kjo arrihet me sistemin e fotografive “të përputhura” (fotografimi segment për segment,
në mënyrë që në fund të fitohet filmi i vendit të plotë të ngjarjes i ashtuquajturi strip
fotografi).Me rastin e këtij sistemi të fotografimit nëse nuk përdoret mbështetësi më
së miri është që aparati të mbahet në nivelin e syve.

      Rregulli tjetër i fotografimit është:Kamera të mbahet në këndin e drejtë në


raport me muret e lokalit ose në kushtet e vendit të hapur në raport me objektet e
fiksuara siç janë drunjtë.Me rastin e fotografimit, që të mos shkaktohet huti se si dhe
në ç’mënyrë është fotografuar ndonjë pozitë dhe veçoritë tjera, është me rëndësi të
mbahen shënime për të.
      Për shkak të rasteve gjithnjë e më të shpeshta me gjendje komplekse faktike ku
nga skicat dhe fotodokumentacioni si dhe videofilmat nuk mund të fitohet pamje e
drejtë si për ngjarjen ashtu edhe për vendin e ngjarjes, shumë e dobishme është edhe
përpunimi i maketit të posaçëm të vendit të ngjarjes. maketi e tregon situatën në vendin e
ngjarjes në mënyrë shumë plastike.Me rastin e përpunimit të maketit duhet pasur
parasysh përpjesëtimet ashtu që të ruhet gjendja e vërtetë në vendin e ngjarjes sepse
maketi përmban të tri dimensionet dhe është shumë bindës.Në praktikën tonë
kriminalistike kjo është gjë shumë e rrallë. 

      Kërkesat specifike të fotografimit 

      Me rastin e fotografimit të vendit të ngjarjes ekzistojnë specifika të caktuara të


cilat i shohim përmes fotografisë, prandaj nuk është e tepërt të përmendet edhe:

o qasja e vendit të ngjarjes;


o rrethi i afërt (oborri i shtëpisë ku është zbuluar vrasja, vendi rreth vendit
të ngjarjes),
o fotografitë e mëdha duhet të bëhen nga hyrja dhe dalja e vendit të
ngjarjes dhe nëse këto nuk mund të përcaktohen atëherë nga ato pika që
supozohen;
o të fotografohet në makroplan viktima në raport me lokalin ose me
vendin ku është gjetur;
o së paku dy fotografi të viktimës nga ana e përparme dhe nga pjesa
anësore.Aparati duhet të mbahet lartë rreth 1,50m me fokusin e
drejtuar poshtë, drejt viktimës;
o sa më tepër fotografi me detaje të lëndimeve dhe plagëve në trup dhe
të armëve që gjenden në afërsi dhe në rrethin e afërt;
o pas largimit të të gjithë trupave dhe provave, të fotografohen vendet
ku kanë qëndruar nëse kanë mbetur gjurmë, njolla apo ndonjë ndryshim
tjetër.
o Të gjitha shenjat e gishtërinjve të cilat nuk mund të merren.
Sipërfaqet në të cilat janë zbuluar shenjat e gishtërinjve me qëllim të
përcaktimit të lokalitetit nëse kjo sipërfaqe nuk është fotografuar;
o Njollat e gjakut me lokalitetin e tyre.Është e dëshirueshme të përdoret
filmi kolor por gjithashtu të punohen edhe me teknikën bardhë-zi;
o Pas fotografimit të vendit të ngjarjes, gjurmët e objektit incizohen edhe
me videokamerë;  

Videofilmi nga vendi i ngjarjes 

      Pas fotografimit të vendit të ngjarjes është e dëshirueshme që gjurmët dhe


objektet të incizohen edhe me videokamerë.Janë ideale rastet kur në përpunimin e
vendit të ngjarjes marrin pjesë shumë teknikë të kriminalistikës kështu që paralelisht me
fotografimin bëhet edhe videofilmimi.Videofilmimi ofron një pamje më reale të vendit
të ngjarjes sepse fitohet ndjenja për vendin dhe marrëdhëniet e disa objekteve. Krahas
videopërshkrimit bëhet edhe përshkrimi tonik, prandaj është e nevojshme të kihet kujdes
për komunikimin e brendshëm gjatë incizimit.Gjatë incizimit duhet incizuar
sekuencat më të mëdha me sa më pak ndërprerje sepse kështu shmangen kalimet e
mëdha.Me rastin e incizimit duhet të vazhdohet nëpër vendin e ngushtë të ngjarjes
duke incizuar nga largësia e pastaj duke iu afruar detajeve e deri tek incizimet e mëdha
të detajeve. 

Videoshiriti sikurse edhe fotodokumentacioni përbën pjesën e pandashme të


procesverbalit nga shikimi i vendit të ngjarjes, mirëpo në procesverbal duhet të futen
karakteristikat e caktuara teknike si të videokamerës ashtu edhe të videoshiritit.Për
nevojat e operativës do të ishte i dobishëm incizimi edhe me kamerë digjitale 83 sepse
ky material do të ishte shumë i dobishëm për përpunimin e mëvonshëm planifikues të
ngjarjes si dhe për njohje me ndodhitë tjera operative që do të përfshihen në
planifikimin operativ 

Procesverbali për shikimin e vendit të ngjarjes

      Pavarësisht nga ajo se procesverbali mbi shikimin e vendit të ngjarjes është


shënim dhe dokument zyrtar ai vetvetiu nuk ka kurrfarë fuqie argumentuese në
procedurë por as përmbajtja e tij nuk është e përjashtuar nga procedura e rregullt e
vlerësimit të provave.Ai duhet ta ketë forcën e dëshmisë së pamposhtur në bazë të
esencës dhe përmbajtjes së tij kurse këto janë faktet e vërtetuara objektive përmes
perceptimit të drejtpërdrejt të organit të procedurës dhe të anëtarëve të ekipit të
inspektimit gjatë shikimit të vendit të ngjarjes. faktet e fiksuara drejtë objektive dhe
të konstatuara me procesverbal është vështirë të hidhen poshtë përveç në rastet kur ka
fakte të cilat i hedhin poshtë këto të argumentuarat fillimisht.Kjo aq më tepër nëse
vendi i shikimit është fiksuar njëkohësisht me mënyrat teknike, grafike dhe mënyrat
tjera.

      Nuk ekzistojnë dispozita të posaçme të cilat e trajtojnë vetëm procesverbalin e


shikimit të vendit të ngjarjes.Meqenëse në procedurën penale ndërmerren shumë
aktivitete ato është e nevojshme të fiksohen në procesverbal.

      Procesverbali i punuar në zyre për shikimin, mund të përpilohet në bazë të


metodës së pyetësorit, listës, pra shkallës së pyetjeve, formularit anketues ose në formë
të lirë pa e rubrikuar përmbajtjen.Fjala është për përmbajtjen substanciale të njohjes
që paraqet minimumin e pjesëve formale të parapara me ligj.Nuk mund të pranohet
si rregull e përgjithshme në mënyrë krejtësisht të lirë hartimi i procesverbalit mbi
shikimin.Me këtë do të zvogëlohej përdorimi në procedurë p.sh.për shkak të
hulumtimit të tërësisë tematike ku përpunohet njësia e caktuar tematike.Procesverbalet
do të ishin tepër të mëdha (grumbullim jo kritik i informatave – regjistrimeve) ose e
kundërta, të ngushtuar me mundësi të lëshimeve të fakteve të rëndësishme (“rrethanave të
dukshme”).

      Përmbajtja e procesverbalit e drejton mënyrën e hulumtimit, të shpjegimit të


llojit të caktuar të deliktit dhe dikton përmbajtjen e kallëzimit penale të organit të
punëve të brendshme (kallëzimi zyrtar penal).Kjo përmbajtje duhet të jetë rezultat
objektiv për çështjet dhe faktet, gjendjet dhe lëvizjet etj, gjegjësisht për situatën në
vendin e ngjarjes. në procesverbal nuk guxon të ketë hipoteza (supozime, mendime,
gjykime konstatime) të organit i cili e bën shikimin ose të anëtarëve të ekipit të tij.
Për këtë duhet të përpilohet shënimi i posaçëm me shkrim (formal ose formal-
procedural) siç janë raportet, etj, sepse kjo që u cek mund të shërbejë në procedurën e
mëvonshme.Në procesverbal nuk futen as versionet as dyshimet për shkallën e
kontributit të bashkëpjesëmarrësit në delikt ose për fajësinë e tij eventuale.
Procesverbali tematik duhet të përmbajë kryesisht rrethanat që janë të rëndësishme
për shpjegimin e dinamikës dhe shkaqeve, rrethanave të cilat e kanë përcjellë deliktin,
modus operandi teknik i veprës së kryer penale.

      Modeli i pjesëve standarde të procesverbalit të shikimit të vendit të ngjarjes në


esencë përbën si vijon (D. Modly, N. Korajliq, 2002, fq. 747):

1. Pjesën hyrëse (formale) – kjo është pjesë rreptësisht standarde me renditje të të


dhënave të cilat janë të paraparë me dispozita ligjore për organin, rastin, personat e
pranishëm, kohën dhe përmbajtjen e njohurive fillestare,daljen në vendin e
ngjarjes, kohën e fillimit të aktivitetit, kushtet e përgjithshme në të cilat zhvillohet
shikimi dhe rrethanat e posaçme.Ndonëse dispozitat ligjore nuk parashohin
konstatime për sigurimin e vendit të ngjarjes, për këtë insistojnë rregullat
kriminalistike.Këtu bëjnë pjesë të dhënat në raport me paprekshmërinë,
mosndryshimin ose ndryshimin në vendin e ngjarjes para fillimit të shikimit të tij.

2. Pjesa e përgjithshme – me paraqitjen e gjendjes së përgjithshme në vendin e


ngjarjes konstatimin e elementeve qenësore të makrosituatës, gjendjes së gjurmëve dhe
objekteve tjera, klasifikimin e vendit të ngjarjes në disa sektorë, ndërmarrja e masave
urgjente për sigurimin e gjurmëve dhe të të dhënave tjera në fazën statike të
shikimit. Kjo pjesë e procesverbalit duhet të përmbajë lidhjen precize me incizimet
përcjellëse dhe pasqyrimin e gjendjes së gjetur dhe shenjat e qarta të programit të
analizimit të vendit të ngjarjes.

3. Pjesa qendrore e procesverbalit – përmban konstatimet e fazes dinamike të


shikimit (hulumtimi i rrethanave në vendin e ngjarjes)të cilat duhet të jenë të
përshkruara në mënyrë të thuktë, të hollësishme dhe detaje me ç’rast vëmendje të
posaçme duhet kushtuar renditjes së paraqitur.Evidentimi i objekteve të shikuara i cili
është bërë në pjesën paraprake, tani duhet të plotësohet me klasifikimin metodologjik
dhe paraqitjen e mënyrës së matjes, veçimit, sigurimit, ndërmarrjen e përkohshme të të
gjitha masave në vendin e ngjarjes dhe shpjegimin e disa çështjeve.Të gjitha masat
duhet të merren me një sinkronizim të rreptë me incizimin, skicimin, format grafike,
teknike dhe format tjera të fiksimit, por gjithsesi me plan.

4. Pjesa përfundimtare – përveç përmbajtjes gjegjëse formale sidomos duhet ta


ketëpërshkrimin detaj dhe pasqyrën e të gjitha shtojcave të procesverbalit për shikimin e
vendit të ngjarjes, shenjat e dukshme dhe lidhjet e tyre me disa pjesë të tekstit të
procesverbalit.Nëse procesverbali i plotëson të gjitha kërkesat procedurale në
pikëpamje të formës dhe kërkesat kriminalistike në pikëpamje të përmbajtjes
atëherë ai është provë e pamposhtur e llojit të vet në aspektin e fakteve që i përmban
ai.

Kontrollimi i personave (bastisja) 

      Kontrollimi i personave së bashku me bagazhet nga aspekti formal mund të jetë


aktivitet hetimor që ndërmerret me qëllim të zbulimit të gjurmëve dhe objekteve të
veprës penale ose të objekteve të rëndësishme për procedurën penale, mirëpo mund të
jetë edhe si masë operative-taktike e sigurisë ose masë preventive që ndërmerret jashtë
procedurës penale.Duke filluar nga supozimi se çdo person i autorizuar zyrtar e di
dhe duhet ta dijë bazën ligjore, kushtet formale dhe kufizimet lidhur me kontrollin,
këtu nuk do të merremi me anën formale juridike të kontrollimit të personave dhe as me
bazat ligjore (kontrolli sipas urdhrit të organit kompetent shtetëror, kontrolli pa
urdhëresë, kontrolli me pjesëmarrje të domosdoshme të dëshmitarëve, kontrolli pa
dëshmitarë, etj), por do të kufizohemi vetëm në rregullat dhe masat taktike të kujdesit të
shtuar të cilave duhet t’u përmbahemi me rastin e kontrollit të personave.Duhet vetëm të
përkujtohemi se në aspektin formal procedural nuk konsiderohet kontroll i
personave kontrollimi i jashtëm i rrobave i cili bëhet me qëllim të vërtetimit se a bartë
armë ai person apo eksploziv ose mjete dhe vegla tjera të përshtatshme për sulm, as
kontrolli i bagazhit personal, prandaj këtu edhe nuk vijnë në konsiderim kufizimet
formale të parapara për kontroll si masë hetimore.Mirëpo, rregullat dhe masat
elementare taktike të kujdesit të shtuar vlejnë njësoj për të gjitha këto forma,
prandaj do t’i shtjellojmë në tërësi duke i cekur edhe specifikat e tyre në disa situata
taktike.

      Nga aspekti taktik, qëllimi i kontrollit të personave mund të bëhet:

a. me qëllim që të gjinden dhe merren sendet e përshtatshme për sulm


(arma e zjarrit, shpata, thika, boksi e mjete tjera shpuese);
b. me qëllim që të gjinden dhe merren objektet që shërbejnë si mjet
për kryerjen e veprës penale apo kundërvajtje (veglat për thyerje,
arma, mjetet e ndryshme, mjetet eksplozive, pajisjet për falsifikime, etj)
c. me qëllim që të gjenden dhe merren objektet e fituara me vepër
penale, gjegjësisht që mund të shërbejnë si provë (sendet e tjetërsuara
apo të vjedhura, të hollat, monedhat e falsifikuara, narkotikët, etj);
d. me qëllim që të gjenden, fiksohen dhe merren gjurmët e veprës
penale (njollat e gjakut, gjurmët e barotit, pluhuri, pluhuri i ngjitur,
zhuli, qimet, grimcat e fijeve, xhamit, ngjyrat e llakut, gjurmët e luftimit,
kafshimet, goditjet, therjet, etj);
e. me qëllim që të gjenden dhe merren objektet të cilat do të mund të
shfrytëzoheshin për ikje ose lehtësim të arratisjes së personave të
arrestuar ose për vendosjen dhe mbajtjen e kontakteve dhe lidhjeve të
fshehta të të ndaluarve, paraburgosurve ose personave të dënuar qofshin
ato midis tyre apo nga personat e jashtëm (arma e fshehur, thika, shkresa,
porositë e shifruara, e vegla të tjera të ngjashme);
f. me qëllim që të gjenden dhe merren objektet dhe gjërat që mund të
shërbejnë për vetëlëndim ose vetëvrasje të personave të arrestuar
(zhiletë, helme, mjetet për shkaktimin e sëmundjeve me qëllim të
shkuarjes në spital – me qëllim të arratisjes, etj)

      Duke pasur parasysh shkakun, qëllimin dhe përmasat e drejtpërdrejta të


kontrollit, nga aspekti taktik dallojmë:

a. kontrollin paraprak (të pjesërishëm) të personave;


b. kontrolli i plotë i mëvonshëm i personave;
c. kontrolli i personave në kuadër të zbatimit të regjimit të paraburgimit,
ndalimit apo të mbajtjes së dënimit.

      Kontrolli i pjesërishëm i personave është ai me të cilin nuk hulumtohen detajisht


të gjitha pjesët e trupit, rrobave dhe këpucëve dhe ku personi i kontrolluar nuk
zhvishet i tëri lakuriq, por vetëm kontrollohen pjesët e caktuara të trupit, rrobave dhe
këpucëve si dhe pjesa e jashtme e rrobave.Krejt kjo varet prej llojit dhe madhësisë së
objektit që kërkohet.Kontrollimi paraprak i pjesërishëm i personave kryhet gjithsesi
dhe pa kurrfarë përjashtimi edhe me rastin e arrestimit, shoqërimit dhe paraburgimit
me qëllim të marrjes së objekteve të përshtatshme për sulm dhe për zbulimin eventual
dhe marrjen e objekteve dhe gjurmëve të veprës penale, pastaj me rastin e bastisjes së
banesës dhe lokaleve tjera të mbyllura (sepse nuk do të ishte në rregull sikurse të
dyshuarit t’i bastisej banesa e jo edhe ai vet, gjë që për fat të keq nganjëherë
ndodh). Pastaj në situata shumë të ndryshme në rastet e zbulimit dhe të vërejturit të
personave të dyshimtë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se mund të kenë objekte të
destinuara për kryerjen e veprës penale ose objekte të fituara me vepër penale, me
rastin e racisë, bllokadës dhe masave të ngjashme, me rastin e kontrollit të sforcuar të
udhëtarëve dhe bagazheve të trenit, në aeroporte, etj.Kur kontrolli i tillë ka
karakter joformal të jashtëm dhe kontrollimi i bagazheve dhe kur sipas përmasave i
ofrohet kontrollit të plotë detaj – gjithmonë varet nga situata konkrete me qëllim të
bastisjes.Bastisja jo e plotë dhe e rastësishme në pikëpamje taktike kushtëzohet nga
pamundësia e zhvillimit të bastisjes së plotë(p.sh. për shkak të vendit të
papërshtatshëm, urgjencës, etj)që do të thotë se gjithmonë duhet kërkuar që bastisja
paraprake e pjesërishme të jetë sa më e plotë nëse kjo në situatën konkrete është e
mundshme dhe në aspektin taktik është e përshtatshme dhe natyrisht nëse ka bazë.

      Qasja personave të rrezikshëm të cilët duhet kontrolluar,ndalimi i tyre,


çarmatimi, kryhet me masa përkatëse të kujdesit të shtuar – ngjashëm me legjitimimin
dhe arrestimin e personave të rrezikshëm potencial dhe të armatosur.Në kontrollin e
personave sipas mundësisë duhet gjithmonë të marrin pjesë së paku dy persona
zyrtarë të autorizuar – njëri bën kontrollin kurse tjetri e siguron dhe mbikëqyrë çdo
lëvizje të atij që kontrollohet.

      Në bazë të teknikës së zbatimit të masave të kujdesit të shtuar dallohen dy lloje


të kontrollimit të personave: a) kontrollimi apo bastisja klasike dhe b) kontrollimi
“mbështetur për muri”.Tek lloji klasik i bastisjes së personave me rastin e kujdesit të
shtuar, urdhërohet personi që t’i ngrisë duart mbi kokë, t’ia kthejë shpinën personit të
autorizuar që e kryen kontrollin, personi tjetër i autorizuar nga largësia 3-5 metra
mbikëqyrë.Me këtë rast mund të zbatohen edhe kombinime tjera të ndryshme, p.sh.
duke e urdhëruar të dyshimtin që t’i ngrisë duart lartë dhe t’i hapë këmbët në mënyrë
që ta ketë drejtpeshimin më labil.

      Kontrolli “mbështetur për muri” që zbatohet ndaj personave të rrezikshëm ose


për të cilët supozohet se janë të armatosur dhe të rrezikshëm ka të bëjë me kërkesën që i
dyshuari të kthehet kah muri dhe t’i afrohet murit së paku 1m, të ngrihet në maje të
gishtërinjve të këmbëve kurse me maje të duarve të mbështetet për muri me çka arrihet
pozitë shumë labile e drejtpeshimit.Personi i autorizuar zyrtar i cili e kryen kontrollin
me njërën këmbë mban afër këmbëve të të kontrolluarit dhe për dyshimin më të
vogël të sulmit apo rezistencës ia shtyn këmbën, kështu që ai e humbë drejtpeshimin dhe
bie në tokë.

      Kontrolli “mbështetur për muri” i kriminelit të armatosur dhe të rrezikshëm.


Meqenëse kontrolli personal më së shpeshti kryhet nga 2 policë,patrullat ose mbajtësit
e rendit – ata duhet paraprakisht të jenë marrë vesh për renditjen taktike dhe ndarjen e
roleve.Pa marrë parasysh pozitën në të cilën sipas urdhëresës së prerë kryhet
patrullimi personi i autorizuar zyrtar i cili e kryen kontrollin duhet t’i afrohet të
dyshuarit, të merr pozitën nga ana e pasme ose anësore e të dyshuarit me një hap
përpara duke pasur kujdes për pozitën e trupit që të mos e pengojë për intervenim
eventual të nevojshëm shokun e tij i cili është duke siguruar.Me rastin e bastisjes së pari
konfiskohen objektet e rëndësishme për sulm (arma, thika, sëpata, boksi, shkopi,
kama, etj) e pastaj kërkohen dhe konfiskohen edhe sendet tjera.Bastisja apo kontrolli
bëhet sipas sistemit dhe radhës së caktuar, p.sh. prej lart poshtë: së pari i hiqet
kapela, kontrollohet, preket pjesa e epërme e trupit deri tek brezi, kontrollohen duart mbi
bërryla, mbi gjunjë dhe nën gjunjë,së jashtmi dhe së brendshmi, nën bark
kontrollohet brezi, kontrollohen dhe zbrazen gjepat e jashtëm dhe të brendshëm të
palltos dhe pantallonave duke përfshirë edhe gjepat e vogël, kihet kujdes për gjepat e
fshehtë, kontrollohet me kujdes pjesa në mes të këmbëve, pastaj të dy këmbët deri në zog,
pjesa e poshtme e pantallonave, çorapet, këpucët, etj.Dimensioni dhe intensiteti i
kontrollit apo bastisjes, siç u theksua gjithmonë varet nga rrethanat e çdo rasti
konkret, gjithmonë duhet pasur kujdes që kriminelët përpiqen para kontrollit t’i hedhin
sendet komprometuese me ç’rast disa prej tyre posedojnë shkathtësi të
lakmueshme,prandaj krahas vëzhgimit të kujdesshëm të çdo lëvizjeje të të
dyshuarit, duhet kontrolluar edhe vendin ku është vërejtur, ndaluar dhe kontrolluar ai
dhe sipas nevojës edhe afërsinë e vendit.

      Kontrollimi i plotë i mëvonshëm i personave bëhet pas shoqërimit të personave


të arrestuar ose personave tjerë të dyshimtë në lokalet zyrtare ose në objektet tjera të
përshtatshme kur me bazë supozohet se personat e tillë me vete mund të mbajnë objekte
të fshehura ose gjurmë të veprës penale e që nuk ka qenë e mundur të gjinden me kontroll
të pjesshëm.Kontrolli bëhet në lokal të mbyllur në të cilin futen personat një nga një
të cilët duhet të kontrollohen. Kontrollimin e bëjnë së paku 2 persona të autorizuar
zyrtarë dhe nëse është e nevojshme marrin pjesë edhe më shumë persona zyrtarë me
qëllim të sigurimit dhe ndërmarrjen e masave të posaçme të kujdesit të shtuar. Në rastet e
caktuara, sidomos kur është i domosdoshëm kontrollimi detaj fizik, kontrollimi i
zbrastësive të trupit me qëllim të zbulimit eventual të objekteve dhe gjurmëve është
e preferueshme të angazhohet edhe mjeku. Personi i cili kontrollohet zhvishet i tëri
dhe zbathet dhe vesh penjarin e përgatitur për të, pastaj kontrollohet detajisht, çdo
pjesë e trupit, e rrobave dhe e këpucëve, krejt kjo varësisht nga lloji dhe madhësia e
objektit i cili kërkohet ose supozohet që mund të gjendet tek i dyshuari.

      Kontrollin e tillë të femrave gjithmonë duhet ta bën femra. Kontrolliparaprak i


pjesshëm i femrave të cilin e kryejnë personat zyrtarë meshkuj është i kufizuar
pikërisht për shkak të gjinisë, vetëm në pjesët e jashtme të rrobave, me qëllim të
konfiskimit të armëve,eksplozivit, etj., si dhe të çantës personale dhe të bagazhit,
prandaj edhe kjo është arsye që ajo duhet të shkojë në kontroll të plotë të mëvonshëm.Me
rastin e shoqërimit të personit femër me qëllim të kontrollit të plotë duhet pasur
kujdes të veçantë që gjatë rrugës fshehurazi të mos i hedhë gjërat komprometuese.

      Me rastin e kontrollimit të trupit dhe të zbrastësirave të trupit duhet pasur


kujdes që kriminelët profesionalë,kryesit e specializuar të veprave penale,
kontrabandistët, etj, i fshehin objektet në mënyrat më të ndryshme dhe në vendet më të
zakonshme: në flokë të shkarravitura (femrat) dhe në frizura të rregulluara mirë,
në mjekër dhe në flokë (meshkujt), në zgavrën e gojës, nën bark, nën gji (gratë më të
plota), në grusht të dorës, nën organet gjenitale dhe brenda në to, nën gishtat e këmbëve,
etj.Nuk duhet harruar se disa kriminelë qofshin femra apo meshkuj bartin paruka
dhe nën të fshehin sende.

      Janë shënuar shumë raste që nën bandazhet ortopedike, nën flasterë, nën fashën
e allçisë së thyerjes së simuluar,fshehin armën,eksplozivin,argjendin,drogat
narkotike, etj.Në rast dyshimi për heqjen e flasterëve dhe fashave duhet angazhuar
punëtori shëndetësor dhe mjeku.

      Rrobat e hequra kontrollohen pjesë pjesë.Nga rrobat nxirren dhe kontrollohen


sendet (pajisjet personale, ora, kutia e cigareve, faculeta, llulla, shkrepësa, pudriera,
letrat e ndryshme, noteset, llogaritë, etj).Me rastin e kontrollimit të rrobave duhet
pasur kujdes në brendinë e kapelës; mbrojtësin e kasketës apo kapelës, shallit,
manshetave dhe xhepave të këmishës; xhepat, tubat, rripin, krahët, patentën dhe fundi i
pantallonave; brendia e kravatës, astari, thembrat e këpucëve, shtrojat e këpucëve,
brendia e këpucëve dhe e çizmeve, palët e ndryshme të rrobave, xhepat e fshehtë,
astari i fustanit, kostumi, rrobat e brendshme.

      Kontrolli i personave me rastin e paraburgimit dhe ndalimit bëhet me qëllim të


gjetjes dhe konfiskimit të objekteve të cilat gjatë mbajtjes në paraburgim ose gjatë
ndalimit personat e arrestuar mund t’i përdorin për sulm (arma e zjarrit, thika, etj), për
arrati (turjelat e ndryshme, limat, çelësat e ndrequr, gërryesit, pajisja e ndrequr për
mihje, për prerje, etj), objektet ose sendet me të cilat mund të bëhet vetëlëndimi ose
vetëvrasja (zhileti, helmi, etj), pajisja e përgatitur për vënien dhe mbajtjen e kontakteve të
fshehta (pasqyra, llamba me bateri, letra, porositë e koduara si dhe në objekte të
ndryshme) por edhe objektet dhe gjurmët të veprës penale që më parë nuk janë gjetur.

      Për të njëjtin qëllim duhet pasur kujdes ndaj kontrollimit të letrave, ushqimit,
paketave, etj, të cilat personat e arrestuar i marrin, i pranojnë ose i dërgojnë.Çdo
kontrollim sipërfaqësor dhe çdo lëshim gjatë kryerjes së kontrollit, sidomos kur
është fjala për kriminelët e rafinuar, mund të ketë pasoja të dëmshme të
papërmirësueshme. 

      Bastisja e banesës dhe lokaleve tjera 

      Bastisja e banesës dhe lokaleve tjera bën pjesë në mesin e aktiviteteve më të


rëndësishme hetimore me të cilat arrihet deri tek provat dhe indicet materiale (objektet
dhe gjurmët e veprës penale) ose megjithatë zbulohen dhe kapen kryesit e veprave penale
dhe personat tjerë të cilët kërkohen.Nuk bëhet fjalë vetëm për zbulimin e provave
direkte materiale për deliktin tashmë të kryer, por mund të gjinden edhe objekte të
ndryshme dhe gjurmë të cilat si indice materiale mund të shërbejnë si udhërrëfyes për
ndriçimin e veprave tashmë të paraqitura dhe të regjistruara, për zbulimin e
veprave të cilat fare nuk janë të paraqitura, për pengimin e veprave të përgatitura, etj. Me
bastisjen e banesës dhe lokaleve tjera mund të realizohen zbulimet e ndryshme
operative për prirjet dhe mënyrën e jetesës së personit të dyshimtë, për gjendjen e
tij materiale, për planifikimin e veprimtarisë kriminale dhe veprimtarisë tjetër të
dëmshme, për rrethin e personave me të cilët korrespondon dhe shoqërohet (kontrollimi i
korrespodencave me shkrim, etj).Për këtë arsye në bastisje të banesës dhe të lokaleve
tjera gjithmonë duhet të shkohet, kur në aspektin ekspozues arrihet baza operative
(probabiliteti se me aktivitetin e tillë mund të gjendet objekti apo gjurma e veprës penale
ose personi i cili kërkohet), si dhe kur plotësohen kushtet ligjore (për anën ligjore
dhe formale të bastisjes këtu nuk po flasim për arsye të cilat janë thënë që në fillim).

a. Përgatitja e planit të bastisjes.Për çdo bastisje të banesës dhe lokaleve


tjera duhet të bëhen përgatitjet adekuate dhe të hartohet plani i
bastisje, natyrisht nëse këtë rrethanat konkrete të rastit e lejojnë (rasti
urgjent nuk duron kurrfarë pritje as vonese).Dimensioni i përgatitjeve
dhe i planit varet nga kompleksiteti i rastit, gjegjësisht prej asaj se çka
kërkohet krejt nga bastisja, nga koha në dispozicion dhe rrethanat tjera,
mirëpo edhe në rastet urgjente nuk përjashtohet mundësia dhe nevoja që
së paku pjesshëm të bëhen përgatitje të improvizuara dhe plani i
shpejtë me qëllim të përshtatjes urgjente situatës së lindur taktike.
Në të kundërtën mund të ndodhin gabime, lëshime dhe shmangie të
mëdha. 

      Në kuadër të përgatitjeve dhe planeve të bastisjes ndër të tjera duhet të


ndërmerret:
o mbledhja e sa më shumë të dhënave për objektin e bastisjes (numri,
kati, sistemimi i dhomave, lokalet ndihmëse, bodrumi, tavani, ndërtesat
bujqësore, etj),
o sipas mundësisë sigurimi i planit të ndërtesës ose të bëhet skica e
truallit të lokaleve ku kryhet bastisja;
o mbledhja e informatave për atë se kush krejt dhe në çfarë kohe
gjendet në banesë apo në objektin tjetër ku duhet të bëhet bastisja;
o të mblidhen dhe të analizohen informatat dhe shënimet për vetitë e
personit te i cili duhet të bëhet bastisja e banesës, ose lokaleve tjera
dhe për sjelljen e mundshme të atij personi (rezistenca eventuale fizike,
trikat e ndryshëm të mundshëm) me qëllim të zbatimit të masave
adekuate të kujdesit të shtuar;
o të definohet kë duhet kërkuar (kryesi apo grupi i fshehur,
pjesëmarrësit, etj),gjegjësisht të bëhet lista ose plani operativ çka duhet
kërkuar krejt (armë, eksploziv, të holla të vjedhura, monedha të
falsifikuara, pajisje për falsifikim, valuta të huaja, monedha të arit,
narkotikë, thika e përgjakur, veglat për thyerje, materiali i shtypur
armiqësor), kurse paraprakisht të parashihet dhe definohet çka duhet
kërkuar dhe cilat objekte mund të paraqiten përveç atyre që kërkohen;
o të definohet ku duhet kërkuar të gjitha (mundësia e fshehjes) dhe sa
duhet shkuar larg në çmontimin e mobileve, mihje, etj;
o të vlerësohet dhe të definohet se tek kush duhet të bëhet ende bastisje
e banesës dhe lokaleve tjera (sinkronizimi i shumë bastisjeve);
o të caktohet koha më e volitshme e bastisjes (dita, ora, minutat),të
sigurohet pajisja e nevojshme për kryerjen e suksesshme të bastisjes
(pajisja për blombim, dritat, qeset, mbështjellësit dhe pajisja tjetër për
paketimin e gjurmëve dhe objekteve tjera, shufrat e metalta, çekani,
darët, çelësat e ndryshme dhe pajisje tjetër për hapje, shtypje,
shpime, etj, detektor për metale, pajisje për shkrim, fotoaparat, etj);
o të caktohet numri dhe struktura e ekipit operativ që do ta kryejë
bastisjen, përcaktohet udhëheqësi i ekipit, të bëhet ndarja e detyrave
të punës mes tyre (bllokada e jashtme dhe e brendshme, vrojtimi i
anëtarëve, të shtëpisë, kontrolli i menjëhershëm). 

      Sidomos duhet paralajmëruar se të gjitha masat dhe aktivitetet që duhet të


ndërmerren në kuadër të planifikimit dhe përgatitjes së bastisjes deri në fund duhet të
mbeten fshehtësi.Prandaj, të vërejturit eventual paraprak dhe shënimi i objektit të
bastisjes përjashtohen nëse me këtë nuk mund të ruhet fshehtësia.Çdo bastisje duhet
kryer befasisht, sidomos nëse me të kërkohen personat ose dëshirohet që ata të kapen
në flagrancë, si dhe kur tek kriminelët profesional dhe grupet e organizuara kriminale
kërkohen objektet dhe gjurmët e veprave penale), sepse në të kundërtën krimineli
me përvojë i cili përcjellë me vigjilencë dhe kujdeset për çdo hap të personave të
autorizuar zyrtarë shpejtë ndërmerr kundërmasa dhe e pamundëson çfarëdo suksesi të
bastisjes.
      Me bastisjen mund të kombinohen edhe vëzhgimi, prita, racia dhe masa të
ngjashme që varen nga kompleksiteti i rastit konkret.Vëzhgimi p.sh. mund të bëhet
para bastisjes (sidomos gjatë kohës së përgatitjes dhe planifikimit të bastisjes), gjatë
dhe pas bastisjes, sidomos kur është fjala për grupin e organizuar kriminal të
kontrabandës, banditëve, elementeve armiqësore, etj.Prandaj çdo bastisje duhet të
përshtatet me planin e gjerë të kontrollit dhe përpunimit operativ, sidomos me
rëndësi me rastin e përcaktimit të kohës së fillimit të bastisjes.

      Në aspektin e zgjedhjes së kohës së bastisjes, gjithmonë duhet të kihet kujdes që


bastisja të mos jetë e parakohshme dhe as e vonuar.E parakohshme mund të bëhet
nëse ekziston interesi që personi i dyshuar në asnjë mënyrë të mos e kuptojë se në të
dyshohet (derisa gjatë vëzhgimit ose në mënyra tjera të mos vërtetohet rrethi i
personave me të cilët ai takohet dhe vepron në bashkësi).Bastisja vetvetiu
paralajmëron në mënyrë drastike personin e tillë se është i dyshuar.Bastisja e vonuar
do të ishte në rastin e disa ditë pas bastisjes së kryer te bashkëpjesëmarrësi i tij në të
njëjtin vend.Kjo nuk do të thotë se nëse është vonuar duhet të hiqet dorë nga bastisja
(sepse kurrë nuk mund të caktohet që në fillim mënyra e reagimit dhe sjelljes së dikujt).
Mirëpo, duhet përpjekur që të mos ndodhë vonesa.Në shembullin e përmendur
është e nevojshme bastisja e sinkronizuar e njëkohshme e banesave të kriminelëve të
ndërlidhur reciprokisht, gjegjësisht personave të dyshuar.Sa i përket kohës së ditës
duhet tërhequr vëmendjen se nga aspekti taktik (jo vetëm ligjor), zakonisht më mire
është të bëhet bastisja ditën sesa natën.Ditën shihet më mirë, është mundësia më e
vogël e rezistencës së fshehtë dhe sulmit të papritur, është e zvogëluar mundësia e
vetëvrasjes, arratisë, etj. Natën më lehtë hidhen dhe fshihen sendet komprometuese.
Pastaj, natën shumë fakte të rëndësishme mbeten të pavërejtura.Drita artificiale
(reflektorët, etj) kurrë nuk mund ta zëvendësojnë dritën e diellit, mirëpo në rastet
urgjente, kur çdo vonesë mund të jetë e dëmshme për suksesin, bastisja kryhet edhe
natën, kurse në çdo rast bastisjen e filluar më mirë është të përfundohet natën sesa të
ndërpritet dhe të vazhdohet ditën tjetër.

b. Mënyra e zbatimit të bastisjes. Bastisja e banesës dhe lokaleve tjera


gjithnjë duhet të bëhet sistematikisht sipas një rendi të caktuar, në
pajtim me planin e përpunuar paraprakisht me ndarje të qartë të roleve të
anëtarëve të ekipit operativ i cili e bën bastisjen, mirëpo pa marrë
parasysh dimensionin dhe hollësitë e planit dhe përgatitjeve
paraprake gjithmonë duhet përshtatur situatës konkrete që do të thotë
se detyrat e planifikuara dhe të përpunuara dhe renditjen dhe rrjedhën e
tyre nuk duhet kuptuar si shabllone të ngushta por sipas nevojës ato duhet
përmirësuar dhe duhet të kërkohen mënyrat më oportune të
veprimit konkret.Në të njëjtin kuptim duhet të kuptohen edhe këto
rregulla taktike që rekomandohen me rastin e bastisjes:

o Në pajtim me parimin e cekur taktik të befasisë duhet befasisht pa u


vërejtur t’i afrohemi objektit (banesës apo lokaleve tjera) të cilat
kontrollohen.Kontrollit paraprak duhet t’i paraprijë bllokada e
menjëhershme shumë e shpejtë me të cilën sigurohet vëzhgimi dhe
kontrolli i daljeve, daljeve ndihmëse,daljeve për nevojë, dritareve,
tavaneve, bodrumeve, daljeve të pasme, objekteve bujqësore, etj.Nuk
guxojmë që të lejojmë që ne të hyjmë nga njëra derë kurse nga dera
tjetër të arratiset personi që kërkohet ose për dritare ta hedhë objektin
që kërkohet.Forca e bllokadës varet nga rasti konkret dhe shkalla
potenciale e rrezikut nga rezistenca, sulmi, arratia, fshehja ose hedhja e
sendeve ose nga vet kompleksiteti dhe pesha e veprës penale me
rastin e së cilës bëhet bllokada me qëllim të sigurimit të bastisjes së
suksesshme.
o Nëse janë të pranishëm dy qytetarë të moshës madhore në rastin
konkret detyrimisht ata qytetarë nuk guxojnë t’u nënshtrohen rreziqeve
fizike ose rezistencës së armatosur, gjegjësisht sulmit.Nëse pritet
rezistencë ose sulm dëshmitarët e bastisjes vijnë vetëm pas kryerjes së
rezistencës dhe sulmit dhe kur pa rrezik mund të prezantojnë.
o Kur supozohet me arsye ose pritet rezistencë apo sulm i armatosur në
banesën ekriminelëve të rrezikshëm hyhet me kujdes të posaçëm. Me
atë rast ndërtesa bllokohet sipas planit të veçantë. Në lokal hyhet
vetëm pasi që të gjithë pjesëmarrësit e bllokadës ti kenë zënë pozitat e
veta, me ç’rast duhet pasur sidomos kujdes që të mos gjenden në vijat e
zjarrit, në rast të përdorimit të armëve të zjarrit dhe njëkohësisht ta
dominojnë situatën dhe ti mbajnë nën mbikëqyrje të gjitha daljet që
të mos mund të ikë askush. Në derë trokitet dhe menjëherë zihet strehimi
pas murit nga të dy anët e derës dhe delinkuenti (banori i banesës) ftohet
ta hapë derën ose sipas rrethanave të rastit dera hapet me ndihmën e
rojës apo të ndonjë personi tjetër, kurse nuk paralajmërohet ardhja
e personave zyrtarë. Nëse në këtë mënyrë nuk është e mundur të
hyhet në banesë ose të bastiset ajo, atëherë veprohet në të njëjtën
mënyrë sikurse kur kriminelët e rrezikshëm barikadohen (për çka
flitet më tepër në shpjegimin e veprave taktike të arrestit).
o Pas hyrjes në banesë apo në lokalin tjetër së pari duhet të bëhet
kontrolli i personave të dyshimtë me qëllim të konfiskimit të armëve
dhe mjeteve tjera të përshtatshme për sulm sa herë që një gjë e tillë pritet,
si dhe me qëllim të konfiskimit të objekteve tjera që kërkohen.
o Dritaret dhe dyert e banesës dhe lokaleve tjera me rastin e bastisjes
duhet mbyllur sepse kështu në njëfarë mase pamundësohet hedhja e
sendeve.Rregull është që askush të mos lejohet të dal nga banesa
kurse hyrja nga jashtë nuk ndalohet, por të ardhurit legjitimohen
dhe mbahen nën kontroll.Sipas nevojës edhe ata kontrollohen. Nëse
dikush nga anëtarët e familjes duhet të dalë (fëmija në shkollë,
ambulancë, etj) duhet të kontrollohen dhe tu sigurohet përcjellja
eventuale.Në të kundërtën në të vërtetë mund të ndodhë që personi
që del i paralajmëron bashkëpjesëmarrësit, ndihmësit dhe të tjerët që të
largohen, ose të hedhin apo shkatërrojnë sendet që gjenden në ndonjë
vend tjetër të fshehura jashtë shtëpisë ose banesës.Për arsye të njëjtë
personat të cilët kontrollohen dhe anëtarët e familjes së tyre lejohen
ta përdorin telefonin për biseda mes veti, të lëvizin brenda lokalit pa
kontroll, etj.
o Lokalet kontrollohen një nga një.Nëse janë më shumë të tilla
rekomandohet siç u tha më herët të bëhet skica ose të sigurohet plani i
ndërtesës.Lokalet e kontrolluara pas bastisjes mbyllen që të mos
lejohet futja e objekteve të kërkuara në to dhe fshehja e tyre.Brenda
një lokali zakonisht kërkohet nga këndet prej të majtës në të
djathtën ose e kundërta, prej së larti poshtë dhe pas kontrollimit të
mureve dhe objekteve (mobileve) kontrollohen edhe muret.Nga muret
kontrollohet mesi i lokalit. Në fund me kujdes kontrollohet
dyshemeja.Renditja natyrisht mund të jetë e ndryshme por është me
rëndësi të mbahet një rend i caktuar, ashtu që të mos kalohet as harrohet
asgjë.
o Ndonëse me rastin e bastisjes e dimë çka kërkojmë gjegjësisht çka
duhet, para së gjithash gjithmonë duhet pasur kujdes edhe objektet
që tregojnë ekzistimin e ndonjë vepre tjetër penale si dhe objektet të
cilat në kuptim të dispozitave të ligjit penal, duhet të konfiskohen.Sa u
përket pyetjeve ku duhet kërkuar të gjitha, parimisht mund të thuhet:
Duhet të kërkohen gjithkund, gjithsesi, me kujdes për llojin dhe
dimensionin e objektit që shërohet, por me atë rast si udhërrëfyes i
caktuar mund të shërbejë profesioni, zanati, prirjet e veçanta dhe vetitë
personale të personit të dyshuar.Çdo njeri në mënyrë të pavetëdijshme
është i ngarkuar me profesionin dhe prirjen e tij që mund të shprehet
edhe në zgjedhjen e vendit për fshehjen e objektit.Kështu p.sh.
muratori objektin sigurisht do ta fshehë në mur, zdrukthëtari në
tavolinë apo në pjesë tjera të mobileve, amvisja në rroba dhe në orman,
në jastëk, etj. Megjithatë udhërrëfyesi i tillë nuk guxon të na shmangë
dhe të kërkojmë vetëm atje ku sipas profesionit apo rrethanave të
posaçme mund të pritet, por duhet kërkuar më këmbëngulësi çdo gjë dhe
gjithkund sendet e kërkuara ose derisa të mos përjashtohet mundësia se
ato ekzistojnë në banesë ose në lokalin tjetër.Me këtë rast nuk duhet
harruar se objektet e kërkuara mund të gjenden edhe atje ku më së
paku pritet. Mjaft ilustrues për këtë është një rast nga praktika: Ekipi
i operativistëve shumë detajisht e ka kontrolluar banesën e personit
të dyshuar për keqpërdorim të shumës së madhe të të hollave. Fillimisht
janë kërkuar të hollat.Ekipi nuk ka gjetur asgjë ndonëse i ka
kontrolluar të gjitha përveç një vendi të vetëm i cili ka qenë shumë i
dukshëm dhe nuk është dyshuar se aty mund të lihen të hollat.Të hollat e
keqpërdorura kanë qenë në një pliko të madhe mbi tavolinën e
kuzhinës!Askujt nga ekipi nuk i shkuar mendja që në atë vend të
kërkohen ato.
o Pra, rol shumë të madh me rastin e kontrollimit ka personi i
autorizuar zyrtarë i cili e vëzhgon të dyshuarin dhe anëtarët e tij
gjatë bastisjes. Vëzhguesi duhet të bisedojë me personin tek i cili
bëhet bastisja sepse frika, shqetësimi, relaksimi apo droja mund të
përcillen edhe me ngjyrën e zërit, belbëzimi, ngatërrimi i fjalëve etj.
Ndryshimet e tilla ndodhin edhe me ndërrimet fiziologjike (zbehja,
djersitja, dridhja,etj).Vëzhguesi i kujdesshëm do t’i vërejë reagimet e
personave të tillë të pandërgjegjshëm gjatë çdo mundësie të gjetjes së
objektit të kërkuar.Pa marrë parasysh që personat e tillë përpiqen ta
aktrojnë gjakftohtësinë ata nuk mund ta fshehin shqetësimin kur vendi
“i nxehtë” është në pikën kritike, pra ku janë sendet e fshehura, por
gjithashtu nuk mund ta fshehin edhe lehtësimin e tyre kur
kontrolluesi i largohet vendit të tillë gjë që të gjithë operativistëve me
përvojë do të mund t’u lehtësohej gjetja e objekteve të kërkuara.
o Midis kryesve të drejtpërdrejt të bastisjes dhe vëzhguesve duhet të
ekzistojë një mënyrë e të kuptuarit paraprakisht e dakorduar sepse
bisedat e hapura do t’i kuptonin edhe personat tjerë ku bëhet bastisja
me ç’rast do të shkaktohej dëm i caktuar taktik.
o Nëse përmes informatorit kuptohet se ku gjenden objektet e fshehura
(shënimi i saktë istrehimit të tyre) për shkaqe taktike nuk bën të
shkohet drejt në atë vend, por bastisja fillon si zakonisht sipas sistemit
të rëndomtë në mënyrë që të mos zbulohet informatori.
o Bastisja bëhet në të gjitha lokalet që i përkasin të dyshuarit (pronarit
ose bartësit të të drejtës së banimit ose lokalit afarist). Mirëpo, nëse
ekziston dyshimi i bazuar se objektet e kërkuara janë strehuar tek
farefisi, miku apo shoku ose ortaku, atëherë bastisja zgjerohet edhe në
lokalet e tyre.Prandaj, në kuadër të përgatitjeve dhe planifikimit siç
është cekur gjithmonë krahas vlerësimit ku duhet kërkuar duhet të
vlerësohet dhe definohet tek kush duhet kërkuar.
o Me rastin e bastisjes duhet pasur kujdes për mundësinë e fshehjes së
objekteve në strehimet ekzistuese potenciale,zbrastësirat, etj, si dhe në
vendet e fshehta, speciale të përshtatura.

c. Strehimet e mundshme pa përshtatje të posaçme.Mundësitë e fshehjes


në banesë dhe në lokalet tjera duke i shfrytëzuar lokalet që tashmë
janë të përshtatshme, zbrastësirat, etj, pothuajse janë të pakufizuara e që
varet krejtësisht nga aftësia e të dyshuarit dhe nga lloji dhe
dimensioni i objektit që fshihet, sepse sa më të vegjël të jenë objektet
aq më lehtë është që të fshihen. P.sh. do të cekim se në çka duhet
përqendruar vëmendjen me rastin e bastisjes.

      Objektet e ndryshme (varësisht prej veçorive, madhësisë dhe strukturës) mund


të fshihen prandaj duhet të kërkohen me kujdes të posaçëm:

o Në mure dhe mbi mure (pas pasqyrës, pas pikturës, pas kalendarit; etj)
o Në kornizat e fotografive dhe pikturave, pas pasqyrave, diplomave,
pikturave të shenjtëve, etj;
o Në mobile dhe në orendi (në ormane, vitrina nate, shtretër, komode,
rregall, rafte, tavolina, karriga, fotele, etj.)
o Në pjesën e poshtme të karriges, tavolinës, etj, me ngjitje (me ngjitës,
kit, trakë ngjitëse, etj)
o Në zbrastësirat e mobileve të punuara me gypa, zbrastësira të këmbëve të
karrigeve, tavolinave, etj.
o Në pjesët e varëseve, në paradhomë ose orman, në zbraztësirat e
varëseve, ombrella, etj;
o Në rrobat e hekurosura, të papastra (në kofinin e rrobave ose në
lavatriçe), në jastëk, jogi, jorgan, dhe shtroja tjera, etj;
o Në legen të WC-së, në gypat e ngrohjes qëndrore, të plinit, luster dhe të
qirinjëve, etj;
o Në bombola dhe në enë të kuzhinës (tasat, tenxheret, bombolat e
kompotit, në kripë, sheqer, etj);
o Në instrumentet muzikore (piano, kuti violine, kitarë, harmonikë, etj);
o Në vendet dhe zbrastësirat e TV, radioaparatit, magnetofonit,
transistorit, frigoriferit, etj;
o Në lodrat e fëmijëve,
o Në libra
o Në vazo, tasa dhe sanduk lulesh
o Në trofe dhe rekuizita sportive;
o Në vende shumë të dukshme, p.sh. mbi tavolinë të kuzhinës, nën
gazetën ditore (dihet nga psikologjia se gjërat më të dukshme shpesh
nuk vërehen);
o Në shporet, kaminë, tymtar, hedhurina, hi, nën dru, nën thëngjill, etj;
o Në tavan, midis ose nën rroba të vjetra, në grurë, në miell, pas trarit, etj
o Në bodrum, shupë, pleme, etj.

d. Strehimorja e ndërtuar speciale ose e përshtatur speciale e fshehtë.


Strehimoret e fshehta mund të jenë speciale të ndërtuara, të
ndrequra ose të meremetuara, të kamufluara “qorr”, hapësirat në
banesë, në ndërtesa afariste ose të banimit, ndërtesa bujqësore, etj.Edhe
pse strehimoret e tilla në banesat dhe shtëpitë e sotme të ndërtuara
serike dhe të tipizuara nuk përjashtohet mundësia që ndonjë kriminel
profesional sidomos kontrabandistët që janë përcaktuar gjatë për
veprimtari kriminale ta planifikojnë edhe këtë veprimtari, atëherë
ndërtojnë strehimore të tilla dhe bunkerë.Prandaj në rast dyshimi duhet
të maten të gjitha muret (gjatësia dhe trashësia e tyre) dhe sipërfaqja e
lokalit dhe të krahasohen me planin e ndërtesës, gjegjësisht lokalit. Kjo
gjithashtu vlen edhe në aspektin e ekzistimit të dyshemeve të dyshimta
“qorre”.Dallimi në dimensione i mureve, dyshemeve dhe
ndërmjetësve si në kuadraturë ashtu edhe kubaturë në krahasim me atë
që është në përshkrim, gjegjësisht në plan e arsyetojnë dyshimin se
ekzistojnë ndërtime të fshehta brenda ose bunkerë.Zbrastësirat
eventuale dhe daljet e kamufluara në mure mund të konstatohen
duke i goditur me çekan ose objekt tjetër të përshtatshëm murin, me
ç’rast zbaztësira jep tinguj kumbues.Bunkerët e fshehtë dhe
strehimoret nganjëherë mund të gjenden nën shkallë, mbi furrat e
murosura dhe në korridor.
      Hyrjet e fshehta në ata bunkerë mund të jenë të kamufluara me ndonjë varëse
muri, orman, rrëgall të fiksuar, rafte, pasqyrë muri, shporet, fotografi, tapeta muri etj,
prandaj mobilet dhe sendet tjera jo vetëm që duhet të kontrollohen por edhe të lëkunden
nga muri, të largohen nga një vend në tjetrin dhe sipas nevojës edhe shkoqen tapetat.
Duhet pasur kujdes që disa objekte mund të jenë edhe të groposura, të fshehura nën
parket, në tokë, në kopsht, në shupë, etj.Me një mbikëqyrje të kujdesshme mund të
vërehen shenja të caktuara dhe gjurmë të fshehjeve të tilla.Nëse p.sh. ka vija në dërrasa
ose nëpër kënde të dyshemesë ose parketit që janë të freskëta, nëse edhe nuk ka në to
pluhur ose papastërti si në të gjitha të tjerat, nëse rishtazi është mbjellë lulja jo vetëm në
një vend, nëse rishtazi është gëlqerosur vetëm një mur ose pjesë e tij, nëse tapetat
janë ndërruar vetëm në një pjesë të murit, nëse dheu në bodrum është i shprishtë
dhe i freskët e i mihur, etj, krejt kjo shërben si indikator ku duhet kërkuar.

      Strehimoret e fshehta mund të jenë të ndërtuara në vende të posaçme dhe në


skaje të mobileve dhe objekteve tjera, p.sh. (fundi i dyfishtë në tavolina, ormani i
natës, sandukët e ndryshëm, pjesët e dyfishta të mobileve, etj), për çka me rastin e
bastisjes gjithashtu duhet pasur kujdes.Vlen të kihet kujdes sidomos për atë që disa
objekte shpesh fshihen duke i qepur në rroba, shtroja, tapiceri të mobileve, etj.Disa
kriminelë i fshehin gjërat edhe në shtrojën e krevatit ku shtrihet i sëmuri ose i
sëmuri i simuluar, në rast nevoje dhe në raste të tjera duhet thirrur mjeku.

      Mjete ndihmëse për bastisje mund të konsiderohen detektorët për metal dhe
qentë gjurmues.Detektori për metal mund të shfrytëzohet me sukses për gjetjen e
objekteve të metalta me supozim se në atë rreth nuk ka objekte tjera të metalta për
bastisje.Kështu p.sh. është e padobishme shfrytëzimi i detektorit për metal në
ndërtesë me armature dhe beton (sepse në beton ka hekur), pastaj në afërsi të
instalimeve të metalta, veglave, radio dhe TV antenave, enëve të metalta, etj.Qeni
gjurmues mund të shfrytëzohet me sukses me rastin e kërkimit të personave,
kufomave dhe narkotikëve, përndryshe rastin e bastisjes shfrytëzohen edhe mjetet e
ndryshme ndihmëse – varësisht prej llojit dhe madhësisë së tyre dhe prej vendeve të
mundshme të supozuara: shufrat e metalta,çekan,lopatë,varreza, etj. deri tek buldozerët
dhe eskavatorët.

      Në fund, lidhur me bastisjen e banesave dhe lokaleve tjera duhet tëpërmenden
edhe dy gjerë të cilat në aspektin taktik janë shumë të rëndësishme.Së pari, me
rastin e përgatitjes dhe kryerjes së bastisjes duhet udhëhequr edhe me parimin e
proporcionalitetit.Midis vlerës dhe rëndësisë së objektit të kërkuar ose personit dhe
madhësisë dhe gjerësisë së bastisjes duhet të ekzistojë baraspeshë e arsyeshme.Tjetër
duhet të jetë dimensioni i masave dhe veprimeve nëse kërkohet ndonjë gjë e
zakonshme, p.sh. biçikleta ose ora e vjedhur tek kryesi i zakonshëm natyror i veprës
penale, gjegjësisht i dyshuari, kurse ndryshe nëse bastisja bëhet tek banditi i rrezikshëm –
kontrabandisti i drogës, falsifikuesi i parave, etj. Derisa në rastin e parë bastisjen mund
ta bëjnë gjithsej 2 persona zyrtarë, në rastet tjera më të ndërlikuara dhe të rënda
kërkohet numër më i madh i operativistëve. i njëjti kriter vlen edhe në raport me
dimensionin dhe gjerësinë e bastisjes në raport me shpërndarjen, demontimin e
mobileve, thyerjen, mihjen, etj.Mirëpo, bastisja kurrë nuk guxon të bëhet
sipërfaqësisht, sepse atëherë më shumë mund të ketë dëm sesa dobi. 

      E dyta, bastisja e kryer një herë në banesë apo lokal nuk do të thotë të mos
përsëritet më. Bastisja duhet të përsëritet nëse për këtë ekzistojnë arsyet taktike.
Shpesh konsiderohet se banesa e bastisur është strehimorja më e mirë, prandaj
kriminelët e rryer i shfrytëzojnë me të madhe.Situatën e tillë duke shfrytëzuar
parimin taktik të befasisë duhet shfrytëzuar edhe personat zyrtarë të autorizuar.
Përveç kësaj, nganjëherë rezultati i bastisjes është i lodhtë ose gjysmak, për arsye se
nuk kemi ditur çka duhet kërkuar krejt, dhe në çfarë duhet përqendruar vëmendjen,
prandaj përsëritja e bastisjes është e arsyeshme. 

      Kontrollimi i automjeteve të qarkullimit dhe i trenave 

      Mjetet e qarkullimit, të udhëtarëve, autobusët, automjetet komerciale dhe trenat


(transportues dhe të udhëtarëve) shumë shpesh shfrytëzohen për veprimtari kriminale
dhe tjetër të dëmshme shoqërore.Për bartje të shpejtë, fshehje, arratisje të të
dënuarve, kriminelëve profesional dhe tjerë të rrezikshëm dhe të personave të
dyshimtë, për fshehjen dhe transportin e objekteve që janë fituar me vepër penale dhe
kundërvajtje ose shërbejnë si mjet për kryerjen e veprës penale ose kundërvajtjen.Në disa
forma të shfaqjes së veprimtarisë kriminale shfaqen automjetet e qarkullimit dhe
trenat si shumë të rëndësishme dhe nganjëherë kanë rol vendimtar(format e
ndryshme të kontrabandës me armë, narkotikëve, valutat e jashtme, metalet e
çmueshme, trashëgimitë,pasuritë kulturore,sulmet e organizuara
banditeske,vjedhjet,vjedhjet me thyerje, vjedhjet e xhepave, etj, në seri të mëdha dhe
me bartje të shpejtë nga një vend në tjetrin).Automobilat e udhëtarëve, trenat dhe
mjetet tjera transportuese janë të përshtatshme për bartjen e materialit progandues
armiqësor, për bartjen e fshehtë të mjeteve, për akte terroriste – diverzive, për bartjen e
fshehtë të gjërave me prejardhje të dyshimtë.Edhe këtu sikurse në lokale mund të
shfrytëzohen strehimoret ekzistuese në automjete, por mund të konstruktohen edhe
strehimore të fshehta dhe bunkerë.Prandaj edhe bastisja e mjeteve të tilla të
transportit nga paraqitet si veprim operativ taktik i ndërlikuar.

a. Bastisja apo kontrollimi i automjeteve të udhëtarëve.

Siç është cekur edhe në kreun për kontrollin dhe rregullimin e


qarkullimit në komunikacion, është e mundur dhe e nevojshme që në
firmën e kontrollit rutinor dhe kontrollit teknik të automjeteve si dhe të lejes
së qarkullimit dhe të patent shoferit shumë shpesh të realizohet njohuria
operative dhe qëllimi operativ tek i cili përndryshe arrihet me bastisje
formale si veprim hetimor, sepse veprimi i tillë nuk e meriton kushtin
formal dhe kufizimet që kanë të bëjnë me bastisjen si veprim hetimor
(urdhëresa, prania e dëshmitarëve, etj).Për kontrollin formal, për dallim
nga ai formal, bëhet fjalë kur kontrollimi i automjeteve duhet të kryhet
shumë detajisht, duke përfshirë edhe çmontimin e disa pjesëve të automjetit
me qëllim të gjetjes së strehimores së fshehtë.Mirëpo, pa marrë parasysh
se a është fjala për kontrollin joformal apo për veprimin hetimor vlen t’i
përmbahemi në esencë të njëjtave rregulla taktike në aspektin e renditjes
dhe mënyrës së kontrollimit në raport me orientimin ku mund të
gjenden strehimoret e fshehta, ku duhet kërkuar, cilat janë pjesë të
përshtatshme për fshehje, etj. vetëm se këto rregulla të zbatohen me të njëjtin
intensitet.Kur bëhet kontrolli detaj i automobilit këtë duhet sipas
mundësisë ta bëjmë në ndonjë vend të përshtatshëm të mbyllur, në punëtori
mbi kanal, ose duke shfrytëzuar vinçin gjegjës në mënyrë që të mund të
kryhet kontrolli edhe i pjesës së poshtme të automjetit.

      Për kontrollimin e suksesshëm të automjetit të udhëtarëve është me rëndësi


njohja e konstruksionit të tij me qëllim të gjetjes më të lehtë të vendit dhe të zbrazësive
që shërbejnë si strehimore të fshehta ose mund të ndërtohen strehimore të tilla.Veçoritë
konstruktive,zbrazësitë,hapjet dhe vendet dallohen sipas llojit dhe tipit të
automjetit, për çka është e dobishme të sigurohet prospekti i automjetit.Tek bastisjet
detaje të automjeteve më së mirë është të angazhohet automekaniku i policisë me
pajisjet përkatëse dhe mjetet për demontim të disa pjesëve të automjetit.

      Në cilën pjesë të automjetit fillon kontrollimi dhe sipas cilës radhë kryhet, çka
kërkohet, cilat pjesë duhet çmontuar dhe kontrolluar – krejt kjo varet nga situata
konkrete dhe vlerësimi i personave zyrtarë të autorizuar.Është e zakonshme që
automobili së pari të kontrollohet së jashtmi, me qëllim të perceptimit të gjurmëve
eventuale ose çfarëdo shenje që arsyeton dyshimin për fshehje.Mirëpo, sa herë që
dyshohet se në automobil mund të gjenden persona të rrezikshëm (kriminelë të
armatosur, persona nga të cilët pritet rezistencë) së pari duhet ndërmarrë të gjitha masat e
kujdesit të shtuar, duke përfshirë edhe kontrollimin e personave; shoferit dhe
udhëtarëve dhe bllokimin e veturave.

      Varësisht se çka kërkohet, çfarë dimensioni ka objekti,a kryhet kontrollimi detaj


me çmontim të disa pjesëve të automjetit ose bëhet vetëm kontrollimi i pjesshëm ose
joformal, si strehimore të fshehta të mundshme kërkohen:

o Me goditje të lehta me çekan gome në vende të caktuara, me lëkundje


të ngadalshme të automjetit, djathtas-majtas dhe poshtëlartë verifikohet
se a gjendet diçka në automjet dhe a vibrojnë ato;
o Vlerësohet se në çfarë mase është i ngarkuar automobili,p.sh. a është
pjesa e pasme e ulur ndonëse nga ngarkesa e dukshme nuk ishte dashur
të jetë aq e ulur.Sipas nevojës verifikohet vjetërsia e amortizatorëve
dhe përcaktohet se a janë të sforcuar ata për mundësimin e ngarkesës së
automobilit pa u vërejtur në pneumatikë;
o Kontrollohen mbrojtësit nga ana e brendshme;
o Kontrollohet hapësira pas fareve;
o Kontrollohet hapësira pas dritave të pasme;
o Hiqen kapakët e rrotave;
o Derisa automjeti është mbi kanal ose i ngritur me vinç lahet dhe
kontrollohet pjesa e poshtme e tij, kërkohen gjurmët e mbylljes së
mëvonshme të podit,pragjeve, etj,sipas nevojës hiqen edhe pllakat
mbrojtëse dhe llamarina me qëllim të kërkimit të hapësirës prapa tyre;
o Sipas nevojës(në rast dyshimi)u lëshohet ajri pneumatikëve dhe
kontrollohet brendia e tyre;
o Në brendi të automjetit nxirren të gjitha karriget dhe kontrollohen,
hiqen dhe kontrollohen ndërresat e karrigeve, tapiceria e dyerve dhe e
kulmit dhe xhepat e ndryshëm të fshehtë dhe të dukshëm;
o Nxirren dhe kontrollohen shtrojat e automobilit;
o Hapen dhe mbyllen dritaret me qëllim të kontrollimit të zbrazësive,
kontrollohet hapësira rreth e përqark dritave të brendshme dhe prapa
tyre;
o Kontrollohen stabilimentet pranë timonit dhe hapësira nën instrumente;
o Hiqet dhe kontrollohet shtresa mbrojtëse e erës;
o Kontrollohen zgavrat e ngrohjes dhe ventilacionit;
o Kontrollohet hapësira prapa radiokasetofonit;
o Hiqen pjesët zbukuruese të pragjeve dhe kërkohen gjurmët e saldimit
në ta dhe në dysheme;
o Në vendin ku është vendosur motori krahasohen numrat e motorit
dhe shasisë me numrat e librezës së qarkullimit,kërkohet vendi i
mbylljes së tyre, gjurmët e gërryerjes dhe shtypjes së tyre dhe të gjitha
zbrazësitë;
o Kontrollohet ena për pastrimin e mbrojtësve të erës;
o Kontrollohet filtri i ajrit;
o Rezervuari i derivatit dhe vendi për vaj verifikohen me shufra të
holla.Me çka konstatohet thellësia e tyre dhe niveli i derivatit, pas së
cilës krahasohet niveli i derivatit në gjendjen që e tregon instrumenti në
veturë për nivelin e derivatit në pllakën komanduese (treguesi i
nivelit të derivatit) sikurse edhe me vëllimin që tregohet me prospekt.
Gjithsesi mospërputhja e përmasave kërkon kontroll detaj;
o Kontrollohet dhe sipas nevojës çmontohet dhe analizohet detajisht
bateria (për shkak të mundësisë që bateria e vëllimit më të vogël
vendoset në kuti më të madhe të akumulatorit me qëllim të
shfrytëzimit të hapësirës brenda për fshehje të objekteve të veprës
penale;
o Lëshohet ajri nga pneumatiku rezervë dhe kontrollohet;
o Nga hapësira e bagazhit nxirren dhe kontrollohen të gjitha gjërat;
kërkohet dyshemeja e dyfishtë nën bagazh, si dhe eventualisht ndërtimi
i dyfishtë në pjesën e ulëseve të pasme;
o Hiqen dhe kontrollohen pjesët zbukuruese të dritave të frenjave, sipas
nevojës nxirret tërë sistemi për ndriçim me qëllim të zbulimit të vendeve
të fshehta;
o Kërkohen dhe hulumtohen gjurmët e saldimit rishtazi, shpimit, kokat
e vidave dhe indikatorët tjerë për bunkerë të fshehtë, etj.

      Në praktikën e deritashme është konstatuar se ka mundësi të mëdha për fshehje


në automobilat e udhëtarëve të prodhimit amerikan, pastaj“Mercedesi” (sidomos tipi i
vjetër),“Citroeni”, “Opeli”, etj. prandaj është shumë e dobishme që të përcillen
rregullisht të gjitha ndryshimet dhe zgjidhjet konstruktive të disa tipave dhe llojeve të
automobilave;

Kontrollimi i autobusëve bëhet sipas :

rregullave të njëjta taktike që zbatohen tek kontrolli i automobilave të udhëtarëve,


por duhet të kihet kujdes për specifikat që rezultojnë nga hapësira shumë më e madhe,
ndërmjet hapësirave, zbrazësive dhe elementeve konstruktive që mund të shërbejnë
si strehime të përshtatshme të fshehta afatgjate.

      Dimensioni i kontrollit varet nga vlerësimi i një varg rrethanash siç është shkalla
e bazueshmërisë së dyshimit se në autobus fshihet dhe  transportohet sasia më e vogël
ose më e madhe e mallit që rrjedh nga vepra penale,objektet e destinuara për
kontrabandë (armët, drogat, etj), bazueshmëria e dyshimit se personi që e nget
shfrytëzon strehime të fshehta speciale të punuara ashtu që numri më i madh ose më
i vogël i udhëtarëve fshehë objekte të veprave penale.Sidomos janë interesant
autobusët e vijave ndërkombëtare për bartjen e udhëtarëve sepse nuk pritet që
organet doganore në kalimet kufitare të jenë në gjendje që çdo autobus të dyshuar ta
kontrollojnë detajisht.

      Duhet të zgjidhet vendi i përshtatshëm për kontroll të autobusit të dyshimtë me


qëllim që të shmangen kureshtarët dhe ndërhyrjet anash dhe pengimi i ekipit që bën
kontrollin.Për kontrollim detaj të autobusit nevojitet numër më i madh i personave
të autorizuar zyrtarë.Një pjesë e ekipit e kontrollon autobusin, kurse tjetra e
inspekton dhe sipas nevojës i kontrollon edhe udhëtarët.Udhëtarët dhe personeli i
autobusit përveç shoferit duhet të dalin jashtë autobusit së bashku me bagazhin e
tyre (përveç atij të cilin konduktori e ka vendosur në hapësirën e posaçme të bagazhit).
Edhe tek kontrollimi i autobusit është e domosdoshme pjesëmarrja e profesionistëve
(automekanikut) me veglat e nevojshme.

      Me çfarë radhe do të bëhet kontrollimi vendosë udhëheqësi i ekipit sipas


rrethanave konkrete.Është me rëndësi që kontrollimi të bëhet sistematikisht sipas
një rendi të caktuar të paramenduar ashtu që asgjë të mos lëshohet pa u kontrolluar.

      Me rastin e kontrollimit, sidomos kujdes të posaçëm duhet kushtuar karrigeve,


mbulojave dhe tapicerisë, dyshemesë, tavanit, dyshemesë së dyfishtë,radiatorëve,
ventilatorëve, dritave, tabelës komanduese, pjesës së përparme, timonit dhe kutisë së
ndërruesit të shpejtësive,zbrazësive të ndryshme,vendet për vendosjen e bagazhit,
pjesëve rezervë dhe veglave.Duhet të kërkohen anë të dyfishta siç është dyshemeja,
punimet speciale, etj.Shkurt duhet kontrolluar të gjitha ato pjesë dhe vende e
hapësira të zbrazëta sikurse tek automobili i udhëtarëve, kurse pas tërë kësaj edhe ato
që janë karakteristike për autobusin.Me këtë rast nuk guxon të harrohet se pas
pasqyrës, pikturave dhe zbukurimeve të ndryshme mund të fshihen objektet e
dimensionit të vogël (të hollat, valutat e jashtme, narkotikët, argjendi, etj).Nën autobus
ndonjëherë lidhen paketa të tëra afër diferencialit të rrotave të përparme dhe të
pasme, kurse nën mbrojtësit e rrotave dhe gjatë kthesave lidhen thasë të tërë. Në tavan
të autobusit gjithashtu mund të gjenden strehime të punuara dhe të përshtatura me
shkathtësi.

c. Kontrollimi i frigoriferëve, cisternave dhe automjeteve tjera transportuese.


Kontrollimi i cisternave, frigoriferëve dhe kamionëve me rimorkio dhe pa
të, kombibusëve dhe automjeteve tjera qarkulluese(komerciale) shpesh paraqitet
si aktivitet mjaft kompleks operativtaktik.

Në kërkimin e tillë zakonisht duhet të marrin pjesë një numër më i madh i


personave zyrtarë, varësisht nga lloji dhe tipi i automjetit dhe lloji i ngarkesës është e
nevojshme që të angazhohet edhe profile adekuat i profesionistëve (automekaniku,
pirotekniku, inspektori sanitar) me mjete dhe pajisje të nevojshme.Kur është fjala për
transportin ndërkombëtar duhet të vendoset bashkëpunimi i ngushtë me organet
doganore.

      Me rastin e kontrollimit detaj të automjeteve komerciale motorike ndër të tjera


është e nevojshme të përqendrohet vëmendje e posaçme në:

o pjesët e karrocerisë (për shkak të mundësisë së ekzistimit të


nënkulmit të dyfishtë dhe të strehimeve të kamufluara;
o vendi i motorit dhe të gjitha zbrazësitë e konstruktuara, ndenjëset, etj;
o hapësira në kabinë (pjesët e dyerve, karrigeve, hapësira nën karrige,
dyshemeje, kulmi, vendi nën dhe pas tabelës instrumentale, pjesa e
përparme rreth timonit,kutia e ndërruesit të shpejtësive,boshti i
ndërruesit të shpejtësive, etj);
o pjesa e poshtme e automjetit (pjesa e poshtme e dyshemesë, shasia,
lamelat mbrojtëse, kthesat, boshti i kardonit, rrota rezervë, etj);
o rrotat e automjetit;
o pjesa e përparme apo kutia për veglat dhe pjesët rezervë.

      Është karakteristikë se pjesët e dyfishta të karrocerisë së kamionit nganjëherë


aq mirë kamuflohen nga ekspertët e ushtruar për kontrabandë saqë fitohet përshtypja
homogjene sikurse të ishte fjala për një anë. Kjo gjithashtu vlen edhe për dyshemenë e
karrocerisë, prandaj në rast dyshimi ndër të tjera duhet të maten pjesët anësore dhe
dyshemeja (trashësia e tyre) dhe dimensionet e fituara të krahasohen me dimensionet e
prospektit të fabrikës.Çdo mospërputhje e shton dyshimin që të bëhet kontrollimi i
hollësishëm.Emblemat e doganave në automjetet komerciale (blombat), sidomos në
automjetet me të ashtuquajturën TIR nuk paraqesin garanci se në automjetin e
blombuar nuk ka mall të kontrabanduar dhe të rrejshëm ose pjesë të tij, prandaj kjo nuk
është dëshmi e besueshme se në kamion gjenden mu ai mall për të cilin shkruhet në
dokumentin përcjellës, kurse në anën tjetër edhe ato dokumente mund të jenë të
falsifikuara.Në praktikë ka pasur mjaft raste që transportuesit të merren krahas me
kontrabandë, heqin blombat me kujdes dhe e ndërrojnë ngarkesën ose një pjesë të saj
dhe blombën përsëri e vendosin në vendin e vet aq shkathët sa që nuk vërehet asnjë
ndryshim pa një analizë të kujdesshme.Natyrisht në të gjitha rastet e tilla gjithashtu
është i nevojshëm realizimi i bashkëpunimit midis SJS-së dhe organeve të doganës.
Kamionët cisterna dhe frigoriferë ofrojnë mundësi për punimin e vendeve të fshehta
dhe bunkerëve dhe për transport të fshehur të mallit që ka origjinë nga vepra penale
ose është i destinuar për kryerjen e veprës penale(armët, mjetet eksploduese, pijet
alkoolike, kafja e narkotikët tjerë).

      Është paradoks që nga të gjitha automjetet komerciale pikërisht ato automjete


janë më të përshtatshme për kontrabandë me mallra të ndryshme dhe me sasi të
mëdha dhe në anën tjetër automjetet e tilla shumë rrallë kontrollohen nga organet e
punëve të brendshme, madje më rrallë se çdo automjet tjetër.Kjo me siguri për shkak se
kontrolli dhe bastisja e kamionëve cisternë të jenë të mbushur me mjete ndezëse dhe
frigoriferët me ngarkesa që prishen lehtë(artikuj të përditshëm)paraqet detyrë të rëndë
dhe komplekse, kurse në aën tjetër kur është fjala për transportin ndërkombëtar
ekziston iluzioni se çdo automjet i tillë do t’i nënshtrohet gjithmonë kontrollit detaj në
kalimin kufitar.Kjo natyrisht është gabim. Mirëpo, pesha dhe kompleksiteti i detyrës
nuk guxon të jetë pengesë dhe shtytje për pasivitet.Kontrolli i doganës megjithatë
pak a shumë në mënyrë selektive dhe të hollësishme i qaset kontrollit vetëm në rastet e
posaçme në bazë të shenjave të marra të indikatorëve të ndryshëm dhe perceptimeve në
vendin e ngjarjes.

      Nga aspekti i realizimit të funksionit preventiv dhe represiv të organeve të


punëve të brendshme, kontrollin dhe bastisjen e cisternave dhe frigoriferëve sikurse
edhe të automjeteve komerciale gjithmonë duhet bërë në kuadër të kombinimit të
masave tjera operative e kurrsesi në mënyrë të izoluar.Prandaj, kontrollimit eventual të
automjeteve të tilla duhet t’i paraprijë përcjellja, shfrytëzimi i informatorëve dhe
masat dhe aktivitetet e ngjashme nga sfera e kontrollit operativ, kështu që kontrolli
eventual të kryhet vetëm kur të jenë pjekur bazat e mjaftueshme për dyshim se
bëhet fjalë për veprën penale. Sipas rrethanave të rastit kontrollimi mund të shtyhet
deri në kalimin kufitar dhe atëherë i hyhet kontrollit së bashku me organet doganore, me
pretekstin e kontrollit doganor kështu që doganierët të jenë bartës të kontrollit (sepse ata
kanë më tepër përvoja për këtë) është me rëndësi që të realizohen në kohën e duhur
njohuritë operative që udhëzojnë në arsyeshmërinë dhe domosdonë e kontrollit dhe që në
organet e doganës të realizohet bashkëpunimi efikas.Kamionët cisternë 4 ose më tepër
dhomësh të cilat lidhen me një hapësirë të vogël të përshtatshme për fshehje.
Mbulojat e tyre me qëllim të barrës së tyre të lëngët dhe duke pasur parasysh vendin e
vendosjes, sidomos në shtrojën e cisternës dhe në muret e saj.Për kontrollimin e
zbrazësive dhe zgavrave të ndryshme sidomos për kontrollimin e brendisë së
cisternës duhet shfrytëzuar pasqyrat speciale me llamba të ndërtuara si dhe mjetet
ndihmëse të duhura (me të cilat zakonisht disponojnë doganat).

      Kamionët frigoriferë kanë konstruktin e tillë që është ideal për fshehjen e sasive
të mëdha të mallit. Hapësira në mes mureve të dhomëzës së frigoriferit është e gjerë
15cm dhe kur nxirret masa izoluese fitohet strehimi në çdo pikëpamje.Objektet e veprës
penale shpesh fshihen edhe në vetë instalimet termike, kanalet për ajër dhe në
hapësirën e mekanizmit komandues.
d. Kontrollimi i trenave.
e. Për mundësitë e ndryshme për fshehjen e mallrave në trenat e
udhëtarëve është bërë fjalë më herët.Trenat ofrojnë aq mundësi për
shfrytëzimin e strehimeve të fshehta sa që është e pamundur të
numërohen.Kontrollimi i trenave dukshëm dallon nga kontrollimi i
cilitdo mjet të transportit për shkak të një varg specifikash që e
karakterizojnë trenin si mjet shumë të madh dhe të ndërlikuar për
transport të përbërë nga një numër i vogël ose i madh vagonësh.Kur në
çdo automjet transporti gjenden sendet e fshehura kryesisht dihet
ose lehtë vërtetohet kujt i takojnë.Në tren përkundrazi malli i dyshimtë
i gjetur shpesh mbetet “mall pa pronar”.Kriminelët profesional të
shkathtë për kontrabandë pothuajse asnjëherë nuk rrinë afër valixhes
komprometuese, ata në aspektin forenzik ndahen nga“barra e
rrezikshme” me qëllim të shmangies së reagimit të vet me ndryshime
psikofizike.Krijojnë vend për fshehje sidomos me qëllim të
shmangies së identifikimit si pronar të malli të fshehur.Kontrollimi
paraprak dhe ai i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm të
sigurohet në përcjelljen diskrete të udhëtarëve.

