You are on page 1of 36

Bashkëluftëtarët e djeshëm, me politikë kundër veprës

së vet (1)
08 korrik11:15

Shkruan: Kudusi Lama


Në çdo rast kur sulmohesh, e drejta e jetesës të kërkon të reagosh dhe të mbrohesh.
Njëkohësisht instinkti vepron menjëherë pa u vënë në veprim logjika. Fatkeqësia
qëndron në faktin, që në politikë, mjeshtrit, nuk kërkohen për ta nxitur zhvillimin e
për t’i treguar rrugët më të suksesshme për një të ardhme të sigurt për njerëzimin, por
për t’i zhvilluar interesat e disave mbi të drejtat e disa të tjerëve, pa i vrarë fare
ndërgjegjja për atë që bëjnë.
Të kuptuarit e njerëzve po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Pajtimi midis tyre, me gjithë
përpjekjet që bëhen, është në nivele shumë të ulëta. Të fuqishmit mendojnë vetëm si
të sundojnë të tjerët. Perspektiva e paqes duket akoma e largët. Mendësia e hileve dhe
e dominimit të të fortëve është e pranishme. Gjithkush i jep të drejtë vetëm vetes.
Edhe në debate midis dy personave është shumë e vështirë të gjendet konsensusi
mbështetur mbi të drejtën e të vërtetën.
Kultura dhe historia tentohen të personalizohen. Edhe shkenca e arkeologjisë tentohet
të politizohet dhe të shfrytëzohet për interesa të atyre që kanë mundësi ose që kanë
fuqi. Duket pra se fajtori për veprat e veta do t’i akuzojë të gjithë, përveç vetvetes.
Por ne duhet të jemi të qartë se akuza nuk është pëllumb, i cili mban me vete dhe sjell
ndër ne gjethen e ullirit si simbol të paqes, ajo është shigjetë që na lëshohet mbi
gjoksin tonë dhe që në qoftë se nuk vendosim mburojën jemi të destinuar të vdesim.
Megjithëse ne shqiptarët jemi mësuar me akuza. Kjo nuk do të thotë se duhet të
vazhdojmë të pranojmë çdo lloj llumi, që mund të hedhë dikush drejtë nesh. Ne
historikisht kemi dhënë tolerancë. Por kjo nuk mund të jetë deri në fund, pasi në fund
vjen vdekja. A është mirë të vdesim për hatër të tolerancës, mirësisë e qetësisë?
Mendoj që jo. Çdo gjë ka një kufi.
Shqiptarët po ndërtojnë një shtet të ri. Dihet që për të ndërtuar një shtëpi është
vështirë, jo më një shtet. Por këtë shtet ne duhet ta ndërtojmë duke nderuar njeri tjetrin
e duke punuar fortë. Por përballë akuzave monstruoze udhëheqësit e shtetit ndihen në
vështirësi. Është vështirë të përballohen edhe ngarkesa e punës, edhe akuzat nga më të
rëndat deri kanibaleske. Pra, dikush, udhëheqësit tanë ka dëshirë t’i konsiderojë
kanibalë. Por ne kemi një histori të njohur, që për fatin tonë të keq i jemi nënshtruar
kanibalizmit, por kurrë nuk kemi bërë vepra të tilla ndaj të tjerëve.
Mirëpo edhe kjo e ka një qëllim. Dikush do që ne të ndihemi nën trysni. Dikush do që
udhëheqësit tanë të bëhen lajkatar. Të jenë të nënshtruar e të pasinqertë, sepse janë
nën goditjet e akuzave. Ata e dinë mirë se “lajka është si paraja fallso…”, por ashtu
kanë dëshirë të jemi ne për ta. Ashtu ju intereson të jenë ata që do të jenë përballë
serbëve në bisedimet e quajtura të ardhshme.
Dikush mund të thotë se e drejta del në shesh. Por ne e duam të drejtën sot, nuk e
duam kur të dalë, pasi ndoshta është shumë vonë. Ne e dimë që “padrejtësia të zhyt,
por nuk të mbyt”, ama, ne nuk kemi kohë as të zhytemi. Jemi zhytur deri tani aq
shumë sa duket se atyre që janë mësuar të na zhysin, u është bërë shprehi të na shohin
vetëm të zhytur. Por jo, tashmë ne kemi mësuar të qëndrojmë drejt dhe me dinjitet,
nuk ka asnjë forcë që të na e thyej kolonën e vertebrave tona të drejtqëndrimit.
Është e ditur se kur diçka nuk na shkon për shtati, shumë më lehtë e kemi të akuzojmë
se sa t’i kuptojmë shkaqet e ndodhive. Kështu po ndodh edhe në këtë rastin e fundit,
që unë e di, se nuk do të jetë i fundit. Kam thënë edhe më herët që edhe për 50 vjet
mentaliteti sllav e serb për shqiptarët e trojet e tyre nuk ndryshon.
Ne e dimë se është vlerë që polemikave të ashpra siç është rasti i rrjedhojave që
erdhën në këto vite si rrjedhojë e raportit të zotri Dick Marty-t duhet t’u qëndrohet
larg. Por a mund të qëndrohet larg dhe vërtetë a duhet shmangur pjesëmarrja në këtë
polemikë, që po tenton të na nëpërkëmbë djemtë që bënë luftën dhe shporrën
pushtuesin? Natyrisht që jo. Dhe kjo ka arsyet e veta, për faktin se shmangiet deri tani
janë marrë për dobësi, si dhe përhapja e opinioneve sipas dëshirave serbe, na kanë
dëmtuar mjaft.
Në gjërat e rëndësishme duhet lëshuar pe, vetëm kur të paktën të ndjejmë se për një
pjesë të pretendimeve apo të akuzave si në rastin konkret, ka vërtetësi. Por, kur
absurditeti është në nivelet e shpifjeve banale dhe shumë të rënda, pa menduar fare se
edhe ne jemi njerëz dhe që kemi personalitet, jo nuk duhen bërë lëshime, por duhet
qëndruar fortë si një bllok kombëtar. Ndërsa për gjërat e pa rëndësishme do të
rekomandoja, që edhe atëherë kur e dimë se kemi plotësisht të drejtë të mos merremi
me asnjë personazh, qoftë edhe me përmasa të mëdha botërore. Thotë një fjalë e urtë
se, “më mirë është qe t’i shmangemi qenit nga rruga, se sa ta lejojmë të na kafshojë,
sepse edhe po e mbytëm atë, plaga do të mbetet”. Por kjo nuk do të thotë, që të ikim
nga rruga jonë kombëtare.
Ne e dimë se “dashamirësia dhe mirësjellja janë shumë më të forta se imponimi dhe
dhuna”. Por duket se këtë deri tani nuk e kanë kuptuar serbët dhe të gjithë ata që u
shërbejnë atyre. Të mësuar me presione, dhunë, shpifje dhe akuza për shqiptarët,
serbët e kanë të vështirë të mësojnë mënyrë tjetër sjelljeje. Këtë vërtetë që ne duhet ta
dimë dhe e dimë, por si i bëhet kur mercenarët e serbëve, nga pushteti i Europës
tentojnë të na ndyjnë.
Kombi shqiptar ka manifestuar gjatë historisë së jetës së tij gjithë cilësitë më të larta të
njohura në jetën njerëzore. Është me rëndësi të njihen dhe evidencohen ato publikisht,
pasi kanë të bëjnë me portretizimin e performancës sonë kombëtare. Këto cilësi për ne
shqiptarët janë skalitur në ndërgjegjen kombëtare dhe kanë fituar vendin e tyre në
prehrin e kombit, duke dhënë kontributin e duhur në klasifikimin e shqiptarëve si
kombi i kulturës më të lashtë njerëzore. Kombi shqiptar ka prodhuar liderë të mëdhenj
të cilët kanë sunduar në botë. Ata kanë qenë edhe mbretër të Ilirisë, perandorë të
Romës e të Bizantit, udhëheqës të mëdhenj të Perandorisë Osmane, ideologë dhe
politikanë që kanë bërë epokë, poetë dhe shkrimtarë të spikatur, mbrojtës
qytetërimesh dhe udhëheqës shpirtërorë të botës mbarë.
Iniciativa dhe vrulli në jetën kombëtare shqiptare janë bashkudhëtarë të historisë. Ani
pse mjaft është tentuar të zhbëhet historia jonë dhe qenia jonë siç po tentohet edhe sot
në kohët moderne. Shqiptarët kanë forcë psikologjike dhe moral të lartë në ndërtimin
e ardhmërisë së tyre. Çdo tentativë për t’i vënë ata në bankën e të akuzuarit nuk i ka
cenuar vlerat e tyre. Gjykimi ynë është i shëndoshë dhe aftësia për gjykim ka treguar
vazhdimisht se shqiptarët janë njerëz të aftë të menaxhojnë jetën dhe fuqinë e tyre me
kompetencë.
Një veti e veçantë që trashëgojnë shqiptarët është edhe aftësia për të vlerësuar. Për të
vlerësuar gjithçka. Vlerësohet miku e armiku, udhëtari e bashkudhëtari, fqinji e
kalimtari; vlerësohet historia, politika, psikologjia, morali, forca, organizimi,
gatishmëria, uniteti, intelekti, ekonomia, etj.; dhe prej këtej dilet në përfundime për
qëndrimet që duhen mbajtur e nismat që duhen ndërmarrë në ballafaqim me armiqtë
për të siguruar të ardhmen e kombit dhe të historisë së tyre.
Shqiptarët asnjëherë nuk kanë kërkuar të mbushin portretet e të tjerëve. Por gjithnjë
kornizën e portretit të tyre e kanë mbushur vetë. Fuqia e tyre krijuese i ka bërë të jenë
gjithnjë të pranishëm përballë përpjekjeve të armiqve për t’i zhdukur e asimiluar.
Shqiptarët kanë një përvojë të sistemuar, pa të cilën nuk do të ishin aq të fuqishëm sa
të mbijetonin përpara vorbullës së egër të jetës nëpër të cilën kanë kaluar prej
shekujsh. Po të ishin ndryshe edhe ata do të ishin zhdukur sikur janë zhdukur
bashkëkohësit e tyre, në emër të asaj që quhet modernizim. Por duhet të dihet se
modernizimi është i lindur prej qëndresës e jo prej ndërrimit të formës, sa herë
ndërrojnë erërat e kohërave.
Gjuha jonë, që rilindësit e kanë emërtuar gjuhë perëndie, nuk është një gjuhë e lindur
diku nëpër rrugët e ndryshimeve, por është një gjuhë që ka lindur bashkë me kombin
tonë. Ajo është gjuha që ka ardhur prej thellësisë së kohërave vetëm për t’i bindur
përfundimisht popujt e kohëve moderne se shqiptarët janë ndër themeluesit e kulturës
botërore. Janë ata që i dhanë qytetërim edhe Athinës e Romës në lashtësi. Të cilat kur
vihet në tryezë lashtësia e shqiptarëve duket se janë krijesa shumë të reja. Këtë tashmë
po e thonë të gjithë në mënyra të ndryshme, e që do ta thonë më të saktësuar në të
ardhmen.
Shqiptarët janë kombi që ka në ndërtimin e aftësive të tij universalitetin në të nxënë,
në të studiuar, në aftësinë për të përcaktuar prioritetet, në përballimin e ngarkesës nën
stres, në vendosmërinë për të arritur atë që është e nevojshme për jetën dhe të
ardhmen e tyre, në përballimin me qëndrueshmëri për t’u pasur zili të vështirësive të
jetës. Dhe të gjitha këto me përkushtim, nëpërmjet impenjimit të gjithanshëm për të
rritur unitetin përballë trysnisë së të gjithë atyre që historikisht vetëm kanë bërë
përpjekje të kafshojnë kombin e atdheun tonë. Shqiptarët nuk janë mësuar të bëjnë
teorizime, kur është puna për të ardhmen kombëtare, por gjithnjë me praktikën më të
spikatur i kanë dalë zot vendit të tyre, pa marrë parasysh forcën e kundërshtarit dhe
gjithnjë janë shpërblyer me fitore, megjithëse në shumë raste mjaft vonë, por që
përballë forcave të mëdha të armiqve, fitoret gjithnjë kanë qenë nderi i shqiptarëve.
Kush erdhi si mik në këto troje të lashta të shqiptareve dhe nuk u prit si mbret? Kush
erdhi në këto troje si mik dhe nuk u bë i pa prekshëm? Kush erdhi në këto treva si mik
dhe nuk iu krijuan të gjitha mirësitë? Kush erdhi si mik në këto troje dhe nuk u mbrojt
me gjithë forcën deri në vdekje? Kush pati nevojë për ndihmë dhe nuk ia dhanë
shqiptarët? Kush erdhi në besën e shqiptarëve dhe nuk u ndie i sigurt? Kush u mund
nga shqiptarët në trojet e tyre dhe nuk u mëshirua si i mundur? A nuk e dinë historinë
ata që shkruajnë? Do të doja që me të njëjtën mirësi të na kthehet edhe prej të tjerëve
mirësia që japim. Por realisht më vjen çudi që megjithëse edhe ushtarët që kanë
ardhur si pushtues i kemi mëshiruar kur janë mundur, ata shumë shpejt kanë ardhur si
pushtues e masakrues përsëri. Referojuni vitit 1915, kur ushtria serbe u mund nga
austriakët në territoret shqiptare, që me gjithë masakrën e viteve 1912 e 1913 që
kishin bërë serbët, shqiptarët i mëshiruan ushtarët e mundur serb, i mbajtën në shtëpitë
e tyre, i fshehën prej forcave austriake, i ushqyen dhe i përcollën për në shtëpitë e
tyre, por ata vetëm pas pesë vjetësh më 1920 u kthyen përsëri si masakrues të atyre që
i mbrojtën. A nuk ndodhi kështu edhe në luftën e 1940-s me ushtrinë greke, kur mbeti
maleve të Shqipërisë në luftë me italianët? Dhe megjithatë më 1945 u kthyen në
masakruesit me mesjetar të shqiptarëve për kohën e arritën deri atje, sa për interesa
shfarosëse e përvetësimit të trojeve të formulojnë edhe një ligj lufte me Shqipërinë, të
cilin edhe sot e mbajnë si letër shansi, për presione. Po ushtria italiane me 1943 a nuk
u ushqye prej shqiptarëve, u mbajt në shtëpi e u fsheh nga gjermani një lloj sikur të
ishin djem të shqiptarëve, megjithëse ishin pushtuesit që për pesë vjet kishin
masakruar popullin mbarë? Gjithnjë shqiptarët janë përpjekur të shpërndajnë mirësi
dhe qytetari, e për çudi, sapo të ngrenë zërin, për të drejtën e tyre quhen të
prapambetur, të pa zhvilluar, kriminelë, jo evropianë, thuajse Evropa ka ardhur nëpër
lëndinat e parajsës jo nëpër lumenjtë e detet e gjakut që ka derdhur në gjithë historinë
e derisotme të saj.
Imazhi ynë është i ndritur (2)
Por shqiptarët vazhdojnë dhe do ta vazhdojnë rrugën e tyre në hisen e tyre të diellit,
pavarësisht se do të ketë edhe nga ata që edhe veprat e lavdisë kombëtare do të
tentojnë t’ua kriminalizojnë, siç është rasti i kësaj gjykate ndërkombëtare për “krimet”
e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që rrodhi nga raporti i zi i Dick Martyt, i cili, pasi