      Vendimi për kontrollimin detaj të trenit ose të ndonjë vagonete apo të një pjese
nxirret vetëm pas dërgesave paraprake sistematike dhe përcjelljes së të gjitha
specifikave të komunikacionit hekurudhor, përcjelljeve dhe vlerësimeve të situatës në
trenin konkret ose në disa vagoneta apo pjesë që duhet të kontrollohen, të caktohet
shkalla e bazës për dyshim që në trenin e caktuar apo në vagonin e tij ose në pjesën e tij
gjenden objektet e fshehura të veprës penale.Dimensioni dhe dinamika e kontrollimit
duhet ti përshtaten kohës së ndaljes së trenit në stacionin hekurudhor. Në këtë kuptim
duhet të sigurohet kuadër i mjaftueshëm operativ me qëllim të kryerjes së shpejtë të
kontrollit sistematik dhe efikas, kurse për mbajtjen më të gjatë të trenit në stacion duhet të
vendoset vetëm në rastet e jashtëzakonshme kur për këtë ekzistojë arsyetimet e
bazuara (dyshimi për përgatitjen e diversionit, ekzistimi i mjeteve për akte diversive
terroriste).

      Me rastin e kontrollit të trenit gjithmonë duhet të bllokohet jo vetëm dalja por
edhe hyrja në vagonetë si dhe të gjitha daljet sekondare duke pasur kujdes për
mundësinë e kërcimit ose të hedhjes së gjërave, të ngritjes mbi pullaz, etj.

      Sidomos si strehime të fshehta të mundshme duhet të kontrollohen:

o pjesa e rrotave dhe boshteve, hapësirat për vaj që shërbejnë për


lyerjen e rrotave (eksplozivi dhe bombat e kurdisura në vagonë me 4
boshte) në mënyrën më efikase vendosen dhe fshihen mbi boshte por
edhe në vendet ku gjendet bateria;
o Hapësirat, zbrazëtirat dhe elementet e konstruktuara nën dhe mbi
vagonë;
o Muret e vagonit dhe parandërtimet e mureve, të kupeve (muret e
korridoreve nëpër të cilat hyhet në kupe kanë anë të dyfishta, kurse
zbrazësia fitohet në tërë vagonin);
o Tavani i vagonit;
o Ngjitësit e vagonëve;
o Shkallët;
o Korridoret (sidomos tepihët, radiatorët dhe tavane);
o Karriget, hapësirat nën dhe pas karrigeve;
o Hapësirat pas pasqyrave, fotografive, listës së inventarit, pjesët e
ngrohjes, lusterët, instalimi i ujësjellësit, etj;
o Hapësirat e tualetit (ormani, lavamani, filxhani i WC-së, kova e ujit,
vendi pas pasqyrës, etj);
o Rezervuari i ujit që gjendet në çdo vagon dhe mund të shërbejë për
strehim;
o Hapësira në lokomotivën me avull (pjesë të ndryshme, sandukët,
thëngjilli, etj).
o Automjeti postar dhe paketat;
o Vagoneta e restaurantit dhe bufesë (vendi ku përgatitet ushqimi dhe
pijet, banaku, raftet, frigoriferi), etj.
o Kusheti i fjetjes (shtretërit, shtrojat, vendi nën dhe pas shtretërve,
muret, dyshemeja, pllakarët, lavamani, dritat etj);

      Nga mjetet teknike dhe ndihmëse me rastin e kontrollimit të trenit shfrytëzohen


garniturat e çelësave gjegjës (dorezat, bateritë, llambat e dorës me bateri, sondniturat,
llambat me kuarc, kaçavidat e zakonshme dhe me bateri, detektori i vogël i dorës,
pasqyrat speciale për kontrollimin e pjesës së poshtme të trenit, fotoaparati, etj.)  

       Kontrollimi i terrenit 

      Kontrollimi i terrenit ndërmerret me qëllim të zbulimit të objekteve dhe


gjurmëve të veprës penale, zbulimit të viktimës së veprës penale (kufomës së fshehur),
me qëllim të zbulimit të personave të humbur ose që e kanë humbur rrugën, personave të
cilët kanë humbur jetën nga fatkeqësitë elementare, etj. Kontrollimi i terrenit me qëllim
të zbulimit dhe kapjes së kryesit të veprës penale, të dënuarve të arratisur ose
personave të arrestuar dhe personave të organizuar me qëllim të kryerjes së veprave
penale, është pjesë e pandashme e ndjekjes si masë komplekse operative – taktike,
për të cilën vlen rregullat e caktuara specifike taktike, prandaj kontrolli i tillë për
arsye praktike posaçërisht përpunohet te ndjekja, ndonëse gjithmonë duhet pas mendjen
se rregullat themelore taktike të kontrollimit të terrenit vlen njësoj pa marrë parasysh se
çka kërkohet me kontrollimin.

      Kontrollimi i terrenit (vendit të hapur) për nga format dhe intensiteti mund të
jetë veprimtari operative – taktike e llojllojshme, mund të ketë karakter të kërkimit
operativ jo formal të personave dhe sendeve, mund të jetë pjesë përbërëse e shikimit të
vendit të ngjarjes si aktivitet hetimor, mund të jetë pjesë e pandashme e racisë, e
bllokadës, e përcjelljes, etj, kurse mund të jetë edhe aktivitet i pavarur hetimor. Për
nga dimensioni dhe shtrirja kontrollimi i terrenit mund të jetë i kufizuar në
hapësirë relativisht të vogël (kopsht, livadh, arë, urë), kurse mund të përfshijë edhe
territore shumë më të mëdha (ara, pyje, lumenj, liqe, etj).Së këndejmi është e pamundur
që për situata të tilla të ndryshme taktike t’i shkoqisim të gjitha rregullat dhe metodat
taktike të veprimit, por vetëm do të flasim për disa rregulla të përgjithshme nga përvoja të
cilave duhet përmbajtur me disa shmangie më të vogla ose më të mëdha me rastin e çdo
kërkimi të terrenit.

      Në raport me llojet tjera të kontrollit, kontrollimi i terrenit i cili ndërmerret me


qëllim të zbulimit të objekteve dhe gjurmëve të veprës penale, është specifik, për shkak
se gjithmonë duhet vërtetuar dhe dëshmuar se kujt i takojnë objektet dhe gjurmët e
tilla,gjegjësisht prej nga, ose nga kush e kanë origjinën, kurse kjo do të thotë se me
rastin e zbulimit të objekteve dhe gjurmëve të tilla duhet të kryhet edhe shikimi i vendit të
ngjarjes,e pastaj të ndërmerren masa dhe aktivitete tjera operative me qëllim të
identifikimit të kryesit ose viktimës së veprës penale.

      Kur kërkohen viktimat e veprës penale, personat që kanë pësuar ose kanë
humbur, personat e autorizuar zyrtar mund të kërkojnë edhe pjesëmarrjen dhe
ndihmën e qytetarëve për kërkimin e drejtpërdrejt të tyre.Natyrisht ndihma e qytetarëve
kërkohet edhe në raste tjera (informata të dobishme, angazhimi i njohësve të mirë të
terrenit), mirëpo, sipas të gjitha gjasave ajo nuk mund të jetë ashtu e qartë dhe masive
sikurse në situatën e parë.

      Kontrollimi i terrenit mund të jetë sidomos i vështirësuar me madhësinë,


konfiguracionin dhe llojllojshmërinë e territorit i cili duhet të kontrollohet.Territori
mund të jetë siç kemi parë, tokë, lumë, liqe, pyll, mal, moçale, këneta, etj. Çdo vend
i ka karakteristikat e veta dhe kërkon qasje të ndryshme organizative dhe taktike.
Ajo që në qasjen e tillë pak a shumë është e përbashkët dhe së cilës duhet përmbajtur,
ka të bëjë me:

o Duhet të sigurohen sa më shumë informata dhe shënime për


karakteristikat e konfiguracionit, gjendjen paraprake, qasjen, kufijtë
natyror dhe artificial dhe karakteristikat tjera të territorit i cili duhet të
kontrollohen.Me këtë rast informatat duhet të kërkohet nga njohësit e
mirë dhe të besueshëm (rojet e pyjeve, alpinistët, barinjtë, rojet e
fushave, etj);
o Varësisht nga madhësia dhe dukja e territorit, tërë territori duhet të
ndahet në territore më të vogla ose më të mëdha, në kuadraturë, zona,
etj.Me qëllim që kontrollimi të kryhet sipas të planifikuar.Vetëm
kontrollimi i tillë sistematik pa tejkalime të gjërave dhe pa lëshime
edhe të pjesës më të vogël, mund të sjell deri te rezultatet pozitive.Nëse
është fjala për territorin më të madh, kufijtë e sektorëve,
kuadraturave apo zonave, duhet të shënohen me plan (më i miri është
pjesa e hartës topografike) dhe të veçohen.
o Për kontrollimin e terrenit duhet angazhuar numër i mjaftuar
njerëzish. Persona të autorizuar zyrtarë sipas rendit të caktuar, p.sh,
në “numrin qitës”, duhet që kontrollimin ta kryejnë sistematikisht dhe
shumë me kujdes.Distanca ndërmjet personave të autorizuar zyrtar të
cilët e bëjnë kontrollimin dhe nga madhësia e objekteve të cilat
kërkohen.Në vendin e hapur ku dukshmëria është e mirë, distanca
mund të jetë më e madhe, gjithsesi, nëse toka nuk kontrollohet me
qëllim të zbulimit të objekteve të imëta apo objekteve të mbuluara.
Në pyll, dhe kaçube distanca mund të jetë 4 deri 5 metra, nëse
kërkohen personat dhe objektet e mëdha, kurse në rastin e kërkimit të
objekteve të imëta kjo distancë nuk guxon të jetë më e madhe se 1 deri 2
metra.
o Me rastin e kontrollimit të terrenit duhet të sigurohen mjetet e
nevojshme teknike dhe ndihmëse (detektorët, shufrat e metalta,
lopatat, ose qentë gjurmues, etj).Nëse me pamjen vizuale vërehen
indikatorët se objekti i kërkuar është i mihur në tokë – (toka e mihur
rishtazi), ose indikatorët e tillë konstatohen me anë të detektorit apo qenit
gjurmues, atëherë duhet me këmbëngulje dhe me kujdes të mihet toka
deri në një thellësi të caktuar, derisa objekti i kërkuar të mos
zbulohet ose derisa të mos përjashtohet mundësia se është i mbuluar me
dhe në atë vend.
o Kur në vendin e hapur kërkohet kufoma e fshehur ose e mbuluar me
dhe, vendi i fshehjes nganjëherë i tërheqë sorrat, qentë endacak,
stërvinarët, etj, sidomos nëse kufoma është në pyll vetëm sipërfaqësisht e
mbuluar dhe e mbuluar me fleta ose me degë.Derrat, dhelprat dhe
grabitëçarët tjerë shpesh e zbulojnë kufomën, por ajo mund të
zbulohet edhe për shkak të erës së rëndë.
o Kur kontrollimi bëhet me qëllim të zbulimit të objekteve të veprës
penale për të cilat supozohet se janë të fshehura dikund në vend të
hapur, ose me qëllim të zbulimit të trupit të vdekur të personit që ka qenë
viktimë e veprës penale, bashkë me kontrollimin duhet kombinuar edhe
aktivitete dhe masa tjera të ndryshme operative, siç janë pritat,
përcjelljet, etj. dhe atë jo vetëm para dhe gjatë kontrollimit, por edhe
pas kontrollimit, sidomos nëse kontrollimi ka qenë pa rezultate pozitive.
Kontrollimi i terrenit mund edhe të përsëritet për arsyet e njëjta
taktike për të cilat kemi folur në kapitullin për.Kontrollimin apo
Bastisjen Banesave dhe Lokaleve tjera. (Periç. V. 1987; fq. 368 – 388).

       Konfiskimi i përkohshëm 

      Ky veprim hetimor ka të bëjë me konfiskimin e përkohshëm, gjegjësisht me


marrjen e objektit:1) i cili sipas kodit penal duhet të konfiskohen,

2) të cilat mund të shërbejnë si provë në procedurën penale;


3) të cilat janë përfitim ose pjesë e përfitimit material të fituara me kryerje të
veprës penale.

      Meqenëse dispozitat e KPP nuk parashohin se për çfarë objektesh në kuptimin


fizik të fjalës bëhet fjalë, duhet të përfundohet se fjala është para së gjithash për sendet
e luajtshme, por nuk mund të përjashtohet edhe zbatimi ideor i kësaj mase në relacion me
objektet e paluajtshme.Kjo masë realizohet si kufizim i disponimit të lirshëm dhe
nënshtrimit të atyre objekteve rojës së veçantë në bazë të vendimit të gjykatës.
Konfiskimi i përkohshëm i objekteve është veprim i marrjes në kuptimin e vërtetë
fizik dhe të ndërrimit të posedimit dhe marrje për mbajtje fizike ose ruajtje në gjykatë,
gjegjësisht për ndryshimin e gjendjes së posedimit në mënyrën siç përmbarohet posedimi
ndaj paluejtshmërisë dhe objekteve të ngjashme me to,duke bashkëngjitë atë
personave tjerë.Pastaj, si detyrë korrelative me konfiskimin e objektit parashihet edhe
detyra e edicionit, gjegjësisht detyra e dhënies së objektit, i cili sipas ligjit penal duhet të
merret ose i cili mund të shërbej me rastin e përcaktimit të fakteve në procedurën
penale për secilin që posedon objektet të tilla.

      Sipas dispozitave të KPP, de fakto mund të konfiskohen tri lloj objektesh, e këto
janë: objektet e përdorura për kryerje të veprës penale, objektet që kanë qenë të
destinuara për kryerje të veprës panele, ose objektet që janë fituar me vepër penale.Kësaj
mund t’i shtohen edhe objektet e fituara si shpërblim për vepër të kryer penale.

      Sipas dispozitave të Nenit 247, par. 3, personi i cili posedon objektet që mund të
konfiskohen përkohësisht, është i detyruar që ato t’ia dorëzojë gjykatës sipas kërkesës.
Gjykata e lëshon kërkesën e tillë, në bazë të propozimit me shkrim të prokurorit
publik. Nëse personi i tillë refuzon t’i dorëzojë objektet mund të gjobitet me të holla,
kurse nëse edhe pas kësaj refuzon t’i dorëzoj, atëherë mund edhe të burgoset. Burgu
zgjat derisa objektet të mos dorëzohen, ose deri në përfundim të procedurës penale,
por jo më gjatë se 1 muaj.Pastaj sipas dispozitës së të njëjtit Nen, parag. 5. për
objektet e konfiskuara duhet të ceket se ku janë gjetur dhe të përshkruhen.Nga kjo
përfundojmë se për këtë masë hetimore mbahet procesverbal, sikurse edhe për
masat tjera hetimore.Natyrisht nëse konfiskimi është kryer në kuadër të kontrollimit
apo bastisjes, atëherë këto objekte përshkruhen në procesverbalin e kontrollimit apo
bastisjes së shtëpisë, banesës ose lokaleve tjera.Gjithashtu, nëse identifikimi i këtyre
objekteve është i domosdoshëm, kjo do të sigurohet në mënyrë tjetër.Këtu mund të
bëhet fjalë për fotografimin e objektit pas gjetjes ose dorëzimit, pastaj për paketimin
edhe shënimin e tij, si dhe fotografimin pas paketimit.Në fund, për objektet e
konfiskuara lëshohet një vërtetim mbi konfiskimin e përkohshëm.

      Meqenëse është pak e besueshme që objektet do të dorëzoheshin vullnetarisht,


mund të përfundohet se do të ishte oportune që këtë veprim hetimor ta kryejmë në
kombinim para se gjithash me kontrollimin.Natyrisht se kjo do të ishte efikase edhe në
kombinim me shikimin e vendit të ngjarjes, racinë ose arrestimin,varësisht prej
situatës konkrete.Me atë rast nuk do të mund të ndodhte që të mbetet dilema se a i
posedon personi i dyshuar të gjitha objektet apo vetëm një pjesë të cilën nuk ka dashur
që vullnetarisht ta dorëzojë.
      Me dispozitat e KPP, është paraparë që policët, pa urdhëresë të gjykatës, në
rastet e caktuara mund ta bëjnë konfiskimin e përkohshëm të objekteve, kjo ndodh
p.sh, në rastet e kontrollimit pa urdhëresë të gjykatës.Neni 248 i KPP, ka paraparë se
cilat objekte nuk mund të konfiskohen përkohësisht. Të tilla janë objektet në vijim:

1. letërkëmbimet dhe shënimet midis të pandehurit dhe personit i cili me


dëshminë e tij do ta shkelte obligimin e ruajtjes së sekretit zyrtar apo
ushtarak;
2. letërkëmbimet apo shënimet midis të pandehurit dhe mbrojtësit të tij
për gjërat të cilat i pandehuri ia ka besuar si mbrojtës;
3. letër këmbimi dhe shënimi midis të pandehurit dhe të bashkakuzuarit
gjatë procedurës së përbashkët;
4. letër këmbimi dhe shënimet midis të akuzuarit dhe
bashkëshortit/bashkëshortes, ose shokut apo shoqes jashtëmartesore;
5. letër këmbimet dhe shënimet midis të akuzuarit dhe të të afërmve të
tij të fajësuar, nga vija vertikale, kushërinjve në vijën anësore deri në
shkallën e tretë, si dhe kushërinjve nga gjinia e krushqisë deri në shkallën
e dytë;
6. letër këmbimet dhe shënimet midis të akuzuarit dhe njerkut të tij;
7. letër këmbimet dhe shënimet midis të akuzuarit dhe të predikuesit të tij
fetar;
8. letër këmbimet dhe shënimet midis të akuzuarit dhe avokatit,
këshilltarit, mjekut, punëtorit social, ose psikologut, lidhur me atë se
çka kanë kuptuar gjatë kryerjes së profesionit të tyre, kurse janë të
detyruar që ta ruajnë atë si fshehtësi profesionale;
9. shkresat dhe shënimet midis të akuzuarit dhe gazetarëve.

      Kufizimet paraprake nuk zbatohen ndaj personave të cilët mund të mos


dëshmojnë (Neni 159 i KPP), ose nuk janë të detyruar të dëshmojnë dhe kanë refuzuar
të dëshmojnë (Neni 160 KPP), nëse janë të dyshuar për shtytje, pjesëmarrje ose pengim të
drejtësisë, ose marrja të mallit të vjedhur, ose kur objektet përkatëse janë fituar me
vepër penale, ose janë shfrytëzuar, ose është dashur të shfrytëzohen për kryerje të veprës
penale, ose kur rezultojnë nga vepra penale. 

      Procesverbali mbi konfiskimin e përkohshëm 

      Në dispozitat e KPP-së, theksohet se me rastin e konfiskimit të objektit do të


ceket ku janë gjetur dhe do të përshkruhet ai, kurse sipas nevojës do të sigurohet në
mënyrë tjetër edhe identiteti i tyre.Edhepse kjo nuk është paraparë në mënyrë
eksplicite, mund të përfundohet pa hamendje se ligjvënësi me këtë paragraf e ka
paraparë hartimin e procesverbalit për konfiskimin e përkohshëm të objektit.

      Me dispozitat e KPP, është paraparë edhe përmbajtja e procesverbalit i cili


përpilohet me rastin e ndërmarrjes së aktiviteteve hetimore argumentuese.Në këtë
kuptim procesverbali mbi konfiskimin e përkohshëm të objekteve duhet të
përmbajë të dhënat; kur dhe çfarë objekti është dorëzuar, gjegjësisht ku është
gjetur me rastin e konfiskimit të detyrueshëm, sipas cilës çështje penale dhe me çfarë
qëllimi, me përshkrimin e saktë të objektit, kurse sipas nevojës edhe me sigurimin e
identitetit të tij në mënyrë tjetër.Ky përshkrim hynë si në procesverbal, ashtu edhe në
vërtetimin mbi konfiskimin e përkohshëm, gjegjësisht marrjen e objektit i cili i
dorëzohet poseduesit të tij.Pastaj përshkrimi duhet të jetë i tillë që sipas nevojës të
mund të shërbejë për identifikim dhe për pengimin e ngatërrimit të tij me objekte tjera
të ngjashme dhe krejt në fund, të mund të shërbejë si provë, nëse personi prej të cilit është
marrë kërkon kompensimin material në rast të dëmtimit apo humbjes së atij
objekti.  

       Vërtetimi për konfiskimin e përkohshëm 

      Nga shtjellimet paraprake padyshim rezulton se vërtetimi për konfiskimin e


përkohshëm të objektit është dokument zyrtarë i cili shërben në procedurë si provë,
dokument, kurse lëshohet kur është në pyetje konfiskimi i përkohshëm i objektit. Siç
kemi parë objektet konfiskohen përkohësisht në kuadër të ndonjë aktiviteti hetimor
kur përpilohet edhe procesverbali për veprimin e kryer.Ajo që është e rëndësishme të
theksohet është fakti se në procesverbalin për veprimin hetimor të kryer (konfiskim i
përkohshëm i objektit, bastisje, shikim), gjithmonë duhet të ceket numri i vërtetimit për
objektin e konfiskuar përkohësisht,sepse ky në të vërtetë është dokument i cili
plotësohet.

      Nga procesverbali për veprimin e caktuar të argumentimit dhe vërtetimi për


konfiskimin e përkohshëm të objektit duhet të shihet qartë gjurma e lëvizjes së objektit të
konfiskuar përkohësisht si dhe te kush momentalisht objekti gjendet për mbajtje/ruajtje.
Në ligin e procedurës penale është paraparë se për objektet e konfiskuara lëshohet
vërtetim, por nuk flitet për formën dhe përmbajtjen e tij. Mendimi ynë është se duhet
të veprohet në mënyrë analoge sikurse me procesverbalin e konfiskimin e objektit dhe
ngjashëm me këtë duhet të shkruhet edhe vërtetimi.Meqenëse vërtetimi gjithmonë është
dokument përcjellës i procesverbalit, konsiderojmë se ai nuk duhet të përmbaj të
gjitha elementet e procesverbalit, sepse kjo nuk do të ishte oportune, por vetëm disa prej
tyre. Siç theksuam tashmë në rastet e bastisjes nuk mbahet procesverbal për
konfiskimin e objektit të gjetur, por procesverbal për bastisje.Në procesverbal ceken
dhe përshkruhen objektet e gjetura dhe të konfiskuara përkohësisht.Njësoj veprohet
edhe me objektet e konfiskuara përkohësisht (që është e logjikshme) edhe me
vërtetimin për konfiskimin e përkohshëm i cili është dokument përcjellës i procesverbalit
të bastisjes, porse një ekzemplarë(origjinali) i dorëzohet personit të cilit
përkohësisht i konfiskohen objektet.

      Thelbin e vërtetimit e përbën mënyra e përshkrimit të objektit i cili konfiskohet


përkohësisht.Me këtë rast mendojmë në individualizimin e plotë të çdo objekti të
konfiskuar.Kjo natyrisht nuk do të jetë gjithmonë lehtë të kryhet, gjegjësisht
nganjëherë do të jetë shumë vështirë të përshkruhet në mënyrë të saktë objekti i
konfiskuar.Mendimi ynë është se as paketimet origjinale të barnave narkotike nuk
duhet a priori të konsiderohen si droga.Është e mundur që në paketimet origjinale të
gjenden substancat (tabletat) të ngjashme me narkotikun origjinal dhe fare të mos
bëhet fjalë për narkotikun.

Kriminelët e rryer në këtë mënyrë fillimisht i mashtrojnë narkomanët, duke ua


shitur drogën e rrejshme, natyrisht për shumën adekuate të parave.Nuk përjashtohet
mundësia që p.sh, në paketimin e morfinës të gjendet heptanon, etj. Për këtë
sidomos po tërheqim vëmendjen duke pas parasysh gjithë dredhitë me të cilët
shërbehen kriminelët.Nëse në rastet e tilla në vërtetim shkruhet se është marrë droga
e caktuar, p.sh, morfinë, kurse më vonë konstatohet se fjala është për tjetër drogë
ose nuk është fjala fare për drogë, atëherë mund të vijë deri te problemet e ndryshme
si të karakterit ligjor ashtu edhe të natyrës kriminalistike.

      Perceptimi i cekur paraprakisht, duhet të kuptohet si sugjerim i cili është i


domosdoshëm me rastin e konfiskimit të detyrueshëm të drogave dhe objekteve tjera
lidhur me narko kriminalitetin, gjegjësisht me rastin e lëshimit të vërtetimit për
konfiskimin e përkohshëm të objektit në rastin e tillë të drogës.Për këtë arsye duhet të
shkruhet në mënyrë të saktë dhe të qartë, duke ju shmangur çfarëdo improvizimi dhe
përfundimi.Objektet të cilat konfiskohen duhet të regjistrohen apo evidencohen sipas
gjendjes momentale reale, duke respektuar me konsekuencë parimet kriminalistike
dhe ligjore të veprimit.Natyrisht që situata është më delikate kur në vërtetim
shënohen materiet për të cilat konsiderohet se janë droga.Në rastet e tilla siç e cekëm
më lartë, kurrë nuk duhet të shënohet se fjala është për droga, por të thuhet materie
ose substanca të cilat i ngjajnë, ose për të cilat supozohet se janë droga.Pjesa më e
rëndësishme e vërtetimit është pjesa përshkruese në të cilën shënohen objektet e
konfiskuara.Teksti i kompletuar para së gjithash duhet të jetë pa gabime dhe nëse
rastësisht është përmirësuar diçka, atëherë ajo duhet të konstatohet, shënohet, në
mënyrë që të eliminohet dyshimi në autenticitetin e tekstit e me këtë edhe në vet
dokumentin.Çdo objekt i konfiskuar duhet të jetë i shënuar me numrin e posaçëm
rendor.Për fat të keq, në një numër të caktuar të vërtetimeve objektet e konfiskuara
evidentohen si droga, p.sh, “lloji i bimës kanabis”; “bari kanabis”; “marihuana”, dhe
disa vërtetime shënohen paqartë (në mënyrë të palexueshme), kurse disa të tjera janë edhe
të dëmtuara.Natyrisht se veprimi i tillë është jo i mirë, sepse vetëm pas ekspertizës
vërtetohet se a është materia e konfiskuar drogë dhe çka është. Materien e
konfiskuar gjithsesi duhet përshkruar dhe duhet matur.Prejudikimi identitetit të
materieve të konfiskuara përkohësisht, absolutisht është i papranueshëm, sepse, nëse me
ekspertizë konstatohet se ajo materie nuk është drogë e caktuar ose fare nuk është
drogë mund të lindin pasoja të dëmshme.Situata më e vështirë është kur në
ndërkohë, në bazë të fakteve se në vërtetim është konstatuar konfiskimi i drogës,
edhe pas hetimeve të filluara dhe aktiviteteve tashmë të kryera të argumentimit ose
veprimeve të posaçme hetimore, konstatohet se megjithatë nuk është drogë.Nëse ky është
i vetmi fakt për veprimtari kundërligjore i të dyshuarit,është e pashmangshme
ndërprerja e hetimit.Parimisht duke shikuar objektin i cili e ka etiketën, emblemën
dhe numrin, është thjesht të shënohet, kurse shumë çështje delikate është të shënohet
materia në gjendje të lëngët apo të ngurtë pa paketime origjinale si dhe objektet pa asnjë
shenjë.Pikërisht drogat bëjnë pjesë në objektet e tilla dhe për këtë arsye ato duhet në
mënyrë shumë të saktë të shënohen në vërtetimin për konfiskimin e përkohshëm.
Sipas mendimit tonë pas konstatimit se bëhet fjalë për materie apo substancë për të
cilën supozohet se është drogë e caktuar (e jo se është droga në pyetje), duhet të
shënohen edhe karakteristikat e saj.Ato karakteristika do të ishin: sasia, gjegjësisht
pesha, (të shënohet a është matur dhe me çfarë terezie, ose është fjala për vlerësimin
e përafërt), në çfarë gjendje është (pluhur- pudër, ose pluhur i kristalizuar, ose masë
rrëshire, ose tableta apo lëngë), aroma (nëse ka), ngjyra, mënyra e paketimit (edhe
shenjat eventuale në paketim), ose e pa paketuar, ose e përzier (p.sh, përzihen
narkotikët në tableta me kafen e fërguar), ku është gjetur (në kazan të ujit, në lavatriqe,
në piano), dhe si është siguruar (paketuar dhe shënuar).

      Nëse ka më tepër objekte që konfiskohen, atëherë midis numrave rendor nuk


duhet të bëhet kurrfarë distance, përveç rrallores së zakonshme kur shkruhet.Distanca
më e madhe eventualisht do të mund të shfrytëzohet për shënim të mëvonshëm dhe
pa marrë parasysh që vërtetimit shkruhet në shumë kopje, kjo do të mund të shkaktonte
vështirësi rreth autenticitetit të tekstit të vërtetimit, gjegjësisht identifikimit të objekteve
të konfiskuara.

      Pas shënimit të të gjitha objekteve të konfiskuara, gjegjësisht pas numrit të


fundit rendor duhet të shënohet konstatimi se vërtetimi përfundon me numrin e caktuar
rendor me qëllim të shmangies së mundësisë së falsifikimit.Nëse të gjitha objektet ose
vetëm disa prej tyre janë fiksuar në fotografim, kjo duhet të konstatohet në vërtetim.
Mendimi ynë është që objektet të cilat konfiskohen përkohësisht duhet fotografuar
dhe të kompletohet dokumentacioni i cili do të jetë pjesë plotësuese së bashku me
vërtetimin. Jemi të sigurt se kjo do të eliminoj çdo dilemë nëse paraqitet dyshimi në
identitetin e objektit të konfiskuar përkohësisht.Kjo nënkupton se edhe në
procesverbalin për aktin e argumentimit, me rastin e të cilit janë konfiskuar me
dhunë objektet, duhet të shënohet se a janë fiksuar të njëjtit me fotografim apo jo.

      Më në fund, vërtetimin e nënshkruan pronari ose mbajtësi i sendit dhe nëpunësi
i cili i konfiskon.Konsiderojmë se, sidomos kur bëhet bastisja në praninë e
dëshmitarit, vërtetimin duhet ta nënshkruajnë edhe dy dëshmitarë.Natyrisht,
problemi lind te shikimi,mirëpo, mendimi ynë është se edhe këtë akt të argumentimit,
në raste të caktuara duhet bërë në prani të dy dëshmitarëve,qoftë për hir të
ligjshmërisë, qoftë për hir të objektivitetit të punës së organeve shtetërore (Petroviç. B
2006; fq. 109 – 114). 

 Verifikimi dhe vërtetimi i alibisë. 

      “shumë më lehtë është të zgjidhet mashtrimi sesa të zbulohet e


vërteta.Mashtrimi qëndron në sipërfaqe. Me te më lehtë ia dalim në krye. E vërteta
nis thellë, në thellësi dhe ndjekja e saj nuk është punë e gjithkujt” Gette.

      Hetimi i së vërtetës në procedurën parapenale dhe penale është shumë i


ndërlikuar dhe alibia (lat: diku tjetër), si institutë procedural penal paraqet mbrojtje të
rëndësishme për mbrojtjen e personave të pafajshëm të dyshuar.Mirëpo, alibia mund të
paraqet edhe mjet shumë të përshtatshëm dhe dinak të kryesit të veprës penale me të
cilën ai dëshiron t’i shmanget dënimit të merituar (Baletiq. V. 1999; fq. 5).

      Shumë ekspertë të njohur të shkencave penale – juridike dhe kriminalistike


kanë prezantuar mendime të ndryshme rreth nocionit alibi.Ndër të tjerë D. Modly84
konsideron se alibinë duhet konsideruar si provë të pafajësisë.Me termin alibi duhet
nënkuptuar si drejtimin e caktuar dhe mënyrën e argumentimit ashtu edhe kundër
provën në sistemin e argumentimit brenda procedurës operative,gjegjësisht penale dhe atë
ekskluzivisht si provë në dobi të të dyshuarit.Ndërkaq, ZH. Aleksiq, me alibi
nënkupton provën e ndonjë personi se në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë
në një vend tjetër e jo në një vend të kryerjes së veprës penale.

      Pra mund të thuhet se alibia është provë e llojit të vet të pafajësisë së ndonjë
personi e cila vërteton se personi i caktuar në të cilin dyshohet se ka kryer vepër penale,
në kohën kur vepra është kryer ka qenë në vend tjetër, e jo në vendin e veprës
penale. “vërtetimi i alibisë ka kuptim vetëm nëse paraprakisht është vërtetuar saktë koha
dhe vendi i kryerjes së veprës penale”. (O. Gjorgjeviq, 1986; fq. 8.).

      Alibia e vërtetuar saktë është provë e pathyeshme se personi i caktuar nuk e ka


kryer veprën penale, kurse në anën tjetër alibia e rrejshme ose e dyshimtë nuk është
provë e fortë për të dyshuarin se nuk e ka kryer veprën penale.Alibia e rrejshme mund
të jetë edhe rezultat i hutimit apo harresës së të dyshuarit.Të pafajshmit shpesh
gënjejnë nga frika, sepse, konsiderojnë se pafajësia e tyre nuk do të mund të
vërtetohet.Megjithatë, alibia e rrejshme në kontekst me faktet tjera të vërtetuara
mund të jetë indice e fortë e fajësisë.

      Varësisht nga faza e procedurës, mënyra dhe organi i cili e konstaton,

alibia mund të jetë provë direkte dhe indirekte.Në suazat e taktikës kriminalistike
janë vërtetuar një varg faktesh të cilat dëshmojnë se alibia mund të jetë e rrejshme
ose pavetëdije e pasaktë.Policët dyshojnë në saktësinë e alibisë, nëse ajo menjëherë,
por pas një kohe të caktuar.Është bindëse në pikëpamje logjike dhe psikologjike se
personi i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka qenë i pranishëm në vendin e
kryerjes së saj, zakonisht menjëherë me marrjen e parë në pyetje spontanisht ofron
alibinë. 84 Modly, D., Kriminalni i procesni aspekti alibija, Zagreb, Priručnik.

      Duhet pasur parasysh faktin se madje edhe më qëllimmirët dhe dëshmitarët më


të besueshëm me dredhi të ndryshme dhe trika mund të jenë të lajthitur dhe në
mirëbesim (bona fide) japin alibi të pasaktë.Vlera dhe qëndrueshmëria e alibisë së
vërtetuar si provë, ndër të tjera, varet nga shkalla e saktësisë me të cilën janë
konstatuar koha dhe vendi i kryerjes së veprës penale.
      Në rastin e verifikimit të alibisë shfrytëzohen të gjitha provat në dispozicion,
sidomos:

1. dëshmitë e dëshmitarit dhe të dëmtuarit;


2. gjurmët e lëna në vendin e kryerjes së veprës penale, ose vendet që
kanë lidhje me të;
3. gjurmët e bartura nga vendi i kryerjes së veprës penale;
4. gjurmët e lëna ose të bartura në dhe nga vendi i kryerjes së veprës
penale;
5. dokumentet dhe incizimet teknike;
6. dëshmia e të dyshuarit, respekti i të fajësuarit;
7. markimi nga ana e qenit gjurmues.

      Me rastin e verifikimit të alibisë duhet pasur parasysh rrethanën se dëshmitarët


mund të mashtrohen në aspektin e vendit dhe kohës dhe mund të jenë të bindur për të
dhënë alibi të rrejshme,por,edhe për ta rrënuar atë,që gjurmët të cilat flasin në dobi të të
dyshuarit mund të jenë të finguara, dhe dokumentet e falsifikuara.

      Në suazat e taktikës kriminalistike janë zhvilluar rregullat për përgatitjen dhe
dëgjimit të dëshmitarit të alibisë.Me vet dëgjimin dhe format tjera të vërtetimit të
alibisë.Në zbatimin e provës me alibi problem themelor është verifikimi i saj.Në
verifikimin e alibisë janë arritur shumë përvoja mbi të cilat mbështeten
rekomandimet e taktikës kriminalistike, ato janë:

o kur personi i dyshimtë pas kalimit të një kohe të gjatë nga momenti i
veprës penale deri në momentin e marrjes në pyetje menjëherë dhe
hollësisht jep alibinë e vet.Alibia e tillë gjithmonë është e dyshimtë dhe
duhet me kujdes të
o verifikohet.Të pafajshmit shpesh vështirë e dëshmojnë alibinë e tyre,
sepse zakonisht nuk u kujtohen të gjitha hollësitë, kurse fajtori i cili
e ka planifikuar atë menjëherë e jep të tërën.Për këtë arsye kërkesë
themelore taktike është që alibia të verifikohet sistematikisht dhe në
të gjitha detajet.
o Që të mund të verifikohet alibia i dyshuari duhet të merret në pyetje
hollësisht për personat me të cilët ka qenë në kohën kritike ( kush janë
ata persona, si kanë qenë të veshur në kohën kur ka kontaktuar me ta, çka
kanë biseduar, çka ka ndodhur në afërsi të tyre, etj.
o Nëse i dyshuari pohon se në kohën kritike ka qenë në ndonjë objekt
(kino, objekt hotelier, etj), duhet pyetur për përmbajtjen e filmit, disa
skena, çmimin e hyrjes, në cilin rresht ka qenë ulur, kush ka qenë ulur
afër tij, etj.Kur është fjala për objektin hotelier duhet pyetur për
enterierët, shërbimin, çka ka konsumuar, a ka qenë vetëm apo me
shoqëri, kush ka qenë ulur me të, çka ka ndodhur, etj.
o Mbështetja e të dyshuarit në shokë, farefisni, anëtarë të familjes si
dëshmitarë të alibisë së tij, duhet të merret me dyshim.
      Marrja në pyetje e dëshmitarit të alibisë, duhet të jetë e hollësishme

dhe rekapituluese.Verifikimet duhet kryer shpejt dhe në mënyrë operative për tu


shmangur harresa, marrëveshja dhe format tjera të ndikimit në dëshmitarë.Vërtetimi i
alibisë së rrejshme është indice e fortë për fajësi.Mirëpo, me këtë rast duhet pasur
kujdes për të ashtuquajturat rrena të pafajshme.Këto janë raste kur i dyshuari
vërtetë ka alibi, por nuk dëshiron ta thotë, sepse me të do ta komprometonte vetën apo
personin e tretë.Kriminelët profesional dhe recidiv para kryerjes së veprës e
përgatitin alibinë.Zakonisht ajo alibi e tyre është shpesh logjike dhe verifikimet
sipërfaqësore e konstatojnëVerifikimi i alibisë mund të jetë punë operative e policisë,
por edhe veprim procedural.Ndonëse, sipas të drejtës sonë procedurale penale barra
e provave nuk bie mbi të dyshuarin dhe sipas rregullit pajtohen të japin alibi, sepse
e din se në të kundërtën do të zgjojnë dyshim.D.Modly, N. Koraljiç, 2002; fq. 16)

BAZAT E KRIMINALISTIKËS ME TAKTIKËN


KRIMINALISTIKE
Përmbajtja:
KAPITULLI I PARË: PUSIA
KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARË
KAPITULLI I TRETË: RACIA
1. Përgatitjet për raci
2. Taktika e zbatimit të racisë
2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë
2.2. Dalja në vendin e racisë
2.3. Bllokada e brendshme
2.4. Bllokada e jashtme
2.5. Prezantimi zyrtar
2.6. Legjitimimi
2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë
2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve
2.9. Arrestimi
2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë
2.11. Shoqërimi
2.12. Zhbllokimi
2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë
2.14. Bastisja e personave
2.15. Vërtetimi i identitetit
2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave
2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencave kriminalistike
2.18. Biseda informative
2.19. Bastisja e shtëpive dhe hapësirave tjera
2.20. Verifikimi i alibisë
2.21. Përfundimi i racisë
2.22. Analiza e racisë
2.23. Raporti mbi racinë
KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT
KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL
1. Hyrje
2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ
3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar
4. Përcjellja e fshehtë këmbë
5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese
KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL
1. Vërejtje hyrëse
2. Kallëzimi penal i policisë
2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë
2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë
2.3. Të dhënat mbi parashtruesin e kallëzimit penal
2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin
2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale
2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale
2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale
2.4.4. Të dhënat mbi personin e denoncuar
2.4.5. Të dhënat mbi masat dhe veprimet e ndërmarra
2.4.6. Të dhënat mbi dëshmitë
2.4.7. Të dhënat mbi objektin e sulmit, dëmet dhe të dëmtuarin
3. Shtesat e kallëzimit penal
4. Plotësimi i kallëzimit penal
KAPITULLI I SHTATË: BASTISJA
1. Koncepti i bastisjes
2. Ndarja e bastisjes hetimore nga bastisja për çështje të sigurisë
3. Objektet e bastisjes
3.1. Shtëpia dhe hapësirat tjera
3.2. Hapësira e hapur
3.3. Pasuria
3.4. Personat
4. Baza juridike e bastisjes
4.1. Marrja e vendimit për bastisje
4.2. Bastisja me urdhëresë të gjykatës
4.3. Bastisja pa urdhëresë të gjykatës
5. Imuniteti, amnistia dhe falja e përgjithshme
6. Kushtet juridike për bastisje
6.1. Koha e bastisjes
6.2. Prania e obliguar gjatë bastisjes
6.3. Bastisja në praninë e dëshmitarëve
6.4. Prezantimi dhe dorëzimi i mandatit
6.5. Përdorimi i forcës gjatë bastisjes
6.6. Kryerja e kujdesshme e bastisjes
6.7. Prania e mbrojtësit në bastisje
6.8. Procesverbali për bastisjen
7. Taktika e bastisjes
7.1. Bastisja e shtëpisë
7.1.1. Përgatitjet për bastisje
7.1.2. Plani operativ i bastisjes
7.1.3. Taktika e hyrjes në shtëpi
7.1.4. Metodika e bastisjes së shtëpisë
8. Bastisja e personave
8.1. Bastisja provizore e personave për çështje të sigurisë
8.2. Bastisja e detajuar e personave
9. Bastisja e mjeteve transportuese
9.1. Bastisja e automobilave të udhëtarëve
9.2. Bastisja e autobusëve
9.3. Bastisja e automjeteve transportuese të mallrave
9.4. Bastisja e trenit
9.5. Bastisja e objektit lundrues
9.6. Bastisja e aeroplanit
9.7. Bastisja e motoçikletës, biçikletës dhe automjeteve tërheqëse
9.8. Bastisja e objekteve publike
9.9. Bastisja e hapësirës së hapur
KAPITULLI I TETË: KONFISKIMI I PËRKOHSHËM
1. Konfiskimi i përkohshëm
2. Procesverbali i konfiskimit të përkohshëm
3. Vërtetimi mbi konfiskimin e përkohshëm
KAPITULLI I NËNTË: INSPEKTIMI DHE REKONSTUKSIONI
1. Kuptimi i inspektimit
2. Karakteristikat e inspektimit
3. Detyrat e inspektimit
4. Organi inspektues
5. Tekniku i kriminalistikës si person kompetent
6. Inspektimi dhe ekspertët
7. Inspektimi si veprim urgjent hetimor
7.1. Aspekti kriminalistik
7.1.1. Procedimi i kujdestarisë operative
7.1.2. Fazat e inspektimit
8. Rekonstruksioni i ngjarjes
KAPITULLI I PARË: PUSIA
Pusia është veprim kriminalistik-taktik i organizuar që përfshin vrojtimin
dhe vëzhgimin e fshehtë të hapësirës ose objektit, me qëllim të zbulimit dhe
arrestimit të autorëve të veprave penale.
Për sukses të pusisë është e rëndësishme t'u përmbahemi parimeve
kriminalistike të shpejtësisë, befasisë dhe konspiracionit (fshehtësisë).Duke
pasur parasysh qëllimin dhe detyrën, pusia mund të ketë njëkohësisht
karakter represiv dhe preventiv (parandalues), por esencën e pusisë e
përbëjnë konspiracioni dhe befasia.Konspiracioni është i rëndësishëm gjatë
përgatitjes së pusisë dhe përfshin, para së gjithash, vrojtimin dhe
vëzhgimine fshehtë të vendit të vendosjes së pusisë, vëzhgimin e fshehtë
të personave interesantë dhe, gjithsesi, veprimin e fshehtë të secilit polic veç e
veç.Gjatë pushtimit të vendit të pusisë dhe vetë qëndrimit në pusi,
konspiracioni duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, përndryshe
pusia nuk do të jetë efikase.
Arrestimi i autorit të veprës penale duhet të jetë i befasishëm dhe i
rrufeshëm, në mënyrë që ai të mos arrijë të bëjë rezistencë apo të ikë, si
edhe të humbë ose të asgjësojë mjetet me të cilat e ka kryer veprën penale.
Pusia vendoset në vend të përshtatshëm, në një vend ku pritet të kalojë
personi ose grupi i të dyshuar, ose në afërsi të vendit ku, p.sh. bëhet
stërshitja e drogës.Vende të tilla mund të jenë: parqet, shëtitoret,
sheshet,udhëkryqet e rrugëve të frekuentuara, kafeteritë, diskotekat,
stacionet e autobusëve e të trenave ose shtëpitë e kriminelëve të caktuar.
Më tutje, nëpërmjet pusisë, zbulohen dhe kapen personat që kryejnë
vepra të ndryshme penale, siç janë: tregtia me njerëz,falsifikimi i parave
dhe dokumenteve, prostitucioni ilegal, tregtia me armë etj.
Në qoftë se bëhet fjalë për pusi preventive, atëherë duhet të bëhet
vlerësimi i vendeve ku planifikohet vepra penale.Në të vërtetë, në qoftë se
policia siguron informacion se kriminelët planifikojnë të kryejnë një vepër
të caktuar penale, si p.sh. plaçkitjen e një banke, atëherë pusia vendoset
pikërisht në objektin që kriminelët kanë planifikuar ta sulmojnë.Në këtë rast,
qëllim i pusisë është parandalimi i veprës penale dhe arrestimi i
kriminelëve.Pas vendosjes së pusisë ndërmerren edhe veprime të tjera
kriminalistike ehetimore, siç janë:arrestimi, bastisja e personave dhe objektit,
shoqërimi,marrja në biseda informative etj.

KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARË


Në shumë segmente të punës së policisë shfrytëzohen qentë me
stërvitjespeciale, të cilët ndonjëherë kanë rol të veçantë në punën e policisë.
Shqisat e qenve janë më të zhvilluara se sa shqisat e njeriut. Shqisa e
dëgjimit te qeni është tri herë më e zhvilluar se te njeriu, sikur edhe
shqisa e të parit,sepse qeni i vëren lëvizjet në distancë më të madhe se
sa njeriu dhe, përveç kësaj, sheh mirë edhe në terr.Por, shqisa e të nuhaturit
është shqisa më me vlerë e qenit. Kinologjia (shkenca mbi qentë) ka
dëshmuar se të nuhaturit e qenit ndaj disa materieve është më i ndjeshëm se sa
të nuhaturit e njeriut gati një milion herë.
Duke pasur parasysh mundësitë e jashtëzakonshme të shqisave të tyre,
qentë, nëpërmjet programeve speciale të stërvitjes, aftësohen për detyra
të ndryshme: qentë gjurmues, qentë mbrojtës, qentë kujdestarë, qentë për
lidhje dhe qentë sanitarë.
Në këtë rast do të ndalemi vetëm te qentë gjurmues.Ata mund të
shërbejnë për gjurmimin e personave, kufomave por edhe disa mjeteve
të veprave penale, siç janë drogat dhe lëndët shpërthyese.
Duke pasur parasysh specifikat dhe intensitetin e aromës së disa
drogave, qentë zyrtarë mund të stërviten më së shpejti për gjetjen e
kanabisit dhe opiumit, ndërsa për gjetjen e heroinës, morfinës dhe kokainës
është e nevojshme një stërvitje më afatgjatë. Ka mundësi që, nëpërmjet
stërvitjes, disa qenë të aftësohen edhe për zbulimin dhe gjetjen e disa
drogave halucinogjene dhe amfetaminave.
Qentë gjurmues gjithnjë veprojnë bashkë me udhëheqësin.Ata mund të
përdoren për zbulimin e drogës gjatë bastisjes së shtëpive, personave,
automobilave të udhëtarëve,trenave, aeroplanëve, anijeve, depove dhe
magazinave të ndryshme, objekteve publike, vendkalimeve kufitare dhe
hapësirave të hapura.Hashashi, ndaj të cilit qentë janë më të ndjeshmit,
mund të zbulohet edhe deri në 30 centimetra në thellësi të tokës, nëse
është futur para pak kohësh.
Parakusht themelor për gjetjen me sukses të drogës së fshehur është që
qeni të dërgohet në rrethin e ngushtë të vendit ku dyshohet të jetë fshehur
droga.Pra, qeni nuk mund të nxirret në ndonjë rrugë në mënyrë që ai të
zbulojë shtëpinë ku është fshehur droga, por qeni duhet të dërgohet në
objektin e caktuar, i cili do të gjurmohet në tërësi.Natyrisht, gjurmimi duhet
të bëhet nën kujdesin e udhëheqësit dhe sipas udhëzimeve të tij, në
mënyrë që objekti ose vendi i dyshuar të kontrollohet në mënyrë të detajuar.Së
këndejmi mund të përfundojmë se është i domosdoshëm bashkëpunimi i
policit specialist për gjurmimin dhe zbulimin e drogës dhe qenit të stërvitur,
në mënyrë që në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohet shqisa e të
nuhaturit të qenit në secilin rast konkret.
KAPITULLI I TRETË: RACIA
Racia është aksion kompleks kriminalistik, i cili përfshin bllokimin e
hapësirës së hapur apo të mbyllur, brenda të cilit bëhet identifikimi i të
gjithëve dhe kontrollimi i personave të dyshimtë, si edhe i hapësirës.Në rastet e
zbulimit të personave të dyshuar dhe të mjeteve, personat arrestohen
dhe shoqërohen në lokalet e policisë, për përpunim të mëtejmë kriminalistik,
kurse mjetet konfiskohen përkohësisht.
Marrja e vendimit për zbatimin e racisë nënkupton ekzistimin e
informacioneve se në një hapësirë të caktuar ose në një objekt të caktuar
tubohen persona të shpallur në kërkim, persona që dyshohet se kanë
mjete për kryerjen e veprave penale, persona që përgatisin ose planifikojnë
kryerjen e veprave penale, si dhe personat që kanë kryer vepra penale por
nuk janë identifikuar si të tillë.
Pas marrjes së vendimit për zbatimin e racisë është e domosdoshme të
hartohet plani i veprimit dhe në bazë të tij të bëhen verifikime dhe përgatitje
të detajuara, pa të cilat nuk mund të zhvillohet një raci.
1. Përgatitja e racisë
Në kuadrin e përgatitjeve të racisë është e domosdoshme të bëhet
verifikimi i të gjitha informacioneve që kanë të bëjnë me personat apo me
mjetet e veprave penale si edhe mbi objektin ku do të zhvillohet racia, sepse kjo
është shumë e rëndësishme.
Kur bëhet fjalë për persona të dyshuar, atëherë është e nevojshme të
grumbullohen sa më shumë informacione mbi biografinë e tyre kriminale si
edhe mbi lidhjet e tyre me kriminelë të tjerë.Po kështu, është e nevojshme
të sigurohen sa më shumë informacione për strukturën e veprimtarisë
kriminale me të cilën merren personat e dyshuar, sepse prej kësaj varet
zgjedhja e taktikës së kontrollimit dhe bastisjes së hapësirës,
gjegjësisht karakteristikat morfologjike të disa mjeteve të caktuara të
veprave penale.
Duhet të theksohet posaçërisht rëndësia e vëzhgimit të fshehtë të
objektit të racisë.Pa vëzhgim të objektit të dyshuar nuk është e mundur
të përcaktohen të gjitha karakteristikat e tij, kështu që nuk është e mundur të
përcaktohet numri i policëve që do të marrin pjesë në raci dhe as taktika precize
për zbatimin e racisë.
Më në fund, pa përgatitje të mira nuk do të mund të hartohet as plani
adekuat për zbatimin e racisë.
2. Taktika e zbatimit të racisë
Racia mund të fillojë vetëm pasi të gjithë policët të jenë njoftuar me
planin. Këtu është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht prej specifikës
së secilës situatë konkrete, ndërmarrja e veprimeve të caktuara kriminalistike
ose hetimore duhet të rrjedhë sipas orarit të caktuar.Kjo do të thotë se racia
paraqet një mozaik të veprimeve të përcaktuara me saktësi, efikasiteti i të
cilave, para së gjithash, varet pikërisht prej rendit të veprimeve të
ndërmarra.Për këtë arsye, është e domosdoshme që policët t'i
përmbahen metodologjisë së racisë, e cila bazohet mbi kërkesat e
praktikës bashkëkohore kriminalistike.
Racia fillon me vëzhgimin e fshehtë të objektit ose hapësirës së caktuar
dhe vazhdon me bllokadën e brendshme dhe të jashtme, me legjitimin,
kontrollimin ose bastisjen e personave dhe hapësirës, me konfiskimin e
përkohshëm të mjeteve,me arrestimin dhe shoqërimin e personave të
dyshuar në lokalet e policisë, e pastaj me zhbllokimin e objektit ose
hapësirës dhe me vëzhgimin e objektit ose të hapësirës, që paraqet
përfundimin e pjesës së parë të racisë.
Pjesa e dytë e racisë fillon në lokalet e policisë, së pari, me bastisjen e
detajuar të personave të shoqëruar, me konfiskimin e përkohshëm të
mjeteve eventuale, e pastaj mund të fillojë me marrjen në bisedë
informative.Varësisht prej rastit konkret, pason ndërmarrja e veprimeve
tjera, siç janë: bastisja e shtëpisë apo hapësirave tjera, verifikimi i alibisë
dhe dërgimi i personit të arrestuar në institucionin ndëshkues-korrektues apo
lirimi i tij nga arresti.Pas përfundimit të racisë organizohet një takim i të
gjithë pjesëmarrësve, në të cilin bëhet analiza kritike e racisë e pastaj
hartohet raporti përfundimtar.
2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë
Racia mund të zbatohet në objekte të caktuara, siç janë:diskotekat,
kafeteritë, restorantet,hotelet, stacionet e autobusëve e stacionet e
trenave, si edhe në hapësira të caktuara të hapura,siç janë:tregjet e plaçkave,
sheshet, pjesët e lagjeve, ndonjë rrugë e caktuar, vend-piknik, etj.Para se
të shkojë policia në vendin e caktuar, është e domosdoshme që ai vend
të vëzhgohet.Për këtë punë është e mjaftueshme të angazhohen dy-tre
policë, të cilët do të vëzhgojnë në mënyrë të fshehtë objektin ose hapësirën
e caktuar si edhe rrethinën e afërt. Ky vëzhgim fillon disa orë para kohës së
caktuar për fillimin e racisë, zgjat gjatë gjithë kohës së zbatimit të
racisë dhe përfundon pas zhbllokimit të objektit ose hapësirës ku është
kryer racia.
Vëzhgimi i fshehtë bëhet me qëllim të vërejtjes së ngjarjeve ose
zhvillimeve eventuale të pazakonshme ose të paparashikueshme.Mos
vërejtja me kohë e ngjarjeve ose zhvillimeve të tilla mund të ketë ndikim
të rëndësishëm në efikasitetin e racisë, si edhe në vetë ndërmarrjen e racisë.
Ngjarje dhe zhvillime e tilla mund të jenë, p.sh. zbrazja e papritur ose
mbyllja e restorantit, kafiterisë ose diskotekës, gjë që mund të ndodh
rastësisht apo si pasojë e shkeljes së parimeve të konspiracionit.Po ashtu,
është e mundur që në rrugë të bëhet një bllokim i komunikacionit ose të
kalojë ndonjë ekskursion ose ndonjë vizitë e paplanifikuar e një delegacioni
të caktuar, gjë që mund të shkaktojë shtyrjen e kohës së caktuar për fillimin,
madje edhe ndryshimin e datës së zbatimit të racisë.Prandaj, sigurimi me
kohë mbi rastet si këto që u përmendën ose të ngjashme do t'i mundësojë
udhëheqësit të racisë që të marrë vendime përkatëse, qoftë për heqjen dorë nga
koha e planifikuar për fillimin e racisë, qoftë për shtyrjen e racisë për disa ditë.
Pra, qëllim i vëzhgimit të fshehtë është evitimi i daljes së një numri të
madh policësh në një lokalitet të caktuar, në kushte dhe rrethana të
paparashikuara apo të papërshtatshme, sepse kjo do të ndikonte negativisht
jo vetëm në efikasitetin e tyre, por edhe do të vinte në pikëpyetje
ndërmarrjen e racisë në rastin konkret.
Nëpërmjet vëzhgimit të rrethinës së ngushtë të lokalitetit ku zhvillohet
racia mund të vërehet reaksioni i qytetarëve dhe i kriminelëve.Me interes të
veçantë është vërejtja e reaksionit të kriminelëve që kanë për qëllim
pengimin e punës së policisë.Këto vërejtja i përcillen menjëherë
udhëheqësit të racisë, i cili ndërmerr masat e nevojshme, siç është, p.sh.
dërgimi urgjent e përforcimeve, në mënyrë që racia të mund të zhvillohet në
mënyrë të papenguar.Më në fund, pas zhbllokimit të vendit të racisë, është
me interes të vërehen reaksionet e caktuara dhe komentet lidhur me
vetë racinë dhe, eventualisht, të zbulohen kriminelët që kanë ardhur të
marrin lëndët e veprës penale që nuk janë gjetur dhe nuk janë konfiskuar gjatë
racisë.
2.2. Dalja në vendin e racisë
Në qoftë se gjatë vëzhgimit të fshehtë nuk është vënë re asgjë që
eventualisht mund të ndikonte në planin e mëhershëm për zbatimin e racisë,
pjesëmarrësit nisen në kohën e saktë nga stacioni i policisë dhe shkojnë në
vendin ku zbatohet racia.Dalja në vendin e racisë bëhet sipas rrugës së
përcaktuar qartë në fazën e përgatitjeve. Në plan parashikohet saktë deri ku
mund të shkohet me automjete dhe prej ku shkohet këmbë, ashtu që të
ruhet konspiracioni i plotë derisa të bëhet bllokada e objektit. Për këtë
arsye, pavarësisht prej numrit të policëve dhe automjeteve, duhet të
respektohet drejtimi i lëvizjes që është caktuar më parë, qysh prej daljes nga
stacioni i policisë e derisa të arrihet në vendin e ngjarjes.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë vetëm për një drejtim
lëvizjeje. Në vendin e ngjarjes, policët mund të veprojnë në mënyrë
individuale ose në grupe, që do të thotë se është e dëshirueshme që ata të
lëvizin edhe në drejtime të ndryshme, për të ruajtur konspiracionin.Ndryshimi
eventual i lëvizjes së planifikuar mund të bëhet vetëm me urdhër të
udhëheqësit të racisë, në qoftë se për këtë shtrohet nevoja,si për shembull në
rast të ndonjë aksidenti të komunikacionit ose të ngjashme.
2.3. Bllokada e brendshme
Bllokada e brendshme duhet të bëhet gjithnjë para bllokadës së
jashtme, pavarësisht se bëhet fjalë për hapësirë të hapur apo të
mbyllur.Numri i policëve që bëjnë bllokadën e brendshme përcaktohet
varësisht prej madhësisë dhe karakteristikave të hapësirës. Kështu, një
numër i caktuar i policëve, të cilët duhet të jenë të veshur me rroba civile dhe
duhet të jenë relativisht të panjohur për rrethin e caktuar kriminal,
hyjnë në objektin ose hapësirën e caktuar dhe bëjnë vëzhgimin e fshehtë.Ky
duhet të jetë funksioni më i rëndësishëm i bllokadës së brendshme,
sepse kur të bëhet bllokada e jashtme mund të priten edhe reaksione të
caktuara brenda hapësirës së bllokuar.
Reaksioni i parë i kriminelëve është përpjekja për të ikur nga objekti.Në
qoftë se kjo është e pamundur, është e logjikshme që ata të përpiqen që t'i
hedhin mjetet e veprës penale si edhe armët që mund t'i kenë me vete.Këtë
mund ta bëjnë në disa mënyra.Së pari, ata përpiqen që të fshehin shpejt
e shpejt mjetet e veprës penale në vende më të përshtatshme, siç janë:
ujëvara e Ë C-së, shporta e bërllokut, hapësirat brenda banakut ose kuzhinës,
kurse në hapësira të hapura mund të jenë gjërat e mbuluara, siç janë:
kontejnerët e bërllokut, kanalizimi, të çarat në tokë, në mure apo në drurë, etj.
Së dyti, në qoftë se nuk kanë kohë që mjetet e veprës penale
t'i fshehin në vendet e përmendura, varësisht prej mjetit që kanë me vete,
kriminelët kërkojnë ndihmën e të njohurve dhe njerëzve të ndershëm.Për
shembull, drogën, paratë e falsifikuara, revolen ose thikën,kriminelët
mund t'ua japin femrave që i njohin, për shkak se femrat janë më së paku të
dyshimta për policinë dhe kontrollohen në mënyrë më sipërfaqësore nga
policia.
Kriminelët evitojnë shumë shpesh kontrollin e policisë duke ua lënë
mjetet e veprës penale personave të panjohur, të cilët gjenden në vendin
e bllokuar.Pasi i shikojnë me kujdes që t'i mbajnë në mend, ata ua
lëshojnë në xhep apo në çantë mjetet e veprës penale, më shpresë se ata
nuk do të kontrollohen nga policia e pastaj do t'ua marrin përsëri.Në qoftë se
nuk janë në situatë që në ndonjërën prej mënyrave të përmendura të
lirohen nga mjetet e veprës penale, kriminelëve u mbeten dy mundësi: që t'i
asgjësojnë, nëse është e mundur, për shembull duke e hedhur drogën në Ë
C, kanalizim ose lavabo, ose duke i hequr prej vetës e veprës penale dhe
duke i lënë në hapësirën në të cilën gjenden. Përveç këtyre, duhet të
kihet parasysh se disa persona, sidomos kriminelët që gjenden në arrati,
përpiqen të fshehen, varësisht prej karakteristikave të hapësirës së bllokuar.
Të gjitha situatat dhe ngjarjet brenda objektit ku zhvillohet racia mund
të vërehen nga policët që marrin pjesë në bllokadë, para së gjithash, duke
vëzhguar në mënyrë të fshehtë gjithë hapësirën dhe njerëzit e pranishëm.
Policët që bëjnë vëzhgimin e fshehtë brenda objektit të bllokuar, sipas
nevojës, mund të reagojnë duke hequr dorë nga roli i tyre konspirativ,
kështu që ata mund të veprojnë për të parandaluar asgjësimin ose fshehjen
e mjeteve të veprës penale, madje edhe duke penguar lëvizjen e kriminelëve
e personave të dyshuar brenda objektit të bllokuar. Përveç kësaj, këta
policë mund t'u ofrojnë mbrojtje policëve që hyjnë në hapësirën e
bllokuar dhe kryejnë veprime të caktuara në kuadrin e racisë.
2.4. Bllokada e jashtme
Pas bllokadës së brendshme, fazë vijuese e zbatimit të racisë, është
bllokada e jashtme, i cili përfshin njëkohësisht mbylljen e të gjitha hyrjeve
dhe daljeve nga policët me uniformë.Bllokada e jashtme duhet të bëhet në
mënyrë të rrufeshme dhe të papritur. Me këtë bllokadë arrihen dy
objektiva:së pari, i pamundësohet kujtdo që të dalë nga hapësira e
bllokuar dhe, sipas nevojës, u ofrohet mbështetje policëve që veprojnë brenda
hapësirës së bllokuar.Natyrisht, në këso rastesh, parashikohet edhe
mundësia e rezistencës fizike apo të armatosur të kriminelëve, prandaj
bllokada e jashtme mund të transformohet pjesërisht në mbrojtje ose
mbështetje për policët që bëjnë legjitimimin, bastisjen ose arrestimin e
personave të caktuar. Qëllim tjetër i bllokadës është pamundësimi që
kriminelëve t'u vijë ndihmë ose mbështetje nga bashkëpunëtorët e
ndihmësit e tyre, nga jashtë.
Duke pasur parasysh nivelin e organizimit të nëntokës, nuk guxon të
mos parashikohet mundësia që në vendin e racisë të arrijë ndonjë grup
kriminelësh që do të përpiqej të parandalonte arrestimin eventual të
kolegëve të tyre dhe të organizonte arratisjen e tyre nga vendi ose
hapësira ku zhvillohet racia. Për këtë arsye, policët e bllokadës së
jashtme duhet të jenë të përgatitur që të reagojnë në mënyrë adekuate në
këso situatash. Gjatë kryerjes së racisë rekomandohet edhe përdorimi i
qeneve të stërvitur zyrtarë.
2.5. Prezantimi zyrtar
Pavarësisht se në çfarë objekti zhvillohet racia, është e domosdoshme
që policët të prezantohen në mënyrë zyrtare.Të gjithë të pranishmit në
brenda objektit ose hapësirës duhet të dinë se po kryhet një veprim zyrtar
dhe që mënyrën e sjelljes së tyre ta përshtatin me situatën aktuale.Prezantimi
zyrtar bëhet në mënyra të ndryshme, varësisht prej objektit ku zhvillohet
racia dhe situatës së caktuar.
2.6. Legjitimimi
Renditja e veprimeve që ndërmerren brenda hapësirës së bllokuar mund
të jetë e ndryshme dhe përcaktohet varësisht prej situatës aktuale.Në qoftë
se në plan të parë duhet të jetë maturia,atëherë veprimi i parë i policisë
duhet të jetë bastisja e të gjithë personave për çështje të sigurisë.Por, në
rastin e zbatimit të racisë duhet të kihet parasysh se shumica e
qytetarëve që gjenden brenda objektit të bllokuar nuk janë as kriminelë as
njerëz të dyshimtë.Për këtë arsye, përmasat dhe intensiteti i racisë duhet
t'u përshtaten situatës së caktuar, duke pasur kujdes të veçantë që të mos
kufizohen në mënyrë të paautorizuar të drejtat dhe liritë e njeriut.Për këtë
arsye, në qoftë se në fillim të zbatimit të racisë nuk ka pasur shenja të
prishjes së rendit e qetësisë, së pari duhet të bëhet legjitimimi i personave të
pranishëm. Legjitimimi bëhet nga grupi i policëve që është formuar
paraprakisht, të cilët janë të veshur me rroba civile. Pas legjitimit,
vlerësohet nëse personi i legjitimuar duhet të mbahet brenda objektit të
bllokuar apo duhet të lirohet të dalë jashtë.Eliminimi i shpejtë i personave që
nuk janë të dyshimtë për asgjë kontribuon për efikasitetin e racisë si edhe
për sigurinë e policisë dhe të personave tjerë brenda objektit.Personat që
konsiderohen të dyshimtë mbi çfarëdo baze ndahen në hapësira të
veçanta (në qoftë se brenda objektit të bllokuar ka hapësira të tilla) ose në një
pjesë të caktuar të hapësirës dhe, pas bastisjes për çështje të sigurisë,
mbahen nën vrojtimin e policisë deri në përfundim të racisë.
2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë
Meqenëse, në raste të zbatimit të racisë, bastisja bëhet në vende
publike, është e natyrshme që bastisja të mos jetë e bastisje individuale e
detajuar, si veprim hetimor, por si bastisje preventive për arsye të sigurisë.Në
të vërtetë, policët mund t'i bastisin personat e caktuar, në qoftë se
ekziston dyshimi se ata kanë armë ose mjete të përshtatshme për sulm fizik, në
qoftë se ekziston dyshimi se mund të hedhin, të fshehin apo të asgjësojnë
mjetet e veprës penale, të cilat mund të konfiskohen dhe të përdoren si
prova gjatë procedurës penale.Bastisja bëhet sipas normave të taktikës
kriminalistike.Duke pasur parasysh se personat bastisen në mënyrë
publike, në sytë e qytetarëve të tjerë, midis të cilëve mund të ketë të
njohur ose të afërm të personave që bastisen, policët duhet të kenë sjellje e
veprime korrekte maksimale.Mënyra e veprimit gjatë bastisjes duhet të jetë
korrekte, pavarësisht se personi që bastiset është kriminel apo qytetar i
ndershëm.Pra, bëhet fjalë për një veprim shumë delikat të policisë, gjatë
të cilit duhet të respektohen plotësisht parimet e veçanta etike. Veprimi
mbi bazë të etikës së policisë është i domosdoshëm për shkak se bastisja
është veprim që nuk e prek vetëm personin që bastiset, por edhe familjen,
fqinjët dhe miqtë e tij.Prandaj, bastisja duhet të bëhet në mënyrë shumë
të kujdesshme dhe duke respektuar plotësisht integritetin e personalitetit.
2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve
Sende që mund të konfiskohen përkohësisht janë sendet që duhet të
konfiskohen sipas Kodit të Procedurës Penale, sendet që mund të shërbejnë
si prova në procedurën penale ose sendet e të mirat materiale që janë fituar
me kryerjen e veprës penale.Duke pasur parasysh fazat e zbatimit praktik
të racisë,ky veprim hetimor mund të ndërmerret brenda hapësirës së
bllokuar, pas përfundimit të bastisjes së personave dhe të hapësirës për çështje
të sigurisë si dhe pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e
policisë.Natyrisht, në stacionin e policisë mund të bëhet edhe bastisja e
personave si veprim hetimor, për shkak të kushteve që janë të
domosdoshme për punën e policisë.
2.9. Arrestimi
Gjatë operacionit të racisë, arrestimi i personave bëhet në mënyrë
specifike.Racia është vetvetiu njëfarë veprimi që cenon liritë kolektive, pas
gjatë këtij veprimi u kufizohet e drejta e lëvizjes të gjithë personave që janë
gjetur brenda objektit ose hapësirës së bllokuar.Për këtë arsye, është e
rëndësishme që policia t'u përmbahet me përpikëri dispozitave ligjore mbi
arrestimin, pasi bëhet fjalë për kufizimin e plotë të të drejtave dhe lirive të
njeriut.Por, është e arsyeshme që gjatë racisë të ndërmerren edhe
veprime të tilla, pasi bëhet fjalë për veprime që kanë të bëjnë me zbulimin e
autorëve të veprave penale.Gjatë racisë, personat mund të arrestohen për
arsye të ndryshme, siç janë: të arratisurit nga burgu, të dënuarit që nuk
u janë përgjigjur ftesës për vuajtjen e dënimit, të dyshuarit që nuk u janë
përgjigjur ftesës së gjykatave ose personat ndaj të cilëve është lëshuar
fletarrestim për çfarëdo arsyesh.Kur zhvillohet racia, arrestimi bëhet në
pajtim me dispozitat kriminalistiketaktike, pavarësisht prej bazës juridike
për arrestimin e personave të caktuar.Këto dispozita përfshijnë gjetjen dhe
zbatimin e mënyrave më të përshtatshme të veprimit, të vështruar nga
aspekte të ndryshme, siç janë: siguria personale e policit, siguria e qytetarëve,
evitimi i rezistencës aktive, evitimi i arratisjes, evitimi i marrjes peng,
evitimi i asgjësimit ose hedhjes së sendeve të veprave penale si edhe evitimi
i vetëlëndimit.
2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë
Bastisja për çështje të sigurisë ose kontrolli i objektit të racisë mund të
bëhet në praninë e disa personave ose të të gjithë personave që gjenden
brenda hapësirës së bllokuar,varësisht prej situatës konkrete. Kjo bëhet me
qëllim të gjetjes së personave që fshehen ose me qëllim të gjetjes së
sendeve që mund të jenë fshehur. Para së gjithash, pas secilit rast
individual të arrestimit është e domosdoshme që rrethina ku është bërë
arrestimi të kontrollohet ose, së paku, të mbahet nën vrojtim, në mënyrë që të
zbulohen sendet që mund të jenë hedhur.Pas kësaj, pas përfundimit të
legjitimimit dhe bastisjes për çështje të sigurisë (e cila nuk është e
detajuar), është e nevojshme që edhe objekti ose hapësira e hapur të
kontrollohet ose të bastiset, me qëllim që të gjenden mjetet që mund të jenë
fshehur.Zhbllokimi i objektit ose hapësirës nuk duhet të bëhet para se të
bëhet kontrolli ose bastisja.Gjatë këtij veprimi është e preferueshme të
përdoren edhe qentë e stërvitur zyrtarë.
2.11. Shoqërimi
Me qëllim të përpunimit të mëtejmë kriminalistik, personat e arrestuar
shoqërohen në lokalet zyrtare të policisë.Ky shoqërim bëhet me automjet
zyrtar të policisë, por, kur bëhet fjalë për shoqërimin e më shumë
personave, kjo mund të bëhet edhe me ndonjë automjet tjetër, duke evituar
komunikimin dhe marrëveshjet eventuale midis tyre.Shoqërimi është masë
nëpërmjet të cilës një person dërgohet me detyrim nga lokalet e policisë,
në lokalet e gjykatës ose prokurorisë ose deri te një vend i caktuar.Shoqërimi
hyn në konceptin e gjerë të arrestimit, prandaj nga pikëpamja
formalejuridike dhe kriminalistike duhet të vështrohet në kuadrin e kësaj
problematike.Shoqërimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat
kriminalistike, kurse ne, në këtë rast, do të ndalemi vetëm në disa
segmente që kërkojnë kujdes të veçantë. Kështu, gjatë shoqërimit të
personave me automjet zyrtar ekzistojnë disa momente kritike, siç janë:
hyrja në automjet, dalja nga automjeti dhe hyrja në stacionin e policisë.
I pari prej këtyre momenteve është futja e personit të arrestuar në
automobilin zyrtar të policisë. Me këtë rast, policët nuk guxojnë të jenë
të papërgatitur, sepse krimineli mund të përpiqet të arratiset.Gjatë futjes
në automjet, personi i shoqëruar mund të shfrytëzojë pozitën e trupit të
përkulur për të sulmuar policinë, por edhe mund të hedhë edhe sendet e
veprës penale që i ka me vete.
Edhe gjatë daljes nga automjeti, në afërsi të hyrjes së lokaleve zyrtare,
personi i shoqëruar mund të përpiqet të arratiset, edhe duke i sulmuar
policët. Praktika ka treguar se, në situata të tilla, policët nuk janë mjaft
të koncentruar, sepse ata mendojnë se e kanë kryer gjithë punën e tyre, kurse
krimineli e shfrytëzon pikërisht këtë.Për këtë arsye, policët duhet të
jenë maksimalisht vigjilentë dhe, menjëherë pas nxjerrjes së personit
nga automobili, ta kontrollojnë automobilin nëse personi ka hedhur ndonjë
send të veprës penale. Kontrolli i automobilit në këtë rast është me interes të
shumëfishtë.Së pari, gjetja eventuale e ndonjë sendi a mjeti (drogë, para
etj.) i kontribuon suksesit të provave gjatë procedurës penale.Në qoftë se
kontrolli i automjetit nuk bëhet në praninë e personit të shoqëruar, por
bëhet më vonë, personi mund të mohojë se sendi a mjeti i gjetur ka qenë i tij.
Më në fund, në rast të veprimit tjetër fare, policia kurrë nuk do të jetë e
sigurt se kush e ka hedhur sendin a mjetin në automjetin zyrtar dhe, në rastin
më të keq, kjo mund të shpie edhe te mundësia e keqpërdorimit.Për këtë
arsye,është rregull që pas çdo shoqërimi, menjëherë dhe në prani të
personit të shoqëruar, të bëhet kontrolli i automjetit me të cilin është
transportuar personi i shoqëruar.
Por, edhe kur personi i shoqëruar vendoset në lokalin e caktuar zyrtar,
nuk do të thotë se ka kaluar rreziku i rezistencës ose sulmit fizik, i
vetëlëndimit ose arratisjes dhe i hedhjes ose asgjësimit të mjetit të veprës
penale.Praktika ka treguar se kriminelët kanë ikur në mënyra të
ndryshme, nëpër dyert e hyrjes ose nëpër dritare, kur është fjala për katet
e ulëta, ose nëpërmjet qyngjeve të shiut, rrufepritësve, kërcimit në drurët e
afërt, madje edhe kërcimit në kulme të automobilave të parkuar, kur
bëhet fjalë për katet e larta. Këto janë vetëm disa prej mundësive të
shumta që mund t'i shfrytëzojnë kriminelët, duke përfituar nga mungesa e
syçeltësisë në lokalet zyrtare.Përveç këtyre, policët duhet të kenë kujdes të
veçantë gjatë shoqërimit të femrave, për shkak të reaksioneve të
paparashikueshme të tyre.
2.12. Zhbllokimi
Pas përfundimit të veprimeve dhe masave të përmendura, bëhet
zhbllokimi i objektit të racisë. Zhbllokimi duhet të bëhet në mënyrë
graduale e sistematike, në mënyrë që kjo të mos bëhet në mënyrë stihike.
Zhbllokimi bëhet sipas planit të përcaktuar më parë apo sipas planit që
mund të ketë ndryshuar në vendin e ngjarjes.Kjo përfshin tërheqjen e
organizuar të policisë dhe kthimin e saj në lokalet zyrtare.Policët tërhiqen
nga vendi i racisë në grupe, ashtu që siguria e tyre të jetë në nivel të lartë.
2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë
Pas zhbllokimit dhe tërheqjes së policisë, vendi ku është kryer racia
është e nevojshme të mbahet edhe për njëfarë kohe nën vrojtim të fshehtë.
Kriminelët që nuk kanë qenë në vendin e racisë ose që janë liruar pas
legjitimit të rregullt shpesh vijnë ose kthehen në vendin e racisë për të parë
pasojat.Gjithmonë ekziston mundësia që në vendin ose hapësirën ku
është kryer racia të mos jenë gjetur e konfiskuar të gjitha mjetet e veprave
penale,qoftë kur bëhet fjalë për mjete të fshehura ose për mjete që janë hedhur
gjatë racisë.Përveç kësaj, kriminelët që rastësisht kanë shpëtuar nga
racia mund të vijnë në vendin e ngjarjet që të informohen nga dëshmitarët
okularë për rrjedhën dhe efektet e racisë. Prandaj, vrojtimi i fshehtë i
kujdesshëm, njoftimi me kohë i udhëheqësit të racisë dhe reagimin i
mëvonshëm adekuat mund të shpien në arrestimin e personave të dyshuar
dhe mund të gjenden e të konfiskohen mjete të veprës penale.
Përveç kësaj, në disa raste e varësisht prej situatës (në kafeteri, në
diskotekë etj.) mund të dëgjohen komente me interes të mysafirëve dhe
kamerierëve, prej të cilave edhe mund të nxirren përfundime me vlerë për
veprimet në të ardhmen.Me këtë veprim përfundon faza e parë e racisë.
2.14. Bastisja e personave
Pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e policisë, fillon
faza e dytë e racisë, e cila përfshin një përpunim kompleks kriminalistik të të
gjithë të shoqëruarve.
Veprimi parë i paevitueshëm është bastisja e detajuar e të gjithë
personave të shoqëruar. Kuptohet, paraprakisht, brenda objektit ose
hapësirës së bllokuar,është bërë bastisja e tyre për çështje të sigurisë dhe
kontrolli i personave të dyshuar, por në stacionin e policisë bahet bastisja e
detajuar.Bastisjes së detajuar në stacionin e policisë i nënshtrohen edhe
personat e shoqëruar te të cilët më parë mund të jetë gjetur e konfiskuar
diçka.Kjo bëhet me qëllim që të gjenden e konfiskohen mjete dhe gjurmë
të veprave penale, si edhe armë apo mjete të përshtatshme për sulm, për
mbrojtje apo për vetëlëndim.Në qoftë se, gjatë bastisjes, gjenden mjete
ose gjurmë të caktuara, armë ose mjete të caktuara, ato konfiskohen në
pajtim me dispozitat e Procedurës Penale.
2.15. Vërtetimi i identitetit
Në qoftë se gjatë legjitimit, një person nuk është identifikuar, për
çfarëdo arsyesh, identifikimi i tij është i domosdoshëm të bëhet pas
shoqërimit dhe bastisjes së detajuar.Përcaktimi i identitetit është i
nevojshëm për shumë arsye: personi nuk ka dokumente personale,
personi nuk i jep të gjitha të dhënat mbi identitetin e tij, dyshohet se
personi ka letërnjoftim apo dokument tjetër të falsifikuar, personi nuk ka
dokumente identifikimi dhe, për shkak të metave psiko-fizike (shurdhmemec)
nuk është në gjendje të japë të dhënat mbi identitetin e tij, etj.
Vërtetimi i identitetit është veprimtari kriminalistike-taktike dhe teknike
e cila ndërmerret gjithnjë kur shfaqet dyshimi mbi identitetin e personit
të caktuar.Vërtetimi i plotë i identitetit nënkupton vërtetimin e cilësive
(juridike, faktike e fizike) sipas të cilave një person dallon nga të tjerët. Për
rëndësinë e kësaj veprimtarie të policisë flasin edhe dispozitat e Kodit të
Procedurës Penale (KPP), sipas të cilave policia mund të ndërmarrë
masat e nevojshme në lidhje me vërtetimin e identitetit të personit, kurse në
raste të caktuara personi mund të arrestohet dhe mbahet në arrest.Gjithashtu,
në bazë të Nenit 281, gjykata mund të caktojë masën e paraburgimit
ndaj personave që e fshehin identitetin e tyre ose kur ekziston rreziku që ai të
arratiset dhe identiteti i tij nuk mund të verifikohet.
Identiteti mund të verifikohet me mjete të ndryshme dhe në mënyra të
ndryshme: vërtetimi i cilësive juridike mund të bëhet nëpërmjet të
dhënave mbi gjendjen civile;identifikimi në bazë të fizionomisë së personave
mund të bëhet nëpërmjet përshkrimit, fotografisë,të dhënave
antropometrike dhe nëpërmjet njohjes së drejtpërdrejtë; identifikimi
mund të behte edhe në bazë të vijave papilare të gishtërinjve ose shuplakave të
duarve.Është e domosdoshme që vërtetimi i identitetit të bëhet pikërisht
në fazën e racisë, ndryshe nuk do të mund të vazhdojë përpunimi i mëtejmë
kriminalistik i personit të dyshuar.Nuk është e mundur të bëhen verifikime
kriminalistike ose të zhvillohet bisedë informative me një person identiteti i
të cilit nuk është verifikuar plotësisht.Për këtë arsye, vërtetimi i
identitetit është parakusht që kundër personit të caktuar të mund të
ndërmerren çfarëdo veprimesh ose masash.
2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave
Sipas Nenit 205. alineja 1. të Kodit të Procedurës Penale, policia mund