hodhi një histori shpifjesh kundër shqiptarëve, filloi të bëjë deklarata të zjarrta
dashurie për ta, e se vetëm nga dashuria e madhe për shqiptarët i paska bërë shpifjet,
pasi nuk mund të jetojmë në pjesën tonë të Evropës, nëse nuk gjendet dikush që të na
ngjisë një bisht. Dhe bishtin e ngjisin si të duan ata. Të tjerë e përkëdhelin dhe e
vërtetojnë. Prandaj edhe kanë dëshirë të na duan aq shumë sa na venë në bankën e të
akuzuarit edhe pse duam lirinë.
Sidoqoftë ne jemi ata që kemi ardhur nëpër rrugët e shekujve me luftë për të jetuar e
në mjaft raste edhe për mbijetesë. Ata do të jemi edhe në shekujt e ardhshëm. Nuk do
të zhdukemi as do të tjetërsohemi, as do të asimilohemi, as do të urtësohemi. Kultura
dhe sjellja e mirë me të kulturuarit dhe ata që sillen mirë, as na ka munguar as do të na
mungojë. Arma dhe baroti i thatë për ata që do të na godasin as na ka munguar as do
të na mungojë në të ardhmen.
Imazhi ynë është i ndritur. Bota që bën shkencën e historisë na e ka përcaktuar këtë
portret mjaft mirë dhe na jep vlerat që na takojnë. Ndërsa atyre që kanë një dritare për
të shpifur falë teknologjisë, ne duhet t’u tregojmë vendin ngado që të vijë e prej kudo
që të shfaqen.
Ne nuk jemi nga ata që trembemi prej hijes së mëngjesit. Ne jemi prej atyre që nuk na
kanë trembur as hijet e mbretërive dhe të perandorive. Ne jemi ata që moralin tonë
nuk e matim në sasinë e ushqimit që konsumojmë, por me sasinë e gjakut që jemi të
gatshëm t’i falim atdheut e kombit tonë. Prandaj edhe po të shihet, nuk kemi shumë
fjalë. Shqiptarët kanë shumë vepra e pak fjalë. Nëse do të kishim thënë me fjalë
gjithçka që e kemi bërë me vepra për vete dhe për të tjerët, nuk do të kishte mbetur
vend për të tjerët nëpër libraritë, bibliotekat e arshivat. Prandaj bëjmë mirë, që nuk
kemi shumë fjalë, por në disa raste, duhet t’u thuhet fjala e rreptë atyre që abuzojnë
me kulturën dhe urtësinë tonë. Me dëshirën tonë për miqësinë, me dëshirën tonë për të
qenë sa më pranë e sa më mirë me të gjithë. Nganjëherë nuk paska vlerë të jesh i urtë
e të kesh dëshirë të mirë. U dashka që pa e humbur vetëkontrollin, të kalohet në
ndërmarrjen e veprimeve për të kërkuar në memorien dhe kujtesën e Evropës dhe të
botës, që të venë në evidencë madhështitë e historisë shqiptare e jo të vazhdojnë, si
edhe më parë të kërkojnë të sakrifikojnë shqiptarët për të përkëdhelur të tjerët.
Në histori shqiptarët kanë dhënë shembullin e një kombi që di të jetojë, di të punojë,
di të komunikojë, di të sillet, di të reflektojë kulturë, di të presë e të përcjellë mikun
dhe armikun, di të luftojë, di të gjykojë, di të falë, di të zhvillojë kulturën, të zhvillojë
ekonominë, di të zbatojë detyrat, të mbrojë të tjerët, të shpërndajë qytetari, etj. Por
nuk di të shpif, nuk di të vrasë tinëzisht, nuk di të përbuzë mikun, nuk di të mos
ndihmojë nevojtarin, nuk di të masakrojë të tjerët, nuk di të grabisë kombet e tjera,
nuk di të pushtojë trojet e të tjerëve, nuk di të bëhet zot në shtëpi të huaj, etj. E nëse
duhet të shpallet fajtor dhe kriminel, pse nuk di t’i bëjë këto, le të dënohet. Por
historia gjithnjë bën drejtësi, ajo do të bëjë drejtësi përfundimisht për kombin shqiptar.
Shqiptarët kanë një motiv. Ai është dashuria për atdheun e kombin e tyre. Askush mos
të mendojë se ata do t’i falin këto dy pasuri të pazëvendësueshme. Ata janë të gatshëm
për sakrifica. Kanë dhënë prova që dinë të bëjnë sakrifica për interesat e kombit dhe të
atdheut të tyre. I njohin mirë përgjegjësitë e tyre, edhe kur politika legale u merret
peng nga forcat e errëta ndërkombëtare, siç ka ndodhur në shumë raste e siç po
tentohet edhe aktualisht duke shfrytëzuar terminologjinë banale të emërtimit dhe
etiketimit “kriminelë lufte”. E ne duhet të pranojmë edhe të dënohemi pa asnjë të
drejtë, por të mos bëjmë asnjë lëshim në politikën e interesave kombëtare.
Ne e njohim historinë, i njohim vlerat tona, njohim edhe kontributet që kemi dhënë në
të gjitha kohërat për interesat e Evropës e më gjerë. Po kështu njohim edhe të vërtetat
e vendimeve të fuqive evropiane, në dëm të shqiptarëve për të ndërtuar gjeopolitikën
ballkanike sipas interesave të të fuqishmëve në dëm të trojeve e të kombit shqiptar.
Asnjë shqiptar nuk e harron Kongresin e Berlinit te vitit 1878, i cili shpërfilli me
kokëfortësi ekuilibrin demografik të shqiptarëve në Ballkan dhe “gjymtuan” rëndë
territoret e tyre. Po kështu, me vendimet e Konferencës së Londrës në vitet 1912-
1913, megjithëse e njohën shtetin e pavarur, të porsa shpallur shqiptar, aktorët
kryesorë gjeopolitikë të kohës u shkëputën shqiptarëve më shumë se gjysmën e
territoreve me gjithë popullsinë, duke ua aneksuar ato shteteve fqinje. Siç duket edhe
në këtë rast Evropa nuk deshi t’i vlerësojë shqiptarët për atë që janë, por për atë që i
interesonte asaj dhe të përkëdhelurve të saj. Prandaj edhe duke mos vlerësuar
shqiptarët dhe fuqinë e tyre të mbijetesës e lidhjen e tyre me tokën që i ka lindur,
fuqitë e mëdha bënë investimin më të keq për paqen dhe sigurinë në rajonin e
Ballkanit.
Dhe erdhi një moment, kur fuqitë evropiane e botërore kuptuan se pa zgjidhjen e kësaj
çështjeje, paqja dhe siguria në rajon do të ishin në vazhdimësi të rrezikuara. Prandaj
në zgjidhjen e çështjes shqiptare u angazhuan edhe aktorët kryesorë gjeopolitikë
euroatlantikë. Por kjo ndodhi vetëm pas shpërthimit të Luftës Çlirimtare të
Shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, që u bë nismëtarja e luftës për liri dhe
udhërrëfyesja e NATO-s për mbijetesë.
Tashmë janë bindur të gjithë se nuk mund të ketë paqe në Ballkan duke mbajtur të
copëtuara trojet etnike shqiptare, e duke mbajtur të ndarë shqiptarët në gjashtë pjesë.
Por ka e do të ketë edhe nga ata, që akoma ëndërrojnë se mund të kthehet historia
prapa, ashtu siç ka edhe nga ata, që po e tregojnë historinë si duan e jo si është
zhvilluar. Një prej këtyre është edhe zotëri Dick Marty, i cili duke u përpjekur t’u bëjë
një argat serbëve dhe Serbisë, gaboi rëndë dhe krijoj një atmosferë të rëndë për
kombin shqiptar.
Lufta Çlirimtare e Kosovës, si lëvizja që frymëzoi, identifikoi, gjeti dhe shfrytëzoi të
gjitha mjetet dhe mënyrat për të mbrojtur e konsoliduar interesat gjeopolitike të
shqiptareve në rajon, me aspiratën për të bashkuar trojet shqiptare në një shtet të
vetëm e të pavarur, duke ndërtuar rrugë më të gjëra e të thella të zhvillimit e të
përparimit ekonomik e shoqëror, politik e kulturor të Shqipërisë natyrore, është
treguesi më vital kombëtar e nuk mundet askush të na e përbaltë e të na e rrëzojë
përtokë. Këtë e di politika evropiane, e di gjykata e ngritur si modeli i vetëm në botë,
për të gjykuar luftëtarët e lirisë, pse ata luftuan kundër pushtuesit të atdheut të tyre e
masakruesit të popullit të tyre. Më e shumta që mund të na bëjnë kjo gjykatë me
raportin e Dick Martyt dhe me serbët është që të na dënojnë ndonjë djalë luftëtarë. Por
ata nuk e dinë se në Shqipëri djemtë i lindin kryesisht për t’i sakrifikuar, pasi nëpër
rrugën e luftës së pandërprerë kundër agresorëve nga kemi ardhur, detyrimisht që nuk
mund të lindnim e rritnim djem për kënaqësi, por vetëm për sakrificë. Kemi prapë
djem për sakrificë. Por historinë askush nuk duhet të marrë përgjegjësinë të na e
përbaltë, sepse atë shqiptarët e kanë të shenjtë. E shenjtëria mbrohet.
Ne e dimë, se lufta për çlirimin kombëtar dhe bashkimin kombëtar shqiptar, nuk mund
të zhvillohet jashtë ndikimit të Fuqive të Mëdha dhe interesave të tyre gjeopolitike në
rajonin e Ballkanit. Por kuptojmë edhe që ato tashmë janë ndërgjegjësuar për të
drejtën tonë, ani pse ka akoma ndonjë kambanë të shpuar e cila tingëllon për interesat
e Serbisë. Tashmë ne jemi të bindur se roli i Fuqive të Mëdha nuk mund të jetë me tej
negativ dhe pengues, nuk mund të jetë më mospërfillës.
Koha që Çështja kombëtare shqiptare, të mbijetojë mes darës së programit grek të
“Megali Idheas” dhe atij serb të “Naçertanies”, ka kaluar me kohë. Programe të tilla
me karakter të theksuar shovinist janë të kohëve të kaluara dhe nuk mund të jenë
bashkudhëtarë në kohën tonë. Por për fat të keq akoma po duken individë të cilët kanë
dëshirë t’i ngjallin këto programe. Ndarja e tokave shqiptare midis Greqisë dhe
Serbisë, ka perënduar. Kjo ishte politikë zyrtare e fqinjëve tanë në shekullin 19-të, por
sot nuk na tremb ky kërcënim megjithëse mbetet permanent për gjeopolitikën e
sigurinë e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit. Zbatimi në kohët moderne, i këtyre
platformave të vjetra nacionaliste, është aventurë, prandaj edhe shqiptarët e kanë për
detyrë të thonë kujdes prej vjetërsirave.
Duhet që të gjithë të mbajnë mend e të evidencojnë se trojet e Kosovës e të tjerat që
akoma mbahen të pushtuara, janë vatra e Kryengritjes Shqiptare të vitit 1912, e cila
ishte vullkani që plasariti themelet e Perandorisë Osmane dhe detyroi Fuqitë e Mëdha
të njohin shtetin shqiptar, pasi ai u bë fakt i kryer nga Kuvendi i Vlorës. Po këto treva,
diktuan ardhjen e gjithë botës moderne si bashkëluftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, sepse ishte në dritë të diellit drejtësia e luftës së kësaj ushtrie. U bënë
bashkëluftëtarë të këtyre luftëtarëve shqiptarë të lavdishëm, që sot po tentohet të na
etiketohen e të ngarkohen me vepra kriminale monstruoze, se nuk kanë shtrirë qafën
nën satërin e kasapit serbë e duhet të shkojnë në gjykatën për krime lufte, ani pse nuk
kanë bërë krime, por kanë shpëtuar kombin e tyre përballë kriminelëve.
Të gjithë e dinë, se në luftë bëhen edhe krime. Por të etiketosh një ushtri çlirimtare,
me emërtesat më të shëmtuara si klane kriminale, ky është veprim i turpshëm. Është i
pa themeltë shkencërisht dhe i pa logjikshëm politikisht e i pa qëndrueshëm
juridikisht.
Dihet që serbët ndihen të shqetësuar, sepse po shohin se programi i tyre që
parashikonte të përfshinte në hapësirat e Serbisë, të gjitha trojet etnike shqiptare,
gradualisht po shkon në rrugën e shkatërrimit të plotë. Serbia dhe politika e saj janë të
revoltuara, por nuk është përgjegjësi shqiptare nëse Serbia harxhon energji
kundërshqiptare, në vend se të harxhonte energji për paqe, zhvillim e mirëkuptim.
Megjithatë unë për Serbinë nuk habitem. Ama të tillët nga Evropa, si zotëri Marty, që
vijnë nga vendet me traditë kulturore e shtetet moderne të kohës, duhet t’i sqarojmë.
Ashtu edhe këtë gjykatën mostër e vetme në botë, që nuk ka asnjë të ngjashme në
historinë botërore.
Ne e kemi për detyrë, gjithashtu, të kujtojmë për të gjithë se jemi në procesin e bërjes.
Askush nuk duhet të mendojë se me presione mund t’i ulë e qetësojë shqiptarët.
Shqiptarët i ulë vetëm e drejta edhe kur është kundër tyre. Por nuk i ulë kurrë e
padrejta edhe kur atë e bartin fuqitë e mëdha botërore. Prandaj, bota duhet të ketë në
vëmendje se shqiptaret do të luftojnë prapë me të gjitha mjetet që do t’u diktojë koha
për ta siguruar ardhmërinë e tyre kombëtare deri në gishtin e fundit të dheut të tyre. Le
ta dinë të gjithë. Le ta analizojnë me kujdes. E ardhmja do t’i vërtetojë këto që them.
Dua t’ia kujtoj kujtdo që dëshiron të luajë rol aventurieri, se ideja për çlirimin dhe
bashkimin kombëtar të shqiptarëve parashikohet edhe në preambulën e Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë, në të cilën thuhet: “… Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe
të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen… me aspiratën
shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…”. (Vijon)
Kosova ka histori të shenjtëruar, asgjë nuk e zbeh atë
(3)
10 korrik12:03
Shkruan: Kudusi Lama
Shqiptarët në gjithë jetën e tyre nën pushtimin serb e jugosllav janë ndeshur me
pushtuesin pa ndërprerje për ta fituar lirinë. Nuk ishte lufta e fundit një fushatë. Ajo
ishte lufta që u fitua. Ajo ishte lufta, krisma e së cilës u dëgjua në gjithë botën. Ishte
ajo lufta ku u bë pjesëtare dhe mori lavdi e gjithë bota moderne.
Por ka edhe nga ata që nuk duan të dinë për sakrificat e shqiptarëve. Ka edhe nga ata
që nuk dinë ose nuk duan të dinë nëse kanë luftuar ose jo shqiptarët për të drejtat e
tyre. Ka edhe nga ata që për t’i shërbyer Serbisë përpiqen ta minimizojnë gjithë