fotografojë personin dhe të marrë shenjat e gishtërinjve të tij, në qoftë se
ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale. Përveç kësaj,
sipas të njëjtit nen (alineja 2), prokurori publik mund të autorizojë
policinë që të bëjë fotografimin, në rastet që është e domosdoshme të
bëhet vërtetimi i identiteti të të dyshuarit ose në raste të tjera që kanë rëndësi
për efikasitetin e procedurës.Gjithashtu, sipas të njëjtës dispozitë ligjore
(alineja 3), në qoftë se është e nevojshme të vërtetohet se të kujt janë
gjurmët e gishtërinjve që janë gjetur në ndonjë mjet, policia mund të
marrë gjurmët e gishtërinjve të personit për të cilin ekziston dyshimi se ka qenë
në kontakt me mjetin në fjalë.Policia, me ndihmën e mjekut ose teknikut te
kualifikuar, mund t'ia marrë të dyshuarit mostrat e flokëve, folikulës,
pështymës, urinës, brisit të hundës, brisit të lëkurës përfshirë edhe të
shputës, mostrat e thonjëve e të materialit nën thonj. Në raste të veçanta,
policia mund t'i marrë këto mostra edhe vetë, pa ndihmën e mjekut ose
teknikut medicinal.Ky veprim bëhet me qëllim të caktuar gjatë zbatimit të
racisë, sepse, në këtë rast, mund të ndodh që të arrestohen persona që
dyshohet se kanë kryer vepra penale ose se kanë pasur lidhje me sendet dhe
gjurmët e veprave penale, por identiteti i tyre nuk është e mundur të
vërtetohet. Në këso rastesh, bëhet njohja nëpërmjet fotografisë ose
fotografia publikohet në mjetet e informimit publik, në mënyrë që të bëhet
vërtetimi i identitetit.Por, publikimi i fotografisë në mjetet e informimit
publik mund të rezultojë me njohjen e ndonjë personi që ka kryer vepër
penale, kështu që efekti do të jetë i plotë.Përveç kësaj, fotografimi mund të
bëhet edhe për qëllime të tjera, në qoftë se bëhet fjalë për person të
dyshuar për kryerjen e veprave penale ose për përsëritës të veprave penale.Në
të tilla raste, fotografia futet në albumin e fotografive të evidencës
kriminalistike. Në qoftë se përsëritësi i veprave penale është fotografuar më
parë, atëherë foto-albumi duhet të freskohet me fotografi të re.
2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencave
kriminalistike
Kur bëhet vërtetimi i identitetit ose kur identiteti është i njohur, pas
bastisjes së detajuar të personave,fillon verifikimi kriminalistik.Vendimi për
ndërmarrjen e racisë, përveç tjerash,bazohet edhe në informacionet mbi
veprimtaritë kriminale të një personi ose të më shumë personave.
Kështu, që në fazën e përgatitjes dhe planifikimit, duhet të bëhen
verifikime të caktuara në evidencat e të dënuarve dhe evidencat kriminalistike,
me qëllim të njohurive sa më të shumta për personat e caktuar.Por, gati
gjithnjë, racia organizohet për të zbuluar e për të kapur një rreth të
panjohur personash, për të cilët është e domosdoshme të bëhen verifikimet
përkatëse.Përveç evidencës së të dënuarve, është më se e domosdoshme
që të verifikohen edhe evidenca MOS (mënyra e kryerjes së veprave
penale), evidenca e kategorive të caktuara të kriminelëve (përsëritësit dhe
kriminelët e specializuar), kartoteka e përgjithshme sipas alfabetit,
evidenca e ofiqeve, evidenca e gjërave të vjedhura e të zhdukura, si
edhe evidenca lajmërimit dhe çlajmërimit të vendbanimeve të qytetarëve,
evidenca e letërnjoftimeve, evidenca e dokumenteve të udhëtimit, evidenca
e shoferëve dhe automjeteve dhe regjistri i veprimtarisë hulumtuese.
Verifikimet e përmendura kriminalistike janë me interes, pa marrë
parasysh se do të japin ose jo rezultate pozitive, sepse në këtë mënyrë
policia formon profilin e caktuar të personave që përpunohen në mënyrë
kriminalistike. Duke pasur parasysh karakterin kriminalistik të
evidencave, këto verifikime është e mundur të kryhen shumë shpejt dhe në
çdo kohë.
2.18. Biseda informative
Veprimi vijues që ndërmerret në kuadrin e zbatimit të racisë është
zhvillimi i bisedës informative me personat e shoqëruar.Për kryerje me
sukses të bisedave të tilla është e nevojshme të plotësohen disa
parakushte.Këto janë: përgatitjet me kohë dhe hartimi i planit të bisedës,
përcaktimi taktik i kohës dhe vendit të bisedës, aftësia që bashkëbiseduese të
bindet për bisedë, si edhe zgjedhja e drejtë e pyetjeve dhe e taktikës së shtrimit
të tyre, pra taktikës së marrjes në pyetje. Këto parakushte do të
plotësohen vetëm në qoftë se biseda informative zhvillohet me persona
për të cilët është organizuar racia.Në qoftë se biseda informative zhvillohet
me persona shoqërimi i të cilëve nuk ishte planifikuar, atëherë situata është
e ndryshme.
Në këso rastesh, për shkak të urgjencës së veprimit, përgatitjet
përkatëse për bisedë do të mungojnë. Por, kjo nuk do të thotë se biseda
duhet të zhvillohet në mënyrë stihike dhe sipas gjykimit të rastit. Në
situata të tilla e të ngjashme do të ishte e dëmshme në qoftë se biseda
informative do të zhvillohej pa kurrfarë përgatitjesh dhe pa kurrfarë
plani, sepse atëherë nuk do të mund të flitej për taktikën kriminalistike
të marrjes në pyetje. Mendojmë se edhe në situata të tilla është e mundur
dhe e nevojshme të hartohet një përk ujtues i shkurtër ose, së paku, të
krijohet në mendje një plan i shkurtër i bisedës. Pas kryerjes së bisedës
informative është e nevojshme të hartohet një procesverbal zyrtar.
Rezultati përfundimtar i bisedës informative mund të ndikojë në
zgjedhjen dhe efikasitetin e veprimeve të mëtejshme që do të merren në
kuadrin e racisë.
Në qoftë se vërtetohet se disa persona janë të pafajshëm, që do të thotë
se eliminohet çdo dyshim për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale,
atyre duhet t'u jepet arsyetimi përkatës dhe duhet të lirohen.Ndërkaq, ndaj të
tjerëve ndërmerren veprimet dhe masat e nevojshme të mëtejshme.
2.19. Bastisja e shtëpisë dhe hapësirave tjera
Personave që gjenden në evidencat e të dënuarve ose kriminalistike, por
edhe atyre që nuk janë shoqëruar gjatë racisë për shkak të dyshimit për
përfshirje në veprimtari kriminale,si edhe atyre që u janë gjetur mjete të
veprave penale gjatë racisë, është me interes t'u bastisen shtëpitë, banesat
dhe hapësirat tjera.
Në qoftë se kjo vlerësohet me interes, në situatë të caktuar, bastisja
mund të bëhet edhe para bisedës informative. Kjo mund bëhet në rastet
kur dyshohet se dikush prej të njohurve të personit të shoqëruar mund t'i
ketë njoftuar familjarët e tij që të hedhin ose të asgjësojnë dëshmitë apo që
personat fshehen në shtëpinë e tij të ikin nga shtëpia përkatëse, nga
banesa ose nga hapësira tjetër. Për këtë arsye, gjithnjë duhet të
parashikohen situatat e tilla dhe bastisja duhet të bëhet menjëherë pas
vërtetimit të identitetit ose pas një bisede të shkurtër informative.Natyrisht, në
këso rastesh është e nevojshme që biseda informative me personin e
dyshuar të vazhdojë edhe pas bastisjes. Kur bëhet fjalë për racinë,
përparësia qëndron në faktin se personi i dyshuar është arrestuar dhe
është shoqëruar në lokalet e policisë, prandaj gjasat për bastisje të
suksesshme janë më të mëdha se rëndom.Megjithatë, është i nevojshëm një
minimum i përgatitjeve nga aspekti i verifikimit në evidencat e përmendura.
Në qoftë se, gjatë bastisjes, janë gjetur autorët e veprës penale ose
dëshmi të caktuara për kryerjen e saj,veprimet e mëtejshme ndaj personit të
cilit i është bastisur shtëpia, banesa apo ndonjë hapësirë tjetër mund të
tejkalojnë kornizat themelore dhe qëllimet e përcaktuara për ndërmarrjen e
racisë. Natyrisht, kjo varet nga secila situatë konkrete. Megjithëkëtë,
pavarësisht prej rezultatit, efektet e bastisjes pothuaj kurrë nuk do të
mungojë, pasi do të fitojmë njohuri të caktuara mbi personalitetin e të dyshuarit
dhe, në fund të fundit, do të vërtetohen ose do të eliminohen dyshime të
caktuara në lidhje me veprimtarinë e tij kriminale.
2.20. Verifikimi i alibisë
Gjatë zhvillimit të bisedës informative me qëllim të grumbullimit të
dëshmive personale, shpesh shfaqet nevoja që të verifikohet deklarata e të
dyshuarit që thotë se në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën
konsiderohet i dyshuar ka qenë në një vend tjetër.Verifikimi i tillë është
verifikim i alibisë (alibi, lat. = tjetërkund, diku tjetër, diku në vend
tjetër). Si alibi konsiderohet dëshmia se personi konkret ka qenë në një
vend tjetër kur është kryer vepra penale dhe jo në vendin ku është kryer ajo.
Prej kësaj mund të nxirret përfundimi se personi i dyshuar nuk ka
mundur të kryejë veprën penale konkrete. Verifikimi i alibisë duhet të
bëhet për të gjithë personat që janë shoqëruar ose janë privuar nga liria gjatë
zbatimit të racisë.Në raste të tilla, për shkak të efektit të befasisë, i
dyshuari nuk do të ketë të përgatitur alibi të bindshme, gjë që, në raste të
caktuara, mund të shtojë shkallën e besueshmërisë se ai e ka kryer veprën e
caktuar penale.Meqenëse vetë prezenca në vendin e kryerjes së veprës
penale është një prej indicieve më të rëndësishme orientuese-eliminuese,
atëherë nuk ka dyshim se verifikimi i alibisë është veprimtari shumë e
rëndësishme kriminalistike, e cila kontribuon për zbulimin e suksesshëm
dhe argumentimin e veprave penale.
Verifikimi i alibisë kërkon qasje plotësisht profesionale, por, gjithsesi,
duhet të shikohet edhe evidenca e personale të dyshuar të legjitimuar.
2.21. Përfundimi i racisë
Racia mund të përfundojë në disa mënyra apo, thënë në mënyrë më të
saktë, veprimi përfundimtar ndaj personave që janë përfshirë në raci ka
forma të ndryshme kriminalistike e procesore.
Siç është thënë, personat identiteti i të cilëve është vërtetuar menjëherë
pas shoqërimit dhe nuk janë konsideruar të dyshuar për çfarëdo veprimtarie
kriminale, lirohen menjëherë në liri; personat që nuk i janë përgjigjur ftesës
për vuajtjen e dënimit me burg arrestohen dhe dërgohen në
institucionin përkatës ndëshkues-korrektues; personat që janë arratisur
nga institucionet ndëshkuese-korrektuese dërgohen me detyrim për të vazhduar
vuajtjen e dënimit.
Procedura ndaj personave për të cilët ka ekzistuar dyshimi se mund të
kenë kryer vepër penale mund të jetë e ndryshme:personat për të cilët nuk
është vërtetuar dyshimi gjatë përpunimit kriminalistik lirohen në liri; personat
për të cilët ekziston ndonjë prej bazave të nenit 281 të Kodit të
Procedurës Penale dërgohen në paraburgim,me qëllim të ndërmarrjes së
veprimeve të nevojshme kriminalistike e hetimore dhe me qëllim të ngritjes së
kallëzimit penal, përkatësisht inicimit të procedurës penale. Këtu do të
përfundojë pjesa operative e racisë.
Analiza e racisë
Menjëherë pas përfundimit të racisë organizohet takimi i të gjithë
policëve që kanë marrë pjesë në raci.Takimi mbahet me qëllim të analizës
së rezultateve.Së pari, udhëheqësi i racisë jep një pasqyrë të shkurtër të
rrjedhës, përmbajtjes dhe efektit të racisë, pastaj udhëheqësit e
grupeve operative paraqesin vrojtimet e tyre, kurse në fund, sipas
nevojës, secili pjesëmarrës i racisë paraqet vrojtimet e tij kryesore.Nëpërmjet
diskutimit që zhvillohet, diskutohet për gabimet eventuale, për lëshimet
dhe vështirësitë në të cilat kanë hasur, sikundër edhe për efektet pozitive të
racisë.Në këtë mënyrë mund të nxirren përfundime reale e të drejta mbi
rezultatin përfundimtar të racisë.Përfundimet, si ato pozitive ashtu edhe ato
negative, shërbejnë shumë për planifikimin dhe zbatimin me sukses të
racive të ardhshme.
Raporti mbi racinë
Pas përfundimit të të gjitha veprimeve, masave dhe analizave të racisë,
hartohet raporti përfundimtar mbi gjithë atë që është bërë dhe është
vërejtur.Raportin e harton udhëheqësi i racisë, me ndihmën e
udhëheqësve të disa grupeve operative që kanë marrë pjesë në raci.Në
raport duhet të përfshehen edhe përfundimet e analizës së racisë, në mënyrë
që në të ardhmen të evitohen gabimet eventuale dhe të veprohet në
mënyrë më efikase.Ky raport futet në evidencën e kriminalistikës operative.
KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT
Organet e ndjekjes penale, sidomos policia kriminalistike, gjithnjë kanë
pasur nevojë të dinë çfarë ndodh në mjediset kriminale dhe për këtë qëllim i
kanë shfrytëzuar shërbimet e informatorëve.Informatorët janë persona që i
japin policisë të dhëna të karakterit kriminal, herë pas here ose
vazhdimisht, por gjithnjë në mënyrë të fshehtë.Puna kriminalistike dhe
hetimore është më efikase në qoftë se ka informacione dhe njohuri të
ndryshme të marra nga informatorët.Krijimi dhe shfrytëzimi i informatorëve
është punë shumë komplekse dhe delikate kriminalistike, e cila kryhet në
tërësi në mënyrë konspirative.Pavarësisht prej arsyeve përse një person i
caktuar ia jep policisë disa të dhëna, konsiderojmë se bashkëpunimi
afatgjatë i informatorëve dhe policisë është i mundur vetëm në bazë të besimit
reciprok.Në këtë kuptim, edhe kualiteti i informacioneve do të varet nga
shkalla e besimit reciprok.Kur bëhet fjalë për kriminalitet të organizuar,
atëherë duhet të kihet parasysh se bëhet fjalë për kriminelë profesionalë e të
specializuar, udhëheqësit e të cilëve përfitojnë shuma të mëdha parash
që u sjellin privilegje të ndryshme.Në grupet e organizuara kriminale
ose në mafi sundojnë ligjet e pashkruara të nëntokës, të cilat nënkuptojnë
konspiracionin maksimal, mbrojtjen dhe ndihmën reciproke, mosbesimin e
përhershëm ndaj rrethit, përgatitjen paraprake të alibisë së rrejshme,
mohimin e veprimtarisë kriminale para policisë dhe gjyqësisë, hakmarrjen ndaj
denoncuesve, tradhtarëve dhe anëtarëve të padëgjueshëm, e të ngjashme.
Bartësit e kriminalitetit të organizuar janë të pajisur mirë, i krijojnë dhe
i ruajnë lidhjet me njerëz që kanë ndikim në jetën publike e politike, janë
të informuar mbi arritjet dhe mundësitë e policisë, doganës, prokurorisë dhe
gjyqësisë, kurse shumë preh tyre janë në lidhje të vazhdueshme me avokatë të
zgjedhur, në mënyrë që t'i konsultojnë menjëherë në rast nevoje.
Nga sa u tha deri më tash, nuk është vështirë të nxirret përfundimi se,
pa marrë parasysh arritjet bashkëkohore shkencore e teknike të praktikës së
policisë dhe hetuesisë, është shumë vështirë të sigurohen informacione mbi
veprimtaritë kriminalistike të grupeve të organizuara kriminale.Dhe jo vetëm
kaq.Nganjëherë, përveç informacioneve fillestare mbi veprimtarinë e
grupeve të organizuara kriminale, duke shfrytëzuar të gjitha autorizimet
kriminalistike dhe juridike, është e pamundur të grumbullohen dëshmi mbi
kryerjen e veprave penale konkrete .
Në disa vende, si për shembull në SHBA, bëhen përpjekje që këto situata
të zgjidhen në mënyrë kriminalistike, ashtu që nëpërmjet informatorëve të
grumbullohen informacione dhe dëshmi mbi veprimtaritë kriminale të
bandave të caktuara apo të organizatave kriminale, ose bëhen përpjekje
që përfitohet dhe të bëhet informator ndonjëri nga anëtarët e bandës
veprimtaria kriminale e së cilës është duke u hetuar.Pas kësaj ai informator
paraqitet si dëshmitar kyç në gjykatë dhe, pikërisht në bazë të dëshmisë
së tij, mund të përfundojë procedura penale dhe t'u shqiptohet dënimi autorëve
të veprave të rënda penale.Më vonë këta dëshmitarë merren në mbrojtje
nëpërmjet programeve të veçanta të mbrojtjes së dëshmitarëve.
Informatorët janë qytetarë të ndershëm, të cilët rastësisht mësojnë ndonjë
informacion të caktuar të karakterit kriminal, pastaj qytetarët që kanë
lidhje farefisnore, miqësore ose profesionale me kriminale si edhe vetë
kriminelët.
Duke pasur parasysh këtë, konsiderohet se pikërisht kriminelët mund të
jenë informatorët më të mirë, sepse ata kryejnë vepra penale dhe mund t'i
japin policisë informacione me interes.
Mendojmë se nga kriminelët duhet të rekrutohen informatorë të
përhershëm, sepse kjo do të ishte me interes të madh për punën e
policisë.Në këtë bashkëpunim, secili informacion duhet të verifikohet për
sa është e mundur e pastaj duhet të merren masa për mbrojtjen e burimit –
informatorit.Kjo do të thotë se informacionet e informatorit duhet të
shfrytëzohen si iniciativë fillestare ose bazike për punë kriminalistike e
hetimore në gjurmimin dhe dëshmimin e veprave penale.
Më në fund, komunikimi me informatorë duhet të zhvillohet sipas
normave të kriminalistikës, ashtu që të evitohet improvizimi i cili mund të
shndërrohet në rrjedhje të informacioneve zyrtare që mund të arrijnë te
nëntoka.
KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL
1. Hyrje
Shkalla e organizimit të kriminalitetit ndërkombëtar nënkupton shfaqjen
e grupeve të organizuara kriminale me nivel të lartë të internacionalizimit,
si edhe profesionalizimin dhe specializimin e një numri të kriminelëve.Zbulimi,
hetimi dhe dëshmimi i veprave penale të kriminalitetit të organizuar
kërkon kuadër me njohuri të gjera dhe me përgatitje të lartë profesionale, i cili
duhet të jetë i specializuar për punë të tilla.
Policët me përgatitje speciale, gjatë punës së tyre, duhet të shfrytëzojnë
veprime të ndryshme kriminalistike-teknike, ndër të cilat është e
paevitueshëm observimi special.
Observimi special është veprimi kriminalistik-taktik i grumbullimit të
fshehtë të informacioneve, nëpërmjet metodës së vrojtimit personal. Ajo
përfshin vrojtimin, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e fshehtë të personave të
caktuar, të automjeteve dhe të objekteve ose hapësirave të caktuara, me qëllim
të krijimit të idesë dhe grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen
kriminale, veprimtarisë dhe identitetin e të vëzhguarve. Ky veprim
kompleks është me interes të shumëfishtë në punën e policisë me rastin
e zbulimit dhe hetimit të veprave penale dhe autorëve të tyre.Zbatimi i
observimit, në mënyrë të pavarur ose të kombinuar me veprime të tjera
kriminalistike, është i domosdoshëm në të gjitha fazat e punës kriminalistike dhe
hetimore, duke filluar që nga shfaqja e indicieve të para për një vepër
penale dhe autorin e saj e deri të ndriçimi përfundimtar dhe dëshmimi se
personi i caktuar e ka kryer veprën penale konkrete.
Objektiva të observimit special janë: zbulimi i veprave penale dhe
përcaktimi i vendit dhe kohës së kryerjes së tyre; zbulimi i autorëve të
veprave penale; vërtetimi i vendbanimeve, vendeve të veprimit, vendeve
të punës, vendit e kohës së takimeve dhe kohës e drejtimit të lëvizjes së
kryesve të veprave penale; krijimi i qasjes së drejtpërdrejt në lëvizjen
dhe aktivitetin kriminal të personave që vrojtohen; vërtetimi i taktikës
dhe strategjisë kriminale të kriminelëve që janë nën vrojtim; grumbullimi i
informacioneve të rëndësishme për përgatitjen dhe zbatimin e racisë, pusisë,
bastisjes dhe arrestimit të kriminelëve; përgatitja dhe zbatimi i
aksioneve të organizuara kriminalistike me qëllim të kapjes së autorëve
gjatë kryerjes së veprave penale, sepse kjo është mënyra më efikase e ndriçimit
dhe dëshmimit të kriminalitetit, duke pasur parasysh se në vendin e ngjarjes
(vendin e kryerjes së veprës penale, gjenden si autorët e veprave penale
ashtu edhe viktimat dhe mjetet e veprës penale.
Observimi special mund të zhvillohet në disa mënyra, të pavarura ose të
kombinuara: vrojtimi operativ dhe vëzhgimi i objektit dhe hapësirës;
vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku
kryhet veprimtari kriminale; përcjellja e fshehtë këmbë, përcjellja e
fshehtë me mjete motorike ose me mjete tjera transporti si dhe futja në grupet
kriminale.
Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ
Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ i objektit dhe hapësirës ndërmerret, para
së gjithash, pas njohurive se në një lokalitet të caktuar kryhen vepra
penale. Përveç kësaj, kjo formë e observimit special ndërmerret
detyrimisht kur është e domosdoshme të bëhen përgatitje për
ndërmarrjen e veprimeve kriminalistike dhe hetimore, siç janë bastisjet,
arrestimet, racitë dhe pusitë.
Qëllim i vrojtimit dhe vëzhgimit operativ është vrojtimi i drejtpërdrejt i
një objekti të caktuar, siç janë, për shembull, laboratorët ilegalë të
drogës, depot e fshehta të drogës, banesat e dyshimta, restorantet,diskotekat,
automjetet, parqet ose shëtitoret,në mënyrë që nëpërmjet vëzhgimit të
drejtpërdrejtë të grumbullohen informacione mbi karakteristikat e
objektit apo hapësirës së caktuar.Rezultatet e vrojtimit dhe vëzhgimit
operativ mund të shfrytëzohen si për zgjedhjen e bazës së përshtatshme
për vrojtim dhe vëzhgim të fshehtë të veprimtarisë kriminale të cilat
priten, ashtu edhe për planifikimin dhe zbatimin e bastisjeve, arrestimeve,
pusive ose racive.
Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar
Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo
hapësirave ku kryhen veprimtari kriminale bëhet nga baza vrojtuese e cila
edhe zgjedhur dhe është pajisur mirë paraprakisht.Objekti ose hapësira e
caktuar vrojtohet kur ekzistojnë indicie se do të kryhet veprimtari
kriminale.Nëpërmjet observimit është e mundur të vërehen dhe
identifikohen autorët e veprës penale, koha e kryerjes së veprës, mënyra
e kryerjes së veprës dhe shkalla e organizimit dhe kujdesit të kriminelëve.Të
gjitha veprimtaritë kriminale të vërejtura mund të dokumentohen me
fotografi, video-xhirime dhe incizime tonike.
Me këtë lloj të observimit, praktikisht, bëhet përgatitja për veprime të
tjera zbatimi i të cilave nuk do të mund të ishte as përafërsisht efikas në qoftë
se nuk do të bëhej paraprakisht vrojtimi dhe vëzhgimi.
Përcjellja e fshehtë këmbë
Përcjellja e fshehtë këmbë përdoret shpesh në praktikën e policisë, me
rastin e hetimit dhe dëshmimit të veprave të ndryshme penale.Meqenëse
vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar është i kufizuar nga objekti ose
hapësira e caktuar, ai shpesh kombinohet me përcjelljen e fshehtë të
kriminelëve që janë në lëvizje.Përcjellja e fshehtë këmbë mund të bëhet në
mënyrë të pavarur por edhe në kombinim me vrojtimin e stacionuar dhe me
përcjelljen e fshehtë me mjete transportuese.Në praktikë, kryesisht bëhet
fjalë për mënyra të kombinuara të përcjelljes dhe vrojtimit të fshehtë.
Natyrisht, kjo varet nga secili rast kriminal konkret i cili hetohet.
Përcjellja e fshehtë bëhet nga policët, të cilët realizojnë në këtë mënyrë
qasje të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e kriminelëve.Nëpërmjet observimit
të tillë është e mundur të zbulohet, për shembull, se ku gjendet
strehimorja e fshehtë e drogës, se a e mban tregtari drogën me vete apo te
bashkëpjesëmarrësit tjerë, si bartet droga nga strehimorja deri të vendi i
shitjes, mënyra se si fshehet droga, mënyra se si transportohet droga,
etj. Gjithashtu, nëpërmjet përcjelljes së fshehtë krijohet qasje edhe në
lëvizjen dhe sjelljen e kriminelëve.
Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese
Përcjellja e fshehtë me automjete motorike ose me mjete të tjera
transportuese mund të bëhet në mënyrë të pavarur, por shpesh edhe në
mënyrë të kombinuar me forma të tjera observimit special Duhet të merret
parasysh se kriminelët gjithnjë e më shumë përdorin mjete motorike dhe
mjete tjera transportuese (motoçikleta, barka të shpejta), si në
komunikacionin urban, ashtu edhe në atë ndër-urban, por edhe në
transportin detar.
Si gjatë përcjelljes së fshehtë këmbë ashtu edhe gjatë përcjelljes së
fshehtë me mjete transportuese,policia ka për qëllim të ketë vështrim në
lëvizjen e kriminelëve, në vendet ku mbahen mjetet e veprës penale, në
vendtakimet e fshehta të kriminelëve dhe në disa aspekte të strategjisë
kriminalistike.Vetë taktika e përcjelljes kërkon policë të aftësuar mirë dhe
të pajisur mirë me mjete transportuese.

KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL


Vërejtje hyrëse
Sipas Nenit 197 të Kodit të Procedurës Penale, organet publike janë të
obliguara t'i kallëzojnë (paraqesin) veprat penale, të cilat ndiqen sipas
detyrës zyrtare, për të cilat janë të informuara ose për të cilat kanë njohuri
në çfarëdo mënyre.Me këtë rast është e nevojshme të paraqiten faktet të
cilat u janë të njohura dhe të ruajnë gjurmët e veprës penale, të mjeteve
me të cilat janë kryer veprat penale ose ndaj të cilave janë kryer veprat penale.
Më tutje, sipas Nenit 198 të Kodit të Procedurës Penale, secili qytetar ka
të drejtë të denoncojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare,
kurse në rastet kur moskallëzimi i veprës penale konsiderohet vepër penale,
kallëzimi
është obligim i secilit.
Në të njëjtin nen është parashikuar edhe një dispozitë shumë e
rëndësishme, sipas së cilës punëtorët shoqërorë dhe shëndetësorë,
mësimdhënësit, edukatorët dhe personat tjerë që kryejnë punë të ngjashme, të
cilët kanë njohuri ose zbulojnë se ekziston dyshimi i bazuar se fëmija është
viktimë e veprës penale, sidomos kur bëhet fjalë për vepra penale
kundër integritetit seksual të fëmijës, janë të obliguar që këtë ta
denoncojnë menjëherë.
Kallëzimi penal i parashtrohet prokurorit publik kompetent në formë të
shkruar, nëpërmjet mjeteve teknike të komunikimit ose në mënyrë verbale
(të drejtpërdrejt). Por, në qoftë se kallëzimi i parashtrohet gjykatës,
policisë ose prokurorit publik kompetent, këto organe janë të obliguara që
t'ia përcjellin menjëherë prokurorit publik kompetent.Kjo dispozitë ligjore
është plotësisht e arsyeshme, pasi qytetarët nuk janë të obliguar dhe nuk
duhet t'i dinë këto çështje.Ata e dinë se edhe prokurori, edhe gjykata, edhe
policia janë organe që e luftojnë kriminalitetin, prandaj është e logjikshme
që cilitdo prej këtyre organeve t'ia paraqesin veprën penale ose autorin e saj.Në
këtë libër flasim për kallëzimin penal që policia ia parashtron prokurorit
publik. Në të vërtetë, sipas Nenit 200 të Kodit të Procedurës Penale,
policia është e obliguar që sapo të mësojë se ekziston dyshimi se është kryer një
vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet kallëzimit penal
ose në formë tjetër, ta informojnë prokurorin publik, më së largu 24 orë prej
momentit të marrjes së informacionit.Meqenëse bëhet fjalë për një afat
shumë të shkurtër, është e logjikshme që parashtruesi i veprës penale nuk
ka mundësi për hetim të detajuar dhe për grumbullimin e dëshmive mbi veprën
penale.Për këtë arsye, në të njëjtën dispozitë ligjore është parashikuar
që edhe pas njoftimit të parë të prokurorit publik kompetent, të
dorëzohen raporte të reja dhe informacione shtesë.Nga një interpretim
logjik të kësaj dispozite ligjore mund të konkludohet se obligim i parë i
policisë është njoftimi mbi veprën e kryer, i cili, në esencë,nuk është në
formë të kallëzimit penal.Mendojmë se këtu bëhet fjalë për njoftim
gojor, ndërsa kallëzimi penal mund të parashtrohet pas grumbullimit të
dëshmive mbi kryerjen e veprës penale dhe/apo kryesit të saj.
Kallëzimi penal i policisë
Sipas dispozitës së Nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të
informacioneve të grumbulluara, policia e formulon kallëzimin penal në të
cilin paraqet dëshmitë e zbuluara gjatë procedurës së grumbullimit të
informacioneve.Bashkë me kallëzimin penal, policia ia dorëzon prokurorit
publik kompetent edhe lëndët, skicat, fotografitë, raportet e marra,
procesverbalet për masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare,
deklaratat dhe materialet tjera që mund të kontribuojnë për efikasitetin e
inicimit të procedurës penale.Nga kjo dispozitë burojnë edhe obligime të
caktuara të policisë, siç është ndërmarrja e veprimeve dhe masave të
caktuara që kanë për qëllim hetimin efikas të veprës penale për kryerjen e së
cilës është informuar.Me këtë dispozitë është e lidhur edhe dispozita e
Nenit 201, alineja 1 e Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës policia
është e obliguar që, në rast se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një
vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, të ndërmarrë të gjitha masat
dhe veprimet për të gjetur kryesin, për të parandaluar fshehjen ose
arratisjen e kryesit ose të bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës
penale, për të zbuluar dhe për të ruajtur gjurmët dhe dëshmitë tjera të veprës
penale e të mjeteve që mund të përdoren si dëshmi, si edhe për të
mbledhur të gjitha informacionet që mund të jenë me interes gjatë procedurës
penale. Për të arritur përmbushjen e kësaj dispozite ligjore imperative,
policia duhet të ketë autorizime të shumta.Natyrisht, me ligj janë
parashikuar këto autorizime, të cilat, në të vërtetë, përfshehen në
veprimtaritë operative kriminalistike.Bëhet fjalë për këto veprime dhe masa
(sipas Nenit 201, alineja 2 e Kodit të Procedurës Penale): grumbullimi i
informacioneve nga qytetarët; kontrolli i përkohshëm i automjeteve, udhëtarëve
dhe valixheve të tyre; kufizimi i lëvizjes në rajone të caktuara në kohën
që kjo konsiderohet nevojë urgjente; vërtetimi i identitetit të personave
dhe mjeteve; ndjekja e personave ose mjeteve për të cilat është lëshuar flet-
arrest; bastisja e ndërtesave ose hapësirave të caktuara të organeve publike dhe
hulumtimi i dokumenteve të caktuara që u përkasin; konfiskimi i
mjeteve që mund të shërbejnë si dëshmi gjatë procedurës penale dhe
sigurimi i kontrollit mjekësor të të dëmtuarit.
Kallëzimi penal është akt joformal penalo-procesor , i cili ia ofron prokurorit
publik kompetent njohuritë e para për veprën penale dhe/ose kryesin e saj,
të cilat, si rregull, janë rezultat i veprimtarisë operative të policisë. Si
rregull, përmbajtja e kallëzimit dhe shtesave është substrat faktik
primar, bazë faktike për prokurorin publik.Përmbajtja e kallëzimit penal
varet prej nivelit dhe kualitetit të veprimtarisë operative të policisë.Jo
rrallë, efikasiteti i procedurës penale që do të pasojë varet pikërisht nga
cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal dhe shtesave të tij.Gjatë paraqitjes
së dëshmive, policia mund të shfrytëzojë burimet materiale dhe personale të
informacionit.Në këtë punim. Burime materiale të informacionit
konsiderohen gjurmët dhe mjetet që kanë lidhje me veprën penale,
dokumentet e identifikimit dhe incizimet teknike (regjistrimet), ndërsa burime
personale të informacionit konsiderohen njerëzit, duke pasur parasysh statusin e
tyre gjatë procedurës.Në esencë, kallëzimet ndaj kryesve të panjohur
(vetëm për kryerjen e veprës penale) dallojnë nga kallëzimet ndaj të
dyshuarit. Në rastin e dytë mund të bëhet fjalë edhe për situatën në të
cilën është arrestuar i dyshuari dhe për situatën në të cilën është identifikuar
ai, por nuk është arrestuar.
Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë
Kodi i Procedurës Penale nuk përcakton se çfarë duhet të përmbajë
kallëzimi penal i policisë, në aspektin vëllimor, por vetëm e thekson
obligimin e paraqitjes së dëshmive, pra të mjeteve, skicave,fotografive,
raporteve të siguruara, procesverbaleve të masave dhe veprimeve të
ndërmarra, shënimeve zyrtare, deklaratave dhe materiale tjera që mund
të jenë me interes për procedurën penale, duke përfshirë edhe të gjitha faktet
dhe dëshmitë që janë në favor të të dyshuarit, të cilat nuk përfshehen në
përmbajtjen e kallëzimit penal, në praktikën e përditshme kriminalistike
dhe procesore janë kristalizuar këto elemente të përmbajtjes së kallëzimit penal.
Para paraqitjes së elementeve të përmbajtjes së raportit të personit
zyrtar të autorizuar, duhet të theksohet se përmbajtja e raportit duhet të
jetë e plotë, e vërtetë, e thuktë, e argumentuar dhe e verifikuar.Përveç kësaj,
janë të rëndësishme edhe tërësia e përmbajtjes së raportit dhe radhitja e
të dhënave të paraqitura, të cilat duhet të renditen në mënyrë kronologjike.Të
dhënat dhe dëshmitë duhet të jenë të formuara qartë e në mënyrë
jodykuptimore, ndërsa shkalla e sigurisë së tyre duhet të jetë e dukshme.
Kompleksiteti i të dhënave të përfshira në raport i kontribuon shpejtësisë
dhe ekonomizimit të procedurës penale.
Cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal të policisë varet drejtpërdrejt
nga cilësia e përpunimit kriminalistik. Ajo është e lidhur ngushtë edhe
me sasinë dhe cilësinë e përgjigjeve të fituara në pyetjet e arta të shkencës
kriminalistike.Përgjigjet sa më të plota në sa më shumë pyetje sigurojnë
përmbajtje cilësore të kallëzimit.Natyrisht, në praktikën bashkëkohore
kriminalistike dhe penale-procesore përmbajtjen e kallëzimeve penale e
përcaktojnë rrethanat e ngjarjes ose të veprës penale konkrete dhe normat e
shkencës kriminalistike që duhet të zbatohen në rastin konkret. Nga
dispozitat pozitive të Kodit të Procedurës Penale del se përmbajtja e
kallëzimit penal të policisë duhet të jetë e tillë që prokurori publik
kompetent të marrë vendimin përkatës në bazë të saj.Ndonëse në KPP nuk
theksohet qartë, mendojmë se kjo mund të jetë se prokurori mund të
marrë ndonjërin prej këtyre vendimeve:hedhjen e kallëzimit penal, kthimin e
kallëzimit për plotësim, lëshimin e mandatit për zbatimin e hetimeve ose
ngritjen e aktakuzës. Kjo nënkupton se përmbajtja e kallëzimit penal të
policisë duhet të përfshijë përshkrimin e saktë të fakteve penalo-juridike dhe të
tregojë të gjitha dëshmitë e nevojshme që i shërbejnë prokurorit publik për
marrjen e ndonjërit prej vendimeve që i përmendëm.Paraqitja e plotë e
fakteve në përmbajtjen e raportit, përveç që mundëson përdorimin efikas
dhe operativ të të dhënave, i kontribuon edhe ligjshmërisë, shpejtësisë dhe
ekonomizimit të procedurës.Për këtë arsye, edhe stili i shprehjes së raportit
duhet të jetë i qartë, i saktë, përmbajtjesor dhe mjaft preciz, në mënyrë
që të krijohet një ide e qartë e asaj që duhet të shprehë kallëzimi.
Meqenëse se kallëzimi penal është një formë e mjeteve shprehëse dhe
njëfarë mënyre e fiksimit dhe prezantimit të fakteve relevante
penalojuridike, të kuptuara në kuptimin më të gjerë të fjalës, kallëzimi i policisë
duhet të jetë në nivel më të lartë se sa kallëzimet e organeve të tjera
publike, në kuptim të tërësisë, detajimit dhe argumentimit të të dhënave dhe
dëshmive.Përmbajtja e kallëzimit penal ndryshon prej rastit në rast. Siç
duket, kallëzimi i policisë është akt i shkruar për prokurorin publik
kompetent për një vepër konkrete penale dhe/ose për kryesin e saj.Në aspektin
kohor, ky kallëzim është më i afërti me veprën penale që është kryer,
prandaj destinimi i tij është shumë i rëndësishëm.Pikërisht nga përmbajtja e
kallëzimit burojnë edhe përmbajtja dhe elementet që duhet t'i përmbajë.
Në praktikën e përditshme të policisë, deri në njëfarë mase, janë
kristalizuar përmbajtja dhe forma ( e cila nuk është e obligueshme) e këtij lloji të
kallëzimeve.
Në bazë të elaborimit të deritashëm mund të thuhet se kallëzimi penal i
policisë, në qoftë se dëshiron të jetë njëfarë „repetitori“ për prokurorin
publik kompetent, duhet të përmbajë sidomos të dhënat e më poshtme:
1. Kush dhe kur e ka njoftuar policinë për ngjarjen penale, përveç se
zbulimi i burimit të informacionit do të shkonte në dëm të interesit të
ndonjë personi fizik ose juridik.
2. A është dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së
informacionit për ngjarjen kriminale, kur dhe kush ka dalë në vendin e
ngjarjes.
3. Cilat masa dhe veprime janë ndërmarrë në vendin e ngjarjes dhe mbi
çfarë baze, e sidomos:
(a) A janë marrë informacionet nga qytetarët, me përfshirjen e të
dhënave personale të qytetarëve që kanë dhënë informacione, a kanë
refuzuar qytetarët dhe cilët dhe përse kanë refuzuar të japin
informacione mbi faktet të rëndësishme, a është arrestuar ndonjë
person para ardhjes së prokurorit publik ose para se t’i drejtohej atij,
etj.
(b) A është bërë konfiskimi i përkohshëm i mjeteve, kur është bërë
konfiskimi dhe çfarë mjetesh janë konfiskuar, mbi çfarë baze dhe për
çfarë arsyesh është bërë konfiskimi, etj.
(c) A është bërë bastisja e banesës apo hapësirave tjera ose e
personave dhe cilëve persona (me shpjegimin e arsyeve të zbatimit
urgjent të bastisjes) dhe çfarë rezultatesh janë arritur.
(d) A është bërë shikimi i vendit të ngjarjes, kur dhe kush e ka bërë
dhe a është bërë ekspertiza (në kuptimin e ngushtë të fjalës) në
kuadrin e shikimit dhe kush e ka bërë ekspertizën.
(e) A janë ndërmarrë masa dhe veprime tjera në vendin e ngjarjes,
çfarë masash e veprimesh janë ndërmarrë, mbi çfarë baze, me çfarë
qëllimi dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.
4. Çfarë masash dhe veprimesh janë ndërmarrë jashtë vendit të ngjarjes
penale, mbi çfarë baze, kur dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.
5. Në bazë të çfarë të dhënash ( informacionesh dëshmuese dhe
dëshmish) nxirret përfundimi për ekzistimin e dyshimit se është kryer
vepër penale apo se ndonjë person është kryes i veprës penale.
6. Përshkrimi faktik dhe titulli ligjor (kualifikimi ligjor) i veprës penale,
dhe sidomos, a është i diskutueshëm vëllimi i veprimtarisë kriminale të
personit të denoncuar në kuptimin e ekzistimit të besueshmërisë se personi i
denoncuar ka kryer edhe vepra të tjera penale ose se ka pasur edhe
bashkëpjesëmarrës etj.
7. Çka është e diskutueshme nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së
dëshmive në lidhje me burimet e informacionit të tyre (burimet e natyrës
materiale dhe personale).
8. Të dhënat personale në dispozicion për personin që dyshohet të jetë
kryes i veprës penale me theksimin e arsyeve mbi të cilat bazohet dyshimi
dhe të dhënën nëse personi i dyshuar është arrestuar apo jo.
9. Shtesat e kallëzimit, etj.
Më në fund, duhet të theksohet rëndësia e të dhënave mbi dëshmitë.Në
kallëzimin penal ato duhet të renditen, ose në mënyrë kronologjike (sipas
kohës së sigurimit) ose sipas peshës së tyre (forcës dëshmuese).Kjo është
çështje e vlerësimit në secilin rast konkret.Zakonisht bëhet fjalë për
procesverbale, siç është procesverbali mbi shikimin e shtesave të
kallëzimit (fotografive, dokumenteve, skicave, etj.),procesverbali mbi
veprimet tjera të ndërmarra, vërtetimet mbi mjetet e konfiskuara
përkohësisht, dokumentet personale dhe dokumentet tjera, etj.Përveç këtyre,
këtu përfshehen edhe shënime të ndryshme zyrtare,dokumente
mjekësore, analiza dhe mendime mbi shkallën e varësisë së
pjesëmarrësit nga alkooli, raportet e policëve mbi ndërhyrjet e mëhershme,
listat e thirrjeve telefonike, dokumentacioni mbi identifikimin e kryesit ose
të viktimës, shënimet mbi hulumtimet e kryera poligrafike, shënimet
mbi kontrollimin e terrenit, etj.
Në bazë të bashkëpunimit të nevojshëm profesional midis policisë,
prokurorit publik dhe gjykatës, në pjesën hyrëse ose në fund të kallëzimit,
gjegjësisht, në shkresën plotësuese, duhet të tregohen masat dhe veprimet që
janë në vijim e sipër ose ato që do të ndërmerren më vonë,si edhe mbi
vazhdimin e përpunimit kriminalistik me qëllim të vërtetimit të rrethanave
shtesë që kanë lidhje me veprën penale përkatëse ose me ndonjë tjetër.
2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë
Kur është e obliguar policia që ta bëjë kallëzimin penal? Pavarësisht prej
dispozitës së Nenit 200, alinesë 2 të KPP, sipas të cilës policia është e
obliguar që në afat prej 24 orësh të bëjë kallëzim penal ose në ndonjë
mënyrë tjetër ta njoftojë prokurorin publik për veprën e kryer penale që
ndiqet sipas detyrës, konsiderojmë se ky nuk është afati ligjor për
parashtrimin e kallëzimit penal të policisë.Sipas kësaj, mendojmë se
kallëzimi penal i policisë për vepër penale bëhet me kohë gjithnjë deri sa të
mos hyjë në fuqi vjetrimi i ndjekjes penale.Sipas dispozitave pozitive të KPP,
policia vlerëson dhe e përcakton vetë momentin e dorëzimit të kallëzimit
sipas iniciativës së saj.Në praktikë, ky moment varet nga një sërë
faktorësh, sidomos rrethanave të ngjarjes ose veprës penale dhe një sërë
çështjesh faktike.Ndonjëherë policia e zhagit momentin e dorëzimit të
kallëzimit sipas detyrës zyrtare, në mënyrë që kallëzimi të jetë sa më i plotë
dhe të ketë numër të mjaftueshëm të dëshmive të nevojshme.Siç duket, me
këtë rast nuk mendohet sa duhet në mundësinë e plotësimit të kallëzimit
penal.Për shkak të kompleksitetit të situatave jetësore, të cilat cilësohen
si vepra penale, në praktikën e përditshme kriminalistike janë të rralla rastet
kur kallëzimi nuk ka nevojë të plotësohet me njohuri të reja, sidomos në qoftë se
me rastin e dorëzimit të kallëzimit ka pasur dilema të caktuara.Siç shihet, sa
i përket afatit dhe momentit të parashtrimit të kallëzimit penal të policisë
sipas iniciativës personale nuk ekzistojnë afate ligjore as kufizime, prandaj
vlerësimi është ekskluzivisht çështje e policisë.Në këtë rast, prokurori
përkatës mund të ketë rol të madh nxitës.
Meqenëse parimi i përgjithshëm i legalitetit të ndjekjes penale vlen edhe
për policinë, si kundër edhe parimet tjera procesore, momenti i parashtrimit
të kallëzimit penal të policisë duhet të jetë sa më i afërt me kohën e kryerjes së
veprës penale, gjegjësisht me kohën e informimit për kryerjen e veprës,
sepse në këtë mënyrë gjasat për zbatimin me sukses të procesit penal janë
shumë më të mëdha. Nga ana tjerë, kallëzimi penal do të jetë më cilësor sa
më e shkurtër që të ketë qenë koha midis marrjes së informacionit për
kryerjen e veprës penale dhe reagimit të policisë.Por, kjo vlen me kusht që
policia të ketë vepruar në mënyrë adekuate.
Nga sa u tha deri më tash del se policia është e obliguar që prokurorit
publik t'ia dorëzojë kallëzimin penal sipas iniciativës personale, kur të
arrijë në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale ose
se personi i caktuar është autor i kësaj vepre, gjë që bëhet në bazë të
përpunimit kriminalistik të të dhënave dhe dëshmive të grumbulluara.
Kallëzimi është rezultat i vlerësimi të të dhënave dhe dëshmive, gjë që
do të thotë se rol të rëndësishëm ka momenti subjektiv i vlerësimit mbi
ekzistimin e „dyshimit të bazuar“.Përsëri duhet të tërhiqet vërejtja se në
praktikë ky vlerësim lëviz prej rastit në rast, varësisht prej llojit të veprës
penale, mënyrës, mjeteve dhe vendit të kryerjes etj.
2. 3. Të dhënat për parashtruesin e kallëzimit penal
Duke i trajtuar dispozitat e KPP si dispozita të vetme meritore për
përmbajtjen e kallëzimit penal, si edhe të parimeve të shkencës
kriminalistike, kallëzimi penal duhet të ketë këto elemente: (1) të dhënat mbi
organin e policisë që bën parashtrimin e kallëzimit dhe (2) të dhënat
mbi veprën penale dhe kryesin që kallëzohet.
Sipas natyrës së kallëzimit penal që e parashtron policia sipas detyrës
zyrtare duhet të jetë e dukshme se kush është parashtrues (emri i njësisë
organizative adresa, numri i lëndës të regjistrit të veprave penale, data dhe
vendi i hartimit të parashtresës, të dhënat mbi personin e autorizuar
zyrtar që e ka hartuar kallëzimin dhe të dhënat mbi udhëheqësin e asaj
njësie organizative.Po ashtu, duhet jetë e dukshme se kujt i parashtrohet
kallëzimi.Në qoftë se më herët është ndërmarrë diçka lidhur me veprën
ose/dhe personin, në parashtresë duhet të tregohet se çka është
ndërmarrë, numri dhe data e parashtresave në mënyrë që të bëhet bashkimi i
tyre.
Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin
Para së gjithash, kjo është përshkrimi faktik-juridik i veprës penale,
sidomos në kuptimin e vendit, kohës, mënyrës dhe mjeteve të kryerjes, si
edhe cilësimit ligjor të veprës penale (kualifikimi ligjor).Kualifikimi ligjor i
veprës është i rëndësishëm për shkak të kompetencave reale të
prokurorisë dhe gjykatës. Këtu bëhet fjalë për përshkrimin detaj të elementeve
subjektive dhe objektive të veprës penale.Shprehja “përshkrim i detajuar
faktik” do të thotë përshkrim “i rëndësishëm” i veprës penale, pra pa
kurrfarë njolle, në kuptimin e fakteve irelevante penale-juridike.Siç është
thënë, kjo do të thotë se duhet të jepen sa më shumë përgjigje në
pyetjet e arta të kriminalistikës.Bëhet fjalë për kriminogjenezë dhe
viktimogjenezë të plotë dhe kualifikim të veprës penale.Nga përshkrimi i
veprës penale duhet të jetë e dukshme se a bëhet fjalë për krim të
tentuar apo të kryer.
2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale
Sipas dispozitës së Nenit 33, alineja 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të
Kosovës (në tekstin e mëtejmë KPPK), vepra penale është kryer në vendin ku
ka vepruar ose është dashur të veprojë kryesi, si edhe në vendin në të cilin
është shfaqur pasoja.Në alinenë 2 të këtij neni thuhet se tentimi për
kryerjen e veprës është kryer në vendin ku ka vepruar kryesi dhe në vendin
ku kryesi ka planifikuar të shfaqet pasoja.
Vendet e përgatitjes, tentimin ose kryerjes së veprës penale paraqesin
burimin kryesor të fakteve relevante të natyrës materiale.Duhet të dallohet
vendi i kryerjes së veprës në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë.
Në kuptim të ngushtë, është vendi ku është tentuar apo është kryer
vepra penale. Në kuptim të gjerë, janë të gjitha vendet që kanë të bëjnë
me kryerjen e veprës penale, në të cilat mund të gjenden burime relevantë të
informacioneve materiale ose personale, të cilat janë me interes për sqarimin
e rastit dhe të gjitha rrethanave të rëndësishme për çështjen e ardhshme
penale.Të tilla janë, p.sh., vendet ku është planifikuar vepra penale,
vendet ku janë fshehur mjetet në lidhje me veprën penale, vendet ku
janë provuar mjetet për kryerjen e veprës penale, vendet ku është fshehur
trupi pa jetë, rruga e ardhjes dhe shkuarjes së kryesve të veprës penale
(itinerari), etj.
Vendet për të cilat bëhet fjalë këtu duhet të jenë të shenjuara qartë në
kuptimin gjeografik, sepse prej kësaj varet kompetenca lokale e
prokurorisë publike kompetente dhe gjykatës (përcaktimi hapësinor i
qëndrueshmërisë së veprës penale).Në qoftë se vendi i ngjarjes gjendet në
vend të banuar, duhet të ceket rruga, sheshi, lagjja, numri i shtëpisë,
kati dhe të dhënat tjera për të caktuar saktë vendin e kryerjes së veprës
penale.Duhet të theksohen edhe kushtet (situata) e vendit të veprës
penale, në ato raste kur kjo është e rëndësishme për kualifikimin e veprës,
njohjen e rrethanave që i kanë paraprirë veprës etj.Te disa vepra penale,
p.sh. deliktet e komunikacionit dhe të ashtuquajturat delikte të gjakut, në
kuptimin e ngushtë të tyre, duhet të theksohet edhe topografia e vendit të
veprës. Kështu, tek tentim vrasja, në bazë të topografisë së vendit të
kryerjes së veprës mund të nxirret përfundimi mbi ekzistimin e
paramendimit të vrasjes tempore delicti (animus nocendi), si edhe nëse vepra
është kryer në mënyrë dinake ose të fshehtë, etj.Duhet të kihet parasysh se
kushtet në vendin e veprës penale, në kuptimin topografik, ndikojnë në
kualifikimin e veprës dhe në zbatimin e rrethanave lehtësuese dhe rënduese. Në
praktikë, përcaktimi i vendit të veprës penale bëhet me vështirësi në
situata të incidenteve ekologjike, aksidenteve gjatë lundrimit dhe aksidenteve
ajrore.
2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale
Sipas dispozitës së Nenit 32 të KPPK, vepra penale është kryer në kohën
kur kryesi ka vepruar ose është dashur të veprojë, pa marrë parasysh kur
është shfaqur pasoja.Në kallëzimin penal kjo kohë duhet të përcaktohet sa
më saktë, në kuptimin e vitit, muajit, ditës së javës, orës dhe,
eventualisht, minutës, në qoftë se kjo është vërtetuar. Kjo kohë është e
rëndësishme për shkak të zbatimit të ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën
e kryerjes së veprës (ligj më i fortë apo më i butë), verifikimit të alibisë,
përcaktimit të moshës së kryesit dhe viktimës, përcaktimit të përgjegjshmërisë,
lajthitjes reale, etj.
Prej kësaj që u tha deri më tash del se të dhënat mbi veprën penale në
kallëzimin penal të policisë duhet të jenë të atilla që prej tyre të mund të
nxirret përfundimi se vepra penale e parashkruar vërtet është kryer. Në qoftë
se bëhet fjalë për më shumë vepra penale duhet të theksohet numri dhe
kualifikimi ligjor i tyre, bashkë me paraqitje të detajuar të të dhënave për
cilësimin e veprës penale. Si rregull, renditja e veprave bëhet sipas kohës së
kryerjes së tyre ose sipas peshës së tyre, duke filluar prej atyre me
peshë të rëndë kah ato me peshë më të lehtë. Në mënyrë të veçantë
duhet të përshkruhen format e shfaqjes së veprës (aspekti
morfologjikfenomenologjik).Në kallëzim duhet të paraqitet në mënyrë të
dukshme nëse vepra penale është kryer apo ka mbetur në frazën e tentimit
dhe duhet të tregohet se a bëhet fjalë për ndikim real apo ideal, etj.Situata
është veçanërisht e komplikuar kur bëhet fjalë për kufirin e ndarjes së
vetëmbrojtjes së nevojshme dhe vetëmbrojtjes së paevitueshme.
Në qoftë se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë më shumë
persona të cilët denoncohen duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar
mënyra e pjesëmarrjes së secilit prej tyre në kryerjen e veprës.Me fjalë të
tjera, duhet të përshkruhet forma e pjesëmarrjes në rastin konkret
(kryerje e përbashkët, bashkëkryerje, nxitje, ndihmë, etj), pra mënyra e hyrjes
në zonën e dënueshme.
2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale
Mënyra e kryerjes së veprës penale, në fakt, është modus operandi
teknik. Sipas dispozitës së Nenit 31, alineja 1 të KPPK, vepra penale mund
kryhet me dashje dhe pa dashje.Mënyra e kryerjes duhet të përshkruhet në
mënyrë të detajuar, sepse kështu, përveç tjerash, sheshohen
karakteristikat e kryesit, vullnetit të tij kriminal. Këto të dhëna kanë
rëndësi të veçantë kur kombinohen me mjetet e përcaktuara ose të dyshuara që
janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale konkrete, si edhe përshkrimi i
objektit të sulmit dhe i pasojave të shfaqura.Në këtë mënyrë mund të nxirren
përfundime mbi formën e fajësisë (me qëllim apo nga pakujdesia).
Përveç përshkrimit të detajuar të mjeteve të kryerjes, sidomos në
kuptimin e funksionalitetit të tyre, duhet të përshkruhet edhe gjendja e tyre, në
kuptimin e rregullsisë e efektshmërisë, etj.Kjo është posaçërisht e
rëndësishme kur bëhet fjalë për armë të zjarrit dhe armë të ftohta.Në qoftë se
janë përcaktuar aftësitë (shkathtësitë) e kryesit për përdorimin e mjeteve të
kryerjes së veprës, prirjet dhe shprehitë e tij për përdorimin e mjeteve të
kryerjes, ato duhet të tregohen dhe të përshkruhen, sepse mund të
tregojnë profesionalizmin, profesionin, motivin e kryesit, etj. Sjellja e
kryesit duhet të përshkruhet sipas fazave të kryerjes së veprës penale: faza
para kryerjes (ante delictum), faza gjatë kryerjes (tempore delicti) dhe faza pas
kryerjes (post delictum). Kur bëhet fjalë për të ashtuquajturën situatë të
paradeliktit (fazës para kryerjes së veprës penale) duhet të përshkruhen
rrethanat që i kanë paraprirë ose që kanë qenë në lidhshmëri me atë situatë. Me
interes të veçantë janë të dhënat mbi përgatitjen ose paralajmërimin e
kryerjes së veprës penale (veprimet përgatitore). Përveç përshkrimit të
vetë mënyrës së kryerjes së veprës penale, duhet të përshkruhen edhe
veprimet të cilat i ka ndërmarrë apo të cilat nuk i ka ndërmarrë kryesi pas
kryerjes së veprës penale.(p.sh. asgjësimi i gjurmëve, mosdhënia e ndihmës
viktimës etj.).Zakonisht, bëhet fjalë për ndërmarrjen e veprimeve me
qëllim të heqjes së dyshimit, duke zhdukur gjurmët dhe mjetet në lidhje
me veprën penale, për krijimin e alibisë së rreme, për instrumentalizimin e
dëshmitarëve të rremë etj.Të gjitha faktet e përmendura që kanë lidhje me
situatën e deliktit në vendin e ngjarjes ose veprës penale tregojnë një
sërë elementesh të veprës penale, si edhe të vullnetit kriminal e të
këmbëngulësisë së kryesit, sidomos kur ka vazhduar të veprojë përkundër
rrethanave që ia kanë pamundësuar ose vështirësuar kryerjen e veprës
penale. Në rast të arratisjes duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar
mënyra e arratisjes dhe evitimit të zbulimit.
2.4.4. Të dhënat mbi personin e denoncuar
Në këtë pjesë të kallëzimit penal duhet të tregohen të dhënat personale
të personit ose personave të denoncuar. Këto të dhëna, do të ishin: emri
e mbiemri, emrat tjerë ose ofiqi, emrat e mbiemrat e prindërve, mbiemri i
vajzërisë i nënës, vendi i lindjes, vendi i banimit, dita, muaji dhe viti i
lindjes, përkatësia kombëtare dhe shtetësia, profesioni, gjendja
familjare, shkalla e arsimimit, a e ka kryer shërbimin ushtarak dhe kur, grada
eventuale që ka pasur si ushtar, as gjendet në evidencën ushtarake dhe në cilën,
te cili organ, a ka qenë i dekoruar, gjendja materiale, a ka qenë i dënuar
dhe kur e për çka, a ka vuajtur ndonjë dënim, ku dhe kur, a zhvillohet
ndaj tij ndonjë procedurë tjetër, çfarë procedure, nga cili organ dhe përse, në
qoftë se është i mitur cila është procedura ligjore që zhvillohet ndaj tij, etj. Pra,
këto të dhëna janë njëfarë anamneze e kryesit të veprës penale.
Duhet të theksohen edhe të dhënat të cilat kanë mundur të kenë ndikim
në kryerjen e veprës penale ose në përfshirjen e kryesit në veprimtari
kriminale, të cilat janë të rëndësishme për procedurën penale, p.sh. a bëhet fjalë
për përsëritës dhe për çfarë përsëritje bëhet fjalë:të përgjithshme, të ngjashme,
të njëjtë, të shumëfishtë. Kjo është posaçërisht e rëndësishme te të
ashtuquajturat vepra penale serike dhe kryesve serikë. Meqenëse
kallëzimi penal i policisë është njoftim zyrtar i prokurorit publik
kompetent, duhet të jepen edhe të dhëna për jetën e personit të denoncuar
dhe për tiparet (vetitë) e karakterit te tij, në qoftë se ato i janë të njohura
policisë në momentin e paraqitjes së kallëzimit.Këtu, përveç tjerash,
përfshehen edhe të dhënat për mentalitetin e kryesit. Me nocionin
«mentalitet» duhet te nënkuptohen reaksionet aktive shpirtërore dhe
sjella e individit. Kjo është sinonim i fjalës «temperament dhe, shpesh,
edhe te fjalës «karakter», por nocioni mentalitet ka të bëjë me tiparet e
lindura, me prirjet dhe me disponimin.Duke pasur parasysh gjenezën dhe
dinamikën e veprave te caktuara penale, p.sh. vrasjeve, ajo duhet të
vërtetohet edhe në shënim të veçantë zyrtar, i cili dorëzohet bashkë me raportin,
duhet të tregohen cilët shkaktarë kanë prishur baraspeshën emocional
të personit të denoncuar në rastin konkret dhe kanë shkaktuar emocione
negative që kanë çuar në kryerjen e veprës penale.Këtu bëhet fjalë për
vlerësim laik të policisë.Ka persona që, për shkak të strukturës së veçantë
të temperamentit të tyre, mund të dalin lehtë nga «vetvetja» dhe më lehtë se të
tjerët bien në depresion dhe në gjendje të dobët emocionale.Te personat e tillë
«pragu» për kryerjen e veprave penale është më i ulët se te njerëzit
tjerë.Në këtë pjesë të kallëzimit penal përfshehen edhe të dhënat mbi të
ashtuquajturën «e kaluar e fshehtë» të kryesit të veprës penale, siç janë
të dhënat nga evidenca e të dënuarve dhe të dhënat tjera për jetën e të
denoncuarit, në qoftë se ato janë relevante për vlerësimin e personalitetit
të tij, si edhe vetitë që kanë mundur të ndikojnë në kryerjen e veprës penale ose
në zgjedhjen e karrierës kriminale, të cilat janë me interes për procedurën
penale.Në qoftë se denoncohen më shumë persona, për secilin prej tyre
duhet të tregohet mënyra e hyrjes në zonën e dënuar (pjesëmarrje në
vepër) dhe të dhënat e përmendura më parë.
Gjatë grumbullimit të të dhënave dhe dhënies së tyre, policia është e
obliguar të veprojë në mënyrë të kujdesshme, duke pasur kujdes që të mos
cenohet nderi dhe autoriteti i personave me të cilët kanë të bëjnë këto të
dhëna .Kjo çështje do të trajtohet veçanërisht te rasti i grumbullimit të të
dhënave dhe nga prizmi i dispozitës së Nenit 347 të Kodit Penal, i cili ka
të bëjë me «sekretin zyrtar».
2Të dhënat për masat dhe veprimet e ndërmarra
Në këtë pjesë të kallëzimit penal duhet të tregohen, në mënyrë
kronologjike, masat dhe veprimet që janë ndërmarrë. Këtu bëhet fjalë
për njëfarë hodogrami të përpunimit kriminalistik Para së gjithash, këtu
përfshehen masat e ndërmarra të kujdestarisë operative pas marrjes së
njoftimit, në qoftë se vepra penale është paraqitur në kujdestari, sepse ato janë
relevante për përmbajtjen e raportit.Pastaj vijnë masat e ndërhyrjes së
parë, kryesisht të policisë.Këto janë masat dhe veprimet që i ka
ndërmarrë policia pas marrjes së paralajmërimit ose njoftimit për
kryerjen e veprës penale, para së gjithash nëpërmjet policisë me uniformë, dhe
veprimet e policisë më pastaj.
Këtu bëhet djalë, para së gjithash, për veprimet e shërbimit të
kujdestarisë dhe patrullues, por edhe të personave tjerë të organeve
policore, përfshirë edhe përdorimin e qenve zyrtarë të policisë.Pas këtyre të
dhënave vijnë të dhënat mbi masat dhe veprimet e ashtuquajtura «të
goditjes së parë», pra mbi zbatimin e të gjitha mjeteve në disponim dhe mjeteve
të nevojshme (Neni 201, alineja 2, KPP), apo të mjeteve të
disponueshme kriminalistike taktike-teknike e metodike, metodave dhe
procedurave të veprimit me qëllim të grumbullimit dhe përdorimit të shpejtë e
gjithëpërfshirës të informacioneve të burimeve personale të informacioneve.Si
rregull, masat e goditjes së parë ndërmerren nga personat e autorizuar
të organit të policisë, kryesisht të policisë kriminalistike. Këto mund të jenë
masa dhe veprime formale apo joformale.Masat dhe veprimet e ndërmarra
në kuadrin e goditjes së parë krijojnë premisat për sqarimin e shpejtë të
përmasave të veprës penale, gjë që është bazë e rëndësishme për zbulimin e
kryesve të veprës penale dhe/ose kapjen e tij.Pra, bëhet fjalë për një
ndërmarrje të shpejtë të sistemit kriminalistik taktik-teknik e metodik
dhe masave dhe veprimeve të ndërmarra në kuadrin e procedurës kriminalistike.
Në këto raste, bëhet fjalë kryesisht për zbatimin e masave për shikim,
bastisje dhe konfiskim të përkohshëm të mjeteve.Në bazë të informacioneve
të grumbulluara e nëpërmjet rekonstruksionit ideor (sipas nevojës edhe
rekonstruksionit real) bëhet analiza (vlerësimi) i veprës penale dhe
bëhen përpjekje për sigurimin e njohurive të reja ose të nevojshme mbi veprën
penale.Për sa u tha deri më tash, në kallëzim duhet të jetë e qartë: kush,
kur dhe si e ka paralajmëruar (njoftuar) veprën penale, kush dhe kur e ka
marrë njoftimin, kur ka dalë policia në terren për të bërë verifikimin e saktësisë
së njoftimit, kur kanë filluar masat për sigurimin e vendit të ngjarjes ose
veprës penale, çfarë masash e veprimesh janë marrë për sigurimin
provizor të vendit të ngjarjes dhe si i kanë zbatuar ato, a janë shfaqur ndërrime
eventuale të gjendjes traseologjike, pasojë e çfarë veprimi janë shfaqur
ndërrimet dhe si janë manifestuar ato,a është bërë grumbullimi i
informacioneve nga qytetarët, posaçërisht nga dëshmitarët okularë, a ka
refuzuar ndokush të japë informacione dhe përse, derisa është vlerësuar se
ai mund të japë informacione relevante për procedurën e ardhshme penale, a
janë konfiskuar përkohësisht mjete të veprës penale dhe çfarë mjetesh,
kush i ka konfiskuar dhe numrin e vërtetimit të lëshuar mbi konfiskimin
e mjeteve, si janë paketuar mjetet e konfiskuara dhe ku gjenden, duke
përmendur edhe arsyet për nevojën e konfiskimit urgjent dhe sipas cilës
baze juridike (p.sh. Neni 201, alineja 2 i KPP), a është bërë bastisje dhe
çfarë bastisjeje, sipas cilës dispozitë juridike dhe cilat kanë qenë rezultatet e
bastisjes, të dhëna për shikimin e vendit të ngjarjes penale dhe rezultatet
e shikimit, etj. Njëkohësish, duhet të përmendet se a i janë përcjellë
prokurorit publik personat që janë gjetur në vendin e kryerjes së veprës penale
apo janë mbajtur derisa ka ardhur prokurori, si edhe a është zbatuar dispozita e
Nenit 205 e KPP, në kuptimin e fotografimit, marrjes së gjurmëve të
veprës penale, shenjave të gishtërinjve, mostrës së flokëve, pështymës,
urinës, brisit të hundës dhe sipërfaqes së lëkurës, mostra e thonjve dhe
materialit nën thonj të personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë
kryer veprën penale.Kur bëhet fjalë për efikasitetin e procedurës, është e
nevojshme të bëhet vërtetimi i identitetit të të dyshuarit, kurse, me
lejen e prokurorit publik, mund të publikohet edhe fotografia e tij.
Në qoftë se në vendin e kryerjes së veprës penale janë ndërmarrë edhe
masa dhe veprime tjera, duhet të tregohet se cilat masa e veprime janë
ndërmarrë, kush i ka ndërmarrë, për çfarë arsyesh janë ndërmarrë dhe cilat
janë rezultatet e tyre.Në kallëzimin penal nuk përfshehen përmbajtjet
(rezultatet) e masave të ndërmarra, por vetëm bëhet regjistri i tyre.
Rezultatet e masave dhe veprimeve të ndërmarra paraqiten bashkë me
njoftimin si shtesë.
2.4.6. Të dhënat për dëshmitë
Sipas Kodit të Procedurës Penale (Neni 207, alineja 1), kallëzimi penal i
policisë bazohet në grumbullimin e informacioneve dhe të dhënave.Pra,
bëhet fjalë për dëshmitë e grumbulluara dhe të paraqitura, në kuptimin
kriminalistik e procesor.Për shkak se dëshmitë duhet të jenë të
dukshme, është e nevojshme që ato të vendosen në një vend.Më së miri
është që ato të vendosen në fund të kallëzimit penal dhe renditja e tyre
të bëhet sipas forcës dëshmuese. Këto janë dëshmitë prej të cilave nxirren
përfundimet për ekzistimin e «dyshimit të bazuar» mbi kryerjen e veprës penale
dhe të ndonjë kryesi të saj. Këtu bëhet fjalë për dëshmitë që e ngarkojnë
personin e denoncuar dhe për dëshmitë që shkojnë në favor të tij. Më
vonë, gjatë procedurës, dëshmitë që e ngarkojnë personin e dyshuar quhen
dëshmi të akuzës,ndërsa dëshmitë që janë në favor të të dyshuarit quhen
dëshmi të mbrojtjes.Natyrisht, këtu gjithmonë bëhet fjalë për mënyra të
lejueshme të grumbullimit të dëshmive. Në këtë punim, dëshmitë
nënkuptojnë të dhënat faktike (faktet dëshmuese), të cilat janë siguruara
nga burime të përcaktuara me ligj ose nga burimet tjera (materiale e personale),
në bazë të të cilave organi kompetent konstaton ekzistimin ose
mosekzistimin e veprës penale, fajësinë e ndonjë personi të caktuar dhe
rrethanave tjera relevante për marrjen e vendimit.Në kuptimin e gjerë
(kriminalistik), dëshmia mund të definohet si fakt i vërtetuar që shërben
për vërtetimin e fakteve të tjera. Dëshmitë kanë lidhshmëri të ngushtë
edhe baza dëshmuese dhe fuqia dëshmuese e tyre.Baza dëshmuese
nënkupton përmbajtjen e dëshmisë së paraqitur, ndërsa forca
dëshmuese e dëshmisë nënkupton përshtatshmërinë e dëshmisë për
vërtetësinë e fakteve që dëshmon ajo.Nga kjo që u tha del se, gjatë
procedurës së paraqitjes së dëshmive, e cila është veprimtari joformale
e formale e rregulluar me ligj, policia i gjen, i grumbullon, i siguron, i
verifikon, i paraqet dhe i vlerëson dëshmitë e veprës penale.
Tërësinë sistematike operative të dëshmimit e përbëjnë: zbulimi,
nxjerrja, verifikimi dhe vlerësimi i dëshmive. Nga kjo del se dëshmimi
është një formë e veçantë e njohjes së realitetit objektiv që e
karakterizojnë dy specifika: (1) me dëshmi bëhet përcaktimi i fakteve që
kanë ndodhur në të kaluarën dhe (2) vërtetimi i këtyre fakteve realizohet në
mënyrë joformale ose në formën e përcaktuar procesore.Në shkencën e
kriminalistikës, dëshmitë joformale quhen dëshmi në kuptimin
njohës.Kur bahet fjalë për dëshmitë në kuptimin strikt formal, duhet të
kihet parasysh se subjektet e dëshmisë janë të përcaktuara në mënyrë precize
me KPP. Ndër to bën pjesë edhe policia.Por, për t'u bërë dëshmi, faktet
relevante dhe rrethanat duhet të jenë të njohura (të zbuluara) dhe të
fiksuara në mënyrë taksative me veprimet e përmendura procesore dhe në
formë procesore të parashikuar në mënyrë të saktë.Në këtë kontekst shtrohet
pyetja: çka mund të jetë lëndë e dëshmisë për policinë.Lënda e
dëshmisë përcaktohet me normat e të drejtës penale materiale. Këtu
përfshehen elementet e veçanta të disa veprave penale, rrethanat
rënduese dhe lehtësuese, fajësia e kryesit të veprës penale, etj.
Faktet që janë lëndë e dëshmisë gjatë procesit (joformale e formale)
mund të sistemohen në këtë mënyrë: (1) faktet që janë shenja ligjore të
veprës penale, (2) faktet që kanë të bëjnë me identitetin e kryesit të veprës
penale dhe përgjegjësia e tij penale, (3) faktet që kanë të bëjnë me rrethanat
rënduese dhe lehtësuese dhe (4) faktet tjera të rëndësishme për marrjen e
vendimit të organit gjatë procedurës.Të gjitha faktet që përbëjnë lëndën e
dëshmisë gjatë procedurës penale mund të ndahen në: a) fakte që kanë
vlerë penale-juridike (të gjitha rrethanat faktike) dhe b) fakte që nuk kanë
vlerë penale-juridike, por kanë kontribuuar për kryerjen e veprës penale.
2.4.7. Të dhënat mbi objektin e sulmit, dëmin dhe të dëmtuarin
Objekti i sulmit është kuptim kriminalistik.Në të drejtën penale flitet për
objektin e veprimit. Kur i dëmtuari është person fizik, duhet të jepen të
dhënat personale, adresa e vendbanimit ose veprimit, profesioni e të
ngjashme.Të dhënat mbi të dëmtuarin shpesh kanë karakerrin e
viktimogjenezës.Kjo do të thotë se prej tyre duhet të duket qartë se cili
ka qenë roli i viktimës në kriminogjenezë, p.sh. pjesëmarrës, provokues,
pasiv etj.Më tutje duhet të tregohet nëse i dëmtuari parashtron propozim
për kërkesë pasurore juridike, çfarë (Neni 107 dhe 108 i KPP) dhe çfarë
dëshmish paraqet në lidhje më këtë.Ndërkaq, kur i dëmtuari është person
juridik, duhet të tregohet titulli i tij, të dhënat mbi veprimtarinë me të cilën
merret, organi te i cili është regjistruar dhe data e regjistrimit, adresa e
saktë, numrat e telefonit, telefaksit, e-maili etj.Të personit përgjegjës etj.
Kur flitet për dëmin duhet të lloji dhe vlera e dëmit (së paku përafërsisht),
regjistrimi dhe përshkrimi i detajuar i dëmit, siç janë: mjetet e tëhuajsuara,
lëndimet trupore, vdekja etj. Përveç këtyre, duhet të tregohet nëse pasuria
dhe personat kanë qenë të siguruar ose jo, prej kur dhe në çfarë vlere kanë
qenë të siguruar, kush është shfrytëzues i sigurimit, etj.Vlera e dëmit duhet
të shprehet gjithnjë në shuma parash, sepse të disa vepra penale ajo
është rrethanë kualifikuese ose privilegjuese.Një arsye tjetër për vlerësim
preciz është fakti se ndonjëherë të dënuarit duhet t’i konfiskohet pasuria
e paligjshme dhe me kohë të pamundësohet evitimi i kësaj mase nga i dënuari.
Në këto të dhëna bëjnë pjesë edhe shpenzimet tjera, siç janë pagesat e
sigurimeve, shpenzimet e shërimit, invaliditeti, vdekja etj.Siç shihet, në
këtë pjesë të kallëzimit penal jepen të dhënat mbi dëmin në tërësi,
prandaj në të duhet të bëhet specifikimi.
3. Shtesat e kallëzimit penal
Ligjdhënësi (Neni 2007, alineja 2 KPP) përmend këto shtesa të
kallëzimit penal: mjetet, skicat, fotografitë, raportet, procesverbalet mbi
masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare, deklaratat dhe materialet
tjera, të cilat mund të kontribuonin për efikasitetin e procedurës.Siç shihet,
ligjdhënësi, në formë të klauzolës së përgjithshme, u ka lënë hapësirë
personave të autorizuar zyrtarë edhe për dorëzimin e shtesave tjera.Këto,
p.sh., mund të jenë poligramet, nëse është bërë testi poligrafik.Shtesat
nënkuptojnë materialin e tërësishëm, të cilin ligjdhënësi e ka nominuar
vetëm pjesërisht, që mund të shërbejë për sqarimin e çështjeve dhe
akuzave, por edhe ekskulpimi i personit të dyshuar. Shtesat e përmendura
i mundësojnë prokurorit publik kompetent që të marrë vendime objektive në
drejtim të ndjekjes penale.Dorëzimi i shtesave është i obliguar për policinë.
Shihet se kallëzimi nuk përmban dëshmi, por shtesa të cilat kanë ose
mund të kenë statusin e dëshmive.Në të bëhet rezymimi i rezultatit të
përpunimit kriminalistik.Siç është theksuar, pasqyrimi i rrjedhës së
veprës penale duhet të jetë i vërtetë, i qartë, gjithëpërfshirës dhe pa
kurrfarë teprimi ose “animi”.Për shkak të kornizës së kufizuar të raportit,
në të përmenden vetëm faktet relevante më të rëndësishme, ndërsa faktet
më pak të rëndësishme duhet të mos përfshehen në raport.Siç është thënë më
herët, konstatime dhe vrojtimet e policisë, të cilat mund të jenë me shumë
interes për prokurorin publik, duhet të regjistrohen ndarazi dhe duhet t’i
shtohen raportit.Por, vrojtimet dhe mendimet e policisë duhet të bazohen
në të dhënat faktike të arsyetuara dhe duhet të jenë të bindshme.Qartësia
e përmbajtjes së kallëzimit, përveç tjerash, arrihet nëpërmjet shkoqitjes
logjike.Kjo duhet të bëhet sipas rrjedhës së natyrshme dhe zhvillimit të
veprës penale, si edhe sipas rrjedhës së tërësishme të përpunimit
kriminalistik.Më në fund, në pajtim me dispozitën e Nenit 207, alineja 3 të
KPP, në qoftë se policia ka ndërmarrë masa dhe veprime kurse
informacionet e grumbulluara nuk paraqesin bazë për parashtrimin e kallëzimit
penal të policisë dhe nuk ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra
penale, policia megjithatë i dërgon prokurorit publik raport të veçantë.