rrjedhën e zhvillimeve kombëtare shqiptare në Luftën Çlirimtare të Kosovës e më
gjerë. Dick Marty ishte dhe është një prej atyre që, meqenëse pati mundësi, i dha një
ndihmë Serbisë, duke shpifur për shqiptarët.
Ka nga ata që kam dëgjuar të thonë, se ka korrupsion në Kosovë, prandaj mirë t’u
bëhet. Unë nuk dua të pastroj korrupsionin. Unë dua të mos bëhet me baltë lufta e
shenjtë çlirimtare. Ajo ka qenë vlera jonë. Atë vlerë, kur ishte e gjallë në terren, e
njohën të gjithë anembanë botës. Ndërsa sot, pasi menduan se e vranë në njëfarë
mënyrë, po tentojnë edhe ta përbaltin. Ne shqiptarët jemi tolerantë. Por askush nuk
duhet të mendojë se na e ka vrarë luftën çlirimtare të Kosovës. Askush nuk duhet të
mendojë se na e ka vrarë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ato janë gjallë dhe do të
mbeten vlera të mëdha kombëtare në gjithë historinë shqiptare. Ani pse ka edhe
ndonjë ndër shqiptarët që shprehet për UÇK-në – “ajo guerilja që ka bërë krime para
20 vjetëve” – keq për të.
Ajo luftë nuk u diktua, siç tentojnë ta etiketojnë disa. Ajo luftë diktoi realisht luftën e
botës moderne kundër Serbisë.
Idetë dhe konceptet lidhur me ardhmërinë e kombit tonë ne nuk i ndërtojmë sipas
laramanisë së zhvillimeve të të tjerëve, por sipas koncepteve të qëndrueshme të
ardhmërisë së shqiptarëve e trojeve të tyre. Sprovat nëpër të cilat kemi kaluar janë
treguesi më i qartë i qëndresës sonë kombëtare. Vizioni ynë kombëtar dhe perspektiva
e definuar bëjnë që shqiptarët të jenë në çdo kohë të atyndodhur për t’i mbajtur në
dorë të gjitha linjat e rrugëtimit në shoqërinë e kombeve.
Historikisht kemi kërkuar paqen, qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, por gjithnjë duke
ruajtur identitetin si një sfidë e cila ka qenë bashkudhëtare në përplasjet e mëdha me
armiqtë që kanë tentuar të na zhbëjnë e të na grabisin trojet.
Në vazhdimësi, në momente kthesash të mëdha, ne jemi vlerësuar me nota të ulëta e
në mjaft raste të dobëta. Na është thënë se nuk kemi krijuar dot institucione të
qëndrueshme, se ato nuk arrijnë të prodhojnë stabilitet dhe siguri, se nuk po arrijmë të
krijojmë demokracinë dhe mbisundimin e ligjit, se nuk po arrihen standardet e
respektimit të të drejtave të njeriut, sepse nuk po arrihen standardet e respektimit të të
drejtave të minoriteteve, nuk po krijohet tregu i lirë dhe aftësia për ta mbijetuar
konkurrencën e tregut, pastaj marrja përsipër dhe zbatimi i obligimeve dhe detyrave të
dala nga kolegjialiteti evropian etj. Dhe, për çudi, të gjitha këto lindin në Beograd e
Athinë dhe bëhen edhe deklarime të përkrahësve të tyre, duke krijuar kështu klane
antishqiptare deri në politikën e madhe të Evropës.
Kjo më habit, për faktin se kur ishte në proces lufta për çlirimin e Kosovës, të gjithë
ishin të mirë.
Flitej se shteti shqiptar ishte në nivel shumë të lartë, megjithëse në atë kohë realisht ai
ishte shumë i dobët; Thuhej se Ushtria Çlirimtare ishte një forcë që po kryente një
detyrë humane duke marrë në mbrojtje popullin shqiptar në Kosovë nga masakrat e
shtetit fashist të Milosheviqit; Thuhej se populli shqiptar është një popull që meriton
të vlerësohet me çmimin nobel për qëndresën, unitetin dhe humanizmin; Thuhej se
bashkëpunimi me UÇK-në ishte shumë i frytshëm, prandaj sido që të ishte rezistenca
serbe, nuk do të futeshin forca tokësore të NATO-s se ishte UÇK-ja në terren; Thuhej
se delegacioni i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje ishte në nivelin e bashkëpunimit
të gjerë ndërkombëtar, kurse ai serb ishte në nivel tepër vulgar; Thuhej se Shqipëria
ishte bërë një terren që prodhonte vetëm humanizëm për të shpërngulurit dhe që
menaxhon në mënyrë tepër të lavdërueshme njerëzit në nevojë që regjimi fashist serb i
kishte nxjerrë nga shtëpitë dhe pronat e tyre; Thuhej e çka nuk thuhej. Dhe nuk thuhej
vetëm nga njerëz të nivelit të ultë, por thuhej nga presidenti Klinton, kryetari i OKB-
se Kofi Anan, shefi politik i NATO-s, komandanti i NATO-s, kryetar të shteteve
evropiane, gjeneralë, ministra, ambasadorë, delegacione, media etj.
Ndërsa sot thuhen monstruozitete. Kjo është shumë interesante. Nga një komb që i
duhej dhënë çmimi nobel për humanizëm, tash një popull kanibal që paska ngrënë
njerëz.
Këto ndryshime nuk më duken të rastit. Më shkurt, kur ne ishim të fortë, se kishim në
mal një ushtri prej 60 mijë luftëtarësh të zgjedhur, ishim të mirë. Se kishim një popull
me vete, se kishim një komb të gatshëm për t’i rrëmbyer armët të cilat kishin përballë
një shtet serb të ngarkuar mbi çdo masë me krime kundër njerëzve e popujve.
Por ajo kohë kaloi dhe, siç duket, kaluan edhe ato politika të vlerësimit të shqiptarëve,
të cilët vërtet i merituan ato vlerësime. Por që segmente të politikës evropiane po
tregon se paskan qenë vlerësime tregu, jo vlerësime bindjesh. Kjo na plagos vërtet ne
shqiptarëve kur shikojmë se bëhen lojëra edhe me gjëra të tilla kaq serioze dhe bëhen
nga ata që pretendojnë ta mbajnë në dorë timonin e anijes botërore në këtë det të
trazuar të kohëve.
Dihet që Evropa ka plane të mëdha. Dhe unë jam plotësisht dakord që këto plane të
zbatohen. Konkretisht ajo po tenton të bëhet një fuqi botërore, që të ketë kapacitete
për t’u vënë përballë fuqive aktuale siç janë ShBA-ja, Kina, Oqeania etj. të cilat kanë
sot tendencën për ta sunduar botën në konkurrencë me njëra-tjetrën. T’i krijosh
kushtet për t’u ngjitur në një rang të tillë është lavdi. Evropa në këtë rrugë duhet ta
ketë mbështetjen e të gjithë evropianëve, ndër ta edhe të shqiptarëve.
Por kur vjen puna tek uniteti, ai nuk mund të arrihet pa krijuar Evropa disa kushte,
prej të cilave vlerësoi:
Së pari, pajtimin fetar, që më duket se nuk po e vlerëson si duhet. Nuk mund të ketë
Evropë të bashkuar e të fuqishme pa vlerësim të ideve fetare të individëve. Ndërsa
Evropa akoma vazhdon ta mbajë lart flamurin e Krishtit. Kjo nuk është politikë
serioze dhe nuk ka perspektivë. Kurrë nuk mund të jetë Evropa unike dhe e fuqishme
duke bërë diskriminim fetar. Ishte një nismë e shkëlqyer e Papa Gjon Palit të II-te
(Vojtilës), për të afruar e pajtuar plotësisht besimet fetare, por që siç duket mbeti atje
ku e la ai. Sot në Evropë ka jo vetëm myslimanë që duhen vlerësuar, por edhe budistë
e të fesë izraelite që duhen respektuar. Pa këtë vlerësim, nuk mund të ketë unitet.
Standardet me të cilat po vlerësohen Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe
Maqedonia, më lënë shije të hidhur, sepse më kanë krijuar mendimin se nuk janë
vlerësime për popuj evropianë, por vlerësime sikur të ishin popuj të ardhur dhe kjo më
duket vetëm pre në këto vende dominojnë qytetarë të fesë islame.
Kam lexuar të thuhet se: “Bashkëjetesa si dhe e ardhmja e shoqërive nuk mund të
kultivohet dhe zhvillohet duke thirrur në racizëm në emër të cilësdo fe”. Ashtu
sikurse: “Feja është institucion shpirtëror derisa nuk keqpërdoret, e kur keqpërdoret
ajo më nuk është fe, por është anarki!”
Prej këtej unë vlerësoj se realisht po bëhet një punë e pa dobishme duke shfrytëzuar
fenë për interesa politike e nacionale. Ne shqiptarët asnjëherë nuk jemi thirrur në emër
të fesë, gjithnjë jemi thirrur në emër të atdheut e kombit, me synim lirinë dhe
demokracinë. Por realisht sot po duket se feja në momente të ndryshme, nga segmente
politike në shumë raste me ndikim po shfrytëzohet politikisht në Evropë dhe
nacionalisht me theks të veçantë në Serbi e në Greqi.
Së dyti, vlerësimet kombëtare dhe etnike, kanë shumë rëndësi për një rritje të respektit
të ndërsjellë. Unë jam shqiptar, deri dje Serbia më ka vrarë e zhdukur miliona njerëz,
ndërsa sot në Evropë akuzohem unë se paskam vrarë disa serb në luftë, që edhe ata
nuk dihet nëse janë të vërtetë, apo janë thjesht një pretendim serb. Ky është vërtet
absurditet.
Së treti, vlerësimet publike për problemet kriminale, bëhen në mënyrë të tillë sikur
shqiptarët paskan qenë shumë të fuqishëm. Kur dëgjoi që në krye të organizatave
kriminale evropiane janë shqiptarët, në krye të organizatave të drogës janë shqiptarët,
në krye të mafies janë shqiptarët, në krye të prostitucionit janë shqiptarët, në krye të
trafiqeve të paligjshme janë shqiptarët etj., ju them sinqerisht me vjen për të qeshur,
sepse më duken vlerësime donkishoteske. Edhe po të duan shqiptarët, nuk mund të
sundojnë për 20 vjet krimin që sundon Evropën prej 200 vjetësh. Këto janë shaka pa
kripë.
Së katërti, vlerësimi i të drejtave të minoriteteve, bëhet me një diferencim të pa
kuptueshëm. Për rreth 60 deri 80 mijë serbë në Kosovë apo për 30 mijë grekë në
Shqipëri bëhet aq fjalë, sa duket sikur atyre nuk u është garantuar asgjë. Ndërsa për
mbi 200 mijë shqiptarë në Serbi e mbi një milion shqiptarë në Greqi as që ngrihet zëri
në Evropë, megjithëse serbët e grekët në Kosovë e Shqipëri janë kolonë, kurse
shqiptarët në Serbi e Greqi janë autoktonë. Pse duhet të jetë ky tregues në Evropën
demokratike? A ka perspektivë me mendësi të tilla?
Së pesti, në përgjithësi duken diferencime, si në procesin e zhvillimit e të fuqizimit
ekonomik, politik, social, ushtarak e kulturor, ashtu edhe në vlerësimin e ideve për të
ardhmen. Unë pranoj diferencime kur është fjala për projektet e mëdha, të cilat duhet
t’i përballojnë të fuqishmit. Por jo diferencime deri tek mënyra e të ngrënit të bukës,
që nëse nuk e hamë bukën siç e hanë anglezët, gjermanët, francezët apo zviceranët, ne
nuk qenkemi të zhvilluar. Këto për kohën tonë sipas mendimit tim janë vlerësime
banale, që janë thjesht pretendime, për t’u gjendur një pretendim, jo për të balancuar
vlerat.
Së gjashti, vlerësimi i drejtë i historisë, ka rëndësi të madhe sepse i zgjuar nuk është
vetëm ai që ka fuqi e pasuri. Të zgjuar janë edhe ata që janë të varfër. Prandaj,
kërkohet që sido të jetë, duhet të marrë secili vlerat historike që i takojnë. Jo të
konsiderohen të drejta vetëm ato vlerësime që bëjnë të fuqishmit, qoftë edhe për të
vendosur fate popujsh.
Së shtati, veshja e terrorizmit me uniformë islame më duket se nuk është një analizë
serioze. Nuk është normale që të vishet me këtë uniformë çdo dështim në reformat
perëndimore. Më duket se kjo çështje tashmë po bie erë të keqe, ani pse nuk ka askush
fuqi të vihet përballë këtyre analizave. Por veprime të tilla nuk do t’i bëjnë nder as
Evropës që tenton të jetë fuqia më e madhe botërore, dhe që nëse do të korrigjojë
politikën e saj, ta bëjë me gjithëpërfshirëse dhe me konkretë, për ta parë situatën më
afër të vërtetës, me siguri që do të bëhet ajo që aspiron.
Së teti, diplomacia duhet të zhvishet prej rrobës së mashtrimit. Është e ditur që
diplomacia është gjithnjë lojë interesash, por ajo do të jetë një lojë shumë e
suksesshme, në qoftë se do të arrijë të vesh uniformën e fisnikërisë dhe në kuadër të
marrëdhënieve ndërkombëtare, bashkëpunëtori të mundet prej fisnikërisë, jo prej
trysnisë e prej mashtrimit, siç po duket se ndodhë në përgjithësi.
Së nënti, çdo vlerësim duke u mbështetur te vepra e Hangtingtonit, “Përplasja e
Qytetërimeve”, është një mashtrim i madh, pasi vetë kjo vepër është një mashtrim,
sepse merr përgjegjësi që duket se nuk janë analizuar si dukuri shkencore, por janë
analizuar me porosi, sepse dikujt kështu i ka interesuar.
Së dhjeti, nëse nuk i shërbehet me kujdes rritjes së miqësisë, dashurisë dhe respektit të
ndërsjellë midis njerëzve në Evropë, asnjëherë nuk kemi për të pasur një Evropë të
bashkuar për së vërteti, dhe një Evropë që të sigurojë të ardhme fuqie botërore.
Se njëmbëdhjeti, edukimi i rinisë është në nivelet më të ulëta të mundshme. Duket se
tentohet që me rininë të luhet, duke kërkuar të krijohen disa kulte individësh dhe një
turmë e cila të jetë injorante dhe e bindur për të kryer ato detyra që i jepen. Një
politikë e tillë nuk ka të ardhme. Injorantët janë të destinuar të bëhen ose skllevër ose
kriminelë.
Unë vlerësoj se ka edhe mjaft probleme të tjera të cilat vërtet janë ndikuese për një
Evropë të fortë, por nuk po marr përgjegjësinë t’i jap direktiva Evropës. Mua më
shqetëson vlerësimi për kombin të cilit i përkas, që nuk dua të jetë banal, dhe te të
gjitha këto drejtime që përmenda më lart, kombi ynë ndien goditjen e segmenteve të
politikës evropiane. 