4. Plotësimi i kallëzimit penal


Siç është thënë edhe më herët, në qoftë se policia merre vesh për fakte
të reja, për dëshmi ose për gjurmë të veprës penale ajo është e obliguar që
pa ndërprerë të grumbullojë informatat e nevojshme dhe menjëherë t’i dorëzojë
prokurorit publik raport lidhur me to, i cili do të jetë si plotësim i kallëzimit
penal të policisë (Neni 207, alineja 3 e KPP).Natyrisht, të gjitha njohuritë e
siguruara ndërkohë duhet të jenë relevante nga aspekti penalo-juridik.
Në të kundërtën, bëhet fjalë për savurrë. Këto të dhëna të reja mund të
kenë të bëjnë me vepra penale të zbuluara ndërkohë, për të cilat është bërë
kallëzim ndaj personit ose personave të dyshuar, me fakte të reja të karakterit
dëshmues, sidomos për llojin dhe përmasat e pasojave të veprës penale
për të cilën është bërë kallëzim, me zbulimin e pjesëmarrësve të tjerë, etj, për
çka është bërë fjalë.Në ligj nuk është përshkuar forma e plotësimit të
kallëzimit penal të policisë, por kjo çyshtje i është lejuar praktikës. Për këtë
arsye, kur bëhet fjalë për raportin si plotësim të kallëzimit penal të
mëhershëm, në kuptimin përmbajtjesor, vlen gjithë ajo që është thënë për të
drejtën penale.Plotësimi i kallëzimit penal është obligim i policisë në rast
se kallëzimi i bërë më herët ka të bëjë vetëm me veprën penale, kurse
kryesi është zbuluar ndërkohë.Raporti i veçantë si plotësim i kallëzimit
penal paraqitet edhe atëherë kur kryesi është zbuluar por nuk është i
arritshëm, pra kur është i njohur. Plotësimi i kallëzimit penal është i
obligueshëm edhe nëse ndërkohë janë zbuluar pjesëmarrës të rinj të
veprës penale, të cilët kanë qenë të panjohur në momentin e dorëzimit të
raportit ose nëse zbulohen vepra të reja penale ose fakte të reja relevante për
procedurën penale që zhvillohet në lidhje me llojin dhe përmasat e
pasojave të veprës penale tashme të paraqitur.Nga funksioni i organit,
personat e autorizuar zyrtarë të të cilit marrin pjesë në procedurën
parapenale dhe penale, si është përshkruar në dispozitat e KPP, del se
ata janë të obliguar që me vetiniciativë të vazhdojnë grumbullimin e të dhënave
dhe dëshmive të nevojshme që ndihmojnë në sqarimin më të mirë të çështjes
penale, të cilat nuk janë përfshirë në kallëzimin penal dhe ne shtesat e
tij. P.sh., i tillë është rasti kur janë të diskutueshme përmasat e
veprimtarisë kriminale të personave, për shkak se, ta zëmë, ekzistojnë gjasat
se personi ndaj të cilit është bërë kallëzim ka kryer edhe vepra tjera penale ose
se ka pasur bashkëpjesëmarrës, etj. Këto mund të jenë të dhënat mbi
personat që mund të japin të dhëna relevante për procedurën, për të cilët
nuk është ditur me parë, etj.
Në lidhje me veprimin e përmendur, ligjdhënësi ka vënë një kusht në
Nenin 207, alineja 3 të KPP, ku thuhet se njohuritë e mëvonshme mbi
faktet, dëshmitë dhe gjurmët e veprës penale duhet të jenë të reja.Të gjitha
risitë i dërgohen prokurorit publik në formë raporti. Nga ana tjetër,
policia nuk mund të ndërmarrë asgjë në lidhje me sasinë kriminale të cilën e ka
paraqitur pa iniciativë dhe kërkesë të prokurorit publik, sepse atëherë,
thënë kushtimisht, do të bëhej fjalë për njëfarë hetimi paralel, gjë që nuk
parashikohet me KPP.Marrja e policisë me lëndën lidhur ndaj të cilës ka
filluar procedura penale do të ishte ë dëmshme për procedurën penale,
sepse për të njëjtën vepër penale do të zhvilloheshin dy procedura paralelisht.
Përveç kësaj, kjo do të ngarkonte pa nevojë këto organe dhe do të ishte
në kundërshtim me parimin e ekonomizimit të procedurës.Me fjalë të
tjera, policia është e obliguar të gjurmojë gjurmë fakte të reja, por jo të
vazhdojë gjurmimin e mëtejshëm në raport me substratin faktik (rastin) që
është paraqitur.Kjo do të thotë se nuk mund të ketë vazhdim të
përpunimit kriminalistik për të njëjtën çështje, sepse, siç u tha, kështu do
të bëhej hetim joformal paralel.Pra, do të bëhej fjalë për njëfarë
diskriminimi të parimit ne bis in idem (Neni 4, alineja 1, KPP). Pra, në
qoftë se policia merr vesh për fakte të reja, jo në kuadrin e gjurmimit lidhur me
çështjen p4enale të paraqitur por në kuadrin e aktiviteteve të saj të
rregullta, është e obliguar të ndërmarrë masa dhe për këtë ta njoftojë
prokurorin publik, në formë të raportit.
Kriter themelor për sigurimin e informacioneve për fakte të reja, brenda
veprimtarisë së rregullt të policisë,është ajo se bëhet fjalë për fakte
vendimtare që mund të ndikojnë në sasinë kriminale dhe përgjegjësinë
penalo-juridike të personit të paraqitur.Në raport duhet të jetë e dukshme
se këto fakte dhe dëshmi të reja janë zbuluar pas parashtrimit të
kallëzimit penal.Më së shpeshti, të tilla janë rastet e zbulimit të
mëvonshëm të pjesëmarrësve në vepër, të rrethanave rënduese ose
lehtësuese, etj. Rastet e tilla shfaqen më së shpeshti të kriminaliteti i
organizuar dhe deliktet serike.
KAPITULLI I SHTATË: BASTISJA
1. Kuptimi i bastisjes
Bastisja është veprim kompleks dhe i shumëllojshëm penalo-procesor
dhe kriminalistik, njëkohësisht, i cili ndërmerret me qëllim të gjetjes së
personit dhe arrestimit të tij ose me qëllim të gjetjes së mjeteve të rëndësishme
për nevoja të procedurës penale të cilat do të shikohen, do t’i
nënshtrohen ekspertizës ose do të ekspozohen për t’u njohur. Në këtë
kuptim, bastisja përfshin masat e detyrimit, nëpërmjet të cilave: a)
sigurohet prania e personave dhe b) gjenden lëndë të rëndësishme për
procedurën penale.
Bastisja mund të ndahet sipas disa kritereve: sipas fazave të
procedurës, sipas bazës ligjore, sipas qëllimit dhe sipas objektit ose
hapësirës. Varësisht prej fazave të procedurës, bastisja mund të jetë: (1)
si veprim në hetim, (2) si veprim jashtë hetimit, (3) si veprim pas ngritjes
së aktakuzës dhe (4) si veprim nëpërmjet të cilit ofrohet ndihma
ndërkombëtare penalojuridike.Në këtë libër bëhet fjalë për bastisjen si
veprim hetimor.Bastisja, varësisht prej bazës ligjore, mund të bëhet me
mandat të gjykatës ose pa pandat të gjykatës.
2. Ndarja e bastisjes hetimore nga bastisja për çështje të sigurisë
Me qëllim të qasjes së drejtë të përpunimit të kësaj teme, është e
domosdoshme që bastisja si veprim hetimor të ndahet nga bastisja provizore
për çështje sigurie.Në të vërtetë, bastisja provizore për çështje sigurie është
kontroll, të cilin mund ta bëjë policia kur ekziston rrezik që personi të
ketë armë ose mjete të rrezikshme që mund të përdoren për sulm ose për
vetëlëndim (Neni 204, alineja 1, KPP) .Bastisja provizore për çështje sigurie
nuk përfshin bastisjen e personave në kuptimin e veprimit hetimor, por
është e kufizuar në bastisjen e rrobave të jashtme të personave, e sidomos
në verifikimin provizor të valixheve ose automjeteve të cilat janë nën kontrollin
e drejtpërdrejtë të personave të tillë (Neni 204, alineja 2, KPP).Bastisja e
tillë nënkupton shfrytëzimin e shqisave të ta parit, dëgjuarit dhe
nuhaturit dhe, eventualisht, të të prekurit, por jo edhe veprimet që do të bënin
të mundur zbulimin e gjërave që nuk mund të zbulohen nëpërmjet këtyre
shqisave.Pra, bëhet fjalë për veprim kriminalistik parandalues.Për dallim
prej kësaj, ekzistojnë dhe bastisje represive të policisë, që quhen bastisje
kriminalistike, të cilat ndërmerren kur ekzistojnë bazat për dyshim se është
kryer një vepër penale konkrete.
Bastisja si veprim penalo-procesor gjithmonë ka karakter represiv,
nëpërmjet të cilit gjurmohet, me ndihmën e shqisave dhe, si edhe të
pajisjeve teknike.Për këtë arsye, dyshimi për ekzistimin e veprës penale
konkrete duhet të jetë në nivel të dyshimit të bazuar (Neni 240, alineja 1,
KPP). Dallimi tjetër midis bastisjes si veprim hetimor dhe bastisjes
provizore për çështje sigurie qëndron edhe nga pikëpamja e bazës ligjore.
Kështu, bastisja provizore për çështje sigurie e personave zbatohet në mënyrë
direkte, në bazë të normës ligjore (Neni 204, KPP), kurse bastisja si veprim
hetimor bëhet në bazë të mandatit të gjykatësit, por në raste të
jashtëzakonshme (Neni 245, alineja 1 KPP) edhe pa mandat të gjykatësit.
3. Objektet e bastisjes
KPP përshkruan bastisjen e shtëpisë, të hapësirave tjera e të pasurisë, si
edhe të personave.Mirëpo, me interpretimin e dispozitës së Nenit 240,
alineja 1, KPP, me togfjalëshin “hapësirat tjera” nënkuptohen edhe mjetet e
transportit (automobili, autobusi, aeroplani, anija, barkat),objektet
publike (restoranti, diskoteka, kafeteria, stacioni i autobusëve dhe i
trenit, limani dhe aeroporti).Gjithashtu, mendojmë se,sipas këtij
togfjalëshi, objekte të bastisjes si veprim hetimor mund të jenë edhe
hapësirat e hapura (parku, pylli, parkingu, sheshi, shëtitorja etj.).Prandaj,
bastisja e objektit mund të jetë: (1) bastisje e shtëpisë dhe hapësirave tjera,
(2) bastisje e hapësirës së hapur, (3) bastisje e pasurisë dhe (4) bastisje e
personave.
3.1. Shtëpia dhe hapësirat tjera
Një prej pyetjeve që logjikisht mund të shtrohen është kjo: çka
nënkupton shtëpia apo banesa e çka nënkuptojnë objektet tjera apo
objektet që i përkasin dikujt.Mendojmë se shtëpia, sipas dispozitave të
KPP, nënkupton hapësirën e përgjithshme që një person e ka zgjedhur si
vend të banimit të tij.Në këtë hapësirë është i mbrojtur intimiteti
(privacia) dhe janë të lejuara sjelljet që do të ishin të papranueshme për
publikun.Kualiteti i hapësirës që konsiderohet shtëpi ka rol të
parëndësishëm.Për këtë arsye, është e nevojshme marrëdhënia psikike
dhe fizike e banorit ndaj hapësirës në të cilën banon, por nuk kërkon
kualitet ndërtimor të hapësirës.Në këtë kuptim, në kushtet e përmendura,
personi mund të jetojë edhe në hapësira të tjera që i takojnë atij, çfarë
mund të jenë podrumi, çarraniku, qilari etj.
Analiza e praktikës kriminalistike dhe gjyqësore dhe disa qëndrimeve
teorike të gjithë-pranueshme tregon se për njohjen e statusit të
shtëpisë apo të banesës është i nevojshëm një minimum i
hapësirës së mbyllur, e cila mundëson formësimin e pavarur të jetës
shtëpiake dhe krijon mundësi që personi të strehohet në hapësirën e vet.
Në bazë të kësaj, mund të thuhet se banesa mund të konsiderohen edhe
automjetet e artistëve endacakë dhe të cirkut, kabinat e fjetjes në
automjete, kamp-shtëpizat dhe hapësirat tjera të ngjashme, në të cilat mund
të zhvillohet jeta private.Po ashtu, si shtëpi ose si banesë mund të
konsiderohen edhe hapësirat të cilat personat e dyshuar i shfrytëzojnë dhe
i konsiderojnë si të tyre, pavarësisht se i shfrytëzojnë ato në mënyrë të
ligjshme apo të paligjshme, se janë pronarë apo bashkëpronarë dhe se e
kanë apo nuk e kanë të “drejtën e shtëpisë”.Këtu përfshehen hapësirat e
punës, të fabrikave dhe hapësirat afariste, pronat e rrethuara,
siç janë: oborri, kopshti ose qilari, dhoma e hotelit, etj.
Qëndrimeve paraprake duhet t’u shtohet edhe qasja “subjektive-
ambientale”, sipas të drejtës amerikane precedente. Sipas kësaj qasjeje,
ndër objektet e bastisjes për të cilat është i nevojshëm mandati i
gjykatës konsiderohen banesat, si hapësira banorët e të cilave kanë qëllim faktik
të realizuarit, pavarësisht prej marrëdhënieve pronësore, poseduese dhe
marrëdhënieve tjera pronësore-juridike në momentin e bastisjes. Sipas
të njëjtit qëndrim duhet të vështrohen edhe hapësirat tjera që i përkasin
banesës.Më në fund, duhet të theksohet se në doktrinën bashkëkohore
juridike dominon mendimi se banesa,si objekt i bastisjes, nuk përcaktohet
vetëm në kuptimin ndërtimor, por, para së gjithash në kuptimin subjektiv.
Vendimtar është qëndrimi dhe sjellja e personave në një tërësi të
caktuar ndërtimore, e cila konsiderohet hapësirë personale në të cilën
personi mund të bëjë veprimet që dëshiron dhe aktivitetet e jetës së tij private.
Natyrisht, gjithmonë duhet të merret parasysh edhe përkufizimi ligjor
mbi banesat.Nga hapësira banesore duhet të dallohen hapësirat tjera që
mund të jenë objekt i bastisjes.Hapësirat tjera nënkuptojnë, p.sh. hapësirat
e punës ose vendet në të cilat zhvillohet ndonjë aktivitet afarist.Përveç
kësaj, ka edhe pikëpamje se hapësira të tjera mund të konsiderohen edhe depot,
anijet, sefat e bakës, hapësirat publike, lokalet, etj.Më në fund, hapësira të
tilla mund të konsiderohen edhe hapësirat afariste të karakterit
ekonomik, shkencor, artistik e të ngjashëm, me ç’ rast afarizmi nuk do të
thotë se duhet të jetë destinimi primar.Si rregull, hapësirat afariste
karakterizohen për qasje të më shumë njerëzve, por me kufizime.
Kufizimi i qasjes me qëllim bën që që hapësira e tillë të ketë mbrojtje,
prandaj nuk mund të bastiset lirisht.
Gjithashtu, është e mundur që objekte të bastisjes të jenë edhe
hapësirat e organeve publike, të organizatave afariste dhe të personave
tjerë juridikë.Meqë bëhet fjalë për objekte të karakterit specifik, në Nenin
243, alineja 6, të KPP parashikohet që “kur bëhet bastisja e hapësirave të
organeve publike, drejtori i atij organi ftohet të marrë pjesë në bastisje”.Siç
shihet, bëhet fjalë për kushte të ndryshme gjatë bastisjes së hapësirave
zyrtare.
3.2. Hapësira e hapur
Hapësirat të cilat gëzojnë mbrojtje duhet të jenë të rrethuara, kurse në
qoftë se nuk janë atëherë qasja në to është e lejueshme dhe është e mundur
të ndërmerren veprim, nëpërmjet të cilave duhet të sqarohet vepra penale, si
p.sh. të shikimi i vendit.Në këtë kuptim, dominon pikëpamja se në
hapësirat e hapura nuk bëhet bastisja, por shikimi i vendit.Përndryshe,
për të gëzuar mbrojtje nga bastisja e lirë, hapësira duhet e dukshme prej
së jashtmi se ajo gëzon mbrojtje nga hyrja e arbitrare apo nga qasja e
dhunshme.Nuk është e rëndësishme se çfarë është mbrojtja e hapësirës,
por kjo duhet të jetë e dukshme se bëhet fjalë për hyrje të paautorizuar
në këtë hapësirë.Si rrethojë mund të shërbejnë edhe pengesat natyrore
(përroskat, kanalet, etj) si edhe pengesat artificialet, muret ose rrethojat
e ndryshme. Pengesa nuk është e domosdoshme që të jetë e
pakalueshme. Është e mjaftueshme që ajo të jetë një pengesë, për kalimin e
së cilës nevojitet mund.Rrethoja nuk bën të paraqesë vetëm veprim psikik,
siç janë mbishkrimet dhe vërejtjet për ndalimin e hyrjes.
3.3. Pasuria
Prej sa u tha më lart është e nevojshme të theksohet se edhe pasuria
mund të bastiset,pra mjetet e lëvizshme që gjenden jashtë shtëpisë apo
banesës.Kështu, bastisja nënkupton edhe kontrollin e të gjitha gjërave të
lëvizshme dhe të të gjithë personave që takohen, në qoftë se kjo
konsiderohet e domosdoshme.Mirëpo, shpesh është e domosdoshme që të
bastisen edhe gjërat që gjenden në shtëpi, të cilat konsiderohet të
rëndësishme për procedurën penale.Interpretimi i Nenit 240, alineja 1 të
KPP çon në përfundimin se bëhet fjalë për të ashtuquajturin definicion i
hapur i pasurisë, në të cilin mund të përfshehen të gjitha gjërat e lëvizshme,
lëvizshmëria e të cilave buron vetvetiu prej tyre ose prej një forcë tjetër
lëvizëse, që me ligj konsiderohen si mjete të lëvizshme (automjetet,
valixhet, rrobat dhe të gjitha gjërat që personat i bartin me vete).Si objekt i
veçantë i bastisjes në lidhje me një vepër të caktuar penale sot
konsiderohet edhe kompjuteri, bastisja e të cilit bëhet sipas regjimit të
bastisjes së gjërave të lëvizshme.
3.4. Personat
Bastisja e personave nënkupton bastisjen e jashtme dhe të brendshme
të trupit të personit me përdorimin e mjeteve medicinale e mjeteve tjera që
nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut ose nuk bien ndesh me normat
morale.Këtu përfshehet bastisja e sipërfaqes së tërësishme të trupit
(flokëve, parukës, mjekrës, etj), si edhe nën gjinj, nën buzë, nën sqetull,
midis gishtërinjve, nën thonj, në grykën anale dhe vaginale, dhe,
eventualisht, protezat, fashat apo gipsin.Përveç kësaj, bastisja e personin
nënkupton edhe bastisjen e rrobave, këpucëve dhe gjërave tjera që i ka
me vete personi në momentin e bastisjes, siç janë aksesorët, çantat etj.Është
plotësisht e drejtë edhe pikëpamja se bastisja e personit përfshin edhe
bastisjen e biçikletës, të motoçikletës apo ndonjë mjeti motorik, në të cilin
gjendet personi në momentin e bastisjes.Arsyeshmëria e zgjerimit të
bastisjes së personit, në kuptimin e hapësirës, qëndron në faktin se
pikëpamjet e kundërta shpesh pamundësojnë grumbullimin e mjeteve,
gjurmëve ose dëshmive të rëndësishme për procedurën penale. Për këtë
arsye, zgjerimi i bastisjes së personave, në kuptimin e hapësirës, ka të
bëjë edhe me rastet kur personi i hedh mjetet e veprës penale (si, p.sh., gjatë
bastisjes në vend publik ose në mjete të transportit publik).Për këtë arsye,
në praktikë, zgjerimi i bastisjes është shumë i rëndësishëm dhe i
shpeshtë.
4. Baza juridike e bastisjes
Sipas KPP, bastisja mund të bëhet në bazë të mandatit të gjykatësit për
bastisje (nenet 240 dhe 244), si edhe pa mandatin e gjykatësit (Neni 245).
Por, që të mund të merret vendimi për bastisjen e shtëpisë ose hapësirave
tjera të të dyshuarit, gjegjësisht të të akuzuarit dhe personave tjerë, si
edhe gjerave të tyre të lëvizshme, duhet të ekzistojë dyshimi i bazuar se
personi i caktuar ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe se
ekziston mundësia reale që si rezultat i bastisjes të jetë arrestimi i atij
personi ose zbulimi dhe konfiskimi i dëshmive të rëndësishme për
procedurën penale 9 neni 244, alineja 1).
Sipas disa pikëpamjeve teorike, baza materiale për bastisjen e shtëpisë
apo banesës së personave të caktuar që mund të mbahet në mënyrë të
paligjshme, marrëdhënia subjektive ndaj shtëpisë dhe fakti se nuk bën të
veprohet për sqarimin e veprës penale të marrjes së shtëpisë në mënyrë të
paligjshme.Me këtë rast, marrëdhënia subjektive ka të bëjë me qëllimin e
shprehur se shtëpia konsiderohet hapësirë jetësore private.Pavarësisht
prej qëndrimit teorik se qëllimi i tillë nuk ekziston në qoftë se është
vërtetuar se ndonjë person ka banuar në një shtëpi të huazuar vetëm disa ditë,
se nuk i ka paguar shpenzimet e mirëmbajtjes, se shtëpinë përkatëse
nuk e ka paraqitur si adresë të vendbanimit të tij, vlerësojmë se kjo
banesë, megjithatë, mund të konsiderohet shtëpi, në kuptimin e dispozitave të
KPP, dhe të bastiset.
Më tutje, në nenin 240 alineja 1 të KPP, thuhet se “Gjykatësi mund të
urdhërojë bastisjen personale të personit të caktuar, në qoftë se
ekzistojnë gjasat reale që rezultatet e bastisjes të çojnë në zbulimin e gjurmëve
ose në konfiskimin e dëshmive të veprës penale”.Disa autorë mendojnë me të
drejtë se bastisja mund të bëhet ndaj personit që është i dyshuar për
kryerjen e veprës penale, por edhe të personave të tjerë, p.sh. të cilët për
shkak të farefisnisë ose lidhjeve të tjera me të dyshuarin janë të liruar nga
obligimi që të dëshmojnë.Me këtë rast mundësisë reale që me bastisje të
arrihen rezultate të caktuara duhet t’i paraprijë mundësia reale që të jetë
kryer vepra penale.Nuk mund të ndërmerret bastisje, për të gjetur
dyshimin, sepse në këtë rast, do të mund të bastisej secili person.
4.1. Marrja e vendimit për bastisje
Duke interpretuar dispozitat e nenit 240 të KPP, mund të përfundohet
se, si rregull, për bastisjen e shtëpisë, hapësirave tjera dhe pasurisë, janë
të nevojshme dy kushte kumulative:(1) ekzistimi i dyshimit të bazuar se
personi i caktuar ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare
dhe (2) ekzistimi i gjasave reale se rezultat i bastisjes do të jetë arrestimi i
këtij personi ose zbulimi dhe konfiskimi i dëshmive të rëndësishme për
procedurën penale.
Marrja e vendimit për bastisje, siç duket qartë, nuk është çështje e
normave juridike apo kriminalistike, por është një proces kompleks
mendor që varet nga disa komponenta.Këto janë: përvoja e atij që merr
vendim, ekzistimi i indicieve që vërtetojnë dyshimin e bazuar në situatën
e caktuar, mundësia që dëshmitë eventuale të asgjësohen, të dëmtohen ose të
bëhen të papërdorshme në ndonjë mënyrë tjetër, mundësia e
ndërmarrjes së veprimeve të tjera hetimore dhe kriminalistike pas
bastisjes, si edhe besueshmëria se personi i caktuar është kryes i veprës penale
konkrete.
4.2. Bastisja me urdhëresë të policisë
Meqenëse e drejta për privatësi, gjegjësisht për respektimin e jetës
familjare dhe të shtëpisë është një prej të drejtave themelore të njeriut,
është e logjikshme se vetëm gjykatësi mund të urdhërojë bastisjen. Nga kjo del
se asnjë organ tjetër shtetëror, përveç gjykatës nuk mund të urdhërojë
bastisjen, madje as prokurori, i cili udhëheq procesin hetimor.
Kur është fjala për mandat, përshkrimi i formës dhe përmbajtjes së tij
bëhet në dispozitën e nenit 240, alinetë 2 dhe 5 të KPP. Aty është
parashikuar se mandati mund të lëshohet në bazë të kërkesës së shkruar
për bastisje, të cilën e paraqet prokuroi, ndërsa, në rastet urgjente edhe policia
gjyqësore.
Mandati për bastisje përmban: a) identifikimin e personave për të cilët
lëshohet mandati, b) shenjën e veprës penale në lidhje me të cilën lëshohet
mandati, c) arsyetimin e bazës për dyshim dhe gjasa reale,d) përshkrimin e
mjeteve që kërkohen gjatë bastisjes, e) përshkrimin e veçantë të personave
që do të bastisen, f) përshkrimin e veçantë të hapësirave që do të bastisen
g) përshkrimin e veçantë të pronës që do të bastiset dhe h) informacione
tjera të rëndësishme për kryerjen e bastisjes. Informacione të rëndësishme
për bastisje mund të jenë: Mandati duhet të zbatohet ndërmjet orës 6.00
dhe orës 22.00, autorizimi se zbatuesi i urdhëresës mund të hyjë pa
paralajmërim në hapësirat që do të bastisen dhe rekomandimi se cilat gjerat
nuk mund të konfiskohen përkohësisht.
Ndërkaq, në nenin 241 të KPP, parashikohet që mandati duhet të
zbatohet në afat prej 48 orësh, pas lëshimit të tij.
Më në fund, në dispozitën e nenit 245 të KPP, përshkruhet mënyra e lëshimit
të mandatit në rrethana urgjente, kur ekziston rreziku i shtyrjes.Atëherë,
policia gjyqësore, mund të fillojë bastisjen në bazë të miratimit gojor të
gjykatësit.Në këto raste gjykatësi praktikisht jep mandatin me gojë. Me
qëllim të zbatimit të parimit të legalitetit, KPP parashikon që në rast të
bastisjes pa mandat të shkruar të gjykatësit, në afat prej 12 orësh pas
bastisjes duhet që prokurorit publik dhe gjykatës t’u paraqitet raporti.
Situatat kur ekziston rreziku real nga shtyrja dhe është e nevojshme të
bëhet bastisja urgjente e shtëpisë së dikujt, nuk mund të parashikohen.
Ligji e ka zgjidhur këtë me një klauzolë të përgjithshme ku thuhet se kjo
ndodh në rrethana “që mund të shpien në zhdukjen e dëshmive ose në
rrezikimin e jetës dhe të shëndetit të njerëzve”. Pra, jeta është aq e
paparashikueshme sa përpjekja për definimin e disa normave specifike,
pra edhe të situatave kur urgjenca e veprimit është e paevitueshme, do të ishte
shumë e diskutueshme.Kriminelët e profesionalizuar dhe të specializuar
aftësohen në mënyrë permanente, duke gjetur modalitete të reja të
veprimit kriminal, i cili mund të përballet me sukses vetëm me profesionalizimin
permanent të metodave dhe mjeteve kriminalistike.Praktikisht, kjo do të
thotë se nuk ka formula për veprim, prandaj në secilën situatë duhet të
kërkohet një mënyrë e re, natyrisht, në bazë të përvojave ekzistuese
kriminalistike dhe në bazë të situatave të ngjashme.
4.3. Bastisja pa mandat të gjykatësit
Në raste të përcaktuara qartë, policia mund të hyjë në shtëpi apo në
hapësira të tjera dhe të bëjë bastisje pa mandat, kur de facto bëhet fjalë
për mandat gojor, i cili jepet në vendin e ngjarjes.Kështu, sipas Nenit 245,
alineja 1 e KPP, bastisja pa mandat me shkrim mund të bëhet në këto
raste: kur personi i caktuar, në mënyrë të vetëdijshme dhe vullnetare,
pajtohet të bëhet bastisja;kur ndonjë person kërkon ndihmë;kur kryesi i kapur
gjatë kryerjes së veprës duhet të arrestohet pas ndjekjes; kur e
kërkojnë këtë arsyet e sigurisë së njerëzve dhe pasurisë;dhe kur personi
ndaj të cilit gjykata ka lëshuar fletarrest gjendet në shtëpi apo në hapësirat
tjera.
5. Imuniteti, amnistia dhe falja e përgjithshme
Imuniteti paraqet përjashtim prej normave të së drejtës penale
procesore se bastisja zbatohet ndaj të gjithë personave.Personi që
gëzon imunitet materialo-juridik nuk mund të cilësohet i dyshuar ose i
akuzuar, prandaj nuk mund të jetë as objekt i bastisjes, qoftë ai personalisht,
qoftë shtëpia apo hapësirat tjera të tij.Tek imuniteti procesor-juridik,
personi mund të ketë atributin e të dyshuarit ose të të akuzuarit, prandaj
parimisht është e lejuar edhe bastisja e tij, përveç hapësirës që më dispozita
ndërkombëtare ose të vendit konsiderohet e pacenueshme.Është e
padiskutueshme se personi që gëzon imunitet procesor mund të ketë
cilësinë e të dyshuarit, por shfaqet problemi se a mund të bëhet bastisja e këtyre
personave. Ky problem buron nga mungesa e precizitetit të normave
juridike që e rregullojnë këtë fushë, kurde mund të zgjidhet nëpërmjet
fiksionit juridik se kryesi i veprës penale është i panjohur.Te personat që
gëzojnë imunitet ekziston mundësia e udhëheqjes së procedurës penale,
por jo edhe e ndjekjes penale në përgjithësi, prandaj është e domosdoshme që
të ndërmerren të gjitha veprimet me të cilat do të sigurohen dëshmi për
procedurë të mëvonshme penale, kur ndërpritet imuniteti ose kur merret
miratimi i nevojshëm. Në këtë kuptim është e mundur edhe bastisja.
Më në fund, gjithnjë duhet të kihet parasysh procedimi në rast të
përjashtimit nga ndjekja penale të personave që gëzojnë të drejtën e
imunitetit dhe të hapësirave ku punojnë e jetojnë.Këtu, para së gjithash,
bëhet fjalë për hapësirat e misioneve diplomatike e konzullare. Sipas
Nenit 22 të Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike, të miratuar më
18 prill 1961,hapësirat e misioneve diplomatike janë të pacenueshme dhe
në to mund të hyhet vetëm me lejen e shefit të misionit. Është e ndaluar
të kryhen bastisje ose konfiskime të mjeteve në hapësirat e misioneve
diplomatike (ndërtesa, oborre, kopshte, garazhi, etj.), orendi, mjete tjera
(arkivi dhe dokumentet e misionit, shënimet zyrtare dhe paliza diplomatike) dhe
mjetet transportuese.Gjithashtu, në Nenin 30 të Konventës së Vjenës,
parashikohet edhe pacenueshmëria e banesës, dokumenteve, letërkëmbimit
dhe pasurisë së agjentëve diplomatikë.Situata është e ngjashme, por jo e
njëjtë, edhe me hapësirat e misioneve konzullare (përjashtimet në raport
me imunitetin diplomatik janë dukshëm më të ngushta). Pra, sipas Nenit 31 të
Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet konzullare, të miratuar më 24
prill 1963, organet kompetente të shtetit mund të hyjnë në hapësirat e
konsullatës që shfrytëzohen ekskluzivisht për punën e saj, me pëlqimin e shefit
të konsullatës, të personit që ai e cakton ose të shefit të misionit diplomatik të
shtetit që e ka emëruar. Arkivi konzullar dhe dokumentet, si edhe paliza
janë të pacenueshme. Por, nëse organet kompetente të shtetit nikoqir
kanë arsye serioze që të dyshojnë se paliza përmban edhe mjete tjera,
përveç shkresave, dokumenteve dhe mjeteve të përcaktuara qartë, mund të
kërkojnë që paliza të hapet në praninë e tyre nga përfaqësuesi i autorizuar i
shtetit që e ka emëruar. Në rast të refuzimit, paliza kthehet në vendin nga ka
ardhur. Amnistia dhe falja e tërësishme janë akte diskrecioni të organeve
më të larta të pushtetit (më së shpeshti të shefit të shtetit), në bazë të së
cilës bëhet lirimi nga ndjekja penale ose lirimi i plotë apo i pjesshëm nga vuajtja
e dënimit.Kështu, sipas Nenit 96 të KPP, personat e përfshirë në ligjin për
amnisti lirohen nga ndjekja penale, lirohen plotësisht ose pjesërisht nga
vuajtja e dënimit, u zëvendësohet masa e caktuar e dënimit me ndonjë masë më
të butë, ose u fshehet dënimi.Në këtë rast, neve na intereson lirimin nga
ndjekja penale (që në fakt është abonim), sepse prej momentit të hyrjes në
fuqi të aktit të amnistisë ose faljes, në qoftë se procedura e ndjekjes nuk kishte
filluar ajo nuk mund të fillojë më, kurse nëse procedura ka qenë në vazhdim ajo
ndërpritet.Më tutje, në qoftë se është dhënë lirimi nga ndjekja penale për
vepra të caktuara penale, kjo ka të bëjë me të gjithë kryesit e veprave të
tilla penale dhe me bashkëpjesëmarrësit e personave të falur.
Mirëpo, në qoftë se janë caktuar disa kushte që kanë të bëjnë me
persona që janë kryes të këtyre veprave, lirimi nga ndjekja ka të bëjë
vetëm me ata kryes dhe bashkëpjesëmarrës që i plotësojnë këto kushte, derisa
ndaj të tjerëve vazhdon ndjekja penale. Pra, ndaj personave që janë liruar
nga ndjekja ndërpritet mundësia e ndërmarrjes së bastisjes.
6. Kushtet juridike të bastisjes
Në Kodin e Procedurës Penale janë përcaktuar edhe kushtet për kryerjen
e bastisjes. Këtu bëhet fjalë për një numër më të madh të kushteve të
përcaktuara qartë të cilave duhet t’u përmbahet policia.Duke marrë
parasysh konstruksionin e normave ligjore, është e nevojshme
përmbushja kumulative e të gjitha kushteve të përcaktuara me ligj dhe
ekzistimi i bazës juridike.Kështu, bastisja bëhet gjatë ditës, prej orës 6 deri
në orën 22, kurse gjatë natës bëhet vetëm në raste të jashtëzakonshme:
personi të cilit i takon shtëpia ose hapësirat tjera apo përfaqësuesi i tij kanë të
drejtë të jenë të pranishëm gjatë bastisjes; gjatë bastisjes duhet të jenë
të pranishëm dy dëshmitarë, qytetarë të moshës madhore, por në raste
të jashtëzakonshme bastisja mund të bëhet edhe pa praninë e dëshmitarëve;
para fillimit të bastisjes, personit i cili bastiset i dorëzohet mandati për bastisje,
por bastisja mund të fillojë edhe pa dorëzimin e mandatit, në rast se
mund të pritet rezistencë e armatosur apo në qoftë se vlerësohet se
efikasiteti i bastisjes do të ulej po qe se bastisja nuk bëhet menjëherë dhe pa
paralajmërim paraprak ose kur bëhet bastisja e objekteve publike; para fillimit të
bastisjes , nga personi që bastise kërkohet që në mënyrë vullnetare të
dorëzojë personin apo mjetet e kërkuara, por bastisja mund të fillojë
edhe pa kërkesën paraprake për dorëzimin e personit apo mjeteve, nëse pritet
rezistencë e armatosur apo nëse vlerësohet se efikasiteti i bastisjes do të jetë
më i vogël, në rast se bastisja nuk fillon menjëherë ose kur bëhet fjalë
për bastisje të objekteve publike; hapësirat e mbyllura me çelës,
orenditë dhe gjërat tjera mund të hapen me dhunë vetëm nëse pronari nuk
është i pranishëm ose nëse refuzon t’i hapë në mënyrë vullnetare; personi duhet
të jetë i informuar se ka të drejtë të kontaktojë me mbrojtësin e tij, i cili
ka të drejtë të jetë i pranishëm gjatë kryerjes së bastisjes; policia është
e obliguar të shtyjë fillimin e bastisjes deri në dy orë prej momentit që
avokati informohet për bastisjen, por nëse ai nuk arrin brenda kësaj pohe
bastisja mund të fillojë pa praninë e tij; për çdo bastisje hartohet
procesverbal, ndërsa në rastet kur konfiskohen mjete të caktuara
lëshohet vërtetimi për konfiskimin e përkohshëm;në qoftë se policia hyn në
shtëpi por nuk e kryen bastisjen, atëherë personit i lëshohet një vërtetim zyrtar
në të cilin shpjegohen arsyet e hyrjes në shtëpi.
6.1. Koha e bastisjes
Mandati për bastisje duhet të zbatohet më së largu 48 orë prej lëshimit.
Në të kundërtën, është e logjikshme që ai mandat duhet t’i kthehet menjëherë
gjykatësit i cili e ka lëshuar.Mandati për bastisje mund të zbatohet vetëm
prej orës 6 deri në orën 22. Në raste të jashtëzakonshme, me mandat të
gjykatës mund të jepet autorizim i prerë se bastisja mund të kryhet në
cilëndo kohë, ditën dhe natën.Pra, është e logjikshme se edhe bastisja pa
mandat të gjykatësit mund të kryhet në cilëndo kohë, ditën dhe natën.Është
plotësisht e arsyeshme që e ashtuquajtura bastisje “e rregullt” kryhet
gjatë ditës, por në disa situata bastisja shpesh është e nevojshme të
bëhet edhe gjatë natës.Me këtë nuk dëshirojmë të pohojmë se, në
aspektin ligjor, bastisja gjatë natës do të duhej të barazohej me
bastisjen gjatë ditës, sepse kjo nuk do të ishte e arsyeshme, por mendojmë se
nuk ka nevojë të vendosen kufizime strikte në këtë aspekt.Sipas normave të
kriminalistikës, bastisja gjatë ditës është më e preferueshme se sa
bastisja gjatë natës, sidomos për shkak të shikueshmërisë më të mirë dhe
sigurisë së policisë.
6.2. Prania e obligueshme gjatë bastisjes
Sipas dispozitës së Nenit 243, alineja 1 të KPP, pronari i shtëpisë ka të
drejtë, por nuk është i obliguar, të jetë i pranishëm gjatë bastisjes.Nëse ai
nuk është i pranishëm, atëherë gjatë bastisjes ka të drejtë të jetë i
pranishëm përfaqësuesi ose i autorizuari i tij.Natyrisht, më së miri është që
gjatë bastisjes të jetë i pranishëm pronari ose shfrytëzuesi i shtëpisë apo
banesës, por kjo nuk është e domosdoshme.Në rast të mungesës së tij, nuk
hiqet dorë nga bastisja, por në vendin e ngjarjet caktohet përfaqësuesi
apo i autorizuari i tij. Sipas ligjit, përfaqësues mund të caktohet një prej
anëtarëve të familjes, por, në rast se asnjëri prej familjarëve të tij nuk
gjendet në shtëpi, mund të caktohet edhe ndonjë fqinj i tij.
Në qoftë se ndodh që, gjatë hyrjes së papritur e të dhunshme në shtëpi
ose në banesë dhe aty nuk gjenden as pronari, as shfrytëzuesi, as anëtarët
e familjes, atëherë bastisja nuk mund të kryhet.Në këso rastesh, sipas
mendimit tonë, do të duhej të bëhej sigurimi i shtëpisë apo hapësirave
tjera, sipas rregullave të sigurimit të vendit të ngjarjes penale, derisa nuk
sigurohet prania e pronarit, shfrytëzuesit apo përfaqësuesit të tij.
Më në fund, për shkak se ndaj personave që refuzojnë të jenë të
pranishëm gjatë bastisjes nuk mund të ndërmerret asnjë masë detyruese dhe
nëse shtëpia apo banesa nuk mund të sigurohet, nuk mbetet tjetër veçse
shtëpia ose banesa të sigurohet dhe të vuloset, sepse bastisja pa praninë e
pronarit, kujdestarit, banorëve të rritur apo përfaqësuesit do të ishte e
kundërligjshme.
6.3. Bastisja në praninë e dëshmitarit
Sipas KPP (Neni 243, alineja 2), gjatë bastisjes së shtëpisë, hapësirave
tjera ose personave duhet të jenë të pranishëm dy dëshmitarë, të cilët
duhet të jenë të moshës madhore.Para fillimit të bastisjes, dëshmitarëve u
tërhiqet vërejtja që në mënyrë të kujdesshme të vëzhgojnë se si
zhvillohet bastisja dhe se kanë të drejtë që të bëjnë vërejtje në përmbajtjen e
procesverbalit mbi bastisjen.Ka përjashtime kur bastisja mund të bëhet
edhe pa praninë e dëshmitarëve, në rast se prania e tyre nuk mund të
sigurohet menjëherë dhe në rast se shtyrja e bastisjes do të ishte e rrezikshme
(Neni 245, alineja 4 KPP).E konsiderojmë me interes që këtu të shprehim
mendimin tonë lidhur me bastisjen pa praninë e dëshmitarëve.
Natyrisht, kjo dispozitë është e arsyeshme, sepse në raste të caktuara
është oportune që bastisja të bëhet edhe pa praninë e dëshmitarëve.Por, edhe
kur ekzistojnë kushtet ligjore për veprim të tillë, kjo mundësi duhet të
shfrytëzohet vetëm përjashtimisht, që do të thotë se dëshmitarët
angazhohen kur krijohen kushtet e domosdoshme për këtë.Policët duhet
të jenë maksimalisht këmbëngulës për të krijuar kushtet për angazhimin e
dëshmitarëve, përveç në rastet kur kjo është vërtetë e pamundur, qoftë për
shkak të rrezikshmërisë së tyre, qoftë për shkak të urgjencës së veprimit. Këto
çështje i shtrojmë për shkak të problemeve eventuale që mund të
shfaqen gjatë shqyrtimin kryesor, kur paraqitet procesverbali, në të cilin
tregohet se çka është gjetur dhe çka është konfiskuar gjatë bastisjes.
Në qoftë se në bastisje nuk ka pasur dëshmitarë të pranishëm, ekziston
mundësia që i akuzuari të përpiqet të kontestojë autenticitetin e përmbajtjes së
procesverbalit.Atëherë, sigurisht do të krijohen situata delikate për
gjykatësin që e udhëheq procedurën dhe vlerëson dëshmitë. Natyrisht,
situatat e tilla do evitohen kur dëshmitarët vërtetojnë përmbajtjen e
procesverbalit mbi bastisjen dhe dëshmitë e gjetura.Për këtë arsye, pa marrë
parasysh dispozitat ligjore, bastisja pa dëshmitarë duhet të bëhet vetëm
në situata të veçanta.Në rastet e bastisjes pa praninë e dëshmitarëve,
rrjedha e bastisjes do të duhej të fiksohej me regjistrime teknike, p.sh. me
video-xhirim.
Kur bëhet fjalë për dëshmitarë të ligjshëm, përveç asaj që u tha, është
me interes të theksohet se shtrohet edhe pyetja se si të sigurohen
dëshmitarët, në qoftë se ata nuk duan, derisa KPP nuk parashikon ndonjë
mënyrë për sigurimin e dëshmitarëve.Kjo mund t’i vë policët në pozitë
shumë të pakëndshme, kur ata janë të obliguar të sigurojnë praninë e
dëshmitarëve gjatë bastisjes.Për fat të keq, në teorinë kriminalistike flitet
shumë pak për këtë, gjë që paraqet një problem shtesë.Duke hulumtuar
arsyet që në teorinë e kriminalistikës sigurimit të dëshmitarëve nuk i
është kushtuar kujdes i veçantë, duhet të bëjmë një vështrim të shkurtër mbi
disa karakteristika të kriminalitetit te ne. Në këtë kuptim është shumë e
rëndësishme shkalla e rrezikshmërisë shoqërore nga kriminaliteti.Në
dekadën e fundit, në këtë plan kanë ndodhur lëvizje të mëdha, për fat të
keq, në kuptimin negativ.Në disa vende të botës, krimi i organizuar është
në rritje të vazhdueshme.Kjo ka refleksione të caktuara edhe në vendet
që më parë nuk ishin ballafaquar me këtë lloj të krimit.Kështu qëndron
çështja edhe në vendet e rajonit tonë, sidomos në periudhën e pasluftës.
Mendojmë se disa forma të krimit të organizuar ekzistojnë edhe të ne, por
ato nuk janë zbuluar, nuk janë shpjeguar dhe nuk janë sqaruar ende, deri më
sot.As teoria e re procesore e kriminalistike nuk flet për çështjen e
pranisë së dëshmitarëve gjatë bastisjes. Sipas mendimit tonë, arsyet për
këtë duhet të kërkohen në faktin se, kohët e fundit, nuk është zhvilluar
ndonjë debat lidhur me këtë problematike.Kjo as që mund të ndodh nëse me
këtë çështje nuk merren autorë që kanë përvojë praktike kriminalistike në
këtë fushë. Me qëllim të shqyrtimit të kësaj problematike, duhet të
theksojmë se në praktikën tonë kriminalistike, në fund të viteve ’80, ka
pasur probleme lidhur me sigurimin e dëshmitarëve. të cilët do të ishin të
pranishëm gjatë bastisjes, në pajtim më dispozitat e KPP.Natyrisht, frika e
qytetarëve për të qenë dëshmitarë të bastisjes është e kuptueshme, kur
mendohet se bëhet fjalë për kriminelë të rrezikshëm ose për persona që janë të
gatshëm të ndërmarrin veprime të paparashikueshme.
Analiza e praktikës sonë kriminalistike në gjysmën e dytë të viteve ’80
nxjerr në shesh disa mënyra të zgjidhjes së këtyre problemeve nga ana e
policisë.Disa policë i kanë bindur qytetarët se nuk u kërcënohet kurrfarë
rreziku dhe se prania e tyre në cilësinë e dëshmitarëve gjatë bastisjes
është e sigurt.Duhet të thuhet se, pas shpjegimit me durim, shumica e
qytetarëve e kanë pranuar kërkesën e policisë për të dëshmuar.Disa
policë të tjerë i kanë kërkuar personit që është bastisur që t;i zgjedhë
vetë dhe t’i ftojë dëshmitarët që do të merrnin pjesë në bastisje.
Kuptohet që nuk kanë mundur të vijnë dëshmitarë anëtarët e farefisit,
pra personat që janë të liruar nga obligimi për të dëshmuar ose personat që
nuk mund të dëshmojnë fare.
Duhet të thuhet se kriminelët i kanë propozuar për dëshmitarë të
afërmit e tyre, ndërsa kur u është kumtuar se të afërmit nuk mund të
dëshmojnë, ata i kanë propozuar miqtë e tyre, të cilët më së shpeshti kanë qenë
po ashtu kriminelë.Ka ndodhur që në kërkim të dëshmitarë policia ka
angazhuar edhe persona për të cilët nuk ka pasur njohuri se kanë qenë
kriminelë.Pasojat e kësaj janë manifestuar ashtu që dëshmitarët e
bastisjes e kanë vëzhguar me kujdes shtëpinë ose banesën dhe i kanë parë
gjërat me vlerë, kështu që më vonë kanë shkuar dhe i kanë vjedhur ato
ose u kanë dhënë informacione kriminelëve të tjerë.
Praktika ka treguar gjithashtu se policia ka vepruar në mënyra të
ndryshme, ndonjëherë edhe duke bërë gabime. Ka ndodhur që si
dëshmitar të angazhohet ndonjëri prej anëtarëve të familjes dhe kjo ka
paraqitur vështirësi në gjykatë.Ndër gabimet e bëra gjatë angazhimit të
dëshmitarëve të bastisjes është edhe angazhimi i policëve.Gjatë
procedurës penale, kriminelët janë përpjekur të kontestojnë gjetjet gjatë
bastisjes, duke thënë se gjithçka u është montuar.Pra, kriminelët janë nxitur
nga fakti se policët nuk mund të angazhohen si dëshmitarë të bastisjes.
Për këtë arsye, situatat e tilla është dashur të zgjidhen me bastisje pa
praninë e dëshmitarëve, sepse kjo është vlerësuar më e përshtatshme se sa
dëshmitarët të angazhohen në kundërshtim me dispozitat e KPP.
Më në fund, mendojmë se nuk ka asnjë pengesë ligjore apo
kriminalistike që në prag të bastisjes të sigurohen dy dëshmitarë, të cilët
do të shkonin bashkë me policinë në vendin e bastisjes.Në këtë mënyrë do të
evitoheshin vështirësitë rreth gjetjes dhe angazhimit të dëshmitarëve,
pra edhe zhagitjet që do të mund të ndikonin negativisht në rezultatin
përfundimtar të bastisjes.Në qoftë se çështja e angazhimit të dëshmitarëve
zgjidhet pa probleme, policët mund të përqendrohen maksimalisht në
detyrën e tyre primare –bastisjen.Në favor të këtij qëndrimi, në njëfarë
mase, janë edhe pikëpamjet e disa autorëve që mendojnë se organi që
kryen bastisjen është i lirë të bëjë përzgjedhjen e dëshmitarëve.
6.4. Prezantimi dhe dorëzimi i mandatit
Para fillimit të bastisjes, policia duhet të identifikohet, sidomos nëse
është me rroba civile, në mënyrë që pronari i shtëpisë të dijë se bëhet fjalë
për veprim zyrtar. Pas prezantimit, pronarit të shtëpisë apo banesës që
bastiset i dorëzohet mandati për bastisje ose i kumtohet me gojë, në qoftë
se bastisja bëhet në bazë të autorizimit gojor të gjykatësit.Siç është thënë,
bastisja mund të fillojë edhe pa e treguar mandatin, në qoftë se pritet
rezistencë e armatosur ose në qoftë se besohet se efikasiteti i bastisjes do të
binte po qe se bastisja nuk do të bëhej në mënyrë të papritur.
6.5. Përdorimi i dhunës gjatë bastisjes
Para fillimit të çdo bastisjeje të shtëpisë, hapësirave tjera apo pasurisë,
ekziston mundësia që policisë t’i pengohet qasja në objektin që duhet të
bastiset. Atëherë, shtrohet pyetja si të veprohet në këto raste.Me Nenin
143, alineja 4, ligjdhënësi e ka autorizuar policinë se mund të përdorë
forcën. Praktikisht janë të mundura variante të ndryshme.
Para së gjithash, mund të bëhet fjalë për shtëpi, banesë ose automobil që
është i mbyllur, kurse shfrytëzuesi nuk dëshiron ta hapë vullnetarisht ose
nuk është i pranishëm. Por, në qoftë se pritet rezistencë e armatosur ose
ndonjë rezistencë tjetër nga shfrytëzuesi i shtëpisë ose banesës, policia
do të duhej të futej me dhunë, duke thyer në mënyrë të përshtatshme dyert ose
dritaret, pa bërë paraprakisht thirrje që të hapet në mënyrë vullnetare.
Natyrisht, kjo duhet të arsyetohet në procesverbal ose në shënimet
zyrtare që do t’u shtoheshin procesverbalit mbi bastisjen.
Në praktikë, më së shpeshti bëhet fjalë për orendi të mbyllura ose për arka.
Për dallim nga rastet e hyrjes së dhunshme në shtëpi ose në banesë,
orenditë e mbyllura ose arkat nuk do të duhej të hapeshin para se t’i bëhet
thirrje shfrytëzuesit që ta hapë vetë.Vetëm në qoftë se ai e refuzon këtë,
fillon hapja e dhunshme, me ç‘ rast duhet të kohet kujdes që të mos
shkaktohen dëme të panevojshme.
6 Kryerja e kujdesshme e bastisjes
Megjithëse me ligj nuk është e parashikuar në mënyrë strikte,
mendojmë se bastisja duhet të kryhet në mënyrë të kujdesshme, duke mos
prishur rendin e shtëpisë.Kjo nënkupton njëfarë etike të bastisjes, pra një
sjellje sipas kodeksit të zakonshëm të kulturës.Prandaj, policët që marrin
pjesë në bastisje duhet të sillen në mënyrë korrekte, duke evituar
thirrjet e panevojshme dhe zhurmën, ofendimin ose sjelljen e
papëlqyeshme ndaj banorëve, pa marrë parasysh se kanë bërë apo nuk kanë
bërë rezistencë paraprakisht. Disa autorë nuk preferojnë bastisje në
praninë e fëmijëve, por preferojnë që fëmijët dhe anëtarët tjerë të
familjes të mbahen nën mbikëqyrje, në mënyrë që të mos arrijnë t’i njoftojnë
bashkëpjesëmarrësit ose që të mos pengojnë bastisjen.Policët duhet të jenë
të kujdesshëm ndaj gjërave që i bastisin, në mënyrë që të mos i dëmtojnë
ose shkatërrojnë.
P.sh., është e panevojshme që nga orenditë dhe raftet është e
panevojshme të hidhen rrobat, gardëroba ose hedhja e gjërave të
ndryshme nga sirtarët.Veprimi joprofesional i policisë zvogëlon efikasitetin
e bastisjes dhe shton gjasat që diçka të dëmtohet ose të
asgjësohet.Tekefundit, shtrohen pyetjet: a është e nevojshme që rrobat e
varura të hidhen përtokë dhe si do të mund të arsyetohej lëvizja nëpër
shtëpi apo banesë me këpucë të përbaltura.
6.Prania e mbrojtësit gjatë bastisjes
Në qoftë se bastisja kryhet me urdhëresë të gjykatës, policët duhet të
dijnë se i dyshuari ka të drejtë ta njoftojë mbrojtësin (avokatin).Por,
bastisja mund të kryhet edhe pa praninë e mbrojtësit, në qoftë se këtë e
kërkojnë rrethanat e jashtëzakonshme (Neni 242, alineja 2, KPP).Një prej
arsyeve për bastisje pa praninë e mbrojtësit mund të jetë, p.sh.
urgjenca, pra kur policia nuk mund të presë më se dy orë që të arrijnë
mbrojtësi.
6.Procesverbali mbi bastisjen
Kodi i Procedurës Penale parashikon mbajtjen e procesverbalit pas çdo
bastisjeje (Neni 243, alineja 7).Ky procesverbal nënshkruhet nga personi
të cilit i është bastisur shtëpia, banesa ose prona, avokati i tij (nëse ka qenë
i pranishëm) dhe dëshmitarët.Në procesverbal duhet të regjistrohen dhe të
përshkruhen saktë mjetet dhe dokumentet që kanë lidhshmëri me qëllimin
e bastisjes.Në procesverbal regjistrohen dhe përshkruhen me besnikëri
edhe mjetet dhe dokumentet që konfiskohen, por kjo nuk do të tregohet
edhe në vërtetimin mbi konfiskimin e gjërave ose dokumenteve, i cili i dorëzohet
menjëherë personit që i takojnë gjërat dhe dokumentet e konfiskuara.
Në procesverbalin e bastisjes shkruhen edhe të dhënat që janë të
rëndësishme për natyrën e këtij veprimi ose që shërbejnë për vërtetimin e
identitetit të mjeteve (masat dhe madhësia e mjeteve ose gjurmëve, vendosja e
shenjave në mjete, etj.).Procesverbalit duhet t’i bashkëngjiten edhe
planet, fotografitë, xhirimet filmike e të ngjashme, nëse ato janë bërë. Më
tutje, procesverbali duhet të hartohet ashtu që prej tij të shihet qartë cili organ e
ka kryer bastisjen, se është urdhëruar në mënyrë të ligjshme apo jo, a është
kryer bastisja me urdhëresë apo në bazë të autorizimeve ligjore dhe
duhet të japë një pasqyrë të plotë dhe të saktë të gjithë asaj që
eventualisht është marrë, pasi procesverbali është dëshmi në procedurën
penale.Sipas Nenit 86, alineja 2 KPP, procesverbalin e shkruan
procesmbajtësi, por kur bëhet fjalë për bastisje të shtëpisë apo banesës
ose për bastisje të personave dhe procesmbajtësi mund të sigurohet,
procesverbalin mund ta shkruajë personi i cili e kryen bastisjen.Në qoftë se
gjatë bastisjes është i pranishëm edhe procesmbajtësi, mendojmë se
procesverbali mund të fillojë para fillimit të bastisjes. Në këtë mënyrë, që në
fillim do të konstatohej se a është dorëzuar vullnetarisht ose jo çkado që
është kërkuar nga policia.
Procesmbajtësi do të regjistronte edhe mjetet e gjurmët që mund të
gjendeshin më vonë, gjatë bastisjes.Në qoftë se në bastisje nuk është i
pranishëm procesmbajtësi, atëherë është e logjikshme që procesverbali të
hartohet menjëherë pas kryerjes së bastisjes, nga polici që e ka kryer
bastisjen.
Pasojat e bastisjes së paligjshme të shtëpisë, hapësirave tjera ose
pasurisë mund të jenë penale-materiale, penale-procesore dhe pasurore-
juridike. KPP i parashikon pasojat penale-materiale si dy vepra penale.Në Nenin
167 thuhet se “në qoftë se personi zyrtar, gjatë kryerjes së detyrave të
veta, hyn në banesën ose hapësirat tjera të mbyllura të një personi tjetër në
mënyrë të kundërligjshme ose në qoftë se nuk largohet nga këto hapësira
sipas kërkesës së personit të autorizuar” kryhet vepra penale Bastisje e
kundërligjshme. Me KPP parashikohet edhe dënimi për tentim. Sipas Nenit
167 të KPP, “personi zyrtar që, gjatë kryerjes së detyrës së tij, kryen
bastisje të kundërligjshme të banesës, hapësirës ose personave” ka kryer
vepër penale Bastisje të kundërligjshme.
Në Nenin 246 të KPP janë sanksionuar edhe rastet e dëshmive të
papranueshme, siç janë këto raste:kur bastisja kryhet pa mandat të
gjykatësit; kur mandati i gjykatësit paraqet shkelje të veprimeve të
përcaktuara në KPP; kur esenca e mandatit të gjykatës paraqet shkelje
të kërkesave të shtruara në KPP; kur bastisja nuk kryhet në pajtim me
mandatin e gjykatësit; kur personi prania e të cilit është e obligueshme nuk
është i pranishëm gjatë bastisjes; dhe kur bastisja nuk kryhet në pajtim
me Nenin 245, alinetë 1, 3, 4 dhe 5 të KPP. Në qoftë se aktvendimi do të
mbështetej në dëshmi të tilla, do të bëheshin shkelje serioze të dispozitave
të procedurës penale.
Pasojat pasurore-juridike mund të shfaqej nëse, me rastin e hapjes së
dhunshme të shtëpisë apo banesës ose të orendive të mbyllura me dry do
të shkaktoheshin dëmtime të panevojshme, kur pronari ose shfrytëzuari nuk
është i pranishëm ose nuk pranon t’i hapë në mënyrë të vullnetshme.
Për dëmtimin e gjërave, gjatë kryerjes së bastisjes (televizorit, pianos,
pikturave dhe veprave tjera artistike, etj.), i dëmtuari mund të paraqesë
kërkesë pasurore-juridike për kompensimin e dëmit.

7. Taktika e bastisjes
Në kuadrin e taktikës së bastisjes është përpunuar aspekti kriminalistik i
bastisjes së të gjitha objekteve.Për këtë arsye, krahas veprimit primar
kriminalistik-taktik, rëndësi e konsiderueshme i kushtohet edhe strategjisë
kriminalistike ë tërësi gjatë kryerjes së këtij veprimi hetimor.
7. Bastisja e shtëpisë
Shtëpia ose banesa janë objektet më të shpeshta të bastisjes. Për këtë
arsye, së pari e kemi përmendur këtë objekt, në të gjitha fazat e
bastisjes, duke filluar prej përgatitjeve, planifikimit dhe hyrjes e deri te vetë
taktika e bastisjes.
7. Përgatitjet për bastisje
Në të gjitha tekstet e kriminalistikës paevitueshëm trajtohet çyshtja e
përgatitjeve për bastisje.Kjo çon në përfundimin se bëhet fjalë për një
segment të rëndësishëm gjatë ndërmarrjes së bastisjes. Me disa
përjashtime të papërfillshme, shumë autorë tregojnë elementet e
përgatitjeve për bastisje. Sipas shumicës prej tyre, në tërësinë e
përgatitjeve është e nevojshme të përcaktohet vendi i bastisjes, koha e
bastisjes, tiparet e personave që bastisen, zgjedhja e drejtë dhe numri i
mjaftueshëm i policëve si edhe pajisjet e nevojshme për bastisje. Përveç
këtyre, duhet të përcaktohet edhe mjeti që kërkohet, sepse midis
policëve që marrin pjesë në bastisje mund të ketë edhe të tillë që nuk janë
specialistë për këtë fushë, prandaj duhet të njoftohen me specifikat e mjetit që
kërkohet. Disa autorë mendojnë se në rastet urgjente bastisja kryhet
praktikisht pa përgatitje paraprake, prandaj, nga aspekti kriminalistik,
dallojnë bastisjes e përgatitura nga bastisjet e papërgatitura.Sipas mendimit
tonë, faza e përgatitjeve është një prej momenteve më vendimtare për
suksesin e bastisjes, prandaj duhet të evitohen bastisjet pa kurrfarë përgatitjesh.
Me që bëhet fjalë për veprim urgjent, këto përgatitje nuk guxojnë të
ndikojnë në efikasitet, pra nuk guxojnë ta ngadalësojnë punën. Natyrisht,
nuk duhet të harrohet se
përgatitjet janë pjesë përbërëse të të gjitha veprimeve hetimore e
kriminalistike.Me fjalë të tjera, përgatitjet janë metodë e përhershme e
punës së policisë dhe prokurorisë, gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve
të tyre. Edhe në rastet kur ekziston rreziku për zhagitje, nuk do të thotë
se nuk është e nevojshme të bëhen së paku përgatitje minimale, pa të
cilat bastisja nuk do të ishte e mundur, sepse edhe në rastet urgjente duhet të
bëhen përgatitje, së paku, të pjesshme dhe të improvizuara dhe të hartohet
plani ideor, me qëllim të përshtatjes urgjente të taktikës me situatën
përkatëse. Meqenëse më ligj nuk është përcaktuar afati i kryerjes së
bastisjes në rast të rrezikut nga zhagitja ose të urgjencës, mendojmë se
përgatitjet nuk mund të cenojnë esencën e veprimit të tillë.Duke pasur
parasysh specifikat e secilës situatë, në praktikë përgatitjet mund të
zgjasin më shumë ose më pak, por ato nuk guxojnë të mungojnë. Prej
përgatitjeve varet edhe planifikimi i punës, sepse punë e paplanifikuar
kriminalistike mund të ketë për pasojë humbjen e kohës për veprimet e
nevojshme hetimore ose kriminalistike retroaktive, nëpërmjet të cilave do të
duhej të korrigjoheshin lëshimet paraprake të shkaktuara nga mungesa
e përgatitjeve.Për këtë arsye, konsiderojmë se përgatitjet janë
absolutisht pjesë përbërëse të bastisjes.
Lënda e bastisjes
Duke marrë shembull kërkimin e drogave, do të tregojmë se si bëhen
përgatitjet për bastisje.Lëndë e bastisjes mund të jenë llojet e ndryshme të
drogave, materieve dhe substancave për përpunimin e drogave, aparaturat e
laboratorëve për prodhimin dhe përpunimin e narkotikëve, pajisjet për
konsumimin e drogave, pajisjet për paketimin dhe ruajtjen e drogave,
pajisjet për transportin ilegal të drogave, si edhe kryesit e veprave penale të
tregtisë ilegale me drogë dhe personat qe e blejnë drogën për nevoja
personale (të cilët nuk do të thotë se duhet të jenë narkomanë).Përveç
këtyre, gjatë bastisjes, duhet të kërkohen edhe para, letra e shkresa të
ndryshme, numra telefonash, kartëvizita, llogari të ndryshme, adresa të
hoteleve, pasaporta, dokumente mbi pronësi të pronës së luajtshme dhe
të paluajtshme (shtëpi, banesa, shtëpi vikendi, lokale, punëtori,
automobila ,etj.), sepse këto prona mund të shërbejnë si dëshmi në procedurën
penale.Duka pasur parasysh karakteristikat e ndryshme të drogave,
është e domosdoshme të dihet se cilat droga janë të kërkuara në
momentin e caktuar, cilat janë karakteristikat e tyre (për shkak të detektimit të
suksesshëm në vendin e ngjarjes), ku sheshen më së shumti, ku mund të
fshehen në rastin konkret (eventualisht përvojat e mëhershme në lidhje me
persona të caktuar).Duka pasur parasysh përgatitjen profesionale
kriminalistike të policisë në kushtet tona, është vështirë të pritet se të
gjithë policët që marrin pjesë në ekipin e bastisjes kanë njohuri specialistike nga
kjo fushë, prandaj është me interes që në planin e bastisjes të
parashikohet njohja e të gjithëve me mjetin e bastisjes dhe me shkallën
e domosdoshme të kujdesit gjatë veprimit me materiet e gjetura, të cilat
dyshohet të jenë droga. Në këtë vështrim, nuk guxon të ketë kurrfarë
improvizimesh, si, p.sh., shijimi me qëllim të identifikimit të shijes (marrja e
pluhurit në gisht dhe lëpirja, siç ndodh në filmat e aksionit), lënia e
drogës së gjetur në tavolinë (mund të asgjësohet nga banorët) ose
paketimi joprofesional me qëllim të sigurimit. Mendojmë se policia nuk do të
duhej të kryente bastisje pa dorëza përkatëse, kryesisht për shkak të
mbrojtjes shëndetësore personale.Ky qëndrim nuk duhet të shpjegohet në
mënyrë të veçantë nëse dihet se narkomanët janë persona që hyjnë në
grupin e njerëzve të rrezikuar nga infektimi me AIDS. Gjatë bastisjes policët
mund të bien në kontakt me shiringa të përdorur, me gjilpëra, me droga
dhe gjëra tjera që janë përdorur nga narkomanët. Natyrisht, as vetëm prekja
e disa materieve nuk është e preferueshme. Bëhet fjalë për materie të
rrezikshme bio-toksike.
Përveç drogave, gjatë bastisjes mund të gjenden edhe materie të
ndryshme që nuk i kanë vetitë e narkotikëve, por shërbejnë për prodhimin dhe
përpunimin e drogave. Këto janë të ashtuquajturit prekursorë. Gjetja e
prekursorëve është me interes të veçantë, sepse tregon mundësinë e
ekzistimit të laboratorëve ilegalë të narkotikëve.Natyrisht, në fazën e
përgatitjeve duhet të parashikohet edhe mundësia e zbulimit të
laboratorëve ilegalë të narkotikëve, prandaj të gjithë policët që kryejnë bastisje
duhet të njoftohen në mënyrë adekuate. Përveç tjerash, është e nevojshme
që policët të veprojnë më kujdes maksimal, duke pasur parasysh se çfarë
mund të ndodhë në qoftë se do t’i qaseshin punës në mënyrë joprofesionale, në
situatë të caktuar.
Së fundi, duhet të parashikohet çfarë pajisjesh mund të gjenden në
banesën që bastiset. Këtu mendojmë në dy lloje pajisjesh: në pajisje për
konsumimin e drogës dhe në pajisje për matjen dhe paketimin e drogës. Të
tilla mund të jenë shiringa, gjilpëra, luga e zakonshme e ushqimit, goma për
shtrëngimin e venave, gryka e shishes, qafa e gotës së thyer, peshorja e
vogël precize (mund të jetë edhe e zbukuruar), brisku ose mprehësi i
lapsave, letra stanioll, kutitë e zbrazëta të shkrepsës, etj.
Gjërat që nuk janë pronë e askujt, siç janë, p.sh., paketat, valixhet e
hedhura prej trenit, paketat e rëna nga kamionët, automjetet e braktisura,
etj., bastisen sipas parimit të pronës, pavarësisht nga pronësia, por, ato
mund të bastisen lirisht, pasi janë pronë e askujt.Gjërat e tilla kanë pronarë,
por ata nuk i posedojnë, prandaj pronarëve as nuk u cenohet e drejta e
pronësisë, as e drejta e disponimit të pronës dhe as e drejta e privacisë.
Përgatitjet për bastisje me qëllim të gjetjes së personave që kërkohen ose që
duhet të bastisen përfshijnë vërtetimin e gjeneralieve komplete dhe,
eventualisht, biografia kriminale.Në këtë kuptim, së pari është e
domosdoshme të vërtetohet identiteti i personit të caktuar, e pastaj të
gjitha të dhënat në dispozicion që mund të jenë me interes për bastisje
efikase. Kjo nënkupton emrin, mbiemrin(për gratë e martuara dhe
mbiemrin e vajzërisë), ofiqin, emrin e babës, emrin dhe mbiemrin e
vajzërisë së nënës, ditën, muajin dhe vitin e lindjes, vendin e lindjes,
vendbanimin e përhershëm (shtetin, qytetin, rrugën dhe numrin), eventualisht
edhe vendbanimin e përkohshëm, numrin e telefonit, të telefonit të dorës dhe
faksit, adresën e emailit (në qoftë se ka), profesionin, vendin e punës,
shtetësinë, përkatësinë nacionale dhe gjendjen familjare. Kur flitet për
gjendjen familjare duhet të vërtetohet nëse personi është në bashkësi
jashtëmartesore dhe, në qoftë se ka mundësi dhe kohë, duhet të vërtetohet
nëse eventualisht ka lidhje intime jashtëmartesore me persona të caktuar.Kjo
është me rëndësi të veçantë për të ditur se ku mund të kërkohet. Po kështu,
mendojmë se është me interes që, sipas mundësisë, të mësohet nëse
personi jeton në më shumë banesa, pra se, përveç në banesën e vet, kohë pas
kohe banon edhe në ndonjë
banesë tjetër (p.sh. në banesë të dashnores apo të dashnorit).Nuk bën të
përjashtohet as mundësia që dikush mund të banojë kohë pas kohe edhe
në banesën e prindërve apo në shtëpizën familjare të vikendit, jo larg
vendbanimit të përhershëm. Për këtë arse, sa herë që ekzistojnë mundësitë
reale, gjithmonë duhet së paku të bëhen përpjekje që të konstatohet
nëse i dyshuari, përveç në shtëpinë apo banesën e vet, ndonjëherë banon
edhe në ndonjë shtëpi apo banesë tjetër. Kjo e dhënë mund të jetë kyçe,
sidomos kur gjurmohet ndonjë person që fshehet apo kur më parë i është
bastisur shtëpia ose banesa, por pa sukses.Këto mund të jenë indicie që
tregojnë që personi mund ta shfrytëzojë ndonjë objekt tjetër për banim ose
për fshehjen e mjeteve të veprës penale.Përveç këtyre, nuk duhet të
harrohet se çështje kyçe është edhe përshkrimi i personit, sepse në ekipin
e bastisjes mund të marrin pjesë edhe policë që nuk e njohin personin përkatës.
Në qoftë se ekziston ndonjë fotografi signaletike apo ndonjë fotografi
tjetër, ajo duhet t’u tregohet pjesëtarëve të ekipit. Sipas mundësisë,
duhet të vërtetohet se a ka personi i dyshuar qen që e mban në shtëpi ose
banesë, sepse kjo mund të prodhojë komplikime të caktuara gjatë hyrjes në
shtëpi apo banesë.
Gjithmonë duhet të llogaritet edhe mundësia e vendosjes së kurtheve të
ndryshme, më qëllim të hakmarrjes për bastisje (p.sh, shfrytëzimi i
energjisë elektrike, lëndëve e mjete shpërthyese, helmeve, etj.).
Kur bëhet fjalë për biografitë kriminale eventuale, atëherë pa përjashtim
duhet të bëhen verifikime në evidencën e të dënuarve dhe në evidencën
kriminalistike. Këto verifikime mund të kryhen shpejt, kështu që nuk do të
ndikojnë në urgjencën e veprimit. Në qoftë se personi është evidentuar
në evidencën e të dënuarve ose në ndonjërën nga evidencat operative
kriminalistike, kjo është mundësi e mirë që të bëhet vlerësimi i shumë
karakteristikave të tij, kështu që mund të planifikohet veprimi adekuat.
Nëpërmjet verifikimin në evidenca mund të vërtetohet nëse personi ka
prirje për sjellje të dhunshme apo për rezistencë, nëse posedon armë
ilegale dhe, eventualisht, nëse është i varur, p.sh. nga droga. Sipas
mundësisë, policia duhet të njoftohet me përshkimin ose me fotografinë e
të dyshuarit, në qoftë se ajo gjendet në evidenca.
Vendi i bastisjes
Kur bëhet fjalë për vendin e bastisjes, pra shtëpisë, banesës dhe
hapësirave tjera, atëherë përgatitjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme
dhe të domosdoshme. Për këtë arsye, pavarësisht prej urgjencës,
mendojmë se së paku përgatitjet minimale nuk duhet të mungojnë.Edhe
diçka, përgatitjet nuk janë çështje e teorisë kriminalistike, por veprime
që kanë lidhje të drejtpërdrejt me praktikën kriminalistike.Në teorinë
kriminalistike nuk flitet në mënyrë shumë të detajuar për vendin e
bastisjes, prandaj këtu do të bëjmë një vështrim të veçantë për vendin e
bastisjes.
Verifikimi i parë bëhet në evidencën e lajmërim-çlajmërimit, pasi
gjithnjë ekziston mundësia që personi i caktuar të ketë ndërruar
vendbanimin. Ky verifikim mund të ketë përfundime të
ndryshme.Përvojat e praktikës sonë kriminalistikë tregojnë se qytetarët
nuk i respektojnë shumë evidencat dhe nuk janë shumë të kujdesshëm që
të paraqesin ndërrimin e vendbanimit.Këtë duhet pasur parasysh, sepse
mund të ndodhë që pikërisht personi
banesa e të cilit duhet të bastiset nuk e ka paraqitur ndërrimin eventual
të vendbanimit. Këtë verifikim duhet shfrytëzuar për të vërtetuar kush
jeton në familje me personin të cilit duhet t’i bastiset banesa.Gjithashtu, duhet
të kihet parasysh se kriminelët, madje edhe qëllimisht, nuk e paraqesin
vendbanimit, në mënyrë që të vështirësojnë punën e policisë.Natyrisht, nga
evidenca nuk mund të konstatohet me saktësi se personi i caktuar vërtet
banon në adresën e paraqitur.Për këtë arsye, është e domosdoshme që të
bëhen verifikime në terren, para së gjithash në adresën e paraqitur në
shërbimin e lajmërim-çlajmërimit.
Verifikimi në terren përfshin vëzhgimin operativ dhe mbikëqyrjen e
objektit, shtëpisë ose banesës. Para së gjithash, duhet të gjendet rruga
dhe numri i caktuar që është identifikuar në evidencën e lajmërim-
çlajmërimeve. Si pasojë e rrethanave të ndryshme, në vendin tonë është e
mundur që në numrin e caktuar të mos jetojë askush, sepse mund të bëhet
fjalë për shtëpi apo banesë të dëmtuar e të shkatërruar, në të cilën nuk është e
mundur të banohet.Situatat e tilla nuk janë të shpeshta, por nuk janë edhe
të paparashikueshme. Në qoftë se ndodh kjo, atëherë është e
domosdoshme që në terren, në mënyrë të drejtpërdrejt të mësohet se ku
banon pronari i shtëpisë së dëmtuar apo të shkatërruar.
Kur të gjendet shtëpia ose banesa e caktuar, atëherë është e nevojshme
që të përcaktohen pozita dhe karakteristikat e objektit.Së pari përcaktohet
pozita e objektit në raport me rrugën e pastaj në raport me objektet
tjera të rrethinës.Gjatë përcaktimit të lokacionit të saktë, është e
nevojshme të vërtetohet nëse objekti nëse objekti gjendet pranë rrugës ose
jo, çfarë ka në rrethinë dhe, mbi të gjitha, a ka pranë objektit lokale hoteliere në
të cilat eventualisht tubohen kriminelët.Nëse bëhet fjalë për shtëpi,
përcaktohet se është e izoluar apo jo, se a ka dyer dhe dritare në të katër
muret dhe çfarë janë mundësitë e qasjes në rrethanat e caktuara. Natyrisht,
situata më e komplikuar është nëse shtëpia është e zoluar prej të tjerave
dhe nëse ka dyer e dritare në të katër muret, sepse kjo pamundëson qasjen e
pavërejtur të policëve që shkojnë për të kryer bastisje. Në qoftë se bëhet fjalë
për banesë, atëherë përcaktohet në cilin kat gjendet dhe si është e
vendosur brenda ndëertesës.Gjithashtu, përcaktohen edhe dritaret, në
mënyrë që të përcaktohen më vonë drejtimet e qasjes konspirative të
policëve.Është e nevojshme gjithashtu që të vërtetohet nëse ndërtesa ka
halje dytësore e shkallë zjarri, nëse ballkoni i banesës është e lidhur me
ballkonin e banesës së fqinjit, i cili mund të shfrytëzohet për arratisje dhe, sipas
mundësisë, duhet të vërtetohet nëse banesa është e siguruar me dyer të
blinduara.Pas kryerjes së vëzhgimit dhe mbikëqyrjes në terren, është e
nevojshme të verifikohet nëse në fqinjësi banojnë persona të tjerë të
dyshuar, në mënyrë që të evitohen situatat e pakëndëshme gjatë bastisjes. Në
qoftë se situata konkrete e kërkon, duhet të sigurohet edhe projekti i
banesës, sepse kjo mund të ndihmojë për zbulimin e strehimoreve eventuale dhe
bunkerëve të ndërtuar enkas për fshehjen e veprave penale. Shtrohet pyetja
se si të veprohet me hapësirat që nuk janë banesa, pra me pjesët
përbërëse të banesës që janë në pronësi të pronarit të banesës, siç janë
shkallët para banesës. Duhet të dihet se në çfarë rastesh dhe në çfarë
kushtesh bëhet bastisja e tyre.Qëndrimet lidhur me këtë çështje janë të
ndryshme. Ka mendime se hapësirat e tilla nuk bëjnë pjesë në
kategorinë kushtuesejuridike
të banesës dhe hapësirave tjera, prandaj mund të bastisjen në
mënyrë të papenguar e në mënyrë të veçantë, si edhe mendime se ato
bëjnë pjesë në hapësirat që i përkasin banesës, prandaj mund të bastisen
vetëm kur bastiset edhe shtëpia.
Sipas mendimit tonë, hapësirat siç janë: korridoret, shkallët dhe
ashensorët, nëpërmjet të cilave arrihet deri të banesa, mund të bastisen
lirisht, si të ashtuquajturat “vende publike fiktive”, me kusht që kryerja e
bastisjes nuk rrezikon pacenueshmërinë e banesës dhe jetës private e familjare.
Hapësirat e tilla shfrytëzohen jo vetëm nga banorët, por edhe nga
kategoritë tjera të personave, siç janë mysafirët, akvizitorët, postierët,
lypësit, etj., prandaj do të ishte joekonomike të shtrohen kushte më të
ashpra se sa ato të parashikuara në KPP. Me këtë rast, duhet të dallohen mjetet
siç janë: vitrinat, arkat, etj, që gjenden në hapësira të tilla, të cilat i
kanë shfrytëzuesit dhe pronarët e tyre.Për këto objekte vlejnë dispozitat
që vlejnë edhe për banesat.
Koha e bastisjes
Ekziston një pikëpamje e gjithëpranueshme se bastisja nuk guxon të
jetë e as e hershme dhe e vonuar, në kuptimin e kohës së kryerjes dhe se
është më mirë që bastisja të kryhet ditën se sa natën, për shkak të kushteve të
bastisjes.Caktimi i kohës së bastisjes mund të bëhet pas kryerjes së
përgatitjeve. Me këtë rast duhet të kihet kujdes që në tërësi të zbatohet
parimi i befasisë së goditjes së parë, gjatë hyrjes në banesë apo në hapësira
të tjera.Praktikisht, kjo do të thotë se koha e bastisjes nuk duhet të
caktohet sipas hamendjes së policisë, por në bazë të informacioneve të
caktuara, të cilat kanë të bëjnë me kriminelët, që do të thotë se bastisja
duhet të bëhet në kohën kur personi i caktuar gjendet në banesë.
Vërejtjet paraprake tregojnë qartë se përgatitjet duhet të jenë
maksimalisht të bazuara dhe se asgjë nuk bën t’i lihet rastit. Nëpërmjet
mbikëqyrjes së banesës, është e nevojshme të vërtetohet më siguri
koha kur gjendet në shtëpi krimineli, dhe në atë kohë të planifikohet momenti
më i përshtatshëm për hyrje në banesë dhe për kryerjen e bastisjes.Ka
pikëpamje të ndryshme lidhur me kohën më të përshtatshme për
bastisje, por koha më e përshtatshme për bastisje varet nga rrethanat
dhe nga secili rast konkret. Karakteristike për mënyrën e jetës së shumicës së
kriminelëve, gjë që është me interes në raste të tilla, është se ata kthehen
në banesë në orët e vona të natës, madje edhe në orët e hershme të
mëngjesit, dhe flenë deri vonë në mesditë, madje edhe më gjatë. Por, një
numër më i vogël i kriminelëve zgjohen herët dhe gjatë gjithë ditës qëndrojnë
shumë pak në shtëpi. Në qoftë se ekziston mundësia që kjo të përcaktohet
me saktësi, atëherë kjo është bazë e mirë për caktimin e kohës së hyrjes
në banesë dhe të bastisjes.
Plani operativ i bastisjes
Në teori nuk është e diskutueshme se çka do të duhet të përmbante
plani, gjegjësisht se çka do të duhet të planifikohej për bastisjen e
banesës. Me plan duhet të parashikohet kush e përbën ekipin (grupin)
operativ të bastisjes dhe kush është udhëheqës i tij; cilat janë detyrat
individuale të secilit anëtar; kush dhe ku do të bastiset; cili është objekti i
bastisjes; cilat mjete materiale e teknike do të përdorën gjatë bastisjes (mjetet
transportuese, armët, mjetet për lidhjes, mjetet e lidhjes, dorëzat për
kryerjen e bastisjes, bateritë, qeset për paketimin e mjeteve të veprës
penale, mjetet për dyllosjen e banesës, mjetet për hyrje të dhunshme
gjegjësisht për hapjen e dhunshme të dyerve të hyrjes, siç janë i
ashtuquajturi “katapult” ose “çelës i qytetit”, dokumentet për bastisje të
ligjshme); koha e saktë e bastisjes, koha e saktë e bashkimit (duhet të
përcaktohen saktë rrugët nëpër të cilat do të levizë grupi operativ);
mënyra e hyrjes në banesë; nëse do të përdoret qeni i stërvitur zyrtar
për gjetjen e drogës dhe për paralizimin e qenit që eventualisht e mban pronari i
banesës dhe, sipas nevojës, si do të angazhohen dëshmitarët.
Taktika e hyrjes në shtëpi
Afrimi shtëpisë ose banesës
Veprimi i afrimit, në kuptimi e gjerë, sipas mendimit tonë, praktikisht
fillon që në momentin e daljes së grupit operativ nga lokalet zyrtare dhe
lëviz rrugës së përcaktuar me saktësi në drejtim të objektit të bastisjes. Rruga
përcaktohet në fazën e përgatitjeve dhe ka rëndësi të veçantë që grupi t’i
afrohet në mënyrë të padiktueshme ose konspirative banesës që do të
bastiset. Arsyet për një veprim të tillë janë tashmë të njohura.
Domethënë, arritja konspirative deri në banesë është parakusht
themelor për suksesin e bastisjes. Në të kundërtën, mund të ndodhë që
krimineli të arratiset ose të fshehë a të asgjësojë mjetet e veprës penale
dhe dëshmitë, apo mund të shtihet sikur në shtëpi nuk ndodhet askush, gjë që
mund të shpie në heqjen dorë nga bastisja.Gjithashtu, kriminelët mund të
përgatiten në banesë për rezistencë.Për këtë arsye, ekipi operativ duhet
të lëvizë rrugës së përcaktuar më parë, me automobil deri ku është e
mundur, e pastaj këmbë. Konspiracioni i përmendur duhet të ruhet deri
në momentin e hyrjes në banesë.
Bllokada e shtëpisë ose banesës
Grupi operativ duhet të përbëhet prej dy grupesh: grupit për bastisje
dhe grupit për bllokadën e shtëpisë. Pavarësisht prej të gjitha
rrethanave të rastit konkret, mendojnë se ky ekip nuk guxon të ketë më
pak se shtatë policë, tre në grupin për bllokadë dhe katër në grupin për bastisje,
një prej të cilëve duhet të jetë femër. Disa autorë thonë se bastisja duhet të
paraprihet nga një bllokadë e rrufeshme, forca e së cilës varet nga
rrethanat konkrete dhe shkalla e rrezikut potencial, më së shumti nga
sulmet apo rezistencës nga banesa në të cilën duhet të kryhet bastisja.
Bllokada duhet të mbetet fshehtësi deri në fillimin e bastisjes.Kjo bllokadë
mund të shndërrohet në pritë, në qoftë se është e nevojshme për
përgjigje ndaj sulmit ose rezistencës së kriminelit nga banesa. Detyrë e
grupit për bllokadë është që të sigurojë dyert dhe dritaret, në mënyrë që
askush të mos mund të largohet nga shtëpia as të hyjë në shtëpi apo që në
mënyrë të pavërejtur të hidhen dëshmitë.Në qoftë se është konstatuar se
personi shtëpia e të cilit bastiset është i armatosur dhe është i gatshëm t’i
përdorë, atëherë për sigurinë e policëve, gjatë bllokadës është e nevojshme që
në vendin e përshtatshëm të vendoset snajperisti. Një prej momenteve kritike
është ai kur grupi i bastisjes hyn në shtëpi. Në atë moment mund të ketë
përpjekje të kriminelit që të arratiset nëpër dritare ose të hedhë mjetet e
veprës penale, po ashtu nga dritarja. Varësisht prej mjete që posedon,
kryesi i veprës penale mund t’i paketojë shpejt mjetet e veprës penale
në ndonjë qese dhe t’i varë në ndonjë gozhdë në pjesën e jashtme të murit
të shtëpisë, afër dritares, gjë që mund të bëhet në mënyrë të pavërejtur, kështu
që mjetet nuk do të gjendeshin gjatë bastisjes. Në raste të lidhjes së
ballkonit të banesës me ballkonin e banesës në fqinjësi, mjetet e veprës penale
mund të hidhen në ballkonin e banesës fqinje, gjë që do ta bënte bastisjen
pjesërisht ose plotësisht joefikase.Përveç kësaj, grupi për bllokadë mund të
shërbejë edhe si mbështetje në rast të rezistencës fizike ose të armatosur
së kriminelit në banesë.Së fundi, grupi për bllokadë ka për detyrë që të
pengojë hyrjen e kujtdo qoftë në banesën që bastiset.
Mënyra e hyrjes në shtëpi
Mendojmë se lidhur me çështjen e hyrjes në shtëpi ekziston një
mospërputhje e caktuar midis zgjidhjeve që ofron teori dhe veprimit në
praktikën kriminalistike.Në Teori, shumë pak flitet rreth çështjes si të
zgjidhet mënyra më e përshtatshme që në mënyrë sa më efikase dhe më të
sigurt të hyhet në shtëpi, përveç që theksohet se grupi i batisjes duhet të
veprojë me kujdes maksimal në rast se pritet rezistencë e armatosur nga
shtëpia. Disa autorë ofrojnë zgjidhje në aspektin e ndihmës nga ana e
kujdestarit të shtëpisë ose ndonjë personi tjetër, gjë që, sipas mendimit
tonë, nuk është zgjidhje e mirë në situata të rrezikshme. Kjo ndoshta ka
mundur të zbatohet në praktikë para dhjetë a më shumë vjetësh, por sot kjo
është pothuaj e paimagjinueshme. Mbi të gjitha duhet të kihet ndërmend
rreziku për qytetarët që do të ndihmonin policët për të hyrë në banesën
e dikujt. Ky rrezik mund të manifestohet si në momentin e aktit të hyrjes
në banesë ashtu edhe më vonë, në formë të hakmarrjes së kriminelit. Por,
nuk është vetëm kjo arsye që kjo pikëpamje të jetë e papranueshme.
Duhet të besohet se edhe qytetarët (kujdestari i shtëpisë ose dikush
tjetër) janë të vetëdijshëm për rreziqet e ndryshme, prandaj nuk do të
pranojnë lehtë që të bashkëpunojnë me policinë në këtë formë. Ne mendojmë
se një zgjidhje e tillë do të duhet të nxirrej plotësisht nga teoria kriminalistike
ose që të sistemohen në variantet rezervë që do të aplikoheshin vetëm në
situata të përshtatshme.Prandaj, për hyrja me mashtrim në shtëpinë e
kriminelit të rrezikshëm duhet të planifikohet duke shfrytëzuar një polic
të bërë tebdil, në mënyrë që qytetarët e pafajshëm të mos i ekspozohen rrezikut
për jetë.
Meqenëse ka shumë mënyra të hyrjes në banesën ose shtëpinë e
caktuar, për secilin rast është e domosdoshme të përcaktohet
paraprakisht mënyra më e përshtatshme si edhe varianti rezervë, i cili do të
zbatohej në rast të dështimit të planit.Kështu, në Banesë mund të hyhet:
duke u prezantuar zyrtarisht dhe duke i kërkuar pronarit që ta hapë
derën; duke u prezantuar në mënyrë të rrejshme, në qoftë se dyshohet se
personi nuk do ta hapë derën vullnetarisht (prezantimi i rrejshëm bëhet duke u
paraqitur si postier, inkasant, fqinj, etj);duke u bërë tebdil me uniformë të
postierit ose me mantel të bardhë të punëtorit shëndetësor që bën
grumbullimin vullnetar të gjakut; nëpër dritare; nëpër ballkon, nëpërmjet
kulmit; ose mund të hyhet edhe me dhunë, duke zhvendosur derën me mjete të
përshtatshme, me të ashtuquajturin “katapult”.Më në fund, gjë që mund të
ndodh rrallë, njerëzit nganjëherë nuk i mbyllin me dry dyert e hyrjes,
gjë që mund të shërbejë për hyrje të papritur, efikase dhe të sigurt në
banesë. Por, në qoftë se përgatitjet për bastisje tregojnë se bëhet fjalë për
kriminel të rrezikshëm që sigurisht nuk do ta hapë derën vullnetarisht
apo në qoftë se bëhet fjalë për dyer të blinduara (të cilat vështirë mund
të hapen në mënyrë të dhunshme), atëherë është e nevojshme të
planifikohet një mënyrë specifike për hyrje në banesë.
Në raste të tilla, është e nevojshme që, nëpërmjet vëzhgimit e
mbikëqyrjes së fshehtë të banesës dhe nëpërmjet përcjelljes së fshehtë të
të dyshuarit, të bëhen përgatitje dhe të arrestohet në vendin dhe në kohën e
përshtatshme, e pastaj bashkërisht me të të shkohet në bastisjen e
banesës. Por, edhe kriminelët vazhdimisht i hulumtojnë dhe analizojnë
veprimet e policisë. Këtë e dëshmon fakti se ata kanë gjetur mënyrë që
të mbrohen nga ky trik i policisë. Në rast se në shtëpi ose në banesë
mbahet dhe stërshitet drogë, atëherë të gjitha anëtarët e familjes janë të
njoftuar për këtë. Në këtë rast, gjithmonë në shtëpi gjendet ndonjëri prej
tyre, ndërsa ata që dalin jashtë e mbajnë çelësin me vete. Kohët e fundit
aplikohet edhe vendosja e dyerve metalike me grila, si dyer të dyfishta,
prapa dyerve të hyrjes, kështu që edhe hyrja me dhunë është pothuaj e
pamundur. Përvojat e praktikës kriminalistike tregojnë se hyrja në banesë
duhet të planifikohet në shumë mënyra, pasi kurrë nuk është e sigurt se
plani paraprak mund të realizohet në mënyrë efikase dhe të sigurt.
Madje edhe te planet më precize gjithmonë mund të ndodh diçka e
papritur, prandaj është e domosdoshme që paraprakisht të planifikohen më
shumë variante që mund të zbatoheshin në rastin konkret. Mund të ndodh që
rrethanat në vendin e ngjarje të jenë aq të papritura, pra aq të
ndryshme nga ato që janë përcaktuar në fazën e përgatitjeve, sa vetëm
varianti rezervë i hyrjes në banesë mund të jetë i mundur dhe jo varianti
kryesor i planifikuar, prandaj është e nevojshme të planifikohen më shumë
variante të ndryshme.Duhet të tërheqim vërejtjen se secili polic duhet të
jetë i gatshëm për përdorimin e forcës, madje edhe të armës së zjarrit, në
qoftë se do të ketë nevojë. Analiza paraprake shpie në përfundimin se
hyrja në banesë është pjesë më delikate e bastisjes.Kjo është plotësisht e
logjikshme, sepse në qoftë se hyrja në banesë është efikase atëherë
plotësohet njëra prej parakushteve kryesore kriminalistike për bastisje të
suksesshme dhe për gjetjen e dëshmive të caktuara.Në këtë rast, udhëheqësi
i ekipit të bastisjes ka përgjegjësi të madhe.Ai duhet të llogarisë disa
çështje. Këto janë: siguria e anëtarëve të ekipit, siguria e banorëve,
veprimi në rast të rezistencës, shpejtësia e veprimit dhe ligjshmëria e veprimit.
Goditja e parë pas hyrjes në shtëpi ose banesë
Pa marrë parasysh mënyrën e hyrjes na shtëpi a banesë, është i
domosdoshëm veprimi metodik, kur bëhet fjalë për veprimet e para që duhet
të ndërmerren menjëherë pas hyrjes.Të gjitha autorët, pothuaj pa
përjashtim flasin veprimin metodik, por ajo që kemi vënë re ka të bëje me
masat dhe veprimet që i rekomandojnë me rastin e “goditjes së parë”.
Mendojmë se gjithmonë duhet të insistohet në renditjen e veprimeve,
për shkak se veprimet paraprake janë parakusht për ndërmarrjen e
veprimeve të mëvonshme. Në bazë të konstatimeve paraprake, mendojmë
se ekipi së pari duhet të prezantohet dhe të tregojë arsyet për hyrje në
shtëpi, pa marrë parasysh zhvillimin e situatës momentale (a është bërë
apo nuk është bërë rezistencë), sepse qytetarët duhet të dinë se bëhet fjalë për
veprim zyrtar, e pastaj, pa humbur kohë, duhet t’u kufizohet lëvizja të gjithë
personave që gjenden në shtëpi dhe ata duhet të mbahen nën kontroll
dhe mbikëqyrje.
Pothuaj njëkohësisht duhet të vrojtohet brendia e shtëpisë, me qëllim të
parandalimit të përpjekjeve për asgjësimin e dëshmive.Pas kësaj duhet të
bëhet patjetër bastisja e pjesshme e të gjithë personave, pa përjashtim, e
pastaj duhet të legjitimohen të gjithë, në mënyrë që të identifikohet i
dyshuari, në qoftë se është i pranishëm.Në qoftë se të gjithë banorët nuk i
kanë me vete lejet e identifikimit, kjo e vështirëson identifikimin e të
dyshuarit, sidomos nëse policët e takojnë për herë të parë dhe nuk dinë as
se si duket.Por, momenti i legjitimimit mund të shfrytëzohet për
rezistencë eventuale apo për shkaktimin pengesave të ndryshme, për të
asgjësuar ose për të hedhur dëshmitë.Prandaj, propozojmë veprime të tilla
që, para së gjithash, do të jenë të sigurta si për policinë ashtu edhe për
banorët, në mënyrë që shkalla e rrezikut të ulet në minimum.Me këtë rast nuk
ka nevojë të kryhet bastisja provizore për çështje sigurie apo kontrolli i
të gjithë të pranishmëve, pa marrë parasysh se cilët janë ata. Ka
shembuj të shumtë nga praktika kriminalistike që tërheqin vërejtjen për
syçeltësi. Me që ka raste që dëshmitë të fshehen në rrobat e ndonjë
plake të palëvizshme ose të ndonjë foshnje, konsiderojmë se duhet të bastisen
të gjithë të pranishmit, pa përjashtim.Vlerësimi eventual mund të bëhet nga
aspekti i bastisjes së detajuar të personave të pranishëm, por nga aspekti
i bastisjes provizore për çështje sigurie nuk duhet të bëhen kurrfarë
përjashtimesh. Pas bastisjes bëhet veçimi i personit të dyshuar
(personit për shkak të të cilit bëhet bastisja apo personit që kërkohet)
nga personat tjerë të pranishëm në shtëpi, të cilët vendosen në një hapësirë të
banesës dhe mbahen nën mbikëqyrjen e njërit prej policëve.Njëkohësisht,
edhe i dyshuari mbahen nën mbikëqyrjen e një polici tjetër. Polici që
mbikëqyr të dyshuarin ka detyrë delikate. Ai duhet të kujdeset që i dyshuari
të mos arratiset, të mos bëjë rezistencë, që të mos ndërmarrë diçka
kundër vetvetes, që të mos e marrë peng ndonjërin prej banorëve dhe që
të mos hedhë apo asgjësojë dëshmitë.Përveç kësaj, ky polic duhet të
vëzhgojë me kujdes të dyshuarin, me qëllim që të hetojë me kohë
reagimet e tij psiko-fizike dhe t’i shfrytëzojë ato për ngritjen e efikasitet të
bastisjes. Reagimet e të dyshuarit mund të shfaqen kur polici që bastis i
afrohet vendit ku është fshehur mjeti i veprës penale.
Në këto raste, i dyshuari mund të shqetësohet, gjë që mund të
manifestohet me dridhjen e duarve, me dridhjen e zërit, me skuqje ose
zverdhje të përnjëhershme të fytyrës, me djersitje të përnjëhershme, me lëvizje
të shqetësuara, me evitimin e shikimit në drejtim të caktuar, me manifestimin e
përnjëhershëm të shenjave të lehtësimit, me provokime, etj. Në situata të
caktuara, vërejtja me kohë dhe interpretimi i drejtë i këtyre
reaksioneve, mund të shpie në përfundimin se mjeti i fshehur gjendet në
zonën e veprimit të policit që bastis apo se ai ka kaluar pranë mjetit të fshehur
dhe nuk e ka gjetur.Natyrisht, këto reagime duhet të shfrytëzohen. Polici
që vëren ndonjë reagim të dyshimtë duhet t’i sugjerojë në një mënyrë të
përshtatshme kolegut të tij që bastis, në mënyrë që ai t’i kushtojë më shumë
kujdes vendit të caktuar.Në këtë mënyrë, polici që bën bastisjen vepron në
mënyrë plotësisht të papenguar dhe mund të koncentrohet vetëm në
kërkim. Pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së rolit operativ, mendojmë se
polici që kontrollon të dyshuarin duhet të jetë njëkohësisht edhe udhëheqës i
operacionit konkret të bastisjes. Për fat të keq, në praktikë nuk bëhet
gjithmonë një ndarje e tillë, gjë që ndikon në efektin final të bastisjes.
Natyrisht, nuk duhet të gënjehemi se është e mundshme që gjithmonë të
vëmë re reaksionet e caktuara të të dyshuarit, gjatë mbikëqyrjes.Duhet të
kihet parasysh se ka persona që mund ta kontrollojnë shkëlqyeshëm
veten e tyre dhe të duken të qetë, indiferentë e gjakftohtë edhe në momentet
më të vështira për ta.
Dorëzimi i dokumentacionit mbi bastisjen
Sapo të jenë kryer paraprakisht masat dhe veprimet fillestare,
udhëheqësi i ekipit e njofton pronarin apo shfrytëzuesin e shtëpisë mbi
funksionin dhe shkakun e ardhjes dhe ia dorëzon mandatin për bastisje,
dhe merret me çështjen e angazhimit të dëshmitarëve të bastisjes.Siç shihet,
praktikisht, vetëm prej këtij momenti mund të fillojë bastisja në
kuptimin e ngushtë kriminalistik, duke respektuar njëkohësisht edhe parimet e
Kodit të Procedurës Penale.
Metodika e bastisjes së shtëpisë
Pavarësisht prej mënyrës së angazhimit të dëshmitarëve apo nëse
bastisja kryhet pa praninë e dëshmitarëve, veprimi i mëtejmë kriminalistik
duhet të zhvillohet sipas kësaj metodike.Së pari, fillon të mbahet
procesverbali, në të cilin regjistrohen të dhënat e zakonshme, në formë të
formularit.Personit te i cili bastiset i kërkohet të dorëzojë në mënyrë vullnetare
personin ose dëshmitë. Nëse dëshmitë e kërkuara ose mjetet tjera që janë
në lidhshmëri më veprën penale dorëzohen vullnetarisht, regjistrohen në
procesverbal bashkë me konstatimin se janë dorëzuar vullnetarisht. Edhe nëse
dorëzohen të gjitha mjetet se gjenden te pronari, bastisja vazhdon sikur
të mos ishte dorëzuar asgjë, në qoftë se dyshohet se mund të ketë edhe mjete
tjera të pa dorëzuara. Në këtë aspekt, janë të mundura situata të
ndryshme, të cilat është shumë vështirë të vërtetohen. Mund të ndodh
se pronari vërtet dorëzon krejt çka ka, gjë që është varianti më i mirë,
por kjo ndodh rrallë. Në këtë rast, bastisja e mëtejshme nuk do të rezultojë
me gjetjen e çfarëdo mjeti tjetër. Është e mundur që pronari të dorëzojë
mjete më pak të rëndësishme, duke shpresuar se policia nuk do t’i gjejë
mjetet tjera, sepse ato janë të fshehura mirë. Në këtë rast, pronari mendon
se dorëzimi i mjeteve do të ndikojë që policia të jetë më pak e kujdesshme
dhe me pak këmbëngulëse gjatë vazhdimit të bastisjes.Dhe ç‘është më e
keqja, kjo edhe ndodh në praktikë, jo për shkak se policët e
konsiderojnë të panevojshëm vazhdimin e bastisjes, por për shkak se
konsiderojnë se ia ka arritur qëllimit pjesërisht, pa marrë parasysh rezultatin
përfundimtar.Gjithashtu, është e mundur që pronari të mos dorëzojë
asgjë prej dëshmive që i posedon. Është rregull kriminalistik, por edhe
procesor që bastisja të bëhet bastisja të bëhet me të njëjtën shkallë
profesionalizmi dhe përgjegjësie sikur të mos ishte dorëzuar asgjë paraprakisht.
Vetë bastisja duhet të kryhet sipas metodologjisë së caktuar, si të
shtëpisë si objekt i bastisjes ashtu edhe të hapësirave tjera të saj. Së
pari, të gjithë personat e pranishëm vendosen nën mbikëqyrje në një
hapësirë.Gjatë bastisjes së disa hapësirave, bastisja bëhet nga ana e
djathtë në të majtë e pastaj bëhet bastisja e hapësirës qendrore,
dyshemesë, tavanit dhe daljeve (dritareve, ballkoneve, terasave, etj). Ky është
garancia më e mirë se asnjë pjesë e hapësirës nuk do të anashkalohet.
Gjatë kryerjes së bastisjes, përveç veprimit të ligjshëm e profesional, e
konsiderojmë të rëndësishme që ekipi që bën bastisjen t’u përmbahet
parimeve kriminalistike të sistematikës, themelësisë dhe këmbëngulësisë,
sepse kjo është garancia më e mirë për gjetjen me sukses të dëshmive
të fshehura në vende të ndryshme brenda banesës. Përveç tjerash,
shpesh shfrytëzohen zbrazëtitë e orendive, instrumenteve muzikore, lodrave,
çadrave, llambave elektrike, radioaparateve dhe televizorëve. Kriminelët
shpesh ndërtojnë strehimore dhe bunkerë në mure, në orendi, në tavan
dhe nën dysheme apo parket. Gjithë kjo shpie në përfundimin se është e
pamundur të përmenden të gjitha vendet ku mund të fshehen dëshmitë.
Madje, e konsiderojmë të paarsyeshme që të përmendim dhe të veçojmë
vendet ku mund të fshehen mjetet ose dëshmitë, sepse kjo do të mund
t’i mashtronte policët ashtu që ata do të mund të koncentroheshin në
këto vende dhe mund të anashkalonin vendet tjera. Në këtë kuptim,
ndoshta do të mund të flitej për vende në të cilat janë gjetur më së
shpeshti, gjatë praktikës konkrete kriminalistike, duke konstatuar se gjithë
banesa duhet të bastiset me kujdes të njëjtë dhe me profesionalizëm.
Më në fund, në kuadrin e trajtimit të bastisjes duhet të theksohet edhe
posedimi i informacioneve që flasin për fshehje të dëshmive konkrete në
vendin e përcaktuar saktë të shtëpisë.Në këtë rast, duhet të kihet parasysh
se bastisja në vendin e caktuar nuk do të bëhet që në fillim, sepse do të
dekonspironte informatorin.Ky veprim do të kishte pasoja të shumëfishta
negative. Së parti, pronari i dëshmive sigurisht do të zbulonte burimin e
informacioneve, gjë që do të rrezikonte sigurinë e informatorit dhe,
rrjedhimisht, do të çonte në ndërprerjen e bashkëpunimit të informatorit me
policinë. Ky veprim do të kishte edhe ndikime të dëmshme profesionale,
sepse do të vështirësonte çështjen e angazhimit të informatorëve të rinj.
Është vështirë, pothuaj e pamundur, që për veprime të tilla
joprofesionale të mos merrej vesh në qarqet kriminale. Në këtë rast do
të rritej shkalla e mosbesimit në relacionin midis kriminelëve dhe policisë,
gjë që mund të ndikojë në rënien e efikasitet të bashkëpunimit për sigurimin e
informacioneve, sidomos në nivelin lokal.Mendojmë se, në rast të marrjes së
informacionit se dëshmia është fshehur në një vend të caktuar të
banesës, bastisja nuk duhet të fillojë nga hapësira ku gjendet ai vend, ndërsa
kur të arrihet te ajo hapësirë, bastisja duhet të kryhet sipas parimeve të
përgjithshme taktike, duke pasur kujdes që në asnjë mënyrë të mos
vërehet se që më parë është ditur se ku ishte fshehur mjeti apo
dëshmia. Në qoftë se kjo nuk është përcaktuar paraprakisht me plan,
atëherë udhëheqësi i ekipit operativ përcakton hapësirat prej të cilave do të
fillojë bastisja, por mendojmë se batisja do të duhej të fillonte prej banjës,
kuzhinës dhe korridorit. Pikërisht në banjë dhe në kuzhinë mund të
fshehen disa dëshmi, para hyrjes së policisë në shtëpi ose banesë, apo
në këto hapësira mund të bëhen përpjekje për asgjësimin e dëshmive. Kur
është fjala për korridorin, kjo hapësirë është me interes për shkak të
lëvizjes dhe, eventualisht, daljes së domosdoshme ose hyrjes së papritur në
banesë.Për arsye kriminalistike, ndonjëherë është e preferueshme që të
bëhet edhe e ashtuquajtura bastisje e përsëritur e shtëpisë dhe hapësirave
tjera. Kjo nënkupton një bastisje të dytë, pas kryerjes së bastisjes së
pasuksesshme.
Arsyet për mossukses mund të jenë të ndryshme, por më së shpeshti
ndodh për shkak të veprimit sipërfaqësor, të ngutshëm, jo metodik dhe
këmbënguljes së pamjaftueshme dhe veprimit të vonuar.Por, për arsye
kriminalistike-taktike, që më parë mund të planifikohet një bastisje
“sipërfaqësore”, e cila zakonisht jep rezultate negative. Kur i dyshuari
shqetësohet ose qetësohet dhe ndjehet i sigurt, duke vepruar sipas
parimit
të befasisë, kryhet një bastisje e befasishme dhe e thellë.Pas bastisjes ë
parë sipërfaqësore dhe daljes nga objekti i bastisjes, i dyshuari mund të
ketë sjellje të ndryshme.Së pari, në qoftë se parashikon mundësinë e
përsëritjes së bastisjes, mund t’i fshehë mjetet apo dëshmitë në vende që i
konsideron më të sigurta.Së dyti, në qoftë se mashtrohet nga bastisja e
pasuksesshme, mund të marrë për të ruajtur mjete të reja ose persona të
tjerë, sepse nuk e parashikon mundësinë e bastisjes së serishme. Për këtë
arsye, objekti i bastisjes duhet të vëzhgohet vazhdimisht dhe të
përcaktohet koha më e përshtatshme e bastisjes së sërishme (e njëjta
ditë, dita në vijim ose pas disa ditësh), në mënyrë që suksesi i bastisjes së
përsëritur të jetë i plotë.
Në literaturën kriminalistike flitet kryesisht mbi bastisjen si institut
kriminalistik dhe më pak mbi bastisjen për gjetjen e drogës. Për këtë
arsye, materien në vijim do ta elaborojmë në bazë të analizave të
materialit empirik nga praktika jonë kriminalistike dhe gjyqësore,duke iu
përmbajtur postullateve të përgjithshme teorike të këtij instituti
procesor e kriminalistik.
Bastisja e banjos, WC-së dhe tualetit
Gjatë bastisjes së hapësirave të tualetit, krahas metodologjisë së
kriminalistikës së përgjithshme, duhet t’i kushtohet rëndësi e veçantë
vendeve dhe mjeteve të këtyre hapësirave, siç janë: filxhani i WC-së dhe
ujëvara, lavamani, lavariçja, shporta e rrobave të palara, bojleri me gaz
dhe kapaku i poshtëm i bojlerit klasik,hapësira nën vaskë, zgavra e ventilimit
dhe oxhaku si edhe tubat e pastave të dhëmbëve e të pastave të rrojës,
kremat e ndryshme, sprejet, shamponët e parfumet dhe detergjentet.
Kur është fjalë për filxhanin e WC-së, kujdes i veçantë duhet t’i
kushtohet së pari përmbajtjes së tij, sepse mund të ndodhë që atu të
jetë hedhur ndonjë mjet, p.sh. droga e cila mund të jetë hedhur për t’u
asgjësuar, gjatë hyrjes së policisë në banesë.Pastaj duhet të kontrollohet
pjesë e poshtme e gypit të ujit midis ujëvarës dhe filxhanit. Ky është
vend i përshtatshëm për fshehjen e mjeteve të vogla, sidomos në prag të hyrjes
së policisë në banesë. Natyrisht, ujëvara duhet të kontrollohet në mënyrë
të kujdesshme, sepse në të, përveç drogës, mund të fshehen edhe mjete të
tjera, sidomos armë. Tërheqim vërejtjen se policët nuk duhet të jenë tepër
të ndjeshëm ndaj mjeteve dhe materieve kundërmuese. Policët nuk bën
të ngurrojnë që të kontrollojnë ndyrësinë e njerëzve (prej rrobave të
palara që kundërmojnë e deri te letra e përdorur e tualetit.Gjithashtu, pa
hamendje duhet të kontrollohet edhe WC-ja fushore ose grumbulli i
plehut të kafshëve. Si edhe në rastin e filxhanit të WC-së, duhet t’i
kushtohet kujdes edhe kontrollit të lavamanit, të sifonit, gypave të lavamanit
dhe gypave të kanalizimit.Lavatriçja mund të shërbejë për fshehjen
afatgjatë të mjeteve të caktuara.Gjatë bastisjes së lavariçes, duhet t’i
kushtohet kujdes këtyre katër vendeve: hapësirës për vendosjen e
detergjentit dhe gypit për nxjerrjen e ujit, filtrit, hapësirës së rrobave dhe pjesës
së brendshme. Filteri i lavatriçes duhet të nxirret e të kontrollohet
patjetër, si edhe hapësira ku vendoset filtri.Në qoftë se në lavariçe ka rroba
të përgatitura për larje, atëherë ato duhet të nxirren dhe të kontrollohen
në mënyrë të detajuar. Hapësira për vendosjen e rrobave
duhet të kontrollohet me kujdes edhe kur ajo është e zbrazët. Veprimet
e kontrollit të pjesës së brendshme të lavariçes kryhen sipas planit paraprak
të veprimit, sipas vlerësimit të situatës momentale në vendin e ngjarjes
ose në bazë të informacioneve eventuale se në këtë hapësirë janë fshehur
mjetet apo dëshmitë që kërkohen.
Pas lavatriçes është e logjikshme të kontrollohet shporta e rrobave të
palara. Duhet të kontrollet çdo rrobë, por kujdes duhet t’i kushtohet
rrobave më të palara, siç janë brekët, të cilat kundërmojnë kështu që policët
mund të heqin dorë nga kontrolli i detajuar.
Shporta e bërllokut është gjithashtu vend i përshtatshëm për fshehjen e
mjete dhe dëshmive, sidomos para hyrjes së policisë në shtëpi.Meqë në të
hidhen mbeturinë të ndryshme, është e mundur të vendosen edhe
çfarëdo mjetesh. Veçanërisht duhet të t’i kushtohet kujdes fundit të
shportës, sepse në fund të shportës shpesh vendoset ndonjë kartuç ose
qese plastike, në mënyrë që të mos ngjiten mbeturinat kur shporta të
mbushet. Më sipër kemi bërë dallim midis bojlerit me gaz dhe bojlerit
klasik elektrik, për shkak se ata kanë karakteristika të ndryshme teknike.
Bojleri me gaz, për shkak të konstruksionit të tij, është shumë i
përshtatshëm për fshehjen e gjërave. Sa i përket bojlerit elektrik,
atëherë duhet t’i kushtohet shumë kujdes kapakut të pjesës së poshtme,
nën kazanin e ujit.Me heqjen e këtij kapaku shfaqet një hapësirë ku mund
të fshehen gjëra të ndryshme.Pas hapjes është e domosdoshme heqja e
maskës plastike, sepse nën të mund të fshehen gjëra të ndryshme.
Është e zakonshme që, për arsye statike dhe estetike, vaska të mbulohet me
pllaka. Zakonisht kjo bëhet në një kënd të banjës, kurse në njërën nga
pjesët anësore lihet një pjesë e hapur, i cila shërben për ndërhyrje, në
rast të plasjes apo mbylljes së gypave të ujësjellësit apo të kanalizimit.
Zakonisht, këto pjesë të hapura kanë përmasat e një pllake qeramike dhe
mbyllen me një derë.Sa më e madhe që të jetë vaska, aq më ë madhe
është hapësira midis vaskës dhe murit të pllakave, gjë që mundëson
fshehjen e sasive të më mëdha të gjërave të ndryshme.
Zgavrat e ventilimit të banjës mund të jenë të ndryshme, varësisht prej
vjetërsisë së banesës. Ato mund të jenë zgavra të thjeshta në pjesën e
jashtme të murit, pastaj zgavër me ventilator dhe zgavër ventilimi për
shporet me gaz. {faro që të jenë këto zgavra, ato duhet të kontrollohen me
kujdes.
Në kohën e sotme, së paku në shtëpitë e banesat tona, nuk është e
pazakonshme që në banjë të ketë edhe oxhak, i cili mund të ketë funksion të
dyfishtë. Së pari mund të shërbejë për nxjerrjen e tymit të stufës që
shërben për ngrohjen e banjës dhe, së dyti, mund të shërbejë për
nxjerrjen e tymit të bojlerit me gaz.Gjatë bastisjes, duhet t’i kushtohet
kujdes i veçantë sidomos pjesës së poshtme të oxhakut, ku gjendet
zgavra për pastrimin e tij. Kjo pjesë duhet të kontrollohet
detyrimisht.Pronarët e banesave shpesh arsyetohen se oxhaku nuk është
pastruar prej kohësh, prandaj në banjo mund të bjerë bloza dhe llaçi u pjesës
së brendshme të oxhakut, nëse hapet pjesa e poshtme e tij. Këto
arsyetime nuk bën të merren në konsideratë, dhe oxhaku duhet të hapet
në qoftë se vlerësohet e nevojshme. Preferohet që së pari pronarit t’i
kërkohet ta hapë oxhakun, në mënyrë që në bazë të reagimit të tij të
merret vendimi për hapje, qoftë edhe nëse udhëheqësi i bastisjes nuk e ka
pasur këtë qëllim.
Së fundi, edhe detergjenti për larjen e rrobave, i cili paketohet në sasi
më të mëdha, është i përshtatshëm për fshehjen e disa gjërave.
Në qoftë se bana e cila bastiset ka edhe një apo më shumë kate sipas
apo në qoftë se bëhet fjalë për shtëpi private që ka dy banjë, njërën pas
tjetrës, atëherë ka mundësi që të jetë ndërtuar ndonjë strehimore speciale
(bunker) për fshehjen e mjeteve të ndryshme të veprës penale.Zakonisht, këto
strehimore bëhen në zgavrën e kanalizimit.Gypat e kanalizimit, për
shkaqe estetike, zakonisht murosen me pllaka qeramike.Me që gypat
kanë formë cilindrike, hapësira rreth tyre mund të përdoret për fshehjen
e gjërave. Zgavrat e murimit të gypave të kanalizimit, kryesisht i kanë
përmasat e një pllake të qeramikës, të cilës i përshtatet një derë e vogël. Por,
prapa ndonjërës prej pllakave tjera mund të jenë fshehur gjëra apo
dëshmi të veprës penale. Natyrisht, në shikim të parë nuk mund të
vërehet asgjë e dyshimtë, por, duke trokitur lehtë, pllaka e vendosur në
mënyrë provizore, nxjerr një tingull që dallon nga tingulli i pllakave tjerë të
murosura.Në bano, zakonisht, gjenden edhe raft për tualet apo dollap për
rroba të pastra dhe orendi të tjera.Të gjitha duhet të bastisen sipas
normave të përgjithshme kriminalistike.
Bastisja e korridorit
Korridori duhet të bastiset me po aq kujdes sa edhe secila pjesë tjetër e
banesës.Këtë e theksojmë për shkak se, ndonjëherë, bastisja e
korridorit bëhet me nguti dhe sipërfaqësisht, pasi besohet se në këtë
hapësirë rrallë fshehen gjëra.Varësisht prej madhësisë së korridorit, në të
mund të ketë dollap për këpucë apo vetëm këpucë, dollap për rroba ose
vetëm varëse të rrobave dhe ndonjë orendi apo send tjetër.Kujdes i veçantë
duhet t’u kushtohet këpucëve, pavarësisht se ku gjenden, sepse këpucët
janë të përshtatshme për fshehjen e armëve, municionit dhe sasive të vogla të
drogës.Këpucëve që nuk mbathen zakonisht u futet letër e zhubrosur, në
mënyrë që të ruhet forma e këpucëve.Për këtë arsye, të gjitha këpucët
duhet të kontrollohen me kujdes, duke përqendruar vëmendjen te
nënshtresat, taket dhe shtresa e shputës.Nuk duhet të nënçmohen as
këpucët e reja, të paketuara.Gjatë kontrolli të këpucëve të reja duhet të
kihet në vëmendje paketimi, sepse mund të ndodhë që paketa të ketë fund,
mure apo kapak të dyfishtë.
Rrobat të cilat gjenden në dollap ose në varëse duhet të kontrollohen
sipas parimeve të kontrollit të detajuar individual, sistematik e të themeltë.
Asgjë nuk bën të mos kontrollohet, siç është, p.sh. çadra.
Ndonjëherë, në korridor është e vendosur edhe kutia e njehsorit të energjisë
dhe e siguresave të rrjetit elektrik.Kjo kuti duhet të hapet patjetër, sepse
brenda saj ka hapësirë të përshtatshme për fshehjen e gjërave të vogla.
Në derën e hyrjes mund të jetë vendosur edhe kutia e postës, e cila duhet te
kontrollohet gjithashtu detyrimisht.Detyrimisht duhet të kontrollohet edhe
kutia e postës në hyrje të ndërtesës.Për çdo eventualitet, vëmendje e
veçantë duhet t’u kushtohet dyerve.
Bastisja e kuzhinës dhe depos
Kuzhina dhe depoja, për shkak të destinimit të tyre, janë vende shumë
të përshtatshme për fshehjen e drogës, por edhe delikate për bastisje.Gjatë
bastisjes së këtyre hapësirave të veçanta, duhet t’u kushtohet vëmendje e
veçantë të gjitha gjërave ushqimore, sidomos atyre që janë të paketuara, si
edhe ushqimeve të përgatitura.Kuptohet, gjatë hyrjes në banesë është
shikuar se a ka qenë në proces përgatitja e ndonjë ushqimi, pjekje apo
zierje, sidomos nëse në banesë përdoret shporeti me dru.Kjo masë e
goditjes së parë ka për qëllim parandalimin e asgjësimin eventual të disa
dëshmive.
Për këtë arsye, bastisja e kuzhinës detyrimisht fillon nga shporeti, qoftë
elektrik, me gaz apo me dru e thëngjill.Pavarësisht prej gjendjes në të
cilën është gjetur kuzhina pas hyrjes në banesë, është e domosdoshme të
shikohet ushqimi që ka qenë duke u përgatitur ose që ka qenë në shporet.
Shporeti duhet të kontrollohet me kujdes, duke hapur furrën e zjarrit,
furrën e pjekjes dhe, eventualisht, zgavrat tjera.Bastisja e lavamanit dhe
e kuzhinës në tërësi duhet të bëhet njësoj si hapësira e tualetit. Enët e
palara mund të vendosen në lavaman që të kontrollohen në mënyrë të
kujdesshme.Makina për larjen e enëve është gjithashtu e përshtatshme për
fshehjen e disa mjeteve, prandaj është e nevojshme që ajo të kontrollohet në
mënyrë të detajuar.Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet enëve të
palara që mund të jenë vendosur në makinë.Në qoftë se pas hyrjes në
banesë makina ka qenë duke punuar, është e domosdoshme që ajo të
shkyçet menjëherë.Gjatë bastisjes, nuk bën të anashkalohet kontrolli i
hapësirës ku vendosjet detergjenti, sepse kjo hapësirë është e përshtatshme për
fshehjen e gjërave të vogla.Sipas nevojës, duhet të kontrollohet edhe gypi
për nxjerrjen e ujit.Frigoriferi dhe ngrirësi konsiderohen gjithashtu vende
ku mund të fshehen gjërat, sepse në hapësirat e tyre mbahen shumë gjëra
ushqimore të paketimeve të ndryshme.Ngrirësi është i përshtatshëm për
fshehje edhe për shkak se gjërat ushqimore gjenden në akull, kështu që
duhet të kontrollohen me vëmendje.
Gjërat ushqimore, siç janë:kripa, sheqeri, mielli dhe kafja, pavarësisht se
janë apo nuk janë të paketuara dhe pavarësisht se janë apo nuk janë të
hapura, duhet të kontrollohen gjithsesi.Gjatë kontrolli të këtyre artikujve
duhet te veprohet në mënyrë korrekte, në mënyrë që ata të mos dëmtohen
pa nevojë.Me interes të veçantë është ndonjë enë e caktuar, e cila
kontrollohet në mënyrë të kujdesshme, duke ruajtur ushqimin që gjendet në
të.Pijet, lëngjet, komplotet, uthulla dhe mëlmesat e ndryshme, të
paketuara në kuti tetrapak apo në kuti metalike duhet të shikohen të gjitha, pa
përjashtim.Me këtë rast, policia nuk guxon të mashtrohet për shkak se
paketa e ndonjërit nga artikujt duket se nuk është hapur fare.Siç është e
njohur, çdo paketë mund të hapet pa vështirësi dhe të mbyllet përsëri,
pa u vënë re se është bërë kjo.Natyrisht, këtë e dinë mirë kriminelët dhe
mund të fshehin gjëra të ndryshme në paketim që duket origjinal, p.sh. në
shishen e verës së zezë.Patjetër duhet të kontrollohen edhe buka, kiflet
ose brumërat tjera dhe ëmbëlsirat.Në bukën e fortë bajate mund të
fshehet ndonjë send. Krimineli gjithmonë ka një përgjigje në pyetjen se
përse mban bukë bajate në shtëpi. P.sh. ai do të thotë se ia ruan dikujt që e
përdor për ushqimin e kafshëve.Gjithashtu, mund të thonë se buka u ka
mbetur rastësisht dhe, madje në praninë e policëve, e marrin bukën që ta
hedhin në shportën e mbeturinave, me qëllim që të evitojnë dyshimin e policisë.
Gjatë bastisjes së kuzhinës, duhet t’u kushtohet vëmendje edhe
aparateve të ndryshme të amvisërisë, siç janë: mulliri i kafes, termosi,
shtrydhësi, mikseri, tosteri, friteza, furra mikrovalore, thithësja. etj. Të gjitha
mund të shërbejnë për fshehjen e mjeteve të veprës penale.
Bastisja e dhomës së gjumit
Dhoma e gjumit, ku ka orendi, gardërobë dhe shumë gjëra personale,
ofron mundësi të shumta për fshehjen e dëshmive të ndryshme dhe të
personave.Në këtë dhomë mund të ketë edhe vendstrehim, ekzistuese
ose të ndërtuara enkas. Si vendstrehime ekzistuese mund të shërbejnë
jastëkët, jorganët, dyshekët, kornizat e fotografive, zbrazëtirat e orendive,
abazhuri si edhe disa pjesë të gardërobës dhe papuçet.Përveç kësaj,
mund të ndërtohen edhe bunkerë specialë, në pjesët fundore ose anësore
të sirtarëve dhe vitrinave, karrigeve të mbështjella, tre-ulëseve, dy-ulëseve,
dyerve, vendstrehimet në mur të kamufluara me piktura, pastaj nën
dysheme e nën parket, etj. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet
lodrave të fëmijëve.Duke pasur parasysh mundësitë e paskajshme të
taktikës dhe strategjisë kriminale, gjithmonë duhet të mendohet për
befasitë dhe situatat atipike.Kështu, mund të ndodh që në banesë të ketë
foshnja të posa lindura, të sëmurë që lëngojnë në shtrat ose persona të
palëvizshëm.Këto situata mund t’i shfrytëzojnë kriminelët për fshehjen e
gjërave, duke llogaritur se policët nuk do të bastisin shtretërit e foshnjave,
të sëmurëve ose invalidëve.Përvojat tona tregojnë se policët, për shkak të
dhembjes apo keqardhjes, nuk u kushtojnë gjithmonë vëmendje të
mjaftueshme situatave të tilla, gjë që ka për pasojë bastisje jo mjaft efikase.
Përveç të gjitha këtyre, duhet t’u kushtohet vëmendje edhe gjërave
tjera, të cilat në shikim të parë duken të parëndësishme.
Meqenëse në dhomën e gjumit, përveç tjerash, ka edhe shumë rroba,
garderobë dhe shtrojë, është e nevojshme që kontrolli të bëhet me
këmbëngulje dhe përkushtim, në mënyrë që të mos ndodh që të mbetet
diçka e pakontrolluar.
Pothuaj të gjithë teoricientët e kriminalistikës tërheqin vërejtjen për
mundësitë e shumta të ndërtimit të bunkerëve për fshehjen e mjeteve të
veprave penale, prandaj kërkojnë që gjatë bastisjes t’i kushtohet vëmendje e
veçantë këtyre mundësive.Nga kjo del përfundimi logjik se mjetet e veprës
penale duhet të kërkohen në të gjitha vendet ku mund të fshehen ato.
Suksesi i bastisjes varet shumë nga informacionet e grumbulluara
paraprakisht lidhur me bunkerët e fshehtë dhe vendet ku janë fshehur
mjetet e veprës penale.Vendstrehime të fshehta mund të jenë hapësirat
“qorre”, të ndërtuara në mënyrë speciale dhe të kamufluara brenda
banesës.Sot nuk është lehtë të ndërtohen hapësira të tilla, por disa
kriminelë profesionistë, sidomos kontrabandistë, të cilët përcaktohen për
veprimtari afatgjatë kriminale, ndërtojnë edhe vendstrehime të tilla dhe bunkerë.
Për këtë arsye, në rast se ekzistojnë dyshime për hapësira të tilla, është
e detyrueshme matja e mureve e të sipërfaqes së hapësirës dhe të krahasohet
me projektin e banesës, i cili sigurohet paraprakisht.
Zbrazëtitë dhe hapësirat e kamufluara në mure mund të zbulohen
nëpërmjet trokitjes me çekan ose me ndonjë mjet tjetër të fortë në mur.
Vendstrehimet dhe bunkerët e fshehtë mund të gjenden edhe në
hapësirën nën shkallë, prapa stufave të murosura dhe nën vatër (kaminë).
Hyrjet e fshehta ë bunkerëve dhe vendstrehimeve më së shpeshti
kamuflohen me dollapë, vitrina, rafte, komodina, shporet, pasqyra ose
piktura, madje edhe me raste të ndërtuara.Duke pasur parasysh këtë, gjatë
bastisjes patjetër duhet të maten të gjitha pjesët e orendive dhe të gjitha
gjërat që janë të mbështetura në mur.Ndonjëherë është e domosdoshme që
të hiqen edhe tapiceritë, në mënyrë që të zbulohen vendstrehimet e
fshehta.Kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit, atëherë, përveç drogës,
duhet t’i kushtohet vëmendje edhe gjetjes së shënimeve të ndryshme,
adresave, numrave të telefonit e fotografive, arit dhe stolive tjera, parave,
librezave të kursimit dhe xhiro-llogarive dhe dokumenteve të ndryshme.
Shënimet mund të shërbejnë për zbulimin e aktiviteteve të ndryshme
kriminale, borxheve e borxhlinjve, etj. Adresat, numrat e telefoni dhe
fotografitë mund të shërbejnë për identifikimin e kriminelëve të caktuar
dhe, në fund të fundit, edhe për identifikimin e bashkëpjesëmarrësve eventualë
në kryerjen e veprave penale.Ari, stolitë dhe paratë mund të nxjerrin
papajtueshmërinë midis statusit të personit të caktuar dhe pasurisë së tij,
më ç‘rast shfaqen indiciet se pasuria është fituar me shitjen e drogës.Po kjo
vlen edhe për librezat e kursimit dhe xhiro-llogaritë.Verifikimet e
mëvonshme të gjendjes dhe dinamikës së pagesave në xhiro-llogari
mund të shërbejnë për zbulimin e llojit të veprimtarisë kriminale të personit të
caktuar.Ndërkaq, prej dokumenteve personale, janë me interes
dokumentet e udhëtimit, sepse prej tyre mund të konstatohet se në cilat
vende dhe kur ta udhëtuar personi i dyshuar.Përveç kësaj, me interes të
veçantë janë lejet e qarkullimit me emra të huaj.

Bastisja e dhomës së ditës


Dhoma e ditës është me interes, si për shkak se në të qëndrohet gjatë
ditës, ashtu edhe për shkak se në të ekzistojnë shumë mjete dhe gjërat të
ndryshme.Në këtë dhomë ka karrige, tavolina, kolltuqe, dy-ulëse, tre-
ulëse, vepra artistike, mjete dekorative, vazo e saksi lulesh, televizor,
studio muzikore, audio e video kaseta, CD, instrumente muzikore (piano,
harmonikë, kitarë etj), telefon, telefaks, kafaz të zogjve ose të kafshëve
tjera, akuarium me peshq.Në qoftë se banesa nuk ka dhomë pune, në
dhomën e ditës mund të ketë edhe kompjuter, bibliotekë etj. Ka mundësi
që në dhomën e ditës të ketë edhe vatër (kaminë) apo stufë me dru,
kurse për banesën tërësi nga aspekti i bastisjes janë interesantë edhe radiatorët
dhe gypat e ngrohjes qendrore, abazhurët dhe llambat elektrike.Praktikisht,
gjithçka që u përmend mund të shërbejë për fshehjen e gjërave të
ndryshme, kështu që ekipi kriminalistik që bën bastisje duhet t’i ketë
parasysh këto.Por, bazuar në përvojat shumëvjeçare personale,tërheqim
vërejtjen posaçërisht na disa mjete dhe gjëra, të cilat janë përdorur më së
shpeshti nga kriminelët për fshehjen e mjeteve të veprës penale.Në rastet
tjerë, kriminelët i kanë përdorur shumë shpesh saksitë e luleve, duke
ndërtuar fund të dyfishtë ose mure të dyfishta të pjesëve anësore të saksive të
drurit, duke futur saksitë e vogla në saksi më të mëdha dhe duke i
kamufluar në mënyrë të shkathët.Po ashtu, kriminelët i kanë përdorur
shpesh edhe abazhurët, kafazet dhe ushqimin e zogjve, hapësirën nën
pjesët e poshtme të mobilieve dhe orendive, sidomos të vitrinës, si edhe në
qilima apo në televizor.
Veçanërisht e përshtatshme për fshehjen e gjërave është biblioteka,
sidomos nëse në të ka shumë libra. Mjetet mund të fshehen në raftet e
bibliotekës, prapa librave dhe në libra. Më të përshtatshme janë librat e
trashë, pjesa e brendshme e fletëve të tyre pritet ashtu që krijohet
hapësirë që merr funksionin e kutisë.Në këtë hapësirë mund të fshehen
gjërat të ndryshme, duke përfshirë edhe paratë.Për këtë arsye, të gjitha
librat duhet të kontrollohej me kujdes, duke i hapur dhe, eventualisht,
duke i shfletuar.Në këtë rast vjen në shprehje sidomos parimi
kriminalistik i themelësisë dhe këmbënguljes.
Gjatë bastisjes së cilëso pjesë të banesës nuk duhet të harrohen indicet,
për të cilat tërheqin vërejtjen shumë autorë.Ato tregojnë se, shpesh, gjërat
mjetet në gjërat që kanë lidhje me profesionin e kriminelit. P.sh. është e
natyrshme të pritet që zdrukthëtari t’i fshehë mjetet në gjërat prej druri,
muratori i fsheh në mure, amvisja i fsheh në rroba, kurse bibliotekari në
libra.Dhomat e ditës zakonisht kanë edhe terasa apo ballkone.Pas
bastisjes së dhomës së ditës bastiset terasa, nëse në të ka gjëra e
sende.Natyrisht, edhe hapësirat tjera të banesës mund të kenë ballkone,
terasa ose thertore, kështu që për të gjitha vlen i njëjti veprim i bastisjes.
Bastisja e nënkulmit
Siç dihet, gati të gjitha shtëpitë private kanë tavan, kurse shumë ndërtesa të
banimit kanë edhe nënkulm.Shpesh nënkulmi është fizikisht i ndarë nga
banesa, prandaj edhe nuk merret parasysh gjatë bastisjes, sepse,
praktikisht, nuk dihet për të.Këtë duhet pasur parasysh gjatë përgatitjeve
për bastisje, kur duhet të vërtetohet se cilat hapësira i shfrytëzon personi i
caktuar, përveç banesës.Ky është një fakt që na bind se parimi i
shpejtësisë dhe befasisë mund të aplikohet në praktikën kriminalistike
vetëm në saje të përgatitjeve kualitative.Me fjalë të tjera,nuk ekziston kurrë
situatë aq urgjente që do të mund të arsyetonte nënçmimin e
përgatitjeve. E shfrytëzojmë këtë rast që të konstatojmë se përgatitjet
janë pjesë përbërëse e parimit të shpejtësisë dhe befasisë, gjegjësisht
urgjencës, të veprimeve kriminalistike lidhur me bastisjen.Për çfarë befasie
mund të flitet, nëse personi i caktuar befasohet vetëm për shkak se
policia ka hyrë papritur në banesën e tij dhe ka bastisur, ndërsa nuk ka qenë në
dijeni për ekzistimin e nënkulmit, ku është fshehur personi i kërkuar apo
dëshmia kryesore? Sipas mendimit tonë, urgjenca e veprimit nuk mund të
përjashtojë përgatitjet adekuate, përndryshe ajo e humb kuptimin.
Tavani apo nënkulmi mund të shfrytëzohet për banim ose si depo.Në qoftë
se shfrytëzohet për banim, atëherë bastiset sipas metodologjisë së
bastisjes së banesës, por vëmendje e veçantë i kushtohet konstruksionit
të kulmit.Situata është shumë më e komplikuar, nëse nënkulmi përdoret si
depo, pasi në të nuk ka rregull.Po ashtu, bastisjen mund ta vështirësojë
mungesa e dritës së mjaftueshme, gjë që vlen sidomos për nënkulme të
shtëpive të vjetra. Si edhe në hapësirat tjera, të gjitha gjërat duhet të
kontrollohen me kujdes dhe në mënyrë sistematike.Vëmendje e veçantë
duhet t’u kushtohet konstruksionit të nënkulmit, dritareve të kulmit,
qyngjeve të shiut, si edhe aparateve shtëpiake të papërdorshme, siç janë:
frigoriferi, lavatriçja,
shporeti elektrik, etj.
Bastisja e podrumit
Kur bëhet fjalë për shtëpi private, nuk është vështirë të konstatohet se a
ka podrum dhe hapësira të tjera ndihmëse, por në ndërtesat e banimit,
ndonjëherë, është shumë vështirë të vërtetohet nëse ka apo nuk ka podrum
ose hapësira tjera ndihmëse banesa përkatëse.Ndonjëherë, as vetë policët
nuk e kanë parasysh faktin se banesës së caktuar i takon edhe hapësira e
podrumit.Ky gabim mund të shkaktojë pasoja të dëmshme.
Podrumi është me interes sidomos për shkak se në të mund të hapen
gropa, në të cilat mund të groposen mjete të ndryshme, madje edhe
kufoma apo pjesë kufomash.Për këtë arsye, gjatë bastisjes së podrumit
duhet të konstatohet së pari se çfarë dyshemeje ka.Në qoftë se podrumi nuk
është i shtruar, në tokë duhet të ngulen gozhda, për të parë nëse në të
është gërmuar së voni.Me hedhjen e ujit mund të konstatohet se a është
hapur ndonjë gropë, madje edhe nëse podrumi është i shtruar me dysheme.
Gjatë bastisjes, është e domosdoshme që të lëvizet nga vendi çdo send,
në vend të të cilit konstatohet nëse është gërmuar apo jo.Në podrum, shpesh,
ka edhe dru, thëngjill, etj., të cilat krimineli mund t’i përdorë për fshehjen
e mjetit të veprës penale.Bastisja e detajuar nënkupton zhvendosjen e
plotë të të gjitha gjërave, pra edhe të druve dhe thëngjillit, përndryshe
bastisje e podrumit është e kotë.Natyrisht, kriminelët llogarisin se policët
nuk do të zhvendosin sasi të mëdha të druve dhe thëngjillit.Edhe turshitë
dhe artikujt ushqimorë që gjenden në podrum (patatet, lakrat, etj.),
duhet të kontrollohen në mënyrë të detajuar.Mund të ndodh që në podrum të
kultivohen edhe kërpudha, prandaj është e nevojshme që të kontrollohen
thasët ose enët e drurit, në mënyrë që të konstatohet nëse në dheun
brenda tyre ka mjete apo dëshmi të veprës penale.