Kosova ka histori të shenjtëruar, asgjë nuk e zbeh atë


(3)
Shqiptarët në gjithë jetën e tyre nën pushtimin serb e jugosllav janë ndeshur me
pushtuesin pa ndërprerje për ta fituar lirinë. Nuk ishte lufta e fundit një fushatë. Ajo
ishte lufta që u fitua. Ajo ishte lufta, krisma e së cilës u dëgjua në gjithë botën. Ishte
ajo lufta ku u bë pjesëtare dhe mori lavdi e gjithë bota moderne.
Por ka edhe nga ata që nuk duan të dinë për sakrificat e shqiptarëve. Ka edhe nga ata
që nuk dinë ose nuk duan të dinë nëse kanë luftuar ose jo shqiptarët për të drejtat e
tyre. Ka edhe nga ata që për t’i shërbyer Serbisë përpiqen ta minimizojnë gjithë
rrjedhën e zhvillimeve kombëtare shqiptare në Luftën Çlirimtare të Kosovës e më
gjerë. Dick Marty ishte dhe është një prej atyre që, meqenëse pati mundësi, i dha një
ndihmë Serbisë, duke shpifur për shqiptarët.
Ka nga ata që kam dëgjuar të thonë, se ka korrupsion në Kosovë, prandaj mirë t’u
bëhet. Unë nuk dua të pastroj korrupsionin. Unë dua të mos bëhet me baltë lufta e
shenjtë çlirimtare. Ajo ka qenë vlera jonë. Atë vlerë, kur ishte e gjallë në terren, e
njohën të gjithë anembanë botës. Ndërsa sot, pasi menduan se e vranë në njëfarë
mënyrë, po tentojnë edhe ta përbaltin. Ne shqiptarët jemi tolerantë. Por askush nuk
duhet të mendojë se na e ka vrarë luftën çlirimtare të Kosovës. Askush nuk duhet të
mendojë se na e ka vrarë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ato janë gjallë dhe do të
mbeten vlera të mëdha kombëtare në gjithë historinë shqiptare. Ani pse ka edhe
ndonjë ndër shqiptarët që shprehet për UÇK-në – “ajo guerilja që ka bërë krime para
20 vjetëve” – keq për të.
Ajo luftë nuk u diktua, siç tentojnë ta etiketojnë disa. Ajo luftë diktoi realisht luftën e
botës moderne kundër Serbisë.
Idetë dhe konceptet lidhur me ardhmërinë e kombit tonë ne nuk i ndërtojmë sipas
laramanisë së zhvillimeve të të tjerëve, por sipas koncepteve të qëndrueshme të
ardhmërisë së shqiptarëve e trojeve të tyre. Sprovat nëpër të cilat kemi kaluar janë
treguesi më i qartë i qëndresës sonë kombëtare. Vizioni ynë kombëtar dhe perspektiva
e definuar bëjnë që shqiptarët të jenë në çdo kohë të atyndodhur për t’i mbajtur në
dorë të gjitha linjat e rrugëtimit në shoqërinë e kombeve.
Historikisht kemi kërkuar paqen, qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, por gjithnjë duke
ruajtur identitetin si një sfidë e cila ka qenë bashkudhëtare në përplasjet e mëdha me
armiqtë që kanë tentuar të na zhbëjnë e të na grabisin trojet.
Në vazhdimësi, në momente kthesash të mëdha, ne jemi vlerësuar me nota të ulëta e
në mjaft raste të dobëta. Na është thënë se nuk kemi krijuar dot institucione të
qëndrueshme, se ato nuk arrijnë të prodhojnë stabilitet dhe siguri, se nuk po arrijmë të
krijojmë demokracinë dhe mbisundimin e ligjit, se nuk po arrihen standardet e
respektimit të të drejtave të njeriut, sepse nuk po arrihen standardet e respektimit të të
drejtave të minoriteteve, nuk po krijohet tregu i lirë dhe aftësia për ta mbijetuar
konkurrencën e tregut, pastaj marrja përsipër dhe zbatimi i obligimeve dhe detyrave të
dala nga kolegjialiteti evropian etj. Dhe, për çudi, të gjitha këto lindin në Beograd e
Athinë dhe bëhen edhe deklarime të përkrahësve të tyre, duke krijuar kështu klane
antishqiptare deri në politikën e madhe të Evropës.
Kjo më habit, për faktin se kur ishte në proces lufta për çlirimin e Kosovës, të gjithë
ishin të mirë.
Flitej se shteti shqiptar ishte në nivel shumë të lartë, megjithëse në atë kohë realisht ai
ishte shumë i dobët; Thuhej se Ushtria Çlirimtare ishte një forcë që po kryente një
detyrë humane duke marrë në mbrojtje popullin shqiptar në Kosovë nga masakrat e
shtetit fashist të Milosheviqit; Thuhej se populli shqiptar është një popull që meriton
të vlerësohet me çmimin nobel për qëndresën, unitetin dhe humanizmin; Thuhej se
bashkëpunimi me UÇK-në ishte shumë i frytshëm, prandaj sido që të ishte rezistenca
serbe, nuk do të futeshin forca tokësore të NATO-s se ishte UÇK-ja në terren; Thuhej
se delegacioni i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje ishte në nivelin e bashkëpunimit
të gjerë ndërkombëtar, kurse ai serb ishte në nivel tepër vulgar; Thuhej se Shqipëria
ishte bërë një terren që prodhonte vetëm humanizëm për të shpërngulurit dhe që
menaxhon në mënyrë tepër të lavdërueshme njerëzit në nevojë që regjimi fashist serb i
kishte nxjerrë nga shtëpitë dhe pronat e tyre; Thuhej e çka nuk thuhej. Dhe nuk thuhej
vetëm nga njerëz të nivelit të ultë, por thuhej nga presidenti Klinton, kryetari i OKB-
se Kofi Anan, shefi politik i NATO-s, komandanti i NATO-s, kryetar të shteteve
evropiane, gjeneralë, ministra, ambasadorë, delegacione, media etj.
Ndërsa sot thuhen monstruozitete. Kjo është shumë interesante. Nga një komb që i
duhej dhënë çmimi nobel për humanizëm, tash një popull kanibal që paska ngrënë
njerëz.
Këto ndryshime nuk më duken të rastit. Më shkurt, kur ne ishim të fortë, se kishim në
mal një ushtri prej 60 mijë luftëtarësh të zgjedhur, ishim të mirë. Se kishim një popull
me vete, se kishim një komb të gatshëm për t’i rrëmbyer armët të cilat kishin përballë
një shtet serb të ngarkuar mbi çdo masë me krime kundër njerëzve e popujve.
Por ajo kohë kaloi dhe, siç duket, kaluan edhe ato politika të vlerësimit të shqiptarëve,
të cilët vërtet i merituan ato vlerësime. Por që segmente të politikës evropiane po
tregon se paskan qenë vlerësime tregu, jo vlerësime bindjesh. Kjo na plagos vërtet ne
shqiptarëve kur shikojmë se bëhen lojëra edhe me gjëra të tilla kaq serioze dhe bëhen
nga ata që pretendojnë ta mbajnë në dorë timonin e anijes botërore në këtë det të
trazuar të kohëve.
Dihet që Evropa ka plane të mëdha. Dhe unë jam plotësisht dakord që këto plane të
zbatohen. Konkretisht ajo po tenton të bëhet një fuqi botërore, që të ketë kapacitete
për t’u vënë përballë fuqive aktuale siç janë ShBA-ja, Kina, Oqeania etj. të cilat kanë
sot tendencën për ta sunduar botën në konkurrencë me njëra-tjetrën. T’i krijosh
kushtet për t’u ngjitur në një rang të tillë është lavdi. Evropa në këtë rrugë duhet ta
ketë mbështetjen e të gjithë evropianëve, ndër ta edhe të shqiptarëve.
Por kur vjen puna tek uniteti, ai nuk mund të arrihet pa krijuar Evropa disa kushte,
prej të cilave vlerësoi:
Së pari, pajtimin fetar, që më duket se nuk po e vlerëson si duhet. Nuk mund të ketë
Evropë të bashkuar e të fuqishme pa vlerësim të ideve fetare të individëve. Ndërsa
Evropa akoma vazhdon ta mbajë lart flamurin e Krishtit. Kjo nuk është politikë
serioze dhe nuk ka perspektivë. Kurrë nuk mund të jetë Evropa unike dhe e fuqishme
duke bërë diskriminim fetar. Ishte një nismë e shkëlqyer e Papa Gjon Palit të II-te
(Vojtilës), për të afruar e pajtuar plotësisht besimet fetare, por që siç duket mbeti atje
ku e la ai. Sot në Evropë ka jo vetëm myslimanë që duhen vlerësuar, por edhe budistë
e të fesë izraelite që duhen respektuar. Pa këtë vlerësim, nuk mund të ketë unitet.
Standardet me të cilat po vlerësohen Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe
Maqedonia, më lënë shije të hidhur, sepse më kanë krijuar mendimin se nuk janë
vlerësime për popuj evropianë, por vlerësime sikur të ishin popuj të ardhur dhe kjo më
duket vetëm pre në këto vende dominojnë qytetarë të fesë islame.
Kam lexuar të thuhet se: “Bashkëjetesa si dhe e ardhmja e shoqërive nuk mund të
kultivohet dhe zhvillohet duke thirrur në racizëm në emër të cilësdo fe”. Ashtu
sikurse: “Feja është institucion shpirtëror derisa nuk keqpërdoret, e kur keqpërdoret
ajo më nuk është fe, por është anarki!”
Prej këtej unë vlerësoj se realisht po bëhet një punë e pa dobishme duke shfrytëzuar
fenë për interesa politike e nacionale. Ne shqiptarët asnjëherë nuk jemi thirrur në emër
të fesë, gjithnjë jemi thirrur në emër të atdheut e kombit, me synim lirinë dhe
demokracinë. Por realisht sot po duket se feja në momente të ndryshme, nga segmente
politike në shumë raste me ndikim po shfrytëzohet politikisht në Evropë dhe
nacionalisht me theks të veçantë në Serbi e në Greqi.
Së dyti, vlerësimet kombëtare dhe etnike, kanë shumë rëndësi për një rritje të respektit
të ndërsjellë. Unë jam shqiptar, deri dje Serbia më ka vrarë e zhdukur miliona njerëz,
ndërsa sot në Evropë akuzohem unë se paskam vrarë disa serb në luftë, që edhe ata
nuk dihet nëse janë të vërtetë, apo janë thjesht një pretendim serb. Ky është vërtet
absurditet.
Së treti, vlerësimet publike për problemet kriminale, bëhen në mënyrë të tillë sikur
shqiptarët paskan qenë shumë të fuqishëm. Kur dëgjoi që në krye të organizatave
kriminale evropiane janë shqiptarët, në krye të organizatave të drogës janë shqiptarët,
në krye të mafies janë shqiptarët, në krye të prostitucionit janë shqiptarët, në krye të
trafiqeve të paligjshme janë shqiptarët etj., ju them sinqerisht me vjen për të qeshur,
sepse më duken vlerësime donkishoteske. Edhe po të duan shqiptarët, nuk mund të
sundojnë për 20 vjet krimin që sundon Evropën prej 200 vjetësh. Këto janë shaka pa
kripë.
Së katërti, vlerësimi i të drejtave të minoriteteve, bëhet me një diferencim të pa
kuptueshëm. Për rreth 60 deri 80 mijë serbë në Kosovë apo për 30 mijë grekë në
Shqipëri bëhet aq fjalë, sa duket sikur atyre nuk u është garantuar asgjë. Ndërsa për
mbi 200 mijë shqiptarë në Serbi e mbi një milion shqiptarë në Greqi as që ngrihet zëri
në Evropë, megjithëse serbët e grekët në Kosovë e Shqipëri janë kolonë, kurse
shqiptarët në Serbi e Greqi janë autoktonë. Pse duhet të jetë ky tregues në Evropën
demokratike? A ka perspektivë me mendësi të tilla?
Së pesti, në përgjithësi duken diferencime, si në procesin e zhvillimit e të fuqizimit
ekonomik, politik, social, ushtarak e kulturor, ashtu edhe në vlerësimin e ideve për të
ardhmen. Unë pranoj diferencime kur është fjala për projektet e mëdha, të cilat duhet
t’i përballojnë të fuqishmit. Por jo diferencime deri tek mënyra e të ngrënit të bukës,
që nëse nuk e hamë bukën siç e hanë anglezët, gjermanët, francezët apo zviceranët, ne
nuk qenkemi të zhvilluar. Këto për kohën tonë sipas mendimit tim janë vlerësime
banale, që janë thjesht pretendime, për t’u gjendur një pretendim, jo për të balancuar
vlerat.
Së gjashti, vlerësimi i drejtë i historisë, ka rëndësi të madhe sepse i zgjuar nuk është
vetëm ai që ka fuqi e pasuri. Të zgjuar janë edhe ata që janë të varfër. Prandaj,
kërkohet që sido të jetë, duhet të marrë secili vlerat historike që i takojnë. Jo të
konsiderohen të drejta vetëm ato vlerësime që bëjnë të fuqishmit, qoftë edhe për të
vendosur fate popujsh.
Së shtati, veshja e terrorizmit me uniformë islame më duket se nuk është një analizë
serioze. Nuk është normale që të vishet me këtë uniformë çdo dështim në reformat
perëndimore. Më duket se kjo çështje tashmë po bie erë të keqe, ani pse nuk ka askush
fuqi të vihet përballë këtyre analizave. Por veprime të tilla nuk do t’i bëjnë nder as
Evropës që tenton të jetë fuqia më e madhe botërore, dhe që nëse do të korrigjojë
politikën e saj, ta bëjë me gjithëpërfshirëse dhe me konkretë, për ta parë situatën më
afër të vërtetës, me siguri që do të bëhet ajo që aspiron.
Së teti, diplomacia duhet të zhvishet prej rrobës së mashtrimit. Është e ditur që
diplomacia është gjithnjë lojë interesash, por ajo do të jetë një lojë shumë e
suksesshme, në qoftë se do të arrijë të vesh uniformën e fisnikërisë dhe në kuadër të
marrëdhënieve ndërkombëtare, bashkëpunëtori të mundet prej fisnikërisë, jo prej
trysnisë e prej mashtrimit, siç po duket se ndodhë në përgjithësi.
Së nënti, çdo vlerësim duke u mbështetur te vepra e Hangtingtonit, “Përplasja e
Qytetërimeve”, është një mashtrim i madh, pasi vetë kjo vepër është një mashtrim,
sepse merr përgjegjësi që duket se nuk janë analizuar si dukuri shkencore, por janë
analizuar me porosi, sepse dikujt kështu i ka interesuar.
Së dhjeti, nëse nuk i shërbehet me kujdes rritjes së miqësisë, dashurisë dhe respektit të
ndërsjellë midis njerëzve në Evropë, asnjëherë nuk kemi për të pasur një Evropë të
bashkuar për së vërteti, dhe një Evropë që të sigurojë të ardhme fuqie botërore.
Se njëmbëdhjeti, edukimi i rinisë është në nivelet më të ulëta të mundshme. Duket se
tentohet që me rininë të luhet, duke kërkuar të krijohen disa kulte individësh dhe një
turmë e cila të jetë injorante dhe e bindur për të kryer ato detyra që i jepen. Një
politikë e tillë nuk ka të ardhme. Injorantët janë të destinuar të bëhen ose skllevër ose
kriminelë.
Unë vlerësoj se ka edhe mjaft probleme të tjera të cilat vërtet janë ndikuese për një
Evropë të fortë, por nuk po marr përgjegjësinë t’i jap direktiva Evropës. Mua më
shqetëson vlerësimi për kombin të cilit i përkas, që nuk dua të jetë banal, dhe te të
gjitha këto drejtime që përmenda më lart, kombi ynë ndien goditjen e segmenteve të
politikës evropiane. 
A mos janë edhe vetë evropianët që paguhen për
Kosovën informatorë të shpifjeve të Dick Martyt dhe
shpifës për ta njollosur luftën e Kosovës për çlirim? (4)
Unë e dua integrimin. Po për ku? Këtë përgjigje duhet ta japin ata që marrin
përgjegjësi të jenë drejtues të Evropës. Unë e dua bashkëpunimin, por me kë? Me
Serbinë që thotë nuk dua të dijë nëse ekzistojnë ose jo shqiptarët, apo me Greqinë që
po na nxjerrë edhe eshtrat nga varret në trojet tona, për të pretenduar se deri në
Shkumbin është tokë greke? Ne e dimë që rreth 18 për qind e popullsisë brenda
kufijve të shtetit të Shqipërisë janë të fesë së krishtere ortodokse. Po e di Evropa që
Greqia vlerëson se çdo ortodoks është grek? Me këtë a mund të bashkëpunohet në
këto kushte? A mos duhet që ne të pretendojmë se çdo mysliman i bardhë
në Evropë është shqiptar? Nëse do të bënim këtë, do të vepronim e deklaronim një lloj
si grekët. Kjo nuk është e nuk mund të jetë Evropa e bashkuar dhe fuqi e botës, por
një Evropënë degradim dhe me tendencë shkatërrimi, thjesht për t’i shfrytëzuar fuqitë
e saj të brendshme evropiane për aktorët e kësaj skene që quhet Evropë. Më vjen keq,
që Evropa e kulturës botërore ndjek interesat e përfituesve të pakaraktershëm.