Bastisja e oborrit
Oborri ose kopshti rreth shtëpisë apo ndërtesës së banimit bastiset
sipas
metodologjisë së caktuar, ngjashëm me metodologjinë e
banesës.Natyrisht, këto hapësira janë të përshtatshme për fshehjen e
mjeteve të ndryshme dhe të kufomave,kryesisht nëpërmjet groposjes.Në
qoftë se bëhet fjalë për oborr apo kopsht më të madh, preferojmë që ai
të ndahet në pjesë më të vogla, në mënyrë që të mos ndodhë që të shpëtojë pa
u kontrolluar.Vëmendje duhet t’u kushtohet edhe kontejnerit të bërllokut,
grumbullit të zallit, grumbullit të tullave apo të tjegullave, grumbullit të
gurëve, etj., të cilët mund të gjenden në oborr.Në oborr mund të ketë edhe
shtëpizë qeni, të cilën kriminelët mund ta përdorin për fshehjen e gjërave
të ndryshme.Shtëpiza duhet të kontrollohet dhe të zhvendoset, në
mënyrë që të kontrollohet hapësira përfund saj.Në oborr duhet të
kontrollohen edhe nyjat e ujësjellësit dhe të kanalizimit, kutia postare, etj.
8. Bastisja e personave
Sipas Nenit 240, alineja 3 e KPP, gjykatësi mund të mandatojë bastisjen
e personave, nëse ekzistojnë gjasat reale që bastisje të shpie në zbulimin e
gjurmëve ose në konfiskimin e dëshmive të veprës penale.Por, policia mund
të bastisë personat edhe pa urdhëresë dhe pa praninë e dëshmitarëve,
sikur edhe në të gjitha rastet e bastisjes së shtëpisë dhe hapësirave tjera (Neni
245 i KPP), pastaj gjatë arrestimit të përkohshëm dhe shoqërimit, si
edhe kur ekziston rreziku që të jetë i armatosur ose të ketë mjete të
rrezikshme, të cilat mund të përdoren për sulm ose për vetëlëndim.
Varësisht prej dispozitave ligjore dhe qëllimi i synuar, bastisja e
personit
mund të jetë bastisje hetimore dhe bastisje e sigurisë.Në rastin e parë,
qëllim i bastisjes është gjetja e gjurmëve të veprës penale ose gjërave
të rëndësishme për procedurën penale, ndërsa në rastin e dytë qëllim i
bastisjes është gjetja e armëve ose mjeteve të përshtatshme për sulm,mjeteve
të përshtatshme për arratisje, mjeteve për mbajtjen e lidhjeve ilegale dhe
mjeteve e sendeve të përshtatshme për vetëvrasje.Natyrisht, në qoftë se
gjatë bastisjes provizore për çështje të sigurisë gjenden mjete që mund
të përdoren si dëshmi në procedurën penale, policia vepron në pajtim me
dispozitat me të cilat rregullohet çyshtja e bastisjes si veprim hetimor (Neni
204, alineja 4. KPP).
Gjatë elaborimit të bastisjes së banesës dhe hapësirave tjera, kemi
trajtuar edhe çështjen e përjashtimit nga ndjekja penale të personave që
gëzojnë të drejtën e imunitetit. Në këtë kuptim kemi folur mbi pacenueshmërinë
e banesës, hapësirave tjera, shënimeve dhe dokumenteve të caktuara zyrtare
të misioneve diplomatike e konzullare.Por, me që imuniteti ka të bëjë, para
së gjithash, me persona, në këtë rast do të theksojmë rëndësinë e
imunitetit në kontekst të bastisjes së personave.Imuniteti penalo-juridik
parashikohet pjesërisht në burimet e të drejtës lokale e pjesërisht në
burimet e të drejtës ndërkombëtare (Konventa e Vjenës mbi marrëdhëniet
diplomatike, e vitit 1961, Konventa e Vjenës mbi marrëdhëniet konzullare, e vitit
1963,Konventa mbi privilegjet dhe imunitetet e OKB-së, e vitit
1946,Konventa mbi privilegjet dhe imunitetet e institucioneve të specializuara
të OKB-së, e vitit 1947, Konventa e OKB-së mbi misionet speciale, e vitit
1969).Përmbajtja e këtij imuniteti niset prej ndalimit të qarkullimit dhe
udhëheqjes së procedurës penale ndaj personit të caktuar e deri te ndalimi i
kryerjes së veprimeve të caktuara penalo-procesore dhe ndalimi i arrestimit.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, imuniteti mund të jetë absolut (p.sh. u
takon shefave të shteteve dhe agjentëve diplomatikë të shteteve të
huaja) dhe relevant (u takon personave që kanë salvus conductus, imunitet
konzullar dhe imunitet i cili u takon kategorive të caktuara të zyrtarëve
ndërkombëtarë).
Imunitet gëzojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët e institucioneve
ndërkombëtare të drejtësisë (p.sh. të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të
Hagës).Sipas të drejtës vendore, imunitet të caktuar penalo-procesor
gëzojnë edhe deputetët, gjykatësit dhe gjykatësit-porotë.Përjashtimi nda
ndjekja penale përfshin të gjitha veprimet, si gjatë procedurës penale
ashtu edhe gjatë procedurës parapenale, por gjykata mund t’i
ndërmarrë veprimet hetimore që prekin në të drejtat e personit që e gëzon këtë
imunitet.
Bastisja e personave mund të kryhet në dy mënyra, pjesërisht dhe e
detajuar, prandaj në literaturën e kriminalistikës ajo ndahet në bastisje
personale të pjesshme dhe në bastisje personale të detajuar.Sipas
pikëpamjes sonë, ndarja e tillë është e drejtë. Sipas rrjedhës logjike të
ngjarjeve, në praktikën e kriminalistikës operative, së pari flitet për bastisjen
e pjesshme, e cila ndonjëherë cilësohet edhe si bastisje paraprake, e
pastaj për bastisjen e detajuar.
Bastisja provizore e personave për çështje sigurie
Kjo bastisje kryhet në situatat siç janë arrestimi i personave me rastin e
ndërmarrjes së disa veprimeve kriminalistike (pusia, racia), me rastin e
ndërmarrjes së veprimeve të dëshmimit (bastisja e banesës dhe shikimi i
vendit të veprës penale), si edhe me rastin e rastin e dërgimit të personit në
entin ndëshkues-korrektues.Kjo bastisje ka, kryesisht, karakter të sigurisë,
gjë që është e logjikshme pasi bëhet fjalë për kontakt të parë të
drejtpërdrejt me kriminelin apo me personin e dyshuar.
Bastisja e pjesshme e personave që dyshohet se kanë drogë kryhet
gjithmonë në vende publike. Siç kemi thënë, kjo bastisja e pjesshme
kryhet, para së gjithash, për arsye preventive të sigurisë, pra me qëllim të
gjetjes dhe konfiskimit të armëve të zjarrit, armëve të ftohta dhe
sendeve të përshtatshme për vetëlëndim, si edhe për gjetjen eventuale të
dëshmive të tjera.
Parakusht kryesor kriminalistik-taktik për bastisjen e personave është
qasja e befasishme dhe efikase dhe arrestimi i personave që duhet të
bastisen.Duke iu qasur e arrestuar në mënyrë të rrufeshme, personi i
caktuar jo vetëm që parandalohet që eventualisht të hedhë ose të
asgjësojë dëshminë materiale, por pamundësohet edhe arratisja, rezistenca e
armatosur apo rezistenca fizike, rezistenca pasive apo vetëlëndimi i tij, si edhe
marrja peng e personave tjerë.Me që kjo ndodh në vendet publike dhe
personat e tillë janë shumë të rrezikshëm, qasja dhe arrestimi i tyre
efikas është veprim shumë delikat në praktikën kriminalistike. Një çështje që
duhet të theksohet, ndonëse nuk është përfshirë në literaturë, është prezantimi
zyrtar i policëve në kontaktin e parë me personin e dyshimtë. Ky
prezantim duhet t’i përshtatet situatës konkrete, që do të thotë se është i
mjaftueshëm prezantimi gojor.Prezantimi duhet të bëhet për një sërë
arsyesh. Para së gjithash, policët duhet të respektojnë parimet e
ligjshmërisë. Kjo do të thotë se secili qytetar duhet të dijë se bëhet fjalë për
veprim zyrtar.Kriminelët janë gjithmonë të kujdesshëm, për shkak të
konkurrencës. Kriminelët e nivelit më të lartë i kanë trup-rojet e tyre, të
cilët i mbrojnë nga si nga konkurrentët ashtu edhe nga policia. Përvojat
e praktikës sonë kriminalistike tregojnë se edhe kriminelët më të rryer nuk
bëjnë rezistencë, kur e dinë se për çfarë veprimi bëhet fjalë.Së pari, për ta
është e rëndësishme të dinë se bëhet fjalë për veprim zyrtar, sepse kjo
do të thotë se bëhet fjalë për sjellje korrekte dhe të lejuar. Në të
kundërtën, në qoftë se dyshojnë se janë të sulmuar nga kriminelë të tjerë,
ata bëjnë rezistencë shumë fortë.Për këtë arsye, pa përjashtim, policët
duhet të prezantohen në mënyrë zyrtare, duke treguar distinktivin
(shenjën), kartat e identitetit dhe akreditimet, por mund të jenë të veshur në
uniformë me mbishkrimin “policia”, kështu që, të shumtën e rasteve, evitojnë
mundësinë e rezistencës.Ngjashëm veprohet edhe me personat që nuk
janë kriminelë, por janë të dyshuar për një sërë arsyesh. Secili qytetar,
në momentin që ndonjë i panjohur i afrohet befasisht, dyshon se mund të jetë
viktimë e ndonjë vepre penale, prandaj është normale të pritet që ai të
bëjë rezistencë dhe të mbrohet. Por, në qoftë se e kupton se bëhet fjalë
për veprim zyrtar, ai nuk do të rezistojë.
Për arsye të sigurisë, bastisjen e personave duhet ta bëjnë së paku dy
policë, kurse në situata të rrezikshme mund të jenë edhe tre policë.
Njëri polic e kryen bastisjen, ndërsa i tjetri ose dy të tjerët e sigurojnë
veprimit, duke qenë të gatshëm që të reagojnë në çdo moment.
Bastisja provizore për çështje të sigurisë, e cila mund të cilësohet edhe
si bastisje e pjesshme, mund të kryhen në katër mënyra: në mënyrë
klasike, mbështetur për muri, në gjunjë dhe shtrirë (në bark). Bastisjen
në mënyrë të shtrirë e preferojmë në rast se një polic kryen bastisjen e
një krimineli të rrezikshëm.Pavarësisht se në çfarë mënyre bëhet bastisja,
ajo duhet të kryhet sipas metodologjisë së caktuar kriminalistike aspo
sipas rendit të veprimit, më së shpejti, prej kokës te thembra.Bastisja e
pjesshme klasike nënkupton bastisjen e kriminelit që qëndron me
këmbë të hapura dhe me duar të ngritura lart. Bastisja me mbështetje
për muri e vë kriminelin në pozitë jostabile, prandaj e pamundëson rezistencën
e tij.Ajo kryhet ashtu që personit që bastiset i urdhërohet të qëndrojë
një metër prej murit, t’i hapë këmbët dhe të qëndrojë në majë të
gishtërinjve dhe gishtërinjtë e duarve të ngritura lart t’i mbështesë për muri,
duke marrë pozitë të pjerrët të trupit.
Bastisja me qëndrim në gjuan të kriminelit është bastisja më e sigurt
për policin. Së pari, kriminelit i urdhërohet t’i ngre duart lart e pastaj të
ulet në gjunj e pastaj fillon bastisja e tij. Bastisja në pozitë të shtrirë
bëhet ashtu që, pas qasjes së befasishme, kriminelit i urdhërohet t’i
ngre duart lart, të bie në gjunjë ngadalë (së pari në njërën e pastaj në këmbën
tjetër, pastaj ta lëshojë ngadalë njërën dorë në tokë dhe të shtrihet në bark.
Duke pasur parasysh qëllimin e kësaj bastisjeje, është e logjikshme që
së pari të kërkohen armë (të zjarrit ose të ftohta), prej për paaftësim të
veprimit dhe mjete tjera të përshtatshme për sulm.Të gjitha këto mund të
gjenden në rrobat personale të kriminelit, në valixhen e dorës, në trup ose
në dorë.Për këtë arsye, tërheqim vërejtjen se së pari duhet t’u kushtohet
vëmendje duarve apo shuplakave. Shpesh kriminelët mbajnë drogën në
dorë, në mënyrë që ta hedhin menjëherë, në rast të arrestimit.Në dorë e
mbajnë edhe bombën eventuale, me qëllim që ta aktivizojnë menjëherë.
Mund të ndodhë që krimineli të mbajë në njërën dorë mjetin e veprës
penale,kurse në dorën tjetër sprejin për paaftësim apo thikën, e cila
zakonisht futet nën mangë, sikur edhe bombën.Është ideale që dy policë, në
momentin e afrimit të rrufeshëm, ta kapin kriminelin për të dy duart, në
mënyrë që t’ia pamundësojnë rezistencën dhe hedhjen eventuale të dëshmive
të veprës penale.Varësisht prej situatës konkrete, policia zgjedh
ndonjërën prej mënyrave të bastisjes së pjesshme, e cila duhet të bëhet
shpejt dhe sa më parë. Është e preferueshme që, në rast se në afërsi ka
ndonjë hyrje banesash ose ndonjë korridor kalimi, krimineli të dërgohet
atje dhe bastisja ta kryhet në kushte më të mira për siguri ose të
arrestohet në vendin e takimit. Përveç normave të përgjithshme
kriminalistike mbi bastisjen e pjesshme të personave, duhet t’u kushtohet
vëmendje edhe disa elementeve të tjera. Siç thamë, vëmendja më e madhe,
që në hapin e parë të veprimit, duhet t’u kushtohet duarve të kriminelit.
Pasi t’i jenë qasur personit me armë të drejtuara ndaj tij, policët
urdhërojnë ngritjen e duarve e pastaj e kapin për të dy duart dhe ia
kontrollojnë, kështu që evitojnë mundësinë që krimineli të sulmojë papritur apo
të përdorë ndonjë armë që mund ta ketë në dorë ose nën mëngë.Kuptohet, me
kujdes duhet të kontrollohen edhe dorëzat, në qoftë se krimineli ka
dorëza në momentin e qasjes së policisë (rrobat që mund t’i ketë në dorë
krimineli, kontrollohen më vonë). Pas duarve,vëmendja duhet të
përqendrohet në kokë, ku përfshehet kontrolli i flokëve,parukës dhe
kapelës (nëse ka).Pastaj detyrimisht, duhet të kontrollohet shalli ose
shamia dhe, në fund, duhet të kontrollohen edhe stolitë, duke konstatuar se
bëhet fjalë për ar apo për bizhuteri.Në qafore, hall-halle,unazë, brosh apo
varëse të çelësave mund të jenë krijuar hapësira speciale për fshehjen e
gjërave të vogla.Në qoftë se këto elemente të bizhuterisë nuk
kontrollohen menjëherë, ekziston rreziku që krimineli t’i hedhë ato gjatë
bastisjes, në mënyrë të pavërejtur.Varësja e çelësave, përveç që mund të
përshtatet për fshehje, mund të ketë edhe prej për paaftësim veprimi, gjë
që është me shumë rrezik.
Në qoftë se gjatë bastisjes së pjesshme provizore nuk gjenden kurrfarë
mjetesh të veprës penale, pra as armë dhe as mjete tjera të palejueshme,
kështu që është hequr çfarëdo dyshimi, personit duhet t’i jepet një shpjegim
zyrtar dhe mund të lirohet.Por, në qoftë se personi konsiderohet edhe më
tutje i dyshuar, pavarësisht se është gjetur apo nuk është gjetur te ai
çfarëdo dëshmie a mjeti të veprimit penal, merret vendimi për bastisje të
detajuar.Meqenëse bastisja e detajuar mund të bëhet vetëm në lokalet
zyrtare të policisë, personi i dyshuar duhet të dërgohej patjetër atje. Me
qenë se edhe transportimi i të dyshuarit me automjet zyrtar mund të ketë
rreziqe të caktuara, e konsiderojmë të nevojshme të shpjegojmë situatat
kritike dhe mënyrat për parandalimin e tyre.
Shoqërimi me qëllim të bastisjes së detajuar
Mbi të gjitha, tërheqim vërejtjen posaçërisht për kontrollimin e vendit të
arrestimit të kriminelit..Duhet të kontrollohet me kujdes si vendi ku është
arrestuar krimineli, ashtu edhe vendi ku është parë dhe është ndalur.
Gjithnjë ekziston mundësia që ai të ketë hedhur një apo më shumë
gjëra. Është gabim të mendohet se, nëse personi i caktuar është arrestuar
në mënyrë efikase, në atë vend nuk duhet të ndërmerret asgjë.
Shoqërimi këmbë ose me mjete të transportit publik i të dyshuarit në
lokalet zyrtare të policisë nuk preferohet.Duke pasur parasysh punën e
policisë kriminalistike, mjeti më i përshtatshëm për transportim është
automjeti zyrtar.Shoqërimin duhet ta bëjnë se paku dy policë dhe, përveç
në raste të jashtëzakonshme, kriminelët duhet të shoqërohen në mënyrë
individuale.Situata e parë kritike shfaqet gjatë hyrjes së kriminelit në
automjetin zyrtar. Atëherë mund të ndodhë që policët të mos jenë mjaft të
koncentruar, pasi vetëkënaqen me faktin se e kanë arrestuar me sukses një
person të dyshuar.Krimineli futet në automjetin zyrtar në pozitë të
kërrusur, prandaj ai mund të godasë papritur me kokë ose të përpiqet të
arratiset.Po ashtu, në rast të kujdesit të pamjaftueshëm, krimineli mund
hedhë në mënyrë të pavërejtur ndonjë send, i cili nuk i është gjetur gjatë
bastisjes së pjesshme. Për këtë arsye, kriminelit nuk bën t’i lejohet që të
hyjë vet në automjetin zyrtar, por duhet të futet në mënyrë të
kujdesshme. Siç kemi thënë, shoqërimin duhet ta bëjnë së paku dy
policë, njëri prej të cilëve do ta mbikëqyrë kriminelin gjatë gjithë kohës
së vozitjes, pasi nuk përjashtohet mundësia që personi i arrestuar të hedhë në
automjet ndonjë send.Kjo mund të ndodhe sidomos në rast se në automjet
ndodhen njëkohësisht dy persona që shoqërohen.Raste të tilla kanë
ndodhur në praktikën kriminalistike.
Situatë tjetër kritike është momenti i daljes së kriminelit nga
automjeti.Në momentin e arritjes deri te lokalet zyrtare, shumë policë
mendojnë se tashmë e kanë kryer punën e tyre, prandaj nuk janë mjaft të
kujdesshëm dhe vigjilentë.Por, kriminelët e dinë këtë dhe munda ta
shfrytëzojnë pakujdesinë e policëve që të sulmojnë e të arratisen ose
vetëm të arratisen apo që të hedhin dëshmi të veprës penale.Në këto situata
janë veçanërisht të paparashikueshme reagimet e personave të gjinisë
femërore, të cilat krijojnë skena të ndryshme, në mënyrë që të krijojnë
hapësirë për t’i hedhur dëshmitë e veprës penale, për të sulmuar apo për t’u
arratisur.Për këtë arsye, me rastin e arritjes së automjetit te lokalet
zyrtare, krimineli duhet të nxirret dhe jo të lejohet që të dalë vetë nga
automjeti.Me këtë rast, policët duhet të jenë po aq të vëmendshëm sa
edhe me rastin e arrestimit të personit.Njëkohësisht, është e nevojshme që
në praninë e kriminelit të shoqëruar të bëhet kontrolli i automjetit
zyrtar, në mënyrë që të vërtetohet nëse gjatë rrugës ai ka lëshuar ndonjë send
në automjet.Vetëm pas këtyre veprimeve personi i shoqëruar futet në
lokalet zyrtare.Në praktikën kriminalistike janë regjistruar raste që në
automobilin zyrtar të gjenden mjete të veprës penale. Zakonisht, policët
vërtetojnë se kush është sjellë i fundit me automjet në lokalet zyrtare
dhe, në bisedë me të, ia dëshmojnë këtë fakt, duke i lëshuar edhe
vërtetim mbi konfiskimin e përkohshëm të mjetit të gjetur në automjet.
Natyrisht që krimineli nuk pranon që mjeti i gjetur është i tij dhe as nuk
dëshiron të nënshkruaj apo të marrë vërtetim.
Në situata të tilla ekzistojnë dy mundësi: se mjeti i gjetur është vërtet
pronë e këtij krimineli apo e një tjetri, sepse mund të ndodhë që të jetë
mjet i hedhur nga dikush tjetër që është shoqëruar para tij në lokalet zyrtare të
policisë.Cilado prej këtyre dy varianteve që të jetë e vërtetë, gabimi është
i policisë, prandaj ajo gjithmonë duhet të kontrollojë automjetin zyrtar,
në praninë e personit që shoqërohet, në mënyrë që të gjendet mjeti i hedhur
eventualisht. Kjo është plotësisht në pajtim me normat ligjore.
Më në fund, ekziston edhe një situatë tjetër kritike, e cila mund të
manifestohet gjatë qëndrimit të personit të arrestuar në lokalet zyrtare.
Në praktikën kriminalistike janë regjistruar shumë raste të arratisjes së
kriminelëve nga lokalet zyrtare, madje edhe nga kati i tretë apo i katërt i
ndërtesës, gjë që ka qenë pasojë e mungesës së vigjilencës së policëve.Kur
shoqërohen në lokalet zyrtare, kriminelët shpesh kërkojnë që të shkojnë
në tualet. Me këtë rast ata përpiqen ta shfrytëzojnë pakujdesinë e
policëve dhe të ikin, qoftë duke shkuar në WC apo nga vetë WC-ja. Për
arratisje nga lokalet e WC-së mund t’i shfrytëzojnë qyngjet e shiut,
rrufepritësit, apo ndonjë dru që eventualisht gjendet në afërsi të dritares. Në
qoftë se nuk kanë sukses të arratisen, kriminelët përpiqen të hedhin ose të
asgjësojnë në WC mjetet e veprës penale.Përveç kësaj, ata janë të gatshëm
edhe të kërcejnë nga dritarja e lokalit zyrtar, në të cilin gjenden. Për këtë
arsye,krimineli nuk guxon të lejohet që të shkojë në WC para se të bëhet
bastisja e detajuar e tij.Prej sa u tha deri më tash del se vigjilenca
profesionale e policisë duhet të jetë e lartë gjatë gjithë kohës së
shoqërimit të kriminelëve në lokalet zyrtare, në mënyrë që atyre t’u
pamundësohet rezistenca, arratisja, ose hedhja e mjetit të veprës penale.
Bastisja e detajuar e personave
Bastisja e detajuar e personave, përveç në lokalet zyrtare, mund të
bëhet eventualisht edhe gjatë bastisjes së banesës.Këtë bastisje do të
duhej ta kryenin dy policë, por në situata të jashtëzakonshme mund të
marrin pjesë edhe tre policë, në qoftë se ka dallim të madh në konstruksionin
fizik midis policëve dhe kriminelit.
Pas marrjes së vendimit për bastisje të detajuar të personit të caktuar,
është e domosdoshme që të sigurohet prania e dy dëshmitarëve, të cilët
duhet të jenë qytetarë të moshës madhore, të të njëjtës gjini me personin që
bastiset.Natyrisht që edhe policët të cilët e kryejnë bastisjen duhet të
jenë të të njëjtës gjini me personin që bastiset.Policia duhet t’i kërkojë
personit që bastiset që në mënyrë vullnetare të dorëzojë mjetin apo
dëshminë e kërkuar. Në qoftë se personi dorëzon mjetin e kërkuar, gjatë
dorëzimit bëhet fotografimi e pastaj paketimi i mjetit të dorëzuar në qese
të caktuara plastike.Në qese shënohet përmbajtja, e cila duhet
nënshkruhet nga pronari dhe policia.Kjo është shumë e rëndësishme për
shkak të paraqitjes së dëshmisë në procedurën e mëvonshme penale.Në
procesverbalin mbi bastisjen konstatohet se çfarë ka dorëzuar
vullnetarisht personi, apo të konstatojë se nuk ka dorëzuar asgjë.Natyrisht,
bastisja do të kryhet pavarësisht se personi i caktuar mund të dorëzojë
vullnetarisht mjetin apo dëshminë e veprës penale.Së pari personit i
urdhërohet që të zhvishet lakuriq (për këtë rast është përgatitur një
pelerinë) dhe t’i zbathë këpucët. Pas kësaj vazhdon kontrolli i detajuar i rrobave
dhe i këpucëve, si edhe i tërë trupit.Në mënyrë të detajuar bastisen të
gjitha rrobat, këpucët, si edhe gjërat që janë gjetur në rroba.Me kujdes
kontrollohet edhe trupi i të dyshuarit.Gjëra të ndryshme mund të fshehen
në cilëndo pjesë të rrobave apo të këpucëve, kështu që veçimi i cilitdo send
do të ishte i panevojshëm.Thënë shkurt, me vëmendje të njëjtë duhet të
kontrollohet gjithë gardëroba dhe të gjitha gjërat që gjenden në
të.Bastisja e personit mund të përfshijë edhe bastisjen intime, të cilën e
kryen mjeku ose tekniku i kualifikuar, në pajtim me normat e shkencës
së mjekësisë e duke e respektuar plotësisht dinjitetin e personit (
Neni 243, alineja 5, KPP). Praktikisht, këtu bëhet fjalë për persona
profesionistë, siç janë mjeku i praktikës së përgjithshme, apo gjinekologu,
por ndonjëherë edhe rëntgenologu.Pavarësisht se më parë është bërë
bastisja e pjesshme, për të cilën kemi folur, i gjithë trupi i personit, sipas
metodologjisë së caktuar.Mjetet dhe dëshmitë mund të fshehen në flokë,
nën parukë dhe në mjekër, prandaj ato duhet të kontrollohen me krehër.
Edhe vrimat e veshit e të hundës, si edhe pjesa e brendshme e buzëve,
mund të shërbejnë për fshehjen e gjërave e dëshmive, sikundër edhe nën
sqetull, nën gjinj dhe në rrugët anale e vaginale, te femrat.Por, gjëra të imta
mund të fshehen edhe midis gishtërinjve të këmbëve. Në qoftë se
personi i caktuar ka fasha, fllasterë apo proteza në pjesë a në gjymtyrë
të caktuara të personit, atëherë është e nevojshme që të angazhohet mjeku që
do ta bëjë kontrollin. Në qoftë se dyshohet se personi i caktuar e ka
fshehur drogën në lukth, mënyrë e vetme për verifikimin e kësaj është
kontrolli me rëntgen. Në qoftë se kontrolli rëntgenologjik jep rezultat
pozitiv, atëherë droga nxirret nga lukthi dhe konfiskohet, në pajtim me KPP.Të
gjitha gjërat që gjenden dhe konfiskohen, regjistrohen dhe sigurohen në
mënyrën që e kemi përshkruar, kurse pronarit i jepet menjëherë vërtetimi
mbi konfiskimin e përkohshëm të mjetit.
9. Bastisja e mjeteve transportuese
Bastisja e mjeteve transportuese është shumë komplekse, prandaj ky
veprim duhet të kryhet në pajtim me veprimet e caktuara kriminalistike e
sidomos hetimore.Për këtë arsye bastisjes së mjeteve të transportit,
veçanërisht, të kamionëve të mëdhenj, aeroplanëve dhe anijeve duhet t’i
paraprijë observimi special, shfrytëzimi i informatorëve dhe forma tjera të
veprimtarisë kriminalistike operative, në mënyrë që të grumbullohen indicie të
mjaftueshme që tregojnë për veprimtari të paligjshme.Bastisja e mjeteve
transportuese duhet të bëhet me ndihmën e automekanikut, teknikut të
makinerisë, teknikut të aviacionit, etj.Me rastin e bastisjes, përveç tjerash
shfrytëzohen edhe mjete të tjera ndihmëse, siç janë: rëntgeni, shufrat e
gjata metalike, pasqyrat e montuara me bisht të gjatë etj. Gjatë bastisjes së
mjeteve transportuese duhet të përdoren edhe të dhënat teknike të tyre,
sidomos në rastet kur policia ka informacione konkrete se në një mjet të
caktuar transportues fshehet mjeti i veprës penale.
Bastisja e automobilit të udhëtarëve
Ka dy mënyra të bastisjes së automobilit të udhëtarëve. Njëra mënyrë
është që automobili të bastiset derisa është i parkuar, ndërsa tjetra kur
automobili është në lëvizje dhe është e nevojshme që të ndalet.Në rastin e
dytë personat që gjenden në të arrestohen dhe atëherë fillon bastisja e
automobilit.Natyrisht që rasti i dytë është shumë delikat dhe i rrezikshëm
për policët. Kur bëhet fjalë për bastisjen e automobilit të parkuar,ai nuk
mund të gjendet në garazh private, në garazh kolektive, apo në parking
të hapur, ose të jetë i parkuar në mënyrë jo të rregullt në trotuar ose në
hapësirë të gjelbër.Kjo bastisje shpesh bëhet bashkë me bastisjen e
banesës ose menjëherë pas bastisjes së banesës së personit që i takon
automobili. Mënyra e dytë e bastisjes nënkupton ndaljen paraprake të
automobilit në situata të ndryshme.Kështu, mund të bëhet fjalë për
bastisje të qëllimshme të një automobili të caktuar dhe njerëzve që
gjenden në të, i cili ndalet në një vend të përshtatshëm,të zgjedhur
paraprakisht, gjë që mund të bëhet në rrugë ose në parking. Bastisja e
automobilit të udhëtarëve mund të bëhet edhe në vendkalimin kufitar,
në bazë të informacioneve të grumbulluara paraprakisht ose sipas
metodës së mostrës së rastit. Së fundi, mund të ndodhë që gjatë kontrollit
rutinë të automobilit dhe vozitësit të vihen re indiciet e caktuara, prandaj
menjëherë merret vendimi për bastisjen e atij automobili.Pavarësisht se në
literaturën e kriminalistikës nuk i kushtohet ndonjë rëndësi e veçantë
bastisjes së automobilit, konsiderojmë se kjo bastisje mund të jetë e
dyllojshme:e pjesshme dhe e detajuar.Këtë qëndrim e mbështesim me
përvojat tona empirike të bazuar në praktikën shumëvjeçare të policisë, e
cila do të jetë si bazë për bastisjen e pjesshme të automobilit.
Bastisja e pjesshme e automobilit të udhëtarëve
Bastisja e pjesshme e automobilit të udhëtarëve kryhet kur automobili
ështëi parkuar ose i ndalur.Sa i përket bazës penale-procesore, ajo
është e njëjtë me banesën, hapësirat tjera dhe personat.Natyrisht,bastisja
mund të kryhet në bazë të mandatit me shkrim të gjykatës ose pa
mandat, sikundër që mund të bëhet në praninë e dëshmitarëve ose pa praninë e
tyre.Megjithatë, ne e mbrojmë qëndrimin se bastisje duhet të behet me
praninë e dëshmitarëve, përveç rasteve të jashtëzakonshme.Më poshtë do
të flasim në mënyrë të veçantë për bastisjen e e pjesshme të automobilit të
parkuar dhe, sidomos, për bastisjen e automobilit të ndalur.
Bastisja e pjesshme e automobilit të parkuar
Sipas mendimit tonë, në bastisjen e automobilit të parkuar është e
domosdoshme të marrin pjesë tre apo më shumë policë, sipas mundësisë.
Një polic e mbikëqyr pronarin e automobilit, i dyti siguron bastisjen, kurse i
treti e bën bastisjen.Polici që e bën sigurimin e bastisjes ka për detyrë që
të mos lejojë askënd t’i afrohet automobilit e sidomos kriminelëve të cilët
do të mund të pengonin veprimin zyrtar, në mënyra të ndryshme, madje edhe
duke përdorur armë zjarri.Ai duhet të parandalojë rezistencën ose
arratisjen eventuale të pronarit të automobilit, duke vepruar në mënyrë
profesionale, madje edhe duke e përdorur dhunën, në rast nevoje, gjithnjë në
pajtim me dispozitat ligjore.Në qoftë se planifikohet bastisja e banesës e
pastaj e automobilit të të njëjtit person, me rastin e bllokadës së
banesës bëhet edhe bllokada e automobilit, me kusht që të jetë ditur që më
parë se ku është i parkuar.Polici që mbikëqyr pronarin e automobilin e ka
po atë detyrë që ka polici që mbikëqyr pronarin e banesës, siç është bërë
fjalë, me qëllim që polici që bën bastisjen të mos pengohet në asnjë mënyrë që
të kryejë detyrën e tij zyrtare. Së pari, është e nevojshme të identifikohet
saktësisht automobili që do të bastiset.Kjo është plotësisht e logjikshme,
pasi pronari mund tregojë ndonjë automobil të huaj, për të vënë në
lajthitje policinë.Natyrisht, automobili që bastiset nuk është e thënë të
jetë pronë e personit të dyshuar, por mund të jetë automobil të cilin ai e
shfrytëzon përkohësisht.Pra, mund të jetë automobil i marrë me qira në
rent-a-car, i huazuar nga ndonjë mik, i marrë si kundërvlerë për drogën e
shitur, i marrë peng derisa t’i jepen paratë për drogën ose armët e shitura
etj.Sidoqoftë, identiteti i automobilit vërtetohet, kryesisht, nëpërmjet të
dhënave identifikuese të lejes së qarkullimit, por nganjëherë është e
nevojshme që të kontrollohet numri i karrocerisë dhe numri i motorit.Pas
identifikimit, dallon bastisja e pjesshme. Për arsye sigurie, pronarit i
urdhërohet që të shkyçë automobilin, që t’ia dorëzojë
çelësat policit, e pastaj t’i hapë të gjitha dyert, derën e bagazhit dhe
kapakun e motorit.Pastaj i urdhërohet që të ulet brenda, ku i kërkohet
që në mënyrë vullnetare t’i dorëzojë mjetet e veprës penale që i ka në
automobil.Këto masa duhet të ndërmerren gjithnjë, sepse mund të
ndodhë që në automobil të jetë vendosur ndonjë kurth, madje edhe ndonjë
mjet shpërthyes.Në qoftë se automobili është i minuar, pronari nuk do ta
hapë dhe të hyjë në të, për shkak të sigurisë së tij personale, prandaj do
të jetë i detyruar të tregojë.Por, në automobil mund të vendosen edhe
kurthe të tjera të ndryshme,si elektroshok, ndonjë qen i rrezikshëm që
nuk duket pas xhamave të errët apo ndonjë gjarpër.Nëse pronari e dorëzon
në mënyrë vullnetare mjetin e veprës penale, atëherë ai mjet fiksohet
dhe sigurohet, si në rastin e bastisjes së banesës, dhe regjistrohet në
procesverbalin mbi bastisjen.
Pastaj fillon bastisja e automobilit.Së pari, për orientim vizual,
vështrohet pjesa e brendshme e automobilit.Në fillim kontrollohen
gjërat dhe mjetet që mund të gjenden në automobil, pastaj kontrollohen
kasetat e dyerve dhe taketuket, si edhe kaseta përpara bashkë-drejtuesit.
Bastisja vazhdon me kontrollin e hapësirës nën ulëse, të cilat duhet të
lëvizin.Në qoftë se bëhet fjalë për Golf ose automobil të ngjashëm,
detyrimisht lëvizin edhe ulëset e prapme, të cilat janë të përshtatshme për
fshehje.Pas kësaj, kontrollohen mbështetëset e kokës, mbështjellëset,
gjërat e varura, hapësira rreth timonit dhe tabelës së instrumenteve. Nga
bagazhi nxirren të gjitha gjërat si edhe pajisjet rezervë.Të gjitha kontrollohen
me kujdes. Hapësira e motorit të automobilit vështrohet me kujdes, në
mënyrë që në vendet e dukshme të zbulohet mjeti i veprës penale, p.sh. droga.
Në fund, është e nevojshme që automobili të vështrohet me kujdes në
pjesët e jashtme, në pjesën e përfundme dhe rreth rrotave.Pavarësisht
se ku është parkuar automobili, detyrimisht kontrollohet edhe rreth tij, ndërsa
nëse është i parkuar në garazh, ajo kontrollohet sipas metodologjisë së
bastisjes së banesës.Me kaq përfundon bastisja e pjesshme e automobilit të
udhëtarëve.
Bastisja e pjesshme e automobilit të ndalur
Është e logjikshme që kjo bastisje të kryhet sipas një qasjeje dukshëm
të ndryshme nga bastisjet tjera.Sa i përket vetë aktit të bastisjes së
pjesshme, ai është i njëjtë me bastisjen e automobilit të parkuar, por
dallimi qëndron te qasja.Për shkak të punës praktike hetimore-
kriminalistike, është i domosdoshme përpunimi teorik i materies që ka
të bëjë me këtë bastisje.Praktikisht, gjatë bastisjes së automobilit të
ndalur, paraqiten tri situata:(1) ndalja e automobilit për shkak të
informacioneve se në të transportohet drogë apo mjete tjera të veprës
penale(2) ndalja e automobilit në vendkalimin kufitar dhe(3) ndalja e
automobilit për kontroll rutinë të trafikut.Për kriminalistët, situata më
interesante është ajo kur policia ka informacione se në automobil ka mjete
të veprës penale që transportohen në mënyrë ilegale.Kjo është situata më
delikate për policinë.Natyrisht, problemi më i madh është si të ndalet një
automobil i tillë e të arrestohen personat që gjenden në të, sepse
dyshohet se ata mund të jenë kriminelë të rrezikshëm.
Nga literatura e konsultuar kemi veçuar shembullin e praktikës së
policisë amerikane, ku i kushtohet rëndësi kryesore sigurisë,
përkatësisht mbrojtjes së policëve me rastin e ndaljes së automobilit në të cilin
gjenden kriminelë të dyshuar të armatosur.Ndonëse kjo praktikë është
aplikuar qysh moti, ajo është aktuale edhe sot e kësaj dite.Në situatat kur
ndalet automobili me kriminelë të armatosur, zakonisht problemet
shfaqen pa shumë paralajmërime dhe policët nuk kanë shumë kohë për
organizim taktik.Me rastin e kontaktit të drejtpërdrejt, duhet të zbatohet
taktika e goditjes dinake, në mënyrë që të parandalohet çfarëdo
rezistence e kriminelit. P. sh., kriminelët duhet të goditet me gishtërinj në sy,
me gju në brinjë, me kokë në hundë apo të kafshohet.Me këtë rast, gjithsesi,
duhet të bëhen përpjekje që t’i merret arma, para se ai ta përdorë atë.Është
shumë e rëndësishme që krimineli të mundet me shkathtësi luftarake.Ndërkaq,
kur polici gjendet ballë për ballë me kriminelin e armatosur, së pari
duhet t’i kërkojë ta hedhë armën dhe të dorëzohet, Nëse krimineli e refuzon
këtë, polici duhet t’i afrohet me kujdes.Në këtë situatë, polici duhet të
qëllojë në veprimin e parë armiqësor të kriminelit.Autorët theksojnë se
është e rëndësishme që polici të marrë pozicion të tillë të trupit që të
zvogëlojë shënjestrën e kriminelit.Është shumë e rëndësishme që polici të
mbajë qëndrim anësor, në gju ose shtrirë, në mënyrë që trupi i tij të jetë
shënjestër më e vogël.Në qoftë se, gjatë ndaljes së automobilit, është i
paevitueshëm përdorimi i armës, së pari duhet të qëllohen në shoferin.
Ne mendojmë se këto situata duhet të bëhen përpjekje që të zgjidhen
nëpërmjet përcjelljes së fshehtë. Siç kemi theksuar te tema e bastisjes
së banesës, pothuaj nuk ka situatë urgjente që do të përjashtonte
mundësinë e përgatitjeve minimale.Në fakt, urgjenca e tillë do të ishte
qëllim për vetveten, gjë që nuk mund të arsyetohet te veprimet delikate,
siç janë bastisjet dhe arrestimet e kriminelëve të rrezikshëm.Prandaj,
konsiderojmë se jo vetëm që duhet të evitohet arrestimi i personave
nëpërmjet ndalimit të automobilit, por diçka e tillë nuk duhet të aplikohet fare.
Nëse kemi informacione të besueshme se droga transportohet me
automobil dhe ekzistojnë arsye për ndaljen e automobilit dhe për
arrestimin e personave, atëherë është plotësisht e logjikshme që, madje edhe
në rast të urgjencës më të madhe, automobili i caktuar të vendoset nën vëzhgim
të fshehtë.Koha që është e nevojshme për vendosjen e pusisë në vendin e
përshtatshëm është e mjaftueshme që të organizohet vendosja e saj dhe
përcjellja e fshehtë.Nëpërmjet përcjelljes së fshehtë do të kontrollohet
drejtimi i lëvizjes së automobilit të dyshimtë dhe do të zbulohet kundër-
përcjellja eventuale dhe, njëkohësisht, do të formohen urgjentisht dy grupe
operative për arrestim, të cilat do të vënë menjëherë kontakt me
udhëheqësin e ekipit për përcjellje dhe do të kyçen në sistemin e radio-
lidhjes.Me automobilat e tyre, pa shenja zyrtare, këto grupe të policëve
do të inkuadrohen në sistemin e përcjelljes, duke qenë gjithmonë prapa
automobilave që bëjnë përcjelljen e fshehtë.Konsiderojmë se automobili i
dyshimtë nuk duhet të ndalet kurrsesi, por duhet të pritet të ndalet vetë
dhe momenti i ndaljes të shfrytëzohet për arrestimin e personave që gjenden në
të. Arsyet për ndalje mund të jenë të ndryshme, si:furnizimi me
karburant, blerja e cigareve, pushimi në kateteri ose restorant, etj. Në
situata të tilla, kriminelët presin më së paku të arrestohen, kurse
automobili nuk është i ndezur dhe nuk mund të përdoret si mjet sulmi ose
arratisjeje, gjë që ia lehtëson punën policisë.Variant i dytë do të ishte ndalja
e automobilit nga pjesëtarët e policisë speciale, të cilët janë aftësuar në
mënyrë të veçantë për veprime të tilla të rrezikshme.
Në situatën konkrete, arrestimi planifikohet varësisht prej numrit të
personave që gjenden në automobil si edhe prej faktit se a kanë dalë të
gjithë nga automobili, pas ndaljes së tij. Nëse bëhet fjalë për një person,
rasti më i përshtatshëm për arrestimin e tij është kur ai kthehet në
automobil, në momentin e hyrjes. E njëjta situatë është edhe në qoftë se
bëhet fjalë për më shumë persona.Kujdes i veçantë kërkohet në situatën
kur në automobil gjenden më shumë vetë, por në momentin e ndaljes kanë
dalë jashtë vetëm disa prej tyre.Një prej varianteve është që arrestimi i
tyre të bëhet në mënyrë të ndarë, por në të njëjtën kohë. Varianti i dytë
është që gjatë hyrjes së kriminelëve në automobilin e ndalur, ai të
bllokohet në mënyrë të rrufeshme dhe, nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë,
nën kërcënimin e dhunës, të behet arrestimi i kriminelëve.Në qoftë se, me
këtë rast, është realizuar në tërësi parimi kriminalistik i befasisë, atëherë
do të përjashtohet nevoja për përdorimin eventual të armëve.Në qoftë se
kriminelët megjithatë nuk kanë qenë plotësisht të befasuar me këtë
veprim dhe përpiqen që të bëjnë çfarëdo rezistence, atëherë arrestimi
duhet të bëhet edhe duke i mbajtur në shënjestër të armëve.Lidhur me
përdorimin e armëve të zjarrit nuk ka asnjë dilemë, pasi kriminelët e
rrezikshëm kryesisht janë të armatosur dhe të gatshëm që t’i përdorin
armët në çdo moment.Konsiderojmë se momenti i hyrjes në automobil
është momenti më i përshtatshëm, përveç tjerash, edhe për faktin se
kriminelët në automobil nuk mund t’i mbyllin dyert dhe të fitojnë kohë për
rezistencë dhe arratisje.Natyrisht, karakteristikat e situatës së caktuar i
diktojnë edhe modalitet e caktuara të cilësdo prej varianteve, por është e
rëndësishme që të realizohet kontakti fizik, në mënyrë që kriminelët të mos
mund të marrin peng apo të lëndojnë kalimtarët e rastit.Kriminelët e arrestuar
duhet të bastisen menjëherë në mënyrë të pjesshme, e pastaj duhet të
bëhet bastisja e pjesshme e automobilit të tyre.
Kur bëhet fjalë për ndaljen e automobilit në vendkalim kufitar, situata
është shumë më e përshtatshme, pavarësisht se a bëhet fjalë për
automobil të pritur, për automobil të ndalur sipas metodës së mostrës së rastit
apo lindjen e dyshimit gjatë kontrollit rutinë.Përparësia qëndron në
mundësitë e kufizuara të rezistencës apo arratisjes së
kriminelëve.Mirëpo, as regjimi i veçantë i sigurimit në vendkalimin
kufitar nuk do të thotë se nuk duhet të veprohet në mënyrë të
kujdesshme.Kështu, në qoftë se ndalet automobili për të cilin ka njohuri
se transporton në mënyrë ilegale drogë ose armë, pavarësisht se
kontrolli kufitar është veprim i zakonshëm, personat që gjenden në
automobil duhet të arrestohen menjëherë dhe duhet të bastisen në mënyrë të
detajuar. Me që në vendkalime kufitare ekzistojnë mundësitë, menjëherë
bëhet kontrolli i detajuar i automobilit. Por, ndalja dhe kontrolli u
automobilit mund të bëhet edhe sipas metodës së mostrës së rastit ose
dyshimit që mund të lindë gjatë kontrollit të zakonshëm kufitar.Së fundi, në
qoftë se me rastin e kontrollit rutinë të komunikacionit apo në bazë të
vërejtjes së indikacioneve të caktuara lind dyshimi se personi
transporton ose ka në automobil mjete të veprës penale, atëherë vendimi për
bastisje merret në mënyrë urgjente, në basë të vlerësimit momental të situatës.
Vetëm në rast se kontrollin e qarkullimit rrugor e bëjnë së paku dy
policë dhe në automobil gjendet vetëm një person, mund të vendoset që
ai person të arrestohet dhe, pas bastisjes së pjesshme, të futet në automjetin
zyrtar dhe të mbahet nën mbikëqyrje e një polici deri në lokalet zyrtare
të policisë.Polici tjetër njofton me radiolidhje shërbimin kompetent të
policisë mbi atë që është vërejtur e masat e ndërmarra dhe do të kërkojë
udhëzime për veprimet e mëtejshme.Në të gjitha situata e mundshme, gjatë
kontrollit rutinë të qarkullimit,nuk preferohet arrestimi i vozitësit të
automobilit të dyshuar, sepse kjo mund të jetë më shumë e dëmshme sa e
dobishme.Është plotësisht e pranueshme që polici i komunikacionit ta
bëjë kontrollin e detajuar të shoferit e të automobilit.Pavarësisht prej
dyshimit, ai nuk ndërmerr kurrfarë veprimesh të tjera shtesë, por me
mirësjellje lejon që ai të vazhdojë rrugën.Mirëpo, menjëherë pas kësaj,
nëpërmjet radio-lidhjes, ai duhet ta njoftojë shërbimin kompetent të
policisë për gjithë çfarë ka vërejtur,i cili duhet të vendosë për veprimet e
mëtejshme.
Bastisja e detajuar e automobilit të udhëtarëve
Ne mendojmë se bastisja e tillë duhet të bëhet ekskluzivisht në garazhin
zyrtar, kryesisht të policisë, dhe me pjesëmarrjen aktive të auto karrocierit
dhe automekanikut.Vetëm këtu ekzistojnë kushte optimale për bastisje të
detajuar të automobilit, e cila nënkupton edhe demontimin e pjesëve të
caktuara.Automobili, i cili paraprakisht është bastisur pjesërisht, duhet të
transportohet në garazh me automjet special, me “merimangë” ose me
automjet të shërbimit të ndihmës në rrugë, në mënyrë që të evitohet çfarëdo
situate e paparashikueshme që mund të ndodhte gjatë vozitjes së
automobilit.Gjatë transportimit të automobilit, pronari i cili është
arrestuar paraprakisht, duhet të shoqërohet me automjetin zyrtar të
policisë që lëviz pas “merimangës”.Njësoj veprohet edhe më dëshmitarët,
në qoftë se ata kanë qenë të pranishëm gjatë bastisjes së pjesshme të
automobilit.Maturia e tillë është e nevojshme, në mënyrë që të evitohet
plotësisht mundësia që pronari i automobilit të arsyetohet se policët ia
kanë montuar dëshmitë në automobil.Duke pasur parasysh se ekzistojnë
mundësi të mëdha që në automobil të fshehen mjete të veprës penale, del
se automobili duhet të demontohet.Ne do të fokusohemi në ato vende që,
gjatë praktikës kriminalistike,janë shfrytëzuar për fshehjen e drogave
dhe mjeteve të ndryshme të veprës penale.Këto janë:hapësira midis
mbështetëses së ulëseve dhe bagazhit, rezervuari i dyfishtë i karburantit,
rezervuari shtesë i karburantit, hapësira te pjesët anësore të rrotave, nën
dysheme, në rrotën rezervë (e cila duhet të kontrollohet se a ka gomë të
brendshme, përveç gomës së jashtme), në ulëse, në mbështetës të
kokës, në dyer, prapa tabelës instrumentale, në hapësirën e siguresave,
në retrovizor, në hapësirën prapa radioaparatit dhe CD player-it, në kulm, në
pjesën e poshtme të akumulatorit, në enën për larjen e xhamit të
përparmë, prapa dritave, prapa dritave sinjalizuese, në kapakët e
rrotave, në gypat e ngrohjes dhe ventilimit.Gjatë bastisjes,vëmendje e
veçantë duhet t’u kushtohet saldimeve të reja, sepse mund të ndodh që
janë ndërtuat vendstrehime speciale.
Bastisja e autobusit
Bastisja e autobusit bëhet sipas rregullave taktike që zbatohen me
rastin e bastisjes së automobilit të udhëtarëve, duke pasur parasysh
specifikat e caktuara, të cilat kanë të bëjnë me këtë lloj të mjetit
transportues.Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet specifikave që dalin
nga hapësira shumë më e
madhe, hapësirat e ndërmjetme, zgavrave dhe elementeve të
konstruksionit, të cilat mund të shërbejnë si vendstrehime të rastit apo
afatgjata.Autobusët shfrytëzohen relativisht më pak se automobilat
privatë, për shkak se shoferi e sidomos udhëtarët, nuk kanë mundësi që t’i
fshehin mjetet në karroceri, përveç në bagazhin personal.Me interes të
veçantë nga aspekti kriminalistik janë autobusët e linjave
ndërkombëtare.Vëllimi i bastisjes varet nga vlerësimi i një sërë
faktorësh, siç janë: shkalla e bazueshmërisë së dyshimit se në autobus
fshehen dhe transportohen mjete të veprës penale, bazueshmërisë së dyshimit
se personeli i autobusit shfrytëzon vendstrehime speciale apo se një
numër i caktuar i udhëtarëve fsheh mjete të veprës penale.
Autobusit që do të bastiset mund t’i qasemi në katër mënyra: (1) duke e
ndalur në vendkalimin kufitar, (2) duke e ndalur gjatë vozitjes, (3) duke e
ndalur në stacionin e autobusit buzë rrugës, dhe (4) duke e ndalur në
stacionin e fundit të autobusit.Vendi ku do të ndalet autobusi varet prej
rrethanave në rastin konkret apo indiceve me të cilat disponon policia lidhur
me autobusin konkret ose disa udhëtarë të tij.Për shkak të numrit të madh
të udhëtarëve në autobus, duhet të planifikohet pjesëmarrja e një numri të
mjaftueshëm të policëve që do të kryejnë bastisjen.Kjo është me rëndësi,
sidomos për shkak të mbikëqyrjes së udhëtarëve, sepse kurrë nuk mund
të dihet paraprakisht se te cili gjendet mjeti i veprës penale (p.sh. droga).
Është për t’u besuar se kriminelët që kanë me vete mjete të veprës
penale, gjatë ndaljes së autobusit, do ta shfrytëzojnë rastin e volitshëm
për t’ia dhënë ose për t’ia lënë mjetin e veprës penale ndonjërit prej udhëtarëve
tjerë.Mu për shkak të mundësive të tilla, është e domosdoshme të
bastisen të gjithë udhëtarët dhe jo vetëm kriminelët e njohur për shkak
të të cilëve është ndalur autobusi në rastin konkret.Udhëheqësi i bastisjes do
të vlerësojë situatën konkrete dhe do të vendosë se a do të bëhet
bastisja e të gjithë udhëtarëve apo vetëm e atyre për shkak të të cilëve është
ndalur autobusi.Situatë relativisht e përshtatshme për bastisjen e
autobusit është ndalja në vendkalimin kufitar, ku ndalesa është e
zakonshme dhe ku ka mundësi për bastisje të të gjithë udhëtarëve dhe të
autobusit.Sa i përket bastisjes në stacionin e autobusëve buzë rrugës ose
pas ndaljes në rrugë, duhet të kihen parasysh disa çështje.Para së
gjithash, në këto vende nuk ekzistojnë kushtet adekuate për bastisjen e
autobusit dhe as të personave që gjenden në të.Po ashtu, për shkak të
mbajtjes më të gjatë të autobusit do të ketë vonesë, kështu që do të
pësojnë qytetarët e pafajshëm, të cilët mund të dëmtohen.Më në fund, për
arsye të sigurisë së udhëtarëve, gjatë planifikimit të bastisjes së
autobusit, planifikohet si të baht arrestimi efikas i kriminelët, në mënyrë që të
mos arrijë të arratiset, të bëjë rezistencë apo të marrë peng ndonjë
udhëtar, gjë që do ta komplikonte edhe më shumë situatën.Për arsyet që
u thanë, pavarësisht prej planit konkret të veprimit, në situata të tilla,
është e nevojshme të veprohet me kujdes maksimal, në mënyrë që bastisja e
planifikuat të kryhet me sukses.
Prandaj, në qoftë se bëhet fjalë për ndaljen e autobusit në vendkalim
kufitar, vend i përshtatshëm për bastisje të detajuar të autobusit mund
të jetë vetëm stacioni i policisë me oborr dhe garazh.Me përjashtime, në qoftë
se është planifikuar paraprakisht,kjo mund të bëhet në mënyrë adekuate
edhe në
hapësirën e ndonjë organi tjetër shtetëror,p.sh.në hapësirat e prokurorisë
ose gjykatës apo në hapësirat e ndonjë ndërmarrjeje transportuese.Vetëm
në këto vende ekzistojnë kushtet e nevojshme që në mënyrë profesionale
të bëhet bastisja e autobusit dhe udhëtarëve.Në këto situata nevojitet
vigjilencë, duke pasur parasysh faktin se veprimet e kriminelëve
profesionistë e të specializuar, janë të paparashikueshme.Në praktikën
kriminalistike, shpesh, kësaj nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme,
prandaj ndodhin gabime të panevojshme dhe dështime.
Bastisja e pjesshme e autobusit
Qasja autobusit, pa marra parasysh se ku dhe si është ndalur, duket të
bëhet sipas metodologjisë së caktuar.Menjëherë pas ndaljes së autobusit,
vozitësit i urdhërohet të fikë motorin, ta heqë prej shpejtësisë, të heqë
çelësin dhe t’ia dorëzojë policit.Gjatë kësaj kohe, tre ose katër policë hyjnë
në autobus, prezantohen, radhiten brenda në autobus dhe i urdhërojnë
të gjithë udhëtarët që të mos lëvizin nga ulësit e tyre për shkak të kryerjes së
veprimit zyrtar.Njëkohësisht, së paku katër policë bëjnë bllokadën e
autobusit, në mënyrë që të sigurojnë bastisjen.Personat e parë te të
cilët duhet të përqendrohet vëmendja janë të dyshuarit, vozitësi dhe
ndihmësi i vozitësit.Të i dyshuari arrestohet menjëherë dhe, bashkë me
valixhet e tij, nxirret nga autobusi, ndërsa udhëtarët tjerë qëndrojnë në
autobus, nën mbikëqyrje. Menjëherë, në vendin e ngjarjes, i dyshuari dhe
valixhet e tij bastisen në mënyrë të pjesshme.Me këtë rast, prej të
dyshuarit kërkohet që të tregojë se cilat janë valixhet e tij në bagazhin e
autobusit.Në qoftë se thotë se nuk ka valixhe, kjo vërtetohet, ndërsa ai
vendoset në automobilin zyrtar të policisë.Pavarësisht se bëhet fjalë për
bastisje të pjesshme,konsiderojmë se bastisja duhet të bëhet në praninë
e dy dëshmitarëve, sepse bastisen edhe plaçkat e tij, ku mund të gjendet mjeti
i veprës penale.Meqenëse midis udhëtarëve mund të ketë edhe korrierë të
kontrabandistëve e tregtarëve të drogës që nuk janë të njohur për
policinë, e konsiderojmë të nevojshme që të gjithë udhëtarët e autobusit të
bastisen në mënyrë të pjesshme.Vozitësi urdhërohet të hapë bagazhin,
ndërsa udhëtarët, pasi njoftohen për veprimin zyrtar që do të ndërmerret,
zbresin një nga një nga autobusi dhe bastisen, bashkë me valixhet dhe
plaçkat e tyre. Kur kryhet bastisja e pjesshme e të gjithë udhëtarëve dhe
kontrollohen valixhet e tyre, verifikohet nëse në bagazh ka mbetur edhe
ndonjë valixhe, e cila eventualisht mund të jetë e personit të dyshuar, i cili nuk
ka dashur t’i tregojë të gjitha gjërat e tij.Atëherë kontrollohet në mënyrë të
detajuar edhe bagazhi..Bastisja e pjesës së brendshme të autobusit
duhet të bëhet në praninë e dy dëshmitarëve dhe duhet të jetë sistematike dhe
themeltare.Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet ulëseve, duke filluar
nga mbështjellësi, çarçafët dhe zgavrave, të cilat mund të jenë të
kamufluara.Gjithashtu, secila ulëse duhet të kontrollohet edhe në pjesën
e poshtme, në mënyrë që të konstatohet nëse është ngjitur ndonjë pako e
vogël. Pastaj vazhdon kontrolli i pasqyrës, fotografive dhe
stolive.Detyrimisht duhet të kontrollohet edhe shporta e bërllokut dhe,
eventualisht, faculetat e hedhura, kudo qoftë, apo gjërat tjera. Në qoftë
se autobusi ka WC, duhet të bëhet kontrolli detaj. Pastaj bëhet kontrolli
vizual i motorit, hapësirës rreth rrotave, pjesa poshtme dhe tavani i
autobusit.Ndonjëherë, nën autobus, mund të lidhen paketa të tëra, në
hapësirën mbi rrota mund të lidhen thasë të tërë, ndërsa në kulm
mund të gjenden vendstrehime speciale apo të improvizuara, në të cilat
mund të transportohen sasi e madhe e mjeteve të veprës penale.
Pas të gjitha këtyre veprimeve, udhëheqësi i ekipi vlerëson dhe merr
vendim nëse do të bëhet ose jo bastisja e detajuar e autobusit, e ndonjë
udhëtari apo e të gjithë udhëtarëve.Ky vendim varet nga fakti se a është
gjetur ndonjë mjet i veprës penale gjatë bastisjes së pjesshme.
Bastisja e detajuar e autobusit
Siç kemi thënë, bastisja e detajuar duhet të bëhet në hapësirën
zyrtare.Kjo do të thotë se që më parë duhet të përgatitet hapësira ku do të
bëhet bastisja dhe të sigurohen automekaniku dhe auto karrocierit.Nga vendi
ku është ndalur për bastisje të pjesshme, autobusi duhet të dërgohet në
vendin ku do të bëhet bastisja e detajuar.Natyrisht, njëkohësisht do të
shoqërohet edhe i dyshuari (apo të dyshuarit), i cili që është arrestuar,
në mënyrë që në praninë e tij të bëhet bastisja e detajuar e
autobusit.Mendojmë se autobusin duhet ta drejtojë polici që gjendet në
ekipin e ndaljes së autobusit dhe kjo vozitësi i autobusit të ndalur.Kjo bëhet
për shkak të maturisë, meqë ekziston mundësia që vozitësi i autobusit
ka miqësi ose marrëdhënie me të dyshuarin që transporton mjete të veprës
penale.Nëse bëhet fjalë për situatë të tillë, atëherë duhet të llogaritet se
vozitësi, gjatë vazhdimit të vozitjes, do të përpiqet që të bëjë manovra
me të cilat do të rrezikonte jetët e udhëtarëve ose do të përpiqet të arratiset,
duke kërcyer nga autobusi.Në qoftë se autobusi është ndalur dhe është
bastisur pjesërisht në stacionin e tij të fundit, udhëtarët lirohen pasi të
jenë bastisur në mënyrë provizore, ndërsa vozitësi dhe ndihmësi i tij
mbahen.Por, në qoftë se autobusi është ndalur gjatë udhëtimit, atëherë
edhe e nevojshme që, nëse nuk cenohet veprimi zyrtar, udhëtarët duhet
të dërgohen në stacionin e fundit. Në raste se kjo do të kishte lidhshmëri me
çfarëdo rreziku, atëherë është e nevojshme që të sigurohet udhëtim
adekuat i udhëtarëve deri në vendin që dëshirojnë.
Me të arritur në lokalet zyrtare, së pari bëhet bastisja e detajuar e të
dyshuarit të arrestuar.Në qoftë se ekziston çfarëdo dyshimi se vozitëse
dhe ndihmësi i tij janë të përzier në kriminalitet, edhe ndaj tyre bëhet
bastisja e detajuar.Është e rëndësishme të theksohet se, për shkak të
ligjshmërisë së veprimit., vozitës dhe ndihmësi i tij nuk mund të largohen
përnjëherë nga autobusi.Në qoftë se do të ndodhte kjo dhe, ndërkohë, në
autobus do të gjendeshin mjete të veprës penale, ata mund të deklaronin
se vetë policia i kishte vendosur në autobus mjetet e gjetura, gjë që do të
shkaktonte probleme me rastin e dëshmimit në procedurën penale.
Siç u tha, së pari bëhet bastisja e detajuar e personave të arrestuar.Pas
kësaj, ekipi, i cili përbëhet nga një polic, auto karrocieri dhe
automekaniku, bën kontrollin vizual të autobusit, në mënyrë që të
konstatojë nëse ka ndërhyrje të mëvonshme në cilëson pjesë të autobusit.Pas
kësaj mund të fillojë bastisja e detajuar e autobusit.
Pa marrë parasysh faktin se, në vendin e ndaljes, është bërë bastisja e
pjesshme, është e nevojshme që brendia e autobusit të kontrollohet deri në
detaje.Gjatë bastisjes brenda, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet
tabelës komanduese, kutisë së ndërruesit të shpejtësive, ventilatorit,
hapësirës rreth timonit dhe dyshemesë.Pastaj ,e ndihmën e mjeteve të
nevojshme, hapet hapësirat e ndërmjetme, zbrazëtirat e konstruksionit
të dritave dhe hulumtohet homogjeniteti i materialit.Disa pjesë të autobusit
demontohen dhe montohen përsëri, pas kontrollit. Më tutje, vazhdon
kontrolli i konstruksionit të karrocerisë, hapësirës së bagazhit dhe
pjesëve rezervë, rrotës rezervë si edhe rezervuarit ndihmës. Gjatë kontrollit
është e nevojshme të zbulohet nëse janë kontraktura mure të dyfishta.Me
mure të dyfishta mund të ndërtohen bunkerë të mëdhenj në sipërfaqen e
dyshemesë dhe të tavanit, të cilët janë të përshtatshëm për fshehjen e drogës
apo të mjeteve të ndryshme të veprës penale.Mure të dyfishta mund të
konstruktohen bunkerë edhe në kutitë e mjeteve për riparim e të pjesëve
rezervë.Rezervuari ndihmës është shumë i përshtatshëm për ndërtimin e
bunkerit.Ai mund të ndahet me mure të dyfishta në mënyra të ndryshme,
për të krijuar vendstrehime speciale. Sigurisht, nuk bën të nënçmohet as
rezervuari kryesor. Mund të ndodh që rezervuari ndihmës të jetë
funksional, ndërsa rezervuari kryesor të shërbejë si bunker për fshehjen e
mjeteve dhe dëshmive të veprës penale.Ekipi që bën bastisjen e detajuar të
autobusit duhet t’i kushtojë vëmendje edhe dëmtimeve të jashtme të
karrocerisë dhe zgavrave të kamufluara të konstruksionit, të cilat mund të
shërbejnë si strehimore speciale për transportimin e drogës.Përndryshe,
bastisja e autobusit duhet të bëhet sipas metodologjisë së bastisjes së
automobilit të udhëtarëve, duke respektuar me përpikëri parimet e
themelësisë dhe këmbëngulësisë, në mënyrë që bastisja të jetë efikase.
9.3. Bastisja e automjeteve transportuese
Bastisja e kamionëve frigoriferë, cisternave, kamionëve me rimorkio e
pa rimorkio, si edhe e kombi-busëve është veprim me përmbajtje shumë
komplekse kriminalistike.Ky veprim duhet të kryhet nga një ekip shumë
anëtarësh i policisë, bashkë me specialistë (p.sh. automekanikë,
autokarrocierë, auto-elektricistë, piroteknikë, inspektorë sanitarë etj.), me
përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme.Pjesëmarrja e ndonjërit
prej specialistëve varet nga lloji dhe tipi i automjetit transportues që
bastiset.Kur bëhet fjalë për transport ndërkombëtar, ekipi i policisë duhet
të bashkëpunojë me personelin e doganës, jo vetëm në vendkalimet
kufitare, por edhe pas kalimit jashtë territorit të shtetit.Në qoftë se ka indicie
se automjeti i caktuar transporton drogë, qëllimisht mund të lejohet që
automjeti të kalojë pa kontroll në vendkalimin kufitar, e pastaj bëhet
përcjellja e fshehtë e lëvizjes së automjetit, në mënyrë që të ndalet dhe
të bastiset në një vend të përshtatshëm.
Kur transporti i drogës bëhet rrugëve tokësore, mjetet më të
përshtatshme të transportit janë kamionët me shenjën TIR (Transporti
Ndërkombëtar Rrugor), të cilët edhe shfrytëzohen më së shumti për këtë
qëllim.Shenja TIR garanton një regjim të veçantë doganor në vendkalimet
kufitare, sepse kontrolli bëhet kryesisht me rastin e ngarkimit e
shkarkimit. Kriminelët mund ta shfrytëzojnë (keqpërdorin) këtë për
kalimin e kufirit pa ndonjë kontroll të veçantë. Për këtë arsye, shenja
TIR nuk është gjithmonë garanci se në automjetin e dyllosur (me
plumb) gjendet malli që është regjistruar në deklaratën e transportit, por
mund të ndodh se gjendet mall i kontrabanduar.
Në praktikën kriminalistike janë zbuluar raste që kriminelët kane hequr
plumbin, e kanë ndërruar gjithë ngarkesën ose një pjesë të saj, e pastaj e
kanë vënë përsëri plumbin e hequr.Natyrisht, kjo nuk është e lehtë të
zbulohet, prandaj është e mundur që një numër i caktuar i këtyre
kamionëve
të kalojë vendkalimin kufitar pa kontroll të detajuar.
Kur bëhet fjalë për bastisjen e automjeteve transportuese të trafikut
rrugor, në teorinë bashkëkohore kriminalistike nuk ka dallime lidhur
vendet më të përshtatshme për fshehjen e mallrave që transportohen në mënyrë
ilegale.Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet zbrazëtirave të
konstruksionit dhe ndarjeve të ndryshme, sidomos mundësisë së
ekzistimit të llamarinës së dyfishtë të karrocerisë, të cilat përdoren shpesh nga
kriminelët e specializuar për këtë veprimtari kriminale.Gjithashtu, nuk duhet
të harrohen as pjesët e caktuara të automjetit transportues që janë të
përshtatshme për fshehjen e drogës., të cilat janë përmendur gjatë
trajtimit të bastisjes së detajuar të automobilit të udhëtarëve.Bëhet fjalë për
shtratin e fjetjes në hapësirën e kabinës së vozitësit, për dyert, tavanin
e dyfishtë, dyshemenë e dyfishtë,kutinë dhe boshtin e ndërruesit të
shpejtësisë, hapësirën prapa tabelës së instrumenteve, pjesën e poshtme të
automjetit, karrocerinë, pjesët anësore të rrotave, boshti i lëvizjes, kutitë e
mjeteve rezervë që mund të kenë shtresa të dyfishta në fund apo në
pjesët anësore, rrota rezervë, rezervuarët e karburantit dhe zbrazëtisë
në motorin e automjetit.
Kamionët cisternë dhe kamionë frigoriferë ofrojnë mundësi të
jashtëzakonshme për transport ilegal të mallrave të ndryshme, në
hapësirat ekzistuese dhe në bunkerët specialë. Kamionët cisternë i kanë disa
hapësira të lidhura me hapje të vogla, të cilat ofrojnë mundësi të mëdha
për transport ilegal.Mjafton që një prej këtyre hapësirave të mbyllet me
rastin e mbushjes me lëng dhe të fshehet malli që transportohet në
mënyrë ilegale.Nuk duhet të harrohen as gypat për mbushjen dhe
zbrazjen e lëngut që transportohet me cisternë, pjesa e përparme e
shtratit në të cilin vendoset cisterna, si edhe muret e cisternës të cilat kryesisht
ndërtohen prej llamarinës së dyfishtë.Këto automjete transportuese më së
shumti shfrytëzohen për kontrabandë dhe, në anën tjetër, shumë rrallë
kontrollohen.Një prej arsyeve për këtë mund të jetë fakti se bastisja e
kamionëve cisternë me lëngje që digjen lehtë dhe kamionëve frigoriferë
me mallra që prishën është punë delikate dhe merr shumë kohë.Por,
kompleksiteti i bastisjes së këtyre mjete transportuese nuk guxon të jetë
arsye për pasivitet.Aktivitet të veçantë kërkon ndalja dhe bastisja e
automjeteve të tilla jashtë vendkalimit kufitar.
Meqenëse bëhet fjalë për një lloj shumë delikat të bastisjes, atëherë
rekomandohet kombinimi me veprime tjera kriminalistike operative, siç
është përcjellja e fshehtë, përcjellja e mbikëqyrja dhe shfrytëzimi i
informatorëve.Në këtë mënyrë, për shkak të grumbullimit të
informacioneve dhe indiceve, do të jetë më lehtë të merret vendimi për
bastisje, në krahasim me bastisjen sipas metodës së mostrës së rastit.Sipas
mendimit tonë, përcjellja e fshehtë është posaçërisht e përshtatshme të
kombinohet për bastisjen e këtyre automjeteve.Në bazë të indiceve të
caktuara ndërmerret përcjellja e fshehtë e automjetit konkret, kurse në
bazë të vrojtimeve organizohet bastisja në vendkalimin kufitar.Më tutje,
konsiderojmë se do të ishte me interes që në vetë vendkalimin kufitar të
kryhet mbikëqyrja e fshehtë e stacionuar e disa automjeteve
transportuese që janë kontrolluar në mënyrë rutinë, e pastaj të organizohet
përcjellja e fshehtë gjatë udhëtimit të mëtutjeshëm.Ekziston mundësia që të
zbulohen reaksionet e vozitësit dhe ndihmësit të tij, të cilët,p.sh., e kanë
kaluar pa probleme vendkalimin kufitar, ndonëse transportojnë në mënyrë
ilegale ndonjë mall apo edhe ndonjë person.Kështu, më vonë bëhet bastisja e
automjetit me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të mallit të
kontrabanduar ose personave që janë objekt tregtie.Përveç kamionëve
cisternë, edhe kamionët frigoriferë kanë shumë të përshtatshëm për
transport ilegal të mallrave. Hapësira midis mureve të dhomës së frigoriferit
është e gjerë rreth 15 centimetra.Me nxjerrjen e materialit izolues fitohet
një hapësirë e konsiderueshme për fshehjen e mjeteve të ndryshme.Po ashtu,
mjetet mund të fshehen edhe bashkë me artikujt ushqimorë që
transportohen në mënyrë legale.Së fundi, ekziston mundësia mallrat që
transportohen në mënyrë ilegale të paketohen në paketime të njëjta me
mallrat që transportohen në mënyrë legale, por edhe në paketime të
tjera origjinale të artikujve në konserva të metalta.Për këtë arsye, përveç
tjerash,duhet të vijë në shprehje sidomos parimi kriminalistik i
themelësisë dhe këmbëngulësisë.
Bastisja e trenit
Treni është mjet specifik i transportit, për shkak se ai përbëhet prej më
shumë vagonëve, qoftë tren i udhëtarëve apo tren i mallrave.Për këtë
arsye,bastisja e trenit është mjaft specifike. Përveç faktit se përbëhet
prej më shumë vagonësh, treni është interesant kryesisht derisa është në
lëvizje, gjë që paraqet vështirësi të veçantë me rastin e bastisjes.Kur bëhet
fjalë për trena ndërkombëtare, bastisja mund të bëhet në vendkalimin
kufitar, por bastisja mund të zgjasë shumë dhe mund të shfaqen ehe
komplikime të tjera.Në qoftë se, megjithatë, bastisja kryhet derisa treni
është në lëvizje, atëherë siguria e policit është e rrezikuar gjithnjë.
Trenat ofrojnë aq shumë mundësi për shfrytëzimin e vendstrehimeve të
fshehta sa është e pamundur të numërohen.Për këtë arsye, kriminelët
profesionistë rrallë mbajnë me vete valixhe me mjete të veprës penale,
në mënyrë që të mos arrestohen, në rast të zbulimit dhe konfiskimit të
mjeteve të veprës penale të gjetura në valixhe.Për këtë arsye, mund të
konkludohet se, para bastisjes, është e domosdoshme të organizohet
mbikëqyrja e fshehtë e valixhes së dyshimtë ose e personit që gjendet në tren.
Duke pasur parasysh madhësinë e kompozicionit dhe mundësitë e
fshehjes, treni është mjet i përshtatshëm për kontrabandë.Pikëpamjet e
gjithë-pranueshme të teorisë kriminalistike thonë se bastisja e gjithë
trenit është joefikase pikërisht për shkak të vështirësive të përmendura.Atëherë
shtrohet pyetja se cila është mënyra më efikase e bastisjes së trenit kur
ka indicie se në të transportohen mjete të veprës penale.Në këtë kuptim,
është e rëndësishme që në tren të zbulohet personi për të cilin ka indicie
se transporton drogë, armë apo ndonjë mjet tjetër i veprës penale ose të
zbulohet a të vërehet ndonjë valixhe e dyshimtë.Duhet të kihet parasysh se
mund të bëhet fjalë për transportim të drogës pa praninë e pronarit apo
të korrierit, që do të thotë se droga mund të fshehet në vendstrehimet e
trenit dhe atë ta marrë një person tjetër kur treni arrin në vendin e caktuar.
Në qoftë se ekzistojnë indicie se personi i caktuar do të transportojë
ilegalisht drogë apo armë me një tren të caktuar, atëherë është e
nevojshme të bëhen përgatitjet e domosdoshme në mënyrë që të kryhet
bastisje efikase.Për këtë qëllim është me interes të organizohet
mbikëqyrja e fshehtë dhe përcjellja e fshehtë në tren.Ndonëse indiciet
mund të tregojnë një person të caktuar si korrier,drogën që e transporton
dhe trenin me të cilin transportohet, kjo nuk do të thotë se me bastisje
do të gjenden lehtë mjetet e veprës penale që transportohen.Në situata të tilla
janë të mundura variante të ndryshme të fshehjes së mjeteve penale.Ato
mund të fshehen në valixhe, në plaçkat personale apo në trup, por mund
të fshehen edhe në vendstrehimet e trenit.
Transportimi i drogës në gardërobën personale apo në trup është
varianti më i përshtatshëm i bastisjes, sepse me arrestimin e korrierit
krijohen parakushtet që me bastisjen e mëtejshme të gjendet dhe të konfiskohet
droga e cila transportohet në mënyrë ilegale.
Në qoftë se droga ose mjetet tjera transportohen në valixhe, atëherë
situata është më delikate. Korrierët nuk i mbajnë kurrë valixhet afër
vetes, d.m.th. në kupenë e trenit ku e kanë rezervuar vendin.Kjo është
masë preventive,me qëllim që,në rast të zbulimit të valixhes, të mos
zbulohet se korrieri apo në rast të bastisjes së korrierit te ai të mos gjendet
asgjë e dyshimtë.Kjo taktikë kriminale duhet të merret parasysh gjatë
planifikimit të bastisjes së trenit, me qëllim të gjetjes së mjeteve të
veprës penale.Praktikisht, kjo do të thotë se është e nevojshme të
organizohet përcjellja e fshehtë e personit të dyshuar dhe mbikëqyrja e
fshehtë e valixhes së dyshuar në tren.Vetëm kështu është e mundur të
zbulohet me siguri se cila valixhe i përket korrierit.
Gjatë udhëtimit me tren korrieri mund të bëjë truçe të ndryshme që të
zbulojë se a është nën përcjellje, gjë që është gjithashtu pjesë përbërëse
e taktikës kriminale.Konsiderojmë se vëmendje e veçantë duhet t’i
kushtohet faktit se krimineli, në rast se dyshon se gjendet nën përcjellje
ose dëshiron të verifikojë këtë, mund të zbresë nga treni dhe të hipë përsëri në
stacionin e ardhshëm apo ta presë atë në stacionin e fundit për ta marrë
valixhen.Në rast se policët mendojnë se personi i dyshuar ka arritur ne
destinacionin e tij, prandaj e arrestojnë dhe e bastisin, ata nuk do të
gjejnë asgjë dhe do ta lirojnë.Kjo do të çonte në përfundimin se policia ka
pasur të bëjë me indicie të pasakta, ndërsa krimineli do të arrinte
përsëri ta merrte valixhen e tij me drogë, armë apo mjete tjera dhe do ta
vazhdonte veprimtarinë e tij kriminale.Në situata të tilla preferohet që
mbikëqyrja dhe përcjellja e fshehtë të bëhet nga më shumë persona, në mënyrë
që krimineli, edhe pasi të ketë zbritur nga treni, të vazhdojë të përcillet
në mënyrë të fshehtë, sepse kurrë nuk dihet se zbritja e tij është truk
apo jo.Mendojmë se nuk do të ishte mirë që ai të arrestohet menjëherë,
por do të duhej të vazhdonte përcjellja e tij.Gjatë kësaj kohe, një ekip
tjetër do të vazhdonte të udhëtonte me tren, në mënyrë që të ndodhet
aty në rast se kriminali kthehet përsëri për të vazhduar udhëtimin.Dhe jo vetëm
kaq.Në qoftë se gjatë përcjelljes është vënë re ndonjë interesim i
veçantë i kriminelit për ndonjë kupe ose ndonjë pjesë të trenit, është e
nevojshme të bëhet bastisja, edhe në qoftë se kriminali nuk kthehet fare në tren.
Kjo masë ndërmerret për arsye se, në qoftë se krimineli ka dyshuar se ai
është nën mbikëqyrje të fshehtë, ai mund të përfundojë udhëtimin para
kohe dhe do të vë kontakt me bashkëpjesëmarrësin, i cili do të merrte
mjetet e veprës penale në ndonjë vend të përshtatshëm, gjatë udhëtimit ose në
fund të udhëtimit.Në raste të tilla gjithmonë duhet të llogaritet se në
operacion mund të marrin pjesë më shumë persona, gjë që në fillim të
përcjelljes së fshehtë ndoshta nuk do të jetë e mundur të vërtetohet.Të
përkujtojmë se, jo rrallë, kriminelët organizojnë edhe kundër-përcjellje,
në mënyrë që të konstatojnë se a gjenden nën përcjellje të fshehtë.Në
këso rastesh në tren nuk do të jenë bashkë të gjithë kriminelët, sepse
disa do të mbrojnë të tjerët.Këtë duhet ta kenë parasysh sidomos
personat që bëjnë përcjelljen e fshehtë.Dalja nga treni i një krimineli
tërheq vëmendjen e përcjelljes së fshehtë gjë që u mundëson
bashkëpjesëmarrësve që në mënyrë të papenguar të vazhdojnë veprimtarinë
kriminale.Për këtë arsye, në situata të tilla, përcjellja dhe mbikëqyrja
është veprim delikat por e pazëvendësueshme, e cila, për mendimin tonë,
duhet të kombinohet patjetër me bastisjen në tren.Edhe kur bëhet fjalë për
transportim të mjeteve të veprës penale pa përcjelljen e askujt,
përcjellja e fshehtë dhe mbikëqyrja janë shumë të nevojshme për të
përcaktuar se cila pjesë e trenit do të bastiset dhe për të hulumtuar se kush do
të vijë për t’i marrë mjetet e veprës penale në fund të udhëtimit.Natyrisht, kjo
nuk do të thotë se kjo bëhet në stacionin e fundit, por mund të bëhet
edhe në ndonjë ndalesë më të gjatë të trenit, ku mund të merren mjete e
veprës penale që janë vendosur në ndonjë vendstrehim të fshehtë.Si po
shihet, mbikëqyrja e fshehtë është pjesë e pazëvendësueshme e
veprimit kriminalistik për bastisje efikase të trenit.
Më në fund, shtrohet pyetja se ku duhet të kërkohen mjetet e fshehura në
tren.Kur merret vendimi për bastisjen e trenit, është e nevojshme të
bëhet bllokada e vagonit apo vagonëve të caktuar.Bllokada nënkupton
mbylljen efikase të të gjitha hyrjeve dhe daljeve, në mënyrë që të
pamundësohet kërcimi ose ngjitja në kulm, dhe të sigurohet bastisja që
do të pasojë.Kjo është e mundur të bëhet me një numër më të madh të
policëve me uniformë, ndërsa bastisjen duhet ta bëjnë më shumë policë të
veshur me rroba civile, të cilët do të ndaheshin në disa grupe operative.Gjatë
bastisjes sipas metodologjisë klasike, vëmendje e veçantë duhet t’u
kushtohet këtyre vendeve: mureve të vagonëve, mureve ndarëse të
kupeve, mureve të korridorit nëpër të cilin hyhet në kupe, hapësirave, zbrazëtive
dhe elementeve të konstruksionit nënë vagonë, dyshemesë dhe tavanit,
hapësirës së banjës dhe filxhanit të WC-së, shportës dhe vitrinës së
letrës së tualetit, sipërfaqes nën qilim, hapësirës nën ulëse dhe prapa
ulëseve dhe mbështetëseve, hapësirës prapa pasqyrës, fotografive dhe
abazhurit, lidhjes së vagonëve, shkallëve, rezervuarit të ujit, pajisjeve të
ngrohjes dhe ventilimit, dritareve, hapësirës së lokomotivës, vagonit të
postës dhe paketave, vagonit restorant dhe kupeve të fjetjes.
Bastisja e mjeteve lundruese
Pothuaj të gjitha mjetet lundruese janë të përshtatshme për transport
ilegal të mjeteve të ndryshme dhe personave, ndërsa veprimi i bastisjes
ka një sërë specifikash, pasi bëhet fjalë për një mjet më të madh apo më të
vogël ose për mjet lundrues të vendit apo të huaj.Objektet lundruese janë:
anijet e udhëtarëve dhe të mallrave, barkat, jahtet, veloret, gliserët,
sandalinat, trapet dhe skelet.Bastisja e këtyre objekteve bën pjesë në
njërën nga veprimet më të vështira dhe më komplekse të veprimeve hetimore e
kriminalistike, sidomos kur bëhet fjalë për bastisje të anijeve.Për shkak të
hapësirës, konstruksionit, vëllimit dhe ngarkesës, anijet ofrojnë
mundësi të shumëllojshme për fshehjen e mjeteve dhe personave.