Ne jemi të gatshëm të përfitojmë nga përvojat e evropianëve, por ato që janë vërtet


përvoja, jo ato që na kthejnë edhe një herë në bazën e nisjes. Këtu duket se sa herë
ndërron shtetësia e individëve që ndihmojnë në emër të Evropës, ka një devijim të
ndihmës dhe një kthim prapa. A nuk e shohin evropianët këtë apo duan të jenë në këto
pozicione? Ata që janë në Kosovë sot, në strukturat e EULEX–it, një punonjës i
thjeshtë e ka pagën mujore sa dy a tre fish i pagës së kryeministrit apo presidentit të
Kosovës. Po realisht çfarë bëjnë? Pse duhet të ishte Dick Marty ai që tazbulonte
trafikun e organeve njerëzore gjatë luftës, nëse ishte e vërtetë, pse të mos
ishin evropianët që paguhen për Kosovën? Kjo duket si lojë volejbolli, kur luhet duke
i lënë topin në dorë njëri-tjetrit. A mos janë edhe vetë evropianët që paguhen për
Kosovën informatorë të shpifjeve të Dick Martyt dhe shpifës për t’i njollosur luftëtarët
dhe luftën e Kosovës për çlirim?
Unë e di se Serbia është e sëmurë dhe vuan nga sëmundja e madhështisë,
megalomanisë, hyjnizimit, mbisundimit etj. Por, shtroi pyetjen: a mos kanë dukuri të
një sëmundjeje të tillë edhe të tjerë, si Franca, Anglia, Gjermania etj? Më duket se
vërtet ka dukuri të mbisundimit edhe në këto politika, që realisht nuk desha të kishte,
sepse kam shumë nderim për kulturën dhe historinë e këtyre shteteve.
Ne nuk kemi kërkuar të jemi pjesë e Evropës për t’u asimiluar, por për t’u
identifikuar. Nuk kemi kërkuar tandërrojmë sunduesin, por të çlirohemi nga
kolonizimi. Kush mendon se ne duhet të qëndrojmë akoma të kolonizuar me pushtues
të ri, gabon rëndë. Ashtu sikurse ne nuk e kemi kërkuar Evropën për t’u bërë ndihmës
në fuqizimin e dikujt. Jo, ne e duam Evropën, nëse ajo na do ne shqiptarëve, siç do
gjermanët, britanikët, francezët, belgët, suedezët, italianët etj. Jashtë kësaj balance
dashurie nuk mund të jemi shqiptarët të denjë për Evropën dhe Evropa e nevojshme
për shqiptarët. Jemi mësuar me armiqësi, mohim, përjashtim, ekspansion, grabitje,
asimilim etj. Por, mjaft më.
Kam lexuar se: “Drejtësia është elementi më i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit,
rendit, qetësisë, paqes dhe bilancit në mesin e shoqërive njerëzore. Funksionimi i
drejtësisë në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton edhe funksionimin e respektit dhe
vlerave njerëzore për të gjithë pa dallim, ndërsa ngritja dhe mosfunksionimi i saj në
mesin e një shoqërie, pashmangshëm paralajmëron anarkinë dhe destabilitetin.
Drejtësia është çelësi i qetësisë, kurse nëpërkëmbja dhe anashkalimi i saj është çelësi i
turbullirave dhe i luftërave”.
Do të kisha shumë dëshirë që të ishte mbajtur në konsideratë një ide e tillë që realisht
nuk është e re. Prandaj edhe apeloj, që bashkësia ndërkombëtare, para se të bëjë
politikë të vlerësojë drejtësinë. Po të bëhet një vlerësim në këtë këndvështrim,
kuptohet që do t’i jepet haku gjithkujt. Po të vlerësohet drejtësia do të kërkohej për t’u
gjetur të zhdukurit shqiptar e pastaj të pretenduarit serb.
Ky qëndrim është vërtet monstruozitet. Serbia shtet, me infrastrukturë
moderne evropiane për të gjitha fushat, edhe për mjekësinë; me paramilitarë, ushtri e
polici; me mjete tokësore, ajrore e detare; me rrugë e komoditete nga më të
ndryshmet; me tregti të jashtme e të brendshme; me diplomaci e marrëdhënie
ndërkombëtare komplekse; me shërbim informativ shtetëror, të policisë e të ushtrisë;
me gazetarë, gazeta, televizione, radio e faqe interneti; me perandorinë Ruse në
ndihmë etj.; dhe nuk paska asnjë kriminel, që të merret me veprimtari të paligjshme,
nuk paska fare interesa për organet njerëzore për trafik e transplantime, nuk paska fare
probleme kriminaliteti, ani pse, pasi na i kanë përdhunuar vajzat, i kane rrjepur për të
vlerësuar se kur njeriu ndjen më shumë kënaqësi, kur përdhunon apo kur rrjepë një
njeri; ani pse, na i kanë nxjerrë nga barku i nënave foshnjat, për të parë se si reagon
një nënë kur çlirohet nga foshnja e saj në këmbë, pa e ulur në tryezën e operacionit
dhe në rrugë pa pasur nevojë për salla operacioni. Ani pse na i kanë vënë djemtë të
përdhunojnë nënat e i kanë vënë nënat të hanë mishin e djemve të tyre të pjekur në
prush; anipse na i kane vrarë mësuesit dhe trupat e tyre i kanë shkrirë me acid. I kanë
vrarë burrat e kufomat e tyre i kanë djegur nëpër furra të industrisë, apo të ngritura
apostafat për këtë punë. Na i kanë përdhunuar femrat përpara burrave, baballarëve e
vëllezërve të lidhur; na i kanë mbytur pleqtë nëpër puse e gremina; na i kanë… për të
gjitha këto nuk ka ndonjë problem. A është e vërtetë se nuk janë problem
për Evropën këto? Dua të di.
Shqetësimi është se disa djem patën rrëmbyer armët dhe i dolën zot atdheut, popullit
dhe kombit të tyre. Këta djem nuk ishin të dëshirueshëm. Një herë u akuzuan se janë
kriminelë, se janë agjentë, se janë islamikë, se janë irredentistë, se janë me probleme,
se janë marksistë leninistë, se duan të ndërtojnë një Kubë në Ballkan, se janë
fundamentalistë, se janë hajdutë, se janë e ç’nuk janë. Na i thanë të gjitha. Por djemtë
dhe vajzat me armë në malet e Kosovës nuk u mundën nga këto etiketime. Ata
vazhduan luftën e tyre pa kompromis. Ata vazhduan të forcohen çdo ditë.
Pas këtij momenti, iu dha leje Millosheviqit t’i zhdukë e të krijojë qetësi në Kosovë,
në të kundërt nuk ishte përgjegjësia e askujt veçse e tij, nëse një ditë do të
ballafaqohej me botën, pasi njëherë ishte falur në Bosnjë.

Pa UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare Kosova kthehet


në një parcelë të gjithkujt (5)
Millosheviqi ndërmori të gjitha monstruozitetet por, pa sukses, u përballë me Jasharët
e Mëdhenj, me Prekazin, me Gllogjanin, me Drenicën, me Dukagjinin, me Llapin e
Gollakun, me Nerodimen, me Sharrin, me Pashtrikun, me Rugovën, me Anamoravën
e Anadrininë etj. Megjithatë, përsëri iu dha leje në verën e vitit 1998, përsëri në tetor,
në dhjetor, edhe në janar 1999, përsëri në shkurt… E nuk pati më kohë se djemtë e
UÇK-së nuk u mposhtën, ata do të ishin çdo ditë më të fortë. Detyrimisht iu mbarua
uji Millosheviqit. Ai tashmë nuk kishte asnjë mundësi për t’u përballur me UÇK-në.
Në betejë hyri bota moderne, por tashmë jo kundër UÇK-së, por kundër Millosheviqit.
Kam besuar se për të vendosur drejtësi, por po krijoj idenë se ajo ndërhyrje ishte për
ta shpëtuar Serbinë tashmë pa Millosheviqin, që ishte konsumuar për politikën
ndërkombëtare. A mund të jetë kjo e vërtetë?

Por çfarë ndodhi më tej? Në fillim UÇK-ja u vlerësua me nota shumë të larta, si forcë
tokësore e NATO-s, që duke bashkëpunuar me të, NATO-ja edhe nëse do të kishte
nevojë për forca tokësore, nuk do të ishte nevoja sepse do të shfrytëzohej UÇK-ja që
ishte në terren e që i plotësonte të gjitha kriteret. Më e shumta që mund të bëhet për
këtë, do të duhej të armatosej me disa armë moderne. Kush ka dëshirë të marrë
informacion më të gjerë për këtë, le t’u referohet librave të presidentit Bill Klinton
“Jeta ime”, sekretares së shtetit Medlein Ollbrajt “Zonja sekretare”, komandantit të
NATO-s gjeneralit Uesli Clatk “Të bësh luftë moderne” etj. Në të gjitha është e thënë
gjithçka qartë.
Por lufta mbaroi dhe në plan të parë doli çmilitarizimi i UÇK-së, si kusht për
mirëkuptim në rrugën e bërjes së Kosovës së pavarur. U pranua me besim, por më
duket se paska qenë me hile. Pas çmilitarizimit të UÇK-së, doli se TMK-ja si
trashëgimtare e saj nuk duhet të ketë armë, por duhet të jetë si një force logjistike. U
pranua edhe kjo si mirëkuptim. Por ja që u kërkua të kalohej në Forcat e Sigurisë së
Kosovës dhe këto duhet të ishin shumetnike. Por realisht cili është roli i NATO-s sot
në Kosovë? Ajo e përfaqësuar nga KFOR-i, pretendon të jetë këshilluese për Forcat e
Sigurisë së Kosovës, por nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e, për rrjedhojë, nuk e njeh
shtetin e Kosovës. Kjo forcë konstruktive në vitin 1999, nuk di si mund të qëndrojë
akoma me mendësinë e vitit 1999. Si duhet ta kuptoj këtë? A nuk duhet ta kuptoj si
një hile për shqiptarët dhe për Kosovën në veçanti? Për mua kjo forcë do të duhej të
kishte përgatitur deri tani forcat e Armatosura të Kosovës që do të jenë nesër luftarake
e do të bëhen anëtare të NATO-s. Deri tani nuk është punuar fare për t’i përgatitur
forcat ushtarake të Kosovës me standardet e nënreparteve ose reparteve të NATO-s,
sepse nesër ajo forcë do të jetë ushtria që do të jetë garantë e sigurisë dhe krenarisë së
Kosovës. Ky është një tregues i qartë i faktit se këtu po qëndrohet hiq e mos këput siç
i themi ne shqiptarët. Mirëpo me hiq e mos këput nuk ndërtohet jeta kombëtare e
shtetërore, pasi ne do të jemi këtu jetë pas jete deri në fund.

Prandaj pretendojmë se nuk është mirë të shkojmë me mendimin “le të kalojë edhe
dita e sotme”. Unë kam pretendime, pasi jam i gatshëm të bëj sakrifica për
ndershmërinë. Por jo sakrifica duke lëshuar pozicionin e arritjeve kombëtare.
Pikërisht këto janë hapat që duke i hedhur një nga një, Serbia arriti deri aty, sa pa bërë
asnjë kërkim faljeje për krimet që ka kryer, po na akuzon se ne jemi kriminelët që
paskemi bërë krime mbi serbët. Prokurorët specialë ndërkombëtarë për krimet në ish-
Jugosllavi, ngritur me vendim të OKB-së, mbështetur në dëshmitë e Serbisë dhe
agjentëve të saj, na arrestuan mjaft prej djemve të luftës si kriminelë lufte, na i dënuan
pa asnjë fakt e mjaft prej tyre fituan pafajësinë.
Dhe tani akuza ndaj UÇK-së për krime lufte hyri edhe në politikë. I zgjedhuri i
Evropës për t’i bërë akuzat në interes të Serbisë ishte një zviceran që kishte qenë
përkrahës i flaktë i Serbisë dhe kundërshtar i egër i luftës çlirimtare të Kosovës. Ky
akuzues politik tashmë nuk do të bënte akuza për vrasje, por për kanibalizëm. Ai do ta
akuzonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në tërësi dhe udhëheqësit e saj në veçanti, se
kur ishin në vijat e frontit, nuk e kishin mendjen se si do të mund të arrinin të fitonin
mbi pushtuesin serb, por se si mund të siguronin ndonjë serb të shëndetshëm që të
mund t’i merrnin organet për t’i shitur diku. Nuk e di nëse njerëzit normalë do ta
konsiderojnë një ndjesi të tillë si të mundshme në këto situata, kur në Kosovë ishin jo
pak, por mbi 72 mijë ushtarë e policë, me detyrë të asgjësonin shqiptarët. Po kështu
edhe 63 mijë serbë civilë të armatosur, mbi 8 mijë paramilitarë, mbi 5 mijë kriminelë
e disa qindra agjentë të UDB-së, të cilët çdo ditë luftonin me forcat e UÇK-së dhe
vrisnin e masakronin qytetarë të paarmatosur dhe sot secili prej tyre është dekoruar
mbi tri herë nga Beogradi, pikërisht pse ka vrarë e masakruar shqiptarë në shtëpitë e
tyre. Këto forca kishin në dispozicion edhe disa qindra tanke, disa dhjetëra helikopterë
luftarakë, disa dhjetëra aeroplanë gjuajtës-bombardues, disa qindra gryka zjarri
artilerie të kalibrit të madh, qindra raketa kundërtanke me një përdorim dhe disa
dhjetëra raketa që shpërndanin secila në një sipërfaqe 1 hektar, 298 granata të cilat
shpërthenin rreth një metër mbi sipërfaqen e tokës etj. Dhe mbi këto, krimet i kanë
bërë luftëtarët e UÇK-së, që kanë pasur vetëm armë krahu dhe kanë qëndruar përballë
këtij arsenali serb.
Sidoqoftë, duhet të vlerësojmë se tashmë kemi një akuzë dhe përballë saj duhet të
jemi aktivë për të sqaruar gjithçka e për të bërë që opinioni të kuptojë se janë këto
akuza një abuzim, apo janë të vërteta.

Vetëm në asnjë mënyrë nuk duhet ta ngatërrojmë luftën që është e shenjtë, me


pretendimet që mund të kemi për qeveritarët e sotëm. Unë do të kërkoja prej të
gjithëve që të distancohen nga këto kombinime. Pasi duket se është organizuar mirë
aktiviteti antishqiptar, për ta krijuar idenë se këto që na qeverisin sot, ishin kriminelë
para se ta merrnin pushtetin në Kosovën e çliruar. Ashtu sikurse po punohet që duke
sjellë pengesa në qeverisje e në rritjen e mirëqenies së qytetarëve kërkohet që
qytetarët ta krijojnë mendimin se ishin më mirë nën Millosheviqin se sa sot që janë të
lirë. Këtë mesazh po tentojnë ta japin edhe serbët, ashtu edhe segmente të ndryshme
evropiane, e shumë mbështetës e mbrojtës së interesave serbe, duke krijuar pamje nga
më të pakuptueshmet për portretin e shqiptarëve. Dhe kjo duke përdorur atë
“përkëdheljen” për shqiptarët, duke thënë “ne i duam shqiptarët, ne duam thjesht
luftëtarët e UÇK-së t’i kriminalizojmë, sepse nuk mund të bëjmë çfarë duam në
Kosovë, në qoftë se do t’i kemi ata nëpër këmbë”. Këtë duhet ta kuptojnë qytetarët e
Kosovës, intelektualët dhe politikanët. Të mos bien në kurthin e përkëdheljeve të atyre
që duan ta përbaltin UÇK-në dhe luftën e saj. Duhet ditur se pa UÇK-në dhe luftën e
saj çlirimtare Kosova kthehet në një parcelë të gjithkujt, ndoshta edhe serbe. Por
askush nuk duhet të mashtrohet prej atyre që kanë dëshirë të ndodhë kjo. Kosova
përjetësisht do të jetë e lirë dhe me histori të shenjtëruar mbështetur mbi luftën e të
gjithë brezave, përfshirë edhe luftën finale, Luftën Çlirimtare dhe Ushtrinë që e barti
atë luftë.

Trafiku i organeve njerëzore nëpër shpella, a mund të


jetë e vërtetë? (6)
Tani flitet shumë për transplantimin e organeve njerëzore. Më parë kisha menduar se
kjo praktikë në trupin e njeriut është shumë e vështirë dhe bëhet në raste të veçanta e
me shumë analiza. Dhe realisht kështu mendoj edhe aktualisht, se nuk është e lehtë të
bësh transplantimin e organeve njerëzore.
Por ja që kur po lexojmë politikisht, po duket se gjithçka është e lehtë. Një ditë po
bisedonim me një grup intelektualësh dhe njëri prej tyre po thotë se një ministër kishte
vjedhur mbi 200 milionë euro.
– Janë shumë – i thashë.
– Ia kanë parë në çantën e dorës në aeroport duke ikur për jashtë shtetit, – ishte
përgjigjja e tij.
– Më vjen keq që nuk e di se paraja është letër dhe letra bëhet prej druri, – ia ktheva
unë.
– E di, e di – u përgjigj ai.
– Nëse e di, duhet të dish edhe se druri ka peshë dhe volum. E 200 milionë euro, po të
ishin vetëm 500-she, kanë një masë prej një metër kub. Kurse nëse janë 100-she e 50-
she, do të duhet të ngarkohen kamionë të tonazhit të rëndë, e ato nuk mund të futen në
një çantë dore siç pretendoni ju – e sqarova.
– Ndoshta keni të drejtë – e uli zërin bashkëbiseduesi.
E solla këtë shembull për të arsyetuar se vijnë momente kur edhe njerëz të shkolluar
bien në kurthin e thashethemeve dhe flasin pa llogari e bëhen pre e injorimit. Dhe jam
i bindur se sot shumëkush është nën atë kurth.
Kështu është edhe kjo puna e trafikimit të organeve njerëzore nëpër male e duke i
siguruar ato duke prerë njerëz nëpër shpella, siç pretendon i quajturi Dick Marty, në
raportin e tij, i cili ka marrë përgjegjësinë të mos jetë vetëm jurist, siç pretendon se
është, por të jetë edhe shkencëtar i mjekësisë, nga më të fuqishmit, që të argumentojë
se njerëzve mund t’u hiqen organet nëpër male e të futen nëpër xhepa, e kur të ketë
nevojë dikush, mund t’i shiten nëse do të mund të merren vesh në pazar. Akuza që
diktoi ngritjen e një gjykate ndërkombëtare e që po tenton ta njollos historinë e një
populli të tërë.
Por realisht këto janë për të qeshur. Ama, në kushtet tona, kur po merren shumë
seriozisht dhe po na akuzohen djemtë e luftës, me tendencë për ta quajtur gjithë UÇK-
në një organizatë kriminale, është vërtet për të qarë.
Ndonjëherë në të ardhmen e largët mund vijë një kohë, që me një eshtër të vdekuri të
ndërtohet plotësisht njeriu, ndoshta edhe me mendimet, dijet dhe njohuritë që ka pasur
kur ka jetuar, pse jo edhe para dhjetë mijë vjetësh. Por sot jemi në kushte e kohë të
tjera.
Unë kam lexuar se: “Shumë njerëz të cilëve iu nevojitet një transplantim veshke iu
duhet të kalojnë vite të tëra me dializë në pritje që një organ i përshtatshëm të vihet në
disponim për ta”.
Si ka mundësi, që është kaq e lehtë në lapsin e Dick Martyt, për të formuluar akuza?
Si është e mundur që në institucionet evropiane të ngrihen organe ndërkombëtare për
të bërë “drejtësi” me një “shkencë” të tillë? Kjo duket absurde. Kur të tjerët thonë se
ka shumë vështirësi për t’u realizuar një proces i tillë transplantimi, na del se është aq
e thjeshtë, sa mund të kryhet edhe nga një njeri i çfarëdoshëm, ani pse nuk është as
mjek e as punonjës i shërbimit shëndetësor. Çdo njeri mund të zërë një njeri tjetër që e
mund në rrugë, ta ulë poshtë, ta hapë në gjoks, t’i marrë zemrën ose veshkat apo
ndoshta edhe organe të tjera, dhe të largohet. Duhet të ruhen njerëzit kur të shikojnë
në rrugë ndonjë njeri që është më i fuqishëm se ata, pasi përbën rrezik për t’i grabitur
organet jetësore. U bë kjo punë, si puna e hajdutëve të xhepave në autobusët urbanë
në Tiranë në vitet ’90. Ndoshta ndonjë ditë do të dëgjojmë se një i tillë i ka marrë
veshkën apo zemrën ndonjë qytetari duke lëvizur nga Kombinati në Kinostudio me
autobusin urban.
Mua realisht më lind një pyetje: Trafiku i organeve njerëzore, a mund të jetë i vërtetë?
Dhe me duket se në kushtet e UÇK-së kjo praktikë nuk mund të jetë e vërtetë. Dhe
jam i bindur se në atë kohë as që i kishte shkuar në mendje ndonjë luftëtari se mund të
ekzistonte ndonjë praktikë e tillë.
Unë e kuptoj se ai që ka përvojë për krime, kujtohet për gjithçka. Dhe shikoj se kudo
ku janë masive krimet serbe, po lindin edhe krime shqiptare. Pra, po transmetohet si
përvojë. Por, jo si përvojë për t’i përsëritur krimet, por për të krijuar alibi krimesh, që
të rregullohen interesat e serbëve.
Serbia është përkujdesur me kohë që krimet t’ia adresojë UÇK-së dhe të krijojë terren
të përshtatshëm për ta kriminalizuar atë. Por askush nuk e ka menduar se mund të
arrijë deri tek e pamundura.
Praktikisht dhe shkencërisht konsiderohet e pamundur që të merren organe jetësore
njeriu nëpër pyje.
Politikisht po, qenka e mundur, prej kur Karla Del Ponte dhe Dick Marty morën
përsipër të jenë liderë të shkencës mjekësore megjithëse janë juristë.
Ne i njohim shpifjet serbe dhe, siç themi ne shqiptarët, për serbët “pjell edhe
mushka”, por që të pjellë mushka në Zvicër, këtë nuk e kisha menduar kurrë, pasi
gjithnjë kam menduar se atje peshohet me kujdes edhe puna, edhe fjala. Por, ja që
fjala doli se u shprehka edhe për interesa banale personale, duke vënë në lëvizje një
Evropë të tërë.
Sidoqoftë, ne duhet të sqarojmë në radhë të parë veten tonë, se në kushtet e Luftës
Çlirimtare të Kosovës, askush nuk ka pasur mundësi dhe as njohje për të bërë
monstruozitete të tilla, jo më t’i ketë kryer.
Në radhë të parë se një aktivitet i tillë ishte i pamundur, pasi UÇK-ja ishte nën
vëzhgim të të gjithë organizatave të inteligjencës së shteteve të botës dhe të gjitha
mediave botërore.
Së dyti, se ajo ishte duke vepruar në Kosovën e pushtuar dhe në Shqipëri, që ishte një
shtet i cili nuk kishte marrë përsipër asnjë obligim për ta ndihmuar UÇK-në dhe luftën
e saj, përkundrazi në gjithë rrugëkalimet ishin ngritur postblloqe policie, të cilët
inspektoheshin, përveç prej shtetit, edhe prej ekipeve të dendura të OSBE-së.
Së treti, në atë kohë ishte problem për të gjetur një mjek apo punonjës të shërbimit
shëndetësor, për t’i lidhur plagët e luftëtarëve e jo më për të krijuar mundësi për
marrje organesh njerëzore.
Së katërti, ishte problem, të merreshim me krijimin e kushteve për të mbajtur robër
serb, në një kohë, kur nuk kishte mundësi për të siguruar kushte minimale për
luftëtarët që përballeshin me serbët.
Së pesti, në përgjithësi, siç duket, nga listat e të humburve serbë që kam parë, në
media, internet etj., duket se janë të gjithë ata që pretendohet se janë marrë për
transplantime organesh jetike njerëzore, të cilët kanë qenë efektiva ose të policisë, ose
të ushtrisë ose të paramilitarëve serbë. Mua më tërheq vëmendjen ky fakt, pasi kur
paskan pasur mundësi për të bërë një veprimtari të tillë kriminale, këta “kriminelët” e
UÇK-së, pse paskan zgjedhur të tillët, por nuk kanë marrë mbarë, gra, vajza, fëmijë, të
rinj e të reja, qytetarë të zakonshëm, por paskan përzgjedhur pikërisht ata që kanë
qenë të armatosur dhe kanë luftuar kundër tyre? Shumë e shëmtuar si shpifje. Logjika
më e thjeshtë njerëzore qesh me këto. Por ja që luftëtarët e UÇK-së po i merr një nga
një në gjykim, duke u kërkuar se si janë kryer veprime të tilla dhe po tentohet të
ngrihen edhe alibi dëshmish, duke bërë përpjekje të gjenden hapësira thjesht që të
shpifet kundër luftëtarëve.
Së gjashti, nuk kuptoj si ka mundësi që mediat e instaluara në Kukës në atë kohë nuk
arritën të shikojnë qoftë edhe një episod të vogël të këtyre dukurive, kur paskan qenë
kaq gjëra të mëdha. Por dolën disa të tjerë që nuk e dinë fare Kukësin, nuk e dinë fare
as Burrelin e as Fushë-Krujën dhe na bënë zbulime të jashtëzakonshme e arritën të
gjejnë kriminelët që paskan organizuar një luftë vetëm për përfitime personale, ani pse
ata në atë kohë nuk dinin gjë për këto çështje?
Sot nuk është vështirë të kriminalizohet dikush, sepse shkenca, si në të gjitha
drejtimet, ka arritur mjaft edhe në drejtimin e manipulimit të fakteve. Por që të
manipulohet një luftë dhe një plejadë luftëtarësh, vetëm pse prishën interesat e Serbisë
me luftën e tyre, këtë nuk duhet ta lejojmë kurrë, pavarësisht se është bërë pjesë e
kësaj loje të ndyrë edhe një pjesë e politikës evropiane, duke u mbështetur në shpifjet
e paguara të eksponentëve të Serbisë që kanë depërtuar në gjirin e saj.
Por, mbi të gjitha, nëse do të konsultojmë literaturë të mirëfilltë të mjekësisë mbi
transplantimet e organeve jetike njerëzore, do të shohim se si marrësi i organit ashtu
edhe dhuruesi duhet t’u nënshtrohen disa parimeve që kërkojnë zbatim korrekt të
gjitha kërkesave për vlerësimin e riskut, që fillojnë me njohjen e mirë të marrësit dhe
dhuruesit në jetën e tyre shëndetësore, duke vlerësuar se sa ata kanë qenë të
shëndetshëm në jetën e tyre, sa u janë nënshtruar mjekimeve, si e kanë gjendjen e
forcës së kockave e të muskujve, si janë ushqyer, çfarë infeksionesh kanë kaluar etj.
Po kështu, vlerësohen edhe masat për parandalimin e infeksioneve, përgatitjen e
rrugëve të lidhjeve etj. Cilësia e organeve, lidhjet e grupeve të gjakut dhe indeve etj.
Dhe për të gjitha këto e mjaft probleme të tjera që shoqërojnë këtë proces, kërkojnë
laboratorë shumë të specializuar (sidomos ato, të cilët përcaktojnë pajtueshmërinë
indore).
Për të marrë njohuri për këto çështje praktikisht, rekomandoj që të konsultohen:
1. Heart Disease 6 th EDITION, (Sëmundjet e zemrës, botimi i gjashtë), botim i vitit
2001. Në ShBA – anglisht.
2. NEPHROLOGIE (Nefrologjia), me autor Gabriel Richet, botim i vitit 1989 në
janar, në Paris, Francë – frëngjisht.