Në literaturën kriminalistike flitet pak për taktikën dhe teknikën e bastisjes së
anijeve.Është e qartë se praktikisht secila pjesë e anijes mund të
shërbejë për fshehjen e mjeteve dhe personave, por kjo nuk do të thotë
se nuk duhet t’i kushtohet mënyrës së caktuar ose, së paku, parimeve të
bastisjes,sidomos kur bahet fjalë për anije të mëdha.Specifika e bastisjes
së anijes qëndron në fatin se ky veprim mund të kryhet si kur është e
ankoruar në liman ashtu edhe gjatë lundrimit në detin e hapur.Kjo nënkupton
shumëllojshmërinë e qasjes një objekti të caktuar lundrues.Nuk është
njësoj kur bastisja kryhet në anije më të vogël, barkë, jahte dhe gliser
apo në anije tej-oqeanike.Vendstrehimet më të përshtatshme për fshehje
në anije janë: pjesa e poshtme e anijes, e cila është e ndarë në tërë
gjatësinë e saj, hapësirat nën motorin kryesor e nën motorin ndihmës si edhe
hapësira prapa tyre, hapësirat brenda motorëve, kalimet ndërmjet depove e
motorit, tuneli i boshtit të anijes, hapësirat ndërmjet ftohësve, depoja e
materialit shpenzues, në kuvertë dhe në kabinën e kapitenit, muret e
dyfishta të kabinave, sallonet dhe korridoret, barkat për shpëtim, hapësira për
vendosjen e brezave për shpëtim, pajisjet kundër zjarrit, zbrazëtitë dhe
kanalet e instalimeve, rezervuari i karburantit, rezervuari i ujit të
pijshëm, hapësira nën litarët e anijes, hapësira në kulmin e urës
komanduese, distilatori i ujit të detit dhe shtëpiza e kuvertës.Disa prej
rezervuarve të karburantit mund të zbrazen e të thahen dhe të bëhen
shumë të përshtatshëm për fshehjen e gjërave të ndryshme, prandaj duhet t’u
kushtohet vëmendje e veçantë.
Për bastisjen e anijes së madhe nevojiten përgatitje të veçanta. Përveç
tjerash, përgatitjet nënkuptojnë edhe sigurimin e dokumentacionit
projektues të anijes, sigurimin e mekanikut të makinerisë ose një eksperti tjetër
që e njeh konstruksionin e anijes, doganierit, punëtorit të kapitanerisë
dhe një numri më të madh policësh me pajisjet e nevojshme.Me qëllim të
efikasitetit të bastisjes, por duke respektuar parimet e ligjshmërisë,
është e domosdoshme të sigurohet një numër më i madh dëshmitarësh të
bastisjes.Kjo është e nevojshme për shkak se bastisja e anijes kryhet nga
disa grupe operative dhe, pa praninë e dëshmitarëve, në raste të
caktuara mund të jetë e kundërligjshme dhe, çka është më e keqja, mund të
shprehet negativisht në rrjedhën e mëvonshme të procedurës penale.
Kur bëhet fjalë për bastisjen e çfarëdo objekti lundrues në detin e hapur,
vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet qasjes, për shkak të mundësisë së
hedhjes së mjete të veprës penale në det.Hedhja mund të jetë e planifikuar
ose e paplanifikuar nga ana e kontrabandistit që ndodhet në anije. Në
qoftë se është e planifikuar, atëherë mjetet paketohen mirë dhe hidhen,
në mënyrë që pas bastisjes të nxirren përsëri, nëse thellësia e detit nuk
është e madhe.Bastisja e anijes së ankoruar në liman është më e lehtë,
sepse më e lehtë është qasja, bllokada dhe hyrja në anije.Përvojat nga
praktika kriminalistike tregojnë se objektet më të vogla lundruese që
janë të ankoruar në liman, kryesisht gliserët, mund të shërbejnë si punkte për
ruajtjen e përkohshme të drogës, armëve dhe personave.Mjetet paketohen në
materiale mbrojtëse të padepërtueshme, lidhen me litarë dhe mbahen
nën sipërfaqen e ujit. Sipas nevojës, në paketa vendosen spiranca, në
mënyrë që mjetet të fundosen më shpejt dhe që të mos barten larg nga rrymat e
ujit.Krimineli që e ruan në objektin lundrues, në rast se vëren ardhjen e
policisë apo të doganës, e zgjidh ose e pret litarin dhe çlirohet nga
paketa ilegale.Nëse objekti lundrues është i ankoruar në detin e hapur
dhe është i vetmuar, është vështirë e pothuaj e pamundur që t’i qaset në
mënyrë të pavërejtur,
përveç tjerash, edhe për shkak se mund të jetë i pajisur me radar.Por,
kur bastisja duhet të bëhet në objektin lundrues që është i ankoruar në
liman,atëherë është e mundur qasja e befasishme dhe parandalimi i hedhjes së
drogës apo mjeteve të veprës penale në det.Në bastisjen e mjeteve
lundruese mund të përfshihen edhe zhytësit, të cilët do të bënin
paraprakisht observimin e anijes apo të asaj pjese të anijes që ndodhet
nën sipërfaqen e ujit dhe të zbulojnë paketën që eventualisht është e varur në
litarin e lidhur me anijen.
Gjatë bastisjes së anijes, duke pasur parasysh specifikat e përmendura,
ekipet e policisë duhet t’i përmbahen metodologjisë së përgjithshme të
bastisjes, duke i kushtuar vëmendje të veçantë parimit të sistematikës, në
mënyrë që të bastiset çdo pjesë e anijes.Në qoftë se anija është e ankoruar,
bastisja do të duhej të fillonte me vëzhgimin e fshehtë të stacionuar.Pas
fillimit të vëzhgimit, anija duhet të bllokohet, së pari nga një numër i
caktuar i zhytësve që do të zinin pozicione në pjesën e anijes së zhytur
në ujë, e pastaj duhet t’i qaset anijesie barka të shpejta patrulluese.Në njërën
nga barkat duhet të gjendet ekipi për hyrje efikase në anije dhe për
arrestimin e kapitenit, i cili duhet të jetë i pranishëm gjatë bastisjes si
edhe të nënshkruajë procesverbalin mbi bastisjen dhe, eventualisht, vërtetimin
e konfiskimit të përkohshëm të mjeteve.Po ashtu, duhet të arrestohen edhe
personat e dyshimtë, në qoftë se ka informacione se ata gjenden në
anije.Në qoftë se anija është në lundrim, atëherë së pari duhet të përcillet
në mënyrë të fshehtë, në pajtim me kushtet e lëvizjes në det,e pastaj duhet të
ndalet.Pas ndaljes pason bllokada e anijes, çfarë është i mundur në
situatën konkrete, e pastaj pason hyrja në anije dhe arrestimi i kapitenit
dhe personave të dyshimtë, në qoftë se ka informacione se në anije ka persona
të tillë.Para bastisjes së anijes është e nevojshme të bëhet bastisja e
kapitenit, anëtarëve të ekuipazhit dhe, në rast nevoje, të disa apo të të
gjithë udhëtarëve.Pas kësaj fillon kontrollimi me ndihmën e qenit të
stërvitur për gjurmim, e pastaj fillon bastisja e detajuar e anijes.
Bastisja e aeroplanit
Transporti ilegal i drogës bëhet shpesh me mjete të transportit ajror.Për
këtë qëllim shfrytëzohen kryesisht linjat e rregullta të fluturimit të
aeroplanëve, por ndonjëherë edhe aeroplanët privatë.Organizatat e
fuqishme kriminale, siç janë ato kolumbiane, kanë flotat e tyre ajrore më
të cilat transportojnë ilegalisht kokainë në SHBA.Për transaksione të
tilla shfrytëzohet, kryesisht, pistat ilegale për aterrim, të cilat janë ndërtuar
vetëm or veprimtari kriminale.Edhe në Evropë pothuaj nuk ka aeroport më
të madh që nuk janë konfiskuar droga të transportuara ilegalisht
nëpërmjet linjave të rregullta të fluturimeve, kryesisht nga vendet aziatike.
Aeroplani është i përshtatshëm për transportimin ilegal të drogës, për
më shumë arsye: shpejt bartet në largësi të mëdha, si mjet transportues
aeroplani ofron mundësi të mëdha për fshehjen e drogës, gjatë hyrje-daljeve
në aeroplan udhëtarët kontrollohen me detektorë, por kryesisht për konstatimin
e mjeteve shpërthyese dhe armëve.Format tjera të kontrollit bëhen vetëm
nëse ka indicie që flasin për ndonjë veprimtari kriminale.Kjo është
plotësisht e logjikshme, kur dihet se nëpër ndërtesat e aeroporteve
qarkullojnë mijëra njerëz gjatë ditës, ndërsa në aeroportet e mëdha
ndërkombëtare edhe dhjetëra mijëra.Ky fakt i është i mirë i njohur
tregtarëve të drogës, prandaj
ata i dërgojnë shpesh korrierët e tyre me aeroplanë të linjave të rregullta.
Këto vërejtje tregojnë sa delikate është zbulimi i drogës dhe mjeteve tjera
që transportohen ilegalisht me aeroplan.Frekuentimi i madh i njerëzve dhe
konstruksioni i aeroplanit janë faktorë që e vështirësojnë kontrollin efikas
dhe bastisjen me qëllim të zbulimit të gjëra që kontrabandohen.Për këtë
arsye, vetëm njohja e mirë e metodikës së zbulimit të tregtisë ilegale me
drogë ofron mundësi për identifikimin e personave të dyshimtë, pa llogaritur
metodën e mostrës së rastit.Në këtë kuptim, bastisja duhet të paraprihet
nga faktorë të caktuar prej të cilëve më të rëndësishmit janë
informacionet dhe disa indicie.
Informacionet mund të merren nga informatorët e përhershëm, por
edhe nga kriminelët, të cilët dëshirojnë të hakmerren ose, ndoshta, që të
tërheqin vërejtjen nga korrierët e tyre.Informacionet mund të grumbullohen
edhe nga qytetarët e ndershëm, por, kur bëhet fjalë për këtë formë të
kriminalitetit, këto janë raste të rralla.
Si indicie mund të shërbejnë profili i udhëtarit të caktuar ose situata
aktuale në aeroport.Profili i udhëtarit, në të vërtetë, është zinxhiri i
indiceve që shpie në dyshimin se personi i caktuar është narko-
korrier.Mendojmë se ky profil mund të zbulohet gjatë kontrollit të
pasaportës, në bazë të këtyre indicieve: shtetësisë së caktuar të udhëtarit,
numrit të udhëtimeve (që shihet në pasaportë), udhëtimet e shpeshta në vende
të caktuara (prodhuese të drogës), udhëtimi në linja ajrore kritike (në të
cilat shpesh transportohet drogë), udhëtimi nëpërmjet linjës jo-logjike
(anashkalimi i aeroporteve të caktuara), udhëtimi me kompaninë e caktuar
ajrore, mënyra e pagesës së buletës (kesh, me kartelë apo me çek),
mënyra e veshjes, lloji i valixheve (i cili përdoret më së shpeshti për
transportimin e drogës).Situata momentale, pra sjellja e udhëtarit me
rastin e kontrollit të pasaportës mund të shërbejë si indicie se bëhet fjalë
për narko-korrier.Këtu mendojmë në indikatorë të caktuar, të cilët mund
të manifestohen gjatë kontrollit të pasaportës në vendkalimin kufitar, për
çka kemi folur te bastisja e automobilit në vendkalimin kufitar.Përveç kësaj, në
qoftë se bëhet fjalë për korrierin që e bart me vete drogën në lukthin e
tij, ekziston mundësia që atij t’i vijë të vjellë për shkak të udhëtimit të
gjatë,sidomos kur ka vonesa gjatë udhëtimit, kur manifeston shenja të
nervozes, e cila nuk është e zakonshme në këtë situatë.
Indiciet ose informacione e përmendura mund t’i shërbejnë policisë që
të marrë vendim për bastisjen e personit të caktuar, i cili dyshohet të
jetë narko-korrier. Vendimi për bastisjen eventuale të aeroplanit varet,
para së gjithash, nga ajo se a do të vazhdojë aeroplani fluturimin
menjëherë apo do të mbetet në pistë edhe për njëfarë kohe.
Në qoftë se ka informacione konkrete se në aeroplan transportohet
drogë, atëherë është e mundur të bëhet bastisja, e cila nuk do të
shkaktojë vonesë të madhe ose të njoftohet policia e aeroportit të
ardhshëm ku, p.sh. përfundon fluturimi, në mënyrë që atje të bastisja pa nguti
e aeroplanit.Është e njohur se të gjithë udhëtarët, para se të hyjnë në
aeroplan, kontrollohen bashkë me plaçkat e tyre, por jo në mënyrë aq të
detajuar sa të mos kalojë pa u vërejtur droga. Përveç kësaj, për
fshehjen e drogës janë për përshtatshme vende të caktuara dhe
zbrazëtirat e konstruksionit në trupin e aeroplanit që hapen pa
përdorimin e çelësave ose kaçavidave.Kjo do të thotë se droga mund të
vendoset në aeroplan nëpërmjet personelit të aeroportit.Këtu mund të
bëhet fjalë për të njohur të kriminelëve ose për persona të
korruptuar.Përveç në aeroplan, droga mund të fshehet e transportohet
edhe bashkë me dërgesa të caktuara, të cilat transportohen në mënyrë
legale, si edhe në ambalazh origjinal të artikujve dhe mallrave të ndryshme, çka
e bën shumë të vështirë zbulimin e drogës.Për këtë arsye, vëmendja e
policisë duhet të orientohet si në aeroplan ashtu edhe në ngarkesën që
transportohet me aeroplan. Sa i përket ngarkesës, mund të konstatohet
se bastisja e saj është më delikate se bastisja e vetë aeroplanit, për shkak se
ngarkesa vendoset në depo, ku është vështirë të vëzhgohet në mënyrë
permanente para bastisjes eventuale.Në depo, pavarësisht prej sistemit të
sigurisë dhe kontrollit, është e mundur të hyjnë persona nga jashtë apo
që ndonjëri nga personeli që punon aty të bashkëpunojë me kriminalë,
kështu që mundëson që droga, e transportuar me aeroplan dhe
depozituar me mallrat tjera, t’i dërgohet në vendin e destinacionit.
Për sa u tha deri më tash, duket qartë se sa delikate është bastisja e
aeroplanit, si edhe e udhëtarëve, plaçkave dhe ngarkesës që
transportohet me aeroplan. Për këtë arsye, në qoftë se ka indicie ose
informacione konkrete se në aeroplanin e caktuar transportohet drogë,
atëherë është e nevojshme që të bëhet përgatitjet e caktuara. Këto
përgatitje, përveç tjerash, nënkuptojnë organizimin e një numri të
mjaftueshëm të policëve, udhëheqësit me qenin e stërvitur të gjurmimit për
bastisjen eventuale të aeroplanit.Posaçërisht duhet t’u tërhiqet vërejtja
policëve dhe doganierëve që punojnë rregullisht në kohën e fluturimeve
kritike për informacionin e marrë.Më tutje, duhet të vendoset sistemi i
mbikëqyrjes së fshehtë të aeroplanit, udhëtarëve dhe depove të
aeroportit, duhet të bëhet përcjellja e personelit të aeroportit që punon
në shkarkimin e magazinimin e ngarkesës së ngarkesës dhe në transportimin e
valixheve të udhëtarëve nga aeroplani deri në ndërtesën e aeroplanit.Duke
pasur parasysh kompleksitetin e ndërmarrjes së bastisjes, është e
nevojshme që të caktohet një udhëheqës i vetëm për gjithë aksionin e
bastisjes, pra ndërmarrjen e masave e veprimeve gjatë kohës së bastisjes dhe
pas përfundimit të saj.
Për të kryer me sukses bastisjen e aeroplanit, duhet të njihen mirë
karakteristikat themelore teknike të disa llojeve të aeroplanëve,
pavarësisht se bëhet fjalë për aeroplanë të udhëtarëve apo për aeroplanë
transportues.Logjikisht, kjo nënkupton domosdoshmërinë e pjesëmarrjes
në bastisje të avio-mekanikut, piloti dhe avio-inxhinierit, të cilët do të
ndihmojnë me njohuritë e tyre dhe do kujdesen që të mos dëmtohen aparaturat
dhe pajisjet e aeroplanit.Vendet për fshehjen e drogës gjenden në kabinën
e pilotit (prapa dhe mbi pllakën e instrumenteve, para dhe rreth pedales
së këmbës, prapa dhe rreth konzolës drejtuese, në karriget e ekuipazhit e
rreth tyre, në vitrinat e pajisjeve të fluturimit, në shportat e bërllokut, nën
shenjat “exit” sipër dyerve, në sektorin për palosjen e rrotave të
përparme, në sektorin e aparateve elektrike e elektronike, midis pajisjes
për incizimin e fluturimit, në hapësirën e rrotës së prapme, në hapësirën midis
sektorit të pajisjeve elektrike e elektronike dhe bagazhit të përparmë,
në vitrinat për ofrimin e shërbimeve për udhëtarë, në tualete, në
hapësirat midis tualeteve anësore dhe brinjëve të konstruksionit të trupit, në
kuzhinë, në ndarjet për vendosjen e brezave për shpëtim, në gardërobë, rreth
toboganit për evakuimin e udhëtarëve e nën të, në hapësirën midis
ndarjeve dhe mbështjellësve, në karriget e udhëtarëve dhe hapësirën midis
karrigeve dhe murit të kabinës dhe në bagazhe.Autori shton se më të
përshtatshmit për fshehjen e gjërave të ndryshme janë aeroplanët e
tipit DC-9, për shkak të konusit të forcuar. Bastisja nuk është më pak
delikate edhe kur bëhet fjalë për bastisjen e ngarkesës së aeroplanit.
Përveç kësaj, mund të ndodhë ë informacioni mbi transportin ilegal të
drogës është marrë pas njëfarë kohe që ngarkesa është shkarkuar dhe
është magazinuar.Atëherë, ekziston mundësia që kontejnerët ose paketat
e caktuara përzihen qëllimisht me të tjerat në depo.Po ashtu, mund të
ndodhë që dokumentet përcjellëse të kontejnerëve dhe të paketave edhe
të falsifikohen.Në këso rastesh, para së gjithash, duhet të vendoset një
bashkëpunim i mirë midis policëve dhe doganierëve, në mënyrë që
bastisja të kruhet në mënyrë të sinkronizuar dhe me themel.Në disa vende, në
të cilat është më i shprehur problemi i tregtisë ilegale me drogë, si, p.sh,
në SHBA, ekziston një shërbim i veçantë i doganës, i specializuar për
zbulimin e drogave.Meqë ky është një shërbim ekskluziv, personeli i tij që
ka një specializim të ngushtë, është në përparësi në raport me
organizatat klasike të shërbimit doganor që merren me zbulimin e të gjitha
llojeve të kriminalitetit.Përveç informacioneve mbi transportin ilegal të
drogës, zyrtarët e doganave mund ta zbulojnë drogën edhe në bazë të
indiceve mbi profilin e ngarkesës së caktuar.Sikur edhe te profili i udhëtarëve
të dyshimtë, ekziston edhe profili i ngarkesave të dyshimta.Zinxhiri i
indiceve që do të mund të tregonin se në ngarkesën e caktuar legale
fshehet drogë, përfshin: llojin e ngarkesës me të cilën është transportuar
më së shpeshti droga, vendin se prejardhjes së ngarkesës,vendin e ngarkimin,
avio-kompaninë e caktuar,numrin e caktuar të fluturimit, ndërrimin e
personelit të njëjtë të aeroportit gjatë të cilit janë konfiskuar
droga,specifikat e paketimit të ngarkesës, specifikat e dërguesit dhe pranuesit
të ngarkesës, rregullsinë e dokumenteve përcjellëse, etj.Përveç kësaj,
doganierët dhe policët që do të kryejnë bastisjen i pret një punë e
mundimshme që, para së gjithash, kërkon respektimin e parimeve të
themelësisë dhe këmbëngulësisë.Pa zbatimin me konsekuencë të këtij
parimi kriminalistik është pak e besueshme se gjatë bastisjes mund të
gjendet droga e cila gjendet në ngarkesën e caktuar dhe në depon e cila
bastiset.Kjo është veçanërisht e vështirë në aeroportet më të mëdha dhe
më frekuentuese botërore, në të cilat pothuaj ndërprerë pranohen e
dërgohen ngarkesa.Pra, dyshimi në suksesin ne bastisje nuk ka të bëjë vetëm
në bastisjen e sasisë së madhe të ngarkesës së caktuar, por edhe me mënyrën
se si është fshehur droga.Invencioni i kriminelëve është i paskajshëm,
kështu që është praktikisht e pamundur të numërohen të gjithash mënyrat
se si mund të paketohet e të fshehet droga.Natyrisht, më së vështiri është
të zbulohet droga e cila paketohet në konserva të caktuara (pemëve e
perimeve), shihe (të pijeve e lëngjeve të ndryshme), qese (të kafes, çajit,
mëlmesave), të cilat kanë etiketa origjinale dhe duken sikur brenda të ketë
prodhimet që tregojnë etiketat.Gjithashtu, droga mund të fshehet edhe në
lloje të ndryshme të mishit të ngrirë, i cili transportohet në sasi të
mëdha.Këto mënyra të transportimit ilegal të drogës janë karakteristike
edhe për transportin e anijeve të mallrave, gjë që patjetër duhet të
kohet parasysh gjatë bastisjes së ngarkesave në limane.
Bastisja e motoçikletës, biçikletës dhe mjeteve tërheqëse
Motoçikletat dhe biçikletat shfrytëzohen shpesh për transportimin e
drogës nga dilerët e rrugës.Biçikletat janë karakteristike për transport në
vendin ku jetojnë dilerët, ndërsa motoçikletat përdoren edhe për
udhëtime më të gjatë të dilerëve, sidomos gjatë sezonit veror të
turizmit.Praktika kriminalistike tregon se dilerët e rrugës nuk e mbajnë
me vete drogën, por e fshehin në motoçikletë ose biçikletë, si edhe në
automobil, siç është bërë fjalë më sipër.Kështu, në qoftë se arrestohen e
bastisen, dilerëve nuk do t’u gjendet drogë ose do t’u gjenden sasi shumë
të vogla, sepse sasitë tjera më të mëdha ata i fshehin në mjetet transportuese
që i përmendëm.Te biçikleta mund të shfrytëzohen zbrazëtitë e gypave të
kornizës e të timonit, në ulëse, në kutinë e mjeteve, në pedale, në zile
dhe në dritën e prapme të sinjalizimit, ndërsa te motoçikleta, përveç në të
njëjtat vende, mund të fshehen edhe në rezervuarin e karburantit, në
auspuh, në dritë dhe në mbrojtësin e erës.
Mjetet tërheqëse mund të shfrytëzohen për transport ilegal të drogës në
zonën kufitare.Në shumicën e rasteve, banorët e vendeve fqinje kanë në
të dy anët e kufirit toka të punueshme, prandaj për ta vlen një regjim i
veçantë i qarkullimit si në brezin kufitar, ashtu edhe në vendet fqinje.Në jetën
dhe punën e përditshme të bujqve dhe fshatarëve, zakonisht
shfrytëzojnë mjetet tërheqëse dhe gati përditë e kalojnë kufirin, në
vendkalimet e veçanta kufitare dhe pa kontroll të veçantë doganor e policor.
Situatat e tilla mund të shfrytëzohen edhe për transportimin e drogës
nga njëri vend në tjetrin. Këtë veprimtari kriminale mund të kryejnë
banorët e brezit kufitar, në regjinë e tyre ose për llogari të narko-kriminelëve
profesionistë.Gjatë bastisjes së mjeteve tërheqëse të transportit, së pari
duhet t’i kushtohet kujdes ngarkesës që bartet e pastaj zgavrave të
caktuara në rudë e në pjesë të tjera të mjete tërheqëse, në rrota dhe në rripa
të ndryshëm.Nuk duhet të nënçmohen as kafshët tërheqëse, sepse droga
mund të fshehet edhe në pajisjet e tyre.Siç është e njohur, në disa raste
janë shfrytëzuar për transportimin e drogës edhe kafshët (p.sh. devetë).
Kafshëve u është dhënë droga që ta gëlltisin dhe,pas kalimit të kufirit janë
therur, për t’iu nxjerrë droga e gëlltitur.Natyrisht, për transportimin e
drogës në zonën kufitare mund të përdoren edhe biçikleta dhe
motoçikleta.
Bastisja e objekteve publike
Objektet publike mund të shërbejnë si vende ku bëhet tregtia ilegale e
drogës, fshehja e drogës, konsumimi i drogës, por edhe grumbullimi i
kriminelëve me qëllim të marrëveshjes për shit-blerjen e drogës ose për
këmbimin e informacioneve të karakterit kriminal.Në qoftë se ka
informacione të besueshme se në ndonjë objekt publik fshehet drogë
apo ndonjë person i dyshuar ose se gjendet ndonjë laborator ilegal i
drogës, ai objekt duhet të bastiset në mënyrë që të zbulohet e dokumentohet
veprimtaria kriminale dhe aktorët e kësaj veprimtarie të arrestohen.
Përvojat e praktikës sonë kriminalistike tregojnë se shitja e drogës me
pakicë shpesh bëhet në lokale hoteliere dhe diskoteka ose në afërsi të tyre.
Në kryerjen e kësaj vepre penale marrin pjesë së paku tre kriminelë.
Njëri prej tyre që qëndron brenda e ka drogën me veti ose diku brenda
në objekt, i dyti vendos kontakte me blerësit, merret vesh për kushtet e
shit-blerjes e pastaj shkon te personi që e ka drogën që ia shet blerësit.Gjatë
kësaj kohe, së paku një kriminel e bën sigurimin e transaksionit, për
shkak të ardhjes eventuale të policisë ose të grupeve kriminale
rivale.Karakteristikë e veçantë për këtë situatë është se blerësi nuk ka
fare kontakt me kriminelin që e mban drogën.Kjo masë e vigjilencës
ndërmerret me qëllim që, në rast të aksionit rutinë eventual të policisë
në objektin publik, ai që e mban drogën të mos zbulohet apo, në rastin
më të keq, ta fshehë, ta hedhë ose ta asgjësojë.
Sidoqoftë, kur merret vendimi për bastisjen e objektit të caktuar publik,
gjatë planifikimit të metodës së veprimit kriminalistik duhet të merren
parasysh variante të ndryshme të taktikës dhe strategjisë kriminale.Vetëm
në këtë mënyrë është e mundur të arrihen rezultatet e caktuara, pra të
gjendet droga dhe dilerët.
Gjatë bastisjes së objektit publik, vëmendje e veçantë duhet t’i
kushtohet taktikës dhe sistematikës së bastisjes, në mënyrë që, për
shkak të hapësirës së madhe, të mos ndodh që bastisja të mos jetë e
detajuar.Pavarësisht se kjo bastisje praktikisht kryhet sipas
metodologjisë së bastisjes së banesës dhe hapësirave tjera, mendojmë
se nga aspekti taktik kriminalistik do të duhej të kishte disa specifika në
raport me bastisjet tjera.Për këtë arsye, në vijim do të paraqesim
pikëpamjet personale mbi metodikën e bastisjes së objekteve publike,
me qëllim të gjetjes se drogës dhe personave që merren me tregti
ilegale të drogës.
Sa u përket përgatitjeve dhe planifikimit, ato janë krejtësisht të
ngjashme me ato për bastisjen e banesës, siç e kemi përshkruar më
herët.Vetë bastisja do të duhej të fillonte me një formë të observimit
special, pra me vëzhgim të fshehtë të objektit të bastisjes.Vëzhgimi i
fshehtë ka për qëllim vërejtjen e dukurive ose ngjarjeve eventuale të
pazakonshme e të papritura, të cilat, në rast se nuk vërehen me kohë, mund të
ndikojnë dukshëm në efikasitetin e bastisjes.Pavarësisht se bëhet fjalë për
restorant, kafiteri apo diskotekë, është e mundur që objekti të jetë i
zbrazët dhe i mbyllur papritur. Kjo mund të ndodh rastësisht, por edhe si
pasojë e mosrespektimit të parimit të konspiracionit apo edhe
korrupsionit.Po ashtu, është i mundur edhe ndonjë bllokim i
komunikacionit, ndonjë ekskursion i paplanifikuar ose ndonjë vizitë e ndonjë
delegacioni të caktuar, gjë që mund të ndikojë në shtyrjen e fillimit të
bastisjes e, madje, edhe e ndryshimit të kohës apo ditës së bastisjes.Natyrisht,
sigurimi me kohë i njohurive për situata të tilla e të ngjashme i
mundëson udhëheqësit të bastisjes që të marrë vendimin eventual për heqjen
dorë nga plani për fillimin e bastisjes.Më në fund, qëllim i vëzhgimit të
fshehtë është evitimi i daljes së një numri më të madh të personave
zyrtarë në një lokalitet të caktuar, në kushte e rrethana të
paparashikueshme dhe të pafavorshme, gjë që do të mund të ndikonte
në efikasitetin e bastisjes, madje edhe në organizimin e vetë bastisjes.Me
vëzhgimin e rrethinës derisa bëhet bastisja mund të vërehen edhe
reaksionet e qytetarëve por edhe të kriminelëve, gjë që është me interes
për udhëheqësin e bastisjes konkrete.Në qoftë se gjatë vëzhgimit të
fshehtë nuk është vënë re asgjë që, eventualisht, do të mund të
ndikonte në bastisjen e planifikuar, atëherë, mu në kohën e caktuar, ekipi
niset nga stacioni në drejtim të objektit që do të bastiset.Me këtë rast, duhet
të respektohet drejtimi i caktuar i lëvizjes deri
te objekti, duke zbatuar parimin e konspiracionit.Gjithsesi,konspiracioni
është një prej premisave kryesore për bastisjen që do të bëhet.
Duke pasur parasysh destinimin e objekteve publike, gjithmonë duhet të
kihet parasysh se në momentin e caktuar do të ketë shumë njerëz
brenda, si edhe në faktin se shumica prej tyre janë qytetarë të ndershëm.
Për këtë arsye, është shumë i rëndësishëm zbatimi i parimit të
ligjshmërisë, në mënyrë që në asnjë mënyrë të mos shkelen të drejtat
themelore të njeriut.
Pas daljes në vendin e ngjarjes është e nevojshme të bëhet bllokada e
dyfishtë, e brendshme dhe e jashtme.Nga aspekti metodologjik është
plotësisht e arsyeshme të bëhet së pari bllokada e brendshme.Varësisht
prek madhësisë dhe karakteristikave të objektit, përcaktohet edhe i
personave që do të bëjnë bllokadën e brendshme.Pas hyrjes në objekt, ata
renditen në pikat e caktuara kritike dhe bëjnë vëzhgimin e
fshehtë.Funksioni i bllokadës së brendshme është i dyfishtë.Nëpërmjet
vëzhgimit të fshehtë zbulohen personat e dyshimtë dhe vërehen
reaksionet e tyre para bastisjes dhe gjatë kohës së hyrjes së personave që do
të bëjnë bastisjen.Kështu mund të zbulohen sjelljet e dyshimta të
personave dhe kriminelëve, sidomos pas bllokadës së jashtme, kur të
pranishmit do ta kuptojnë se nuk mund të dalin nga hapësira në të cilën
gjenden.Funksioni i dytë i bllokadës së brendshme ka të bëjë me
ndihmën eventuale gjatë hyrjes së ekipit të bastisjes në objektin e
bllokuar, kur mund të pritet edhe rezistencë nga ana
e kriminelëve.Pas bllokadës së brendshme bëhet bllokada e jashtme e
objektit të bastisjes, e cila përfshin mbylljen e përnjëhershme të të
gjitha hyrjeve dhe daljeve të objektit nga ana e policëve me uniformë.Kjo
bllokadë duhet të vendoset në mënyrë të rrufeshme e të papritur.Bllokada e
jashtme efikase i pamundëson kujtdo qoftë që të dalë nga objekti i
bllokuar dhe, sipas nevojës, i ofron mbështetje personave të autorizuar
zyrtar që veprojnë në hapësirën e bllokuar.Gjithmonë duhet të kihet
parasysh mundësia e rezistencës së armatosur të kriminelëve ose e
ndihmës nga jashtë,kështu që bllokada e jashtme mund të
transformohet pjesërisht në pusi, pra në mbrojtje dhe mbështetje të forcave
që e bëjnë bastisjen.Gjatë bllokadës së jashtme, varësisht prej
vlerësimeve zyrtare, mund të shfrytëzohen edhe qentë e stërvitur zyrtarë.
Pas vendosjes së bllokadës së jashtme, siç kemi thënë, është e mundur
që kriminelët të ndërmarrin masa dhe veprime të caktuara, me qëllim të
fshehjes, hedhjes ose asgjësimit të drogës dhe mjeteve tjerë të veprës penale.
Varësisht prej karakteristikave të objektit (p.sh. hotel, pansion ose
restorant), ka persona që mund të përpiqen të fshehen.Në këso rastesh vihet
në funksion të plotë bllokada e brendshme. Kështu, personat që bëjnë
bllokadën e brendshme do të vërejnë aktivitetet e kriminelëve të caktuar
dhe, në mënyrën e përcaktuar më parë, do të njoftojnë ekipin e astisjes.Përveç
kësaj, sipas nevojës, ata mund të dekonspirohen dhe të reagojnë, me
qëllim të parandalimit të asgjësimit të drogës dhe mjeteve e gjurmëve tjera të
veprës penale. Varësisht prej madhësisë së objektit mund të parashikohet
që bastisja të bëhet nga dy apo më shumë ekipe.Në raste të tilla, është e
nevojshme të sigurohet një numër më i madh dëshmitarësh (për secilin
ekip nga dy), në mënyrë që bastisja të zhvillohet sipas normave ligjore.Në
objektin e bllokuar, së pari hyn ekipi për arrestimin e kriminelëve të
njohur, për shkak të të cilëve edhe bëhet bastisja.Natyrisht, bëhet fjalë për
kriminelë që e kryejnë veprimtarinë e tyre pikërisht në objektin që do të
bastiset.Menjëherë pas arrestimit bëhet bastisja sipërfaqësore (provizore
ose e pjesshme).Gjithashtu, e konsiderojmë të domosdoshme
legjitimimin dhe bastisjen e pjesshme të të gjithë personave të dyshimtë
që gjenden në objektin e bllokuar.Është e mundur që në objekt të ketë edhe
bashkë-kryes të veprës penale ose blerës droge, por edhe persona që kanë
marrë përsipër fshehjes ose nxjerrjen e drogës nga objekti i bllokuar.Pasi nga
objekti të largohen të gjithë personat e pranishëm, përveç kriminelëve të
njohur dhe personave të dyshuar, mund të fillojë bastisja.Kjo bastisje kryhet
sipas metodologjisë së bastisjes së banesës, siç është shpjeguar më sipër.
Bastisja e hapësirës së hapur
Mjete të ndryshme të veprës penale, kufoma dhe pjesë të kufomave
mund të fshehen duke i groposur në tokë, në zgavrat e trungjeve të
drunjte, në shkurret e parkut, nën ulëset e parqeve e shëtitoreve, në shporta e
kontejnerë të bërllokut, etj.Gjatë bastisjes së hapësirës së hapur ose
hapësirës së lirë, duhet të veprohet në mënyrë të matur e të themeltë,
duke shfrytëzuar qentë e stërvitur gjurmues, si edhe shufrat e çelikta për
gërmimin ne tokës.Bastisja e hapësirës së hapur është veprimtari e
shumëllojshme kriminalistike-taktike e gjurmimit të personave,
kufomave ose gjërave të ndryshme. Ajo mund të jetë edhe pjesë përbërëse
e veprimit inspektues, pjesë përbërëse e racist, bllokadës dhe
mbikëqyrjes, por mund të jetë edhe veprim i pavarur hetues.
Bastisja e hapësirës së hapur varet nga sipërfaqja, konfiguracioni dhe
dallimeve të hapësirës që duhet të bastiset.Ajo mund të jetë hapësirë në
fushë, det, lum, liqen, pyll, etj.Natyrisht, nga specifikat e secilës prej
hapësirave që i përmendëm varet edhe metodika e bastisjes.Një prej
faktorëve të rëndësishëm është sipërfaqja e hapësirës, prej të cilës varet
numri i njerëzve që do të marrin pjesë në bastisje.Në qoftë se bëhet fjalë
për hapësirë të madhe, bastisja do të jetë e vështirë, sepse mund të
ndodh që ndonjë pjesë e saj të mos bastiset në mënyrë të themeltë.Për këtë
arsye, është e domosdoshme që hapësira e madhe të ndahet në sektorë
ose zona, në mënyrë që në tërësi të respektohet parimi i themelësisë, i cili është
shumë i rëndësishme në këso rastesh.Por, kjo nuk do të thotë se sektorë
apo zonat e ndara duhet të kontrollohen në mënyrë rutinore, duke
menduar se puna është kryer me vetë faktin se është bërë ndarja e sipërfaqes.
Përkundrazi, e gjithë hapësira duhet të bastiset me vëmendje të njëjtë,
në mënyrë profesionale e sistematike.Çdo sektor i bastisur duhet të
shenjohet në mënyrë të dukshme, në mënyrë që të mos ndodh përsëritja
e panevojshme e bastisjes së pjesëve të caktuara të hapësirës.
Para bastisjes është e nevojshme të bëhet vëzhgimi i terrenit, në
mënyrë që të vërehen indiciet eventuale të pranisë së mjeteve të veprës
penale.Indicie mund të jenë gjurmët e shputave, gjurmët e rrotave,
gërmimet, degët e thyera, mjetet e hedhura ose të harruara, etj.Vërejtja e
gjurmëve dhe mjeteve të tilla mund të jetë me interes të madh për
bastisjen e terrenit.Mënyra më e mirë e bastisjes së hapësirës së hapur
është i ashtuquajturi “rreshti i shigjetarëve”.Kjo do të thotë se një numër
më i madh policësh renditen në një distancë prej 2 deri në 5 metra.Duke
respektuar parimin e themelësisë dhe këmbëngulësisë, ata e bëjnë
bastisjen (apo më mirë të thuhet kontrollimin) e hapësirës së caktuar, me
qëllim të gjetjes së mjeteve të veprës penale.Mendojmë se bastisjet e tilla
duhet të bëhen me ndihmën e qenve të stërvitur zyrtarë dhe të mjeteve
të caktuara teknike, siç janë shufrat metalike dhe lopatat.Në qoftë se në
hapësirën e caktuar ka çfarëdo objektesh, ato bastisen sipas metodës së
bastisjes së banesës dhe hapësirave tjera, për çka kemi bërë fjalë.Çdo
veprim tjetër kryhet sipas rregullave të përgjithshme kriminalistike.
KAPITULLI I TETE: KONFISKIMI I PËRKOHSHEM
1. Konfiskimi i përkohshëm i mjeteve
Ky veprim hetimor përfshin konfiskimi apo marrjen e përkohshme të: 1)
mjeteve që duhet të konfiskohen, sipas Kodit e Procedurës Penale, 2)
mjeteve që mund të shërbejnë si dëshmi gjatë procedurës penale ose 3)
mjeteve materiale të fituara me kryerjen e veprës penale.Në Kodin e
Procedurës Penale nuk bëhet saktësimi i mjeteve konkrete, por mund të
nxirret përfundimi se bëhet fjalë, para së gjithash, për gjëra të luajtshme,
por nuk mund të përjashtohet as mundësia e konfiskimit të përkohshëm të
mjeteve të paluajtshme.Kur bëhet fjalë për mjete të luajtshme, zbatimi i
kësaj mase do të thotë kufizim i posedimit dhe ruajtje e veçantë e mjeteve,
në bazë të vendimit gjyqësor.Marrja e përkohshme nënkupton marrjen e
mjetit në kuptimin e ndërrimit të pronësisë dhe marrjen në kuptimin e
mbajtjes ose ruajtjes në gjykatë, që do të thotë ndërrimin e gjendjes së
pronësisë së pasurisë së paluajtshme dhe objekteve të ngjashme me to
(p.sh. anija), duke përjashtuar qasjen e persona tjerë.Po ashtu, konfiskimi i
përkohshëm nënkupton edhe marrjen e mjeteve që mund të shërbejnë
për vërtetimin e fakteve në procedurën penale, për secilin që posedon
mjete të tilla.
Sipas dispozitave të KPP, de facto, mund të merren tri lloje të mjeteve.
Këto janë mjetet që janë përdorur për kryerjen e veprës penale, mjetet
që ishin destinuar për kryerjen e veprës penale dhe mjetet që janë shfaqur me
kryerjen e veprës penale.Këtyre mund t’u shtohen edhe mjetet e fituara si
shpërblim për kryerjen e veprës penale.
Sipas dispozitës së Nenit 247, alineja 3 e KPP, personi që posedon mjete
që mund të konfiskohen përkohësisht është i obliguar t’i dorëzojë ato në
bazë të kërkesës së gjykatës.Gjykata lëshon kërkesë të tillë, në bazë të
propozimit me shkrim të prokurorit publik.Në qoftë se personi që i posedon
këto mjete nuk i dorëzon ato, mund të gjobitet me para, por edhe mund të
arrestohet (në qoftë se edhe pas gjobitjes refuzon t’i dorëzojë mjetet e kërkuara
nga gjykata).Arrestimi zgjat derisa në dorëzimin e mjeteve ose deri në
përfundimin e procedurës penale, por jo më shumë se një muaj.Më tutje,
sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale (Neni 247, alineja 5), për
mjetet e konfiskuara duhet të tregohet se ku janë gjetur dhe të jepet
përshkrimi i tyre.Prej kësaj del përfundimi se për këtë veprim hetimor
mbahet procesverbal sikur edhe për veprime tjera hetimore.Natyrisht, në
qoftë se marrja e mjeteve është bërë gjatë bastisjes, atëherë këto mjete
do të përshkruhen në procesverbalin e bastisjes së shtëpisë, banesës ose
hapësirave tjera.Gjithashtu, në qoftë se është e domosdoshme, vërtetimi i
identitetit të këtyre mjeteve do të sigurohet edhe në mënyrë tjetër.Këto
bëhet fjalë për fotografimin e mjeteve pas gjetjes ose dorëzimit, pastaj
paketimin e shenjimin e tyre, si edhe fotografimin pas paketimit.Më në fund,
për mjetet e konfiskuara jepet vërtetimi për konfiskimin e përkohshëm.
Me që është pak e besueshme se mjetet do të dorëzohen
vullnetarisht,mund të përfundohet se do të ishte e preferueshme që ky veprim
të kryhet në kombinim me bastisjen.Natyrisht, kjo mund të bëhet në mënyrë
efikase edhe në kombinim me inspektimit, racisë ose arrestimin,
varësisht prej situatës konkrete.Atëherë nuk do të mund të mbetet dilema
se ka personi i dyshuar mjete të tjera që nuk ka dashur t’i dorëzojë
vullnetarisht.Me dispozita të KPP është parashikuar mundësia që, në
raste të caktuara, policët të bëjnë konfiskimin e përkohshëm të mjeteve edhe pa
urdhëresë të gjykatës. P.sh., kjo mund të ndodhë me rastin e bastisjes pa
mandat të gjykatës.
Në nenin 248 të KPP janë parashikuar edhe mjetet që nuk mund të
konfiskohen përkohësisht.Bëhet fjalë për këto mjete: 1) shënimet dhe
shkresat midis të akuzuarit dhe personave që, me dëshmitë e tyre, do të
mund ta shkelnin detyrimin për mbrojtjen e sekretit zyrtar ose ushtarak,
2) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij mbi gjërat
që I akuzuari ia ka besuar mbrojtësit, 3) shënimet dhe shkresat midis të
akuzuarit dhe të akuzuarit tjetër për të njëjtën veprës, derisa zhvillohet
procedura penale, 4) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe
bashkëshortit ose bashkëjetuesit (jashtë kurorës), 5) shënimet dhe shkresat
midis të akuzuarit dhe të afërmve të tij sipas linjës vertikale,të afërmev
sipas vijës anësore deri në shkallën e tretë, edhe të afërmve sipas afrisë
bashkëshortore deri në shkallën e dytë, 6) shënimet dhe shkresat e të
akuzuarit me birësuesin (adaptuesin) ose të birësuarin e tij, 7) shënimet dhe
shkresat midis të akuzuarit dhe bariut të tij fetar (hoxhës ose priftit), 8)
shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe avokatit, këshilltarit,
mjekut, punëtorit social ose psikologut lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me
kohën e kryerjes së profesionit të tij (të cilat ata janë të obliguar t’i ruajnë si
sekrete profesionale), dhe 9) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit
dhe gazetarit.Kufizimet e përmendura nuk zbatohen ndaj personave që
mund të dëshmojnë (Neni 159, KPP) apo personave që nuk janë të
obliguar të dëshmojnë dhe kanë refuzuar të dëshmojnë (Neni 160 KPP), në qoftë
se të dyshuarit për nxitje, për bashkëpjesëmarrje, për pengim të drejtësisë, për
marrjen ose blerjen e mallrave të vjedhura, për blerjen ose marrjen e
mjeteve të fituara me vepër penale, blerjen ose marrjen e mjeteve që
është dashur të shfrytëzuara për kryerjen e veprës penale apo kur burojnë nga
vepra penale.
2. Procesverbali mbi konfiskimin e përkohshëm
Në dispozitat e KPP është parashikuar që të tregohet se ku janë gjetur
mjete e konfiskuara e të përshkruhen ato dhe, sipas nevojës, tregohet
edhe mënyra e sigurimit të verifikimit të ngjashmërive të tyre.Megjithëse kjo
nuk përcaktohet në mënyrë strikte, pa dyshim se mund të nxirret
përfundimi se, me këtë qëndrim, ligjdhënësi ka parashikuar mbajtjen e
procesverbalit mbi konfiskimin e përkohshëm të mjeteve.Me dispozitat e KPP
është parashikuar përmbajtja e procesverbalit që mbahet me rastin e
zbatimit të masave hetimore të dëshmimit.Në këtë kuptim, procesverbali mbi
konfiskimin e përkohshëm të mjeteve duhet të përmbajë të dhënat se
kush, kur dhe çfarë mjetesh ka dorëzuar, ku janë gjetur mjetet e
konfiskuara përkohësisht, sipas cilës çështje penale dhe me çfarë qëllimi është
bërë konfiskimi, përshkrimin e saktë të mjeteve të konfiskuara dhe, sipas
nevojës, edhe autenticitetin e mjeteve të konfiskuara. Përshkrimi bëhet si në
procesverbal ashtu edhe në vërtetimin mbi konfiskimin e përkohshëm, i cili i
jepet mbajtësit të tyre.Më tutje, përshkrimi duhet të jetë i atillë që, sipas
nevojës, mund të shërbejë për identifikimin dhe eliminimin e mundësisë
së ndërrimit me ndonjë mjet tjetër të ngjashëm dhe, së fundi, që mund
të shërbejë si dëshmi, në qoftë se personi prej të cilit është marrë kërkon
dëmshpërblim për dëmtimin apo humbjen eventuale të këtyre mjeteve.
3. Vërtetimi mbi konfiskimin e përkohshëm
Nga shqyrtimet e deritashme buron se vërtetimi për konfiskimin e
përkohshëm të mjeteve është dokument zyrtar që hartohet pas
konfiskimit, i cili mund të shërbejë si dëshmi në procedurën penale.Siç kemi
parë, mjetet konfiskohen përkohësisht gjatë ndonjërit prej veprimeve
hetimore, me ç‘rast hartohet edhe procesverbali mbi veprimet e
ndërmarra.Është e rëndësishme të theksohet se në procesverbalin e
veprimit hetimor (konfiskimit të përkohshëm të mjeteve, bastisjes,
inspektimit) gjithmonë duhet të regjistrohet numri i vërtetimit për
konfiskimin e përkohshëm të mjetit, sepse këto janë dokumente që plotësohen
reciprokisht.Në procesverbalin e veprimit të caktuar dëshmues edhe
vërtetimin për konfiskimin e përkohshëm të mjeteve duhet të shihen
qartë gjurmët e lëvizjes së mjeteve të konfiskuara përkohësisht, si edhe te kush
gjenden këto mjete momentalisht.
Në KPP është rregulluar që për mjetet e konfiskuara të lëshohet
vërtetim, por nuk flitet për formën dhe përmbajtjen e tij.Në mendojmë se
në këtë rast duhet të veprohen në analogji me procesverbalin mbi
konfiskimin e përkohshëm të mjeteve, prandaj vërtetimi duhet të hartohet në
të njëjtën formë.Me që vërtetimi është gjithnjë dokument përcjellës i
procesverbalit, konsiderojmë se ai nuk duhet t’i ketë të gjitha elementet
e procesverbalit, pasi kjo nuk do të ishte e domosdoshme, por vetëm disa
prej tyre. Siç kemi thënë, me rastin e bastisjes nuk hartohet
procesverbali për konfiskimin e mjeteve, por procesverbali për
bastisjen. Në këtë procesverbal regjistrohen dhe përshkruhen mjetet e
gjetura dhe të konfiskuara përkohësisht. Edhe me konfiskimin e mjeteve
veprohet në të njëjtën mënyrë, gjë që është e logjikshme.Në vërtetimin
mbi konfiskimin e përkohshëm të mjeteve, i cili është dokument
përcjellës i procesverbalit mbi bastisjen, me të vetmin dallim se një kopje
e këtij vërtetimi (madje ajo origjinale) i dorëzohet personit të cilit i konfiskohen
mjetet.
Esenca e vërtetimit është mënyra e regjistrimit të mjeteve të
konfiskuara përkohësisht. Këtu bëhet fjalë për individualizimin e plotë të
secilit mjet të konfiskuar. Natyrisht, kjo nuk është gjithmonë e thjeshtë
të bëhet, sepse ndonjëherë është shumë vështirë të regjistrohen në
mënyrë precize mjetet e konfiskuara.Mendojmë se paketimet origjinale të
barërave droga nuk mund të konsiderohen apriori droga.Është e mundur
që paketimet origjinale të kenë tableta të ngjashme me narkotikët, por
nuk bëhet fjalë për narkotikë.Kriminelët me përvojë i mashtrojnë narkomanët
fillestarë duke u shitur drogë të rrejshme.Nuk përjashtohet mundësia që,
p.sh., në paketimin e morfinës të ketë heptanon, etj.Këtë e theksojmë duke
pasur parasysh të gjitha truçet e kriminelëve.Në qoftë se, në këso rastesh, në
vërtetim shkruhet se është konfiskuar një drogë e caktuar, p.sh.
morfinë, kurse më vonë konstatohet se de bëhet fjalë për një drogë tjetër
apo se nuk bëhet fjalë fare për drogë,
mund të shfaqen probleme të ndryshme, si të natyrës juridike ashtu edhe
të natyrës kriminalistike.
Vërejtje e theksuara paraprakisht duhet të kuptohen si sugjerime që
janë të domosdoshme me rastin e konfiskimit të dhunshëm të drogave
dhe mjeteve tjera të lidhura me narko-kriminalitetin, përkatësisht me
rastin e lëshimit të vërtetimit mbi konfiskimin e mjeteve në raste të tilla.Për
këtë arsye, vërtetimi duhet të shkruhet në mënyrë të qartë e të saktë,
duke evituar çfarëdo improvizimi ose konkluzioni.Mjetet që konfiskohen duhet
të regjistrohen sipas gjendjes reale momentale, duke respektuar me
përpikëri parimet e veprimit kriminalistik dhe juridik.Situata më delikate është
kur në vërtetim regjistrohen materiet që konsiderohen droga.Në këso
rastesh, siç është theksuar, kurrë nuk duhet të shkruhet se bëhet fjalë
për drogë, por për një materie ose substancë e cila duket se drogë ose që
dyshohet të jetë drogë.
Pjesa më e rëndësishme e vërtetimit është pjesa e ashtuquajtur
përshkruese, pra ajo pjesë në të cilën regjistrohen mjetet që
konfiskohen.Para së gjithash, gjithë teksti duhet të jetë pa gabime.Në
rast se është përmirësuar diçka, kjo duhet të tregohet qartë, në mënyrë
që të mos shfaqet dyshimi në autenticitetin e tekstit dhe, rrjedhimisht, edhe në
vërtetësinë e tij. Secili mjet i konfiskuar duhet të regjistrohet nën numrin
e veçantë rendor.Për fat të keq, në disa vërtetime, mjetet konfiskuara
evidentohen si droga (p.sh., “lloji kanabis”, “bari kanabis”, “marihuanë”,
etj), disa vërtetime nuk janë të shkruara lexueshëm, kurse disa edhe janë të
dëmtuara.Natyrisht, ky veprim është i parregullt, sepse konstatimi se a
bëhet fjalë për droga dhe për cilat mund të bëhet vetëm pas
ekspertizës.Materiet e substancat e konfiskuara patjetër duhet të
përshkruhen dhe të maten.Prejudikimi i identitetit të materiales së
konfiskuar përkohësisht është absolutisht i papranueshëm, sepse, në
qoftë se ekspertiza e konstaton se kjo materie nuk është droga e
caktuar apo nuk është fare drogë, mund të shfaqen pasoja të dëmshme.
Situata më e vështirë paraqitet nëse, në ndërkohë, në bazë të vërtetimit
në të cilin është konstatuar konfiskimi i drogës, kane filluar veprimet hetimore
dhe janë kryer veprime të caktuara për dëshmimin e veprës penale ndaj
personit të caktuar, por më vonë konstatohet se materia e konfiskuar nuk ka
qenë drogë.Në qoftë se kjo është e vetmja dëshmi për veprimtarinë
antiligjore ndaj personit të caktuar, është e paevitueshme ndërprerja e
hetimeve. Parimisht, në vërtetimin mbi konfiskimin e përkohshëm të
mjeteve është thjeshtë të regjistrohen mjetet të cilat kanë etiketa, shenja ose
numra, kurse është shumë delikat regjistrimi i materieve në gjendje të
ngurtë ose të lëngshme, të cilat nuk kanë paketa origjinale, si dhe
mjeteve pa kurrfarë shenjash.Pikërisht drogat bëjnë pjesë në mjete të
tilla, prandaj ato duhet të regjistrohen në mënyrë të saktë në vërtetimin
për konfiskimin e përkohshëm të mjeteve.Sipas mendimit tonë, pas
konstatimit se bëhet fjalë për një materie apo substancë që dyshohet të
jetë drogë (jo se bëhet fjalë për drogë), duhet të përshkruhen disa karakteristika
të tyre.Në këto karakteristika bëjnë pjesë: sasia ose pesha (shpjegohet
se a është matur dhe me çfarë peshorje), gjendja e materies (pluhur,
kristalor, tabletë ose lëng), aroma (nëse ka), mënyra e paketimit
(shenjat eventuale të paketimit), vendi ku është gjetur dhe mënyra e sigurimit
(e paketuar dhe e shenjuar).
Në janë konfiskuar më shumë mjete, atëherë midis numrave rendorë
nuk duhet të lihet kurrfarë hapësire, përveç hapësirës së rëndomtë midis
rreshtave të shkrimit.Lënia e hapësirës më të madhe mund të shfrytëzohet
për regjistrin e mëvonshëm eventual dhe, ndonëse vërtetimi shkruhet
në më shumë kopje, kjo do të shkaktonte vështirësi rreth autenticitetit të
tekstit të vërtetimit, si edhe identifikimit të mjeteve të konfiskuara.
Pas regjistrimit të të gjitha mjeteve të konfiskuara, pra pas numrit të
fundit rendor, duhet të shkruhet se vërtetimi mbyllet me numrin e
caktuar, në mënyrë që të evitohet mundësia e falsifikimit.
Në qoftë se të gjitha mjetet ose vetëm një pjesë e tyre është fiksuar me
fotografim, atëherë është e nevojshme që kjo të konstatohet në vërtetim.
Mendojmë se mjetet që konfiskohen përkohësisht duhet të fotografohen
dhe të bëhet foto-dokumentacioni i cili do t’i shtohet vërtetimit.Sigurisht,kjo
do të eliminojë çdo dilemë në rast të shfaqjes së dyshimit mbi identitetin e
mjeteve te konfiskuara.Nënkuptohet se edhe në procesverbalin mbi
veprimet e dëshmimit, me rastin e të cilave është bërë konfiskimi i
përkohshëm, duhet të tregohet se a është bërë fotografimi i mjete të
konfiskuara.Më në fund, vërtetimi nënshkruhet nga pronari ose mbajtësi i
mjeteve dhe zyrtari që e bën konfiskimin.Konsiderojmë se vërtetimi duhet
të nënshkruhet edhe nga dy dëshmitarë, sidomos kur bastisja kryhet në
praninë e dëshmitarëve.Natyrisht, problemi shfaqet tek inspektimi,
prandaj mendojmë se, në raste të caktuara, edhe veprimi i dëshmimit
duhet të kryhet në praninë e dy dëshmitarëve, si për shkak të
ligjshmërisë ashtu edhe për shkak të objektivitetit në punën e organeve
shtetërore.
KAPITULLI I NENTE: INSPEKTIMI DHE REKONSTRUKSIONI
1. Nocioni i inspektimit
Në teorinë kriminalistike nuk ekziston një definicion i vetëm për
inspektimit.Kjo nuk është për t'u habitur, pasi bëhet fjalë për një veprim
hetimor kompleks, me përmbajtje shumë të komplikuara kriminalistike.Për
disa teoricientë të kriminalistikës, sipas qëndrimeve të tyre, inspektimi
është puna në vendin e veprës penale, gjegjësisht të vërejturit e
drejtpërdrejt të organit inspektues, si edhe punët e caktuara jashtë vendit të
veprës penale (inspektimi i njerëzve dhe gjërave).Disa të tjerë inspektimin e
zgjerojnë edhe në disa veprime të tjera shoqëruese (por të pandashme
nga inspektimi). Këto janë sigurimi i vendit të ngjarjes penale si dhe
veprimet lidhur me mjetet dhe gjurmët e gjetura në vendin e veprës penale.
Asnjëri prej këtyre qëndrimeve nuk është i gabueshëm, por mendojmë
se ky i dyti meriton më shumë vëmendje, për shkak se e pasqyron
inspektimin në tërësi, në të pesë fazat e tij.Nga këto vërejtje buron se
inspektimi mund të definohet në mënyra të ndryshme.Në esencë, mund të
thuhet se ekziston inspektimi në kuptimin e ngushtë (procesor) dhe në
kuptimin e gjerë (procesor-kriminalistik).Natyrisht, kjo ndarje ka
kskluzivisht karakter teorik, derisa në praktikë kjo është një tërësi, e
cila e ka formën, rrjedhën dhe përmbajtjen e saj.
Duke theksuar se definimi i nocionit „inspektim“ një prej çështjeve të
diskutueshme, të cilës ndonjëherë i qaset edhe me lehtësi, Vodineliqi
konsideron se nocioni i pranueshëm i inspektimit duhet t'i përmbajë katër
elemente:Këto elemente janë: (1) vërejtja shqisore e subjekti të
inspektimit, bashkë me operacionet logjike ideore si tërësi të vërejtjeve
shqisore dhe racionale; (2) shqyrtimi i drejtpërdrejtë dhe hulumtimi i
objekteve materiale si mjete të inspektimit; (3) Njëkohshmëria e përmbajtjes
së punës kriminalistike-procesore dhe (4) krijimi i versioneve.Më e
rëndësishmja mbi të gjitha është se ky autor nuk është kufizuar vetëm
në përcaktimin e elementeve që do të duhej të përmbante nocioni
bashkëkohor i inspektimit, por, në bazë të kësaj, e ka përcaktuar edhe vetë
nocionin. Ai thotë se inspektimi është sistem i rregulluar procesor i
veprimeve kriminalistike-taktike e teknike, për kryerjen e të cilit,
nëpërmjet të të vërejturit shqisor (të vërejturit e drejtpërdrejtë ose të
vërejturit nëpërmjet shqisave „të zgjatura“) dhe nëpërmjet hulumtimit
të objekteve materiale, me ndihmën e versioneve (në bazë të induksionit,
deduksionit, abstraksionit, gjeneralizimit, komparacionit, analizës e sintezës)
planifikohet dhe verifikohet paralelisht rrjedha e inspektimit, bëhet
fiksimi i situatës së tërësishme në vendin e ngjarjes si sistem material-
ideal (gjendjet, shenjat, tiparet e lidhjet reciproke dhe marrëdhëniet e
informacioneve dëshmuese) në formë e vet origjinale të pandryshuar, për të
sqaruar strukturën e ngjarjes penale.
Siç shihet, bëhet fjalë për një definicion kompleks dhe shumë
përmbajtjesor, i cili përmban të gjitha karakteristikat e këtij veprimi
hetimor dhe, njëkohësisht, ndahet nga veprimet tjera hetimore, gjë që me
definicionet tjera, kryesisht, nuk ndodh kështu.Me këtë definicion, në
kuptimin teorik, sipas mendimit tonë, inspektimi përfundimisht është
„veshur“ me petkun kriminalistik.Prej tij buron veprimtaria e organit
inspektues në vendin e ngjarjes penale, pavarësisht se a është ai
gjykatësi hetues, kryetari i këshillit të gjykatësve, prokurori publik apo policia.
2. Karakteristikat e inspektimit
Sipas dispozitave të KPP (Neni 254), inspektimi në vendin e ngjarjes
ndërmerret për të shqyrtuar dëshmitë e grumbulluara ose për të sqaruar
faktet që janë të rëndësishme për procedurën penale.
Inspektimi është veprim hetimor penalo-procesor, i cili zbatohet sipas
metodologjisë kriminalistike.Ky veprim, para së gjithash, është
penaloprocesor, sepse është i rregulluar me norma të KPP, ndërsa veprim
hetimor është për më shumë arsye.E para, sipas KPP, inspektimi është
veprim hetimor, por ka edhe funksion të theksuar hetimor.Më në fund,
vështruar edhe nga aspekti kriminalistik, inspektimi është absolutisht në
funksion të hetimit dhe dëshmimit.Kur themi se zbatohet sipas parimeve të
kriminalistikës, mendojmë në mungesën e rregullave procesore, sepse në
KPP nuk tregohet se si kryhet inspektimi.Edhe në shkencën penaloprocesore
ky veprim është i papërpunuar në këtë vështrim dhe thirret edhe
në shkencën e kriminalistikës.Për këtë arsye, konsiderojmë se nuk është
gabim të thuhet se inspektimi është veprim hetimor-kriminalistik me
komponentë të theksuar hetimore. Madje, kjo i përgjigjet më së shumti
gjendjes reale.Në normat ligjore është e dukshme se ekziston bazë
formale-juridike për ndërmarrjen e inspektimit, në formë të urdhëresës
së prokurorit publik apo gjykatësit.
3. Detyrat e inspektimit
Ekzistojnë tri detyra globale të inspektimit:(1) gjetja, grumbullimi dhe
sigurimi i informacioneve dëshmuese reale, në formë të gjetjeve objektive,
(2) hulumtimi i informacioneve dëshmuese reale dhe informacioneve tjera
të disponueshme me qëllim të sigurimit të njohurive mbi mënyrën e kryerjes së
veprës penale, dhe (3) identifikimi i kryesit të veprës penale e të viktimës,
nëse janë të panjohur, si edhe kapja e tyre, nëse janë të njohur.
Detyrat e përmendura të inspektimit, si rregull, arrihet nëpërmjet: (a)
kontrollit të vendin të ngjarjes në tërësi, në kuptimin e ngushtë dhe të
gjerë, (b) kontrollit të objektit të sulmit dhe mjeteve tjera në vendin e
ngjarjes, për të cilat besohet se kanë lidhje me kryerjen e veprës penale, (c)
kontrollit të gjurmëve që kanë lidhje me veprën penale, (d) kontrollit të
personave të dyshimtë, personave të dëmtuar dhe personave tjerë,dhe(e)
shfrytëzimin e burimeve personale të informacionit, i cili nuk bën pjesë në
kryerjen e inspektimit, por do të duhej të zhvillohej paralelisht me
zbatimin e inspektimit, kur këto burime ekzistojnë, me qëllim të kontrollit të
rezultatit të inspektimit.
Në bazë të qëndrimit të paraqitur, mund të bëhet konkretizimi i disa
detyrave të inspektimit, të cilat kanë të bëjnë me veprën penale, kryesin
dhe dëshmitë me të cilat vepra mund t’i ngarkohet kryesit.Praktikisht, çdo
inspektim do të duhej të planifikohej dhe realizohej në bazë të pyetjeve
të arta të kriminalistikës: çka (ka ndodhur), ku (ka ndodhur), kur (ka ndodhur),
si (ka ndodhur), me çka (është kryer), me kë (është kryer), kush ose çka (ka
qenë objekt i sulmit), pse (është kryer) dhe kush (e ka kryer).Konsiderojmë
se nga inspektimi nuk është gjithmonë e mundur që të merren përgjigje
në të gjitha pyetjet, prandaj është e nevojshme që, me vërtetimin e përgjigjeve
të mundshme, të krijohen parakushtet juridike dhe kriminalistike për
hartimin e versioneve mbi kryesin eventual.
Detyrë kryesore e inspektimit është që të japë përgjigje në pyetjen se a
bëhet fjalë për vepër penale apo jo.Për këtë arsye, disa autorë theksojnë
se inspektimi zhvillohet në vendin e ngjarjes kriminale apo penale dhe jo
në vendin e veprës penale.Ky qëndrim nuk është i pabazë, nëse dihet se
ngjarja për të cilën kryhet inspektimi nuk do të thotë se është vepër
penale, ndonëse është paraqitur si e tillë ose dukej e tillë, në shikim të
parë.Nga pyetja e artë se çka ka ndodhur dhe nga inspektimi, në rastin
konkret, mund të marrim përgjigje të ndryshme.Le të marrim si shembull një
situatë kur është njoftuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes dhe
organi i inspektimit e ka gjetur në vendin e ngjarjes kufomën.Nga pyetja se
çka ka ndodhur mund të nxirren katër përgjigje të ndryshme: vrasje,
vetëvrasje, aksident ose vdekje e natyrshme.Siç shihet, vetëm një prej
këtyre përgjigjeve ka të bëjë me veprën penale.Mirëpo, në praktikë mund
të paraqiten situata të ndryshme, prandaj duhet të kihet parasysh se
mund të bëhet fjalë edhe për veprën penale të nxitjes së vetëvrasjes ose
ndihmës në vetëvrasje.Edhe rasti i aksidentit duhet të vërtetohet, sepse
mund të bëhet fjalë për pasojë të shkaktuar nga ndonjë vepër penale
kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë.Natyrisht, përgjigja
e vërtetë nuk mund të nxirret pa kryerjen e inspektimit dhe shqyrtimit
të fakteve të gjetura, të cilat mund të japin ndonjëherë prej përgjigjeve
të mundshme.Por, me këtë nuk është shteruar çështja deri në fund.Në qoftë
se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme, është e nevojshme të vërtetohet
se për çfarë vepre penale bëhet fjalë, pra duhet të merret përgjigje mbi
elementet e veprës penale dhe qenësinë e saj, siç është thënë në ndonjërën nga
inkriminimet e përfshira në Kodin Penal.Këtu duhet të theksohet se vdekja e
dhunshme nuk do të thotë se duhet të jetë ekskluzivisht produkt i
veprës penale të vrasjes
(së thjeshtë, të kualifikuar apo të privilegjuar), por edhe pasojë e
lëndime të rënda trupore,pjesëmarrjes në rrahje, terrorizmit, marrjes peng,
plaçkitjes apo dhunimit..
Detyrë tjetër e inspektimit është përcaktimi i vendit të veprës penale,
me ç’ rast nxirret përgjigje në pyetjen e artë se ku ka ndodhur.Kjo detyrë
ka rëndësi të veçantë nëse dihet se vendi i kryerjes së veprës penale
është edhe kategori penale-juridike.Kodi Penal përcakton saktë se çka
konsiderohet vend i kryerjes së veprës penale, me çka kanë lidhshmëri
normat procesore mbi kompetencat e organeve shtetërore për veprim në rastin
konkret.Vështruar nga aspekti kriminalistik, vërtetimi i vendit të kryerjes
së veprës penale, para së gjithash, vendimit të veprimit të kryerjes,
është e domosdoshme të gjendet për shkak të gjetjes së informacioneve
dëshmuese reale.Të disa vepra penale, siç janë: vrasjet, lëndimet trupore,
pjesëmarrjet në rrahje, vjedhja, plaçkitja, dhunimi, nxitja dhe detyrimi,
zbatimi i kësaj detyrë të inspektimit ka rëndësi të veçantë, sepse ekziston
mundësia e fshehjes së vendit të kryerjes së veprës penale.Nuk është e thënë
që vepra penale të jetë kryer në vendin ku është gjetur kufoma apo
dëshmia.Vepra penale e vrasjes, vjedhja, plaçkitja, dhunimi mund të kenë
ndodhur në një vend tjetër.Dhunuesi mund ta ketë dërguar viktimën në një
vend të fshehtë, të cilin personi i dhunuar nuk mund ta njohë.Situatat e
tilla janë të mundura edhe te nxitja, ndërmjetësimi ose detyrimi për
prostitucion.Në qoftë se do të niseshim gjithmonë nga gjasat se vend i
veprimit të kryerjes së veprës penale është ekskluzivisht vendi që është
paraqitur, atëherë shumë vepra penale do të mbeteshin të pandriçuara.Në
qoftë se organi inspektues nuk e shtron gjithmonë pyetjen se ku është
kryer vepra penale, atëherë ekziston rreziku i konkluzioneve të gabueshme për
çështje qenësore.Në qoftë se, p.sh., pas kryerjes së vrasjes kufoma është
dërguar në një vend tjetër apo është hedhur në lum, i cili e ka bartur me
kilometra larg, natyrisht që në vendin ku është gjetur kufoma nuk mund të
gjenden gjurmë të veprimit të kryerjes së veprës penale.Po kështu, kjo mund
ta shpie organin inspektues në drejtim të gabuar, sepse, duke e
konsideruar vendin e kallëzimit të veprës penale si vend të kryerjes së
saj, ekziston mundësia e dyshimit dhe fajësimit të personave të
pafajshëm ose mundësia e gjurmimit dhe ndriçimit të lajthitur të veprës penale.
Gjithsesi, një prej detyrave të inspektimit është edhe vërtetimi i kohës
së kryerjes së veprës penale, pra kërkimi i përgjigjes në pyetjen e artë:ku
ka ndodhur.Sikur edhe në rastin paraprak, këtu bëhet fjalë jo vetëm për
kategorinë procesore dhe kriminalistike, por edhe për kategorinë
penalejuridike.Shumë gjëra varen nga fakti se, gjatë inspektimit, a është
vërtetuar koha e kryerjes së veprës penale.Nga kjo varet përcaktimi i
përgjegjësisë penale, alibisë, vjetrimit të ndjekjes penale, vërtetimi se
bëhet fjalë për kryes të moshës së mitur, të moshës madhore apo për fëmijë.
Prandaj, detyrë e inspektimit është që të vërtetojë kohën e saktë të
kohës së kryerjes së veprës penale (viti, muaji, dita, ora dhe minuta).Por,
kjo nuk është e mundur të bëhet gjithmonë, për shkak se nuk ka
informacione të mjaftueshme dëshmuese reale, të cilat do të ndihmonin
saktësimin e kohës.Në këto raste vërtetohet intervali kohor i kryerjes së
veprës penale, me kusht që gjatë procedurës penale të bëhen përpjekje që
të saktësohet koha e kryerjes.Vështirësi lidhur me përcaktimin e kohës së
kryerjes së veprës penale mund të shfaqen sidomos te deliktet pronësore e,
deri diku, edhe të deliktet e gjakut, kur nuk ka pasur dëshmitarë të ngjarjes.Në
qoftë se, përveç kësaj, kalon kohë e gjatë deri në zbulimin e të fajësuarit
dhe kapjen e tij, në procedurën penale do të jetë vështirë që të përcaktohet
intervali kohor i kryerjes së veprës penale.
Detyrë e inspektimit është edhe vërtetimi mënyrës së kryerjes së veprës
penale.Me marrjen e përgjigjes në pyetjen e artë: si ka ndodhur, krijohen
mundësi për sukses në zbulimin e kryesit të veprës penale.Mënyra e
kryerjes së veprës, pa dyshim, është indicie që shpie drejt kryesit të
mundshëm, gjë që lehtëson rekonstruksionin identifikues ideor dhe krijimin e
versioneve sa më reale.Te vrasjet, kjo ndihmon përcaktimin më të lehtë të
shkaktarëve të vdekjes.Natyrisht, ndonjëherë ndodh edhe e kundërta.
Meqë përcaktimi i mënyrës së kryerjes së vrasjes penale has në
vështirësitë, atëherë vërtetimi i shkakut të vdekjes ndihmon përcaktimin
e mënyrës së kryerjes së veprës.Kjo ndodh në situatat kur nëpërmjet
lëndimeve të caktuara të kufomës kryesi synon të fshehë mënyrën e
vërtetë të kryerjes, më qëllim që të orientojë hetimet në drejtim të
gabuar. P.sh., kryesi e ka bërë vrasjen me helmim e pastaj e ka therur
kufomën me thikë ose e ka bërë vrasjen duke e goditur viktimën me
ndonjë mjet të fortë e pastaj ndaj kufomës ka shtënë me armë zjarri.Ngjashëm
mund të ndodhë edhe te deliktet pronësore. P.sh., plaçkitja e banesës
është bërë duke e hapur me çelës derën e hyrjes, është mbyllur prapë
me çelës dhe, pas plaçkitjes, kryesi ka dalë nga banesa nëpër dritare,
duke thyer xhamat, ashtu që të duket se ka hyrë në banesë nëpër dritaren e
thyer nga jashtë.Në qoftë se gjatë kryerjes së inspektimit nuk i kushtohet
kujdes i mjaftueshëm mënyrës së kryerjes së veprës penale, mund të
ndodhë që hetimi dhe ndriçimi i veprës konkrete penale të çojë në drejtim të
gabuar, siç ka për qëllim kryesi i vërtetë t veprës.
Detyrë e inspektimit është edhe vërtetimit se më çfarë mjetesh është
kryer vepra penale dhe t’i gjejë ato.Kështu kërkohet përgjigja në pyetjen
e artë: me çka është kryer.Me gjetjen e mjete të kryerjes, përveç tjerash,
ndihmohet sqarimi i dilemave eventuale për mënyrën e kryerjes së veprës.
Detyrë tjetër e inspektimit është vërtetimi se a është kryer vepra penale
nga një apo nga më shumë persona, gjë që bëhet me marrjen e përgjigjes
në pyetjen e artë: me kë është kryer.Kjo detyrë është e rëndësishme për
shumë arsye.Nga aspekti penalo-juridik, vërtetohet se a ka pasur apo nuk
ka pasur bashkëpjesëmarrje në kryerjen e veprës. Edhe nga aspekti
penaloprocesor kjo detyrë e inspektimit është shumë e rëndësishme. Nëse
ndonjëri nga bashkëpjesëmarrësit në kryerjen e veprës është i mitur
apo fëmijë bën që procedura penale të ketë specifika të caktuara.Kështu
ndodh edhe nëse ndonjëri prej bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e
veprës është shtetas i huaj, sepse, në këtë rast, mund të aplikohet instituti
i ndihmës juridike ndërkombëtare.Natyrisht, edhe nga aspekti kriminalistik
nuk është krejt njësoj se vepra është kryer nga një apo nga më shumë
persona.Me rekonstruksionin ideor të ngjarjes mund të krijohen versione
mbi rolin e vërtetë të bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës, gjë që
do të rezultojë me gjetjen e informacioneve adekuate dëshmuese.Kështu mund
të vërtetohet se si kanë hyrë personat bashkëpjesëmarrës në zonën e
dënueshme, p.sh. si ndihmës apo si bashkëpjesëmarrës.
Sipas metodologjisë kriminalistike, detyrë e inspektimit është
identifikimi i objektit të sulmit apo kërkimi i përgjigjes në pyetjen:ndaj
kujt ose ndaj ç’ gjëje është kryer.Duhet të thuhet se, shpesh, qysh në fillim
është e qartë se për çfarë objekti të sulmit është fjala.Por, ndonjëherë,
duhet të vërtetohet kjo, siç është, p/sh., vërtetimi i viktimës së veprës
penale të vrasjes.
Detyrë e inspektimit është që të nxjerrë përgjigje bë pyetjen e artë: pse
është kryer vepra penale.Te disa vepra është më lehtë të gjendet përgjigja
në këtë pyetje, ndërsa te disa të tjera është edhe e pamundur.Në kërkimin
e përgjigjes në këtë pyetje mund të kontribuojnë dëshmitarët okularë që
janë takuar në vendin e ngjarjes, viktima, profesionistët dhe ekspertët.
Përgjigjen në këtë pyetje e bëjnë të vështira rastet kur motivi është i
shtirur.Së fundi, detyrë e inspektimit është kërkimi i përgjigjes në
pyetjen e artë:kush është kryesi i veprës penale.Nganjëherë është lehtë
të nxirret përgjigja në këtë pyetje, p.sh. në rastet kur kryesi kapet në
vendin e kryerjes, në rastet kur kryesi dorëzohet vetë por, edhe në rastet që
identiteti i kryesit është vërtetuar, ndonëse ai gjendet në arrati.
Nga elaborimi i detyrave të inspektimit mund të përfundohet se thelbi i
metodikës së inspektimit, në fakt, është zbulimi dhe fiksimi i
informacioneve dëshmuese.Në këtë përfundim vjen edhe Modly, i cili
thekson se “në praktikë, bartës të këtyre informacioneve janë gjurmët
dhe mjetet e realitetit objektiv, si sinjale të llojit të vet, të cilat janë shfaqur
gjatë kryerjes së veprës penale.Gjatë inspektimit, këto sinjale, si fenomene
të manifestuara objektivisht në realitetin objektiv duhet të nxisin
reaksionin në formë të njohurive që do afrojnë me veprën penale.Me këtë autor
pajtohemi në tërësi sa i përket konstatimit se cilësia dhe sasia e
materialit dëshmues varet më së shumti nga vendi i inspektimit adekuat, si
edhe nga koha e kryerjes së inspektimit.
4. Organi i inspektimit
Inspektimi e bën gjykatësi hetues, kryetari i këshillit, prokurori publik
ose policia (Neni 254, alineja 2, KPP). Ndonëse në ligj nuk është
përcaktuar qartë, mendojmë se organit inspektues duhet t’i ndihmojnë
profesionistët, para së gjithash specialistët e kriminalistikës.Kështu, gjykatësi
apo prokurori nuk mund t’i kenë të gjitha shkathtësitë e nevojshme për
kryerjen e inspektimit.Prandaj, është e logjikshme që personat
profesionistë të ndihmojnë në gjetjen, sigurimin ose përshkrimin e
gjurmëve, të bëjnë matjet e nevojshme dhe incizimet, të bëjnë skicat
dhe dokumentacionin fotografik ose të grumbullojnë të dhënat tjera. Në erën
e sotme të krimit të organizuar, inspektimi përbën një tërësi veprimesh
hetimore komplekse e delikate, të cilat mund t’i kryejë vetëm një ekip i
aftësuar mirë dhe i pajisur mirë me mjete teknike.Teoria kriminalistike, si
edhe ajo procesore, vlerësojnë se teknikët e kriminalistikës dhe
specialistët e kriminalistikës kanë një rol të rëndësishëm te disa delikte.Madje
edhe nga aspekti i teorisë procesore, mund të nxirret përfundimi se roli i
profesionistëve të kriminalistikës nuk mund të barazohet me rolin e
personave tjerë që mund të angazhohen në kryerjen e inspektimit.
5. Tekniku kriminalistik si person profesionist
Mendojmë se tekniku i kriminalistikës është person profesional, pa
praninë e të cilit është vështirë të mendohet kryerja e inspektimit.Për këtë
arsye edhe e kemi veçuar nga personat tjerë profesionistë.Pos tij, vend i
rëndësishëm i takon policisë së specializuar për hetimin e dekolteve të
caktuara.
Për gjetjen dhe sigurimin e gjurmëve të veprës penale është e
nevojshme dhe një njohje solide teknike, të cilën nuk e kanë gjykatësit
dhe prokurorët.Për këtë arse, gjatë inspektimit, gjykatësit dhe prokurorët
është e nevojshme të shërbehen me dijen, shkathtësinë dhe mjetet
teknike që disponojnë teknikët e kriminalistikës.Nga kjo pikëpamje mund të
përfundohet se nevoja për praninë e teknikut të kriminalistikës në kryerjen
e inspektimit është e pashmangshme.
Siç vëren me të drejtë Modly, disa forma të ndihmës profesionale janë
estabilishuar tashmë në praktikë dhe, shfaqen shpesh në formë të
ndihmës kriminalistike-teknike, para së gjithash në fushën e traseologjisë.Këtu,
para së gjithash, bëhet fjalë për gjetjen, fiksimin, interpretimin dhe
dorëzimin e gjurmëve dhe fakteve, si edhe fiksimin e gjendjes në vendin e
ngjarjes penale.Por, hiç më pak të rëndësishme nuk janë as fushat e
taktikës kriminalistike dhe metodikës.Kjo manifestohet gjatë planifikimit
të inspektimit, metodologjisë së zbatimit, sigurimit të vendit të ngjarjes
penale, bllokimit të hapësirës së caktuar, identifikimit dhe sigurimit të
dëshmitarëve okularë dhe dëshmitarëve të mundshëm, ndjekjes së të
dyshuarit që është arratisur pas kryerjes së veprës penale, pastaj
planifikimit të veprimeve tjera kriminalistike dhe penalo-procesore, të cilat janë
të domosdoshme për ndriçimin e veprës penale konkrete.
Në teori, gjithashtu, theksohet se çdo inspektim, përveç karakteristikave
të përgjithshme, ka edhe karakteristika të veçanta, të cilat, sipas rregullit,
janë lëndë e hulumtimeve kriminalistike.Pa marrë parasysh kur bëhet
inspektimi, është e nevojshme që ai t’u përmbahet dispozitave të KPP
dhe rregullave përkatëse të taktikës, teknikës dhe metodikës kriminalistike.Roli i
kriminalistikës taktike gjatë kryerjes së inspektimit është shumë i
rëndësishëm.Ajo merret ne verifikimin e informacioneve mbi veprën
penale,organizimin dhe funksionimin e organit inspektues, planifikimin e
inspektimit,sigurimin e vendit të inspektimit, grumbullimin e njoftimeve
mbi veprën konkrete dhe mbi pjesëmarrësit.Pikërisht kjo degë e
kriminalistikës merret edhe me përpunimin e normave procesore, në
kuptimin e vendit dhe mënyrës së kryerjes së inspektimit, si edhe të
përmbajtjes së procesverbalit të inspektimit, gjë që nuk e bën madje as e
drejta penale procesore.
Inspektimi dhe ekspertët
Në KPP është parashikuar që në inspektim mund të thirret edhe
eksperti, në qoftë se prania e tij do të jetë me interes (Neni 254, alineja
7).Në këtë dispozitë ligjore mund të vërehet menjëherë dallimi midis
ekspertit dhe personave profesionistë gjatë kryerjes së inspektimit.Dallimi
themelor është se pjesëmarrja e ekspertit në kryerjen e inspektimit nuk
është e lidhur me ofrimin e ndihmës për organin inspektues, gjë që është
obligim për personat profesionistë.Duke parasysh statusin juridik, ku
eksperti është burim i dëshmive, është e logjikshme që eksperti të jetë
ndihmës i gjykatës.Këtu bëhet fjalë për grumbullimin e të dhënave të
domosdoshme për marrjen e mendimeve dhe konstatimeve të ekspertit mbi
veprën penale konkrete, për shkak të së cilës bëhet inspektimi.
Nevoja e ekspertizës gjatë inspektimit duhet të vështrohet njësoj me
urgjencën e veprimeve.Kjo do të thotë se ekspertiza e mëvonshme nuk do
të mund të kryhej fare ose do të kryhej me vështirësi të mëdha.