Në Evropë nuk duhet folur më për shqiptarët me


gjuhën e Serbisë (7)
Evropa mori mbi vete barrën që të përfaqësohet me një raport politik për shqiptarët, si
raport i Dick Martyt. Ky është një tregues i qartë se atje po vazhdon akoma të flitet
për shqiptarët me gjuhën e Serbisë. Kjo nuk është e moralshme, por ja që është e
vërtetë.
Ne jemi mësuar të na trajtojnë keq, ndaj nuk na bën shumë përshtypje. Ashtu sikurse
jemi mësuar gjithnjë të kemi disa prej tanëve që ua krehin bishtin atyre që na shajnë e
akuzojnë. Por na vjen keq, sepse deri sot Evropa nuk ka parë asnjë të keqe prej
shqiptarëve, ndaj edhe duket befasuese kjo gjuhë e helmët që vjen prej Evrope, me
synime si këto ku kemi arritur.
Në jetën kombëtare shqiptare kemi një veprimtari miqësore me Evropën dhe me gjithë
shtetet e saj e kombet të marra veç e veç. Konflikti ynë qëndron vetëm me ata që na
kanë përvetësuar e tjetërsuar trojet tona, të cilat nuk mund dhe nuk do të mund kurrë
të pranojmë të na mbeten të kolonizuara. Në gjithë historinë tonë, u kemi bërë mjaft
nder të gjitha vendeve evropiane. Ashtu sikurse edhe nuk kemi pasur mundësi e fuqi
t’u bëjmë nder, por me garanci asnjë të keqe nuk u kemi bërë.
Prandaj edhe ndiejmë dhembje kur shikojmë e dëgjojmë të instalohet gjuha e Serbisë
në gojën e institucioneve të Evropës. Jemi mësuar me shumë raporte që na kanë
persekutuar në emër të Evropës. Por të bëhet një raport kundër shqiptarëve të cilët
ishin bashkëluftëtarë të Evropës kundër krimit. Ose më saktë të bëhet një akuzë kaq e
rëndë ndaj atyre që vetë Evropa zgjodhi të bëhet bashkëluftëtare e tyre në luftën
kundër të keqes, krimit dhe mesjetarizmit. Kjo duke e pa arsyetuar. E pikërisht kjo
Evropë, tani na del se paska njohur një ushtri kriminale që drejtohej nga disa
kriminelë e kanibalë, që paskan punuar për të grabitur organet jetësore të serbëve, se
nuk paskan pasur ndonjë synim tjetër në luftën e tyre. Pra, kjo Evropë që e ndërroi
shtratin njëherë në vitin 1999 dhe u bë pjesë e vendosjes së drejtësisë për shqiptarët,
tani po kupton se nuk paska vepruar mirë. Evropa po kthehet kështu në shtratin e
vjetër të saj, atë të përbuzjes dhe denigrimit të shqiptarëve, shtrat i njohur ky për në
dhe për të. Por që na vjen keq, vetëm pse akoma kjo Evropë ka shumë dëshirë të na
sakrifikojë për interesat e Serbisë? A nuk është kënaqur akoma? Deri kur do të
vazhdojë kështu?
Dick Marty, diplomati zviceran i njohur si politikani kundër pavarësisë për Kosovën,
merr edhe një herë penën të shkruajë çfarë i thonë për shqiptarët, duke u munduar t’i
paraqesë ata si të keqen më të madhe të Evropës. Unë jam i sigurt se ai e di mirë atë
thënien serbe “shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”, sepse pikërisht këtë
thotë edhe vetë vetëm se në një formë më të sofistikuar.
Janë raporte të tilla, të cilët mundësojnë që edhe shkrimtarë të njohur e me reputacion
si Roberto Saviano, autori i librit “Kamorra”, në një bisedë në televizionin
“Topcenell”, me gazetaren Rudina Xhunga, në emisionin “Shqip”, diku në pranverë të
vitit 2011, u dëgjua të thotë se “edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës që ju e respektoni,
nuk është gjë tjetër veçse një organizatë mafioze”. Të kesh fuqi të thuash fjalën dhe të
flasësh kështu pa përgjegjësi për t’i fyer të tjerët, nuk më duket gjë e mirë. Deklarime
të tilla nuk duhet të zënë vend në agjendën e njerëzve të cilët e kanë për detyrë të jenë
të drejtë në marrëdhënie me botën.
Por ja që është e çuditshme se gjithkush që intervistohet në Shqipëri dhe për shqiptarët
bën si ekspert i kriminalitetit. E jo gjithkush është ekspert, këtë duhet ta kemi të qartë.
Mos t’i marrim shumë seriozisht ato që thonë e deklarojnë të tillë “ekspertë”, të
paktën ne për veten dhe njerëzit tanë, pasi do të ndihemi në pozitë të keqe, duke
menduar vetëm keq për veten tonë. Realisht duhet të bëjmë që të tilla deklarata të
vlerësohen me sy kritik. Të mos merren thjesht si të vërteta vetëm pse i kanë thënë të
huajt sepse, siç duket, edhe ata e kanë kuptuar se ne jemi shumë të ndikueshëm nga
opinionet dhe i lëshojnë të papjekura fare kur është puna për shqiptarët.
Kërkoj mirëkuptimin e lexuesit, pasi unë nuk synoj të arsyetoj se gjithçka që bëjmë ne
është e kulluar. Por këto opinione dhe deklarata, që i bëjnë të huajt, qofshin individë
apo organe politike, po shfrytëzohen shumë në të ashtuquajturën politikë të
brendshme, që po i prishin shumë punë zhvillimit të vendit. Mezi pritet të bëhet një
deklaratë qoftë edhe gjysmake nga një i huaj, që të hidhen në sulm politikanët e vendit
kundër të “akuzuarit”, siç konsiderohet ai që akuzohet nga një i huaj se, ndoshta, nuk i
kanë mbajtur pallton apo çantën. Unë i mirëkuptoj ata që punojnë dhe investojnë për
karrige pushteti, ata le të shfrytëzohen deklarata të tilla e të tjera më të rënda kur
gjejnë terren. Ama, kur është në fjalë morali kombëtar dhe vlera historike kombëtare,
mendoj se duhet t’i vëmë gishtin kokës e frerin gjuhës dhe t’i tregojmë vendin
gjithkujt që na hedhë gurë mbi ta.
Institucionet e Evropës, duke marrë përgjegjësi të bëjnë deklarata si ajo që miratoi
Këshilli i Evropës mbështetur në raportin e Dick Martyt, merr përgjegjësi t’i përbaltë
vlerat kombëtare shqiptare, të cilat ne i kemi të shenjta. Kjo përbaltje, askujt nuk i ka
bërë nder vetëm Serbisë e pse jo edhe Greqisë (por që nuk është me interes të merrem
tani me të, pasi ndoshta në të ardhmen duhet të them shumë gjëra edhe për të). Pse pra
duhet të vazhdojmë të dëgjojmë këtë melodi evropiane kundër shqiptare e pro serbe?
A nuk është bindur Evropa se me shpifje e veprime kundër shqiptare nuk e ndihmon
dot Serbinë? Unë mund të them se me Serbinë jemi mësuar. Atë dimë mirë si ta
luftojmë dhe do ta luftojmë deri kur të mësojë të rrijë si e barabartë në mes të të
barabartëve. Po Evropa pse? Kaq shumë kënaqet ajo nëse ne lëmë të na shkelin e
skllavërojnë serbët? Çudi.
Kur është deklaruar raporti i Dick Martyt, duke shfletuar literaturë për ta vlerësuar
gjendjen, kam veçuar një qëndrim, në të cilin thuhet: “Nuk ka qenë habi që
dokumente, projekte dhe pamflete antishqiptare kanë bërë qarqet politike e akademike
në Beograd që në shekullin e nëntëmbëdhjetë (Naçertania e Garaçaninit) ato të
fillimshekullit njëzet (Andriq), të gjysmës së dytë të shekullit njëzetë (memorandumi i
AShA-së të Serbisë dhe Francuska 7 e Beogradit) sepse vinin nga një shtet që kishte
spastruar territoret etnike shqiptare, kishte pushtuar gjysmën e territoreve shqiptare
dhe në fund u përpoq ta bënte edhe pastrimin etnik të Kosovës në vitet 1998-1999.
Sot ende nuk janë shëruar plagët nga krimet serbe në Kosovë, ku vendi ynë u
ballafaqua me politikën dhe strategjinë e tokës së djegur, të spastrimit etnik, të vrasjes,
masakrimit dhe dëbimit të mbi një milion banorëve nga tokat e tyre. Ende nuk janë
gjetur gjurmët e të zhdukurve dhe shumë të vrarëve nga makineria paramilitare,
ushtarake dhe policore serbe, ende nuk ka kërkimfalje për krimet serbe në Kosovë,
kur del një senator zviceran dhe përpiqet ta kthejë me kokë së prapthi historinë, duke e
njollosur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të kreut të saj drejtues.
Në raportin e tij prej 40 faqesh Dick Marty përpiqet ta nxijë dhe ta vrasë politikisht
kapitullin më të ndritur të historisë së re të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, përpiqet që t’i denigrojë moralisht dhe politikisht drejtuesit e
UÇK-së. Jo z. Marty, nuk njollosen me shpifjet tuaja rrëqethëse ata që vetëm në saje
të drejtësisë, korrektësisë dhe sprovave të vazhdueshme arritën që të gjejnë përkrahje
në qarqet më të larta të diplomacisë amerikane dhe asaj evropiane, duke e ngritur në
pikën më të lartë çështjen e Kosovës”.
Nuk arrij të kuptoj, a kanë institucionet evropiane një masë matëse të njëllojtë për të
gjithë dhe të përhershme, apo e ka një masë sipas opinionit që ka apo që krijon për
njërin e për tjetrin? Apo e ka një masë sot me një përmasë e nesër me një përmasë
tjetër. Mendoj se ka ardhur koha të kemi edhe në autoritetin tonë, pavarësisht nëse
blejnë serbët edhe diplomatë politikanë evropianë me para për të folur e vepruar
kundër shqiptarëve. Ne kemi aq fuqi intelektuale dhe politike sa të arsyetojmë
gjithçka dhe të japim prova të normalitetit të jetës e të historisë tonë.
Dje UÇK-ja ishte bashkëluftëtare e NATO-s, bashkëluftëtare e Evropës,
bashkëluftëtare e të gjitha forcave përparimtare e moderne të kohës. Si nuk bëhet një
analizë, por shpifet pa asnjë lloje kriteri, veçse kështu kanë dëshirë serbët? Realisht
Evropa duhet t’u thotë mjaft serbëve e Serbisë. Mjaft u ka shkuar sipas avazit. Më
duket se ka ardhur koha që Evropa ta mbrojë veten nga tendencat e sllavizimit. Ne
shqiptarët e kemi mbrojtur veten kur kemi qenë një popull i vogël e i papërfillur. Jo
më sot që jemi 10 milionë shqiptarë vetëm në Ballkan e që do të jemi edhe 100 % të
çliruar shumë shpejt. Prandaj është mirë që Evropa të mos mendojë më se ne jemi një
komb i vogël i Evropës. Sepse jemi më i madh edhe se serbët edhe se grekët. Por në
radhë të parë ne duhet të kuptojmë vetë se jemi një komb i madh dhe të qëndrojmë e
të sillemi si i tillë.
Edhe për sa kohë Evropa do të flasë për shqiptarët me gjuhën e Serbisë? Deri kur
Evropa do ta përkëdhelë Serbinë në kurriz të shqiptarëve? A nuk ka ardhur koha të
shikohen serbët si një popull që duhet të mos ndërtojë më interesat e tyre mbi interesat
e të tjerëve dhe në dëm të tyre? Ne jemi evropianë, si të gjithë evropianët e tjerë.
Askush nuk ka të drejtë të drejtojë gishtin më mbi shqiptarët e trojet e tyre. Askush
nuk duhet lejuar më që të na konsiderojë një mjet për përmbushje të interesave të
dikujt. Ne jemi ata që duhet të tregojmë me vepra, se vlejmë të mos na vënë kurrë në
balancën e tregut evropian. Ishte një herë ajo kohë. Evropa duhet të ndryshojë sjellje
ndaj shqiptarëve.
Nëse bëmë luftë kundër Serbisë nuk ishim ne fajtorët. Ne ishim të pushtuar e duhej të
çliroheshim. Ne ishim të kolonizuar e duhet ta kishim lirinë tonë. Pse doli se paska
qenë një faj kjo luftë? Si ka mundësi Evropa të harrojë se ç’hoqëm ne shqiptarët nga
pushtimi serb e jugosllav? A ka logjikë të qëndrojë mendimi se shqiptarët qenkan
ngritur në luftë, se paskan dashtë të grabisin disa organe jetike të njerëzve të Serbisë?
Serbia me mbi 60 mijë ushtarë e 12 mijë policë në Kosovë, Serbia me 63 mijë civilë të
armatosur në Kosovë, Serbia me mbi 8 mijë paramilitarë, mbi 5 mijë kriminelë e disa
qindra agjentë të UDB-së në Kosovë, Serbia me një administratë të armatosur e të
pamëshirshme në Kosovë, shqiptarët të vrarë, të masakruar, të zhdukur, të
shpërngulur, të burgosur, të përdhunuar, të paushqyer, të papunë, të grabitur, të
helmuar, njëkohësisht shqiptarët fajtorë për të gjitha këto. Kjo Evropë më duket se
nuk është normale.
Thuhet se Evropa i do lirinë dhe demokracinë, thuhet se Evropa i do zhvillimin dhe
unitetin, thuhet se Evropa i do përparimin dhe paqen, thuhet se Evropa ka ideale për të
ardhmen. Po pse nuk i ka këto edhe për shqiptarët e trojet e tyre po i trajton si kanë
dëshirë serbët dhe sllavët në përgjithësi?

Evropa nuk është mirë të godasë mbi shenjtërinë e


luftës çlirimtare të Kosovës (8)

Unë personalisht e di që ndihma e Evropës për çlirimin e Kosovës deri në përfundim


të goditjeve të NATO-s ka qenë thuajse delikate, por unë kam dashtë që me këtë rast
edhe Evropa ta marrë kthesën e të konsiderohet se i do shqiptarët si të gjithë qytetarët
e saj, ndaj kam dashur që të konsiderohet edhe luftë e Evropës, ajo ndërhyrje e
NATO-s. Por, siç duket, Evropa kur ndërhyri në Kosovë, nuk ndërhyri për t’i çliruar
shqiptarët, por për t’i shpëtuar serbët. Edhe këtë unë e di dhe kam bindje profesionale
dhe intelektuale se kjo ka qenë e vërtetë. Por, nëse ndodhi kjo, nuk do të thotë se ne
ishim jashtë standardeve të jetës evropiane.
Unë di, gjithashtu, që në atë kohë shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
pasi kanë marrë plagë, janë bërë invalidë, ose kanë vdekur vetëm se nuk kanë pasur
mundësi ta marrin ndihmën e shpejtë mjekësore, për mungesë medikamentesh e
specialistësh. Ndërsa sot për hatër të serbëve e të Serbisë, Evropa shpif se ne paskemi
pasur mundësi të instalojmë klinika aq moderne sa të bëjmë edhe transplantimin e
organeve jetike njerëzore. Aq moderne sa Shqipëria edhe sot nuk po i realizon dot as
te Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, që është qendra më e
avancuar mjekësore në Shqipëri.
Por asgjë nuk duhet të na habisë. Ky është një tregues i qartë se sa konsideratë ka
pasur Evropa për luftën tonë, për lirinë tonë, për zhvillimin tonë dhe për të ardhmen
tonë. Prandaj edhe na ofendojnë. Prandaj edhe kanë dëshirë të na e mohojnë luftën
tonë.
Raporti i Dick Martyt është një mesazh se akoma bëhet një punë evropiane për
Serbinë. Ai është një element prove, se akoma ndikimi serb mbi politikën evropiane
është i pranishëm, se ka akoma influencë të fshehtë serbe në qarqe të nivelit të lartë në
Evropë.
Por mua nuk më shqetëson dhe gjithë shqiptarët nuk duhet t’i shqetësojë një raport
akuzues e përbuzës, i kujtdo qoftë. Por duhet të na shqetësojë fakti që Parlamenti i
Evropës miratoi një rezolutë dhe nxori një deklaratë publike miratuese për këtë raport.
E kërkoj ngritjen e një gjykate speciale për t’i dënuar ata që akuzon pa asnjë fakt ky
raport.
Pati edhe zëra që ishin njerëzorë dhe të drejtë në atë parlament, por mbisundoi
përfundimisht politika sllave e serbe. Ata zëra u shpërfillën dhe nuk u morën në
konsideratë. Më fort kumboi zëri i rusëve që akuzonin shqiptarët se sa i shqiptarëve që
kishin vetëm një kërkesë: të mos barazoheshin me kriminelët, sepse ishin viktima
shekullore të krimit jugosllav e serbë.
Duket se misioni është i qartë. Kjo rezolutë nuk është akuzë vetëm për Kosovën. Ajo
është edhe për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet e tyre e në
diasporë. Pra, shihet se kërkohet të thuhet që të mos vlerësohen shqiptarët, pasi ata
janë të tillët që i kemi përbuzur gjithnjë dhe për hatër të serbëve e jugosllavëve duhet
t’i përbuzim përsëri. Kërkohet të krijohet një pengesë e pakapërcyeshme për
shqiptarët drejt Evropës. Dhe dihet që Evropa është shumë e ndjeshme kundër krimit.
Duke i quajtur shqiptarët kriminelë, kuptohet se i thuhet Evropës rri larg tyre. Ka
shumë mundësi që të thuhet, se edhe Serbisë i takon shpërblim vështirësie që i ka
masakruar prej gati dy shekujsh shqiptarët, qysh prej vitit 1846 e deri në vitin 1999.
Se është lodhur duke i sunduar e shfrytëzuar për t’i mbajtur larg Evropës.
Evropa duhet të dijë se shqiptarët kanë gjëra të shenjta siç kanë të gjithë popujt dhe
kombet e tjerë. Nuk është mirë të godasë pikërisht mbi këto shenjtëri, siç është edhe
Lufta Çlirimtare e Kosovës. Ne kemi vlerat dhe historinë tonë për të cilat jemi të
gatshëm të bëjmë edhe sakrifica. A nuk ka njohuri Evropa për vlerat e kombit
shqiptar, apo nuk dëshiron të dijë? Mendoj që duhet të ketë njohuri, pasi unë kam
njohuri për vlerat e italianëve, grekëve, francezëve, spanjollëve, portugezëve,
anglezëve, skocezëve, skandinavëve, gjermanëve, austriakëve, hungarezëve, rusëve
etj. Ata duhet të dinë për ne siç dimë ne për ata. Nëse jo, ky është tregues se ata janë
të pa kulturuar jo ne. Prandaj, nëse ka evropianë që janë të pa kulturuar nuk janë
fajtorë shqiptarët. Unë vetëm do t’u lutem atyre të studiojnë historinë dhe të njohin
vlerat historike të kombit shqiptar dhe njëkohësisht të njohin edhe kontributet e këtij
kombi për Evropën, për historinë, kulturën dhe sigurinë e saj.
Realisht Dick Marty nuk bëri mirë që u bë megafon i Serbisë. Por edhe pse u bë, kjo
nuk është shumë problem. Ai përfaqëson vetëm vetveten. Por e keqja prapë e theksoj
qëndron në faktin që ai u morë shumë seriozisht nga Parlamenti Evropian. Unë nuk
dua ta akuzoi atë. Por ai ka marrë në mbrojtje Serbinë, duke u munduar ta pastroi nga
fashistizimi i saj. Pse e bënë këtë? Unë nuk mund ta di. Por ai ose ka vetë në gjenin e
tij ambicie fashiste, ose është paguar për të bërë justifikime të veprimtarisë fashiste të
Serbisë.
Në mjaft momente evropianët edhe janë fyer, pse ne shqiptarët kemi reaguar ndaj këtij
raporti dhe këtij qëndrimi të Parlamentit Evropian. Është vërtetë i çuditshëm ky
qëndrim. Ne, që na fyejnë e na denigrojnë, që na akuzojnë e na shpifin, që na
përdhunojnë e na ngarkojnë, ne nuk duhet të flasim e të reagojmë se evropianët fyhen.
S’ka gjë se ata na fyejnë. Ky vërtetë është një tregues i pabarazisë që kërkojnë të
instalojnë evropianët. Nëse kjo është e vërtetë, Evropa qenka e padrejtë. Kështu nuk
është mirë. Kur ne akuzohemi se qenkemi kanibalë, nuk është ndonjë problem. Por
kur ne themi se këto akuza janë fashiste, Evropa fyhet. Le të fyhet, ato janë akuza për
të justifikuar krimet fashiste dhe ai që justifikon fashizmin është më i keq se fashizmi.
Nëse Evropa trembet, unë them se koha e Pjetrit të Madh të Rusisë ka kaluar. Ani pse
ai u ka thënë rusëve: “Futuni e merrni pjesë në çdo rast në çështjet dhe grindjet e
Evropës e sidomos të Gjermanisë, e cila na intereson me drejtpërdrejt nga që ndodhet
më pranë nesh”. Ani pse ai i porositë rusët: “Përparoni pa u ndalur …”
Por duke njohur detyrat që kanë ruset prej paraardhësit të tyre të lavdishëm, besoj se
bëhet e qartë për të gjithë evropianët që sllavët nuk kënaqen me pak. Ata nuk kënaqen
duke hedhur baltë evropianët mbi shqiptarët. Prandaj evropianët mos të mundohen t’i
mashtrojnë. Ata, le të mbrojnë veten prej tyre, se vërtetë janë të rrezikuar. Me
diplomaci mashtruese nuk mund të ecet. Diplomacia ka vlerë kur vendos drejtësi.
Realisht Serbia është e sëmurë dhe Evropa me qëndrime kundërshqiptare nuk mund ta
shërojë kurrë. Atë mund ta shërojë vetëm kur t’i thuhet e vërteta, që është e njëllojtë
me kombet e tjera. Kur t’i thuhet se me përvetësim pronash e historie të të tjerëve nuk
mund të jetë një shtet i madh. T’i thuhet se kisha nuk është pronë serbe, por është
institucion shpirtëror individual njerëzor, nëpërmjet të cilës vendosen marrëdhëniet
midis njerëzve dhe Zotit. A mos edhe Zotin serbët e kanë vetëm për vete? Deri këtu
duket se shkon absurditeti serbë e jugosllav e miratimi evropianë.
Të mbajmë në vëmendje se serbët me bekimin e Rusisë e mbështetjen e drejtpërdrejtë
të saj, akoma mendojnë si Milosheviqi se “Kosova është tokë serbe, asnjëherë nuk ka
qenë shqiptare e as që do të jetë ndonjëherë!”Këtë mendim kanë edhe autoritetet
politike e shtetërore serbe dhe kisha e Serbisë aktualisht, të cilët mendojnë e veprojnë
me të gjitha mënyrat për të gjetur rrugë të mundshme për ta vënë Kosovën përsëri nën
kontrollin serbë. Evropa mendoj se nuk duhet të tentojë të bëhet mashë e Serbisë në
këtë aventurë, pasi dihet se aventurat janë të destinuara të dështojnë gjithnjë.
Serbët kanë qenë dhe mbeten burim konfliktesh të vazhdueshme me fqinjët prej
shekujsh; racist e fashist deri në ekstrem, duke mos pranuar asnjë fqinjë të barabartë
me veten, këtë e vërtetojnë programet e tyre të kërkimit të të drejtave historike të
kombinuara me të drejtën racore serbe; ultraekstremist deri në ndërhyrje në punët e
Perëndisë, nëpërmjet krijimit të miteve të paqena dhe deklarimin e popullit serb si një
popull të dashur të Zotit mbi popujt e tjerë; misticizues të shkencës kanë krijuar një
kompleks skizofrenësh, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore; burim i
ideologjisë serbomadhe që ka prodhuar e do të prodhojë vetëm shovinizëm,
destruktivitet, përleshje e keqdashje; as që mendoj se mund e do të reformohen e
bëhen modern e mirëdashës të të tjerëve. Por siç duket për efekte balancimi Evropa po
vazhdon t’i përkëdhelë akoma ata. Ama, jo më në dëm të shqiptarëve e trojeve të tyre,
u bë shumë. Evropa duhet të kuptojë që midis shqiptarëve e serbëve është një lum
gjaku shqiptar. Ky gjak nuk mund të bëhet ujë kur të dojë Evropa. Ai është dhe mbetet
gjak. Nëse evropianët kanë nderim për gjakun e tyre, duhet të kenë të qartë dhe edhe
gjaku i shqiptarëve i kuq është si ai i evropianëve. Nëse Serbia e serbët dhe gjithë
sllavët do të dinë ta respektojnë e nderojnë atë gjak se i ka çliruar nga vetvetja, mund
t’i mirëkuptojnë edhe shqiptarët, por me presione, akuza e kërcënime edhe Evropiane,
nuk mendoj se shqiptarët duhet të tremben më. Evropa është e shqiptarëve aq sa edhe
e serbëve. Këtë është mirë ta dijë Evropa e para. 

Çfarë kërkon Evropa nëpërmjet zotëri Martyt? (9)

Çfarë kërkon zotëri Marty? Ai ka mundësi të jetë edhe i drejtë, por nuk ka dëshirë të
jetë i tillë. Nuk dua të besoj se ai është politikan laboratori, që nuk kupton se si lëviz
shoqëria njerëzore jashtë laboratorit të tij. Nuk kanë humbur vetëm serbë, kanë
humbur dhjetë mijë herë më shumë shqiptarë. Siç duket, shqiptarët e humbur serbët i
kanë marrë për t’ua ngrënë mishin e bluar kockat. E kjo nuk është problem për zotërin
Marty, ndërsa shqiptarët i paskan marrë për t’ua grabitur disa organe jetësore. Kjo
është shumë problem për zotërinë Marty. Çuditë nuk kanë të sosur. Sa mbaron një
çudi, lind një e dytë.
Ka mundësi që nëse do të dalë edhe pas 50 vjetësh se dikush bën një veprimtari të
paligjshme, do t’ia lidhin kokën në kohën e luftës. Kështu ndodhi edhe me një të
quajtur klinika “Medikus” në Prishtinë, që doli diku nga viti 2008, se ishte krijuar për
transplantime dhe kishte brenda punës së vet veprimtari kriminale, ku u aludua se
udhëheqësit e Luftës Çlirimtare të Kosovës duhet të ishin njohur “patjetër” me
pronarët e kësaj klinike që në kohën e luftës në mënyrë të fshehtë. Këto janë
absurditete, që me të drejtë duhet të përbuzen e nuk duhet të merremi me ta. Por, ja që
po na bëjnë dëm kombëtarisht e po na krijojnë probleme në arenën ndërkombëtare e
kombëtare. Për këtë, duhet të ndalemi e t’i analizojmë këto ndodhi, për ta sqaruar
sadopak opinionin për të vërtetën e këtij akti.
Duke shfletuar lajmet e kohës, pas daljes publike të raportit të Dick Martyt, kam
lexuar se: “Gjykatësi i Bashkimit Evropian, Victor Paradal, ka kryesuar të enjten
seancën dëgjimore për konfirmimin e akuzave të ngritura kundër shtatë kosovarëve, të
dyshuar se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të përfshirë në trafikimin e organeve
njerëzore.
Në seancën që u mbajt në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, prokurori i BE-së, Jonathan
Ratel, ka thënë se “njerëz të varfër ishin sjellë në Kosovë nga vendet e jashtme, me
premtime të rrejshme për të marrë pagesa për veshkat e tyre, organe këto të cilat pastaj
u janë shitur pranuesve për transplantime të paligjshme”.
Ratel ka thënë se mjeku turk Yusuf Sonmez “ka qenë i përfshirë dhe është
pjesëmarrësi kyç në operacionet” që janë bërë në një klinikë private në periferi të
Prishtinës, e cila mban emrin “Medicus”.
Marrë në internet (http://www.telegrafi.com/?id=2&a=12208)
Është interesant fakti që nëse ka një veprimtari të tillë antiligjore, në Kosovë, siç ka
edhe në gjithë vendet e tjera të Evropës e të botës, pse duhet të dilet politikisht në
përfundime që nuk dilet juridikisht? A mban përgjegjësi ky njeri për atë që ka thënë?
Si mund të vihet në bankën e akuzës ky njeri që mashtron duke hedhur baltë mbi një
komb të tërë e gjithë historinë e tij?
Çfarë kërkon zoti Marty? A ka ai ndonjë farë ndjenje për vlerën e shqiptarëve? Çfarë
ka studiuar deri tani për shqiptarët dhe historinë e tyre? A ka gjetur ky zotëri në
kërkimet e tij që luftëtarët e UÇK-së të kenë vrarë ose zhdukur fëmijë, gra, pleq e
plaka, të sëmurë nëpër spitale, qytetarë në rrugë etj? Po, janë vrarë ushtarë, pra janë
vrarë burra, lufta zotëri Marty bëhet nga burrat e ata në luftë edhe vriten. Në luftë nuk
bëhet dashuri, aty vriten njerëz luftëtarë në të dy anët e frontit.
Unë e di se Serbia është në agresion të pandërprerë kundër Kosovës e gjithë trojeve
shqiptare. Por, pse, zotëri Marty të jetë luftëtar i këtij agresioni, këtë unë nuk arrij ta
kuptoj.
Thuhet që le të hapet debat për këtë temë, mirë është, sepse do të ndërgjegjësoheshin
ata që duan të ndërgjegjësohen se kjo shpifje është e pavërtetë. Ne jemi shqiptarë,
edhe atë që na ka vrarë djalin e vetëm kur na ka ardhur në shtëpi e kemi marrë në
mbrojtje. Kurrë nuk ka ndodhur ndër shqiptarë me marrë njerëz të gjallë, sado armiq e
me i vra tinëzisht në shtëpinë tonë e në tokën tonë. Ky është një akt ligjor-zakonor që
prej lashtësisë për shqiptarët. Edhe pa dashje kur ka vrarë një njeri në shtëpi të vet,
shqiptari e ka braktisur atë shtëpi se nuk ka jetuar dot bashkë me gjakun e njeriut të
derdhur në vatrën e tij. Ndërsa sot jemi nën vlerësimet e zotëri Martyt që po na
ngatërron, po na ndynë, po na akuzon, për të përbaltur jo vetëm një fragment historik
lavdie kombëtare, por gjithë traditën e këtij kombi.
Kjo çështje dihet që do të hulumtohet dhe do të kërkohet ballafaqimi me argumente
për ta vërtetuar akuzën. Dhe shqiptarët institucionalisht janë deklaruar si popull i
qytetëruar, se janë të gatshëm t’i nënshtrohen çdo hetimi ndërkombëtar. Për këtë edhe
pa hezitim u pranua edhe ajo gjykatë ndërkombëtare që ka për mision ta njollosë
UÇK-në. Por, a do të përfillen argumentet? Mbetet të shihet. Megjithatë shqiptarët
duhet të kenë bindjen se djemtë e Luftës së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, sado të
akuzohen do të dalin të pafajshëm, gjykata dhe të gjithë ata që fshihen pas saj do ta
njollosin veten. Askush nuk do të mund të na nëpërkëmbë zakonet tona që na kanë
sjellë udhëve të shekujve krenarë.
Megjithëse zakonisht, praktika ka treguar se sado që të ketë të vërteta, shpifja, në
opinionin e gjerë publik dhe politik, është shumë e fuqishme. Ajo nuk shlyhet lehtë në
opinion, pavarësisht se shlyhet ligjërisht. Ka raste kur një individ vihet nën akuzë si
terrorist, por faktet tregojnë se ai nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur. Gjykata i
jep pafajësinë, mund të marrë edhe dëmshpërblime, por në opinionin publik dhe
politik ai mbetet një “terrorist”, a këtë po tentojnë të arrijnë akuzuesit me të akuzuarit
prej tyre të luftëtarëve të UÇK-së? Më duket se po.
Po duhet ditur se, kur bëhet fjalë për përmasa të tilla, ku luhet me historinë e një
kombi? Këtu çështja është shumë delikate. Këtu përpjekja duhet të jetë maksimale e të
gjithë shqiptarëve për të vërtetën dhe të drejtën, pasi akuzuesit shkojnë me mendimin
se: as që mund të mendohet, se do të ketë një pastrim të këtyre situatave, të
mbingarkuara politikisht me shpifje nga më të rëndat, që i bëri me raportin e tij
famëkeq zotëri Marty në emër të Evropës.
Zotëri Marty e ka ditur shumë mirë, se sido që të vijë puna, shpifjet e tij do të mbeten
në agjendë të politikës evropiane për këtë periudhë të gjatë. Për këtë edhe lind pyetja:
çfarë kërkonte të arrinte zotëri Marty? Një pyetje që as prej këtij zotërie vetë nuk
mund të marrë përgjigje morale. Ajo mund të marrë vetëm një përgjigje të pa
moralshme, që ka të bëjë me justifikime, apo shprehje dashurie për shqiptarët siç ka
bërë edhe ky zotëri, për hatër të të cilëve është i gatshëm të bëjë sakrificën më të
madhe e të përpiqet t’u njollosë historinë e t’u nëpërkëmbë lavdinë.
Qëllimi im nuk është t’i mbushi mendjen botës se zotëri Marty shpifi. Se këtë ata e
dinë shumë mirë të gjithë. Por t’u them shqiptarëve që të mos vazhdojnë të marrin
ngarkesa të tilla morale nga njerëz të tillë, që kanë marrë përsipër të bëjnë rolin e
megafonit të armikut, megafonit të Serbisë, në kushtet e pasluftës, kur asaj i duhet më
shumë se kurrë.
Por shqiptarët duhet të kenë një bindje që koha do ta vërtetojë kur kjo gjykatë të
dështojë. Kjo bindje duhet të jetë që: periudha e krenarisë së tyre, epopeja e UÇK-së,
është e dëlirë. Për këtë duhet të kenë bindje. Koha do ta vërtetojë këtë që u them.
Dihet që Serbia ka për qëllim të bëjë propagandë të shfrenuar për formimin e opinionit
sa më negativ ndërkombëtar për shqiptarët dhe gjithë historinë dhe veprimtarinë e
tyre. Dihet që të gjitha fajet e saj kërkon t’i eksportojë tek shqiptarët. Por kemi një
histori të freskët krimesh të tyre, që është e dukshme për të gjithë ata që kanë sy e
veshë. Pse pra nuk kanë dëshirë të shikojnë e të dëgjojnë të gjithë ata organe e
organizata ndërkombëtare që kanë fuqi të marrim vendime, që ngrenë në këmbë një
kundër shqiptarë të deklaruar si zotëri Marty? Çfarë kërkon ai kur të gjithë e njohin
kundër shqiptarizmin e tij? Ku ka dëshirë të arrijë? A mos me ndërgjegje i bën
deklarata të tilla? Nëse është kjo e fundit, ai meriton t’i kërkohet llogari. Realisht të
tjerët si zoti Marty me akuza e shpifje, ndërsa ne me qytetari nuk ka balancim të të
drejtës. Prandaj, nëse ky zotëri akuzon pa të drejtë, ne e kemi për detyrë t’i kërkojmë
atij të japë llogari deri në një për çdo fjalë që nxjerrë nga goja. Ne nuk duhet të
pranojmë edhe megafonët serbë nëpër Evropë, vetën pse ne duhet të sillemi si të
kulturuar duke duruar marrëzinë. Duke menduar ne se nuk duhet reaguar për efekte
kulture, bota po merr si të mirëqena shpifjet. Në raste të tilla nuk ka vlerë as qetësia
prej të pafajshmi, as injorimi i shpifjes së neveritshme, ka vlerë e vërteta, për të cilën
ne duhet të ndalemi e të mos lëshojmë pe. E vërteta nuk mund të jetë gjithnjë në anën
e të fuqishmit. Ajo duhet të jetë me të drejtën dhe të pafajshmin.
Para disa kohësh kam shkëputur nga një shkrim këtë citim: “Nëse do të analizoheshin
të gjitha shtrembërimet, shpifjet e botuara, të lexuara, të thëna takime kokë më kokë,
sekrete apo publike, do të shihej se kundër nesh Serbia ka nisur një fushatë, që ka
efektet e një agresioni. Faktori serb në këtë periudhë e vazhdon luftën kundër
shqiptarëve me mjete tjera. Vazhdimi i kësaj politike, të një lufte të ftohtë, dëshmon
se ata kanë qëllime të njëmendta armiqësore. Sa jemi të vetëdijshëm për këtë kanosje?
Do të thosha me zhgënjim, aspak!”
Prandaj do të thosha se qëndrimet dhe veprimet me vlerësimet individuale të Martyt
janë absurde, por të marra seriozisht nga organizatat evropiane dhe segmentet e
ndryshme të klaneve proserbe ato bëhen shumë të dëmshme. Çfarë kërkon pra zotëri
Marty? Kjo është e pakuptueshme për mua. Nuk arrij të arsyetoj një veprim të tillë,
kur kam parasysh një njeri të shkolluar, që pretendon se është funksionar evropian, që
flet në emër të Evropës, që pretendon se ka një vizion qytetarie, që ka mundësi të bëjë
vepra të mira, por që me deklarimet dhe qëndrimet e shpifjet për të krijuar mostra
shqiptare, kur realisht shqiptarët janë bërë viktima deri në ekstrem, nuk mund të
gjendet arsyetim tjetër veçse të jetë i paguar i Serbisë, për ta rritur zërin e shpifjeve të
saj.

You might also like