Ekspertiza e vonuar mund të ketë për pasojë paqartësi të madhe sa i


përket rezultateve.Gjatë inspektimit, ekspertiza ndërmerret kryesisht kur
bëhet fjalë për delikte komunikacioni, për zjarre, gjëra të djegura,
shpërthime, aksidente të minierave dhe përdorim të armëve të zjarrit.Kur
bëhet fjalë për deliktet e gjakut, konsiderojmë se mjeku ligjor mund ta
ketë rolin e personit profesionist dhe të ekspertit.Më poshtë do të ndalemi në
pjesëmarrjen e ekspertit në inspektimin e aksidenteve të komunikacionit,
zjarreve, gjërave të djegura dhe shpërthimeve.
Kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mjekut të forenzikës në inspektim,
duhet të theksohet se këtë rol nuk mund ta kryejnë mjekët e praktikës së
përgjithshme.Në situatë lufte, çfarë ka ndodhur në këto hapësira para pak
vitesh, ka pasur raste që rolin e forenzistëve e kanë luajtur mjekët e
praktikës së përgjithshme, por kjo ka qenë një situatë e jashtëzakonshme.
Në praktikën e kohës së paqes këtë mund ta bëjnë ekskluzivisht mjekët
që janë specialistë të mjekësisë forenzike.Në raste të aksidenteve të
komunikacionit që kanë pasojë vdekjen apo lëndimet trupore, është e
domosdoshme që në inspektim të marrë pjesë edhe eksperti i mjekësisë
ligjore.Në këso rastesh, gjetja, shpjegimi i drejtë dhe vlerësimi i
dëshmive mjekësore-kriminalistike shprehin ngjarjet mekanike të
aksidenteve të komunikacionit dhe renditjen e tyre në të gjitha fazat.Për më
tepër, në rastet me pasojë vdekjen dhe arratisjen e vozitësit, kur nuk ka
pasur dëshmitarë apo ata kanë qenë në amnezi, pjesëmarrja e ekspertit
të mjekësisë ligjore në inspektim është e vetmja mënyrë për vërtetimin e
gjendjes faktike.
Në këtë punim flitet mjaft për rolin e teknikut të kriminalistikës, si
person profesionist, në kryerjen e inspektimit.Por, tekniku i
kriminalistikës dallon nga eksperti i fushës së kriminalistikës teknike.Në
praktikë hasen këto ekspertiza kriminalistike-teknike, për të cilat është
e nevojshme të përgatitet materiale qysh gjatë kryerjes së inspektimit:
- përcaktimi i mekanizmave të shfaqjes së gjurmëve dhe përcaktimi i
dinamikës së aksidentit të komunikacionit sipas gjurmëve dhe mjeteve
të aksidentit;
- ekspertiza e mjeteve të ndryshme të gjetura në vendin e ngjarjes dhe i
ngjyrave, llaqeve, karburanteve dhe vajit;
- ekspertiza e flokëve dhe indeve;
- identifikimi sipas gjurmëve të rribave në vendin e ngjarjes dhe në
automjete;
- identifikimi i automjeteve ose pjesëve të automjeteve, sipas gjurmëve
dhe mjeteve tjera në vendin e ngjarjes;
- identifikimi i pjesëmarrësve të aksidentuar në aksidentin e
komunikacionit;
- identifikimi i vozitësit dhe pjesëmarrësve tjerë në aksidentin e
komunikacionit, sipas shenjave të gishtërinjve dhe shputave të këmbëve;
Së fundi, orientimi i drejtë i punës së ekspertëve nënkupton se organi që
bën inspektimin duhet të ketë njohuri përkatëse të materies.
Inspektimi si veprim urgjent hetimor
Më sipër u trajtua aspekti penalo-procesor i inspektimit, kurse tash po
trajtojmë vetëm dispozitat që kanë të bëjnë në inspektimin para inicimit të
procedurës penale, gjegjësisht hetimeve.Me qenë se policia është e
barabartë me organet tjera inspektuese, detyrë primare shtrohet aspekti
kriminalistik i inspektimit, pa marrë parasysh se ai udhëhiqet nga
prokurori, nga gjykatësi apo nga polici, sidomos për shkak se
inspektimet e tilla janë të shumta dhe të lidhura me akt të freskët apo me
situatë menjëherë pas ndodhjes së deliktit.
Prej kësaj del se inspektimi, si veprim urgjent hetimor, bëhet në rastet
kur ai kryhet para inicimit të procedurës penale (fillimit të hetimeve) dhe
se funksionin e organit inspektues e ka policia.Duke pasur parash natyrën e
ngjarjeve penale, të cilat imponojnë ndërmarrjen e veprimeve urgjente,
përmbajtjet kriminalistike duhet të jenë të njëjta me rastet kur organ
inspektues është prokurori apo gjykatësi.
Në teorinë kriminalistike procesore është përqafuar qëndrimi mbi
veprimet e inspektimit.Nuk është e rastit që numri më i madh i
inspektimeve kryhet pikërisht para fillimit të hetimeve, për shkak të
rrezikut nga zhagitja.Ka arsye të shumta për këtë, por më e rëndësishmja
është që situata në vendin e ngjarjes të gjendet sa më besnike me situatën
menjëherë pas kryerjes së veprës penale.Në vendin e ngjarjes mund të
gjenden gjurmë dhe mjete të ndryshme, të cilat tregojnë për veprën
penale, kryesit, viktimat dhe dëshmitarët.Këtu është shumë i rëndësishëm
faktori kohor.Pa së gjithash, kryesit e veprave penale, sidomos
profesionistët dhe specialistët, përpiqen të lënë sa më pak gjurmë në
vendin e ngjarjes, kurse ato që mbesin në vendin e ngjarjes, sipas mundësisë, i
heqin ose i shkatërrojnë.Kështu veprojnë edhe me mjetet e veprës penale.
Ndryshimi i gjurmëve dhe mjeteve mund të bëhet për shkak të ndikimeve
të faktorëve të jashtëm, me veprimin e qëllimshëm apo të paqëllimshëm të
njerëzve, të kafshëve, insekteve dhe mikroorganizmave, si edhe me
veprimin e fenomeneve atmosferike, siç janë: shiu, bora, mjegulla ose
dielli.Gjithashtu, me kalimin e kohës shfaqen ndryshime në vetë
strukturën e materies, të cilat ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e gjurmëve dhe
mjeteve.Vetë kryesit e veprës penale përpiqen që sa më parë të largohen
nga vendi i ngjarjes, në mënyrë që të shpëtojnë nga arrestimi.Më në fund,
vonesa e ndihmës për viktimën e veprës penale mund të ketë pasoja
katastrofave. Këtu mund të shtohet edhe problemi i ndërprerjes së
komunikacionit nga aksidenti, i cili ka për pasojë rrezikimin e sigurisë së
komunikacionit dhe dëme ekonomike.
Në trajtimet paraprake fshehet edhe arsyeja kryesore që ka bërë që
ligjdhënësi të vendosë për verifikimin e kryerjes së inspektimit dhe
policisë. Pikërisht policia është e përgatitur në aspektin organizativ dhe
funksional që të dalë shpejt në cilindo vend, për dallim nga prokurori ose
gjykatësi, të cilët nuk kanë mundësi të tilla organizative e
unksionale.Natyrisht, teorikisht është e mundur që as policia, sidomos në
qytetet e mëdha, të mos arrijë t’i përmbushë të gjitha nevojat për
inspektim.Fakti se në të njëjtën kohë mund të paraqitet nevoja për
kryerjen e inspektimit e bën të pamundur efikasitetin në të gjitha rastet.
Kjo ka të bëjë sidomos me prokurorin ose gjykatësin, të cilët nuk mund të dalin
në një vend tjetër të ngjarjes, në kohën që janë duke kryer inspektimin
e filluar në një vend të paraqitur më parë.Nevoja për inspektim urgjent
mund të dalë nga kushtet atmosferike (shiut, borës ose erës), në rastet
kur ekziston mundësia që të dëmtohen ose asgjësohen gjurmët dhe mjetet e
veprës penale në vendin e ngjarjes. Megjithatë, mundësia e veprimit efikas
është gjithmonë në anën e policisë, prandaj pikëpamja e ligjdhënësit lidhur
me këtë çështjes është e drejtë.
Aspekti kriminalistik
Ky nëntitull nënkupton elaborimin e tërësishëm kriminalistik të
inspektimit si veprim urgjent penalo-procesor, duke filluar nga momenti i
njoftimit për veprën penale dhe sigurimit të vendit të ngjarjes e deri te
rrjedha e tërësishme e inspektimit dhe hartimi i procesverbalit.Praktikisht,
veprimi kriminalistik do të trajtohet pikërisht sipas rrjedhës së ngjarjes
penale.Qëllim i këtij libri është që në mënyrë besnike të pasqyrojë
praktikën kriminalistike, duke respektuar kornizën ligjore të veprimit.
Parimet e kriminalistikës në lidhje me inspektimin
Fryt i praktikës kriminalistike personale shumëvjeçare është edhe
njohuria se nuk ekziston formulë universale për zgjidhjen e cilëso vepër
penale.As veprat penale të njëjta nuk mund të hetohen dhe të ndriçohen
sipas një metodologjie plotësisht të njëjta, për shkak të specifikave, të cilat,
ndonjëherë, janë vendimtare për ndriçim.Kjo lidhet me elementet e veçanta
të qenësisë së veprës penale, të cilat e bëjnë të ndryshme e të veçantë
secilën vepër penale, p.sh. tregtinë ilegale të drogës, miton e korrupsionin,
gjenocidin, etj.Natyrisht, kjo nuk është njohuria e parë e këtij lloji, por
është vënë re se në teorinë kriminalistike kjo nuk elaborohet sa duhet.Ndoshta,
diçka e tillë nënkuptohet, por kjo nuk është arsye që të trajtohet aq pak.
Pra, nuk ekzistojnë kurrfarë rregullash të përhershme, të cilat do të
vlenin për secilin rast, që do të shpinin te suksesi.
Por, ekziston diçka tjetër e këto janë parimet kriminalistike. Këto
parime, të cilat nisen nga marrëdhëniet reciproke të të përgjithshmes
dhe të veçantës zbatohen pothuaj në punën e tërësishme kriminalistike,
ashtu që parimet e përgjithshme dhe themelore mund të zbatohen gati në punën
e tërësishme kriminalistike, kurse u përshtaten sidomos disa instituteve
kriminalistike.Autorët e teorisë kriminalistike pajtohet plotësisht për
parimet themelore të të drejtës penale procesore dhe parimet themelore
të kriminalistikës, ndërsa kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me parimet tjera.
Sipas disa autorëve, parimet tjera më shumë u janë përshtatur
instituteve të caktuara, si p.sh., inspektimit, bastisjes etj., të cilat e
përbëjnë bashkërisht një platformë të sistemuar penalo-juridike për asgjësimin
e kriminalitetit.Këto parime mund të ndahen në parime themelore, parime
të përgjithshme dhe parime të veçanta, të cilat lidhen me detyrat,
rrjedhën dhe disa institute dhe nocione të caktuara të procedurës penale.
Në mënyrë analogjike më këtë është i mundur edhe klasifikimi i
parimeve kriminalistike, siç kanë bërë disa autorë.
Përveç kësaj, është e rëndësishme të thuhet se parimet kriminalistike
plotësohet reciprokisht,që do të thotë se ato nuk e përjashtojnë njëratjetrën.
Nëse e vështrojmë interaksionin midis të drejtës penale procesore dhe
kriminalistikës në asgjësimin e kriminalitetit, do të vërejmë se këto dy
shkenca përbëjnë një tërësi organike, në aspektin teorik dhe praktik.Atëherë
është e logjikshme që edhe parimet themelore të tyre të plotësohen
reciprokisht.Pra edhe procesualistët edhe kriminalistët i respektojnë
njëkohësisht parimet e të dy shkencave.
Ekzistojnë gjithsej 16 parime kriminalistike.Këto janë: parimi i
ligjshmërisë, parimi i së vërtetës materiale, parimi i objektivitetit, parimi
i operativitetit
dhe shpejtësisë, parimi i planifikimit metodik e taktik, parimi i
themelësisë e këmbëngulësisë, parimi i koordinimit e bashkëpunimit,
parimi i udhëheqjes së njësuar, parimi i fshehtësisë, parimi i ekonomizimit,
parimi i preventivës, parimi i profesionalizmit dhe specializimit, parimi i etikës,
parimi i maturisë, parimi i lirisë tekniko-taktike gjatë udhëheqjes së
procedurës dhe parimi i qasjes kritike ndaj procedurës (parimi skeptik).
Në këtë pjesë të librit nuk do të flasim për parimet tjera kriminalistike,
përveç parimit të themelësisë dhe këmbëngulësisë,i cili, sipas mendimit
tonë, është një prej parimeve themelore të inspektimit.
Parimi i themelësisë dhe këmbëngulësisë
Ky parim vjen në shprehje sidomos ma rastin e kryerjes së inspektimit
në vendin e ngjarjes penale,ku është e nevojshme të aplikohet dija dhe
përpjekje e madhe për të gjetur dhe për të përpunuar gjurmët relevante të
ngjarjes penale konkrete.Përveç tjerash, kjo nënkupton edhe punë të
durueshme dhe afatgjatë në vendin e ngjarjes.Është vështirë të mendohet
që kryerja e inspektimit të bëhet shpejt, pa marrë parasysh se për çfarë
vepre penale bëhet fjalë.Kur bëhet fjalë për inspektimin, parimi i
themelësisë dhe këmbëngulësisë ka lidhje të drejtpërdrejt me parimin e
operativitetit, shpejtësisë si edhe planifikimit e metodikës.Me fjalë tjera, kjo
nënkupton përmbushjen paraprake të parimeve të përmendura, sepse, në
të kundërtën, as themelësia dhe as këmbëngulësia nuk do të jenë në funksion
të plotë.Dalja e organizuar me plan dhe e shpejtë në vendin e ngjarjes
penale është parakushti kryesor për zbatimin e parimit të themelësisë dhe
këmbëngulësisë, që i kontribuojnë kontinuitetit të punës kriminalistike dhe
penalo-procesore, i cili është i domosdoshëm për zbulimin, gjurmimin
dhe ndriçimin efikas të ngjarjes penale.
Parimi i themelësisë dhe këmbëngulësisë duhet ta inspirojë organin
inspektues, në mënyrë që me aktivitetin e vet të krijojë kushte për fillimin e
procedurës penale lidhur me ngjarjen penale konkrete dhe për marrjen e
shpejtë të vendimit të gjykatës apo për ndërprerjen e veprimeve të
mëtejshme hetimore, në qoftë se në vendin e ngjarjes nuk gjenden
elemente të veprës penale.Në teorinë e kriminalistikës ekziston
pajtueshmëri e plotë lidhur me pikëpamjen se vetëm me punë me
themel dhe këmbëngulëse mund të ndriçohen veprat penale më delikate,
kur shkalla e paqartësisë është e lartë, në aspektin e mënyrave dhe mjeteve të
kryerjes të veprës penale, si edhe në aspektin e bashkëpjesëmarrjes eventuale.
Kjo ka të bëjë me rastet kur në vendin e ngjarjes nuk gjenden mjete apo të
dëshmi adekuate të veprës penale.Për ndriçimin e rasteve të tilla, shpesh
është e domosdoshme një punë afatgjatë penalo-procesore, të cilën
duhet ta karakterizojë pikërisht ky parim.Me rënësi të veçantë është të
theksohet se me kujdes të njëjtë duhet t’u qasemi të gjitha fakteve, si
atyre që janë evidente, ashtu edhe atyre që në shikim të parë duken të
vogla e të parëndësishme, sepse mund të ndodhë që pikërisht faktet që në të
parë duken të parëndësishme të jenë dëshmi kyçe të veprës penale konkrete.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë ndriçimit të veprave të rënda
penale të krimit të organizuar.Kriminelët profesionistë e të specializuar i
kushtojnë rëndësi të madhe gjurmëve,kështu që rrallë ndodh që në
vendin e kryerjes së veprës penale të mbeten gjurmë të shumta, sidomos të
dëshmive kyçe të veprës penale.Në këso rastesh, zakonisht, vendin e
ngjarjes gjenden gjurmë
të pakta ose mikrogjurmë.Rregull i pashkruar i kriminalistikës është që
kriminelët “e mëdhenj” të zbulohen nga “imtësitë”, pra dëshmitë që në
shikim të parë mund të duken të parëndësishme.
Veprimi i kujdestarisë operative
Kujdestaria operative është nervi qendror i secilit organ policor.Secili
pjesëtar i këtij trupi është zbatues i drejtpërdrejt i detyrave operative të
kujdestarisë.Prandaj, veprimi i kujdestarisë operative është një prej
segmenteve më të rëndësishme që ndikon në efikasitetin e inspektimit.Në
qoftë se kujdestaria e kryen punën e vet në mënyrë profesionale dhe në
pajtim më parimet e operativitetit, shpejtësisë dhe metodikës, krijohen të
gjitha parakushtet që rezultati final i inspektimit të jetë pozitiv.Në të
kundërtën, në qoftë se kujdestaria operative nuk do ta kryejë si duhet
punën e vet, rrjedha e mëvonshme vështirë se mund të përmirësonte
lëshimet e bëra.
Gjithsesi, inspektimi është një prej veprimeve ku shërbimi i kujdestarisë
operative ka rol të pazëvendësueshëm.Në këtë rast, veprimtaria e
kujdestarisë operative ka të bëjë me pranimin e informacioneve mbi
ngjarjen penale, gjë që përbën kallëzimin penal të qytetarëve, me vërtetimin e
kallëzimit të veprës penale, me organizimin e sigurimit të vendit të
ngjarjes penale, si edhe me njoftimin e prokurorit, gjykatësit ose policit
kompetent për ngjarjen penale.
Pranimi kallëzimit penal
Ndonëse në teorinë kriminalistike nuk thuhet shprehimisht, mendojmë
se veprimi i qytetarëve me rastin e kallëzimit të ngjarjes penale është në
fakt kallëzim penal, i cili i dorëzohet policisë.Kjo del edhe nga predispozitat e
KPP dhe teorisë penalo-juridike.Natyrisht, as teoria kriminalistike nuk
konteston asnjë nga kallëzimi penal, por nuk i vendos ato në kontekst
konkret me njohuritë për veprën penale, para kryerjes së inspektimit.
Kallëzimi i veprës ose ngjarjes penale, më së shpeshti, bëhet nga të
dëmtuarit ose dëshmitarët, por ndonjëherë bëhet edhe nga personat që
kanë marrë vesh në mënyrë të drejtpërdrejt për ngjarjen e caktuar.Natyrisht,
kallëzues i ngjarjes penale ndodh të jenë edhe policët apo zyrtarët e
organeve tjera, por ka raste që kallëzimin e ngjarjes penale në polici ka
bëjnë edhe vet kryesit re veprave penale.
Praktika kriminalistike dëshmon se procedura e kallëzimit të veprës
penale mund të bëhet me kontaktin e drejtpërdrejt të kallëzuesit dhe
kujdestarit të operativës ose drejtpërdrejt me telefon.Më i preferuar do të
ishte kallëzimi me kontakt të drejtpërdrejt me kujdestarin e operativës,
por kjo varet nga kallëzuesi.Kallëzimi i veprës penale në mënyrë të
drejtpërdrejt nënkupton kontaktin e kallëzuesit me kujdestarin e
operativës, i cili harton procesverbalin e kallëzimit.Së pari, kujdestari
identifikon kallëzuesin e pastaj, në procesverbal, e konstaton kallëzimin
e tij. Pas deklaratës së lirë të kallëzuesit, në rast nevoje, kujdestari i
shtron kallëzuesit pyetje shtesë, në mënyrë që të marrë informacione mbi të
gjitha elementet e ngjarjes që paralajmëron, sepse kallëzuesi mund t’i vlerësojë
të rëndësishme disa elemente që i di.Në qoftë se është e mundur, duhet të
thuhet se çfarë vepre kallëzohet (megjithëse kjo nuk do të thotë se duhet
të jetë e saktë nga aspekti juridik, sepse qytetarët nuk është e thënë t’i dinë
kualifikimet e veprave sipas kodit penal), cilat janë elementet e saj
(sidomos vendi dhe
koha e kryerjes), si ka marrë vesh kallëzuesi për kryerjen e veprës (në
mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë) dhe kur ka marrë vesh për
kryerjen e veprës.Në qoftë se ka informacione mbi kryesin e mundshëm,
edhe kjo futet në procesverbal. Në procesverbal duhet të jepen edhe
informacionet mbi mjetet dhe gjurmët e ngjarjes, si edhe mbi
dëshmitarët eventualë të ngjarjes që kallëzohet.Pas përfundimit të bisedës,
kujdestari i operativës ia bën të ditur kallëzuesit të ngjarjes penale se,
në rast nevoje, mund të thirret për të sqaruar ndonjë prej elementeve të
ngjarjes, pas kryerjes së inspektimit.
Në qoftë se kallëzimi bëhet me telefon, veprimi i kujdestarit të
operativës duhet të jetë i njëjti, në qoftë se kjo është e mundur.Pra, së
pari duhet të bëhet identifikimi i kallëzuesit.Kjo nuk mund të bëhet
gjithnjë, në qoftë se kallëzuesi nuk dëshiron të identifikohet.Por,
kujdestari i operativës duhet së paku të regjistrojë numrin e telefonit
nga i cili bëhet kallëzimi, gjë që nuk është e thënë t’i bëhet e ditur kallëzuesit.
Edhe në rast se bëhet fjalë për foltore publike, regjistrimi i numrit bëhet me
qëllim që të dihet vendi prej nga është bërë kallëzimi.Pa marrë parasysh
konstatimin paraprak, kujdestari i operativës e zhvillon bisedën sipas
metodologjisë së njëjtë me atë të kallëzimit me kontakt të drejtpërdrejt dhe ajo
regjistrohet në procesverbalin e kallëzimit të ngjarjes penale me telefon,
nga kallëzuesi që identifikohet, nga kallëzuesi anonim apo nga kallëzuesi
me pseudonim.Me rastin e kallëzimit anonim dhe me pseudonim, duhet të
konstatohen sidomos vrojtimet gjatë bisedës, siç janë: ngjyra e zërit,
mënyra e të shprehurit, dialekti, shprehjet specifike, zhurma e ambientit
nga i cili ka marrë në telefon kallëzuesi, etj.), sepse fshehja e identitetit nga
kallëzuesi mund të bëhet për shkak se kallëzimi mund të jetë i rremë.Por, mund
të ndodhë se kallëzuesi të mos identifikohet nga frika e hakmarrjes
eventuale të kryesit të veprës penale, në rast se merret vesh se kush e ka
kallëzuar veprën.Pavarësisht prej arsyeve,kallëzime anonime paraqesin
problem, për shkak se nuk mund të verifikohen dhe të plotësohen më vonë
zbrazëtitë e e mbetura, pas kryerjes së inspektimit.
Verifikimi i kallëzimit penal
Operativisti kujdestar, menjëherë pas pranimit të kallëzimit penal, në
pajtim me parimet e shpejtësisë, koordinimit dhe bashkëpunimit,
nëpërmjet stacionit kompetent të policisë, duhet të bëjë verifikimin e pohimeve
të kallëzimit.Me ndihmën e pajisjeve për lidhje (radiolidhje apo telefon).Ai
kontakton me stacionin kompetent të policisë, i cili është i obliguar të
bëjë verifikimin.Duke marrë parasysh urgjencën, kujdestari i operativës
së stacionit kompetent të policisë, po ashtu me mjete të lidhjes, urdhëron
policin apo patrullën e policisë në rajonin ku është kallëzuar vepra penale, që
të verifikojë saktësinë e kallëzimit.Informacioni që kthehet nga patrulla i
përcillet menjëherë kujdestarit të operativës që ka kërkuar të bëhet
verifikimi i saktësisë së kallëzimit.Në qoftë se është verifikuar ekzistimi i
ngjarjes, një apo më shumë policë bëjnë sigurimin e vendit të ngjarjes, në
mënyrë që të krijohen kushtet për kryerjen e inspektimit.Natyrisht, në qoftë
se kallëzimi ka qenë i rremë, operativisti kujdestar kompetent do të
njoftohet, me qëllim që të konstatohen arsyet për kallëzim të rremë.
Njoftimi i gjykatësit, prokurorit ose policit kompetent
Në pajtim me parimet kriminalistike, operativisti kujdestar e njofton
prokurorin publik, gjykatësin ose policin kompetent për ekzistimin e
ngjarjes e cila duhet të inspektohet.Këto përfundon puna e operativistit
kujdestar lidhur me rastin konkret.Natyrisht, sipas rendit të caktuar me
ligj, së pari njoftohet gjykatësi hetues, pastaj kryetari i këshillit, pastaj
prokurori publik dhe, në fund, polici kompetent.Secili prej këtyre organeve,
menjëherë pas marrjes së informacionit, merr vendim se a mund të kryhet
inspektimi.Duke marrë parasysh organizimin dhe funksionimin e këtyre
organeve shtetërore dhe përvojat e praktikës kriminalistike, duhet të
konstatohet se, më së shpeshti, inspektimin e kryen policia.
Por, pavarësisht se kush e kryen mbikëqyrjen, mendojmë se ai duhet të
kryhet gjithnjë bashkë me personin e fushës së teknikës kriminalistike.
Sipas nevojës, në inspektim merr pjesë edhe një specialist i ndonjë fushe
tjetër.
Sigurimi i vendit të ngjarjes penale
Vendi i ngjarjes penale është burimi kryesor i informacioneve relevante
(penalo-juridike dhe kriminalistike), sepse, gjatë kryerjes së veprës
penale, aty mbeten makro-gjurmë dhe mikro-gjurmë, të dukshme e të
padukshme, të cilat janë bartëse materiale të informacionit.Sigurimi i vendit të
ngjarjes fillon që në momentin e daljes së policisë në këtë vend.Siç kemi
thënë lidhur me daljen e policisë në vendin e kallëzuar të ngjarjes
penale, me qëllim të vërtetimit të saktësisë së kallëzimit, në rast se konstatohet
se ngjarja e kallëzuar është e vërtetë, sipas rregullit, menjëherë fillon sigurimi i
vendit të ngjarjes. Këtij veprimi kriminalistik i kushtohet rëndësi e
posaçme, për shkak të efikasitetit të inspektimit, gjë që është plotësisht
e kuptueshme.Në qoftë se kjo punë nuk bëhet siç duhet, organi
inspektuese vështirë se do të përmirësojë lëshimet e caktuara ose nuk mund
t’i bëjë fare, gjë që do të kenë ndikime në efikasitetin e inspektimit.Nga kjo del
se policët duhet t’i njohin llojet e gjurmëve e morfologjinë e tyre dhe të
dinë se si mund të përdoren gjatë procedurës dëshmuese.Sigurimi i vendit të
ngjarjes është punë shumë komplekse dhe e rëndësishme, kështu që ajo
shndërrohet në një formë të veçantë të veprimtarisë operative kriminalistike, e
cila shfaqet si formë e ndihmës kriminalistike-juridike për prokurorinë.
Sigurimi i vendeve te ngjarjeve penale përfshin një sërë veprimtarish
kriminalistike, siç janë:
a) kujdesi për të lënduarit (në qoftë se ka), duke ua ofruar ndihmën e parë
dhe duke njoftuar ndihmën e shpejtë mjekësore (në rast nevoje);
b) përcaktimi i drejtë i sipërfaqes së vendit të ngjarjes dhe shënimi i tij në
mënyrë të dukshme;
c) ndalja e pjesëmarrësve në ngjarje, nëse janë takuar;
d) bastisja e pjesshme provizore e të dyshuarve, nëse janë takuat;
e) sipas nevojës, bëhet inicimi i ndjekjes së kryerve të arratisur;
f) ndalja e dëshmitarëve, identifikimi i tyre dhe marrja në bisedë të shkurtër
informative (në qoftë së dëshirojnë të japin ndonjë informacion), ose
dërgimi i tyre te prokurori publik;
g) largimi i kureshtarëve;
h) ndalimi i qasjes së personave të paftuar në rrethin e vendit të ngjarjes;
i) mbrojtja e gjurmëve nga asgjësimi ose dëmtimi, sidomos nëse ato
gjenden në hapësirë të hapur;
j) ndërrimi i drejtimit të qarkullimit të automjeteve, në qoftë se bëhet fjalë
për delikt të komunikacionit,
k) njoftimi i specialistëve të mbrojtjes nga diversioni (në qoftë se ekziston
rreziku nga shpërthimi ose nga zjarri), sepse inspektimi nuk mund bëhet,
pa pjesëmarrjen e tyre;
l) përshkrimi i gjendjes së gjetur, me qëllim që t’i raportohet organit
inspektues dhe me qëllim të regjistrimit të veprimeve të sigurimit të
vendit të ngjarjes, të cilat duhet të shërbenin edhe për hartimin e planit
për zbulimin dhe hetimin e ngjarjes penale konkrete;
Siç shihet, bëhet fjalë për një vëllim të madh punës e detyrash, të cilat,
pa dyshim, e tejkalojnë sigurimin, në kuptimin e parë të fjalës.Në vazhdim
do të elaborojmë secilën prej veprimeve kriminalistike të përmendura.
a) Rregullat e kriminalistikës kërkojnë që të bëhet lokalizimi i një rrethi
sa më të gjerë të vendit të ngjarjes penale ose vendit të dyshuar të ngjarjes
penale, pa marrë parasysh se bëhet fjalë për hapësirë të hapur apo të
mbyllur.Natyrisht, është vështirë që, menjëherë pas daljes ne vendin e
ngjarjes, të vlerësohen me saktësi përmasat e kësaj hapësire. Për këtë
arsye, është më mirë që të bëhet sigurimi i një hapësire më të madhe se
sa më vonë, gjatë inspektimit, të konstatohet se është bërë vlerësim i
gabueshëm i hapësirës së vendit të ngjarjes.Bllokimi i vendit të ngjarjes
penale bëhet me qëllim që askujt të mos i lejohet largimi apo hyrja në
hapësirën e caktuar.Kjo do të thotë se të gjithë personave të pranishëm
dhe kalimtarëve të rastit u bëhet me dije se qasja në vendin e caktuar
është e ndaluar.Sot, policia ka shirita për shenjimin e vendit të ngjarjes
(të ashtuquajturat pengesa psikologjike),apo në ndonjë mënyrë tjetër të
dukshme (me litarë, me gurë, kufizues, etj.).Natyrisht, këtu bëhet edhe
sigurimi fizik.Në qoftë se vlerësohet se për sigurimin e vendit të ngjarjes
është i nevojshëm një ekip më i madh i policëve, atëherë kërkohet
ndihma e stacionit përkatës të policisë.
b) Kur bëhet fjalë për akt freskët, pra për veprën penale që sapo është
kryer, atëherë policia duhet të dalë sa më shpejt në vendin e ngjarjes, në
mënyrë që të arrijë t’i kapë kryesit e saj, por kjo nuk ndodh shpesh.
Kapja e të gjithë pjesëmarrësve në ngjarje (të dëmtuarve, kryesve dhe
dëshmitarëve) mundëson krijimin e gjasave të mëdha për ndriçimin e
shpejtë të ngjarjes.Atëherë është e mundur që të grumbullohen
informacione me interes për kryesit.Për çdo eventualitet, është e
nevojshme që të identifikohen të gjithë personat që takohen në vendin e
ngjarjes.
c) Në qoftë se midis personave që takohen në vendin e ngjarjes ka të
dyshuar për ngjarjen konkrete, ata praktikisht arrestohen.Para
arrestimit, për arsye sigurie, ata bastisen në mënyrë provizore ose
sipërfaqësore në vendin e ngjarjes.Kjo bëhet, para së gjithash, për të
krijuar kushtet për sigurinë e policisë dhe qytetarëve të pranishëm, por
edhe të personit të arrestuar.Po ashtu, gjatë bastisjes, mund të gjenden
edhe mjete dhe gjurmë të veprës penale, gjë që ndihmon ndriçimin e
ngjarjes penale konkrete.
d) Në qoftë se, pas daljes së shpejtë në vendin e ngjarjes, nga personat
që takohen aty, policia merr informacione se kryesi apo kryesit janë
larguar pak kohë më parë nga vendi i ngjarjes, është e nevojshme që menjëherë
të njoftohet stacioni kompetent i policisë, në mënyrë që të organizohet
ndjekja e tij ose e tyre.Nuk përjashtohet mundësia që kryesi të fillojë të
largohet nga vendi i ngjarjes pikërisht në momentin e arritjes së policisë.
Në këtë rast, është e nevojshme që policia të fillojë ndjekjen, nëse ajo ka
numrin e mjaftueshëm dhe pajisjet e nevojshme për ta bërë këtë.
e) Është e mundur që askush nga të pranishmit të mos dëshirojë të japë
kurrfarë informacionesh, gjë që, gjithsesi, do të ndikojë në efikasitetin e
veprimeve kriminalistike dhe penalo-procesore.Por, kjo nuk vlen
gjithmonë, sepse ka dëshmitarë okularë që japin informacione.
Megjithatë, në fund të fundit, policëve u mbetet që të mbajnë
dëshmitarët potencialë derisa të arrijë organi inspektues në vendin e
ngjarjes, e pastaj ata mund të dërgohen te prokurori kompetent që të merren në
pyetje.
f) Kureshtarët janë të pranishëm në vendin e ngjarjes zakonisht kur
bëhet fjalë për ngjarje penale të kryer në hapësirë të hapur.Ata mund ta
pengojnë, madje edhe ta rrezikojnë, punën e policisë. Kureshtarët mund
të rrezikojnë edhe të dëmtuarit ose të dyshuarit që eventualisht janë
ndaluar.Për këtë arsye, policët që bëjnë sigurimin e vendit të ngjarjes
duhet t’i largojnë kureshtarët, duke i urdhëruar gojarisht.Mund të ndodhë
që, pas njëfarë kohe, në vendin e ngjarjes të arrijnë kureshtarë të tjerë,
prandaj policia duhet t’i urdhërojë përsëri që të largohen.Mirëpo, duhet të
tërheqim vërejtjen se midis kureshtarëve mund jetë edhe ndonjëri prej
kryesve të veprës penale, prandaj, nganjëherë, kureshtarët që arrijnë më
vonë në vendin e ngjarjes është e nevojshme që identifikohen dhe,
eventualisht, të bastisen dhe të arrestohen. Kjo mund të ndodh gjatë
kohës së sigurimit të vendit të ngjarjes apo të inspektimit. Për arsye
taktike, është e nevojshme që të vëzhgohen të gjithë personat e
pranishëm kureshtarë, në mënyrë që midis tyre të zbulohet eventualisht
edhe kryesi i veprës, i cili ndonjëherë kthehet në vendin e krimit, me
qëllim që të informohet për rezultatet e inspektimit.Edhe në rastet që
ngjarja penale ndodh në banesë ose në ndërtesë banimi, nga vendi i
ngjarjes largohen të gjithë personat e paftuar, duke përfshirë edhe të
afërmit, bashkëbanuesit dhe banorët e ndërtesës, ndërsa kafshët e lira
lidhen ose largohen.
g) Nëse bëhet fjalë për ngjarje penale me persona të lënduar, prioritet
është ofrimi i ndihmës për të lënduarit, Kjo varet nga lloji i lëndimeve dhe
gjendja e të lënduarve.Policët duhet të kenë kujdes të veçantë që gjatë
ofrimit të ndihmës për të lënduarit të mos i asgjësojnë gjurmët e
dukshme.Për këtë arsye, policët duhet ta kryejnë të ashtuquajturin
“konstruksion ideor të ngjarjes”, në mënyrë që të veprojnë drejt në
vendin e ngjarjes.Rekonstruksioni ideor u mundëson policëve që së paku
të supozojnë se në cilin drejtim duhet të lëvizin për t’u ofruar ndihmë të
lënduarve, duke pos asgjësuar gjurmët.Gjithsesi, lëvizja duhet të
evidentohet dhe, sipas mundësisë, të regjistrohen gjurmët e personave,
të cilat gjenden në rrethin e vendit të ngjarjes.Kur bëhet fjalë për të
lënduar që janë pa vetëdije rekomandohet që një polic t’i shoqërojë gjatë
transportimit në spital.Kjo mund të jetë e frytshme në rast se i lënduari
fillon të flasë dhe të tregojë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja
penale.Ndonjëherë, kjo bisedë përbën çelësin e zgjidhjes së gjithë rastit
apo së paku të disa detajeve lidhur me veprën penale konkrete.
h) Ndonjëherë është shumë vështirë që të pengohet hyrja e personave
të paftuar në rrethin e vendit të ngjarjes penale. Kjo ndodh te deliktet e
rënda, sidomos kur ka të vdekur.Në raste të tilla, dikush nga të afërmit
insiston me ngulm që t’i qaset viktimës. Kjo situatë nuk është lehtë të
zgjidhet. Por, situata më e vështirë është ajo kur në vendin e ngjarjes
dalin udhëheqësit e pushtetit lokal, të cilët dëshirojnë të informohen në
mënyrë të drejtpërdrejt për ngjarjen penale.Megjithatë, situata më e
rëndë krijohet në rast se në vendin e ngjarjes dalin edhe udhëheqës të
policisë.Policët e kanë të vështirë t’i pengojnë eprorët e tyre që të hyjnë
në rrethin e vendit të ngjarjes, nëse këta të fundit nuk janë të
vetëdijshëm se çfarë nuk guxojnë të bëjnë.
i) Problemi më i madh shfaqet kur ngjarja penale ndodh në hapësirë të
hapur, ku ekziston rreziku u dëmtimit apo asgjësimit të gjurmëve.Kjo
mund të ndodh kur bie shi apo borë, kur fryn era dhe kur ka diell të
fortë. Në teorinë kriminalistike rekomandohet që mbrojtja e gjurmëve të
bëhet sipas mundësive të rastit.Në këso rastesh rekomandohet që disa
gjurmë të mbrohen duke i mbuluar me kontejnerë, me sëndukë dërrasash,
me paketa letre, etj.Në rast se ka më shumë gjurmë që mund të
asgjësohen apo të dëmtohen, atëherë pihen përpjekje ato gjurmë që
vlerësohen më të rëndësishme, por kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet
gjurmëve të gjakut.Natyrisht, gjatë përpjekjeve për ruajtjen e gjurmëve
që konsiderohen më të rëndësishme duhet të kihet kujdes që të mos
asgjësohen ose dëmtohen edhe gjurmët tjera.Detyrimisht duhet të
kontrollohet edhe kutia e postës dhe të sigurohen dërgesat me postë që
mund të gjenden në kuti.Po ashtu, duhet të pengohet nxjerrja e
bërllokut, derisa në vendin e ngjarjes të arrijë organi inspektues.
j) Kur bëhet fjalë për delikt komunikacioni, atëherë, përveç tjerash,
shfaqen probleme në qarkullimin rrugor.Në qoftë se viktimat dhe gjurmët
gjenden në rrugë dhe lëvizja e tyre do të ndikonte në rezultatet e
inspektimit, atëherë në rrugë nuk lejohet qarkullimi i automjeteve.Në këtë rast,
është e nevojshme që në koordinim me stacionin kompetent të policisë,
sa më parë që është e mundur, të caktohet rruga alternative në të cilën do të
bëhet qarkullimi i automjeteve.Tërheqim vërejtjen sidomos në hapat e
parë të daljes në vendin e deliktit të komunikacionit. Konsiderojmë se
gjëra e parë që duhet të bëjë policia është vendosja e shenjave të
komunikacionit që shenjojnë aksidentin në rrugë.Kjo është e
domosdoshme për të parandaluar përfshirjen e automjeteve tjera në
vendin e aksidentit.Kështu parandalohen edhe viktimat e reja eventuale
dhe dëmet materiale, sidomos në kushte të shikueshmërisë së ulët (nata,
mjegulla, reshjet, ngricat, etj.)
k) Në qoftë se sigurimi bëhet për shkak të dyshimit të bazuar se është
kryer akt terrorist, atëherë është e nevojshme që menjëherë të njoftohet
operativisti kujdestar, në mënyrë që të organizohet pjesëmarrja në
inspektim e specialistëve të mbrojtjes nga diversionet. Policët që bëjnë
sigurimin e vendin e ngjarjes nuk duhet të hyjnë vetë dhe as të lejojnë
ndonjë person tjetër që të hyjë në rrethin e vendit të ngjarjes derisa të
arrijnë specialistët e luftës kundër terrorizmit.Kështu evitohen viktimat e
shpërthimit eventual të ndonjë mjeti që mund të ketë mbetur i
pashpërthyer.
l) Pa përjashtim, është e nevojshme të regjistrohet koha e daljes së
policisë në vendin e ngjarjes.Në qoftë se në vendin e ngjarjes ka persona të
lënduar që duhet të dërgohen për ndihmë në institucionin shëndetësor,
është e nevojshme që të shënohet pozicioni dhe gjendja në të cilën janë
gjetur, Sipas mundësisë, duhet të bëhet edhe fotografimi dhe fotografitë
duhet t’i tregohen organit inspektues.Gjithashtu, duhet të shënohen
kushtet atmosferike, shikueshmëria, zhurmat, aromat dhe kundërmimet
e caktuara, kurse në hapësirat e mbyllura duhet të shënohet se a ka qenë
drita e ndezur, a ka qenë i kyçur ndonjë nga aparatet shtëpiake
(televizori, radioaparati, shporeti, oxhaku (kamini), si edhe a ka qenë i
hapur rubineti, a ka qenë e hapur ndonjë dritare, etj.Kurrë nuk duhet të
mbështetemi në kujtesë, por gjithmonë duhet të shënojmë menjëherë ,
sepse, me kalimin e kohës, shumë gjëra harrohen, kështu që zbrazëtitë e
kujtesës mund të ndodhë të plotësohen me përmbajtje të hamendur. Për
këtë arsye, duhet të shënohen të gjithë vrojtimet, madje edhe ato që
duken të parëndësishme në shikim të parë, sepse kurrë nuk dihet se sa
do të jenë të rëndësishme në rastin konkret.Natyrisht, varësisht nga
ngjarja penale, duhet t’i kushtohet vëmendje gjërave të ndryshme,
kështu që vrojtimi i policit duhet të fokusohet në objektet dhe fenomenet
konkrete, sidomos atyre që janë specifike për deliktin e caktuar.
Fazat e inspektimit
Të teorinë kriminalistike ka dallime qëndrimesh lidhur me fazat e kryerjes
së inspektimit.Qëndrimet e autorëve që mendojnë se inspektimi
zhvillohen në dy faza (statike e dinamike) si edhe të atyre që thonë se
inspektimi duhet të zhvillohet në tri faza (informative, statike dhe dinamike), nuk
janë të pranueshme për shkencën bashkëkohore kriminalistike.Sipas
Modlyt, në aspektin teorik, inspektimi mund të ndahet në pesë faza
(etapa): faza informative-orientuese-organizative, faza statike-
identifikuese, faza dinamike, faza kontrolluese dhe faza finale. Kjo
ndarje është plotësisht e pranueshme.Kur kjo pikëpamje teorike vihet në
funksion të zbatimit praktik të inspektimit, vjen në shprehje secila fazë
teorike e veprimit të organit inspektues në vendin e ngjarjes penale.Ky
interaksion është treguesi më i mirë i pikëpamjeve teorike për fazat e
inspektimit.
Në trajtimet e mëposhtme do të paraqesim karakteristikat themelore të
secilës fazë të inspektimit.
Faza informative-orientuese-organizative e inspektimit
Gjatë trajtimit të fazave të inspektimit, në këtë libër, nisemi nga
hipoteza se vendi i ngjarjes penale është siguruar nga policia, në pajtim
me normat e kriminalistikës.Por, ekziston mundësia që sigurimi i vendit të
ngjarjes edhe të mungojë.Natyrisht, situatat e tilla janë të rralla, por nuk
përjashtohen, sidomos kur, p.sh. në rajonin e një stacioni të policisë është
e nevojshme të bëhet njëkohësisht sigurimi i disa vendeve të ngjarjeje penale
apo kur policia është e angazhuar në ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme.
Atëherë, mund të ndodhë që ndonjë vend i ngjarjes penale të mos jetë i
siguruar nga policia.Me këtë rast, nuk mund të bëhet seleksionimi sipas
ngjarjeve të rënda e të lehta, për shkak se për secilën prej tyre do të duhej
të punohej sipas renditjes së njohurive. Në qoftë se ndodhin situata të tilla,
operativisti kujdestar do të duhej që së paku të përpiqej që qytetari apo i
dëmtuari që e bën kallëzimin e veprës penale të bëjë vetë sigurimin e
vendit të ngjarjes, në bazë të mundësive të tij. Sido që të jetë, organi
inspektues mund të dalë në vendin e ngjarjes edhe kur ai nuk është i
siguruar në pajtim me normat kriminalistike.
Gjatë fazës informative-orientuese-organizative të inspektimit, organi
inspektues dhe personat profesionistë informohen për gjendjen në vendin
e ngjarjes në bazë të vrojtimeve të tyre dhe në bazë të deklaratave të
personave që takohen në vendin e ngjarjes, siç janë, p.sh. policët që
marrin pjesë në sigurim, dëshmitarët okularë dhe qytetarët tjerë, të cilët
tregojnë se çfarë ka ndodhur, kur, si, etj.Praktikisht, kjo do të thotë se
gjykatësi, prokurori ose polici, menjëherë sa del në vendin e ngjarjes, vë
kontakt me udhëheqësin e ekipit që bën sigurimin e vendit të ngjarjes, me qëllim
që të informohet për rrjedhën e deriatëhershme të ngjarjes.Gjatë raportimit
për organin inspektues për gjithçka që është vënë re dhe është
ndërmarrë, theksohet posaçërisht nëse, eventualisht, ndonjëri prej personave
të takuar në vendin e ngjarjes ka shprehur gatishmërinë që të japë
informacione lidhur me rastin konkret.
Pas grumbullimit të informacioneve të para, merret vendimi se a duhet
apo nuk duhet të kryhet inspektimi.Në qoftë se organi inspektues
vlerëson se nuk ka gjurmë që tregojnë ekzistimin e veprës penale, merret
vendimi që të mos bëhet inspektimi.Në të kundërtën, fillon realizimi i planit
për kryerjen e inspektimit, i cili përfshin hapësirën ku do të bëhet
inspektimi dhe aplikimin e masave e veprimeve inspektuese, detyrave konkrete
dhe i zgjidhjes së dy çështjeve themelore:çka duhet të kërkohet dhe të
hetohet në vendin e ngjarjes dhe si duhet të bëhet kontrolli dhe hetimi. Kjo do
të thotë se bëhet orientimi në hapësirë, pavarësisht se bëhet fjalë për hapësira
të hapur apo të mbyllur.Natyrisht, së pari vlerësohet nëse është caktuar
drejt perimetri i vendit të ngjarjes, kur mund të bëhen edhe korrigjime të
nevojshme. Kjo nënkupton zhvendosjen e shenjave që shënojnë hapësirën e
vendit të ngjarjes.Orientimi nënkupton vëzhgimin e vendit të ngjarjes nga
disa pika, të cilat gjenden kryesisht jashtë hapësirës së shenjuar, në
mënyrë që të krijohet pasqyrë e saktë për karakteristika e hapësirës.Kjo është
e domosdoshme për punë të drejtë dhe efikase të organit inspektues.Në
bazë të kësaj, hartohet plani orientues i punës së organit inspektues
(organizimi i inspektimit).
Siç shihet, në fazën e parë vepron vetëm organi inspektues. Kjo është e
logjikshme, pasi është e nevojshme që, para së gjithash, të merret
vendimi për kryerjen e inspektimit e pastaj për realizimin e planit të
punës.Organi inspektues, që në fillim, regjistron informacionet e
grumbulluara në procesverbalin e inspektimit, mbajtja e të cilit është e
obligueshme. Këto informacione mund të regjistrohen në mënyra të
ndryshme, si: duke i diktuar procesmbajtësit, regjistrimi në diktafon ose
regjistrimi i të dhënave të caktuara në formë tezash.Mënyra më efikase është
regjistrimi në diktafon, por nuk përjashtohet edhe regjistrimi i tezave, në
rast të dështimit eventual të diktafonit.
Faza identifikuese-statike (pasive) e inspektimit
Në këtë fazë bëhet kontrolli i vendit të ngjarjes penale dhe rrethinës së
gjerë, fotografimi i gjendjes së gjetur, regjistrimi dhe përshkrimi i
gjurmëve dhe mjeteve të gjetura që kanë lidhje me kryerjen e veprës dhe
matjet e nevojshme (pa prekjen dhe lëvizjen e tyre, pra pa ndryshimin e
pozitës dhe pamjes së tyre).
Për të bërë këtë, është e nevojshme që, sipas planit paraprak të punës,
të bëhet vrojtimi i detajuar i vendit të ngjarjes, në mënyrë që të mos
ndodhë që të mos vërehet diçka që është e dukshme.Kjo nënkupton lëvizjen,
prandaj pjesëmarrësit në inspektim duhet të jenë shumë të kujdesshëm
që të mos asgjësojnë ose dëmtojnë gjurmë apo mjete të caktuara.Për orientim
të drejtë, më e rëndësishmja është që të bëhet rekonstruksioni ideor i
ngjarjes, në mënyrë që të evitohet lëvizja e panevojshme dhe e pakujdesshme.
Me rekonstruksion ideor të ngjarjes, organi inspektues krijon versione
mbi ngjarjen penale, sipas të cilave bëhet orientimi më i mirë për gjetjen e
mjeteve dhe gjurmëve të veprës penale, veçanërisht të mikrogjurmëve.
Shenjimi (markimi) i mjeteve dhe gjurmëve të identifikuara bëhet me
numra ose shkronja, sipas renditjes së caktuar logjike.Numrat ose
shkronjat nuk guxojnë të vendosen me hamendje.Renditja e tyre duhet të
shprehë rrjedhën logjike të ngjarjes. Kjo mund të bëhet vetëm me
rekonstruksionin ideor, i cili bazohet në rezultatet e informacioneve të
grumbulluara nga të pranishmit dhe nga lidhja logjike e mjeteve dhe
gjurmëve të identifikuara.Ndonjëherë, kjo është vështirë të bëhet, por
gjithnjë duhet të bëhet rekonstruksioni ideor dhe të caktohen versionet e
mundshme, sepse, në fakt, kjo paraqet planin aksionar të punës në vendin e
ngjarjes. Kjo është mënyra e vetme që edhe shenjimi i mjeteve dhe
gjurmëve të dukshme të bëhet sipas rendit logjik.E konsiderojmë si veprim të
vetëm të drejtë identifikimin dhe shenjimin e njëkohshëm të mjeteve dhe
gjurmëve të dukshme, në mënyrë që të minimizohet mundësia e asgjësimit ose
dëmtimit të gjurmëve. Kjo nënkupton gjithashtu veprimin e përbashkët të
organit inspektues dhe teknikut të kriminalistikës,në qoftë se prania e
personave tjerë në rrethin e vendit të ngjarjes nuk është e domosdoshme.
Pikërisht atëherë vjen në shprehje parimi i themelësisë dhe
këmbëngulësisë, që nënkupton punë sistematike dhe të detajuar.Në hapësirën
e hapur preferohet lëvizja sipas sistemit të spirales ose rrathëve të
koncentruar, prej periferisë kah qendra, në mënyrë që të përfshehet e tërë
hapësira e shenjuar si vend i ngjarjes, por edhe puna sipas
sektorëve.Themelësia nënkupton kontrollin e rrethit të gjerë të vendit të
ngjarjes, ku gjithmonë ekziston mundësia e gjetjes së gjurmëve ose mjeteve të
caktuara.Kjo ka të bëjë sidomos me mundësinë e zbulimit të gjurmëve të
ardhjes dhe shkuarjes së kryesit të veprës penale në vendin e ngjarjes, siç
janë: gjurmët e shputave, rrobave, mbetjeve të cigareve, kutive të cigareve,
pastaj gëzhojat e plumbave, paketimet e municionit, gjurmët e automjetit të
përdorur nga kryesi, etj.Me qëllim të evitimit të asgjësimit të gjurmëve të
këpucëve dhe shputave në hapësirën e mbyllur, sot, ato së pari sigurohen
duke i mbuluar me folie plastike në dysheme dhe në shtroja dhe hiqen
nëpërmjet elektricitetit statik.Pas kësaj, anëtarët e ekipi inspektues
mund të lëvizin lirisht në vendin e ngjarjes.
Ndonjëherë është e nevojshme që, paralelisht me shenjimin, të bëhen
edhe matje të caktuara, nëpërmjet të cilave përcaktohet madhësia e
gjurmëve, distanca midis tyre, etj. Matjet mund të shërbejnë si pikë
orientuese për interpretim sa më efikas të skicave dhe foto-
dokumentacionit që do të hartohen me rastin e inspektimit.Natyrisht, organi
inspektues shënon dhe përshkruan njëkohësisht gjendjen e identifikuar, e
cila duhet të paraqitet në procesverbalin e inspektimit.
Pas zbulimit, identifikimit dhe regjistrimit të mjeteve dhe gjurmëve,
bëhet fotografimi dhe skicimi i tyre.Foto-dokumentacioni dhe skicat e
vendit të ngjarjes janë shtesa të procesverbali të inspektimit, të cilat
kontribuojnë për paraqitjen besnike të pamjes së qengjit të ngjarjes.Dhe, jo
vetëm kaq. Gjatë planifikimit dhe kryerjes së veprimtarisë zbuluese e hetimore,
fotodokumentacioni ka vlerë të paçmueshme për punë efikase.
Më në fund, duhet të theksohet se statika shprehet në faktin se në këtë
fazë nuk preket dhe as nuk lëvizet asgjë, në mënyrë që sa më besnike të
pasqyrohet gjendja e gjetur në vendin e ngjarjes penale.
Faza dinamike (aktive) e inspektimit
Në teorinë e kriminalistikës dominon pikëpamja se faza identifikuese-
statike dhe faza dinamike (aktive) nuk duhet të ndahen me çdo kusht
sepse nganjëherë as nuk mund të ndahen Këtu bëhet fjalë për një kufi të
ashpër midis këtyre dy fazave.Në praktikë, sidomos kur bëhet fjalë për
hapësira të mëdha të vendit të ngjarjes penale, mund të ndodhë që
inspektimi të bëhet sipas sektorëve, kur inspektimi i tërësishëm përfundon në
një sektor, e pastaj fillon inspektimi në sektorin tjetër.Pra, gjithçka varet nga
vendi konkret i ngjarjes dhe karakteristikat e tij. Praktikisht, vazhdon
kontrolli i drejtpërdrejt dhe i detajuar i hapësirës së shenjuar, me të
vetmin dallim se në këtë fazë ngatërrohet rendi i gjërave dhe pamja e
gjetur në vendin e ngjarjes.Faza identifikuese-statistike dhe dinamike e
inspektimit ndërrohen shpesh midis tyre.
Në këtë fazë, organi inspektues është më dinamike dhe më aktive, për
vetë faktin se në këtë fazë kërkohen e zbulohen, shikohen,studiohen,
sigurohen dhe fiksohen gjurmët dhe mjetet e ngjarjes penale, të cilat janë objekt
i inspektimit.Po ashtu, në këtë fazë, gjurmët e mjetet e ngjarjes penale
lëvizen, veçohen, kapen në dorë (me dorëza mbrojtëse, për të mos
dëmtuar integritetin e gjurmëve dhe për të evituar infeksionin eventual),
shikohen me kujdes, hulumtohet kuptimi i renditjes së gjurmëve dhe mjeteve si
edhe marrëdhëniet e tyre reciproke.Përveç tjerash, kjo nënkupton edhe
ndryshime të caktuara të gjendjes së gjetur në vendin e ngjarjes.
Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet të ashtuquajturave “fakte
negative”. Ekzistimi i tyre mund të çojë në në vepër penale të simuluar
apo në një segment të caktuar të saj. Kjo ndodh kur, p.sh. plaçkitësi që
ka hyrë nga dera, e then dritaren nga brenda që të krijojë idenë se ka hyrë
nga dritarja.Në praktikën kriminalistike dhe gjyqësore, rastet më të
shpeshta të silurit të veprës penale janë vjedhjet e shtëpive të mallrave
dhe shitoreve nga personat përgjegjës, të cilët inskenojnë plaçkitjen e
objektit para regjistrimit të mallit.Vodineliqi, i cili tërheq vërejtjen për këtë,
thekson se detyrë e organit inspektues është që të zbulojë edhe mungesën
e gjurmëve të caktuara.Pyetjet më të rëndësishme në të cilat duhet të
nxirren përgjigje nga inspektimi janë:
1) cilës rrugë ka ardhur kryesi në vendin e ngjarjes;
2) kah ka lëvizur nëpër vendin e ngjarjes;
3) në çfarë kohe qëndruar kryesi në vendin e ngjarjes;
4) në çfarë kohe është kryer vepra;
5) çfarë kushtesh atmosferike kanë mbretëruar në kohën e kryerjes së
veprës (me diell, kthjellët, vranët, më shi, me erë, me hënë, etj.)
6) çfarë kanë qenë rrethanat në kohën e kryerjes së veprës;
7) me çfarë mjetesh dhe në çfarë mënyre është kryer vepra (modus
operandi);
8) sa njerëz kanë qenë në vendin e ngjarjes në kohën e kryerjes së veprës,
ku kanë lëvizur, ku kanë qëndruar dhe cili ka qenë roli i tyre;
9) cili është vendi i kryerjes së veprës, cila ka qenë pozita e kryesit dhe cila
ka qenë pozita e objektit të sulmuar në momentin e kryerjes së veprës;
10) nga cilat vende ka mundur të shihet e të dëgjohet se çka ka ndodhur
në vendin e ngjarjes;
11) cilat kanë qenë rrethanat negative, a gjenden të gjitha gjurmët në
vendin e tyre (logjik);
12) cilat kanë qenë masat për përgatitjen e kryerjes së veprës, masat e
sigurisë nga situatat e papritura dhe nga njohja eventuale e kryesve nga
persona të tretë;
13) a ka mbetur në vendin e ngjarjes ndonjë gjë e kryesit;
14) a ka indicie tjera në vendin e ngjarjes;
15) çfarë dëmesh janë shkaktuar, cila është vlera e dëmit, a është
zhvlerësuar objekti i dëmtuar dhe përse;
16) ciki mund të ketë qenë motivi për kryerjen e veprës;
17) cilës rrugë është larguar kryesi nga vendi i ngjarjes;
18) a duhet të urdhërohet mbikëqyrja e vendit të ngjarjes gjatë kohës së
kryerjes së inspektimit apo më vonë (sipas përvojës, te disa vepra të
rënda penale kryesi shpesh kthehet në vendin e ngjarjes);
19) në qoftë se gjatë kohës së inspektimit është arrestuar ndonjë person i
dyshimtë, duhet të bëhet menjëherë bastisja (inspektimi), që të
konstatohet se a a kanë konsumuar alkool ose se a kanë marr lëndime
trupore.Vërtetimi i gjendjes reale pamundëson mbrojtjen e rreme në
gjykatë;
20) a do t’u lejohet personave të caktuar që të marrin pjesë në
inspektim, në mënyrë që të mbikëqyren gjendja e tyre emocionale dhe
reagime;Natyrisht, duhet të kihet parasysh se nxjerrja e përgjigjeve në
të gjitha këto pyetje është shumë e vështirë, ndonjëherë edhe e
pamundur. Gjithashtu është shumë vështirë të nxirren përgjigje edhe në
pyetjet e arta. Kjo varet shumë nga puna e organit inspektues. Për këtë
arsye, duhet të theksohet posaçërisht se sa e rëndësishme është
përgatitja profesionale e organeve shtetërore kompetente që merren me
luftimin e kriminalitetit.Varësisht prej rezultateve të inspektimit, pas kësaj
faze, organi inspektues mund të bëjë rekonstruksionin e ngjarjes dhe
eksperimentin kriminalistik.
Faza kontrolluese e inspektimit
Në teorinë kriminalistike flitet shumë pak për fazën e kontrollit të
inspektimit, gjë që është për t’u habitur.Në shqyrtimet teorike mbi fazën
dinamike të inspektimit, nuk ka përmbajtje që do t’i përgjigjej fazës së
kontrollit të inspektimit.Esenca e fazës kontrolluese qëndron në faktin se të
gjithë pjesëtarët e ekipit inspektues bëjnë rezymimin e rezultateve të
inspektimit dhe kërkojnë lëshimet eventuale që duhet të korrigjohen duke
përsëritur masa dhe veprime të caktuara taktike e teknike.Prej kësaj fjalie
buron se asnjë inspektim nuk do të duhej të përfundonte pa fazën e
kontrollit. Lëshimet janë gjithmonë të mundshme, sidomos kur bëhet
fjalë për raste me komplekse të inspektimit, ku ka pasur viktima dhe kur është
anashkaluar metodologjia e inspektimit.Është e logjikshme që në këso
rastesh mund të ndodhin edhe lëshime të ndryshme, të cilat mund të
evitohen para përfundimit të inspektimit.
Por, nuk është e thënë të bëhet fjalë gjithmonë për lëshime klasike.
Është e mundur që gjatë rezymimit të rezultateve të inspektimit të
nxirret përfundimi se vendi i ngjarjes duhet të zgjerohet ose që persona të
caktuar që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht nuk janë
vënë në lidhje me ngjarjen të arrestohen dhe të merren në pyetje.
Na fazën kontrolluese praktikisht pasqyrohet rrjedha e deriatëhershme e
inspektimit, bëhet një analizë e shkurtër dhe, eventualisht, merret vendimi
për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve tjera.Ndonjëherë shprehet nevoja
edhe për përsëritjen e disa veprimeve, gjë që bëhet pikërisht në fazën
kontrolluese.Në fillim është vështirë të planifikohet në mënyrë precize
rrjedha e përgjithshme e inspektimit.Ky plan është gjithmonë orientues
dhe fleksibil, gjë që është e kuptueshme.Vetëm kur të kryhet shumica e
punës është e mundur që të vlerësohet se a duhet të bëhet diçka që nuk
është bërë,gjegjësisht që nuk ka qenë e mundur të parashikohet më parë (p.sh.,
a gjetur e grumbulluar të gjitha gjurmët, sidomos gjurmët që do të
dërgohen për eksperetizë; a është i nevojshëm angazhimi i specialistëve
ose ekspertëve në vendin e ngjarjes, etj.).Jemi të sigurt se në këtë mënyrë
evitohen lëshimet e shumta dhe inspektimi është më efikas.
Faza finale e inspektimit
Sikur edhe në rastin fazës kontrolluese, faza finale trajtohet në mënyrë
trajtohet vetëm te një numër i vogël autorësh.Në fazën finale apo
përfundimtare vendoset mbi fatin e corpora delicti, në kuptimin e
grumbullimit e ruajtjes dhe të dërgimit të tyre në ekspertizë e të
ngjashme.Gjithashtu, në këtë fazë është e nevojshme të hartohet edhe
procesverbali për rrjedhën e inspektimit.
Në këtë fazë, organi inspektues dhe tekniku kriminalistik kanë shumë punë.
Organi inspektues ka për detyrë të hartojë procesverbalin mbi
inspektimin në bazë të tezave, shënimeve ose diktimit gjatë rrjedhës së
inspektimit.Çdo zhagitje e kësaj pune është e papranueshme, si nga
aspekti kriminalistik ashtu edhe nga aspekti juridik.Edhe në KPP
parashikohet që procesverbali të hartohet njëkohësisht me veprimet që
kryhen ose, nëse kjo nuk është e mundur, menjëherë pas kryerjes së
veprimeve.Mendojmë se procesverbali duhet të hartohet pikërisht në
fazën finale, sepse pjesa e dispozitës ligjore që thotë se procesverbali
hartohet “menjëherë pas kësaj” do të thotë se duhet të kryhet menjëherë pas
përfundimit të katër fazave të inspektimit në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht, tekniku i kriminalistikës mund të bëjë hartimin e skicave
të vendit të ngjarjes, sepse ai nuk mund ta kryejë punën në kushte të
terrenit. Atëherë ai e bën të ashtuquajturin “kroki”, me marrjen e masave
të nevojshme, në mënyrë që në fazën finale, në bazë të të gjithë
parametrave, të mund të bëjë skicën e vendit të ngjarjes.Më tutje, në lokalet
zyrtare bëhet zhvillimi i filmit e përpunimi i fotografive dhe bëhet
kompletimi i fotodokumentacionit.
Gjithashtu, për mjete dhe gjurmë të caktuara, bëhet
kërkesa për ekspertizë dhe e gjitha komplet i dërgohet laboratorit
kompetent.Shpesh, në ekspertizë dërgohen vetëm pjesë të materieve të
gjeturat (mostrat), ndërsa pjesët tjera ruhen në arka zyrtare, frigoriferë
ose ambiente të tjera për këtë destinim.Siç shihet, në fazën finale kryhen
veprime të shumta, pa të cilat nuk është e mundur të kryhet në mënyrë të
drejtë inspektimi.Prej sa u tha deri më tash, del se nga pikëpamja teorike
është plotësisht e drejtë që inspektimi të ndahet në pesë faza.Konceptimi i
deritashëm për ekzistimin e dy gjegjësisht tri fazave nuk mund të jetë i
pranueshëm, sepse nuk e shpreh gjendjen reale të çështjes.
Procesverbali i inspektimit
Nuk ekzistojnë dispozita të caktuara që trajtojnë vetëm procesverbalin e
inspektimit.Me qenë se në procedurën penale ndërmerren veprime të
shumta, të cilat është e nevojshme të përmenden në procesverbal, KPP e ka
trajtuar këtë problematikë në një kapitull të veçantë mbi procesverbalin.Por,
ekziston edhe qëndrimi i gjithë pranueshëm i teorisë kriminalistike në
kuptimin e formës dhe përmbajtjes së procesverbalit mbi inspektimin, me që
preciziteti i pamjaftueshëm i dispozitave të KPP mund të sjellë në
praktikë deri të larushia e madhe si nga aspekti i formës ashtu edhe nga
aspekti i përmbajtjes së procesverbalit.Përmbajtja e procesverbalit të
inspektimit duhet të jetë fotografi besnike e vendit të ngjarjes apo
“fotografi përshkruese” e gjendjes së vërtetuar nëpërmjet vrojtimit të
drejtpërdrejtë dhe ndërmarrjes së veprimeve tjera nga ana e organit
inspektues dhe pjesëmarrësve tjerë në inspektim, pa kurrfarë primesash
subjektive.Kryesore është që në procesverbal të futën faktet në mënyrë
sa më objektive, pa shprehjen e mendimeve personale ose konkluzionet e
organit inspektues.
Në teorinë bashkëkohore të kriminalistikës procesore është i gjithë
pranueshëm qëndrimi se procesverbali i inspektimit përbëhet nga tri
pjesë: pjesa hyrëse, pjesa përshkruese dhe pjesa përmbyllëse.Me këtë rast
tërhiqet vërejtja në pjesën përmbyllëse, e cila, ndonjëherë, cilësohet
gabimisht si konkluzion.Me që procesverbali është dokument publik, ai
duhet të përmbajë vetëm faktet e padyshimta, të cilat duhet të jenë
praktikisht të palëkundshme, gjë që automatikisht përjashton çfarëdo
konkluzionesh dhe vlerësimesh subjektive të organit inspektues.Pra, nuk është
gabim të thuhet se procesverbali i inspektimit i ka vetëm dy pjesë:
pjesën hyrëse dhe pjesën përshkruese.
Pjesa hyrëse e procesverbalit mbi inspektimin ose preambula duhet të
përmbajë: (1) emrin e organit që e bën inspektimin (p.sh. X. Y., prokuror
publik i Qarkut të Prishtinës ose N. N., inspektor i lartë për delikte të gjakut e
seksuale në Stacionin e Policisë nr. 1 në Prishtinë); (2) emrin e
procesmbajtësit, në qoftë se ai e mban procesverbalin; (3) ngjarjen penale
për të cilën bëhet inspektimi, pa kualifikime juridike, në mënyrë që të mos
prejudikohet esenca e çështjes, e cila, si rregull, atëherë është ende e
panjohur (p.sh., inspektimi kryhet me rastin e gjetjes së kufomës në ujë,
në shtëpinë e djegur nga zjarri, etj.) Përkundër kësaj, në rast se vërtetohet
me siguri se bëhet fjalë për një vepër të caktuar penale, atëherë mund të
jepet edhe kualifikimi juridik; (4) emrin teknikut të kriminalistikës që merr
pjesë si person profesionist; (5) emrat dhe specializimet e personave tjerë
profesionistë (p.sh., B. B., dipl. ing i komunikacionit, ose A. A. Ekspert i
mjekësisë forenzike); (6) të dhënat e sakta për vendin e ngjarjes (rruga
dhe numri, emri i objektit, numri ose emri i parcelës me orientim, shenja e
rrugës, emri i qytetit, lagjes, paralarjes, fshatit, etj.), përshkrimin e
përgjithshëm të vendit të ngjarjes dhe objekteve më të rëndësishme në
të, si edhe kushtet gjatë kryerjes së inspektimit (kushtet atmosferike,
shikueshmëria, temperatura e ajrit, etj.), (7) të dhënën se a ka qenë i
siguruar vendi i ngjarjes, si edhe emrin e policit apo ndonjë personi tjetër që
ka qenë i ngarkuar me sigurinë e vendit të ngjarjes; (8) shënimin e
kohës së saktë të fillimit dhe përfundimit të inspektimit (viti, muaji, data, ora
dhe minuta).
Pjesa përshkruese e procesverbalit përmban pasqyrimin e gjendjes
faktike të vërtetuar në vendin e ngjarjes penale.Është e rëndësishme që,
para përshkrimit të masave dhe veprimeve kriminalistike, të
përshkruhet në mënyrë të detajuar dhe të fiksohet gjendja objektive e
gjetur dhe të përshkruhen ndryshimet e shfaqura prej kryerjes së veprës penale
deri në fillim të inspektimit.Ne do të thoshim se në fillim të pjesës
përshkruese të procesverbalit do të duhej të konstatohej se a janë takuar
persona të caktuar në vendin e ngjarjes.Këtë e konsiderojmë të nevojshme
për shkak të lidhshmërisë eventuale të personave të takuar në vendin e
ngjarjes penale me veprën penale konkrete.Këtu mund të bëhet fjalë për
persona të dyshuar ose të dëmtuar dhe për dëshmitarë okularë të
ngjarjes.Sipas mundësisë, në procesverbal do të duhej të përfshiheshin
edhe deklaratat e dëshmitarëve okularë mbi rrethanat dhe kohën e
ngjarjes penale.
Me qenë se inspektimi bëhet me rastin e veprave të ndryshme penale,
atëherë edhe përmbajtja e pjesës përshkruese varet nga vepra penale
konkrete dhe rrethanat që lidhen me kryerjen e tyre.Por, ajo që duhet t’i
përmbahemi gjithmonë, pavarësisht nga lloji i veprës penale, është
përshkrimi sistematik i gjendjes së gjetur.Kjo nënkupton përshkrimin e
pamjes së përgjithshme dhe tipareve e veçantive të vendit të ngjarjes.Çdo
mosrespektim i kësaj metodologjie mund të shkaktojë konfuzionin, madje
edhe pasaktësinë e vetë procesverbalit, gjë që do të vështirësonte punën e
mëvonshme në ndriçimin e veprës penale konkrete.
Me rastin e përshkrimit të gjurmëve dhe mjeteve, si informacione
relevante të dëshmive materiale, duhet të konstatohet çka është gjetur dhe
çka nuk është gjetur në vendin e ngjarjes e, logjikisht, do të duhej të
gjendej (të ashtuquajturat rrethana negative), si edhe çka është gjetur
në vendin e ngjarjes që, logjikisht, nuk do të duhej të gjendej.Gjatë
përshkrimit, gjithmonë duhet të merren parasysh sidomos shenjat e
mjeteve dhe gjurmëve që i bëjnë ato të dallueshme nga mjetet dhe
gjurmët e njëjta, në mënyrë që më vonë të mos shfaqet dyshim në autenticitetin
e tyre.
Gjithashtu, në procesverbal duhet të theksohet saktë se a janë marrë të
gjitha gjurmët e dëshmitë apo vetëm disa (cilat), si janë shenjuar dhe me
çka janë fiksuar (me skica, me fotografi, me video-regjistrim, etj.).
Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet përshkrimit të gjurmëve të
viktimës (lëndimeve), pa marrë parasysh shkaktarin e lëndimeve. Me
këtë rast, gjithmonë duhet të kihet në mendje pyetja e artë “çka ka
ndodhur”.Mbi të gjitha, duhet të zgjidhet dilema se bëhet fjalë për veprës
penale ose jo (p.sh. vrasje ose vetëvrasje), e pastaj për çfarë vepre bëhet
fjalë.Gjithashtu, mund të bëhet fjalë për vepër penale të rreme.Kjo mund
të ndodhë kur dikush paraqet plaçkitje, kurse, në fakt, bëhet fjalë për
lëndime trupore të shkaktuara me qëllim që të fshehë veprën e vërtetë penale
(p.sh. vjedhjen e rëndë).Përshkrimi i drejtë duhet të përfshijë si gjurmët e
viktimës ashtu edhe gjurmët që kanë çuar deri te pasojat e tilla,
natyrisht, në qoftë se ato nuk janë zbuluar.Këto mund të jenë gjurmët e
armëve, mjeteve të ndryshme, njerëzve, kafshëve ose gjurmët e
automobilit, në rastet e aksidenteve të komunikacionit.Këtu është e
rëndësishme të konstatohet se në çfarë pozicioni është gjetur viktima,
por edhe mjeti i sulmit, pa marrë parasysh për çfarë mjeti bëhet fjalë
(revole, thikë, shufër hekuri, automobil, etj.).
Në rast se gjatë inspektimit dëmtohen gjurmët latente (të padukshme),
bashkë me përshkrimin e tyre duhet të tregohet se çfarë mjetesh janë
përdorur dhe çfarë metodash janë aplikuar, si edhe cili person e ka bërë
këtë.Gjetjet e teknikut të kriminalistikës, personave profesionistë dhe
ekspertëve përfshehen në procesverbal në mënyrë që të jetë e dukshme
se bëhet fjalë për gjetjet dhe konstatimet e tyre.Po ashtu, pavarësisht se për
çfarë gjurmësh e mjetesh bëhet fjalë, gjatë përshkrimit duhet të
përmenden edhe fotografitë dhe skica, në mënyrë që të krijohet përshtypje sa
më e plotë për pamjen reale.
Nga sa u tha deri më tash, del se nga kjo pjesë e procesverbalit duhet të
jenë të dukshme se si është arritur deri te dëshmitë e vërteta, si edhe
mënyrat e mjetet me të cilat janë fiksuar ato.Më tutje, duhet të tregohet
lloji dhe mënyra e matjeve që janë bërë për përpilimin e skicës, kush dhe me
çka e ka bërë matjen, të dhënat për mënyrën e fotografimit (lloji i
aparatit fotografik ose kamerës), tiparet e objektit, materialit negativ
(filmit), këndit të fotografimit, shfrytëzimin eventual të filtrit, kush e ka
bërë fotografimin, në çfarë kushtesh, etj.Kjo do t’i kontribuojë
autenticitetit të mjeteve dëshmuese dhe, sipas nevojës, do të shërbejë
për kontrollimin e mënyrës së përpunimit të tyre.
Në fund të pjesës përshkruese të procesverbalit patjetër jepen të dhëna
edhe për llojin dhe vlerën (e përafërt) të dëmeve materiale, të dhënat për
të dëmtuarin dhe, eventualisht, sigurimet.
Pjesa përmbyllëse e procesverbalit të inspektimit përmban kohën e
saktë të përfundimit të inspektimit, nënshkrimet e organit inspektues,
procesmbajtësit dhe, eventualisht,vërejtjet e pjesëmarrësve në inspektim, si
edhe mënyrat lidhur me corpora delicti.
Rekonstruksioni i ngjarjes
Kuptimi dhe qëllimi i rekonstruksionit të ngjarjes
Rekonstruksioni i ngjarjes penale baht me përsëritjen e mënyrave të
kryerjes së veprës ose të disa fazave të veprimit gjatë kryerjes së veprës
apo me vendosjen e gjërave dhe personave në pozitë të caktuar, për të
vërtetuar deklaratat e dhëna.Nga kjo del se ekzistojnë dy lloje të
rekonstruksionit: rekonstruksioni i ngjarjes penale në tërësi
(rekonstruksioni i plotë) dhe rekonstruksioni i disa pjesëve të ngjarje
penale (rekonstruksioni i pjesshëm).
Kur bëhet fjalë për rekonstruksionin e ngjarjes, duhet të theksohet
patjetër se ai bëhet gjithmonë në kushtet e krijuara artificialisht, në vendin
e ngjarjes penale.Për këtë arsye, konstruksioni ka tipare të ngjashme me
inspektimin,sepse në kornizat e tij në mënyrë artificiale përsëriten disa
fakte dhe rrethana të ngjarjes penale në kushte artificiale.Pra.Bëhet fjalë për
simulimin e ngjarjes penale.Sipas teorisë kriminalistike, ky simulim duhet
të bëhet në kushte e rrethana të njëjta me ato që kanë mbretëruar në kohën
e ndodhjes së ngjarjes penale.
Objektivat më të rëndësishme të rekonstruksionit janë:
a) të verifikojë dëshmitë e gjetura ose të vërtetojë faktet;
b) të kompensojë lëshimet e bëra gjatë kryerjes së inspektimit ose të
heqë dilemat e kundërshtitë që janë pasojë e inspektimit joprofesional e
sipërfaqësor;
c) të vërtetojë mënyrën e kryerjes së veprës penale, ku kjo nuk ka
mundur të bëhet gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes, me rastin e
inspektimit;
d) që të vërtetohet mbrojtja e të dyshuarit ose që të verifikohet saktësia e
pranimit të tij;
e) që të verifikohet saktësia e dëshmive të të dëmtuarit dhe
dëshmitarëve nga aspekti i rrethanave të lidhura me vendin e kryerjes
së veprës penale (a ka mund të shihet, të dëgjohet apo të vërehet në
ndonjë mënyrë tjetër ndonjë rrethanë ose dukuri, duke pasur parasysh
vendin në të cilin kanë qenë ose situatën në të cilën kanë qenë në kohën e
kryerjes së veprës penale);
f) që të verifikohet konstatimi dhe mendimi i ekspertit ose që ekspertit t’i
krijohen kushte më të mira për ekspertizë;
Zbatimi i rekonstruksionit të ngjarjes
Zbatimit të rekonstruksionit duhet t’i paraprijnë përgatitjet dhe
planifikimi, ashtu sikur ndodh edhe me veprimet tjera procesore e
kriminalistike.Përgatitjet dhe plani përmbajnë:
a) caktimin e vendit dhe kohës së rekonstruksionit.Vendi i
rekonstruksionit është vendi i ngjarjes penale.Pamja dhe kushtet në
vendin e ngjarjes duhet të jenë relativisht të njëjta me ato të kohës së
kryerjes së veprës, me të njëjtën renditje të mjeteve dhe gjurmëve, me të
njëjtat kushte atmosferike dhe të njëjtën shkallë të dukshmërisë.Vendi i
rekonstruksionit hartohet në bazë të procesverbalit të inspektimit, skicës
e fotografive, të deklaratave të dëshmitarëve e të dyshuarit, si edhe
fakteve tjera që janë të njohura;
b) caktimin e personave që bëjnë rekonstruksionin.Pa marrë parasysh
se a e bën rekonstruksionin gjykatësi hetues, kryetari i këshillit, prokurori
apo policia, është me interes që ta bëjnë personat që e kanë kryer
inspektimin, e, varësisht prej specifikave, edhe ekspertët e fushës
përkatëse.Kuptohet se në rekonstruksion merr pjesë edhe tekniku i
kriminalistikës.Sipas mendimit tonë, me rastin e rekonstruksionit të
ngjarjeve penale delikate, si persona profesionistë, mund të marrin
pjesë edhe punëtorët e filmit e të teatrit, siç janë:regjisori, skenaristi dhe
aktorët, profesionet e të cilëve mund të jenë me interes gjatë planifikimit
të zbatimit të rekonstruksionit;
c) caktimin e personave që do të marrin pjesë në rekonstruksion. Në
rekonstruksion mund të marrin pjesë edhe i akuzuari, i dëmtuari,
mbrojtësi dhe dëshmitarët e ngjarjes penale.Te disa vepra penale
(vrasje, dhunime), në vend të viktimave të veprës penale vendosen
kukulla;
d) vëllimin e rekonstruksionit dhe mjetet që do të përdoren. Vëllimi
varet nga lloji i rekonstruksionit, që do të thotë se bëhet fjalë për
rekonstruksion të plotë apo të pjesshëm.Për përsëritjen e veprimeve
gjatë rekonstruksionit shfrytëzohen të njëjtat mjete që janë përdorur
gjatë kryerjes së veprës penale (në qoftë se ato ekzistojnë si prova
materiale), prandaj ato duhet të sigurohen;
e) metodën e zbatimit të rekonstruksionit dhe mënyrën e fiksimit.
Zakonisht, metoda e rekonstruksionit është e caktuar që më parë, sipas
llojit dhe karakterit të rastit që duhet të përsëritet. Për fiksimin e
rekonstruksionit është e nevojshme të sigurohet materiale për hartimin
e procesverbalit, skicat, teknika fotografike e filmime, magnetofoni dhe mjetet
tjera të nevojshme, varësisht prej rastit konkret;
Me rastin e zbatimit praktik, rekonstruksioni paraqitet si tërësi e formës
dhe përmbajtjes, pra si veprim kriminalistik, duke respektuar format
procesore.
Rezultati i rekonstruksionit duhet të pranohet në mënyrë kritike, sepse
ai është rezultat i situatës së krijuar nëpërmjet modelimit.Ajo kurrë nuk
është gjendja reale e gjetur në vendin e ngjarjes, si te inspektimi, por
nëpërmjet tij, megjithatë, mund të korrigjohen gabimet e bëra gjatë kryerjes së
inspektimit.Vetë rezultatet më së shumti varen nga përgatitjet dhe
planifikimi.Fiksimi i rezultateve bëhet në bazë të planit të
rekonstruksionit, ngjashëm me fiksimin gjatë inspektimit.Por, për dallim
nga inspektimi, në procesverbalin e rekonstruksionit përfshehen edhe
deklaratat e personave, pjesëmarrësve ose dëshmitarëve të veprës penale.Më
në fund, sipas mendimit tonë, rrjedha e rekonstruksionit të ngjarjes, veç
tjerash, gjithsesi do të duhej të fiksohej me video-kamerë.
Etika e inspektimit dhe rekonstruksionit të ngjarjes
Meqë inspektimi mund të cenojë interesat e palëve, gjatë kryerjes së tij
duhet të respektohen normat etnike.Ato manifestohen sidomos kur në
inspektim përfshIhet edhe personaliteti i kryesit të veprës penale ose i të
dëmtuarit.Në qoftë se bëhet kontrolli i kufomës duke e zhveshur në
praninë e personave të vjetër, nga të afërmit kjo mund të cilësohet si
përdhosje e të ndjerit, gjë që, më në fund, mund të manifestohet me qëndrim
armiqësor ndaj veprimeve të organit zyrtar kompetent.Të gjithë pjesëmarrësit
në inspektim duhet t’i trajtojnë si sekret zyrtar njohuritë për çfarëdo
intimitetesh të të dëmtuarit.Prokurori ose policia duhet t’ua tërheq
vërejtjen për këtë të gjithëve.
Etika e rekonstruksionit është sanksionuar nga ligjdhënësi. Sipas
dispozitave të KPP, rekonstruksioni nuk mund të bëhet ashtu që mund të
cenojë rendin publik e moralin apo që të vë në rrezik jetën ose shëndetin e
njerëzve.Sipas analogjisë, kjo dispozitë vlen edhe për inspektimin.Kështu,
p.sh., rekonstruksioni mund të rrezikojë rendin publik, në qoftë se
zbatimi i tij do t’ shqetësonte qytetarët (bëhet fjalë për veprës penale,
kurse qytetarët e pranishëm nuk kanë qenë të njoftuar as të përgatitur për
këtë, prandaj mund të shprehin revoltën e tyre).Rekonstruksioni mund të
cenojë moralin publik, në qoftë se, p.sh.,simulohen veprimet e veprës
penale të dhunimit.Më në fund, rrezik për jetë paraqet, p.sh.
rekonstruksioni i aksidentit të rëndë të komunikacionit, e cila ka lënë të
vdekur ose të lënduar rëndë apo rekonstruksioni i zjarrit.
Etika e inspektimi dhe rekonstruksionit, pa asnjë hamendje, i obligon
gjykatësin, prokurorin apo policinë, si edhe të gjithë pjesëmarrësit e
inspektimit ose rekonstruksionit që t’i respektojnë të drejtat e njeriut.
Prandaj, është plotësisht i arsyeshëm rregullimi me ligj i kësaj çështjeje.
Konsiderojmë se ajo, sipas rëndësisë së saj, është në rrafshin e rrugës legale
për grumbullimin e dëshmive.Natyrisht, kjo vlen edhe për ndërmarrjen e
çfarëdo veprimi zyrtar, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me kontakt të
drejtpërdrejtë me të akuzuarin, me të afërmit e tij dhe me pasurinë e tij.

You might also like